Zani i nalte Nr. 6

Page 93

Shkenca Komunikimi

kthehet kah Allahu. Sepse kibleja e zemrës është Allahu! Me anë të tekbirit, duke e shqiptuar atë saktë, duhet të ndihet në zemër madhështia e Allahut. Duke ngritur pëllëmbët gjer në veshë, të hidhen plotësisht punët e kësaj bote, zemrat duhet t’i mbështjellë vetëdija dhe kënaqësia e ndodhjes para Allahut dhe duhet filluar namazi me gjendjen shpirtërore të daljes prej kësaj bote të vdekshme dhe hyrjes në botën e pavdekshme të ahiretit. Në qëndrimin në këmbë (kijam), duke e mbajtur shikimin të vend i sexhdes, duke mos e harruar për asnjë çast qenien para pranisë hyjnore, duke bartur zemrën drejt kulmit të ndjenjës së dobësisë, nevojtarisë dhe nënshtrimit para Zotit. Në këndimin (kiraat), duke i kënduar ajetet e Kur’anit saktë, shtruar dhe duke i dalluar fjalët një e nga një. “Ai që Këndon Kur’an, do të thotë së bisedon me Zotin”24 Fjalët në ruku duhen kënduar me ndjenjë rëndësie e madhështie duke menduar për kuptimin e tyre. Ndërsa përshpëritja e sexhdes duhen kënduar duke menduar për madhëshinë a allahut brenda mendimit dhe ndjenjës se sexhdeja është casti kur robi ndodhet më afër me Zotin, të bëhet sexhde më shumë me shpirt se sa me trup “Bëj sexhde dhe afrohu” (Kur’ani el-Alak: 19) Në qëndrimin ndenjur (ka’de), duhet ndenjur me vetëdijen e audiencës hyjnore dhe me qëndrimin lutës e me qafë përkulur. Në mbarim të namazit jepet selam, i cili duhet bërë sikur po ndahet me engjëjt djathtas e majtas gëzimi dhe kënaqësia e madhe e një bashkimi hyjnor të përjetuar nëpërmjet namazit.25

4.3. Namazi me xhemat (rëndësia, lidhja, komunikimi me Zotin dhe përgjigja në unison ndaj imamit) Mënyra Islame e faljes përshin mendjen dhe trupin. Myslimanët gjatë faljes nuk janë të ulur në stad ose të gjunjëzuar herë pas here. Ata rrinë në këmbë, përkulen, përulen në tokë, ulen në tokë (në këmbën e tyre të majtë) dhe mbajnë kontakt fizik me ata që i kanë afër ne anën e djathtë. Lëvizjet e tyre janë të sinkronizuara, duke ndjekur ato të imamit, i cili njofton lëvizjet e tyre janë të sinkronizuara, duke ndjekur ata të imamit, i cili njofton lëvizjet e pozicionit, duke thirrur “Allahu Ekber” (Allahu është më i madhi).26 Namazi i falur pesë herë në ditë luan rol të madh në disiplinimin e jetës së besimtarit. Kryerja e vazhdueshme e namazit në kohë të caktuara e mëson besimtarin me disiplinë shpirtërisht dhe trupërisht, materialisht dhe kuptimisht. Veçanërisht lidhja pas imamit në namazet me xhemat u mëson besimtarëve disiplinën. Kur imami thotë “Allahu Ekber”, atëherë është ai që flet dhe që i lutet Zotit me zë të lartë. Në të njëjtën kohë ai kryen detyrën e dorëzanisë për besimtarët. Tekbiret e imamit, si direktiva, e bën tërë xhematin të ulet e të ngrihet. Nga ky këndvështrim, në xhemat ka një disiplinë morale e shpirtërore të lartë e sublime.”27 Namazi me xhemat mund të falet edhe në shtëpi me pak persona, por më i vlefshëm është ai që realizohet në xhami në një grup më të madh, këtë e potencon fuqishëm islami, në mënyrë që njerëzit të jenë të bashkuar dhe sa më pranë njëri tjetrit. Falja në xhami në faltore

24. Hadith. 25. Topbash, O., f. 242, 243, 244.

26. Hofman M. f.50. 27. Udhërrëfyesi i një muslimani, f. 71.

93


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.