Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan / TRABOINI

Page 1


Titulli origjinalit: Kolec Traboini Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan Esè

Redaktore Diana Kasa Struktura grafike dhe kopertina Toçila Studio

© Copyright: Kolec Traboini, Tiranë-Boston Të gjithë të drejtat e botimit në gjuhën shqipe janë të rezervuara.


PANTHEON PUBLICISTIKE - 2 -



Po të më lihej mua të vendos nëse ne duhet të kemi një qeveri pa gazeta apo gazeta pa qeveri, unë nuk do të hezitoja për asnjë çast për të zgjedhur këtë të fundit. Were it left to me to decide whether we should have a government without newspapers, or newspapers without a government, I should not hesitate a moment to prefer the latter. Thomas Jefferson


NGA I NJEJTI AUTOR 1-Petalet e bajames së hidhur - tregime, 1973 2-Ballada e largësive - album poetik, 1995 3-Gjurmë në histori - letërsi dokumentare, 1995 4-Rapsodi Ushtore - ironi, 1995 5-Katërkëndëshi i mundimeve - prozë, 2000 6-Mos vdis dashuri - poezi, 2002 7-Nokturn - poezi, 2004 8-Requiem për një gjethe - poezi, 2005 9-E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias - esé, 2005 10-Lufta e maleve-Palok Traboini - esé, 2006 11-Trinia ime - poezi, 2006 12-Koha e prostitutave - lirika & etyde, 2007 13-Bukuri shkodrane - esé, 2007 14-Itaka Grua - lirika, 2008 15-Kujto Poetin (bashkautor) - album poetik, 2011 16-100 Poetë për Dashurinë (bashkautor) - album poetik, 2012 17-Zhgënjini e Ambasadorit Amerikan-esé, 2012


KOLEC TRABOINI ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN

VEPRO TANI!



Akt Now! - Vepro tani!

Albanian & English

ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN

Përshëndetje i nderuar ambasador i vendit tim, në vendin tim. Kuptohet pse po ju drejtohem kështu, sepse fati ma solli të kem dy Atdhe. Kam ndjekur me vëmendje çdo përpjekje tuajën, shpeshherë të stërmundimshme për të sjellë pranë e pranë krahët që qëndrojnë ekstremisht larg njeri-tjetrit në skenat e prapaskenat e politikës shqiptare. Siç më ka ardhë mirë për predispozitën tuaj dashamirëse, më ka ardhur fort keq kur kam parë se këto pole ekstreme të politikës jo vetëm që kanë patur një sjellje të dyzuar, por njëkohësisht ju kanë lënë të zhgënjyer, e akoma më keq kanë përfituar prej sinqeritetit dhe dashurisë tuaj për këtë vend e këtë popull duke ju dalë edhe të pabesë. Ne shqiptarët, në histori, kemi patur tipar të dallueshëm ndër popujt e tjerë, besën e bujarinë. Kur dikush i vinte në shtëpi shqiptarit e i binte në besë, edhe sikur t’i kishte vrarë një njeri të familjes, pritej e përcillej në bazë të traditës së dhënies së besës. Nuk mund të vritej askush në bukë, ndryshe turpi e mbulonte atë shtëpi. Kaq e fuqishme ka qenë ndjenja e besës tek shqiptarët sa tregohen legjenda, por këto legjenda kanë buruar prej një realiteti e ngjarjesh që janë në kujtesën popullore të freskëta edhe sot e kësaj dite.

9


Kolec Traboini - esé

Italia fashiste kapitulloi në shtator 1943. Vendin e tyre e zunë trupat naziste gjermane, të cilat kudo ku i gjenin ushtarët e oficerët italianë duke i konsideruar dezertorë, i ekzekutonin pa gjyq. Trupat gjermane në Shkodër kishin marrë njoftim se në një fshat të Malësisë së Madhe ndodhej një ushtar italian i strehuar në një familje malësore. Pasi e rrethuan shtëpinë urdhëruan të gjithë banorët e saj të dilnin në oborr. Oficeri gjerman nisi t’i kqyrte pjestarët e familjes një e nga një, por nuk arrinte të dallonte ushtarin italian, pasi ai ishte përshtatur në jetën e vendasve aq sa nuk kuptohej. Oficeri gjerman i sigurt për njoftimin, dha urdhër se nëse nuk e nxirrnin italianin do të pushkatoheshin të gjithë, sepse kishin strehuar një armik. Atëherë një prej djemve të shtëpisë pasi e pa babain e vet në sy, bëri një hap para e tha: “Jam unë!”. Oficeri gjerman megjithë dyshimet që iu krijuan, urdhëroi ekzekutimin e tij para gjithë familjes. Më vonë, në kujtimet e veta, oficeri gjerman shkruante: “E dija se ai ishte djali i shtëpisë, por ashtu ishin ligjet e luftës. Ajo familje shqiptare në bazë të ligjit të besës shqiptare nuk mund ta dorëzonte italianin dhe sakrifikoi birin e vet.” Nuk është legjendë, por një ngjarje e vërtetë. Në pesëdhjetë vjet nën komunizëm dhe njëzet vjet kaos demokratik shumë cilësi e virtyte janë deformuar dhunshëm e sot gjendemi në një shfaqje të mjerueshme. Nuk flas për njerëzit e thjeshtë, sepse populli i thjeshtë gjithnjë e ruan dinjitetin e vet, por për klasat politike që në rotacion e udhëheqin këtë vend nga kaosi në kaos. Ndaj Amerikës Shqipëria ka detyrime të mëdha, sepse nuk ka shtet a komb që ka bërë më shumë për shqiptarët. Çlirimi dhe pavarësia Kosovës është aureola e lavdisë që shqiptarët në jetë të jetëve nuk do t’ua har-

10


Act Now! - Vepro Tani!

rojnë amerikanëve dhe forcave aleate të NATO-s. Kjo është arsyeja që ambasadorin amerikan e presin me dorë në zemër në çdo derë shqiptare, e konsiderojnë mikun e madh të shqiptarëve, pikërisht se është përfaqësuesi i shtetit të George Washington, inspiruesit të lirisë së popujve, për të cilin kam kënaqësinë të them se im atë ndoshta ka qenë i pari shqiptar që ka shkruar për Washingtonin e madh në shkrimin: “Thoni gjithnjë të vërtetën”, që mban datën 18 tetor 1907. Po si e përcjell politika vëmendjen e ambasadorit amerikan që zhvillimet në Shqipëri të marrin kahje pozitive dhe ajo të afrohet në bashkësinë e popujve të Europës? Me aq sa kuptoj, sjellja e politikës shqiptare ndaj këshillave të miqve të vet të mëdhenj lë për të dëshiruar. Politika shqiptare nuk e tejkalon mediokritetin provincial të gjykimit. Për ta kuptuar atë duhet kuptuar së pari psikologjia e beut të vogël në çifligjet e tij të Mesjetës. Ndërkohë ka ndikim të jashtëzakonshëm edhe politika vetanake e një pashai të madh në kohën e Perandorisë Otomane, Ali Pashë Tepelenës, konflikti i të cilit me Portën e lartë nuk u solli asgjë të mirë shqiptarëve, përkundrazi, krijoi premisa për pavarësinë e Greqisë dhe shkatërrimin e trojeve shqiptare. Politika e Ali Pashë Tepelenës konsistonte në ndërtimin e një pashallëku personal, por jo shtet të shqiptarëve, duke mos gjetur asnjë frymë bashkpunimi me pashallarët e tjerë si Bushtallinjtë e Shkodrës dhe duke hyrë në konflikt me ta ku të gjente rast edhe t’i zhdukte, siç bëri me dhëndrrin e vet, pashain e Beratit. Ky pasha dinak e i zgjuar, që kish bërë emër në mbarë qarqet europiane, ka patur një ndikim të madh në tërë politikën shqiptare. Shqiptarët nuk e pranuan për një kohë të gjatë një princ të huaj, Vidin, dhe në rastin më të parë e zbuan duke u përpjekur ta drejtonin Shqipërinë në

11


Kolec Traboini - esé

stilin e Ali Pashë Tepelenës, kështu kemi Esat Pashë Toptanin, i cili ishte gati t’u linte copa Shqipërie fqinjëve, vetëm për një territor në Shqipërinë e mesme ku ai të ishte zot e pronar njëkohësisht. Historia vazhdon me nipin e tij, Ahmet Zogu, i cili gërshetoi dinakërinë e egërsinë e Ali Pashës me një lloj prakticiteti duke u përpjekur të ruante zotërimet e veta në një ekuilibër mes Serbisë e cila e kishte sjellë në pushtet dhe Italisë fashiste që e ndihmonte ekonomikisht të mbante në këmbë regjimin monarkist. Ardhja në pushtet e komunistëve nuk ndryshoi shumë në mentalitetin e njerzve të politikës shqiptare. Enver Hoxha ishte një Ali Pasha i vërtetë, zotëronte me dorë të hekurt e kishte vendosur një pushtet absolut. Asgjë nuk mund të bëhej pa kaluar në filtrin e aparatit të tij, marionetave të Byrosë Politike. Tiparet për të cilat populli shqiptar ishte dalluar në histori, trimërinë e besnikërinë, ky i deformoi në mënyrën më të dhunshme duke ia kaluar të gjithë sundimtarëve paraardhës. Nuk flitej më për trimëri, sepse shqiptarët shtypeshin me aq mizori sa nuk kishte as dhe një mundësi të vetme rezistence. Kush ka jetuar në diktaturë e di se shqiptarët ishin kthyer në hija e vetvetes. Nuk mund të flitej më as për besnikëri, tipari më i lartë i shqiptarit në shekuj, i mbiquajtur dhe popull i besës. Për çfarë bese mund të flitej kur njerëzit u detyruan të spiunonin njeri-tjetrin, madje brenda familjes. Humbja e tipareve me të cilat mburrej e nderohej shqiptari, ishte aq e madhe sa fillimet e demokracisë e gjetën të zvenitur. Ekseset e panumërta që ndodhën në kushtet e lirisë e japin këtë shpjegim; sundimtarët gjithnjë janë munduar ta deformonin karakterin e dinjitetin e shqiptarit, cilësitë e tij të larta të trimërisë e të besës, sepse kështu mund të sundohej e mbahej nën zgjedhë më lehtë. Sigurisht edhe Ambasadori Amerikan i ka vlerësuar

12


Act Now! - Vepro Tani!

këto cilësi tradicionale të shqiptarëve, ndaj dhe është përpjekur të jetë gjithnjë i çiltër me ta, e kur them me ta, përfshij njerëzit e thjeshtë, ata të politikës e tërë hierarkinë e shtetit. Mirëpo ndryshe nga njerëzit e thjeshtë, hierarkët më shumë se nuk e kuptojnë sinqeritetin e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, e keqpërdorin atë. Hierarkët e politikanët janë mjeshtra të manipulimeve, madje arrijnë të manipulojnë e mashtrojnë edhe me emrin e Ambasadorit. Sepse, sapo shpëton nga një aferë korruptive, në sajë të gjykatësve të korruptuar, një person politik shfrytëzon rastin të pijë një kafe me ambasadorin dhe e shet këtë kafe miqësore si një lavazh të personalitetit të tij të njollosur, për të dalë në media si njeriu më i pastër i këtij vendi, për të cilin edhe Ambasadori Amerikan ka konsideratë të veçantë. E nuk është vetëm ky rast. Dalja në skenë e një personaliteti të djegur për kandidat për president, i cili, kur ishte kryeministër në një situatë kritike kur shteti tronditej, ia mbathi me bisht ndër shalë në shtetin fqinj u shoqërua edhe ky me një takim me Ambasadorin Amerikan. Mesazhi i sforcuar që përcolli shtabi i tij elektoral ishte se kandidati për president kishte edhe përkrahjen e amerikanëve. Kjo mund të mos ishte e vërtetë, por gjithsesi u shit për e tillë në media. Ka një shfrytëzim të përçudnueshëm nga falangat e politikës shqiptare me njëqind e njëzet parti, të gjithë takimeve me ambasadorët e shteteve të huaja, që shumë mirë mund të ishin private dhe pa praninë e medias. Politikanët shqiptarë janë aq dinakë sa shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet për të afirmuar vetveten e nga kjo nuk përjashtohet asnjë, nga më i thjeshti nënpunës deri te kreu i shtetit. Në një anë kanë një servilizëm të shpifur, nga ana tjetër si ta kenë shtrydhur momentin,

13


Kolec Traboini - esé

si një limon e braktisin pa hezitim. Janë po këta që i thurin lavde ambasadorit të sotëm, ndërsa ambasadorët e mëparshëm i anatemojnë, sepse këtu në vendin tonë mosmirënjohësit e politikës kanë një aforizëm si moto - “Kalova lumin, të dhjefsha kalin!”. Çfarë ndodhi me zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan si një paradë me maska, ku në fillim arritën të tërheqin edhe Ambasadorin Amerikan në këtë valle. Një lojë tinzare e politikbërsave shqiptarë që veç një Ali Pasha mund ta sajonte. Paraqitën një kandidat, i cili thënë hapur nuk kishe ku t’i bëje vërejtje dhe asesi ta kundërshtoje, sepse nuk vinte nga një karrierë politike, por gjyqësore, duke e mbajtur me shpresë e nën tension deri në momentin që nuk u duhej më. Sepse ajo figurë e papolitizuar, siç kërkonte Europa e këshillonte Amerika u duhej sa për të rrokur miratimin e Ambasadorit Amerikan dhe diplomatëve të BE, që të thonin se ja, po na dëgjojnë politikanët shqiptarë, po propozojnë një kandidat jopartiak; pra gjërat janë në vijë në Tiranë. Ata shfrytëzuan jo vetëm njeriun me emrin Xhezair Zaganjori, por edhe të tërë diplomatët që ishin angazhuar mbase më shumë se duhej në këtë çështje të presidentit, i cili më së shumti zgjidhet për të qenë marionetë e politikës. Angazhimi i Ambasadorit Amerikan ka qenë i hapur e konstruktiv, por mjerisht nuk dha asnjë rezultat me shkakun se nipstërnipërit e Ali Pashës në politikën shqiptare duan zotërim të plotë të vilajetit të vet, prandaj dhe të dolën të pabesë dhe bënë një zgjedhje rrufe të njeriut të avangardës së vet politike, se vetëm kështu mund të zgjerohet e shfrytëzohet pushteti në të gjitha instancat dhe duke ligjëruar përfundimisht pandënshkueshmërinë e shtetarëve të korruptuar. Me këtë zgjedhje, pushteti konsolidohet e aferat mbyllen. Kush guxon më në këtë shtet të akuzojë një

14


Act Now! - Vepro Tani!

ministër të korruptuar? Askush. Pas kësaj zgjedhjeje padyshim do të kemi para vetes një popull memec, sepse ligjet tashmë do t’i bëjë Maliqi që vë e heq këdo dhe si do nëpër tërë hallkat e shtetit. "L'état, c'est moi" - Shteti jam unë - thoshte Luigji XIV. Padyshim që një Ambasador i një shteti të madh si Amerika nuk mund të ishte i qetë përpara kësaj masakrade. Pritej një reagim, por diplomacia kërkon që reagimet të jenë të buta e më shumë të nënkuptueshme. Ai nuk u paraqit në parlament, por dërgoi një sekretare. Mirëpo Ali Pashë Tepelenat e politikës shqiptare sillen sikur nuk kuptojnë, anashkalojnë faktin se Ambasadori Amerikan që merr pjesë edhe në disa evenimente shoqatash, të mos marrë pjesë në seancën e kuvendit ku zgjidhej Presidenti i Shqipërisë, përbën një akt me një kuptim të dukshëm të disakordimit. Populli e kuptoi mesazhin e tij, media e pranoi me gjysëm zëri, por ata për të cilët u bë kjo mungesë as që e vranë mendjen, sikur kjo nuk kishte ndodhur. Veprimi i dytë i Ambasadorit ishte dalja me një thirrje, këshillë a sugjerim: “Act Now!” i cili ishte vërtet një veprim i bukur, por mjerisht në kohë të vonuar. Madje në shtyp ndokush u përpoq që këtë thirrje kardinale ta devijonte deri në atë masë sa ta shiste se i bëhet thirrje shoqërisë shqiptare që vajzat të vazhdojnë shkollat e mesme e prindërit të mos i pengojnë. Një keqpërdorim banal i një ideje të madhe në një problem që nuk kishte asnjë lidhje me thirrjen në fjalë. Por dikujt në qarqet politike i intereson ta minimizojë jehonën e efektin e saj. Gjithsesi kjo thirrje është e vonuar, sepse qytetarët janë të lodhur e rraskapitur. Nuk kanë më vullnet kundërshtie a reagimi, pasi kanë parë tërë këto mizanskena të politikës ku janë përfshirë edhe ambasadorët, thonë

15


Kolec Traboini - esé

se të gjitha punët i zgjidhin ata lart, me mbështetje nga jashtë, me ambasadorët pinë kafe.... e kush po na pyet ne. Dhe rezultati, thirrja madhore e kuptimplotë e Ambasadorit Amerikan “Act Now!”, se është koha që qytetarët e këtij vendi, shoqëria civile, t’i thonë ndal politikës me frymë konfrontimesh që dëmtojnë Shqipërinë e shqiptarët në integrimet në Europë, se konstruktivizmi është më i dobishëm se dekonstruktivizmi tipik i politikës shqiptare, pra këto ide anipse të dobishme nuk po bëjnë efektin e vet. Duhet kuptuar ky mosreagim, se populli i njeh politikanët e vet dhe e di se tek çdo politikan, shtetar e deputet shqiptar fle një Ali Pasha i vogël, i cili për interesat e veta të ngushta është gati ta çojë në djall Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata mjerisht nuk ruajnë asnjë tipar të traditës së mirë shqiptare të besës e mirësisë. Ata në të vërtetë nuk përfaqësojnë popullin, anipse nëpër zgjedhje parlamentare arrijnë të marrin me gënjeshtra, me para apo dhe me të vjedhur, votën e tij. Populli e di se ai është vetëm e vetëm për të dhënë votën e kaq. Pas kësaj ai nuk pyetet më asnjëherë. Nuk ndodh që për një problem qoftë qendror apo lokal të pyeten banorët e zonës ku pushtetarët ndërhyjnë dhunshëm e bëjnë si e çfarë të duan. Në Amerikë nuk mundesh të hapësh një lokal, kafene në një rrugë pa një debat mes banorëve të asaj zone të cilët mund ta ndalojnë, sepse ka fuqi fjala e popullit. Ndërsa në Shqipëri mund të merren vendime të tillla si: të sillen tërë plehrat e Europës (ndoshta dhe radioaktive) pa pyetur askënd. Edhe një inisiative për referendum popullor i gjenden njëqind e një yçkla për ta penguar pikërisht nga ai person që gëzon pëlqimin e pushtetit në KQZ , i njohur ndërkombtarisht si ai që i bëri lëmsh edhe zgjedhjet bashkiake në Tiranë. Prandaj dhe thirrja “Act now!” duket e vonuar e pa jehonë, aq më tepër se pas 21 janarit 2011 e deri më sot

16


Act Now! - Vepro Tani!

njerëzit duke parë se për katër vrasje publike nuk po dënohet askush, duke parë se taksohen më shumë se kudo në shtetet me mirëqënie më të lartë, duke parë se asnjë pushtetar apo qeveritar i zënë me presh në dorë nuk dënohet, duke parë se imuniteti parlamentar është një mjet i mirë për të stimuluar korrupsionin galopant, duke parë se ai varfërohet përditë e më shumë dhe milionerët e pasuruar në mënyrën më të paskrupullt janë zotërit e këtij vendi, duke parë se në parlament ka më së shumti deputetë me diploma të blera e njerëz pa pikë personaliteti, duke parë se prej njëzet vjetësh kurrgjë nuk po ndryshon në këtë vend, duke parë pra gjitha këto, preferon të bjerë në gjumin letargjik. Asnjë thirrje nuk e zgjon më këtë popull, ndoshta do të zgjohet kur këtij vendi t’i bjerë zjarri e flaka, po atëherë është një zgjim i tundimshëm e jo pa pasoja për psikikën popullore.

17


Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu


Akt Now! - Vepro tani!

THE DISAPPOINTMENT OF THE U.S. AMBASADOR

Hello dear Ambassador of my country, in my country. It is understandable why i address you like this so, because fate brought me to have two homelands. I have followed with the utmost attentione your tireless efforts to bring together those who stay extremely far from each other in the stages and backstage scenes of Albanian politics. As i have felt good about your good intentions and disposition, however i feel extremely disspointed seeing the extreme poles of albanian politics. Undoubtly you must feel disappointed at this duplicty in albanian politics or the fact that some may have benefited from your openness and your love for this country and this people, and perhaps they even might have ended up to be treacherous. We Albanians, historically have been known for the dinstinctive and striking feature among other peoples, for that of generosity and “besa”. When someone came the Albanian home in “besa”, even if he had killed from that family’s men, he was received and sent off according to the tradition of giving “besa”. No one could be killed “on the bread”, otherwise shame owould cover that household . So powerful was this sense of “besa”, always told as legends, but these legends have arisen from a reality of events that are in popular memory alive even today.

