Zani i nalte nr 14

Page 108

Përkthime

nga Zoti, në një kohë kur askush nuk e shpallte dot besimin e tij. Modeli i katërt është Bilal ibnu Rebah (Zoti qoftë i kënaqur me të), jetëshkrimi i të cilit tashmë është i njohur për të gjithë. Gjithë këto ndryshime të këtyre kolosëve ishin rrjedhojë e konceptit të ri që përqafuan, konceptit dhe kuptimit të ri të jetës që u dha Kur’ani, i cili luan rolin e shpirtit, i cili e transformon qenien materiale në një energji pozitive, ashtu siç transformoi baltën e Ademit (a.s.), në një qenie që meritoi përuljen e mbarë melekëve. Ndikimi i shpirtit të Kur’anit te njeriu si komunitet Ky transformim, ashtu siç ndodh tek individët, ndodh edhe me komunitetet. Edhe kur flitet për një komunitet, Kur’ani shkakton të njëjtin ndryshim dhe transformim që ka shpirti për trupin. Ai i bashkon pjesët e ndara të shoqërisë dhe të ofron një model unik dhe bashkëpunues të saj. Trupi i të vdekurit, i braktisur nga shpirti i tij tashmë, fillon e dekompozohet dhe shkrihet për t’iu kthyer elementeve të parë nga të cilët u krijua, ku secili element i kthehet origjinës së tij në tokë. Vallë, çfarë i ndodhi këtij trupi në rastin e vdekjes? Vdes dikush dhe ne shohim që tek ai nuk ka ndryshuar asgjë, është po ai që ishte para se të vdiste. Nga ana tjetër, tek ai ka ndryshuar gjithçka. Çfarë u largua 108

prej tij që nga aspekti aparencial nuk ka ndryshuar gjë, por që ka ndryshuar gjithçka? Është larguar ai që ne e njohim me emrin shpirt. Ishte shpirti ai që e kishte unifikuar qenien dhe strukturën e saj fizike. Ishte shpirti që frenonte dekompozimin e trupit dhe shpërbërjen e tij, por edhe ndihmonte shërimin e tij në raste sëmundjesh. Ishte shpirti ai që i kishte dhënë ndjesitë dhe aftësitë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për komunitetin e besimtarëve, apo për umetin mysliman. Kur këtij komuniteti (individë, familje dhe grupe) i depërton shpirti, shndërrohet në diçka tjetër për sa i përket energjisë, ndikimit dhe funksionit. Profeti Muhamed (a.s.) nuk shënoi ato arritje që njohim në Gadishullin Arabik, veçse me persona tek të cilët depërtoi deri në palcë shpirti i Kur’anit. Ata u unifikuan si një trup i vetëm, gjë të cilën Profeti (a.s.) e shpreh me fjalët: “Shembulli i besimtarëve në miqësinë, mëshirën dhe solidaritetin për njëri-tjetrin, është si shembulli i një trupi të vetëm, kur një organ lëngon përfshihet i gjithë trupi nga temperatura dhe pagjumësia.”10 Shohim që ai i shëmbëlleu marrëdhëniet e besimtarëve me njëri-tjetrin me trupin. Pasha Zotin! Nuk ka shembull dhe përngjasim më të goditur me të cilin mund të krahasohet uniteti, solidariteti dhe mishërimi, më mirë sesa një trup i 10. Muslimi.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.