Zani i Nalte Nr. 9

Page 71

Gjuhë-letërsi

Abetaret shqipe dhe pavarësia kombëtare vështrim rreth abetareve dygjuhëshe shqip-italisht Ma. Lindita Kazazi & Prof. Dr. Njazi Kazazi Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Abstrakt Abetarja, si asnjë libër tjetër në të gjithë rruzullin tokësor, lidhet ngushtë me jetën e çdo fëmije që ulet për herë të parë në bankat e shkollës. Me këtë libër fillon dhënia dhe përvetësimi i një kulture dhe arsimimi të programuar. Me të mësojnë lexim-shkrimin në gjuhën amtare, por veçanërisht për ne shqiptarët ajo ka pasur funksione shumëplanëshe.

H

istoria e abetareve të gjuhës shqipe është e vjetër dhe e lavdishme. Me abetaret janë të lidhura përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë përballë pushtimeve të njëpasnjëshme. Me përmbajtjen e tyre ato ndikuan fuqishëm në edukimin e gjeneratave të tëra me ndjenjat më të larta atdhetare dhe fisnike. Ato ndikuan në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të gjuhës së ëmbël shqipe dhe trashëgiminë e saj brez pas brezi. Abetarja, si asnjë libër tjetër në të gjithë rruzullin tokësor, lidhet ngushtë me jetën e çdo fëmije që ulet për herë të parë në bankat e shkollës. Me këtë libër fillon dhënia dhe përvetësimi i një kulturë dhe arsimimi të programuar. Me të mësojnë lexim-shkrimin në gjuhën

amtare, por veçanërisht për ne shqiptarët ajo ka pasur funksione shumëplanëshe. Rilindësit tanë e kanë konsideruar si “abetare të parë” veprën e Pjetër Budit, që u botua në Romë, më 1621. Kalendari i Shoqërisë “Dija” në Vjenë, më 1908, në faqen 3 shkruan se “Më 1621, kur doli në dritë libri shqip “Speculum confessionis”, e të ndyerit Emz. Budi, u lind edhe i pari abetar shqip”.1 Abetaret për nga metoda janë shumë të ndjeshme ndaj çdo hopi pedagogjik, ndaj çdo bumi teknologjik, duke iu përshtatur kurbës së zhvillimit të pandërprerë të didaktikës bashkëkohore. Këtu e gjen shpjegimin dhe preokupimin e përfaqësuesve më 1. Shefik Osmani, Njazi Kazazi: Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike. Botim i MASH dhe shtëpisë botuese “Idromeno”, Tiranë, 2000, f. 20.

71


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.