Nr. 2 - Bjeshkim dhe Alpinizëm

Page 1

BJESHKIM dheALPINIZËM Numër 2, 2015 / www.Shbat.org Punuar nga anëtarë të SH.B.A Tirana

Mali i Priskës Mali me Gropa Mali i Hekurave Me aparat fotografik në Tanzani Udhëtim nëpër Nëmërçkë dhe Dhëmbel Ostrovica Veprimtaria e PRanverës 2015 Synimet e vazhdueshmeme të SHBA Tirana Vargu malor i Korabit Mali i Çikës Tre vjetori i ngjitjes në majën më të lartë të rruzullit tonë, Everestit Malet dhe Emërtesat e Tyre Përshkrim fotografik JEZERA korrik 2015 Mont Blanc 2015 Çorovoda, kryeqendra e kanioneve Nëpër Kosovë Bovillë 2015 Maja e Këndrevicës dhe tre letra

1


EKIPI EDITORIAL Aleksandër Bojaxhi Dorina Mosku Elvis Ponari Menduh Zavalani Bledi Preza Design: Elvis Bejtja Për Informim: +355 675500088; +355 692734978; shbat.info@gmail.com

Sa ma poshtë janë adresat e faqve në rrjet të organizatave sportive të cilat organizojnë dhe kryejnë veprimtari në mënyrë të ngjashme me ato të SHBA Tirana: Emërtesa e organizatës Federata Ndëkombëtare e Alpinizmit Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana Shoqata Alpinizëm Ski dhe Turizëm Elbasani Shoqata Dajti Alpino Turistik Federata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Gjakovës Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Prishtinës Klubi Alpin Prishtina Marimangat e Pejës

2

Adresa në rrjet e organizatës theuiaa.org www.shbat.org www.ast-tourism.al www.shdat.org.al www.fbaku.org www.shbapashtriku.com www.shba-prishtina.com www.klubialpinprishtina.com www.marimangat.org


 3


Mali i Priskës K

y mal, ngrihet në lindje të kryeqytetit tonë, Tiranës dhe kulmon në 1.361 metra mbi nivelin e detit. Është pjesë e vargmaleve Perëndimore dhe si i tillë bën pjesë në bllokun e Vargmaleve të Skëndërbeut ku vendoset në segmentin e Vargmalit Krujë – Dajt. Bashkëshortja e njërit prej perandorëve romakë me origjinë Ilire quhej Priska. Ndoshta, është një hamendje e mirë të themi se ky mal është emëruar pas saj.

Mali i Priskës nuk parapëlqehet për të realizuar ekskursione ose ngjitje në të. Arësyet duket se janë disa: -

Mali i Dajtit, me të cilin e ndan Qafë Priska, ka edhe tërheqje, edhe lartësi më të madhe nga ai.

-

Nuk ka shteg të rahur ose të hapur për tu ngjitur në majë.

-

Nuk ka asnjë lloj infrastrukture për të tërhequr ngjitës.

-

Nuk ka drurë (pyll) të rritur, por dominojnë në shpatet e tij më shumë bimësi në formë shkurresh të cilat janë shqetësuese në rrugëtimin teksa i ngjitesh majës. Faqja perëndimore e malit e cila ka ende pyll mesdhetar, dushk dhe ah, është djegur 3 herë gjatë periudhës 2011 – 2013 dhe e ka shëmtuar malin.

- Faqja lindore e malit ka patur miniera materialesh inerte dhe është shfrytëzuar në mënyrë aspak racionale duke dëmtuar bukuritë natyrore dhe krijuar “ndotje vizuale”.

4


Megjithatë, një mundësi për ngjitjen e malit krijohet nëse udhëtoni deri në Qafë Priskë dhe prej aty duke marshuar përpjetë brinjës verilindore. Teksa ngjitesh në majë (është e vështirë të përcaktosh se cila pikë e kreshtës përfaqëson majën), ia vlen të udhëtosh nëpër kreshtë dhe të ulesh nga ana jug lindore e malit për në dejtim të fshatit Selbë. Qafa e Priskës dhe pjesa veri-lindore e malit kanë zona të kufizuara/ngushta për stërvitje të kalimeve në terren me borë të ngrirë ose akull kur rreshjet dhe temperaturat e ulëta e ofrojnë këtë mundësi. Kjo mundësi krijohet ngaqë erërat dimërore lindore bëjnë që këtu të ketë temperatura të ulëta në periudha kohore të shkurtëra. Ky fakt ka bërë që anëtarët e shoqatës sonë ta shfryrëzojnë terrenin për stërvitje në sezonin dimëror. Ecja me kthetra Çdo alpinist në ngjitjet dimërore, por edhe gjatë veprimtarive verore (kur është rasti për kalimin e zonave me dëborë të përjetshme) merr me vete kthetrat. Ato shërbejnë për ta bërë sa më të qëndrueshme mbështetjen në sipërfaqen rrëshqitëse të borës së ngrirë dhe/ose akullit. Kthetrat janë prej metali, me dhëmbë të mprehtë dhe vishen poshtë këpucëve. Ato mbërthehen te këpucët me anë të lidhëseve (rripit). Rripat nuk duhet të shtrëngohen me tepri dhe duhet të kalojnë njëri mbi tjetrin në

mënyrë të rregullt. Kur kalohet në zonat e mbuluara me akull, është mirë që paraprakisht majat e kthetrave të jenë të mprehura. Kur kalohet nga zona me dëborë në atë me dëborë të ngrirë, duhet pasur parasysh që kthetrat të shkunden (për të hequr dëborën e butë që është ngjitur midis gjëmbave metalikë), ngase bora krijon një shtresë të lëmuar që shkakton rrëshqitjen e alpinistit. Kthetrat përdoren vetëm në kalimin e vendeve me dëborë të ngrirë ose me akull. Në pjesët e tjera të itinerarit ato vendosen jashtë çantës së shpinës, duke

i vënë midis dy copave prej kompesate apo kartoni të trashë që të mos grisin çantën apo grricin gjymtyrët tona. Në rastin më të mirë ato vendosen në një qese të posaçme. Teksa alpinisti ecën me kthetra të mbathura ai duhet që t’i mbajë gjatë gjithë kohës këmbët pak të hapura për të mënjanuar dëmtimet që kthetrat mundet tu bëjnë këpucëve, gjunjakeve ose pantallonave, si dhe për të siguruar një qëndrueshmëri më të mirë të trupit në terren rrëshqitës. shbat

5


Mali me Gropa bën pjesë në Krahinën Malore Qëndrore (KMQ). Kjo krahinë ka një shtrirje nga veriu në jug prej 250 km, gjërësi maksimale 80 km dhe sipërfaqe të përgjithëshme prej rreth 13.108 km², duke qenë kësisoj krahina më e madhe fizikogjeografike e vendit tonë.

Mali me Gropa Meqë Mali me Gropa ndodhet në një zonë karstike, për kureshtarët po trajtojmë pak këtë fenomen. Në vendin tonë relievi karstik ka përhapje të konsiderueshme. Ai ndodhet në stade të ndryshme zhvillimi, përbëhet nga një shumëllojshmëri e madhe formash sipërfaqësore dhe nëntokësore, të cilat lidhen me llojet e shkëmbejve të tretshëm gëlqerorë të moshave të ndryshme (trias-jura, kretë, paleogjen) me gipse të paleozoit, brekçe e materiale të tjera të tretëshme, me ndryshimin e madh vertikal të kushteve klimatike (sidomos me llojin e reshjeve dhe uljen e temperaturës), etj. Takohen forma të vjetra karstike, që lidhen me paleokarstin, gjë që dëshmohet me anën e boksideve në Malin e Thatë, në vargun KrujëDajt, etj. Krahas tyre hasen forma që janë në zhvillim të shpejtë, sepse tretja në to është shumë intensive. Për pasojë morfologjia e tyre vazhdimisht përpunohet dhe ndryshon.

6


Në KMQ takohen kati i ulët dhe kati i sipërm i karstit. Kati i ulët, i kushtëzuar kryesisht nga aktiviteti tretës i ujrave të shiut, gjëndet deri në lartësitë 1.000-1.200 m. Në këtë kat mbizotërojnë format e shumta karstike negative me përmasa të vogla deri në mesatare (hinka, gropa, uvale), të cilat janë shumë pranë njëra tjetrës, aq sa të kujtojnë hojet e bletës. Këtë, në KMQ, nuk e hasim vetëm në Malin me Gropa, por edhe tek Mali i Thatë, Bjeshkët e Oroshit, Munellë, etj. Kjo dukuri është e lidhur me depërtimin me shpejtësi të karstit në thellësi si pasojë e tretjes, i nxitur edhe nga lëvizjet e fuqishme ngritëse që përfshijnë këto male, etj.

Mali me Gropa kulmon me lartësinë 1.848 m, tek maja e Mëcekut të Shën Mërisë. Ai fillon nga pellgu i Matit në veri dhe arrin deri në malin e Hulit në jug, midis Çermenikës në juglindje, Martaneshit në lindje dhe koridorit të Vilzës në perëndim. Mali me Gropa përfaqëson në vetvete një strukturë mbulesore në formën e një blloku vigan, të zhvendosur nga lindja në perëndim rreth 20 km, nën veprimin e forcave tangenciale. Në përgjithësi ai ndërtohet nga shkëmbinj gëlqerorë të triasjurasit dhe depozitime më të reja që janë tepër të shkatërruara nga tektonika dhe karsti. Kurrizi i malit është i sheshtë në formën e

një pllaje tipike karstike ku janë shumë të zhvilluara shkrepat, gropat, hinkat, dolinat, uvalat, etj. Por përhapjen më të madhe e kanë hinkat dhe gropat karstike të cilat kanë një dëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë. Për këtë arësye ai ka marrë edhe emërtesën Mali me Gropa. Në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të Malit me Gropa ndeshen sipërfaqe të sheshta në formën e fushave karstike, kryesisht në lartësitë 13001400 m. Ato janë të mbushura me gropa me forma e përmasa nga më të ndryshmet. Përhapje më të madhe kanë hinkat dhe vrimat thithëse me diametër 5060 cm dhe thellësi rreth 40-50 m

7


të cilat në raste të rralla arrijnë thellësinë deri në 100 m. Në lartësinë 1300-1400 m takohen forma më të mëdha karstike të veçuara, kryesisht dolina dhe uvala. Më kryesoret janë: më e madhja, fusha e staneve të Mecekut. Kjo ndodhet në pjesën perëndimore dhe e ka sipërfaqen

14 km², e dyta për nga madhësia e ka sipërfaqen rreth 8.5 km² dhe ndodhet në pjesën jugore. Fusha karstike më e vogël është në veri dhe e ka sipërfaqen rreth 3.5 km². Rreshjet që bien thithen me shpejtësi nga të çarat dhe zgavrimet e shumta. Ujërat e shirave dhe ato të shkrirjes

së borës rrjedhin nën tokë dhe dalin përsëri në sipërfaqe në formën e burimeve të fuqishme. Të tilla janë burimet e Selitës, të Shën Mërisë dhe të lumit Erzen, të cilat dalin kryesisht aty ku gëlqerorët bien në kontakt me flishet.

Përgjithësisht në Malin me Gropa mbulesa bimore është e dobët. Më të pasura me pyje janë pjesët e ulta të malit, sidomos në pjesën veriore dhe veri-lindore.

ushtarakëve që ndodheshin atje dhe kryenin stërvitje.

poligone argëtimi dhe stërvitje.

Mali me Gropa dhe zona përreth gjatë stinës së dimrit i nënshtrohen ngricave dhe rënies së madhe të borës. Më 6 shkurt 1981 shpatet e malit Feken, të rënduara nga bora, lëshuan ortekë të cilët morën jetën e 11

8

Ky mal, si dhe zona malore në drejtim të Bizës dhe Martaneshit, me siguri në një të ardhme të afër do jenë të zhvilluara me qëndra turistike, alpinistike dhe të skive. Le të urojmë që kjo kohë të vijë sa ma shpejt! Sa për alpinistët dhe bjeshkatarët e kryeqytetit, këto zona prej disa dhjetvjeçarësh kanë shërbyer dhe shërbejnë si

Për shoqatën tonë muajt janar dhe shkurt të çdo viti janë muajt kur anëtarët tanë shfaqen shpesh me qëllimin kryesor stërvitje dimërore në prag të ngjitjeve alpinistike në zonën e Bjeshkëve të Namuna. Fotot në këtë shkrim ilustrojnë veprimataritë tona të këtij viti në Malin me Gropa. shbat


e v a r u k e H Mali i Në rajonizimin fiziko-gjeografik të Alpeve Shqiptare, Mali i Hekurave bën pjesë në “Pellgun e Nikaj-Mërturit dhe Malet Përreth”. Ky mal ka më shumë pamjen e një blloku dhe ngrihet vertikalisht mbi luginën e Valbonës dhe mbi pellgun e NikajMërturit. Shpatet veriore dhe perëndimore të tij janë tepër të rrëpirta, kurse shpati lindor bie më butë mbi pellgun e Tropojës. Gropa e liqenit akullnajor të Markajve (Ponarëve) e ndan këtë bllok në dy degë. Dega juglindore ka tiparet e një kurrizi relativisht të butë i cili vjen e lartësohet gradualisht nga maja e Rrethorit (2.424 m) deri sa kulmon në majën e Hekurave (2.561 m). Shpati veriperëndimor përçahet nga një sërë cirqesh, të cilat zbresin në formë të shkallëzuar në luginën e Valbonës e të Motinës (përroi i Motinës është degë e djathtë e lumit të Valbonës). Ndërkohë shpati jugperëndimor i malit bie relativisht butë në liqenin e Markajve dhe në cirqet në jug të majës.

9


Tek Qafa e Droçës, më saktë midis prerjeve të thella tektoniko-errozive të Motinës në VL dhe Droçës në JP, blloku i malit të Hekurave mbyllet duke i lënë vendin bllokut të Grykave të Hapta (Gryk e Hapt).

shfrytëzojnë ujrat e lumit të Valbonës dhe përrenjve të saj. Dhe ata janë në këmbë për të mbrojtur natyrën dhe turizmin, që domethënë ekonominë që siguron jetesën e tyre që u a ka mundësuar kjo natyrë.

Më 14 Qershor 2015 një grup prej gjashtë alpinistësh të shoqatës sonë u ngjit në pikën më të lartë të malit dhe na solli mjaft foto. Disa nga këto foto shoqërojnë këtë shkrim.

Si ilustrim për dëmet që do i shkaktoheshin natyrës nëse këto HEC-e do të lejohen të ndërtohen, po sjellim rrjeshtat e maposhtëm që nuk përcjellin më shumë se një copëzë të dëmit të pritshëm.

