E DIEL 28 Shkurt
2016
e-mail: milosao2005@yahoo.com
Ekskluzive INTERVISTOI BEN ANDONI
Redaktor: Ben Andoni; Grafika Artan Buca 222
S
hkrimtarja serbe Jasmina Mi hajlovic, e shoqja e shkrimtarit të ndjerë serb Milorad Pavic, ka qenë e entuziazmuar me intervistën për median shqiptare. Jo thjesht për interesin ndaj krijimtarisë së të shoqit të saj, përkthyer në të gjithë kontinentet dhe në më shumë se 35 gjuhë, por për nivelin kulturdashës dhe pa komplekse të shqiptarëve. Për Serbinë, ishte e çuditshme që përkthimi në shqip i “Fjalorit të Kazarëve” doli pak pas ri-botimit të tij në gjuhën amtare. Dhe “Fjalori i Kazarëve” ka qenë një libër i përfshirë në programin e leximit letrar të shkollës serbe!, kumton ajo. Së fundmi në Tiranë është përkthyer “Peisazhe të pikturuara me çaj”, një nga krijimet më të mira të korpusit të tij, në një letërsi krejt eksperimetale nga mjeshtri i barokut evropian. Jasmina, në këtë intervistë, ka ndarë me ne opinionet për gjuhën, mënyrën sesi punonte Pavic, kulturën dhe shumë gjëra të tjera. Ajo sot merret me trashëgiminë e tij letrare dhe Qendra që mban emrin e Pavic, drejtuar prej saj, është bërë një pikë që serbët e përdorin si atraksion kulturor në Ditët e Trashëgimisë Evropiane. Ka një karrierë të spikatur, por emri i saj u bë edhe më i njohur kur u lidh me Milo-
JASMINA MIHAJLOVIC “Serbia dhe Shqipëria u mësuan nga socializmi të nxisin kulturën e harresës” Shkrimtarja dhe bashkëshortja e autorit më të njohur serb në arenën ndërkombëtare Milorad Pavic flet ekskluzivisht për “Milosao”, pas përkthimit të autorit në shqip. Si është ndjerë kur i shoqi i saj është sjellë në shqip, stereotipet për shqiptarët, si e njihte ai Kadarenë dhe pse serbët mundohen ta shmangin disi shkrimtarin e tyre më të përkthyer në botë... rad Pavic, një nga krenaritë e letërsisë ballkanike sllave. Në karrierën e vet, ajo ka punuar në një projekt të titulluar “Kritika Letrare Serbe” në Beograd në Institutin për
Letërsi dhe Art, kurse më vonë ka qenë drejtoresha e Këshillit për Promovimin e Kulturës Serbe jashtë vendit. Proza, kritikat dhe esetë e saj janë përkthyer në gjuhët an-
gleze, ruse, sllovene, ukrainaset dhe Greqisht, ndërsa shkruan editoriale për disa revista vendase. Vijon në faqen 14
Në këtë numër: Niçe (përkthyer nga Lluka Qafoku), Jasmina Mihajlovic, Nasho Jorgaqi, Romeo Kodra, Enton Bido etj..
INTERVISTA
14 - LETËRSIA
I
E diel, 28 Shkurt 2016
Në Ballkan, publikisht, si gjithnjë sundon një model ideologjik dhe politik mashkullor ardhur nga koha e kaluar, kurse shkëmbimi ekonomik dhe kulturor lulëzon në mënyrë krejt të pavarur nga impulset atavike, shprehet shkrimtarja serbe që shton se ... “të mos harrojmë se Serbia dhe Shqipëria u mësuan nga socializmi për të nxitur një kulturë të harresës".
ar në të njëjtin hotel, i cili mbështetet në majë të një kepi, ne e kemi quajtur atë "dhomë me pamje kah Shqipërie." Ishte e mrekullueshme. Përpos, të dy ne e kemi dashur përshkrimin e Shqipërisë bërë nga shkrimtari i vjetër serb dhe udhëtari në Epokën e Iluminizmit - Dositej Obradoviç. Pavic, madje, edhe ka shkruar parathënie për librin e famshëm të Dositelj 'Zivot i dozivljaji'"2.
INTERVISTOI BEN ANDONI
N
doshta në të gjitha shtetet pak a shumë qeveris një mesatare urre jtje e shurdhër mbi jomesataren dhe suksesin. Zakonisht ky lloj mobing, le ta quajmë atë kështu, qetësohet me vdekjen e një personaliteti të tillë (si Pavic), thotë ajo mes të tjerave, ndërsa shton më poshtë se: "Megjithatë, të mos harrojmë se Serbia dhe Shqipëria u mësuan nga socializmi për të nxitur një kulturë të harresës". Dhe, për Jasmina Mihajlovic, e pakuptueshme mbeti fakti sesi shqiptarët e botuan kryeveprën e të shoqit, që i dha aq emër në letrat evropiane... Një pjesë e serbëv e të letra ve ende n uk serbëve letrav nuk e besojnë se janë tashmë disa libra të Milorad P avic kth yer në gjuhën shqipe në Pa vic,, për përkth kthy Tiranë. Në të njëjtën k ohë janë për kth yer kohë përkth kthy edhe disa shkrimtarë serbë të letërsisë bashkëk ohor e dhe klasik e. Pse është ende bashkëkohor ohore klasike kjo e çuditshme për Serbinë dhe serbët, sipas jush? "Sa ishte gjallë, Milorad Pavic (1929 - 2009) nuk është përkthyer në gjuhën shqipe. Dhe kjo ishte e vetmja gjuhë evropiane, që nuk ishte i përkthyer deri më atëherë! Në Ballkan, publikisht, si gjithnjë sundon një model ideologjik dhe politik mashkullor ardhur nga koha e kaluar, kurse shkëmbimi ekonomik dhe kulturor lulëzon në mënyrë krejt të pavarur nga impulset atavike. Por për Serbinë, ishte e çuditshme që përkthimi në shqip i "Fjalorit të Kazarëve" doli pak pas ri-botimit të tij në gjuhën amtare. Dhe "Fjalori i Kazarëve" ka qenë një libër i përfshirë në programin e leximit letrar të shkollës serbe. Ky ishte absurdi! Megjithatë, fati i veprës letrare të Milorad Pavic të pas vdekjes ishte i tillë që konsiderohej shumë më i mirëpritur në të gjitha gjuhët dhe kontinentet sesa në vetë qytetin e lindjes dhe vendin e tij. Fjala është për një zili absolute dhe armiqësi para suksesit të tij. Ndoshta në të gjitha shtetet pak a shumë sundon (qeveris) një mesatare urrejtje e shurdhër mbi jomesataren dhe suksesin. Zakonisht ky lloj mobing1, le ta quajmë atë kështu, qetësohet me vdekjen e një personaliteti të tillë. Në rastin e Milorad Pavic ndodhi krejtësisht e kundërta. E pra, kjo personalisht për mua, është e çuditshme dhe e pakuptueshme. Megjithatë, të mos harrojmë se Serbia dhe Shqipëria u mësuan nga socializmi për të nxitur një kulturë të harresës". Njerëzit të cilët kanë lexuar në v endin vendin tonë "P eizazhe të piktur uara me çaj" kanë "Peizazhe pikturuara qenë të mr ekulluar ng a stili i pakrahamrekulluar nga sueshëm dhe ritmi i librit. Si e krijoi këtë avic? J u lutem, a mund të na shpjePa Ju stil z. P goni diçka lidhur me stilin e tij të të shkr uarit? "Fjala është për ato fjalitë e tij jo të zakonshme! Për përdorimin e fantastikes, ëndrrave, pastaj metodave dhe teknikave të postmodernizmit, e atëherë edhe për diturinë e madhe - atë letrare dhe historike të tij. Eh, po mos harroni se Pavic ishte profesor universiteti, një ekspert i barokut dhe letërsisë popullore serbe e që merrej po ashtu edhe me stilistikën. Unë mendoj se ndikimi më i madh në stilin e Pavic ka qenë prej letërsisë gojore të Ballkanit, pastaj letërsisë mesjetare, dhe
Kam lexuar disa nga shkrimtarët tuaj të cilët shpreheshin për z. Pavic sesi e kishin njohur gjatë jetës së përditshme. Ai ishte krejtësisht i ndryshëm shikuar prej tyre, krahasuar me të tjerët. A mund të na e shpjegoni shkurtimisht se si ai e kalonte kohën e tij ose një ditë të zakonshme? Çf arë bënte zak onisht a po a të që ka lexÇfarë zakonisht apo atë uar më së shumti? Çf arë k ohë të ditës ka për dor ur për të Çfarë kohë përdor dorur uar? shkr shkruar? "Ai nuk kishte një kohë të caktuar të ditës për të shkruar. Përkundrazi, duhet thënë se shkroi vazhdimisht, ditë e natë. Kudo. Në Jasmina Mihajlovic
faktit se ai kishte lirinë për t'i lidhur ato me një stil tejet modern dhe dinte të jepte efektin e shtresave të pafund të rrëfimit. Ai ishte eksperimentues në letërsi". Edhe njëherë: Si e për jetoni për kthimin përjetoni përkthimin e tij të librit në gjuhën shqipe? "Unë kam qenë me të vërtetë e impresionuar me botimin luksoz të "Fjalorit të Kazarëve" në gjuhën shqipe. Libri duket i fuqishëm. Pastaj, edhe botimet e dy librave "Khazar..." dhe "Strašne ljubavne price", që është përkthyer nga z. Nikola Sudar (së fundmi, kujtoj se ai fitoi edhe një çmim ndërkombëtar për përkthimin) janë bërë në mënyrë tejet profesionale. Në çdo rast, unë kam qenë e kënaqur në të gjitha nivelet e bashkëpunimit me botuesin e Onufrit". A njihte z. P avic Pa vic,, kur ishte gjallë ndone jë shkrimtar shqiptar shqiptar,, si Ismail Kadar Kadare ull? përshembull? përshemb "Po, ai e njihte Ismail Kadarenë. Ishin parë me njëri-tjetrin në konferenca dhe takime nëpër botën letrare. Ai gjithmonë ka theksuar se ishte i impresionuar sesi shteti shqiptar kujdeset për autorin e saj, edhe pse ai jeton jashtë vendit". Ç ffarë arë mendonte rrealisht ealisht për sh-
Jasmina MIHAJLOVIC Shkrimtarja dhe bashkëshortja e autorit më të njohur serb në arenën ndërkombëtare Milorad Pavic flet ekskluzivisht për "Milosao". Si është ndjerë kur i shoqi i saj është përkthyer në shqip, stereotipet për shqiptarët, si e njihte ai Kadarenë dhe pse serbët mundohen ta shmangin disi shkrimtarin e tyre më të përkthyer në botë... nuk kanë qenë relevante. Njeriu e kishte rëndësinë pas emrin të vet. Një qenie njerëzore, pra. Nga ana tjetër, ne shpesh, unë dhe Pavic, shkonim në Korfuz dhe ktheheshim me pam-
Shqiptarët, fqinjët tanë "Shqiptarët gjatë shekullit XX ishin fqinjët tanë. Unë jam e lindur në Nish dhe kam pasur në klasë dy vajza shqiptare me të cilat jam shoqëruar shpesh. Por atëherë ishim jugosllavë, dhe fakti se nga cili komb ishe dhe çfarë feje kishte dikush, në përgjithësi nuk kanë qenë relevante. Njeriu e kishte rëndësinë pas emrin të vet. Një qenie njerëzore, pra. Nga ana tjetër, ne shpesh, unë dhe Pavic, shkonim në Korfuz dhe ktheheshim me pamje kah Shqipëria duke iu gëzuar peizazhit të maleve të fuqishëm, e duke kërkuar nga ajri këtë pjesëz të mbledhur gjeografike të Ballkanit, që mbaronte me plazhet e bukura të pafundme me rërë. Atëherë kam pasur dëshirë për herë të parë për ta vizituar këtë vend.”
