Leishmanioza

Page 1

Leishmanioza

Artjola Puja


ARTJOLA PUJA

Leishmanioza Informacione të përmbledhura të infeksionit të Leishmaniozës mbështetur në të dhëna të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për më shumë informacion kontakto; email : artjolapuja97@outlook.com

Korrik 2018

2


LEISHMANIOZA

LEISHMANIOZA HYRJE Leishmanioza është një sëmundje e shkaktuar nga një parazit intraqelizor protozoar, që transmetohet nga pickimi i mushkonjës femër të infektuar të gjinisë flebotome (sandfly). Leishmaniet janë protozoarë flagjelarë dhe ekzistojnë mbi 20 specie, që shkaktojnë paraqitje të ndryshme të infeksionit. Njihen mbi 90 specie mushkonjash që transmetojnë parazitët Leishmania. FAKTE KRYESORE •

Ka 3 forma kryesore të Leishmaniozës:

1. viscerale (e njohur gjithashtu si kala-azar dhe forma më serioze e sëmundjes), 2. kutane (e lëkurës dhe më e zakonshmja), 3. muko-kutane. •

Disa nga speciet shkaktare të sëmundjes:

1. L. donovani, L. infantum, të cilat shkaktojnë Leishmaniozën viscerale. 2. L. major, L. tropica, të cilat shkaktojnë Leishmaniozën kutane. 3. L. brasiliensis, L. mexicana, të cilat shkaktojnë Leishmaniozën mukokutane. •

Rrugët e transmetimit:

1. Përmes vektorëve (mushkonja flebotome) 2. Age të kontaminuara 3. Transfuzione 4. Rrugë seksuale 3


ARTJOLA PUJA

Sëmundja është më e përhapur në vendet e pazhvilluara, ku prek zakonisht të varfërit dhe lidhet me kequshqyerjen, zhvendosjen e popullsisë, kushtet e papërshtatshme të strehimit, sistemin e dobët imunitar dhe mungesën e burimeve financiare. Leishmanioza është e lidhur me ndryshimet mjedisore të tilla si shpyllëzimi, ndërtimi i digave, sistemet e ujitjes dhe urbanizimi.

Rreth 700 000 deri në 1 milion raste të reja dhe 20 000 deri 30 000 vdekje ndodhin çdo vit.Vetëm një pjesë e vogël e atyre që janë të infektuar nga parazitët Leishmania do të zhvillojnë përfundimisht sëmundjen. FAKTORËT E RISKUT 1. Kushtet socio-ekonomike Varfëria rrit rrezikun për prekje nga Leishmanioza. Kushtet e dobëta të strehimit dhe ato sanitare (të tilla si mungesa e menaxhimit të mbeturinave ose kanalizimet) 4


LEISHMANIOZA

mund të rrisin qasjen e mushkonjave flebotome te njerëzit. Mushkonjat tërhiqen në strehimet e mbushura me njerëz, pasi këto ofrojnë një burim të mirë ushqimi nëpërmjet gjakut. Fjetja jashtë ose në tokë e njeriut, mund të rrisë rrezikun e infektimit. 2. Kequshqyerja Dietat e varfëra nga vlerat proteinike, hekur, vitaminë A dhe zink rrisin rrezikun që një infeksion të përparojë në kala-azar. 3. Lëvizja e popullsisë Epidemitë e leishmaniozës kutane dhe visceral shpesh shoqërohen me migrimin dhe lëvizjen e njerëzve joimmune në zonat më pak të prekura. Ekspozimi profesional si dhe shpyllëzimi i përhapur mbeten faktorë të rëndësishëm. 4. Ndryshimi i klimës Parazitët shkaktarë të Leishmaniozës janë të ndjeshëm ndaj klimës dhe kjo ndikon në epidemiologjinë infeksionit në disa mënyra: • Ndryshimet e temperaturës, reshjet e shiut dhe lagështia mund të kenë efekte tek vektorët dhe rezervuarët e infeksionit duke ndryshuar shpërndarjen e tyre; • Luhatjet e vogla të temperaturës mund të kenë një efekt të thellë në ciklin e zhvillimit të forms promastigote të parazitit te mushkonjat, duke lejuar transmetimin e parazitit në zonat jo më parë endemike të sëmundjes; • Thatësira, uria dhe përmbytjet mund të çojnë në zhvendosjen masive dhe migrimin e njerëzve në zonat me transmetim të Leishmaniozës dhe ushqyerja e dobët mund të kompromentojë imunitetin e tyre.

