Zani i nalte nr 16

Page 49

Jurisprudencë Islame

vështrim, Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Islam është një mekanizëm ligjor, që ofron një pasqyrë të perspektivës islame për të drejtat e njeriut. Ajo pohon Sheriatin Islam si burim të saj. Qëllimi i kësaj deklarate është të qenët e saj si një udhëzues i përgjithshëm në fushën e të drejtave të njeriut. Sipas kësaj deklarate, në nenin 14 të saj, theksohet se: “Çdokush ka të drejtë në përfitime ligjore pa monopolizim, mashtrim apo dëmtim ndaj vetes apo të tjerëve. Fajdeja është absolutisht e ndaluar”24. Ndërsa në lidhje me të drejtën e pronës deklarata sanksionon se: “Çdo njeri ka të drejtën e të pasurit pasuri të fituar në mënyrë të ligjshme dhe i gëzon të gjitha të drejtat e pronësisë, pa rënë ndesh me veten, të tjerët, ose me shoqërinë në përgjithësi. Shpronësimi nuk është i lejuar me përjashtim të rasteve kur kryhet nxitur nga kërkesat e interesit publik dhe kundrejt një dëmshpërblimi të menjëhershëm dhe të drejtë”25. Po ashtu, në germën “b” të këtij neni theksohet se: “konfiskimi dhe marrja e pasurisë është e ndaluar me përjashtim të një domosdoshmërie të diktuar nga ligji”26. botuese “Prizmi”, Tiranë, 2012, f. 92. 24. The Cairo Declaration on Human Rights in Islam, article 14. Për më tepër shih: http://www.oic-oci.org/english/article/ human.htm (aksesuar më datë 07.06.2014) 25. Po aty, Neni 15. 26. Po aty.

Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Islam mbron edhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Kështu në nenin 16 të saj thuhet se: “Secili ka të drejtë të gëzojë frytet e prodhimit të tij shkencor, letrar, artistik e teknik dhe të drejtën për të mbrojtur interesat morale dhe materiale që rrjedhin prej tij, me kusht që prodhimi i tillë të mos bie në kundërshtim me parimet e Sheriatit”27. 2. Mbrojtja e të drejtës së pronës Pa ngurrim mund të shprehemi se, Feja islame e respekton të drejtën e pronës dhe pasurinë, sepse ajo është baza e jetës. Nga ana tjetër, e drejta islame e respekton të drejtën e njerëzve për pronë. E drejta e pronës konsiderohet e shenjtë. Askush nuk mund ta cenojë në çfarëdolloj mënyre qoftë, këtë të drejtë. Janë këto arsyet përse ligji islam e ndalon rreptësisht vjedhjen, grabitjen, përvetësimin e pasurisë së huaj, mashtrimin, dredhinë, mashtrimin gjatë matjes dhe në peshë. Pasuria e fituar në rrugë të paligjshme është e ndaluar për t’u përdorur28. Sipas traditës profetike, njeriut i bëhet e mundur mbrojtja e pasurisë nga dispozitat kuranore vetëm nëse është besimtar dhe në çdo rast nëse 27. Po aty, Neni 16. 28. Sabik, S., Fikhus-Sunneh, Legjislacioni i traditës së Profetit a.s., Vëllimi i dytë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011, f. 563. 49


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.