Page 1

Viola Banaj

6 7

Frakture Ndjenjash

2016


Viola Banaj

POEZI


1. Perëndisë O shpirt i artë i pashpalosur Tek shkruaj – ceptash – të vështroj. Shkëlqim’n’e ftohtë të syve të zeza Me puthje dua të ledhatoj. Tek rri i qetë e sheh brengosur, çfarë të mungon o hyj ty vallë? Ato dy duar mbjellin lule, mos ndoshta ndjen në zemër mall? Të shoh menduar – koka lartë Dua të di ku ndodhesh ti? Vetveten pyes me ngadalë, mos do të jetë sërisht fëmijë? Kujtoj vrapimet prapa teje, kohët e shkuara plot hijeshi, luaja e qeshja pafund me ty, Pastaj në krahë më merrje ti.


Pas pemëve – fëmijë – ty të kërkoja, “o ba, ku je”? – thërrisja unë. Një zë si tëndin unë dëgjoja, “Babi nuk është, ka ik në punë”. E nga e qeshura – me lot – mekesha, koka veç lart e duart drejtë. “S’është e vërtetë, ja ku je babi”! Gëzimi yt arriste qiejt.


2. Zhgënjim Pa pyetur e pa ditur Një pasion rinor plotësove. Në ketë pasion rinor gëzimin ti kërkove. Mendoje të gjeje aty dashurinë. Mendoje të gjeje aty lumturinë. Por ti shumë shpejt zbulove zhgënjimin dhe po aq shpejt vuajte trishtimin.


3. Portret Ditën që ti linde une u gezova, më yllin më të bukur ty të krahasova. Sa erdhe ne shtëpi direkt ne krahe të morra, dhe përpara miqve më lumturi të nxorra Por pas pesë minutash fillova të qaja, ajo gjyshja jonë nuk më la të t’mbaja. Ti ishe i urtë - Një engjëll i vertetë dhe nga fëmije i vogël u rrite shumë shpejt.


Deri në tre vjeç nuk kishe të sharë, por sapo u rrite u bëre i praptë. Erdhi 1 shtatori dita për në shkollë, shpejt veshe përparësen dhe një jakë të hollë. Me dëshirë u nise ishe shumë i lumtur, sepse do filloje të shkruaje bukur.


4. Frakture Ndjenjash Një zemër e kristaltë - u thye Njohu TRADHËTINË. Një tjetër zemër e bukur - erdhi në jetë Njohu DASHURINË. Fatkeqësisht kjo zemër nuk e di - diçka të re do të zbulojë Quhet HIPOKRIZI.


5. Narçizizëm Ishe ti që më çove drejt botës së ëndrrave më të tënden ËMBËLSI. Ishe ti që më çove drejt botës plot magji më të tënden DASHURI. Je ti që po më çon drejt vdekjes më të tënden XHELOZI.


6. Fluksi i Jetës Kur isha fëmijë prisja të rritesha me PADURIM. Tashmë jam adoleshente dhe mendoj për të ardhmen plot GËZIM. Ditën që do të përballoj jetën e vetme jam e bindur se do qaj vitet e shkuara, me NGASHËRIM.


7. Hesht… Personit më të shtrenjtë që ke mos i kërko të të braktisë! Do të isht’ e kotë. Atij, mos i thuaj që nuk e do më! Në sytë e tij do të shpërthenin lot. Pse i kërkon të japë jetën për ty? Pa të ti nuk jeton dot.


8. Morg Disa ikin disa vijnë disa afrohen rreth varrit në agim. Seç po qëshin Seç po qajnë e në duar lule mbajnë. Të tjerë gëzohen të tjerë hidhëroen të tjerë për vdekjen më të zeza mbulohen.


9. Dashurisë Ah moj lumadhe... Më je si e qeshura! Kur të vjen fundi m’i lë sytë me lot. Por unë do të të ndalë. Nuk do të lejoj të më vrasë kjo ndjenjë: e ëmbël si mjalti e thellë si kujtimi e dobët si frika e fortë si guri e lëmuar si mermeri e rëndë si vetë jeta e lehtë si penda e hidhët si helmi e shkurtër si çasti.


10. Nostalgji Larg jush o miq ndodhem tani dhe zemra më digjet prej mallit të zi. Sepse dhe kur ika shumë u dëshpërova, shumicën prej jush nuk munda të takoja. Pranë jush o gjyshe mësova dashurinë, larg jush o engjëj pranova dhembshurinë. Por të lutëm gjyshi, ti mos m’u mërzit sepse ty gjithmonë do të të mbaj në shpirt.