qiptarët? A k eni ndonjë lloj lidhje e ju të keni dyv e me v endin tonë? yve vendin "Shqiptarët gjatë shekullit XX ishin fqinjët tanë. Unë jam e lindur në Nish dhe kam pasur në klasë dy vajza shqiptare me të cilat jam shoqëruar shpesh. Por atëherë ishim jugosllavë, dhe fakti se nga cili komb ishe dhe çfarë feje kishte dikush në përgjithësi
je kah Shqipëria duke iu gëzuar peizazhit të maleve të fuqishëm, duke kërkuar nga ajri këtë pjesëz të mbledhur gjeografike të Ballkanit, që mbaronte me plazhet e bukura të pafundme me rërë. Atëherë kam pasur dëshirë për herë të parë për ta vizituar këtë vend. Meqë në Korfuz gjithmonë kemi qëndru-
fletoret, mbi peceta, në hapësirat bosh të faqeve të librave që lexonte ... Disa miq, me shaka thonë se Pavic shkroi madje edhe mbi konfeti3! Por, ai ka shkruar me dorë dhe me laps, në të gjitha pozicionet, duke përfshirë edhe pozicionin e shtrirë. Pastaj të gjitha janë hedhur në kompjuter. Dhe pastaj ishte me disiplinë gati ushtarake, kur libri do përparonte në proces. Ai ka punuar mbi të për një kohë të gjatë. Nëse neve, për shembull, na ka kumtuar solemnisht se e mbaroi dorëshkrimin, kjo do të thoshte se do kishte edhe një tjetër vit për të punuar në të! Ka lexuar absolutisht gjithçka! Lexues i pasionuar. Fiction, i kohës së vjetër dhe të sotmit, ndiqte me kujdes se çfarë po ndodhte në letërsinë botërore (sepse ai fliste anglisht, frëngjisht dhe rusisht), ka lexuar eseistikë, historiografinë, horrorin modern, Bestsellers, edhe pse shkrimtarët e tij të preferuar të vjetër mund t'i ketë lexuar pafundësisht! Kemi dashur të udhëtojmë në galeritë e mëdha të botës, t'frekuentonim restorantet e mira, baret, pëlqenim shëtitjet në natyrë, udhëtimet, kemi luajtur së bashku në lojëra kompjuterike për të rriturit, kemi adhuruar të këqyrnim fasadat në Beograd dhe qytete të tjera. Ne jetonim shumë intensivisht. Vazhdimisht në marshin e pestë".
LETËRSIA - 15
E diel, 28 Shkurt 2016
"Pavic-in tani, si klasik, e kanë gjetur lexuesit e rinj dhe për ta ai është i afërt, pikërisht prej këtij aspekti të lojës dhe lirisë së leximit që ai vetë ofron por i kanë mbetur besnik dhe lexuesit e vjetër, të cilët duan letërsinë e cilësisë të lartë, e cila nuk zgjat vetëm një ditë. Institucionet zyrtare dhe individët e fuqishëm ende nuk e tolerojnë ashtu siç bënë edhe në jetë, vetëm e fshehin. Politikanët janë indiferentë, sepse ata nuk janë të interesuar për trashëgiminë kulturore pasi ajo është e papërdorshme në qëllimet politike dhe kështu Milorad Pavic edhe për një kohë do të jetë një figurë e diskutueshme për shkak se nuk mund të përdoret me lehtësi dhe të radhitet në ndonjë kamp për përfitime afatshkurtër. Individualistët nuk janë të mirëpritur në shekullin XXI. Në mënyrë intime mendoj se serbët janë të frikësuar pak nga fakti se atyre u lindi një madhësi e tillë dhe tani nuk e di sesi të pozicionohet në këtë drejtim "eksesi". Edhe pse historia e qytetërimit ka ndodhur gjithmonë se njerëzit e mëdhenj janë keqkuptuar, keqtrajtohen, përndjekur, në kohët e mëparshme edhe janë vrarë. Është më thjeshtë kështu. Suksesi nuk falet aq lehtë".
Më parë k eni thënë se P keni Pa avic jeton më etë Serbinë. vetë shumë jashtë Serbisë sesa në v A mendoni se serbët e sotëm n uk e rrespeespenuk ktojnë dhe pse? "Duhet që të ndajmë lexuesit dhe shkallën kulturore në Serbi. Lexuesit serbë e duan Pavic. Është krijuar një heshtje, e cila është më e keqe sesa kur ju e urreni apo e sulmoni dikë. Unë mendoj se është e mjaftë për të thënë se ai e ka një monument në qendër të Beogradit nga ana e Azerbajxhanit, një bust përkujtimor në shtëpisë në të cilën ai jetoi nga rusët! Por Pavic ka lindur në Beograd dhe të gjitha ia ka lënë trashëgim qytetit të Beogradit". Dua të jem k or rekt për një ffakt. kor orr akt. A ëshohën e tashme Akatë e vër tetë se në k vërtetë kohën demia Serbe dhe institucionet kultur or e kulturor ore janë indifer ente për P avic? indiferente Pa "Qëndrimi i Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave është përmirësuar disi që nga menaxhimi i ri në krye të këtij institucioni. Por qëndrimi i përgjithshëm i institucioneve kulturore ka mbetur i njëjtë. Heshtja, indiferenca, pakujdesia dhe tendenca për ta harruar. Aktualisht Pavic, pas vdekjes, po bëhet shumë më popullor në botë, sesa ka qenë në të gjallë. I janë përkthyer libra, luhen shfaqje teatrore, në universitetet në mbarë botën janë duke u organizuar seminare, mbrohen teza doktorature ... Në Francë, tani po ribotohet "Fjalor i Kazarëve", madje është shitur në një muaj dhe libri është në listën bestseller. Në Kinë, i njëjti libër para dy viteve u shpall "Libri i Vitit"". Jasmina me Milorad Pavic
Pse në v e prën e tij është kaq shumë e ve
"Serbia dhe Shqipëria u mësuan nga socializmi të nxisin kulturën e harresës" përf aqësuar tema e shekujv e të shkuar përfaqësuar shekujve dhe a to fetar e? A është i vër tetë për caktiato fetare? vërtetë përcaktimi: '' Shkrimtari fundit i traditës së Hilandarit? "Pyetjen nuk e kam të qartë?! Çdo shkrimtar zgjedh temat që i përshtaten më së shumti! Por tamam mendoj se tek Pavic keni ndjenjën e pafundësisë, të gjithëkohësisë dhe s'është e qartë për lexuesin nëse bëhet fjalë për të kaluarën e thellë apo të ardhmen. Unë jam duke folur, natyrisht, për të gjithë corpus-in letrar të Pavic. Pavic nuk ishte një shkrimtar i politikës së ditës, gjë që duket fare e qartë, por as edhe një shkrimtar për temat thjesht historike (si p.sh.. Ivo Andri?), më së pari ishte dikush që përpiqej për të ecur përpara në letërsi, për të eksperimentuar. Dhe ishte edhe një rrëfimtar racash, diçka si rapsod, diçka si një Sheherazade mashkull, të themi ... Pavic për veten e tij thoshte se ai ishte "bizantini i fundit", sepse vepra e tij letrare është e dominuar nga fryma e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës Qendrore. Sepse përmes punës së tij tregohet një zonë e tërë gjeografike e cila para pushtimit osmane i përkiste një pjese të stër madhe të Komonuelthit bizantin. Evropa Perëndimore në Eurocentrizmin e saj të ngushtë e të moçëm harron lindjen e dikur ish-Perandorisë Romake të Lindjes, Bizantit, djepit të Evropës moderne të krishterë. Personalisht, duke qëndruar së fundmi në Azerbajxhan dhe Gjeorgji, jam bindur se këto janë vende evropiane, të cilat vërtet i
kanë ndarjet gjeografike, por ato nuk janë të dukshme, madje as edhe në prognozën e motit! Dhe si mund të lihen ato jashtë vetëdijes së evropianit Qendror! Libri im i ri, "Na obali Hazarskog mora ", i cili përbën një itinerar të veçantë për Azerbajxhan, flet për një pjesë që unë kam qenë e befasuar duke ikur në Baku se kjo ishte Evropa. Unë kisha një paragjykim. Tani ato janë shpërndarë". Kur "Fjalor i Kazarëv e" u bë një bestKazarëve" y seller seller,, kritikët e botës kanë thënë se k ky është "r omani i parë i shekullit të 21-të." "romani
ruse dhe kinezët janë duke e bërë "Fjalorin e Kazarëve" në formë dixhitale. Kur është fjala për "Fjalorin e Kazarëve" formë elektronike është më e përshtatshme për të, sepse përmes lexuesit mund të kërcehet nga udhëzimi në një tjetër udhëzim, e cila nuk ishte aq e rehatshme, të themi, kur libri është në formë analoge, në formën e letrës të shtypur, në formën e daktilografuar. Prandaj, "romani i parë i shekullit të 21" ka marrë rrobën që i takon të shekullit XXI, mori në një mjedis dixhital mundësinë për një mënyrë leximi vërtetë të linkuar. Të rinjtë në mbarë botën e njohin këtë stil
E njihte Kadarenë! "Po, ai e njihte Ismail Kadarenë. Ishin parë me njëri-tjetrin në konferenca dhe takime nëpër botën letrare. Ai gjithmonë ka theksuar se ishte i impresionuar sesi shteti shqiptar kujdeset për autorin e saj, edhe pse ai jeton jashtë vendit".
A mendoni se tani që jemi në shekullin e 21-të, që k y shekull s'është aq i mirë për ky Milorad P avic? Pa "Nuk ma ha mendja. Kam botuar që pas vdekjes së Pavic pothuaj 99 libra të tij në mbarë botën. Madje kam arritur t'i kem në versionin e-book, më pas si libra elektronikë, dhe e kam pothuajse të gjithë punën e Pavic në përkthimin anglisht. Tani rusët janë duke u përgatitur që romanet e tij t'i promovojnë në formë elektronike në gjuhën
shpejt dhe lehtë, nuk është më i çuditshëm për ta, janë të përshtatur me gjërat në rrjetet globale dhe që vetë të arrijnë të mbledhin të tërën nga pjesët. Sot, madje edhe foshnjat - janë jolineare. Në fund të fundit çdo njeri, mendimi i tij, është i degëzuar, jo-linear. Edhe truri ynë nuk funksionon më në vijë të drejtë". Sipas mendimit tuaj, çf arë mendojnë çfarë e pra avic? ve pratt e P Pa tani serbët për v
Kur e lex on "Fjalorin e Kazarëv e " dhe lexon Kazarëve eizazhe të piktur uara me çaj pastaj edhe 'P 'Peizazhe pikturuara " është shumë e vështirë për të besuar se ato janë përg atitur në një jetë të v etme përga vetme etme.. Çf arë personalisht mendonte ai për punën Çfarë e tij? "Para vdekjes ai i ka rilexuar të gjithë librat e vet dhe më ka thënë se ishte i kënaqur me punën e tij. Pavic ishte një njeri i lumtur, plot jetë dhe entuziazëm dhe vdiq me stil, sepse ai nuk ka dashur të jetë kurrë një yll. Ai ishte një zotëri në jetë dhe kështu mbeti edhe në vdekje". Kur u kam shpje shpjeguar njerëzve guar njerëzv e në Shta që mëkthej P avic vic,, a ata përkthej Pa qipëri se dua të për tonin se e njihnin (më së shumti shqiptarët ng aK oso va), më kanë thënë se ai nga Koso osov ishte një nacionalist i vër tetë dhe kundër vërtetë kundër-e! A ka diçka në jetën e shtar i shqiptarëv shqiptarëve! tij që mund ta vër tetojë këtë? vërtetojë "Absolutisht nuk ka asnjë deklaratë, qëndrim, mënyrë trajtimi, e cila do ta konfirmonte këtë pikëpamje. Përveç kësaj, të mos harrojmë se "Fjalori i Kazarëve" është një libër në lidhje me tri fetë, dhe sipas mendimit tim, por edhe sipas mendimit të autorit, "Libri i Gjelbër", libri mysliman, ishte më i suksesshmi, më i arrituri! Unë mendoj se kjo përbën një përgjigje e mjaftueshme. Dhe "Kazarët" është i përkthyer në 36 gjuhë !!! Gjithashtu, të mos harrojmë se Pavic ishte shkrimtar më i përkthyeri serb i viteve '90 të shekullit të kaluar në hapësirën e Ballkanit. Mbase duan që t'i bashkangjisin diçka? Kështu globalistët e kalojnë tek nacionalistët, nacionalistët tek globalistët. Kur ai ishte dhe mbeti vetëm një shkrimtar i madh". Mendoj se do e k eni të vështirë tani e keni vetme për të rredaktuar edaktuar dorëshkrimet e tij....madje ju duhet të përg atisni v etë kr ejt përga vetë krejt dorëshkrimet e tij? P o çf arë saktësisht po Po çfarë ndodh me trashëgiminë e Milorad P avic? Pa "Trashëgimia e Milorad Pavic hapet për vizitorët gjatë Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, por gjatë të gjithë vitit në të vinë studiues të pjesëve të letërsisë nga e gjithë bota. Profesorët, studentët, studentët, doktorantë, gazetarë, përkthyes, artistë të frymëzuar nga puna e Pavic ... Unë jetoj në muze dhe jam përgjegjëse për jetën publike! Merrem me redaktimin e sitit trigjuhësor www.khazars.com, duke bashkëpunuar me botuesit, përkthyesit, redaktorët teknike, regjisorët, mbaj leksione nëpër botë, sinqerisht nuk e ngre kokën nga puna dhe kjo është vërtetë një habi që ia kam dalë të botoj pas vdekjes së Pavic librat e tij, dhe së shpejti, po përgatis edhe një të ri . Edhe pse ngandonjëherë ndodh që nuk e di se cila jam, sepse tani paraqes dy shkrimtarë".
