Nr.3 - Bjeshkim dhe Alpinizëm

Page 1

BJESHKIM dheALPINIZËM Numër 3, 2016 / www.Shbat.org Punuar nga anëtarë të SH.B.A Tirana

Mali i Papatit dhe Mali i Fagut

Maja

Kilimanjaro

Malet

dhe Emërtesat e tyre

Maja

e Hekurave UjËvara e Shën Pjetrit

Kollata

2016

Olimpi Mali

i Shebenikut

Lura  1


Ekipi Editorial: Aleksandër Bojaxhi, Dorina Mosku, Elvis Ponari, Menduh Zavalani, Bledi Preza Design: Elvis Bejtja Cel: +355 693413208 Për informacion: +355 675500088; +355 692734978 e-mail: shbat.info@ gmail.com Web: www.shbat.org

Sa ma poshtë janë adresat e faqve në rrjet të organizatave sportive të cilat organizojnë dhe kryejnë veprimtari në mënyrë të ngjashme me ato të SHBA Tirana: Emërtesa e organizatës Federata Ndëkombëtare e Alpinizmit Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana Shoqata Alpinizëm Ski dhe Turizëm Elbasani Shoqata Dajti Alpino Turistik Federata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Gjakovës Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Prishtinës Klubi Alpin Prishtina Marimangat e Pejës

2

Adresa në rrjet e organizatës theuiaa.org www.shbat.org www.ast-tourism.al www.shdat.org.al www.fbaku.org www.shbapashtriku.com www.shba-prishtina.com www.klubialpinprishtina.com www.marimangat.org


Vodafone Albania sponsor kryesor i SHBA Tirana

 3


Papatit Mali i

Rapi në Bastar të Mesëm

D

ëshira e kaherëshme për ta bërë malësinë e Tiranës sa më të frekuentuar për veprimtari në natyrë, më bëri që bashkë me disa anëtarë të shoqatës, të interesohem që t’i hedhim një sy të kujdesshëm hartave topografike. Sigurisht, përqëndrimi ynë i parë u bë në dy anët e Malit me Gropa, mal i cili frekuentohet rregullisht nga ne për stërvitje në muajt janar e shkurt. Dhe natyrshëm, gishtin ia vumë Malit të Papatit dhe Malit të Fagut.

4

Para nisjes


Në malin e Papatit të çon rruga që kalon nëpër Grykën e Tujanit. Teksa udhëton me makinë, fillimisht je entuziast sepse mbasi lë asfaltin, rruga vazhdon nëpër një trase të mirë e cila - nga banorët që jetojnë përgjatë saj - njihet si nisma e Rrugës së Arbërit. Por shpejt, kjo trase mbaron dhe e gjen veten në rrugën ku rreth 40 vjet më parë unë kam pas kaluar disa herë për arësye pune. Pa u mbushur 15 kilometra distancë nga qendra e Tiranës, më krijohet bindja se fshatrat - duke filluar me Shpalin (Shën Palin) - janë të braktisura, si dhe nga sa mundet të gjykoj nga pamja e shtëpive të tyre apo dhe nga ngastrat e tokës, ato familje që kanë mbetur, mbijetojnë aty. Sapo kalojmë Zall Bastarin, vërej se një makinë e grupit tonë ka marrë drejtim të gabuar. Nuk ka tabela orientuese për makinat! Mendoj, se kjo mungesë lidhet me faktin se këndej kalojnë vetëm vendasit dhe ata dinë se nga të çon secili degëzim. Më tej, një makinë e dytë nga tonat ka ngecur. Tashmë, rruga automobilistike është

Në majën e Papatit

shumë e keqe, dhe shokët e makinës së ngecur në baltë përshtaten nëpër automjetet e tjera. Duke udhëtuar me shumë kujdes, më së fundi arrijmë në Bastarin e Mesëm. Takohemi me banorë, me fytyra miqësore e mikpritëse. Më tërheq vëmendjen një ndërtim që dukej cilësor dhe plot kureshtje pyes se çfarë është ai. “Xhami”, më thonë. Pa e kontrolluar veten nga habia për përgjigjen që mora, pyes: “Ju s’keni rrugë dhe shpenzoni për xhami”!? “E ndërton shteti i Kuvajtit”, më përgjigjen dy njëherësh, “jo shteti ynë”. I urova që në ditën e organizimit të përurimit të xhamisë shteti i Kuvajtit të ketë mirësinë t’u ketë përmirësuar edhe rrugën automobilistike!

Gjethi tek pylli i Papatit

Nuk vonojmë. Pasi këmbyem fjalët e njohjes me vendasit që u ndodhën aty teksa rrufisnim kafenë, porositëm drekën, për të cilën Vehbiu, pronar i njërit prej lokaleve, na premtoi se do të na

Kullota e Papatit

përgatiste një dash në hell. Nisemi. Genc Kurti, një djalë i ri, banor i Bastarit të Mesëm, me kënaqësi na ofrohet si udhërrëfyes, dhe bëhet kështu bashkëudhëtar me ne. Vjeshta është ende e gjallë me ngjyrat e saj dhe fotot ilustrojnë më mirë se unë pamjet e natyrës aq të qetë dhe të mrekullueshme të kësaj ane të malësisë së Tiranës! … ... dhe Mali i Fagut Dy herë kisha kaluar nëpër rrugën nga Iba për në Kllojkë, dhe këtë e kisha bërë që të ndanim mëndjen se nga cila anë do e caktonim itinerarin për ngjitjen në Malin e Fagut. Dhe si në shumë raste të tjera, kur shikon miniera inertesh në vendin tonë, lindin pyetje lidhur me dyshimin nëse ky shfrytëzim është ose jo brënda standardeve. Bie në sy fakti se ky shfrytëzim bëhet “prapa” malit të Pllumsit

5


Në nisje

Pushim i shkurtër

Pushim pranë majës

(sikundër e quajnë vendasit malin e Pëllumbasit), për të qenë larg syrit të asaj pjese të shoqërisë civile që është e ndjeshme ndaj mjedisit. Dhe i bëjmë vetes pyetje të tilla si: “Shpërthimet, a e dëmtojnë Shpellën e Pëllumbasit”? “Këta tymra e pluhuri që ngrihen, sa ndikojnë negativisht në këtë mjedis”? “Humbja e bimësisë nga gërryerjet për të nxjerrë shkëmbin gëlqeror, a zëvëndësohet”? Sigurisht mes nesh urojmë që institucionet përkatëse të kenë bërë detyrën! Tek e fundit ne e ndamë mendjen që ngjitjen e malit do të ishte më mirë ta bënim nga Gropa e Shëngjergjit. Dhe kështu, një ditë dhjetori dhe të nisur nga Tirana u takuam në Qafë Priskë, ku edhe mësuam përbërjen e grupit tonë. Vazhduam udhëtimin dhe tek ura mbi lumin e Erzenit, pasi e kaluam atë, morëm djathtas. Pas rreth një kilometër udhëtim

6

Mali i Pllumsit


Maja e Fagut

Në majën e malit të Fagut

nëpër një rrugë tashmë të pa asfaltuar, e cila kishte ende akull nga ngrica të një nate më parë, parkuam makinat dhe filluam marshimin. Ndoqëm më së shumti rrugën e makinës për në drejtim të fshatit Fag. Emri i këtij fshati ka ardhur në veshët e shqiptarëve, veçanërisht gjatë shekullit që lamë pas, nëpërmjet personave të tillë si Besim Fagu - ish futbollit, qendërmbrojtës i shquar i ekipit kombëtar, Mit’hat Fagu - regjizor filmash, racional dhe i gjithanëshëm në profesion dhe në jetë, Agim Fagu - një basketbollist i veçantë dhe i nivelit evropian. Dhe tani, ky fshat është para nesh në rrugën tonë për në majën e malit me të njëjtin emër. Si kudo sot nëpër Shqipëri, tek hyn nëpër fshatra malorë, ndjen dhe shikon braktisjen e tyre nga shumica e banorëve. Ata që ende janë aty, janë ngase nuk dinë ku të shkojnë që të jetojnë e punojnë për egzistencën e tyre. Shikon ngastra të vogla e të rrethuara arash, shumë prej tyre të papunuara, shtëpi të rënuara, shkollë që nuk e meriton emrin shkollë, mungesë të qendrës shëndetësore. Shkurt, ana sociale është e vajtueshme. Porse ky mjerim është “ulur” në një natyrë të bukur, tek e cila ne kemi ardhur për ta shijuar duke udhëtuar nëpër të, si dhe për të jetuar në të për pak orë. Sekush nga ne gjen pamje për të fiksuar në celularë apo aparate fotografikë teksa ndjen se nuk ke të ngopur me ajrin që thith. Dhe kjo ndodh pasi je larguar nga Tirana jo më shumë se 70 minuta udhëtim me makinë. Kemi një thesar natyror shumë pranë qytetit tonë dhe që po ua përcjellim nëpërmjet fotografive që ilustrojnë këto rreshta. Turisti

7


Raiffeisen Bank sponsor kryesor i SHBA Tirana

 8


 9


Kilimanjarodhe Sfidat për ta ngjitur 5.895 m

K

ilima Njaro (në gjuhën Suahili) apo Oldoinoy Oibor (në gjuhën Masai) ngrihet 5.895 metra mbi nivelin e detit dhe është maja më e lartë në kontinentin e Afrikës. Maja ngrihet rreth 4.900 metra mbi fushat që shtrihen përreth rrëzës së saj (d.m.th. që fushat shtrihen në rrafshina rreth 1.000 metroshe); gjendet tërësisht në territorin e Tanzanisë, por pranë kufirit me Kenian.

10

Masivi malor i Kilimanxharos përbëhet nga tre vullkane të ndarë e të shuar. Pikat më të larta janë Kibo në formën e një koni gati të përkryer në qendër dhe më e larta (5.895m); Shira, e dyta nga lartësia dhe Mauenzi më e ulta (5.149m). Ngjitjet në këtë mal mundet të kryen gjatë gjithë vitit por për arsye të sezonit të shirave (në lartësi bie borë) periudhat Prill-Maj dhe Nëntor-Dhjetor janë më pak të preferuara.

Rrugëtimi për në majë

Ngaqë maja ngrihet shumë e lartë mbi rrafshirën përreth, vetë mali ndikon në kushtet e motit. Erërat që vijnë nga oqeani Indian marrin drejtimin lart përgjatë shpateve të malit duke shkaktuar shira dhe borë në lartësi. Lagështira bën që tek i ngjitesh malit të shohësh variacone bimësish, krejt të ndryshme nga ato që lë në rrafshinat përreth malit. Deri në lartësi mbi 2.000 metra, vegjetacioni natyror është


maja, kishin vetëm ujë (sigurisht që ata nuk e dinin se ajo që shkëlqente në majë të malit nuk ish gjë tjetër e vyer veç akulli apo bora, gjendje e ngrirë e ujit). Raporti i misionarit, tek u kthye në Gjermani, nxiti interesim të madh, dhe në vitet që pasuan u organizuan ekspedita të ndryshme, e para e të cilave nga Baron von Decken (dèken), por vetëm ekspedita e Dr. Hans Meyer (màjer) arriti të ngjisë majën. Ai, më 5 Tetor 1989 arriti të ngjitet në majë së bashku me L. Purtcheler. Shënojmë se, ngjitja në këtë majë ia vlen të ndërmerret rreth netëve me hënë të plotë (thjeshtë për të shtuar elementë të bukurisë së natyrës gjatë ngjitjes). Kilimanxharo, sot tërheq mijëra turistë për çdo vit. Më 1 Janar të vitit 2000 në shpatet e këtij mali dhe në majë qëndronin mbi 1.000 ngjitës të cilët ishin aty për të parë lindjen e parë të diellit në Mijëvjeçarin e ri. Një alpinist, në veprimtarinë e tij tek synon t’i ngjitet një maje mali ndeshet me tri sfida:

Gjergj dhe Aleksandër Bojaxhi

zëvendësuar kryesisht me plantacione kafeje, misri e kulturash të tjera. Rreth lartësisë 3.000 metra, ndeshesh me brezin e pyllit tropikal që më tej alternohet me brezin e barit e të shkurreve. Më sipër, ndeshesh me një shkretirë të lartësire, ndërsa në lartësitë më të sipërme mali është i mbuluar nga bora dhe akulli i përherëshëm. Pikërisht kjo mbulesë e sipërme e malit i jep atij edhe emrin: në gjuhën Suahili Kilimanxharo ka kuptimin “mali që vezullon”. Në vitin 1848 Johann Rebmann, një misionar nga Gerlingeni i Gjermanisë, ndërkohë që kalonte nëpër rrafshinën Tsave, pa malin Kilimanxharo. Shoqëruesi i foli për malin, i tregoi se atje është ftohtë dhe sipas një thënieje, disa mbartës ishin dërguar lart në mal që të sillnin prej majës argjend ose thesare të tjera që ndodhen atje. Por, kur ata u kthyen nga

Relievi. Alpinisti, si rregull zgjedh një itinerar drejt majës që ka vështirësi teknike. Me këtë duhet kuptuar që itinerari nuk mundet të kalohet nga kushdo. Alpinisti stërvitet për të kaluar forma relievi të vështira. Ai ka mësuar dhe ka praktikuar t’i kalojë këto forma. Format e vështira të relievit për t’u kaluar, shpesh kërkojnë edhe pajime të veçanta, përdorimi i duhur e me vend i të cilave përsëri kërkon proçes stërvitor. Pra, një alpinist dallon nga një njeri i zakonshëm që i ngjitet malit, sepse ai zgjedh një itinerar me vështirësi teknike, vështirësi të cilat mësohen se si të kalohen nëpërmjet përdorimit të pajimeve të veçanta dhe stërvitjes. Ngjitësit e Malit Kilimanjaro, për arritjen në majën e tij, ndërmarrin itinerarë që nuk kanë vështirësi teknike. Kjo është arësyeja që ky mal frekuentohet më shumë nga ngjitësit amatorë se sa nga alpinistët. Për alpinistët e botës të përfshirë në lëvizjen Seven Summits (shtatë majat) - që d.m.th. ngjitjen e majës më të lartë të secilit prej shtatë kontinenteve të rruzullit tonë – ngjitja e majës Kilimanjaro është pjesë e domosdoshme e lëvizjes ngaqë ajo është maja më e lartë e kontinentit të Afrikës.

11


Moti. Kushtet e motit janë vendimtare për arritjen e majës. Nëse në dritaren (ditën e caktuar për të synuar majën) moti “sillet keq” me ngjitësit, synimi nuk mund të arrihet. Për t’i dalë përpara kësaj të keqeje që nuk varet nga ngjitësit, dritarja e sulmit të majës si rregull caktohet të jetë më shumë se një ditë. Ngjitësit duhet të presin në tendat e tyre për dritaren e motit të mirë, me raste duke u ngjitur edhe natën kur dritarja e motit të mirë është premtuese vetëm për orët e natës. Ngjitësit e Malit Kilimanjaro, për arritjen në majën e tij, pavarësisht nëse janë amatorë apo alpinistë, të

12

stërvitur apo të pa stërvitur, janë të gjithë të barabartë përpara motit. Ata kanë shanse të ngjiten në majë vetëm nëse do të kenë një dritare me mot të mirë. Në të kundërt ata do të dështojnë në synimin e tyre. Lartësia mbi nivelin e detit. Kur ngjitësit e një mali kalojnë mbi lartësinë 3.000 metra (maja e malit Kilimanjaro ngrihet në lartësinë 5.895 m), ata ndeshen me fenomenin që quhet sëmundja e lartësisë, dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me sasinë e oksigjenit në lartësi (në mënyrë figurative shprehemi se në lartësi “ajri është më i hollë”). Normalisht, përqëndrimi i oksigjenit në

nivelin e detit është 21 përqind e njësisë së vëllimit,ndërsa shtypja atmosferike aty është 760 mmHg. Me rritjen e lartësisë, përqëndrimi i oksigjenit në ajër mbetet i njejtë (përsëri 21 përqind e njësisë së volumit do jetë oksigjen) porse numuri i molekulave të oksigjenit për njësi të volumit, dhe për pasojë për çdo frymëmarrje bëhet më i vogël. Kështu, në lartësinë rreth 3.600 metra presioni atmosferik është rreth 485 mmHg, pra aty tani kemi rreth 40 përqind më pak molekula oksigjeni (krahasuar me nivelin e detit) për çdo frymëmarrje. Në mënyrë që organizmi të furnizohet


normalisht me oksigjen, dendësia e frymëmarrjes (madje edhe në gjendje qetësie) duhet të rritet (dhe në fakt rritet). Kjo rritje në frekuencën e frymëmarrjes, rrit përmbajtjen e oksigjenit në gjak, por nuk mundet të rrisë përqëndrimin e oksigjenit siç mund të jetë në kushtet e nivelit të detit. Meqë sasia e oksigjenit të nevojshëm, e kërkuar për aktivitetin e organizmit në lartësi është e njejtë, trupi (organizmi ynë) duhet të përshtatet me këtë mungesë oksigjeni. Kjo përshtatje quhet aklimatizim. Grupet që u ngjiten maleve të larta, ndërtojnë një grafik ngjitjeje (dhe zbritjeje për të rimarrë veten) i cili siguron aklimatizim.

