Zani i Nalte Nr. 3

Page 68

Sociologji

të ndryshme gëzimi e hidhërimi. Megjithatë është ruajtur uniteti me fetë e tjera për çështjen kombëtare. Të bashkuar, myslimanë, katolikë e ortodoksë kanë luftuar për të mbrojtur interesat e vendit, që nga përpjekja për shpalljen e pavarësisë më 1912 e deri në ditët e sotme. Ne festuam 100 vjetorin e pavarësisë, por gjithnjë ka qenë e do të mbetet e nevojshme për zhvillimin shoqëror, që njerëzit t’i referohen përkrahjes dhe mbështetjes tek Zoti i Madhërishëm. Te Ai do të gjejnë ngushëllimin shpirtëror, ushqimin e ndërgjegjes kombëtare për të përballuar çdo vështirësi në jetë. Në Kur’an sure “El-bekare” ajeti 186 thuhet: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” Ndjenja fetare është faktor i rëndësishëm në krijimin e një kulture materiale e shpirtërore, të një niveli më të lartë zhvillimi të shoqërisë sonë. Prandaj, edukimi fetar duhet të fillojë që në fëmijëri dhe adoleshencë, për të pasuruar brendinë e tyre shpirtërore, që në moshën e rinisë marrin pamje dhe konsolidohen tiparet e personalitetit. Në këtë moshë merr formë botëkuptimi fetar i tyre, bindjet me të cilat e ka edukuar familja. Këtu fillojnë të zënë rrënjë normat etikomorale me të cilat i riu është edukuar. Bota shpirtërore emocionale, e ushqyer me udhëzimet Hyjnore, pasuron tiparet e karakterit të tij si besimtar, vetëdijen e vullnetin e mirë për çdo gjë, si dhe ndjenjën e miqësisë e të dashurisë për të tjerët. Për këtë 68

arsye, është domosdoshmëri ushqimi shpirtëror i brezit të ri, pa dallim gjinor, me mësimet e islamit, për të kuptuar kontradiktat e brendshme e të jashtme, që shfaqen midis të riut dhe faktorëve të mjedisit social ku ai jeton. Së pari ato ushqehen midis kërkesave të tij dhe mundësisë së plotësimit të tyre, por këto janë të jashtme. Sigurisht ndodhin edhe kontradikta të brendshme midis formimit të bindjeve me të cilat i riu ushqehet, e që manifestohen në sjelljen e tij, në marrëdhëniet me të tjerët. Vetëm feja islame përcaktoi vizionin e qartë për rrugën që duhet të ndjekë i riu ose e reja në ndërtimin e jetës, në vlerësimin e normave etikomorale që ruajnë të pastër personalitetin e secilit. Në Kur’an, surja “En-nur”, ajeti 64 thuhet: “Pa dyshim, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai e di se çfarë bëni. Dhe Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, do t’i njoftojë për veprat që kanë bërë. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!” Njeriu duhet të ushqehet me besimin e tij, se çdo gjë në botë e dokumenton ekzistencën e Zotit. Kjo është rruga më e mirë drejt diturisë dhe pasurimit shpirtëror; rruga e drejtë për sjellje të mirë dhe moral të shëndoshë, që janë udhërrëfyesit më të mirë për suksesin e njeriut në jetë. I vetmi, Allahu fuqiplotë është Ai që cakton se ç’është e lejuar dhe ç’është e ndaluar; i Cili cakton vlerat etike dhe parimet e sjelljes. Rol të rëndësishëm për edukimin e ndjenjave fetare luan familja dhe veprimtarët shoqërorë islamë, të pajisur me kulturë të mirëfilltë islame dhe kanë pozicione vlerësuese në shoqërinë ku jetojnë. Kjo për arsye se rinia e sotme është e pajisur me horizont të


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.