Shënime 1-Sulm mbi një person-angl. në origjinal. 2-Jeta dhe Aventurat. 3-Copëza letre ose shiritash që përdoren në festa
16 - SPROVA
E diel, 28 Shkurt 2016
P
POEZIA
Nga libri “Para Zbulesës” (sjellë më 2015) po botojmë këtë cikël të propozuar nga autori...
shembëllimi yt e sheh. Një vit shkon një velierë, motin tjetër një varkë …e me radhë presin xhindin të dalë. Kujtesa kotet kohës pa skaj.
NGA ENTON BIDO
LIBRA TE PLAGOSUR Libra të moshuar në këmbësore, shtrirë rresht, si të plagosurit në spitalin fushor. Autografët - tatuazhe të palexueshme në lëkurë të plakur. Lexuesit e rastit, si infermierët pas bombardimit të fundit, i marrin në shtëpi të gjymtuarit, që të mos vdesin nga plagët e reja.
E unë kurrë detin e zemrës, zemrën në shishe, xhindin e kohës nuk munda ti përmbaj. shkurt 2016 (e pabotuar) Fotot digjen; ogur i qenies sipërane - fytyrat. Fati mace e zezë që mjaullin përvajshëm e, mu në pragun ku therën F-në, gërric me thonj portën e natës së fundit.
THERJA E F-së Fanfarat rreshtën atypari. Furishëm u ngjit honesh heshtja. Festa jetoi gjer përtej jetës. Fishekzjarret - dashuri të këputura para ledheve të nazikes, gërmës F.
NOVELËZA
N
(vijon ng an umri i kaluar) nga numri NGA NASHO JORGAQI* 7. Kur erdhi pranvera, profesori sikur u gjallërua, zuri t'i gëzohej luleve të kumbullës që iu shfaq në dritare dhe rrezeve të diellit që i hynin në dhomë. Dhe një mëngjes u ngrit ngadalë dhe, si mori flautin, u çapit dhe u ul në kolltuk, duke mbajtur instrumentin nëpër duar, jo për të luajtur sesa për forcë të zakonit. Kështu ndenji për një kohë, pa ditur ç'të bënte, deri sa trokiti dera dhe hyri Ridvani si zakonisht. Miku u habit dhe u gëzua njëkohësisht tek e pa profesorin ndryshe nga ditët e tjera. "Kështu ju pafshim përherë, - i tha dhe qëndroi në këmbë para tij me një pamje mëdyshas e të menduar. Kanë ardhur nja dy kolegë, - tha, dhe pastaj shtoi: Presin në oborr." Profesori ngriti supet. Cilët ishin këta njerëz të paftuar? E megjithatë e mblodhi veten shpejt. Ardhja e tyre nuk ishte e zakonshme, sepse në shtëpinë e tij dihej se shumë rrallë kishin shkelur qoftë dhe miqtë e punës. 'Të urdhërojnë", tha me gjysmë zëri dhe mbështeti flautin anash kolltukut. Plaku më shumë u trazua se sa u gëzua dhe sapo u hap dera, ai u mundua të ngrihet në këmbë, por s'e mbajtën fuqitë dhe u dha dorën miqve ulur. Ishin dy kolegë të rinj, kur ai priste ta kujtonin miqtë e vjetër. "Ju qenkëshit bukuri si molla, profesor, - tha ai më i riu, - dhe s'na dolët ashtu siç flasin gojët e liga. I marrshin të keqen burrit të malësisë." Dy të tjerët panë njëri-tjetrin në sy vëngër, ndërsa profesori u vrenjt e s'foli. "Jo, jo tashti është më mirë se ç'ka qenë", u hodh Ridvani. "Gjithë shokët e Institutit ju bëjnë të fala dhe ju urojnë shërim të shpejtë", tha i ardhuri i dytë. "Faleminderit, - tha profesori. - Po si shkojnë punët andej nga ju?" Dhe nisi një bisedë për Institutin, por
ZEMËR NË SHISHE Kujtimi yt i zeshkët pluskon në kujtesë si shishe tapëmbyllur në det. Sa herë shkon bregut
Shpatë vizëlluese me majë argjendi. e lënë nga kushedicili fatos në shpatin e malit. Mbreti i shpezëve, me sytë që i vetëtijnë si prej rrezesh X, lëshohet prej kreshtave dhe ulet pranë saj. Gjithë fauna, gjëja e gjallë përreth rri në pritje me ankth e mban vesh. Çdo të ndodhë ? Sqepforti krahëvigan mbërthen patërshanën me sqep, mandej nis flatrimin drejt ajrisë. Gjatë gjithë flurudhës olimpike, tehu rrezellin si send i magjepsur. Me të mbërritur në majën e malit, shpendi e ngul shpatën, e cila sakaq dhjetëfishohet dhe ai vetë shndërrohet në feniks.
***
nga kreu “Poetika të agut dhe të muzgut” Një qenie flatrahapur, për habinë e Ikarit, ngrihet nga toka dhe mandej zë të fluturojë.. Papritmas bëhet natë dhe terri nuk të lë të shohësh asgjë. Kur, aty ku sipas hamendjes duhet të jetë flatruesi, shquhet dritë. Qenia ka nxjerrë flakën nga kraharori. Në atë errësirë frymëzënëse duket se po endet qiellit një shpirt.
Një pyllnajë me një liqen , me ujë të kristaltë si lot në qendër. Përngjason me një sy të kaltër në një floknajë të gjelbër. Drenushat brirëdredhur kalojnë në radhë për të pirë ujë aty. Mjellmat, të cilat notojnë më tej, duken të pandjeshme ndaj pranisë së brirëartave. Dielli nëpërduket pas reve dhe ndriçon vendin si projektorët një skenë teatri. Kur, befas dëgjohet një e shtënë. Një zog i larmë bie përdhe jetëhumbur. Drerët mblidhen rreth zogut të gjorë dhe nisin të lotojnë . aty vijnë dhe mjellmat, gjer atëherë të pandjera., të cilat dalin nga uji. Edhe retë e fshehin diellin dhe pamja shndërrohet në gri.
Një rrëfim i këndshëm, zgjidhur thjesht, që mund të bëhej shumë mirë edhe skenar. Një lavd për mirësinë dhe dinjitetin njerëzor... e vakët, sepse i zoti i shtëpisë jo vetëm dëgjonte e s'fliste, por shpejt sikur iu sosën fuqitë dhe rrinte më shumë me sytë ulur. Ridvani qëndronte si në gjemba, deri sa të ardhurit e kuptuan gjendjen e rënduar të të sëmurit dhe u ngritën e ikën. Në ditët që pasuan gjendja erdhi e u rëndua, iu shtuan dhimbjet dhe s'kish asnjë dëshirë, veç të flinte e të mos shqetësonte njeri, qoftë dhe Ridvanin. Po i zoti i shtëpisë nuk i ndahej me përkujdesjet e tij. Sapo kthehej nga puna, do t'i shkonte pranë dhe do ta duronte edhe kur ai heshtte. Plaku i merrte dorën dhe ia shtrëngonte me aq fuqi sa i kish mbetur. Një herë kish hapur sytë dhe faqeve i kishin rrjedhur lot. Ridvani i trembur e kish pyetur: "Profesor, çfarë kini?" Ai kish fshirë sytë me njërën dorë dhe i kish pëshpëritur: "Rri e mendoj për motrën që kam atje në malësi e s'di si më kapi vaji." Ridvani i mallëngjyer i tha: "Më trego adresën e po shkoj unë ta thërras." Profesori çapëleu sytë i përlotur. "Jo, s'kam pse ta kastigoj kur gjithë jetën u harruam, e ta kërkoj tash që po fikem, nuk është burrni." Ridvani, që ia njihte huqet profesorit, nuk e ngau fjalën më tej dhe priti një çast që të largohet. -8U deshën ditë e javë që gjendja e rënduar e profesorit të përmirësohej dhe ai ta ndjente veten disi më mirë. U duk sikur i erdhi dhe humori, madje tentoi t'i binte edhe flautit, por s'pati fuqi të vazhdojë. Një skenë e dhimbshme që ndodhi në sytë e Ridvanit, të cilën ai e përjetoi keq. Nuk do të donte kurrsesi të ishte i pranishëm për gjithçka pa. Ndjehej i ligështuar që shëndeti i mikut të tij të dashur nuk kish kthim prapa. Gjithë ai burrë i dikurshëm tashti ishte kërrusur e mbledhur një grusht. E si mund ta ndihmonte? Ndoshta një dashuri e ardhur nga larg mund t'i vinte në ndihmë këtij njeriu aq të mirë. Po ç'kishte ai në dorë, veç kësaj dëshire fisnike, një ëndërr e bukur që i vërtitej në kokë e në zemër dhe asgjë tjetër. Ishte një mesditë vjeshte, kur jashtë binte shi dhe profesori, i ngritur ndenjur në shtrat, dëgjoi një trokitje të lehtë në derën e dhomës së tij. Iu duk se i bënin veshët, por kur trokitja u përsërit, ai instinktivisht
profesor, të na falësh se e kemi marrë vesh vonë se jeni pa qejf." Tjetri, që ndërkaq sikur e kish marrë disi veten, tha: "Ç'të bësh, vjen një ditë e njeriu s'e ka jetën në dorë. Juve ju faleminderit që morët mundimin dhe erdhët të më shikoni." Dhe zuri të lëvizte sytë sa nga Gita tek i shoqi, të cilin e shihte për herë të parë. Ajo sikur nuk kish ndryshuar, thua kish mbetur si shumë vite të shkuara, flokë kaçurrela, por vende-vende e thinjur, me gjoks të lëshuar, me një vështrim si të çoroditur, por sytë e kaltër gjithnjë të bukur, me një pamje krenare dhe me vështrim të shpërndarë. Vetëm kur ai drejtoi sytë nga i shoqi, ajo pëshpëriti: "Profesor, zotnia është Pjerini." "Burri juaj?", ia pat ai. "Po", tha prerazi ajo. Atëherë profesori e përqendroi vështrimin nga ai. Ishte një burrë me trup mesatar, me pamjen e një njeriu të qetë e të matur, me ca syze të trasha e flokë të rëna, por me mustaqe të hijshme. Jashtë vazhdonte të