Në kuptimin shpirtëror Lugina e Valbonës dhe malet përreth saj janë të shenjta për alpinistët dhe bjeshkatarët e Shqipërisë. Dhe jo vetëm të Shqipërisë! Janë vizitorë të panumërt që vinë nga vende të ndryshme të botës dhe argëtohen në ato anë, që frymëzohen e mrekullohen me relievin, pyjet, ujrat, gjallesat e gjithçka që përmbledh fjala natyrë në këtë luginë. Kohët e fundit komuniteti i kësaj lugine, i njohur sot si Njësia Administrative Margegaj, po proteston kundër ndërtimit të HEC-eve që do të

10

Këto rrjeshta janë marrë nga punimi shkencor i dijetarëve si më poshtë: Dr. Abdulla Diku Prof. Dr. Anila Paparisto Prof. Dr. Aleko Miho Dr. Ermelinda Mahmutaj Prof. Dr. Ferdinand Bego Prof. Dr. Lulëzim Shuka Msc. Olsi Nika Prof. Dr. Petrit Hoda Prof. Dr. Spase Shumka. Në Luginën e Valbonës gjenden disa specie endemike Bimore dhe Shtazore si dhe disa Habitate të rëndësishme ose Prioritare të mbrojtura nga konventat ndërkombëtare (Konventa e Bernës, Direktiva e

Habitateve) ose lloje të rrezikuara në shkallë globale sipas IUCN. (Anonimous, 1992; Anonimous, 2006; Anonimous, 2015; Walter et al., 1998; Bird Life International, 2013). Ndër llojet bimore më të rëndësishme endemike janë Alchemilla albanica Rothm., Ligusticum albanicum Jav., me interes jo vetëm kombëtar, por edhe më gjerë. 1-specie afër endemike si Edraianthus serpyllifolius (Vis.) A.D.C. Po kështu, në Përroin e Motinës gjendet Orobanche krylovii Beck., e cila për të gjithë Evropën ndodhet vetëm në këtë territor, me rëndësi globale ruajtjeje, si dhe Lunaria telekiana Jav., dhe Wulfenia carinthiaca Degen., të cilat kanë një përhapje të kufizuar, dhe që shfaqin interes të lartë ndërkombëtar ruajtjeje për shkak të rëndësisë së tyre nga pikëpamja fitogjeografike. Në këtë trajtesë të shkurtër nuk janë përfshirë mbi 50 specie të tjera bimore dhe shtazore të rrezikuara të


Një kujtim nga Liqeni i Ponareve, tetor 2013

Listës së Kuqe të Florës dhe Faunës sonë (Shuka et al., 2008; 2011; Ministria e Mjedisit, 2013), si dhe disa specie bimore të rralla, ende të pa publikuara nga Botanistë Shqiptarë dhe të huaj. Alchemilla albanica Rothm. Kjo specie endemike është e përshkruar qysh në vitin 1937. Specia është e vlerësuar si e rrezikuar me statusin (EN A1b) në listën e kuqe të florës dhe faunës (Ministria e Mjedisit, 2013). Nuk është e vlerësuar nga IUCN. Gjendet vetëm në Rrashtin e Rragamit. Ligusticum albanicum Jav. Specia është vlerësuar si kritikisht e rrezikuar (CR1b) në listën e kuqe të florës dhe faunës të MM. Specia nuk është vlerësuar nga lista aktuale e IUCNsë, por ka qenë e vlerësuar si Ex\E në listën e mëparshme (Walter et al., 1998; Ministria e Mjedisit, 2013). Ndodhet drejt Majës së Hekurave.

Edraianthus serpyllifolius (Vis.) A.D.C. Përbën një specie subendemike me përhapje mjaft të kufizuar në Alpet shqiptare (Surina et al., 2011). Të dhënat e fundit, ende të pa publikuara e klasifikojnë këtë specie me përhapje shumë të kufizuar si Endemike të Alpeve Shqiptare. Përhapje: Maja e Hekurave, Qafa e Droçkës. Wulfenia carinthiacae Degen., është specie e rrezikuar e vlerësuar si Vulnerabël (VU A1b) në listën e kuqe të Ministrisë së Mjedisit të vitit 2013. Përhapja: W. carinthiaca ndodhet në Qafën e Vranicës (Mali i Jezerës) dhe Majën e Kollatës. Lugina e Valbonës përbën edhe kufirin jugor të përhapjes së species për Evropën dhe më gjerë. Plantago reniformis G.Beck. Përbën një tjetër takson sub-endemik me përhapje të kufizuar midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në Shqipëri ajo është lokalizuar në Majën e Hekurave dhe

Markofçë (Shuka et al., 2008). Orobanche krylovii Beck. Përroi i Motinës, Dragobi drejt Majës së Hekurave në Luginën e Valbonës. Autorët e saj të zbulimit e kanë vlerësuar popullatën shqiptare të O. krylovii si kritikisht të rrezikuar (CR) në bazë të rregullave të IUCN-së (Frajman et al., 2013). Lunaria telekiana Jav L. është konsideruar deri më tani si specie endemike shqiptare e Veriut të Shqipërisë me vend-gjetje të parë ose locus classicus në luginën e Përroit të Tropojës; si dhe mbi Dragobi, në Majën e Hekurave (Lakušić et al., 2012). L. telekiana është vlerësuar si kritikisht e rrezikuar (CR B2a) në bazë të rregullave të IUCN-së dhe CR B2c për Shqipërinë nga Lista e Kuqe e MM (Ministria e Mjedisit, 2013). shbat

11


Dëshira për të qenë në natyrë, që në rini të herëshme, më ka frymëzuar që ta fotografoj atë dhe “ta marr me vehte.” Ditët rrokulliseshin dhe erdhi koha kur u lidha me shoqëritë sportive të daljeve në natyrë, të cilat më dhanë mundësinë që në mënyrë të organizuar të sodis e të fotografoj malet dhe natyrën e vendit tim. Por jo vetëm kaq!

k i f a r g o t o f t Me apara i n a z n a T ë n 7 Majat Në vitin 2011 u përfshiva në lëvizjen alpinistike botërore të njohur si lëvizja “7 Majat” (Seven Summits) e cila më mundëson që të ndërmarr ngjitjen e majës më të lartë të secilit prej shtatë kontinenteve të rruzullit tonë. Kështu u ngjita në majat Elbrus (5.642 m – Rusi), Everest (8.848 m – kufiri Kinë-Nepal) dhe Aconcagua (6.962 m – Argjentinë). Ka qëlluar që në të tre këto maja të kem qenë, veç të tjerëve, me tre nga shokët e mij alpinistë: Erlin Rudho, Gerti Pishtari e Gjergj Bojaxhi. Këtë rradhë vendosa që me shokun tim Artan Gaziu të ngjitemi në majën Kilimanjaro (5.895 m), pika më e lartë e kontinentit të Afrikës.

12

Kilimanjaro është majë që ndodhet thuajse në vijën (paralelin) e ekuatorit. Është majë e lartë por pa vështirësi teknike, sikundër majat e tjera që kam ngjitur, dhe synohet gjatë dhjetë muajve të vitit jo vetëm nga alpinistët e përfshirë në lëvizjen 7 Majat, por edhe nga shumë turistë, të cilët dëshirojnë që në historinë personale të kenë të rregjistruar një rekord lartësie. Bashkë me Artan Gaziun, të nisur nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt, tek e pamë vehten në lartësinë 3.000 metra në Machame Camp në mbasditen e datës 19 na dukej e pabesueshme shpejtësia me të cilën i kaluam stacionet e udhëtimit me lloje të ndryshme klimash: atë të Tiranës, të Stambollit si dhe atë të Qytetit të Arushës ku u ul


avioni në Tanzani. Por edhe në ngjitje ne kaluam nga klima tipike ekuatoriale e qytetit në atë paksa të freskët, por gjithësesi vapë afrikane, në Machame Gate (1.800 m) ku na la autobuzi dhe prej ku fillonte ngjitja e malit; përjetuam shiun tropikal tek ngjiteshim për në Machame Camp ku lartësia prej 3.000 metra bëri që të ndjenim në lëkurë se temperatura ishte e ulët. Disniveli i fundit prej 1.200 metra kalonte nëpër një shteg të rrahur me gjatësi 11 km dhe na mori thuajse 6 orë udhëtim. Në kamp na prisnin shërbimet që i përmbante paketa e kompanisë së udhërrëfyesve që kishim pajtuar: tenda të ngritura dhe ushqim i përgatitur. Porse këtu filluan dhe shqetësimet e sëmundjeve të lartësisë. Ja disa njohuri për lexuesin lidhur me faktorët të cilët

shkaktojnë sëmundjet e lartësisë. Kilimajaro Pas një nate thuajse të pagjumë në lartësinë 3.000 metra, të nesërmen vazhduam ngjitjen dhe arritëm në Shira Camp, 3.840 metra, ku pushuam pak dhe drekuam. Pasdite u ngjitëm deri në lartësinë 3.900 metra, në kuadër të aklimatizimit, dhe më pas u ulëm në Shira Camp ku kaluam përsëri një natë pa gjumë prej dhimbjes së fortë të kokës. Dita e tretë filloi herët dhe kishte synim ngjitjen në Lava Tauer, 4.650 metra, ku pasi arritëm pushuam rreth 30 minuta dhe drekuam. Më pas filluam zbritjen dhe ndalëm në lartësinë 3.950 metra, në Barranco Camp. Ngjitjet deri në një lartësi dhe më pas zbritja poshtë janë pjesë e programit

të aklimatizimit. Aklimatizimi i kësaj dite ishte pozitiv për ne ngase pas arritjes në Barranco, ndonëse kishim udhëtuar 7 orë, na pushoi dhimbja e kohës. Stafi i kompanisë së udhërrëfyesve na priti këtu me valle dhe këngë. Ishte kënaqësi të shikoje një shfaqje folklorike në atë lartësi! Nata që kaluam aty ishte e qetë dhe me gjumë disi të mirë! Dita e katërt ishte me intensitet të lartë: udhëtuam për në Karanxha Camp ku patëm një drekë të shpejtë. Më tej, vazhduam ngjitjen për në Bufalo me lartësi 4600 metra ku arritëm pas 8 orë marshim të kësaj dite. Buffalo është një nga bazat prej nga merren sulmet drejt majës. Ka mjaft turistë që “dorëzohen” këtu. Unë e Artani përgatitëm çantat e sulmit për në majë: ushqime, ujë, aparatet

13


fotografikë dhe filmikë, flamurët e simbolet e rastit të nevojshme e tradicionale të alpinistëve. Fjetëm pak, dhe më 23:00 u bë zgjimi. Pak pas mesnate u nisëm drejt majës. Nga udhërrëfyesit tanë parapëlqehej nisja për sulmin drejt majës pas mesnate ngaqë shanset për erë të fortë janë më të vogla para daljes së diellit. Theksoj se këto ditë pinim mbi 5 litra ujë në 24 orë dhe hanim “me të shtyrë” ushqimin. Këto sjellje ishin një mënyrë që sado pak të “frenonim” sëmundjen e lartësisë, e cila për Artanin ishte më shqetësuese ngaqë organizmi i tij përjetonte për të parën herë kushtet e lartësisë. Medikamentet qetësuese për rastin, droga të caktuara, nuk ia lejuam vehtes! Dita e pestë për ne filloi pak pas mesnate: ishte natë e qetë dhe lartësa ku ishim bënte që sa herë që ngrinim kokën të mrekulloheshim me vezullimin e yjeve, një vezullim që nuk i afrohet aspak atij të lartësive ku jetojmë. Tek arritëm në 5.000 metra shikonim ndriçimin e qytetit Moshi, më i afërti me malin Kilimanjaro. Vazhduam. Kishte rënë borë dhe vende-vende kishte akull (dhe jemi jo më shumë se 4 km larg ekuatorit). Temperatura ishte shumë e ulët, por për fatin tonë nuk ishte e nevojshme që tu mbathnim këpucëve kthetrat aq të nevojshme teksa i ngjitesh një relievi me akull të fortë. Guidat na nxisnin që të mbanim temp të lartë që kështu të arrinim sa ma parë në majë dhe të shmangnim “trafikun alpin” të grupeve të tjera që synonin majën.

14

Arritëm në Stela Point. Prej këtu janë edhe 150 metra disnivel për të arritur majën. Këtu është vendi ku mjaft turistë “dorëzohen” dhe braktisin synimin. Ne vazhduam. Gjithnjë me dhimbje koke dhe së fundi më 22 shkurt, në orën 05:45, kur agimi ishte në prag të shpërthimit, ne shkelëm në majën më të lartë të kontinentit Afrikan, Kilimajnaro – 5.895 metra mbi nivelin e detit. Nxorrëm aparatin që kishte ndriçim, blic, por nga temperatura e ulët ai nuk punonte. Në këto kushte u kërkova guidave dhe alpinistëve të tjerë që sapo kishin arritur majën që të na drejtonin ndriçuesit e tyre. Na ndihmuan dhe foton e parë në majë e meritonim me flamurin

kombëtar të cilën foto e shkrehu udhërrëfyesi Urru Bu! Për mua tashmë kjo është foto e majës më të lartë të kontinentit të katërt që kam realizuar! Për Artanin është përvoja e parë dhe e suksesshme! Uroj që Artani të na ndjekë në ndërmarrjet e ardhëshme! Safari Zbritjen tonë nga maja e shoqëroi lindja e diellit e cila na mrekulloi me pamje spektakulare të Kilit dhe natyrës përreth. Zgjodhëm një zbritje të drejtëpërdrejtë nëpër Mweka Route dhe pas 32 kilometrave, brenda ditës, arritëm në qytetin e Arushës. U ndamë me guidat pas një darke ku na u dhanë edhe dëshmitë e ngjitjes së majës.


Më pas pamë elefantët, hijenat, antilopat, pelikanët, dhelprat... Në eksplorim e sipër të parkut u bëmë kureshtarë që diku kishin ndaluar tre makina. U afruam tek to dhe pamë se turistët bënin foto: një leopard kish kapur një gazelë, e kish lënë në një degë peme dhe po pushonte, me sa duket duke pritur momentin e drekës me prehën e tij. Pas kësaj mrekullie të përjetuar deri dje në dokumentarë, i erdhi rradha një mrekullie tjetër deri të pabesueshme: 13 luanë po hanin një antilopë në buzë të rrugës ku kalonte makina jonë! Nuk e kisha as imagjinuar se ndonjëherë kamera ime Gopro do ishte sipër kokave të 13 luanëve vetëm 15 cm larg! E pabesueshme, por mëse e vërtetë!

Të nesërmen filluam udhëtimin katër ditor SAFARI, një mrekulli që ne e kemi përjetuar nëpërmjet filmave dhe ekranit të televizorit. Ishte një kënaqësi të cilën ia sygjeroj kujtdo që i ka mundësitë ta përjetojë. Ne kaluam dy ditë në Serengeti National Park, një ditë në Kraterin Ngorongoros, një vullkan ky i shuar, dhe një ditë në liqenin Manyaras. Dita e parë ishte e lodhshme pasi u desh të përshkoheshin me fuoristradë 300 km, por shumë e bukur pasi i pashë të gjalla e fare pranë, ndonëse nga dritarja e makinës, majmunët, zebrat, antilopat, hienat, derrat e egër, elefantët, etj.

Gjatë natës, shumë pranë tendave tona, dëgjuam ulurima të forta, për të cilat në mëngjes nga guida (njëherësh shoferi ynë) mësuam se ishin të hienave. Pyetjes sime se ‘a mundet që kafshët të sulmojnë natën tendat?’ ai ju përgjegj me një ‘jo’ të prerë. Ai na tregoi disa si copa ‘leckash’ në ngjyrë blu të cilat i mbajnë larg kampeve të turistave si kafshët e egra ashtu dhe insekte me pickim helmues! E habitshme, po ne nuk na sulmoi gjë. Dita e dytë ishte edhe më e bukur pasi kishim përpara një ditë të plotë qëndrimi në Serengeti. Të parat kafshë që takuam gjatë rrugëtimit ishin zebrat dhe antilopat. Mu dukën se ishin mijëra syresh; dukeshin të magjishme!

