JK # 51

Page 1

Botues Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” New York

Viti XLIII, Numri 3, Korrik-Shtator 2008 • Çmimi $5.00

U ORGANIZUA DARKA VJETORE E NËNËS TEREZE ANNUAL CARNIVAL — MOST SUCCESSFUL EVER


2

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Jeta Katolike • Viti XLIII, Numri Korrik-Shtator 2008 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

www.JetaKatolike.com

Dom Pjetër Popaj

Viti i Shën Palit Apostull..............................................................[3]

Dom Nikolin Pergjini

Have You Thought of Becoming a Priest.....................................[4]

Nga Famullia Jonë

......................................................................................................[6]

Dritan Haxhia

Përvjetori i Nënë Terezës .............................................................[7]

Aida Dismondi

A call to Life ................................................................................[9]

Nick Shkreli

Annual Carnival — Most Successful Ever ..................................[11]

Mark K. Shkreli

Mbretëresha e Paqes ...................................................................[13]

Gjekë Gjonaj

Bekohet kisha e re e Shënkollit në Kosiq (Lulaj) ........................[19]

Klajd Kapinova

Intervistë me Tonin Mirakaj........................................................[23]

Rajmonda Mojsiu

Mëhill Velaj .................................................................................[28]

Sofra Poetike

......................................................................................................[32]

Peter Prifti

The Arbëresh Church In Italy .....................................................[34]

Sami Repishti

Pater Zef Pllumi ...........................................................................[36]

Lëvizje Demografike

......................................................................................................[40]

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

Nga Karnevali 2008 ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690 E-Mail: ShkreliM@aol.com

Këshilli Botues:

Ata që dëshirojnë të abonohen në Revisten Jeta Katolike abonimi vjetor është: $30.00 (SHBA).

Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj. »Gjithçka u krye«

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Ju lutemi na e dergoni pagesën në: Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

Nga darka vjetore për Nënën Tereze


JETA KATOLIKE

P

apa Benedikti i XVI ka shpall jubileun special dedikuar Shën Palit Apostull. Viti i Shën Palit që fillon më 28 qershor 2008 e mbaron më 29 qershor 2009, kremtohet me liturgji shenjte, simpoziume dhe publikime të jetës dhe shkrimeve të Shën Palit. Shën Pali Apostull ishte njëri ndër misionarët më të mëdhej të Ungjillit të Krishtit. S’pari na paraqitet në Veprat e Apostujve me emër Saul. Ai ka lindur dhe është edukuar në fenë çifute dhe si farize i flakët ishte skrupoloz në zbatimin e 613 ligjeve të traditës çifute. Në fillim ishte i shqetësuar me të krishterët që ishin shkëputur prej kësaj tradite, dhe ai personalisht e ka persekutuar Kishën e Krishtit në Jeruzalem. Ai ishte i pranishëm në vrasjen me gurë të Shën Shtjefnit, martirit të parë të krishter. Saulit, duke vazhduar rrugën për Damask, për të përsekutuar krishterë të tjerë, i duket Krishti i ngjallur dhe e pyet (Vep. 9:1-19) “Saul, Saul, pse po më salvon?”. Sauli i habitur i përgjigj, “Kush je ti, Zotëri?“ Krishti i përgjigj, “Unë jam Jezusi që ti e salvon.“ Sauli tronditet dhe prej dritës së madhe verbohet dhe rrëxohet prej kalit. I penduar pyet, “Çka të bëj tani?” Jezusi atëhere e dërgon atë te Anania në Damask për instrukcjone të mëtejshme. Kur pagëzohet, Saulit i kthehet të pamurit e syve dhe bëhet i krishter. Ai tani e kupton se bashkimi me Krishtin e Ngjallur e jo të mbajturit e ligjit është e vetmja gjë e nevojshme për shëlbim. Sauli, tani i pagëzuar Pal, shkon në Jerusalem për tu këshilluar me Pjetrin. Mbas kësaj vizite Krishti e dërgon për të predikuar Ungjillin paganëve. Ai e kalon tërë jetën e vet dedikuar Krishtit dhe prej Jerusalemi e deri në Iliri nuk pushon duke predikuar, pagëzuar, ndërtuar kisha dhe duke mbajtur me ta kontakt të vazhdueshëm me shkrime.

Trembëdhjetë Letrat me emër të tij drejtuar të krishterëve të rinj janë të frymëzuara prej Shpirtit Shenjt dhe

Dom Pjetër

POPAJ bëhën pjesë e Beslidhjes së Re. Dita më madhështore e Palit ka qenë dita e takimit me Krishtin e Ngjallur. Ai, megjithëse ishte shumë i respektuar prej shoqërisë së vetë çifute, i lër të gjithë dhe kthehet kah Krishti. Në letrën drejtuar Filipjanve (3:8) shprehët: “Madje unë çmoj gjithçka si dëm në krahasim me më të madhen të mirë: me njohjen e Jezu Krishtit, Zotit tim.” Pali e ka kuptuar se Krishti është

Konvertimi i Shën Palit (pikturë)

|KORRIK-SHTATOR 2008

3

dërguar prej Atit për të sjellur shëlbimin të gjithëve dhe që ne bashkohemi me Të nëpërmjet Sakramentit të Pagëzimit. Në letrën drejtuar Romakve (6:4) shkruan: “Me anë të pagëzimit, pra, bashkë me Të jemi varrosur në vdekje që, sikurse Krishti u ngjall në lavdinë e Atit prej të vdekurve, po ashtu edhe ne të jetojmë në jetën e re.” Pali e dëshmon se premtimi i shëlbimit që Zoti bën në Beslidhjen e Vjetër përplotsohet në Krishtin. Nëpërmjet Adamit e Eves njerëzimi është armiqësuar me Zotin. Nëpërmjet Krishtit jemi grishur të bëhemi miq me Zotin, prap të bëhemi bijë e bija të Tij në shpirt. Ne mund të hyjmë në këtë lidhje lumturije vetëm nëpërmjet Krishtit, “…të gjithë e fituam falas drejtësinë, në saje të shpërblimit që bëri Jezu Krishti” (Rom.3:24). Pali dëshmon se dashuria e Zotit u ndikua në zemra tona nëpërmjet Shpirtit Shenjt (Rom.5:5). Baza e dashurisë është Shpirti Shenjt i cili na vën në lidhje të ngushtë me Zotin, sikur fëmija me prindërit e vet (Rom.8:14). Gjithashtu, ky Shpirt na mban të gjallë në fe të jetojmë besnikrisht në këtë bashkim me Zotin (Rom.8:26). I njëjti Shpirt Shenjt na frymzon që të jetojmë në dashuri edhe me njëri tjetrin (1 Kor. 13:3). Gjatë këtij viti të mundohemi me i përngja Shën Palit, ai që ishte vet i konvertuar në jetën me Krishtin, punon pa ndërpre për konvertimin e shpirtrave të tjerë që të shëlbuar me Gjakun e Krishtit ta njohin të Vërtetën. Ai na mëson, që të duash Krishtin duhesh të besosh dhe shpresosh në Të. Ne duhet ta pranojmë Krishtin që të sundojë në jetën tonë. Këtë ne nuk mund ta arrijmë pa u bë një me Të, sikur thotë në letren drejtuar Galatasve (2:20) “…jetoj, por jo më unë, në mua jeton Krishti.”


4

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

THE WORLD NEEDS HEROES! Have you thought of becoming a priest? hese are the powerful words that appear in the Pope Benedict XVI prayer cards that were distributed this September in every Catholic parish of our Archdiocese of New York. The prayer for vocations is deep and profound. It is the prayer addressed to the Holy Spirit invoking the blessings and gifts for those who are called to serve Christ and His people. Reading that prayer card I thought of my vocation and the need to share with you, and I hope and pray with those who are called to become priests. Geneva, Switzerland. Geneva is not only a most beautiful Swiss city for my wonderful and unforgettable friends whom I dearly love, but also the city where I first began the spiritual crisis that led to my vocation to the priesthood. The Church, Saint Hyppolite, located in Grand Saconnex in Geneva, is a sacred place very dear to me that stirs my heart and holds many memories. It brings to my mind and soul moving memories of my vocation to the priesthood. Vocation to the priesthood! As a child I thought about becoming priest, but in communist Albania, where I lived, it was unthinkable and unimaginable and very dangerous to have such a forbidden vocation. It was in Geneva, in one of those chilly Swiss evenings during Fall season of 1990 that a Jesuit priest, Raimond Brechet S.J., asked me this powerful and engaging question: “What do you want to do in your life Nikolin?” It was a very deep silence and a very demanding eye contact between him and me. Even today after many years I feel his gentle voice in the core of my being. At that moment I certainly knew where he was heading with that question. It was the priesthood. Inside myself I was shaking and disturbed to hear this demanding question. I simply said that I wanted to get married and have a family. He smiled and wished me the very best. From that evening, the idea of priesthood never left me alone. I didn’t have the courage to discuss or share the spiritual crisis of my vocation with him or with other friends. It was an unwillingness on my part to respond to God’s call. It was only within the thick walls of this

T

small Church that I confided the spiritual crisis of my vocation. The church was only five min-

Dom Nikolin

PERGJINI utes walking distance from where I worked and lived. It was located on top of a beautiful hill surrounded with trees and flowers. In silence I climbed the stone stairs into the courtyard of the Church. On the left were the tombs of the pastors who served at that aancient parish. I always stopped and said a prayer for them and asked them to pray for

the darkness of church. In those moments of prayer I begged and invoked God’s mercy for help to discern my vocation, to find His way of peace and tranquility for my mind and soul. I have to admit that I feared an experience of an unknown future. Priesthood. What did I know about priesthood? Nothing. It would be impossible here in this letter to describe the depth of my fears and concerns during those days. I spent hours in prayer and silence in that intimate sacred place. The Tabernacle, the old wooden Crucifix and the statue of Our Lady were my dear companions who looked at me, and I found refuge in them. They waited for my response, in silence.

BOTA KA NEVOJË PËR HEROJ A Ke Mendue të Bëhësh Prift? me. And then, I opened the heavy wooden door of the Church. Inside of that lovely chapel there always was an inviting atmosphere for prayer. I always felt that the sacred place was waiting for my daily visits, and I was eagerly looking to rest and pray. Inside the church it was dark except for the vigil candle of the Tabernacle and the light of a few candles lit before the statue of Our Lady. My eyes were directed toward the powerful beauty of this concentrated light in

My prayers often were interrupted by the beautiful and moving sounds of the Church bell for the Angelus. It was a very strong and powerful sound. I knelt surrounded by the fullness of this ancient harmony and quietly spoke the words of the Angelus. The rest was wonder and silence. Time heals but time can also destroy. Fortunately, those divine moments of prayer in Geneva prepared myself for healing, trust and love. I left Geneva to join my family in the


JETA KATOLIKE

United States, but with the insisting presence of my vocation crossed the Atlantic Ocean within me. The idea of priesthood never let go of my mind and soul. It took a long time for me to come to a final decision, and it was a time of a very strong conviction filled with God’s grace. It was in New Jersey, December 6, Saint Nicholas day, my feast day, that I took the courage with an unshakable conviction to write to the Jesuit Father Raymond Brechet. That day will remain one of the unforgettable days of my life. I regret even today that I do not have a copy of my letter written to him, but still today after many years that letter is written in my heart. I wrote to him that the Holy Spirit had placed him on my path along the way, to awaken in me the seeds of my vocation to the priesthood. It was Christ, who through the voice of Fr. Brechet, had spoken to me. I said to him that the parish will be my family and the parishioners will be my children. Here I am, a Roman Catholic priest. I am privileged and proud to be a priest. Last August, unfortunately, Fr. Raymond Brechet left this world to join the Eternal Rest. A few weeks after his death, I stopped at the cemetery of Carouge in Geneva where Fr. Brechet is buried. In silence I stood before his grave. It was a very simple grave with a wooden cross surrounded by beautiful flowers. I thought of that chilly evening when the seeds of my vocation were planted in me thanks to this holy priest. I became deeply absorbed in the silence of that peaceful and powerful memory. My heart was filled with gratitude and thanksgiving to our Almighty Father for placing me under the guidance of this holy man. In those moments of silence I deeply and powerfully experienced his presence, his voice. I asked him to pray for me. Merci Raymond Brechet! Beautiful was his past, and now more beautiful and powerful is his future without End. Amen. I was surrounded and embraced by silence and wonder, and in this spirit wanted to share with all of you the story of my vocation to the priesthood. In my heart, it is forever linked to Fr. Brechet, the beautiful Church of Saint Hippolyte, my dear Swiss friends, and of course to the beautiful city of Geneva. Since his death, I think of him and those who have gone before us, and in silence I pause during the divine moments of the celebration of the holy sacrifice of the Mass. In that power, beauty, and wonder of the divine Sacrifice of Christ on the Altar I find your pres-

ence, you who have the patience to read my pains and joys, you who are known and unknown to me, you who are called to serve Him and his people, alive and gone to our dear Lord. And this is the wonder and silence of Christ, forever old and forever new, who powerfully and joyfully illuminates our lives, our human history, and our universe right here, every day on the Altar of every Roman Catholic Church in the world. Amen. May the power of Christ, who humbly

|KORRIK-SHTATOR 2008

5

descends on the Altar to become our Divine Guest, inspire those who are called to serve Christ and His people. AMEN!

Have YOU THOUGHT OF BECOMING A PRIEST ? Please feel free to speak to a priest for more information, and also visit WWW.NYPRIEST.COM.


6

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

N g a Fa mu l l i a J o n ë ◊ Më 7 Shtator 2008 – Famullia “Zoja e Shkodrës” kremtoi festën e së Lumes Tereze (Nënës Tereze) me Meshën përkatëse. Me këtë rast u organizua mbrëmja tradicionale me një darkë solemne në restorantin Maestro’s Caterers në Bronx. ◊ Më 19 Shtator 2008 – Në trollin e Kishës “Zoja e Shkodrës” filloi karnavali treditorë tradicional, i organizuar mirë nga Komisioni përkatës i udhëhequr nga avokati Alexander Zadrima, Esq. Karnavali u mbyll në orët e vona të të dieles, më 21 Shtator.

Në përgatitje: ◊ Më 13 Tetor 2008 – Sikur vitin e kaluar, Grupi Rozafati i Qendrës “Nëna Tereze” pranë Famullisë “Zoja e Shkodrës”, do të marrë pjesë në parakalimin “Columbus Day Parade”, në Fifth Avenue, në Manhattan. ◊ Më 9 Nëntor 2008 – Zhvillohet Festivali XVIII Shqiptar në Lehman Center for the Performin Arts, në kampin e Lehman College të State University of New York, në Bronx. ◊ Më 16 Nëntor 2008 – Akademia për 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe Alfabetit Shqip, që ka qenë lajmëruar më 12 Tetor, do të zhvillohet më 16 Nëntor 2008. Data është shtyrë për arsye teknike. ◊ Më 23 Nëntor 2008 – Në Qendrën Nëna Tereze, pas Meshës së orës 11, shtrohet drekë me rastin e festës së Krishtit Mbret. ◊ Më 28 Nëntor 2008 – Me rastin e Festës së Flamurit, në trollin e Kishës tonë, në ora 5 të mbrëmjes do bëhet ngritja solemne e Flamurit. Pas ceremonisë, festimi vazhdon në Qendrën Nëna Tereze, me fjalime të rastit, argëtim dhe pije freskuese. ◊ Gjatë Dhjetorit 2008 do organizohen Festime/Darka me rastin e Krishtlindjes. Datat e sakta do të shpallen më vonë.

GRUPI I VALLEVE ROZAFATI


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

7

Kisha Katolike Shqiptare ”Zoja e Shkodrës” përkujtoi përvjetorin e Nënë Terezës Nënë Tereza: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit“. DOM PJETËR POPAJ

Ë

shtë kthyer në traditë tashmë që çdo vit përkujtohet në New York ditëvdekja e Nënë Terezës, nën kujdesin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, nën drejtimin e famulltarit Dom Pjetër Popaj, i cili ka kremtuar meshën ditën e dielë, që Papa Gjon Pali II e ka caktuar për të lumturën Nënë Tereza. Në mbrëmjen e së dielës, më 7 shtator 2008, në

Nga Dritan

Aktiviteti është drejtuar më pas nga këngetari i mirënjohur Gëzim Nika, ndërkohë që grupi i valleve “Rozafati”, i drejtuar nga koreografja Angjelina Nika, ka bërë një hapje spektakolare me vallet më të njohura shqiptare të interpretuara me shumë mjeshtëri artistike. Mbrëmjes i ka dhënë gjallëri e ritëm edhe pjesmarrja e këngëtares Eli Fara. Famulltari i kishës “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjeter Popaj është shprehur për Gazetën “Illyria” se: “Kisha jonë, ashtu si

DOM NOSH GJOLAJ

HAXHIA restorantin “Maestro” në Bronx, me këtë rast u organizua një darkë, ku ishin mbledhur shumë shqiptarë të diasporës. Festa zyrtare për Nënë Terezen është 5 shtatori (dita e vdekjes, që paraqet ditën e lindjes për amshim). Kryetari i Këshillit të Kishes, z. Mark Shkreli, i cili shkurtimisht u ka uruar mirëseardhjen të pranishëmve, ka prezantuar drejtuesin e darkës, anëtarin e Këshillit të Kishës, z. Fran Çotaj, i cili mbas fjalës përshëndetëse ka ftuar të përndershmin Dom Nosh Gjolaj, famullitar i Kishës “Zemra e Krishtit” në Podgoricë, thënë ndryshe ish famullitar shumvjeçar i Prishtinës, i cili ka mbajtur dhe një lutje të shkurtër. Zoti Lekë Përlleshi, ka prezantuar për të pranishmit historinë e jetës dhe veprës së Nënës Terezë.