ZEMËR thirri me zë të zvargur: "Hyr!" Iu duk si një zë në shkretëtirë, sepse kaluan disa hope dhe kurrkush nuk hyri. Deshi të ngrihet, por sapo u gatit, dera u hap dhe nën vështrimin e tij të turbullt, iu bë se kish hyrë një çift, burrë e grua, gati krah njëri-tjetrit. Shqeu sytë, por nuk u besoi syve. Vetëm nga forca e zakonit, thirri më një zë të huaj: "Urdhëroni!" dhe ata të hutuar, pasi i dhanë dorën, zunë vend në dy poltronat përballë tij. Ndërsa ra një heshtje e thellë, profesorit iu kthjellua vështrimi dhe gati sa s'thirri kur dalloi Gitën që e shikonte me një buzëqeshje të sforcuar. Atij iu mblodh një lëmsh i ngatërruar në gjoks dhe s'qe në gjendje të artikulonte qoftë dhe një fjalë. Po ndërsa në kokë i vërtitej mendimi: "O zot, vërtet të jenë ata?", u dëgjua zëri i burrit të huaj: "Të shkuara,
binte shi me furi, ndërsa pika të forta trokisnin në xhamat e dritares. Kjo atmosferë e zymtë sikur e shtonte hutimin e të dy palëve, aq sa i zoti i shtëpisë u kujtua me vonesë kur shqiptoi thekshëm: "Atëherë, mirë se na kini ardhur!" Miqtë tundën kokën dhe lëvizën buzët pa fjalë, duke vështruar rrëshqitazi njëri-tjetrin. Ishte krijuar një situatë tepër e çuditshme, gati absurde, që të kujtonte një skenë teatri: tre personazhe, mbyllur në një dhomë, dy burra e një grua, që po luanin thua një dramë a ndoshta një tragjedi. Sepse i zoti i shtëpisë s'po merrte vesh se ç'po ndodhte e, për më tepër, çfarë do të ndodhte me të ardhurit, që dashur pa dashur i lidhte, qoftë tërthorazi, një histori e përbashkët. Një histori që për afro dyzet vjet s'ishte ngarë, që kishte mbetur larg dhe askush s'dinte se
LETËRSIA SHQIPTARE - 17
E diel, 28 Shkurt 2016 ç'mendonte për njëri-tjetrin. Në të vërtetë, Gjergj Doda e kish mbyllur këtë histori të dhimbshme. Një histori që jetonte vetëm brenda tij dhe krejt e shkëputur nga ç'ndodhte me palën tjetër. Në mendimet e fantazinë e tij fati i tyre sillej e përsillej në forma nga më të çuditshmet. Madje kurrë s'i kish shkuar mendja se do të takoheshin një ditë, veç mund të vinin ndoshta ta nderonin ditën e vdekjes. Por ja që ata kishin ardhur ta takonin për së gjalli. Dhe kjo ndodhte në një situatë të padëshiruar, kur jeta e tij tanimë kish marrë të tatëpjetën. Një gjendje kjo që ai e ndjente shpirtërisht, kur të tjerët e vuanin dhe fizikisht, siç po ndodhte me të porsaardhurit. Por, nga ana tjetër, ndërsa kish pllakosur heshtja, profesorit nuk i ndaheshin mendimet se ç'magji kish bërë koha që i kish zbutur zemrat e kish rrëzuar kurthet e paragjykimeve e të zakoneve, që kish dobësuar kujtesën, që të vinte kjo ditë e ata të hidhnin këtë hap që as fantazia e tij e ndezur s'e përfytyronte dot? Gjergj Dodës iu desh një forcë e madhe shpirtërore, që të shkëputej nga këto mendime dhe të drejtohej nga miqtë, ndërsa sytë padashur i shkuan te koka e ulur e Gitës dhe vështrimi i hapërdarë i të shoqit. "Besoj se e patët të vështirë të ma gjenit shtëpinë", tha i zoti i saj. "Jo, - ia priti Gita, - s'e patëm zor. Ju njihnin të gjithë." "Profesorin e njeh gjithë Shqipëria", u hodh Pjerini duke e vështruar plot respekt. Profesori tundi kokën dhe duke buzëqeshur tha: "Po nderimi më i madh është ky i juaji. Jeni ngritë prej së largu e keni ardhur deri këtu për të më parë se si jam me shëndet. S'di si ta shpreh mirënjohjen." "Faleminderit, Gjergj, - u dëgjua zëri i Gitës. - E mira e më të mirave ishte të kishim ardhur me kohë e me vakt, por s'ka qenë e lehtë. Ndoshta kemi prit të rriten fëmijët e të plakemi dhe ne. Tashti jemi vendosë në Tiranë." Ndërsa i shoqi rrinte kokulur, Gjergji i kish ngulur sytë Gitës dhe s'po dinte ç'drejtim t'i jepte bisedës, kur i erdhi në mend pyetja: "Sa fëmijë keni?" "Dy, një djalë e një vajzë", ndërhyri Pjerini." "I paçi me jetë, - ia ktheu i zoti i shtëpisë dhe vazhdoi: kurse mua më dënoi perëndia. Ashtu siç kam lindur vetëm, vetëm kam mbetur. Ndaj ju duhet të jeni të lumtur." Dhe vështroi ngulazi nga Gita, që duke fshirë sytë, shqiptoi me një zë të mpakur: "Të faleminderit." U duk sikur ishin thënë të gjitha, sepse pllakosi një heshtje e thellë që askush s'po dinte ta thyente. Por dikur u dëgjua zëri i Pjerinit. "Ne krenohemi me librat tuaj, profesor. Unë megjithëse s'marr vesh fort nga fusha juaj, librin "Rrënjët e shqipes" e kam lexuar me shumë interes e kënaqësi." Gjergj Doda tundi kokën dhe zgjati dorën nga rafti krah krevatit, mori një nga librat e tij dhe si gjeti një stilolaps, i shkroi këto fjalë me dorë të dridhur: "Gitës e Pjerinit, që folën një gjuhë të kuptueshme e të përmallshme, ndonëse me vonesë, për kujtim. Miqësisht, Gjergji." "Ju faleminderit për këtë kujtim të bukur", tha Pjerini dhe ia kaloi librin së shoqes, e cila e mori dhe zuri ta shfletojë sikur të kërkonte diçka nëpër faqet e tij. Miqtë pastaj u ngritën në këmbë, i dhanë dorën profesorit. Ai rrinte ndenjur në krevat me një pamje të shtangur dhe me sytë ulur. "Tani që e mësuam shtëpinë, - tha Pjerini, - do t'ju shqetësojmë përsëri" dhe doli vetë i pari, kurse Gita vonoi pak, sepse diçka pëshpëriti dhe i tundi dorën lehtazi para syve, pa marrë asnjë përgjigje. -9Nuk kaluan shumë ditë dhe gjendja e profesorit u përkeqësua papritmas pas një përmirësimi të përkohshëm. Çifti, që kish vendosur tani kontakte me Ridvanin, u vu në dijeni të situatës. Sipas këshillave të mjekëve, i sëmuri kish nevojë për shërbim. E tillë ishte sëmundja, ndaj duhej shtruar në spital. Por profesori nuk pranoi, me argumentin se gjithë jetën i kish shërbyer vetes. Kështu dhe kësaj here. Aq më tepër që Ridvani i gjendej në kohë për çdo nevojë. Ndërkaq, çifti kërkonte informata gati të përditshme prej mikut të profesorit, deri sa një ditë përsëri papritmas trokitën në derën e mikut. Gjergj Doda, ndonëse i erdhi mirë kur i pa miqtë në derë, nuk e dha veten, u ngrit
me pak mundim ndenjur dhe i përshëndeti më një përzemërsi të përmbajtur duke i zgjatur dorën ftohtë. "A je burrë, profesor Doda", gati sa nuk thirri Pjerini si t'i drejtohej një malësori dhe u përkul ta rrokë në grykë. Gita qëndronte pas tij, me trupin drejt dhe sytë ngulur te Gjergji, ndërsa kur i erdhi radha vetëm sa i shtrëngoi fort gishtat, pa mundur të thotë një fjalë. Më pas, ata zunë vend në kolltukët pranë shtratit, me një vëmendje të hapërdarë, ndërsa vështrimin nuk ia ndanin të sëmurit që mundohej të buzëqeshte, por rrudhat e shumta të fytyrës nuk e ndihmonin, përkundrazi ia theksonin dobësinë fizike. "Ju mundova prapë, - tha profesori i prekur. - Ju faleminderit dhe ma bëni hallall." "Mos i thuaj këto fjalë se na rëndon", ia ktheu burri tjetër. "Kur të mos jemi në kësi rastesh, për çfarë do të jemi, Gjergj?", u dëgjua thekshëm zëri i Gitës që përpiqej të përmbante veten. Nuk folën një kohë dhe profesorit iu duk sikur s'kishin gjë për të thënë. Thjesht ishte një vizitë kortezie, por në këto çaste meditimi të ndërsjella, ia pat me zë të prerë Pjerini: "Profesor, le të flasim hapur. Të tre ne, e sidomos unë e ti, jemi tash në moshën e pleqërisë dhe kjo moshë nuk është pa halle. E këto halle nuk kalohen vetëm.
