Zani i Nalte Nr. 3

Page 63

Sociologji

rrezik ta përçudnojnë apo ta devijojnë kuptimin shoqëror dhe natyrën historike të ndryshimeve fillestare.2 Si konkluzion mund të themi se forcat imigratore ishin një ndër faktorët kryesorë të urbanizimit të shoqërisë shqiptare. Kjo lëvizje imigrante ndërmori ndryshime drastike në strukturën shoqërore shqiptare, aq sa mund të themi se akoma ndodhet në procesin e realizimit të një rinovimi dhe një riorientimi të strukturës shoqërore.

Qyteti dhe ristrukturimi material dhe social i tij

Në sociologji, qytetet nuk janë dispozuar të studiohen vetëm si vendbanime të mëdha dhe shumë të populluara. Qyteti ka gjithmonë një situatë tërheqëse, sepse ai është i pasur prej strukturës e cila përmban shtresa të ndryshme sociale, ekonomike dhe kulturore që formojnë një larmishmëri diferencash të aktorëve socialë. Gjithashtu përmban aktivitetet e shërbimeve të ndryshme kulturore, ekonomike dhe sociale. Qyteti ka një strukturë të bazuar në industri, tregti, transport dhe rrjete komunikimi. Të gjitha këto kanë krijuar faktorët tërheqës drejt qytetit. ‘Qyteti’ si term dhe si vendbanim duhet të përcaktohet në dimensione të ndryshme sepse ka një strukturë dhe funksione kompleksive. Numri i banuesve të qytetit rritet ndjeshëm edhe sipas numrit të imigrantëve nga zonat e ndryshme të një vendi. ‘Qyteti është një vend banimi i cili, nuk merret me bujqësi, ku prodhimi industrial dhe fabrikues 2. Fuga, Artan, Shoqëria Periferike; Sociologji e ndryshimit; Shtëp. bot. Ora, 2004:34.

zë vendin kryesor, shpërndarja është e koordinuar, përdoret një teknologji e përcaktuar, popullsia ka arritur një numër të konsiderueshëm si dhe ka përbërje heterogjene.3 Për të realizuar një këndvështrim sociologjik rreth qytetit duhet të përmendim disa veçori ose variabla kryesore, siç mund t’i radhisim më poshtë: 1- Madhësia dhe dendësia e popullsisë, 2- Kalimi prej prodhimit bujqësor në prodhimin industrial si dhe zhvillimi i sektorit të shërbimeve, 3- Zhvillimi i infrastrukturës, 4- Shkrirja e strukturës së familjes tradicionale dhe kalimi në strukturën bërthamë të familjes, 5- Profesionalizimi i grupeve të ndryshme shoqërore, 6- Zëvendësimi i vlerave tradicionale me vlerat universale, 7- Zbehtësia e lidhjeve tradicionale shoqërore (tipi i shoqërisë tradicionale) dhe formimi i rëndësisë së vlerave individualiste, 8- Rritja e numrit të arsimuarve si dhe edukimi i fëmijëve që zhvillohet jo brenda familjes, 9- Vendin e normave sociale (informale) e zënë normat formale, 10- Statuset nuk fitohen më prej familjes, por prej përpjekjeve që individët bëjnë për të arritur statusin social që dëshirojnë.4 Në një strukturë shoqërore janë shumë të rëndësishëm lidhja ndërmjet shoqërisë, individit dhe vendbanimit. Këta janë tre elemente kryesore që paraqesin formën e jashtme të një 3. Erkan, R., Kentleşme ve Sosyal Değişme;

Bilim adam Yayınları, 2002:19. 4. Po aty, 18.

63


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.