GRUPI I VALLEVE ROZAFATI

LEKË PËRLLESHI

ELI FARA

dhe e gjithë kisha katolike, jep një nderim të jashtëzakonshëm për Nënën Tereze, e aq më tepër ne si shqiptarë meqenëse ajo ka bërë një vepër madhështore për botën mbarë, por për ne më shumë. Nënë Tereza ka nxjerrë në pah shumë gjëra që bota nuk i ka ditur për ne, si zemërbardhësia, bujaria e shqiptarit, që natyrisht janë të lidhura ngusht me kristianizmin. Sot nuk shikon një popull tjetër më të dhimbshëm e më të gatshëm për të ndihmuar dikë tjetër, që është në nevojë, sesa popullin shqiptar. Këtë e bëri Nëna Tereze një bijë e Shqipërisë, me trup të vogël por me zemër të madhe. Ne shikojmë popullin e Izraelit i cili është një popull i vogël e prej tij kanë dalë profetë të mëdhënj, ka dalë dhe Mesia. Ne duhet ta falenderojmë Nënën Tereze për të

FRAN ÇOTAJ

DOM VIKTOR DEDAJ DHE ZEF RUDAJ

GËZIM DHE ANGJELINA NIKA


8

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

gjitha veprat e saja, e cila i dha një leksion botës mbarë për t’u kujdesur për të varfërit dhe natyrisht na mëson dhe ne se sa, e si duhet të kujdesemi për njëri tjetrin. Përpjekjet e saj janë të dukshme edhe për ndërgjegjësimin e botës mbarë për paqe e miqësi. Krishti thotë në një pjesë të ungjillit se “në qoftë se ja jep dikujt një gotë ujë, ma ke dhënë mua”. Këtë ka ndjerë në shpirtin e saj dhe Nëna Terëze në të gjithë misionin e saj bamirës, si shërbyese e të varfërve, gjatë gjithë jetës së saj, si shumë shënjtë të tjerë. Këta përvjetorë nuk janë kthyer në traditë se duhet për t’i bërë, por çdo vit na sjell më afër me të, na bën dhe më të vetëdijshëm ne, ku paralelisht nxjerr më në pah veprimtarinë e saj. Ne përpiqemi t’i përngjajmë asaj. Të gjithë sot perpiqemi ta fusim atë me thellë në mendjet dhe në zemrat tona e të çdo shqiptari, se çfarë ka bërë Nëna Tereze për botën mbarë dhe për ne”. * * * Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur ende 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë e Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë. Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t’u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin “Motrat e Loretos”, në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në

GRUPI I VALLEVE ROZAFATI shkollën St. Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: “Vashë e Jezusit” për “amshim”. Ajo vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu “frymëzimin” e ri, “thirrjen brenda thirrjes”. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga

tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t’i gjetur dhe për t’u shërbyer atyre që janë: “të braktisur, të padashur, të papërkujdesur”. Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ishnxënëset e saj. Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t’i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën. Për t’iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si “rrugë e vogël që i çon në shenjtërim” ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj. Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t’ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t’i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi “për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve”. Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. (Botoi Illyria)


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

9

A call to life — a prayer to celebrate it By Aida Dismondy In my years of gaining conscience to the way of life of existence to fully understanding the morals and values that guide our lives I have or better had held strongly the view that when it comes to determining bringing a child into life or not it was the personal decision of a woman and that politics and society had no right to interfere in that decision. I suspect that many of you who are reading these lines might cringe at this notion, might be devastated by the very thought of it. Yet, I am a Christian I have been one for many years. As a child I was not baptized a Christian, as a matter of fact my family was not affiliated with any religious denomination. Religion of any kind was a forbidden word and religious practice was considered a crime during the years of my growing up back home. But let’s not get distracted from the purpose of this note; a child’s life in danger of abortion. Communities of

Catholics across United States are praying to end abortion: 40 days to life, that is what our mission is called, for those of you unfamiliar with it. At first I was holding on to my view that I described above having also a list of excuses and reasons to hold on to my opinion. Justifications that are familiar to all of us, otherwise we - I mean all who shared the same opinion with me – would not protect them strongly. However, it is an opinion that continually justifies murder. Murder?! – How is it that terminating a pregnancy is murder? Nobody is killed; it’s just an embryo. After all this is the response of pro-choice activists. Let’s look at the facts with a simple eye, without the complications of the reasons, the rights of the individual, the obligations, the futures that would be ruined for bringing a child into life. Stop with all this and let’s keep the matter simple. A woman finds out she is pregnant, whether she is married or not married. The first thought that enters her mind is, “Oh, I am pregnant I am going

to have a baby!” If we are married we announce the news with smiles to our husbands and then to our families and loved ones, who in return cheer for us and immediately extend their hands to reach for our bellies, as if petting on the head the child within or welcoming him into the world. If we are not married the news comes as a shock and the thought goes, while the hand rubs the belly gently, frightfully, “what am I gonna do about it? My family will kill me if I keep the baby? What about my career? My future? My boyfriend will leave me if I keep the baby?” Notice for a moment the thought process, neither of the women refer to the pregnancy saying, “ Oh, I am pregnant there is a fetus inside of me”! No, the moment we find out we are pregnant we say we are going to have a BABY. Therefore, whether pregnancy as a concept registers with us or not, we are very well aware that what is growing inside of us is another human being, another life. Let me reiterate it: Another LIFE. Those of us, who decide to keep the


10

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

baby, will get to see what will become of him or her. We will watch them at every moment and our hearts will rejoice for everything they accomplish and will ache at their failures. Despite it all we will have in front of us an individual another human being to whom we, co-operating with God, gave life. As for those of us, who decide to terminate the pregnancy, in other words to terminate a life and who in cold blood determine to murder another human being will go about our days as if nothing has happened, but by God, that is the biggest lie we will carry with us, for we know until the day we close our eyes and meet our Creator we will never forget about the baby whose life we denied. Perhaps we will have other children for whom the families will rejoice, but in their every moment or milestone we will always wonder what would have become of the child we never knew, the child that we threw into a trash can, the child we decided to murder. For it is murder, I do not know what else to call the termination of a life, but murder, and if I use the legal term would be voluntary man slaughter. Ouch! The human being who takes the life of another human being is punished by law and we call them criminals. Yet, when a woman terminates the life of an embryo, a fetus, as she may call it as if it was a tumor that needed to be removed, we have our tissue boxes ready to cry at her pain of having been forced to terminate the pregnancy when she herself had a choice in the matter, she could have chosen to have the baby she could have chosen LIFE instead, but she chose death. A person who has committed a suicide also had a choice in the matter, let the person live or take his life. Since the life of another person was taken the politics and the society gets involved, for Life is sacred. Further, if a person murders a woman who is pregnant – be that even in the first week of her pregnancy - the person is punished for double homicide, for having taken the life of a woman and her unborn child. Yet, when a woman chooses to take the life of an unborn child, her own child, the politics and society should remain indifferent and not get involved under the justification that it is a woman’s body, as if there was a liver or kidney she was removing and that it is a woman’s right to choose to have a baby or not. Most of all it is a choice that we should embrace – so they say. I don’t know about you but I can not embrace an individual who takes the life of another individual, therefore I can not embrace any more the PRO-CHOICE option. The only choice is Life. Therefore, let us embrace it and get involved to stop its termination. Let us all pray, Christians or not, for the life of an unborn child in danger of abortion. The time and place to exercise your “PROCHOICE” is after the birth when you choose to not keep the child but to find another option. There are families who struggle to have a child but who cannot for whatever reason. Families, who would welcome the opportunity of adopting a child to love. Least but not last: Your mother chose life, how about you?

240 E. 58TH ST. NY. NY 10022 T: 212-688-4190 F: 212-688-4342 AGRON@CLUBASTEAAKHOUSE.COM WWW.CLUBASTEAAKHOUSE.COM

Since 1989

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary Red carpet with the open bar

Office: 845-526-8001 Cell: 914-447-1144

24/orë 7/ditë

H-2 Hummer up to 20 passengers Telefononi pronarin

Anton Gjokaj

In the picture me and Excursion up to 12 Passengers

Crysler Hemi up to 12 passengers

Albania Limo To ll Free: 1-800-734-0453


Annual Carnival — Most Successful Ever By Nick Pashko Shkreli

D

espite the weather forecasters‘ predicting never ending rain, an estimated 3,000 people poured through Our Lady of Shkodra’s annual Carnival event; as the Church grounds were turned into an amusement park reminiscent of an old fashioned carnival but without the Albanian music. There were over a dozen mechanical rides and plenty of food for all the Carnival revelers. The great weather of Saturday and Sunday drew more crowds, making this event as successful as the previous carnivals. In fact, this year was one for the record books. It was a fun filled family event, where children could play and adults could mingle with each other while drinking beer and laughing like hyenas in the wild. It was like being at an Albanian wedding. Music was provided by DJ Jack and the live bands were Grupi Shoqeria, Fran Vulaj and Grupi Malesori, who were on hand to entertain for our dance party guests. “Excellent food, fantastic entertainment and great weather resulted in one of our most successful carnivals ever,” said Alex Zadrima, Organizer of Our Lady of Shkodra Carnival. Admission was FREE but to go on the rides you had an option to purchase an all day bracelet for $20.00 or individual tickets at $2.00. Of course parents opted for the bracelet option. That gave parents a break from the children and


12

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

plenty of time for themselves. The ads that were placed focused on the message of family fun, unlike typical carnivals where teenagers are the only attendees. Friday which was opening day, brought non-stop rain that lasted throughout the evening; closing the event for the night. Opening day is usually the slowest day of the carnival, so it did not matter if it rained. At the end, all that mattered was that everyone was having a great time. See you all next year.

Two Star Restaurant

Homemade Mediterranean Cuisine

Izet (Danny) Kolenovic 718 East 187th Street, Bronx, NY 10458 • Tel 718-220-8780 Open 7 Days A Week


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

13

Mbretëresha e Paqes - Medjugorje

B

ashkëshortja ime, Liza dhe unë, ia kemi vënë vetit detyrë, që çdo vit, gjatë pushimeve në vendlindje, të bëjmë shtegtari në Megjugorje (Medjugorje). Ashtu bëmë edhe sivjet, por me një ndryshim: kësaj radhe vendosëm që shtegtimin ta bëjmë ditën e festës së Zojës, më 15 Gusht. Dhe mirë bëmë, sepse në këtë ditë e pamë se besimtarët e kanë njohur shfaqjen e Zojës në këtë vend, edhe pse Kisha akoma nuk e ka njohur zyrtarisht. Kisha, me kujdes i përcjell ngjarjet në Megjugorje dhe i evidenton raportet e mrekullive nga shtegtarët,

por për ta njohur si Shfaqje, duhen prova të pakontestueshme, ashtu sikur me rastet e Ludrdit (Lourdes) në Francë dhe Fatima në Portugali, ose edhe më e reja, ajo në Laus Francë. (Kjo e fundit është dëshmi qe na tregon se si Kisha është e kujdesshme në rastet e tilla. Që nga shfaqja e parë, në Maj të vitit 1664, kanë kaluar gati 350 vjet, por Kisha, zyrtarisht e ka pranuar atë vetëm më 4 Maj 2008. Atë ditë, ipeshkvi i Gap, Mons. ZhanMishel de Falko (Jean-Michel de Falco), gjatë Meshës në Laus, ka shpallur zyrtarisht se pranohet “origjina supernatyrale” e shfaqjeve vajzësbareshë 17-vjeçare, Benoite Rencurel. Në një intervistë dhënë France-Info Radio-s, ka thënë se vendimi domethënë se Kisha “e ka bërë detyrë të vetën, që zyrtarisht tu thotë shtegtarëve ‘ju mund të vini këtu me besim total’”).

Mark K.

SHKRELI Gjashtë orë me makinë, nga Ulqini, bregut të Adriatikut, nëpër gjirin e mrekulleshëm të Bokës së Kotorit, përmbi qytetin antik të Dubrovnikut, rrugës që të duket se është pjesë e detit të kaltër dhe nganjëherë mendon se je duke ecur përmbi ujë, me pamje të mahnitshme të ishujve të Dalmacisë, që nuk mbarojnë kurrë, kalojnë me shpejt, sikur një ëndërr e këndshme. Kur arrinë tek delta e lumit Neretva dhe e lë bregun e detit, të vjen keq që ëndrra po përfundon. Por, prap sikur ëndrrat që rishfaqen gjatë natës, edhe udhtimi ëndërrues rifillon. Lugina e Neretves është gati poaq fantastike sa edhe bregdeti i Adriatikut. Për ta shijuar edhe më mirë këtë bukauri natyrore vendosëm të shkojmë në Mostar, ku


14

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

edhe ta kalonim natën. Por Mostari i dikurshëm disi kishte humbur në morinë e shtëpive të reja, ndoshta pak edhe jashtë ambijentit. Megjithatë, ne e gjetëm (me vështirësi) Urën e Vjetër (Stari Most), por kur dolëm nga makina, nxehtësia ishte e padurueshme dhe vendosem të ikim nga aty. Udhtimi nga Mostari drejt Megjugorjes ishte një avanturë e vërtetë. Rruga, edhe pse jo shumë e dobët, ngritet në majat e maleve si një spirale, kurse mungesa e shenjave të mban në ankth nëse e ke humbur rrugën. Pas 45 minutash, para nesh u paraqit pejsazhi i njohur, qyteti i Megjugorjes i rrethuar me malet Podbrdo, që tani quhet Mali i Shfaqjeve dhe Krizhevac (Križevac) në majën e të cilit, nga larg dallohet kryqi i madh, i cili e mbizotëron krejt rrethin. Ky kryq është ngre nga besimtarët më 1933 për të shënuar 1900-vjetorin e kryqëzimit të Jezu Krishtit dhe s’ka të bëj asgjë me shfaqjet e Zojës së Bekuar. Në mes të kryqit janë të shkruara vitet “33-1933”. Shtegtarët e vizitojnë edhe këtë vend, duke bërë Udhën e Kryqit, e cila fillon në rrënxë të malit dhe përfundon tek kryqi. Shpesh, këtu kremtohet edhe Mesha e Shenjtë. Megjugorje (vetë fjala “medjugorje” do të thotë “mes maleve”), shtrihet në mes këtyre

maleve si një qilim i gjelbërt, në mesin e të cilit figuron mallëngjyeshëm kisha famullitare e Shën Jakovit apostull. Deri më 1981, kur për herë të parë ndodhën shfaqjet, Megjugorje ishte një vend i shkretë, me pak shtëpi të dobëta dhe nj ë bujqësi primitive, por një popull me besim të gjallë në Zotin. Shfaqjet e Zojës së Bekuar e vunë atë në hartën botërore. Tash, mbas 27 vitesh,

Megjugorje është një mizëri njerëzish të të gjitha kontinenteve, të të gjitha racave njerëzore. Sot në Megjugorje dëgjon pothuajse të gjitha gjuhët e botës, më së shumti në malin e shfaqjeve. Kur parkon makinën afër Podbrdo dhe shiqon nga mali, ke për të parë njerëz që sikur përronjë shumëngjyrash, ecin shpatit përpjetë dhe teposhtë. Shumica janë të organizuar në grupe, gjithmonë me ndonjë prijës meshtar. Ngjitja fillon në anën veriore, me shenjat e Rruzares dhe në çdo shenjë, meshtari ose një nga shtegtarët, shpjegon domethenien e shenjës përkatëse. Duhet theksuar se Rruzarja e Megjugroje përbëhet nga 15 e jo 20 shenja, sepse, në atë kohë shenjat e dritës nuk ishin akoma në përdorim. Aty ku Maria u është shfaq parësëve (vizionarëve) për herë të parë është ndërtua një shtatore e saj dhe aty, në çdo kohë të ditës apo natës, gjenden njerëz të dëvoçëm në lutje, ulur në gjunj mbi gurët, nganjëherë edhe të ashpër. Shtegtarët janë të të gjitha moshave, që nga ata që janë në krahët e prindit deri tek ata që, për arsye moshe apo sëmundjeje, lëvizin me vështirësi, por megjithatë refuzojnë ndihmën e të tjerëve. Shumë të rinj, udhtimin e bëjnë këmbë zbathur edhe pse ecin mbi gurë të thepisur.

