Zani i Nalte Nr. 9

Page 119

Personalitete

Kur rrinte tek Demet, agallarët e përdornin aftësinë e Hoxhës edhe për “operacione” diplomatike. Din Dema kishte zënë një miqësi me Cen Elezin, again e fuqishëm të Sllovës dhe desh që dasmën ta bëjë në pranverë e jo në vjeshtë, siç ishte zakoni në Dibër. Për të ndarë ditën e dasmës dërgon me mision Hoxhën dhe Nexh Cekun. - Mos ngutesh në muhabet or Nexh, por të ma lësh llafin mua,- i thotë hoxha. Pasi u rrafshuan dhe shkëmbyen shumë biseda, për të thyer heshtjen, i zoti i shtëpisë vendos të gërricet pak me Nexhën. - Fol or Nexh,- tha agai. - Hysenaaa (Hysen aga)! Ja kam shti shtupën bucelës,- tha Hoxha. Mos ja çel se do të të spërkasë. Por agai nuk ja vuri veshin këtij paralajmërimi. - Fol or Nexh nji fjalë!- përsëriti agai, pas pak. Elezët me Kaloshët, dy nga paritë më të fuqishme të Dibrës së Poshtme, në këtë kohë ishin në hasmëri mbasi një kalosh kishte vra njërin nga elezët. Duke mos ditur ç’të thoshte ndonjë fjalë më të dobishme për misionin që kishte vizita, Nexha kuturisi një pyetje me “me spec”. - Cili është ma ist o aga, a elezët apo kaloshët? Që do të thoshte se kush e ka radhën të marrë gjakun. Pyetja provokuese i theri në kockë agait. - A të thashë se ia kam shti shtupën bucelës e mos ja hiq se do spërkatesh,- i tha Hoxha, duke ja lënë fajin agait për incidentin e shkaktuar. Dhe aty për aty shtoi: - Kandari jot o aga mban shumë, mban edhe 1 kuintal, kurse kandari im dhe i Nexhës nuk mban as 5 kile,- tha hoxha duke ja ulur menjëherë zjarrminë

muhabetit. Pastaj, për të mos e lënë muhabetin të ftohet, doli tek detyra i ngarkuar. - Hysenaaa, ke selam prej Dines e Shaqirit me na nda ditën (e dasmës). - Të mos ngutemi, or hoxhë, asht pranverë, të presim njëherë, të mbledhim vjeshtën e ta fusim mbrenda,- tha agai. - Pranverë (nënkupto, varfëri) asht për mue e për Nexhën or aga, kurse për ju (agallarët) nuk ka pranverë. - Për hajër na qoftë,- tha agai dhe caktuan ditën e dasmës. Pas çlirimit, një ditë dimri Haxhi Lleshi kishte dalë për gjueti tek Mali i Tem dhe kishte vra një derr të egër. Për ta transportuar dërgoi një djalë të ri (Hamit Metën) të marrë mushkën e hoxhës. Mushka e hoxhës të bartte derrin e egër në shpinë?!. Sfida ka sfidën. Hoxha e kuptoi qëllimin, por nga frika nuk kundërshtoi. Fatmirësisht mushka ishte xhindosur dhe kishte marrë vrapin, kishte rrëzuar Hamitin dhe kthehet në shtëpi. Kjo e gëzoi pa masë hoxhën: - Ah ta lumsha moj mushkë ç’ma bane qejfin. - Shko or Ramiz me vrap,- urdhëroi hoxha të birin,- e mja mbush torbën plot me tagji, se e ka hak një peshqesh të mirë. Njëherë tek Kodra e Xhamisë u mblodh fshati në një konferencë nga ato të zakonshmet që organizonte pushteti për fushatat. Plani i shtetit për mishin nuk është realizuar, kishte thënë i deleguari i qeverisë. - Plotësoni me njerëz,- tha Hoxha, me mish njerëzish se bagëti nuk ka ma. Me të shpejtë fjala e tij shkoi aty ku duhej. Të nesërmen erdhën dhe e marrin ashtu siç ishte, këmbëzbathur, për ta çuar në 119


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.