19


Kolec Traboini - esé

The Fascist Italy capitulated in September 1943. Their place was taken by German Nazi troops , who excecuted any italian soldiers and officers left in Albania, as they were considered defecters. The executions took place without trials. The German troops in Shkodra had received a notice about an italian soldier hiding in a Greater Highland village sheltered by the mountain families. Once the german troops surrounded the house, they ordered all its inhabitants to go outside in the yard. The German officer began looking into the family members faces, one by one, but never seemed to distinguish who was the italian soldier, as he was integrated in the lives of locals and was not distinguishable. The German officer sure of the italian soldier presence there, gave orders that if they did not disclose who the italian was, all would be shot to deth because they had sheltered an enemy. One of the young men in that house, after exchanging a look with his father eye to eye, then made a step forward and said: "I am." The German officer carefully looked, and despite the doubts that he had, ordered his execution before the entire family. Later in his memories the German officer wrote: "I knew that he was the son of the house, he was an Albanian and not the Italian , but such were the laws of war. That Albanian familiy under Albanian law of “besa” could not deliver the Italian and sacrificed his own son.” This is not myth, but a real event. But in fifty years, under communism and twenty years of democratic chaos, many virtues are violently distorted and today we are in a miserable state. I'm not talking about ordinary people, because ordinary people always maintains their dignity, but for the political classes as they alternate their leading of this country from a chaos into

20


Act Now! - Vepro Tani!

another. Albania has a great obligation to America, because there is no other state or nation that has done more for Albanians. Liberation and independence Kosovo Albanians is the crown of glory for ever and ever and we will never forget the Americans and NATO allies. This is why the American ambassador is received with the hands over their hearts at every door he may go, considered a great friend of the Albanians, namely that he is representative of the state of George Washington, the inspiring force of the freedom of peoples. I am pleased to say that my own father it probably was the first Albanian who wrote about the great Washington in an article titled : "Tell the truth always", dated October 18, 1907. How is the U.S. Ambassador’s attention and intentions of positive developments in Albania, in order for this country to approach the community of the peoples of Europe, being perceived by the politicians of Albania? As far as i understand, Albanian political behavior towards his friends' advice at large leaves much to be desired. Albanian politics does not exceed provincial judgmental mediocrity. To understand it you must first understand the psychology of small Bey in his manors of the Middle Ages. Also there is tremendous impact even from a great lonely Pasha during the Ottoman Empire, Ali Pasha, whose conflict with the high Gate did not bring anything good to Albanians, instead created the premises for the independence of Greece and the destruction of Albanian ethnic lands. Ali Pasha's policy consisted in building a personal Paschallek, and not a state of the Albanians, not finding any spirit of cooperation with other pashas as BushtallinjtÍ of Shkodra. Instead he entered in conflict with them and he could

21


Kolec Traboini - esé

not wait to make them disappear, as he did with his son-in-law, the pasha of Berat. This clever and the crafty Pasha, who had made his name across European regions, has had a major impact on the entire Albanian politics. Albanians did not accept for a long time a foreign prince, Vid, on the contrary in the first case they kicked him out, trying to operate in Albania in Ali Pasha style. We have Esat Pasha Toptani, who was ready to give away Albania’s pieces to neighbors as long as he had one piece of territory in central Albania for himself. The story continues with his grandson, Ahmet Zog, who mixed the cruel craftiness of Ali Pasha with a kind of practicality trying to keep his possessions in a balance between Serbia, which had brought him to power and Fascist Italy that helped keep his monarchy regime on his feet. The arrival of Communists in power did not change much in the mentality of people of Albanian politics. Enver Hoxha was a true Ali Pasha, who ruled with an iron fist and set an absolute power over his people. Nothing could be done without being filtered by his apparattus, the puppets of the Politic bureau. Traits for which the Albanian people was distinguished in history, bravery and loyalty, it was deformed in the most violent way, hence surpassing all previous rulers. No more talk about courage was possible, as Albanians were cruely oppressed and there was not one single chance of resistance. Who has lived in a dictatorship know’s that Albanians had become a shadow of themselves. There could be no talk of loyalty, what was considered the top trait of the Albanians for centuries, called the people of “besa”. But what “besa” could we talk when people were forced to spy on each other, even within a family? Loss of traditional traits by which Albanians previously had been taking pride and

22


Act Now! - Vepro Tani!

honor in, were a big loss, and that was the sad moral state that Albanians found themselves in at the beginning of Democracy, when Communism began to collapse as an ideology. Numerous events that occurred in conditions of freedom explain this and the rulers always tried to deform the dignity of Albanian character, his high qualities of courage and “besa”, because that how the ruling could be easily sustained. Certainly the American ambassador praises the Albanian qualitative traditions, and is trying to be more forthright with them, with both ordinary people and the whole policy makers or the state hierarchy. But unlike ordinary people, hierarchs not only do not understand the sincerity of the U.S. Ambassador to Albania, but misuse it. Hierarchs of the politics are masters of manipulation, even manage to manipulate and deceive the name of the ambassador. For, once escaped from a case of corruption, thanks to corrupt judges, a political person has taken the opportunity to drink a coffee with the ambassador and has sold this as a friendly coffee to wash the soiled personality, to stand in front of the media as a pure man of this country, for which the American ambassador has special consideration. And not just this case. The emergence of a “burnt”personality as a candidate for president, who was prime minister in a critical situation when the country was shocked, he fled the country with his tail in his legs, in the neighboring state, was followed by meeting with the U.S. ambassador. His people conveyed the message from his campaign headquarters that the presidential candidate had the support of Americans. This may not be true, but such was sold to the media. There is an insulting use by the hundred and twenty Albanian political parties phalanges of all the meetings with the ambassadors of foreign countries, that may

23


Kolec Traboini - esĂŠ

well be held as private and without the media. Albanian politicians are cunning enough to use every opportunity given to them, to affirm themselves and therefore this does not exclude any, from the simplest clerk to the head of state. On one hand they have a discusting servility and on the other, after they make the best of the moment, they throw it out as a lemon without a drop of juice.without hesitation. There are those who glorify the current ambassador and demonize the former ambassadors, because here in our country the politician’s moto is the aphorism - "I passed the river, the heck with your horse." What happened to the presidential elections which were held as a masked carnival parades where initially they attract the American Ambassador to this dance. An insidious game of the Albanian policymakers, which only an Ali Pasha Tepelena could devise so beautifully. They presented a candidate who had not a single issue with his past as he came from the legislative rather than political branch and kept him under tension until the moment came where he was not needed anymore. Because that non-political figure, as Europe sought and as America had advised, was supposed to win the politicians the approval of the U.S. Ambassador and EU diplomats, who could then say that - Yes, Albanian politicians listen to us, they are proposing a non-party candidate, so thing are on track in Tirana. They exploited not only the man named Xhezair Zaganjori, but also all the diplomats who were engaged probably more than needed in this case of the president, who mostly settled for being a marionette of the politics. The engagement of the American ambassador has been open, frank and constructive, but unfortunately

24


Act Now! - Vepro Tani!

gave no result as the great grandchildren of Ali Pasha in Albanian politics want full command of their vilayet and at the speed of light, picked up a choice of their political avant-garde, so they can expand the power in all instances/institutions and eventually legalizing the impossiblity of punishing the corrupt statesmen. With this choice the power is consolidated and the affairs are closed. Who dares any more, in this state, to acuse a corrupt minister? No one. After this election will undoubtedly have a dumbfounded people, because already “Maliqi “ will make the llaw and will put on and lay off across all levels of government who ever he wishes.... "L'état, c'est moi" - I'm the state - said Louis XIV. No doubt an ambassador of a great country like America, can not be quiet before this mascarade. A reaction was expected, but diplomacy requires that feedback be soft and more implicit. He failed to appear in parliament and sent a secretary. But Ali Pashas of Albanian politics feigning not to understand, overlook the fact that the American ambassador, who took part in several events associations, could not to attend the assembly session where President of Albania was being elected. An act of disharmony. People actually understood his message, the media accepted with half voice, but those for whom his absence was intended, pretended as it had not happened. The second action was the ambassador’s appeal, advice or suggestion: "Act now!" Which was really a nice move, but unfortunately late. In some media someone tried to deviate this cardinal call, diverting it to the extent that it was a call to Albanian society that girls must continue their secondary education and parents should not prevent them. A banal misuse of a great

25


Kolec Traboini - esé

idea into a problem that had no connection with the call in question. But someone was interested in political circles to minimize the echo of its effect. However, this call is a long overdue because people are tired and exhausted. There is no more will to opposse, because people are seeing all these polictical moves which include even the names the ambassadors, saying that all works are solved up there, they also have support from outside, drink coffee with ambassadors .... and who asks for us. And the result, the major and meaningful appeal of the American ambassador "Act Now!", as it is time that citizens of this country, civil society to say stop to the politics spirited in confrontation, politics that damage Albania’s entrance to the EU, that Constructivism is more benefiting than than typical Albanian politicsdeconstructivism, so these ideas, though useful are not doing their effect. One must understand that this non-reaction, that people know their politicians and know that in every politician, statesman or Albanian parliament member sleeps a little Ali Pasha, who for their own narrow interests are ready to sell Albania and Albanians to the Devil. They unfortunately did not preserve any feature of the Albanian good traditions of goodness and “besa”. They do not truly represent the people, even though they buy the parliamentary elections by lying and stealing their votes. People know that it is just to give the vote and that’s it. After that people are never asked. It never happens that if there is a problem, where either central or local area residents are asked how to deal with it. But certainly the rulers do violently interfere and often do as they please. In America you can not operate a local cafe on a street without a debate be-

26


Act Now! - Vepro Tani!

tween residents of the area who are able to close its operation if necessary, because the people’s word carried weight. While in Albania it may just be brought every garbage of the world, even radiocative ones, without asking anyone! Even a popular referendum initiative is bound to be found with a hundred obstacles precisely to prevent that person that enjoys the consent of the government to the CEC(The Central Election Commission), known internationally that made the mess even with the municipal elections in Tirana. Therefore, the title "Act now!", sounds delayed and without even more that after 21 January 2011 until today people publicly saw four murders and those responsible are not punished. People, seeing being taxed more than anywhere in other vountries with higher welfare, seeing that no government or ruler caught red handed is not condemned, seeing that parliamentary immunity is a good tool to stimulate the galloping corruption, seeing that each and every day they become poorer and rich become richer, seeing that the most unscrupulous are the masters of this country, seeing that the parliament has the most members with bought degrees and are people with no personality, seeing that twenty years is not changing anything in this country, seeing all these, the people prefer to fall in a lethargic sleep. No calls any longer awakens this people ....perhaps will probably wake up when this country is rrocked by the flaming fire, but that would be a horrible awakening and not without consequences for the popular psyche.

27





Akt Now! - Vepro tani!

HISTORI ME HISTERI NUK SHKRUHET

Historia me diktatorë ka një të vërtetë - Vrasin pa mëshirë për të ruajtur pushtetin personal. Shpeshherë këto vrasje fshihen nën etiketimin mafioz “vrasje për arsye shtetërore”. Dy vëllezër të familjes Tota i ka ekzekutuar i vetshpalluri mbret Ahmet Zogu. Të tretin e pushkatoi pa hezitim sapo mori pushtetin diktatori Enver Hoxha. Priftin Dom Gjon Gazulli e vari në litar Ahmet Zogu, tjetrin vëlla, gjuhëtarin Dom Nikollë Gazulli e pushkatoi Enveri. Çfarë linte pa mbaruar njëri e vazhdonte tjetri. Më kot përpiqen t’i shpallin ndryshe për konjuktura politike apo interesa klanore të zotëruesve të pushtetit. Në thelb janë e njëjta gjë, natyrisht me ca ndryshime që kanë të bëjnë me mënyrën harbutërore të qeverisjes, fisnore apo ideologjike, luftën e klaneve apo luftën e klasave si dhe raportin e tyre me pronën private. Meqë Enveri, i cili jetoi më gjatë në pushtet absolut, bëri më shumë krime, kjo nuk i jep alibi krimeve të Zogut që deshi ta bënte Enverin dhëndërr duke i dhënë të motrën Maxhide për grua. Motrën tjetër Sanije, Zogu, ky mbret pseudomodern, e martoi me djalin e Sulltan Hamitit, apo sulltani i kuq siç e kanë quajtur - në kuptimin i përgjakur. Ja si mplekset historia. Shkruaje si të duash por populli e di të vërtetën mbi diktatorët që e kanë mbajtur atë nën zgjedhë.

31


Kolec Traboini - esé

Atyre që vënë emra bulevardesh apo ngrenë pavione historike, që e përmendin vend e pa vend e për konsum politiko-mediatik Ahmet Bej Zogollin, i cili u vetshpall si në Teatrin e Kukullave mbret i shqiptarëve, duam t’u themi se tutmaku i kurorës, nuk ra prej qielli si pendë korbi a kukull prej lecke, por hyri me bajonetat rusoserbe dhe përmbysi Qeverinë e Fan Nolit (le ta quajnë po deshën edhe të paligjshme – nuk ka rëndësi)! Zogu me pasuesit e tij nuk zunë Malet e Shqipërisë, nuk shkuan ta bindnin popullin për drejtësinë e ideve të veta dhe “paligjshmërinë” e Qeverisë së Nolit, por ndoqën një rrugë tjetër më të lehtë, atë të Beogradit, dhe u bënë puthadorët e vrasësve të popullit shqiptar. Kjo është një e vërtetë historike dhe, sado fakte të reja që të dalin, ato nuk arrijnë ta riparojnë atë preçedent antikombëtar. Si mund të quhet legjitim edhe veprimi i Ahmet Zogut, i shpallur mbret nga Asambleja e formuar në prapaskenat e Lal Krosit me Pandeli Evangjelat e 27-tës, kur burrat më të shquar të politikës dhe të shtetit shqiptar që prej shpalljes së Pavarësisë morën rrugën e mërgimit politik, si Noli, Gurakuqi, Sotir Peci, Stavro Vijnau, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e shumë të tjerë?! Ku është kriteri i legjitimitetit në këtë rast?! A e dinë këta që duan ta rishkruajnë historinë sipas klaneve e konjukturave se në të gjithë enciklopeditë, Zogu është quajtuir mbret i vetshpallur, sepse që të jesh mbret, sipas disa parimeve monarkiste europiane duhet të kesh gjak blu. Ku e gjeti gjakun blu Ahmet Zogu që e shpalli nënë e vet mbretëreshë si në përrallat me magjistrica “Gëzuarsh Maktheth, sot je Than e nesër Mbret!” Gjithashtu, kur bëhet vlerësimi i aktit të Ahmet Zogut në dhjetor 1924, nuk ka pse t’i vihet si sfond rreziku i depërtimit të bolshevizmit në Ballkan nëpërmjet Qe-

32


Act Now! - Vepro Tani!

verisë Demokratike të Nolit, kjo jo se nuk është e vërtetë, por gjithsesi, nuk e motivon ardhjen nën ombrellën e Serbisë, nuk e motivon bashkëpunimin me armikun më të madh të popullit shqiptar e që kishte pushtuar gjysmën e territoreve shqiptare ku i shtypte shqiptarët me dhunë e gjak. Akti i marrëveshjes së Ahmet Zogut me Nikolla Pashiçin për aneksimin e Shqipërise duke ja dhënë sovranitetin Jugosllavisë (lexo Serbisë), është një akt i paprecedent në historinë e Shqipërisë, por dhe mbarë popujve të Ballkanit. Tradhtar më të madh e më të zi se Ahmet Muhtar Xhemal Zogolli, i biri i Sadije Toptanit, zor se gjendet. Asnjë udhëheqës shqiptar në asnjë rrethanë nuk ka firmosur për lëshimin e sovranitetit dhe lënien e shtetit nën sundimin e një shteti tjetër. Ai është i vetmi që ka firmosur një dokument që e vërteton tradhtinë e tij në Marrëveshjen me Pashiçin e Serbisë. Dihet që Noli e “prishi biografinë" në arenën ndërkombëtare kur njohu Qeverinë Sovjetike dhe ambasadori bolshevik u nis për në Tiranë, por nuk arriti për shkaqe që dihen. Pra, vënia e portretit historik të Zogut në sfondin e rrezikut që i vinte Ballkanit nga idetë e Tetorit, nuk është e motivueshme në asnjë aspekt ngado që ta kthesh, prandaj nuk ia lehtëson damkën e turpit të ardhjes nën bajonetat e armiqve të popullit shqiptar. Por, edhe sikur ta zëmë se lehtësohet disi nga kjo rrethanë, le të operojmë në aspektin tjetër; triumfatorit të dhjetorit 24, së bashku me bajonetat serbe dhe ato të rusëve të bardhë, t’i vëmë në sfond edhe ngjarjet tragjike të përgjakura që ndodhnin në Kosovë në atë situatë. Pra, ndërkohë që Ahmet Zogu me paratë, armët dhe izën e Serbisë marshonte me hap të hekurt drejt Tiranës, ushtria serbe masakronte popullin e Kosovës me një tmerr gjaku që nuk e ka parë historia e popu-

33


Kolec Traboini - esé

jve të tjerë as në Ballkan dhe as në Europë, me barbarizma që nuk kanë të përshkruar, me vrasje, djegie, shkatërrime, përdhunime, djegie për së gjalli të nënave shqiptare së bashku me fëmijët e tyre, pa kursyer pleq e plaka, mbytje në puse, masakrime kolektive të fshatrave të tëra, jo një e dy, por me dhjetra e dhjetra Lidica e Borova Kosovare. Kur flitet për Enver Hoxhën, me të drejtë thuhet se masakra e Tivarit rëndon edhe mbi ndërgjegjen e këtij diktatori shqiptar si aleat i Titos. Por, kurrkush nga simpatizantët e Ahmet Zogut nuk e prek realitetin tronditës të marrëveshjes me vrasësit e popullit shqiptar. Mos vallë për hir të interesave të shteteve evropiane (pengimin e influencave bolshevike në Ballkan) duhen fshirë nga historia lumenjtë e gjakut të popullit shqiptar në Kosovë? Pra, në këtë pikpamje, edhe Ahmet Zogu, si shumica e pushteteve të vendosura me violencë, kalon përmes gjakut të popullit martir. Kjo do të thotë se historia nuk i bën kurrfarë lehtësimi, megjithë bërbëlitjet e disa qeveritarëve që flasin përçart e kërkojnë votat e monarkistëve të mbetur tashmë pa prijës, sepse Leka i ri nuk ka kurrfarë gjasash të pozojë me uniformë bufonade mbreti. Eshtë tjetër gjë pastaj të diskutojmë se në 15 vjet të “mbretërimit” të Zogut, Shqipëria u konsolidua si shtet - ky është një realitet me të cilin besoj se bien dakort të dyja palët, qoftë ithtarët, qoftë kundërshtarët e tij, por shtet të konsoliduar kishte edhe Enver Hoxha. Ku janë ndryshimet në staturën e tyre si shtetarë veç shpirtit vrasës e diktatorial që kishin si tipar të përbashkët. Zogu dhe Noli ishin dy figura komplekse bashkëkohore që përfaqësonin dy rryma politike, të cilat fatkeqësisht,

34


Act Now! - Vepro Tani!

në vend që të plotësonin njëra-tjetrën, duke mos gjetur gjuhën e arsyes, ndoqën rrugën e konfrontimit politik që çoi atje ku dihet, me rrjedhime të disfavorshme për popullin shqiptar. Ky stil ndiqet tragjikisht edhe sot e kësaj dite në skenën e politikës shqiptare. Gjithsesi, sfondi i bajonetave serbe, shpallja e Shqipërisë mbretëri, shpallja e Zogut mbret me gjithë kundërshtarët politikë të arratisur jashtë Atdheutështë pikë e errët në historinë e mbretërimit të tij (arkivat e Jugosllavisë e kanë dokumentin origjinal të marrëveshjes së fshehtë midis Zogut dhe Beogradit). Nga ana tjetër të mos harrojmë se në Shqipëri u vu prej fuqive të mëdha një Princ, Vilhelm Vidi, dhe se atë e rrëzuan turkoshakët të cilët nuk duronin një princ të krishterë (siç i thoshin “kaur”). Dihet se Kongresi Lushnjes vendosi që, duke ruajtur regjimin monarkik, deri në kthimin e Princ Vidit ose vendosjen e një Mbreti tjetër, të krijohej një organ në krye të shtetit, të quajturin Këshilli i Naltë i Regjencës, që përbëhej nga 4 anëtarë, nga një për secilin komunitet fetar të vendit, formë që vazhdoi deri në janar të vitit 1925. Nëqoftëse Shqipërisë i duhej një mbret si nevojë historike në vitin 1927-28, përse nuk iu kthyen Vidit, a ndonjë personi tjetër me gjak mbretëror në Europë por pikërisht beut të Matit, i cili nuk kishte gjak mbretëror? Të mos harrojmë se Greqia fqinje, për të evituar grindjet e brendshme për sundim, pranoi mbretin e sjellë nga Europa, familja e të cilit u trashëgua mbi një shekull në fron, deri në vitet 1960. Natyrisht, kjo nuk mund të bëhej në Shqipëri sepse Zogu e kish "zogun" në dorë dhe nuk donte ta lëshonte, e, për më tepër, kishte një parlament pa kundërshtarë politikë, kështu që nuk ishte e vështirë të bënte atë që bëri, madje në fillim e quajti veten plot pompë "Skën-

35


Kolec Traboini - esé

derbeu i III, Mbret i Shqiptarëve" ( lexo: The Vorld Book Encyklopedia, Vol.18.faqe 9902, 1956 USA). Më pas, duke e parë se kjo tingëllonte disi groteske, e uli tonin duke u quajtur thjesht “Mbret”. Se si e qysh mbretëroi ky mbret, që Serbia ia bëri peshqesh Shqipërisë, dhe analiza e krimeve të tij politike, janë një çështje tjetër që nuk është me vend ta trajtoj këtu, por meqënëse disa aludojnë për influenca sllave tek Fanolistët, pra kundërshtarët e Ahmet Zogut, mund të themi se kjo, jo vetëm që nuk qëndron (edhe armiku më i madh i Sllavëve, poeti Gjergj Fishta ka qenë antizogist), por historia ka treguar të kundërtën e për këtë, mjafton të përmendim një fakt: Kreshnikut të Kosovës e të Shqipërisë Hasan Prishtinës, Qeveria Jugosllave i afroi miliona për ta zbutur si kundërshtar, por kur e pa se ai nuk ishte burrë që tradhëtonte idealet e veta, bëri ç'është e mundur që ta vriste, ja kërkoi këtë favor Ahmet Zogut "Mbretit të Shqiptarëve". Ky për të zbatuar porosinë e padronëve të tij serbë që e sollën në pushtet, vuri katilin Ibrahim Çela të kryente aktin mizor në rrugën Cimsko të Selanikut, në vitin 1933. Me këtë vrasje u fik Kosova. Kështu që, se kush janë të influencuar nga sllavët ruso-serbë; Monarkistët apo Republikanët, Zogistët apo Fannolistët, nuk mund të përcaktohet ex-catedra, por duke u përpjekur, sa të jetë e mundur, për të bërë një analizë të paanshme dhe duke i vendosur figurat historike në sfondin e ngjarjeve dhe në rrjedhimet e tyre. Aq më tepër që klasifikime të tilla, jo vetëm që të çojnë në vlerësime të gabuara historike, por edhe e tensionojnë bisedën deri në atë shkallë sa që humbet kuptimi i debatit dhe i shkëmbimit të mendimeve, sepse monarkistët e sotëm duke e parë se po

36


Act Now! - Vepro Tani!

e humbin terrenin përfundimisht, nuk lënë gur pa lëvizur për të sulmuar Nolin e madh, dhe mjerisht në këtë lojë kanë hyrë edhe politikanë e pushtetarë të cilët molloisin histori me histeri zogiste duke llogaritur disa vota me tepër sa herë afron koha e zgjedhjeve. Por, histori me histeri nuk shkruhet. Gazeta “Tirana Observer”, nr. 873, 3 mars 2012

37


Kolec Traboini - esé

MARREVESHJA PASHIÇ - A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu Gusht, 1924... 1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. 2. Kryetari shtetit shqiptar do të jetë AhmetZogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq. 3. Qeveria Jugosllave, megjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti... dhe i atribuon menjëherë një kontribut vjetor të shtetit. 4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një Ushtri Kombëtare. 5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbajë qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij. 6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë. 7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer dhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve. 8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit. 10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

38


Act Now! - Vepro Tani!

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojës dhe t’i bashkohet Hierarkisë Orthodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave. 12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elementë të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave. 13. Për çdo koncesion që Shqipëria do t’i bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia. 14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek. 15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë. 16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve"

Dokumenti gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.

39


Kolec Traboini - esĂŠ

Nikola Pasic-Ahmet Zog: The Agreement for Annexation Of Albania From Yugoslavia Nikola Pasic - Ahmet Zog August, 1924 ... 1. Albania commits to join Yugoslavia with personal union. 2. Chairman of the Albanian state will be Ahmet Zogu, which later will recognize the Karadjordjevic Dynasty. 3. Yugoslav government, with all diplomatic and military means, will recognize Ahmet Zog as head of state ... and immediately attributes the annual state contribution. 4. Albanian Ministry of War(Defense) will be canceled and Albania will discard to have a national army. 5. Albania will hold a constabulary so strong as to keep domestic tranquility of the country to stop and annihilate any movement brought against Ahmet Zog and the regime established by him. 6. This Constabulary will also include former army Russian officers of the former General Vrangel's army, which is now located in Yugoslavia. Yugoslav government will implement that constabulary financially and weaponry. 7. In constabulary may come to serve Yugoslav officers and others, which Yugoslav government will accept in the interest of both countries. 8. Between Albania and Yugoslavia will stabilize a merger of customs under which accorded full freedom of import and export of goods in both countries. Even transit through the border of both countries will be open for soldiers of both countries. 9. Yugoslav foreign representatives will be assigned to represent the interests of Albania, which gives up to maintain its diplomatic offices and consulates out of state. 10. The Albanian government should declare at the Conference of Ambassadors in Paris that draws its claim to sovereignty over the Monastery of Saint Naum and and Localities of Kelmendi and Vermoshi that remain in the possession of Yugoslavia.

40


Act Now! - Vepro Tani!

