MILOSAO 9 SHKURT 2020

Page 1

E DIEL

9 Shkurt 2020

NJË RRËFIM PËR LAZËR SHANTON SHKRUAR PREJ ITALO COSTANTE FORTINO* NGA SHËN BENEDHITI ULLANO/CS

Redaktor: Ben Andoni; Grafika Artan Buca. 425

L

azër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë sh qiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i

shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist. Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”. Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt

të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta. Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime

të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve. Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin.

Vijon në faqen 14

këtë numër numër:: IN MEMORIAM DRITËRO AGOLLI NGA BEN ANDONI, ITALO COSTANTE FORTINO, ROLAND GJOZA, W. H. AUDEN } NëPËRKTHYER } NGA KUJTIM MORINA, PËRKUJTIM I FRANZ SCHUBERT NGA DR. SUL GRAGJEVI, BAJRAM SEFAJ...


14 - LETËRSIA

P

PERSONAZH

E diel 2 Shkurt 2020

Ky shkrim i autorit arbëresh është lënë në regjistrin origjinal dhe kështu do të veprohet gjithnjë. Shkrimi është marrë me lejen e autorit dhe “Jetës Arbëreshe” “Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike”, shkruan autori

Lazër Shantoja, prift shqiptar, martir i komunizmit ITALO COSTANTE FORTINO* nga Shën Benedhiti Ullano/Cs

1.KUSH ËSHTË L. SHANTOJA Lazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist. Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”. Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta. Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve. Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu

Lazër Shantoja nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin. Si i krështerë dhe si prift, kërkoi ngaherë të mirën e gjindjes, pa ndarë njerëzit sipas besimevet të tyre: me të vërtetë, kur ju drejtua një musliman i varfër çë kish bëzonj për të gjëllitur, Lazëri e mori me të, e solli ne shtëpinë e tij, bën e gjëlliti me të mirat çë kish, pra i gjeti një fëtig e e ndihu edhe të martohej e të formoj familjen. E këtë e bëri megjithëse gjindja ndihej e mëritur pse prifti i tyre katolik ndihij një musliman. Si thamë, Lazër Shantoja ish një njeri me kulturë të lartë, me esperiencë, me përvojë vërtet të madhe, pse kish studhiuar edhe jashtë Shqipërisë ku kish pasur profesorë të përgatitur e të shpejtë. Fati qe edhe se ai kish kapacitete të larta çë kish pasur nga natura, por merita e tij qe edhe se ai i shfrytëzoi gjithë shumë mirë ato kapacitete për të mirën personale, për të mirën e shoqërisë, për të mirën e Qishës, por mësegjithë për të hapij në mest gjindjes Fjalën e Krishtit, mesaxhin e Vangjelit. Si do të shohim, qe autorë veprash letrare dhe publicistike në shumë rivista, si poet me ndjenja të forta e te holla, si përkthyes, vjen me thënë si tradhutor veprash nga gjuhët e huaja në shqipen. Lazër Shantoja, pra kish pasionën e madhe për muzikën e dij e i bij

Botimet e Shantosë. Botimet e Shantojës janë të ndarë në rivistat shqiptare të motit. Ju japim këtu vetëm dica tituj të këtyre rivistave: Ora e Maleve, Liria Kombëtare, Ora e Shqipnisë, Illyria, Cirka, Kumbona e së Dielles, Leka, Hylli i dritës, Tomori. Po në vitin 2005 Arben Marku, bashkë me Niketa Stefa dhe Ardian Ndreca, menduan mirë të mblidhin gjithë atë çë Shantoja shkruajti, të shprishur nëpër rivistave e t’e botojin në një vëllim (vollum). Kështu se kush do mund të djovasinj gjithë atë çë Shantoja shkruajti e mund të ketë një ide se kush qe Lazëri si shkrimtar. Libri i Arben Markut, me titull “Vepra” dolli në “Botime Françeskane”, (Shkodër 2005). pianofortit jo si diletant por si mjeshtër. Për të kuptuar mirë këtë pasionë për muzikën, do të mbajim mend se, kur qe emëruar famullitar në katundin Sheldi, mori një mushkë, e ngarkoi me pianofortin e e çoi në katundin malor ku bën e u gjegjtin notat e këndshme të muzikës

klasike të Schumann e të Schubert. Gjithë gjindja e nderoi për fjalët e mira çë nga dita i thoj në meshën e jashtë meshës, vlerësoi dotrinën çë ai i shpjegoj me fjalë të thjeshta sa të kuptojin mirë mesaxhin e Krishtit, e mbajtin si mik besnik çë i qëndroj i shtypur në zëmër e në grykë me fjalët “famullitari me pianofort”. Kur, pra, la katundin Sheldi e qe emëruar segretar i peshkopit të Shkodrës, Mons. Lazër Mjeda, çoi nj’etër herë në Shkodër edhe pianofortin, pse me muzikën doj të trazmetoj bukurinë e artit ç’i flet zëmrave të gjindjes dhe predisponon shpirtin për të kuptuar më mirë krijesën, njeriun, kallëzimin e Krishtit çë erdhi në jetë për të na zbuluar fshehtësitë e jetës së vërtetë. Si duket nga këto momente të jetës së tij, qe një personalitet vërtet i madh, me njohje të jetës kulturore shqiptare dhe europiane: njihij mirë jo vetëm shqipen, atë të folur si edhe atë letrare, po njihij mirë me shkrim dhe me të folur gjuhën tedeske, ingleze, françeze, italiane dhe, thomse qe një nga të parët çe njihij edhe esperantin. Një njeri si Lazër Shantoja vuri re, se për të arvuar te gjindja, përveç fjalës, ka të përdorij të shkruajturit dhe se kanalli më i mirë, në atë mot, ishin rivistat, ku mund shprehij idetë relixhoze, kulturore, politike, shoqërore për t’i përhapij ndë mest shoqërisë. Me të vërtetë qe drejtor i rivistës kulturale “Ora e Maleve”, ku shkruajti shumë artikuj për situatën politike dhe për demoktacinë në Shqipëri. Si qe edhe drejtor i boletinit “Fletorja Zyrtare e Klerit Katolik të Shqypnis”.

2.PAMJA SHOQËRORE DHE POLITIKE E L. SHANTOJËS Çë kur ish famullitar në katundin Sheldi, Lazëri ruajti mësegjithë të mirën e njerëzvet, nga ana materiale si edhe nga ana kulturore dhe shpirtërore. Nga kjo pikëpamje rrjedh gjithë jeta, veprimtaria e tij dhe si konseguencë vdekja e tij. Për të arritur në një gjëndje materialeekonomike të mirë, gjindja, dhe me një fjalë shoqëria ka të jetë ndihur nga sistemi politik. Pra Lazëri kuptoj se kish të impenjohej edhe në jetën politike për të mirën e gjindjes, për të mirën e atdheut, për të mirën e gjithë Shqipërisë. Pothuajse si bëri në Itali Luigji Sturzo, një prift i impenjuar në politikë, çë do të vëj në praktikë prinçipet e krishtera për të mirën e gjithë njerëzvet, kështu Lazër Shantoja, çë në zënëfilljen e veprimtarisë së tij dhe për gjithë jetën mbajti përpara syvet

programin e krishterë për shoqërinë, pse njeriu është i bërë me kumrin e me shpirtin. Qe në krah të politikës së Fan S. Nolit, bashkë me Luigj Gurakuqin, në vitin 1924 për një politikë demokratike çë kish në program të ruajturit e të drejtat e katundarëvet më të varfër; dhe mandaj qe kundër politikës së latifondistëve e kundër latifondistit Ahmed Zogolli, çë pra u bë Rregji i Shqipërisë me ëmrin Zogu. Shqipëria, pas esperiencës pesëqindvjeçare të dominacionës turke, sforcohej të realizoj një formë politike demokratike, por përpiqij shumë kundërshtime (kontraste), shumë interesa çë e kundërshtojin. Kështu se edhe Rregji Zogu, me kulturën e tij autoritare nëng arvoi të zhvilloj Shqipërinë, por ruaj vetëm interesat e të bëgatëvet, kurse më të shumtit e qytetarëvet qëndrojin në varfëri. Lazër Shantoja ish kundër kësaj politike, ç’i gjitij politikës së Turqvet, dhe pasi ish një njeri i fortë, i ndershëm, i drejtë, në fjalimet publike çë ai bëj i thoj të gjitha padrejtësitë çë bëshin kundër gjindjes më të varfër. Lazëri ish një orator i mirë jo vetëm kur flitij për të vërtetat e Vangjelit, me një gjuhë të pastër, të thjeshtë, të kuptueshme, por ish orator i fuqishëm dhe i rreptë edhe kur flitij për gjendjen politike e katundevet dhe e qytetevet. Ai nëng fshehu kurrë gjendjen e keqe ku gjëllijin njerëzt, çë ish konseguenca e politikës së korruptuar e guvernit (qeverisë). Fuqinë dhe sinqeritetin e Lazërit Rre Zogu nëng ja ndëleu (perdunarti) kurrë. Kështu se Lazëri pat të lëj Shqipërinë e të vej ture ecur në Europë: më parë vate në Beograd, nga atje shkoi në Vienë, nga Viena në Berlin, njera kur gjeti një situatë më të mirë në Zvicer, ku në një katund i vogël çë ja thonë La Motte, në Kantonin e Bernës, qe emëruar famullitar dhe atje shurbeu si misionar për më se 10 vjet. Qenë vite të frytshme për besimtarët çë gjegjin fjalimet e tija të bëgata me frymëzim evangjelik, me dashuri për njerëzt, për rritjen e komunitetit. Dhe qenë vite të frytshme për të, pse qenë si një mbledhje të shpirtit, një meditacionë për të rritej përpara TynëZotit ture shurbier për shpirtin e njerëzvet, dhe ture menduar atdheun e tij çë meritoj një situatë politike demokratike dhe më të drejtë. Në katundin La Motte vate e gjeti e jëma, një grua e mirë, e shëjtë çë e ndihu në gjithë shurbiset çë bëj, e mbeti me Lazërin njera vitin 1939, kur në Shqipëri arvuan italianët e liruan