Të jeni të bindur, kudo që të shkoj, asnjërin prej jush nuk do të të harroj. Se zemra ime e vogel brenda ka shumë dhomëza, secili prej jush rron në ato copëza.


11. Amëdheut Buzë lumit qëndroj e diku larg mendoj. Mendoj për vendin tim mendoj per Shqipërinë. Vërtet ndodhem këtej por n’zemër veç mall ndjej. Dëgjoj zëra nostalgjie. Dëgjoj zëra fëmijërie. Aty mësova dashurinë, aty e gjeta ngrohtësinë. Gjithçka aty e gdhënda. Aty, në vendin tim.


12. Shpëtimtari Një natë ne Betlehem u dëgjua një zë fëmije. Lindi biri i perëndisë nga gjiri i së virgjërës, nga gjiri i Mari-së. Klithma e tij jepte lumturi, zëri i tij mbushte me siguri. Fjala e tij të jepte besimin e në të njëjtën kohë dhuronte shpëtimin. Disa nuk e dëgjuan pas shpine e tradhëtuan. Ai mposhti tundimin e duroi kryqëzimin.


13. Vetmi E ulur, e heshtur, e menduar qëndroj. Një dhimbje, Një përmallim, Një keputje në zemër dëgjoj. Në mëndje veç fjalët MALL e DASHURI kanë mbetur. Çdo kujtim i hidhur, më kohën është tretur. E vetme, pa njeri, në trotuar po eci. Përpiqem të harroj, por mëndja tek ty më mbeti.


14. Mekje Nuk mund t’a fshij të shkuarën, do të ish e kotë. Dëshmitar është deti, i cili ka parë lot. Ka parë lot gëzimi e lot hidhërimi. Ka parë lot lumturie e lot dhembshurie. Këtu! Buzë këtij deti Kemi ndarë të mirën e të keqen. Këtu! Buzë këtij deti, kemi ndarë dashurinë dhe urrejtjen. Ky det na bashkoi, ky det na largoi. Mëgjithatë, dashuria e vërtetë, zgjat gjithmonë përjetë.


15. Permës Flladit Kur flladi të vij i ngrohtë dhe të shkusë rërat e lashta, ti, o det, shko e breg më breg lumturinë ndërto.


16. Prelud i Ëmbël E ëmbël më duket prekja e dorës që më la, krahun mbajtur rrugës bulevardit ecur bashkë me ta. Larg duken heshtjet qëndisur, në një sallon magjikshëm thurrur. Fshehurazi të dy puthemi nga i Njëjti koncert ngjyrosur, e zërat tani përqafohen lart më pasionin e pjekurisë brumosur.


17. Skulpture e Thyer Më gdhendi një djalë Quajtur “nuk e di” se si. Mbante një emër të cilin unë e thërrisja “dashuri”. Në sytë e tij jeshil prej Një Lordi të hershëm, zbulova një ndjenjë të re si vesa e mëngjesit të përhershëm. Më goditi Një djale. Theksin më dukej si «i imi». E mekur nga lotët: “Do lirinë i thashë”? M’u përgjigj: “Po më mbyt trishtimi”.


18.Dialog Dua të di nga ty: vallë pse largohesh nga orët e mia? Distancës që mbetet mes nesh - e hidhët – më duket shija. Parfumi i dashurisë më ndez më përkedhelinë prej pënde. Dlirësia e afshit më heq krismat e xhelozisë tënde.


19. Zemra Një zemër e vetmuar nuk është zemër. Shpejt trishtohet dhe vdes pa patur brënda saj një emër.


20.Himni i Xhelozisë „C’është kjo xhelozia?“ Një prelud i largët. „…Ndoshta pak më shumë…?“ Një burim i lagësht. „Një studim i hollë…?“ Më hije çmëndurie. „Dy shpirtra ç’bëjnë bashkë?“ Ngrejnë himn dashurie.


21. Barkat Barkavelat ngjyra-ngjyra Pres Gjiri-t të Karaburunit. Dallgëve shkumëzojne kaltëroshe Retë e Patrë-s si lulet e pambukut. Cajnë detin në rreshtim Të shtyra nga ankthi i Admiralëve. Qëndisin kripën me gëzim, varkat e thjeshta të peshkatarëve.


22. Dritëzë Një rreze djellore lart në kaltërsi, mbaheshim përdore - fort – si dy fëmijë Një rreze djellore me pemë mbushur – park lutja e një nëne si koncert nga larg. Puthje imagjinare shpirt i pasigurtë çelnim tonën ndjenjë - dashuri – dikur.


