08 nëntor

Page 1

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 08.11.2013 VITI II - NR.611

Adresa: Sheshi “Çerçiz Topulli”, Gjirokastër Cel: +355 67 26 43 431 E-mail: info@cajupi.com

...>>fq.2

Ti jepet fund arbitraritetit!

Nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri MENDIMI POZITIV

Thesari i jetës! Fillimi i çdo aftësie të dijes, qoftë teorike Qendra e apo praktike, janë Mendimit Pozitiv idetë dhe mendimet. Këto shkaktojnë imagjinatë, ndërsa imagjinata të drejton te vullneti dhe vullnetit i nevojitet veprimi, kurse përsëritja e kësaj herë pas here, bëhet shprehi, prandaj korrektësia e këtyre hapave varet nga korrektësia e ideve dhe ....>> VIJON NË FAQEN 2

Disa çaste me "djemtë e rrugës"!............................fq.3 Kotorja: Tetë anëtarë në familje, 20 vite të pastrehë!...................................................fq.4 BERZH, 34 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve!.................................fq.5 Panaxhari i kuq rrit energjinë dhe lufton kancerin!................................................fq.6 Komisioni Europian: Turqia, rritje ekonomike me 3,5 % gjatë 2013!....................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E PREMTE, 08 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrja amerikane: Ti jepet fund arbitraritetit!

Biznesi amerikan kërkon nga qeveria ndryshime në ligj, për të mos parapaguar gjobat e vendosura nga tatimet. Dhoma Amerikane Tregtisë, (AmCham),

ftoi në një tryezë drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj dhe i paraqiti gjithë problematikën që has me tatimet. Sipërmarrja, kërkoi që arbitrarite-

tit ndaj biznesit t'i jepet fund, ndryshimet fiskale të mos jenë të shpeshta dhe të mos bëhen në mes të vitit fiskal. "Sugjerohet ndryshimi i nenit 107 të ligjit për procedurat tatimore, i cili parashikon si kusht pagesën paraprake të detyrimit tatimor, duke përjashtuar gjobat, për shqyrtimin e ankimit të administratës. Ky është një kusht thelbësor, qoftë për shmangien e abuzimeve"- tha Ardjana Shehi. Biznesi ngriti pretendimin se gjobat shpesh përdoren për të mbushur arkën e tatimeve. Por ata morën një premtim nga kreu i Tatimeve, se s'do ketë më gjoba të padrejta. "Ka diçka që nuk shkon, nuk mbushet arka e shtetit me gjoba, ka një shifër prej 70% të çështjeve që duhet t'u rikthehemi. Ligji është një dhe nuk ka interpretim"- tha Brisida Shehaj. Një problem i ngritur nga biznesi ishte dhe mosnjohja e legjislacionit tatimor nga inspektorët e tatimeve, si dhe etika që ata paraqesin në komunikim me sipërmarrjen. Një raport i plotë i Dhomës Amerikane me propozime do i dorëzohet Drejtorisë së Tatimeve. Për më tepër: www.77news.al

apo ke marrë një njohuri të cilën njerëzit e kanë çdo ditë para syve, por nuk e shohin një pjesë dërrmuese e tyre. Thjeshtë, ndalu dy minuta dhe lexoi përsëri ngadalë pyetjet dhe mundohu të përgjigjesh. Mos u brengos nëse përgjigjet të duken të pakuptimta apo mendon se nuk ke njohuri, tek e fundit çdo njeri ka çaste në atë pozitë, mirëpo me kohë do të rritet besimi, do të rritet forca e brendshme dhe bindshmëria në idetë dhe vizionet tua. Me punë dhe përpjekje të vazhdueshme, do të arrish në nivelin e dijes, ku gjërat kanë kuptimin e tyre, ku asgjë nuk është pa plan, asgjë nuk është e rastësishme, apo më saktë - provojeni vetë. Kur jemi tek dija këtu kemi dije konstruktive dhe destruktive, apo mund të themi se ka dije e cila e rëndon e ngulfat njeriun dhe dije e cila e lartëson dhe e ngre në shkallë shpirtërore dhe materiale. Një lloj i dijes e cila është prijëse e diturive të cilat e ngrenë njeriun në piedestalin e lartë shpirtëror e që reflekton edhe në atë material dhe të përgjithshëm është dija e cila u jep përgjigje pyetjeve të lartpërmendura, dija e cila i jep kuptim jetës, i