Ç‘thotë Kisha zyrtare për këto ndodhi në Megjugorje Ish-Ipeshkvi i Mostarit, Mons. Pavao Zhaniq (Žanić), dhe i tanishmi Ratko Periq (Perić), nën jurisdikcionin e të cilit është Megjugorje, akoma nuk e kanë njohur këtë fenomen si të mbinatyrshëm. Konferenca ipeshkvnore e ish Jugosllavisë, në Takimin e Zarës, ua ka lënë të lirë besimtarëve, por ata vetë nuk janë përcaktuar. Janë interesante deklaratat e prelatëve të ndryshëm nga mbarë bota për këtë. Kardinali Shënborn (Schönborn), arqipeshkëv i Vjenës: “Nuk dua të marr përcaktim për Megjugorjen nga këndvështrimi i të drejtës kishtare. Por, gjithsesi, mund të konstatoj vetëm një gjë: ai vend, qartë, është bërë vendndalim i një misioni intenziv të vet Qiellit, ku dhjetra mijëra njerëz gjejnë


JETA KATOLIKE

lutjen, rrëfimin, kthimin, paqëtimin, shërimin, fenë më të thellë“. Kardinali Vinko Puliq (Puljić), arqipeshkëv i Vrhbosnës: “Situata e sotme është e tillë, që duhet marrë nga dy këndvështrime. Nga këndvështrimi i lutjes, pendesës, diçkaje që është punë feje. Këndvështrimi i dytë janë shfaqjet, porositë, të cilat gjithsesi do t’ju nënshtrohen procedurës kritike”. Dr. Franc Rode, arqipeshkëv i Lublanës (Ljubljana): “Megjugorja egziston dhe si e tillë është fakt. Njerëzit shkojnë atje dhe e shoh se Megjugorje është vend mëshirët”. Mons. Anxhello Masafra (Angelo Massafra), arqipeshkëv i Shkodrës, ka vizituar për herë të parë Megjugorjen më 23 qershor, 2003, duke u kthyer nga Banjalluka ku ka marrë pjesë në kremtimet euharistike me Papën Gjon Palin II. Imz. Masafra i ka përcjellur ngjarjet në Megjugorje që nga fillimi. Me besimtarët e tij i bashkohet thirrjes së Zojës në lutje për paqe: paqe në Shqipëri, paqe në Hercegovinë dhe paqe në tërë botën. Mons. Tomas L. Dypri (Thomas L. Dupre), ipeshkëv i Springfild

(Springfield, Massachusetts, USA): “Megjugorje është pak ndryshe (nga shfaqjet në Lourdes dhe Fatima, M.Sh.), sepse akoma nuk e ka fituar njohjen zyrtare të Kishës. Sikur shumë të tjerë, pres vendimin zyrtar të Kishës. Ka diçka në mua që dëshiron të besojë në këto shfaqje. Kam ardhë që të shoh me sytë e mij... Besoj se këtu egzistojnë shumë fruta të mrekullueshme shpirtrore... Shoh shumë fruta të mirë, shoh shumë gjëra të mira, e kjo është vepër e Hyjit, vepër e Shpirtit Shenjt. Për këta s’ka dyshim. Kardinali Josip Bozhaniq (Božanić), arqipeshkëv i Zagrebit: “Kisha akoma nuk ka mjaft argumente të përcakthen rreth vetë shfaqjeve. Jemi duke parë se njerëzit në Megjugorje marrin virtyte të ndryshme... Si besimtarë nuk e kemi për detyrë të besojmë në shpalljet private dhe se tash për tash nuk mund të bëhet fjalë për njëfarë mbinatyrshmërie, por Kisha as që e ka mohuar Megjugorjen. Papa Gjon pali II, sipas Imz. Hery J. Flin (Harry J. Flynn), arqipeshkëv i Sent Pol- Meniapolis (St. Paul-Minneapolis, USA): “E pyeta Atin Shenjt: Ati Shenjt,

|KORRIK-SHTATOR 2008

çka mendoni Ju për Megjigorjen? Ati Shenjt më dha këtë përgjigje: ‘Megjugorje? Megjugorje? Megjugorje? Vetëm gjëra të mira ndodhin në Megjugorje. Njerëzit atje luten. Njerëzit shkojnë në rrëfim. Njerëzit i përkulen Euharistisë dhe njerëzit kthehen kah Zoti. Duket se vetëm gjëra të mira ndodhin në Megjugorje’“. I citova këta kolosë të fesë, sepse njerëzit ende nuk janë të bindur për shfaqjet në Megjugorje dhe, sikur pamë, as Kisha nuk është e bindur. As unë nuk jam i bindur. Ndoshta edhe unë jam si Toma apostull, dyshuesë, i cili vetëm kur Krishti e ftoi ta fuste gishtin në plagët e tij tha, “Zotëria im dhe Hyji im!”, por gjatë kësaj vizite u binda për një gjë: pa marrë parasysh qendrimin e Kishës, besimtarë nga mbarë bota e kanë pranuar Megjugorjen si vend shfaqjesh. Qëndrimi ynë në Megjugorje përfundoi me Meshën e Shenjtë në kishën e Shën Jakovit dhe kur u nisëm për Ulqin, na u duk se u ndamë ga një vend ku duhet të kthehemi prap, sepse aty lamë Nënën e gjithë njerëzimit — Mbretreshën e Paqes.

Specialized in multifamily residential and other income producing commercial properties.

Gjon Dedvukaj Broker / Owner

Tel: (718) 519-1100 Cell. 718-496-7710 Fax: (718) 881-1829 WWW.ALBUSAREALTY.COM e-mail: albusarealty@aol.com

261 Gun Hill Rd. Bronx, NY. 10467

15

• MANAGEMENT • RENTALS • SALES

MORTGAGES Na kontaktoni nëse planifikoni të bleni ose shisni çfardo lloji Real Estate në shtetin e New Yorkut


16

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

LOW COST INSURANCE JAMES J. THEISS AGENCY FOR ALL YOUR INSURANCE NEEDS! Contractors • Commercial Insurance Home • Auto • Life Tenant / Apartment Buildings General Liability • Restaurants Stores

For All Your Insurance questions: Nationwide® Insurance & Financial Services

Call: 914-948-2144 30 Yr. experience

Mbi 30 vjet në shërbim të komunitetit shqiptar

THEISS INSURANCE AGENCY 641 N. Broadway • White Plains, NY 10603

Nationwide Mutual Insurance Company and Affiliated Companies / Home Office: Columbus OH 43215-2220 Nationwide® is A registered Federal Service Mark Of / Nationwide Mutual Insurance Company.


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

17


18

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

19

BEKOHET KISHA E RE E SHËNKOLLIT NË LULAJ Nga Gjekë Gjonaj Më 27 korrik 2008 u bekua Kisha e Shënkollit në fshatin Kosiq, Anë të Malit, e cila në dokumentet arkivore përmendet që në shekullin XVI. Meshën e shenjtë e celebroi dom Sima Lulaj, i cili në praninë e besimtarëve katolikë dhe islamë pasi foli për të kaluarën e kësaj kishë, falënderoi donatorët dhe të tjerët që kanë mundësuar rimëkëmbjen e këtij objekti të lashtë fetar. “Në oborrin e kësaj kishë kanë qenë varrezat e Lulajve. Aty janë varrosur disa besimtarë, kurse disa të tjerë edhe përjashta tij, emrat e të cilëve për fat të keq nuk dihen sot e kësaj dite, pasi asokohe nuk ka qenë rregull të shkruhen në pllakën e varrit. Po edhe ata që e kanë shkruar emrin në pllakën e varrit shekujt kanë bërë që ata të shlyhen e të jenë të palexueshëm.Ndërkaq eshtrat e disa personave të varrosur në këto varreza janë transferuar në varrezat familjare në Kllezën Nalt”, tha dom Sima. Ai sqaroi arsyet pse kisha disa njerëz i ka varrosur jashtë mureve të oborrit të saj. “Kisha asohere ka vendosur që disa njerëz t`i varrosë jashtë mureve të saj për shkak se ata nuk i kanë kryer ashtui si duhet obligimet e tyre fetare. Jashtë mureve të kishës janë varrosur ata që kanë bërë mëkat, si për shembull vrasësit etj. Dhe ata kisha për këtë vepër të shëmtuar i ka dënuar, duke mos i varrosur prifti. Me këtë disiplinë kiishtare është tentuar të zvogëlohet numri i vrasjeve.”, u shpreh Sima, duke shtuar se ata që janë varrosur brenda mureve të kishës janë konsiderur njerëz besimtarë, fetarë, kurse të tjerët si njerëz të pafe, jobesimtarë. Sipas fjalëve të dom Simës kjo kishë nuk ishte rimëkëmbur pa kontributin e

pazëvendësueshëm të besimtarit të devotshëm të Zotit dhe fesë së krishterë zotit Lekë Lulaj, i cili jeton në SHBA. “Zoti Lekë duke qenë i pasionur për vendlindjen e tij, inicioi dhe realizoi këtë vepër të madhe, e cila përherë do të jetë në shërbim të besimntarëve të fesë së krishterë, respektivisht të besimit katolik. Ai nuk kurseu mundin, kohën as xhepin që të sensibilizojë farefisin Lulaj, por edhe bamirësit e tjerë bujarë, fisnikë e të ndrershëm, miqtë e shokët e Lulajve që ndihmuan me mbi 70.000 US $ ndërtimin e kishës. Me kontributin e tyre financiar donatorët kanë ndërtuar rrugën prej rrugës

kryesore deri te kisha në gjatësi prej disa metrash .Fisi i Lulajve kanë kontribuar shumë edhe në ndërtimin e kishës në Kllezën Nalt dhe Kllezën Poshtë, çka tregon për interesimin e madh që kanë për kishën e tyre”, nënvizoi Sima. Ai në


20

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Në Sajmirë Shugurohet Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit Dom Robert Jakaj vazhdim falënderoi fisin e Velijajve, Rrahmanin dhe Metën të cilët kanë lëshuar shumë tokë nga pronat e tyre për rrugën e kishës, pastaj projektuesin e kishës, Gjorgje Daboviqin, ndërtuesin e kishës, Elez Elezoviqin, Gjokë Shkrelin, furrën e bukës “ Kodra” e të tjerët. Më pastaj të pranishmit nga viset të ndryshme të komunës së Ulqinit me rrethinë dhe diaspora në këtë solemnitet rasti i përshëndeti dom Robert Jakaj, i cili falënderoi vullnesën e mirë dhe angazhimin e sinqertë e transparent si dhe mundin e madh që është bërë për këtë kishë. Banorët e këtij fshati janë shembull jo vetëm për komunën e Ulqinit, por edhe më gjerë për marrëdhëniet e mira ndërfetare të trashëguara me shekuj. Dëshmi për këtë është edhe pjesëmarrja në numër të madh e besimtarëve islamë nga ky fshat dhe i fshtarave të tjera të Anës së Malit në këtë ceremoni fetare. Vërtetë ishte admirues fakti kur në oborrin e kishës atë pasdite vëreje të dëgjonin meshën shenjte pjesëtarë të besimit katolik dhe islam. Dhe jo vetëm kaq, por në zemrat e banorëve të këtushëm pa dallim feje reflektohej gëzimi, sepse të gjithë këtë objekt kulti e konsideronin sikur të vetin. Këtë e deklaroi në fjalën përshëndetëse në emër të besimtarëve islamë, Ethem Mehani. “Urojmë nga zemra ta gëzojmë të gjithë së bashku për jetë e mot këtë kishë të re”, tha Mehani, duke e vlerësur këtë tubim madhështor dhe mallëngjyes. Kjo tolerancë dhe harmoni fetare është shembull për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Për ndërtimin e kishës së Shënkollit në fshatin Kosiq ndihmuan fisi i Lulajve : Jakë Kola, Martin Gjoni, Gjergj Paloka,Nrekë Hila,Hilë Paloka,Simë Prëçi, Mark Nika,Kolë Gjoka,Noc Paloka,Pal Pjetri,Lubo Pjetri,Ivo Kola,Loro Nreka, Fran Gjergji,Gjergj Toma Lulaj,Rrok Nreka,Lekë Jaku,Goran Gjergji, Dragan Kola, Lekë Jaku,Jakë Kola me fëmijë. Përveç fisit të Lulajve ndihmuan financiarisht edhe familja e Noc Matisë Gjonaj,Gjokë dhe Angjë Duroviq, Martin Dedë Shkreli,Simë Simonlacaj,Gjon Nreka Çotaj,Lubo Gjergji Koçaj,Marash dhe Antoneta Lucaj,Nikë Palkola ,Agustin Nreka Çotaj,Sandër Luviqi Çotaj,Simë Zefi Markiq,Fran Shtjefni Çotaj ,Gjushë Kola Mirdita, Mark Luka Lukoliq 200,Palë Shtjefni Çotaj,Tish Zefi Koçoviq,Vjeko Shtjefni Çotaj,Kolë dhe Leze Kalaja.

Më 09.08.2008 në Sajmirë të Mozhurit të Ulqinit u bë bekimi dhe ceremonia e çeljes së kishës së Shën Gjon Pagëzuesit. Këshilli organizativ për ndërtimin e kishës në përbërje: Don Robert Jakaj, Gjergji Pjetrit Gjelit-Dabaj, Jozi Luks Palës-Jankut, Zefi Rrokut Simës-Lukiqi, Ivo Antit Zefit-Lukiqi, Lubi Gjergjit Niks-Lukiqi dhe Zefi Palës Macit Niks-Simonaj, ia filloi dhe e përpiloi projektin, zgjodhi ndërtuesin, mblodhi donacionet prej vendasve dhe nga diaspora, si dhe organizoi ceremoninë e çeljes së Kishës. Kisha e Sajmirës është ndër kishat më të vjetra në këtë anë. Në këtë vend atraktiv që e tregon vetë emri, banorët e fshatrave,


JETA KATOLIKE

shumica shestanas, shekuj me radhë kanë varrosur të parët e tyre, e po vorrosen edhe sot. Kishën që e rrënoi tërmeti më 1979, Enti kulturor i Ulqinit e cilësoi si objekt më rendësi kulturore, bëri projektin dhe u obligua ta rindërtoi këtë objekt sakral. Mbasi punën nuk e bëri Enti, atë e kryen banorët me mjetet e veta ata bënë edhe murin rrethues, parkingun, banjot dhe rrugën, si dhe financimin e koktejit dhe koncertit rekreativ. Meshën e shenjtë e mbajti arqipeshkvi i Tivarit Imzot Zef Gashi me meshtarët tjerë. Projektin e ndërtimit e bëri falas arkitekti Sandri Gjergjit Pjetrit-Dabaj. Punët mbikëqyrëse për mjeshtri dhe inxhinjeri i bëri Gjergji Pjetrit Gjelit-Dabaj, kurse kryesi i punimeve Zefi Palës Macit Niks-Simonaj, me sukses dhe në afat e kreu kishën e shën Gjon Pagëzuesit në Sajmirë të Kullomzës. Mbas meshës, kryetari i Këshillit për ndërtimin e kishës, Don Robert Jakaj foli për rëndësinë e këtij objektit fetar dhe kulturor, si dhe përshëndeti kryesinë e punimeve, arkitektin, mbikëqyrësin dhe financuesit e këtij projekti. Po ashtu, ai kërkoi që edhe pushteti vendor të ndihmojë për infrastrukturë të kësaj lagje. Në emër të diasporës pjesëmarrësit i përshëndeti zotëri Jozi Antit Pjetrit KolsMargjonaj. Në emër të pushtetit lokal, kryetari i Komunës së Ulqinit, zotëri Gëzim Hajdinaga përshëndeti bashkëvendasit tonë, të cilët realizuan shumë projekte të vlefshme ai beson që edhe Komuna do të ndihmojë për meremetimin e rrugës deri te ky vend. Përpos rëndësisë fetare, ky objekt ka edhe rëndësi kulturore për qytetin e Ulqinit. Po ashtu përshëndeten edhe deputeti zotëri Luigj Shkreli dhe ing. Gjergji Pjetrit Gjelit-Dabaj.

|KORRIK-SHTATOR 2008

21


22

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

23

Historia e Rozafatit në New York

që filloi 30 vjet më parë

Bisedë me z. Tonin Mirakaj, përkrahës në krijimin e grupit artistiko - kulturor “Rozafati”, pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York

M

ë 31 maj 2008 Qendra shtypit, pra revistës “Jeta Katolike” Kulturore “Nënë Tereza”, (1966), udhëheqësit shpirtëror, meshtarët pranë kishës katolike katolikë shqiptarë dhe artëdashësit e “Zoja e Shkodrës” në New York, kulturës tradicionale popullore, që kishin përkujtoi 30-vjetorin e kirjimit të grupit emigruar në Amerikë, bashkëpunuan dhe vendosën të themelojnë të parë artistik shoqëri, klube dhe grupe “Rozafati”, në kulturore. I tillë është Qendrën Katolike edhe grupi artistik Shqiptare “Zoja e “Rozafati” (1978), që Këshillit të Mirë” është edhe bërthama e në vitin 1978 në New York. Në të njëjtën kohë u përkujtua krijimit të Festivalit të Parë Shqiptar në edhe 30-vjetori i themelimit të Korit të New York, që këtë vit mbush vitin e kishës. Dihet se institucionet e hershme 18–të. Viti 1986 shënon edhe një ngjarje Tonin Mirakaj të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë me shumë rëndësi në veprimtarinë e pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, grupit “Rozafati”, pjesëmarrjen në qindvjetorit të Përmendores së Lirisë gjë që dëshmohet nga burimet e shumta manifestimet kulturore me rastin e (Statue of Liberty Centenial Harbor historike ndër shekuj. Kurse në diasporën shqiptare në ShBA dhe posaçërisht në shtetin e New York–ut dhe rrethina në këto përgatitje, si gjithëmonë, rol të rëndsishëm kanë luajt të përndershmit klerikë: Mons. Dr. Zef Oroshi (1912–1989), Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, aktivistët të palodhur Fran Shala dhe kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj etj. Ndërsa në New York komuniteti i vogël katolik shqiptar (i përbërë krysisht nga emigrantë politikë), është vendosur vonë në krahasim me komunitetin e hershëm ortodoks shqiptar, me qendrën e saj në Boston, rreth kishës së Shën Gjergjit, themeluar nga Peshkopi Metropolitan Fortlumturia e Tij Theofan Stilian Noli më 1908. Krahas ndërtimit të kishës së re, Grupi “Rozafati” në vitin 1980, nga e majta në këmbë Martin Merturi, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Marjan Merturi, Loro Lulaj, Fran Shala, Qendrës Katolike Shqiptaro (ulur) Linda Shala, Deda Markic, Hajro Cekaj, dhe Mirko Shala. Amerikane dhe themelimit të

Klajd KAPINOVA


24

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Festival), mbajtur në New York City nga 4-6 Korrik 1986, duke ngritur lart flamurin shqiptar, por pa yllin komunisto-rus. Në këtë manifestim të famshëm, morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, në mes të tyre edhe grupi shqiptar “Rozofati”. Një vit më pas, “Rozafati” u ftua në Boston, në një mbrëmje të organizuar me rastin e 75-vjetorit të lindjes së aktivistit të vjetër vatran dhe një ndër më të mirënjohurit, i nderuar dhe respektuar në komunitetin shqiptar në Amerikë, Anthony Athanas (1911–2005), një përkrahës dhe dashamirë i kishës katolike që prej fillimit. Meshtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre menduan se tashti ishin në gjendje të organizojnë një Festival më vehte. Në këtë drejtim ata patëm inkurajim dhe mbështetje dashamirëse edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”, me të cilët kishin bashkëpunuar që nga viti 1972. U vendos të mbahej Festivali i Parë Shqiptar. Për të mësuar më shumë mbi historinë e jetuar të grupit “Rozafati” deri tek Festivali I-rë, mendova të zhvilloj një bisedë me aktivistin e hershëm të komunitetin tonë, publicistin veteran dhe ish kryetarin e këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës”) punëtorin e palodhur të komunitetit shqiptaro–amerikan z. Tonin Mirakaj.