Dhe kështu, të habitur dhe të mrekulluar, vazhduam safarin edhe për dy ditë të tjera duke përjetuar situata që as nuk do mundja t’i imagjinoja se do vinte një ditë që t’i shikoja drejt për së drejti. Po e mbyll këtë pjesë me përjetime duke theksuar se pashë leopard duke qëndruar në majë të një shkembi, pashë pjelljen e një këlyshi zebre që zgjati gati 30 minuta, sulmin e një krokodili në kopenë e disa antilopave dhe zebrave (për fat ai ishte i vogël dhe u tërhoq), pashë……mrekulli afrikane! Më 24 shkurt, bashkë me mikun tim Artanin, filluam pjesën e dytë të turit nëpër Tanzani. Përkundrejt pagesës prej $50 ne do të na mundësohej të shikonim e përjetonim jetën e dy fiseve afrikane. Të kelmendur nga freskia e mëngjesit të kësaj dite ne po preknim e sodisnim si natyrën e egër ashtu dhe atë të banuar në

15


zonat rurale. Mikrobuzi i nisur nga qyteti i Arushës ishte drejtuar rishtaz për në Serengeti Park, ku ruhet kultura e fiseve afrikane të Tanzanisë si dhe bota bimore dhe shtazore aty. Fiset Massai Fiset Massai jetojnë në “fshatra” të vegjël dhe të dalluar nga njëri tjetri. Fshati i Massai nuk është gjë tjetër veçse një lagje e vogël, e rrethuar me shkopinj e thupra, që përfshin një sipërfaqe prej rreth 1000 metra katrore, ku banon fisi. Kasollja është e punuar kryesisht me thupra dhe baltë. Ajo zë një sipërfaqe prej 15-20 metra katrore dhe për ngritjen e saj duhen tre javë. Burri i fisit ka të drejtë të marrë disa gra. Shoqëruesi ynë ishte djali i një babai që kishte patur 10 gra. Sejcila nga gratë e martuara jetonte në një kasolle më vehte dhe burri i tyre respektonte rregullin e trajtimit të barabartë të tyre në çdo aspekt. Jetesa e fisit sigurohej nëpërmjet mbarështimit të lopëve dhe dhive që kishte si dhe gjahut, i cili ushtrohej nga meshkujt. Mashkulli si rregull mbante thikë dhe shkop dhe ai gjahtar që vriste luan vlerësohej për trimëri dhe ishte i priviligjuar. Një nga privilegjet ishte e drejta për të zgjedhur nuse. Shkolla e fshatit ishte kasollja më e madhe e fisit. Ishte me një klasë dhe ajo që vizituam kishte 20 nxënës të të gjitha moshave. Nuk mundëm të mësojmë ndonjë hollësi rreth programit mësimor që zbatonte por u bëmë dëshmitarë të demonstrimit nga një nxënës të numurimit në gjuhën angleze, gjuhë e cila ishte pjesë e programit të shkollës. OJQ të ndryshme, kryesisht të ngritura dhe financuara nga vende të Evropës Perëndimore, ndihmonin për qytetërimin e të rinjve duke organizuar ekskursione 5-10 ditore nëpër zona urbane. Megjithatë, si të rinjtë dhe të moshuarit në fshatin e tyre jetonin me të gjitha rregullat dhe traditat e trashëguara brez-pas-brezi. Para largimit tonë banorët na demonstruan një valle të kënduar. Teksa vallëzohej, meshkujt mbanin shkop dhe hidheshin nga vendi lart. Sa më lart që hidheshin aq më i ngritur ishte entuziasmi i vallëtarëve dhe vallëtareve.

16

Fisiet Azabi “Nëse duhet të themi një tipar dallues të këtij fisi”, na thotë shoqëruesi ynë, “ky është tradita e tyre që të gjuajnë dhe të ushqehen me çdo gjallesë që lëviz”. Fshati azabi ndodhej në brendësi të pyllit, i pa rrethuar dhe i stolisur me kafka kafshësh të ndryshme të cilat kanë qënë viktima të gjuetisë së tyre. Ndër këto stoli shquheshin kafkat e majmunëve babuin. Lëkura e këtyre majmunëve ishte zotëruese në veshjen (por edhe stolisjen) maskuese të banorëve meshkuj në kohën e gjuetisë. Shtëpia e azabasve është kasollja, e cila ndërtohet me kallama të palidhur me baltë. Kësisoj ajo nuk ishte aq cilësore sa kasollja e fiseve massai.


Azabasit e ndiznin zjarrin në mënyrë primitive. Ata na e demonstruan këtë mënyrë: mbi një teh të gjërë thike vendosnin një kallam të prerë tej e tej (për së gjati) përgjysëm dhe mbi të rrotullonin me energji një shkop. Shkopi “bluante” kallamin e vehten dhe mbi tehun binte “pluhuri” i kësaj bloje. Ky pluhur në vetvehte përmbante “gacat” të cilat të mbartura nga tehu thikës hidheshin mbi barin e kashtën e përgatitur për këtë rast dhe i fryej sikundër bëjmë ne për të ndezur zjarrin. Dhe kështu ata prodhonin zjarrin. Ai ndizej një orë para se të fillonte gjuetia. Gjatë kësaj ore, në këtë zjarr, ata ndiznin “llullat” e tyre të mbushura me marjuhanë dhe thithnin tymin e saj. Kjo gradualisht i eksitonte ata dhe i trimëronte mjaftueshëm për tu ndjerë të gatshëm për gjueti.

Gjuetia kryhej duke përdorur harkun dhe shigjetën. Na demonstruan goditjet me shigjetë dhe na bindën se ishin shënjues të përkryer. Na treguan se maja e shigjetës lyhej me helmin e gjarpërinjve helmues dhe ky helm sigurohej me kohë nëpërmjet gjuetisë (kapjes) së gjarpërinjve. Ne ndoqëm për gati një orë formacionin e tyre në veprim për gjueti. Nuk patëm fatin të shikonim një dalje të suksesshme për gjah: ata dolën duarthatë. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që na demonstruan një valle të kënduar. Vallëtarët ishin nga të dy sekset dhe për habinë tonë, edhe në këtë fis, sikundër edhe në fisin massai, ne nuk pamë asnjë instrument muzikor. Fation Plaku

17


Udhëtim nëpër Nëmërçkë dhe Dhëmbel Pasditja dhe mbrëmja e 13 Marsit 2015 mblodhi shumë alpinistë dhe bjeshkatarë në qytetin e Përmetit. Ishin orë plot entuziazëm e nostalgji për alpinistin “e lashtë” të qytetit z. Ylli Mullaraj, si dhe për shokët e tij. Kishte kohë që ky qytet i qetë dhe i lavdëruar për vlera në shumë plane qytetarie nuk kish parë kaq shumë njerëz të gëzuar në qendrën e tij. Arësyeja e këtij grumbullimi ishte dëshira e njerëzve të dhënë me shpirt pas malit për tu ngjitur në pikën më të lartë të malit të Nëmërçkës. Pasi lanë Përmetin dhe kaluan një natë në tenda në lartësinë rreth 1.600 metra, këta entuziastë u ngjitën në Paping (2.485 metra të lartë). Unë nuk pata mundësi t’i bashkohem këtij grupi për arësye pune, por më 29 Mars, i vetëm, u nisa të përshkroj dy nga malet e vargmalit Trebeshinë-DhëmbelNëmërçkë.

18

Nëmërçka Pasi kisha lënë Gjirokastrën dhe udhëtova rreth 15 minuta, e ndjeva se po lija pas qytetërimin e zhurmshëm e të pluhurosur dhe po zhytesha në kënaqësitë e ndjesive që të jep natyra. Benxi me të cilin udhëtoja “tërhiqte” mirë dhe kjo më jepte një kënaqësi të shtuar tek mendoja që do i afrohesha lartësive deri aty ku rrugët do ishin të pranueshme për hapsirën e dritës (hapsirën e mostakimit të makinës me objekte apo pabarazi në rrugë) që më ofron ai.


Teksa arrita Poliçanin u drejtova menjëherë për në hotel ku, pasi takova Gavrilin, pronarin e hotelit, mu dha mundësia që jo vetëm të përshtatesha aty për të kaluar natën, por edhe të gjeja një mikpritje e “shoqëri vendore” që ma bënë mbrëmjen të këndshme. Në fakt, nuk e prisja që në atë hotel do të kaloja dy net: moti i paqëndrueshëm nuk më mundësoi t’i drejtohesha menjëherë lartësive. Ngjitjen në majën e Papingut (2.485 m) e kisha menduar ta bëja i vetëm (“vetmitar i lartësive”) dhe mundësia u krijua kur u përmirësua moti. U nisa në orën e agut dhe mbasi arrita në fshatin Skore vazhdova udhëtimin edhe 3 km të tjera. Më tej Benxi im nuk mund të shkonte. Shpejt plotësova veshjen time alpine dhe hodha rancin në shpinë. Nisa marshimin dhe shpesh hidhja vështrimin në drejtim të majës së Papingut, jo për ta soditur atë, por për të përcaktuar se cila do ishte vertikalja më e mirë që duhej të ndërmerrja për të shkuar atje. Dhe shpejt e caktova atë. Ngjitesha një shpati me shumë pak shkurre ku formacionet shkëmbore i ndërronin vazhdimisht ato. Shkurre e shkëmb dhe përsëri shkëmb e shkurre dhe më së fundi arrita në lartësinë e borës. Tashmë një element natyror më shumë në sfondin ku shkelja dhe pas pak mu desht të mbathja kthetrat, ngaqë bora ishe e ngrirë, si dhe të përdorja kazmën alpine. Kënaqësisë së soditjes së pamjeve përreth ju shtua edhe kënaqësia e të ndjerit të vehtes alpinist. Kazma dhe kthetrat më ndihmuan që t’i qëndroja sa më pranë një itenerari thuajse vertikal për në majë… I ngjitesha shpatit në kuota mbi 2.000 metra dhe pamjet që më shfaqeshin ngado që hidhja sytë bënin që gjithnjë e më shpesh të fotografoja. Dhe sigurisht metrat e fundit për në majë, si dhe vetë ajo, ishin kulmi i kënaqësisë që më ofroi ky marshim. Kreshta në të dy anët e majës, e gdhendur me format nga më të larmishmet nga “skulptorja” erë, më joshnin të fotografoja dhe filmoja…. Para arritjes në majë kisha ndjerë të më rëndohej hapi, por gëzimi që isha pranë saj dhe mrekullia e pamjeve nuk më kishin dhënë mundësinë të kuptoja arsyen. Sapo fillova zbritjen nga maja kuptova që tashmë dielli kishte rritur temperaturën e ajrit dhe zbutur borën. Zhytesha në masë të konsiderueshme në të dhe kjo ishte arsyeja që ndjeja hapin të rënduar. Zbrisja dhe kundroja të dyja anët e kreshtës: ajo jugorja “më e ëmbël” kurse veriorja plot shpate të thepisura e me forma që të kujtojnë cirqe akullnajore të epokave gjeologjike dhe që popullata e atyre anëve i quan “kazanet e Papingut”. Mbasi zbrita lartësitë e kullotave alpine arrita në zonën e pyllit, ku bredhi ishte pema mbizotëruese. Më pas para meje u shfaqën shtëpitë e fshatit Gjínkar, ku u takova me dy të njohurit e mi: Arben Tabaku dhe Shkëlqim Hasani. Kjo ndodhi pas 13.5 km zbritje nga maja. Miqtë më morën në makinën e tyre dhe së bashku kaluam një natë shoqërisht të ngrohtë në Përmetin e njohur për kulinari, qetësi dhe qytetari.

Zbritja që kryem besoj se është unike: nga maja u ulëm në Grykë të Dhëmbelit e më pas drejt e në Sheper. Në Poliçan kaluam një drekë “ceremoniale” pas së cilës Gavrili na transportoi deri në vendin ku kisha parkuar Benxin dy ditë më parë. U ndamë me Gavrilin dhe të tre morëm rrugën e kthimit për në Përmet ku kalova natën e fundit. Nuk e mora rrugën e kthimit që në mëngjes, por pasi kalova edhe dy momente të këndshme: Së pari iu drejtova llixhave të Bënçës ku munda jo vetëm të sodisja pamjet mbresëlënëse që të lë gryka dhe lumi, por edhe të rigjeneroja në ujërat termale muskujt disi të lodhur. Dhe në kthim nga llixhat, u ndala për një kafe me z. Ylli Mullaraj, një alpinist i njohur i Përmetit në kohën e rinisë së tij. Pas kësaj kënaqësie të fundit në këtë qytet dhe në këtë udhëtim, ju drejtova Tiranës. Fation Plaku, Prill 2015

Dhëmbeli Të nesërmen, të treve, makina na la tek kisha e fshatit Leusa, prej nga nisëm marshimin për në majën e Dhëmbelit (2.050 m). Itenirari i ngjitjes që zgjodhëm ishte turistik për nga thjeshtësia dhe panoramik për nga bukuritë që na shoqëronin. Soditjet dhe bisedat tek ngjitshim bënë që ta ndjenim të shkurtër kohën që na mori arritja e majës. Dhe si gjithmonë, kënaqësia e kapjes së një maje mali të përcjell ndjesinë e shplodhjes dhe pamjet përreth janë shpërblimi i mundimit të lënë pas.

19


N

jë veprimtari të përbashkët me

alpinistë të shoqatës së Korçës e kishim planifikuar në kalendarin e vitit 2015. Dhe momenti erdhi që të ngjiteshim në malin e Ostrovicës. U takuam në Korçë dhe koordinuam veprimet për ditën e nesërme. Meqë ne donim të shikonim sa më shumë Voskopojën, u nisëm për ta kaluar natën atje.

Ostrovica

Veprimtaria e PRanverës 2015 Pak gjeografi Malësia e Vithkuqit ka në veri të saj malësinë e Voskopojës dhe në perëndim malin e Ostrovicës. Një nga kurrizet e kësaj malësie është ai që emërtohet kurrizi OstrovicëBofnjë, i cili ka shtrirje nga Çuka e Frëngut e deri afër luginës së Devollit. Ky kurriz është kompakt, më i larti në këtë malësi dhe me kontraste të theksuara të relievit. Gjatë epokave gjeologjike, në faktorët strukturorë, në lëvizjet e fuqishme ngritëse dhe në ndërtimin prej gëlqerorëve lidhet lartësia e madhe e këtij kurrizi (Çuka e Faqekuqit është 2.383 m mbi nivelin e detit), thepisja e shpateve, etj. Thepisja më e madhe është në shpatin lindor që lidhet me shkëputjen tektonike që kalon në

20

këtë shpat dhe me gërryerjen e flishit në luginën e Çermenikës. Në këtë kurriz dallohen dy male kryesorë:

Ostrovica në jug dhe Bofnja në veri të cilat ndahen nga Qafa e Faqekuqit.