plot shkëlqim e ngjyra, një pyllishte me shelgje vajtues, prej nga dilte një dre shtatlartë që rendte drejt saj, aq sa ajo u tremb, shkundi kokën menjëherë dhe erdhi në vete. Dy burrat rrinin në heshtje përballë njëri-tjetrit dhe vërenin tinëzi se ç'po ndodhte me gruan tek qëndronte me gojën gjysmë të hapur dhe duart kryqëzuar në prehër. "Po Gita, ç'thotë? - pyeti Gjergji, kësaj here me zë të plotë. - Dua ta dëgjoj nga goja e saj. Më falni që flas kështu!" Në vend të përgjigjes me fjalë, ajo ia plasi të qarit. Një e qarë me dënesë dhe me fytyrën mbuluar me të dyja duart, ndërsa shtati i hovte herë pas here. Ishte kjo një stuhi e papritur e Gitës, që i vuri dy burrat në mendime, secili në mënyrën e tij. Fytyra e Pjerinit sa vinte e vrenjtej, kurse ajo e Gjergjit sikur u çel dhe në dhomë u krijua një atmosferë e çuditshme. Dukej qartë që burrit të saj nuk i pëlqente kjo që po ndodhte. Ndryshe nga këshillat e tij që biseda do të zhvillohej pa sentimentalizma e pa lënë të kuptohej çka kish ngjarë në të kaluarën e largët, se nuk ishte moshë tani për gjëra të tilla, ajo s'desh t'ia dinte. I gjithë ai pakt i vështirë që kishin lidhur në shtëpi, ishte fshirë nga kujtesa e saj në ato çaste. Vërtet, ajo nuk po thoshte asnjë fjalë, por lotët e saj
Vetmia, quaje si të duash, është një farë mallkimi. E ty, me thënë të drejtën, të zuri mallkimi i librave. U more me to tërë jetën e harrove veten. Një sakrificë për hir të shkencës apo për hir të shqipes, gjuhës së nënave tona. Thua e kam gabim?" Kjo pyetje i erdhi krejt papritur Gjergj Dodës, që deri atë kohë pothuajse i kish ngrirë qafa dhe rrinte i tëri i shtangur, me sy të çakërritur e fytyrë të habitur, gati pa frymë, aq sa nuk qe në gjendje t'i përgjigjes pyetjes. Po Pjerini nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi: "Prandaj kemi ardhur, i dashur mik, t'ju ftojmë të vini e të jetojmë së bashku nën një kulm në shtëpinë tonë. Sa për dijeni, fëmijët i kemi të rritur e të rehatuar, secili në punë të tij. Zotëria jote do të kesh dhomën e rehatinë tënde e ne tonën. Apo jo, Gitë? Gruaja, sado e tronditur e gati e përhumbur, sikur t'i kish fjalët në majë të gjuhës, ia priti: "Po, Pjerin, fjala jote në vesh të perëndisë dhe Gjergji nuk besoj të na e prishi. Boll u martirizua tërë jetën..." Dhe sytë e saj u drejtuan të përgjëruara nga burri i ulur ndenjur në krevat. Për herë të parë ata shkëmbyen vështrime si një herë e një kohë, sikur të ishin vetëm për vetëm. Ajo vuri re bebëzat e zmadhuara të mikut të vjetër, buzët qe i dridheshin, zbehtësinë e fytyrës, qafën e hollë nën flokët e rëna, ndërsa iu faneps imazhi i tij i dikurshëm plot hire burrërore dhe dritë mençurie, dhe mezi përmbajti gulçin që të mos shpërthente në lot. Por në vend të lotëve, iu shfaq para syve një ujëvarë
ishin më tepër se fjalët dhe kjo e zemëronte nga brenda Pjerinin, por ndërkaq e detyronte veten të përmbahej. Është e vërtetë se ai ishte pajtuar me atë histori rinore, se ato dhjetëra vjet distancë i kishin fashitur ëndrrat e kujtimet, se ata si burrë e grua kishin kaluar një jetë normale, pa probleme, duke rritur dy fëmijë të mbarë, siç ishte e vërtetë se edhe Gjergj Doda kish emrin e një profesori të nderuar dhe njeriu të virtytshëm, se ajo histori kalimtare duhej parë me sy human, në një plan njerëzor, gjë që e motivonte dhe mosha e shtyrë e të dy palëve, pa harruar se ishin të tre njerëz me kulturë e me formim qytetar. Ishte tek e fundit, kish arsyetuar me vete Pjerini, dashuria e pastër njerëzore, që do t'i bashkonte e do t'i bënte të bashkëjetonin nën një kulm. Përndryshe, s'kish pse të vinin deri këtu dhe në vend që të flisnin për së mbari, të derdhnin lot si Gita. Jo, tha me vete burri paksa i kërrusur nga vitet duke lëvizur vendit me vështrim nga Gjergi. "Kjo është dëshirë e kahershme e Gitës, profesor, - foli Pjerini me një zë dinjitoz, - por nuk e mohoj se është dhe dëshira ime e sinqertë. Unë hyra në këtë mes pa ditur gjë. Kur e mora vesh ishte tepër vonë. Asgjë s'mund të korrigjohej. Më mirë që ndodhemi në këtë moshë, se më parë s'do ta përballoja dot. Tani gjaku më është ftohur. Është mosha e arsyes. Kjo grua, me thënë të drejtën, vendosi dikur fatin tënd dhe timin në këtë jetë. Një fat i ngatërruar, i dyfishtë, njërit ia zbardhi jetën, tjetrit ia nxiu. Një
zgjidhje krejt e padrejtë, s'di se prej kujt, prej hyut apo prej rrethanash? Tani s'ka asnjë vlerë. Vlerë ka që në këta pak vjet që na kanë mbetur, me moshën plot halle të shëndetit që kemi, t'i gjendemi njëri-tjetrit. Në radhë të parë ty profesor, prandaj dhe kemi ardhur, të të ftojmë me zemër në dorë të na urdhërosh në shtëpi si në shtëpinë e vëllait! Gjergj Doda, i mbledhur gati kruspull, me dy bërrylat mbështetur te gjunjët, s'po dinte si ta përballonte situatën e krijuar. Ajo i erdhi aq papritur dhe aq e drejtpërdrejtë, sa në gjendjen fizike e shpirtërore që ndodhej, i lodhur e i pafuqishëm nga sëmundja e rëndë, me një mendje të çoroditur nga çka po dëgjonte e shihte, drejtoi sytë nga Gita me një vështrim të pikëlluar sikur t'i kërkonte ndihmë. Gruaja që nuk ia ndante sytë tërë kohën, qëndronte e lëshuar dhe e heshtur në kolltuk midis dy burrave seriozë, nën hijen e një trishtimi të thellë. Ç'të thoshte ajo? I kish thënë të gjitha Pjerini. I kish thënë me gjuhën e burrave dhe veç një shpirt i madh si i tij mund të fliste ashtu. Sa për vete, në ato çaste, ajo s'gjente fjalë, veç të psherëtinte e të dëneste, kur krejt befas u dëgjua zëri i ngadaltë e i ligështuar i Gjergjit: "Me thanë të drejtën, s'kam si të mos e çmoj gjestin tuaj human. Ftesa juaj, ardhur në moshën time, me këtë shëndet të rrënuar, që sa vjen e më vë poshtë, është si një dorë e bekuar e zgjatur nga qielli, aq sa s'di si ta shpreh mirënjohjen që ndjej. Por ..., - dhe një gulçim ia bllokoi zërin dhe ai heshti një hop, - pas kaq vitesh vetmie, i sfilitur shpirtërisht e i dërmuar fizikisht, me ëndrra e shpresa të humbura, sikur s'ka kuptim. Një burri si unë nuk ka ç'i duhet dhimbsuria fisnike, qoftë dhe mëshira për një jetë si e imja që po fiket nga dita në ditë. Lëre pastaj kur të marrë vesh opinioni, çfarë do të thonë. Nuk e kam të lehtë me këto supe të rrëzuara prej plaku ta mbaj ... Duhet të më kuptoni drejt." Gita mezi priti deri sa Gjergji ta mbaronte fjalën dhe gati sa s'u ngrit në këmbë kur zuri të flasë me një zë energjik e tërë nerv. "Jo, s'ke të drejtë. Një burrë i fortë si ti, që ka duruar tërë jetën, deri në martirizim, nuk ka pse të trembet nga dhimbsuria fisnike e zemrave tona, se sa për mëshirë as që bëhet fjalë. Të kërkoj falje në qoftë se them se mëshira është pjellë e egoizmit. E unë di të them se as ti e as ne në këtë rast s'jemi egoistë, miku im i vjetër. Boll ke pritur më shumë se gjysmë shekulli, tani e tutje shtëpia jonë është dhe shtëpi e një miku si ti. Çdo fjalë tjetër është e tepërt." Pas këtyre fjalëve prapë zotëroi heshtja e thellë, që u desh një kohë që të pranishmit të merrnin veten. Ndërsa Gita, e skuqur në fytyrë, përpiqej të mbushej me frymë e ta merrte veten, i shoqi, që rrinte me kokë të ulur dhe fërkonte ballin, tha: "Ne profesor kemi ardhur me zemër në dorë dhe zemra nuk refuzohet. Pastaj ju jeni njeri tepër i nderuar, njihet tanimë dhe karakteri juaj i fortë dhe askush s'ka të drejtë e as guxim të merret me jetën tuaj." Përsëri pasoi heshtja si një digë që ngrihej mes tyre për të ndaluar vrullin e fjalëve që vinin nga të dy krahët. Por megjithatë, prapë më kot, se u dëgjua zëri i vakët i Gjergjit: "Po a nuk është vonë tani, shumë vonë?" Pyetja e tij mbeti pezull për një çast fluturak, kur u ndje përgjigjja e Gitës: "Për dashuri e kujdes njerëzor nuk është kurrë vonë. Pranojeni këtë këshillë të parë e të fundit prej nxënëses suaj, profesor." Gjergji ngriti menjëherë kokën dhe pa ia ndarë sytë ish nxënëses së tij të moshuar, i tha me një zë të shtruar: "Po si thua ti, a mund të korrigjohen gabimet e rinisë në moshën e pleqërisë?" Në vend të përgjigjej ajo, ia priti i shoqi: "Në këtë moshë, profesor, s'kemi asgjë për të ndarë, çdo gjë na bashkon." Gjergj Doda kësaj here s'foli, por vetëm tundi kokën i menduar, aq sa Pjerini e mori fjalën rishtazi e tha: "Në dashurinë e tij çdo njeri është zot. Të paktën kështu thoshte Shileri. Po dhe Krishti mbi të gjitha predikon dashurinë midis njerëzve. Ne të duam Gjergj si njeriun tonë. Kështu dhe ju, besoj." "S'ka asnjë dyshim", ia priti profesori pa mëdyshje.
