JK # 51

Page 25

JETA KATOLIKE

seminarist në Dunwoodie, ku po përgatitej për shugurim meshtarak. Ky u mësoi pjestarëve të Rozofatit disa valle të bukura, që sollën kënaqësi ndër kremtime të kishës dhe komunitetit. Kur, grupi i vogël i artistëve amator, ishte i gatshëm të dalë para publikut bashkatdhetarë, me programin modest të tyre? Mbas përgatitjeve të vazhdueshme dhe sukseseve të arritura, Rozofati dha një koncert jashtë shtetit të New York–ut dhe doli para publikut bashkëatdhetarë në qytetin e Detroit -it, me datën 16 Maj 1982. Në Detroit u pritën ngrohtësisht nga ata mikpritësa që morën pjesë, ndonëse nuk ishte një numër i madh bashkëatdhetarësh, për faktin se organizatorët (menaxherët) atje nuk kishin bërë lajmërimet në kohën e duhur për mysafirët. Por gjithësesi Rozofati, me koncertin e vet të pasur të muzikës popullore shqiptare u tregua në një lartësi të kënaqshme profesionale. Tashmë grupi artistik e pasuron hartën gjeografike të shfaqjeve? Grupi punon shumë për pasurimin e repertorit dhe të gjithë shafqjet e saj jepen me kostume popullore, që shpesh janë përshëndetur me duatrokitje të ngrohta edhe nga spektatorët amerikanë. Rozofati vazhdoi të kërkohej ndër aktivitete të komunitetit shqiptar në New York me rrethe. Një rast tjetër me rëndësi, është darka që u organizua me rastin e shugurimit meshtararak të të përndershmit Dom Pjetër Popaj, me datën 24 Nëntor 1985, mbajtur në “Imperial Manor” në Rt. 4 New Jersey, me një pjesëmarrje prej 1013 personash. Ishte darka më e madhe që mbahej mend deri asokohe në komunitetin tonë. Rozofati me vallet dhe koloritin e pasur të kostumeve popullore i dha mbrëmjes një pamje vërtetë festive. Governatori i shtetit të New York–ut, i ndershmi z. Mario Cuomo, lëshoi një proklamatë, me të cilën shënonte rastin e parë në histori, që një shqiptar shugurohej prift katolik në shtetin e New York–ut.

Cila ishte ngjarja më e rëndësishëm asokohe? Më 8 Maj 1976, komuniteti shqiptar mori pjesë në “Festivalin e Arteve Ballkanike”, mbajtur në “DeWitt Clinton High School”, në Bronx, organizuar nga “Ballkan Arts Center”, me pjesëmarrje të tre komunitetëve ethnike: shqiptar, grek dhe jugosllav (asokohe). Shqiptarët qenë mjaft të sukseseshëm. Në atë kohë nuk e kishim grupin “Rozafati”. Mbas 10 vjetëve eksperiencë vallëtarët, intrumentistët dhe këngëtarët ishin të gatshëm të përfaqsonin komunitetin shqiptar në aktivitetet

|KORRIK-SHTATOR 2008

25

të rritur nivelin e interpretimit të vallëtarëve? Në përgatitjen për këtë festival, “Rozofati” pati ndihmen e kërcimtarit dhe korografit profesionist Gjergj Sinishtaj, kontributi i të cilit ishte shumë i çmueshëm. Grupi artistik përformoj në skenën numer 4, e ngritur në Maiden Lane, përpara mijëra spektatorëve amerikanë, për 13 minuta. Një pjesë e valleve popullore u shfaq në televizionin nacional. Me lejoni të them se në këtë përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajt klerikët, Mons. Dr. Zef Oroshi,

Rozafati në Festivalin e 100-vjetorit të Permendores së Lirisë, mbajtur nga 4-6 korrik 1986.

Nga e majta: Gjergj Sinishtaj, Miliana Mirakaj, Martin Sh. Gjelaj, Valentina Shkreli, Gjergj Popaj, Violeta Rukaj, Prel Gj. Dushaj, Gjystina Rukaj, Luigj Gj. Shala, Dom Rrok Mirdita, Kristina Perpepaj, Simon Vukel, Linda Shala, Gjeto D. Rukaj, Prena Shala, Maria Nikaç, Fran Gj. Shala, Diana T. Mirakaj përkrah kombeve të tjera në Amerikë. Kështu viti 1986 shënon një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e antarëve të grupit kulturëdashës “Rozafati”. Kjo ishte pjesëmarrja në Statue of Liberty Centenial Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4 - 6 Korrik 1986. Në këtë festival të famshëm morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, në mes të tyre edhe grupi shqiptar. A u afruan pranë grupit Rozafat kërcimtarë profesionist për

Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, aktivistitët e palodhur, Fran Shala (dhe kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, shënimi im K.K.) etj. Zonja duarartë Prenda Shala, mundi në një kohë të shkurtër, të përgatisë kostumet e nevojeshme për gjithë pjesëtarët e grupit aq bukur dhe në menyrë profesionale, gjë që u bë një kontribut i rëndësishëm në suksesin që u arrit. Në këtë rast, grupi “Rozafati” nderoi kishën dhe komunitetin shqiptar në përgjithësi.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.