Ngjitja në Ostrovicë Grupi ynë, pasi la Korçën ju drejtua Voskopojës. Ky vendbanim ndodhet mbi 20 km nga Korça dhe ngrihet në një pllajë prej rreth 1.200 metra mbi nivelin e detit. Tek arritëm pranë manastirit të Shën Prodhomit para nesh u hap pamja mahnitëse e cila kulmon me lartësitë e majave të Lenies (2.013 m) dhe Ostrovicës (2.383 m). Në muzg tendat tona të ngritura buzë pyllit pranë Akademisë përflakeshin nga gjuhët e zjarrit që na mblodhi për të shijuar darkën. Bukuria e natës në natyrë i la rradhë fjetjes..... U zgjuam rreth orës 05:30. Dita dukej që do jetë shumë e bukur, me mot të kthjellët dhe plot diell. Teksa një pjesë e grupit do kalonte ditën në Voskopojë, ne të grupit të majës pa humbur kohë, mblodhëm dhe sistemuam tendat dhe pasi i futëm në makina, u përgatitëm për rrugëtimin tonë. Ndërkohë erdhën edhe alpinistët e shoqatës së Korçës me të cilët do ngjiteshim bashkërisht dhe u drejtuam nga Lekasi. Nga fshati prej ku do të niste marshimi

ynë na ndanin rreth 12 kilometra rrugë e paasfaltuar dhe vende-vende e dëmtuar seriozisht. Pas rreth 45 minutash udhëtim, nën një peisazh panoramik, na u shfaq për së largu, i mbuluar në borë, Mali i Ostrovicës. Ndër malet jugore të Shqipërisë, Ostrovica është nga më të veçuarit, më të bukurit dhe siç do të rezultonte gjatë ngjitjes, edhe sfidues. Ndalemi në fshatin Marjan dhe menjëherë përgatisim pajisjet për fillimin e marshimit. Ora shënonte 08:30 dhe lartësia 1.250 metra. Pas një cope rrugë nëpër këtë fshat të vogël dhe të varfër, hymë në shtegun nga ku do të vazhdonim rrugën drejt rrëzës së malit. U ndalëm disa herë gjatë rrugës, herë për të ngrënë a për të pirë diçka, herë për të mbushur ujë e diku për një pushim të shkurtër. Pas rreth 60 minutash marshim mbërritëm në rrëzën jugore të malit nga ku do të sulmonim majën. Vazhduam pa humbur kohë. Ndërkohë që ndjenim gjithmonë e më tepër rrezatimin e Diellit mbi kokat tona, ndje-

nim edhe uljen e temperaturës për shkak të lartësisë. Pasi marshuam pak arritëm vijën e borës dhe pas 70 minuta ngjitje ishim në qafën e malit ku frynte një erë e ftohtë dhe e fortë. U ndodhëm përpara dilemës se cilën nga dy majat do të duhej të sulmonim: atë në të majtë apo atë në të djathtë të qafës. Maja në të majtë na intrigonte më tepër pasi ishte më pranë, por vinte shumë e thepisur dhe në ato kushte të motit (bora dhe era e fortë) paraqiste rrezikshmëri të lartë. Si përfundim vendosëm të synojmë majën në të djathtë dhe pas jo më shumë se 50 minuta ecje nëpër kreshtë, mbërrijmë në pikën më të lartë. Nga maja patëm kënaqësinë të sodisnim një panoramë shumë të veçantë, thuajse të të gjitha maleve kryesore të zonës juglindore: Mali i Thatë dhe ai i Moravës në lindjen tonë, Mali i Valamarës në veri-lindje, Mali i Tomorrit në veri-perëndim, vargmalin Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë në perëndim e jug-perëndim dhe Malin e Gramozit në jug. Pas një

21


soditje prej 20 minuta, fotografimeve dhe një ushqimi të shpejtë, filluam zbritjen nga i njëjti itinerar.... I gjithë grupi u ribashkua sërish në rrëzën e malit dhe ashtu, së bashku, vazhduam drejt fshatit prej nga erdhëm. Pas rreth 5 orë e 30 minuta marshim që mbuloi 14 kilometra rrugë ngjitje-zbritje, u gjetëm sërish në

pikën e nisjes, në fshatin Marjan, e më pas me makina u nisëm drejt Voskopojës ku na prisnin pjesëtarët e tjerë të ekipit. Voskopoja Voskopoja është një qendër banimi që të detyron respekt. Një qytet i mesjetës së hershme që daton nga viti 1330 dhe që kulmoi lulëzimin e tij në vitin 1764. Në atë kohë numëronte 30.000 banorë dhe 25 kisha, por shpejt pësoi tre shkatërrime brënda 47 viteve: më 1769, 1789 dhe 1916. E megjitha-

të ajo sot duket se po ringjallet: kishat e mbetura janë restauruar, infrastruktura duket se po i jep jetë të re qytetit dhe banorët, me kulturën e tyre, po e mbajnë këtë qendër banimi si një relike që po plotësohet e madhohet me ngjyrat e qytetarisë demokratike. Për shumicën e anëtarëve të shoqatës sonë kjo veprimtari ishte përvojë e parë jo vetëm në malin e Ostrovicës por edhe në të gjithë zonën e Voskopojës, të cilën kushdo e kishte një dëshirë të vjetër për ta vizituar. Bledi Preza e Zenel Kokomiri

22


Synimet e vazhdueshme të SHBA Tirana Dita e JEZERËS Veprimtaria e Përvitëshme (VP-ja) e SHBA Tirana do të organizohet në të Shtunën e tretë të çdo Korriku. Këtë ditë do të organizohet ngjitja në Majën e Jezerës. Në këtë veprimtari do të ftojmë të gjitha shoqatat mike, brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë, që të bashkohen me ne dhe të synohet ngjitja e majës, mundësisht, në disa drejtime.

Veprimtari ndërkombëtare Shoqata për çdo vit do të synojë të realizojë ngjitje në kuadrin e lëvizjes alpinistike Seven Summits (Shtatë Majat). Edhe pas ditës që kjo shoqatë

do ketë të paktën një anëtar që të ketë realizuar ngjitjen e të shtatë majave, anëtarë të tjerë të saj do të nxiten që të jenë të angazhuar në këtë lëvizje. Paralelisht me këtë lëvizje anëtarët e shoqatës sonë do të nxiten që të jenë të përfshirë në lëvizjen 14 Tetëmijëmetroshët. Porse gjithëshka që shprehet në këta dy paragrafë është tej mundësive financiare të SHBA Tirana dhe këto synime do të jenë në vartësi të plotë të granteve që do të na afrojë FSHALTM, institucione shtetërore, apo sponsorizues të ndryshëm. shbat

23


Vargu malor iKKorabit alendari ynë i veprimtarive për vitin 2015 përmbante dy male të vargut malor të Korabit, formacionit gjeologjik më të vjetër në teritorin e vendit tonë dhe njëherësh formacioni ku ndodhet maja më e lartë e vendit tonë, Korabi. Ky mal me lartësi 2.751 metra e ka majën pikë kufitare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë në ish shtetin Jugosllav. Dy majat e vargut malor të Korabit që ne ngjitëm janë Koritniku, ngjitjen e të cilit e realizuam më 26 prill dhe Velivara (një nga majat e malit të Deshatit) që e realizuam më 27 qershor. Vargu malor i Korabit, i njohur edhe me emrin Vargu Lindor, është më i larti i vendit tonë. Shtrihet në skajin lindor të Krahinës Malore Qëndrore midis Luginës së Drinit të Bardhë në veri, Luginës së Drinit të Zi në perëndim dhe asaj të Radikës në jug (degë e djathtë e Drinit të Zi). Në tërësi vargu ka formën e një harku me anën e lugët nga lindja, i cili zgjatet

24

nga jugu në veri deri në 70 km. Veçori karakteristike e këtij vargu është zgjerimi i menjëhershëm që ai pëson në pjesën veriore, kurse drejt jugur ngushtohet deri sa merr pamjen e një kreshte tek mali i Korabit dhe ai i Deshatit. Kompleksi morfologjik i këtij vargu dallohet për kontrastet e theksuara midis majave të larta e mjaft të mprehta me natyrë alpine dhe luginave, grykave, lugjeve e gropave të thella. Si rezultat i larmisë së përbërjes litologjike e strukturore dhe të ndryshimeve morfologjike ky varg malor ndahet në dy pjesë: në pjesën veriore dhe në atë jugore. Kufirin natyror midis tyre e formon lugu tektoniko-eroziv (akullnajor) i rrafshit të Korabit, i cili ndan malin e Serakolit nga ai i Korabit. Pjesa veriore e këtij vargmali vjen duke u zgjeruar gradualisht deri sa arrin kulmin tek pllaja e Shishtavecit, ndërsa pjesa jugore ngushtohet dora-dorës derisa këputet përfundimisht në


grykën e Radikës (përtej kufirit shtetëror). Pjesa veriore e vargmalit të Korabit nga pikpamja morfologjike paraqet dy pamje krejt të ndryshme: nga lindja gjendet pllaja rreshpore e Shistavecit, kurse nga veriperëndimi kurizi i lartë malor gëlqeror KoritnikGjallicë-Kolesjan. Në jug ngrihet mali i Serakolit. Mali i Koritnikut ngrihet në pjesën veriore të vargmalit të Korabit dhe kulmon me 2.392 m në majën e Pikëllimës. Mali shtrihet midis Grykës së Vanave dhe Zhurit të Prizrenit. Në JP mali bie thikë në Grykën e Vanave, kurse në VL, duke filluar nga maja e Pikëllimës, ulet gradualisht me një reliev të butë karstik. Pikërisht kjo anë e malit u zgjodh nga ne për t’iu afruar me mjet sa më pranë majës, pasi kaluam kufirin shtetëror me Kosovën. Rrugët e shfrytëzimit (racional) të pyjeve, të përfaqësuar kryesisht nga dushku, ahu dhe rrobulli, i lënë vendin kullotave të pasura alpine që në pjesën më të madhe ishin ende të mbuluara nga një shtresë bore e dimrit që sapo kemi lënë pas. Madje nuk munguan segmente rruge që ne të djersinim për të mundësuar fuoristradat tona për të shkuar përpara. Ngjitja në majën e Pikëllimës u realizua me ndihmën dhe në bashkëpunim me anëtarë të shoqatës së alpinistëve të qytetit të Kukësit dhe drejtuesit të tyre zotit Besmir Rata. Mirënjohje shoqëruesit të grupit tonë zoti Sinan Pulaj nga Kosova. Mali i Deshatit mbyll vargmalin e Korabit. Majat e tij janë gëlqerorë që ngrihen mbi formacione flishesh. Ky mal ka formë të përzgjatur dhe ngushtohet gradualisht derisa përfundon

25


në grykën e Radikës. Kurrizi i kërij mali është relativisht i butë me përjashtim të majës së Velivarit (2.374 m) dhe majës së Kërçinës (2.325 m), që të dyja me formacione gëlqerore. Shpati perëndimor i malit ulet më butë, krahasuar me atë lindorin, në luginën e Drinit të Zi.Për të arritur në majën e Velivarit, që ishte synimi ynë, u desh të përdoreshin vetëm makinat fuoristrada. Fillimisht iu drejtuan fshatit Ilnicë e prej aty bjeshkëve të Hinoskës ku gjetëm, për habinë tonë, katër bujtina që, besojmë, prinsnin verën që të përfundonte edhe ndërtimi veshjes së jashtme për to. Kaluam një natë të këndshme dhe të nesërmen, duke udhëtuar përmes kullotave të pasura me bar e lule, me lehtësi arritëm majën. Por ndërkohë mjegulla e retë na hoqën mundësinë të sodisnim pamjet përreth! Porse malet aty qëndrojnë… Kjo veprimtari u realizua me ndihmën dhe në bashkëpunim me anëtarë të shoqatës së alpinistëve të qytetit të Peshkpopisë dhe kujdesit të veçantë të zotit Kujdes Haka. Shbat

26


 27


K

Mali i Çikës

alendari i shoqatës sonë për muajin Maj parashikonte ngjitjen e majës së Qorres në malin e Çikës bashkë me alpinistët e qytetit të Vlorës. Të nisur nga Tirana, pasdite vonë u takuam me ta dhe ramë në ujdi që nesër në mëngjes në ora 07:00 të takohemi në Qafë të Llogorasë për të nisur prej aty udhëtimin për në majë. U ndamë me ta dhe udhëtimin tonë të mëtejshëm e ndalëm tek Përroi i Palasës në buzëdetin e Jonit. Aty kaluam një natë të këndshme në një zjarr të improvizuar sikundër edhe mjaft grupe të tjera të kampuara aty në këtë ditë të ngrohtë të muajit Maj.

Zgjimi i hershëm bëri që pasi çbëmë kampin në orën e caktuar të takohemi me vlonjatët. Shpejt u vumë në udhë dhe kështu nga bregdeti me rërë ku gdhimë e pamë vehten lart në mal. Teksa fitonim lartësi vrejtëm se brezi i pishave me bukuri mahnitëse i la si pa e kuptuar rradhën shkurreve dhe më pas kullotave e gropave me borë. Duke fituar lartësi arrijmë të “kontrollojmë” më mirë këtë mal si dhe bregdetin Jon. Mali i Çikës shtrihet nga Përroi i Kudhësit në JL e deri në Qafën e Shëngjergjit në VP. Në po këtë drejtim ai ngrihet gjithnjë e më shumë duke arritur pikat kulmore në Qafën e Llogorasë, në Majën e Çikës (2.045 m), që është pika më e lartë

28


e krejt vargut dhe në majën e Qorres (2.018 m) që ishte edhe synimi ynë. Kjo majë është pika e dytë më e lartë e vargmalit. Emërtesa e kësaj maje ndoshta lidhet me kuptimin e fjalës qore që në popull nënkupton një gropë në mal që nuk e zë dielli. Majat e tjera të Çikës, ashtu si dhe ato të Lungarës që shtrihen në vazhdim, nuk i kalojnë 2.000 metrat. Pas këtyre dy majave të larta relievi i Çikës ulet dalëngadalë deri deri në Qafën e Shëngjergjit (1.252 m), përtej së cilës fillon ngritja e malit të Lungarës. Qafa e Shëngjergjit lidh luginën e Dukatit me atë të përroit të Vranishtit dhe lumit të Shushicës.

Në skajin JL të Çikës ngrihet maja e Lëpietës (1.199 m), e cila ngrihet mbi fashatin Pilur. Në VP të majës së Lëpietës ngrihet mali i Mesofies me majat e Mesimerit (1.694 m) dhe të Bogonicës (1.672 m). Në pjesën perëndimore e malit të Çikës, nga fshati Palasë e deri në fshatin Qeparo, shtrihet Bregdeti i Sipërm, që njihet edhe si zona e Himarës.

29


Arritëm në majën e Qorres pas tre orë udhëtimi. Moti ishte i favorshëm dhe kohë pëta përdorur kishim, por udhëtimin për tu ngjitur në majën Çikës, e cila na joshte, nuk e ndërmorëm dhe kështu morëm rrugën e kthimit duke soditur gjithnjë e më shumë mrekullinë e shpateve përëndimore të malit të cilat, tek i shoqëron me sy, të “hedhin” në horizontin e detit Jonian. shbat

30


Tre vjetori i ngjitjes në majën më të lartë të rruzullit tonë, Everestit

P

asditen e datës 5 Qershor 2015, tek Kafe Sofia (në rrugën Sulejman Delvina) u organizua ceremonia e dhurimit, nga ana e Gjergj Bojaxhi, të disa simboleve personale nga të malit Everest (8.848 m) pronarit të lokalit, Z. Selim Hoxhaj. Zoti Selim Hoxhaj është mik i prindërve të Gjergjit dhe Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. Kafe Sofia është e njohur, ndër të tjera, për vlera të objekteve pamore (piktura, skulptura, etj.) dhe kjo ishte një nga arsyet që disa vlera emocionale të Gjergjit nga ngjitja e majës Everest të dhurohen dhe të mbeten të ekspozuara për publikun në këtë mjedis.