Gjergj Boja xhi, Ermal Hasimja, Ar shoqëruesi t pas cere tan Cami dh monisë së e ngjitjes së majës

Gjergji dhe Ermali

Ngjitësit e Malit Kilimanjaro (madje të çfarëdo mali) nuk kanë të njëjtin organizëm. Kjo bën që, grafiku i ngjitjes, i cili siguron aklimatizim, të mos i përshtatet njësoj anëtarëve të një grupi. Thënë ndryshe, ndonjë anëtar grupi mundet të mos e arrijë aklimatizimin brënda ditëve që ka grupi në dispozicion për të realizuar synimin. Pra, të mos arrijë në majë. Realisht ka mjaft ngjitës që arrijnë në një lartësi të caktuar të malit dhe nuk mundet të shkojnë më tej (në majë). Nga sa më sipër, mund të bëjmë një përfundim të përgjithshëm: Ngjitja në majën e Malit Kilimanjaro, për ata që e synojnë është një sfidë me motin dhe me sëmundjen e lartësisë. Dhe për ta plotësuar më mirë këtë përfundim, shtojmë se Kilimanjaro është një mal i bukur e pa vështirësi në kalimin e relievit, dhe mund të ngjitet nga kushdo që ka gjendje të mirë fizike, që ka durim të kapërcejë të pakëndshmet e sëmundjes së lartësisë, dhe patjetër, që nuk i mungojnë dollarët e domosdoshëm për mbulimin financiar të veprimtarisë.

Përgatiti Aleksandër Bojaxhi, Mj. Edukimi

13


Malet dhe Emërtesat e Tyre (Vijon nga numuri i kaluar)

N

ë kronikat e veprimtarive alpinistike të kryera në vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore, gjejmë këtë rekord: “Ekskursioni u ndërmor, për nder të zgjedhjeve, në malin e Tomorit në Majën e Çukës (Maja e Kulmakut-shënimi im) më 21 Maj 1950. Morën pjesë 49 vetë dhe veprimtaria u organizua nga Komiteti i Kulturës Fizike e Sporteve. Aktiviteti u udhëhoq nga alpinisti Luigj Shala. I deleguar nga K.K.F e Sporteve ishte Minella Kapo, i cili në këtë aktivitet kryesoi ceremoninë e rastit të organizuar në Çukën e Tomorit të cilës ju dha emri Çuka Partizani”.

Ngjitje alpinistike në kuadër të Kongresit të 7 të

Me ceremoni apo pa ceremoni në lëvizjen alpinistike të periudhës 1950 – 1970, me porosi të institucioneve shtetërore dhe partiake, në disa maja malesh janë kryer ngjitje alpinistike enkas për të pagëzuar majat e maleve me emra të rinj. Ja lista e këtyre pagëzimeve që disponoj – pra, mund të mos jetë e plotë:

14

Nr.

Emri i majës së malit

Emëri i pagëzuar

Viti i pagëzimit

01.

Maja e Kulmakut

Çuka Partizane

1950

02.

Maja e Hekurave

Maja e Paqes

1950

03.

Maja e Jezerës

Maja e Rinisë

1960

04.

Maja e Popllukës

Maja 8 Marsi

1960

05.

Maja e Tomorit

Maja 11 Shkurti

1965

06.

Maja Sqeta e Cjapit

Maja 25 Gushti

1967

07.

Maja e Radohinës

Maja Shkurte Pal Vata

1967

08.

Maja e Madhe (Shnik)

Maja Skënderbeu

1968

09.

Maja Gryk e Hapt

Maja Ismet Sali Bruçaj

1969

10.

Maja e Vishensit

Maja e Dritës

1970


Pagëzimi i majës së Vishensit Maja e Dritës më 1970

Nga përvoja që kam si alpinist, vë re se maja me një farë parapëlqimi që të thirret me emrin e pagëzimit është Maja Gryk e Hapt (Ismet Sali Bruçaj). Ky parapëlqim, besoj ka tri arsye: 1. Ka harta të reja që e pasqyrojnë këtë majë me emrin e pagëzimit; 2. Për këtë majë lartësia është shënuar gabimisht 2.625,6 metra (rezulton kështu e dyta për nga lartësia në Alpet tona!); 3. Mali Gryk e Hapt figuron në hartat e reja me dy maja, njëra me emrin e saj (Gryk e Hapt) dhe tjetra me emrin e pagëzimit (Ismet Sali Bruçaj). Le të nyjëtojmë sa më sipër. 1. Nëse në ndonjë hartë një mal ka emrin e pagëzimit a ka arsye që majat e tjera të mos e kenë emrin e tyre të ri? A nuk i takon Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor të dijë qëndrimin që duhet të mbajë për këto raste? Apo ndoshta ka ardhur koha që Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, si dhe Instituti Gjeografik Ushtarak (ndoshta edhe institucione të tjera) të bashkëpunojnë në këtë drejtim? 2. Lartësia mbi nivelin e detit për këtë majë është vënë re nga alpinistët, është shënuar e gabuar që

në kohën e botimit të hartave topografike në gjuhën ruse (2.625,6 metra sipas rishtypjes më 1952), ndërkohë që për majën që është pa emër dhe në J-JP të saj jepet lartësia 2.529 metra. Kjo majë, nga të moshuarit e Luginës së Valbonës quhet Maja e Madhe. Ndërsa popullata nga ana e Luginës së Currajve (veçanërisht barinjtë e fshatit Geghysen që verojnë bagëtitë atje), këtë majë e quajnë maja e Lugbatit - ashtu sikundër edhe bjeshkën e saj nga ajo anë. Besoj se po të ishte Maja Gryk e Hapt më e lartë, popullata e asaj ane nuk do e quante majën përkundrejt saj Maja e Madhe. Por fakt bindës është se kur alpinisti ngjitet në Majën e Madhe e sheh majën Gryk e Hapt nga lart poshtë në mënyrë të dukshme. 3. Për alpinistët që ngjiten majave të maleve, Mali Gryk e Hapt ka qenë dhe është mal me një majë. Nga na dolën dy (në disa harta)?! Në atë majë, në një ditë janari të vitit 1969, një grup alpinistësh (atyre iu dha detyrë partie!) vendosi aty një pllakati, (që ishte porositur të prodhohej jo nga Federata e Alpinizmit të asaj kohe), me shënimin Maja Ismet Sali Bruçaj. Dhjetë muaj më vonë,

vet i gjashtë, tek ngjiteshim për në majë e gjejmë pllakatin të shkarë disa metra më poshtë. E morëm dhe e vendosëm rishtaz në majë (nuk kishte, dhe nuk ka, majë tjetër). Mbyllje Dikur, askurrë nuk do më shkonte mendja që një ditë do ulesha e të shkruaja një artikull të tillë. Por sigurisht që jeta të hedh edhe në dashuri të veçanta, ashtu sikur e ndjej për veten time, që i lindur dhe rritur në qytet, madje dhe me prindër me prejardhje qytetare prej brezash, të dashurohesha pas maleve. Sigurisht, si i tillë nuk jam i vetëm. Veçse sot erdhi dita t’u kujtoj lexuesve, institucioneve, etj., se duhet të ruajmë atë që kanë lënë të parët ngase kështu respektojmë paraardhësit, veten dhe traditat tona. Dhe sigurisht që njëherësh u përcjellim mesazhin e duhur pasardhësve tanë. Por, për këtë të fundit duhet të lëvizim të gjithë që për sa më sipër, të “vëmë pikat mbi i”.

Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

15


Kronikë në dimrin e vitit 2016 për Majën e Hekurave Foto nga shbat

Erik Roshi Mbrëmja na zuri në Dragobi. U sistemuam në shtëpinë e Feriz Ismalajt, i cili po e kthen gradualisht banesën e tij në bujtinë për alpinistët dhe turistët. Ngjitjen e majës së Hekurave e synuam më 31 Janar. Për mua kjo ngjitje ishte e gjatë dhe e lodhshme në pjesën mbi 2.100 metra. Gjergji çau borën pothuajse gjatë gjithë kohës. Gjatë ngjitjes shpesh më liroheshin kthetrat. Kjo ngase ndoshta nuk përshtateshin si duhet me këpucët. Në fakt, arësyen nuk arrita ta kuptoj. Kjo bëri që të mbetesha i fundit në kolonë dhe të mos punoja në hapjen e borës. Të ftohtit bënte të vetën dhe këmbët i kisha akull deri pak poshtë gjurit ndonëse kisha veshur dy palë çorape leshi. Këpucët ishin të mëdha për këmbën

16

time. Kjo më krijoi probleme gjatë ngjitjes: i rivishja çorapet sepse më shkonin në fund të shputës. Pamjet përreth ishin mahnitëse dhe më dukej vehtja si i zhytur në bardhësi. Për fatin tonë të keq, gradualisht gjatë ngjitjes, na mbuloi mjegulla. Kjo bëri që në lartësi të fokusohesha thuajse tërësisht në ngjitje ngase nuk më mbeti dhe aq për të soditur. Komunikimi gjatë zbritjes, në disa raste u tensionua për shkak të lodhjes. Litari e çanta, të lagura bënë që të zhytesha në borë deri në mes. Synimi për ngjitjen e majës së Hekurave për mua ishte një përvojë e bukur dhe me emocione në momentet e vështira të itinerarit, edhe atëherë kur tempi i lëvizjes binte për shkak të stuhisë dhe unë ndjeja ftohjen e këmbëve.


Janar 2016 Ndonëse parashikimi i motit, atë fundjavë që mbyllte janarin, përpara nisjes për në Valbobnë fliste për ne, parashikimi për zonën e Dragobisë në ditën e udhëtimit u dha me mot të dyshimtë. Porse mëngjesi i të nesërmes doli të ishte i mrekullueshëm dhe katër nga grupi i pjesëmarrësve në veprimtari vendosën të nisen herët nga bujtina e Ferizit e të synojnë majën e Hekurave. Këta janë Gjergji, Ergeti, Aurteli, Bledi. Dy ditë më parë Marleni dhe Ervini nisen për në Valbonë. Plani i tyre është ngjitja në zonën midis majave Gryk e Hapt dhe Gavën, të kalojnë natën aty, dhe sot t’i bashkohen katërshes duke u takuar në Qafë Droçe, e prej aty bashkërisht të synojnë majën. Fillimisht, thuajse gjithëshka kaloi shumë mirë, por më pas mjegulla kapi majat dhe kur pritej arritja e suksesit ndodhi ajo që alpinistët nuk e dëshirojnë: kthimi pa arritur suksesin.

Aurel Çuko Maja e Hekurave ishte përvoja ime e parë në Alpe. Mbrëmja na zuri në një shtëpi tradicionale në fshatin Dragobi dhe gjatë saj m’u vërtetua fakti se populli ynë është vërtert mikëpritës. Vajtëm herët për të fjetur ngase profesori na kujtoi se nisja për në majë do të bëhej më ora 03:30. Mezi prisja nisjen! ... Ishte natë kur dolëm jashtë. Shtegun e gjenim me ndihmën e ndriçuesve të kokës. Si vështirësi e parë, sapo dolëm nga bujtina, ishte kalimi i urës: duhej kujdes i veçantë për të mos rënë në përrua ngaqë ajo ishte diç-

Pushim pranë majës

17


ka e improvizuar (më vonë mësova se vendasit e quanin ‘vig’). Ndjesitë e mia ishin të ngarkuara me emocione, dhe kjo ndoshta ngaqë për të parën herë në jetën time e lija shtratin kaq herët, jo për të pirë një birrë, por për të ngjitur një mal. Adrenalina ishte në majat e veta, pavarsisht se ishte ende errët dhe shikoja shumë pak. Kënaqesha kur dëgjoja melodinë e ujit nëpër shtratin e Përroit të Motinës dhe vetëm imagjinoja se si mund të ishte ai. Agu përkoi me pamjen ballore të asaj pjese të bukurisë shqiptare që quhet Alpe. Për herë të Para nisjes

Vigu në Përroin e Motinës Në ngjitje

parë në jetën time po shikoja Alpet Shqiptare, i ndodhur si të thuash, në zemrën e tyre, të bukura të mrekullueshme, të frikshme! Filluam ngjitjen në një reliev më të vështirë. Fatmirësisht, dita filloi të merrete më shumë dhe pamja bëhej edhe më magjike. Ishin çaste të tilla që dëshira, e cila sundonte qënien time, shprehte etje që të shijoja ashpërsinë e maleve përreth dhe të ngjisja majën… Moti filloi të bëhej kapriçioz. Pak erë e fortë dhe pak borë që binte nuk na shqetësonte aspak, por gjendja u përkeqësua kur filloi të ngrihej një mjegull e dendur. Grupi ynë vendosi të vazhdonim, mbasi donim të sfidonim gjithshka, dhe të arrinim me doemos

18


majën. Por, për fatin tonë të keq, sa më lartë ngjiteshim aq më e vështirë bëhej arritja e majës për arësye të kushteve atmosferike. Dhe ja: drejtursi i grupit, Gjergji na komunikoi që do të kthehemi. Maja ishte shumë pranë nesh dhe për mua ky “urdhër” ishte sikur dikush na kish tradhëtuar. Dhe tradhëtari ishte moti….

Shkurt 2016 Fation Plaku Vendi ynë ka maja malesh me lartësi mbi 2.500 metra të pa emëruara, por ka një dyzinë majash të tilla të emëruara që e kalojnë këtë lartësi. E midis tyre, me lartësi 2.561 metra mbi nivelin e detit, në malin e Maroces, është maja e Hekurave, një emër i çuditëshëm ky (hekurave!!).

Më 20 shkurt, një grup i yni, anëtarë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana, arriti në fshatin Dragobi. Katër nga ne, të nesërmen herët në mëngjes (04:15), duke ndriçuar rrugën me fenerë morëm rrugën e ngjitjes së majës. Dhe pa pritur, një aventurë befasuese pas jo më shumë se tre minutash udhëtim: uji i shumtë i Përroit të Motinës kishte marrë me vete vigun që mundëson kalimin në anën tjetër të tij. Dhe ndonëse përpjekjet për të kaluar matanë përroit u bënë të mëdha: profesori u zhyt deri në përmjet në përrua për ta bërë vigun të përdorshëm, Marleni nuk shpëtoi pa iu zhytur një këmbë, kurse unë rashë thuajse i tëri në të. Porse dëshira për të shkelur majën e malit nuk na ndali: vijuam marshimin pasi “u shtrydhëm”. Shpejt era që frynte në lartësitë na u bë shqetësuese. U bë edhe më shqetësuese kur furia e saj ngrinte borën e re të rënë një ditë më parë dhe na e pështillte vazhdimisht nëpër trup. Porse ndjeheshim edhe më keq kur shkulmet e erës na e përplasnin borën në fytyrë.

Si kaluam lartësinë prej 2.000 metra, shkulmet e erës u bënë më “kërcënuese”: na ulnin tempin e marshimit teksa na vinin ballasi, kurse bora më e thatë mbi këtë lartësi bënte që ne të zhyteshim edhe 1.5 metra në të. Pra, tashmë era dhe thellësia e borës “u bënë bashkë” për të na ulur ndjeshëm tempin e ngjitjes. Kur lartësimatësi tregonte 2.276 metra, ora shënonte 13:45. Me logjikën e ftohtë, unë Marleni, Ergeti dhe Erli u pamë në sy dhe vendosëm se duhej të ktheheshim. Sigurisht, dështimi është i hidhur, por siguria është e domosdoshme për sot e për nesër. Maja aty është dhe ajo do na mirëpresë një herë tjetër. Tung! Tung, Maja e Hekurave!

Pranë majës

19


Ujëvara e Shën Pjetrit K ur muaji shkurt i ka ditët me diell, gjithnjë ke ndjesinë se dimrin e ke lënë pas. Nuk ndodh gjithnjë kështu! Por dita kur ne, një grup dashamirësish të natyrës nga kompania KAZAZI CONSULTING dhe disa atëtarë të SHBA Tirana udhëtuam për tek ujëvara, dukej ditë e vërtetë pranverore. Na udhëzuan të takohemi mbi Surrel, në rrugën Tiranë-Dajt. Mësova se për të arritur atje, mua më binte më mbarë të shkuarit në Shkozë (ish Kombinati i Autotraktorave) e prej aty duke ndjekur tabelat rrugore, në Surrel; ose edhe duke shkuar po në Surrel për nga Qëndra Tregtare Tirana East Gate (TEG). Ishim gjashtë makina kur

20

u takuam në Surrel dhe prej aty arritëm në Qafë Priskë, ku morëm rrugën poshtë për në Shëngjergj. Rruga ishte e asfaltuar. Përmbytjet e fundit e kishin dëmtuar atë në disa vende përtej Qafë Priskës, por nuk patëm problem për një udhëtim normal. Teksa zbritëm nga Qafë Priska dhe ishim në luginë, rrugës për në Shëngjergj erdhi një moment që do të kalohej nga e majta në të djathtë të luginës nëpër urën e madhe mbi lumin Erzen. Majtas ishte gryka nëpër të cilën rrjedh Përroi i Shën Pjetrit (apo ShPjetrit sikundër e quajnë disa vendas) dhe ku derdhet ujëvara në fjalë. Ndaluam pa hyrë në urë dhe parkuam.