11. Albanian Orthodox Church will withdraw from the Patriarch of Constantinople and join the Belgrade Orthodox Hierarchy, and thus the Albanian Muslim Myftinia will be feudatory of that, of Yugoslavia. 12. The Albanian government will give up from a strictly national policy and will not be concerned about Albanian element outside its own borders. It furthermore commits to not accept in its land Kosovars known as elements for their suspicious and hostile segments of Yugoslav politics. 13. For every concession that Albania will make other countries, it is bound to get consent from Yugoslavia. 14. If Yugoslavia is at war with Bulgaria and Greece, the Yugoslav Government shall have the right to recruit in Albania an army of 25 thousand volunteers in order to use to the Greek-Bulgarian front. In case of war between Italy and Greece against Albania, the Yugoslav army will have the right to occupy all the land of Albania in order ti secure Albania all its land form the eventual of Italian or Greek invasion. 15.The Albanian Government can not declare war on any country without the consent projection of Yugoslavia. 16. This treaty is secret and can not be detected and printed without the consent of both parties

41


Fan S. Noli, një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar


Akt Now! - Vepro tani!

NOLIN E PENGUAN BAJONETAT E SERBISË!

Është për të ardhur keq se shpeshherë, qarqe e grupe të caktuara e trajtojnë historinë duke u nisur nga lidhjet fisnore apo të hierarkisë së sistemit, me të cilin kanë patur të bëjnë dikur pjestarë të familjes apo të afërm të tyre. Ka që bëjnë be e rrufe për mirësinë dhe bujarinë e një sistemi sikur të ishte prerja e artë e historisë. Kur them këtë kam parasysh shkrimin ironik me titull "Kush e pengoi Fan Nolin?" (të bënte demokracinë në Shqipëri), por edhe mjaft shkrime të tjera të pinjollëve të monarkisë vetanake zogiste. Duke ndjekur këtë stil dhe këtë mënyrë të gjykuari, (“Ja, lexojeni Statutin e Mbretërisë”- të thonë), sot mund të dalin pinjollë të diktaturës e të na bëjnë be e rrufe se koha e Enverit ishte demokraci e kulluar, sepse edhe në kushtetutën e saj ishin shkruar fjalët "demokraci" dhe "sovran është populli...". Kohët ndërrojnë, por tradicioni politik i interesave mbetet. Shumica e atyre që lavdërojnë deri në qiell një sistem, koha e ka treguar se, ose kanë qenë të ingranuar në atë sistem, ose kanë përfituar prej tij privilegje ekonomike, shoqërore apo politike. Mirëpo, që të dalësh sot e të thuash se ngjarjet e MajQershorit 1924 ishin një grusht shteti dhe akoma më tej, se Fan Noli ishte i paaftë për burrë shteti ngase ata që kishte rreth e qark ishin të paaftë gjithashtu, dhe në të kundërt, që veprimet e Ahmet Zogut ishin legale e legjitime, do të thotë ta vlerësosh historinë që prapa ferrës sipas pikpamjeve tepër të ngushta, e të mos mar-

43


Kolec Traboini - esé

rësh parasysh asnjë faktor e rrethanë të zhvillimit të atij revolucioni. Është e qartë se revolucionin nuk mund ta udhëheqë një njeri i paaftë, madje as dhe një njeri me aftësi mbinjerëzore në qoftë se nuk ekzistojnë kushtet e rrethanat e favorshme për zhvillimin e tij, në qoftë se kundërshtitë mes forcave politike nuk kanë arritur në pikën ekstreme - për të cilën thuhet "kur mbarojnë fjalët, nxirren shpatat". Është mirë të studiohet historia deri në hollësi para se të konkludohet se një Revolucion është Puç apo diçka tjetër. Përdora shprehjen “kur mbarojnë fjalët...” për të saktësuar se në pranverë 1924 ngjarjet u tensionuan jashtë mase (pra kishin mbaruar fjalët). Plagoset Ahmet Zogu në Parlament nga Beqir Valteri, i cili e finalizon “heroizmin” e tij duke u mbyllur në nevojtore. Më pas dihet, Zogu si mjeshtër i masakrave dhe terrorit, organizon vrasjen e Heroit Avni Rustemi - vrasje që revoltoi tërë popullin shqiptar në jug e veri. Duke parë rrebeshin e urrejtjes popullore ndaj këtij akti kriminal, Ahmet Zogu nuk kish ç'të bënte veçse t’ia mbathte (mbathja e parë) përtej kufirit për të ndenjur në prehër të Beligradit. Pa hyrë në hollësira mbi dilemat e Nolit si kryeministër apo në lojën diplomatike për pranimin e ambasadorit sovjetik që do t’i kushtonte rëndë, sepse i shtiu frikën diplomacisë europiane për rrezikun e shtrirjes së influencave ruso-bolshevike sovjetike në Ballkan dhe dobësi të tjera të programit të tij me reforma që mbetën në letër, pra pavarësisht nga këto, është pranuar nga të gjithë historianët se gjashtë muaj të qeverisjes së Nolit në Shqipëri ishin vite të demokracisë e jo autokracisë dhe pushtetit absolut personal. Aspekti tjetër i veçantë është se Noli erdhi në push-

44


Act Now! - Vepro Tani!

tet duke shfrytëzuar lëvizjen e forcave të brendshme, përkundrazi ardhja e Ahmet Zogut nga Serbia dhe i armatosur me bajonetat serbe, konsiderohet si përmbysje e një qeverie nga ndërhyrja e jashtme, në rastin e Shqipërisë, të një armiku të jashtëm të deklaruar botërisht. Se çfarë ishte dhuna e shovinizmit serb mbi popullin e Kosovës, e tregojnë lumenjtë e gjakut dhe nuk ka nevojë për komente, prandaj dhe ndonjë dashuri e madhe e serbëve për shqiptarët (që vuanin nën regjimin e Nolit!!!) veç ndonjë mendje e çalltisur mund ta mbllaçitë. Dhe megjithatë, Serbia (fanatike orthodokse) iu bë krah ushtarakut meskin Ahmet Zogu dhe u vu të përmbyste një qeveri demokratike që gëzonte përkrahje popullore e që drejtohej nga një klerik i kulturuar orthodoks si Fan Noli. Këtë paradoks le ta shpjegojnë ithtarët zogistë të rizgjuar tepër vonë tashmë. Le të shpjegojnë gjithashtu në kontekstin historik se çfarë ndodhte në Kosovë në gjysmën e dytë të vitit 1924. A mos ishte ndalur qoftë dhe për një çast, rrjedha e lumit të gjakut shqiptar në tokën dardane? Paradoks mbetet edhe emri “Legalitet”, pra sesi mund të vetquhet legal një regjim që ta sjell armiku i popullit tënd, i cili gjithashtu mban të pushtuar gjysmën e truallit shqiptar, kjo është një nga çuditë më të mëdha monarkiste. E pra, legaliteti i ardhjes në pushtet të Ahmet Zogut është, jo vetëm i dyshimtë dhe jolegal, por edhe i turpshëm. Po sikur Noli të zbarkonte me trupat ruso-bolshevike e ta “çlironte” edhe ai Shqipërinë sipas stilit përdredhan të Zogut? Një mallkim e turp i përjetshëm do të binte mbi të. Por Fan Noli nuk e bëri dhe kurrë nuk do ta bënte këtë gjëmë, se binte ndesh me parimet e tij të larta demokratike e megjithatë, edhe sot e

45


Kolec Traboini - esé

kësaj dite përgojohet prej kallamarëve monarkistë, se gjoja desh solli një ambasador nga Moska, ndërkohë që rastin e invazionit të dhjetorit 1924 nën armët e Serbisë, këtë bëmëzezë në histori, kurrë nuk ia rënduan mbi shpatulla Ahmet Zogut. As atij vetë nuk iu bë qejfi qeder, madje edhe kur e kompensoi Serbinë me Shën Naumin. Kjo, se ky riosh ambicioz vinte veten mbi Shqipërinë e shqiptarët, mbi Atdheun e Kombin. Patriotët si Abaz Ermenji, kurrë nuk pranuan të angazhoheshin nën ombrellën e ndonjë fqinji shovinist si Greqia (akt që është në nderin e tyre) për rrëzimin e diktatorit Enver Hoxha dhe komunistëve, gjë që Zogu e bëri duke lëpirë duart e përgjakura të armiqve të Shqipërisë. Historia është e pamëshirshme për puthadorët. Shërbimi i Beogradit që shtypte e vriste popullin shqiptar të Kosovës, kishte subvecionuar dy milion dinarë (shumë marramëndese për atë kohë), vetëm për të siguruar karrierën e Ahmet Zogut. Ky është një akt i pashembullt dhe koha, sado paradoksale, nuk mund ta motivojë e as ta përkëdhelë Zogun e vjetër - se me Lekën e ri, si qytetar i thjeshtë shqiptar (por jo si pretendent), kjo temë nuk ka kurrfarë lidhjeje, pavarësisht nga zgjimi i vonuar i ca zogistëve që u ka mbetur ora një shekull prapa e duan ta bëjnë Shqipërinë mbretëri anadollake me ndonjë Lal Kros të ri. Nga ana tjetër, është vërtet për të ardhur keq kur dëgjohen vlerësime tendencioze e të pamerituara për burrat e shtetit të cilët e rrethonin Fan Nolin. Ata ishin njerëz të mëdhenj, të cilët qëndrojnë denjësisht në peidestalin e historisë kombëtare. Ministër i Financave të Qeverisë së Fan Nolit ka qënë Luigj Gurakuqi, një nga tribunët e pavarësisë kombëtare në krah të Ismail Qemalit, njeri me kulturë e dije të gjera, organizator i

46


Act Now! - Vepro Tani!

zoti, një ministër financash të cilin, kurrë më të aftë e më të ndershëm, nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria. (Ah të kishim një të tillë tani që na mbytën ministrat hajdutë e të paaftë!). Pranë Nolit qëndronte një anëtar kabineti si Stavro Vinjau, një Zija Dibra, i cili nuk pranoi të largohej nga Shqipëria edhe kur Zogu me trupat mercenare e bashibozuke të armatosura në Serbi, hyri përdhunshëm në Tiranë. Si shpërblim për këtë qëndrim dinjitoz e atdhetar të Zija Dibrës, një i paskrupullt që nuk e njihte nderin si cilësi e virtut personal si Ahmet Zogu, vuri njerëz dhe e vrau prapa krahëve gjatë rrugës ndërsa përcillej në internim. Akt i denjë vetëm për një Zog. Pas Zija Dibrës do t’i vinte radha njërit nga figurat më popullore në Shqipëri, Luigj Gurakuqit, më 2 Mars 1924, në Bari. Vetëm pak ditë më pas, Bajram Curri do të vritej nga bandat zogiste, më 29 mars në Dragobi, për ta mbyllur ciklin makbethian me Heroin Kombëtar Hasan Prishtina, që siç kam shkruar dhe më parë, kur ra ai, u fik Kosova. Kjo vrasje është shërbimi më i madh që i bëri Ahmet Zogu Serbisë shoviniste për gjunjëzimin përfundimtar e të përgjakur të Kosovës. Ndërsa rreth e qark Zogut ishin mbledhur njerëz të cilët nuk janë shquar kurrë për burra shteti, por si nënpunës të bindur kryeulët. Vetëm nëqoftëse është fjala për Lal Krosin, injorantin analfabet e kriminel, i cili bënte ligjin në "Mbretërinë Shqyptare", atëherë po, sepse vërtet, demokratët e mëdhenj të plejadës së Fan Nolit nuk kishin në mes vedi ndonjë Lal Kros sharlatan. “Çfarë thotë Zogu bën Lala, çfarë do Lala bën Zogu”. (Enver Hoxha e kishte adaptuar këtë parim zogist lalkrosian: “Çfarë do populli bën partia. Çfarë thotë partia bën populli”. Më shumë çiflig se shtet u katandis e varfra Shqipëri. Por Shqipëria, as nuk ishte e as nuk do të bëhej kurrë një çiflig Lalësh nëse do të drejtohej nga burra të ditur

47


Kolec Traboini - esé

si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, Zija Dibra, Hasan Prishtina, Kostë Çekrezi, e të tjerë. Tashmë historia dihet: Me Enver Hoxhën, për të dytën herë, Shqipërisë i erdhi "shpëtimi" nga Beogradi drejtpërdrejt nga shtabi jugosllav i Josif Broz Titos. Qeverisja e Nolit dhe e demokratëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës të tij, pa pikë dyshimi, do t’i sillnin Shqipërisë zhvillime bashkëkohore europiane. Madje, ndoshta nën influencën e tyre, populli do mund të shpëtonte nga gracka e Partisë Komuniste Shqiptare e formuar dhe kjo nga miqtë serbë të Ahmet Zogut, por të Nolit kurrsesi. Kjo për faktin se rinisë shqiptare dhe mbarë popullit të varfër e të mbetur në injorancë, i kishte ardhur në majë të hundës mbretërimi gjysëmfeudal zogist, ku oborri bënte jetë lluksi përrallore. Duke kënduar “Këngën e mjerimit”, populli e pati të lehtë të mashtrohej prej ideve spekullative e demagogjike të barazisë e mirëqënies shoqërore që do të vendosej (gjoja) pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit fashistë. Nëqoftëse Shqipëria do të kishte patur deri në vitin 1939 një shtet demokratik sipas parimeve të ndritura noliane, padyshim që nuk do të ishte e lehtë të gënjeheshin dhe mashtroheshin njerëzit me pilula sllavo-komuniste të linjës Moskë-Beograd. Prandaj, merret me mend si do të ishte historia e Shqipërisë pa Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën dhe nuk ka nevojë për komente të gjata, ndërsa se si do të bëhej historia nëse Shqipëria do të ecte në rrugën e ideve demokratike dhe iluministe të Fan Nolit, kjo ka vend për hulumtime, sepse Noli ishte një njeri universal dhe bota e ideve të tij ishte mjaft komplekse, por gjithsesi, shumë më e ndritur se çdo lloj diktature e tipit kontraversal Zogu-Hoxha.

48


Act Now! - Vepro Tani!

Megjithëse këta dy kapituj janë kaq voluminozë e kaq kompleksë dhe me sense të kundërt saqë nuk mund të ezaurohen me një apo dy diskutime, sidoqoftë mund të themi se me idealin e tij për një Shqipëri ekonomikisht të zhvilluar e kulturuar, për një shtet të ndërtuar mbi principet bashkëkohore europiane, me një shoqëri civile demokratike, Nolin, më parë nga bashibozukët e halldupët pseudolegalë të Ahmet bej Zogollit, e penguan dhe rrëzuan bajonetat e Serbisë, për ndryshe sot, Shqipëria do të ishte Europë e jo siç është, një vend i braktisur në siujdhezën me emrin "harresë ballkanike".

Botuar në gazetën "Tirana Observer " 22 janar 2012.

49


Portrait of Deli Marosti (Marashi), a chief of Shkreli clan, Albania British Museum-Cora Gordon 1930


Akt Now! - Vepro tani!

MALESORET E VERIUT - TE PERSEKUTUARIT E TE HARRUARIT E HISTORISE Në thelb se kush dekorohet e pse dekorohet nuk është fare në vëmendjen time, sepse e di që siç është vepruar gjatë 50-vjetëve diktaturë vazhdon të veprohet edhe sot e kësaj dite. Nuk ka nevojë të marr shembuj larg, megjithëse ka me qindra të tillë, sepse e kam afër në Shkodër, Malësi të Madhe, në Hotin nga e kam prejardhjen, por edhe në fisin e në familjen time. Ka raste të panumërta të anashkalimit, harrimit, moskonsiderimit, por po ju sjell në vëmendje veç disa fate njerëzore që njoh nga afër. Djaloshi Nikollë Gojçi që kish kryer studimet universitare, i biri i vetëm i Mark Ujk Gojçit nga Traboini i Hotit, një atdhetar nacionalist, për trimërinë dhe aftësitë luftarake që kishte ka qenë emëruar nga Spiro Moisiu dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së me detyrën komandant batalioni, por nuk ka shkuar shumë dhe jugosllavët e Brigadës së Parë me kryevrastarin Mehmet Shehu e ekzekutuan (me punë shfarosjesh në brigadë merreshin njerëz si Ndreko Rino, emrat e të cilëve dekorojnë sot rrugët e Tiranës). Nikollë Gojçin e vranë prapa krahëve në vjeshtë të vitit 1943, pa i bërë asnjë gjyq, vetëm sepse ai kishte pikpamje nacionaliste e nuk pranonte të inkuadrohej në brigadat proletare jugosllave. Edhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri. Nuk ka asnjë dekoracion dhe nuk flitet askund për të. E ka një djalë në Suedi, Zefin, që mund të krenohej nga vlerësimi për babanë e vet që nuk e pa kurrë, se i ati e la në bark të nënës atje në Mal të Zi, ku edhe ajo vdiq në moshë të re në hidhërim të zhdukjes pa gjurmë të burrit të vet, Nikollë Gojçi.

51


Kolec Traboini - esé

Palok Uçi nga Hoti, edhe ky nacionalist, u pushkatua në fillim të vitin 1945 në Shkodër në moshën 20-vjeçare dhe askush nuk është kujtuar për ndonjë vlerësim. Madje nuk ka kush të kujdeset për të sepse i vetmi vëlla i tij, nuni im, Prenk Uci, pas burgut politik e një stresi të gjatë e torturues kreu vetvrasje pa lënë trashëgimtar. Në Muzeu Kombëtar Tiranë e ka një dokument vendim ekzekutimi i firmosur nga Enver Hoxha: Përgjegje shkresës Nr. 6/121 datë 25/ II/ 45. Aprovohet dënimi me vdekje për Nikoll Toma, Zef Toli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci. Kështu jepej pa mëshirë verdikti i dënimit me vdekje të 9 burrava malësorë katolikë. Të gjithë këta të harruar, sepse prej presidentëve shqiptarë me origjinë dum-babiste apo dull-enveriste zor se gjen katolikë të dekoruar, ndërkohë që edhe në vitin 2012 vazhdojnë të dekorohen ish komunistët e kuadrot, sekretarët e partisë së Enver Hoxhës sa të mos kuptosh se në çfarë sistemi jetojmë. A ka ndonjë kërkim ndjese nga shteti shqiptar për malësorët? Unë kështu e kuptoj vlerën e nderimit tek ndjesa dhe pendimi - edhe për të gjallët edhe për të vdekurit. Dua të përmend edhe emrat e disa burrave të kryengritjes së vitit 1911 me shkakun se ndoshta Presidenca nuk e di a kanë jetuar ndonjëherë në këtë botë. Në krye dua të përmend dëshmorin e parë të kryengritjes, djalin e vetëm të shtëpisë, që u vra në luftë kur pritej të martohej e të bënte dasëm; Kol Marash Vata nga Traboini i Hotit që u vra ditën e parë të luftës me pushtuesit osmanë. Po kështu, Gjon Ujk Çeku, që e përmendi me krenari

52


Act Now! - Vepro Tani!

ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në Bratile të Deçiqit, në festimin e 100-vjetorit të ngritjes së Flamurit, apo trimi Lulash Zeka që iu vranë vëllai Frani dhe dy djemtë, Gjon e Zef Lulash Zeka, në një ditë e plot të tjerë. Por le të shkojmë më tej se Hoti e Malësia është shkëmb e histori. Nuk e di a është menduar si “Nder i Kombit” një burrë trim si në legjenda, Kryekomandanti ushtarak i kryengritjes së vitit 1911, Nik Gjelosh Luli, që u vra në ballë të luftës, i biri i tij, Luc Nishi, u vra në luftën kombëtare të Koplikut në 1920, e pas vdekjes edhe të birit të këtij të fundit, Pal Luc Nishi, u shua një nga familjet më të mëdha të Malësisë. Se Hoti nuk ka pas veç Ded Gjo Lulin, por edhe Kol Dedën e Deli Metën. Edhe Kastrati ka pas luftëtarë si Mirash Luca me trimëri si nëpër legjenda. Gruda e Ded Nikës e Tom Zefit, po ashtu. A ka kush në plan këtë vit të 100-vjetorit t’u japë tituj këtyre burrave të historisë, apo janë të zënë me dhënien e titujve ish-komunistëve që e sunduan këtë vend, por veçanërisht e mbytën me dhunë e gjak Malësinë e Madhe, duke treguar zell në egërsi diç më shumë se sa ushtruan mbi Malësinë gjeneralët e perandorisë osmane. Me të vërtetë, falangat e Enver Hoxhës në vitet 19451948 me operacionet ndëshkuese në Malësinë e Veriut ia kaluan shumë e shumë herë jeniçerëve të Turgut Pashës, këmishëzinjve të Musolinit dhe ushtrisë së Hitlerit. Asnjë pushtues në histori nuk ka arritur ta përgjakë e ta poshtërojë Malësinë e Madhe më shumë e më egër se sa falangat komuniste të Enver Hoxhës. Mirëpo të keqen Enver Hoxha e ka lënë nga pas, si lit-

53


Kolec Traboini - esé

ari në qafën e të vdekurit, pinjollët e tij ideologjikë, e sot ndodhemi përpara një realiteti absurd, asnjë nga kryengritësit e Malësisë së Madhe që bënë Termopilet shqiptare në 1911, nuk po merret në konsideratë për ngritje bustesh, monumentesh a dekorime. Ata që të parët u ngritën për pavarësi, që luftuan, u vranë, u dogjën, bënë heroizma të pashoqe, ngritën për herë të parë që nga koha e Skënderbeut, Flamurin shqiptar më 6 prill 1911 në Deçiq, e ndër ta edhe im atë Palok Traboini, sekretar i Ded Gjo Lulit e flamurtar i Deçiqit, janë të harruar e në vend të tyre kanë dalë pinjollët a atyre që malësorëve kryengritës u rrinin përballë, ndërkohë krah për krah me ushtrinë pushtuese të Shefqet Turgut Pashës. Sot bijtë e nipa të renegatëve antikombëtarë të hershëm, këta Turgutë të rinj, komunistë të djeshëm, shtiren si atdhetarët më të mëdhenj të këtij kombi, ndërkohë që e rrjepin si atëhere edhe sot e kësaj dite. Bash ashtu siç shkruante Ernest Koliqi: “tregtarët e flamurit nuk kanë moral, atdhe e përgjegjësi, por shitën e shesin flamuj “tue ba pare, tue tregtue mbi ndiesit t’ona”. A ju kujtohet kë nxirrte Enver Hoxha në tribuna kur priste udhëheqësit e huaj, madje deri Hrushovin, bash një plak nga Shkodra i cili kishte dalë në rini të vet me armë në dorë për të luftuar kundër malësorëve kryengritës dhe i madhi Ded Gjo Luli e zuri gjallë e i tha luftëtarëve të vet, mos e çartni. E kthyen bashkë me qindra të tjerë, me këmishë e brekë të bardha. Në breg të liqenit doli e priti dhe e përqeshi tanë Shkodra. Ai faqezi u bë prej komunistëve heroi dhe përfaqësuesi luftëtarëve e i luftrave për pavarësi kur luftëtarët e vërtetë o përplaseshin burgjeve ose harroheshin. Edhe tani kjo po ndodh e aspak më ndryshe. Festojnë tradhtarët e anashkalohen atdhetarët, qofshin të gjallë apo të vdekur. Nuk është çudi që kjo farë skote oto-

54


Act Now! - Vepro Tani!

mane ta ulë flamurin e Skënderbeut, Ded Gjo Lulit e Ismail Qemalit e të ngrejë flamurin e Sulltanit. Beteja e kamufluar tashmë kundër Malësisë e malësorëve nën hijen e një Otomanizmi të ri Ballkanik e jo vetëm potencial ka nisur, ai po shfaqet mnershëm si re e zezë mbi qiellin shqiptar. Gjithkush e ndjen e kurrkush për të nuk flet.

55


Fjalët e Fan Nolit mbi varrin e Kosta Çekrezit ishin: “Burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin e tij dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë, vdiq fukara”.


Act Now! - Vepro Tani!