jep kuptim proceseve dhe ligjshmërive të cilat i përjetojmë çdo çast, njohja e gjithë procesit material dhe shpirtëror, krijimi i tij, proceset, fazat dhe mënyrat e avancimit dhe mbi të gjitha njohja e fuqisë krijuese e të gjitha gjërave që njohim dhe që nuk njohim, që dimë dhe nuk dimë, pra njohja e Krijuesit. Për të arritur këtë bazë nuk është e nevojshme alarmimi përpara pyetjes, e cila është: nuk mund ta di këtë, apo nuk mund ta bëj këtë apo edhe thënie më të rënda që hasim edhe për gjëra më të lehta, por kërkohet një qasje serioze dhe punë e vazhdueshme për të arritur atë që të lartëson dhe të ngre në një shkallë më të lartë. Shkalla më e ulët e njeriut të ditur është ajo e pazbatueshmërisë së asaj diturie ndërsa shkalla më e lartë e njeriut të ditur është zbatueshmëria e diturisë të cilën e ka marrë dhe këtu qëndron njeriu, i cili tashmë, dituritë bazë të marra nga udhëzimet e lartshënuara, të fillojë t'i kombinojë, t'i krahasojë dhe t'i zbatojë në praktikë dhe t'i ndiejë rezultatet e këtij avancimi. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... mendimeve. Po ashtu, prishja e tyre varet nga këto. Jeta, gjëja më e çmueshme që posedojmë, dhuratë hyjnore të cilën e kemi marrë pa e kërkuar, pa e zgjedhur vendin, kohën apo mënyrën e jetës apo llojin, thjesht e kemi dhuratë, të cilën duhet ta çmojmë, ta ruajmë dhe ta zhvillojmë brenda kushteve dhe mënyrës në të cilën është krijuar jeta jonë. Cili është roli ynë në këtë jetë? A kemi ne detyra për të bërë apo mund të bëjmë çfarë të duam? Nëse ne e kemi dhuratë jetën, a kemi përgjegjësi për të? Çfarë është jeta? Pyetjet e lartpërmendura kërkojnë përgjigje, të cilat shumë shpesh po i gjejmë në literatura dhe ide të ndryshme nga pikëpamje filozofike ose shkencore, apo të ndonjë spektri tjetër. Përpjekja ime është që Ti, lexues i nderuar, të mendosh pak më thellë ndaj këtyre pyetjeve dhe ta kuptosh seriozitetin e kësaj teme. Pikërisht përgjigjet, apo më thjeshtë, vetëm përpjekja për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve i jep një lloj gjallërie dhe energjie të freskët shpirtit dhe të jep përshtypjen se ke zbuluar një gjë të re Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 08 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Disa çaste me "djemtë e rrugës"! Zakonisht kur dalim nëpër Tiranë jemi mësuar të kemi kujdes nga makinat, por tashmë duhet të ruhemi nga qentë e rrugës. Mos qoftë e thënë të jenë të uritur.

Një Moment me pak Koment...

Mos gjuani me gurë! Ende pa kaluar shumë kohë nga rikonstruksioni i Xhamisë Mbret në Elbasan, xhamat e dritareve janë thyer. Se dimë vepër e kujt është, por dikush që ndodhet brenda, mund të vritet!

Një Moment me pak Koment... Ofrohet vend pune Kamariere/Kamarier. Të interesuarit të telefonojnë në: 0686080211/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Lligja, Peshkopi. Tel: 068 20 04 350

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 08 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Xhep Kotorja: Jemi 8 anëtarë në familje, 20 vite të pastrehë!