Këtë vit u mbushën 30 vjet nga koha e krijimit të grupit artistiko–kulturor, shumë kuptimplotë, “Rozafati”, të organizuar nga kisha dhe Qendra Katolike në New York, e cila po përkujtohet me një mbrëmje argëtuese. A mund të na përshkruani pak atmosferën e asaj kohe? Ju falënderoj nga zemra, për këtë nismë të rëndësishme, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e rëndësishme historike dhe kulturore të komunitetit të vogël shqiptar asokohe. Ishte pranvera e vitit 1978, kur në New York me inisiativën e Mons. Zef Oroshit dhe Dom Rrok Mirditës (sot Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Argjipeshkëv Metropolitan i Arqipeshkëvisë Metropolitane Tiranë-Durrësi), që filluan krijimin e korit të kishës, me aktivistin Fran Shala dhe një grup të vogël bashkatdhetarësh, që kishin dëshirën e madhe të bëjnë diçka të dobishme për kishën e tyre. Ky grup i vogël qëllimmirë përbëhej nga aktivistët: Fran Shala, Miliana Mirakaj dhe Gjon Junçaj. Filloi shpejt të shtohej dhe me repertorin e pasur të këngëve popullore që interpretonin, sollën një kënaqsi tek besimtarët që frekuentonin meshën të dielave, sa u duk se edhe pjesëmarrja në meshë çdo të diele po shtohej. Nga ana tjetër, meshtarët e palodhur dhe kudogjendur, Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, gjithmonë kërkonin diçka më shumë për të mbajtur të bashkuar komunitetin e vogël shqiptar, ngaqë kishin një vizion për të ardhshmen. Këta largpamës u provuan shumë herë ndër aktivitete që pasuan më vonë në Qendrën Kulturore të kishës katolike shqiptare në New York. Pra, lindi ideja e formimit të një grupi muzikor, me antarët e korit dhe të tjerë, që po afroheshin, duke menduar kësisoj që t’i shërbenin kishës dhe komunitetit ndër gëzime e festa, dasma e kremtime të ndryshme. Në atë kohë, në komunitet ekzistonin dy grupe, të cilët i merrnim ndër darka të kishës. Njeri nga grupet drejtohej nga Ejup Mehmeti dhe tjetrin Isa, të cilit nuk ia

mbaj mend mbiemrin. Asnjëri nga këto grupe nuk mund t’i këndonin hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë. Për të kënduar hymnet, perdornim tape recorders. Organizatat shqiptare, si Vatra, Albanian Center, Kisha Orthodokse, merrnin në kremtime një orkestër greke me emrin “Michael Papas Orchestra”. Ishte e kjartë se kishte hapësirë dhe nevojë për një grup të ri artistik me kostumet etnike popullore. Si ju lindi idea dhe kush ishin nismëtarët e parë të saj? Të inkurajuar nga Mons. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita, Fran Shala me Loro Lulaj, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Martin Merturi dhe të tjerë, formuan grupin muzikor ROZOFATI, që këtë vit mbushi 30 vjet. Rozofati, aktivitetin si grup muzikor e filloi sëpari ndër darka të kishës, mandej në kremtime të 28 Nëntorit dhe në ndonjë dasëm, dhe raste të tjera gëzimi në komunitetin tonë. Frani dhe Miliana filluan të këndojnë rregullisht hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, si edhe hymnin e Fishtës “Porsi Fleta e Ejllit t’Zotit”. Tashmë nuk kishim më nevoj për “tape recorder”. Dhe më pas si vijoi puna me grupin Rozafati? Në shtator të vitit 1978, u përfundua ndërtimi i kishës se re, ngjitur me lokalin e vjetër, ku thuhej mesha më parë, kështu që kjo sallë prej kësaj kohe mund të përdorej normalisht për shkollë shqipe, mbledhje të ndryshme si edhe përgatitje të korit dhe grupit muzikor. Natyrisht se këto aktivitete bëheshin gjithëmonë me pëlqimin e meshtarëve. Kurdo që kishin mbledhje ose përgatitje, te dera e kishës i prisnin mikpritësit: Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, me buzëqeshjen e tyre të zakonshme. Me shtimin e grupit me të reja dhe të rinj, shpejt lindi dëshira që të mësohen valle dhe kërcime, por duhej dikush qe t’i mësonte. Këtë problem e zgjidhi i përndershmi Dom Pjetër Popaj, asokohe


JETA KATOLIKE

seminarist në Dunwoodie, ku po përgatitej për shugurim meshtarak. Ky u mësoi pjestarëve të Rozofatit disa valle të bukura, që sollën kënaqësi ndër kremtime të kishës dhe komunitetit. Kur, grupi i vogël i artistëve amator, ishte i gatshëm të dalë para publikut bashkatdhetarë, me programin modest të tyre? Mbas përgatitjeve të vazhdueshme dhe sukseseve të arritura, Rozofati dha një koncert jashtë shtetit të New York–ut dhe doli para publikut bashkëatdhetarë në qytetin e Detroit -it, me datën 16 Maj 1982. Në Detroit u pritën ngrohtësisht nga ata mikpritësa që morën pjesë, ndonëse nuk ishte një numër i madh bashkëatdhetarësh, për faktin se organizatorët (menaxherët) atje nuk kishin bërë lajmërimet në kohën e duhur për mysafirët. Por gjithësesi Rozofati, me koncertin e vet të pasur të muzikës popullore shqiptare u tregua në një lartësi të kënaqshme profesionale. Tashmë grupi artistik e pasuron hartën gjeografike të shfaqjeve? Grupi punon shumë për pasurimin e repertorit dhe të gjithë shafqjet e saj jepen me kostume popullore, që shpesh janë përshëndetur me duatrokitje të ngrohta edhe nga spektatorët amerikanë. Rozofati vazhdoi të kërkohej ndër aktivitete të komunitetit shqiptar në New York me rrethe. Një rast tjetër me rëndësi, është darka që u organizua me rastin e shugurimit meshtararak të të përndershmit Dom Pjetër Popaj, me datën 24 Nëntor 1985, mbajtur në “Imperial Manor” në Rt. 4 New Jersey, me një pjesëmarrje prej 1013 personash. Ishte darka më e madhe që mbahej mend deri asokohe në komunitetin tonë. Rozofati me vallet dhe koloritin e pasur të kostumeve popullore i dha mbrëmjes një pamje vërtetë festive. Governatori i shtetit të New York–ut, i ndershmi z. Mario Cuomo, lëshoi një proklamatë, me të cilën shënonte rastin e parë në histori, që një shqiptar shugurohej prift katolik në shtetin e New York–ut.

Cila ishte ngjarja më e rëndësishëm asokohe? Më 8 Maj 1976, komuniteti shqiptar mori pjesë në “Festivalin e Arteve Ballkanike”, mbajtur në “DeWitt Clinton High School”, në Bronx, organizuar nga “Ballkan Arts Center”, me pjesëmarrje të tre komunitetëve ethnike: shqiptar, grek dhe jugosllav (asokohe). Shqiptarët qenë mjaft të sukseseshëm. Në atë kohë nuk e kishim grupin “Rozafati”. Mbas 10 vjetëve eksperiencë vallëtarët, intrumentistët dhe këngëtarët ishin të gatshëm të përfaqsonin komunitetin shqiptar në aktivitetet

|KORRIK-SHTATOR 2008

25

të rritur nivelin e interpretimit të vallëtarëve? Në përgatitjen për këtë festival, “Rozofati” pati ndihmen e kërcimtarit dhe korografit profesionist Gjergj Sinishtaj, kontributi i të cilit ishte shumë i çmueshëm. Grupi artistik përformoj në skenën numer 4, e ngritur në Maiden Lane, përpara mijëra spektatorëve amerikanë, për 13 minuta. Një pjesë e valleve popullore u shfaq në televizionin nacional. Me lejoni të them se në këtë përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajt klerikët, Mons. Dr. Zef Oroshi,

Rozafati në Festivalin e 100-vjetorit të Permendores së Lirisë, mbajtur nga 4-6 korrik 1986.

Nga e majta: Gjergj Sinishtaj, Miliana Mirakaj, Martin Sh. Gjelaj, Valentina Shkreli, Gjergj Popaj, Violeta Rukaj, Prel Gj. Dushaj, Gjystina Rukaj, Luigj Gj. Shala, Dom Rrok Mirdita, Kristina Perpepaj, Simon Vukel, Linda Shala, Gjeto D. Rukaj, Prena Shala, Maria Nikaç, Fran Gj. Shala, Diana T. Mirakaj përkrah kombeve të tjera në Amerikë. Kështu viti 1986 shënon një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e antarëve të grupit kulturëdashës “Rozafati”. Kjo ishte pjesëmarrja në Statue of Liberty Centenial Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4 - 6 Korrik 1986. Në këtë festival të famshëm morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, në mes të tyre edhe grupi shqiptar. A u afruan pranë grupit Rozafat kërcimtarë profesionist për

Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, aktivistitët e palodhur, Fran Shala (dhe kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, shënimi im K.K.) etj. Zonja duarartë Prenda Shala, mundi në një kohë të shkurtër, të përgatisë kostumet e nevojeshme për gjithë pjesëtarët e grupit aq bukur dhe në menyrë profesionale, gjë që u bë një kontribut i rëndësishëm në suksesin që u arrit. Në këtë rast, grupi “Rozafati” nderoi kishën dhe komunitetin shqiptar në përgjithësi.


26

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Dhe sërisht kishit ftesa? Po. Në vitin 1987, grupi artistik “Rozofati” u ftua në Boston, në një mbrëmje të organizuar me rastin e 75-vjetorit të lindjes së bisnesmenit të suksesshëm, aktivistit të vjetër vatran dhe një ndër më të mirënjohurit personalitet i nderuar dhe respektuar në komunitetin shqiptar në Amerikë, z. Anthony Athanas, përkrahës dhe dashamirë i kishës sonë që prej fillimit. Në këtë kohë, shpesh paraqiteshin ide për organizime kulturore, ku mund të paraqesim anët positive të vlerave atdhetare autoktone të komunitetit tonë, si: folklorin e pasur, kostumet e traditat e bukura, por eksperienca për aktivitete të tilla na mungonte.

kemi përcjell eksodin e madh dhe futjen e shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë (2 korrik 1990), eksodet masive me anije drejt Italisë… etj. Por, nga ana tjetër, ishim të gëzuar që edhe Shqipëria tashmë e kishte shkelmuar komunizmin dhe kërkonte një jetë më të denjë përkrah familjes së madhe të Europës Perëndimore dhe vendit më demokratik në botë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht që asokohe shumë intelektualë, artistë, këngëtarë, piktorë, skuptorë, valltarë, shkrimtarë të dëshpëruar nga jeta mizerabël në komunizëm braktisën atdheun për një jetë më të mirë… Në vitin 1990, pranë kishës u formua “Shoqata e Prindërve”, që përbëhej nga prindërit e të rinjve dhe

Grupi “Rozafati” më 24 Nëntor 1985, në darkën e shugurimit meshtar të të përndershmit Dom Pjetër Popaj (mes). Tashmë numri i emigrantëve shqiptarë në Amerikë, nga Shqipëria dhe trojet e tjera etnike, mbas shkëlmimit të gjumit letargjik të komunizmit dhe hapjes drejt botës, vjen e rritet. A kishit menduar që të bënit një festival mbarëkombëtar? Po është e vërtetë. Ne ndiqnim me shumë vëmendje gjithë zhvillimin e ngjarjeve politike në trojet etnike shqiptare dhe në veçanti në Kosovë e Shqipëri. Me dhimbje

të rejave, që merrnin pjesë në korin e kishës, dhe në grupin muzikor “Rozofati”. Shoqata në fillim u kryesua nga zonja Vera Lekoçaj, e më vonë nga aktivistët e palodhur zz. Marian Cubi dhe Tomë Mrijaj. Këta, gjatë përgatitjeve, mbanin qetësinë e nevojshme, bisedonin për aktivitete e organizime, kishin kujdes makinat në rrugë, që shpesh u vidheshin gomat e bateritë, nga se vendi nuk ishte aq i përshtatshëm. Meshtarët

dhe bashkëpunëtorët e tyre mendonin se tani ishin në gjendje të organizonin një Festival më vehte. Në këtë drejtim patëm inkurajim edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”, me të cilët kishim bashkëpunuar në festivalet që përmenda më parë. U vendos të mbahej “Festival Shqiptar”, dhe u zgjodh komisioni përgatitës. Komisioni filloi punën pa vonesë. U bënë disa mbledhje, ku merrnin pjesë meshtarët, Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, Djakoni Marash Shkreli, si edhe Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”. U rezervua salla e teatrit në Lehman College, dhe u caktua data 20 Tetor 1991. Pra 20 tetori i vitit 1991 shënon edhe ditëlindjen e Festivalit mbarëshqiptar, ku nga shumë shtete të Amerikës mblidhen çdo vit në metropolin e kulturës botërore në New York grupe artistike bashkëatdhetarësh, dhe shpalosin me krenari lashtësinë e instrumentëve, muzikën, vallet, larushia e veshjeve të bukura popullore nga të gjithë trojet etnike shqiptare. Çfarë kujtoni nga ajo kohë? Po është e vërtetë. “Rozofati”, që ishte grupi kryesor në festival, kishte filluar përgatitjen nën drejtimin e z. Fran Shalës dhe zonjës Shpresa Uli, kërcimtare dhe koreografe e shquar, që kishte ardhur nga Shqipëria pak kohë më parë. U bënë kontakte me këngëtarët dhe orkestrën, që do të egzekutonin dhe u njoftua komuniteti me anë të mjeteve të komunikimit të asaj kohe, për datën dhe vendin e Festivalit të Parë mbarëshqiptar. Shoqata e prindërve, e drejtuar nga Vera Lekoçaj, Nikë dhe Zoja Gjuravçaj e të tjerë, përgatiten ushqime tradicionale shqiptare, që do të shiteshin, nga se hymja ishte pa pagese. Se çfarë numëri pjesëmarrjeje artdashës do të kemi, nuk e kishim idenë. Në kohën e


JETA KATOLIKE

caktuar, u mbush salla, dhe kafeteria, ku kishim përgatitë ushqimet. Pjesëmarrja ishte dy herë më shumë sesa kishte vende. U desht që pjesët kryesore të festivalit të përsëriteshin në kafeteri, nga se salla kryesore nuk kishte vend për të gjithë. Moderatorët e festivalit ishin zonjusha amerikane Jane Sugerman dhe zotëri Gjovalin Nikçi. Rozofati dhe egzekutuest e tjerë, u pritën me shumë kënaqsi nga spektatorët bashkatdhetarë e amerikanë. Atë që se pritshim, duhet thenë me gëzim e krenari, se festivali kishte me të vërtetë sukses. Presidenti i Bronx-it, z. Fernando Ferrer lëshoi një proklamatë, në të cilën deklaroi datën 20 Tetor 1991 si Ditë e Shqiptarëve në Bronx, të cilën e solli në mes të festivalit z. Bill Aguado, drejtor Ekzekutiv i Zyrës së Arteve në Bronx dhe ia dorëzoi

kryeratit të komisionit përgatitës të Festivalit I-rë Shqiptar. (Kryetar i Festivalit I-rë ishte z. Tonin Mirakaj, shënimi im K.K.) Dhe tashmë festivali është në vitin e 18-të të tij? Po. Këtë nëntor mbahet Festivali XVIII Shqiptar në New York. Suksesi që u arrit, bëri që Festivali Shqiptar të kthehet në traditë, dhe festivalet kanë vazhduar çdo vit. “Rozofati” ka qenë grupi kryesor, që ka egzekutuar në Festivalin e Parë, dhe në të gjitha festivalet që vijuan. Në përgatitjen e “Rozofatit” dhe të korit të kishës, janë disa emra, që sipas mendimit tim, kanë dhënë kontribut shumë të çmuar, si: Fran Shala, Shpresa Uli, Vasil Marku, Tatiana Petrela, Liza Shala, Angjelina Nika, në instrumentin e organos, Joana Parubi dhe profesionisti Agim Kola si edhe

|KORRIK-SHTATOR 2008

27

organizatori kryesor i festivaleve Mark Shkreli, skenografi Astrit Toto dhe gazetarja zonja Mimoza Dajçi. Gjithë kjo veprimtari, si përgatitja e valltarëve të rinj dhe e korit të kishës, kanë kërkuar punë e përpjekje të vazhdueshme të një grupi të madh aktivistësh pjestarë të kishës dhe të komunitetit, prandaj të gjithëve u jemi mirënjohës, dhe duhet t’i falënderojmë me sinqeritetin më të madh. Duhet t’u jemi mirënjohes famullitarit, të përndeshmit Dom Pjetër Popaj, kryetarit të Qendrës Kulturore “Nënë Teresa”, në Hartsdale New York z. Mark Shkrelit, Këshillit të kishës dhe të tjerëve, që bënë të mundur përkujtimin e 30–vjetorit të krijimit të grupit “Rozafati”, e cila po na e jep rastin të kujtojmë një histori e ngjarje që filloi 30 vjet më parë.

Avokati që i ka përjetuar të njejtat probleme juridike, tani është në dispozicionin tuaj

SABRI (SAM) GJONI ATTORNEY AT LAW

Kitchen renovations by Jimmy and Harry 1060 Washington Avenue Bronx, NY 10456

Phone: 718-585-9411 Fax: 718-585-9651

• ALL IMMIGRATION MATTERS • FEDERAL COURT • PERSONAL INJURY • REAL ESTATE

Tel: 212/625-8333 401 Broadway, Suite 1111 New York, NY 10013


28

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Në letërsinë për fëmijë, në planetin e tyre, gjej veten e qetësoj shpirtin Interviste m e poetin dhe aktivistin e shquar shqiptar nga Kosova, Nën /kryetar i SHSHSHA-ë Z. Mëhill Velaj INTERVISTOI: Raimonda Moisiu Hartford CT USA

poetit dhe aktivistit të shquar shqiptar nga Kosova, me banim në Stamford CT.,Mëhill Velaj.