I HARRUAR DHE KOSTE ÇEKREZI NE AMERIKE

Për të cilin Fan Noli thoshte: Kostë Çekrezi, burrë shteti që luftoi tërë jetën e tij për kombin...Dhe dekoron Van Christon e Bostonit, i cili në 1995 personalisht në zyrën e tij më tha: "Çfarë doni në Amerikë ju shqiptarët?! Nuk ju do njeri këtu..." Ka emra të ndritur në komunitetin shqiptar në Amerikë si: Arshi Pipa, Peter Prifti, Josif Pani e Vasil Pani, miku i ngushtë e bashkpunëtori i Faik Konicës që në mjaft vite ish-kryeredaktor i gazetës "Diellit", Rexhep Gurazezi, Qerim Panariti, Isuf Luzaj, ish-kongresmeni Joe Di Guardi së bashku me bashkëshorten, një nga aktivistet më të shquara për çështjen kombëtare, znj.Shirley Di Guardi, vëllezërit Lekë e Pashkë Gojçaj që kanë ngritur me shpenzimet e veta monumentet e Nënë Terezës në Detroit, Tuz, Kosovë, e plot të tjerë mund të dekoroheshin para se ky zotëri me emrin Van Christo të cilin e njoh mirë dhe është një njeri që merrte (e ndoshta ende merr) fonde në emër të komunitetit shqiptar për fondacionin me emrin e nënës së vet "Frosina". Në asgjë ky njeri nuk i ka ndihmuar emigrantët. Madje sapo kam mbërrritur në Amerikë në 1995, kam shkuar tek Van Christo sepse ishin përhapur fjalë se ai ndihmon emigrantët për të gjetur punë. Por, ai nuk ndihmonte njeri. Më tha fjalë për fjalë: - "Çfarë doni në Amerikë ju shqiptarët. Nuk ju do njeri këtu". Dhe sot e dekorojnë me pompë se ka ndihmuar emigrantët... Natyrisht duke marrë fondacione nga Bashkia e Bostonit për një faqe-blog elektronik nga të cilët mund të bësh sa të duash se ka edhe site falas, ai thjesht ka ndihmuar xhepin

57


Kolec Traboini - esé

e vet. Pra ky dekorim është mashtrim. Dhe ka dekoruar edhe ca priftërinj orthodoksë shqipo-amerikane për ca kontribute, kur dihet se themelimi i Kishën Orthodokse Shqiptare në Amerikë 1919, është kontribut i patjetërsueshëm i Fan Nolit, i cili bash për këtë qëllim atdhetar u vesh prift 1908. Presidenti të kishte dekoruar Koli Kristofor, të parin emigrant shqiptar të regjistuar në Amerikë në 1886, krijuesi i komunitetit shqiptar në SHBA kur me inisiativën e tij solli 17 emigrantët e parë shqiptarë nga Korça, që edhe ai u vesh prift e ishte patriot i madh. Po ka edhe plot të tjerë si bashkëthemeluesi i Vatrës, Kristo Floqi, Kristo Kirka vdekur në burg të Burrelit, atdhetari e flaktë, editori i gazetës “Diellit” Kostë Çekrezi e tjerë. Po kush ka qenë Kostë Çekrezi. I emigruar në SHBA, mbaroi studimet në Universitetin e Harvardit 1918. U bë kryeredaktor i gazetës "Dielli" në qytetin e Bostonit në vitet 1915-1919 dhe e bëri atë gazetë të përditshme. Botoi dhe revistën e përmuajshme "Illyria". Kostë Çekrezi ka qenë pjesmarës në Kongresin e Lushnjës dhe përfaqësues i Shqipërisë në SHBA në vitet 19201922, profesor i historisë në Universitetin Kombëtar në Washington. Kosta Çekrezi botoi fjalorin anglisht - shqip në vitin 1923. I kthyer në Shqipëri, për shkak të figurës që kishte krijuar, në vitet 1922-1923 ka qenë caktuar anëtar i Këshillit të Shtetit, njëkohësisht edhe anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në SHBA. Në vitet 1924-1925 konsiderohej botuesi e publicisti më i shquar në Shqipëri me gazetat "Telegraf" dhe "Ora", mirëpo arrestohet e dënohet me një vit burg pas shpalljes së monarkisë. Dy gazetat e krijuara prej tij u mbyllën. Më pas ikën nga Shqipëria dhe si atdhetar e demokrat i madh, pjesmarrës aktiv në Lëvizjen e Fierit, u dënua me vdekje në mungesë nga regjimi zogist.

58


Act Now! - Vepro Tani!

Janë të njohura polemikat e ashpra të Kostë Çekrezit me Mehmet Shehun në një kamp internimi në Francë pas përfundimit të Luftës së Spanjës, ku Mehmet Shehu mburrej me Stalinin ndërkohë që Kosta Çekrezi e urrente bolshevikun rus e fliste me simpati për Franklin Rusveltin dhe për demokracinë amerikane. Në tetor 1941 shkon sërish në Amerikë. Një muaj më pas formoi në Boston organizatën "Shqipëria e Lirë". Kostë Çekrezi ka bërë përpjekje për të mbajtur ura lidhjeje midis Aleatëve dhe Shqipërisë. Në vitin 1951 botoi në Washington analizën politiko-historike "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë" një studim që bëri jehonë të madhe. Ndërroi jetë në Boston në vitin 1959, në moshën 66-vjeçare. Fjalët e Fan Nolit mbi varrin e Kosta Çekrezit ishin: "Burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin e tij dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë, vdiq fukara". Folëm për atdhetarë të mëdhenj, veçuam të harruar prej shtetit shqiptar Kostë Çekrezin, por mund të flisnim për plot të tjerë, që janë figurat e shquara të komunitetit shqiptar e para të cilëve dekret-dekorimet e Presidentit Bamir Topi të duken cingërima. Eshtë e natyrshme të pyesim: - mirë që e harroi Kostë Çekrezin, po ku e gjeti Van Christon?! Ky president kurrfarë lidhje me historinë me artin e kulturën nuk kishte (se tashmë është i shkuar). Prandaj me të drejtë shumë njerëz ngrenë supet përpara spektakleve presidenciale e thonë:E dinë historinë këta presidentët tanë, apo ja fusin kot... Dashtë Zoti që ai që do vijë, ta dijë! qershor 2012

59


“Mjeshtri i madh i turpit”, botuar 3. 04. 2012, në gazetën “Standart”


Act Now! - Vepro Tani!

IKJA QE TE LE PA FJALE...

Lajmet në media në ditët e nxehta të korrikut thanë se "Bamir Topit i hiqet e drejta e fjalës në dorëzimin e mandatit si President!" - e dikush po e përcillte si një farë gabimi fatal. Mirë t’i bëhet. Kush po ka dëshirë ta dëgjojë?! Ky nuk la komunist të Enver Hoxhës pa dekoruar. Edhe së fundi, në korrik kur kishte edhe fare pak ditë në zyrë, e tregoi veten sërish admirues i flaktë i komunistëve, të cilëve u vë dekorata në gjoks plot pompë. Shqetësimin për joshjen e çuditshme të presidentit drejt elementit ish-komunist e kam ngritur që në shkrimin “Mjeshtri i madh i turpit”, botuar 3 prill 2012 në gazetën “Standart”. Por kjo histori turpesh e dekorimit të ish-komunistëve, sekretarëve të partive të sistemit diktatorial vazhdon me këtë Bamir Topin deri në ditën e fundit. Nuk kam gjëra personale, as prona për të ndarë me Doktorin veteriner, Bamir Topi. Ajo që mua më ndan me të është anashkalimi që i ka bërë historisë, Kryengritjes së Malësisë së Madhe e sigurisht dëshmorëve të Pavarësisë. Ky president pa kulturë nuk e di as historinë e popullit të vet. Pse u zgjodh ai? Të dekoronte familjet e kriminelëve komunistë? Po si nuk gjeti një dëshmor të Malësisë sonë trime e heroike të dekoronte. E kam sugjeruar këshilltarin e presidentit privatisht, por tanimë jam detyruar t’ia them emrin,

61


Kolec Traboini - esé

Afrim Krasniqi, por mesa shoh edhe ai nuk ka patur fuqi t’i ndërrojë kursin Topit që të ndalojë dekorimin e komunistëve dhe sekretarëve të Partisë së Enver Hoxhës dhe të hedhë sytë nga kryengritësit e vitit 1911-12. Dikush më sugjeron “po dale...tani që po ikën i thua?” Për mua nuk ka rëndësi koha. Nuk ia përtoj kurrkujt nga pushtetarët kur e shoh se ata ia kanë hipur kalit të pushtetit nga bishti si Don Kishotë. Kjo me shkakun se rroj me djersën time e nuk i lëpihem për tasin e pilafit, as të shtetit e as të pushtetit, as të klanit e birit të dreqit. Për mua njerëz si Topi e urrejnë Malësinë e Malësorët pikërisht se e luftuan perandorinë otomane. Konkluzioni është i thjeshtë, mesa duket edhe ai bën pjesë në atë idenë e shpifur të neootomanizmit që po përhapet si murtajë prej Endirneje. Shtrohet pyetja - Ky ishte 100 vjetori i Pavarësisë, i atyre që e formuan këtë shtet shqiptar apo i komunistëve. Ku m’i ke o president (tanimë i bërë ish) luftëtarët e vitit 1911. Më duket se ky president pa identitet (sepse e ka mbiemrin Topi që nuk thotë kurrgjë veç armatim, as fis, fshat, as komb, as shtet, as kontinent, vec topçi) do të jetë ndonjë nga ata turqelinjtë e vjetër që mbetën në Shqipëri pas vitit 1912, se ndryshe si i la pa nderim luftëtarët kryengritës që u vranë në ballë të luftës kundër otomanëve. Pa le kur thonë se ne nuk dekorojmë pa ardhur propozimi nga shoqatat. Po Dëshmorët e fshatit tim, Traboini, që konsiderohen Termopilet Shqiptare, nuk kanë nevojë t’i marrin dorën askujt nëpër ca shoqata apo individë që i përdorin më së shumti për dallavere. Shumë prej atyre dëshmorëve as varrin nuk e kanë, nuk u dihet, veç emrat kanë, nuk ka pse pra t’i kërkojnë ndokujt për të propozuar. Ka këshilltarë ky president i bërë ish dhe këta

62


Act Now! - Vepro Tani!

këshilltarë që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë të shtrojnë kurrizin e të punojnë, të mësojnë historinë, t’i njohin njerëzit e jo të vegjetojnë. Po ky shtet i korruptuar totalisht mjerisht nxjerr në krye jo njerëzit me kulturë, por ca njerëz që çfarëdo mund t’i quash, por atdhetarë kurrë. Nuk mund të duash atdheun duke dekoruar ish-komunistin kuadër i lartë i monizmit që bëri çfarë mundi të internonte të birin e Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit, inxhinierin Aleksandër Dako, vetëm e vetëm për t’i marrë shtëpinë, çfarë indinjoi atëkohë Profesor Skënder Luarasin që i shkroi një ankim edhe një prej eksponentëve më të lartë të diktaturës, Hysni Kapos. Vurr Presidenti Topi dekoratën në gjoks persekutuesit, pas 22 vjet demokraci kur viktima e tij inxhinier Aleksandër Dako kish ndërruar jetë e nuk mund të ankohej e protestonte. Viktima kishte heshtur përgjithmonë e Topi dekoronte persekutorin. Po ky Topi dekoroi edhe sekretarin e Ramiz Alisë, që kish shkruar një palo roman ku priftërinjtë e pushkatuar i nxiroste si kriminelë, një mi gjyqesh komuniste, me të cilin dilte edhe në fotografi nëpër restorante, e duke e harruar sekretarin e Ded Gjo Lulit, që ka sjellë Flamurin e Deçiqit, e ka ngritur atë flamur me shokët në Bratilë më 6 prill 1911, është plagosur në luftë më 15 korrik 1912 dhe po shtoj se ka qenë publicist atdhetar që në 1910 dhe 40 vjet mësues i gjuhës shqipe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Po jo, ky shkon e zgjedh sekretarin e diktatorit e bamp dekoratën Mjeshtër i Madh në gjoksin e vogël të dëshmitarit të gjyqeve. Dhe thonë se ne bijtë e Malësisë së Madhe u dashka të shkojmë e të lutemi për t’i vlerësuar dëshmorët tanë tek ca shoqata fantazmë. Jo! Nuk i shtrijmë dorën kurrkujt për këtë punë. Ky shtet në është i shqiptarëve le t’i nderojë ata që e bënë Pavarësinë, në është i turqve

63


Kolec Traboini - esé

le t’i mohojnë. Këshilltarët e tij as që dinë nga historia e popullit, e Bamir Topi jo e jo mesa duket. Të ish se zgjidhej edhe një herë tjetër (Mos o Zot!), do të dekoronte të 100 mijë trimat komunista të nënës Parti. Edhe Haxhi Lleshi do ta kishte zili. Ky president më duket më i paafti që ka patur ndonjëherë Shqipëria, ndërsa pyetjes që më parashtrohet se çfarë do të jetë presidenti i zgjedhur Bujar Nishani, nuk e di, por ajo çfarë di është se libohovitët kanë qenë të njohur në histori si njerëz të drejtësisë, ata kanë patur më shumë universitarë në fushë të drejtësisë se Gjirokastra e rrethe të tjera në jug, e kjo që në kohën e perandorisë otomane. Besoj se tradita ndikon në karakterin e njeriut ashtu si Hoti, Traboini dhe im Atë kanë ndikuar tek unë. Se çfarë do të ndodhë do të shohim. Të mos e paragjykojmë, por ta gjykojmë kur t’i shohim punët. Ajo çfarë kemi përpara syve është se këtij Topit të presidencës ia pamë punët dhe na ka lënë me gojë hapur prej inteligjencës baritore... Më është formuar bindja se është fatkeqësi kombëtare kur zgjidhen në krye të shtetit veterinerë, se Shqipëria është një shtet me popullsi, me njerëz e jo një fermë kafshësh. Zatën, për të i kemi punët aq bukur...se kemi në krye njerëz me kulturë të madhe sa përmban pragu i derës dhe oborri i shtëpisë..

64


Akt Now! - Vepro tani!

KUSH DHE PSE E DENIGROJNE DED GJO LULIN?

Z. President, z. Kryeministër, z. Kryetar i Bashkisë së Tiranës, lëreni për një çast politikën e përgjigjuni kësaj pyetjeje: Kur do të vihet busti i Ded Gjo Lulit në rrugën që mban emrin e tij, në qendër të Tiranës, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar? Të atij Ded Gjo Luli që nuk luftoi për vete dhe nuk e mori lirinë në varr, por e la këtu për Shqipërinë e shqiptarët, për brezat që vijnë bashkë me mësimin e madh që për lirinë ia vlen çdo sakrificë. Eshtë fjala për bustin e i atij kreshniku që një shekull më parë, iu priu malësorëve në beteja të përgjakura për liri, të cilat e kthyen Hotin e Malësinë e Madhe në Termopilet Shqiptare. Liria e Demokracia jo gjithherë kuptohen. Ajo na solli të mira, por edhe e keqja gjen vend e nxjerr krye. Përfitojnë të gjejnë liri e hapësirë edhe injoranca dhe mbrapshtitë. Kanë dalë ca tipa që kërkojnë të fillojnë "Intifadën" në mes të shqiptarëve më shqiptarë. Dhe në këtë program është dhe shkatërrimi i çdo lloj kujtese popullore që ka të bëjë me figurat kombëtare në rezistencë kundër pushtimit otoman. Ded Gjo Luli është njeri nga ata që po denigrohet më shumë se kushdo e në mënyrën më mizore. Të japësh jetën për këtë vend e këtë popull e të të quajnë kafir, kjo nuk ka vend ku të rrijë. Një prej argumenteve që ata sjellin në denigrimin e Ded Gjo Lulit është se ky dhe krerët e Malësisë

65


Ded Gjo Luli me të birin Kolën


Act Now! - Vepro Tani!

kanë bashkëpunuar në vitin 1911 me Malin e Zi kundër Perandorisë Osmane. Mirëpo këta sulmues qorra a Don Kishotë të kohës sonë harrojnë atë çfarë na mëson historia, se kokat e mençura dinë të zgjedhin aleatë të përkohshëm për arritjen e qëllimeve kombëtare. Ded Gjo Luli përballë një ushtrie, që mund të konsiderohej më e madhja në Europë, se ishte perandori turke, në kushtet kur Hoti do të digjej e shkretohej, nuk kishte alternativë tjetër veç të largonte gra e fëmijë në shtetin fqinj e të lypte strehë të përkohshme, ndërsa burrat të gjithë qëndruan e luftuan në Hot. Dhe dihet se në çfarë sakrificash qëndruan gratë, fëmijët e pleqtë e Hotit duke fjetur poshtë një ure me ditë e netë të tëra në kushte urie e të ftohti veç të mos bëheshin pre e shpatës së mizorëve që sundonin me dorë të hekurt e vrisnin, digjnin e shkretonin çfarë t`u dilte përpara. Ku është tradhëtia këtu?! Tek sakrifica? Cili ishte qëllimi e ideali i atyre njerëzve që vuanin apo dhe atyre që luftonin që nga Ura e Rrjodhit, në Kastrat, Rapshë e deri në Tuz e në Mal të Hotit? Le të bëjmë një përqasje. A mund t`i quajmë tradhëtarë ata që për t`i shpëtuar regjimit komunist kaluan kufirin për Greqi dhe Jugosllavi? Kurrsesi! Tradhëtarë i quante diktatura. Po atëherë pse këta studiues të rinj të “Intifadës” ndërshqiptare nuk i sulmojnë e etiketojnë ata që arratiseshin nga Shqipëria? Kjo kope ekstremistësh fetarë që kanë kurajon të lehin edhe nëpër kanale televizive, nuk e kanë hallin se Ded Gjo Luli strehoi gratë e fëmijët e pleqtë në Podgoricë, por se burrat e Hotit, baballarët tanë luftuan kundër turqve osmanë dhe e bënë Shefqet Turgut Pashën qesharak përpara mbarë Europës ngase u thye nga një masë kryengritësish, që nuk e kishin idenë e artit ushtarak, nuk kishin shkuar nëpër shkolla ushtarake, por dinin artin e të mbijetuarit edhe

67


Kolec Traboini - esé

në kushtet më të vështira e në sakrificat më të mëdha. E pra ky Turgut Pasha e kishte bërë Akademinë Ushtarake në Europë. Ne nuk kemi pse i shmangemi këtij diskutimi për këtë aspekt të historisë. Si hotjanë, bij të atyre që e bënë atë kryengritje që pararendi Pavarësinë e Shqipërisë, nuk kemi fare frikë e drojë, përkundrazi e bashkëbisedojmë haptazi për rrethanat që sollën që të parët tanë të përplasnin kokën në Mal të Zi, që në të vërtetë jo shumë larg në histori kanë qenë troje arbërore, por mbetën jashtë për shkak të rrjedhës mizore historike që pësuam nëpër shekuj. Aq më tepër pranojmë ta prekim këtë aspekt sepse duke i anashkaluar, duke lënë paqartësi në epoka të shkuara, ato sjellin keqkuptime e për pasojë edhe keqinterpretime historike. Kush ka sadopak njohuri nga ngjarjet historike e di edhe faktin se në takimin me valiun turk të Shkodrës, Ded Gjo Luli nuk ju dha as një fjalë e as një shpresë, se trupat turke nuk do ta bënin ekspeditën për dorëzimin e armëve. Por armët Hoti nuk i kish dorëzuar për gati 500 vjet. Në sajë të armëve, brenda pushtimit, hotjanët kishin gjetur një hapësirë të vogël lirie aq sa ishte vetë gryka e pushkës. Por edhe atë kërkonin t’ua merrnin pushtuesit osmanë. Nuk ka qenë e lehtë të merrej një vendim. Nuk mund të qëndronte Hoti në shtëpitë e veta kur të vërshonin me mijëra trupa në një operacion ushtarak të dhunshëm e të përgjakur. Turgut Pasha kish deklaruar se do ta kthente Malësinë në shkreti nëse nuk do t`i dorëzonin armët. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër veç luftës. Ded Gjo Luli i tregoi popullit të vet rrezikun dhe e shpalli që nuk nënshtrohej. Kolona me familjet e Hotit, gra, fëmijë e pleq lanë shtëpitë e çanë kufirin turko-malazez. Deklaratat që u bënë ishin se malësorët nuk nënshtroheshin. Kishin lënë trojet, por atje ishin tërë bur-

68


Act Now! - Vepro Tani!

rat e Hotit që lëshuan kushtrimin dhe mbarë Malësia e Madhe u tregua e gatshme të rrëmbente armët e këmbë ushtari pushtues të mos shkelte në ato anë. Por, dihet se fryma luftarake nuk është gjithmonë ajo që të siguron fitoren. Për të luftuar duhen armë, e Hoti armë nuk kishte. Madje kish që shkonin në luftë me kmesa (një lloj spate doracakë që përdoret për të prerë e krasitur pemët). Eshtë krejt a natyrshme që Ded Gjol Luli të kërkonte ndihma në dy aspekte: bukë për popullin dhe armë për luftëtarët. Dhe kërkesën e ndihmave Ded Gjo Luli nuk ia ka bërë Malit të Zi, por perandorisë Austro Hungareze nëpërmjet konsullit të saj, e cila ishte për një Shqipëri të shkëputur nga sundimi i egër i Perandorisë Osmane. Austro-Hungaria hyri dorëzanë e dha fjalën dhe deri diku e mbajti për të ndihmuar popullin me bukë e burrat me armë, por për shkak të largësisë, sigurisë, a diç tjetër, ndodhi kushtëzimi që ndihmat do të kanalizoheshin nëpërmjet Malit të Zi. Gjasat janë që Krajl Nikolla dhe qeveritarët e tij donin të kontrollonin situatën ose të përfitonin ndonjë gjë nga këto ndihma nëpërmjet makinacioneve që mund të bëheshin, sepse ai merrte para tek Austria dhe jepte mall tek shqiptarët. Kjo lloj ndërmjetësie bënte që administrata e Malit të Zi ta kontrollonte gjendjen e malësorëve, çfarë në të vërtetë shprehte edhe një lloj frike të Cetinës prej zhvillimeve të pritshme. Mali i Zi nuk e tregoi qëllimin që në fillim dhe ishte dakort t`i ndihmonte malësorët, dhe për këtë ishte garant një fuqi e madhe e kohës si Austro-Hungaria, por kur plasi Lufta Ballkanike atëherë gjërat ndryshuan e Mali i Zi e tregoi qëllimin e vet. Por të mos harrojmë, do të ishte po Austro-Hungaria ajo që nuk do të lejonte që Shkodra të aneksohej nga Mali i Zi, i cili donte me çdo kusht ta bënte atë kryeqytetin e vet. Duhet ta dimë se shkaku i vetëm që Krajl Nikolla e dorëzoi fronin ishte

69


Luftëtarë që ngritën flamurin në Deçiq, më 6 prill 1911


Act Now! - Vepro Tani!

se nuk e bëri Shkodrën kryeqytet megjithëse e mbajti këtë qytet të rrethuar, duke e vënë nën zjarr armësh artilerie dhe duke i prerë çdo furnizim sa kriza e bukës bëri që shkodranët të vdisnin urie, por pa pranuar të dorëzoheshin. Do të ishte Esat Toptani, figura më e urryer në historinë e Shqipërisë që pasi eleminoi Hasan Riza Pashën, komandantin e garnizonit dhe udhëheqësin e qëndresës njëkohësisht, do të merrte funksionet e tij dhe do të dorëzonte Shkodrën tek malazezët. Gjëja më e çuditshme në këtë aspekt të histerisë historike të atyre që denigrojnë Ded Gjo Lulin, është se ata e vlerësojnë si të ishte një hero Esat Toptanin apo një tjetër figurë të urryer, aventurierin Beqir Grebeneja. Shqipëria ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane e cila i kishte ngulur thonjtë në Ballkanin perëndimor afro 500 vjet, ndaj është e natyrshme që nuk mund të zbohej pa një aleancë shtetesh e popujsh për përzënien e ngordhësirës perandorake. Ded Gjo Luli kishte vizionin që të ngrihej ndër të parët, të kërkonte të armatosej, të kërkonte aleatë të përkohshëm për arritjen e krijimit të Shqipërisë, për të cilën ia vlente çdo sakrificë. Kur i është vrarë i biri, Gjergji, në luftë dhe i prunë lajmin e zi, Ded Gjo Luli me qetësinë që e karakterizonte tha: "Edhe ai djalë nane asht’!" Çfarë nënkuptonte se atij i dhimbnin njësoj si i biri Gjergji ashtu dhe Kol Marash Vata, Gjon Ujk Çeku, dy vllaznit Zeka e çdo djalë tjetër Hoti apo i Malesisë së Madhe. Konkluzioni është se megjithë rrethanat e disfavorshme dhe të komplikuara në histori, Ded Gjo Luli ka qenë një hero i panjollë. Të jeni të bindur se sikur, në mënyrë imagjinative, të gjithë burrat e kombit të kohës së re të mblidheshin në një kuvend, do t`i lëshonin kryevendin Ded Gjo Lulit. Ismail Qemali doli nga

71


Kolec Traboini - esé

zyra dhe e priti në rrugë Ded Gjo Lulin kur ky shkoi në Vlorë. E pyetën kush është ky malësor trupvogël që po të bën të dalësh nga zyra e ta presësh në rrugë, Ismail Qemali u tha: "Ded Gjo Luli është pushkë e ngrehun për Shqipërinë". Nëse tërë jeta e tij do të duhej të përshkruhej në dy rrjeshta do të thosha: Ded Gjo Luli nuk luftoi për vete dhe nuk e mori lirinë në varr, por e la këtu për Shqipërinë e shqiptarët, për brezat që vijnë bashkë me një mësim të madh, që për lirinë ia vlen çdo sakrificë. Botuar në gazetën “Tirana Observer “ nr. 868, 21 dhjetor 2011

72


Akt Now! - Vepro tani!