Ceremonia ishte ndërmendur të organizohej më 25 Maj, ditën e trevjetorit të ngjitjes së majës Everest nga gjashtë alpinistë shqiptarë. Për arsye teknike të kompozimit të simboleve ceremonia u organizua më datën 5 Qershor. Kompozuesi, brënda kornizës, ka vendosur një bluzë (të blerë në tregun e suvenireve në Katmandu) ku është qëndisur mali Everest. Në

hapësirën e bluzës janë vendosur dy nga gurët që solli Gjergji nga ky mal, një karabinë e përdorur atje (por edhe në male të tjera), një dedikim në një pllakë inoksi ku shkruhet: Dy gurë nga “çatia e botës” – Everest, dhuratë mikut të prindërve të mij Z. Selim Hoxhaj”. Në anë të bluzes janë vendosur tre foto: një e Gjergjit, një e ekipit dhe një e ekipit bashkë me stafin e sherpëve.

31


Malet dhe Emërtesat e Tyre

P

opullata Koyukon Athabaskan që banon përqark malit më të lartë të Kontinentit të Amerikës Veriore e quan majën e atij mali Dinale si dhe Denali (respektivisht përkthehen I Larti dhe I Madhi). Shtatë popullatat indigjene në Alaska e thërrasin malin me fjalë që kanë gjithashtu kuptimin I Larti ose I Madhi. Në kohën kur Alaska, shteti ku ngrihet ky mal, ishte në pronësi të rusëve ata e emërtuan majën në gjuhën e tyre Bolshaja Gora që është përkthimi në rusisht i fjalës Denali. Për një periudhë të shkurtër (fundi i viteve 1880 dhe fillimi i viteve 1890) ky mal u quajt Densmore’s Mountain për nder të Frank Densmore, një kërkues ari në Alaska, i cili ishte i pari Evropian që arriti rrëzën e malit.

Më 1896 një kërkues ari e emërtoi këtë mal McKinley si mbështetje politike për kandidatin e atëhershëm për President të Sh.B.A. William McKinley (i cili u zgjodh president). Emërtesën Mount McKinley Sh.B.A. e njohu formalisht pasi Presidenti Wilson firmosi aktin “Mount McKinley National Park” më 26 Shkurt 1917. Këshilli për Emrat Gjeografikë i Alaskës e ndërroi emrin e malit në Denali, pra me emrin sikundër i referohet popullata lokale. Megjithatë, një kërkesë e vitit 1975 nga Legjislacioni i Shtetit të Alaskës drejtuar Këshillit të Sh.B.A për Emrat Gjeografikë që të bënte të njëjtën gjë u bllokua nga kon-

Iglin Shyti shenon ne harte per ngjitjen ne Denali nga alpiniste shqiptare

32

gresmeni i Ohajos, Ralph Regula, distrikti i të cilit përfshin vendlindjen e McKinley-it. Anëtarët e delegacionit të Kongresit të Ohajos vazhdojnë të mbrojnë emrin McKinley, duke bllokuar tentativat nga ana e delegacionit të Kon-

gresit të Alaskës për të arritur që Këshilli i Emrave Gjeografikë të Sh.B.A. ta ndryshojë në Denali. Kështu, ndërsa shteti i Alaskës i referohet malit si Mali Denali, pronari i parkut kombëtar e quan atë Mali McKinley.


Jezera 24 korrik 1934

Kjo majë u ngjit nga tre alpinistë shqiptarë më 26 Qershor 2013. Në dëshminë që sejcili alpinist mori nga Shkolla e Alpinizmit të Alaskës (AMS), që funksionon në Parkun Kombëtar Denali, në mbyllje të veprimtarisë, cilësohet se “ngjiti majën Denali”. Emërtesa e banorëve lokalë të malit po mbizotëron ndaj emërtesës McKinley e cila ka fituar ma shumë terren në markat (Brendet) e pajimeve alpinistike. Duket se këtij konflikti po i vjen fundi: para pak kohe në Sh.B.A. doli modedha 25 cent-ëshe Denali dhe administrata Obama ka vënë në vijë aprovimin e të gjithë instancave ligjvënëse që ky mal të njihet me emrin që e thërret popullata autoktone: Denali. Jezera Bazuar në Revistën MINEVRA, Nëntor 1934, faqe 19-22, maja e Jezerës është ngjitur me synime sportive për të parën herë nga një grup të rinjësh të qytetit të Shkodrës më 25 Korrik 1934. Ky grup u nis nga Shkodra më 17 Korrik 1934 dhe pasi kaloi nëpër një sërë vendesh të Dukagjinit dhe Kelmendit u kthye në Shkodër në fund të muajit (ju kujtoj se n’atë kohë nuk kishte asnjë rrugë automobilistike në ato anë). Paragrafi i maposhtëm është shkëputur, pa ndryshuar asgjë, nga numuri i revistës në fjalë.

“…… Ne nesret (dt 25 Korrik – shënimi im) marrim të zotin e shpis (të zotin e stanit – shënimi im) e nëpër livadhe me lule bjeshkësh - çajë mali, soje gjithfarësh të luleve “mos më harro” genciana – kalojm nëpër gurrisht të rranxës të Jezerës. Lugina të vogla dhe humnere të kthella 400 – 500 m gjatë, shkrepa, rrasa e gurishtë t’imtë, gryka e maje paramalesh shkojn tuj ndrue gjatë rrugës të marrun deri sa tuj u kacavjerrë e tuj u majtë ma tepër me duer se me kambë mrrijm në Jezerë, i pari grup shqyptar në majen ma të nalten e verit. Neper mjet të reve dallojm male e lugina mbushë me borë, shkrepa gjith nduer trajtash e livadhe të vogla ende të rita prej borës së shkrime, nji det malesh e grykash të paraqitet në një harmoni të jashtzakonshme, me të kujtue panorama madhështore t’alpeve qandrore. Ku t’ja fillojm ma parë me caktue shka shofim? Afër nesh kemi male të tjera të grupit Jezera e Popllukë, mbas tyne liqenin e Gshtarës, prej të cilit duket se e ka emrin ky grup (sll. Jezerca = liqe)…….” Turisti Shënim: gërmat italike janë në origjinalin e shkrimit-shënimi im. Ky paragraph, sigurisht me vlera për historinë e alpinizmit në vendin tonë, nën këndvështrimin tim ka rëndësi të veçantë për emrin e malit: J E Z E R A.

Emri Jezera për majën më të lartë të Bjeshkëve të Namuna (Alpet Shqiptare) përdoret nga banorët e moshuar të fshtrave Theth, Rragam dhe Valbonë që jetojnë në rëzat e këtij mali. Kjo fjalë (në formën jezera dhe jezeri) për banorët e këtyre anëve përdoret njëlloj (me kuptim të njëjtë) për fjalët mjegull dhe re. Dhe kjo ka kuptim për realitetet e elementeve atmosferikë në atë zonë për malin në fjalë: maja e Jezerës është maja e parë që “kapet” nga retë apo mjegulla. Me pak njohuri nga fusha e fizikës kjo shpjegohet, por është e pavend të trajtohet në këtë shkrim. Mjafton të theksohet se në çdo bllok malor maja më e lartë ka të njejtin fat. Megjithatë, ashtu sikundër kushdo që shkon në shkollë, ne në librat e gjeografisë mësojmë, për habi, se maja më e lartë e Alpeve tona quhet JEZER C A! Nga kush quhet kështu?...Apo banorët e alpeve duhet të luftojnë për emrin e kryemalit të tyre sikundër bëjnë alaskasit (të cilët kanë sot edhe Presidentin Obama që i mbështet) për të tyrin? … Kam rastin të vë në dukje se në librat e gjeografisë shkollore nuk na mësohet që në faqen veriore të majës, duke filluar nga rrëza shkëmbore e saj, për pak qindra metra, shtrihet në drejtim të veriut një akullnajë. Nuk është e madhe, por është akullnajë. Mendoj se do ishte mirë, veçanërisht për brezin e rinisë, ta njohim këtë fakt ngaqë sejcili do të kishte edhe një arsye më shumë për t’ju afruar këtij mali dhe për të admiruar akullnajën bashkë me natyrën dhe madhështinë e Alpeve tona. Vijon në numurin e ardhshëm

33


PJEZERA korrik ërshkrim fotografik

M

ë 18 dhe 19 korrik 2015 u organizua ajo që ne e quajmë Veprimtaria e Shoqatës. Kjo veprimtari përmban vajtje në vende të ndryshme të bllokut të Jezerës. 22 pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Fotot ilustruese përciellin këtë veprimtari me grupin që ndërmorri ngjitjen e majës së Jezerës, 2.694 metra e lartë.

2015

Nata e këtij grupi kaloi në fushimin e ngritur pranë Kroit të Shtrazës. Këtu qetësia dhe uji i mrekullueshëm i burimeve që shpërthejnë nga rrëzat e malit të Alisë janë mbresëlënëse.

Të nesërmen itenerari kaloi me ngjitjen në Qafë Pejë, prej nga ulemi për në Gropat e Bukura. Një pushim i merituar tek burimi aty pranë stanit dhe biseda me bariun i lë vendin ngjitjes paksa të tejzgjatur për të dalë në kreshtën perëndimore të Jezerës.

34


Teksa fitohet lartësia pamjet përreth të mahnisin dhe aparatet fotografikë “nuk kanë të ngopur” duke fiksuar pamjet që na shoqërojnë.

Dhe më së fundi maja! Gëzim dhe shlodhje kur këmbët shkelin majën. Kënaqësi të sodisësh dhe të bisedosh me këdo që është aty për të këmbyer ndjesitë për natyrën, emocionet….

35


Mont Blanc 2015

Alpinistët dhe bjeshkatarët e Kosovës realizuan ngjitjen e Pullazit të Alpeve të Evrotës më 11 Korrik 2015. Ishte ky grup i formuar nga 11 entuziastë: Nazmi Hasanramaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula, Afërdita Tahiri, Uta Ibrahimi, Granit Neziri, Astrit Rexhaj, Alban Jetullahu, Liburn Aliu, Hajdin Kastrioti, Gerti Pishtari (nga SHBA Tirana). Organizator i veprimtarisë ishte Klubi Alpin Prishtina. E veçanta në këtë veprimtari ishte pjesëmarrja e tre femrave. Kjo bëri që mediat e Kosovës dhe dashamirësit e bjeshkatarisë dhe alpinistëve të kishin sytë nga kjo veprimtari si rrallë herë më parë. Ekipi zgjodhi për ngjitje itenerarin normal, The Gouter Route, dhe e kaloi natën e parë në lartësinë 3.200 metra tek Tete Rousse Refuge Hut. Kjo ditë ishte një ditë pune e rëndë për ekipin mbasi sejcili pjesëmarrës kishte peshë të kosiderueshme në shpinë. Rancat përmbanin pajimet e fjetjes, ato teknike dhe ushqimet. Dita e dytë kaloi me ngjitjen e ekipit në lartësinë 3.800 metra, tek Guter Refuge Hut. Kjo pjesë e itenerarit karakterizohet kryesisht nga kacavarja, ku pikat e kapjes dhe ato të mbështetjes nuk mungojnë, por që rënia e vazhdueshme e gurëve, me raste edhe të mëdhej, i krijon alpinistit një stres të vazhdueshëm si dhe i urdhëron kujdes të pandërprerë. Për arësye se ekipi nuk kishte mundur të rezervonte vende fjetje në këtë strerhim, natën e kaloi duke pushuar e medituar

36

nëpër ulëse, Një kalim nate dhe pushim ky aspsk komod, por që tek e fundit ishte i vlefshëm për aklimatizim.

litarëve të sulmit. Unë u caktova në litar me Astritin dhe Gertin. Në çdo litar u caktua një vajzë”, skjaroi Uta.

Pata rastin të komunikoj me zonjushen alpiniste Uta Ibrahimi dhe ndejehem ipërkrahur të përcjell tek lëxuesi, pjesërisht, ndjesitë e saj në këtë veprimytari.

Uta kujton se më 02:00 pas mesnate të tre litarët e punës u vunë për rrugë. Fillimisht e kishte disi të vështirë të bashkëpunonte me Gertin, të cilin e takonte për të parën herë, por edhe me Astritin me të cilin nuk kishte aq njohje apo afërsi sa me anëtarët e tjerë të ekipit. Megjithatë ngjitja vazhdoi

“Rreth mesnatës, Nazmi Hasanramaj, udhëheqësi i grupit, filloi të merret me organizimin e


sot nuk jam shprehur për ta ashtu sikundër kam dëshiruar. Ata kanë qenë herojtë e mi për arritjen e suksesit tim në Malin e Bardhë. I njojta ata si njerëz me shpirtin më të bukur alpin.

mirë dhe të tre litarët ishin bashkë deri tek strehimi metalik (4.200 metra). Mbas kësaj një distancim i vogël ndërmjet litatrëve të punës bëri që pjesa e mbetur e itenerarit të përjetohej në intimitetin e grupit për zbatimin e teknikave të ngjitjes. Uta përsëri kujton se “diku në ora 07:00 treshja ishte në majë. Për mua Astriti dhe Gerti ishin motorë të litarit. Gjatë gjithë kohës së sulmit të majës ne e kemi mbështetur dhe inkurajuar njëri tjetrin dhe sidomos të dy djemtë më mbështetën mua si vlerë të ekipit në litar.” Të gjithë anëtarët e ekipit arritën majën ku u valvit flamuri i Kosovës. Maja e Malit të Bardhë është një nga mrekullitë e Evropës, ku sytë të shohin tej-e-tej horizontin. Nga komunikimi me Gertin, një everestas, e ndjej të nevojshme

të përcjell falenderimin e tij për organizatorët të cilët e paranuan si anëtar të ekspeditës. Ai theksoi gjithashtu se “kjo ngjitje u mbështet me sesibilizim dhe frymëzim nga shoqëria kosovare. Ngjitja e tre fermrave ishte njëherësh ngjitja e parë e femrave shqiptare në këtë majë. Suksesi i ngjitjes, përfundon Gerti, u sigurua nga vendosmëria e ekipit, nga vlerat e Nazmiut si organizator dhe nga moti i mirë.” Uta thekson se “Mali i Bardhë ka qenë njëra prej eksperiencave më të bukura dhe shumë e rëndësishme në karierën time. Përveç faktit që kjo ekspeditë/përvojë, na shpalos shumë nga vetja dhe brendësia jonë, shokët, jeta dhe rëndësia e saj, tani përjetohen ndryshe.” “Dua të falemderoj Gertin dhe Astritin jashtë mase, pasi deri më

Gjithashtu dua të falenderoj Klubin Alpin Prishtina të cilët kanë bërë punë të madhe për organizimin e ekspeditës dhe veçanërisht Nazmiun i cili kurrë nuk u lodh me ne”, përfundon Uta. Përgatiti Aleksandër Bojaxhi Mj. Edukimi

37


Çorovoda,

kryeqendra e kanioneve Lumi i Osumit është interesant për kanionet e tij nga Miçani në Çorovodë. Ngushtimi i thellë i shtratit të lumit fillon poshtë fshatit Miçan, ku fillojnë dhe kanionet e famëshme të Osumit, të cilat kanë shpate vertikale që në disa vende i kalojnë 100 metra lartësi, kurse gjërësia dominuese është 15-20 metra. Lumi ndër shekuj e ka “sharruar” shkëmbin duke formuar thellime dhe forma të mahnitëshme të relievit. Kanioni i Miçanit vazhdon rreth 2 km dhe më pas vazhdon me një luginë për rreth 7 km e cila në gjërësi shkon deri në 350 metra. Porse duke filluar nga Hambulla e deri në Çorovodë lumi formon një kanion tjetër, madhështor, me gjatësi rreth 12 km. Ky është “kanioni ynë”.  38


