Bilten znm maj juni 2013 alb

Page 24

Letër ambasadorëve për lirimin e

24

Kryetari i SHGM, Naser Selmani në fillim të qershorit dërgoi letër ambasadorëve të akredituar në Shkup ku shpreh shqetësimin për arrestimin e gazetarit Tomislav Kezharovski, të dyshuar per zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur, në një rast lidhur me vrasje. Në letër Selmani kërkon nga ambasadorët të angazhohen për të sqaruar rrethanat dhe të zbulohen akuzat kundër tij. Sipas tij, e paqartë është që organet gjyqësore ngritën procedurë kundër Kezharovskit, pesë vite pasi ka botuar informacionin, kur eventualisht do të mundej të dëmtonte hetimin. “Tashi një rrezik i tillë nuk ekziston sepse dëshmitari i mbrojtur nuk ka një status të tillë”, shkruan Selmani. Ai vlerëson se masa e arrestit është e pabazë sepse është në kundërshtim me nenin 191 të Ligjit të procedurës penale, i cili këtë masë e arsyeton vetëm kur ekziston rreziku që i pandehuri të braktisë vendin, të ndikojë mbi dëshmitarët apo dhe ta përsërit veprën. “Sipas njohurive të deritashme me të cilat disponojmë dhe konsultimet me ekspertët juridik, asnjë prej këtyre kushteve nuk është plotësuar për të arsyetuar masën e arrestit kundër Kezharovskit”, thuhet në letër. Selmani dyshon se arsye e vetme për të cilën është arrestuar gazetari është që t’i bëhet presion për të zbuluar burimin

e informacionit. “Sipas kushtetutës tonë dhe dokumentave ndërkombëtare, burimi i informacionit është i mbrojtur”, përkujtohet në letër. Selmani në fund solidarizohet me Kezharovskin që ka botuar informacionin e kontestuar sepse ka pasur qëllim legjitim, keqpërdorim të dëshmitarit të mbrojtur, gjatë procedurës gjyqësore për një rast vrasjeje. FNG: URGJENTISHT TË LIROHET KEZHAROVSKI Kongresi i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, i cili u mbajt në fillim të qershorit në Dublin miratoi një kërkesë urgjente me të cilën kërkohet nga autoritetet maqedone që menjëherë të lirojnë nga arresti gazetarin Tomisllav Kezharovski. Në kërkesën autorizohet Këshilli drejtues i FNG, që kërkesën ta përcjell deri te organet gjyqësore dhe të prokurrisë si dhe të policisë. “«Kongresi beson se vendimi i gjykatës për arrestin është sulm i drejtpërdrejt jo vetëm ndaj Kexharovskit, por njëkohësisht edhe ndaj lirisë së medias dhe lirisë së fjalës në Maqedoni», thuhet në kërkesën urgjente të Kongresit. Delegatët dhanë mbështetje të plotë për gazetarin Kexharovski dhe pakusht mbështetin të drejtën e tij për të mos zbuluar burimin e informacionit. «Kongresi botërorë i Federatës ndërkombëtare të ga-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.