LAJTHITJE HISTORIANESH

Gjithkush në këtë botë mund të lajthisë. Mund të flasë pa përgjegjësi e duke anashkaluar apo shkelur të vërtetat. Kjo rëndom është sëmundje e kohës ku jetojmë. Më së shumti lajthit politika, lajthisin shtetarët kur tjetër flasin e kurrgjë në ato që premtojnë nuk bëjnë. Nëse tek politikanët kjo edhe mund të pranohet, sepse vjen rotacioni dhe bashkë me ikjen e tyre nga pushteti çdo gjë harrohet, në disa punë e profesione të tjera lajthitjet kanë kosto të rëndë. Por, a është e lehtë të kapërdihet lajthitja e historianëve, një fenomen që është vënë re që pas vitit 1944 e në vazhdim dhe që për fat të keq vazhdon edhe pse kanë kaluar dy dekada demokraci, anipse kohë e mjaftueshme për një reflektim të përgjithshëm e heqje dorë nga stili i manipulimit mashtrues të historisë. A ka shkak që sot në kushtet e një lirie optimale të jemi ende skllevër të mentalitetit të kaluar që historinë mund ta kullandrisin si e sa të duam. Kushte nuk ka natyrisht, por mesa duket njeriu e ka më të lehtë të ndryshojë botën se sa vetveten. Ne e kthyem këtë shoqëri në mjedis të lirë demokratik, po a u kthyem vetë në demokratë të lirë në mendësi. Kjo është për t’u parë. Duke qënë vetë një pinjoll i njërit prej atyre që bënë luftën për pavarësi, që morën pjesë në kryengritjen e vitit 1911-1912 në Malësi të Madhe, duke qënë pra i

73


Kolec Traboini - esé

biri i atij që mësuesi Gjush Sheldia në shënimet e tij e cilëson “Mësuesi Palok Traboini ka qënë sekretar i Ded Gjo Lulit” gjatë kryengritjes së vitit 1911, gjithmonë i kam ndjekur me shumë vëmendje botimet historike, qofshin këto libra, artikuj, dokumenta të botuara, aq më tepër se në rastin tim e vërteta kombëtare lidhet pazgjidhshmërisht me të vërtetën familjare. Në këto kërkime të mia pasionante kam mundur të njihem me veteranë që i kanë bërë luftrat për pavarësi, por edhe me historianë që shkruajnë mbi to. Rasti më ka sjellë gjithashtu të njihem në Amerikë edhe me Gjergj Nikprelën, që ka botuar ndoshta studimin më të plotë e më të mirë për kryengritjen e vitit 1911, kjo falë faktit se ka arritur të shfrytëzojë mirë arkivën e shtetit malazez, çfarë përbën një prurje të re në studimet historike. Edhe në atë libër, veç aspektit të përgjithshëm, dokumentave origjinale që sjell, kam gjetur në disa vende përmendjen e emrit të tim Ati, Palokë Traboini, si një prej njerëzve më aktiv në kryengritje, emri i të cilit lidhet me një nga çastet më kulmore që shënohet edhe në historinë kombëtare - ngritjen e Flamurit në Deçiq, më 6 prill 1911. Fakte të tilla mbi veprimtarinë e Palokë Traboinit në kryengritje, si flamurtar, mësues, publicist e poet e gjejmë tek shumë autorë duke përfshirë edhe dëshmi veteranësh kombëtare apo dhe në fototekën Marubi, i cili në një fotografi ku kanë dalë një grup malësorësh kryengritës, ndër të cilët Palokë Traboini, Mirash Luca, Gjok Prela e tjere, ka shënuar “Disa nga luftëtarët e Deçiqit”. Nuk besoj se gjëndet dokument më autentik. Gjithashtu figura e këtij luftëtarit të Deçiqit, Palok Traboini, gjëndet edhe tek Petraq Pepo, “Lufta për çlirim kombëtar 1878-1912-kujtime veteranësh”, Tiranë 1962 f.446; At Donat Kurti, “Hylli i Dritës” nr.11, 1937, f.523; Gjush Sheldia, “Arsimtarë të vjetër të Shkodrës e në rrethe”, dorëshkrim, 3

74


Act Now! - Vepro Tani!

qershor 1959; Gazmend Shpuza, “Në prag të pavarësisë”, New York 2000; Gjergj Nikprelaj, “Kryengritja e Malësisë e vitit 1911”, New York 2004, f. 123; Hamit Boriçi, “Reflekse në publicistikën e Palokë Traboinit” 2006; Fran Camaj, “Ded Gjo Luli në poemën “Lufta e maleve” e Palokë Traboinit’, Konferencë përkujtimore Tuz 2005; Gjovalin Shkurtaj, “Ne bijtë e xhubletës” 2006; Prenk Gruda, “Mësuesi i parë nga Hoti i Burrave kreshnikë”, ditar 25 prill 1940; Shkrime e kujtime nga Pjetër Pali, Andrea Skanjeti, Mikel Prenushi, Palokë Prel Vuçetaj, Prenkë Uli, Gjergj Gjokë Shabani e tjerë. Anipse përballë gjithë këtyre dëshmive që tregojnë se cili ishte flamuri i Deçiqit, si erdhi e kush e solli atë flamur, në shkrimet e tij historiani Romeo Gurakuqi vazhdon ta trajtojë historinë sipas disa skemave të vjetra të mohimit të së vërtetës historike. Madje arrin deri atje sa nxjerr se flamurin që ka sjellë prej Vjene përmes Dalmacisë Palokë Traboini e që ia ka dorëzue Ded Gjo Lulit, pra flamuri që u ngrit më 6 prill 1911 në Deçiq, ta konsiderojë sikur ta kenë punue terzinjtë e Krajl Nikollës të Malit të Zi. Le ta citojmë historianin: “…. u njoftua nga Cetina se Gjon Gjo’ Kola, terzibashi i Krajl Nikollës me punëtorët e vet, Kolë Jozën, Rrok Pultin dhe Gegë Gurakuqin, ishin duke qëndisur një flamur të tillë shumë të çmueshëm. Flamuri, pasi u ruajt për disa ditë në shtëpinë e Zef Jak Dajçit, duke u shpëtuar ndjekjeve të autoriteteve malazeze, kaloi në duart e anëtarëve të Komitetit të Podgoricës” Pasi konstaton këtë, që nuk përjashtohet mundësia të jetë dëshmi e vërtetë në vetvete, menjëherë shkruan për ngritjen e flamurit në Deçiq, çfarë çdo lexues duke

75


Kolec Traboini - esé

i besuar autorit nënkupton sikur ky flamur i terzibashëve të Krajl Nikollës është ngritur në Deçiq. Një sofizëm i gjallë historik. Ne nuk e dimë se pse historian Romeo Gurakuqi e sposton vëmendjen nga Flamuri i vërtetë e na çon në një tjetër drejtim. Ndoshta se ndër terzibashët e Krajl Nikollës ka qenë edhe një farë Gegë Gurakuqi, ndoshta gjysh-stërgjyshi i tij e ky po don ta fusë në histori në mënyrë të sforcuar duke shmangur protagonistët e vërtetë të aktit të pashembëllt në histori - ngritja e flamurit në Deçiq. Atëherë le të ndalemi së pari duke e vëzhguar atë flamur që quhet prej gjithkujt - Flamuri i Ded Gjo Lulit e jo i terzibashve të krajl Nikollës të Malit të Zi. Ai flamur sipas dëshmive të hotianëve, por edhe dokumentave historike, ishte krijuar në zemër të Europës me një porosi të veçantë. Kola, i biri i Ded Gjo Lulit, kohë para se të fillonte kryengritja, kishte shkuar në Austri i dërguar nga ati për të kërkuar ndihma e armatim në rast të një kryengritje. Atje është takuar me Alardo Kastriotin, spanjoll, pretendent si vazhdues i gjakut të Kastriotëve e që ka bërë një punë të madhe për përhapjen e idesë së shqiptarizmës në qendrat europiane. Dikush mund ta ketë konsideruar aventurier, Konica në fillim e kishte mik për kokë e më pas e braktisi, gjithsesi porosi-pagesa për flamurin është bërë prej Alardo Kastriotit si dhuratë për malësorët. Ded Gjo Luli kishte plot flamuj që mbaheshin në një shtëpi që quhej magaze në Skoraq të Hotit siç dëshmonte veterani Zef Marash Daka, por donte një flamur që të ishte i punuar atje ku punoheshin tërë simbolet e shteteve e mbretërive, pra sipas thënieve të malësorëve veteranë të kryengritjes “tu date me shej mes tanë kombeve të Europës”.

76


Act Now! - Vepro Tani!

Që këtu kuptohet mënçuria e atij plaku të urtë kreshnik. Deda kishte dashtë me pritë të vinte flamuri e masandej të fillonte kryengritja. Por flamuri s’po vinte dhe kryengritja u nis. Pas dy-tre ditësh ka ardhë lajmi se flamuri i porositun ishte nisur nga puntoria e Vjenës për në Malësi, por dileni e priteni. Ded Gjo Luli ka nisur për ta pritur në Dalmaci sekretarin e vet, mësuesin Palokë Traboini që kishte lënë shkollën në Prizren e ishte rreshtuar në rradhët e kryengritësve dhe dinte disa gjuhë të huaja. Palokë Traboini e ka sjellë në Hot dhe ia ka dorëzue Ded Gjo Lulit. Po në të vërtetë ai ka sjellë tre flamuj. Ja si shkruhet në librin e studiuesit Petraq Pepo botuar në vitin 1962: “Palok Traboini në 1911 kishte kthye prej Austrisë e tre flamujt që kishte pru prej andej i kishte nda kështu: njënin Ded Gjo Lulit, tjetrin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit.” Historiani Romeo Gurakuqi as nuk e shtron çështjen se cili është flamuri që u ngrit në Deçiq, çfarë është historia e tij, por e kapërcen dhe gjithçka kuptohet sikur flamuri i terzibashëve të Krajl Nikollës qënka ai që populli e quan “Flamuri i Ded Gjo Lulit”. Kushdo që ka sy të mprehtë di të dallojë se flamuri që është fotografuar nga Marubi nuk është një flamur i bërë nga terzijtë e krajlit të Malit të Zi, nuk është artizanal, por i fabrikuar, madje dhe shtiza është e derdhur bashkë me zogjtë metalikë të larë me ar, që i rrinin flamurit në shtizë. Mendoj se nuk është mungesa e vëmendjes, e aftësisë për ta përcaktuar atë flamur, por dëshira për ta anashkaluar të vërtetën e për të na afruar çasje të pavërteta. Nëse donte ky historian të gjente burimin e vërtetë të

77


Kolec Traboini - esé

këtij flamuri, shumë mirë mund të lexonte dëshmitë e veteranëve, por edhe poemën historike me afro 1700 vargje, që vetë Palokë Traboini pat shkruar pas kryengritjes, kur ishte mësues i gjuhës shqipe në Prizren në fund të vitit 1911. Tue krisë pushka shpat e n' shpat gjimojnë malet lak e n' lak nji djalë Hotit vjen prej larg pa pikë frymë prej Dallmacis, Dedë Gjo Luli ku e kish nisë me pru flamurin e Shqipnis.

(Ky djalë Hoti ishte vetë autori P.Traboini, shënimi im K.T.)

N'log të Kishsë kur djali a kapë dy flamurë n' erë ka hapë, dy flamurë kuq e zi qindisë n' ar për bukuri. Aty at-herë Kolë Dedë Gjo Luli njenin flamur n' bli e nguli prej të gjithve me u soditë. pala-pala tue valvitë. N' kambë u çuen në shej nderimit të tanë djelt e Traboinit; kërset pushka prej gëzimit, gjithkah hapet brohorija: “Rrnoftë flamuri e rrnoftë Shqipnija, orën çuet e ka Malsija!” Dedë Gjo Luli u çue n' kambë, tjetrin flamur ja u ka dhanë djelve t' Hotit e u ka thanë: “Çonju tash, djelt e mi, me deke sot për flamuri se i erdh dita ksaj Shqipni. Në Deçiq ja u due n' ket dite

78


Act Now! - Vepro Tani!

flamurin n' majë me e ngritë. ................................................... Shpejt u lshuene djelt petrita e s' ba, drue, dhetë dekika n' kulm Deçiqit me iu njitë ku flamurin e kanë ngritë tue këndue e pushkë tue qitë prej gazmendit t' asaj ditë. Të mos harrojmë se ai që i shkruante këto vargje ka qënë vetë luftëtari që e ka sjellë atë flamur përmes Dalmacisë siç e thotë në kapitullin e fundit të poemës, e jo përmes kthinave të sarajeve të Krajl Nikollës që na sugjeron historiani Romeo Gurakuqi. Nuk e dimë nëse ka dijeni historiani në fjalë se për këtë akt heroik me flamur, sekretarin e Ded Gjo Lulit, Palok Traboini, veteranët e kryengritjes 1911 banorë të Hotit të Ri e kanë propozuar për ta dekoruar në vitin 1962, 13 vjet pas vdekjes, propozim që ka shkuar në Kuvendin Popullor por diktatura ja mohoi, dhe mjerisht në kohë të demokracisë në vend që të vlerësohet, anashkalohet e mohohet pikërisht nga historianët dhe pastaj per rrjedhim edhe nga shteti. Po le të shkojmë më tej. Historiani Romeo Gurakuqi edhe ndaj Hotit e hotjanëve është treguar cinik, në atë mënyrë çfarë deri më sot kurrkush nuk ka guxuar të tregohet. Pse e themi këtë? Sepse ky historian në studimet e veta shkruan se hotjanët e paskan patur krye katragjyshin e vet një sllav, e se prej këtij sllavi e paskan prejardhjen historike si fis. Mirë kur nuk thotë se dhënia e Hotit Malit të Zi me vendimet e Londrës 1913 na qënka e motivuar me shkakun e atij gjyshi fantazmagorik. Lexoni çfarë thotë ky historian:

79


Kolec Traboini - esé

“Hoti e ka prejardhjen nga një farë Lazer Keçi, me babë sllav, i ikur nga Piperi prej përndjekjes së turqve. Hoti megjithatë, si emër gjeografik, njihet në fakte që nga Mesjeta.” - Referenca: Romeo Gurakuqi, “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës”, 2002, Shkodër, (në faqen 11, fusnota nr. 6).

Ky është një deformim i dyfishtë e më i shëmtuari që mund t’i bëhet historisë së një vendi, të një populli a të një krahine duke shitur të pavërtetat si të vërteta. Kushdo që është me origjinë nga Hoti apo që jeton ende në Hot të vjetër apo të ri, e di mirëfilli gojëdhanën e origjinës së vet. Por veç gojëdhënave, kushdo që merr përsipër të shkruajë, kërkon edhe materiale të tjera historike apo arkivore. Dëshmitë më të hershme për banorët e Hotit janë aty rreth vitit 1330. Ndërsa diku në mes 1356 dhe 1362 pas pushtimit të Shkodrës nga Balsha I, shumica e njerëzve indigjenë të Hotit e braktisën zonën e Malësisë dhe u vendosën në fushat e Plavës dhe Limaj (afër Pejës, në Kosovë). Pas kësaj lëvizjeje, popullsia e mbetur në Hot ishte vetëm rreth shtatë shtëpive. Shfaqja e Otomanëve në Ballkan solli presione mbi popullsitë vendase në veri të Dalmacisë, të cilat nisën të zhvendoseshin më në jug. Pas pushtimit turk të Hercegovinës në 1476, të Arbërisë në 1478 dhe dorëzimin të Shkodrës nga ana e venedikasve në 1479, sipas rrëfimeve gojore në Hot, një njeri i quajtur Keqa Preka dhe bijtë e tij u zhvendosën nga zonat veriore në Hercegovinë drejt jugut. Njëri prej bijve, Lazër Keqi u vendos në malin buzë liqenit të Shkodrës ku gjetën një popullsi që fliste të njëjtën gjuhë si të tyren, pra gjuhën shqipe të gegnishtes. Dhe aty u vendosën banorët e rinj të Hotit që janë edhe sot e kësaj dite. Pse historiani na e nxjerr këtë shpërngulje nga Piperi,

80


Act Now! - Vepro Tani!

një hapësirë tjetër gjeografike? Mos vallë për ta nxjerrë sllave? Krejt e gabuar edhe kjo përpjekje sepse Piperi është formuar nga një shqiptar arbëror, Pipër Keqi biri tjetër i Keqa Prekës, i cili u vendos në atë vend që sot mban emrin e tij Pipër. Të gjithë këta fise ishin katolike pa asnjë lidhje me sllavët çfarë vërteton të kundërtën e asaj që shkruan historiani Romeo Gurakuqi, pra se banorët e sotëm të Pipërit janë shqiptarët e vjetër, të një fisi e vëllezër gjaku me hotianët, por ndryshe prej tyre nën presionin e fiseve sllave u konvertuan në ortodoks dhe humbën etnitetin. Po pse historiani në fjalë nuk merr në konsideratë faktin se popullsia që po rrudhej në shekullin e 15-të ishte shqiptare, kur dihet se shqiptarët jetonin në tërë bregun Dalmat dhe ajo pjesë që mbeti, me përjashtim të Raguzës-Zarës në Kroacinë katolike, më vonë u shkombëtarizua, kanë humbur gjuhën dhe fenë, por në kujtesën e largët mbetën gjithnjë shqiptarë. Edhe vetë Mark Milani, kryeministri i Malit të Zi, në dejet e veta kishte gjak shqiptar, anipse konsiderohet “shqiptarvrasësi”. Nuk është aspak e besueshme që një popullsi tipike luftarake si Hoti, krenare për shqiptarinë e vet, që për pesë shekuj nuk ndërroi etnitet e as fe, të paskësh rrënjë historike si popull sllav. Nuk e dimë se ku i merr këto të dhëna Romeo Gurakuqi, por dimë se kjo është fyerja më e madhe që i është bërë Hotit e hotianëve, që Fishta i madh me “Lahutën e Malcisë” i vuri në peidesdalin e kombit shqiptar, Ndre Mjeda po ashtu. Si është e mundur që kur mblidheshin krerët e shtatë Malësive ia linin kryet e vendit një burri prej Hoti, kur ata qënkan një pjellë sllave. E përsëris: nuk është e mundur, as mëndja më e sëmurë nuk mund ta

81


Kolec Traboini - esé

shpërftyrojë Hotin në këtë mënyrë, duke e prekur në palcën e vet të shqiptarizmit. Masakrat që sllavët kanë bërë mbi Hotin kanë qënë të panumërta. A e dinë historianët tanë se pse hotianët në shekullin e 19-të vunë në krye rubat e zeza? Pikërisht prej masakrave që u bënë sllavët mbi djemtë e Hotit. Kujtojmë veç një emër vendi ku ekzekutuan rreth 100 burra të Hotit, ai është Samoborri - një emër gjaku në histori. Jo më shumë se disa ditë më parë, një historian malazez po fliste në kanalin televiziv TV 5 Monde dhe pyetjes së gazetarit francez se nga çfarë popullsie përbëhet aktualisht Mali i Zi, ai ju përgjigj: “Gjysma e popullsisë është sllave e gjysma otomane”. Mohoi faktin se atje ka shqiptarë. Sikur ky historian malazez të kishte lexuar librin e Romeo Gurakuqit “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës 1911” padyshim do ta citonte duke thënë se këtë e pohojnë edhe vetë historianët shqiptarë. Eshtë krejt e natyrshme që gatimi i historisë në atë mënyrë që flamurin e Deçiqit e paskan punuar terzibashët e Krajl Nikollës, apo që fisi i Hotit na paska qenë as më pak e as më shumë, por pjellë e një burri sllav, të jenë aq të mirëpritura në qarqet akademike të pansllavizmit agresiv, të cilët urrejnë e mohojnë çdo gjë shqiptare dhe kërkojnë motivime sado të pabesueshme për dominim historik. Ah, këto lajthitje historianësh, po na nxjerrin pa taban

82


BRAINWASHING TRUSHPLARJA



Akt Now! - Vepro tani!