Xhep Kotorja

Xhep Kotorja, banorë i Tiranës kërkon nga qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” që të ndërhyjë në rrugë institucionale, me qëllim zgjidhjen e problemit e strehimit të tij. Ai është babai i tetë fëmijëve dhe që prej vitit 1992, nuk ka arritur që të strehohet. 60-vjeçari, për shkak të rrethanave dhe kushteve të vështira ekonomike u bën apel institucioneve, që të krijojnë lehtësira në kryerjen e procedurave ligjore, si dhe të informojnë me qëllim ndihmën e personave në nevojë. Për më tepër, lexoni intervistën. Ku banoni? Unë jam me origjinë nga Kukësi dhe banoj me qera në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Shuma e qerasë që paguaj çdo muaj është 20 mijë lekë. Ne jemi tetë anëtarë në familje; unë, bashkëshortja dhe 6 fëmijët. Nga të gjithë anëtarët e familjes, të punë-

suar janë katër veta. A keni aplikuar për strehim gjatë kësaj kohe? Theksoj se kam ardhur në Tiranë 23 vite më parë dhe kam aplikuar për strehim në vitin 1992. Ndërkohë, që prej asaj kohe jam pa shtëpi. Para një viti, unë përfitova të drejtën që të marr kredi, si dhe të kryej procedurat për përfitimin e një shtëpie me interes të ulët, kundrejt pagesës mujore me këste. Gjithashtu, në këtë kohë mësoj nëpërmjet një shpallje që kishte bërë bashkia se procedura ime kishte mbetur pezull për mosplotësim dokumentacioni. Në fakt, kur u interesova informohem se shkak i pezullimit ishte fakti i përllogaritjes neto. Por unë e dija që përllogaritja duhej të bëhej në mënyrë tjetër dhe askush nuk më ka sqaruar për këtë fakt. Aktualisht jam

duke e korrigjuar këtë gabim dhe shpresoj që më tej të mos kem asnjë pengesë. A keni patur pengesa për të kryer të gjitha procedurat që parashikon ligji për përfitimin e banesës? Dua të theksoj se ka qenë torturë e vërtetë, për shkak se administrata më kishte regjistruar në momentin e aplikimit me mbiemrin “Kotarja” dhe jo “Kotorja” bazuar në vërtetimin që kishte lëshuar një punonjës i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme - Kukës. Ndërkohë, këtë korrigjim erdha dhe e depozitova sërisht në bashki. Si është gjendja juaj ekonomike? T’ju them të drejtën kemi shumë vështirësi ekonomike në ditët që po jetojmë. Shpeshherë dhe një vizitë tek mjeku hezitoj që ta bëj, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Unë, që të përballoj kredinë, duhet të jem i dypunësuar, kurse djali është pa punë. Ai ka kërkuar punë, por asgjë nuk është bërë deri më sot. Ndërkohë, edhe vajza e arsimuar është e pa punë. Aplikova për kredi të lehtësuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Administrata publike duhet të jetë më e vëmendshme ndaj problemeve tona dhe të na krijojë lehtësira në kryerjen e shërbimeve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time Shitëse Butiku. Të interesuarit të telefonojnë në: 0688151089/ Për më tepër www.biznesunion.al

INSIFA

SHPK

Adresa: Maminas, Durrës Cel: +355 068 20 11 448 / +355 068 20 11 450 E-mail: insifa@insifa-al.com Lëvizja

Shijo ëmbëlsinë!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 08 NËNTOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lilo Kapllani: Eksperienca shumëvjeçare mbi supe, ma lehtëson punën!

Lilo Kapllani

Lilo Kapllani që prej 10 vitesh ushtron aktivitetin e tij në Tiranë. Ai drejton biznesin e

tij "Riparim Elektroshtëpiake". Gjatë një interviste të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë z. Lilo na tregoi mbi punën dhe kujdesin që duhet treguar ndaj saj. Sa e vështirë është të menaxhosh punën që ju bëni? Çdo ditë ka vështirësi, por me pak vullnet çdo gjë shkon mirë. Mjafton që klienti të mbetet i kënaqur. Në biznesin që unë kam, duhet të tregosh kujdes kur merr diçka përsipër, pasi klienti vjen me besim. Prej sa kohësh e keni hapur biznesin tuaj? Para 10 vitesh, duke marrë shtysë nga eksperienca ime 30 vjeçare në këtë fushë, në Kombinatin Mekanik, Poliçan. Eksperienca shumëvjeçare mbi supe ma lehtëson punën, por gjithsesi duhet të jem