Vijon në faqen 22
18 - LETËRSIA SHQIPTARE Vijon nga faqja 13
Gita për një moment se si ktheu kokën prapa dhe i zunë sytë flautin varur. "S'kini heq dorë për qamet, Gjergj, prej tij. Sa vjet u bënë kështu?", pyeti ajo. "Sa nuk mbahet mend, - tha ai. - Ishte dhe mbeti shoku im më besnik. Kurrë njëherë s'ma ktheu shpinën. M'u gjend si askush tërë jetën, në të mirë e në të keq. Me të u gëzova, me të u ngushëllova. Zëri i tij ishte dhe mbeti zëri i jetës time të vërtetë." "Lum si ti, Gjergj, që e paske pas një shok besnik", tha Gita me një zë të mallëngjyer. Biseda për flautin sikur e lehtësoi atmosferën e rënduar deri atëherë. Të dy palët u çelën në fytyrë. Muzika i hodhi nëpër kujtime dhe e solli bisedën tek disa nga korifenjtë e saj të adhuruar. "Nuk më del kurrë nga mendja Ave Maria që ekzekutoje dikur dhe e bëje sallën të përlotej, Gjergj", foli Gita. "Kohë të shkuara e të harruara", ia ktheu profesori. "Jo, Gjergj, - tha Gita, - muzika veç kujton dhe nuk harron. Po munde, le ta provojmë sot." Dhe u ngrit vrulltas, mori flautin varur dhe ia zgjati të zot. Ai u gjend fare i papërgatitur dhe për një kohë i mbeti instrumenti në duar. Pjerini, që e ndiqte me vëmendje këtë skenë, u ngrit dhe pa fjalë mori t'i rregullojë jastëkun pas shpine. "Mos u shqetëso, profesor, - i tha, ti shif rehatin tënd. Bëhu mirë njëherë, pa kemi kohë dhe për muzikë." Gjergj Doda buzëqeshi dhe duke vështruar disi i mallëngjyer nga gruaja që rrinte akoma në këmbë, tha me një zë të vakët: "S'po ta prish qejfin, po a do të mundem, se ky i uruar instrument lyp frymë e unë me frymën tani jam deficitar..." "Prandaj mos e mundo veten", ndërhyri prapë Pjerini, por ndërkaq profesori, me duart e tij të ngathëta, e afroi flautin tek buzët dhe, duke fryrë bulçitë, bëri tentativën e parë. U dëgjuan disa tinguj të turbullt, ndërsa fytyra sikur iu mrrol, por ai nuk e lëshoi veten. Sprovat vijuan deri sa u ndjenë tonalitete e para të muzikës së Shubertit. Gita qëndronte akoma në këmbë, me vështrimin nga instrumenti, kurse Pjerini mbante kokën midis dy duarve me sytë e pulitur. Muzika u luhat disa herë, pati ngritje në tonalitete normale, pastaj papritur ra dhe me gjithë këmbënguljen e tij, duke munduar damarët e qafës, nuk mundi të shkojë më tutje. E lëshoi flautin mbi batanije dhe tha gjithë pezëm: "Të më falni, po gati më sosi fryma." "Të faleminderit", u dëgjua një zë i përbashkët dhe pas tij, fjalët e Pjerinit: "Ju boll me kaq. Mjaft e mundove veten. Të lumtë!" Profesori u mundua të buzëqeshë dhe përkuli lehtazi kokën. Për një kohë dhoma ra në pauzë dhe askush s'po dinte ta merrte fjalën rishtazi. Thuajse i kishin thënë të gjitha ato që mund të thuheshin, madje i kishin kaluar kufijtë e bisedës që mund të bëhet me një të sëmurë siç ishte ai. Dhe kjo shihej qartazi në pamjen e profesorit. Dukej i lodhur, fryma i qe rënduar, fjalët i dilnin të kursyera. E megjithatë, prapë biseda e gjatë nuk kish gjetur një zgjidhje. Të ardhurit prisnin në heshtje dhe nuk guxonin të flisnin rishtazi. Fjala i kish mbetur të zotit të shtëpisë. Ai do të thoshte në se do të qëndronte aty, apo do të bashkohej me ftesën e tyre. Një ftesë që e kish tronditur aq shumë, sa s'ishte në gjendje t'i përgjigjej ashtu siç duhej. Dhe këtë s'kish si të mos e kuptonin ata, vështrimi i të cilëve rrinte ngjitur tek ai dhe s'lëvizte pa marrë një fjalë përfundimtare. Më në fund, pas disa të kolliturave të mundimshme, u dëgjua zëri i profesorit, një zë pak i ngjirur, por i sigurt: "Ju besoj nuk e patët të lehtë të vinit deri tek unë për të më ftuar. Atëherë, më lejoni dhe mua t'ju lyp një kohë që të mendohem ashtu siç e kërkon pesha aq e rëndë, po dhe aq fisnike e ftesës suaj. Zemra ime e di se ç'do të thotë kjo." "Ju shëndet të kini, profesor, të bëheni më mirë, pa ne presim", tha Pjerini. "Po dhe pritja ka një kufi, - kundërshtoi Gita. - Gjergji, nga sa kuptoj unë, tani ka nevojë për përkujdesjen tonë. Ndaj sa më shpejt, aq më mirë." "Edhe një herë ju faleminderit", ia pat profesori, që nga mënyra si i shqiptoi fjalët ndjehej gjendja e tij e trazuar. Të ardhurit nuk e zgjatën më, u ngritën dhe iu afruan të sëmurit. I pari ia dha dorën
Pjerini, pastaj Gita, por ajo dhe ia puthi dhe nga emocionet mezi i hodhi hapat deri sa dolën në oborr. Atje i priste Ridvani dhe ata, para se të largoheshin, i dhanë adresën e shtëpisë dhe e porositën tërë mirësjellje që t'i vinte në dijeni për ecurinë e shëndetit të profesorit në ditët e pritme. -10Asnjëherë Gjergj Dodës nuk i kish rënduar vetmia aq shumë sa kur Gita me të shoqin mbyllën derën pas vetes dhe u larguan. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ata i kishin lënë një peng, një peng të madh që ai duhej ta zgjidhte sa pa qenë vonë. Po a mund ta zgjidhte ai në gjendjen e rënduar fizike që ndodhej, nga pozita e njeriut të izoluar, kur për fatin e tij të keq nuk i kish mbetur qoftë dhe një mik i vetëm konfident për t'u këshilluar? Ridvani, sado njeri fisnik e serioz që ishte, i dukej i pamjaftueshëm. Si mund të gjykonte ai për problemet aq të ngatërruara të zemrës së tij, që ia kishin futur jetën prej vitesh në një rrugë pa krye. As mosha, as shëndeti i rrëzuar, as edukata tradicionale që kish, nuk e ndihmonin për një zgjidhje dinjitoze, siç mendonte
fund, tërë ato evokime të ngatërruara të së kaluarës, ai përjetim i thellë i takimit të fundit e kishin tronditur shpirtërisht dhe sfilitur fizikisht. Ishte bërë aq nervoz, sa i vinte të ngrihej nga krevati e të lëvizte nëpër dhomë, të shfrente dufet e ndoshta të lehtësonte veten nga ajo dramë përvëluese që s'po ishte në gjendje ta përballonte. Kushedi sa tentativa bëri duke flakur batanijen, duke lëvizur këmbët e letuara, duke mbështetur duart te anët e krevatit, por më kot, këmbët nuk e mbanin dhe trupin s'e urdhëronte dot. Psherëtinte e gulçonte, i vinte të thërriste, por asgjë s'e ndryshonte gjendjen e tij. Dhe mendonte ashtu i çoroditur se ç'mund të ishte më shumë një kufomë se sa trupi i tij i drobitur, i torturuar e aq shumë i munduar! Kaluan kështu disa orë dhe ai sa vinte, s'po merrte vesh se ku ishte. E megjithatë, me mundim të madh, u kthye në pozicionin e zakonshëm, shtriu trupin, zgjati këmbët sikur s'i kish të tijat, ngjeshi kokën në jastëk dhe lëshoi një psherëtimë të thellë sikur e gozhdoi. Dikur ndjeu se ishte si në jerm, por gjithsesi bëri sikur lëvizi me zor gjymtyrët. Desh të lutej, po s'i lidhte dot fjalët. Atëherë ngriti
ZEMËR ai. Dhe sikur të mos mjaftonin këto pengesa të dhimbshme, nuk e linin të qetë mendime të tjera çapraze që kishin të bënin me opinionin shoqëror. Ai tani ishte në atë moshë të nderuar që nuk i shkonte për shtat një hap i tillë, që sapo të merrej vesh do të përflitej si një aventurë sentimentale e një plaku të rrjedhur. Sapo i sillej nëpër mend kjo nofkë, i bëhej sikur dikush e godiste me çekan kokës. Pa mund të thoshin, mos o zot, Gjergj Doda hyri kollovar në pleqëri. Lëre pastaj se ç'qëndrim do të mbanin e si do të silleshin fëmijët e tyre kur do të shihnin se kish hyrë një burrë i huaj në shtëpinë e prindërve. A do t'i përballonin ata fjalët e botës? Gjithsesi, në këtë stuhi mendimesh, Gjergj Dodës nuk i ndahej fytyra e Gitës. Pamja e saj, sytë e saj gjithë diell të rinisë së dikurshme, zëri i saj gazmor dhe ajo ecje plot hire, që s'e kish ndeshur kurrkund. Po ndërkaq i sëmbonte gjoksi nga tërë ato mbresa që i la në rrethanat si u takuan pas afro pesëdhjetë e ca vitesh. Mendimet e tij të dhimbshme shkonin dhe më tej, kur arsyetonte se në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, si do t'u zinte derën dhe do t'i detyronte dashur pa dashur këta dy njerëz aq fisnikë të merreshin me të, të përkujdeseshin, thjesht si në spital e lëre pastaj, me kalimin e kohës, me siguri ai do të kthehej në një barrë të rëndë për ta dhe për veten. Atëherë një situatë e tillë për të dhe ata do të ishte më shumë se vdekje. A thua se nuk i kish mjaftuar martirizimi që kish hequr një jetë të tërë?! Gjithë këto mendime e arsyetime pa
me mundim dorën e djathtë që i dridhej dhe u orvat të bëjë kryq. Një kryq që iu këput në mes nga një ofshamë e menjëhershme që i ndaloi frymën përgjithmonë. Ridvani, që atë kohë priste pas derës si çdo mëngjes çastin për të hyrë në dhomën e profesorit e për t'iu gjendur, papritur dëgjoi jehonën e një ofshame të thekshme që erdhi nga brenda. Atëherë, menjëherë hapi derën me vrull dhe u gjend përpara krevatit, ku profesori dukej sikur flinte sa gjat' e gjerë, me dorën e djathtë lëshuar anash. Një rreze dielli që vinte nga dritarja, i binte mbi jastëk. Ridvani i hutuar dhe i stepur nuk dinte ç'të bënte. Vetëm kur u përqendrua dhe krejt pa dashur vuri re sytë e hapur të profesorit, u shtang. Nuk deshi ta besonte dhe zgjati dorën e i preku ballin. Atëherë çdo gjë iu bë e qartë. Ai po ftohej dhe s'jepte asnjë shenjë jete. Kjo e bindi Ridvanin se çdo gjë kish marrë fund. U drodh i tëri dhe zuri të përlotet në heshtje, ndërsa nga dritarja vinin cicërimat e zogjve. Pastaj u çapit nëpër dhomë me hap të lehtë dhe doli në korridor. Mblodhi veten për një çast dhe pa humbur kohë zbriti shkallët e jashtme dhe nxitoi hapat për te shtëpia e miqve të profesorit. Ata, sapo dëgjuan zilen e derës, dolën në korridor të shqetësuar dhe nga pamja e çoroditur e të ardhurit, pa hapur gojën ai, kuptuan se miku i tyre i aq pritur e kish mbyllur jetën, pa mundur t'ua plotësonte dëshirën atyre që e nderonin dhe e donin me një sinqeritet të pabesueshëm e të pangjarë.
Gusht 2014
ARGUMENT
NGA NASHO JORGAQI*
E diel, 28 Shkurt 2016
A
NGA ROMEO KODRA
M
ë 10 shkurt, pata mundësinë të vizitoja ekspozitën e Edi Hilës në Qendrën për Hapje dhe Dialog të Kryeministrisë, me të cilën u hap edhe sezoni 2016 i kësaj qendre. Titulli i kësaj ekspozite, të përbërë prej 6 punësh (vaj në kanavacë) të piktorit shkodran, ishte “Vegime bulevardi”. Pjesë e ekspozitës është edhe një video-monolog i Hilës që shpjegon punët e prezantuara apo ndjesinë që këtyre punëve u qëndron si nëntekst. Që këtu, te pamjaftueshmëria e punës për të qëndruar mëvete, ndihet një lloj shqetësimi që perceptohet prej vizituesit të kësaj ekspozite. Natyrisht, është një shqetësim që, in primis, përpara se të përfshijë vëzhguesin, i përket piktorit. Përse ndodh kjo? Për të dhënë një përgjigje minimalisht ezauruese duhet hapur paksa më shumë diskutimi. Duhet filluar duke dalë nga konteksti i “Vegimeve të bulevardit”. Edi Hila është një nga piktorët, me meritë, më të suksesshëm të artit piktorik shqiptar. Përsa më takon merita e tij qëndron kryesisht në gjetjen e arrirë të një pikture personale, që me vështirësi mund të mos bjerë në sy. Pra, për mua, Edi Hila është nga artistët e paktë që ka mundur të krijojë një profil të tijin, origjinal, duke e kultivuar, përthjeshtuar dhe sintetizuar deri në veprat e suksesshme që të gjithë pothuajse (Maks Velo të na falë!) i njohin. Kjo pikturë personale i ka rrënjët thellë në epokën e diktaturës së Enver Hoxhës, i ka tek ajo fidanishte e 1971 që qëndron në Galerinë Kombëtare. Që në atë epokë Edi Hila paraqet tendencën e braktisjes së “modeleve të mira”. Të mohohet kjo, është thjeshtë pandershmëri apo verbëri profesionale. Pas diktaturës Edi Hila, me një qartësi intelektuale dhe profesionale si pakkush në trevat tona, vazhdoi diskurin e tij piktorik, të lënë në stand-by për shkak të censurës së mirënjohur, duke e zhvilluar dhe rafinuar stilistikisht, dhe kjo e bëri dhe e bën piktorin origjinal që njohim sot. Por çfarë ishte ajo tendencë e braktisjes së “modeleve të mira” të realizmit socialist? Për Gëzim Qëndron është dëshira e Hilës për të mospranuar “maskën e buzëqeshur të homosocialistikus dhe artit zyrtar”. Kjo është, edhe për mua, esenca artistike në thelb të punës së Hilës. Deleuze do të thoshte “akti krijues si rezistencë artistike”. Komponentët e tjerë, si teknika e ngjyrës, kompozimi, strukturimi vëllimor, do të vijnë duke u rafinuar më pas dhe duke konfirmuar me koherencë thelbin e rezistencës së punëve të Edi Hilës. Pra, në thelb, puna e Hilës ka patur një “tradhëti” (“Lideologia del traditore”, Achille Bonito Oliva) të sistemit të vlerave të pushtetit (realizmit socialist), duke i kritikuar në esencën e tyre këto vlera, me anë të profesionit të tij, pikturës. Sot Edi Hila me “Vegime bulevardi” hap një ekspozitë që është brenda thelbit, esencës së pushtetit, është në bulevard, në godinën e Kryeministrisë. Sot Edi Hila ka një shqetësim. Puna e tij është e pamjaftueshme, nuk arrin të qëndrojë mëvete, nuk është e vetmjaftueshme si herë të tjera. Ka nevojë për një video shpjeguese.
