Libri i rregulloreve

Page 156

një fushë e ngjashme, duhet të paraqesin përfundimet e një provimi të një gjuhe tjetër të huaj. Gjermanishtja, frëngjishtja, spanjishja, italishja dhe shqipja konsiderohen si gjuhë të dyta. Me miratim të Senatit, mund të pranohen edhe përfundimet e provimeve të gjuhëve të huaja të tjera. Neni 6 Njoftimi dhe aplikimi 6.1. Këshilli i administrimit të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) shpall vendet e lira, llojin e vendit të lirë (me kohë të plotë ose të pjesshme) si dhe të gjitha karakteristikat dhe kushtet e tjera të nevojshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për një vend të lirë pune, ku kërkohet grada shkencore “doktor”, “docent”ose titulli “profesor i asociuar” dhe “Profesor”. Kohëzgjatja e shpalljes së vendit të lirë është të paktën 5 ditë. Procedurat dhe data e mbylljes së aplikimeve shpallen në mënyrë të qartë. 6.2. Kandidatët dorëzojnë në rektorat formularin e aplikimit dhe të paktën, dy dosje që përmbajnë jetëshkrimin, fotokopje të diplomave dhe të certifikatave, si edhe punimet shkencore sipas klasifikimit në indeksin e përcaktuar në nenin 10, pika 3 të kësaj rregulloreje. 6.3. Aplikimet vlerësohen paraprakisht nga ana e një komision prej tre anëtarësh të zgjedhur nga Këshilli i administrimit të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër). Komisioni vlerëson aplikimet për vendin e lirë të punës. Nëse kushtet e aplikimit janë plotësuar, dokumentet e kandidatëve i dërgohen rektoratit për të vijuar me procedurat në vazhdim. Nëse kushtet e aplikimit nuk janë plotësuar, gjendja i bëhet e ditur rektorit nëpërmjet një raporti. Neni 7 Emërimet në vendet e punës që kërkojnë titullin akademik “docent” ose gradën shkencore “doktor” 7.1. Vetëm kandidatët që kanë përfunduar studimet e doktoraturës ose janë në vazhdim e sipër dhe që i plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 6 dhe në nenin 10, pika 3 të kësaj rregulloreje, mund të aplikojnë për vendin e punës që kërkojnë titullin akademik “docent” ose gradën shkencore “doktor”. 7.2. Me qëllim vlerësimin e punimeve shkencore të kandidatëve të cilët kanë kaluar vlerësimin paraprak dhe kushtin e gjuhës, Këshilli i administrimit të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) ngre brenda dy javëve një komision, i cili përbëhet nga tre anëtarë të stafit akademik më titull profesorë, profesorë të asociuar ose doktorë, të fushës 156


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.