KAOSI POLITIK SHQIPTAR Gjithmonë vendet e varfra e të rraskapitura siç jemi ne shqiptarët, vuajnë nga një konfuzion politik. Në këtë kuptim akoma nuk e kemi të qartë se çfarë përfaqëson e Djathta dhe e Majta në Shqipëri. Kushtet tona nuk kërkojnë parti ekstreme, por parti të ekuilibrit në të cilat të mbizotërojë jo përkrahja pa kushte e biznesmenëve të mëdhenj, oligarkëve apo kastës së bankierëve, trusteve dhe korporatave, sepse këto tek ne as kanë ekzistuar, as mund të ekzistojnë për shkakun e thjeshtë se jemi një shtet sa një provincë e varfër periferike, e bash për këtë shkak nevojitet një politikë në të cilën të zotërojë humanizmi. Mjerisht ne i ngatërrojmë majtizmin me humanizmin, kur në të vërtetë tek ne nga kjo duhet të tipizohet edhe e djathta. Një e djathtë humane, tolerante, në mënyrë të padyshimtë do të ishte më e suksesshme sepse populli është i varfër, asistencat shoqërore (e nuk është fjala vetëm për të papunët) jepen në Amerikë e jo më në Shqipëri. Shëndetësia, shkollimi e plot probleme të tjera janë më të prekshme në një sistem ku shoqëria karakterizohet nga humanizmi. Vërtet rëndojnë mbi buxhetin, por në fund të fundit duhet kuptuar se përse janë buxhetet. A ka një koncept për buxhetin apo shkojmë në udhën e Greqisë ku shtetarët e politikanët notojnë në luks, bredhin botën me avionë dhe e shkatërrojnë tërë sistemin financiar të një shteti, e mbysin atë në borxhe dhe e fusin shoqërinë në kaos. Të flasësh në Shqipëri për të djathtën e pastër si në Europë, është sikur të tregosh përralla me Ali Babë dhe

85


Kolec Traboini - esé

thesare nëpër shpella, sepse ata në thelb nuk kanë kë të përfaqësojnë. A mund të ketë parti konservatore të djathtë në Shqipëri kur nuk kanë asnjë kategori apo shtresë që të përfaqësojnë, veç në qofshin mbrojtës të folklorit dhe vetë folkloristë. Prandaj, mua, e djathta shpesh më duket qesharake, sepse bëhet mbrojtëse e shprehëse e një kategorie që nuk ekziston ose ekziston në përqindje fare të vogël të popullsisë dhe ndodh e pakonceptueshmja, paradoksi i kohës sonë, që një varfanjak shkon e hedh votën djathtas tek një parti që nuk i premton gjë prej gjëje se nuk ka në program asnjë aspekt shoqëror, more as nuk thonë, të paktën, që do të hapim një mensë për supë për të varfrit. Fare. Po mjerisht tek ne këtë nuk e bën as e majta. Atëherë për çfarë shkon varfanjaku në votime. Çfarë shprese ka? Mjerisht si Djathtas e Majtas votuesit shqiptarët shkojnë me berihaj, pa asnjë bindje të vërtetë politike dhe pa patur para tyre asnjë program e pa shikuar asnjë interes se çfarë fitojnë si qytetarë kur votojnë për këtë apo atë parti. Nuk arrij të shoh programe partish as djathtas e as majtas, por veç fjalime në një krah me eufori e në kahjen tjetër me kundërshti, pa horizont mendimi, ndaj ndjehet nevoja e forcave të reja politike që të arsyetojnë, të gjykojnë realitetin e të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë, të jenë nikoqirë e jo havadanë të luksit apo gjigandomanisë për të bërë vepra të mëdha që t’i lidhin me emrin e tyre. Harrojnë pushtetarët e sotëm se edhe diktatori i lidhi veprat industriale me emrin e vet, por u zgjidhën të gjitha. Le të mos flasin edhe për ata që i shkatërruan këto vepra se është temë e gjatë kjo, tërkuzë që nuk ka fund, litar sipër varrit…. Por fundja, çfarë mbeti nga lavdia e atyre që kishin pushtetin? Asgjë. Kështu do të ndodhë edhe me ata që në ditët e sotme i gëzohen pushtetit, qofshin të djathtë apo të ma-

86


Act Now! - Vepro Tani!

jtë. Edhe këngët e rapsodëve do të harrohen apo më së shumti do të konsiderohen si folk-humoreskat e kohës. Dihet që politika ka vetëm një kauzë që nuk duron demagogji – atë ekonomike, luftë mjerimit sepse kjo është thembra e Akilit për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë. Është e pakonceptueshme që të dilet në elektorat me parulla të luftës kundër korrupsionit me shkakun e thjeshtë sepse organet qeverisëse zgjidhen t’i shërbejnë popullit e jo xhepit të vet. Të dalësh me këtë parullë është njësoj si të pranosh në elektorat se qeveritarët që pretendojnë të zbatojnë ligjin do të vjedhin me këmbë e me duar, por gjithashtu do të përpiqen t’i frenojnë sejmenët e vet nëpër zyrat e pushtetit që të mos e teprojnë zullumin. Nga ana tjetër nuk e kuptojmë pse zgjidhet një qeveri apo një shtetar, të bëjë punën e policit apo hetuesit, kur, sipas kësaj formule del se më së shumti bëjnë punën e Ali Babës me të dyzetët? Eshtë afërmendsh e ditur se ata që mund ta luftojnë më pak korrupsionin janë pikërisht ata që janë në pushtet, e kanë levat e shtetit në dorë, sepse ata janë më të prekshëm nga flama e korrupsionit. Korrupsioni është pjellë e pushtetit. Këto parulla demagogjike në fushata elektorale si premtime veç legalizojnë atë çfarë në të vërtetë ndodh në përmasa galopante. Sot më shumë se dje nëpunësit e shtetit, organet gjyqësore, janë të korruptuar deri në palcë. Nuk bën dot një veprim pa patur zarfin e mbushur jo me lekë si dikur, por me Euro. Dhënia prej gjykatës e pafajësisë një titullari të lartë të akuzuar për afera korruptive, mjerisht e krijon efektin e vet negativ në popull. Është një akt i papërgjegjshëm i gjyqësorit që do të ketë pasoja të hidhura për një kohë të gjatë. Por kryesorja, – humbja e shpresës se ky vend do të bëhet. As të mos presë edhe më tej ndokush që merret me drejtësinë që të dalë ndonjë qytetar e të de-

87


Kolec Traboini - esé

noncojë ndonjë ryshfetmarrës. Gjithçka është në një rreth të mbyllur. Nëse nuk je i zoti të vjedhësh, të konsiderojnë të paaftë dhe të heqin edhe nga vendi i punës, sepse nuk je “produktiv”. Sot zyra punësimi janë celulat e partisë. Këtu nuk kemi shtet, por një kaos dhe këtë kaos e sjell politika dhe politikanët që kanë zënë vendet e kështu Shqipëria vazhdon të lozë me një ekip të vjetëruar në të djathtë e të majtë të bankinës. Krejt ngjashëm me kohën e palavdishme të diktaturës kur na detyronin të mbanim portretet e anëtarëve mediokër të Byrosë Politike në duar si të ishin perëndi. Edhe sot e njëjta gjë po ndodh. Sot njerëzit më të pakulturuar, agresivët, rrenacakët e dallkaukët janë politikanët që janë mbrujtur në këto njëzet vjet të kaosit shqiptar. E kushdo që ka njohuri historike mbi parlamentin e parlamentarët shqiptarë nuk mund të mos vënë re se niveli i politikanëve e parlamentarëve të sotëm është në shkallën më të ulët. Nuk ke dëshirë t’i dëgjosh kur dalin përnatë në TV gjoja private, por janë prona partish, sepse nuk prodhojnë ide e japin argument, por veç krijojnë grindje e konflikte si të ishin rrugaçët e mëhallës që bëjnë sherr në breg të lumit. Po a ka zgjidhje?! Padyshim që ka. Ka ardhur koha që të vijnë forca të reja politike në skenë. Duhen pastruar hauret e shtetit që janë mykur tashmë. Ka nevojë për lëvizje e për diell. Me qehajllarë të bindur të frymës së osmanizmit oborrtar që thonë vetëm peqe-lepe, nuk shkohet kurrkund, pa le më në Europë. Le të shpresojmë që këto forca të ndërgjegjshme për misionin e vet do të dalin, do të përkrahen dhe elektorati do të bëhet më i vëmendshëm për të parë interesat e veta e jo të votojë kuturu, pa ditur se ku i çon e nesërmja këtë vend dhe këtë popull të vonuar e dhunuar nga politika. Gazeta “Tirana Observer”, nr.880, 10 Mars, 2012

88


Akt Now! - Vepro tani!

KUR SHTETI ESHTE KAZAN ÇORBE, TRAZOHET ME NJE LUGE DRURI

Shpesh qytetarë apo intelektualë të shqetësuar që i shohin ngjarjet pak të mënjanuar, duke parë këtë masakradë që u quajt zgjedhje presidenciale me raunde fiktive e me korniza “kushtetuese”, sepse edhe kushtetutën e kanë sajuar sipas orekseve, pyesin me gjysëm zëri “Ku vemi kështu?”. Kuptohet pyetja e ka përgjigjen brënda. E megjithatë një përgjigje të artikuluar sado shkurt e do, me faktin se edhe duke ndenjë pak mënjanë, gjithsekush i ka dhënë një dorë kësaj katrahure që natyrisht e ka zanafilllën nga politika e interesave të ngushta të lidershipëve partiakë, të cilët janë gati të sakrifikojnë tërë shoqërinë shqiptare për përfitime vetiake . Propogandë e manipulime në gazetat e televizionet partiake bëhen për ditë e për orë sa zor se gjen një mjet komunikimi masiv vërtetë të pavarur, gjënden madje edhe zëdhënëse bukuroshe që kanë lindur në postdiktaturë, por në të vërtetë ne nuk jemi duke shkuar shumë larg, por aty ku kemi qenë këtu e 21 vjet më parë. Në atë qerthull ku vijmë rrotull edhe sot e kësaj dite, rreth një huri ku jemi të ngecur, a na kanë lidhur dhe ku na lënë të livadhisim aq sa na e kanë lëshuar litarin. Kjo hapësirë ku mund të lëvizim quhet Atdhe, ky huri që na mban lidhur quhet shteti e pushteti. Dhe ne si

89


Kolec Traboini - esé

qytetarë të bindur, të vetquajtur të lirë, në vend që të meditojmë për këtë hapësirë ku mbështetemi, rrimë e thartojmë trutë për hurin që na mban lidhur, të cilit i bëjmë edhe Hosana. Që kur i shkroi Fan Noli ato vargje satirike përvëluese te “Marshi i Barabajt” vetëm hosana për hujtë e pushtetit janë dëgjuar. Po punët janë më të thella se sa një shpjegim në frymë popullore, apo me fejtonizimin e piramidës së shtetit. Ne shpesh jetojmë me iluzionin se fajtor për gjëndjen tonë është një tjetër. Na lehtëson fakti që për gjendjen ku jemi katandisur bëjmë përgjegjës një tjetër. Pastaj të mbetur pa shpresë se problemet tona do të gjejnë një ditë zgjidhje, lëshohemi me shfryrje “A ka shtet?, A ka qeveri? A ka drejtësi?”. Por kur i kthehesh po me pyetje atij qytetari që shpreh dilema, se “A ka parti!”, tjetri i gjallëruar përgjigjet me plot gojë: “Po, kemi 120 parti! Po unë kam partinë time.” E ti kthehesh t’i thuash:- po sikur asaj partisë tënde që është në pushtet të mos ia japësh votën a nuk mendon se diçka mund të ndërrojë? Kjo do të ishte pyetja më tronditëse prej të cilës jo vetëm nuk do të merrje përgjigje, por ndoshta do të përballoheshe me një pëllëmbë në fytyrë. Si guxon ti, të shash partinë time! Deri më sot ne kemi perifrazuar dogmatizmin ideologjik, sterilizimin e mendjes duke e satirizuar skajshëm shprehjen e Gjikë Kuqalit: “Unë të dua ty, po të duash partinë time!”, mirëpo sot më tepër se kurrë ne jemi skllevër të këtij sllogani mediokerr. Ne nuk e shohim të keqen tek partia jonë, por tek ajo partia që na bën karshillëk përballë. Të gjitha të këqijat e kësaj bote për opozitën lidhen me emrin e X. Dhe të gjitha të këqijat e këtij vendi për partinë në pushtet vijnë nga Y. I privilegjuar në këtë mes si mik-armik është Z. që si një fand spathi qëndron me kokë lart sa herë që letrat ndërrojnë duar.

90


Act Now! - Vepro Tani!

Mirë këta, mirë huri shtet-pushtet që na mban lidhur, po ne ku jemi e çfarë bëjmë? A na pëlqen të jemi ashtu siç na trajtojnë, apo e kemi humbur toruan. Ne a dimë ta bëjmë demokracinë e ta jetojmë atë?! Më duket se jo. Kemi arritur në një stad ku i nënshtrohemi të keqes, të mësohemi me të. Ta konsiderojmë fatin tonë të pandryshueshëm. Ta pranojmë, e ajo të vazhdojë të na sakatojë. Edhe me lirinë është e njëta gjë. Ne jetojmë me iluzionin e lirisë dhe nuk i shohim prangat. Ndryshe prej sistemeve diktatoriale, në sistemin pluralist nuk i vihen qytetarit pranga hekuri, përkundrazi mbërthehet me ca pranga të padukshme që quhen financa, para, qera, taksa, mbitaksa, gjoba. Dhe goja nuk i lidhet, por lihet të flasë - qytetarit, fshatarit apo dhe gazetarit. Le të llomotisin sa të duan e pa ia vënë veshin njeri, sa të gjithë t’i konsiderojnë si teneqe e pavlerë. A nuk konsiderohen kështu opinionistët tanë?! Mirëpo edhe ata vetë nuk dëgjojnë njeri, madje as veten, por vetëm artikulojnë pafundësisht si delirantë se kështu i kanë programuar. Por kështu na kanë programuar sadopak edhe ne të gjithëve që jetojmë me sindromën TV Bla-Bla-Bli, duke ju shtuar llafeollogjisë kombëtare si e pse u zgjodh presidenti. Sikur të mos e dimë si e gatuan daja harapashin. Ai u zgjodh ditën për diell ashtu siç janë zgjedhur gjithë të tjerët. Madje po ashtu siç është zgjedhur jo vetëm Alfred Moisiu e pasuesit, por edhe vetë Haxhi Lleshi. Desh partia dhe u bë. Po kush ishte Haxhiu e kush po pyeste për Haxhiun që ruante pulat në vilën e tij, tundëte dybekun, ndërkohë që ishte kryetari i shtetit. Ca të tjerë thonë se kur e zgjodhën një president në kohën që vetquhet demokraci, kishte blerë dyzinë vezë e kur i thanë eja se të kemi vënë president i shpëtoi goja e tha: “po dale të çoj vezët në shtëpi e vij shpejt.”

91


Kolec Traboini - esé

Kështu janë këto punë si në Diktaturë dhe në Demokraci, ku kryetari i shteti sajohet me pula e me vezë merreni me mënd çfarë behët në hallkat e burmat e shtetit dhe pushtetit. Prandaj nuk e di pse i kushtohet kaq vëmendje. Nastradini e ka thënë një fjalë të bukur: Kryet e vendit është atje ku rri unë. Me një fjalë, kryet e vendit nuk është atje ku rri Presidenti, por atje ku rri ai që e dinë të gjithë kush është, edhe ata që e duan edhe ata që nuk e duan. Po fundja edhe diktatori të cilit ia hoqën monumentin zvarrë (kështu ua heqshin gjithë diktatorëve) nuk ka qenë president, as kryeministër, nuk ka qenë të paktën në kohën që ne e mbajmë mënd, madje nuk kishte asnjë funksion shtetëror. E pse t’i kishte? Çfarë t’i donte? Ai e dinte një aforizëm prej të cilës kanë mësuar të gjithë skota e politikanëve që kemi sot e që janë pjellë direkte apo indirekte e sistemit monist, pra: Kur shteti është një kazan me çorbë, trazohet me një lugë druri. Gjatë një shekulli, ky shtet e ky popull më së shumti kështu është trazuar. Këtë e di edhe kazani edhe shkopi...ndaj kjo përzierje kaotike nuk ka fund.

92


Akt Now! - Vepro tani!

VEÇSE NUK NA QUAJNE ZOO….

Diskutojmë për pasuritë dhe askush këtu nuk thotë se cilat janë rrugët e pasurimit në Shqipëri. Nëse 5% e popullsisë ka para të pafund, a më thoni se çfarë u bë me të tjerët mbetur pa pasuri. Si shpjegohet se në vitin 1991 ikëm nga sytë këmbët me mendimin se jashtë mund të bënim diçka të hajrit për jetën tonë sepse në Shqipëri çdo gjë qe shkatërruar, e kur u kthyem këtu të ngelnim pa mend përpara bosavë të mëdhenj për t`ia pasur zili edhe amerikanët. Si ndodhi ky pasurim i menjëhershëm. Padyshim duhen respektuar pronat, por ka një gjë, nëse shteti nuk e kontrollon mënyrën e pasurimit dhe nuk frenon rrugët e paligjshme ai shtet bie viktimë e së keqes. Flitet në përgjithësi, flitet për politikë dhe nuk vë re të flitet për gjëra që kanë interes qytetar. Ta zëmë, kushdo që ka jetuar në Amerikë e di se nuk taksohen mallrat ushqimorë, por këtu çuditërisht të taksojnë. Po çfarë ndodh. Një njeri që merr ta zëmë një pension 15 000 lekë vetvetiu i zbritet 20 përqind për çdo gjë që është detyruar të blejë apo paguajë. Pra ajo çfarë merr është thjesht 12 000. Përtej kësaj çfarë takse kanë kompanitë e shërbimit, ta zëmë celulare. Sa përqind të fitimit i japin taksë shtetit? Nëse ata i japin shtetit 20 % atëherë këtë 20 % ato ia marrin qytetarit dhe vetë nuk japin asgjë dhe dalin me fitime të pataksuara. Më

93


Kolec Traboini - esé

duket se shqiptarët janë populli më gjumash i Europës. Nuk reagon fare edhe pse ia marrin shpirtin. Mendoj se është detyrë e forcave politike që të shërbejnë si mekanizma presioni për të lehtësuar qytetarët nga kjo mënyrë të rrjepuri prej kompanive me të cilat bashfajtor është shteti. Të folurit në përgjithësi nuk është asgjë më tepër se demagogji. Mua më vjen keq që nuk gjej asnjë forcë politike që të mbështesë jetën e qytetarit e ta mbrojë atë. Ka qënë shprehje e saktë që politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë, por tani politika nuk është gjë tjetër veç shprehje e koncentruar e sofizmit. Teorikisht çdokush hap një libër apo gjen ndonjë site interneti për të saktësuar qëndrimet e krahëve të politikës ndaj pronës, por unë mendoj se thelbi nuk është qëndrimi ndaj pronës së trashëguar, sepse ajo duhet njohur pa kurrfarë kushti, por ndaj pasurimit në mënyrën më habitore në këtë vend. Unë kam jetuar 20 vjet jashtë dhe vë duart në kokë kur e prek këtë realitet. Këtu nuk bëhet kapitalizëm. Kjo mënyrë mund të quhet ujqëri. Nuk ka vend të botës ku shteti por edhe ekzekutivi të jenë aq indiferent ndaj qytetarit në këtë pikpamje. Nëse bëj ndonjë krahasim me Amerikën në pikpamje të marrdhënieve të shtetit me bizneset, e bëj jo për të denigruar vendin tonë, por thjesht për të gjetur modele. Në Amerikë kushdo qofsh, edhe senator, nëse arkëton 10 mijë dollarë para në dorë në një bankë, automatikisht informohet FBI. E pra në Shqipëri mund të arkëtosh sa të duash, këtu ish-ministri Prifti dilte e fliste për 1,5 milion Euro të fituara në një vit dhe çfarë rezultoi. Dialogu i filmuar Meta-Prifti për 700 mijë dollarë nuk çudit askënd. Madje njerëzit e thjeshtë të thonë:“E pastaj? Po ata mos qofshin të zotë për dallavere pse të vijnë në pushtet?” Pra psikologjia

94


Act Now! - Vepro Tani!

e përgjithshme është: “I lumtë Metës”. Dhe rezultati është i paragjykuar. Ferrë në këmbë nuk do t`i hyjë as Metës e as Priftit sa të kemi gjygjtarë që i përfundojnë gjyqet pa një vendim duke i zvarritur e kështu çështja mbyllet. Kjo që ndodh këtu tek ne nuk mund të mendohet as në zemër të xhunglës. Pra jemi i vetmi vënd i botës ku po të mbërtheu ligji del i larë, i shplarë madje edhe i kollarisur si minoritari Delijorgji që me bandën e vet duke përfshirë ministra vrau 26 shqiptarë nën një kupolë bërthamore me emrin Gërdec që i shtohet Hiroshimës e Nagasakit. Le të propogandojnë sa të duan kalemxhinjtë e zyrave nëpër ca revista të bojatisura turistike. Le të vijë dhe bukuroshja e Hollivudit, Eliza Filip Dushku, të cilën unë për herë të parë e kam bërë të njohur në Shqipëri në vitin 2001 tek revista “Klan”, le të sjellë ekipe xhirimi illustrativë, le ta shfrytëzojnë me pompë dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Prapë së prapë ne këta që jemi mbetemi. Kjo është Shqipëria. Vendi me një sistem të falimentuar. Ne nuk kemi institucione që e mbrojnë qytetarin nga kompanitë hajdute. Ne nuk mbrohemi dot nga kompanitë e celularëve.Ne po na e merr shpirtin CEZ, kompania çeke që manipulon energjinë elektrike shqiptare, të prodhuar nga vet shqiptarët, që merr prej shqiptarëve para në mënyrë të njëllojtë sa merren në Amerikë për energjinë elektrike familjare, kur në Shqipëri të ardhurat janë mbi 10 herë më të ulta. Ne kemi qeveri e nuk mund të themi se nuk punon. Por ama nuk e shohim të ndalë shfrytëzimin e egër që i bëjnë kompanitë konsumatorit shqiptar. Tarifat celulare në Shqipëri janë disa herë më të larta se në Amerikë. Dhe nënpunësit e shtetit heshtin. Ne nuk i akuzojmë dot, por ama dyshimet janë se kompanitë celulare kanë

95


Kolec Traboini - esé

korruptuar institucionet shtetërore të cilat nuk i thonë ndal kësaj vjedhjeje spektakolare. Pse nuk hidhen këto kompani në gjyq? A ka prokurori që e mbron konsumatorin shqiptar apo kjo i është lënë vetëm një njeriu, avokatit për mbrojtjen e konsumatorit Altin Goxhaj që del një herë në hënëz për të na thënë ca gjëra në përgjithësi e pastaj të mos dëgjohet për muaj të tërë. Një vend i varfër si ky i yni, me qeveritarë që notojnë në lluks, me opozitarë më të pasur së pushtetarët, një vend ku njeriu nga varfëria hidhet nga kati i katërt e plaset përdhe i vdekur apo var veten në kasollen e bagëtive, në këtë vend pra kurrkush nuk pyet se nga erdhën milionat e disa njerëzve enigmatikë, përkundrazi mentaliteti i përgjithshëm është: “ Të lumtë se je i zoti! Dhe a ke gjë ta na japësh edhe ne.” Dihet së e majta europiane është për shtet social, ndjek politikën e taksimit për kapitalet e mëdha dhe ndihmave për shtresat në nevojë. E djathta përkundrazi është për një stimulim të kapitalit dhe kapitalistëve me idenë se kështu zhvillohet vendi e si rrjedhim rritet punësimi dhe mirëqenia. Por dihet natyra njerëzore. Kapitalistët janë filantropë veç nga halli, e për t`i shpëtuar taksave të larta shpesh bëjnë ca filantropi të vogla. Edhe në Amerikë ka shembuj të spekullimeve të mëdha se si Qeveria u dha bankave shuma marramendëse dollarësh të cilat një Bankë në mënyrë spektakolare ua shpërndau punonjësve të vet si shpërblim. Puna shkoi deri në senat. Mirë tha në një intervistë TV regjisori Micheal Moor, fitues i Palmës së Artë në Kanë, milionat e miliardat e popullit u jepen kapitalistëve për t`i bërë flush në banjo. E pra në qeveri janë demokratët amerikanë çfarë shpesh perifrazohen si të majtë... Ja pra se si e majta u jep miliona e miliarda dollarë kapi-

96


Act Now! - Vepro Tani!

talistëve të djathtë. Kur në Amerikë ndodhin këto, merre me mend çfarë bëhet në vendin tonë ku ligjet janë të shkruara thjesht si ornament, si dekor për të qenë në konsensus me Europën. Fundi fjalës teoria e principeve mbi të cilat ndërtohen partitë e programet e tyre nuk funksionon në Shqipëri, ku e vetquajtura e majta PSI bashkohet në qeverisje me të djathtën për realizimin e një programi që nuk ka as kokë e as bisht. Nuk dimë në cilin vend të botës veç në Shqipëri e djathta edhe e majta kanë një program e flasin me të njëjtën terminologji sa dhe slloganët i kanë thuaj njësoj “Aleanca për të ardhmen”, “Aleanca për qytetarin”. Ku është ndryshimi, veç fytyrës së bukur të atyre që përfaqësojnë këto sloganë. Këta politikanë që luftojnë me njëri-tjetrin si beu me beun për zotërimin e feudeve, ky shtet rrumpallë, ku njëri prish e tjetri ndreq - për të prishur sërish si në legjenda, ku në mes të Tiranës nis puna për një shesh e bëhet përshesh, ku ai që vjen nuk pranon planet e atij që ishte e që ikën, sepse do të bëhet siç them unë; kjo krenari boshe pra, këto qeveri që shkojnë e vijnë si murtaja, këto opozita të papërgjeshme, janë në thelbin e tyre antipopull. Shkoni shihni kopshtin zoologjik të Tiranës si është katandisur në këto njëzet vjet. Ashtu jemi katandisur edhe ne. Veçse nuk na quajnë Zoo….