23. Gryk-e Mezhgoranit Tutje nga kjo Vjosa përmes fushav-e, vijnë dallëndyshet ngrejnë një fole. Tëk thërmohet koha nur-i-vajzërisë, e ndjek hap pas hapi forc-e-djalërisë. Dallg-e një parfumi dyndet e largohet, e një zog i vogël lind edhe gëzohet.


24. Koncert ndjenjash Qëkur jam me ty s’di të them më “jo”, thuamë shpirti im “Më do a nuk më do”? Rreth k’tij nurit tënd ruaj dashurinë, ulem e mbledh lule pranverë pambarrim. Ujis gjithë mbrëmjet me plot hijeshi, e më merren mendtë sa herë që vjen ti.


25. Besnikërisë E shtrenjta bes’nik’ri kalon netët e gjata, ajo që po vjen ka veshje të arta. Kapriçoze e ngrohtë e prapë reziston, se kjo koh-e-sotme luftën e duron.


26. Amësi Kur ti qetësisht më mbaje në gji, rrahja zemrës tënde hiqte çdo kufij. Kur me buzën tënde ballit i jep puthje, çdo mërzitj-e-imja shporret, ikën tutje. Ti më zjarrin tënd akullnajë e ngrohtë, na mbush si fëmijë me jetë e me botë. Flokët si mëndafsh sytë janë oqean. dor’e butë mbi supe thur’ar anembanë.


Forcë që nuk shterron dlirësi e rrallë, nga vjen nuri yt? Mos nga qielli vallë? Të kërkoj çdo çast mendja tek ty rri, veç nga shpirti del gjithë kjo dashuri. Të dua pranë meje kur rri e menduar, zëri yt kristal kurrë s’ka për t’shterruar. Trupin pranë t’a dua përkëdhelitë përherë, Amë - prania jote jetës m’i jep vlerë.


27. Vetmi Zërat e fjetur të qytetit heshtur në boshllëk rrinë, “C’është vetmia” - pyes unë “Një lloj sekreti” - përgjigjesh ti. Një sëmundje e vjetër që tashmë kemi harruar, Një trishtim mëmec më dlirësi lëmuar. Sjell me ngadalësi buzëqeshjet e mia, aman u largoftë nga ty kjo vetmia.


28. Dea Flokt’e tua bjonde duken larë në ar. Trupi krejt i drejtë ecja si lastar. Qielli përmbi ne çan të gjitha retë. Zbret tek këmb’t’e tua lumturia vetë.


29. Lumturi Në kërkon gëzim’në shiko brenda teje. Ama dashuria të vjen veç prej meje. O çapkën i vogël që shkon hop e hop, kapma mua krahun edhe ecim tok. Nëse do të hysh pak tek zemra ime. Merr celësin e artë mbushur plot bekime.


30. Lutje Tempulli më i mirë ku ti mund të falesh, është vetëdija jote aty mund të ndalesh.


31. Kameo Buzët si një perlë profil pranveror, puthjet-moj-të tua porsi zjarr djellor. Pak nga pak m’i mbyll, plag’t’e dashurisë, më ndez ti moj lule drit’n’e lumturisë.


32. Amnezi Kujtime nuk kam veçse sytë e tu. Qëkur shita dhimbjen lumturi – këtu. Kujtime nuk kam mbaj fjalët e tua janë si flatra zogu që lart më ngrene mua. Kujtime nuk kam veç fytyrën tënde, buzëqeshja e hollë mrekullira bënte. Kujtime nuk kam vec qetësia jote, i jep çdo kuptim yll i kësaj bote.


33. Bora Kur dëbora bie kujtime më sjell, del në pah e shkuara dhe vec akull mbjell.


34. Iris Një ditë më the se gjete dashurinë dhe në sytë e tu zbulova lumturinë. pastaj më the se shumë po vuan po vuan ti nga njerëzit që të duan. Një ditë më the se çdo gjë qe e bukur dhe në të njëjtën kohë çdo gjë qe e humbur.


35. Jargavan Si lamtumirë dembelosur, me flatra zogu krekosur Mbrojtur nga një erë e errët, një jargavan i bardhë ngre frerët. Jashtë kullon Shiu. Duket se po vjen, Veriu. Ndjenjat e tua më rrinë mbrapa, duket se të shkretat i zu vapa.


36. E di Ndal more azgan, pse rri larg, mënjanë? Preferon ti zjarrin? Flokët ngjajnë me arin. Tutje vjen një plakë. Fustanella flakë. Plot me ledhatime, mbush ti zemrën time. Një tufë njerëzie Duken si një fije. “Mëndafsh” thërras unë. Sytë e tua: “Gjumë”.