}

MEA CULPA - 15

E diel 2 Shkurt 2020

...nga numri i shkuar

“Milosao” e numrit të fundit mund të konsiderohet e paqme. Në këtë numër layout ka punuar mirë dhe me angazhim, madje e mbaroi numrin qysh ditën e enjte, për arsye të mungesës së redaktorit. Ruajti regjistrin e redaktorit, me të cilin bashkëpunon prej vitesh. I vetmi shqetësim i redaktorit ishte në faktin se shkrimi i Velos nuk ishte ilustruar aq mirë, por për këtë faji mbetet nga mungesa e mjeteve dhe bashkërendimi i punëve. Madje, Velo u ankua dhe për një koncept, por në përgjithësi ishte i kënaqur. Shkrimi kryesor iu la Luan Ramës, që me klasin e tij dhe përkushtimin për Omer Kaleshin na solli një temë shumë interesante me piktorin që e ka menaxhuar në një farë mënyre prej vitesh. Duhet të shtojmë se tema e frutave mund t’i shkonte ndërmend vetëm tij. Njerëzit të mësuar me kokat e tij të frikshme janë stopuar disi nga kjo anë, që e përshkroi Luani. “Që nga frutat e tij të para e deri më sot ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli dhe Omer Kaleshi na befason gjithnjë me paletën e tij. Eshtë e habitshme sesi me spatulën e tij ai kalon nga piktura dramatike e tronditëse në frutin erotik, si rikthehet nga ngjyrat e forta dhe të errta si në “pituras nera” të Gojës, në ato të gëzueshme të një Cezanne apo Manet, me një lloj ngazëllimi të dukshëm. Në fakt këtë e provojnë gati njëqind tablo të kësaj teme, përgjithësisht të formateve të vogla dhe të mesme, krijojnë një univers të bukur, tepër origjinal”. Pastaj vijonin metaforat e Luanit që mund t’i frenonte disi, më këtë shkrim të këndshëm. Redaktori, siç e thamë iu kushtua mikut të vet Maks Velos për atë që ka dhënë për

atdheun nga ditatura e Rregjit Zogu. Atëherë Lazëri mund u pruar në Shqipëri e qëndroi në Tiranë ku me fjalë e me të shkruajtur aprovoi politikën e Italisë, si udha më e mirë për progresin e Shqipërisë. Kur u gjënd në Tiranë, vuri re se nj’etër armik (nimik) i egër ish e zëj e vëj rrenjat kundër Shqipërisë: sistemi komunist. Lazëri e kuptoi mbjatu se për Shqipërinë komunizmi ish si një gjarpër çë afrohej daledalë e pra të zë e të vret. Si njeri me përvojë të gjatë e me intuit të fortë politik parashihij sa dëme do të bëj në Shqipëri regjimi komunist dhe e kundërshtoi me fjalime dhe me të shkruajtur me gjithë fuqinë çë ndiej. Në fund të janarit të vitit 1945, regjimi komunist më parë e persekutoi Lazërin dhe e torturoi në manerë të egër: i prenë këmbët e krahët dhe pra e shkrehtin e e vranë. Ish i pari prift katolik çë komunistët vranë pa shpirt e pa lipisi. Me këtë vrasje komunistët buthtuan sistemin e tyre kundër njerëzimit, kundër Qishës katolike si edhe kundër gjithë atyre çë e kundërshtojin.

3.LAZËR SHANTOJA SHKRIMTAR Botimet e Shantojës janë të ndarë në rivistat shqiptare të motit. Ju japim këtu vetëm dica tituj të këtyre rivistave: Ora e Maleve, Liria Kombëtare, Ora e Shqipnisë, Illyria, Cirka, Kumbona e së Dielles, Leka, Hylli i dritës, Tomori. Po në vitin 2005 Arben Marku, bashkë me Niketa Stefa dhe Ardian Ndreca, menduan mirë të mblidhin gjithë atë çë Shantoja shkruajti, të shprishur nëpër rivistave e t’e botojin në një vëllim (vollum). Kështu se kush do mund të djovasinj gjithë atë çë Shantoja shkruajti e mund të ketë një ide se kush qe Lazëri si shkrimtar. Libri i Arben Markut, me titull “Vepra” dolli në “Botime Françeskane”, (Shkodër 2005). Ai qe një shkrimtar prift patriotik çë dëshiroj se Shqipëria, pas çlirimit (liberacionës) nga dominaciona turke, të rritej si shtet indipendent, demokratik dhe të operoj për të mirën e gjithë shqiptarëve, qoftë katolikë, qoftë muslimanë, qoftë ortodoksë, pse të gjithë janë shqiptarë. Ai luftoi shumë për të buthtuar se demokracia nëng është vetëm e mira e atyre çë kanë në dorë pushtetin (poterin) politik, o ekonomik, po demokracia ka të jetë e mira e gjithë qytetarëvet dhe shteti ka të jetë mësegjithë në krah të atyre çë nëng janë të bëget, po gjëllijin si të varfër vetëm me të ngrënët e ditës, kur e kanë. Lazëri shkruan në artikullin “Malcia pa buk” (Vepra, f. 377) se qe mësegjithë

Lazër Shantoja

Prifti i parë që u pushkatua nga komunistët Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve. qeveria e keqe e Rregjit Zog çë konkurroi të varfëroj gjithë njerëzt e Malësisë. Zëri i Lazërit është një protestë e madhe kundër guvernit të Rregjit Zog, i cili bëj intersat e pakë njerëzve, interesat e atyre çë kishin pushtetin (poterin), ture lënë prapa më të shumtit e popula-

}

primitiven dhe sesi e ngriti deri te modernja. Një album i veçantë i autorit e ka përfshirë të gjithën këtë. I habitshëm disi indiferenca për këtë libër, që Maksi e ka bërë në formën e një libri luksi me numra...Model frëng interesant. Çdo kopje e dhuruar duket e personalizuar enkas. Rexhep Ferri erdhi me një ese shumë interesante që tregon klasin e tij dhe mënyrën shumë interesante të shprehjes. Redaktori është krenar që ka bashkëpunuar me të dhe i pëlqen mënyra e tij e shprehjes. Redaktori, personalisht, bëri një nderim për gjuhën... “Kemi nevojë për një nderim, që të mos përflitet, e ku të bashkohemi të gjithë. Një monument, kushtuar gjuhës mund që realisht të na bënte bashkë në këtë kaos të kësaj kohe, ku ndërkallet jeta jonë dhe ku shqiptarët më shumë e anatemojnë njëri-tjetrin sesa i bashkon realiteti nëpërkëmbur nga politika… Ajo realisht kurrë nuk i ka tradhtuar shqiptarët, paçka dialekteve, apo atyre që e kanë anatemuar...duke e mohuar rregullin e saj”, shtoi ai. Poeti Demir Gjergji erdhi në të gjithë trishtimin e kuruar me një sistem figurativ shumë të këndshëm, ku poeti na përcjell lirizmin e tij, që ngjan shumë i pastër. Dhe, pas shumë kohësh, redaktori botoi një pjesëz marrë nga romani i autorit Mustafa, “Dashuri në detin e urrejtjes”, ku autori ngre probleme të mëdha, që në këtë rast kapin një nga segmentet më të dhimbshme të kombit shqiptar, atë të ngjarjeve të Kosovës... Me pak fjalë është një numër i mirë dhe i kuruar mirë, por që u pasqyrua aspak mirë në faqen e parë. Megjithatë me kushtet sesi realizohet dhe sesi mbaroi mund të quhet sukses.

cionës (popullsisë): të varfërit e Malësisë, si edhe të varfërit e katundevet e të qytetevet. Nga këtu të thërriturit e Shantojës kur shkruan: “Ahmed Zogu! Ahmed Zogu! E rrenoj, e shnjerzoj Malcinë: Ahmed Zogu po e bân sot me vdekë urie ”. Prifti e shkrimtari Lazër Shantoja nëng mund të mos protestoj kundër shurbiset e padrejta. E ai mendoj se patriotizmi i vërtetë është ai çë bazohet mbi një qeveri të drejtë çë arvon të zgjedhë problemet e njerëzvet, të atyre të bëget si edhe e mësegjithë të atyre të varfër. Ish shpirti i krishtërimit çë i jipij Lazërit një fuqi të madhe e të zjarrtë për të luftoj për të drejtat e të gjithë njerëzvet. Kur, në vitin 1924, vdiqi Avni Rustemi, Lazëri mori pjesë në varrimin e tij, e mbajti fjalinë e fundit, ture e lartësuar si hero të kombit, të nacionës shqiptare (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, në Lazër Shantoja, Vepra, cit. ff. 242244). Për ata çë djovasin e nëng dinë kush qe Avni Rustemi (Libohovë 1895-Tiranë 1924) shkruajim dy fjalë çë na ngjarojin idetë. Së pari, mund të thomë se qe një personaxh çë u muar me politikën e Shqipërisë çë ish e hyj në kuadrin e kombeve, nacioneve indipendente pas të liruarit nga dominaciona turke. Avniu qe një nga të parët çë mori pjesë në movimentin demokratik shqiptar në vitet kur i duhëshin njerëz të shpejtë, me kulturë të lartë, e me kapacitete të mëdha. Avni Rustemi,

pas Shkollës Normale të Elbasanit e pas Kolegjit françez të Lozanës, studhjoi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, ku organizoi shoqatën “Lidhja e Rinisë Shqiptare”, e pëstaj bëri studimet e larta pedagogjike në Universitetin e Romës. Avni Rustemi luftoi kundër atyre çë për të mirën personale nëng bënin të mirën e një Shqipërie indipendente, kështu se i vate kundër politikës së Esat Pashë Toptanit e në fund i bëri një atendàt në vitin 1920 e e vrau në Parixhi. Pra u pruar në Shqipëri e në vitin 1923 qe zgjedhur si deputet i Prefeturës së Kosovës në Asemblenë Kostituente. Por fuqitë çë ishin kundër demokracisë ishin të forta e vitin pas, 1924, i bënë një atendat Avniut e e vranë. Në fialinë e tij Lazër Shantoja vuri në dritë vlerën e politikës së Avni Rustemit lidhur edhe me nj’etër personaxh të madh si ish Bajram Curri nga Gjakova, i cili kish luftuar për demokracinë dhe për të liruar Kosovën nga dominaciona serbe. Dhe Bajram Curri ish atje, përpara varrit të Avni Rustemit çë e qaj e nderoj si mik të madh. Lazër Shantoja bën fjalimin mbi vorrin e tij ture kujtuar veprat e Avniut lidhur me plakun e Kosovës, Bajram Currin. E sot? Ç’kah shef sot Avni Rustemi? Sot Avni Rustemi shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e Shqiptarizmës, luftarin vigan, shgatrrojsin e esadizmës, esponentin mâ të naltë e të pastër të rracës s’onë të vjetër! Shef plakun qi tash trí vjet jetoj në shoqëní të bishvet t’egra mbi male e ndër shpella i dëbuem, i dënuem, i ndjekur porsí i rrezikshëm porsí trathtor prej njerzvet, êmnin e poshtër të cilvet i a lidhë êmnit shêjt t’atdheut vetëm intriga, trathtija, despotizma! Sot mbi vorrin e tij heroji djalosh shef herojin plak, shef Bajram Currin! (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, cit. f. 242). Shpirti patriotik i Lazër Shantojës shprehet me fuqi të madhe në momentet çë i ofron jeta, sikur shkruan për një personaxh të madh si është Luigj Gurakuqi, kur e vranë në Bari në vitin 1925. Si Bajram Curri, si Avni Rustemi, ky personaxh shqiptar buthtoi mall të madh për Shqipërinë dhe për Shqipërinë demokratike grisi jetën e tij, ju shua jeta e tij. Luigj Gurakuqi (Shkodra 1879 – Bari 1925) thomse është figura demokratike shqiptare më e madhe e shekullit XX. Ai qe jo vetëm një politikan i vërtetë me vlera njerëzore shumë të larta për njeriun dhe për gjithë gjindjen, po qe shkrimtar dhe studiues i famshëm