5


ARTJOLA PUJA

FORMAT KRYESORE TË SËMUNDJES 1. Leishmanioza viscerale Leishmanioza visceral (VL), e njohur edhe si kala-azar, është fatale nëse nuk trajtohet në mbi 95% të rasteve. Ajo karakterizohet nga periudha të parregullta me ethe, humbje peshe, zgjerim të shpretkës dhe mëlçisë, dhe anemi. Shumica e rasteve ndodhin në Brazil, Afrikë Lindore dhe në Azinë Juglindore. Rreth 50 000 deri në 90 000 raste të reja të VL ndodhin në mbarë botën çdo vit. Leishmanioza dermale post-kala-azar Leishmanioza dermale post-kala-azar (PKDL) është një ndërlikim i Leishmaniozës viscerale (VL) në zonat ku Leishmania donovani është endemike. Ajo karakterizohet nga një skuqje e hipopigmentuar makulare, makulopapulare, dhe nodulare zakonisht tek pacientët të cilët janë shëruar nga VL. Zakonisht shfaqet 6 muaj deri në 1 ose më shumë vite pas shërimit të sëmundjes, por mund të ndodhë më herët apo edhe në të njëjtën kohë me Leishmanian viscerale. PKDL shërohet spontanisht në shumicën e rastevetë prekura. Konsiderohet të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe transmetimin e sëmundjes veçanërisht në periudhat gjatë epidemive të VL, duke vepruar si një rezervuar për parazitët.

6


LEISHMANIOZA

Pacient me leishmaniozë dermale post-kala-azar, i trajtuar më parë dhe i kuruar nga leishmanioza viscerale. (Etiopi)

Fëmijë me leishmaniozë dermale post-kala-azar. (Sudani Jugor, zonë me prekje të rëndë nga leishmanioza viscerale sidomos në vitet 2009-2012)

7


ARTJOLA PUJA

2. Leishmanioza kutane ( e lëkurës) Leishmanioza kutane (CL) është forma më e zakonshme e leishmaniozës, që shfaqet me: • lezione të lëkurës, • kryesisht ulçera në pjesët e ekspozuara të trupit, si në fytyrë, krahë dhe këmbë, • duke lënë plagë gjatë gjithë jetës dhe paaftësi serioze. Rreth 95% e rasteve CL ndodhin në: • • • •

Amerikën Verior dhe Jugore, pellgun e Mesdheut, Lindjen e Mesme dhe, Azinë Qendrore.

Është vlerësuar se midis 600 000 deri në 1 milion raste të reja ndodhin në mbarë botën çdo vit.

Leishmanioza kutane mund të shoqërohet me shumë lezione (mbi 200). Kur lezionet shërohen, ato lënë shenja të përhershme.

8


LEISHMANIOZA

Pacienti po merr injeksione intralezionale për trajtimin e leishmaniozës kutane. (Afganistan)

9


ARTJOLA PUJA

3. Leishmanioza muko-kutane Leishmanioza muko-kutane (MCL) është forma më e rrallë e Leishmaniozës. Ajo është e ngjashme me formën kutane, por këtu infeksioni pushton (pas shumë vitesh) mukozën që shkakton dëmtime të rënda të lëkurës dhe indeve të gojës, fytit dhe zgavrës së hundës. Ajo mund të shoqërohet me ethe, lodhje dhe çrregullim të gjëndjes së përgjithshme. Komplikimet mund të përfshijnë infeksione sekondare dhe shkatërrim të plotë të fytyrës (sidomos në rajon rreth gojës dhe hundës) Mbi 90% e rasteve të Leishmaniozës muko-kutane ndodhin në Bolivi, Brazil, Etiopi dhe Peru.

• • •

Kirurgjia restauruese mund të kërkohet për trajtimin e rasteve të rënda. Prognoza varet nga shpejtësia e sigurimit të trajtimit të duhur. Prognoza e Leishmaniozës muko-kutane është në përgjithësi e kënaqshme, por komplikimet e rënda mund të rezultojnë në dëmtime të pakthyeshme të fytyrës.

10


LEISHMANIOZA

PATOFIZIOLOGJIA E INFEKSIONIT Në kushte natyrore, numri i ulët i formave promastigote të parazitit (100-1000) transmetohen nga mushkonjat flebotome, të cilat janë të mjaftueshme për të nxitur infeksionin te qentë e ndjeshëm. Është interesant fakti që mushkonjat e infektuara kërkojnë më shumë ushqim nga gjaku i kafshëve të ndryshme. Si pasojë, ajo thith më pak gjak nga një vertebror i vetëm dhe kështu sulmon mbi gjitarë shtesë, duke përhapur parazitët Leishmania në një numër më të gjerë vertebrorësh. Shumica e parazitëve vriten nga faktorët e komplementit (sistemi imun) i vertebrorëve strehues, por disa mbijetojnë duke përdorur strategji të ndryshme. Promastigota qëndron në qelizat rezidente ose rekruton qelizat e linjës monocite/ makrofagë. Parazitët e kapur nga komplementi i nënshtrohen fagocitozës dhe brenda fagolizozomeve, promastigotët shndërrohen në amastigotë jo-lëvizëse, të shoqëruara me një rënie të shpejtë të pH në ~ 5. Në vertebrorin e prekur, shpërndarja nga lëkura në nyjet limfatike, shpretkë dhe palcën e kockave zhvillohet brenda disa orëve. Në kafshë rezistente, parazitët mbeten të lokalizuara në lëkurë ose në nyjen limfatike lokale. Përgjegjësia mbrojtëse e imunitetit kërkon paraqitjen e antigjeneve të parazitit nga qelizat që prezantojnë antigjenin (QAP, makrofagët, qelizat e dendrike dhe Langerhans më të rëndësishme në Leishmaniozë), limfocitet ndihmëse 1 (Th1) CD4 + të induksionit dhe aktivizimin e makrofagëve për vrasjen efikase të paraziteve.