37. Në do Në do të shuash etjen e dashurisë, lëre mënjanë hekurin e xhelozisë. Në do që duart të të ledhatojnë, sytë mos i ndalo kur ty të vëzhgojnë. Në do që gjunjët t’i mbulojë deti, dallgët mos i merr si thirrmë tërmeti. Në do të lagësh buzët në përrua, kapmë ti përdore, merrmë edhe mua.


38. Dëshirë Afshi i hapit të parë me kurajo larë është fillim betimi zgjohet si agimi. Kur lëndina çel er’e saj të vel, buzët e tua ngrejnë vetëm epsh e ndjenjë.


39. Mbani Dashurinë Mbani dashurinë Se gëzon rininë Pejsazh pranveror Ose qiell djellor. Qëndisje e hollë Në dorë mban një mollë Moll’n’e dashurisë Burim’n’e lumturisë.


40. Intrige -

“…brenda kam nje ankth... deti, yjet, hena…” - “…qetesohu bir, t’a heq dhumbjen nena…” Dora saj e lehte embel te jep jete

- “…Tani e ndjej qe me do… vazhdo, koken, me ledhato…” - “…betohu o bir, ti sot m’u beto, dashurine e nenes do e çosh kudo…” - “…amanet e kam, se me fat une jam… jot dore qe me prek, gjithe merzitjet ndjek…”


41. Det i lodhur O det – ti – kriposur nga vetmija Gjirin e mban prane, kur te merr uria. Doren i a ke shtrire - Padashur – gjithesise mbushur plot me ngjyra bregu i lirise. Vijn’ te dashuruarit shpesh edhe femijte, turma plot me njerez, “o burra” kafexhinjte.


42. Pendesë Në mekjet e mbytura Lexoj pendesën e dashurisë Në kujtimet kalëruese Kujtoj shenjat e mërzisë Oshëtijnë ngadalë Dy fjalët e tua “ Hajde ti o jetë, vetëm ty TË DUA”.


43. Ninfa Kur femrat janë të lumtura Vetëm puthje falin. Dritën e shenjtë të bukurisë Në zjarrin e duarve ndalin.


44. Perëndim U fikën dritat e lumit “zhurma” përfundoi Mbet’ veç zjarri i hënës Që në agim lëngoi U rrit djelli i artë Rëra brigjeve - djeg – Gurat nënë’ pisha Perëndimi pjek.


45. Kur flet për dashurinë Kot më flet me hijeshi Gjethe humbur dukesh ti Hedhur, tutje, mu tek dera Fjalët e tua i merr era Seç të kapi një e qarë Sytë e tu – yll i paparë Bën të qeshësh e s’qesh dot Nëpër faqe, pika lotë. Kristalet e dhimbjes tënde I qas unë i shoh me ëndje Pastaj, hop, i heq me dorë Duken porsi fletë dëborë.


46. Vargje Vargje të dedikoj Lot – hidhur – dëboj Lehtë në sytë e mi Puthje dërgon ti. Shpejtë ky zëri im, niset në mërgim. “Përse, përse qan?!” S’më sheh unë ku jam? E di shpirti im? Lotët janë gëzim Kështu qesh me mua, se afër të dua.


47. Rrëfimet Rrëfimet e përditshme Brënda seç i mbajmë Kullojnë lot nga sytë Hollet – veç – i ndajnë. Në lumin e qartë Të ndërgjegjes tonë Tundime, ëndrra, lodra Shfaqen deri vonë. Gjithë ambicjet shfaqen Trokasin në vetmi Refleks gjurmësh harruar Gëzojmë unë e ti.


48. Plaga E di mirë KUR edhe SI Në sytë e mi Lexoje ti “Kam vapë” – më the. “Po ti”?! Përgjigje nuk prite Thika drejt në gji.


49. Në jetë të jetëve Prej vitesh ti rritesh E rri brënda meje Ndoshta më përket E marr jetë prej teje. Duket sikur koha Nuk ka të mbarruar Kur mendoj për ty Shpirt i paharruar Prilli që vjet shkoi Si ty qe, njëlloj Na premton pranverë E sjell vetëm erë.


50. Syve t ë zeza Sytë e tu më prekin Më arrijnë në shpirt Zjarr e flakë dërgojnë Në zemrën e brishtë Zëri yt i ftohtë Mendjen m'a ndriçon "TË DUA o jetë" Në qjej ndjenj'e- jonë. E butë dora jote Kur në bel arrin Si një pendë e lehtë Ti o XHANI IM. Kur dridhem e strukem M'u tek krahët e tua Si mburrojë e artë Më mbulon ti mua.


Profile for Viola Banaj

Frakture Ndjenjash  

Poesie, Poetry, Poezi

Frakture Ndjenjash  

Poesie, Poetry, Poezi

Advertisement