Për të vajtur tek ujëvara marshimi zgjati rreth 30 minuta. Fillimisht shtegu ishte i gjërë. Kur, duke ecur nëpër të arritëm gati tek përroi dhe morëm majtas nëpër monopat duke e patur përroin gjithnjë në krahun e djathtë. Dhe aty ku fillimisht na u krijua përshtypja se duhej të kalohej matanë përroit, na udhëzuan të kalonim majtas. Shpati në të majtë ishte pak i përpjetë, por mundimi ishte i paktë ngase shpejt arritëm në një shteg thuajse horizontal, i cili me sa duket ka pas qenë një kanal i dikurshën ujitës tashma i zhvleftësuar. Ky shteg na nxorri drejt e tek ujëvara.


Ishte befasuese pamja e saj: dukej se ishte një ujëvarë tre katëshe. Dy katet e sipërme i shikonim pak, apo mund të them se i shikonim keq ngase nuk dallonim plotshmërinë e tyre. Ndërsa kati i tretë na shfaqej i tëri ujëplotë që binte nga një lartësi e cila duhet të jetë rreth 20 metra. Ishte ujëplotë, me një pellg të këndshëm aty ku binte. Të gjithë ndiheshim të gëzuar teksa shikonim një bukuri të tillë të natyrës. Aparatet tanë fotografikë shkrehën shumë foto. Më entuziaztët e grupi iu ngjitën shpatit në të majtë të ujëvarës për të siguruar një këndvështrim tjetër për aparatet e tyre fotografikë. Ishte vërtet shumë këndshëm të qëndroje e sodisje ujëvarën dhe ujët e saj në të gjithë lartësinë,

ngase “trashësia” jo uniforme e ujit binte dhe rrezet e diellit krijonin larmi ngjyrash…. Vura re se kur u kthyem tek makinat e parkuara, kishin kaluar vetëm tre orë që prej momentit që isha nisur nga shtëpia. Sa pranë e paskam patur këtë bukuri të natyrës dhe nuk e kisha ditur më parë!.... Na kishin porositur të mos visheshim trashë gjatë marshimit si dhe të merrnim çorape e ndërresa rezervë, por falë kësaj dite të bukur nuk u mundova shumë që të rimerrja “pamje qytetare” pas marshimit. Madje, edhe këpucët rezervë që kisha marrë, duke menduar se ato të marshimit do më baltoseshin, nuk i përdora.

Më tej vazhduam udhëtimin deri në qendrën e Njësisë Administrative Shëngjergj, ku nuk kishte të paguar! Një kafe në lokalin aty pranë që sundonte luginën dhe ndjeje diellin e shkurtit në një ditë kur era “e ka marrë pushim”. Fshati i madh që shihej në pjesën veri perëndimore ishte Shën Mëria. Me ujët e burimeve dhe me emrin e tij bëhet biznes i mirë dhe shijohet “ujë, e jo fjalë”. Teksa kaluam minuta me biseda kryesisht që lidheshin me botën emocionale të qetësisë e bukurisë së natyrës, morëm rrugën për tek lokali aty pranë për të shijuar një drekë bio dhe muzikë. Turistja

21


Koncepti pa lënë gjurmë Vijon nga numuri i kaluar

Zjarret në fushim. Që të mbrojmë mjedisin nuk duhet të ndezim zjarr me drutë e ndodhura rrotull, veçanërisht në lartësitë. Sot, për të gatuar në fushim nuk përdoren drutë (në shumë vende të botës ato nuk përdoren edhe n’ato vende a parqe ku lejohet ndezja e zjarrit) ngase është shumë më i pastër dhe i shpejtë të gatuarit me aparatet që përdorin bombulat e gazit. Alpinistët medoemos duhet të përdorin këto aparate ngase lartësitë ku ata shkojnë shpesh janë mbi vijën e drurëve/pyllit. Megjithatë, për ca romantizëm zjarri në natyrë është gjithnjë i dëshiruar ngase është i këndshëm dhe “ëmbëlson” bisedat.

Mbledhje e barit në malin e Korabit

22


Me synimin për të mbrojtur natyrën, ia vlen të kujtojmë disa rregulla të nevojshme që duhen patur parasysh tek ndizni zjarr. Çupina, apo vendi i zjarrit, të jetë një rreth sa më i vogël; mundësisht përdorni një çupinë që e kanë përdorur të tjerët para jush. Si masë mbrojtëse, e rrethoni atë me gurë që të mos përhapet zjarri. Qëndroni pranë zjarrit deri sa të shuhet edhe thëngjilli i fundit. Përdorni drutë e rrëzuara dhe mos prisni dru të njomë, veçanërisht në lartësi ku rritja e tyre është e ngadaltë. Në lartësi të mëdha edhe marrja e degëve të rëna a të kalbura poshtë një peme e dëmton mjedisin ngase ai dru i kalbur është burim i vyer ushqimi për bimësinë përreth.

përdorni një që është i llojit që shaktërrohet e tretet nga mjedisi. Nëse jeni në natyrë vetëm për një ditë, i mblidhni enët e përdorura e i lani në shtëpi si dhe mos lini mbeturina ushqimi rrotull (merni me vehte qese plastike për t’i mbartur). Askurrë nuk ngrihet fushimi tek burimi i ujit, andaj merrni me vete mbajtës/enë uji që “palosen” dhe me të cilat mund të transportoni sasi të konsiderueshme uji nga burimi për në fushim/tendat. Nëse doni të bëni një banjë, ose të lani veshjet/ndërresat, shkoni 60-80 metra larg burimit dhe nën fushim. Përdorni sa më pak sapun dhe të llojit të tretëshëm nga mjedisi.

Higjena

Larja me sapun duhet eliminuar sa mundur, përfshirë larjen e enëve. Që enët e përdorura për ngrënie të jenë të pastra tregoni kujdes të mbaroni të gjithë ushqimin dhe pas kësaj t’i përvëloni me ujë të nxehtë. Kjo do të jetë e mjaftueshme. Kur ta shihni të nevojshme të përdorni sapun/detergjent për to, përdorni sa më pak me anë të sfyngjerit. Tregoni kujdes të mos hidhni mbeturna ushqimi ngase ato bëhen tërheqëse për insekte dhe brejtës të ndryshëm.

Rregulli për ushqimet është: Nëse sillni në natyrë mbajtës/enë me ushqim ose ushqime të paketuara, i merrni me vehte të zbrazta të gjitha ambalazhimet e atyre që përdorni. Për këtë, kur të delni në natyrë merrni me vete një qese të fortë mbeturinash dhe hidhni aty gjithëshka. Fusni në të edhe çdo gjë tjetër që gjeni në vendin e fushimit ose nëpër shtigjet ku kaloni pavarsisht se kush e ka lënë. Mos i varrosni ose mos i hidhni mbeturinat! Rregulli i artë i fushimit është: “E lini vendin e fushimit dhe vendkalimet tuaja më të pastra nga sa i gjeni!”

Tek përdorni ujë për larje, çfarëdo larje, sigurohuni ta hidhni/ derdhni atë teposhtë kampit tuaj (nën kamp) dhe sa më larg burimit ose rrjedhës/përroit. Nëse përdorni sapun, mundësisht

Nëse fushimi është i populluar, ai duhet të ketë edhe vend tualeti. Nëse jo, shkoni për nevojat tuaja 80-100 metra larg fushimit, larg rrjedhave ujore dhe nën to (JO mbi to). Me çfarë të mundeni

Larja

gërmoni një gropëz me diametër 20-25 cm në tokë humusore dhe kryeni aty nevojat personale. Mbasi të mbaroni e mbushni me dhé gropën dhe e ngjeshni dheun. Me raste mundet të mos hapni gropëz por të lëvizni një gur me diametër 20-25 cm dhe mbasi të kryeni nevojën ta rivendosni gurin në vendin e tij. Në vend të letrës higjenike mundet të përdoren materiale natyrale si gjethe, boça pishe, gurë ose borë për t’u pastruar. Nëse përdorni letër higjenike ajo nuk duhet të jetë e ngjyrosur dhe mundësisht të përdorurën e fusni në qesen e mbeturinave. Nuk dëmtoni natyrën nëse urinoni herë këtu e herë atje, gjithnjë tej burimeve ose ujit që rrjedh apo liqenit, por jo dretpërsëdrejti në bimësi të brishtë. Është njerëzore që të mbuloni në borë gjurmën që lë urina. Në vende me diell dhe me bimësi të rrallë, për nevojat tuaja mundet të shkoni në një vend larg shteg kalimeve dhe të ndyni. Kur të mbaroni, merrni një pllakë guri dhe e shpërndani nevojën në një shtresë të hollë që të jetë shpejt e dekompozueshme nga dielli. Në borën e thellë, gjeni një vend larg fushimit dhe e varrosni nevojën nën borë. Në rastet e vajtjes në lartësi ku ka akullnaja, mundet të veprojmë si në terren me bore, duke krijuar mjedis të veçantë e të veçuar ose të përdorim qese të forta për bartjen e nevojës me sistemin që njihet si “qeset blu.” shbat

23


Kollata

2016

G

jatë muajit mars të vitit 2016, anëtarët e SHBA Tirana iu drejtuan dy herë majës së Kollatës. Në mesin e muajit u organizua një ngjitje masive e majës nga FSHALTM. Në përfundim të kësaj veprimtarie, alpinistët Ervin Dervishi dhe Marlen Malaj morën përgëzime të veçanta nga Federata për kontributin që dhanë në realizimin me sukses të ngjitjes së majës.

Mali i Thatë (m) dhe mali i Kollatës

Një javë më vonë, gjashtë alpinistë të Shoqatës sonë iu drejtuan rishtazi kësaj maje duke realizuar me sukses ngjitjen e saj. Vlen të theksohet se itinerari për arritjen e majës kaloi fillimisht nëpë Lugun e Persllopit, e mandej duke devijuar djathtas nëpër shpatet jugore të malit. Fotografitë e këtij shkrimi ilustrojnë ngjitjen e majës së Kollatës në të dy veprimtaritë. Blloku i Kollatës shtrihet midis Përroit të Kukajt dhe Qafës së Madhe të Valbonës (2.100 m) në perëndim, pjesës së sipërme të Luginës së Valbonës në jug, rrafshit dhe luginës së Çerremit në lindje dhe Gropës së Gucisë (përtej vijës kufirare) në veri. Mali i Kollatës, sikundër dhe Alpet Shqiptare, nën këndvështrimin gjeologjik janë rezultat i ngritjeve të reja tektonike.

Marleni dhe Ervini

24

Blloku malor i Kollatës është një nga kreshtat malore më të larta të Alpeve, morfologjia e


Pranë majës

Moment nga ngjitja

Në pushim

së cilës lidhet ngushtë me strukturën bllokore dhe me përbërjen tërësisht karbonatike. Shpatet rrethuese të Kollatës përfaqësojnë planet e thyerjeve tektonike, të cilat bien thikë në luginat rrethuese e sidomos në luginën e Valbonës dhe në Gropën e Gucisë. Maja e Kollatës (2.553 m) ngrihet në një trekëndësh (Podi i Kollatës) relativisht të rrafshtë dhe është tërësisht brënda kufirit tonë shtetëror. Blloku i Kollatës, pasi thyhet në Qafën e Rrethit të Bardhë, vazhdon dhe ngrihet në Majën e Thatë

25


Në bornajën pranë majës së Kollatës

(2.406 m). Më tej, në formë kreshte ky vazhdim zgjatet në VP dhe pasi këputet përsëri në Qafë Rupë (Qafa e Kuqe), në lartësinë 2.310 metra lartësohet përsëri në majën kufitare të Rosit (Roshit) në 2. 526 metra lartësi. Këtu, Blloku i Kollatës (sikundër u përmend më sipër), ndahet me atë të Jezerës nëpërmjet Përroit të Kukajve dhe Qafës së Madhe të Valbonës. Veprimtaria e elementeve të natyrës në hapësirën midis majës së Thatë dhe asaj të Rosit, kanë krijuar një reliev relativisht të butë e të pasur me kullota që njihet si Pllana e Kukajt, e cila zbret disi ëmbël deri në lagjen Kukaj e më tej në Lumin e Valbonës. Shpati lindor i Bllokut të Kollatës është tepër i coptuar dhe formohet nga dy gropa të mëdha: e Mijushës dhe e Lugut të Madh, të cilat gradualisht përfundojnë në Pellgun e Çerremit. Kreshta midis majës së Rosit dhe Në majë të Kollatës majës së Kollatës është prerë nga tre lugje, të cilët janë të rëndësishëm për itinerarët klasikë të ngjitjes së Pjesa e sipërme e luginës së Valbonës këtyre majave: Lugu i Persllopit, Lugu i Vijave të Ujit (të dy me drejtim VL-JP) dhe Lugu i Rupës me drejtim tërthor. Ky bllok është i varfër në bimësi (pak pyll, ku ahu shkon deri në 1.500m), por është i pasur me kullota alpine. Faqet jugore të bllokut kanë bimë salepi dhe në to, në lartësinë rreth 1.600 m, gjendet një bimë (lule) endemike Shqiptare, Lilium albanicium, apo zambaku i Shqipërisë. shbat

26


Synimet e vazhdueshme të SHBA Tirana Foto nga arkivi

Dita e JEZERËS Veprimtaria e Përvitshme (VP-ja) e SHBA Tirana do të organizohet të Shtunën e tretë të çdo Korriku. Këtë ditë do të organizohet ngjitja në Majën e Jezerës. Në këtë veprimtari do të ftojmë të gjitha shoqatat mike, brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë, që të bashkohen me ne në synimin e ngjitjes së majës, mundësisht në disa drejtime.

Veprimtari ndërkombëtare Shoqata për çdo vit do të synojë të realizojë ngjitje në kuadrin e lëvizjes alpinistike Seven Summits (Shtatë Majat). Edhe pas ditës që kjo shoqatë do të

mbetet qoftë edhe me një anëtar që të ketë realizuar ngjitjen e të shtatë majave, anëtarë të tjerë të saj do të nxiten që të jenë të angazhuar në këtë lëvizje. Paralelisht me këtë lëvizje, anëtarët e shoqatës sonë do të nxiten për t’u përfshirë në lëvizjen “14 Tetëmijëmetroshët”. Porse gjithçka që shprehet në këto paragrafë është përtej mundësive financiare të SHBA Tirana dhe këto synime do të jenë në vartësi të plotë të granteve që do të na afrojë FSHALTM, institucione shtetërore, apo sponsorizues të ndryshëm. shbat

Eduard Sheldia e Pëllumb Lllabanishta në Majën e Alisë

27


Mjekët

vërtetojnë që ngjitja e maleve ndryshon trurin tonë, për më mirë! Është e natyrshme të thuhet që një shëtitje, dhe pse jo një ngjitje në bjeshkë apo male, të bën mirë për mëndjen, trupin dhe shpirtin. Tashmë është vërtëtuar shkencërisht se ngjitja në mal të ndryshon trurin ...... për më mirë.

Në malin e Valamarës

Academy of Science), se të kalosh sëmundjeve të tjera mendore. kohë në natyrë, duke ecur dhe Kështu që gjeni kohën për të ngjitur male, të ulen relativisht dalë rregullisht nga mjediset shumë mendimet negative dhe urbane dhe të shpenzoni sa më pozesive. Diçka që shoqata shumë kohë në natyrë që të SHBAT e ka ditur prej kohësh. Dhe mund të përfitoni më shumë tone është vënë re se edhe në ditët më psikologjike dhe fizike që rrisin të lodhshme, kur mblidhemi mirëqënien tuaj mendore. nëpër zyra dhe mezi Ngjitja në mal, ecja themi “mirëmëngjes”, Ngjitja në mal e në natyrë të ndalon mendimet negative dhe pasi kemi kaluar disa shkëputur nga orë të mira në pyll, teknologjia, zhvillon pozesive!! humori ynë ndryshon. krijimtarinë dhe Dhe të nesërmen humori trurin!! Përveç ndjesisë së mirë, qetësisë ynë reflekton frytshmëri në shpirtërore, kënaqësisë së një punë. qetësie dhe paqeje hyjnore që të Një studim tjetër që lidhet me jep mali apo pylli, ecja në natyrë Studiuesit e vërtetuan këtë gjë çfarë thamë më sipër, i kryer nga zvogëlon veprimtarinë negative duke krahasuar persona që ecën psikologët Ruth Ann Atchley mendore të trurit. Thënë ndryshe, për 90 minuta në pyll, mjedis jo dhe David L. Devijuar, kanë truri futet në meditim, pushon dhe urban, dhe ata që ecën në qytet, zbuluar se zgjidhjet krijuese dhe energjizohet pasi bën një restart. mjedis urban. U bënë matjet, dhe të zgjuara të problemeve mund Dita e punës është e ngarkuar, u duk qartë se personat që kishin të përmirësohen në mënyrë të qytetet janë të lodhshëm, puna e ecur në natyrë, mbas matjeve, ndjeshme duke u shkëputur nga stresueshme, kërkesat për çdo gjë kishin aktivitet cerebral më të teknologjia dhe duke u bashkuar dhe nga të gjithë shtohen përditë. ulet, ishin më të lumtur dhe të me natyrën. Pjesëmarrësit në Truri ynë kështu konsumohet çlodhur. Ndërsa personat që ecën këtë studim ecën dhe qënduan nga mendimet negative, që na në mjedis urban ishin njëlloj ose në natyrë për rreth 4 ditë me heqin, na largojnë nga gëzimi dhe më të pakënaqur. çadra, dhe nuk patën fare vartësi dhe na çojnë drejt depresionit ndaj teknologjisë. Atyre iu Hulumtuesit vunë re se zhvillimi dhe ankthit. Por më në fund kërkua të zgjidhnin disa detyra urban lidhet ngushtë me rritjen është zbuluar dhe vërtëtuar (sipas komplekse dhe studiuesit zbuluan e rasteve të depresionit dhe Revistës Shkencore National se efektiviteti i pjesëmarrësve

28


Soditje tek Kanioni i Grellës

ishte rritur 50% për të zgjidhur problemet që u ishin parashtruar. Studiuesit zbuluan që si teknologjija edhe zhurma urbane janë shqetësuese dhe shkatërruese për ne, pasi kërkojnë tërë kohën përqëndrimin tonë, duke na shpërqëndruar dhe shfokusuar, duke na penguar nga ana e të menduarit drejtë. Si rrjedhim, një ecje e gjatë pa ndihmën e teknologjisë, ul lodhjen mendore, qetëson trurin, dhe rrit të menduarit krijues dhe kritik.