Gëzon tributin e një njeriu modest, energjik,intelektual,gëzon virtytin e mirësisë dhe kujdesit atëror,me një shpirt të madh, të cilat i mëshiron, edhe në bisedat e thjeshta,që bën me të,ku spikat ndjeshën një humor me një inteligjencë të hollë dhe tejet dashamirëse. I “dashuruar” shpirtërisht, plot talent,muzë e pasion,pas letërsisë për fëmijë, e tregon pena, stili i krijimtarisë së tij poetike,që është një burim i pashtërrshën frymëzimi dhe vargjesh për botën fëminore që e quan “celës magjik”, ku gjej veten e qetësoj shpirtin.I do aq shumë fëmijët sa ka vargje pafund që jau kushton ish-nxënësve të tij, të cilët janë përjetësuar në shpirtin e zemrën e tij,-Mezi pres të bëhem gjysh shprehet poeti. Ju betohem se do jem gjysh i mirëI Kjo tregon se ai gëzon trinomin POET -NJERIDASHURIA NJERËZORE! Megjithse larg Kosovës, kjo nuk e ka penguar aspak që ai të kontribuojë për ceshtjen kombëtare shqiptare, për cështjen e Kosovës që ai e do shumë.Është një aktivist i shquar, ku synimi i tij është që të përhapë bashkim njerëzor,paqe, dije, urtësi,ndër shqiptarë. Dhe është aq këmbëngulës sa ja arrin.Ka botuar disa libra me poezi, si “Gërshetat e Aulonës”,Metamorfoza e rruzullit”,dhe është bashkëautor i disa antollogjive letrare, të botuara nga Fotjonart dhe”Zemra prindërore”,në shtypin shqiptaroamerikan, në Kosovë dhe ëebsite-t, forumet e bashkëatdhetarëve në internet. Është një dashamirës enthusiast, optimist i artit e letërsisë, i te bukurës e të madhërishmes, në art e histori,sa nuk kursen jo vetem talentin, kontributin e tij intelektual, bamirës e shpirtëror, por edhe sponsorizon financiarisht në lulëzimin dhe përjetësimin e tyre. Por kush janë dashuritë e poetit, hobet,pasioni për letërsinë, në vecanti për poezinë, kalvari i dhimbjes dhe i sakrificave për një Kosovë të Pavarur, ne do t’i mësojmë në këtë intërvistë që unë i shkëputa,

1-Prej disa kohësh, kam dëshiruar të realizoj një intervistë me Ju.Heshtje!Përse? -Është dëshirë e gjithsecilit krijues që në një mënyrë a tjetër t’i afrohet opinionit, të komunikojë me njerëzit, të dijë se ai ose ajo,janë dikund në këtë rruzull,edhe pse deti është i thellë dhe duhet me qënë notues i mirë që të arrish në breg.Gjatë këtij notimi e them simbolikisht dy gjëra të kesh parasysh : Të luftosh frikën dhe të kesh forcën fizike. Pastaj kur arrin në breg,fillon të mendohesh ku të sistemohesh,për cfarë kategorie je përcaktuar.Unë me sinqeritetin më të madh po ju them jo vetëm Juve, por edhe opinionit, se unë kam punuar pa u ndalur kurrë.Gjithmonë !E kam bërë këtë për lexuesin,për kohën,sepse këta faktorë janë matësi ma i mirë, se ku secili nga ne e ka vëndin.Unë jam pjesë në atë grupim krijuesish,që së paku,deri tani, si adhurues i poezisë.Më pas guxova t’i afrohem lexuesit të rritur, por mbetem gjithmonë besnik vargut dhe rimës fëmijërore.Është kënaqësi e vecantë që të intervistohem për herë të parë nga një publiciste si jeni Ju, me një reputacion të mirë krijues. Emocionohem, nuk di se sa po i afrohem opinionit,atyre, por edhe juve ju kërkoj ndjesë.Duhet të kisha bërë shumë e më shumë punë e më pas të intervistohesha. 2-Jeni një poet prodhimtar. c’mund të na thoni për krijimet Tuaja të fundit ? -Dëshiroj,të jem i sinqertë. Punën time nuk e kam bërë shumë publike.Fillimisht kam shkruar nëpër fletore,gazeta shkollore, revista të kohës dhe shumicën e poezive, që doja t’i publikoja i mbaja “peng” të shpirtit, sepse nuk ishte koha e përshtatëshme dhe e duhur.Nuk i pëlqente rregjimit të kohës, dhe ne padashje bëheshim viktima të atij rregjimi dhe kohës që jetonim,.Por duket se ato kohë të turbullta po kalojnë dhe gjeneratat që janë e do të vinjnë pas nesh, do ta kenë më të lehtë së paku,kanë lirinë e te shprehurit, të cilën ne dhe moshatarët e mij e kishim të ndaluar e të mohuar.Për krijimtarinë time, momentalisht po provoj që së shpejti të dalë një libër më përmbledhje me

poezi.Të shpresojmë! 3-Jeni një emër i dëgjuar,Ju lexojmë shpesh në shtypin shqiptaro-amerikan dhe në Kosovë, biles edhe tani që ndodheni larg vendlindjes.Cfarë ka sjellë në krijimtarinë Tuaj, ky ndryshim gjeografik? -Nuk e kisha të lehtë adaptimin dhe sistemimin, aq më tepër kur vjen nga një vënd i vogël, mes Ballkanit, dhe futesh në mes të oqeanit, pa njerës, pa njohur gjuhën e vëndit ku ti mendon se do jetosh,biles as kulturën e atij vëndi.Mes shumë dhimbjesh,sakrificash,sfidash e brengash, merr kohë që në moshën time, 40 vjecare me pesë fëmijë të vegjël.Në atë periudhë të vështirë më është ndodhur shumë pranë një motra ime,me një shpirt të madh të jashtëzakonshëm, e cila kishte emigruar ma herët se ne.Shumë shpejt ne e muarrëm veten,si familje.Ndryshimi është i madh, si nata me ditën.Je pothuajse në një botë tjetër. Dy gjera më kanë mbajtur në jetë :Familja dhe njerëzit e mirë që më rrethojne, që punoj e bashkëpunimi me ta.Vëllezërit e motrat i kam dhunti nga Zoti,ndërsa miqtë gjithmonë i kam zgjedhur, nuk kam nënvleftësuar askënd, por gjithmonë kam bashkëpunuar me të zgjedhurit.Me njerës që kanë qënë dikushi.Me këtë rast dëshiroj të falenderoj publicistin Dalip Greca,Kryerdaktorin e gazetës shqiptaro amerikane, “Illyria”, për hapësirën që i ka kushtuar veprimtarisë e krijimtarisë sime,po ashtu edhe gazetarin,Beqir Sina, në gazetën “ Bota Sot”. Unë akoma shoh ëndërr me shokët e shoqet e fëmijërisë, aty ku luanim, atje te pragu i votrës.Kam shumë shpresë që vitet e pleqërisë do i kaloj herë në vëndlindje herë me fëmijët e mij, këtu.Me shpresën e madhe të Zotit,që një ditë të bëhem gjysh.Ju premtoj se do jem një gjysh i mirë.(qesh) 4-Ju i kini kushtuar shumë vargje fëmijëve këtij simboli shpirtëror të njerëzimit. Libri me poezi “Gërshetat e Aulonës”,i kushtohet pikërisht, brishtësisë,e dlirësisë fëminore.Cili është “celësi sekret”e letërsisë për fëmijë, që ju kini?C’mund të na thoni për këtë? -Për opinionin dhe lexuesin dua të bëj një sqarim:”Gërshetat e Aulonës”,është simbo-


JETA KATOLIKE

like, shkruar para tetëmbëdhjetë viteve.Vlora një emër shumë i dashur për mua kur e kam vizituar për herë të parë në vitin 1994 -r.Aty kuptova se Vlora në Illirishte ishte AULONA, i lidha gërshetat e Marigosë që qëndisi flamurin,dhe si peng dashurie për Ujin e Ftohtë në Kainë e ato vënde të bukura. Më vonë vajzën time të vogël, sugareshën e babit, sic e thërras unë, e quajta Aulona. Shkruaj për fëmijë, se aty e kam celësin magjik, në planetin e fëmijës gjej veten e qetësoj shpirtin.Fëmijët janë malli më i shtrenjtë dhe me vlera mirësie, dlirësie, pafajshmërie, që ka bota. Botën pa fëmijë, unë e konsideroj një botë të mjerë e të mbaruar. Unë kam punuar për një kohë relativisht të gjatë,prej nëntëmbëdhjetë vitesh, në arësim, ,ku kam qënë në kontakt të drejpërdrejtë me fëmijët.Ata më jepnin lëndën e parë, arin e pastër njëzet e katër karat,.Unë e përpunoja,,fëmijët ujisnin kopështin tim,në atë kopësht unë gjej gjithmonë frymëzim.Po të kishin mundësi fëmijët të lexonin shpirtin tim, se sa unë i dua ata-do të më ngrinin një lapidar,përsë gjalli. 5-Ju sapo botuat librin tjetër me poezi, intrigues që në titull, “Metamorfoza e rruzullit”.Pse ky titull, dhe c’mund të na thoni rreth mesazhit që përcillni nëpërmjet tij? -Pas një akumulimi të gjatë pritjeje dhe frymëzimi, shpirti më ishte mbushur plot.Disa të mira po i ndodhnin kombit tonë, dhe unë desha të bëhesha pjesë e këtyre të mirave, e pse mos bëja dicka simbolike,në këtë kohë që po ribëhet Kosova,ku dinjiteti i saj po vihet në vënd. I mblodha poezitë, në një libër, të cilën jua ofrova lexuesit.Të presim opinionin lexues se cfarë mendon. 6—Një pyetje delikate e dhimbshme. Ju keni kaluar një periudhë të luftës në Kosovë. Kjo ju ka lënë gjurmë, vragë,plagë e dhimbje të thella.Keni poezi që jau kushtoni luftëtarëve të UCK-së.C’mund të na thoni për këtë? -Po Kosova ka qënë me shekuj në luftë, tash 2000 vite presim liri,por ja që i takoi edhe gjeneratës tonë, të përjetojë këtë shtypjë mizore sërbe.Por ne duket ishim gjenarata me me fat e pafat,e quaj sepse vuajtëm, por tani ne bashkë me Kosovën, po dalim në dritë. secili shqiptar i trojeve etnike ka dhënë në një mënyrë a një tjetër kontributin e mëvetësisisë së shtetit më të ri në botë, ribërjes së tij.Këtë kontribut të cmuar ne duhet ta vlerësojmë, posacërisht për atë pjesë të rinisë që u flijua në altarin e Lirisë.Iu kemi borxh që tërë jetën t’i kujtojmë.Si mos të kujtoj ish-nxënësin tim

Adrian Krasniqi,ushtarin e parë që dha jetën në uniformë të UCK-së,jo rastësisht them aty,ku brezat kanë pikëtakimin. Unë gjakun e dëshmorëve e quaj trëndafil, aty ku pushojnë ënndërrat, nisin pranverat e lirisë, lirisë që nuk është më ëndërr, por po përjetësohet.Vitet po kalojnë e malli për të rënët dhe të zhdukurit shtohet dhe gjithmonë ndaj mall poeti me familjarët dhe

|KORRIK-SHTATOR 2008

29

të vështira kur në krijonim në terr, por ne e shihnim një dritë përtej tunelit dhe vazhdonim pa u ndal.Te përvoja e parë unë mësova shumë nga redaktori i librit tim të parë, shkrimtar shumë i dashur për mua si krijues, Hasan Hasani,i cili më tha:- Ti din të shkruash, ke talent, muzë,-mos u tërhiq!Vazhdo! E mbaj përherë atë shprehje si xhevahire të thëna nga një vëlla poet. Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, shprehja e tij më ndjek pas.Një këshillë e mesazh për rininë shqipfolëse që i respekton të 36 shkronjat e alfabetit -”që dijnë të bëjnë magji”-bëni bashkë si kallinj gruri e bëjuni miqve tuaj dhuratë poezi. Ajo është një gjini e rëndë për tu realizuar, sepse në pak fjalë duhet thënë shumë.. 8- Kush janë rrënjët e origjinës të poetit Mëhill Velaj?

Mëhill Velaj së paku iu fal vargje nga thellësia e shpirtit tim.Së paku tu lehtësoj dhëmbjen familjarëve. 7-Poezia e Juaj është e arrirë dhe e vlerësuar nga kritika. Cfarë mund tu ofroni krijuesve në përgjithësi nga përvoja e Juaj? -Ata që në një mënyrë a tjetër e kanë lexuar poezinë time më japin kurajo,të vazhdoj. Unë ju jam mirënjohës të gjithëve sepse ata janë promotori i im,,për vazhdimësi,.Vetë mënyra si sillen me mua, më jep për të dëshiruar,. se unë dicka po krijoj,.Ishin kohë

-Jam lindur në Gllogjan, që shtrihet në kilometrin e 24-t në juglindje të Pejës,vënd që njihet, për traditat të shëndosha kombëtare, në ato vënde që quhet “Lugu i Baranit “,ku kanë pushuar dhe luftuar shumë burra të kombit dhe gjenin strehë e përkrahje për punë të mëdha, që e prisnin vëndin nga rregjime të njëpasnjëshme. Babai im i mirë, kishte nëntë fëmijë të gjallë. Jemi pesë vëllezër e katër motra të shkëputur nëpër botë. Babai prej vitesh iku në amëshim, ndërsa nëna jeton akoma.Sipas gojëdhënave, vite -vite më parë kemi jetuar në Malësinë e MbiShkodrës,e ma vonë për tu vendosur në afërsi të Kallmetit të Lezhës,ku akoma edhe sot e kësaj dite, shumë toponime lidhen me emrin e origjinës e mbiemrit tonë,por që për shkaqe ekonomike dhe politike kanë emigruar gjithmonë brënda hartës së gjeografisë Ilire. Një pjesë e madhe jetojnë të shpërndarë në jugë e veri të Shqipërisë dhe pjesa më e madhe në Kosovë. Pjesa tjëtër është shumë karakteristike se jemi në dy konfesione të krishter dhe pjesa tjetër e islamizuar,por me komunikim

Age Ivezaj, LUTCF Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 35-01 30th Avenue 3rd Floor, Astroia, NY 11103 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at (718) 267-3625

Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0709][All States] 0709-5871 ©UFS


30

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

shumë të ndërsjelltë.Komunikojme si vëllezër të një gjaku që jemi. Dëshiroj një ditë, sinqerisht në një vënd të përbashkët të kemi një “reunion” (bashkim brezash) të përzëmërt të trungut familjar.Shpresoj të më realizohet kjo dëshirë.Duket ekstreme por shumë e mundëshme për tu realizuar. 9-Si ndjeheni si një qytetar i Kosovës,si poet, por edhe si një aktivist i shquar për cështjen kombëtare dhe kosovare, këtu në Diasporë,për zhvillimet më të fundit në Kosovë,dhe statusin që gëzon atdheu yt?Si i shikoni përpjekjet e politikës kosovare,shqiptare dhe ndërkombëtare, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës,nga diplomacia botërore? -Ndjehem padyshim shumë i lumtur që ma në fund edhe ne po dalim në dritëe.Fundja më mirë vonë se kurrë!-thotë populli.Po japim prova se dijmë, duam e ia dalim.Po dëshiroj ta njohim e respektojmë së pari njëri tjetrin,se duke u respektuar si komb,si vëlla,,e më pas duke qënë mirë në familje, respektojmë të tjerë. Ndoshta njohjet po bëhen spontanisht, po na pranon bota dhe Europa, gabimet që bënë me ne gjatë shekujve.Janë tallur me ne mjaft,por tani janë bindur se shqiptarët janë faktor kyc,në Ballkan.Të shpresojmë!.Por mua si zemër të ndjeshme poeti, që kam- lutem për një

Shqipëri të madhe etnike, por gjithmonë duke respektuar fqinjësinë e mirë, se janë popuj më të vegjël se ne.Ne ishim dhe mbetemi brumi më i mirë në Ballkanin plak,dikur bënim historinë. Tani bota e ka kuptuar se ne i kemi dhënë shumë njerës të artit, pushkës,dhe penës. Bëmë kulturën e Gadishullit, me mirësjellje dhe virtytet më të larta njerëzore.Pavarësia e Kosovës, hyrja e Shqipërisë në NATO,inkuadrimi në Bashkësinë europiane,bën të ditur se tani edhe ZOTI po punon për shqiptarët. 10-JU menaxhoni disa restorante me emër në shtetin e Connecticut-it.Si mundeni Ju,të balanconi, profesionin tuaj me krijjimtarinë dhe aktivitetin kombëtar? -Vërtet unë punoj në një nga restorantet e bisnesit familjar, të përfshirë në industrinë kulinare,që më jep komoditet të mjaftuar për punë. Duke punuar për familjen, kam kohë që të kontribuoj edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan,brenda mundësive të mija. Kam dëshirë të jem aty ku dy shqiptarë bashkohen, në të mirë të komunitetit e atdheut, dëshiroj që me mundësinë time prej intelektuali,t’i grish edhe të tjerët në sofrën e paqes e miqësisë,sepse duke qënë bashkë -jemi të fortë.Po mos të isha duke punuar për familjen s’di si do t’ia dilja,. Kam një mirëkuptim të ndjeshëm nga

bashkëshortja, djemtë dhe vajzat. 11-Ju jeni babai i pesë fëmijve. Tre nga vajzat Tuaja, Linda,Furtuna dhe Aulona, janë sportiste, yje të futbollit(soccer),në Amerikë.Meqë mu dha rasti dëshiroj t’i përshëndes e t’ju uroj Sukssese!Sa ju mbështetin, bashkëshortja, fëmijët, në impenjimet për krijimtarinë Tuaj? -Po nuk punove si ekip,i koordinuar mirë, nuk ka sukses.Jemi skuadër komplet e plotësojmë njëri-tjetrin.Të jem objektiv. Mua më ndihmuan shumë fëmijët, pikërisht dy djemtë, të cilët akoma pa i mbushur pranverat e duhura të moshës,ju përveshën punës.Që të dy, Simoni e Noli janë mekanikë shumë të mirë dhe kanë bisneset e tyre, dy automekanik punues, dhe janë të suksesshëm në punë.Kanë punësuar disa punëtorë gjithashtu..Vajzat edhe këto i ka bekuar Zoti, që të trija studiojnë,janë futbollistet më të mira në SHBA,përvec që janë edhe studente të mira. Linda studion për stiliste mode,Furtuna për shkenca politike, Aulona në shkollë të mesme. Unë mburrem që i kam. Nga sporti kanë përfituar shumë. Kanë përfituar bursa marramëndëse,që cdo kush do i kishte lakmi.Në këtë moment që po bisedojmë i bëj pyetjen vetes:-A është e mundur të jem kaq me fat me fëmijët e mij?


