Zani i Nalte Nr. 11

Page 101

Histori

t’u bërë të zotët e vetes. Qëllimi i tyre kryesor ngelej evitimi i rrezikimit që kanosej nga fqinjët. Tërë potenciali i krerëve nuk mund të përmblidhet në zhvillim të nacionalizmit, por në ngritje dhe ndërgjegjësim të vetëdijes kombëtare, si shkak i nevojës për mobilizim dhe përballje me rreziqet e mundshme. Andaj edhe mund të konkludojmë se aktiviteti i krerëve fetarë myslimanë shqiptarë më tepër se përpjekje formimi për kombësi, u përpoq të sillte mirëqenie të përgjithshme për mbarë shoqërinë shqiptare. Në proceset e mëtutjeshme të shoqërisë shqiptare, do të shohim edhe një profil tjetër të krerëve fetarë myslimanë shqiptarë. Këtë e përbëjnë personalitete shumë hershëm të dëshmuar në ngritjen e vetëdijes jo vetëm kombëtare, por shoqërisë në përgjithësi. Profili i tyre mbase mund të emërtohet edhe si themelues-konsolidues, shkaku i veprimtarisë së tyre në organizimin e jetës institucionale fetare në shtetin e pavarur shqiptar. Këto personalitete të dëshmuara edhe para procesit të themelimit të jetës së organizuar fetare do të fitojnë autoritetin dhe respektin e shoqërisë shqiptare ndonëse me vështirësi tejet të mëdha shkaku i inateve dhe propagandës kundrejt tyre. Ky profil i krerëve fetarë myslimanë shqiptarë përfshin Hafiz Ali Korçën. Ky personalitet është tejet i njohur për konstruktivitetin

në tejkalimin e krizave shoqërore që përjetuan shqiptarët. Është i njohur shumë mirëfilli me veprat e tij dhe sigurisht me përpjekjet e tij për konsolidim institucional. Më pas, sikurse shumë emra tjerë të njohur mund të rendisim këtu Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Imam Vehbi Dibrën, veprimtari e të cilëve qe ndihmesë e pashoqe në ndërtimin e jetës institucionale të shtetit shqiptar. Këto personalitete, si vazhdimësi e paraardhësve qëndruan përballë obligimeve tejet të rëndësishme për konsolidim mbarëshoqëror shqiptar. Këtë e vërteton veprimtaria shumë e madhe e këtyre personaliteteve.12 Vlera dhe rëndësia e tyre nuk qëndron vetëm në veprimtarinë dhe punën e tyre vetjake, por në trashëgiminë e vazhdueshmërisë që lanë pas jetës së tyre. Këta krerë fetarë të mirën shoqërore shqiptare e bënë pjesë të misionit fetar për gjeneratat pasardhëse të udhëheqësve myslimanë shqiptarë.13 12. Lidhur me konsolidimin institucional të bashkësive islame shqiptare shih veprimtaritë botuese të vetë këtyre. Një punim i jashtëm që përfshin veprimtarinë dhe aktivitetin e organizimit institucional para dhe pas krijimit të shteteve kombëtare shih: Alexander Popovic, Islamizmi Ballkanik, Dituria, Tiranë, 2006. 13. Marrë nga libri Konferenca Shkencore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, botim i tre Bashkësive Islame Shqiptare (KMSH, BIK, BFIM), Tiranë, 2013: 214. 101


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.