gjithmonë në koherencë me teknologjitë e reja, për këtë më ndihmojnë dhe dy djemtë e mi, që janë më të familjarizuar me risitë e reja teknologjike. Çfarë ofron biznesi juaj, ndryshe nga të tjerët? Regullim i elektroshtëpiakeve në mënyrë cilësore. Gjithashtu, mundohem të jem sa më korrekt dhe i përpiktë në kohë. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Pothuajse gjatë gjithë vitit është njësoj, çdo ditë ka punë, në këtë zonë ka shumë banorë, çka sjell dhe më shumë fluks pune. Por fluksi më i madh i punës është në sezonin vjeshtë-dimër. Pajisjet e ngrohjes më shumë, por dhe elektroshtëpiake të tjera. Për më tepër: www.77news.al

BERZH, 34 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve!

Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) akordon një fond prej 34 milionë

euro në formë grandi për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri.

Marrëveshja e finacimit u nënshkrua nga Ministri i i Financave, Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesi i përhershëm i BERZH-it, për Shqipërinë, z.Fabio Serri. Ky finacim bëhet në kuadër të fondeve IPA 2010/2011. Ky fond do të përdoret tërësisht për financimin e punimeve civile për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe lokale. Programi i Rrugëve Rajonale dhe Lokale synon rehabilitimin e 1000-1500 km rrugë rajonale dhe lokale, për të rritur cilësinë dhe sigurinë në rrugë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Financier. Të interesuarit të telefonojnë në: +355 42 234 172 / Për më tepër www.biznesunion.al

Klinika Mjekësore

Pro Life

Adresa: Rr. “Nikolla Tupe” Nr.02, ish Blloku,mbi Qendrën Tuttestetica, Tiranë Tel:+355 4 22 37 897 Tel/Fax:+355 4 22 377 56 Cel:+355 4 67 20 82 745

e-mail:poliklinikaprolife@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E PREMTE, 08 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Panaxhari i kuq rrit energjinë dhe lufton kancerin!

Për shkak të shijes së brendësisë së kuqe ngjyrë rubini, panxhari është një nga përbërësit më të dashur në ushqim. Por njëkohësisht është edhe arma sekrete për energji dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit. Panxhari i kuq përmban nivel të lartë të nitrateve, madje 20 herë më

shumë se çdo perime tjetër. Janë të njohura dobitë e panxharit të kuq në luftën kundër kancerit, ndërsa hulumtimet e fundit kanë zbuluar që nitratet të cilat ai përmban, ulin tensionin e gjakut. Studimi i kryer në universitetin "Queen Mary's", në vitin 2010, ka treguar se si vetëm një gotë prej 250 ml lëng panxhari të kuq në ditë e ul shumë tensionin e gjakut për disa orë. Hulumtimi i ri ka treguar që 600 ml i këtij lëngu e mban tensionin e ulët dhe mbi gjashtë orë. Po ashtu, shkencëtarët konsiderojnë që redukton shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 %.Studimi i kryer në universitetin "Exter", ka treguar se si nitratet, rrisin qëndrueshmërinë. Testi ka treguar se si të rriturit që pinë 500 ml të këtij lëngu në ditë mund të ushtrojnë

16 % më gjatë se ata që nuk kanë konsumuar lëngun e panxharit të kuq. "Nitratet punojnë në sinergji me antioksidantët që i përmban panxhari për të reduktuar oksigjenin e nevojshëm për muskujt. Kjo u mundëson të punojnë në mënyrë më efektive dhe ngadalëson lodhjen", ka thënë Stephen Bailey, i cili ka punuar në studim. Hulumtimi i kryer në vitin 2011 në Universitetin Wake Forest në North Carolina, ka treguar që panxhari i kuq ngadalëson zhvillimin e demencës. Po ashtu, është i mirë për rregullimin e sistemit tretës. Por panxhari më së shumti njihet për përdorimin në luftën kundër kancerit. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 %. Për më tepër: www.77news.al