97



Akt Now! - Vepro tani!

BRAINWASHING - Trushplarja -

Një mediatik i njohur për lidhjet e tij me pushtetin e që ka bërë një libër me një injektim euforik të qeveritarëve, pas një ngjarjeje tragjike në Malësitë e Shkodrës që tronditi opinionin publik, botoi dhe ai një shkrim mallkues për Kanunin. Eureka! Kështu B.F. e gjeti më së fundi shkaktarin e kësaj vrasje mizore duke thënë me bindje të plotë se gjyshi 70 vjeç dhe mbesa 17 vjeçare ranë viktimë të gjakmarrjes sipas zakonit të maleve. Ky mesa duket as nuk e ka lexuar e as nuk e ka idenë se çfarë në thelb është Kanuni. Lëshon pasthirrma të hidhura pa asnjë bazë e asnjë argument. Si është e mundur t’ia atribuojë Kanunit vrasjen e një vajze 17-vjeçare. Në cilën nyjë të kanunit të shqiptareve e ka gjetur të shkruar ky gazetar se vrasja për gjakmarrje e lejon marrjen e jetës së një femre aq më tepër të një fëmije. Po në kanun more zotni, kush vret një grua a një fëmije, ai jo vetëm e paguan më shtrenjtë se gjaku, por ai person konsiderohet i fllligët, quhet gjak hupës, atë mund ta vras çdo kush pa kurrfarë pasoje sepse konsiderohet kriminel, njëkohësisht duke u mallkuar për disa breza, duke ia djegur shtëpinë e duke e nxjerrë jashtë nga fshati përgjithmonë. Më gjeni tani një dënim kaq të rëndë që ka dhënë ndonjë gjykatë shqiptare ndaj një vrasësi të një vajze 17-vjeçare.

99


Kolec Traboini - esé

Kjo vrasje nuk ka alibi siç po kërkon ta motivojë mediatiku që nuk ka pse ta lehtësojë vrasësin që meriton dënim jo më pak se njëqind vjet burg, çfarë nënkupton se nëse vdes as kufoma nuk i lejohet të varroset nga të afërmit deri sa t’i ketë kaluar koha e dënimit. Sepse një ligj serioz, si ai në Amerikë ta zëmë, vepron mbi të gjallë e mbi të vdekur, përpara tij e ulin kokën të gjithë, qoftë dhe vetë presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës. Kjo qorrollepsje me mallkime antikanunore e larg realitetit absurd që po jetojmë, nuk e nderon as gazetarin Blendi Fevziu, por as gazetën “Panorama “ që boton të tilla shfrime që të kujtojnë luftën ëndërrimtare të Don Kishotit , “Mallkuar qofshi” o mullinjtë e erës!” Duke qenë pjesë e klanit qeveritar dhe nën sqetullat e pushtetit, ky gazetar harron ose bën sikur harron se gjetkë fle lepuri dhe jo tek kanuni i maleve. Le ta kërkojnë gjetkë pra sepse në Kanun të Maleve nuk ka vend për skupe televizive. Kanuni në këtë rast nuk është gjë tjetër veç një kurban i ideologjive e sistemeve të cilat duke mos patur kurajon të kërkojnë e gjejnë të vërtetën brenda vetes, mallkojnë atë legjislacion që ka krijuar populli për të mbijetuar e për të shëruar plagët e veta, jo për të vrarë por për t’u mbrojutr. Në kushtet e mungesës së ligjeve ai kanun ka qënë rregullatori, paralajmërimi për t’i thënë çdo vrasësi potencial se nëse qëllon, je vetë i vrarë. Po ky gazetar as nuk merr mundimin të lexojë as studimet që janë bërë për këtë kanun, madje deri në Japoni duke e nxjerrë si një nga Kodet më madhështore të popujve. Do të thonim se jehona e këtij Kodi Zakonor të Shqiptarëve ka qënë jo vetëm në trungun shqiptar, por edhe në Diasporë. Nuk është krejt pa vlerë mendimi se nuk ishte rastësisht Napoleon Bonaparti, me gjak arbërsh, shqiptar pra, që ka hartuar Kodin Civil të Francës, të parin kod modern që u përqafua nga mbarë Europa e qytetëruar.

100


Act Now! - Vepro Tani!

Ai mesa duket i ka patur të ngulitura që në fëmijëri traditat e popullit prej të cilit erdhi në jetë, arbëreshët e Korsikës, të cilët kishin kode e zakone me të cilat e rregullonin jetën e tyre sepse kanuni para së gjithash ishte një kod që mbronte e pastaj dënonte. Harron jo vetëm ky gazetar që anatemat ia drejton Kodit të Shqiptarëve e jo realitetit absurd ku jetojmë se çfarë u tha gazetarëve albanologu Rober Elsie, që ndenji veç pak kohë në Shqipëri. Iku i llahtarisur duke thënë: - "Po të jetoja tre ditë në Shqipëri do të çmendesha". Ejani na e vërtetoni tani ju, gazetari i mediave proqeveritare e ju tërë mediat e tjera vizive e të shkruar se ne të gjithë që jetojmë në këtë vend nuk jemi sado pak anormale, për të mos thënë të çmendur, përderisa anormaliteti në çdo fushë të jetës është bërë normë. Natyrisht kur them këtë nuk kam parasysh që secili prej nesh ka nevojë për një psikolog, por se mjedisi ku jetojmë është i mbushur plot me bacilet e çmëndurisë politike e cila infekton mbarë shoqërinë shqiptare fund e krye. Simptomat e tyre shfaqen herë këtu e herë atje tek ca individë me mendje të cungueme, por duhet patur parasysh plot faktorë të tjerë e duhet kërkuar më thellë se kush është shkaktar i të gjitha patologjive individuale dhe se cilët janë faktorët që i nxisin këto patologji të cilat nëse shtohen e kthehen në epidemi, trondisin mbarë një shoqëri duke sjell kaos qytetar, siç ne e kemi njohur në vitin e tmerrshëm ’97. Le të shohim se përpara cilave shëmbëllesa mbreslënëse ndodhet qytetari çdo ditë e çdo natë në shtypin e shkruar e median televizive. Sa ndikojnë tek ai jo vetëm anomalitë e veçanta, por edhe ekseset politike me konflikte të skajshme përjashtuese duke e konsideruar kundërshtarin një armik. Një gjë duhet kuptuar mirë. Për njëzet vjet është punuar me një sistem medi-

101


Kolec Traboini - esé

atik tipik bolshevik. Sot më tepër se kurrë është e nevojshme të kuptojmë çfarë ka qënë në esencë diktatura. Diktatura ka qënë shushatja, brainwashing, shplarja e truve, e humbjes së kujtesës dhe e ndjenjës së lirisë. Edhe terrori që është përdorur ka qënë për këtë qëllim. Por në demokraci, mjerisht e paradoksalisht, kjo mënyrë e shplarjes së truve, kjo shushatje është intensifikuar aq sa tashmë po ndjehen simptoma në të gjithë prerjet e hapësirat e shoqërisë shqiptare. Unë kështu i kuptoj edhe aktet e krimeve të kësaj natyre. Eshtë e njëjta simptomë e cila shfaqet kudo. Që nga krimineli që i ka ik truri, por edhe tek gjyqtarët që edhe ata nuk janë normalë sepse e kanë dënuar tjetrin me 13 vjet për një krim të përbindshëm duke marrë dy jetë, 17 dhe 70 vjeç, pikërisht një kriminel që kurrë nuk duhet të shohë më dritën e diellit. Mënyra se si veprojnë këto gjykata që janë kthyer në avangarda të politikës e të interesit, ka një ndikim të jashtzakonshëm në psiqikën e njerëzve kur shohin se kriminelët pasi janë dënuar fare pak, dhe për më tepër dalin e vrasin përsëri, siç ndodhi kohët e fundit në qytetin e Shkodrës. Në këtë sens Shqipëria po jeton një çmenduri. Nuk ka më njeri besim të gjykatat. Njërëzit përditë e më shumë po e marrin vetë përsipër gjyqësinë. Madje dalin e thonë hapur se nëse gjykata nuk i jep dënimin e merituar kriminelit do të bëjnë vetgjyqësi. E ky shtet që veç emrin ka shtet, e këto ligje që veç emrin e kanë ligje, nuk kanë asnjë fuqi veprimi sepse janë të paralizuara prej një korruptimi total. Fjalët të luftojmë korrupsionin, sot përbëjnë veç një shprehje groteske dhe nuk kanë asnjë efekt në shoqëri. Askush nuk i merr seriozisht, por veç si slogane spekulative elektorale. Në këto lodra me nervat e publikut hyn edhe loja me heqjen apo jo të imunitetit parlamentar kur kurrkush nga nënpunësit e

102


Act Now! - Vepro Tani!

lartë të shtetit a qeverisë nuk penalizohet apo gjykohet. Ata tashmë janë të pagjykueshëm. Askush nuk pyet më për kod penal a kod zakonor por bëjnë çfarë t’u thotë koka. Veç të nxjerrin pushkën e të vrasin. Më thoni tani kush është fajtori. Ku është drejtësia. Çfarë sistemi po ndërtojmë e kush Europë na pranon në këtë farë mosfunksionimi institucional ku ligjet shkruhen e nuk zbatohen, ose zbatohen kur gjykatat që duken hapur proqeveritare të detyrojnë të paguash 50 milion lekë, vetëm se ke thënë se aksh person i rrethit politik apo qeveritar është i korruptuar. Pra më shumë paguan për një fjalë se për një të vrarë. Tani më thoni gjithashtu ku është liria. Mos është tek fakti se unë po flas hapur. Po a më garanton njeri në këtë vend se për këto fjalë që shkruaj nuk do të më vënë në një listë që kalon dorë në dorë deri atje ku puna quhet e kryeme. Kush e ka jetën të sigurtë në këtë vend? Kush ka siguri se në derën e shtëpisë së tij nuk do të vihet një kallëp tritol me një celular siç u hodh në erë një njeri familjar nga Palestina që erdhi të zhvillojë biznes në këtë vend? Merreni me mend këtë lajm në botën e jashtme dhe efektin që ngjall tek ata që synojnë të hapin biznese në Shqipëri. Mos vallë janë interesa gjeostrategjike të qarqeve antishqiptare ballkanike apo më gjerë, të atyre që çështjen shqiptare e kanë halë në sy dhe që gjejnë lidhje me segmentët e politikës e pse jo të shtetit, duke e vënë këtë vend në një zgrip të ekuilibrit psiqik e shoqëror për të krijuar psikozën se shqiptarët janë një popull që në mënyrë patologjike në histori janë njohur për shpirtin anarkist, instiktin vrasës dhe psikozën shkatërruese. Ndoshta sot është vështirë të zbulohen, por ata janë të pranishëm e ndjehen kudo. Koha do t’i zbulojë tërë këto rrënjë kanceroze në shoqërinë shqiptare, por

103


Kolec Traboini - esé

mbase atëherë kur ne të kemi shkuar. Fatkeqësi e madhe është ky zhgenjim i brezit tim, që lindi në diktaturë, desh u tjetërsua në tentativat e totalitarizmit për të na kthyer në makina ideologjike e kur menduam se po shpëtojne gjendemi sërish nën një ndikim psikologjik e intensiv të përditshëm, të mjeteve të shtypit e të televizionit me propoganda partish e udhëhëqësish fjalaman e buçitës, në tentativë për të na kthyer, tashmë në kohrat e teknologjive moderne, në robotë ideologjikë. Na shpëto zot prej shplarjes së truve! Amen!

104


Akt Now! - Vepro tani!

MUHAXHIRET” NE PARLAMENT Sipas Konicës në 100 vjet

E vërteta therëse që do të thoshte Faik Konica po të ngrihej nga varri do të ishte se, ne s’kemi patur kurrë deputetë për të qënë, por veç ca “muhaxhirë” në parlament në këto njëqind vjet, nga ajo rracë bastarde që “Shqipërinë e shesin për një pesëshe... Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….baltën e tyre përmi mësallë!”. Përjashto një kohë të shkurtër kur parlamentarë ishin burrat e mëdhenj të Kombit si Gjergj Fishta, Fan Noli, Ndre Mjeda, Lazër Shantoja, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Zija Dibra (tre të fundit të vrarë nga Zogu) e të tjerë, mbas shuarjes së demokracisë e ardhjes përdhunshëm të diktaturës Zogiste, Shqipëria më pas do të kalonte nën pushtime të huaja me deputetë kuislingë e krejt më pas do të vendosej diktatura Enveriste, ku çdo gja mori fund në fushë të parlamentarizmit si nocion demokratik. Ta thuash në fjalë të vërtetë e jo në rrena gazetash partiake a panele televizive të shitura për një dhjetësh, një bilanc i këtij 100 vjetori na sjell se ky mikroshtet si të ishte çifligu i një feudali anadollak, me përjashtime që dihen e jetëgjatësi të shkurtër, pra e tërë shtrirja çfarë dominon në kohë historike apo aktuale është kurrgjë më shumë veç ardhja, jo e trunit, dinjitetit e personalitetit, por e kumit të kombit. Sepse kombet i kanë edhe njërën edhe tjetrën, por në parlament duhet të vinte

105


Kolec Traboini - esé

më e mira. Aq më tepër që në traditën tonë kombëtare edhe në fshatin më të humbur të këtij vendi, kurrkush nuk është rrekur që kur shtronte një sofër, të vinte në krye të vendit një keqot, a thënë ndryshe budallën e fshatit. Mirëpo tek ne aktualisht kjo po ndodh. Ata që sot e nderojnë më pak këtë vend janë deputetët, çfarë është krejt e natyrshme sepse edhe liderët e këtyre partive klanore që stanojnë delet e veta në parlament, kanë sajuar ligje që veç një Esat pashë Toptani mund t’i sajonte që të sillte në Parlament sejmenët e vet. Pik e shik siç i solli Zogu të vetët të kostumosur si kukulla parlamentare, pasi zboi e vrau çdo liberal e demokrat. Po ashtu në mënyrë të qindfishuar i vrau dhe i shfarosi Enveri kundërshtarët e vet intelektualë. Ndërkohë solli në parlament skotën e partisë, shumica vëllavrasës e kriminelë që nuk e kishin për gjë t’i çanin kafkën madje edhe ish kolegëve të vet, siç e pësoi i mjeri admirali çam Teme Sejko prej Mihallaq Ziçishtit e Co, që ia tërhiqnin litarin në fyt derisa ia nxorrën frymën e jo në platon të ekzekutimit, por gjatë lëvizjes në ndenjësen e makinës. Deputet qe viktima mjerë, deputet faqezi dhe xhelati. Të tillë katilë deputetë solli Enveri në parlament për afro 50 vjet. Po më pas viteve ’90-të çfarë ndodhi?! Ajo çfarë nuk mund të besohet. Të zë lemeria ta mendosh. Ish agjentët e Sigurimit, ish spiunët e shokëve, hafije të fëlliqta që i urrenim edhe në kohë të diktaturës, sepse ishin më të zellshmit e pushtetit, dilnin nëpër lagje për spiunlliqe, për të na i zbritur antenat e televizorit, apo bënin mbledhje të çpifura fronti, ja pra kur na u bënë edhe deputetë. E kur këto kërma të sistemit që ngordhi e la pas sporie e bacile kolere pafund, pra u vjetëruan, u doli kallaji, u tërhoqën apo u brrylosën nga një skotë e re, që u pasurua sa hap e mbyll sytë, me dallavere, rryshfete, fallsifikime, duke marrë pronat e të tjerëve,

106


Act Now! - Vepro Tani!

duke trafikuar drogë e mish të bardhë a duke luajtur rolet e tutorëve rrugëve të qyteteve të Europës. Kush ndonjëherë do të bëjë ndonjë investigim se si u pasuruan e si na u bënë deputetë kjo aradhë që kurrnjë vlerë sociale nuk ka. Shihni CV-të e tyre. Ku janë kontributet e tyre sipas parimit të Xhon Kenedit: "Mos thoni çfarë bën Amerika për ju, por çfarë bëni ju për Amerikën". Me një fjalë kjo klasë parlamentare çfarë kontributesh ka dhënë për Shqipërinë. Nuk është çudi tashmë të nxjerrin ndonjë bukuroshe të kolme, zëdhënëse partie, që lëpihet e përdridhet nëpër konferenca shtypi duke thënë se Maliqët u lodhën duke thurur ligje. E si rezultat kemi një parlament ku nuk ka më burra e gra që flasin për hallet e popullit, po për kosheret e partisë. Thjesht janë garda pretoriane e partive të tyre, e kryetarëve që kanë në krye. Këtyre “vipave e rripave”, që ca po na i quajnë edhe karizmatikë, u është bërë lëkura shollë. Janë si ata viruset që kanë fituar imunitet nga antibiotikët, pra kanë fituar rezistencë dhe janë indiferentë ndaj shtypit. Shkruaj sa të duash ti, ata në udhë të mbrothësisë së xhepave janë. Dhe punojnë me shifra të mëdha, miliona Euro. Këtyre u duhet diçka më therëse se konstatimet e thjeshta, diçka që të shpojë mish e kockë bashkë, koniciane a kafkiane të thuash. E gjithë kjo prej humbjes së durimit, prej mediokritetit të përgjithshëm dhe maj-munllëkut shoqëror që na rrethon e na zë frymën. Në këtë vend kështu duhet të jetë fjala kritike sepse delenxhijtë e politikës janë të pandjeshëm si buaj. Satira e grotesku duhet t’u heqë brakeshat mahmurrëve me mendësi anadollake...që trumbetojnë veç për suksese që janë vetëm në kokat e tyre euforike. Po kush e di mbase kanë të drejtë se ne vërtet po na qelbin sukseset. E në krahasim me tërë popujt e Ball-

107


Kolec Traboini - esé

kanit ne jemi më të qelburit nga sukseset. Kundërmojmë fare prandaj dhe shtetet rreth e rrotull po kqyrin të na kthejnë në WC e Ballkanit duke na furnizuar me plehra. Më vjen keq, por këta farë deputetësh na duken sikur ricikluan banditët e vjetër buroistë e komunistë, të cilët më së shumti i kishin baballarë natyrorë, dobiçorë apo dhe shpirtërorë, sipas ritualit djalli ia lë frymën djallit, por ia merr shpirtin njeriut. Këtyre soj sorollopëve pra, nuk di t’ua kemi dëgjuar emrin a zërin, a t’ua kemi parë fytyrën spitullaqe në kapërcyell të vitit ‘90-‘91. Më thoni diçka të kenë bërë këto burra që t’i meritojnë ato ndere e ylyfere që u siguron për prapanica e tyre ky shtet që sot më tepër se kurrë i ngjan Zululandit konician... Merita e tyre është se dinë të jenë servila të atyre që kanë mbi krye dhe të rrjepin ata që kanë përposhtë. Ah po, të jemi të drejtë kur flasim, këtë e bëjnë më së miri. Por themelorja, të jenë funksionalë në lehje prej zagarit besnik të partisë nëpër panele televizive mediokre... me imunitet të plotë deri në kafshim, qoftë dhe duke ua lënë protezat në mish kundërshtarëve politikë. Më kot ankohet Brizhidë Bardo se në Shqipëri i vrasin qentë... Jo moj bukuroshe parisiane, jo, nuk i vrasim se na duhen, madje i mbrojmë me policë e me truprojë, me bodiguardë po e po. I bëjmë deputetë në Parlament! Ua krehim bishtat dredharakë, ua spitullaqim flokët e shpifura, u kashaisim të prapmet e palara, bëjmë kujdes për makeup deri dhe në estetikën e lëkurës duke ua hequr në vende delikate e duke ua vënë në fytyrë. Gjithçka për zagar-mercenarët, këtë soj rrace që nuk e di kush na e solli, prej cilit skaj kontinenti erdhi e në derë na polli, sepse asnjë tipar shqiptari nuk kanë. A ndoshta do të jenë lëng stërlëngu i “Muhaxhirëve” të penës së burrit të madh të kombit Faik Bej Konica

108


Act Now! - Vepro Tani!

qëndisur në “Albanian” e tij këtu e 100 vjet më parë. “...Shqipërinë e shesin për një pesëshe...Se të kishin ardhur për mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kundër të gjithve për të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….baltën e tyre përmi mesallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!” Po kush ta bëjë këtë. Populli është në gjumë. Nanuriset i mjeri popull nën llomotitjet e përnatshme të gojëve të skërmitura që të kujtojnë dhëmbëhekurin e përrallës në Teatrin e Kukullave.

109



Akt Now! - Vepro tani!

NA DUHEN GOMONET... Kurrkush nuk po thotë se si ka qënë e mundur të zgjidhet kryetar komune në Rrethinat e Shkodrës një njeri që kërkohej nga Interpoli në llogari të gjykatës italiane për trafik droge në grup. Kurrkush nuk thotë as pse u dërgua në paraburgimin në një vend ku kishte rivalë të tij të cilët tentuan ta vrasin duke e kthyer në gjendje kome me pak shpresë për jetën. Apo ndoshta me shkakun se nga frika e dekonspirimeve të ish-kryetarit të komunës në gjyqin për veprimtari grupi në tregtinë e drogës në Itali, do të digjeshin edhe të tjerë me dhe pa funksione shtetërore. Apo pse gjykata dhe policia u përdorën si vegla ta themi qorre, pra si mjete për të larë hesape në burgun e Lezhës. Eshtë e kotë të pyesësh. Të gjitha pyetjet në Shqipëri mbeten pa përgjigje, madje nuk përgjigjen as ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë që e kanë pjesë të detyrës informimin e opinionit publik. Por gjen përgjigje spektakolare kur pyet qytetarët e Gjirokastrës sesi ka mundësi të kultivohet e shpërndahet droga kaq hapur. “Sepse, - thotë qytetari për emisionin “Fiks Fare”, - kush po e çan b....për shtetin!”. Ne veç po ngrejmë supet e bëjmë një pyetje retorike: Çfarë shteti po ndërtojmë e ku dreqin po vemi?! Por le të shkojmë më tej në linjat që nuk janë krejt pa lidhje me drogën e trafikun e mishit të bardhë. Në kohën që varfëria është ulur këmbëkryq, kur krimi po bën kërdinë, deputetët e kanë mendjen për të lënë të lira gomonet e jahtet që kushtojnë jo më pak se 1.5 milionë euro. Në këtë rast kemi një pse që dihet. Një luks të ti-

111


Kolec Traboini - esé

llë, të blejnë gomone e jahte e kanë vetëm milionerët e pasuruar si me magji, që sipas Ali Asllanit, “të pabukë i gjeti dreka, milionerë i gjeti darka”, ata të cilët e kanë kapluar Shqipërinë, e dogjën, e vodhën, e shkatërruan. Por edhe për një shkak tjetër më të rëndësishëm. Kemi një “bum të madh ekonomik” kur tërë Europa është në krizë, jemi bërë qendra e qarkullimit dhe prodhimit drogës. Kemi superprodhim e nuk po arrijmë të menaxhojmë tregun?! Çdo ditë policia njofton për dytre grupe të arrestuarish me drogë Lazarati e jo vetëm, se kanabisi mbillet kudo. Kemi terren malor e kushte ideale aq më tepër që nuk e kontrollojmë dot këtë shtet që është sa një koqe vezë në këtë Europë të madhe që ka kusurin të na ketë diku në skajet e saj të jugut. Merreni me mend se kur policia kap pambarimisht dy grupe trafikantësh droge në ditë që tentojnë të dërgojnë kanabis e heroinë në Europë, a nuk do të thotë kjo se në prodhim e qarkullim janë njëqindfish më shumë të pakapshëm?! Pra duam s’ duam, jemi kthyer në Afganistan. Dhe një pjesë e parave të fituara me drogë në një mënyrë a në tjetër pastrohen duke kaluar edhe në favor të partive politike që mjerisht e për fatin tonë të keq i kemi si farë e keqe. Ndaj dhe partitë kujdesen për darovitësit e tyre nën moton “puna mund të jetë e zezë, por paraja është e bardhë”. Akoma më tepër me shkakun se Shqipërisë po i del tymi ngaqë në vazhdim do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare që duan miliona dollarë. E ku t’i gjejnë tjetër?! Ndaj, për të gjallëruar ekonominë e qarkullimin e drogës që në rrugë tokësore po gjejnë belanë, se ka edhe policë e shefa “kokëkrisur” që zbatojnë detyrën, de, lind pra nevoja e stimulimit të transportit me det... Prandaj na duhen Gomonet. “Tirana Observer" më 20 qershor 2012

112


Akt Now! - Vepro tani!

