Zani i Nalte Nr. 8

Page 37

Studime

Mjekimi me barna psikoaktive, si duhet vlerësuar nga pikëpamja e Islamit? M.Sc. Ilir Akshija Spitali Universitar “Nënë Tereza”, Tiranë Abstrakt Dikur njerëzit pinin verë dhe më vonë zbuluan birrën dhe uiskin. Myslimanët nuk e ndryshuan qëndrimin, vera mbetej verë. Para 100 vitesh myslimanët kishin aleatë të fortë në perëndim kundër alkoolit, por më vonë këta aleatë e zbutën qëndrimin e tyre. Myslimanët nuk ndryshuan. Kështu vazhdoi loja e shkencës moderne, duke mos e ndaluar alkoolin dhe kumarin, duke i quajtur abuzimin dhe varësinë si probleme psikiatrike dhe duke i trajtuar si të tilla. Mjekimi me substanca psikoaktive, si i çrregullimeve të alkoolit dhe kumarit, ashtu edhe përdorimi për terapi të tjera kërkon një qëndrim zyrtar nga ana e Islamit. Efektet, efektet e tyre anësore dhe lënia e tyre kanë veprime të drejtpërdrejta në sistemin nervor qendror dhe ndërhyn në funksionet e trurit, duke rezultuar në alterim të perceptimit, humorit, ndërgjegjes, njohjes, dhe sjelljes. Si të tilla duhen konsideruar si një vlerë e shkencës moderne por jo e pavarur nga vëzhgimi i fesë, përderisa prek jetët e një pjese të myslimanëve. Islami nuk ka kundërshti me shkencën përderisa kjo e fundit nuk shkel bazat e fesë së shpallur dhe përderisa nuk dëmton dhe për të cilat shpesh kërkon falje. Benzodiazepinat të marra si shembull janë një rast dhe qëllimi është kërkesa për vlerësim i të gjithë sistemit ku futen pacientët, mjekët, shteti dhe prodhuesit. Përfaqësuesit e fesë duhet të jenë garant të të drejtave të shpallura të besimtarëve gjë që i ngarkon edhe me njohjen e zhvillimeve më të fundit të shkencës, ekonomisë dhe politikës. Kthimi te besimi tek e fundit mund të jetë edhe një bashkëpunëtor i barnave psikoaktive dhe reduktimit të sasisë së tyre, meqenëse qëndrimi i besimit islam ndaj alkoolit ka treguar bindshëm që mundet. Fjalëkyçe Alkooli; kumari; valium; barna psikoaktive; treg i shëndetit; varësi nga barnat.

Ë

shtë viti 1924 dhe i nderuari Hafiz Ali Korça thotë që ‘luftimi kuntra alkoholit rrjedh prej dy pikëpamjesh: moralisht dhe ekonomikisht’.1 90 vjet më vonë, viti 2014, fjalët e ruajnë vlerën e tyre. Fenomeni duhet rivlerësuar dhe duhet 1. Hafiz Ali Korça, Të ndryshme mbi moralin, Zani i Naltë, Nr. 11, Tiranë, Gusht 1924.

treguar përmasa e tij në kohën e sotme. Kur’ani e ka thënë fjalën e vet për këtë çështje. Është detyra jonë ta përkthejmë në realitetin e kohës tonë. Çdo ajet mbetet një perlë që reflekton udhëzim dhe me siguri një nga mrekullitë e shumta të Kur’anit është se ky udhëzim i përshtatet plotësisht çdo kohe, duke kërkuar që ne të njohim veçoritë e 37


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.