Të gjithë e dijnë se ushtrimet fizike janë fantastike për mirëqënien tonë të përgjithshme. Ecja malore është një mënyrë e shkëlqyer për të djegur midis 400 - 700 kalori në orë, në varësi të peshës tuaj trupore si dhe nuk është veprimtari aq e lodhshme për gjymtyrët sa është vrapimi. Dhe është parë se ata që bëjnë ushtrime ose veprimtari në natyrë janë më të gatshëm Ecja në mal përmirëson ta bëjnë atë në mënyrë të vazhdueshme e të rregullt. ADHD tek fëmijët (mungesë përqëndrimi Studiues të British e çrregullimi Columbia University kanë hiperaktiv)!! vërtëtuar se ushtrimet ADHD tek femijët sa vjen dhe po rritet. Studiuesi Frances E. Kup dhe Andrea Faber Taylor, kanë vërtetuar se ky mosfunksionim ulet ekspozimin e fëmijëve me ADHD në mjedise natyrore të gjelbërta. Gjithashtu, studimi nxori në pah që për persona që nuk fokusohen natyrshëm dhe që janë impulsivë në sjellje, është e dobishme të qëndrojnë sa më gjatë në mjedise natyrore dhe të gjelbërta.

më pak të shtrenjta për t’u marrë. Mos të themi që është sport falas. Është një sport që mund të bëhet vetëm, në grup apo edhe me familjen, Gjithmonë filloje me pak, me ecje nëpër parqe, pastaj kodra dhe më pas ecje në male. Ose ec aty ku të pëlqen ty. Disa kanë kënaqësi për mjedise malore të thepisura, disa të ecin me orë të tëra nëpër pyje të rrafshta. Secila nga këto, këdo që të zgjidhni, është më e mirë se mos të bësh asgjë. Sidomos aktiviteti fizik në natyrë është më mirë se çdo aktivitet tjetër. Zakonisht, për ecje malore ose bashkohuni me ndonjë shoqatë, apo pyesni ndonjë shok mos është aktiv diku, ose kërkoni online (në mënyrë elektronike).

Ecja në mal është aktivitet fizik i mirë për trupin dhe trurin!!

fizike rrisin veprimtarinë e hipotalamit në tru. Kjo ndihmon dhe përmirëson kujtesën tonë. Gjithashtu, veprimtaria fizike ul stresin, ankthin, rrit vetbesimin dhe lëshon hormone kënaqësie si endorfina.

Si të fillosh ecjen në Mal?? Për fat të mirë, ecja malore është një nga sportet më të lehta dhe

Për të filluar, ju duhen këpucë të mira me qafa, syze, kapele, enë për ujë, pak ushqim. Mos merrni artikuj të paketuar, për të mos ndotur ambjentin, por nëse merrni mos i lini rrugëve. Bëni mirë të merrni edhe ndonjë kuti emergjence të vogël, dhe rroba për t’u ndërruar... Që të bëni diçka për veten dilni në natyrë dhe ecni, ecni!... Nga Elvis Ponari

29


Mali i Shebenikut

Prill 2016 Photo by: Fation Plaku

T

ë grumbulluar në qytetin e Librazhdit, në mëngjesin e 17 Prillit u mundësua takimi pranveror i anëtarëve të shoqatave AST Elbasani, Skënderbeu, Sharri i Prizrenit dhe SHBA Tirana. Ishte një organizim i madh falë punës së lavdëruar të kryer nga zotërinjtë Artur Guni dhe Fatmir Brazhda - Drejtor i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit.

30


Zoti Artur Guni, Kryetar i AST Elbasani Ngjitja (dhe zbritja) e majës së Shebenikut nga AST Elbasani është bërë fillimisht nga krahu i Hotolishtit dhe zgjaste rreth 11 orë. Tre vitet e fundit ngjitja bëhet nga krahu i Qarrishtës (Qafë Shapkë). Këtë majë, anëtarët e shoqatës sonë e kanë ngjitur si në dimër ashtu edhe në pranverë. Kjo majë të josh të shkosh përsëri e përsëri, dhe unë gjithmonë ndjehem i pushtuar nga ndjesia e ngjitjes si për herë të parë. Zoti Sadik Shporta

Drejt majës

Anëtarët e Shoqatës Bjeshkatarët e Sharrit nga Prizreni u nisën paraditen e datës 16 nga Prizreni dhe në mesditë arritën në qytetin e Elbasanit, ku u pritën nga zotërinjtë Filip Bërdufi, Petrit Hodaj dhe Arben Shati. Vizita në qytet e pasuar nga darka ishte një

vlerë në shëndoshjen e miqësisë mes anëtarëve të pranishëm të të dy shoqatave tona atë mbrëmje. Mëngjesi i datës 17 na bashkoi në qytetin e Librazhdit edhe me anëtarët e shoqatave të bjeshkatarëve, dhe alpinistëve të Korçës dhe ShBA Tirana. Shumë nga ne do t’i drejtoheshin për të parën herë Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë me synim ngjitjen e majës më të lartë në këtë park. Itinerari kalonte në zona ku rridhnin ujëra të përrenjve të shumtë dhe ne ishim nën shoqërinë e melodisë së ujit që rrjedh në terren të thyer. Më pas, kur u ngjitëm në kreshtën e malit, pamjet u pasuruan me borën e lartësive dhe kaltërsinë që pushtonte horizontet. Prej këtu liqenet akullnajorë, shpatet me borë, pyjet poshtë këmbëve tona dhe kaltërsia e qiellit ishin në shoqëri me ne deri sa arritëm pikën më të lartë, majën e Reshpës.

Liqen ende i mbuluar nga bora

Zoti Filip Bërdufi, A.S.T. Elbasani Një nga karakteristikat që po spikat në shoqatën tonë është vazhdimësia e brezave në veprimtaritë që organizojmë. Kemi brezin e ri Erind Hodaj, djali i Petritit që ndonëse i punësuar në Tiranë nuk i shkëputet veprimtarive të shoqatës sonë; Genti Guni, djali i Arturit si dhe Andi Biçaku, djali i Pëllumbit. Pëllumb Biçaku e merr me vete të birin, Andin, ashtu sikur bënte i ati i tij me të dhe po kështu bën Fatmir Brazhda me të bijën, Estelën.

31


Në kreshtë të malit

Zoti Aleksandër Bojaxhi Isha i përgatitur shpirtërisht që mbyllja e veprimtarisë do kryhej në kafenenë e Librazhdit ku u mblodhëm në mëngjes. Por jo! Ca ulur e ca në këmbë, që të gjithë të ngutur për t’u nisur sa ma parë drejt synimit. Tashmë që sekush nga ne ende nuk i kish “të bluara” në vetvehte emocionet e kësaj daljeje në natyrë, prisja që të gjithë të ishim të ulur, ose edhe pakkush duke lëvizur nga tavolina në tavolinë, për “të shuar” më nga afër emocionet e ditës dhe miqësitë e reja që u lidhën. Nuk ishim mbledhur që të gjithë dhe andaj hera-herës ktheja kokën nga ana që pritej të vinin makinat. Dhe erdhi një moment që, tek ktheva kokën të shikoja nëse po vinin këta të vonuar, njëherësh shpreha habinë “sa u vonuan këta!”. Mora përgjigjen se “autobusi i kosovarëve kishte

32

problem me gomën” dhe po ndihmohej nga disa elbasanas për ta ndrequr. Të nesërmen mësova se ky fakt kish bërë që kosovarët të arrinin qytetin e tyre në orën tre pasmesnate. Porse në atë moment që kisha kthyer kokën për të parë për makinat që prisnim të vinin, në sytë e mi kish mbetur pamja e një grupi të rinjsh, djem e vajza, me gjasë nxënës të shkollës së mesme. Veshja e tyre, shkujdesja në të ecur dhe xhestet në komunikim më bënë që të kthej edhe një herë kokën nga ata. Dhe ajo që pashë rishtaz ishte një “fotografi” që më kujtoi Tiranën në rininë time, Tiranën e kohës kur ne besonim që e njihnim njëri-tjetrin, kur shëtisnim dhe përshëndesnim a takonim njëri-tjetrin… Dhe ndjeva xhelozi për Librazhdin, një qytet që përfytyrohet si i thellë për mua kryeqytetasin. Këtu, i thashë vehtes, paska jetë

kryeqytetase të kohës kur njerëzit mundej të shëtisin nëpër rrugë, të përshëndeten a takohen me njëri-tjetrin dhe të njihen si librazhdas..., Fatkeqësisht, Tirana e ka humbur përfundimisht këtë lloj jete të ngrohtë sociale!

Në majë të Shebenikut


Vështrim gjeografik për Shebenikun Në njësinë fiziko-gjeografike të Gropave Juglindore, mali i Shebenikut bashkë me malet Jabllanicë-Belicë përbëjnë një nënnjësi më vete. Lartësitë e këtyre maleve arrijnë në mbi 2.200 metra. Shtrirja e tyre veriperëndim-juglindje është rreth 30 km dhe gjërësia lindjeperëndim varion nga 2 në 12 km. Në veri kjo nënnjësi shtrihet deri në luginën e Qarrishtës dhe Qafën e Kryqit; në perëndim deri tek lugina e Shkumbinit të sipërm; në jug kufizohet nga fushëgropa e Përrenjasit dhe Qafa e Thanës; ndësa në lindje (në aspektin fiziko-gjeografik) shkon deri në gropën e Ohrit dhe luginën e sipërme të Drinit të Zi. Këto male ndodhen midis shkëputjeve e fundosjeve të fuqishme tektonike dhe i japin atij karakterin e një horsti të madh. Vetë ky horst (një bllok masiv i kores së tokës që shtrihet midis dy fundosjeve dhe që është më i lartë se toka përreth) është i copëtuar nga lumi i Bushtricës në dy horste:

të Shebenikut dhe të JabllanicëBelicës. Midis tyre ndryshon përbërja litologjike - duke kaluar nga ultrabazike në Shebenik në gëlqerore në Jabllanicë-Belicës. Mali i Shebenikut (i cili ka disa maja) përfshin pjesën perëndimore të nënnjësisë në fjalë. Kufiri shënohet nga lugina e Bushtricës dhe Qafa e Gjashtë Lisave. Kreshta e Shebenikut, pasi kulmon në pjesën veriore, ulet dhe zgjerohet gradualisht në drejtim të juglindjes. Duke u zgjeruar, kreshta pasurohet me sipërfaqe të sheshta të valëzuara e me pjerrësi të vogël. Shpati lindor i kreshtës është më i thepisur se ai perëndimor. Rrëza e malit të Shebenikut, në pjesën e poshtme të luginës së Bushtricës, është në lartësinë 400 metra dhe duke marrë parasysh pikën më të lartë të malit rezulton që diferenca e lartësië (hipsometrike) është 1.800 metra. Kreshta e malit të Shebenikut ndryshon gjatë shtrirjes së saj. Kështu, në pjesën veriore një degë e Qarrishtës e ndan atë në dy

degëzime: në degëzimin verilindor, ku ngrihen majat e Buturakut (2.050 m) dhe Dupkës (2.113 m) dhe në atë veriperëndimor, ku ngrihet maja e Hudenishtit (2.018m). Në vazhdim të kreshtës ngrihen majat: Shebenik (2.251 m), Furoi (2.194 m) dhe Pika (2.062 m). Në pjesën veriore, mali i Shebenikut ndahet në dy degë, të cilat bashkohen në majën e Reshpës (2.262 m). Krahas këtyre majave, këtu gjinden edhe shumë shpatullore akullnajoresh që formojnë relieve të buta e komplekse cirqesh si p.sh. ato të Rajcës dhe Bushtricës në shpatin verior e lindor ku ka edhe liqene. Mali i Shebenikut bën pjesë në Parkun Kombëtar ShebenikJabllanicë. Ky park ka si simbol Rrëqebullin, “tigrin” e Ballkanit . Pyjet, shpellat, liqenet akullnajorë, shpellat eremite, shtëpitë karakteristike të ndërtuara me gurë të fshatrave, kafshët e egra si dhe festat tradicionale të banorëve që jetojnë në dhe rreth këtij parku, janë joshje të vërteta për dalje dhe argëtime në natyrë. shbat

33


Komunikimi gjatë kacavarjes

K

ur distanca midis kacavarësit e siguruesit vjen e rritet, të dëgjuarit e njëri-tjetrit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Andaj, na lind nevoja të përqëndrohemi në një gjuhë të veçantë që na mundëson për të komunikuar detyrat, nevojat a sqarimet më jetike për momentin. Në tabelën e mëposhtme, jepet një

34

Në kacavarje

bashkësi fjalësh e shprehjesh e cila ia vlen të jetë unike për të gjithë alpinistët. Duke qenë se alpinizmi sot nuk njeh kufij shtetëror, ne na jepet rasti të kryejmë ngjitje edhe me ndërkombëtarë, andaj po i japim fjalët në variantet shqip e anglisht. Ju do të komunikoni në shqip, atë që është në kolonën e dytë (duke i mëshuar gërmave

a rrokjeve të theksuara) kurse në anglisht do të komunikoni fjalët në kolonën e tretë. Ndërsa në kolonën e katërt ju do të keni kuptimin e mirëfilltë të asaj që do të komunikoni dhe kjo ka rëndësi që të dihet nga pjesëmarrësit në ngjitje. Me raste, në këtë tabelë kolonat dy e tre kanë fjalë që nuk korrespondojnë në përkthim, por


kjo nuk ka rëndësi për momentin: ne këtu po bëjmë një marrëveshje vetëm “për të komunikuar në shkëmb” në secilën gjuhë. Kur jeni larg me shokun e litarit, i shqiptoni rrokjet ngadalë e kjartë, gjithnjë duke mëshuar tek gërmat e theksuara. Si rregull, do kemi parasysh në komunikim kryesisht tri gjëra. Së pari, kur i “bërtisni” filltarit për litarin e mbetur (kur kemi 10 a më shumë metra) mos i thoni, p.sh., “dymbëdhjetë metra” se ky është një tog-fjalësh i mbytur, por i thoni të veçuara shifrat që formojnë numurin si: “nji e dy (për dymbëdhjetë) metra,” etj. Kjo për të gjitha rastet e numurave 10 deri 19. Së dyti, kur doni të aprovoni se e kuptuat shokun për mesazhin që u dërgon, në të gjitha rastet thërrisni, Po-poo, ose Oo-kej. Së treti, mos komunikoni kur arrini të dëgjoni goditjet e majthit, ngase është koha kur shoku gjithësesi nuk mundet t’ju dëgjojë.

Tabela e Gjuhës Komunikuese në Kacavarjen Shkëmbore Kush flet

Shprehja në Shqip

Shprehja në Anglisht

Ndjekësi

Stop

That’s me

Siguruesi Kacavarësi Siguruesi

Të siguroj Po nisem Nisu

Belay on Climbing Climb

Kacavarësi

Lësho

Slack

Kacavarësi

Tërhiq

Up rope

Kacavarësi

Tendose

Tension

Kacavarësi

Bie-ie

Falling

Siguruesi

Gjysa

Filltari

Edhe saa?

Halfway How much rope?

Siguruesi

Tree; ...tét

Feet three

Filltari

Arrita

Off belay

Kushdo

Oo-kej

OK

Ndjekësi

Gati?

Belay off

Kushdo

Guri-urii!

Rock

Kushdo

Litari!

