Zani i Nalte Nr. 11

Page 125

Retrospektivë

shkruejmë secilit punën qi ka ba e veprat qi ka me lanë përmbrapa. Na cdo send e kemi mbajtë në nji libër të kjartë, e kemi shkrue në Leuhi Mahfudhë. Bjerju atyne për shembull qytetarët e atij qyteti:5 e din, atij qyteti i kanë pasë ardhë ca pejgamber (lajmtarë) të cuem prej nesh. Na, kuer i u patme cue dy vetë, ata i patne kujtue këta të dy rrenacakë. At-herë na, ata të dy i forcuem me ‘i të tretë. Të tre zbashkut i u patne thanë: “Na jemi cue ndër ju, për me ju ftue.” Qytetarët i u përgjegjen e u thanë: “Ju s’jeni tjetër vec se njerz sin a. Zoti mprojtës s’ka zhdrypë asnji send. Ju, vec rrenës, s’thoni gja tjetër.” Mbi këte, pejgambert u zhdrodhen e u thanë : “E din Zot’yn qi u jemi cue ju.6 Ne s’na përket tjetër përvecse me kumtue në nji mënyrë të kjartë profetsin.” Qytetarët prap përgjegjën ë thanë: “Ju na keni ardhë me kambë të keqe. Në qoftë se s’hiqni dorë prej sajë, na do të ju vemë peshat. Prej nesh ka për të ju tokue nji ndeshkim i tmerrshëm. Pejgambert prej këtyne fjalve s’u tundzuen aspak, por i thanë përsri: “Nga shkaku i qyfrit, (i mohimit) e keqja asht ndër ju. Këshillet qi u janë dhanë, vrejtjet qi u janë ba, a për të keq do t’i merrni? Por ju jeni nji komb qi e keni lanë rrugën.” 5. Diftoju atyne ngjarjen e ktyne banorvet. 6. Fjalija “Zot’yn e din” asht në formë bejet.

Në këto fjalë e sipër nget e vjen nji njeri7 prej skajit të qytetite u thotë: “O kombi i em, pështetjuni pejgambervet. Pështetjuni këtyne njerzve qi s’kërkojnë prej jush nji shpërblim për thirje qi bajnë, edhe vetë janë n’udhë të drejtë.” 8 Pse mos t’i falem Atij qi më krijoj? Jut u Ai do të ktheni. Të la ate e të marr idhujt për Zot? Zoti mprojtës, po të dojë me më ba nji të keqe, ndihma e tyne mue s’më ban asnji fije dobi. Ata nuk mund të më pështojnë mue. Atëherë un, me të vërtetë do t’u gjindshe kryekput i bjerrun. Qe un, i besova Zotit t’uej. Më ndigjoni pra tash mue.”9 10 Atij i u tha: “Hin në parrizë!” Ai mbandej tha: “Kish t’a dinte kombi i em qi më ka falë Perendija e më ka shti mue në mes të mirvet!” Na mbandej mbrapa, s’ kemi cue ushtarë prej qiellet për zhdukjen e kombit të tij. Na s’jemi qi zhdrypim ushtarë. Atyne u ka mjeftue vetun nji vigëm e tmerrshme, prej së cilës me ‘i herë u fiken si prushi. Dam pra për ata njerz qi tallen me cdo pejgamber qi u vjen! Ata a s’shofin qi Na, sa breza njerzish kemi zhdukë nga faqja e dheut, në mënyrë qi mos me qenë 7. Lajmtarët, po të jen ata të madhit Isa, ky qytet asht ai i Antaqjes e ky nieri asht habibi Nexh-xhari. 8. Pse i thanë atij: “Ti a je në fe të tyne?” ai i u përgjegj atyne në kët mënyrë. 9. Ase m’a ndini imanin t’em e m’u bani dishmitar para Zotit. 10. Mbi këto fjalë, kte e mbyten. 125


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.