Çorovoda, qëndra administrative e Skraparit, me të drejtë ja vlen të quhet sot kryeqendër kanionesh. Janë disa përrenj, degë të lumit të Osumit, që kanë gjithashtu kanione si, Staravecka, Malindi, Roku, Prishta, Biga. Një prej tyre është edhe lumi Guak, i cili kalon përmes qytetit. Ai me shushurimën e ujërave të tij dhe rrepat e “lashtë” të qytetit i japin qendrës, veçanërisht gjatë mbrëmjeve të ngohta, bukuri dhe të përcjellin notat e ndjesisë së shlodhjes. Ne synuam të ndjekim këtë lumë dhe shkuam deri në fshatin Vësheshtë ku zoti Orion Cufe na udhëhoqi për në pjesën e sipërme të lumit Guak. U bëmë dëshmitarë të kanioneve të thella ku uji i burimeve të kësaj ane të malit të Tomorit ka gërryer ngushtica të thella dhe relieve për ujvara që për t’i eksploruar kishin nevojë për pajime të cilat ne na mungonin. Kështu që ditën e parë, na u desht që të kënaqemi me soditjen nga sipër të kanioneve aty dhe natyrës përreth si dhe me darkën dhe shoqërinë gjatë saj në banesën e re të vëllezërve Cufe në Vësheshtë. Lumi Osum kalon në periferinë e afërt të Çorovodës. Kanioni i këtij lumi ka marrë emër tej kufijve të Shqipërisë dhe kalimi nëpër të me mjete lundruese është mëse i njohur. Me sa duket meritë të veçantë për këtë ka zoti Zamo Spathara. Por pak thuhet e shkruhet për këtë kanion lidhur me kalimin e tij më këmbë në verën e vonë ose në vjeshtën e herëshme kohë kur niveli I ujit në lumë bie. Shoqata jonë organizoi këtë fund gushti për të tretën herë brënda katër sezoneve verore udhëtimin në këmbë nëpër kanion. Sot shumëkush ka harruar se Qeveria Shqiptare kishte planifikuar të ngrinte në lumin Osum një

39


hidrocentral. Por Osumi, me sa duket, i shpëtoi dalldisë “për ta bërë vendin një superfuqi energjitike në rajon” që të lë përshtypjen e një thirrjeje të llojit “gjeje rrjedhën ujore dhe eja merr lejen për HEC” që kërcënoi të gjithë rrjedhat e lumejve të Shqipërisë. Dhe ky kërcënim egziston edhe sot. Kujtojmë lumin e Vjosës. Madje kështu edhe me lumin e Valbonës që është pjesë e një Parku Kombëtar. Zot na ruaj nga të gjithë ata që duan të pasurohen me gjithëshka! Mrekullia natyrore e quajtur Kanioni i Osumit duket se përfundimisht ka shpëtuar nga hecomania dhe atje në vend të prodhimit të energjisë elektrike vizitorët bëjnë

40


rafting kur lumi është ujëplotë dhe udhëtim në këmbë nëpër të kur lumi pakson ujët e tij. Ditën e dytë të qëndrimit tonë atje, teksa lamë Çorovodën dhe udhëtuam me furgonin e qytetit përpjetë Osumit, ndalemi tek “Gjurma Abas Aliu” ku mjaft besimtarë kryejnë aty rite të caktuara. Më tej udhëtimi ynë ndalet aty ku natyra ka punuar më fort për të “gdhëndur” kanionin, në Hambull. Një varkë e vogël gome e fryrë shpejt e shpejt mbledh ato pak gjëra të anëtarëve të grupit tonë që mendohet se duhet të mbeten të thata ose që mendohen të mërzitshme për tu mbajtur. Udhëtimi nëpër lumë është me pesë apo

gjashtë ndërprerje, mbasi në këto vende duhet të notosh. Diku notohet 20 metra, diku më pak, por tek pjesa më e ngushtë e kanionit, gjërësia aty nuk i kalon dy metra, notimi është rreth 70 metra. Tek udhëton më këmbë nëpër kanion kupton se sa e madhe është mjeshtëria e skulptores natyrë. Aparatet fotografikë apo celularët “kanë punë të madhe” për të fiksuar mbresat gjatë gjashtë orëve që zgjat udhëtimi. Soditja ndalet diku tek “gdhëndiet” vertikale të ujit, diku tek guvat, diku tek ujvarat që bien edhe nga lartësi mbi 20 metra, etj., etj., dhe të gjitha këto bukuri natyrore janë të shoqëruara nga një blerim i shëndetëshëm që të krijon përshtypjen se je njëherësh e një nënpyll tropikal. Udhëtari në kanion përjeton një “tortë” mrekullish dhe bukurish natyrore!

41


Kosovë Nëpër

Në rajonin e Kosovës kemi përqëndrim të madh të pasurive natyrore si në sipërfaqet e tokave punuese, pyjeve, kullotave, mineraleve të dobishme. Në sajë të elementëve gjeografikë, Republika e Kosovës ndahet në Regjionin Lindor, përkatësisht

42

R

epublika e Kosovës ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi mbi 2 milion banorë. Kjo bën që Kosova të jetë treva me dëndësi më të madhe në Gadishullin Ballkanik. Më se 90% të popullsisë e përbën elementi shqiptar.

në Rrafshin e Kosovës dhe në Regjionin Perëndimor, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit. Alpet e Kosovës, përkatësisht Bjeshkët e Nemuna, kanë pozitë periferike në Republikën e Kosovës. Ato si barierë ngrihen mbi Rrafshin e Dukagjinit, duke e mbyllur atë nga veriu e perëndimi. Ato shtrihen në dy anët e lumit të Pejës dhe të Deçanit. Alpet e Kosovës me strukturën e relievit, me majat e larta (ka disa që e kalojnë lartësinë 2.000

metra), me shpate të rrëpishme, me lugina të thella, me gryka të ngushta, me pragje të shumta të sjellin ndërmend pejsazhet e Alpeve të Evropës. Ato janë male të reja dhe gjeografikisht janë pjesë e Alpeve Shqiptare. Lartësia më e madhe e tyre kulmon me majën e Gjeravicës, 2.625 metra. Mali Sharr shtrihet nga Rrafshi i Dukagjinit në veri e deri tek lumi i Radikës dhe burimi i lumit të Vardarit në jug në Maqedoni. Kufirin e tij perëndimor e formon lugina e Lumit Drini i Zi kurse atë lindor e përbën fushëgropa e Pollogut dhe pjesa perëndimore e lumit Vardar. Mali Sharr bën


pjesë në grupin e maleve të larta (ka disa maja me lartësi mbi 2.000 metra) dhe ka shtrirje meridionale me gjatësi 80-85 km dhe gjërësi 25-30 km. Mali Kopaonik ngrihet në pjesën veriore të Kosovës. Shtrihet kryesisht në drejtimin veri-jug në gjatësi rreth 100 km. Ky mal është ujëndarësja e rrjedhjeve të Toplicës e Rasinës në lindje dhe Ibrit në perëndim. Ka edhe maja të larta që i kalojnë 2.000 metra lartësi. Udhëtimi ynë në shtator 2015 pati disa stacione: Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës dhe kalimin e natës në Grykën e Rugovës. Të nesërmen ne vizituam Kuqishtën, Bogën, Gurin e Kuq. Në mbyllje të rrugëtimit tonë nëpër Kosovë vizituam Shpellën e Gadimes ku dhe drekuam. Fotot në këtë shkrim ilustrojnë udhëtimin tonë nëpër Kosovë.

43


BovillË

2015

U bë për të thënë, “na ishte një herë e një kohë” kur organizohej një lloj veprimtarie alpinistike që njihej si “Ngjitjet e kualifikuara verore”.

Në atë veprimtari, që organizohej për çdo vit në muajin korrik ose gusht, alpinistët më të mirë të vendit i ngjiteshin majave të maleve duke ndërmarrë itenerarë që kalonin në faqe shkëmbore.

Në foton e parë të këtij shkrimi ju shikoni faqen veriore të majës së Shtegut. Në këtë faqe kanë pas qenë shënuar e ngjitur 18 itenerarë të cilët përfundonin në majën e malit ose në kreshtën e tij.

Në rrëzë të kësaj faqe shkëmbore, tek Gropat e Shtegut, organizoheshin fushimet 10-12 ditore me alpinistë të “kategorive të ulëta” (ku përfshiheshin alpinistë të cilët ende nuk e kishin arritur kategorinë e parë sportive). Këta alpinistë kryenin ngjitje me kacavarje në shkëmb për të dalë në majën e Shtegut, majën e Radohinës, në sejcilën nga majat Binjake, etj. Alpinistët më të kualifikuar, ata që kishin fituar kategorinë e parë sportive si dhe kategori më të lartat si Kandidat Mjeshtër Sporti dhe Mjeshtër Sporti, i organizonin veprimtaritë në zona të tjera të Alpeve, si p. sh. në zonën rrerth

44


Sheut të Bardhë, rrëzë malit të Boshit, të Arapit, në Kllogjen, etj. Në fotot 2 dhe 3 ju shikoni alpinistë të asaj kohe me pajimet që përdornin për sigurimin e vehtes dhe njëri tjetrit. Ata i vendosnin a ngulnin këto pajime në shkëmb e më pas kalonin litarin sigurues nëpër to. Gjatë ngjitjes anëtari që mbyllte litarin (d.m.th. dyshen apo treshen e ngjitësve) i hiqte këto pajime dhe kështu, çdo grup tjetër që ndërmerrte më vonë po atë itenerar vihej në kushte të barabarta sportive për të arritur suksesin. Sot ky lloj alpinizmi njihet si alpinizëm tradicional apo klasik. Dhe ushtrohet!

45


Në muajin shtator FSHALTM organizoi një veprimtari të ngjashme, të llojit që sot njihet si kacavarje sportive. Kjo veprimtari parakupton që paraprakisht aty ku duhet të vendosen mbrojtësit ata janë vendosur më parë ( janë “ngulur” bullona ose plenga sikundër në Foto 04) dhe në to alpinisti kalon karabinën e më pas në karabinë kalon litarin. Veprimtaria ishte shumë e vlefshme për të mësuar bazat e kacavarjes si hap të parë drejt alpinizmit tradicional.

Fotot në vazhdim ilustrojnë këtë veprimtari e cila u organizua në malin e Gamit. Tek ky mal, në pjesën juglindore, vite më parë janë piketuar një sërë itenerarësh për kacavarje shkëmbore të cilët kanë shkallë të ndryshme vështirësie, nga më të thjeshtat e deri tek më të vështirat. Gjatësia e më të shumtëve prej tyre nuk i kalon një litar. Kjo veprimtari, për aq sa zgjati, u ndihmua që të ishte e suksesshme nga kacavarësit e organizimit Rock Tirana, Elion Çikopano dhe Enis Shehu, si edhe alpinisti Gerhard Duro. Këta djem meritojnë falenderime që i përcollën pjesëmarrësve njohuritë e nevojshme të kacavarjes.

46


Zona e kacavarjes në fjalë njihet si Zona e Ngjitjeve Bovillë (Bovilla Climbing Area). Kjo sepse më e shumta e itenerarëve janë në pjesët shkëmbore në të dy anët e digës (dominon për sasinë e itenerarëve ana veriore e digës) së Rezervuarit të Bovillës, prej nga merr ujë qyteti i Tiranës. shbat

47


Nisja e grupit nga Qafa e Kreshtës

Maja e Këndrevicës dhe tre letra Tetori na ngjiti në majën e Këndrevicës. Ishte një dëshirë e kahershme për cilindo nga ne që të ngjiteshim në këtë mal “të harruar” nga alpinistët. Kaluam një natë në fshatin Dukaj mbi Tepelenë, në shtëpinë e re të familjes Allkaj. Ishte jo thjesht një shtëpi; ishte një mrekulli. Një shembull që flet qartë se çfarë bëjnë shqiptarët e kthyer nga emigracioni. Mbrëmja në verandë me pak infrastrukturë baritore në të, gatimet tradicionale të kryera nga zonjat e shtëpisë, drejtimi i mbrëmjes nga Beqari, kryegjetës i tavolinës, na bënë të ndjehemi të zhytur në traditat e bukura shqiptare, sidomos të zonës së Labërisë.

48

Në majën e Këndrevicës


Në mëngjes u vumë për udhë. Fillimisht me fuoristradat dhe pas një ore më këmbë. Na udhëhoqi për në majë zoti Maliq Kabaj, barí me përvojë nga fshati. E veçanta e grupit tonë është se kemi tre anëtarë të familjes Allkaj: Selamin dhe dy fëmijët e tij, Evën dhe Emilion. Rrugëtimi ynë nga fshati Dukaj e deri në majë u shoqërua me “zbulime” të cilat shoqata jonë me tre letra të ndyshme të shoqëruara edhe me foto i përcolli në institucione të caktuara. Më poshtë lexuesi ka rastin të njihet me pjesën thelbësore të përmbajtjes së tyre.

49


 50


DJE

SOT

Leqet e Hotit

Një i

udhëtim

papritur I

shte e shtunë mbrëma kur bie celulari. Zoti Aleksandër Bojaxhi, apo profesori sikundër i thërrasim ne më të rinjtë, më propozon ta shoqëroj për një udhëtim drejt Kelmendit. Ai ka mendimin e tij për arsyen pse Alpet tona quhen Bjeshkët e Namuna dhe donte t’i fotografonte prej aty për të ilusturar këtë temë. Dukej propozim interesant dhe i thashë OK.

I keni parasysh ato ditët e kthjellëta të fund-tetorit, kur nuk di si të vishesh gjatë daljeve në natyrë? Mëngjesi është si janari, por në mesditë s’është çudi të dalësh me të shkurtra. Kështu ishte e diela e fundit e tetorit dhe mëngjesi i ngjante dimrit. Me vëllain dhe profesorin u nisëm herët drejt Kelmendit. Pas një pushimi për kafe në Beltojë, në lokalin mbi lumin Drin, vazhduam drejt veriut. Në mesditë ndodheshim në destinacionin tonë: Leqet e Hotit. Rruga automobilistike zbret nga rreth 750 m në 160

m lartësi, dhe janë pikërisht gjarpërimet e kthesave të rrugës në formë laku, në shpatin e malit mbi luginën e lumit Cem, që i kanë dhënë këtë emër vendit. Sot është rrugë e asfaltuar, por si na tregon profesori, mbi 50 vjet më parë ishte rrugë këmbësore dhe kënga popullore e udhëtarit të këtyre anëve përmbante dhe vargjet: “... O ju Se ç’mi kputët leqet e kamve...”

