E DIEL
22 Dhjetor 2019
NGA ILIRJAN GJIKA
G
jatë viteve 1205-1370 në breg detin e lindor të Adriatikut funksionoi edhe Spinarica. Qyteti-port u ngrit në grykë derdhjen e lumit Vjosa vetëm disa kilometra në J-P të Apolonisë së dikurshme e cila gjatë mesjetës u shndërrua në një vendbanim të vogël rural me, emrin Polina. Spinarica lidhej me të me anë të një rruge dhe më pas, rrjeti i rrugor i ngritur qysh në kohët antike e lidhte atë gjatë mesjetës me Beratin dhe Gllavinicën nga ky kryheshin lëvizjet e mallrave të ndryshme të eksport-importit. Arsyet e ndryshme sollën edhe fundin e portit të Spinaricës.Pas vitit 1370 edhe qyteza e saj u braktis nga tregtarët, detarët dhe artizanët të cilët u zhvendosën natyrisht drejt Vlorës fqinje nga ku mund të ushtronin zanatet dhe aktivitetin e tyre. Gurët e kështjellës, bankinave, magazinave dhe banesave u morën prej banorëve të vendbanimeve fqinje për tu përdorur si material ndërtimi. Prej tyre mbeti vetëm kisha e Shën e Premtes e cila si vend i shenjtë nuk u prek nga vala e shkatërrimit. Po kështu mbetën edhe kriporja aty pranë, ullishtat si dhe toponimet e dikurshme, të cilat ruhen edhe sot si: ‘’Portiqi’’dhe ‘’Laçaj’’.
SPINARICA! Ku gjendej vendndodhja e qytetit-port të Apolonisë?!
Kisha e Balldrenit sipas relacioneve të Ipeshkvinjëve të Lezhës NGA DOM NIK UKGJINI
Redaktor: Ben Andoni; Grafika Artan Buca. 419
K
isha e Balldrenit është vazhdimë si e Kishës nder-arbërore e themeluar, nga apostulli Shën Pali në vitin 58 në Durrës. Kisha e Shën Prentës si dhe kishat të tjera në trevat iliro- arbërore, nga koha antike e deri në mesjetë, kanë qenë qendra të rëndësishme të besimit, kulturës dhe rruajtjes e zhvillimit të identitetit arbërorë, gjatë ekspansionizmit, bullgar, bizantin dhe shtetit serb. Në dalje në skenën politike të familje Gjin Tanush Arbëri, në vitin 1281, “zotërimet e familjes së Dukagjinëve shtriheshin në Shqipërinë e Veriut nga Zadrima e Sipërme deri në Ndërfand dhe në bashkimin e Drinit të Zi me të Bardhin.” Në shekullin XIV-XV Principata e tyre me qendër në Lezhë, shkoi duke u
zmadhuar dhe zotëronte të gjithë territoret nga Prizreni në Lezhë, duke luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike të shqiptarëve të asaj kohe. Me rastin e ndarjes se territoreve në mes vëllezërve, në vitin 1368, sipas D.Grand, Palit i takoi qyteti i Lezhës, Andres, Rashi; Tanushi III, Fanin; kurse Gjergjit i takonte Zadrima, ku sipas “Acta et Diplomata”, dok. 726, si pronë të vetën kishte Balldrenin me Kishën kushtuar Shën Prentes. Më pushtimin e Lezhës nga venecianet, në vitin 1393, me këtë rast edhe Kakarriqi dhe Balldreni u bënë bërë pronë e venecianve. Se Kisha e Balldrenit i takonte vërtet dukagjinasve, dëshmon edhe fakti së një gur kushtimore për familjen Perlati i trungut dukagjinas, i vitit 1462, është vendosur në pjesën e jashtme të absidës së kësaj Kishe më mbishkrim latin: “Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT shërbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.
këtë numër numër:: DOM NIK UKGJINI, ILIRJAN GJIKA, IN MEMORIAM ATJON ZHITI } Në(SHKRUAJNË NJË GRUP AUTORËSH), XHEVAHIR LLESHI ETJ…
}