për gjuhën shqipe. Si Avni Rustemi, edhe Luigj Gurakuqi studhioi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, dhe pëstaj shkoi Anapul ku studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit. Ka shumë interes studhimi i tij “Vargënimi n’gjuhë shqipe me nji fjalorth shqyp-frângisht n’marim” (Napoli 1906). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, dhe në Komisinë letrare shqipe; pra qe drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe bashkëpunoi me Ismail Qemal Vlorën. Qe më herë ministër i Arsimit (Istrucionës) dhe në fund Ministër i Financave në Guvernin demokratik me Fan Nolin në vitin 1924. Qe vrarë në Bari nga emisaret e Ahmet bey Zogut me të ndihurit e guvernit fashist italian. Lazër Shantoja, çë i kish besë vërtet se Shqipëria mund të bëhej një nacionë demokratike për të mirën e gjithë shqiptarëve, kur pa se si ranë tri qiritë më të drejtë (Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi) lëshoi një thirrmë të madhe, të deshpëruar për të tundur zemrën dhe të tërë shpirtin e shqiptarëvet pse demokracia nëng mund të shuhej kështu: demokracia është një vlerë çë mund të shuhet për pak mot, po pëstaj dhezet patjetër e ringjallet më e fortë se më parë. Lazër Shantoja, çë ish në sintoni me politikën demokratiche të Avni Rustenit, të Bajram Currit e me politikën e katolikut Luigj Gurakuqit, te gazeta “Liria shqiptare” shkruan një artikull me titull “Luigj Gurakuqi” (Shih Vepra, cit. ff. 329-331), ku vë në dritë elementet çë karaterizojin figurën e Luigj Gurakuqit: Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet një epopè e madhnueshme e këputet per gjysë nji hymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!... Gurakuqi âshtë nji dillë qi shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsiënat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar… Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori gjithmonë në lëvizje qi drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat… Gurakuqi ishte njeri me fuqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm presen-

Vijon në faqen 16


16 - LETËRSIA

E diel 2 Shkurt 2020

Vijon nga faqja 15 ca e tij të sugjestjononte. Porsi nji luftar i mirë qi nuk gjindet kurr pa fyshekë, ishte kurdoherë i pregatitun me gjegjë e me dhanë arësye. Luigj Gurakuqi ishte bâ nji arsenal politik në Shqipënië. Kjé ndër të pakët, per mos me thanë ndër të vetmit shqiptar, qi me njoftimin e plotë të popullit pergjithsisht e të visevet të ndryshme të Shqipëniës, bashkonte edhé njoftjen e këthellë të tanë njerzvet të sajë, të tana kohnavet e të tana njyrevet… Do t’i dihet influences personale të tij në kjoftë se sot në Shqipënië toska e njef e e don mâ fort gegen e gega tosken, muhamedani kristjanin e kristjani muhamedanin. Luigj Gurakuqi kjé ura e arit e bashkimit kombëtar. Gurakuqi, shkodranë katolik, âsht Gurakuqi i të tanë Shqipëniës… Kjé idealist i nâltë dhé realist pedant me nji herit (Vepra, ff. 329, 330, 331). Lazër Shantoja ka valorizuar (vlerësuar) në çdo koment gjithë aspetet e Shqipërisë, qoftë aspetet politike, qoftë aspetet kulturale, qoftë aspetet letrare, jo vetëm për t’i lartësuar po edhe shumë herë për t’i kritikuar. Si shembull, marrim konsideracionat çë Lazëri bën për një shkritor shqiptar çë mbahet nga më të shumtit si patriot i famshëm, poet i famshëm, orator i famshëm: Gjergj Fishta. Në rivistën “Hylli i Dritës” Lazëri shkruajti dy artikuj për këtë autor e patriot çë ka nderuar kulturën shqiptare: 1) Kujtime françeskane ; 2) Kryevjetori i dekes s’At Gjergj Fishtës (Vepra, cit. ff. 478-484), ku vë në dritë domethënien e këtij personaliteti çe ka dominuar për një gjymës shekulli gjithë kulturën shqiptare. Fishta (18711940) konsiderohet nga të shumtit si “zëri i kombit”, zëri i nacionës shqiptare, dhe me rivistën “Hylli i Dritës”, çë zu e botoi ai në vitin 1913, hapu në gjithë jetën kulturën shqiptare me gjithë problemet çë kish Shqipëria në gjymsën e parë të shekullit XX. Fishta kontribuoi jo vetëm për politikën, si deputet në parlamentin shqiptar, ture marrë pjesë në konferencat ballkanike (në Athinë, në Sofje, në Bukuresht), po edhe e sidomos kontribuoi për kulturën e re shqiptare: mori pjesë në Kongresin e Manastirit për të zgjedhur një alfabet unik, dhe në Komisinë Letrare Shqype për të studhiuar cila mund ish gjuha kombëtare (nacionale) për gjithë Shqipërinë. Po Fishta është një autor i madh: shkruajti më se tredhjetë vepra letrare, nga të cilat ajo çë fjuturon mbi të gjitha është Lahuta e Malcís, një poem epik historik çe fjet për luftën e shqiptarëvet për të ruajtur autonominë nacionale nga të huajt. Lazër Shantoja e admiroi shumë këtë shkrimtar, si njeri e si skritor (shkrimtar), dhe shëngon si Fishta thërriti gjithë shqiptarët të jenë një, të jenë ngaherë të bashkuar në ëmrin e storjes, në ëmrin e traditës, në ëmrin e gjithë shqiptarëvet çë qenë e çë nëng janë më, po çë luftuan përse Shqipëria të ish ngaherë një e bashkuar: Shkrimet e Fishtës kanë erë toke shqiptare. Shpirtit të shqiptarit veshi i Fishtës i ka nxjerrë jonat ma të hollat, ma t’imtat, ma të thellat, ma t’ambëlat. Jonat qi përbâjnë jetën karakteristike të popullit t’onë të vjetër. sht malsori, âsht mali, âsht gjaku shqiptar qi flet e shungullon e shkumbëzon ndër vargjet e Fishtës. E vargu i tij të trandë e të molisë… Atë Fishta na thotë prej vorrit se nuk ka dashuni të vërtetë atdheut aty ku nuk njihet, a ku përjashtohet, a ku luftohet êmni i Zotit. Ai vorr na thotë se patriotizma as nuk âsht vetëm nji instinkt, as nuk âsht nji modë, as nuk âsht nji zanatë; ai na thotë përkundrazi se patriotizma âsht njoftimi i atdheut, âsht dashunija e atdheut, âsht shërbimi i atdheut. Vorri i Fishtës, i këtij Fishte i cili në zêmrën e tij të madhe përshini e shkrini të gjithë shqiptarët, pa kurrnji ndryshim besimi a krahine, ai vorr na thotë: Shiptarë! Harroni ça ju danë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ça ju bashkon! (Vepra, cit., f. 479, 484). Lazër Shantoja e njihte mirë gjuhën shqipe, armoninë e saj dhe të fshehurat e stilit, mandaj edhe stili i tij, aq në veprat

T

TREGIM

NGA ROLAND GJOZA*

V

kreative sa në të shkruajturit në prozë, sa edhe në të pjerrurit nga gjuhët e huaja në shqipen, mund të konsiderohet i shkëlqyem. Si dihet, të pjerrurit nga një gjuhë në tjetër është një operacionë shumë e shumë delikate, çë jo gjithë mund t’e bëjin. Lazëri kish këtë aftësi (abilitet) në të pjerrurit e veprave më të bukura nga gjuha gjermane dhe italiane në shqipe. Na sosën të citojim atë çë shkruan Fan S. Noli për të pjerrurit e Faustit të Johan Volfang fon Goethe në shqipe. Edhe Fan Noli qe një pjerrës (tradhutor) i gjegjur dhe kish, edhe ai, pjerrur shqip veprën e Faustit. Po kur dolli të pjerrurit e Faustit çë bëri Lazëri, i shkruajti për t’e nderuar e për t’i thënë se, nëse Goethe dij shqipen, kish preferuar të pjerrurit e Lazërit dhe jo të tijin: “Nuk gjej fjalë për të të uruar për përkthimin tënd në shqip të poezisë veçse duke të siguruar se, po ta dinte shqipen, gjigandi i Veimarit do të të falendëronte ty, një Nerval shqiptar, për këtë përkthim” (nga Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë 1997, f. 323). Si të pjerrurit nga gjermanishtja, edhe të pjerrurit nga italishtja në shqipen janë të shkëlqyem. Në të pjerrurit Lazëri buthon se njeh mirë dy gjuhët, jo vetëm, po njeh mirë gjuhën e atij autori çë është e pjerrë në shqipe, hollësitë e asaj gjuhe çë

L'INFINITO Sempre caro mi fu quest'ermo colle, e questa siepe, che da tanta parte dell'ultimo orizzonte il guardo esclude. Ma sedendo e mirando, interminati spazi di là da quella, e sovrumani silenzi, e profondissima quiete io nel pensier mi fingo; ove per poco il cor non si spaura. E come il vento odo stormir tra queste piante, io quello infinito silenzio a questa voce vo comparando: e mi sovvien l'eterno, e le morte stagioni, e la presente e viva, e il suon di lei. Così tra questa immensità s'annega il pensier mio: e il naufragar m'è dolce in questo mare.

ALLA LUNA O graziosa luna, io mi rammento Che, or volge l'anno, sovra questo colle Io venia pien d'angoscia a rimirarti: E tu pendevi allor su quella selva Siccome or fai, che tutta la rischiari. Ma nebuloso e tremulo dal pianto Che mi sorgea sul ciglio, alle mie luci Il tuo volto apparia, che travagliosa Era mia vita: ed è, nè cangia stile, O mia diletta luna. E pur mi giova La ricordanza, e il noverar l'etate Del mio dolore. Oh come grato occorre Nel tempo giovanil, quando ancor lungo La speme e breve ha la memoria il corso, Il rimembrar delle passate cose, Ancor che triste, e che l'affanno duri!

dica herë ka edhe tendenca dialektore, me një fjalë njeh idioletin e autorit, jo vetëm, po njeh edhe mirë kulturën çë i nget asaj gjuhe, atmosferën ku ka vend vepra e ku jeton autori. Lazëri di e armonizon tingujt e gjuhës orixhinale me tingujt e gjuhës ku pjerr veprat. Me një fjalë, Lazëri është një mjeshtër i njohur e i gjegjur në të pjerrurit e veprave nga gjermanishtja e nga italishtja. Si shembuj ju japim të pjerrurit shqip të poezivet më të bukura të autorit italian Giacomo Leopardi në shqipen e Shkodrës, vjen me thënë në variantin geg, po në variantin letrar shkodran me një stil të lartë çë i përgjigjet mirë testit orixhinal të Leopardit. ------------------------------Shkrimi është përcjellë me lejen e autorit etës Arbër eshe", Nr "Jetës Arbëreshe", Nr.. 88 dhe stafit të "J

TË P AMB AR UEMIT PAMB AMBAR ARUEMIT L’Infinito di Giacomo Leopardi Daj e desha kët kodër vetmitare e njikët gardh, qi të malbrêzit megjet e mbrame bukur gjatë i a mbyll’ shikimit. Por ndêjë e tue soditun, hapësina të pambarueme përtej tij, dhe heshtime përmbinjerzore, e t’thell’tejèt qetì un trilloj n’menden t’ime; ku mue zêmra më merr gati trishtim. E sikur erën ndîj kah fërshllon nëpër kta lisa, at heshtje un t’pambarueme shkoj tue krahasuemun me njikët zâ: dhe përkujtoj t’amshuemit, edhe stinat e vdekuna, e të tashmen e t’gjallë, e të saj kumbon. Kështu mbytet mendja e ime në kët pamatësì: e m’u përmbytun në ket dèt më kande.