JETA KATOLIKE

prindërit e mij të mirë edhe pse pa shkollë.,por të kalitur në sfidat e jetës.

12-Casti më i vështirë në jetë? Nëpër cfarë katrahurrash kam kaluar, s’di si jam gjallë. Por kurrë nuk e kam humbur besimin te Zoti e në vetvete, ,as kur më vdiq fëmija i parë, djalë, që mu përvëlua në qumësht. .,( e ndërpres). -Të shpreh ngushëllimet, dhimbjen e keqardhjen time. ...(R.Moisiu) .......as kur më vdiq ish-nxënësi im, nga ethet e minjve në bjeshkë të Rugovës,,as kur u vra ish -nxënësi im, as atëhere kur po na merrej autonomia substacionale e Kosovës,as atëhere kur u dëshpërova të iki nga vëndlindja, pa iu thënë as nxënësve të mij, lamtumirë,.Por kjo qënka jeta, sa diell, sa shi.MBIJETOVA! 14-A urren Mëhilli? -Intersant kurrë urrejtja s’ka mundur të më mbillet në shpirt. I dua njerëzit, s’di të urrej, di të fal.Sa herë e kam pasur të vështirë e kam shikuar realitetin në sy,.I kam parë gjërat bardhë e zi,.Asgjë nuk është përfekte.Unë me modesti po e them, s’di me urrejtë. Kur dy njerës grinden qoftë për shkaqe banale, ose normale, ndihem keq, ndoshta edukata e shëndoshë që më mëkuan

15-Në kopertinën e librit me poezi,”Metamorfoza e rruzullit”,është edhe portreti i Nënë Terëzës.Cfarë ju lidh me këtë Nënë të madhe të bamirësisë dhe shpirtit shqiptar? Unë mburrem pse jam nipi i Kastriotit, se i takoj shekullit që na dhuroi, Nënë Terezën (E LUMTURUEME), kjo është forca e magjisë,sepse rruzulli, po na rrivë ne të vegjëlve që dijmë të dhurojmë paqe e mirësi,e pse jo edhe urtësi,si ajo e Rugovës,Anton Qettës, e trimave, kur e kërkon nevoja si Adrian Krasniqi e Adem Jashari,lirishte do e quaj :Epoka e të mëdhenjve.Paqe :Nënë Terëza,Urti:Ibrahim Rugova,Trimëri : Adem Jashari.Shqiptarët tashmë dijnë të bëjnë politikë. 16-A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ja sheh gjurmët edhe sot ? Ka plot ngjarje, Por më i vështiri ka qënë kur u detyrova të lë Kosovën,më 31 prill 1998,nga raprezaljet që më bëheshin nga oficerët e sigurimit.Në vënd që të nesërmen të isha në shkollë me nxënësit e mij,,unë

|KORRIK-SHTATOR 2008

31

kërkoja rrugët që vrasin veten për të lënë atdheun,pa ju thënë nxënësve të mij, lamtumirë.Më përcolli familja, deri te dera e oborrit,.I lashë më lotë ndër sy. 17-Cilët janë autorët ? I kam thesar autorët shqiptarë si: Azem Shkreli, Din Mehmeti, Kolec Traboini, Xhevahir Spahiu, Faruk Myrtaj, Roland Gjoza, Adnan Mehmeti, Naum Prifti, Teuta Shabani Toëler, Fatmir Terziu, Pjetër Jaku, etj.. Në letërsinë për fëmijë, Hasan Hasanin, Drenusha Zajmi Hoxha, etj. Nga poetët botërorë, F.Lorka, Janis Ricos ,këtu në SHBA, Gjekë Marinaj, Ramiz Gjini, Pal Ndrecaj, Iliriana Sulkuqi, Albana Mëlyshi Lifschin, Merita Bajraktari McCormack, Kozeta Zylo,Petraq J.Pali, Agim Bacelli, Gjeto Turmalaj, etj, lista është shumë e gjatë. 18- Kini shumë miq këndej dhe andej matanë oqeanit,Cili është sekreti i këtyre lidhjeve të qëndrueshme? -Dëshiroj që edhe ata të më duan ashtu si i dua unë.Respekto të të respektojhnë?I 19-Ka shumë shoqata shkrimtarësh, si në SHBA, ku Ju, jeni nën/kryetar i Shoqatës Shqiptaro-amerikane, apo edhe në vënde të tjera të Europës, ku jetojnë krijues shqiptarë. Si ju duken këto bashkime? -Aty ku njerëzit janë bashkë për të krijuar, dicka të mirë, unë i cmoj, jam krenar që i takoj SHSHSHA-së,ku punoj fort që të arsyetojë besimin,që më kanë dhënë shokët,.Do jua shpërblej me punë e përkushtim. 20-Cfarë po shkruan poeti tani? -Po kam shpresë që së shpëjti do ju gëzoj me një përmbledhje poezish -por kësaj radhe ndryshe.Së paku kështu mendojne recesentët që po punojnë.tani-për-tani. 21-Mesazhi i Juaj, për talentet e reja. ....

• Burek të shijshëm 7 ditë në javë •

•ME MISH • ME DJATH • ME SPINAQ • Tel. (718) 822-8955 758 Lydig Avenue • Bronx, NY 10462

Së pari për miqtë e mij që kam punuar për një kohë të gjatë, i përshëndes dhe ju bëj thirrje për përkrahje :Hasan Hasanit,Ali D.Jasiqi,Jonuz Fetahaj,Demush R.Avdimetaj,Pal Ndrecaj,Agim Shehu,Xhavit Alickaj,Gjekë Marinaj,Ramiz Gjini,Xhelal Tetaj,Shpend Gjocaj,Zef Përgega,Margita Markaj,Astrit Tota, Zois Shutie,e shumë të tjerë që në një mënyrë a tjetër më kanë dhënë kurajo në punë.Mesazhi im është:Sa më shumë dashuri njerëzore për njëri tjetrin,Punoni sot se nesër është vonë për të bërë histori. Ju faleminderit ! Urime e Suksese!

Albanian For ‘YUM’ Marjan Kolndrekaj with a cheese-filled burek at Dukagjini Burektorja.

Pranojmë porosi për festat tuaja familjare!


32

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Sofra poetike

• Sofra poetike

• Sofra poetike

• Sofra poetike

Atë Donat Kurti O.F.M (1903-1983)

LULE PËR NANËN Qe dimni tash po zhduket, Kah e shof jam Majin ng’jet Shoh vjollcën, qi n’gardh struket E shoqet me erë thrret. Oh! Po, se t’gjitha fushat Me lule mbushen plot, E zogjt i lodhën gushat Nepër gjeth, qi era lot. Mua m’kande, të dal e t’mbledhi Ku t’jen lule ma shum, Ma t’bukrat prej sosh t’zgjedhi T’baj tuba e t’jem i lum. “Per kë thua janë këto lule?” E pyes vedin n’habi Por shpejt m’kujtohet nana, Qi vetem kam lanë n’shpi. “O bir, shka kjoshin lulet? Unë tash jam plakë e mbet; Dhe pak do t’shkoj te vorri, Qetsin! Ku kam me gjetë” Mos fol ashtu lum nana, Për mua je prap e re, Unë t’due për vjet e mote, Megjithse prish e zbe. N’kujtim t’i kesh këto lule Po nisem, larg do t’shkoj. Shpresoj, se prap do t’kthehem, Qi t’rrij me ty e të gëzoj. Lamtumirë! Ma jep nji t’puthun Mos kjaj; por rri prap n’gëzim; Gjithmon mua m’ke t’evarshëm T’jetë t’puthunit nji bekim.

Niko Kirka, New York

Gjekë Marinaj, Texas

MEDITIM NË BREGDET

BISEDË ME NËNËN

I errët qielli, Pa yje. I zi deti, i frikshëm. Por… unë Me ëndje Do zhytesha në të. Oh! Unë e di… M’at’anë… është Dielli, Drita, Liria!!

Dhëmbët e sipërm të qiellit qenkan po aq të rrezikshëm sa dhëmbët e poshtëm të tokës. Midis tyre e di se do të përfundoj i përtypur… Por nuk e di se ç’të shpresoj; T’më gëlltisin brenda Apo t’më pështyjnë jashtë, Jeta - kjo gojë e frikshme që i përkasim.

Iliriana Sulkuqi, New York Prof. dr. Simon Pepa (1936-2002)

BËJMË SIKUR KUR PËRZIHEN SHKRONJAT Ngadal’ ky deti i lodhun sa ra në qetësi U heshtën britma e gaze që vlonin pak më parë Me vel të mugët nata l’shoi t’veten errësi Nga lart hëna shtegtare end rreze t’lame n’ar. Pushojnë njerëzia, në ëndrra t’bukura tretur (E ku ka ngre kjo botë të endet kot si ne) Ne vetëm, veç të dy, tek bregu kemi mbetur Nuk flasim, thua se heshtja, do t’na falë diçka t’re.

Bëjmë sikur e duam njeri-tjetrin?… …sikur shihim të njëjtën ëndërr në një nënshkresë? Bëjmë sikur puthim fjalët përmes buzëve …sikur me shaminë e shpirtit fshijmë lotët e qiellit?

Uran Kostreci, New York

KËNETA E VLOÇISHTIT

Vështroj fytyrën tënde, ti larg shikimin ngulur Je thar’ nga skllevër o kënetë e zezë E hjedh ashtu pa dashur, n’ca drita që kaluan E shumë aty u groposën gjallë! As sonte një fjalë s’flet, po rri me kokën ulur Moçal që katandise në vorrezë, Edhe n’ranishte t’bregut, si kot ti diçka shkruan. U mpikse me gjak robi e me kokallë. Skalit dy emrat tanë, pa folur asnjë fjalë Ah! sa do të dëshiroja që emrat t’rrinë pa humbë… Por deti i pamëshirë sjell të palodhurat valë Duke i përzier shkronjat me ranë, me valë, me shkumbë…

Ç’nur paske, o Vloçisht, këtë mëngjez O fush’ që pjell panxhar, ndonse jo rrallë Çukitin kocka plisave ca shpezë! Por kur turistë vijnë, u thuhet vallë Që robër t’fjalës lirë at’moçalishte Me thonj e thanë uritur e cullak;


JETA KATOLIKE

Gjith’ baltë e duke hequr osh kërbishte Llucë anash hidhnin, zhytur në batak, Gjakosur nga shushunja e kallamishte, Nga t’rojeve goditje me dajak…

(Mikut tim Tonin Tërshana)

Bashkë me shokët derë n’orë të vona N’rrugicë këndonim mbi trotuare Thellë kishte hyrë kënga në zemrat tona E madhe deshira për t’u bërë këngëtarë.

Me këngën u lidhem si dy shokë të rrallë Dhe bashkë u rritëm si lulet në lëndinë Sa herë kujtoj unë këngën e parë Kujtoj rrugicën dhe fëmininë.

Merita Bajraktari-McCormack, N.Y.

I keni parë Sytë e fëmijëve si qeshin, e marrin shkelqimin hyjnor!? Kur dhe një buzëqeshje t’ëmbël, Nxjerr shpirti i dhembshur amësor?! Kur deti me qiellin bashkohen, n’ato sy me vështrim engjëllor nëna kap çastin e s’do ta lëshojë, se s’ka më të bukur, se gëzimi fëminor!…

SONTE

I desha rrugët Thellë misterit të vetvetes dhe per ju, Rrugët, që hapnin brazda për farën e rrallë, Mbillej, çahej, rritej krijes’ e re Sa keq kur thua: “Si shpetuam gjallë Nga njerëzit tabë?” O i shtrenjti Atdhe.

Një trokitje të lehtë e ndjeva në zemër Dhe gjaku mu duk se më mori vrull Nga skutat e kështjellës së vetvetes Nxorrën kokë mendimet dhe ndjenjat. Dora pëqrqafoi lapsin Dhe fleta e humbi bardhësinë. “Do shkruaj sonte” - i thashë vetes Do skalis me lapsin tim, Shpirti le të fluturojë i lirë Do shkruaj sonte, deri në agim.

Gaz Buxheli, Ohio Adnan Mehmeti, Connecticut BETOHEM PËR KRISHT

HAMALL I NJERËZIMIT Frymëzimin s’dua ta gjejë Pas shporetit, në dhomë të nxehtë. Jam ujk i patrembur në rrezik, Por gjithmonë hamall i ri Në shërbim të njerëzimit.

Gjeto Turmalaj, Conneticut Dritë, Gjithkund dritë; Dritë, Nga gjithka dritë. Dritë, Për gjithkënd dritë. Për ne që fati i keq na dënoi Aq gjatë në errësirë me u mbytë, Është e natyrshme, për një çast, Që edhe drita t’na i marrë sytë.

Kur Krishtin e kryqëzuan, e shpirtin dha në kryqin e kryqëzimit, re të zeza mbuluan qiellin dielli u ftoh, u zvogëlua, u ngjit përmbi yje, detrat ngritën lart kreshtat e bardha e toka u rrudh në brazda mërzitije. Ndjeu Krishti hutimin njerëzorë e nisi rikthimin e tij në jetë: Shkuli së pari gozhdët e trupit e sëfundi shkuli gozhdën në ball, në gozhdëshkuljen e fundit brohoriti njerëzija: - Krishit u kthye, Krishti u ngjall! Rete e zeza u kthyen në dritë e detrat u trazuan në epshe gëzimi, dielli u ngroh, u rrit, u avit e mbi rrudhat e tokes mbyu blerimi Ndjeu njeriu frymën e Jezusit, ringjalljen e Tij e ndjeu lumtërisht, kërkoi shënjtërimin e Tij madhor dhe e gjeti tek bekimi: “Betohem për Krisht!”

• Sofra poetike

SY FËMIJËSH

RRUGËT

• Sofra poetike

Një dirë në portë dikush trokiti Nëna më tha një shok të ka ardhë Zemra fort më rrahu nga gëzimi Në skenë do t’këndoja unë këngë e parë.

Silvana Gjonej

• Sofra poetike

Isha fare i vogël si gjithë fëmijët Këngën e desha e desha shumë N’rrugicën time këndonin çdo ditë Bashkë me shokët këndoja dhe unë.

Dalan Luzaj, Chicago

33

Sofra poetike

Mark Bregu, Shkodër

|KORRIK-SHTATOR 2008


34

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

THE ARBËRESH CHURCH IN ITALY

T

he Church of the Arbëresh in southern Italy and Sicily traces its beginnings to the middle of the 15 th Century. It is gen-

erally called the Eastern Rite Catholic Church of the Arbëresh. It has preserved the Byzantine liturgy; that is the rites of the Eastern Orthodox Church, yet recognizes the Pope in Rome as its spiritual head. And since the liturgy was in the Greek language, the Church of the Albanian in Italy has traditionally been referred to as the Italo-Albanian Eastern Rite Catholic Church of the Arbëresh. The Church began with the arrival of the first Albanian immigrants to Italy in 1448. Between 1448 and 1532 several waves of Albanian immigrants settled in the Puglia region, in Calabria, and in Sicily. The last wave of immigration— to Abruzzi in southern Italy —is reported to have occurred in 1774. These Albanians, numbering in the tens of thousands, crossed the Adriatic and Ionian seas to evade persecution by the Turkish invaders of their homeland. In Italy they organized their religious life under two dioceses: the Diocese of Lungro or Ungër in Calabria, and the Diocese of Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) in Sicily. At first, the Arbëresh suffered greatly in their new environment, mainly on account of their non-Latin rite, as well as their Albanian language, which were not viewed with favor by officials of the Latin Roman Catholic Church, some of whose bishops considered the Arbëresh as “schismatic.” 1[1] The Vatican however showed understanding of the situation of the Arbëresh, and this sympathetic attitude led to the opening in the latter part of the 16th Century of the first college for the training and ordination of the clergy to meet the needs of the Arbëresh churches, and also to raise the general cultural and intellectual level of the Arbëresh population, which at the time was very low. To improve their condition, in 1557 Pope Gregory XIII founded in Rome the Collegio Greca (Greek College), also known as the College of St. Atanasius. This was the first in a

Peter

PRIFTI series of institutions of higher education that were built during the next two centuries for the benefit of the Arbëresh. It was in the Greek College that Lekë Matranga of the Hora e Arbëreshëve received his higher education. The learned Arbëresh later won a place of honor in Albanian letters with the publication in 1592 of the first catechism in the Albanian language. Other institutions of note established after the Greek College were: the Illyrian College in Loreto, the College of St. Peter and Paul in Fermo, the Basilian Monastery and the seminary Benedict XV at Grottaferrata in Rome. An institution for the education of clergy and laymen alike was the

Cathedral in Lunguro College of St. Adrian, also known as Collegio Corsini, in the town of St. Demeter Corona in Cosenza (Calabria). This college subsequently became an important center in the movement for Albanian independence from the Turks.