Shtëpia atipike me materiale tradicionale! Ja një shtëpi druri atipike, e cila ndodhet në Zvicer, në periferi të Cyrihut dhe ka një arkitekturë të ftohtë dhe bashkëkohore me materiale tradicionale. E pajisur me panele druri, në arkitekturën e saj të brendshme kemi një përdorim të gjërë të drurit të rafinuar, i cili është element kryesor, si në dyshemenë e poshtme, në mure dhe në elementin e shkallës që është lidhës për ambientin e sipërm të saj. Dyert, të cilat lidhin me ballkonet e jashtme, janë rrëshqitëse. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh. Të interesuarit të telefonojnë në: +355 42 234 172 / Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 08 NËNTOR 2013

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Komisioni Europian: Turqia, rritje ekonomike me 3,5 % gjatë 2013!

Lëvizja

Provincat turke tejkalojnë 1 miliard dollarë në eksporte! Sipas të dhënave të Kuvendit të Eksportuesve Turq (TIM), 14 provincat turke kanë arritur mbi 1 miliardë dollarë vlerë të eksporteve në dhjetë muajt e parë të vitit 2013. Qyteti i Stambollit ka shënuar 52.21 milionë dollarë vlerë të eksporteve, të kontabilitetit për rreth 42% të totalit të eksporteve turke në dhjetë muajt e fundit, pasi eksportet turke shënuan 124,35 miliardë dollarë në periudhën janar-tetor 2013. Provinca e Stambollit ndiqet nga provinca e qytetit, Bursa me 10.67 milionë dollarë dhe nga provinca e Koxhaeli me 10.56 milionë dollarë të eksporteve në dhjetë muajt e parë të vitit 2013. Kryeqyteti turk, Ankara renditet i pesti me 5.89 milionë dollarë vlerë të eksporteve pas Izmirit, i cili ka shënuar 7.29 milionë dollarë të eksporteve në 10 muaj e fundit. Për më tepër: www.77news.al

Komisioni Europian

Turqia pritet të ketë një rritje ekonomike me 3,5 për qind gjatë 2013. Norma e rritjes pritet të jetë me 3 për qind gjatë vitit të ardhshëm dhe 4,3 për qind për vitin 2015, thuhet në Raportin e Parashikimeve Ekonomike Europiane, Vjeshtë-2013, të realizuar nga Komisioni Europian. Përqindjet e inflacionit projektohen në 7,7 për qind gjatë vitit aktual dhe në 7,2

për qind përgjatë vitit të ardhshëm dhe në 7,5 për qind në vitin 2015. Në raport thuhej se "inflacioni i çmimeve të konsumit vjetor pritet të ulet nga 9 qind që ishte në vitin 2012 në 7,7 për qind përgjatë vitit''. Duke marrë parasysh periudhën që nga muaji korrik, kalimi përmes lirës dhe përdorimit të saj ka sjellë rritjen e çmimeve të brendshme.

Çmimet më të ulëta ndërkombëtare të energjitikës duhet të ndikojnë në mbajtjen e inflacionit në nivelin 7, 8 për qind përgjatë vitit 2014 dhe 2015 që është ende shumë më lartë se niveli prej 5 për qind i parashikuar nga Banka Qendrore. Përsa i takon normës së borxhit publik, një ndryshim i vogël parashikohet lidhur me defiçitin e borxhit të jashtëm të Turqisë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Drejtor Marketingu. Dërgoni CV-të tuaja në: infoodcompany@gmail.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Shëngjin, Lezhë Cel: +355 67 20 11 033 Tel: +355 281 22500/501 E-mail: rafaeloltb@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

E PREMTE, 08 NËNTOR 2013

77 ENERGY

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 31 Tetor deri me 15 Nëntor 2013

Divan

Oferta më e mirë!

nga 77 Energy

Shumë i përs htatshëm edhe për amb iente me sipërfaqe të vogla.

7.000 lekë

Me një formë dhe pamje që shpreh rehati. Ekskluzive nga “77 Energy” me dizenjo midis ngjyrës kafe dhe bezhë. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.