(Për ktheu D omori, 21 (Përktheu D.. Lazër Shantoja, T Tomori, Qershor 1942) HANËS Alla luna di Giacomo Leopardi O hân' plot hire, qe po mbushet vjeti; e mbâj në mend, kur un përmbi kët kodër vijshe, zemrën plot helm, për me t'shikue: e mbi nj'at pyll atbot' ti rrijshe varun si po bân sod, tue e ndritun fûnd e maje. Por mjegullore e si n'fërglim prej vajit qi qepallat m'i njomte, u dukej ftyra e jote syve t'mij, përse e brengueme ish jeta e ime; sikur sod nji mnyre, o hânë e ime e dashun. E pra zêmrën ma knaq kujtimi, e t'njehunit e moshës t'pikllimit t'im. Oh ç'punë âsht e pëlqyeshme në koh' t'rinìs, kur ende t'gjatë uzdaja e të shkurt' përkujtija e ka vrapimin, sendet me shkuemun nëpër mênd t'kalueme, edhe t'trishtueshme, e dhimba mos t'pushoje.

(Për ktheu D omori, 27 (Përktheu D.. Lazër Shantoja, T Tomori, Shtator 1942)

ajzat nuk e prisnin si dikur, me atë ëmbëlsinë e buzagazin e çiltër që i jepte dritë divine terminalit Sharl De Gol në Paris. Nuk e tërhiqnin më as Luvri e as Notre Dame, ku ai ndizte një qiri për vete. E kishte kuptuar nga ca shenja gati të pavërejtshme që na trondisin befas me ndjesinë e një trishtimi pafund, se i përkiste aradhës së njerëzve të tepërt. Donte t’i harronte vajzat që ishin martuar me francezë dhe prej kohësh bënin jetën e tyre e për këtë shkak, ai kërkonte një kanxhë ku të kapej e justifikohej njëfarësoj. Ato e merrnin në telefon rrallë e më rrallë dhe bashkëbisedimi ishte pak a shumë ky:Baba, si je? Na ka marrë malli për ty. Kujdesu për veten. Si është moti andej?- Bie shi përgjigjej ai - po nuk bën ftohtë.- Mbyllu brenda, mos dil!- Veç të çmendem, ç’thua moj bijë?..Tesha kam, çadrën e madhe që më ke blerë ti, e s’do t’ia dijë për erë e shi, s’e kam humbur ende. E, ç’dal, moj, dy hapa gjer te kafja e Janit ku surb një të uruar, kokë më kokë me ndonjë mik dhe shkoj orët...Ju shikoni punët, pa unë...- Baba, të kam çuar ca kafe dhe ca veshje, them se do të pëlqejnë.. Më thuaj, ke nevojë për gjë? Ç’të mungon?- Asgjë- Baba, karta dha shenjë, mos u mërzit po u mbyll biseda..- Bëjauni qejfin burrave, atë të shikoni ju, se jeni në vend të huaj, dëgjove? Kështu u thuaj dhe atyre dy të tjerave...Biseda përfundonte papritur dhe një ndjenjë e pakëndshme e kaplonte bablokun, të cilit gjithmonë i mungonin paratë.” Do të jenë ngushtë, të zezat, se nuk i për mendin më ato të shkretat...bëjnë sikur nuk u vete mëndja.. E, ç’është dashuria tek e fundit? Interes dhe pikë. Unë jam bërë si gogozhel, ngjall vetëm mëshirë dhe mërzi, edhe pasqyra bën fir nga pamja ime..”Babloku na kish qëlluar gojëtar i lindur, plot fjalë me lajle-lule që dilnin nga goja e tij, tingëllonin kaq ëmbël e bënin përshtypje kaq të thukët, sa miqtë kishin qejf ta dëgjonin. Shpesh herë ata e qerasnin me kafe dhe kur oratoria e tij arrinte kulmin me fantazira të çuditshme që të bënin të harroje kotësinë dhe mërzinë e jetës pleqërishte, ndonjëri ngrinte zërin dhe porosiste uiski. Po kjo ndodhte rrallë, të gjithëve u vinte çudi si ngjante kjo, se në kafen e Janit nuk hynin kurrë parallinjtë. Aty mblidheshin dështakët, të pashpresët, pleqtë gërnjarë, që s’u hynte më në sy asgjë. Parasë i pëlqen shkëlqimi, seksi, lavdia. Te ajo kthinë e vogël e Janit kafeja piqej alla turka mbi mangall prej bakrri me qymyr druri në një qebap të madh të zi që rrotullohej ngadalë me marifet dhe shtypej në havan guri si qëmoti. Ishte një kafe turke me ajkë të trashë që kundërmonte e këndellte bujshëm, që surbej ngadalë nga pleqtë terjaqinj me një neps e krekosje të beftë, që s’u shkonte fytyrave të tyre të lodhura e hijerënda. Ngaqë s’kish ç’të bënte, bablokun tonë e ftonin shpesh nëpër dasma e vdekje dhe ai s’ua prishte, veç që të shtynte kthimin në shtëpi, që prej kohësh po i dukej si një arkemort i hapur. Jashtë binte shi. Xhamat e dritareve të kafenesë përplot njolla e ndraga, ishin bërë të lebyrta nga valët e rrëmbyera të shiut dhe drita e marrtë e vetëtimave të shpeshta. Në atë kthinë disi të ftohtë ndjehej me fërgëllima të befta notia e vjeshtës së tretë. Po ishte dhe dita që pleqtë kishin pirë uiski dhe gjendja që shkaktonte ajo pije magjike, sa-


LETËRSIA SHQIPTARE - 17

E diel 2 Shkurt 2020

Një tregim me një regjistër humori të zi. Autori një rrëfimtar i njohur dhe një nga personazhet e njohur të letrave na ka sjellë një tregim të shkruar qartë, ku ironia e kohës, fati njerëzor bëhen bashkë për të na dhënë një aspekt të vobektësisë së jetës së zakonshme njerëzore, sidomos në moshat e mëdha...

PËR SHKAK TË VAJZAVE NGA PARISI jonte në ato tryeza të varfëra të mbuluara me letra të strepsura si paçavra, një buzëqeshje të çuditshme gati sfiduese prej të riu çapkën. Në kohën që dikush ia nisi papritur këngës, u dëgjua një zë i trishtë, i lodhur përplot ankim:- Më falni, vetëm sot mos këndoni...më ka vdekur vëllai.. ju lutem! I ftoi të gjithë në përcjelljen e vëllait për në banesën e fundit dhe priti se çdo të thoshin. Askush nuk kundërshtoi. Dolën nëpër shi dhe shkuan në varrezë. Këtu nis dhe historia e çuditshme që ndryshoi pothuaj krejt jetën e mërzitshme të bablokut tonë. S’kish njeri të thoshte dy fjalë për të ndjerin. Njerëzia, një mizëri e zezë që ngjishej nën çadra laramane, nën atë shi të zymtë që breronte shtruar mbi varrezë dhe vetëtimat që ndriçonin kur e kur kryqet e pikëlluar, i ngjallën bablokut një keqardhje të madhe për atë që kishte vdekur dhe tani do të zbriste me litarë në gropën me ujë. Ai vështronte lart mbi drurë retë e mëdha që gremiseshin duke hapur humnera pafund, si varreza gjigande perëndish, varreza fluturuese, që digjeshin e shkrumboheshin befas nga rrufetë gjëmimtare. Aty-këtu, në çastet e heshtjes dhe qetësisë, shkëputej ndonjë psherëtimë a ofshamë e trishtme. Pjesa më e madhe qëndronte kryeulur, superënë, mbërthyer nga frika e shenjtë e vdekjes, që një ditë do të vijë për të gjithë. I gjori njeri, sa i vogël dhe pa vlerë ndjehet në varrezë. Sikur bëhet fir bashkë me esencën e vet më të mirë dhe veset më të tmerrshme: egoizmin, lakminë dhe zilinë. Ai e gjen ngushëllimin në atë ndërkohën, modus vivendi, kur dikush mban ligjëratën e zisë për të vdekurin dhe, ndërsa ia vë veshin fjalëve nëpër shi, fjalëve të fundit për atë që s’është më, ato gënjeshtra të mrekullueshme që trillohen kinse për të harruar vdekjen, për t’u larguar njëfarësoj prej saj, ai i gjorë gjen rastin gjithsesi të mendojë për veten, paratë, gratë, udhëtimet që e presin dhe dalëngadalë i duket sikur fiton siguri, ndien sërish shijen e fortë të jetës. Por, atë ditë, njeriu i familjes, që ishte caktuar për të mbajtur fjalën e rastit, kishte përfunduar në spital nga një goditje në zemër. Njerëzia prisnin një fjalë prehjeje dhe paqeje për të vdekurin, që dukej sikur nuk po gjente qetësi. Pikërisht në atë kohë, babloku i kërkoi mikut të vet t’i rrëfente diçka nga jeta e vëllait të vdekur dhe pas pak, kur askush s’e priste, dhe veç kumbit të shiut e shkrepëtimës, nuk dëgjohej gjë tjetër në atë mbretëri të zezonës, u ngrit lart me një butësi e ëmbëlsi përdëllyese zëri i dridhur i bablokut tonë që, me oratorinë e tij befasuese, rrefeu në pak minuta, jeten prej njeriu të mire të të vdekurit dhe zbuloi me një trillim të habitshëm ca ndodhi që s’kishin ngjarë, por që i besuan

