Milosao 28 shkurt 2016

Page 7

ARTE PAMORE - 19

E diel, 28 Shkurt 2016

Shkrimi është përgatitur prej kohësh, por po e botojmë në këtë numër. Dhe, si shprehet autori: Por çfarë ishte ajo tendencë e braktisjes së “modeleve të mira” të realizmit socialist? Për Gëzim Qëndron është dëshira e Hilës për të mospranuar “maskën e buzëqeshur të homosocialistikus dhe artit zyrtar”. Kjo është, edhe për mua, esenca artistike në thelb të punës së Hilës. Deleuze do të thoshte “akti krijues si rezistencë artistike”. Komponentët e tjerë, si teknika e ngjyrës, kompozimi, strukturimi vëllimor, do të vijnë duke u rafinuar më pas dhe duke konfirmuar me koherencë thelbin e rezistencës së punëve të Edi Hilës...

Edi Hila Zakonisht i paktë në fjalë ose tërësisht i heshtur, siç vihej re ditën e hapjes (shih artikullin në Gazeta Shqiptare 17/01/2016) në COD, Edi Hila asnjëherë nuk ka shpjeguar veprat e tij. Por këtë herë kemi një video. Një video që me fjalë mundohet të shpjegojë një “mister”, që sipas artistit transmetonin fasadat hermetike të godinave të pushtetit në bulevard kur artisti i shihte gjatë shëtitjeve të tij. Të ndërtuara prej italianëve në periudhën e fashizmit këto godina Hilës i transmetonin “mister” të cilin piktori ka dashur të na përcjellë edhe përmes imazheve piktorike. Por ka një problem. Ky mister këtu, në këtë ekspozitë, nuk artikulohet. Ky mister pasi emërtohet si i tillë, nuk lëviz aspak, as edhe një milimetër, nuk ka kurrëfarë dinamizmi. Ky mister mbetet absurd, ab+surdum, mes+ shur-

asgjë nga pas. Këtu jemi në një rrugë qorre, pa dalje. Jemi në absurd, mes shurdhësh. Pra, të gjithë flasin për mister, por askush nuk bën qoftë edhe një milimetër përtej emërtimit. Pra, ka mister. Po pastaj? Asgjë. Rruga ndërpritet. Syri sado që mundohet të shohë përtej, sado që rrotullo-

“Në bulevard” të historisë sonë bashkëkohore”. Metafora e teatrit, mua që merrem edhe me teatër, më duket e pavendt. Është një shtesë e tepërt që i bëhet Reales si koncept filozofik dhe psikanalitik. Është e

lejohej jashtë bulevardit (dhe Hila ndryshe nga herët e tjera është brenda në këtë rast), sepse bulevardi është vetë plaga e shkaktuar prej pushtetit. Komenti vazhdon: “Dëshira për

artisti mbështet levën shqetësuese të krijimtarisë së tij, të rezistencës së tij krijuese. Pa këtë pikë mbështetjeje leva artistike e Edi Hilës xhiron bosh, kot, në mënyrë absurde. Pushteti pa këtë pikë nuk ka më mistere. Ai thjeshtë e ka fshirë. Po ashtu edhe piktura e Hilës, në këtë rast, ndryshe prej veprave të mëparshme, pas vellos së zankonshme nuk paraqet më asgjë. Problematika nuk ekziston. Velloja e mistershme, shenjë dalluese e piktorit shkodran, shndërrohet në një manierizëm të kotë, butaforik, pa vlerë përmbajtësore. Këtu fillon qarku vicioz, manierizmi i vetvetes, që ka marrë në qafë shumë artistë të talentuar (le të shihet gjithashtu fshirja e dritareve të godinës së Universitetit duke lënë vetëm ato të katit të fundit si në serinë e Penthouse të piktorit). Por nuk është e thënë që do të humbasim Edi Hilën si piktor. Një mundësi rrugëdaljeje, ndonëse të vështirë, e ka. Madje e ka aty ku duket e pamundur se mund ta gjejë: në bulevard. Pikërisht në atë gradë zero absurde, të dhunshme dhe topitëse të krijuar nga push-

Edi Hila dhe manierizmi i vetvetes dhësh, është një dialog/monolog i pakuptimtë për veten dhe (T)jetrin që nuk thotë kurrëgjë. Këtë e ka vënë re edhe Shkëlzen Maliqi që sheh “objektet” arkitekturore të bulevardit të Hilës si “të braktisura, të zhytura në atmosferën e zymtë e të mistershme të kotësisë, boshllëkut e trishtimit” siç lexohet në tekstin prezantues të COD-it. Pra edhe për Maliqin ka një mister, por është i kotë, madje është kotësia vetë. Por kjo është absurde. Është kontradiktë në terma. Nuk jam i bindur nëse Shkëlzen Maliqi ka shprehur me fjalë mendimin, që në këtë rast është i pakuptimtë, apo janë fjalët që kanë denoncuar pa dashur pakuptimësinë përmbajtësore të shprehjes së idesë të Shkëlzen Maliqit. Duhet pyetur autori çka dashur të thotë me këtë shprehje. Po kështu Ami Barak, tjetër kontribues i tekstit të prezantimit të ekspozitës: “Si në të gjitha vendet ballkanike, edhe këtu, shteti në tranzicion është thelbësor në çdo detaj, si të vendit edhe të qyteteve, ku artisti i shpalos paradokset pas një velloje misteri”. Pra për kritikun francez kemi një paradoks. Por, kam përshtypjen, se këto fjalë Ami Barak i ka thënë jo për këto punë dhe mbi të gjitha jo për këtë ekspozitë në Kryeministri. Sepse në këtë rast nuk mund të flitet për paradoks, i cili sipas etimologjisë është një opinion alternativ, ndryshe prej opinionit të përgjithshëm e të gjithëpranuar. Këtu nuk kemi asnjë opinion veçse ripërsëritjen e fjalës apo vellos “mister” e cila nuk shtjellohet dhe nuk zbulon