Rope

Filltari

Kipa

Pro in

Filltari

Hiiq-sho

Clipped in

Kushdo

Siguró

Protection

Kacavarësi

Ova-ova

On top

Kuptimi i mirëfilltë Litari është mbledhur/tërhequr plotësisht nga siguruesi. Po të siguroj e mundet të nisesh. Po filloj kacavarjen. Po! Fillo kacaverjen. Lësho ca litar (kur është nevoja për më shumë fjala “lësho” përsëritet hera-herës). E kam litarin të lirë andaj tërhiq ca. Kur kacavarsi ka nevojë që për ndonjë arësye ta ketë litarin të tendosur. Jam në një pozicion që mundet të (ose, po) bie, andaj “mbërtheju” në pozicionin e sigurimit. Të ka mbetur edhe gjysma e litarit midis meje e teje. Edhe sa metra litar më kanë mbetur? Kanë mbetur edhe tre metra litar; apo, kanë mbetur edhe tetë metra litar. Kam arritur dhe jam siguruar në vendin e ankorimit. Përgatitu për rradhën tënde. Të dëgjova, të kuptova. Mundet të tërhiqni të gjithë litarin e lirë sepse unë jam gati të nis kacavarjen. Nga lart po (apo, do) u bien gurë, borë, akull a çfardo qoftë. Nga sipër do të hidhet litari për të kryer një zbritje me të apo për çfardo arësye tjetër. E kipa litarin në karabinë në mbrojtësen e rradhës. Jam nën një mbrojtëse dhe po nisem. Në fillim tërhiqe litarin dhe pastaj lëshoje atë sipas të ndjerit të tij nga ty. Jam tek mbrojtësja. Do të heq (ose do të vendos) pajisiet, andaj siguro dhe prit sa të mbaroj punë. E kalova pjesën e vështirë

shbat  35


Rrëfime e ndjesi nga mali i Aureli Mbasi mësova se do ngjiteshim në Malin e Zotave, pata një ndjesi të veçantë! Gjithmonë kisha menduar, madje dhe vendosur, se nuk do të ndërmerrja përvoja që i kalojnë limitet e mia fizike apo alpinistike, por kësaj radhe vendosa të nisem me një frymë. Do të shkoj patjetër në atë Mal, i thashë vehtes! Edhe pse udhëtimi na lodhi disi, ndalesa në qytezën e Litochoro-s, pushimi dhe ushqimi aty, na gjallëroi shumë. Veçanërisht mua. Dhe kjo, ngaqë ndjeva se mendja dhe shpirti m’u harmonizuan aq shumë me karakteristikat e kësaj zone saqë u ndjeva si në habitatin tim.

36

Olimpit

Përvojë unike ishte fjetja në bujtinë. Ngjitja deri në majën e Scales ishte relativisht e lehtë. Nga kjo majë shikoja majën MITIKE dhe kisha emocione të papërshkrueshme. Kombinoheshin më së miri ndjenja të tilla si frika, emocioni, pasioni, dëshira. Ishin këto një tortë ndjenjash të cilat më dhanë atë që dëshiroja: kurrajon për ta ngjitur atë majë. U gëzova jashtëzakonisht shumë tek arrita në majë! Ishte një përvojë unike dhe njëherësh mitike! Enisi Them se veprimtaria në Olimp ishte një përvojë e këndshme dhe që në të njejtën kohë duhej bërë patjetër. Ngjitja deri në majë ishte vërtet një sfidë të cilën ne e


Pamje nga maja Olimp

Tek Prionia 1.100 metra lartësi

Fshati turistik Litochoro

shijuam. Mbërritja deri në majë na mundësoi përjetimin e ndjesisë dhe qetësisë që të jepte pamja nga maja e Olimpit, si dhe natyrën e gjelbër gjatë shtegut të ngjitjes. Falenderoj grupin për miqësinë që krijuam në këtë udhëtim duke soditur dhe këmbyer emocionet që na shoqëruan gjatë gjithë kohës! Donaldi Kisha kohë që po përgatitesha si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht për ngjitjen e malit më të lartë të Greqisë, Olimpit. Gjatë muajit, pritëm një mot premtues dhe me 12 anëtarë të Shoqatës sonë, më 14 Maj morëm rrugën për Greqi. Bledi na kish përgatitur

një program të hollësishëm, gatigati orë pas ore, për dy ditët e veprimtarisë. Në grup jemi Aleksandër Bojaxhi, Donald Dervishi, Enkeleta Çelaj, Enis Boçe, Erget Kabaj, Iglin Shyti, Aurel Çuko, Jola Bojaxhi, Gjergj Bojaxhi, Luan Xhoxhaj, Elvis Ponari, Bledi Preza. Pa hyrë në Librazhd, parkuam tek Restorant “Gjahtari” për t’u takuar me njëri-tjetrin, për të ngrënë a pirë diçka, e pse jo edhe për t’u qetësuar disi pas asaj nisjeje të nxituar nga Tirana. Ndalesa e dytë, madje e tejzgjatur u bë në pikën kufitare Kapshticë. Eh! Ishin mbi tri orë pritje, nerva të prishura për hyrjen e makinave

37


Maja Mitike 2.917 m

përpjetën që të drejtonte për në Olimp. Punonjësja, informatore “pe vërteti”, me mirësjellje na tha se Prionia ndodhej 14 km më tej dhe se ishte vendi ku duhej të linim makinat dhe të fillonim marshimin. Nisja

pa radhë, si dhe ngathtësinë me të cilën punonte personeli grek i kufirit për fluksin shqiptar. Na u desh të grindemi me prishësit e radhës, dhe kur e pamë se nuk do fitonim gjë, madje do të rrezikonim realizimin e veprimtarisë, i hymë “diplomacisë”. Mbas shumë përpjekjesh arritëm të “çanim” vargun e makinave dhe të dilnim më afër pikës së kontrollit. Pas një bisede vesh-më-vesh me punonjësit e doganës për arsyet e kalimit tonë në Greqi, ne arritëm të kalojmë disi “jashtë radhës” dhe të mundësojmë arritjen në kohë në pikëmbërritjen e ditës. Si hymë në Greqi, menjëherë shkarkova në internet programin “GPS Navigation”, i cili do të na drejtonte për në Litochoro (Litohoro). Navigatori ishte shumë i saktë dhe i “përfaqësuar” në makinën tonë nga një vajzë virtuale e cila na informonte me saktësi për shpejtësinë e lejueshme, sinjalistikat rrugore, kamerat e kontrollit. .. dhe kur na doli tabela me shkrimin “Olimpi” mbyllëm programin dhe ndalëm në koliben e informacionit në të

38

Mbërritëm! Sikur hoqëm një barrë të rëndë nga supi! Parkuam dhe iu drejtuam restorantit të vetëm, të thjeshtë e të vogël, me stola e tavolinë dërrase për të shijuar një drekë të vonuar. Ende pa u ngritur nga tavolina, arritën edhe shtatë anëtarët e tjerë të ekipit tonë cilët drekuan në Litochoro. Përgatitëm çantat, shtrënguam duart me profesorin, i cili do e kalonte natën aty, dhe më 18:30 u nisëm për rrugë. Ishin 1.000 metra disnivel që duheshin ngjitur pa na zënë nata. Pas gati tri orë ecje arritëm tek strehimi apo bujtina, e cila e ndërpriste ndriçimin në orën 22:00. Zgjimi u la për në orën pesë e gjysmë. Në mëngjes, u vumë në rrugë më gjashtë e tridhjetë, kohë kur termometri shënonte një gradë Celcius. Fillimisht një ecje e ngathët, e cila gradualisht arriti në një rritëm normal. Gjatë gjithë kohës së ngjitjes qëndrova në fund të kolonës sonë me dëshirën që po të lindte nevoja, të nxisja këdo që mund të mbetej pas për të arritur synimin tonë. Dhe ja, pas rreth dy orë ngjitjeje shkelëm

dhe majën e parë të Olimpit, Skala 2.866 m. Kjo majë ndodhet ndërmjet majës Skolio 2912 m dhe Mytikas, kunji i Olimpit, 2918 m. Një pushim i shkurtër dhe më pas filloi përsëri ngjitja për në pikën më të lartë. Kërkohej kujdes, sepse metrat e fundit ishin të vështira, me kacavarje dhe përqëndrim më të lartë. Më së fundi shkelëm dhe majën më të lartë të Greqisë! Ishin emocione të pa përshkrueshme! Të gjithë arritëm të ngjitemi! Shkrepjet e aparateve fotografikë bënin që sekush të merrte ca kujtime nga maja e këtij mali, kujtime që do të na shoqërojnë për gjithë jetën. Në një bllok, që ishte i vendosur brënda një kutie në majë, lamë dëshminë e qënies sonë aty. Nuk u harrua edhe thirrja alpinistike e arritjes së majës, moment ky që na e rregjistroi një shtetas francez i ndodhur aty. Ngadalë filluam zbritjen, ndërkohë që gjashtë vetë nga grupi ynë iu drejtuan edhe majës së tretë të Olimpit, majës Skolio. Pas një ore të gjithë ishim bashkë në zbritjen drejt Prionisë… Jola Isha nisur nga Tirana me mëdyshjen për ngjitjen në mal, por pjesëtarët e grupit më bindën se ishte me vlerë të synoja. Kështu u futa në rresht dhe filluam ngjitjen. Më la mbresë fakti që marshimi fillonte me ngjitjen nëpër “shkallë” të punuara bukur me dru dhe ky


lloj shtegu nuk të linte përshtypjen se po ecje në mal. Dhe kudo shenja dalluese dhe informuese, që më bënë të mendoja që edhe sikur ta ndërmëndja të humbisja rrugën nuk do mundesha, pasi shenjat e kuqe dhe tabelat të drejtonin për më tej. Arritëm në strehimin ku do të kalonim natën. Nuk më besohej që arrita të ngjisja 1000 metra pa e ndjerë dhe aq lodhjen. Gjergji, ende entuziast dhe i gëzuar që unë arrita strehimin pa probleme të lodhjes, më tha se të nesërmen kishim më pak rrugë dhe ia vlente që edhe unë të ngjisja majën. Gjithësesi, rashë për të fjetur me vendimin që të nesërmen do e kaloja ditën rrotull strehimit dhe të mos e synoja majën. Në mëngjes u ngritëm herët. Mua më mori rryma e shumicës: fillova edhe unë të ngjitem me grupin. Tashmë fillimi nuk ishte i “butë” dhe me shkallë sikundër ishte një ditë më parë, por niste menjëherë me të përpjetë të fortë për një si unë që nuk e kisha përgatitjen e duhur. Me ndihmën e Gjergjit

dhe bisedën plot kurrajo të Donaldit arrita të ngjitem deri tek kolona ku mendoja se ishte maja. Fatkeqësisht, për ndjesitë e mia aty kuptova se maja ishte më sipër dhe për të shkuar tek ajo duhej të bëja ca kacavarje. Po të më pushtonte frika në këtë segment të ngjitjes, atëherë majën nuk do ta arrija. Për fat, kuptova se nuk e kisha problem atë kacavarje, ndoshta ngaqë ndjehesha mes shoqërisë së ekipt tonë. Arritja në majë ishte një ndjesi shumë e bukur pasi as vetë nuk më besohej. Aty, pritëm njëri-tjetrin për të bërë foto e për të soditur. Pas grupit tonë, arriti një çift të rinjsh francezë që u ulën disi të veçuar për të shijuar pamjen dhe ndoshta për ca intimitet në qëndrimin më afër “stafit të Zeusit”. Ndërsa “me bisht të syrit” vëreja se ata të rinj kishin nevojë për intimitet, vetë merrja pjesë në gëzimin euforik të tipit mesdhetar që prodhonte grupi ynë. Pas fotove e zig-zagut alpin, u ndamë në dy pjesë pasi ata që e ndjenë veten më në formë u nisën

për tek maja e tretë e Olimpit. Ne, të pa trajnuarit sa duhet, u ulëm për pak pushim. Ndërkohë që pushonim e shijonim pamjen çifti francez, na afrohet dhe vajza plot ngazëllim na thotë e drejtuar herë nga ne e herë nga djali: “he asked me to marry him and I said yes”. Ndonëse ky lajm na kapi në befasi, ne në moment brohoritem dhe u gëzuam për ta! I uruam! Mesdhetarshe! Por, ndërkohë u ndjemë edhe ngushtë edhe të turpëruar pasi në momentin e tyre romantik, ne jo vetëm kishim qenë të zhurmshëm por madje u kishim kërkuar edhe të na bënin foto. Gjithsesi, kjo ishte ndjesia jonë dhe më vonë, kur u takuam me pjesën tjetër të grupit gjatë zbritjes dhe u treguam për “çiftin”, edhe ata patën të njejtën ndjesi si ne. Por, në fakt gjëja më e veçantë është që ne u bëmë dëshmitarë të një momenti romantik në lidhjen e një çifti në majën më të lartë të malit të Olimpit. Një arësye më shumë që kjo majë të mbetet e paharruar në kujtesën tonë! shbat I gjithë ekipi në majën Mitike

39


Photo by: Fation Plaku

ME FATIONIN F

ation Plaku është anëtar themelues i Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana. Ka lindur dhe banon në Tiranë. Është diplomuar në Shkencat Politiko-Administrative. Prej 19 vjetësh punon në ambasadën e Sh.B.A. në Tiranë. Ka përvojë ngjitjesh në malet tona. Në kuadrin e nismës Seven Summits (ngjitja e majës më të lartë të secilit prej shtatë kontinenteve) ka ngjitur me sukses malet Elbrus, Everest, Kilimanjaro, Aconcagua. Ka pasion fotografinë dhe ka një fototekë të pasur me pamje nga natyra. Këtë pasion e ka konkretizuar me fotoekspozitën Everest 2012, ku ka pasqyruar ngjitjen e majës më të lartë të rruzullit tonë nga ekipi i alpinistëve shqiptarë në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarsisë. Sigurisht, që kjo ka qenë fotoekspozita më e pasur dhe më e arrirë sportive që është realizuar në vendin tonë. Gjithashtu, gjurmimi i të veçantave të natyrës, në mënyra e forma që shumëkush i quan sporte ekstreme, janë pjesë e argëtimeve të tij. Para dy muajsh, Fationi i dha një intervistë Revistës Shqiptare Elegancë, të cilën po e sjellim edhe në revistën e shoqatës sonë.

40


Fation, çfarë të shtyn drejt aventurave të reja gjatë pushimeve? Ideja që shtyheni nga dëshira për të eksploruar destinacione të reja, për të zbuluar vende të panjohura, etj?

Më duket se fjalë si aventura apo dhe aventura të reja janë më shumë të natyrës së reklamave nga agjensitë turistike që synojnë clientele, dhe jo fjalë që dalin nga unë për të përshkruar llojin e pushimeve që krijoj dhe realizoj. Ndërmarrjet e mia, apo edhe të shoqërisë sime, nuk janë aventura por kureshtje për të parë sa më shumë nga natyra, pjesë e së cilës ne jemi. Kur flitet për aventurë, mendoj se flitet për t‘u nisur drejt të panjohurave, të cilat do na krijojnë peripeci dhe të papritura disi tronditëse. Ndërmarrjet që kryej janë të llojit që unë e di se me çfarë do të ndeshem, kurse të papriturat që do të më dalin nuk i mendoj se do të jenë tronditëse. Ajo që më shtyn drejt kureshtjeve të reja është dëshira e pasioni për të eksploruar dhe fotografuar çdo cep të vendit tim e më pas ta sjell përpara miqve të mi, vendas edhe të huaj, në formën e një albumi duke e pasqyruar në faqen time të Facebook-ut “Fation Plaku Photography”, dhe në këtë mënyrë të arrij dhe një farë sensibilizimi të shoqërisë duke e këshilluar e frymëzuar të lërë kafenetë e të dalë në natyrë për ta eksploruar atë me mrekullitë e saj. Si ndihesh teksa përjeton kësi eksperiencash?

Ndjej kënaqësi, ngase shumë nga ato që shoh më mrekullojnë. Ndjej kuriozitet, ngase gjithnjë ka diçka të panjohur apo të paparë nga ato me të cilat ndeshem. Ndjej dëshirën për të regjistruar apo fotografuar ato me të cilat ndeshem,

Ekipi në shpatet e malit Everest

që kështu të kem mundësinë që të veçantat e atyre që takoj apo shoh unë t’ia përcjell edhe të tjerëve. Pushimet tuaja nuk renditen tek ato fort të zakonshme të tipit, plazh, det, rërë dhe kaq. Duket se ju e gjeni veten më së miri tek pushimet ekstreme. Cilin do të veçoje si eksperiencën përvojën më të bukur të pushimeve që ke shijuar gjatë gjithë jetës tënde?

Nuk mendoj se pushime, madje të shoqëruara dhe me cilësorin të zakonshme, janë ato që janë me plazh, det e rërë. Ka shumë vende të botës që nuk i kanë pranë këto elemente të natyrës si dhe ka shumë individë që nuk udhëtojnë drejt tyre. Dhe megjithatë, njerëzit organizojnë pushime. Unë pushim quaj atë kalim kohe të lirë që më jep mundësi të kënaqem dhe të rimarr energji për të qenë me sa më shumë rendiment për javën e punës. Dhe këtë gjë mundohem ta bëj mundësisht për çdo javë. Për pasojë, pushimet e mia janë vende që fillojnë nga niveli i detit e deri në pikën më të lartë të rruzullit tonë, Everestit. Veçse Everesti nuk është vend për pushime: Everesti lidhet me një synim në jetë, synim

që kërkon përkushtim, stërvitje, sakrifica. Ngjitjen në Everest, që unë e realizova më 25 Maj 2012 bashkë me pesë anëtarë të tjerë të ekipit, them se duhet ta quaj aventurë, fjalë që ju e përmendët në krye. Ai është një aventurë, ngase kur i ngjitesh atij duhet të mendosh se edhe mund të mos kthehesh më. Ne pamë kufoma përgjatë itinerarit të ngjitjes. Për të mbetur në pyetjen tuaj, po e quaj ngjitjen e majës Everest përvojën më të bukur gjatë gjithë jetës time. Por jo përvojë pushimesh; përvojë përkushtimi që ne si ekip patëm për një synim të madh në kuadrin e Jubileut të 100 Vjetorit të Pavarsisë. Foto 2 Ekipi në shpatet e Everestit Pushime të bukura janë ato që kam kaluar në Afrikë pasi realizova ngjitjen në majën më të lartë të këtij kontinenti, majën Kilimanjaro (5.895 m). Katër ditët që kalova në safari duke soditur e fotografuar kafshët e egra dhe vizita tek dy fise indigjentësh që jetonin ende në pyll dhe në mënyrë primitive, pasuar me pushimet në det në ishujt e Zanzibarit dhe Këales, janë për t’u shënuar.