të gjithë. Aq shumë u pëlqye fjala e tij, sa dikush nga entuziazmi duartrokiti, sikur të ishte në një sallë teatri. Ai i gjorë kërkoi menjëherë të falur për atë sjellje të marrëzishme dhe nga turpi u shty nëpër radhët e shtrënguara të njerëzve dhe ia mbathi nga sytë këmbët. Kur mbaroi ceremoniali i përmortshëm, babloku ynë mori shumë falënderime nga miqtë, njerëz të panjohur, veçmas nga gratë, që ende i kishin sytë të mbushur me lot. Në drekën e mortit, bablokut tonë i kishin rezervuar një vend pranë rrethit të ngushtë familjar. Ai, dhe atje, në atë grup të përzishëm njerëzish, përplot lot dhe trishtim, dinte të thoshte fjalë kaq të ëmbla dhe përdëlluese, sa lotët shternin dhe pikëllimi pa anë e pa fund davaritej dalngadalë.- Ku i gjen këto fjalë, o njeri, ti sikur përgjon zotin, i tha njëherë një grua e bëshme, e motra e te vdekurit, përmes lotëve që i fshinte me gishtërinj e buzëqeshte sapak me një shpresë të mekur sikur nga çasti në çast, ai, i vëllai, do të shfaqej në derë e do të hynte brenda. Talenti i tij për zinë që, gjer atëherë, nuk ishte parë e dëgjuar, sepse qe një gjë e rrallë, u shpërblye paq më pas, sa herë duhej që dikush të thoshte dy fjalë për të vdekurin. Një ditë, në një drekë të vdekuri, i futën diçka në xhepin e xhaketës. Ishte një shumë e madhe parash. Në fillim u turbullua, u prek pikërisht në atë ndjenjën delikate gati të shenjtë prej poeti. Po kjo gjë u përsërit dhe

në plot raste të tjera, ai prekte e shtrëngonte me një drithmë të ëmbël ngadhënjyese atë shuk parash brenda në xhep dhe i rrëmbushur nga një valë dalldisëse ngazëllimi të çuditshëm, ndiente t’i vinin plot fjalë te bukura për zinë, fjalë gjithë frymëzim, përplot mrekulli e mëkat. Vinin e merrnin me makinë, në mengjes, në drekë, në mbrëmje, siç merret një mjek për të shpëtuar dikë nga vdekja. Po ai kë shpëtonte? Nga shtëpia në varrezë, nga varreza në një restorant diku dhe pastaj sërish në shtëpi, ku e priste vetmia. Paratë shtoheshin me shifra tronditëse, po jeta për të po bëhej gati e papërballueshme nga ana fizike, ndonëse shpirtërisht ai ndjente gëzim në mes të asaj zie të pafundme. Shpesh i kujtohej ajo kafeneja e Janit, ajo kafeneja e rëndomtë e rrugicës ku nisi karrierën një ditë me shi. Po nuk shkonte më atje se s’kishte kohë, as nuk i bëhej të dukej e të ulej në një tavolinë me ca të mbaruar, që e shtynin ditën me një kafe dhe një gotë me ujë të ndenjur depozite. Gjithsesi ajo kohë kishte shumë mërzi, ndonëse nuk duhej harruar se atje nuk mungonte dhe ajo fryma e ngrohtë e njeriut, ai malli i rëndë i papërcaktuar si një dhimbje e ëmbël, që s’e kishte më..Atje, në ato tavolina të pista flitej për histori të vërteta, nuk stisej asgjë, secili rrëfente diçka të dhembshur nga jeta e vet dhe në përgjithësi nuk e ndjeje vetminë, atë vetminë si

lëngim, që po e mundonte shumë e më shumë këto kohët e fundit. Emri i tij u bë i njohur, e kërkonin kudo, i rrëfenin historinë e të ndjerit dhe i luteshin “ta qante”, me një fjalë të bënte mrekullinë, hajdutin ta shndërronte në njeri të virtytshëm, vrasësin në hero, babanë e urryer, në atë të nderuar, kurvën në virgjëreshë dhe kështu trillimet e tij fort të besueshme nisën të ngjallnin te njerëzit një admirim të fshehtë për atë që do të mbulohej përgjithmonë nga balta. Ja ç’tha për një kurvickë që e kishin sjellë të therur nga Italia:- Anamaria jonë ishte aq e pastër, jo vetëm në jetën e përditshme, por dhe në ëndërra, sa zoti i madh, që sot na ndih me përhirim me praninë e tij të padukshme, këtu midis nesh, do të bëjë mrekullinë e shndërrimit të saj në një kujtim të delirë e të përjetshëm. Anamaria jonë nuk ishte Helena eTrojës, që shkaktoi luftëra, as Kleopatra e Egjiptit të lashtë që e mbushi botën me të vdekur për hir të një trilli dashuror, ajo nuk i ngjau asnjë personazhi te famshëm të kohërave të shkuara që sollën katastrofa, po ajo u nis të bëhej një emër i mirë për familjen dhe miqtë e saj, ndërkohë që vendi i saj i varfër, po linte në botë një emër të keq. Jo rrallë, bijtë dhe bijat tona janë bërë viktima të pafajshme të një atdheu tragjik. Mërmërima admirimi e mahnitjeje përshkonin gjindjen e përzishme në varrezë, lot e trishtim, ekstazë, një hare e krisur gati sa s’shpërthente nga ajo fjalë e bablokut që ta bënte mëndjen ujem. Po rutina jo rrallë cënon talentin. Kishte dhe raste që diçka e pakëndshme, fare e paparashikuar, gati prishte gjithçka. Ja, ç’ndodhi një ditë. Në varrezë ishin mbledhur mbi 1000 vetë. Gojëhapur para gojëtarisë së tij shkëlqimtare, të heshtur, të nënshtruar si para një idhulli, kur papritur, teksa ai përmendi Shën Pjetrin, dishepullin e Krishtit, një burrë nga turma, që e kishte emrin Pjeter, krejt i pavëmendshëm në një rrethanë të tillë zie, ngriti zërin dhe u përgjigj “Këtu!” U dëgjuan kukurizma të lehta që u mbytën shpejt dhe në sytë e një pjese të madhe të njerezve u duk një grimëherë një dritë lojcake, një mahi tradhtuese e provokuese, që u fashit ndërkaq, po përshtypja që u krijua në kurriz të gojëtarisë së bablokut tonë, i bëri një zbritje të konsiderueshme çmimit të zisë dhe famës së tij. Punët u shtuan, po më fort u komplikuan, se nuk ishte shaka të përcillje për në botën e përtejme njeriun e dashur, jo ashtu siç ishte, po ashtu siç e donte familja, fisi e farefisi. Pas një kohe hapi një zyrë, bleu një kompjuter, punësoi një sekretare të re. Atë ditë qe ndodhi ajo ngatërresa, ai pat ndiere një dalldi lumturie te pazakonshme. Të bijat e kishin marrë në telefon dhe ja ç’i kishin thënë:-

Baba, kemi porositur një meshë në katedralen e Monmartrit, ne Sacre Coeur, për nënën tonë të dashur. Ajo do të mbahet të dielën e fundit te muajit tjetër në ora 10 paradite. Të lutemi, baba, të vish...s’ka kuptim kjo meshë pa ty..- Do të vij patjetër, si s’do të vij? Ja, që sot do të pres biletën.- Shpejto ta presësh sa më parë, baba i dashur! “Pse, nuk mund të ma dërgonit ju, moj zogëzat e mia, aq të varfëra jeni sa të mos i blini babait një biletë 400 dollarëshe? Po ku i dihet, ndoshta janë, se Parisi është qytet i shtrenjtë, një parfum i mirë, nga ai që e mban burrin nazik francez ngjitur pas fustanit, kushton 400 a më shumë dollarë, e di unë.. Ndoshta kane nevojë t’u çojë ca para, qofshin këto dhe para të fituara në varrezë, se paraja s’vjen erë...e ç’me duhen mua paratë, edhe meshën atje në Monmatre, në Sacre Coeur, do ta paguaj vetë..e bëj për time shoqe, Melaninë e gjorë, që ishte aq e urtë, shqerkë e perëndisë..”Dhe me këto ndjenja të përziera: sakrifice ,përdëllimi, brenge, trishtimi, vetmie e zhgënjimi, e gjeti ajo ditë e mbrapshtë, kur ai me mendjen në Paris, te katedralja e famshme ku buçet muzika e Hendellit, ajo Haleluja e tij madhështore nga organot elektrike dhe gjëmojnë kambanat e mëdha me tinguj amshimi mbi Parisin e mëngjesit, bëri atë gabimin fatal që do t’i kushtonte shumë shtrenjtë. Ngatërroi fjalën që duhej të mbante për një ish partizan, që kish gëzuar ofiqe shtetërore në kohën e diktaturës, me një ish të burgosur politik, që kish vuajtur 20 vjet burg.. Gjithmonë bëhet shkak një budallallallëk që talentet të dështojnë. Ja, ç’fjalë kuturisi babloku ynë:- Nganjëherë vuajtjet pa fund nuk vijnë për keq, siç pandehim ne, ato janë shpërblimi i nesërm në botën tjetër. Nënës së tij të mirë, Sofies, ende nuk i besohej, ndërsa mbyllte sytë, e gjora, për të fundit herë, se djali i saj i madh, Dhimitri ( ç’Dhimitër, more, ai quhet Fazlli )i cili pat lindur me këmishë, do të kalbej në burg ( O, ky është kulmi, ai doli në pension si komandant divizioni…)vetëm pse i kishte pëlqyer pa masë Roma ( ç’Romë, more matuf,ai ka qenë vetëm në Bashkimin Sovjetik, ku mbaroi me medalje ari Akademinë Frunze ) e mbushur me antika dhe veçmas me atë Koloseumin madhështor, një ndër mrekullitë e botës. Mëkati i tij ishte sa absurd aq edhe tragjik, ai s’mundi ta mbante për vete mahnitjen, këtë ndjenjë të pamposhtur të perëndive dhe i ishte rrëfyer mikut më të afërt, që kish qëlluar si me të shumtët miq, spiun e mosmirënjohës..( A, këtu u mbush kupa, na e bëri dhe të burgosur, pale, atë që futi nëpër burgje tradhtarët, armiqtë.. ) Njerëzia shtyheshin, pëshpërisnin të shqetësuar, bënin lëvizje kërcënuese me duar, sytë u shkrepëtinin nga inati dhe tërbimi. Bablokun e rrahën dhe i dogjën zyren. Ai vdiq nga plagët, dëshpërimi i madh. Vajzat nuk erdhën dot nga Parisi, po dërguan tri kurora me krizantema Hollande. Në kohën që do ta shtinin në dhe, s’u ndodh njeri të thoshte dy fjalë të mira për të. *NJU JORK 2008


18 -LETËRSIA KLASIKE

P

E diel 2 Shkurt 2020

Rikthehet pas shumë kohësh përkthyesi Kujtim Morina me një cikël shumë të zgjedhur të njërit prej figurave më të njohura të letërsisë botërore...