Kryeministri Rama dhe Edi Hila het (majta-djathtas, lart-poshtë), sado që sgurdullohet, nuk arrin të dallojë asgjë. Syri ka arritur këndin zero. Por le të ndjekim komentatorin Hila tek shpjegon piktorin: “Kompleksi arkitekturor rreth Universitetit, sheshi, së bashku me bulevardin si aksi kryesor urbanistik i qytetit, edhe sot shërbejnë si teatër i ngjarjeve, shpesh herë dramatike

nevojshme metafora, manierizmi letrar dhe intelektualistik1, i përcaktimit “ngjarje teatrore” për 21 janarin, ngjarja që më shumë se cilado tjetër ka shenjuar bulevardin? Personalisht, kam përshtypjen se pas 21 janarit ka pak vend për metafora në këtë bulevard. Në bulevard që prej 21 janarit 2011 lëvrin Realja, kapërcimi direkt i historisë në mish, në plagë. Metafora do të

”Kotësia” e punëve dhe ekspozitës Paragrafi me komentin e Edi Hilës, në tekstin prezantues të ekspozitës, mbyllet me një perlë që kallëzon “kotësinë” e punëve dhe ekspozitës: “Këto (godinat) e kanë frymëzuar nismën për të ndërtuar një cikël pikturash ku historia e shatërvanit, si ndërhyrje e dhunshme, shërben si moment interesant përgjithësimi”. Ky moment interesant përgjithësimi për fat të mirë (për ndonjë) apo të keq (për mua) nuk ekziston më. Shatërvani i pushtetit të një kohe (ndërtuar rreth fundit të viteve 80) është fshirë nga dora e pushtetit të kësaj kohe (nga 2014 shatërvani në sheshin Nënë Tereza nuk ekziston më).

të ruajtur një marrdhënie koherente midis gjashtë tablove dhe ndërtimeve kryesore që përbëjnë kompleksin arkitektonik, erdhi si nevojë për një organizim të kontrolluar artistikisht të veprave në raport me njëra-tjetrën, duke përdorur një gamë kromatike të caktuar, e cila i përgjigjet në mënyrë organike përmbajtjes dhe funksionit administrativ që ruajnë sot këto godina”. Pra komentatori Hila punën e artistit Hila e sheh si koherente dhe në sintoni me objektet arkitektonike fashiste, me racionalizmin e tyre, me rregullin, rendin social që ato përfaqësojnë. Ndoshta nuk është kështu, por ambiguiteti qëndron, dhe atë mund ta zgjidhë vetëm autori. Me fjalë apo në kanavacë qoftë do të ishte i mirëpritur. Paragrafi me komentin e Edi Hilës, në tekstin prezantues të ekspozitës, mbyllet me një perlë që kallëzon “kotësinë” e punëve dhe ekspozitës: “Këto (godinat) e kanë frymëzuar nismën për të ndërtuar një cikël pikturash ku historia e shatërvanit, si ndërhyrje e dhunshme, shërben si moment interesant përgjithësimi”. Ky moment interesant përgjithësimi për fat të mirë (për ndonjë) apo të keq (për mua) nuk ekziston më. Shatërvani i pushtetit të një kohe (ndërtuar rreth fundit të viteve 80) është fshirë nga dora e pushtet të kësaj kohe (nga 2014 shatërvani në sheshin Nënë Tereza nuk ekziston më). Duke fshirë këtë “moment interesant përgjithësimi” pushteti i kësaj kohe, brenda hapësirës ekspozitive të të cilit Edi Hila prezanton punët e tij, ka fshirë pikën ku

teti i shurdhët fashist, në atë kënd zero të shikimit që është bulevardi. Por, natyrisht, shikimi, syri i artistit nuk duhet të sgurdullohet e as rrotullohet, majtas-djathtas, lart-poshtë për të parë ndonjë perspektivë të re, për të thyer apo tradhëtuar ndonjë vizion apo “moment interesant përgjithësimi”. Ai duhet të kthehet mbrapsht, të rrotullohet brenda vetes. Duhet të kthehet deri sa bebja e syrit të shohë përbrenda dhe nga jashtë të zbardhet, njësoj siç u ndodh njerëzve kur janë duke vdekur, njësoj siç ka gjasa tu ketë ngjarë atyre që morën nga një plumb në protestë kundër pushtetit të bulevardit. Edi Hila, më shumë se çdo artist tjetër në këtë moment, ka mundësi të shohë nga afër këtë perspektivë të verbër të pushtetit dhe artit dhe të provojë të hedhë në pikturë atë çka kanë parë e provuar në momentin e fundit sytë e kthyer e të zbardhur të Ziver Veizit, Aleks Nikajt, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt. Natyrisht jo për të shenjtëruar këta dëshmorë të ngjyer tashmë me vajin e shenjtë (crisma-n e ritualit të krishterë) të mirënjohjes mbarëshqiptare, por për ti dhënë vajit të kanavacës piktorike një “organizim të kontrolluar artistikisht” që ti përgjigjet në mënyrë “organike përmbajtjes dhe funksionit” ... të bulevardit. Shënime 1- Shih ende Michele Bonito Oliva kur flet për Rilindjen ... italianen, jo këtë karnavalen tonë ... dhe rastet kur fillon e shfaqet manierizmi dhe lidhjet/funksionin e tij me pushtetin.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.