51


Para nesh hapet një çarje madhështore tektonike gati 1 km e thellë dhe në fund lumi ngjyrë blu, që buron nga zemra e Kelmendit e derdhet në liqenin e Shkodrës. E gjithë kjo të krijon përshtypjen e një kanioni të paanë, mbase më madhështorin që mund të shihet në vendin tonë! Në fund të luginës gjarpëron lumi i Cemit, që ka këtë emër pasi uji i tij është i cemtë, brisk i ftohtë. Lumi me dy degët e tij i bashkohet në Mal të Zi lumit të Moraçës dhe

52

derdhet në liqenin e Shkodrës. Pas soditjes e fotografimeve u kthyem nga e njëjta rrugë drejt jugut, për t’u ndalur në një pikë tjetër interesante mbi fshatin Hot. Rrugës, nga shpatet e kodrave në këtë “Portë të Alpeve”, të bien në sy shumë rrethime me gurë, që kanë kufizuar dikur kullotat më të mira. Sot të braktisura e të “pasuruara” më së shumti nga shkurret, dikur këto rrethime kanë qenë vathët, të kudondodhura nëpër shpatet e Alpeve Shqiptare. Besohet se tek


këto rrethime të thjeshta fshihet origjina e emrit të Bjeshkëve të Namuna, që siç na shpjegon me tej Aleksandri, nuk janë “të mallkuara”, por Bjeshkët e Nemus, që nga latinishtja do të thotë Bjeshkët e vathëve, ose kullotave të rrethuara me mure guri në të thatë... Dielli kishte filluar të nxehte e, teksa makina zbriste drejt Liqenit të Shkodrës, na lindi ideja të vizitonim një vend “me emër” ku s’kishim qenë më parë. Pa u futur në qytezën e Bajzës, kthyem djathtas dhe vazhduam në drejtim të perëndimit për 4 km. Mbrapa objektit të parafundit, dikur një qendër peshkimi, ndodhej Monumenti i Natyrës që donim të shihnim, Syri i Sheganit. I bukur, pak më i madh se Syri i Kaltër, dhe me një natyrë të këndshme përreth, ku gjelbërimi i barit shkrihet me të kaltrën e ujit, Syri i Sheganit furnizohet nga Përroi i Thatë, ujërat e të cilit zhduken nëntokë, për t’u rishfaqur këtu, buzë liqenit. Një grup peshkatarësh e familjarësh ndodhej aty para nesh, ndërsa pak më sipër hasëm në katër ndërtesa të vogla prej druri, mbase një kompleks i vogël turistik për të ardhmen. Pasi fiksuam me aparatin tonë bukuritë e këtij vendi, përshëndetëm njerëzit dhe hipëm në makinë për kthimin në Tiranë. Ishte bërë vapë, por freskia e natyrës që lamë pas dhe muzika e bisedat në makinë, na bënë që udhëtimi të kalonte si një kënaqësi e vërtetë e fundjavës. Menduh Zavalani, tetor 2015

53


Ngjitja në Malin e Tomorrit e cila ndryshoi jetën time N

ë rrugëtimin tim me grupin e Bjeshkatarëve nga e gjithë Shqipëria në ngjitje të Malit të Tomorit, (i njohur ndryshe si Olimpi i Beratit), shkoi gjithshka sipas planit tonë. U zgjuam në orën 5 të mëngjesit, dhe në orën 6 filluam t’i kacavirreshim malit; ca me shkopa, ca me duar, ca të vendosur, dhe ca me dy mëndje. Është mundim i madh, por në më pak se 5 orë e mposhtëm majën. Mali ishte madhështor, pamja marramendëse, rrugëtimi shumë i veçantë. Por ta lëmë pak këtë udhëtim Përshtypjen më të madhe ma la e nesërmja, dita kur, meqë u zgjuam herët, vendosëm të ndalojmë e të shikojmë kështjellën brilante të Beratit. Me të vërtetë magjike, si pamja nga poshtë, edhe nga lart. Mora vesh që aty sot jetojnë rreth 500 banorë.

Po sodisja sytë, po kundroja kështjellën nga pas dhe malin madhështor përpara dhe shihja rrotull vetëm të moshuar, si të huaj edhe vendas. Vallë ku të ishin të rinjtë? Ora shënonte 9 dhe të rinj nuk shihja! Mbeta i befasuar! Vallë këto mrekulli të krijuara si nga natyra edhe nga njeriu për kë të jenë lënë…? Shqipëria është vend i bekuar dhe i ka të gjitha të mirat. Male, dete, klimën e butë dhe natyrën e bukur. E megjithatë, të rinjtë e sotem nuk i

54

shfrytëzojnë këto të mira! Të rijntë e sotëm janë nëpër shtretër, kafene, restorante, pra gjithandej ku s’duhet të jenë. Kështu ata shëmtojnë shpirtin dhe fizikun. Nuk e them këtë gjë për të ofenduar, por të rizgjuar. Ne jemi popull i bukur, madje nga më të bukurit e rajonit, dhe dua të nxjerr në pah që ne po keqtrajtojmë genet tona dhe kombin ku kemi lindur. Dua t’ju motivoj që me pak mundim, për çdo ditë, të arrijmë tek hapat e Evropës. Dua t’ju inspiroj që të shihni për-

para se dhe Evropa ka qenë këtu ku jemi ne dhe me pak vullnet për çdo ditë ka arritur aty ku është sot. Unë mendoj se është më mirë të ketë pak progres përditë se sa perfeksion, pasi perfeksioni nuk egziston por krijohet. Prandaj them, rizgjohuni në ndërgjegje, ngrihuni mëngjeseve më herët se të gjithë, se besoj dhe jam i bindur që teknika e të zgjuarit herët që kam mësuar nga Azia, është një nga mrekullitë që duhen praktikuar. Unë e përdor vetë këtë


teknikë dhe ju bëj me dije se: në fillim çdo gjë do ju duket e vështirë, më vonë do ju duket rrëmujë, por kur t’ia keni marrë dorën, d.m.th. nga fundi, do jeni të kënaqur e të lumtur se do keni arritur diçka me forcat tuaja duke dalë fitimtar. Cila është kjo teknikë? Murgjit Tibetianë zgjohen në 5 të mëngjesit. Dhe është e vërtetuar që zgjimi herët ju ingranon më shumë e më shpejt në etapat e ditës. Duke u zgjuar herët, ju do keni mundësi të përgatisni ditën, të lexoni, të bëni sport, të hani mëngjes, ushqimin më të rëndësishëm të ditës, të vendosni objektivat dhe kur të arrini në punë, në shkollë apo tek takimi i rradhës do jeni aq të karikuar dhe të motivuar sa çdo gjë do ju duket shumë e thjeshtë. Është më mirë se sa të veproni si disa: Zgjohen në 8:30, me vrap vishen, me ngutje shkojnë në zyrë, pijnë një kafe, dhe nga ora 10 fillojnë efektivisht të punojnë. E imagjinoni vetë çfarë keni humbur!? Në Evropë njerëzit punojnë shumë me vehten. Zgjohen herët, lexojnë, merren me sporte dhe janë gati të punojnë. Këtë e bëjnë në mënyrë që të arrijnë përditë diçka më shumë. Pasi siç u them përherë klientëve të mi: “po nuk ecët përpara nuk është se mbeteni në vend, por shkoni mbrapa.” Dhe Evropa po na lë shumë mbrapa. Në perëndim njerëzit merren me zhvillimin e shpirtit dhe fizikut. Pasi dhe fiziku është i rëndësishëm. Unë them përherë: mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Ja ta llogarisim. Nëse zgjoheni përditë një orë më herët, ju në javë do fitoni 7 orë. Do keni 7 orë më shumë për punën, familjen, të dashurit tuaj dhe pse jo edhe

për hobet dhe kënaqësitë personale. Kurse në muaj ju fitoni një ditë të tërë, një ditë të plotë. Imagjinoni ç’mund të bëni nëse keni një ditë më shumë në jetën tuaj. Po në vit e dini sa fitoni? Plot 12 ditë! Nuk them të zgjoheni në 5, por të paktën 6:30, ose të paktën një orë më herët se normalisht. Dhe mos harroni se në fillim do ju duket e vështirë, por në fund shumë e lehtë. E them këtë se mëngjesi është më i mirë se darka për të marrë vendime. Mëngjesi është më pozitiv, dhe mbas një gjumi të mirë, ne jemi të gatshem të bëjmë vendimet tona më të mira, pasi jemi të shlodhur, plot energji, dhe kemi objektivat në kokë. Me ardhjen e darkës, egoja jonë, bateria jonë personale, zbrazet, dhe kështu ti fillon të lodhesh dhe të marrësh vendime të gabuara, pasi nuk ke më ego të ndjekësh ose të vendosësh për atë që do ose kërkon. E njëjta gjë më ndodhi në shpatin e malit të Tomorit. Në fillim çdo gjë mu duk shumë e vështirë. Rrugëtimi i vështirë për të arritur në Berat. Zgjimi në orën 5, mbërritja tek këmbët e gjigandit, ndjeja ftohtë, ndjeja uri. Gjithçka dukej shumë e vështirë. Pastaj u nisëm, përgjatë shtegut, disa përpara, disa pas, disa të ndalur, një rrëmujë si në treg, si përreth edhe brenda meje, pasi nuk e dija ku isha, sa rrugë kasha…dhe lodhja më mundonte.

Porse e shikoja majën e kolosit, objektivin tim. Më qeshte dhe buzëqeshte, më mundonte dhe më motivonte. Dhe në kokë kisha vetëm një objektiv, ta shkelja atë majë, ta zotëroja dhe këtë kulm, pasi e dija se kur të arrija atje do isha i lumtur, do ndjehesha arritës! Dhe vërtet ashtu ndodhi. Kur arrita në majë, rruga e gjatë rreth 5 orë nuk mu duk gjë dhe shtegun e shihja nga lart si triumfues mbi të. Bora më prekte këmbët, era më freskonte faqet... Unë tani nuk i druhem më asgjëje; unë sodisja dhe ndjeja ekstazën e kënaqësisë së qënies në natyrë. Prandaj zgjohuni! Ju të rijntë, e ardhmja e këtij vendi, kapni majat, si ato fizike dhe ato metaforike, mos u druani nga asgjë, se e ardhmja është e pashkruar, shtigjet janë të pa vendosura. Vetëm ju e keni në dorë ta ndalni veten, ose ta shtyni atë nëpër objektiva të reja. E ardhmja është një plastelinë e butë në dorën tuaj. Jepini asaj formën që doni dhe përshtateni atë sipas dëshirës tuaj të momentit. Por në fillim zotëroni plastelinën tuaj. Nga Elvis Ponari, SHBA Tirana

55


D

uke qenë se bjeshkimi dhe alpinizmi janë argëtime në natyrë, e shoh të udhës që tu kujtoj se kushdo që e kalon kohën e lirë në natyrë duhet që njëherësh të pranojë përgjegjësinë që të ndihmojë në ruajtjen e saj për brezat e sotëm dhe për ato të së ardhmes. Të udhëtosh nëpër itenerarë pa lënë gjurmë është bërë një kërkesë minimale dhe e domosdoshme në etikën e ngjitjeve malore. Të gjithë ne mund të ndihmojmë që të edukojmë vehten (mbi të gjitha), si edhe argëtues të tjerë në gjirin e natyrës, me teknika argëtimi që kanë ndikim të ulët në dëmtimin e saj. Mënyra më e mirë për ta bërë një gjë të këtillë është shembulli personal. (Hedhurinat e familjes, hedhurinat e fshatit, ndotja në natyrë, plastika e të tjera si dhe hedhjet organike). Pjesa e parë e këtij referati është përgatitur me synimin që dëgjuesi ta ndjejë se i përcillet një kulturë për të gëzuar lirinë e lartësive: ai është bazuar në përvojën tonë dhe atë të siguruar nga një literaturë e gjerë. Megjithate referati im nuk është një ungjill: në këtë shekull lehtësia në komunikim ndihmon në këmbimin e përvojave të shumëllojshme. Kushdo përfiton gjithnjë nga përvojat e të tjerëve dhe shpesh, me kalimin e kohës, duke nxënë nga leksionet nëpër male apo auditore ne bëhemi mësues të mirë dhe një ditë vlerësojmë më shumë shokët tanë që bëhen mësues më të mirë

56

Koncepti pa lënë gjurmë

se ata të cilët na mësuan fillimisht. Ngjitje malore domethënë më shumë se sa kacavarje, panorama dhe përvojë në natyrë. Ngjitja malore (në mënyrë të veçantë alpinizmi) është njëherësh sfidë, rrezik dhe punë e rëndë. Ajo nuk është për këdo. Ajo (ngjitja malore) është argëtuese vetëm për ata që organizohen si duhet dhe shkojnë të përgatitur fizikisht e teknikisht në mal për atë që ndërmarrin. Të ngjiturit e maleve (veçanërisht ato të natyrës alpinistike), është një mënyrë që shoqërohet edhe nga plot mundime për të kaluar kohën e lirë dhe përvoja e ngjit-

jeve më ka mësuar të shprehem duke thënë (me ca humor) se “alpinizmi është arti i arritjes së kënaqësisë nëpërmjet të të munduarit J.” Dhe kjo ngase ngjitja malore kryhet në një ambjent i cili është indiferent ndaj nevojave njerzore dhe jo gjithkush ka dëshirë për të paguar çmimin e kënaqësisë së ngjitjes me mundimin e kalimit të vështirësive të natyrës fizike e shpirtërore. Kjo është tipike për alpinistin, por më e thjeshtë për bjeshkatarin.

Të kujdesurit për natyrën Bukuria e natyrës, dhe sidomos e disa vendeve të saj, shpesh bëhet


ta lëmë natyrën n’atë gjendje që e gjejmë atë, pa shenja të qënies sonë atje. Ne duhet t’i studiojmë vendet ku kalojmë dhe të bëhemi të ndjeshëm ndaj cënueshmërisë a lëndueshmërisë së saj. Kështu, duhet të kampojmë, ngjitemi a ndërmarrim lehtiza (shëtitje) në

mënyra të cilat e minimizojnë ndikimin tonë ndaj natyrës. Si ngjitës malesh, ne duhet të jemi mbrojtës veprues të natyrës nëse duam që fëmijët tanë të jenë në gjendje t’i kënaqen asaj që ne sot e mendojmë se na është e dhënë.

