Zani i Nalte Nr. 3

Page 82

Shkenca dhe Besimi

formuar atë gjënë e magjishme që quhet “ujë” dhe të gjitha qeniet do të na jenë mirënjohëse neve. Komunistët nuk janë dakord me çështjen “dy me një”, sepse mbajnë parimin e barazisë në çdo gjë, por falë Zotit atëherë nuk kishte komunistë, kështu që u realizua formimi i ujit, sepse nuk është punë që të pengohet uji. Në qoftë se oksigjeni dhe hidrogjeni nuk do të na bënin këtë mirësi, natyralistët tanë duke e marrë ujin do të lageshin kokë e këmbë... Që mos ta zgjasim, ja pra kështu u formua uji. Si, a e besuat? Oksigjeni dhe hidrogjeni a mund të bëjnë një bisedë të tillë? A mund të mendojnë ato për bimët, kafshët dhe njerëzit, në një kohë kur s’kanë dijeni as për veten e tyre? Le të themi se menduan... Shikoni oksigjeni, nuk është bërë i gjithi ujë, një pjesë ka mbetur që me atë të marrim frymë. Edhe këtë ato e kanë menduar? Shihet që, për t’u krijuar uji nuk është një rastësi, por është rezultat i llogaritjeve të përsosura. Dhe llogaritje të tilla nuk janë punë e elementeve, por punë e një të Gjithëdijshmi. Vendi më i thellë i ujërave zbret deri në 10.000 metra, mali më i lartë as 9.000 metra nuk arrin. Sigurisht që ashtu siç shihet ekuilibri dhe arti i Krijuesit mes gropave të stërmëdha ujore dhe maleve të larta, ashtu shihet edhe madhështia e krijimit të ujit dhe të mosmbulimit të të gjithë sipërfaqes tokësore të botës me ujë.

Detet

Detet po t’i shohim nga një këndvështrim, i ngjajnë një kazani të mbushur me ujë. Në kazanin e quajtur “DET” gatuhen gjellë të ndryshme në çast dhe në një enë. Ashtu siç gatuhet në det ushqimi i sardeles, ashtu gatuhet edhe i balenës dhe i breshkës. Ato që dinë të përdorin gjilpërën 82

dhe gërshërën, duhet t’i shohin me një sy tjetër detet. Sepse detet janë edhe dyqan rrobaqepësie. Aty qepen veshja e gaforres dhe e peshkut. Detet në të njëjtën kohë janë edhe një djep. Të vegjlit e gjitarëve aty i hapin sytë për herë të parë, aty lindin dhe lëkunden në djepin det, rriten me ninullat e dallgëve. Kini kujdes, ka që i bëjnë detet një fushë arsimore. Po, detet janë në të njëjtën kohë një fushë arsimore. Të gjithë gjitarët sipas gjinive dhe sipas moshës thërriten në ushtri, ushqehen, mbrohen dhe edukohen. Peshkaqeni e merr edukimin në një vend, delfini në një vend tjetër dhe karavidhja në një vend tjetër. Pastaj këto ushtarë largohen me radhë dhe në vend të tyre vijnë të rinj. Kështu detet ruajnë gjithmonë detyrën e të qenit fushë arsimore. Meqenëse detet janë një fushë arsimore dhe gjitarët janë ushtarë, sigurisht që ekziston një Komandant që i qeveris këto... Detet në të njëjtën kohë janë një varrezë e stërmadhe. Të gjitha krijesat që rriten në det dhe ngordhin aty, në këtë unazë varrosen. Duke shëtitur në dete, nuk mund të mos flasim për ishujt që quhen ajsbergë. Në fizikë çdo gjë që ngrohet bymehet, ndërsa ajo që ftohet tkurret. Uji qëndron jashtë këtij ligji. Zoti ka urdhëruar zgjerimin e akullit. P.sh. nëse mbushim një shishe me ujë dhe e lëmë jashtë në ditë të ftohta, do të shohim se kur të zë akull shishja do të copëtohet. Kjo gjendje tregon që uji që zë akull zgjerohet, bymehet. Dendësia e akullit të zgjeruar është e pakët, kështu që bëhet e mundur që akulli të notojë mbi ujë. Në qoftë se uji kur të ftohej do të tkurrej dhe dendësia do të zmadhohej, atëherë akujt do të tërhiqeshin në fund të detit, duke mos u shkrirë dhe detet do të fillonin të ngrinin që nga fundet e tyre, duke u


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.