ARTE PAMORE - 19
E diel, 28 Shkurt 2016
Shkrimi është përgatitur prej kohësh, por po e botojmë në këtë numër. Dhe, si shprehet autori: Por çfarë ishte ajo tendencë e braktisjes së “modeleve të mira” të realizmit socialist? Për Gëzim Qëndron është dëshira e Hilës për të mospranuar “maskën e buzëqeshur të homosocialistikus dhe artit zyrtar”. Kjo është, edhe për mua, esenca artistike në thelb të punës së Hilës. Deleuze do të thoshte “akti krijues si rezistencë artistike”. Komponentët e tjerë, si teknika e ngjyrës, kompozimi, strukturimi vëllimor, do të vijnë duke u rafinuar më pas dhe duke konfirmuar me koherencë thelbin e rezistencës së punëve të Edi Hilës...
Edi Hila Zakonisht i paktë në fjalë ose tërësisht i heshtur, siç vihej re ditën e hapjes (shih artikullin në Gazeta Shqiptare 17/01/2016) në COD, Edi Hila asnjëherë nuk ka shpjeguar veprat e tij. Por këtë herë kemi një video. Një video që me fjalë mundohet të shpjegojë një “mister”, që sipas artistit transmetonin fasadat hermetike të godinave të pushtetit në bulevard kur artisti i shihte gjatë shëtitjeve të tij. Të ndërtuara prej italianëve në periudhën e fashizmit këto godina Hilës i transmetonin “mister” të cilin piktori ka dashur të na përcjellë edhe përmes imazheve piktorike. Por ka një problem. Ky mister këtu, në këtë ekspozitë, nuk artikulohet. Ky mister pasi emërtohet si i tillë, nuk lëviz aspak, as edhe një milimetër, nuk ka kurrëfarë dinamizmi. Ky mister mbetet absurd, ab+surdum, mes+ shur-
asgjë nga pas. Këtu jemi në një rrugë qorre, pa dalje. Jemi në absurd, mes shurdhësh. Pra, të gjithë flasin për mister, por askush nuk bën qoftë edhe një milimetër përtej emërtimit. Pra, ka mister. Po pastaj? Asgjë. Rruga ndërpritet. Syri sado që mundohet të shohë përtej, sado që rrotullo-
“Në bulevard” të historisë sonë bashkëkohore”. Metafora e teatrit, mua që merrem edhe me teatër, më duket e pavendt. Është një shtesë e tepërt që i bëhet Reales si koncept filozofik dhe psikanalitik. Është e
lejohej jashtë bulevardit (dhe Hila ndryshe nga herët e tjera është brenda në këtë rast), sepse bulevardi është vetë plaga e shkaktuar prej pushtetit. Komenti vazhdon: “Dëshira për
artisti mbështet levën shqetësuese të krijimtarisë së tij, të rezistencës së tij krijuese. Pa këtë pikë mbështetjeje leva artistike e Edi Hilës xhiron bosh, kot, në mënyrë absurde. Pushteti pa këtë pikë nuk ka më mistere. Ai thjeshtë e ka fshirë. Po ashtu edhe piktura e Hilës, në këtë rast, ndryshe prej veprave të mëparshme, pas vellos së zankonshme nuk paraqet më asgjë. Problematika nuk ekziston. Velloja e mistershme, shenjë dalluese e piktorit shkodran, shndërrohet në një manierizëm të kotë, butaforik, pa vlerë përmbajtësore. Këtu fillon qarku vicioz, manierizmi i vetvetes, që ka marrë në qafë shumë artistë të talentuar (le të shihet gjithashtu fshirja e dritareve të godinës së Universitetit duke lënë vetëm ato të katit të fundit si në serinë e Penthouse të piktorit). Por nuk është e thënë që do të humbasim Edi Hilën si piktor. Një mundësi rrugëdaljeje, ndonëse të vështirë, e ka. Madje e ka aty ku duket e pamundur se mund ta gjejë: në bulevard. Pikërisht në atë gradë zero absurde, të dhunshme dhe topitëse të krijuar nga push-
Edi Hila dhe manierizmi i vetvetes dhësh, është një dialog/monolog i pakuptimtë për veten dhe (T)jetrin që nuk thotë kurrëgjë. Këtë e ka vënë re edhe Shkëlzen Maliqi që sheh “objektet” arkitekturore të bulevardit të Hilës si “të braktisura, të zhytura në atmosferën e zymtë e të mistershme të kotësisë, boshllëkut e trishtimit” siç lexohet në tekstin prezantues të COD-it. Pra edhe për Maliqin ka një mister, por është i kotë, madje është kotësia vetë. Por kjo është absurde. Është kontradiktë në terma. Nuk jam i bindur nëse Shkëlzen Maliqi ka shprehur me fjalë mendimin, që në këtë rast është i pakuptimtë, apo janë fjalët që kanë denoncuar pa dashur pakuptimësinë përmbajtësore të shprehjes së idesë të Shkëlzen Maliqit. Duhet pyetur autori çka dashur të thotë me këtë shprehje. Po kështu Ami Barak, tjetër kontribues i tekstit të prezantimit të ekspozitës: “Si në të gjitha vendet ballkanike, edhe këtu, shteti në tranzicion është thelbësor në çdo detaj, si të vendit edhe të qyteteve, ku artisti i shpalos paradokset pas një velloje misteri”. Pra për kritikun francez kemi një paradoks. Por, kam përshtypjen, se këto fjalë Ami Barak i ka thënë jo për këto punë dhe mbi të gjitha jo për këtë ekspozitë në Kryeministri. Sepse në këtë rast nuk mund të flitet për paradoks, i cili sipas etimologjisë është një opinion alternativ, ndryshe prej opinionit të përgjithshëm e të gjithëpranuar. Këtu nuk kemi asnjë opinion veçse ripërsëritjen e fjalës apo vellos “mister” e cila nuk shtjellohet dhe nuk zbulon
Kryeministri Rama dhe Edi Hila het (majta-djathtas, lart-poshtë), sado që sgurdullohet, nuk arrin të dallojë asgjë. Syri ka arritur këndin zero. Por le të ndjekim komentatorin Hila tek shpjegon piktorin: “Kompleksi arkitekturor rreth Universitetit, sheshi, së bashku me bulevardin si aksi kryesor urbanistik i qytetit, edhe sot shërbejnë si teatër i ngjarjeve, shpesh herë dramatike
nevojshme metafora, manierizmi letrar dhe intelektualistik1, i përcaktimit “ngjarje teatrore” për 21 janarin, ngjarja që më shumë se cilado tjetër ka shenjuar bulevardin? Personalisht, kam përshtypjen se pas 21 janarit ka pak vend për metafora në këtë bulevard. Në bulevard që prej 21 janarit 2011 lëvrin Realja, kapërcimi direkt i historisë në mish, në plagë. Metafora do të
”Kotësia” e punëve dhe ekspozitës Paragrafi me komentin e Edi Hilës, në tekstin prezantues të ekspozitës, mbyllet me një perlë që kallëzon “kotësinë” e punëve dhe ekspozitës: “Këto (godinat) e kanë frymëzuar nismën për të ndërtuar një cikël pikturash ku historia e shatërvanit, si ndërhyrje e dhunshme, shërben si moment interesant përgjithësimi”. Ky moment interesant përgjithësimi për fat të mirë (për ndonjë) apo të keq (për mua) nuk ekziston më. Shatërvani i pushtetit të një kohe (ndërtuar rreth fundit të viteve 80) është fshirë nga dora e pushtetit të kësaj kohe (nga 2014 shatërvani në sheshin Nënë Tereza nuk ekziston më).
të ruajtur një marrdhënie koherente midis gjashtë tablove dhe ndërtimeve kryesore që përbëjnë kompleksin arkitektonik, erdhi si nevojë për një organizim të kontrolluar artistikisht të veprave në raport me njëra-tjetrën, duke përdorur një gamë kromatike të caktuar, e cila i përgjigjet në mënyrë organike përmbajtjes dhe funksionit administrativ që ruajnë sot këto godina”. Pra komentatori Hila punën e artistit Hila e sheh si koherente dhe në sintoni me objektet arkitektonike fashiste, me racionalizmin e tyre, me rregullin, rendin social që ato përfaqësojnë. Ndoshta nuk është kështu, por ambiguiteti qëndron, dhe atë mund ta zgjidhë vetëm autori. Me fjalë apo në kanavacë qoftë do të ishte i mirëpritur. Paragrafi me komentin e Edi Hilës, në tekstin prezantues të ekspozitës, mbyllet me një perlë që kallëzon “kotësinë” e punëve dhe ekspozitës: “Këto (godinat) e kanë frymëzuar nismën për të ndërtuar një cikël pikturash ku historia e shatërvanit, si ndërhyrje e dhunshme, shërben si moment interesant përgjithësimi”. Ky moment interesant përgjithësimi për fat të mirë (për ndonjë) apo të keq (për mua) nuk ekziston më. Shatërvani i pushtetit të një kohe (ndërtuar rreth fundit të viteve 80) është fshirë nga dora e pushtet të kësaj kohe (nga 2014 shatërvani në sheshin Nënë Tereza nuk ekziston më). Duke fshirë këtë “moment interesant përgjithësimi” pushteti i kësaj kohe, brenda hapësirës ekspozitive të të cilit Edi Hila prezanton punët e tij, ka fshirë pikën ku
teti i shurdhët fashist, në atë kënd zero të shikimit që është bulevardi. Por, natyrisht, shikimi, syri i artistit nuk duhet të sgurdullohet e as rrotullohet, majtas-djathtas, lart-poshtë për të parë ndonjë perspektivë të re, për të thyer apo tradhëtuar ndonjë vizion apo “moment interesant përgjithësimi”. Ai duhet të kthehet mbrapsht, të rrotullohet brenda vetes. Duhet të kthehet deri sa bebja e syrit të shohë përbrenda dhe nga jashtë të zbardhet, njësoj siç u ndodh njerëzve kur janë duke vdekur, njësoj siç ka gjasa tu ketë ngjarë atyre që morën nga një plumb në protestë kundër pushtetit të bulevardit. Edi Hila, më shumë se çdo artist tjetër në këtë moment, ka mundësi të shohë nga afër këtë perspektivë të verbër të pushtetit dhe artit dhe të provojë të hedhë në pikturë atë çka kanë parë e provuar në momentin e fundit sytë e kthyer e të zbardhur të Ziver Veizit, Aleks Nikajt, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt. Natyrisht jo për të shenjtëruar këta dëshmorë të ngjyer tashmë me vajin e shenjtë (crisma-n e ritualit të krishterë) të mirënjohjes mbarëshqiptare, por për ti dhënë vajit të kanavacës piktorike një “organizim të kontrolluar artistikisht” që ti përgjigjet në mënyrë “organike përmbajtjes dhe funksionit” ... të bulevardit. Shënime 1- Shih ende Michele Bonito Oliva kur flet për Rilindjen ... italianen, jo këtë karnavalen tonë ... dhe rastet kur fillon e shfaqet manierizmi dhe lidhjet/funksionin e tij me pushtetin.