41


Po atë më të rrezikshmen?

Besoj se ngjitja në majën e Everestit ishte dhe do të mbetet për mua më e rrezikshmja edhe për vitet që do të vijnë. Ngjitja e Everestit i lë alpinistit ndjesinë e personit më krenar dhe më aventurier në botë. Për nga shkalla e të panjohurës që më priste do e quaj të rrezikshme kohën që kalova me fisin indigjen gjatë safarit në Afrikë, kur dola për gjah me fisin, si dhe udhëtimin me varkë në ishujt Zanzibari, Këales e ishuj të tjerë.

Në Afrikë

Për vendin tonë, të rrezikëshme do të quaja rastet kur kam dalë i vetëm në Alpet e Veriut, në Gadishullin e Karaburunit, si dhe kur kam kaluar nëpër kreshtën e Nëmërçkës.

realitete. E kam fjalën për ato veprimtari që kryej unë dhe shokët e mi. Dhe ne kemi krijuar përvojën tonë. Ju kujtoj, se unë kam ngjitur majën më të lartë të katër prej shtatë kontinenteve të rruzullit

5 - Jo çdokush është i gatshëm të sprovojë veten në kësi lloj pushimesh të “çmendura”. Ku e gjeni guximin për t’i provuar këto pushime?

Ku e gjej guximin për të provuar këto pushime? Është shumë e lehtë: Tek fakti që unë nuk i quaj “të çmendura”. Si unë edhe pushimet e mia klasifikohemi normale. Ky është këndvështrimi im. Ky është këndvështrimi im dhe i shoqërisë me të cilën unë dal në natyrë. Në shumicën e kohës unë jam në natyrë me intelektualë të profesioneve nga më të ndryshmet. Klasifikimin e disa lloj veprimtarive në natyrë me cilësorët ekstreme, të çmendura, etj., ne i shohim më shumë si zhargon mediatik për të arritur synime të caktuara se sa

42

Në Bjeshkët e Namuna

tonë. Dijet, stërvitjet dhe përvojat të bëra bashkë - mundësojnë atë që dikush e quan të çmendur, unë dhe të tjerë si unë ta quajmë normale dhe argëtuese.


Përpos adrenalinës, shpesh edhe rrezikut, çfarë përvoje tjetër fiton dikush që bën pushime ekstreme?

Pushimet e mia që ju ngulmoni t’i quani ekstreme, janë pushime të drejpërdrejta në natyrë. Dhe të jetosh në natyrë, të eksplorosh natyrën, të kapësh anë apo elementë interesantë të saj për t’i inçizuar apo fotografuar me dëshirën që t’i këmbesh edhe më të tjerët, të bën të pasur me dije si dhe të ndihesh se je dikushi. Kushdo mund ta ndjejë veten të tillë kur del në natyrë. Për fillim, ndoshta duhet të lidhet me një shoqatë sportive dhe të tilla ka disa në vendin tonë. Ose me një agjenci turistike. Fillestarit i mjafton që të dalë me një guidë profesioniste dhe jeta e tij do të ndryshojë mjaft. Personi do të kuptojë që shlodhja apo argëtimi më i mirë

realizohet në gjirin e natyrës. Dhe kështu arrihet të fitohet besimi në vetvete dhe të mposhten llojet e frikës që mund të mendohen. Ka ndodhur që një vendi që e keni vizituar njëherë, t’i jeni rikthyer sërish?

Sigurisht që po. Ju kujtoj dy gjëra. Së pari, viti ka katër stinë dhe çdo element i natyrës “pozon” ndryshe në secilën prej katër stinëve. Së dyti, Shqipëria është tejet e pasur me bukuri natyrore. Më duket se nuk do më dalë jeta për t’i parë të gjitha! Dhe me siguri që nuk do i shoh, sepse si mund të rri unë pa e parë dhe riparë Thethin, Lëpushën, gjiret e detit Jon, Liqenet e Lurës, etj! Me siguri nuk do më dalë jeta pasi rikthimi tek ato që ke parë apo përjetuuar të bëhet domosdoshmëri.

Cili apo cilat janë destinacionet e kësaj vere, që prisni t’ë eksploroni?

Janë disa dhe nuk e di nëse do mundem t’i realizoj të gjitha. Syrin ia kam vënë disa kanioneve: Kanioni i Shejit në Gjallicë, ato të Nivicës dhe Bënçës (këta të dy i kam fotografuar nga lart). Kam planifikuar edhe shpella si në Tropojë, B Curri, Lepenicë. Por mundet të më tundojë edhe ndonjë propozim që mund të më bëhet gjatë stinës. Ka shumë, shumë destinacione të bukura të zbuluara ose të pazbuluara nga unë. Fation Plaku

Në Kanionin e Osumit

43


LURA “Në Lurë kam taku tre gjana që s’i kam pa kërkun ksaj rrokullie: • Kam taku plakun filozof të pa shkollue; • Bashkjetesën fetare (ku jetojshin në ni shpi të krishter e musliman); • Bukurin e natyrs s’mrekullueme… Kush nuk ka pa Lurën nuk njef Shqipnin.” Gjergj Fishta

L

ura është një vend që më të shumtët e bashkatdhetarëve të mi e njohin si një vend liqenesh malorë me origjinë akullnajore. Dhe kështu është. Janë 14 liqene të shpërndara nëpër pyjet e Parkut Kombëtar të Lurës, park

44

i cili ka një sipërfaqe prej rreth 1.300 hektarë. Ky park shtrihet përqark malit Kunora e Lurës, i cili kulmon këtu në lartësinë 2.121 metra dhe në Malin e Dejës me lartësinë 2.246 metra. Katër prej liqeneve janë relativisht të mëdha: Liqeni i Madh 32 ha,

Liqeni i Pishave 13 ha, Liqeni i Zi 8 ha dhe Liqeni i Luleve (ky pëlqehet më shumë) 4 ha. Liqenet e Lurës janë të vendosura afërsisht në lartësitë nga 1350 metra në 1700 metra. Gjatë stinës dimërore liqenet janë të ngrira. Shpesh kam pas dëgjuar gjatë viteve 70-


të fëmijët pjesëmarrës në veprimtaritë turistike këtu tek ëndërronin: “Sa bukur do ishte të kishte këtu një hotel që të vinim në dimër dhe të bënim patina!”

Lugina e Lurës

Ariu i murrmë, rrëqebulli, zardafi, kaprolli, dhelpra dhe gjeli i egër (shpend i rrallë), etj., janë ndër vlerat më kryesore të botës shtazore të kësaj zone. Për sa i takon botës bimore duhet theksuar se në pyjet e Parkut të Lurës gjenden drurë të shumëllojshëm. Përmendim dushkun (deri në 800 metra), ahun që fillon në 900 m dhe shkon edhe deri në 2000 metra, pisha e zezë, bredhi i bardhë, rrobulli, arneni, etj. Pishat mbi 20 metroshe të larta, aq të shpeshta për syrin tim në fillim të viteve 70-të. Nuk i pashë gjëkundi?! Fjala Lurë për cilindo shqiptar, bëhet e njohur, që në vitet e para të shkollimit. Fjalë të tilla si Thethi, Valbona, Vermoshi, Grabova, Otova, e të tjera, bëhen për qytetarin shqiptar simbolika të bukurive që natyra i ka falur këtij vendi. Për Lurën, Nikoll Kaçorri, kleriku i lindur në këtë fshat, firmëtari i Deklaratës së Pavarësisë, anëtar i Qeverisë Ismail Qemali, shkruante: “Mos deksha pa e hedhun nji urë nga Kunora e Lurës deri në Zvicër, që Evropa të vijë e të shofi, se Lura është froni i perëndisë me Tetë Mrekullitë e saj.” Unë ia kisha parë bukuritë Lurës

për disa vera rresht gjatë viteve 70-të të shekullit të kaluar si drejtues i veprimtarive kombëtare të turistëve të vegjël dhe nuk isha rishtar për këto bukuri. Sapo parkova JEEP-in tek Hotel Lura, një hotel i hijshëm për atë vend, ndjeva lehtësim të madh që kisha mbyllur një udhëtim të lodhshëm që përfundonte me 40 km trase të pa asfaltuar. Pamja e mrekullueshme e luginës më befasoi me xhaminë aq pranë hotelit dhe, me një farë shqetësimi i drejtohem pronarit të hotelit, me të cilin nuk njihesha fizikisht, por kisha biseduar me të nëpërmjet telefonit. “Hasan tungjatjeta! Të përgëzoj për këtë hotel që ke ngritur! Kam

një porosi që në krye: Të lutem të më caktosh në një dhomë që është nga pjesa që nuk do ia dëgjoj hoxhës enzamin e parë. Kam nevojë për gjumin e mëngjesit.” “Eh more zotni”, më përgjigjet Hasan Hoti. “Katundin tonë jo vetëm që e ka harruar shteti, jo vetëm që e kanë harruar qeveritë, por e ka harruar edhe Zoti. Nuk kemi hoxhë, andaj dhe mos u shqetëso për gjumin e mëngjesit.” Hasani kishte të drejtë që Lurën e quante të harruar, ngase gjatë kohës që qëndruam atje vetëm ankesa dëgjoje nga banorët që takuam. Udhëtova me makinë e më këmbë nëpër Lurë e Lan Lurë, tek liqenet dhe nëpër pyjet e mbetura të saj; shkretimin e

45


Gani Kaçorri në kullotat e Lan Lurës

vendit, masakrën pyjore dhe harresën shtetërore e lexon dhe e dëgjon kudo. Jemi bashkë 14 intelektualë në Lurë për çlodhje e soditje dhe në tavolinat e darkës apo bisedat e ditës lëvrohet tema: “Si ka mundësi që është lejuar një përdhosje e tillë e natyrës kur lënda drusore duhet të udhëtojë nëpër një rrugë të vetme që e lidh me Rëshenin (rruga Lurë - Peshkopi përdoret kur lind nevoja për të nxjerrë një çertifikatë!), e cila ka një segment prej 40 km të paasfaltuar dhe në gjendje të tillë që me fuoristradë nuk arrin

46

të mbulohet për dy orë? Si ka mundësi, për një logjikë normale, që ne paguajmë taksa për polici rrugore, tatimore, doganore, rojtar pylli, teknikë pylli, ministri e ministra mjedisi, etj., dhe sipërfaqe të tëra me pyll të jenë zhdukur?! Dikush përgjithëson: Se mos vetëm Lura! Po mali i Cukalit mbi Shkodër që “e kanë qethur tullë”, po Puka, një rreth i tërë që dikur hante bukë me industrinë e drurit…. Ndoshta një ditë shumë punonjës do të përgjigjen për këto masakra, por ajo që të bën të thuash, ndoshta është fakti që gjatë atyre 24 orëve të qëndrimit tonë në Lurë, e


dëgjuam sharrën të punonte natën dhe ditën. Madje, pamë edhe një kamion të futur (apo fshehur) në pyll të ngarkuar me lëndë drusore, i cili kishte çarë sotokarterin në vendin pranë antenave teksa ulte poshtë ngarkesën gjatë natës (e përse natën?) dhe kishte derdhur vajin … Ndonëse pullat e masakrës mjedisore të Lurës ishin të mëdha e të dukshme, ajo përsëri dukej e bukur! Fshati, Lugina që nga Krej Lura e deri sipër në Lan Lurë mu dukën pjesa më e bukur dhe njëherësh e pacenuar e kësaj zone. Liqenet, ku dukej se kish filluar përkujdesja njerëzore për një farë pastrimi, më dhanë kënaqësi krahasuar me atë gjendje që i kisha parë për të fundit herë në vitin 2007.

Në majën Kunora e Lurës

Porse teksa largohesha pas atyre 24 orëve të qëndrimit e shëtitjeve mendoja: si ka mundësi që të të dhurojë natyra një bukuri të rrallë dhe të mos shfrytëzohet?!

Si ka mundësi që ne na mësojnë që në fëmijëri që të jemi krenarë për këtë vend të bukur dhe të mos e zhvillojmë këtë bukuri për kënaqësinë dhe çlodhjen tonë? Foto 05 Në majën Kunora e Lurës Si ka mundësi që qeveritë tona mburren me numrin e turistëve të huaj që na hyjnë e dalin dhe nuk kanë shifra për qytetarët që kalojnë pushimet nëpër pikat turistike të atdheut!? Sepse sa më shumë e më mirë të pushoj unë, qytetari shqiptar, aq më shumë e më mirë do të punoj gjatë javës. Kjo dëshirë e cilësi pune na duhet të gjithëve për një të nesërme sa më të mirë e më të shpejtë. Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

Pamje nga maja Kunora e Lurës

47


Bjeshkët e Namuna apo Bjeshkët Nemos? Një shkrim pa pretendimet e një gjuhëtari Nga Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

Fotografi e marrë nga rruga automobilistike duke u ngjitur për në Rapsh (Kelmend).

48


J

o çdo bllok malor emërtohet alpe (në gjuhët e vjetra al ka kuptimin e diçkaje të lartë ose që është lart). Fjala alpe në një farë mënyre është një “titull” i veçantë, që i jepet një blloku malor. Sikundër e dimë, relievi i Shqipërsë mbulohet nga male të shumta. Të grupuara, ato emërtohen Vargu Lindor, Krahina Malore Qëndrore, etj., por vetëm blloku malor në veri të vendit, Bjeshkët e N(ea)muna, emërtohet, apo njihet me emrin Alpet e Shqipërisë. Dhe kjo, sepse ky bllok malor ka karakteristika të alpeve: kreshta malore që formojnë lugina të thella e të bukura të përshkruara nga lumej me ujë të kthjellët, pyje që veshin faqet e luginave; mbi pyje kullota të pasura, e mbi to majat e maleve, ku bimësia vjen e bie me rritjen e lartësisë, kurse borërat shekullore bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e relievit më të sipërm të malit. Madje këto bornaja në pjesën veriore të majës së Jezerës (jezerë = mjegull) formojnë një akullnajë. Kurrë nuk na kanë mësuar nëpërmjet lëndës (apo teksteve) të gjeografisë se në vendin tonë kemi një akullnajë të vogël.

Bukuria dhe madhështia e këtyre maleve bënë që për shumë vite të merrem me sportin e alpinizmit. I frymëzuar nga disa prej bëmave të mija dhe të shokëve të mi nëpër këto male, u bë e mundur që një ditë të ulem e të shkruaj një libër me kujtime të titulluar NËPËR BJESHKËT E NAMUNA, (BOTIMET TOENA). Në tregimin NËNTORI 1969, në faqen 75 është ky paragraf: E kam të vështirë ta zbërthej dhe të kuptoj se përse këto bjeshkë janë emërtuar të namuna, pra të nëmura apo mallkuara. Së pari ato bjeshkë nuk janë rrafshina që të pretendosh për të udhëtuar lirshëm nëpër to, por deri në thellësi të tyre futen lugina të bukura ku jetojnë blegtorë e ngrihen fshatra piktoreske. Me kafshë barre, tjetri mund të shkojë tek secila prej tyre, por jo të udhëtojë lirshëm nga njëra tek tjetra mbasi ato shpesh ndahen mes tyre me hone a thepisje të pakalueshme. Në lartësi ato janë vërtet me burime uji të rralla, por po të udhëtosh së shumti një orë, pra më pak nga sa mund të krijohen shqetësime për etje për njerinë a kalin e tij, do të gjendet burimi. Nëse me emërtesën e këtyre bjeshkëve ndërthuren legjenda, atëherë unë mendoj se legjenda është një tregim të cilin njerëzit, për shkak të bukurisë që ka, shpesh i besojnë edhe asaj që nuk duhet besuar. Megjithatë, mendoj se për blegtorët këto bjeshkë kanë qënë e janë vetëm të bekuara: të bekuara sepse janë kullota të pasura, të bekuara për ujë burimi e bornaja shekullore, që i rrethojnë ngado, të bekuara për bukurinë e rrallë përqark tyre dhe relievin me forma nga më të guximshmet që daltat e elementëve të natyrës e kanë përkryer ndër shekuj si rrallë kund në këtë botë. Besoj se blegtorët i kanë emërtuar të ‘mallkuara’ pikërisht sepse janë të bekuara deri në mrekulli; me një emërtesë të tillë, që e keqja, KEQI i paragjykimeve ndër brezat e blegtorëve të thellësive të shekujve, nuk do i cënojë ato. Duket kjartë se kur isha ende i ri, e konsideroja të pakuptimtë që të cilësohen ato bjeshkë si të mallkuara dhe shpjegimin e kam kërkuar tek besëtytnia. Porse gjatë viteve, herë pas here, në mediat e shkruara ka patur shkrime që janë marrë me temën si më sipër. Ato shkrime

49


Fotografi e marrë nga maja e Veleçikut.

më kanë nxitur dhe orientuar që edhe unë të jap mendimet e mia, por tashmë ndryshe nga ato si të paragrafit të më sipërm, ngase i shoqëroj me argumenta dhe jo me besëtytni. Tani që e kam të stisur me veten time argumentimin për cilësorin e bjeshkëve e ndjej që përfundimin e nxjerrë sot, ta ndaj me sa më shumë lexues. Sikundër e përmenda, hera-herës na bien në dorë shkrime nëpërmjet të cilave autorë të ndryshëm synojnë të shpjegojnë emërtesën “Bjeshkët e N(ea)muna” të alpeve tona. Tani do rrekem edhe unë të jap ndihmesën time në këtë temë. Por paraprakisht dua të theksoj se nga banorët në fshatrat mes alpeve apo nga barinjtë në bjeshkët e alpeve fjalën n(ea) mun e kam dëgjuar me zanore të parë një a hundore (as e të ‘pastër’ dhe as a të ‘pastër’) e cila në ditët tona thuajse po humbet si pasojë (besoj) e shkollimit dhe rëndom po e dëgjojmë edhe në ato anë të shqiptuar ‘namun’. Shkrimet që kam lexuar, në të cilat përmendet kjo emërtesë, mbështeten në legjendat, gojdhanat, këngët e kreshnikëve, etj. E gjithë kjo lëndë nuk shkon më larg në kohë se mesjeta e vonë. Besoj se bjeshkët në fjalë kanë patur një emërtim tejet më të hershëm se ajo kohë.