11


ARTJOLA PUJA

Clirimi i joneve superoksid (O2-) dhe oksidi nitrik (NO) janë dy mekanizmat kryesore efektorë për eliminimin e parazitëve të Leishmanias. Lloji i përgjigjes imune (Th1 ose Th2) përcaktohet kryesisht nga mjedisi i citokineve që përballen qelizat T kur ata ndeshen së pari me antigjenin, interleukina-4 (IL-4) është më e rëndësishme. Aktivizimi i IL-4 në kafshët e prekura nxit uljen e ndjeshmërisë së IL-12. Në përgjithësi, elementi kryesor vendimtar në zhvillimin e rezistencës pas infeksionit nga Leishmania shfaqet nëse qelizat T të CD4 + mbeten të përgjegjshëm ndaj IL-12 duke mbajtur të shprehur receptorin për IL-12 për më shumë se 48 orë pas infeksionit.

12


LEISHMANIOZA

BASHKË-INFEKSIONI LEISHMANIA-HIV Njerëzit e infektuar njëkohësisht nga Leishmania dhe virusi HIV-it, kanë shanse të mëdha për zhvillimin e klinikës së plotë të sëmundjeve, dhe ritme të larta të rekurencës dhe vdekshmërisë. Trajtimi me antiretroviral zvogëlon zhvillimin e sëmundjes, ndodh ripërtëritja dhe rritet mbijetesa e pacientëve të bashkëinfektuar. Nivelet e larta të infeksionit të LeishmaniaHIV raportohen në Brazil, Etiopi dhe Indi.

Leishmanioza-HIV mund të shfaqen edhe si L. viscerale. Ky infeksion ka implikime të rëndësishme klinike, diagnostike dhe epidemiologjike. Dy sëmundjet janë përforcuese reciproke të njëra-tjetrës: njerëzit e infektuar me HIV janë veçanërisht të prekshëm ndaj VL, ndërsa VL përshpejton replikimin dhepërparimin e HIV-it tek SIDA. Rreziku i dështimit të trajtimit për VL është i lartë, pavarësisht nga medikamenti i përdorur, dhe te pacientët e bashkë-infektuar do të nodhi rekurenca 13


ARTJOLA PUJA

sëmundjes - dhe përfundimisht do të vdesin nëse nuk i është dhënë terapi antiretrovirale (ART). Metodat indirekte të diagnozës siç janë testet serologjike për VL që shpesh dështojnë; metodat e drejtpërdrejta si aspirimi (palca e kockave, nyjet limfatike ose shpretka) janë të besueshme, por janë invazive, kërkojnë mikroskopi të kujdesshme dhe kanë më pak vlerë në pacientët e trajtuar dhe me rekurencë. Më tej, pacientët e bashkë-infektuar mund të shërbejnë si rezervuarë njerëzorë të infeksionit, që mbajnë një numër të madh parazitësh në gjakun e tyre dhe bëhen burim i infeksionit për vektorin (mushkonja flebotome). DIAGNOZA DHE TRAJTIMI Në L. viscerale, diagnoza vendoset duke kombinuar shenjat klinike me teste parazitologjike ose serologjike. Testet serologjike të L. kutane dhe muko-kutane kanë vlerë të kufizuar, prandaj diagnoza vendoset duke u mbështetur në manifestimer klinike dhe testee parazitologjike. Trajtimi i leishmaniozës varet nga lloji sëmundjes, patologjitë shoqëruese, speciet e parazitëve dhe vendndodhja gjeografike. Leishmanioza është një sëmundje e shërueshme, e cila kërkon një funksionim të mire të sistemit imun të të infektuarit, sepse ilaçet nuk mund ta largojnë përfundimisht parazitin nga trupi, kështu që ka rrezik të rikthimit të infeksionit nëse shfaqet imunosupresion. Trajtimi i pacientëve duhet të jetë i plotë dhe sa më i shpejtë.

14


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.