The renowned poet Jeronim De Rada was one of Arbëresh patriots who studied at the College of St. Adrian. Another influential institution was the GreekArbëresh Seminary of Palermo, which was founded in 1734 by Gjergj Guzzetta. The list of Albanian patriotluminaires who graduated from this seminary includes such names as Nikollë Keta (1724-1803), Jul Variboba (1724-1788), and Konstatin Bellucci (1796-1867). 2[2] All of these institutions, which later evolved into centers for the development of national consciousness and the preservation of Albanian traditions and culture, owed their origin to the Catholic Church of the Arbëresh. Madonna of Shkodër — The Arbëresh have always remained strongly attached to the history of their motherland. An indication for this is the touching story and significant holy legend of the Madonna of Shkodër (Mother of Good Counsel). This is the Madonna we referred to earlier in our discussion of the fourth Council of Albanian Bishops (1895). That council, it will be recalled, proclaimed the Madonna of Shkodër as the “Protectress of Albania.” The following is a brief account of the story of the Madonna, as told by Prof. Karl Gurakuqi. According to Gurakuqi, the Madonna was originally in a little church in Shkodër. The catholic faithful venerated her there in the form or image of a beautiful oil painting. One day in the year 1467, the painting miraculously moved from its position and left the church. That was the year when the Ottoman troops had laid siege to Shkodër and threatened to desecrate and destroy the church. The image of the Madonna rose high up in the air and began moving over the countryside in a westerly direction. It was leaving Albania and heading toward Italy. As it moved two Albanian pilgrims followed it over the land, across the Adriatic Sea, all the way to Italy. They followed the image until it finally came to rest in Genazzano, a town near Rome. Soon a church was


JETA KATOLIKE

built there in her honor. It was called the Church of Our Lady of Good Counsel. Her image is on the main altar of that church in Genazzano to this day. That is how the Madonna of Shkodër acquired its name and its legendary reputation. The Madonna, says Prof. Gurakuqi, helped the Albanians to maintain their religious faith and their hope for freedom while languishing under the yoke of the Ottomans. He says further that the Madonna’s protective presence over Albania is as real in our day as it has been in the past.” 3[3] The arbëresh of Sicily expressed their devotion to the Madonna of Shkodër for hundred of years in their prayers and in the many songs they sing to her. Here is one of more popular of those songs, entitled “To Our Lady of Good Counsel.” You who stood guard over our Ancestors— Who would not abandon the holy faith, Protect the Arbëresh Wherever they may be.

the efforts of Stefano Rodota, an Arbëresh clergyman and writer. This devotion expresses the deep sentiments of the Arbëresh who were guided by the faith of their forefathers. The ethnic and cultural identity of the Arbëresh with the rest of the Albanian world was also manifested not long ago by an ecclesiastical act of great importance. In 1968 the Eastern Rite Catholic Church of the Arbëresh made a historic decision, when it adopted Albanian as the language of its liturgy, in place of Greek. The Church of the Arbëresh is a vigorous religious institution, drawing strength constantly from a rich religious and patriotic tradition. This is true not only of the Arbëresh in Sicily and Calabria, but also wherever the Arbëresh are scattered in various Italian cities, such as Rome, Bari, Turin and Milan. A few years ago, a cultural center

|KORRIK-SHTATOR 2008

35

notable instance in our time was the commemoration of the 500-Aniversary of the death of Scanderbeg in 1968, when Arbëresh prelates celebrated mass in St. Peter Basilica in Rome. On that occasion, the Vatican released a letter by Pope Paul VI entitled Quinto Revoluto Secolo, which among other things commended Scanderbeg and the Albanian people for their historic struggle against the Ottoman invaders.5[5] The Arbëresh people remain tied at all times to the fortunes of the country of their origin. Pope John Paul II, himself stressed the fact during a recent visit to Calabria (October 5-7, 1984). Speaking to the Arbëresh, he said: “Mindful of your native tie with Albania, your mother country, so rich in cultural and religious traditions, so near just across the Adriatic strait, I pray that your presence here in beloved Italy may be a light to Christians of that noble nation

Stand by us, As you stood by the Arbëresh On that day when, like a beacon light, You lead them to an alien land. Look after us, wretched folk, Who are like birds without a nest, Look after those others of us, too, Who are afflicted by the enemy. We beseech you, oh blessed one, Pray to your Son in our behalf, See how we suffer, See how we live without joy. Yet, the Faith we inherited From those brave warriors of Arbëria And the Flag they handed to us, We shall keep for our offspring. Today as always Our hearts have but one desire: That we may always remain Arbëresh and Christian folk. 4[4] Devotion to the Madonna of Good Counsel, whose history connects directly with the Albanian people, is also strong among the Arbëresh in Calabria. The inhabitants of San Benedetto Ulano venerate the same Madonna. Veneration of her spread from Genazzano to Calabria in 1700, through

The Church os St. Dimitri in Arbëresh City San Demitrio Corone named Besa-Fede, opened in Rome at Via dei Greci 46. Directed by the wellknown Arbëresh prelate, Msgr. Lefter (Eleuterio) Fortino, the center has become a focal gathering site for the Arbëresh in the area. They are attracted by a variety of religious and cultural activities organized by the center, including discussions on Albania by Arbëresh and foreign scholars. The Roman Pontiffs have interacted continuously with Arbëresh, since their arrival in Italy five centuries ago. A

(Albania) and for those professing their faith in God, a light pointing the way to a better future, when religious freedom will gladden the hearts of all believers.” 6[6] The Pontiff’s visit followed a similar pastoral visit he made among the Arbëresh in Sicily two years earlier, on November 20-21, 1982. After being welcomed by Iracli Lupinaci, the Bishop of Piana deli Albanesi, the Pope delivered a message saying that he was aware of the ancient history of the Arbëresh, and “of the ecumenical role that Providence


36

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

and circumstances… have called you to fulfill between West and East.” 7[7] Ecumenical Movement— The Pope’s remark on ecumenism was neither casual nor fortuitous. It expressed rather the Church’s continuing interest in the movement that aims toward the reunification of the Roman Catholic Church with the Eastern Orthodox Church. As for the Albanian Catholic Church, it has supported the ecumenical movement for several decades. Its interest in it dates back at least to 1924, when Bishop Fan Stylian Noli was Premier of Albania. Among those involvement with the movement at the time were Franciscans Fr. Shtjefën Gjeçov, Fr. Vinçenc Prenushi, and Fr. Pal Dodaj. Fr. Gjeçov, for example, discussed the matter with Premier Noli, and quotes him as saying, “…with my heart and mind I am for the unity with the Catholic Church.” 8[8] He added however that as Premier of Albania he could not involve himself with ecumenism. Nevertheless, Bishop Noli’s concern with ecumenism apparently continued to the end of his life. This is indicated by an account given recently by Msgr. Zef Oroshi, pastor of the Albanian Catholic Church of Our Lady of Good Counsel, in the Bronx, NY. He notes that in March of 1962 he attended a meeting in Boston between Bishop Noli and Cardinal Richard Cushing of Boston to discuss the question of bringing the Catholic and Orthodox Churches together. The meeting was held at the Cardinal residence. Both prelates, according to Msgr. Oroshi, declared themselves in favor of reuniting the two churches, and both pledged to work toward the end. However, no future discussion between the two followed that meeting. Their effort to further ecumenism came to an abrupt end when the Apostolic Delegate to the United States, Archbishop Egidio Vagnozzi—an “extreme conservative”—did not support Cardinal Cushing’s iniative. 9[9] The meeting between Cardinal Cushing and Bishop Noli took place in the context of the ecumenical movement which was gathering at the time, and had support at the highest level of the Vatican and Constantinople (Istanbul). It will be recalled that two years later (1964), Pope Paul VI and Ecumenical Patriarch Athenagoras—who was on Albanian nationality—met in Jerusalem in what was described as an historic meeting, without precedent in the history of the two oldest Churches of Christianity. On that occasion, the Pope and the Patriarch revoked the anathema under which they and their predecessors had labored for nearly a thousand

years, ever since 1054, when the heads of the two Churches excommunicated each other. The Arbëresh of Calabria and Sicily have good relations with the Orthodox, especially with the Orthodox of Constantinople, Greece and Crete. Delegations from their respective churches have exchanged visits frequently with the Arbëresh. The Metropolitan Archbishop of Corinth, His Excellency Panteleimon—who is himself an Arbëresh from Grece—spoke recently in Arbëresh at a ceremony in Piana degli Albanesi. He also donated the icons for a new Arbëresh church in Cosenza, and had inscribed in Arbëresh on the icon of Christ: “The Metropolitan Panteleimon to his brothers in Calabria.” These data are perhaps sufficient to indicate the deep roots and rich traditions of the Arbëresh Church in Italy, as well as its continuing vitality __________________ 10[1] (33) Kisha dhe historia e saj. Vol. 7, Sec. 60. 11[2] (34) Ibidem. Vol. 7, Sec. 60. 12[3] (35) Sinishta. Fullfilled Promise, pp. 206-209. 13[4] (36) From Giussepe Schiro, Canti Sacri delle Colonie Albanesi di Sicilia (Sacred Songs of the Albanian Colony of Sicily), Naples, 1907. As given in Kisha dhe historia e saj. Vol. 6, Sec. 60. 14[5] (37) Dielli (The Sun), Boston, Massachusetts, Feb. 7, 1968, p. 1. 15[6] (38) Personal communications from Msgr. Eleuterio F. Fortino, Nov. 1984. 16[7] (39) Albanian Catholic Bulletin, Vol. IV (1983), p. 5. 17[8] (40) Drita, Vol. X, No. 6, (1979), p. 6. 18[9] (41) Msgr. Zef Oroshi, “How I Met Fan Noli” in Eduard Liço (ed.), Flamurtar i Kombit, F.S. Noli (Standard Bearer of the Nation F.S. Noli), Worcester, Mass. 1984, pp. 39-41. Note: The numbers in parenthesis are the originals edited in Albanian Catholic Bulletin 1984, Nr. 1-2.

THE NEW ROYAL REGENCY HOTEL

Jemi të specializuar për dasmat dhe ceremonitë shqiptare!

Stafi i specializuar shqiptar në shërbimin Tuaj! Salla e Kristaltë - 350 persona • Salla e Diamantit - 500 persona

(914) 476-6200 Ext. 329 or 330

165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710 Lokali është shumë afër jush! Lokali gjindet : 10 min nga Bronx-i, 10 min prej Kishës së re Shqiptare, 10 min. nga Connecticut, 20 min. nga Manhattani, 20 min. nga New Jersey, ...


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

37

MOSPËRFILLJA E VIKTIMAVE - AKTI FINAL I PATURPËSISË QEVERITAR

K

ohët e fundit u nda nga ne bashkëvuejtësi im dhe mësuesi i të gjithëve, At Zef Pllumi, i cetës franceskane shqiptare. Me kalimin në botën tjetër, ai nuk ka vdekë. Ai ka vorfënue ata që e njohen, Kuvendin e etenve minore, dhe në përgjithësi të gjithë kombin shqiptar. Sot, unë nuk vajtoj humbjen e At Zef Pllumit; sot, unë celebroj jetën e tij të pasun, At Zefin që u ngrit në piedestalin e “Nderit të Kombit” nepërmjet “derës së ngushtë”(porte etroite), rrugës së ferrit e mbretnisë së territ, që mundoi Shqipëninë për 45 vjet me rradhë nën diktaturën e proletariatit. Megjithatë, sot sikur më lëshon zemra: ndamja nga ne e këtij frati plak me zhgunin e vorfënisë, me ngulitë në zemër faktin se po mbyllet nji cikël, nji epokë lavdishmënisht e dhimbshme e atdheut tonë, epoka e rezistencës heroike anti-komuniste.

Miku i im i mirë, Anton Cefa, pasunoi bashkësinë tonë me shkrimin në ILLYRIA mbi jetën e këtij frati franceskan që la gjurmë tashma të pashlyeshme në kujtesën tonë, e sigurisht edhe në historinë tonë bashkëkohore. Edhe në qoftë se kujtesa e jonë e trathëton, historia do ta mbrojë. Historia do të mbrojë, gjithashtu, dy brezni të tana që u rriten dhe u sakrifikuen për kauzën e lirisë e demokracisë në Shqipëni. Sot, breznia e re e “tranzicionit demokratik” gëzon frytet e punës, djersës, dhe gjakut të derdhun nga para-ardhësit e tyne...! Ose të pakten ashtu duhet të jetë! *** Nji muej ma parë, udhëtova në drejtim të Shqipënisë i alarmuem nga gjendja shëndetsore e vëllaut Vehbi, që vdiq më 20 tetor. Vellau Vehbi kaloi shumë ditë të vështira në kampet e përqendrimit komunistë të Beratit dhe Veliqotit (Tepelenë) së bashku me nanën tonë plakë dhe motrën e re. Qendrimi im dy javorë në Shqipëni, me dha mundësi të shikoj për së afërmi gjendjen e vendit, të “Shtetit” dhe të “shoqënisë“ shqiptare. Përfundimi? Nji shgënjim i plotë, dhe dëshprimi i paevitueshëm! “Shteti” nuk funksjonon! “Shoqënia” shqiptare vuen nga harresa e së kaluemes, dhe mungesa e shpresës për të ardhmën. E tashmja shqiptare ashtë nji gjendje fluide e zhvillimit shoqënor pa orientim, pa program, pa udhëheqje. At Zef Pllumi e quejti këtë gjendje “demokracia

shqiptare me dy diktatorë!” Hydra me dy krena? Ma me randësi se sundimi i dy diktatorëve të demokracisë shqiptare ashtë përfundimi se në vendin tonë po përjetohet nji ndamje zemër-thyese e shoqënisë: nga “njëna anë“ ish elementet e privilegjuem të diktaturës së kuqe, dhe shumica e klasës në

Sami Repishti fuqi -imorale dhe amorale- që përkëdhelë dy diktatorët për interesa të ngushta vehtjake. Në këtë llum të korrupsionit ku lulëzon krimi i organizuem, ndjenjat e shumicës janë paralizue, zani i ndërgjegjes ka heshtë, e ligji ka humbë kuptimin që ka në botën e qytetnueme. Klasa e sotme në Shqipëni ka ndërtue nji shtet pa themele, nji ndërtesë mbi boshllek. Kapitali moral që justifikon pushtetin në nji shtet nuk ekziston; ai ashtë përbuzë pa mëshirë. Ky kapital moral ashte pasunia e fitueme me djersen, lotet e gjakun e “anes tjeter”, atyne qe paten guximin me i thane “jo!” diktatures, dhe qe pranuen sakrificat ekstreme me ndergjegjen e plote e me guxim qe ngjall vuejta e denimi i pamerituem. Kjo “ane tjeter”, sot e perbuzun dhe e lanun mbas dore lufton ne nji perleshje te pabarabarte per mbijetese me dinjitet, per nji shoqeni shqiptare qe reflekton “traditat” e se kaluemes e qe sot mohohen. Per fat te keq, perpjekja e kesaje elite morale shqiptare as kuptohet, as perkrahet nga shumica e nji popullsie qe sjellet rreth e rrotull sikur te ishte e verbet, dhe e shurdhet: as sheh, as nuk ndigjon, dhe sidomos nuk flet! Heshtja mbytese e kesaje shumice me frikesoi! *** Ashte me te vertete tronditese te mendosh se kerkesat ma fillestare e ma te ligjshme te ish-te persekutuemve per denimin e krimit dhe kriminelit komunist, nuk perfillen. Me mijera te vrame me gjyq e pa gjyq, me dhjetra mijera te arrestuem, te torturuem, te burgosun per dekada te gjata, me dhjetra mijera tjere, pleq gra e femij te internuem pa asnji arsye nuk mjafuen me binde “Shqiperine zyrtare” te tranzicionit komunist per ekzistencen e krimit te kryem, per nji “habeas corpus” qe zen syte e botes

mbar, dhe per nevojen e nji drejtesie qe gjykon keto krime makabre. Te lodhun, te dermuem shpirtenisht dhe fizikisht, pa plang, pa shtepi, ata qe mbijetuen vitet e murtajes komuniste ne Shqipeni ne burgje dhe kampe nuk ishin prove e mjaftueshme me dokumentue krimin e kryem komunist per “Shqipenine zyrtare”. Mijera gra te veja, femij pa prinde e prinde pa femij, nuk ishin prove e mjaftueshme me binde “Shqipenine zyrtare” per denimin e nji kasaphaneje te hapun per viktimat e pafajshme nga xhelate qe ushtruen kete profesion pa asnji meshire, pa asnji bremje ndergjegjje. Sot, akoma kendon zogu kobzi mbi catite e shtepiave te prishuna te ish te persekutuemve qe nuk jane ne gjendje me reparue, ne shtepia ky tryezat e bukes jane akoma te zbrazta, ku gjumi i nates akoma bahet me friken e arrestimit qe nuk shkeputet nga mendja e viktimave, dhe ku “kanga” e nji te ardhmje ma te mire nuk njihet fare. Vorfenia qe ndoqi te persekutuemet per afer 45 vjet me rradhe, ndjek viktimen kamba kambes edhe keto 17 vjetet e “tranzicionit demokratik”, kur premtimet falso dhe deklaratat hipokrite e bajne dhimbjen e trupit ma te rande, dhe plaget e shpirtit akoma ma te thella, ma te pergjakuna, dhe ma te padurueshme. Te pakten keshtu e pashe une ne Shqipeni! Ish i burgosuni cek, Karol Bartosek,tue pershkrue pervojen e vet ne hetuesi dhe torture, ku qenia e tij ndahej dyshe -nji qe kundershton dhe nji qe pranon- shkruen:”... me pas, une nuk isha me... Une e konsideroj kete gjendje te mos-qenies, si poshterimi me i madh, shkaterrimi me i plote i njeriut, nji shkaterrim i qenies sime. Nga une vete!” Ne Shqipeni, ma shume se ne te gjitha vendet komuniste ky shkaterrim ka qene ma i rande se vdekja fizike. Te jetosh i gjalle me shpirt te vrame nga shkaterrimi i qenies tande nga vete qenia jote, e qe shkakton tortura, ashte nji eksperience e panjohun ma pare ne vendin tone. Akoma ma te panjohuna jane pasojat e ketij shkaterrimi per viktimen qe mbijeton. Kjo spjegon, ne nji perqindje te madhe mendoj une, qendrimin e shume viktimave , kufoma qe levizin, e qe shihen sot te sjellen ne qytete e fshate shqiptare. Kjo ushtri martiresh ne altarin e demokracise, e perbuzun dhe e lane mbas dore nga “Shqipenia zyrtare” nuk gjen dot