50

Nga autorët, në studime përmendet edhe emërtesa sllave “Proklete Pllanine.” Sllavët janë disi të vonë në Ballkan. Ata janë të vonë edhe në alfabetin dhe shkrimet e tyre krahasuar me latinët dhe them se në kohën e ndërtimit/ krijimit të shkrimit të tyre ata e kanë pas njohur emërtesën “Bjeshkët e N(ea) muna” dhe e kanë përkthyer ashtu sikundër, ndoshta, u tingëllonte edhe autoktonëve të asaj kohe. Mendoj se në atë kohë (nëse të dy popujt i jepnin cilësorit të njëjtin kuptim) ata gabonin. Historikisht, emërtimet e para të vendeve - të shkruara (ndoshta) dhe të trashëguara gojarisht sikundër ndodh me shqiptarin - janë vendase (shqip) dhe më pas kanë ardhur emërtimet në latinisht (apo në greqishten e vjetër). Porse emërtimet në latinisht thuajse gjithnjë janë fjalë “të shtrëmbëruara” sikundër edhe fjalët që kanë hyrë në gjuhën tonë nga gjuhët e popujve të tjerë fqinjë me ne. Kështu, si shembull po sjell nga zona e alpeve tona lindore dy emërtesa latine: Valbona dhe Këlsyra (Klisura). a. Valbona, në gjuhën latine është: vallis bona (luginë e bukur/e mirë).

b. Këlsyra, që e gjejmë edhe Klisura, në gjuhën latine është Claustrum, por edhe claustra, orum (grykë, ngushticë). Ky realitet më shtyn që edhe emërtesën “Bjeshkët e N(ea) muna” ta gjurmoj në latinisht, mbasi është një emërtesë e një territori të gjërë të popullatës blegtore, që ka qenë dominuese në periudhën e Perandorisë Romake (e deri sot). Konkretisht. Në latinisht: Nĕmus = korie (pyll i vogël me drurë jo shumë të lartë), prozhëm (prozh-i = vath/ë-a); [Autorë Henrik Lacaj dhe Filip Fishta, Fjalor Latinisht-Shqip, Botimet Saraçi, Tiranë 2004] Në shqip [Me autor Mehmet Elezi, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Enti Botues Gjergj Fishta, 2006] Prozhm/e-ja = rrathim-i (shiko edhe argaç = vend i gardhuar; torishtë, vathë me gur, ferra e degë për dhen në bjeshkë; mbajs), rrethim me


të djathtën orografike të Fushë Runicë-s, si dhe një mur tejet mbresëlënës, vende-vende i dyfishtë dhe disa qindra metra i gjatë i ngritur pak pasi kalon Qafën e Pejës e deri në FushëRunicë. Këto mure, duken edhe sot si ndarës të kullotave. Dhe sigurisht që më shkon mendja që emërtesa e atyre bjeshkëve në kohët antike të ketë patur si cilësor fjalën latine nemus, që me kohë, si fjalë e huaj në gjuhën shqipe, është tjetërsuar në gegërisht në formën næmun.

Fotografi e një fragmeni murri prej guri në kullotat pranë Sheut të Bardhë

megja - kufinj që ndajnë arat a kullotat, pyll. Dhe, po aty, më tej: Rrathim-i = tokë arë ose kullotë rrethuar me mur të thatë, diku me ferra, etj.; rrathinë, rrethe, rrethinë; shih edhe argaç, prozhme, rrethogë [= livadh i rrethuar me mur që të kullosë gjëja, etj.] (Malësi e Madhe). Në verën e vitit 1964 bëja pjesë

në një treshe alpinistësh që na ra shorti të studionim vlerat alpinistike të zonës rreth Sheut të Bardhë (ndërmjet maleve Maja e Madhe, Maja e Lakojve, Maja e Jezerës dhe Maja e Arapit). Ne vendosëm tendën rrëzë malit të Prozhmit. Për mua ishte mbresëlënës numuri i madh i staneve (rrathime me mur me gurë në të thatë), sidomos në

Uroj që sa më sipër të qëndrojë dhe së afërmi Alpet tona të kenë emërtesën Bjeshkët Nemos ose Bjeshkët me Mure apo Bjeshkët me Rrethime.

Shënime: Fotografia e parë është marrë nga rruga automobilistike duke u ngjitur për në Rapsh (Kelmend). Ka mjaft mure me gurë në të thatë që kufizojnë kullotat përgjatë kësaj rruge. Fotografia e dytë është marrë nga maja e Veleçikut. Duken qartë rrethimet me mure të ulta punuar me gur në të thatë që rrathojnë kullotat. Fotografia e tretë është një fragment i murit prej guri në kullotat pranë Sheut të Bardhë, realizuar nga z. Erlin Rudho. Fotografia e katërt është një fragment i murit prej guri në kullotat pranë Sheut të Bardhë e marrë nga larg dhe nga lart. Është realizuar nga z. Ervin Dervishi.

Fotografi e një fragmenti të murrit prej guri në kullotat pranë Sheut të Bardhë e marrë nga larg.

Fotografitë në këtë shkrim nuk janë të vetmet që ilustrojnë muret me gutë në Bjeshkët e Veriut.

51


Me mbylljen e dhjetë-ditorit të parë të muajit korrik, anëtarët e shoqatës sonë, besoj se mbyllën për këtë vit edhe mundësitë e veprimtarive për kacavarje. Në këto veprimtari u aktivizuan: Bledi Preza, Erget Kabaj, Erik Roshi, Ervin Dervishi, Marlen Malaj.

t i s a b m u l l ë Shpella e P

Kacavarjet 2016 Palestra Rock Tirana Bledi Preza. Gjatë muajit mars, me pesë anëtarët të shoqatës sonë, të sponsorizuar nga vetë shoqata, filluam një kurs bazë prej pesë seancash mbi teknikat kryesore të kacavarjes sportive. Ky kurs vinte pas një përvoje paraprake të dy prej pjesëmarrësve në veprimtarinë dy-ditore të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar nga FSHALTM në poligonet e kacavarjes në Bovillë. Seancat e zhvilluara në palestër, të ndihmuara edhe me njohuri teorike bazë të marra nga librat, plotësuan njohuritë e nevojshme paraprake mbi teknikat elementare të kacavarjes si dhe njohjen me pajimet e nevojshme për realizimin e tyre.

52


Gjatë seancave, dy instruktorët e palestrës, Elion Çikopano dhe Enis Shehu na “ndryshuan” gjuhën e përditëshme duke na drejtuar, folur e mundësuar përdorimin e pajimeve të tilla si litar dinamik, litar personal, kofshore (shpesh kjo fjalë zëvendësohej me fjalën shalure), karabinë, helmetë, kacavarje artificiale, ankorim, ATC (apo KTA), ngecësa, largues, filltar, ndjekës, sigurim, sigurues, shputim, e të tjera fjalë që lidhen me pajimet dhe teknikat e kacavarjes. Në seancat e njëpasnjëshme, përsëritja e njohurive dhe emërtesave (shumë terma apo fjalë tingëllonin të reja për ne), ishin në metodën e punës së instruktorëve. Ata na mësuan lidhje të ndryshme që kryheshin me litar, pa të cilat ishte e pamundur të realizohej kacavarja. Vetëm pas kësaj të fundit na u mundësua zhvillimi i disa ngjitjeve në itinerarët e thjeshtë të mureve të palestrës (këto itinerarë identifikoheshin sipas ngjyrës së ‘kapëseve’ në mur).

53


Në seancat vijuese filluam të praktikojmë teknikat e ndryshme të kacavarjes në grupe dyshe, ku njëri anëtar bënte ngjitjen ndërkohë që tjetri siguronte dhe më pas ndërroheshin rolet. Këto seanca ishin një mundësi e mirë për të provuar në praktikë përdorimin e pajimeve dhe njohurive teorike dhe në të njëjtën kohë shërbyen për të fituar siguri në teknikat e kacavarjes dhe funksionin e pajimeve, e për pasojë për të larguar ndjenjën e pasigurisë që prodhon ndjenjën e frikës. Në seancën e fundit në palestër, secili prej nesh pati mundësinë të testonte të gjitha njohuritë e përfituara, fillimisht si ngjitës filltar (udhëheqës), në vendosjen e larguesve dhe kalimin e litarëve në to gjatë ngjitjes, në krijimin e pikës së ankorimit, zbritjen duke u ndihmuar nga siguruesi, dhe rolin e siguruesit. U realizuan edhe zbritje me litar tek apo dopjo. Sikurse na u tha nga instruktorët, kjo teknikë e fundit ishte e avancuar për nivelin tonë si fillestarë dhe nuk do të zbatohej në seancën praktike që do e zhvillonim në poligonin e Bovillës.

Bovilla. Pas një periudhe disa javore të shtyrjes për shkak të motit apo detyrimeve të ndryshme, i erdhi radha seancës praktike në poligonin e Bovillës. E prisnim me padurim... Për mua dhe Erikun, kjo ishte pjesëmarrja e dytë në këtë poligon. Instruktorët zgjodhën dy itinerarë të paprovuar nga ne më parë. Na u tha se këta dy itinerarë ishin të vështirësisë 5a dhe 5b sipas sistemit francez të matjes së shkallës së vështirësisë.

54

Secili nga ne pati mundësinë të provonte ngjitjen si filltar, por edhe të bënte sigurimin e shokut në rolin e ndjekësit. Në përfundim, të gjithë ne arritëm të përmbyllnim me sukses provat e synuara, ç’ka tregoi që seancat stërvitore e kishin arritur qëllimin. Erik Roshi. Seancat mësimore e stërvitore në palestrën RockTirana dhe Bovillë i shoh si një argëtim të këndshëm nëpërmjet të cilit ne forcuam më tej shoqërinë tonë, mësuam dhe plotësuam (me fjalën ‘plotësuam’ e kam fjalën për veten dhe Bledin) njohuri për kacavarjen dhe pajimet që përdoren. Besoj se ajo përvojë që fituam nuk ka vlera vetëm për t’u argëtuar nëpërmjet kacavarjes, por edhe vlera për në jetë në rastet kur mund të lindë nevoja. Do të

më pëlqente të krijohen edhe veprimtari të tjera për të përsëritur dhe rritur më tej njohuritë që morëm. Falenderoj shoqatën për mbështetjen financiare që na dha për rastin.

FSHALTM në Gjipe Ndonëse këtë gji të bukur të Detit Jon që shtrihet midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno gjithnjë e kemi dëgjuar ta quajnë Gjipé (me theks tek gërma e), papritur këtë vit dëgjova një histori për këtë emër të cilën po e ndaj me ju lexues. Ky gji “ndahet” mbi vehte nga një kanion shkëmbor, në faqet e të cilit u zhvillua veprimtaria e kacavarjes sportive për këtë vit. Të moshuarit tregojnë se kohë më parë në shpatet e kanionit kishte folenë një lloj zogu disi i madh që


quhej gjípe (theksi tek gërma i) dhe kështu këtij vendi i thonin N’Gjípe (pra vëndi ku rrijnë shpendët e quajtura ‘gjípe’). Në datat 8, 9 dhe 10 korrik 2016, Federata Shqiptare e Alpinizimit dhe Turizmit Malor kishte planifikuar realizimin e një veprimtarie në plazhin e Gjipesë me qëllim njohjen e pjesëmarrësve me teknikat bazë të kacavarjes si dhe promovimin e këtij sporti tek brezat e rinj. Ky gji, shumë i veçantë i bregdetit tonë, ka gjithashtu një kanion po aq të veçantë, në faqet e të cilit janë shënuar itinerare të shumtë për kacavarje të niveleve të vështirësisë nga 4b deri në 8b+. Gjatë dy ditëve të veprimtarisë, sportistë të shumtë dhe grupmoshave të ndryshme, patën mundësinë të njihen me këtë sport si dhe të tentojnë teknikat bazë të tij. Për grupin tonë (SHBA Tirana), kjo veprimtari ishte vijim i ngjitjeve në Poligonin e Bovillës, por me një nivel vështirësie paksa më të lartë.

55


L

itari, kazma dhe tenda janë pajime-simbole të sportit të alpinizmit shqiptar. E ndërsa mali, apo një fragment i tij, është synimi i kujdo që del në natyrë, litari është simboli i një kacavarje apo ngjitje jo të thjeshtë në të. Porse litari është edhe tregues i vartësisë së anëtarëve të grupit nga njeri tjetri: sapo pjestarët e një grupi ngjitësish lidhen në litar, ata kanë “nënshkruar” vartësinë tek njëri tjetri si dhe tek ky mjet jetësigurues.

56


Litari është mjet sigurues i cili e mban ngjitësin atëherë kur vështirësia e një kalimi i kalon aftësitë e tij ose kur ndodh një e papritur si: shëmbja e një mase bore nën këmbët e ngjitësit, rënie nga një lartësi ngase pika e kapjes ose e mbështetjes nuk ka qëndrueshmërinë e pritur, etj. Njëherësh litari luan rol të veçantë në rastet e ankorimit të alpinistit për ngjitje a zbritje. Litari nuk punon i vetëm në sigurimin a mbrojten e ngjitësit. Ai është një hallkë siguruese. Hallka të tjera siguruese janë nyjet lidhëse që ju keni

kryer për detyra të veçanta në litar, me kofshoren tuaj, me nyjet e thurjes që e lidh litarin me shkëmbin, borën a akullin, si dhe me karabinat të cilat bashkojnë pjesë të sistemit sigurues të kacavarjes. Sot përdoren litarë nyloni të cilët garantojë mbajtje të një ngarkese prej dy tonësh si dhe elasticitetin e duhur. Elasticiteti i litarit mundëson që rënësi të mos ndjejë gjithë energjinë e goditjes në trup, por kjo të shpërndahet edhe nëpër litar, duke e përthithur pjesërisht atë dhe duke mundësuar që rënësi (i mbetur vrur në litar) të marrë vetëm një pjesë të momentit goditës në trupin e tij.

Ilustrimi 1

Duke qenë se litarët e parë të nylonit (të punuar tërësisht me thurje) kishin elastiticitet të madh si dhe ishin të mërdostë (të ashpër e me fërkim të madh në dorë), ata gradualisht u përmirësuan nëpërmjet mënyrave të thurrjes. Sot përdoren llojet e litarëve të punuar me toja të thurrura (palca e litarit) të mbyllura në mellsí (një mveshje e butë e thurrur dhe e nylontë, si këllëf ). Litarët palcëveshur ruajnë përparësitë e nylonit por minimizojnë problemet e pakëndëshme për ngjitësit të cilat kishin të bënin me cilësitë fizike të litarëve të parë të nylontë tërësisht të thurrur. Litarët palcëveshur janë tani të vetmit litarë kacavarje të aprovuar nga Union Internationale Diametri 8 mm 8.8 mm 9 mm 10 mm 10.5 mm 11 mm 12 mm

Lloji i epjes Statik Dinamik Dinamik Dinamik Dinamik Dinamik Statik

des Associations d’Alpinisme (UIAA), një autoritet ky i pranuar ndërkombëtarisht në vendosjen e standardeve bashkëkohore për pajimet që përdoren në kacavarjet dhe ngjitjet malore. Llojet e litarëve për ngjitje dallohen nga disa karakteristika. Cilindo litar që të vendosni për të blerë duhet të ketë etiketën e prodhuesit, vlerësimin e UIAA-së, si dhe përcaktime të tilla si gjatësia, diametri dhe përqinjdja e epjes. Një standard jetëgjatë për qëllime ngjitjesh e ka litari me diametër 11 milimetra, me gjatësi 50 metra dhe me epëshmëri 7-8 përqint. Disa të dhëna, fillestare, më të plota për litarët i keni në tabelën që pason:

Përdorimi Në mbajca (parmakë) për ngjitës në grupe. Si litar i dytë sigurues për ngjitje në shkëmb e akull. Litar i lehtë për kalime të thjeshta në akullnajë. Litar i lehtë për kacavarje në shkëmb e akull dhe kalime në akullnaja. Litar me peshë të moderuar për shkëmb, akull e akullnaja. Litar me peshë standard për shkëmb, akull e akullnajë. Për spelologji dhe për ekipet e shpëtimit.