20 - MEA CULPA
E diel, 28 Shkurt 2016
...nga numri i shkuar
ESSE
Numri i fundit i “Milosaos”, ashtu si edhe ai paraardhësi dhe ai para tij, nuk janë hedhur ende në internet nga adresa e Balkanweb. Kemi gjetur një formë via-internet se nga mund të aksesohet. Nuk kemi më fjalë për paaftësinë e kolegëve dhe flegmatizmin. Numri ishte i mirë dhe i këndshëm, por si gjithnjë asfare i lançuar. Vazhdon të kërkohet me ngulm skupi me ish-anëtarët e Byrosë dhe gjëra të këtij lloji. Vendi kryesor i “Milosao” s i është lënë pa mëdyshje shkrimit të Luan Ramës për Dypre, udhëtimet e piktorit të njohur, që mendojmë se paraqesin imazhet më të afër-
E
ta dhe të fundit të familjes së Ali Pashës. Shkrimi ishte i qartë dhe shkruar me shumë kujdes nga autori, një ambasador i vërtetë i kulturës shqiptare në Francë dhe qëmtues i kujdesshëm i kulturës së tyre, sidmos kur lidhet me Shqipërinë. Edhe në këtë numër vijoi novelëza e zgjidhur shumë këndshëm nga shkrimtari ynë i njohur Jorgaqi, që mbyllet në këtë numër. Një histori e bukur njerëzor, një lavd i bukur për humanizmin dhe më shumë akoma. I zgjidhur qartë dhe thjeshtë, por edhe me një mesazh brezash për vlerat. Lluka Qafoku na solli vazhdimin e Zarathustrës të Niçes, përkthyer shumë saktë dhe me
skrupulozitetin e tij të zakonshëm. Kurse në argumentin e artit pamor kishim një pamje të një pune të shkatërruar nga Avenir Sadikaj, që autori Besim Tula e kish sjellë me shumë kujdes dhe me pak diplomaci artistike. Në historinë e artit të pikturës sonë kemi një vend bosh, shprehet ai. Është fjala për veprën e piktorit Avenir Sadikaj “ Në ditën e parë të lirisë”. Jemi para dy problemeve: njëri është që duhet të shkruajmë për një vepër që nuk ekziston më dhe tjetra është një krijim që u realizua, u kritikua duke bërë shumë përshtypje tek të pranishmit dhe që solli një kulture të re profesionale në artin tonë. Do të ishte e pandershme të kalohej pa u klasifikuar si një arritje
Po vazhdojmë përshtatjen e njohur të pjesës së tretë të Zarathustrës. Një tekst i vështirë ku përkthyesi Lluka Qafoku ka përdorur të gjithë arsenalin e tij të njohurive gjuhësore, duke e përshtatur me origjinalin dhe përkthime alternative në gjuhët evropiane...
PER LUMNIMIN E PADESHIRUAR
NGA FRIDRIH NIÇE*
Vijon ng an umri i shkuar nga numri
M
e të tilla enigma dhe hidhërim në zemër Zarathustra mori de tin. Por kur akoma i duheshin katër ditë udhëtim deri në ishujt e bekuar dhe deri tek miqtë e tij, ja,e tejkaloi dhimbjen e tij-përsëri fitimtar dhe i fortëlidhur me fatin e tij. Dhe kështu i foli Zarathustra ndërgjegjes së tij të ngazëllyer: Përsëri jam vetëm , vetëm me qiellin e kthjellët dhe detin e hapur; përsëri rreth meje është mbasdite. Mbasdite i takova për herë të parë miqtë e mi, mbasdite edhe për herë të dytë:- në orën kur çdo dritë bëhet më e heshtur. Sepse ç'është lumturi dhe është akoma në ecje mes qiellit dhe tokës kërkon për vendstrehim nje shpirt ndriçues: tani për lumturinë çdo dritë më e heshtur bëhet. O mbasdite e jetës sime! Njëherë edhe lumturia ime zbriti në luginë në kërkim vendstrehimi :dhe atëhere gjeti këta shpirtra të hapur dhe mikpritës O mbasdite e jetës sime! Çfarë nuk dhashë për të pasur veç: këtë plantacion të gjallë të mendimeve të mia dhe këtë dritë mëngjezore të shpresës sime supreme! Shokë udhe kërkoi dikur krijuesi dhe bij të shpresës së tij: dhe ja që gjeti që s'mund ti gjente këta, po të mos i krijonte vetë. Pra i jam përveshur plotësisht punës sime, po shkoj tek bijtë e mi, po shkoj edhe që të kthehem prej tyre; për dashurinë e bijve të tij Zarathustra duhet të përkryejë veten e tij. Sepse dashurohet thellësisht biri dhe vepra; dhe aty ku është dashuria e madhe për veten, aty kemi mbarsje; këtë zbulova. Akoma gjelbërojnë bijtë e mi në pranverën e tyrë të athët, të papjekur, njëri pranë tjetrit, të shkundur nga të njëjtat shkulme,
në artit tonë në periudhën e diktaturës dhe më pas, shkroi ai. Vetë redaktori shtoi një vështrim për botimin e fundit “Tundimi i fundit” i Kazanxaqis. Ky libër, me çfarë shikohet, nuk është shkruar për të ofruar personazhin autoritativ por njeriun që lufton për të mbijetuar. Jezusi frikësohet, ai tundohet rëndom, ai mëdyshohet, vuan ofendimin sepse është i biri i zdrukthtarit, por kjo e bën njeriun e thjeshtë që të mendojë se nuk duhet ti frikësohet dhimbjes, tundimit ose vdekjes për shkak se të gjithë mund të pushtohemi nga to, u shkrua për të. Numri ishte i mirë dhe tejet i qartë. Shpresojmë që të kemi dhe një numër tjetër të mirë, pas këtij...
Fridrih Niçe nga Edvard Munch pemë të kopshtit tim dhe të vendit më të mirë në botë. Dhe vërtet! Atje ku pemë të tilla rrinë krah njëra tjetrës, atje janë ishujt e bekuar! Por ndonjëherë do ti çrrënjos dhe do ti rimbjell të shpërndara dhe larg njëra tjetrës; që secili të mësojë vetminë, përballjen dhe durimin. Nyjore, e krrusur,e fortë , elastike duhet të më mbetet në breg të detit, far i gjallë i jetës së pamposh-
tshme Atje ku furtunat bien mbi det dhe mali si feçka e elefantit e pi ujin, atje cilido duhet të provojë njëherë të vigjëlojë ditën e natën, për tu provuar e për tu njohur. I njohur dhe i provuar duhet të jetë ai-po të jetë i llojit dhe i origjinës sime, po të jetë pronar i një vullneti të zgjatur, i heshtur edhe kur flet dhe aq i gatshëm në të dhënë sa që kur jep, merr:-që të bëhet një ditë shoku im i
udhës, një bashkëkrijues dhe bashkëfestues i festave të Zarathustrës-:një që shkruan vullnetin tim mbi rrasat (tabelat) e mia; për përplotësimin më të plotë të të gjithë gjërave. Dhe për dashurinë e tij dhe të të barabartëve me të unë duhet të realizoj veten time:prandaj shmang çdo lumturi timen dhe i ofrohem çdo fatkeqësie-për njohjen dhe provën time të fundit. Vërtet erdhi koha për të ikur, dhe hija e udhëtarit dhe koha që shkon më avash dhe ora më e heshtur, të gjitha më thoshin:"Erdh çasti" Era më fryu në vrimën e çelësit e më tha: "Eja!" Porta, dinake, mu hap përpara dhe tha:"Shko!" Por unë, i mbërthyer në zinxhirët e dashurisë së bijve të mi mbeta: dëshira mi kishte vënë këto pranga; pasioni i dashurisë për tu bërë pre e bijve të mi, për të humbur për ta. Pasioni- këtu këtë fjalë e kuptoj kështu: të jesh i humbur. Por unë ju kam ju,o bijtë e mi! Në këtë pasje (pasuri), gjithshka duhet të jetë siguri e jo pasion. Por sipër meje përgjon dielli i dashurisë sime, në thelb të tij piqej Zarathustra- dhe ja si fluturuan hije e dyshime. Për acar , për dimër tani dëshiroja:" Ah, sikur acari e dimri të më bënin të më kërcisnin dhëmbët sërish, të më ngrinin", pëshpërisja- dhe prej meje re të akullta u çuan. E kaluara ime i shpërtheu bombat e saj, ndonjë dhimbje që ishte varrosur e gjallë, u zgjua; sa kish dashur, kish fjetur , fshehur në një qefin. Kështu, gjithshka me shenja më briti: "Erdh koha!" Por unë s'dëgjoja: përderisa humnera ime s'u trand dhe mendimi im s'më kafshoi. -Ah, mendim humneror, ti që je mendimi im! Kur do ta gjej forcën të dëgjoj gër mimin tënd pa u dridhur?
Zemra në grykë më çohet kur ta dëgjoj gërmimin! Heshtja jote do të më mbysë , o humnerë e pazëshme! Asnjëherë, deri tani, nuk guxova të të thërres këtu lart: e tepërt, e tepërt ka qenë për mua edhe që me vete dot të mbajta ! Akma s'isha bërë aq i fortë sa të guxoja aq shumë, sa ta arrija arrogancën luanore. Boll e tmerrshme për mua ishte thjesht pesha jote : por dikur do ta gjej edhe forcën, edhe brurimën luanore për të të thirrur lart! Kur të tejkaloj veten për këtë, do ta tejkaloj edhe në gjënë më të madhe : dhe fitore duhet të jetë vula e përkryerjes sime! Ndërkohë, akoma deteve të pasigurt endem; rasti më lajkaton me gjuhën e tij të butë; shoh para e prapa meje- akoma s'po e shoh fundin. Akoma s'po vjen ora e luftës sime të fundit- apo pikërisht tani po vjen? Vërtet, me një bukuri të pabesë rretheqark po më vështrojnë deti dhe jeta! O mbasdite e jetës sime! O lumturi paradarke! O port në det të hapur! O paqe e pasigurisë! Sa shumë s'ju besoj të gjithëve ju! Vërtet, s'besoj në bukurinë tuaj të pabesë! I ngjaj dashnorit që s'i beson një buzëqeshjeje tepër të sheqerosur. Siç e shtyn tej të dashurën, butësisht edhe në ashpërsi, xhelozkështu edhe unë tej e shtyj këtë orë lumnimi. Zhduku, orë e bekuar! Me ty më vjen një bekim, një lumnim i padëshiruar! Unë dëshiroj dhimbjen time më të thellë- zgjodhe kohën më të papërshtatshme të vije! Zhduku orë e bekuar! Më mirë të kërkoje strehim poshtë- pranë bijve të mi! Shpejt! Dhe bekoji ata paradarke, me lumturinë time! Edhe darka po afrohet : po perëndon dielli. Ik, largohu, o lumturia ime !Kështu foli Zarathustra. Dhe përgjatë gjithë natës priti fatkeqësinëe tij, por më kot. Nata mbeti e kthjellët dhe e heshtur dhe lumturia e lumnimi po i aviteshin gjithnjë e më pranë. Dhe ndajmëngjezi Zarathustra qeshi me shpirt dhe tallës, tha: " Po më për ndjek lumturia. Kjo ndodh sepse unë s'shkoj pas femrave. Dhe lumturia është femër." vijon
Për ktheu ng a origjinali Përktheu nga Lluka Qaf oku Qafoku