Cili është W. H. Auden (1907–1973)

POEZIA

Poet anglez, dramaturg, kritik letrar dhe libretist, Wystan Hugh Auden ka ushtruar një influencë të madhe në poezinë e shekullit të 20-të. Auden u rrit në Birmingam, Angli dhe u njoh që herët për intelektin dhe mendjemprehtësinë e tij të jashtëzakonshme. Libri i tij i parë, “Poems” (Poezi), u botua më 1930 me ndihmën e T.S.Eliot. Pak para se të shpërthente Lufta II Botërore, Auden emigroi në Shtetet e Bashkuara ku u takua me poetin Chester Kallman i cili do të bëhej i dashuri i tij i përjetshëm. Auden fitoi çmimin Pulitzer më 1948 për librin “The Age of Anxiety” (Mosha e Ankthit). Shumë nga poezitë e tij lidhen me çështje morale dhe evidentojnë një kontekst të fortë politik, social dhe psikologjik. Ndërsa mësimet e Marksit dhe Frojdit peshuan rëndë në veprat e tij të hershme, ato më vonë i hapën rrugë influencave religjioze dhe spiritualiste. Disa kritikë e kanë quajtur Auden “antiromantik”, një poet të qartësisë analitike që apelonte për rend dhe modele universale të ekzistencës njerëzore. Poezia e Auden është konsideruar e gjithanshme dhe inovative që nga epigramet e shkurtra deri tek librat voluminozë që përfshijnë një gamë të gjerë të njohurive shkencore. Në të gjithë karrierën e tij, ai bashkëpunoi me Christopher Isherwood dhe Louis MacNeice, dhe shpesh iu bashkua edhe Chester Kallman duke krijuar librete për vepra muzikore nga Benjamin Britten, Igor Stravinsky dhe Wolfgang Amadeus Mozart.

Kënga e Funeralit* (Varrimi i të Dashurit) Ndalni të gjitha orët, telefonat preni, jepni një kockë qenve të mos lehin, heshtni pianot, mbysni zërin e daulles, nxirrni jashtë arkivolin, të vijnë përcjellësit. Lërini avionët të bëjnë një cikël përmbi, të shkruajnë në qiell, Ai Është i Vdekur tani. Vini nga një fjongo në qafën e bardhë të pëllumbave, policët e trafikut të mbajnë doreza të zeza pambuku. Ai ishte Veriu im, Jugu, Lindja dhe Perëndimi, java ime e punës dhe i së Dielës pushimi, mesdita ime, mesnata, biseda, kënga ime, mendoja dashuria zgjat përjetë, sa mendjelehtë!

Mijëra njerëz janë ende në gjumë duke ëndërruar për monstra të frikshme apo në Cranston apo Crawford për çajin mes miqve: Në gjumë në Gllasgoun e punës apo Edinburgun e mirëvendosur, në gjumë në Aberdinin e granitit, ata vijojnë të shohin ëndrra, Por do të zgjohen shpejt dhe të shpresojnë për letra dhe askush s’do ta ndiejë trokitjen e postierit pa një shpeshtim të rrahjeve të zemrës, sepse kush mund ta durojë ta ndiejë veten të harruar?

Yjet nuk duhen më tani, hiqni të gjithë, paketoje hënën dhe çmontoje diellin; derdhe oqeanin dhe rrafshoje krejt pyllin sepse asgjë tani e mbrapa nuk vjen për mirë. 1938 * Titulli në original “Funeral Blues”, nëntitulli është i përkthyesit.

Për Momentin: një Oratorio Krishtlindjeje* “Mirë, ja kaq ishte. Tani duhet ta zbërthejmë pemën duke i vënë dekorimet prapë në kutitë e tyre të kartonitDisa janë thyer- t’i mbartim ato prapë në tavan. Pema dhe vishtullat duhet të çohen poshtë dhe të digjen, fëmijët të bëhen gati për shkollë. Ka mjaft gjëra të mbetura për të bërë, nxemje, për këto ditë të javësJo se kemi shumë oreks, kemi pirë aq shumë, kemi qëndruar aq vonë, duke tentuar - krejt pa sukses për të dashur të gjithë të afërmit tanë dhe në përgjithësi duke mbivlerësuar tepër fuqitë tona. Edhe njëherë si në vitet e kaluara, ne kemi parë Vegimin e kohës dhe dështuam të bëjmë më tepër sesa të dëfrehemi me të si një Shans të pranueshëm, edhe njëherë e kemi larguar Atë duke iu lutur megjithatë për të mbetur shërbyesi i Tij i pabindur, djali premtues që s’mund ta mbajë gjatë fjalën. Festa e Krishtlindjeve është tashmë një kujtesë e zbehtë, tashmë mendja fillon të bëhet paksa e vetëdijshme për një grahmë të pakëndshme të ankthit duke menduar për Kreshmët dhe të Premten e Mirë** të cilat nuk munden, pas të gjithash janë shumë larg. Por për momentin, ja ku jemi të gjithë, prapë në qytetin e moderuar të Aristotelit të arrnimit dhe të Tetë-Pesëmbëdhjetës, ku gjeometria e Euklidit dhe mekanika e Njutonit do të shpjegojnë përvojën tonë. Tavolina e kuzhinës ekziston sepse unë e kruajta atë, duket të jetë tkurrur pak gjatë pushimeve. Rrugët janë shumë më të ngushta sesa i kemi kujtuar, kemi harruar që zyra është aq depresuese. Për ata që kanë parë Fëmijën, edhe pse me pamje të turbullt apo të pabesueshme, Momenti është në një kuptim, koha më sprovuese. për fëmijët e pafajshëm sidomos që pëshpërisin kaq të emocionuar jashtë derës së kyçur ku e dinë se dhuratat do të shfaqen sapo ajo të hapet. Tani duke sjellë ndërmend atë moment mund ta përmbajmë gëzimin por fajësia mbetet në ndërgjegje duke kujtuar ahurin kur njëherë në jetët tona çdo gjë u bë Ti dhe asgjë nuk ishte Ai.” * Oratorio- një pjesë e gjatë muzike për këngëtarë dhe orkestër, zakonisht e bazuar në një histori nga Bibla. Kjo është pjesë e një poeme të gjatë të Auden. ** E Premtja e Mirë- është një festë e krishterë që përkujton kryqëzimin e Jezusit dhe vdekjen e tij në kalvar. Bie të premten e fundit para ditës së Pashkëve.

Më i dashuri Duke shikuar yjet, jam i ndërgjegjshëm se për aq sa vlej për to, mund të shkoj në ferr,

Kënga e Refugjatit por në tokë, indiferenca është më e pakta, duhet të kemi më shumë frikë nga njeriu apo kafsha. Si do të donim ne që yjet të shkëlqejnë me një pasion për ne që s’mund t’ua kthejmë? Nëse dashuri të barabartë s’mund të ketë, atëhere ai që jep më shumë, unë le të jem. Admirues siç mendoj se jam i yjeve që kokën s’e çajnë, Nuk mundem, tani i shoh ato, dhe mendoj, më ka munguar një tmerrësisht ditën që shkoi. A zhduken yjet apo vdesin ndonjëherë, duhet të mësohem ta shoh të zbrazët qiellin, dhe të ndjej madhështinë e errësirës së plotë megjithëse do të më duhet ende edhe pak kohë.

Nëse mund të ta tregoja Koha nuk thotë asgjë por unë ta thashë këtë. Koha di vetëm çmimin që duhet të paguajmë; Nëse mund të ta tregoja, do të jepja një shenjë. Nëse duhet të qajmë kur kllounët janë në skenë, nëse duhet të frenohemi, kur muzikantët luajnë, koha nuk thotë asgjë por unë ta thashë këtë. Nuk ka fate që tregohen me fall, sidoqoftë, sepse të dua më shumë sesa mund ta përshkruaj, nëse mund të ta tregoja, do të jepja një shenjë. Erërat duhet të vijnë nga diku kur fryjnë, duhet të ketë një arsye përse gjethet thahen; koha nuk thotë asgjë por unë ta thashë këtë. Mbase trëndafilat vërtet duan të rriten, Vegimi do të qëndrojë ashtu pa ndryshuar; nëse mund të ta tregoja, do të jepja një shenjë. Supozo sikur luanët ngrihen dhe ikin të gjithë, përrenjtë dhe ushtarët ia mbathin pa kujtuar; A do të thotë gjë Koha por unë ta thashë këtë. Nëse mund të ta tregoja, do të jepja një shenjë.

Posta e Natës Kjo është posta e natës në kufirin mes shtetesh, duke sjellë çeqe dhe mandate pagesash.

Letra për të pasurit, letra për të varfërit, për dyqanin në qoshe, për vajzën në lagje. Duke tërhequr në Beattock, një ngjitje shpati. Pjerrësia është kundër por asgjë s’e ndali. Kalon barin e kënetave dhe shkëmbinjtë në djerrina, duke nxjerrë avull të bardhë nga goja dhe shpina. Duke gërhitur me zhurmë kur dëgjohet pas kthesës Kilometra të heshtura dhe barëra të përkulura nga era, Zogjtë kthejnë kokën ndërsa ajo u afrohet, e soditin nga shkurret karrocën që duket boshe. Qentë e dhenve s’mund t’ia ndërrojnë rrugën, ata shafiten përtokë me putrat e kryqëzuara. Në fermë ajo kalon dhe askush nuk ndjehet por një brokë në një dhomë gjumi tundet lehtas. Mëngjesi ngrohet, ngjitja e saj kryhet, pastaj poshtë drejt Gllasgout ajo përsëri zhytet, drejt rimorkiove me avull që kuisin në pistën e vinçave, drejt fushës së zonës industriale, furrnaltave të vendosura në pllajën e zymtë si shahisti gjigant. E gjithë Skocia e pret atë në luginat e thella, bri liqeneve me gjelbërim të zbehtë Njerëzit kanë mall për lajmet. Letra falënderimesh, letra nga bankat, letra gëzimi nga djemtë dhe vajzat, fatura të parapaguara dhe ftesa, për të vizituar të afërm apo mallra të reja. Aplikime në rrethana të ndryshme, deklarata të druajtura dashurie, thashetheme, përgojime nga të gjitha kombet, lajme financiare, lajme rethanore. Letra për urime që hapen me tinguj, letra me portrete të skicuara në margjina, letra nga kushërinjtë, tezet dhe dajat, letra për Skoci nga Jugu i Francës. Letra ngushëllimi për malësorët dhe fusharakët të shkruara në letër të të gjitha ngjyrave, rozë, manushaqe, e bardhë dhe blu, llafazane, gërricëse, të mërzitshme dhe adhuruese, shpërthime të ftohta, zyrtare dhe ngazëlluese, të zgjuara, budallaqe, të gjata dhe të shkurtra, të shtypura dhe të shkruara si me këmbë pulash.