57


Litarët e sotëm tregtohen në gjatësi nga 40 deri në 60 metra dhe zgjedhja varet nga detyrat që i duhet të përmbushë ekipi për arritjen e synimeve që ka. Litarët me diametër të vogël i quajmë balç. Kështu, me raste përdoren në ngjitje balçi me diametër 8.8 mm, porse ngjitësit pa tjetër duhet që të përdorin dy litarë të tillë të mbajtur në paralel mbasi, në rast rëzimi, një balç i vetëm nuk mundet të garantojë (mundet të këputet) mbajtjen e goditjes. Litarët statikë, ose më saktë me epëshmëri të vogël, si rregull përdoren për t’i fiksuar në kalimet disi të vështira e për të sigururuar kështu ngjitësit në fragmente të caktuara të itenerarit drejt majës (por edhe gjatë zbritjes). Ata përdoren edhe nga ekipet e shpëtimit ose spelologët, por nuk përdoren për kacavarje të ndonjë lloji apo në ngjitje malore. Me raste përdoren edhe laca (copë litari - me gjatësi të vogël) për qëllime nga më të ndryshmet. Në palestrat e kacavarjes sportive përdoren litarë me skaje statike e pjesë qëndrore elastike ngase i mundësojnë kacavarsit apo zbritësit kushte më të mira pune

58

me të. Lehtësi i krijohen ngjitësit ose kacavarsit edhe duke shënuar mesin e litarit me një shenjë dalluese, duke shënuar vendin e 3 apo 5 metrave të skajme të litarit (për zbritësit mundësohet kështu që të dijë litarin që i ka mbetur), etj. Litari i lagur është deri 30 përqint më pak i sigurtë nga ai jo i laguri. Ai është i rëndë për tu mbajtur dhe i mundimshëm në përdorim. Kjo bën që prodhuesit t’i bëjnë litarët me cilësi kundër ujit. Në këtë rast veshja e jashtëme dhe përbërësit (tojat) e palcës mvishen me një kimikat me bazë silikoni ose bazë tefloni. Ky trajtim e bën litarin që të jetë kundër ujit (këta thirren edhe “litar i thatë”) por njëherësh përmirëson rezistencën ndaj gërryerjes si dhe ul fërkimin që lind midis litarit dhe karabinës. Litarët e “thatë” sot janë 15 përqint më të shtrejtë se ata të pa trajtuarit. UIAA teston çdo pajisje që përdorin alpinistët dhe përcakton se cilat prej tyre i plotësojnë standarded. Nuk ja vlen që në një sport ku jeta mundet të rrezikohet, të blesh pajime të cilat nuk plotësojnë standarded e UIAA. Në testimin e litarëve UIAA

kontrollon fortësinë e litarëve që përdoren në kacavarje dhe që janë të diametrave 10, 10.5 dhe 11 milimetra, si dhe ata më të hollët, balçët, të përdorur të dubluar në kacavjerrje. Testi p ë rg j a s on / i m it on / s h kë r b e n rrëzimet e vërteta në kacavarje. Që të merret aprovimi i UIAAsë, një litar duhet t’i qëndrojë një numuri rëzimesh. Testi njëherësh mat forcën goditëse të litarit që përcakton forcën e goditjes në trupin e ngjitësit/kacavjerrsit si dhe në pjesët e mbrojtura të trupit të tij. UIAA-ja njëherësh zbaton teste të tensioneve statike për të përcaktuar se sa epen litarët nën peshë. Litarët e aprovuar nuk duhet të epen tej një përqindje të caktuar. Sigurisht që një artikull si litari, i cili na siguron jetën, meriton një kujdes të veçantë për ta mbajtur atë sa më mirë. Teksa litari është i ri ai është mjaft i fortë, por përdorimi i keq bën që ai të lakatet (prishet a dëmtohet nga përdorimi i keq ose i gjatë) e të kthehet në një mall të pavlefshëm brënda një kohe të shkurtër. Kështu, të shkelurit mbi litar është një formë e zakontë e


keqpërdorimit të tij ngaqë mundëson të coptojë copëzat e vogla të mprehta që mundet të ndodhen brënda ose në sipërfaqe të mellsísë (mveshjes mbrojtëse të tij). Me kalimin e kohës, këto copëza veprojnë si thikëza të vockla të cilat presin fijet që formojnë gërshetat e tojave të palcës së litarit. Dëmi është më i dukshëm kur ju shkelni mbi një litar i cili është i vendosur mbi një pjesë të mprehtë të reliefit ose diçkaje tjetër me forma prefësesh. E mbani litarin larg vehtes tek mbërtheni kthetrat mbasi ato mundet të dëmtojnë palcën e litarit pa lënë shenjë në mellsí. Padyshim që mellsía jep foton më të mirë të gjendjes së përgjithëshme të litarit. Nëse ajo ka shënja të dëmtimit, atëherë ky dëmtim është më i madh në palcën e litarit. Kur ky dëmtim është diku pranë ndonjërit prej skajeve të litarit, prerja e kësaj pjese e zgjidh problemin, por kur dëmtimi është nga mesi, kjo e nxjerr litarin jashtë përdorimit. Duhet të bëhet shprehi inspektimi i litarit: nëse është i ndotur, e lani dhe e thani në kushte të temperaturës normale dhe nën ndikimin e ajrit të thatë; nëse fijet e skajeve janë shkëputur nga njëra

tjetra, i ngjitini ato nën një flakë të moderuar. Kur litari nuk ka dëmtime në mellsí është e vështirë të përcaktohet nëse i ka ardhë koha e mospërdorimit. Gjendja e tij varet nga një sërë faktorësh përfshirë masën e përdorimit, kujdesin e treguar për të, numurin e rënieve që ka mbajtur, si dhe nga viti i prodhimit. Ja disa të dhëna për t’ju ndihmuar në marrjen e vendimit nëse duhet ose nuk duhet të përdoret më litari: Një litar i përdorur çdo ditë duhet të mos përdoret pas një viti. Litari i përdorur gjatë fundjavëve duhet të hiqet nga përdorimi pas dy vjetësh. Një litar i përdorur me raste duhet të mos përdoret për më shumë se katër vjet. Kjo ngase cilësia e nylonit bie me kalimin e kohës. Mbas një rënie serioze (goditje e fortë) ja vlen të mos përdoret më ai litar. Si rregull litari i ri mban pesë goditje (rënie). Nëse litari tuaj nuk është i ri, mbi bazën e infomacioneve si më sipër ju do të vendosni nëse do e përdorni ose jo. Këto udhëzime kanë parsysh se ju e mbani litarin të pastër. Gjithashtu duhet të ndiqni udhëzimet e

Ilustrimi 2

porositë e prodhuesit lidhur me kujdesin për të. Si rregull litari duhet të lahet me ujë të vokët dhe sapun të lehtë. Prodhusit nuk rekomandojnë përdorimin e kimikateve (pluhurave larës) në larjen e litarëve që janë kundëra ujit (litar i thatë). E lani litarin me dorë ose në makinat larëse të cilat mbushen në ball (jo me mbushje nga lart, ngase aty litari do përdridhet pas boshtit rrotullues dhe do të dëmtohet bashkë me larësen). E shplani shumë mirë dhe e thani jo nën rrezet e diellit. Larja është e domosdoshme nëse doni të siguroheni se dheu e ndotje të tjera të litarit nuk do të ndikojnë në prishjen e strukturave të imta të nylonit dhe për pasojë mjetit që u siguron jetën. Para magazinimit sigurohuni se litari është tërësisht i thatë. Gjithashtu i çbëni nyjet e ndryshme në të, e mbështillni rrëkotë dhe e mbani në ruajtje në një vend të thatë e të freskët, larg dritës së drejtpërdrejtë diellore, nxehtësisë apo kimikateve të ndryshme, përfshirë karburantet të cilat veç të tjerash do i japin atij erë të pakëndëshme. Mos harroni se litari kur të merret për përdorim do futet në ranc ku ju mbani ushqimet e veshjet tuaja.

59


Mbështjellja rrëkotë e litarit (ilustrimi 2) – ndryshe quhet rëkota alpine - është mënyra e mbajtjes së tij në ruajtje ose gjatë mbartjes (në ranc) për në vendin e përdorimit. Mbështjellja flutur, (ilustrimi 3), - ndryshe quhet rrëkota flutur - është përparësore për tu mbartur në

shpinë (kur litari nuk mbahet në ranc). Sejcila nga mbështjelljet e litarit kërkon që ai të çpështillet me kujdes para se të përdoret. Zgjidhni nyngën (çfardo nyje siguruese e një nyeje të bërë me litar) dhe pastaj hapni rrotullamet një e nga një (laqet një e nga një).

Këtij veprimi alpinistët i thonë “hape litarin.” Nëse do i hapni rrotullamet duke i lëshuar ato pa kujdes dhe pastaj do filloni të tërhiqni njërin skaj të tij, mundësia më e madhe është që të keni një masë litari të tutëluar (shumë të ngatëruar) e cila do u marrë shumë kohë për ta sjellë në ‘fije’.

Ilustrimi 3

60


Maja e Madhe K

shtrihej nga Velipoja e Adriatikut në jug, tek rrafshinat e Podgoricës në ver,i dhe në lindje - në malet ku banojnë kelmendasit e sotëm.

Kemendi i sotëm, në popull njihet si Kemendi i Gurit apo Lugjet e Kelmendit. Mendohet se dikur, në thellësi të shekujve, koncepti Kelmend

Kelmendi “çahet” nga dy lumenj me ujë të ftohtë (ujë i ftohtë = ujë i cem-të): Cem-i i Madh që vjen nga veriu dhe Cem-i i Vogël që vjen nga lindja. Të dy këta lumenj malorë bashkohen në Tamarë,

elmendi është territori më verior i Shqipërisë, “trekëndëshi” i saj. Është pjesë e Malësisë së Madhe, dhe sigurisht që, relievi që ka i jep kësaj njësie administrative emrin.

KEL - MEND Me të parin thërret shumë kend, Me të dytin, … pak kush ka. Me i bashkue del nji vend, Që për djathë të mirë ka za. At Gjergj Fishta

qendra administrative e zonës, duke formuar lumin e Cemit, e që është degë e lumit të Moraçës (në Malin e Zi). Ky i fundit derdhet në liqenin e Shkodrës. Cemi dhe dy degët e tij formojnë kanione gjigantë e të gjelbër në zemër të Kelmendit. Në pjesën më veriore të krahinës, lumi i Lëpushës dhe

61


lumi i Vermoshit takohen në lagjen Bashkimaj e përfundojnë në lumin Lim, i cili është një nga degët e lumit Danub që derdhet në Detin e Zi. Bazuar në gjetjet arkeologjike, duket se kryeqendra e kohëve para antike dhe antike të Kelmendit të sotëm - të ketë qenë fshati Vukël. Fshati Nikç, në jug-lindje të Vuklit, ishte stacioni i fundit i udhëtimit tonë, që ishim nisur nga Tirana më 25 qershor. Në lindje të fshatit Nikç (650 metra mbi nivelin e detit), ngrihet si një gjigant (me disnivel prej 1.900 metra nga fshati), Mali i Shnikut. Ky mal me emër shenjti (Shën Nikolla), ka dy maja: Maja e Shnikut 2.206 metra dhe Maja e Madhe 2.552 metra mbi nivelin e detit. Qëllimi ynë ishte njohja e maleve në lindje të fshatit Nikç, dhe synimi kryesor - ngjitja në Majën e Madhe. Andaj dhe pjesa më e madhe e grupit tonë, pasi pushoi paksa në fshat, mori rrugën dhe u ngjit në Qafën e Dobraçes (1.700 m), ku ngriti kampin me tenda dhe kaloi natën. Eriku Ngjitja për në Qafë Dobraçe na mori rreth tri orë. Vuajta disi për ujë ngaqë kur u nisa nuk mora sa duhej. Para se të errej, ndezëm zjarr dhe rreth tij u mblodhën të gjithë një nga një, sekush pas ngritjes së tendës. Rreth zjarrit darkuam e biseduam. Ramë herët për të fjetur. Në mëngjes, “alarmi” i zgjimit u dha nga Donaldi. Na zgjoi më 05:30, por ne arritëm të nisemi drejt Majës së Madhe më 06:15. Ngjitja, fillimisht ishte e thjeshtë, por pranë majës, grupi ku bëja pjesë përdori paksa edhe duart për t’u kapur në pjesët shkëmbore të itinerarit. Edhe zbritja na vajti e mbarë, por kur ishim, besoj në lartësinë 1.300 metra, na zuri një shi i paparë vere, që na bëri të ndërroheshim kur arritëm Nikçin. Për ironi, kur arrita fshatin shiu pushoi. Pa dyshim që dreka e vonuar në bujtinën e Prekë Isufit na e plotësoi më së miri kënaqësinë e veprimtarisë. Bledi Si gjithmonë, në veprimtaritë dy ditore, të shtunën përpara nisjes u takuam në vend-takimin e zakonshëm, nën Sheshin “Karl Topia”. Pas

62

përshëndetjeve të rastit, u organizuam nëpër makina dhe u nisëm drejt synimit tonë. Në dallim nga herët e tjera ku gjithmonë përdorim fuoristrada apo makina të zakonta për transport, këtë herë kishim edhe një kamionçinë, në të cilën ngarkuam rancat dhe pajisjet e tjera që kishim marrë me vete. Në Shkodër u plotësuam me ushqime dhe ndalesën e radhës e bëmë mbi fshatin Rapsh, për të soditur panoramën mbreslënëse të Kanionit të Malësisë së Madhe si dhe rrugën gjarpëruese të Leqeve të Hotit. Në zbritje nga Rapshi, takuam një grupim bjeshkatarësh dhe alpinistësh të Kosovës që për fundjavë kishin organizuar një tur me biçikleta. I ndihmuam me kamjonçinën tonë sa mundej, që të ngjisnin pjesën e mbetur të së përpjetës deri në Rapsh. Si u ndamë me ta, e ndalëm udhëtimin në Nikç. U përshtatëm në dy bujtina të zonës, në atë


të Gjon Turkajt dhe atë të Prekë Isufajt. Na gostitën me ujë e dhallë të ftohtë, dhe pasi drekuam, filluam marshimin për në Qafën e Dobraçes. Si pa kuptuar, kish filluar të errej dhe për të mos humbur kohë, hapëm dhe vendosëm me nxitim tendat në vende të përshtatshme. Më pas, ndezëm një zjarr, pasi në lartësinë prej rreth 1700 metra ku ishim, ndienim ftohtë. Qëndruam ashtu, të gjithë bashkë përqark zjarrit për ca kohë duke ngrënë e duke treguar ndodhi gazmore, për t’i lënë vendin më pas një gjumi të qetë nën qiellin e shndritshëm nga yjet që të dhuron në lartësi një natë vere.. Të nesërmen vazhduam shtegun drejt majës, shteg që është mjaft tërheqës ngaqë ngado na rrethonin pamje të mrekullueshme. Fatmirësisht, në këto anë ‘dora e mbrapshtë’ e njeriut nuk e ka sulmuar natyrën. Pas rreth dy orë marshim, devijuam majtas për të vijuar me ngjitjen në një terren më të thyer. Pak nga pak filluam të krijonim distancë me njeri-tjetrin dhe diku, në një terren të thepisur, një pjesë e grupit e ndërpreu ngjitjen. Filluan të dukeshin shenjat e para të borës, që në lartësinë ku ndodheshim, në këtë periudhë të vitit ende nuk kishte shkrirë. Pas një pushimi të shkurtër, një grup prej 5 vetësh filloi sulmin drejt majës, ndërsa unë i vetëm mbeta pak minuta pas tyre për shkak të

lodhjes që ndieja ato momente. Sikurse rezultoi më pas, kjo diferencë e krijuar me grupin do të mbetej e tillë për mua përgjatë gjithë itinerarit të ngjitjes në Majën e Madhe dhe kthimit në fshatin Nikç. Kur u ktheva nga maja në kampin e ngritur një natë më parë, takova vetëm Ervinin, i cili e kishte mbyllur tendën time dhe po më priste. Ai kishte vendosur që të ndiqte një shteg të ri nëpër male dhe do ta kalonte natën sërish në bjeshkë. Pas një pushimi të shkurtër, u ndamë dhe secili vijoi rrugën në shtegun e tij. Ky segment zbritjeje rezultoi më i veçanti për mua, jo për faktin se isha i vetëm, por për shkak të një shiu të dendur që filloi, kombinuar me humbjen e shtegut nga ana ime. Si për ironi të fatit, në ato momente nuk po funksiononte as pajisja GPS për mungesë të një pasjisjeje që më kishte rënë gjatë zbritjes. Këto peripeci patën një fund: takimi me pjesën tjetër të grupit në bujtinën e Prek Isufajt, shumë pranë kishës së fshatit, ku drekuam të gjithë bashkë. Më pas, morëm rrugën e kthimit, por nuk harruam që të ndalojmë për një kafe dhe për të parë qytezën e Tamarës, e cila më së fundi ka një qendër të ndërtuar. shbat

63


 64

Foto nga Ervin Dervishi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.