Fushimi Nuk është e thënë që fushimi të jetë i ngritur në vendin më të mirë. Veçanërisht për alpinistët. Ata duke dashur që të jenë sa më pranë majës janë të detyruar që shpesh t’i lënë vendet më të mira e të vendosen sa më pranë majës së malit. Porse për një moment, pavarësisht qëllimeve tuaja të daljes në natyrë, le të shohim se cili është vendi më i mirë për të fushuar me qëllim që të mbrojmë natyrën. Le të fillojmë me atë më të favorshmin për rruajtjen e natyrës dhe le të shkojmë më tej sipas një shkalle nga më e mira për të mbrojtur natyrën deri tek më e keqja (më dëmtuese e natyrës).

dëmtuese e saj ngase i tërheq vizitorët duke mundësuar që mjedisi të preket nga “të jetuarit” e njerëzve aty e për pasojë i ul asaj natyrshmërinë. Ne po e konsumojmë natyrën në një shkallë alarmuese ngase e përdorim atë duke e ndryshuar sipas mënyrës sonë. Të mos harrojmë se malet nuk ekzistojnë për argëtimin tonë. Ne e kemi “shpikur” argëtimin në natyrë. Malet nuk na detyrohen për asgjë dhe nuk kërkojnë asgjë prej nesh. Ndërkohë që si soditës të natyrës udhëtojmë nëpër të, për këtë privilegj, detyrimi ynë minimal është (apo duhet të jetë) që

-  Fushim i mahershëm, i cili plotësisht e ka dëmtuar mjedisin. Në kët rast ajo që është bërë në dëm të natyrës është bërë. Ju nuk keni se çfarë të dëmtoni më tej, veç nëse keni ardhur me mendje të keqe (humor). Në këtë kategori futen edhe vendet e ndërmendura për fushim ku pak a shumë është krijuar një “infrastrukturë” për këtë qëllim. -  Fushim mbi borë. Mbasi të shkrijë bora nuk do të duket ndonjë shenjë e qënies tuaj aty, veç në lënçi aty mbeturina jo organike. -  Vend shkëmbor. Vendi shkëmbor thuajse nuk e ndjen praninë tuaj ngase ju nuk lini gjurmë në të. -  Placë (shesh) me rërë, dhe/ose zhavor. Në këtë rast thuajse çdo shenjë e qënies tuaj aty do të shlyhet. -  Vendi i thatë në pyll mbetet thuajse i pacënuar nga prania tuaj aty. -  Kullota me bar të njomë. Nëse qëndroni për 2-3 ditë dhe pastaj e lëvizni tendën ndikimi tuaj negative në bimësinë poshtë tendës do të rimarë vehten. Nëse tenda do të qëndrojë për më gjatë, bimësia nën të do të vdesë dhe mundësia më e madhe është që të mos e rimarë vehten për atë vit. Sa më lart që të ngjiteni, aq më të ndjeshme janë kullotat me bar të njomë nga prania tuaj në to. -  Kullotat alpine. Mbi vijën e pyllit shtrihen kullotat alpine si edhe drurë a shkurre tipike e të rralla në këto lartësi. Ato i kanë kushtet klimatike për rritje më të disfavorshme se bimësia që rritet më poshtë dhe për pasojë koha e cilklit të tyre ripërtëritës e zhvillimor është më e shkurtër. -  Vendet buzë ujit. Jeta e bimëve pranë ujit është mjaft e ndjeshme nga faktorët e jashtëm jo natyrorë. Fushimet më afër se 30 m prej buzëujit të lumit a liqenit janë veçanërisht të dëmshme për mjedisin. Fushoni sa më larg vendeve me ujë.

57


Përdorimi si duhet i vendeve të paracaktuara për fushim përdoret krejtësisht ndryshe nga ai i një vendi të bukur ku ju ndaleni rastësisht për të fushuar. Tek vendi i caktuar për fushim, tenda tuaj mundet të qëndojë për një kohë të gjatë në të njejtin vend, ju mundet të jeni bashkë me shumë fushues të tjerë, mundet të përdorni të njejtat shtigje kalimi në mënyrë të përsëritur e të përdor-

ni WC-të e caktuara. Porse në një vend të bukur ku ju vendoseni rastësisht, tenda duhet të qëndrojë e pa lëvizur për jo më shumë se tre ditë dhe nëse formoni një grup me disa tenda, ato duhet të ngrihen në një farë distance nga njëra-tjetra. WC-të duhet të jenë një këtu e një atje dhe shtigjet e kalimit të mos përsëriten që kështu bimësia të mos shkelet në atë masë sa të mos e rimarrë vehten

pas largimit tuaj. Mënyra e fushimit e quajtur “pa lënë gjurmë” është e këshillueshme për vendet e bukura apo për ato ku fushohet rastësisht, krahasuar me vendet e ndërmendura për fushime ku këshillohemi të përdorim të njejtat mjedise e të njejtat shtigje të përdorura më parë nga fushues të tjerë. Vijon në numrin e ardhshëm

KËSHILLË jetoni në natyrë në atë mënyrë që kur të largoheni të ketë sa më pak gjurmë të qënies tuaj aty. Nën këndvështrimin e të qenit i patrazuar, era duhet marrë parasysh mirë teksa zgjidhni vendin e fushimit. Në mot të mirë si rregull era gjatë ditës fryn nga lugina lart shpateve dhe në mbrëmje ndodh e kundërta. Kjo bën që poshtë në luginë të ulet nga lartësitë ajër i ftohtë dhe në mëngjes temperaturat e ajrit aty të jenë më të ulta për një a më shumë gradë krahasuar me lartësitë. Në ngritjen e tendës merrni parasysh drejtimin e erës: ia vlen që në kohë të mirë e të ngrohtë hyrja e saj të jetë në drejtimin nga u vjen briza që tu hyjë brënda ajri i freskët. Porse në mot të keq, hyrja e saj duhet të jetë në drejtim të kundërt me atë nga u godet era. Kjo do bëjë që era të ketë më pak mundësi të depërtojë në tendë dhe që fletët e “dyerve” të mos përplasen a valviten e tu shqetësojnë/mërzisin.

58


Hasja me njerëz dhe hasja me egërsirat Më e shumta nga ne shkojmë në natyrë që të jemi atje të vetmuar ose në shoqëri me një grup të vogël apo të zgjedhur. Që të realizohet kjo sa më mirë ka dy mënyra: të shkojmë në vende të largëta apo itenerarë më pak të frekuentuar ose të dalim në natyrë gjatë ditëve të javës (jo në fundjavë). Ne mundet të ndihmojmë njëri tjetrin tek dalim në natyrë duke fushuar ose qëndruar tej nga të tjerët, duke udhëtuar përmes vendqëndrimeve të të tjerëve vetëm kur është e domosdoshme, duke mbajtur një qetësi maksimale, duke u dhënë një përshëndetje dashamirëse si dhe duke zbatuar principin “mos lërë gjurmë” teksa kalojmë pranë tyre. Kur ngjitësit malorë ndeshin njëri tjetrin sejcili grup ndjen gëzim që të përshëndetet me tjetrin, ndoshta të bisedojë shkurtazi dhe të vazhdojë më tej. Radiot personale, manjetofonët, etj, janë shqetësues për të tjerët dhe shpesh janë jo të mirëpritura në natyrën e lirë, andaj ato mundet të përdoren vetëm duke ulur volumin në minimum. Kur në orët e gjumit bisedoni në tendë, sado me zë të ulët që të flisni, do nervozoni të tjetrët. Kijeni parasysh këtë të vërtetë! Silluni me të tjerët ashtu sikundër do të dëshironit që të tjerët të sillen me ju. Kur ndesheni me kafshë të egra në rrugën tuaj, lëvizni ngadalë dhe u jipni atyre mjaft kohë që të lëvizin/largohen tutje. Mundohuni të lëvizni në pjesën teposhtë shpatit ngase ato si rregull për tu larguar drejtohen përpjetë shpatit. Një kafshë që nxiton, ngaqë është ndeshur me një kalimtar në largësi të afërt me të, rrezikohet të stresohet ose të dëmtohet/plagoset në ngutje e sipër. Shumë prej tyre në kësi rastesh mundet të detyrohen të lënë

shtëpinë/strofkullën e të kalojnë në një më të keqe e me kushte të pakëndëshme. Në zonat me arinj, rrini larg hapsirës së tyre personale. Mundohuni të mos u dilni përpara papritmas. Nëse u afroheni shumë arinjve të zinj, ata për tu larguar nga ju mundet të ngjisin një pemë, porse ata edhe mundet të sulmojnë, veçanërisht kur janë pranë me të vegjlit e tyre. Arinjtë e kaftë, janë më të mundëshëm tu sulmojnë. Nëse ndesheni direkt me një ari, mos vraponi; kjo me siguri do ta bëjë ariun që tu sulmojë. Mjaft arinj kurrë nuk sulmojnë nëse grupi është me të paktën katër vetë. Pra, në një zonë me arinj është mënçuri të lëvizni me grupe katërshe ose më të mëdha.

Kafshët dhe ushqimi Arinjtë kanë nuhatje shumë të mirë andaj në fushim guzhina tuaj dhe vendi i ushqimeve duhet të jenë mbi 35 m larg, në drejtim të erës, nga tenda tuaj në zonat ku dihet se ka arinj. I mbani të lara enët mbas ngrënies, i digjni ose i izoloni mirë mbetjet e peshkut e mishit, artikujt e përdorur higjenik, e gjithëshka me aromë tërheqëse për arinjtë. Arinjtë dhe minjtë do të shqyejnë çdo qese ose mbështetëse të zakonshme ku keni vendosur ushqime ose artikuj të përmendur më sipër. Ja vlen të varni ushqimet në një gjalmë/litar në lartësi që nuk arrihet nga ariu dhe me dy disqe me diametër 25-30 cm në dy skajet e nderjes që të pengojnë kalimin e minjve nëpër të. Ushqimet duhet të jenë të varura në një zonë që është 1.5 m larg trungut të pemës dhe 4 m lart nga toka.

DISA KËSHILLA Çdo artikull ushqimor e ndani në të paktën dy pjesë dhe i vendosni pjesët në dy vende të ndryshme. Nëse kafshët u dëmtojnë a marin njërën, ju do keni mundësi të përdorni tjetrën. E vendosni guzhinën dhe magazinimin e ushqimeve larg tendës tuaj. Në të kundërt kafshët mundet tu “trokasin” natën në tendë për ushqim, përfshirë qentë. I paketoni ushqimet në mbështetëse të pa hapëshme a të pa shqyeshme nga egërsirat. Kurrë mos i ushqeni kafshët a shpendët e egra. Kurrë mos fshihni ushqim në natyrë, por e mbani të varur dhe të paketuar mirë (që të mos e lëshojë aromën që ka) në dy vende të ndryshme.

59


 60


Brisa E Nikaj Mërturit

61


Ka vite që në vendin tonë vepron organizata GIZ (dikur GTZ) e cila në fushën e turizmit malor “peshon” shumë krahasuar me aktorët e tjerë. GIZ, apo Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman, është një organizatë federale e cila ndihmon Qeverinë Gjermane në arritjen e objektivave të saj në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm. GIZ mbështet bashkëpunëtorët në dizenjimin e strategjive dhe arritjen e objektivave të tyre. Ftesa që më erdhi nga GIZ për të marrë pjesë në përurimin e një segmenti turistik në zonën Nikaj Mërtur ishte tejet joshëse: kurrë nuk kisha qenë në këtë zonë të Alpeve. Lundrimi Koman – “Limani” i Brisës na shoqëroi gjatë gjithë kohës me të gjelbërtën karakteristike të ujrave të thella të Liqenit të Komanit dhe ngjyrat e vjeshtës të pyjeve përreth të cilat dyzoheshin në pasqyrën e liqenit. Tek kërcyem nga anija në truall, që në hapat e para të marshimit na habiti arkitekti popull për mënyrën se si e ka krijuar shtegun e përpjetë e gjarpërues në një brinjë mali thuajse të thiktë që nuk kishte të sosur. Në këtë shteg, tek sodisje apo fotografoje, të krijohej ndjesia se po sodit apo fotografon nga një mjet fluturues. Ngjyrat e vjeshtës në shkurret dhe drurët që na shoqëronin si dhe e gjelbërta e thellë e liqenit nën këmbët tona përkëmbeheshin teksa linim pas një nga një zig-zaget e shtegut. Kalojnë minutat dhe e përpjeta e shtegut “ëmbëlsohet”. Tani syri fillon që të mrekullohet me pemët e stërmëdha e njëherësh të lashta të gështenjës dhe pas pak, krejt papritur, të shfaqen shtëpitë e para të Brisës, më të shumtat të braktisura. Diku rruga e fshatit është më e mbajtur, rrethojat e shtëpive dhe kopshteve pranë tyre më të punuara dhe ne, një grup prej 15 vetësh, gazetarë,

62


përfaqësues të axhensive turistike si dhe specialistë të turizmit malor, më së fundi gjendemi në shtëpinë e Ndout. Ndou na mirëpriti ashtu si vetëm malësorët dinë të mirëpresin, na gostiti me gështenja të pjekura, ujë, kafe e pije të ndryshme. Ne, entuziastë që jemi në një parajsë të natyrës, kënaqemi me bukuritë e saj, me mikpritjen e Ndout dhe familjes së tij si dhe me atë shtëpi fshati e cila na përcjell shlodhje. Të gjitha këto na mrekullojnë në rolin e turistit! Po ata që jetojnë aty? Fakti që një fshat që dikur kishte 50 familje sot kanë mbetur gjashtë prej tyre flet vetë. Besoj se askush, madje as edhe në rolin e një vullnetari të përkohëshëm, nuk do donte që të jetonte aty. Nga fshati për tek “limani” i Brisës në Liqenin e Komanit janë gati dy orë rrugë në këmbë. Në kahun tjetër të lëvizjes, nga Brisa e deri tek pika “ku del” furgoni “kurajoz” janë 90 minuta rrugëtim në këmbë dhe prej aty furgonit i duhet një orë që të arrijë në Lekbibaj (thënë ndryshe, në asfalt). Banorët e Brisës përpiqen vetë që të mbijetojnë. Edhe në raste të izolimit nga elementët e natyrës në sezonin dimëror nuk janë në asnjë lloj liste kujdesi. Këta banorë, as historikisht, nuk kanë parë ndihmën e shtetit, përjashtuar diçka në periudhën e partisë së punës kur në jetën e tyre u shtua shkolla dhe furnizimi me rrymë elektrike. Dhe gjendja e tyre sot, pa asnjë lloj infrastrukture, është kryesisht pasojë e politikave shtetërore ekonomike, sociale, etj., ndër dhjetëvjeçarët e kaluar. Dhe këta banorë e ky fshat nuk janë shembull i vetëm në vendin tonë. Kjo kategori banorësh në vendin tonë nuk i jep asgjë këtij shteti, sepse kapaciteti i tyre puntor dhe intelektual nuk shfrytëzohet. Vetëm kur ata çajnë vetë, pasi i kthejnë shpinën vendbanimit të tyre dhe të të parëve të tyre, ata bëhen dikushi dhe zënë maja të

larta të shoqërisë. Projekti CABRA i GIZ synon të ndalë humbjen e biodiversitetit dhe të rrisë larminë e specieve vendase, të kafshëve e bimëve. Sipas filozofisë së GIZ-it, që kjo të realizohet me sukses, njerëzit duhet të njohin vlerat dhe përfitimet e tyre. Kjo filozofi vlen sidomos në rastin e zonave të varfëra rurale si Brisa, ku shumë prej banorëve kanë lënë shtëpitë, pasi nuk shohin asnjë perspektivë ekonomike. Nëse politikat do të nxisnin të ardhura më të mëdha dhe nëse të drejtat e pronësisë dhe përdorimit të burimeve natyrore do të forcoheshin, ka shumë të ngjarë që biodiversiteti do ishte më i mbrojtur. Për rrjedhojë dhe në funksion të rritjes së vlerës së përgjithshme të një rajoni, projekti CABRA po promovon turizmin e qëndrueshëm malor, bujqësinë dhe biznese të tjera, që krijojnë përfitime ekonomike e mjedisore. Projekti CABRA në Shqipëri vepron në nivel kombëtar, rajonal e lokal. Ai forcon kompetencat e njësive të qeverisjes vendore dhe administratave në të gjitha këto nivele. Sidoqoftë ky projekt nuk kërkon të vendosë për njerëzit, por kërkon të vendosë bashkë me ta. Kjo është arsyeja që projekti CABRA zbaton një qasje qeverisëse, e cila përfshin një bashkësi aktorësh. Nisma e GIZ për ta futur Brisën në tërheqjet turistike është një ogur i mirë për ata banorë që ende kanë mbetur aty. Le të urojmë që edhe qeveria (apo qeveritë, meqë ato venë e vinë) të ndjekin shembullin e kësaj organizate Gjermane. Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

63


64

Në malin e Papatit Foto: Eva Jani


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.