Thuaj ky qytet ka dhjetë milion shpirtra, disa jetojnë në vila, disa jetojnë në vrima: megjithatë nuk ka vend për ne, e dashura ime. Dikur kishim vendin tonë dhe mendonim me drejtësi, shikoje në atlas dhe do ta gjesh aty: ne s’mund të shkojmë më atje, e dashur, s’mundemi. Në varrezën e fshatit rritet një bimë “çifuti endacak”, çdo pranverë ajo lulëzon prapë e prapë: pasaportat e vjetra s’mund ta bëjnë këtë, e dashur, aspak. Konsulli i ra fort tavolinës dhe tha, “Nëse nuk ke pasportë je zyrtarisht i vdekur”: por ne jemi ende gjallë, e dashura ime, jemi gjallë. Shkova në një komitet, më ofruan një karrike, më kërkuan me mirësjellje të shkoj prapë vitin tjetër: po ku do të shkojmë sot, e dashura ime, ku do të shkojmë sot? Shkova në një takim publik, folësi u ngrit dhe përsëriti, “nëse i lëmë këtu, ata do të na marrin bukën e përditshme”: ai po fliste për ty dhe për mua, e dashura ime, për ty dhe për mua, Mendova se dëgjova bubullimën duke gjëmuar në qiell; Ishte Hitleri nëpër Evropë duke thënë “Ata duhet të vdesin”; Oh, ne ishim në mendjen e tij, e dashura ime, ne ishim. Pashë një qenush me xhaketë të mbërthyer me kapëse, pastaj një derë të hapur dhe një mace që u lejua të hyjë: por ata nuk ishin hebrenj gjermanë, e dashura ime, nuk ishin. Shkova poshtë tek porti dhe qëndrova mbi kalatë, pashë peshq duke notuar si të ishin të lirë: vetëm dhjetë hapa larg, e dashura ime, vetëm dhjetë hapa. Po ecja në një pyll, shihja zogjtë në pemë, ata nuk kishin politikanë, këndonin në qejf të vet: ata nuk ishin racë njerëzore, e dashura ime, nuk ishin. Po ëndërroja sikur pashë një pallat me njëmijë kate, njëmijë dyer dhe njëmijë dritare: por asnjë prej tyre nuk ishte jona, e dashura ime, asnjë. Qëndroja në një pllajë të madhe në borën që binte; dhjetëmijë ushtarë marshonin, venin e vinin: ty dhe mua na kërkonin, e dashura ime, ty dhe mua. Përkthyer nga Kujtim Morina


A

ARGUMENT

NGA BAJRANSEFAJ

M

enjëherë, pasi u shfaq në tregun francez romani i tij i parë me titull “MonchatYugoslavia”, i autorit shqiptar, Pajtim Statovci, si kronist, edhe si dashamirë i letërsisë që jam, reagimi im ishte i shpjet, i menjëhershëm. E si mos të ishte i tillë, kur në Prishtinë kam miq e kolegë (që i dua shumë), me mbiemrin Statovci, duke llogaritur se Pajtimi, është bir ndonjërit nga kjo familje e nderuar. Shpjet e për ngutë , ia “rreh telin” agjencisë Amazon. Porosis librin pa pyetur fare për çmim. Coutquecout, thonë francezet që,në shqip i bie: le të kushtojë sa të kushtojë, ose, edhe më mirë, le të del ku të del! Ndërkohë që. agjencia e vyer me informon se, romanin do të ma sjell brenda një afati të shkurtër, prej etëm dy-tri ditësh, ishte kjo kohë e mjaftueshme që të shprish e hallakasë, të gjej sa më shumë shënime e të dhëna për këtë shkrimtar me origjinë nga Kosova që, romanin e tij e parë “KissaniJugoslavia”, në gjuhën finlandeze, Pajtimi e kishte shkruar, në moshë shumë të re, pa i mbushur mirë 24 vjet jete, e tjera e tjera. Tashmë romanin “MonchatYugoslavia” e kisha në dorë dhe, si eturi në shkretëtirë, me etje e garbi, i m qepëm leximit të tij. (Është rasti i volitshëm të zbuloi një fshehtësi time intime: sa herë që lexoj roman të ndonjë autori shqiptar, të përkthyer nga shqipja në frëngjisht, kuptoj më mirë e me kollaj se kur lexoj në origjinal, ndonjë autor francez. Ndoshta edhe me të tjerët është kështu. Mua të ndihmojnë ambientet e ngjarjeve, emrat e personazhe, që i ndjej, thuaj se i njoh nga afër). Në rastin me romanin “MonchatYgoslavia”, anipse nuk ishte shkruar në shqip, por ishte përkthyer frëngjisht nga gjuha finlandeze,(traduit du finois!), pothuaj se ngjante e njëjta gjë. Me tamam sikur ky roman, të ishte përthyer nga gjuha shqipe. Pse? Sepse ngjarjet që shtjelloheshin në këtë vepër letrare, vinin nga ambienti im i dashur, që e njoh aq mirë e që, aq shpesh, me shfaqe në ëndërr, sidomos pasi dergj ditët e fundit të jetës, në kurbet të zi. Vinin nga Prishtina. Vinin nga Kosova, tokë e djegur. Emrat e personazheve ishin puro shqiptare. Kur njëri nga personazhet kryesore, në mos kryesori, madje emrin e ka Bajram, jemi pra, emnak të një barku e të një gjaku. Shtojini këtu edhe shumë fjalë, madje edhe fjali të tëra, kryesisht të shënuara me korrektësi e pa gabime të rënda gjuhësore e gramatikore!

LETËRSIA E KOSOVËS - 19

E diel 2 Shkurt 2020

Rrëfim (intim) mbi një lëshim ose “takimet” e mia (virtuale) me shkrimtarin Pajtim Statovci, e përcakton shkrimin e tij shkrimtari dhe gazetari veteran kosovar Tashmë rromanin omanin “Monc ha tY ugosla via” e kisha në dorë dhe etëtirë, me etje e “Moncha hatY tYugosla ugoslavia” dhe,, si eturi në shkr shkretëtirë, g arbi, i m qe pëm leximit të tij. (Është rasti i v olitshëm të zb uloi një fshehtësi time intime: sa herë qepëm volitshëm zbuloi që lex oj rroman oman të ndonjë autori shqiptar kth yer ng a shqipja në frëngjisht, kuptoj më mirë lexoj shqiptar,, të për përkth kthy nga e me kollaj se kur lexoj në origjinal, ndonjë autor francez. Ndoshta edhe me të tjerët është kështu. Mua të ndihmojnë ambientet e ngjarjeve, emrat e personazhe, që i ndjej, thuaj se i njoh nga afër). Në rastin me rromanin omanin “Monc ha via”, anipse n uk ishte shkr uar në shqip “Moncha hatt Ygosla Ygoslavia”, nuk shkruar shqip,, por ishte për kth yer frëngjisht ng a gjuha finlande ze,(traduit du finois!), pothuaj se ngjante e njëjta gjë. Me kthy nga finlandez përkth tamam sikur k y rroman, oman, të ishte për th yer ng a gjuha shqipe ky përth thy nga shqipe..

Do të gjej atë çun, në Helsinki,a kudo tjetër! (E kam lexuar romanin e tij të parë “Macja ime Jugosllavia”, përkthyer nga finlandishtja në frëngjisht (Monchat Yugoslavia) nga ana e Claire Saint-Germain, botuar më 2016, nga ana e Shtëpisë botuese, jo gjithaq të njohur, “DENOËL&D’AILLEURS,nga Parisi).

“DHUNTITË E STATOVCIT NË LETËRSI JANË TË JASHTËZAKONSHME”

E kam lexuar, para më shumë se një motmoti, prandaj nuk e marr sikletin dhe ngarkesën, morale as profesionale, të përfol, përmbajtjen e kësaj vepre madhore letrare, që u prit aq mirë, si nga kritika letraredhe, që, ndërkohë u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të madha të botës. Shtoj se, për shijen time, mundësia që e kam gabim kryekreje, por mua nuk me pëlqenin fare (nuk i kapërceja), i lexoja pa dëshirë e kënaqësi, ashtu sikurse meka ndodhur kur, atëbotë, kam lexuar romanin “Metamorfoza” të autorit botërisht të njohur, Franc

Kafka. Vitin e kaluar paska botuar romanin me titull “Bolla”, çka më se miri dëshmon se ke shkrimtar ka afinitet të veçantë, (ndoshta dashuri e simpati, ndaj maceve gjarpinjve, këtë nuk e di!). Sa jam me këtë libër në dorë, të them se, pos kapitujve të cilësuar, nuk u pajtova as me titullin e romanit, pse Macja tij qëllon bash Jugosllavia (e urrejtur për jetë mot nga ana e shqiptarët e Kosovës, posaçër-

Vijon në faqen 20

The New York Times Book Review Pajtim Statovci (lindur në vitin 1990) është një romancier kosovar i rritur në Finlandë. Ai u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës me familjen e tij kur ishte vetëm dy vjeç. Jeton në Helsinki dhe mban diplomë masteri për letërsi krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Si fitues i Çmimit Shkrimtari i Vitit në Helsinki për vitin 2018, momentalishtai është edhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. Romani i tij i parë “Macja ime Jugosllavia”, botuar në vitin 2014, mori vlerësim të gjerë, si nga kritikët, ashtu dhe nga lexuesit. Ky roman i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, Helsingin Sanomat. Juria vlerësoi aftësinë e shkrimtarit, i cili në atë kohë ishte ende 24 vjeç, për të kombinuar jorealen me realen, dhe për t’u dhënë simboleve të vjetra një kuptim dhe fuqi të re. “Macja ime Jugosllavia” u botua në anglisht në vitin 2017 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books dhe shtëpia botuese angleze PushkinPress. Romani ishte në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar Letrar të Dublinit. Romani i dytë i Statovcit, “Crossing”, botuar në vitin 2016, u vlerësua gjithashtu për prozën e qëndisur bukur dhe për trajtimin origjinal të motiveve. Në vitin 2016, Statovci fitoi Çmimin Toisinkoinen të Letërsisë. Botuar në anglisht në vitin 2019 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books dhe ajo angleze PushkinPress, “Crossing” është një libër finalist për National Book Award. Ndërsa romani i tretë i tij, “Bolla”, u botua në gusht të vitit 2019 dhe mori vlerësime të shumta nga mediat kryesore në Finlandë. Romani do të botohet në anglisht në vitin 2021 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books, dhe nga ajo angleze Faber&Faber.