38

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

JAGODA REALTY CO. • APARTMENT RENTALS • PROPERTY MANAGEMENT • Mark Perlleshi Mhill Perlleshi TEL. (718) 655-3500/02 748 Astor Avenue FAX. (718) 655-3630 Bronx, New York


JETA KATOLIKE

forcen e mjaftueshme me reklamue ate qe ashte e drejta e tyne legjitime dhe morale. Kete mungese e mirepresin akoma ma shume ata qe ne pozita te privilegjueme inkurajojne menjanimin e viktimes, sikur te ishte nji pengese ne jeten e sunduesve te hjedhun ne krahet e orgjive te cthuruna qe u siguron atyne pasunia e paligjeshme e grumullueme ne saj te privilegjeve qe u jep “pozita zyrtare” e nji shteti qe nuk u takon...! Ne Shqipeni, une pashe nji klase te madhe parazitesh per te cilet pjesemarrja ne politike don te thote sigurimi i nji fitimi jo-ligjor, per nji kohe sa ma te shkurte, dhe ne menyrat ma arbitrare. Sepse, arbitrariteti ne Shqipeni sot, ashte norme, jo perjashtim! *** Ashte bindja ime se qendrimi i viktimave te murtajes komuniste mbas ramjes se turpshme te komunizmit, ka ngrite nalt moralisht shoqenine shqiptare. Ata qe u dermuen ne peshen e drunit te pagdhenun, qe vuejten thyemjen e gjunjeve dhe kockava me cekan, qe u dogjen me hekur te skuqun ne trup dhe me cigare ne sy, ata qe u varen per peme e dritore te qelive per dite e jave te tana pa buke pa uje, grate e vajzat shqiptare qe u varen per litar gjate periudhave mujore qe te bahen objekte tallje per rojet e kuqe shtazarake, te gjithe ata qe gjithe jeten e kaluen te perbuzun e te perndjekun (si nana, motra e vellau i im) sepse deshten te jetojne si njerez te lire, e gjithe kjo turme fatkeqe qe i tha JO! dhunes, genjeshtres,urrejtjes, shnjerezimit, refuzon hakmarrjen me qellim qe te mos shkaktoje viktima te reja, te mos lendohet akoma ma shume “nana shqiptare”. Natyrisht, ata nuk harrojne! Gjurmet e vuejtjeve, dhe pjestaret e familjes se vrame, ose te zhdukun ne burgjet dhe kampet e shfarosjes, nuk e lejojne nji sakrilegje te ketill. Sepse, harresa e krimit qe sjelle perseritjen ashte nji sakrilegje qe nuk lejohet.Me nji qendrim te ketill, ish te persekutuemit nga murtaja komuniste kane kepute zinxhirin e hakmarrjes ne vendin tone qe ka damtue kaq rande

|KORRIK-SHTATOR 2008

39

shoqenine shqiptare shekuj me rradhe. Koncepti fetar-dhe qytenues- i faljes se fajit njeh shperblimin e aktit: shenjtenimin e jetes njerezore nga te gjithe...! *** Ne vitin 1996, Asambleja e Parlamentit Europian, aprovoi Rezoluten 1096, mbi “Masat per te Shrranjosur Trashegimine e Sistemeve ish-Komuniste Totalitare” Rezoluta nuk pranon hakmarrje; perkundrazi ajo kerkon “ sigurimin e drejtesise pa kerkue hakmarrje”. Ajo kerkon marrjen e masave te ndryshme qe pengojne perseritjen e tragjedive te kalueme, e sidomos “...konformizmin deri tek bindja e verbet dhe menyra totalitare e te menduemit, dhe te ndjenjave tona (zemres)” e qe sot, na deshmojme ne Shqipeni. Asambleja gjithashtu porosite” qe aktet kriminale te kryeme nga individe te vecante gjate rregjimeve komuniste totalitare te procedohen penalisht dhe ndeshkohen simbas kodit penal”. Asambleja rekomandon “damshperblimin material, te drejte” dhe “mirepret hapjen e dosjeve te policies sekrete per publikun”. Me reforma te thella politike, ligjore, ekonomike ajo synon “zhvillimin e nji shoqenie civile”. Nji qendrim te ketill keshillon edhe Rezoluta 1481 (2006) e vitit te kaluem. Asgja e ketille deshmohet sot ne Shqipeni...! Ne Shqipeni, “shteti” shqiptar ka deshtue ne plotesimin e “rekomandimeve”! Akoma ma keq. Zhvillimi i “shoqenise” shqiptare ka marre drejtimin negativ. Shoqenia shqiptare ashte sot e hutueme, e frikesueme per te ardhmen, thellesisht egoiste. Dhe akoma : ajo ka ra ne pellgun e indiferences. Si rrjedhim, indiferenca masive ka lejue krijimin e nji shteti qe nuk ka autoritetin e duhun moral, me udheheqe. Ne rastin e ish te persekutuemve nga murtaja komuniste, “Shqipenia zyrtare” i ka lane mbas dore plotesisht, dhe perpiqet me qetesue ndergjegjen e flliqun me pensione qesharake si shperblim per vuejtjet e jashtezakonshme. Ashte opinioni i pergjithshem se me nxitjen e disa kuadrove drejtuese shtetnore, organizatat e ish te perndjekurve jane percare ne kater ose pese grupe, te anmiqsueme. Ata jane lane fare mbas dore, aq sa kohet e fundit as qe ftohen perseri ne manifestime zyrtare...sikur nuk ekzistojne fare. “Shoqenia” shqiptare vren nji fenomen kaq negativ, e heshte. Me nji qendrim te ketill, heshtja nuk pengon perseritjen e krimit te kaluem, ne disa kondita te caktueme. Shqipenia ashte toke e pergatitun per te paprituna te padeshirueshme. Dhe kjo me frikeson shume!


40

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Kurorëzime Edmond Pecaj me Ermira Malaj Më 5 Korrik 2008

John Tarazhi me Antoneta Gjelaj Më 23 Gusht 2008

Kol Palushaj me Rosetta Lulgjuraj Më 20 Shtator 2008

Marjan Kacaj me Xhovana Syku Më 19 Korrik 2008

Luigj Selca me Vjollca Celaj Më 6 Shtator 2008

Victor Shala me Ljulja Vulaj Më 20 Shtator 2008

Fran Peraj me Kristine Parubi Më 19 Korrik 2008

Tomy Vuksanaj me Anna Shkreli Më 6 Shtator 2008

Endrit Durgaj me Ela Haxhari Më 21 Shtator 2008

Thomas Perpepaj me Kristina Pjetergjokaj Më 26 Janar 2008

Viktor Nicaj me Diana Gjolaj Më 6 Shtator 2008

Franc Palaj me Daniela Doci Më 27 Shtator 2008

Ndue Cekaj me Jacklyn Rukaj Më 7 Shtator 2008

Joseph Guraj me Suzan Sandra Shkreli Më 27 Shtator 2008

Joseph Ulaj me Teuta Ivezaj Më 13 Shtator 2008

Migjen Markaj me Mona Hajdaraj Më 27 Shtator 2008

Gjon Krasniqi me Catalina Sanchez Më 26 Korrik 2008 Jeronim Hajdaraj me Shkendije Peraj Më 2 Gusht 2008 Tony Gecaj me Martina Nicaj Më 17 Gusht 2008

Gjergj Vushaj me Manjola Bunjaj Më 13 Shtator 2008 Elton Nikaj me Besmira Noka Më 20 Shtator 2008


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

41

Pagëzime Josefin Tinaj Prindër: David & Gjelina Tinaj Kumbarë: Zef & Leze Pllumaj Donika Tinaj Prindër: David & Gjelina Tinaj Kumbarë: Zef & Leze Pllumaj Josef Vukaj Prindër: Petrit & Ana Vukaj Kumbarë: Sokol & Zamira Smajlaj Nicholas Anthony Bucaj Prindër: Mark & Renata Bucaj Kumbarë: Doda & Kristina Ujkaj Joseph Curanovic Prindër: Martin & Valentina Curanovic Kumbarë: Lindon Gjolaj & Blerta Juncaj Monika Gojcaj Prindër: John & Rudina Gojcaj Kumbarë: Robert & Linda Prekelezaj Gabriel Lulaj Prindër: Frank & Valentina Lulaj Kumbarë: Mark & Branka Lulic Eric N. Luli Prindër: Ndoc & Rina Luli Kumbarë: Drin Asllani & Drita Toma Marisol Pepushaj Prindër: Petrit & Liljana Pepushaj Kumbarë: Sokol & Elizabeta Drejaj John Beqi Toma Prindër: Anthony & Drita Toma Kumbarë: Ndoc & Rina Luli

Isabella Bujaj Prindër: Lulash & Tereze Bujaj Kumberë: Ylli & Violeta Lelcaj

Samantha Simoni Prindër: Martin & Neta Simoni Kumbarë: Nikolin & Jolanda Pepa

Frank Tanushaj Prindër: Nik & Teuta Tanushaj Kumbarë: Mikel & Drita Tanushaj

Christiana Dedvukaj Prindër: Anton & Arbnora Dedvukaj Kumberë: Zef & Ardiana Gjelaj

Bianka Velovic Prindër: Prenka & Liza Velovic Kumbarë: Peter Scavetta & Lisa Gardella

Laura Tanushaj Prindër: Nik & Teuta Tanushaj Kumbarë: Mikel & Drita Tanushaj

Eric Rexha Prindër: Burin & Suzana Rexha Kumberë: Pran & Liza Gjeloshi Julian Smajlaj Prindër: Gzim & Pranvera Smajlaj Kumberë: Llesh & Lula Smajlaj Angelina Curanaj Prindër: Ajlo & Linda Curanovic Kumbarë: Gjiek & Prena Shala

Christopher Voka Prindër: Marash & Anila Voka Kumbarë: Kastriot & Kristina Lulaj Isabela Voka Prindër: Pjerin & Elida Voka Kumbarë: Marash & Anila Voka Joseph Nikolas Radoina Prindër: Gilbert & Rita Radoina Kumbarë: Martin & Gina Vuksanaj

Saranda Ivezaj Prindër: Jack & Teuta Ivezaj Kumbarë: George Ivezaj & Linda Prekelezaj

Justin Vladi Gjinaj Prindër: Vladi & Kujtime Gjinaj Kumbarë: Ndue & Pranvera Lala

Leonardo Nikaj Prindër: Robert & Adriana A. Nikaj Kumbarë: Marjan & Mariana Kepi

Joseph Ryan Kocaj Prindër: Joseph & Susane Kocaj Kumbarë: Martin & Gina Vuksanaj

Gjergj Vucaj Prindër: Pjeter & Marija Vucaj Kumbarë: Gjelosh & Drane Vukaj

Michael Lulaj Prindër: Nikola & Majlinda Lulaj Kumbarë: Peter & Alma Lulaj

Llesh Tarazhi Michael Anthony Nikac Prindër: John & Antoneta Tarazhi Prindër: Tomo & Marija Nikac Kumbarë: Mark Lulgjuraj & Lena Ljluljic Kumbarë: Ljeka Paljusevic & Fjoralba Gecaj Lucas Joseph Salvatore Prindër: Pasquale Joseph & Christina Laura Nikollaj Salvatore Prindër: Pal & Antoneta Nikollaj Kumbarë: Christopher Salvatore & Kumbarë: Nike & Prenda Berisha Marta Berisha Alexander Dedvukaj Amelina Mrijaj Prindër: Victor & Violeta Dedvukaj Prindër: Kened & Tereza Mrijaj Kumbarë: Anton & Teuta Ujkaj Kumbarë: Zef & Marta Berisha

Dukagjin Berisha Prindër: Robert & Zejnije Berisha Kumbarë: Agron & Lumturije Berisha Christian Curanovic Prindër: Fran & Maria Curanaj Kumbarë: Lek & Lena Saljanin David Dekaj Prindër: Arben & Enkeleta Dekaj Kumbarë: Prek & Roza Dekaj Gabriel Dreni Prindër: Alban & Fabjola Dreni Kumbarë: Bardhok & Mirjana Kodra Peter Grishaj Prindër: George & Maria Grishaj Kumbarë: Anton & Drita Rukaj Nik Kristofer Marku Prindër: Arben & Suela Marku Kumbarë: Gjevalin & Veronika Vecaj Sofia M. Martini Prindër: Marjan & Kristina Martini Kumbar: Zef Vucinaj Rozana Narkaj Prindër: Arben & Drita Narkaj Kumbarë: Arben & Suela Marku Soliana Tahiri Prindër: Sokol & Luigjina Tahiri Kumbarë: Mikel & Christine Matici Johny Vukaj Prindër: Agron & Lule Vukaj Kumbarë: Zef & Gentjana Bujaj

10 vjet me profesionalizëm i shërbejmë komunitetit tonë! Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Tel. 718-584-1620 Fax. 718-584-1228 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

w w w. a l b a n i a n i nv i t a t i o n s . c o m


42

JETA KATOLIKE

| KORRIK - SHTATOR 2007

I n

M m o r i a m

Llesh Tarazhi, 85-vjeç Vdiq më 2 Korrik 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Maruka Skrelja, 93-vjeç Vdiq më 8 Gusht 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Leke Shkreli, 95-vjeç Vdiq më 31 Korrik 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Marash Bucaj, 63-vjeç Vdiq më 15 Gusht 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjoka Lulgjuraj, 73-vjeç Vdiq më 2 Gusht 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Lin Vuksani, 89-vjeç Vdiq më 19 Gusht 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Violeta Pali, 55-vjeç Vdiq më 2 Gusht 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Tom Selca, 84-vjeç Vdiq më 3 Shtator 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Zef Ujkaj, 78-vjeç Vdiq më 27 Shtator 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Pushofshin në paqë !

FARENGA BROS.INC. Funeral Homes BRONX 718-654-0500 920 ALLERTON AVENUE Salvatore Farenga Sr.

Proprietors

Salvatore Farenga Jr.

“The Difference is in the Caring”

Ciao

Restaurant

Zef Gjelaj Private Party rooms available for up to 90 people. Special Care and attention for Albanian Parties. Ciao Restaurant 5-7 John Albanese Place Eastchester, NY 10709

Tel: (914) 779-4646 • Fax: (914) 961-0397


JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

Që prej asaj dite kur u ndave prej nesh kanë kaluar dy vite, kanë qenë dy vite dhimbje e malli. Kishim dëshiruar që të jesh përsëri në mesin tonë, Djell. Por kanë qenë edhe dy vite besimi e kujtimi. Kur ngushtëllimi më i fortë ka qenë besimi në dëshirën e Zotit. Të çoi në një vend më të mirë. Ndërsa ne ruajmë kujtimet e bukura të zemrës së bardhë që pate dhe dashurinë për ne dhe të afërmit tuaj. Në zemrat tona do të mbetesh përgjithmonë. Pushofsh në paqë. Me mall të thellë.

Djella Sati November 11, 1944 - October 9, 2006 It is so hard to believe that it has been two years since you left us. In life we loved you dearly; in death we love you still. In our hearts you hold a place, which no one can ever fill. A million times we needed you, a million times we cried, if love alone would have saved you, you would have never died. Some may think you are forgotten, though on earth you are no more, but in our memory you are with us, as you always were before. It broke our hearts to lose you, but you did not go alone, as a part of us went with you, the day God called you home. Your precious memories are our keepsakes, with which we’ll never part. God has you safely in his keeping, but we have you forever in our hearts.

You are so dearly missed. Your loving family Ndoci, Robert, Mario, Violeta, Sindorela, Luvigj, Suzanna, Amanda, Victoria and John Sati Regina, Beta and Nikolas Dukaj

43


Urime për 100-vjetorin e themelimit të Arqipeshkëvisë Orthodokse Shqiptare në Amerikë! I Përndritëshmi Hirësia e Juaj Imzot Nikon, Në emër të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" në New York me rrethe, të ju shpreh urimet më të sinqerta për njëqind vjetorin themelimit të Arqipeshkëvisë Orthodokse Shqiptare në truallin e Amerikës. I paharruari hirësija e tij Fan S. Noli, themelues dhe kryepeshkop i parë i kësaj Arqipeshkëvije Autoqefaqle Shqiptare, ka ecur me hapa gjigantë duke punuar për fe dhe komb. Ai, me ndihmën e Zotit dhe me përkrahjen e disa njerëzve të mirë, vuri themelet kësaj Kishe, që do të sigurojë një ardhmëri të shkëlqyer gjeneratave tjera. Sot përgëzohemi me ju për suksesin, frytin e punës së tij. Lutemi për shpirtin e tij, Arqipeshkëvinë që ka themeluar e për besimtarët e vet, për popullin tonë shqiptar në përgjithësi, që tu përngjajmë kolosave të tillë që kanë bërë diferencë në jetën tonë shpirtrore dhe kombëtare. Ai ka vuajtur për të vënë në dukje vlerat e paçmuara shqiptare, duke e ngritur karakterin bujar e fisnik të shqiptarit e mbi të gjitha besnikërinë e tij ndaj Zotit e ndaj të afërmit. I paharruar qoftë emri I tij. Gëzuar festa. Dom Pjeter A. Popaj Famullitar Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Hartsdale, New York

Courtesy of Noc Mati Gjonaj family from Reçi - Ulqin


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.