JK # 43

Page 19

Jeta Katolike

KORRIK - SHTATOR 2006

19

Me Pika Loti nën Hijen e Rozafës “Por nga frati nuk doli asnji fjalë. Ndoshta, vetëm në qelinë e errët të burgut e në pritje të ekzekutimit, ai do të ketë mendue edhe për takimin e grupit tonë, që ai filloi me çmue. Ndoshta, në ato çaste vetmie, ku vetëm zani i ndërgjegjës ndigjohet i qartë e, ku fuqia vjen vetëm nga besimi në nji ideal të naltë, të pathyeshëm, ky bir i Shën Françeskut do të jetë ngushëllues me mendimin se, jashtë mureve të burgut, po rritej nji rini e shëndoshë, guximtare, që nuk pranonte degjenerimin moral e nënshtrimin e turpshëm ndaj diktaturës bolshevike dhe se, kjo rini mbetej shpresa e vetme për mbijetesën e kombit tonë e si rrjedhim, e vazhdimsisë së Kishës Katolike në Shqipni. Ky mendim e kjo shpresë, duhet ta kenë ngushëllue fratin tonë, këtë klerik katolik shqiptar, të dedikuem e të denuem me vdekje, pa faj…!” (f. 118) Prof. Sami Repishti

P

ika Loti me Lotë Shprese Nën Hijen e Rozafës, do t’a quaj librin e dytë me narrative të jetueme. Të dy librat: “Pika e Lotit” (Shkodër, 1997) dhe “Nën hijen e Rozafës” (Tiranë, 2004), kanë pika lidhje me njëra tjetrën, jo se flasin për qytetin e Gentit e Teutës antike, por se janë përshkruar me origjinalitet vuajtjet. Ato fare lehtë mund t’i ballafaqosh me Arkivat e Shtetit në Tiranë. E veçanta e librave të rinj qëndron në stilin joshës, të ëmbël e fin; me një gjuhë gegnishte të përpunuar e latuar me kujdes, plot pasuri shprehjesh autentike vendase, ndonëse prej shumë dekadash jeton e punon në Amerikë. Ai librin e ka konceptuar në formë “romani”, me nuanca të thekshme dramaciteti origjinal. 32 pjesëve e epilogut, nuk i ka vënë asnjë emertesë, por vetëm shifra numerike romake, që vijnë në rritje njera mbas tjetrës brenda 340 faqeve. Para lexuesit, autori ka gdhendur përkushtimin e narrativeve të jetuara: “Dëshmorëve të lirisë dhe viktimave të tiranisë, të të gjithë vendeve e të të gjitha kohëve. Mendjeve fisnike, që transformojnë tragjedinë tonë kolektive, në nji kryqëzatë kundër Torturës, në çdo vend e në çdo kohë, me mirënjohjen ma të thellë.” Vepra hapet me një hyrje, duke përshkruar periudhën e vitëve 30-40 të shek. XX, kur rrëbeshi i egër siamezë fashist e komunist zbresin rrëmbyeshëm mbi kontinentin plak të Europës, në morsën e së cilës egërsisht u gjend e mbërthyer Shqipëria. Asokohe, ai ishte një adoleshent i brishtë, që koha po e piqte me shpejtësi, duke u gjendur para enigmave të udhekryqit, se nga duhet të shkonte. Gjithsesi, rreziku i jetës ishte një rrisk që po rritej. Për 10 vjet kaloi në burgjet e errëta të Shkodrës, në kampet e vdekjes së Shkodrës, Bedenit, Maliqit, Beratit, Fierit, Lushnjës, Tiranës, kudo shihej që shqiptari

i kuq shtypte shqiptarin e bardhë. Përballë kalvareve “…pafajsia frymëzuese e nanës dhe mirënjohja ime e gjallnueme nga dashunia e saj, u banë dy krahët e fuqishëm të qëndresës së fuqishme të qëndresës së ndërgjegjshme, dy gurët themeltarë të bindjes sime, në kundërshtimin pa kushte të shtypjes komuniste dhe të çnjerëzimit që ajo solli në rethin tonë shqiptar…”

Klajd

KAPINOVA Në një ambient të tillë, u brymos tek shpirti i tij urrejtja e hakmarrja ndaj rregjimit të hienave; u kalitën në kullën e jetës së përvujtur shpirtrat e zjarrtë të të rinjve shqiptarë nga i gjithë vendi, përfaqësuesit e së nesërmes; forcohej e ardhmja e bijve të nacionit, që gjithnjë vuajtën mes skamjes e frikës, që ishin copë e bukës së përditshme. Me të drejtë i mbijetuari i dukunisë së hienave thotë, se komunizmi

Ballina e librit

në Shqipni e zhveshi shqiptarin nga rrobat e trupit e shpirtit. Qysh në bankat e shkollës, zgjodhi alternativën që i kushtoi shumë vuajtje e gjak atij e brezit që i përkiste, rrugë nderi, me luftu pa kompromis fashizmin e komunizmin, me mbrojtë Kosovën e refuzu duartrokitjet servile ndaj diktatorit. Ai, si brez, e kreu detyrën me nder e guxim qytetar. Në përleshjen me të keqen, që sundoi prej 1944-‘90, ai pranoi aktin sublim, që nuk mund të fitohej përballë shtazarisë së makinës shtypëse proletare, që fliste në emër të popullit, kundër popullit. Përvoja dhe eksperienca e jetës se re, plot liri mendimi e veprimi në Amerikë (ndryshe nga sa kaloi në kampet e burgut në Atdhe), sot i bënte apel, se heshtja ndaj krimeve është një e keqe pasive. Dr. Repishti i qëndroi besnik idealeve të shokëve kundërkomunistë. Ai kujton me respekt kushëririn e vet Zyhdi Repishtin, viktimë e terrorit nazist, respektin pa rezerva për traditën, që i kushtoi jetën babait të tij ish-deputetit Hafiz Ibrahim Repishtit, nënës Hava Bushati (Repishti), viktimë e përsekutimit komunist, shokut të vuajtjeve Qamil Nikshiqi, vëllaut Vehbi Repishtit, motrës, të rinjve të Organizatës së Rinisë Demokratike, Fahri Rusi, Elez Troshani, Qamil Nikshiqi, Ndoc Gjoka, Matilda Gjoka, Xhevat Meta, Eqrem Rusi, Sulejman Qehaja; intelektuali erudit i lauruar në Itali, inxhinieri i pyjeve Fahriu i ekzekutuar; këshilltari i tyre Atë Dr. Gjon Shllaku O.F.M., mikut në vendlindje e Amerikë Prof. Arshi Pipa etj., të cilët, në unison, pranuan vuajtjen e vdekjen, duke fituar kënaqësinë shpirtërore të luftëtarit për liri e ngallnjyen mbi mbretërinë e Djallit. Sami I. Repishti (1925) lindi në Shkodër në një ditë të ngrohtë korriku, në një familje patriotike qytetare. Gjyshi i tij ka nënshkruar Memorandumin e 13 qershorit 1878 të Lidhjes së Prizrenit në


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.