20 -IN MEMORIAM DRITËRO AGOLLI

O

OPINION NGA BEN ANDONI

P

ërvjetori i tretë i vdekjes së autorit të njohur Dritëro Agolli të jep mundësinë të abstragosh për realitetin e vërtetë të artistit me regjimin. Figura e tij të grish por nga ana tjetër edhe të jep një mundësi të shikosh realisht sesi personazhe të tilla mund të bëjnë udhë gati në dy regjime krejt të kundërta. Dhe, ky njeri, e tregoi me mënyrën sesi jetoi përshtatjen por pa u shndërruar krejtësisht, një fenomen që ngjau me shumë nga krijuesit e kohës. Në kohën tonë, bënte humor me të shkuarën dhe e shikonte realisht ashtu si e përqafoi të renë pa e lënë hapur kritikën e saj. Nuk mohoi miq dhe personazhe me të cilët kishte jetuar, sepse përndryshe do mohonte veten. Këtë e përsëriste dhe të gjithë njerëzit ruajnë kujtime të mira për të. Disa kalojnë deri në hiperbola, që më shumë e lodhin figurën e tij. Në rastin e Dritëro Agollit analiza është komplekse, pasi tejet kompleks ishte vetë personaliteti i tij, por edhe puna që ai realizoi. Është e vërtetë dhe e pakundërshtueshme që ai ishte njeriu që e ngriti në apoteozë nderimin për Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën. I ardhur nga një shkollë letërsie mirëfilli potente, siç ishte ajo e ish-Bashkimit Sovjetik ai solli bashkë me këtë frymë dhe ato tendenca ndryshe që gëlonin në atë kohë dhe forca e Realizmit Socialist i mbyti me forcën e saj, që amplifikohej nga pushteti. Megjithatë duhet vlerësuar se kurrë nuk e hodhi poshtë krijimtarinë e tij. Poema “Nënë Shqipëri”, me gjithë propogandën, ishte gati një bibël poetike, në të gjithë strukturat e shkollave, ashtu si në poezi të tjera ai solli pastër shpirtin e popullit dhe jo vetëm. Poezitë e tij u shtrinë në të gjithë vendin, disa u shndërruan në këngë të mrekullueshme lirike, por kudo ato lanë mbresë. Proza e tij, gjithashtu, la shen-

Vijon nga faqja 19 isht. A nuk u gjend ndonjë titull tjetër. Nuk u pajtova fare kur Pajtimi, ndër mijëra mundësi të tjera, zgjedh për moto të romanit tij të parë, një citat, bajagi të gjatë, nga romani i “Na driniæuprija”, aq më parë, kur këtë roman, në frëngjisht në frëngjisht e ka përthyer nga serbokroatishtja. Pascale Delpech, (ish bashkëshortja e shkrimtarit të çmuar, me prejardhje hungareze, Danilo Kiš) që, pas luftë së fundit të përgjakshme, për disa vjet ushtroi një funksion të rëndësishëm ndërkombëtar në Kosovë. Në çarqet intelektuale shqiptare, mirë të informuara, të Kosovës, nuk njihet si mike e mirë e kombit tonë. Pak e besueshme është se këtë (mëkat) e ka bërë vetë përkthyesja pa marrëveshjen dhe bekimin e autorit.

E diel 2 Shkurt 2020

Dritëroi, me afrimin e pleqërisë së thellë, natyrshëm që humbi pak nga pak vrullin dhe u shkëput nga aktiviteti por duke mbetur një vëzhgues real i situatave dhe madje i respektuar nga të gjitha forcat politike. Një ekuilibër që e kishte në vetvete, shtuar me maturinë e moshës së tretë dhe sidomos petku i patriarkut moral, që e mbajti me sqimë në shoqëri dhe që e veçoi nga shumë syresh. Ndoshta kalimi i kohëve duhet të rezervojë studime shumë më të thella për të, sepse në fakt gërmimi në këto personazhe hedh ide reale për frymëmarrjen e individëve nën regjimet ekonomiko-sociale...

A ishin vetë komunistët si ai, që e shkallmuan regjimin?

jë, por kuptohet se alegoria e tij ishte më pak e kamuflueshme sesa ajo e Kadaresë. Dritëroi e besonte regjimin dhe megjithëse duhet t’ia ketë treguar përvoja se ajo nuk shkonte, ai vijoi të punonte me shumë vetëmohim. Ka vend të kuptohet ende pse nuk shkuan si duhet me shkrimtarin tonë të madh Kadare. Gjithsesi, ky i fundit, e vlerësoi me nota të larta, pas vdekjes. I ndjeri la reportazhe të këndshme për njerëzit e thjeshtë duke e ngritur në apoteozë shpirtin dhe punën e tyre dhe e tregoi me fakte se dinte të shkrihej me ta. Dritëroi realisht ishte njeriu që komunistët do të donin t’i përfaqësonte me njerëzit.

Ndoshta ky kontakt me njerëzit e bëri që të mos ishte aq indiferent. Pas vdekjes së tij, pati edhe zëra që u munduan ta anatemojnë dhe kjo është e kuptueshme për drejtimin nga një njeri që vinte nga strukturat e larta të regjimit.

(Këtë do t’ia thamë në sy Pajtimit, veç, mos e takofsha kurrë. E, do të marr ymër me kredi, qoftë edhe me kamatë të lartë(!), e nuk shkoj në atë dynja pa e takuar këtë djalosh të talentuar shqiptar, shkrimtar finlandez me origjinë shqiptare! Të shtoj edhe vetëm edhe një fjali, para se ta mbyll këtë histori: në qoftë se është e vërtetë se, më tepër se shkrimtarin vetë (personalisht), më e rëndësishme dje e vlershme, është të njihesh me verën e tij, atëherë, kam shpresë se jam, nëse jo i pari, ndër të parët shqiptarë, që kam lexuar, “Macen...” e Kujtimit dhe me artin e tij letrar, kam pasur takim , shumë më përpara se atij, t’i bëhej një prezantim korrekt në të përditshmen prestigjioze të Prishtinës Koha Ditore, (e ditës së enjte të 23 majit të vitit 2019), kur në faqen 19, sillte një vështrim të

gjatë të “The Guardiern”, mbi romanin “Crossing” nga Pajtim Statovci, duke e quajtur këtë vepër të re letrare të tij, “një odise shqiptare”. Poshtëfotografisë së Pajtimit shënohet ky veçim:”Crossing” përfshin Bujarin dhe Agimin, të cilët rritën në fundin në fundin e diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës, kur Shqipëria paskomuniste rrëshqet drejt kolapsit shoqëror, ku fëmijët shiten në skllavëri, trafikim o0rganësh e prostitucion. Ëndrra e tyre është Evropa”.Pastaj pasuan edhe shumë e shumë shkrime, të shkrimtarit – “tëlindur në Kosovë që po bën emër në Finlandë!”. Ndaj, shkrimtarisë së këtij të riu dhe afirmimit të tij, në përmasa më të gjëra, në arën planetare letrare, e vëmendshme,u tregua e përjavshmja (e re) letrare “Exlibris” nga Tirana, e cila, në dy numrat e saj të fundit, njërin pas

Por Dritëroi nuk e shfrytëzoj personalisht imazhin. Paçka se edhe këtu nuk mungojnë kritikat dhe përfoljet. Është e mrekullueshme ajo që një sërë të dënuarish nga regjimi e kanë përmendur me shumë respe-

Proza e Dritëroit Proza e tij, gjithashtu, la shenjë, por kuptohet se alegoria e tij ishte më pak e kamuflueshme sesa ajo e Kadaresë. Dritëroi e besonte regjimin e shkuar dhe megjithëse duhet t’ia ketë treguar përvoja se ajo nuk shkonte si duhet ai vijoi të punonte me shumë vetëmohim në lëmin e tij, por nga ana tjetër ndihu breza të shumtë artistësh, një nga kontributet e tij më të mëdha. La reportazhe të këndshme për njerëzit e thjeshtë duke e ngritur në apoteozë shpirtin dhe punën e tyre dhe e tregoi me fakte se dinte të shkrihej me ta. Dritëroi realisht ishte njeriu që komunistët do të donin t’i përfaqësonte me njerëzit.

tjetrit, solli infor macione të bollshme lidhur më këtë shkrimtar dhe personalitetin e tij. Në numrin e saj të fundit (11 janar, ky vit) kur pashë titullin “Njëzet pyetje për Pajtim Statovcin”, zemra me zbriti në thembra! Thashë: e pat puna ime! Vdiqa ,me zhig, si reporter dhe gazetar gjurmues që jam, pa e realizuar bisedën e parë (ekskluzive), për lexuesit e masmediave shqiptare, me këtë krijues të ri shqiptar. Gjithnjë dike e konsideruar vetën si përgjegjës(a të privilegjuar). Zemra përsëri mu kthye në vend. Pyetjet për Pajtimin nuk ishin të ndonjë gazetar shqiptar, po të një të huaji, ashtu si e huaj ishte gazeta që i botonte. Ishin të përkthye shqip. U gëzova për këtë, e thashë: Po. Finlanda, ja ku është, një konop samari, djalli e marrtë! Kryeqyteti i saj, Helsinki e ka emrin Pajtim, të këtij shkrimtarit me origjinë shqiptare,

kt, por edhe i kanë bërë homazh punës së tij të madhe për t’i shpëtuar. Një kategori e tillë zyrtarësh, si ai, realisht i shpëtuan disi imazhin regjimit, në vitet që do të vinin pas. Duke u kthyer tek temat e tij, ajo që shkroi e trajtoi te “Njeriu me top, “Gota”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do mbahet mënd, kurse realizimi i tyre e tregoi një njeri që dinte të punonte shumë edhe me idenë e metaforës. Ndoshta në vende me mjete dhe ideologji të tjera, këto libra do ishin bërë filma me shumë më tepër renome. Ky është Dritëroi, që në agun e demokracisë, ndryshe nga shumë bashkë-kolegë që ende besonin dhe fusnin kokën te regjimi, por jo vetëm ata, e shkundi Partinë e Punës me fjalimin e tij të anatemuar në Kongresin e fundit të PPSH-së duke thënë realisht të vërteta që e trandën grupimin pedant të një formacioni politik që nuk i shkonte më kohës. Dritëroi, me afrimin e pleqërisë së thellë, natyrshëm që humbi pak nga pak vrullin dhe u shkëput nga aktiviteti por duke mbetur një vëzhgues real i situatave dhe madje i respektuar nga të gjitha forcat politike. Një ekuilibër që e kishte në vetvete, shtuar me maturinë e moshës së tretë dhe sidomos petku i patriarkut moral, që e mbajti me sqimë në shoqëri dhe që e veçoi nga shumë syresh. Ndoshta kalimi i kohëve duhet të rezervojë studime shumë më të thella për të, sepse në fakt gërmimi në këto personazhe hedh ide reale për frymëmarrjen e individëve nën regjimet ekonomiko-sociale...

tash i moshës tridhjetëvjeçare! Sa t’i lidh mbathcat(e opingave gogishte!), do të marr rrugë për në Helsinkin e Pajtim Statovcit! U krye! Nga njëzet pyetjet këtij autori të ri shqiptar, ndava këtë, për hir të vërtetës se, në përgjigjen e tij, përmende sinqeritetin, të cilin unë, personalisht e kam për zemër dhe e kultivoj,dajma e pakursim, aq sa kam takat. Për të tjerat s’i jap as pesë parë në tupan! Pyetja:Cili nga librat e botuar në dymbëdhjetë muajte fundit është i preferuari yt? Përgjigjja e Pajtimit: -Qershia nga Nico Walker. E lexova me njëfrymë, pa u ngritur nga karrigia. Ç’libër i jashtëzakonshëm. Më goditi me sinqeritetin dhegjuhën vërtet të bukur. (Shkëputur nga e përjavshmja ExLibris, e shtunë, 11 janar 2020, faqe 2).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.