Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 68

Qendra e Mendimit Pozitiv

ë zakone për të 12 qenë të lumtur!

A

snjëherë nuk duhet të jeni të zënë për të buzëqeshur, sepse nuk duhet shumë kohë për të krijuar momente të lumtura në jetën tuaj. Thjesht duhet të bëni mirë disa gjëra.

1. Buzëqeshuni edhe atyre që nuk i njihni.

Mos prisni që t’ju buzëqeshin vetëm të tjerët. Mësojuni atyre se si bëhet një gjë e tillë. Flisni me dikë që nuk e njihni. Bëjini një komplimet. Mos u bëni të pakëndshëm. Thjesht jini vetvetja dhe jepuni të tjerëve shansin për të buzëqeshur dhe për tu lidhur me ju. Sa më shumë që t’ju buzëqeshni të tjerëve, aq më shumë do t’ju buzëqeshin edhe ato juve. Jeta është shumë më e gëzueshme kur të gjithë rreth jush janë duke buzëqeshur. Lexoni si të fitoni shokë të rinj dhe si të influenconi njerëz. 2. Mendoni se sot do të jetë një ditë e bukur.

Mendoni kështu, dhe kështu do të jetë. Studimet tregojnë që megjithëse ne mendojmë që veprojmë sipas mënyrës që ndjejmë, në fakt, ne ndjejmë në mënyrën si veprojmë. Një sjellje e mirë çon gjithmonë drejt eksperiencave të mira. 3. Reflektoni në atë që është mirë.

Vlerësoni të gjithë gjërat e mira që keni në jetë, sado të vogla qofshin. Ju keni patjetër gjëra të mrekullueshme në jetë, e kuptoni ose jo. Shumë nga ne kanë pjestarë familje, miq edhe shokë që na duan. Mësoni ta kuptoni se çfarë mrekullie është kjo. Shumë nga ne kanë një shëndet të mirë, që është një mrekulli tjetër shumë e madhe. Ne kemi sy, me të cilat të shijojmë mrekullitë e lindjes dhe perëndimit të diellit, natyrën dhe bukuritë rreth nesh. Shumë nga ne kemi veshë, me të cilat mund të shijojmë muzikën, dhe të dëgjojmë lloje e lloje tingujsh. Bëhuni mirënjohës për të gjitha këto gjëra dhe shumë të tjera. Falenderojeni jetën çdo ditë për gjithë të mirat që ju ka dhuruar. 4. Përdorni fuqi personale për të bërë të gjitha gjërat.

Të gjithë kanë fuqi unike personale. Të gjithë ne kemi talente dhe aftësi të ndryshme dhe nëse përdorim këto fuqi ashtu siç duhet do të shikojmë që lumturia emocionale do të vijë shumë natyrshëm. Vetëpërmbushja krijon gjithmonë një sens

“Sekreti i lumturisë nuk është që të doni atë që pëlqeni, por të pëlqeni atë që bëni.” - James M. Barrie.

arritjeje. Nëse kjo arritje bazohet ekskluzivisht në aftësinë tuaj personale për të përfunduar diçka, shpërblimet psikologjike nuk kanë çmim. 5. Përdorni imagjinatën tuaj

Dje pashë një fëmijë në një ushqimore duke jetuar momentin e tij më të bukur me asgjë më shumë se një banane dhe imagjinatën e tij. Ai dukej sikur po pretendonte se bananja e tij ishte një raketë, dhe po e fluturonte në të gjithë dyqanin. Si ka mundësi që ne kemi lindur duke e ditur se si ta shijojmë jetën dhe pasi mësojmë të gjitha gjërat më të mrekullueshme, harrojmë disi që të kënaqemi? Duket sikur duke u rritur bëhemi më të shastisur. Po cila është zgjidhja? Ti kundërvihemi proçesit të rritjes me gjithë fuqinë tonë të imagjinatës. Patjetër që nuk duhet të pretendojmë që bananet janë rraketa (megjithëse do të ishte gallatë) por të përpiqemi të imagjinojmë diçka që na bën të buzëqeshim të paktën një herë në ditë. 6. Krijoni diçka.

Krijimi nuk është një proçes si të tjerët. Të vini në përdorim mundësitë tuaja inovative dhe të ndërtoni diçka me duart tuaja do t’ju japë ndjenjën e papërshkruar të gjithësisë. Nuk ka asgjë që e zëvendëson këtë ndjenjë. Duhet vetëm që të lidhet me diçka për të cilën ju interesoheni. Nëse krijoni plane financiare çdo ditë për klientët tuaj dhe e urreni këtë gjë, nuk do të funksionojë. Por do të gjeni patjetër diçka që doni dhe të krijoni diçka që lidhet me të, atëherë do të bëjë ndryshimin në jetën tuaj. Nëse nuk keni krijuar diçka vetëm për hir të krijimit, provojeni. Nuk do të zhgënjeheni. 7. Ndihmoni dikë për disa minuta.

Në jetë do të merrni atë që të jepni. Kur bëni një impakt pozitiv në jetën e dikujt, do të bëni një impakt pozitiv në jetën tuaj. Sa më shumë që ti ndihmoni të tjerët, aq më shumë do të duan që tju ndihmojnë edhe ato. Dashuria dhe mirësia sjellin dashuri dhe mirësi. 8. Ndajeni kohën tuaj të lirë me një mik të ngushtë.

Kur të jeni duke ngrënë drekë jashtë punës për disa 30 a 40

68 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

revista nr 13.indd 68

2/8/2013 1:44:29 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.