NJE TRAGJEDI PERTEJ AKSIDENTIT Ndoqa me vëmendje diskutimet e hamendësimet mbi ç’ka ngjau më 21 maj 2012, ku u njoftua për 13 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur nëpër televizione ku gjithkush kish mendjen e tij aq sa u lëshuan deri në fantazi të sëmura se fajin e kishte i ndjeri, shoferi, që mbeti i vrarë në aksident pasi lëshoi klithmën: “Frenat nuk punojnë. Mbahuni…mbaruam….”. E dëgjuan studentet të tmerruara, po këta komentuesit e mbrëmjeve televizive bëjnë sikur ato fjalë tragjike nuk janë thënë kurrë. Pas kësaj klithme tmerri të njeriut që pati kohë të kuptojë se ishte fundi, çdo gjë shkoi në kaos. U gjendën kalimtarë që lëshuan alarmin. Erdhën himariotë dhe u përpoqën të bënin atë që duhej të bënte mjekësia dhe organet e urgjencave civile të specializuara. Kur ndodhin aksidentet, gjëja e parë që bëhet është të marrësh ato masa që çojnë në shpëtimin e jetëve. Në të vërtetë çdo gjë u la në dorë të spontanitetit. Që këtu shoh sinoptikën shqiptare…si një tragjedi përtej aksidentit. Atyre që nanurisen nëpër kanale televizive, ministrave që japin intervista, deputetëve që nuk e dimë ku janë e çfarë bëjnë veç marrin rroga të majme, do t’u thosha se mirë, ne e dimë, po ju akoma besoni se kjo rrumpallë ku ju masturboni dëshirat tuaja për pushtet, kjo katrahurë prish e ndreq, quhet shtet?! Në cilin vend bëhet transportimi masiv i të plagosurve rëndë nga njerëz që jo për faj të tyre, nuk kanë një informacion sesi jepen ndihmat e para tek të aksidentuarit. Qytetari që jep ndihmën është i ndërgjegjshëm e kurajoz për aktin human që ndërmerr, por mjeksia

113


Kolec Traboini - esé

emergjente që mbahet nga shteti, pikërisht për të tilla raste, duhet të vijë tek pacienti jo të shkojë pacienti tek ai. Si është më praktike – të dërgosh njerëzit me makina private të zakonshme deri në Vlorë, apo të vijë menjëherë me mjete ajrore ekipi mjekësor me kirurgë e gjithçka në vendin e ngjarjes. Thanë se ndihma e parë e specializuar erdhi pas një ore. Në aksidente, shpëtimi vjen nga shpejtësia e dhënies së ndihmës së parë të specializuar. A doni të dini si bëhen këto punë në Amerikë ku pas më pak se dhjetë minutash në vendin e aksidentit vijnë helikopteri, makina ambulancë me mjekë dhe pajisje dhe makina zjarrfikëse. Po ku doni të dini ju si bëhet në shtetet e mëdha, kur keni këtë çiflig të vogël që e drejtoni si të ishte një kaza në kohë të Tanzimatit. Si mund të mbështillet në batanije një njeri me goditje në shtyllën kurrizore e të kapet si thes nga 4-5 veta…Po me çfarë pamë, as barrelat nuk dinin t’i përdornin kur arritën në vendin e ngjarjes helikopterët e kuq. Dhe….tmerri i tmerreve, kur në helikopterët e shërbimit emergjent spitalor shihen të hipin qeveritarë. Mos u beso syve, o njeri, por është e vërtetë. Në vend që të shkojnë sa më shumë mjekë e specialistë me ndihma shëndetsore, hipën ta zëmë ministri i Arsimit me qeveritarë të tjerë – nuk kemi ndërmend t’i citojmë se nuk është qëllimi të kritikojmë njeri, por të përshkruajmë një tabllo. Kush ua jep këtë të drejtë?! Ndoshta vetëm një ministër i brendshëm që nuk u pa kurrkund, me autoritetin që ka për emergjenca të kësaj natyre mund të shkonte në vendin e ngjarjes, por me mjetet e veta. Askush veç mjekëve nuk ka të drejtë të përdorë helikopterin e emergjencës për udhëtim. Por në Shqipëri, mund të bësh si të duash. Ku ka autoritet e personalitet profesional këtu, që ai, i cili drejton mjetet e emergjencave shëndetësore civile t’u thojë qeveritarëve: – Na falni, por është e ndaluar me rregullore

114


Act Now! - Vepro Tani!

të hipin në helikopterin e ndihmës së shpejtë persona jashtë personelit mjekësor – se e ka përgjigjen në fytyrë: – Ne të pushojmë nga puna e ti na trego pastaj kush ka të drejtë të hipë e të zbresë në helikopter. Kjo është kazaja jonë e këta janë qehajllarët që na drejtojnë. Ndërkohë që është shteti në zi e flamuri në gjysëm shtizë, panelet televizive grijnë sallatë si përnatë. Çmendurira. Fantazira. Por askush nuk thotë një gjë që të prekë në plagë. As mjekët nuk folën shumë se ku u linin radhë shtetarët të cilët raportonin sesi është kjo apo ajo paciente në reaminacion. Flisnin në mënyrë profane për diçka që as nuk ia kishin idenë. Po lëreni o njerëz kirurgun të flasë, lëreni drejtorin e spitalit ushtarak, i cili vërtet bëri të pamundurën, por a nuk e dimë çfarë është spitali ushtarak e si e kanë katandisur tej e krye pisllëk ata që duan ta shesin (apo vetë-blejnë) për një copë bukë. Ç’të flasin mjekët, kur nuk të lënë qeveritarët. Mjaft të dëgjoni ministrin e transporteve që merret me rrugët – çdo gjë është mirë e bukur në rrugë me sinjalistikë e më the e të thashë. Rrofsh, o ministër! Gjithçka mirë e bukur e autobusi me 33 vetë në greminë. Flet sikur të mos kishte 13 të vdekur në çast e të tjerë as të gjallë e as të vdekur. Flet sikur të mos kishte sy të shihte se bordura që ndan rrugën me greminën nuk është në gjendje të përballë një karrocë dore e jo më një autobus. Sa duhet të ishte muri mbrojtës i asaj rruge fatale me kthesa dhe pjerrësi, zoti ministër? Duhet të ishte një metër e jo disa centimetër. Nëse muri mbrojtës do të ishte një metër, zoti ministër, autobusi nuk do mund të fluturonte në greminë, sepse do ta ndalonte muri e jo ato llamarinat si karton. Mos vallë ata që e ndërtuan ia hodhën paratë xhepit dhe bënë një rrugë sa për të motivuar milionat e tenderit?! Për këtë as flet, as ke për të folur, sepse është parimi i

115


Kolec Traboini - esé

qeverisjes që lundron në delire suksesesh qorre që nuk i besojnë as skribomanët që i sajojnë. Ky është shkaku që dita e zisë na u shfaq edhe si ditë falenderimesh. Ra ky mort dhe u pamë! Për më tej meqë kemi ambicie turistike si ka mundësi një rrugë riviere, që mendohet të jetë aksi kryesor i një rajoni turistik, të mos ketë një helikopter në dispozicion që të sjellë ekipin e shpëtimit, a të mos ketë Himara një qendër shëndetësore model. Po atje në verë vijnë me mijëra njerëz- në dorë të fatit. Mirë me jetët e shqiptarëve që nuk i keni në hesap, po me ato të huajve si do bëhet?! Ky shtet rrumpallë e ka mendjen turbull se kush do të bëhet president dhe as që mendohet të zgjedhin ndonjë “për të qenë”. Prandaj dalin pijanecët e thonë: – Problem e keni presidentin? Ja ku më keni, bëhem unë… Në këtë vend kurrkush nuk të sheh dhe as të vlerëson sesa tru ke në kokë, por sa para ke në xhep. Në krye të kresë problemi në vetvete nuk është aksidenti, sepse kanë ndodhur e do të ndodhin në këtë kaos shqiptar, por se ne nuk jemi të përgatitur të përballojmë një aksident. Mendoni për një çast (mos ndodhtë kurrë!) një tërmet. Me këto pallate me shumë kate e pa asnjë garanci, çfarë do të jemi në gjendje të bëjmë përballë një fatkeqësie të tillë….do të vdesim nën gërmadha, se as buldozerë nuk kemi. Shteti nuk ka asgjë në emergjencë civile. Nuk flet njeri fare për këto. Nuk pyet njeri ku ishte policia rrugore?! Policia duhet të jetë atje ku është rreziku më i madh dhe jo nëpër kafene në qendra qytetesh apo nën hije të fikut. Ky shtet është vetëm për të marrë rrogën ithtarët e mitingashët e partive. Për kurrgjë tjetër nuk është ky rrumpallë shtet e kjo m….qeverisje! Botuar në gazetën “Tirana Observer” nr. 944, 25 Maj, 2012

116


Akt Now! - Vepro tani!

PER TE MOS MBETUR ÇESHTJA ÇAME NE UDHEKRYQ

Veprimtaritë mediatike e partisë së Shpëtim Idrizit, që ka në qeveri zëvendësministra, janë bërë me shpenzime jo të pakta, për pllakatet e video-koncertet folklorike në Bulevardin qendror të Tiranës, me tubime e intervista çfarë të kujton më shumë se gjithçka një show mediatik. Pse e themi këtë? Sepse nuk e kuptojmë ku është qëllimi i këtij manifestimi, çfarë do të realizohet me të, në sytë e kujt do të bjerë e kush do të reflektojë. Sikur kjo të ishte bërë në Bruksel apo në New York para organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo para pallatit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vërtet do të kishte një kuptim dhe me siguri edhe efekte pozitive. Nuk besojmë se opinioni botëror e ka vëmendjen në Tiranë në këtë verë të nxehtë, kur pasioni i të gjithëve është mbërthyer në fushat e blerta të kampionatit europian të futbollit. Nga ana tjetër nuk paraqet ndonjë risi as në Tiranë përveç se si një javë kulturore e zakonshme, sepse nuk ka shqiptar të mos dijë se çfarë është Çamëria, cila ka qënë masakra ndaj popullsisë shqiptare, si u vra, u dogj e u përzu një popull, i cili sot e kësaj dite e vuan atë genocid që u krye nga shteti grek ndaj tij. Çfarë do të mësojmë më tepër? Çfarë do të arrijmë me këtë koncert video-folklorik me zë buçitës në qendër të Tiranës dhe a ka ndonjë rrugë e mënyrë tjetër më efektive për të realizuar programin. Por më

117



Act Now! - Vepro Tani!

kryesorja a ka program dhe sa koherent jemi me realizimin e tij? Shumë më mirë do të ishte që ajo shumë parash të përdorej në ngritjen e çështjes çame në instancat ndërkombëtare duke mos lënë portë pa trokitur apo mundësi pa shfrytëzuar. Aq më tepër se problemi nuk ka ngecur në Tiranë, por në Athinë dhe Athina duhet të përballet me instancat e drejtësisë e humanizmit dhe në gjykatat ndërkombëtare. Asnjë influencë nuk kanë fjalimet e zhurmshme nëpër rrugë e sheshe apo dhe këngët folklorike në mes të zhegut të Tiranës. Duhet të jemi më racionalë, të dimë çfarë të kërkojmë e të kemi një strategji të qartë. Çfarë mund të realizojmë me këto video-koncerte e banderola “I Love Çamëria!”. Ne mund të dalim e të themi sa të duam edhe “I Love Italia!”, “I Love Amerika!” sepse askush nuk na pengon në këtë dashuri. Kjo shprehje është ndjesi e jo program. Më së shumti shkruhen nëpër mure apo bluza të rinjsh e kaq. Natyrisht edhe ajo ka vlerën e vet, por ama nuk ka të bëjë me një program strategjik të menduar mirë e për të cilin nuk ka pse të mos marrim edhe këshilltarë e juristë me emër në arenën ndërkombëtare. Sepse nuk mund ta mposhtim të keqen me berihaj, dhe me të keqe kam parasysh politikën mediokre greke që ndalon ish -shtetasit e vet, të përzënë këta në mënyrë të dhunshme nga trojet e veta etnike, pra i ndalon të kthehen sërish pranë tokës e shtëpive të tyre. Në Greqi janë kthyer të gjithë komunistët e EAM-it të përfshirë në luftën civile e të ikur në Shqipëri, Poloni e Rusi. Nga këta të ikur ne kemi si kujtim të hidhur djegien e Bezistenit mesjetar të Shkodrës). Vetëm popullsia çame ka mbetur ende e dënuar të jetojë larg trojeve të veta. Rast unik në Europë e për faj të Europës që nuk e ndaloi dot genocidin grek ndaj popullsisë shq-

119


Kolec Traboini - esé

iptare. Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Në kushtet kur u shemb muri i Berlinit, si është e mundur të ekzistojë ende një mur që e ndalon popullsinë e vrarë, e dhunuar, të përzënë, të kthehet në trojet e shtëpitë e veta pikërisht në kushtet kur Greqia është anëtare e Bashkimit Europian ku inspirojmë të hyjmë edhe ne si shtet shqiptar. Kjo është një mynxyrë e një kohe tjetër mbetur peng në kohën tonë. Si mund ta lejojë Europa që pasojat e gjenocidit të vazhdojnë. Mendoj se kështu do të mund të ngulmohet nëpërmjet asistencës së personaliteteve me influencë në fushën e drejtësisë e legjislacioneve ndërkombëtare për ta paraqitur çështjen çame në forumet dhe instancat euro-amerikane. Dhe aty duhen shpenzuar energji, madje edhe para sepse nuk janë pa rëndësi këto ndërmarrje. Mirëpo sa kohë që Shpëtim Idrizi dhe partia e tij dalin në tubime të skenës politike shqiptare duke garuar në zgjedhje për në parlamentin shqiptar, duke bërë aleanca partiake për pushtet e duke vënë në ministri ithtarët e partisë, nuk besoj se kanë gjë në vijë, sepse kurrgjë nuk është në dorën e shtetit shqiptar dhe as të qeverisë shqiptare. Nëse kërkesat e partisë PDIU janë thjesht kthim i çamëve në trojet e veta në Çamëri e jo bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk mund të inkludohen në luftë për poste qeveritare në Shqipëri, sepse kjo e konfondon krejt çështjen çame, dhe në sy të opinionit publik apo qendrave të vendosjes konsiderohet një çështje e mbyllur, sepse çamët janë inkluduar kështu tërësisht në sistemin politik e në jetën shoqërore shqiptare. Përmbajtja konseguente në programin e kthimit të çamëve në Greqi, kërkon që ai dhe jo vetëm ai, por mbarë opinioni shqiptar të ngulmojë e të luftojë në

120


Act Now! - Vepro Tani!

atë qëllim në arenën ndërkombëtare. Ndërsa brenda në Shqipëri të bëjë organizimin e çamëve madje duke guxuar të krijojë zgjedhje në ekzil për deputet në Parlamentin e Greqisë, të bëjë grup parlamentar, e të flasë si deputet në emër të popullit të zbuar në një parlament të munguar. Të gjithë e dinë historinë e fillimit të lëvizjes palestineze me krijimin e një fronti në ekzil, çfarë pati efektin e vet në arenën ndërkombëtare dhe e çoi çështjen drejt zgjidhjes, ani pse ende nuk është përfunduar plotësisht. Vetëm kështu do ta dëgjonin ndërkombëtarët, sepse askush në instanca ndërkombëtare nuk pranon të të dëgjojë si përfaqësues i popullsisë së dëbuar çame nëse paraqitesh si një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e ka juridiksionin vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar. Flet si qytetar i këtij vendi, i përmbahesh ligjeve të këtij shteti dhe marrëveshjeve që ky shtet ka me fqinjët e jugut, ndërkohë që shteti grek e ka më të lehtë të mohojë e të lozë me fjalët ndërhyrje në punët e brendshme. Manovrat që bën Athina duke e paraqitur të munguar edhe emrin Çamëri në shtetin grek, nuk bëhen pa qëllim por për ta bërë çështjen çame të paqenë, sikur në Greqi nuk ekziston një vend me emrin Çamëri. Po ne nuk ka pse të jemi aq të ngurtë, fundja le ti përgjigjemi me agresivitet mohimit për t’ua bërë më të padurueshme situatën. Le t’ia bashkëngjisim emrin ÇamëriThesproti, sepse janë e njëjta gjë. Aq më tepër që kur të huajt dëgjojnë për Çamërinë, nuk arrijnë ta identifikojnë as vendin ku ndodhet. Fundja le t’i ndihmojmë ata dhe t’i bëjmë grekëve me dije se nuk hiqemi nga udha e kthimit. Sensibilizim i instancave ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme e pa u lodhur kurrë, mendojmë se vetëm kështu mund të krijohen premisat e kthimit.

121


Kolec Traboini - esé

Përkundrazi kjo mundësi të duket iluzive në këtë mënyrë siç e konceptojnë strategjinë dhe taktikat në partinë PDIU, të cilët duan t’i flasin e t’i kërkojnë Greqisë nëpërmjet foltores së parlamentit shqiptar, gjë që nuk sjell asnjë efekt dhe krijon konflikte në mes të dy shteteve, çfarë as Europa dhe as Amerika nuk e mbështet. Të mos harrojmë fuqitë e mëdha nuk duan të hapen vatra të reja konfliktesh në Ballkan, aq më tepër kur gacat nën hi në mes të Ankarasë e Athinës rrinë ndezur e janë gati për t’u përflakur. Në fjalë të fundit, për të mos mbetur çështja çame në udhëkryq duhet që të mos e konceptojmë si një folk koncert sepse nuk ka qenë e as është çështje këngësh e vallesh (siç e konceptonte sistemi diktatorial në Shqipëri për pesëdhjetëvjet), por e të drejtës ndërkombëtare dhe humane sepse siç e thamë, ndaj atij populli është bërë një krim me përmasa genocidi e gjithë kjo në mes të Europës, e cila heshti dhe ka për detyrim të reflektojë. Çfarëdo që të bëjmë në bulevardin e Tiranës e në “Qafën e Botës”, prej kaq larg Bota nuk na dëgjon, e, për të shkuar në Greqi, çamët duan apo nuk duan do të kalojnë nëpërmjet Europës, prandaj duhet të trokasim në dyert e saj me durim e guxim, edhe sikur t’na vriten e copëtohen duart, e në është e nevojshme t’i shkallmojmë ato dyer që ne shqiptarëve edhe sot e kësaj dite na ngjallin imazhin e Murit të Berlinit. Gazeta “ Tirana Observer”, 29 Qershor, 2012

122


Akt Now! - Vepro tani!

XHEPI DIPLOMATIK I AMBASADORIT TE KOSOVES

Eshtë krejt e natyrshme ta dëgjojmë me vëmendje çdo fjalë të përfaqësuesit zyrtar në rang diplomatik të Kosovës në Tiranë, kjo për faktin se është gjysma tjetër e asaj gjysme që diplomacia europiane na sajoi duke prerë copa të territorit shqiptar në favor të fqinjëve shoviniste. Le ta themi hapur se fqinjët tanë të vitit 1912 kanë qenë të uritur e janë lëshuar si të tërbuar të merrnin sa më shumë nga trojet shqiptare. Pjesën më të madhe e mori Serbia që asokohe u përkëdhel nga diplomacia europiane, që edhe sot, edhe pse u bë një luftë në vitin 1999 prapë po kjo diplomaci e përkëdhel Serbinë duke na lënë ne shqiptarët ende pas portës. Natyrisht ne që kemi patur durim të na copëtojmë do të bëjmë durim edhe në këtë shekull të ri, aq më tepër se ne kurrë nuk na ka sosur durimi. Jemi mësuar tashmë. Marrëdhëniet e shqiptarëve me Europën dihen e nuk duhet të kemi asnjë iluzion. Qoftë për fajet tona a qoftë për mospërgjegjësinë e vet, Brukseli nuk i ka fort në qejf shqiptarët. Por kësaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë kur, mo Zot ma keq, ne nuk po dimë as të merremi vesh me vetveten, për të mos thënë me njeri-tjetrin, siç po mundohen të na quajnë disa që shqiptarët e Kosovës po na i bëjnë aq shumë të dallueshëm sa thua është një popull tjetër.

123


Kolec Traboini - esé

Kemi dëgjuar shumë zëra kukuvajkash në Tiranë në biseda televizive ku në panel kanë folur gjithfarësoj njerëzish të cilët nuk e di si mund të klasifikohen si shqiptarë. Këta panelistë të përnatshëm, këta përvetësues të kohës sonë të shpenzuar kot pranë ekraneve të vogla, në përpjekje për të qenë origjinalë na thonë përralla se ky shekull i ndarë në mes të shqiptarëve të Shqipërisë dhe gjysmës tjetër mbetur në troje të pushtuara nga fqinjët ka krijuar pra mentalitete, sa mund të thuhet se kemi ndryshime te thella mes nesh. Nuk mund të them se për të përhapur këto ide antishqiptare këta panelistë kanë marrë para nga Beogradi, anipse serbët japin shumë para për të krijuar angjenturat e tyre në Shqipëri, por gjithashtu nuk mund të mos themi se ata çojnë ujë në mullirin e fqinjëve tanë që për nga oreksi pak kanë ndryshuar nga fillimi i shekullit të kaluar.Veçse tani për shqiptarët ka ardhur një kohë tjetër, koha kur ata kanë guxim të thonë të vërtetën, të kërkojnë që të rishikohen padrejtësitë që i janë bërë popullit shqiptar më shumë e më keq se çdo populli a shteti tjetër të Europës. Kush në Europë e ka gjysmën e popullit të vet përtej kufijve të shtetit kombëtar? Asnjë veç nesh. Natyrisht ne këto i dimë. Dimë gjithashtu se ndjenja kombëtare tashmë po kristalizohet, njerëzit janë më të ndjeshëm, dëshira e bashkimit kombëtar është në nivelet më të larta të njohura ndonjëherë, pavarësisht se shtetarët si në Tiranë e Prishtinë tregohen apatikë dhe janë kundër çdo bashkimi të shqiptarëve. Dihet se pse. Për interesat e veta meskine. Atdhetarët e mëdhenj kanë thënë shpesh - “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!”-, ndërsa pseudoatdhetarët e sotëm që zhvillojnë politika interesi e klanesh e kanë zëvendësuar këtë me lajtmotivin bastard: “Kur jam mirë unë është mirë dhe Shqipëria!

124


Act Now! - Vepro Tani!

Shoqëria shqiptare veç polarizimit partiak dhe polarizimit social ka dhe një polarizim tjetër, në ata që e duan atdheun ashtu siç natyrshëm duhej të ishte, pra një popull, një komb, një shtet dhe të tjerë që thonë që mirë është kështu siç është, pra Kosova të jetojë si një sajesë europiane pa simbole kombëtare, shqiptarët e Iliriadës të vazhdojnë të sundohen nga bullgaro-sllavët që vetquhen maqedonë, shqiptarët e Malit të Zi të vazhdojnë të jenë popull i ndaluar duke u gjobitur 10 mijë euro nëse e shpalosin flamurin kombëtar shqiptar, dhe çamët të vazhdojnë të jenë pa troje, dhe trojet shqiptare të Çamërisë të jenë nën grekët që i kanë uzurpuar me gjak, zjarr dhe hekur. Ne as i kemi kuptuar e as do t’i kuptojmë kurrë këta politikanë që populli i mban me bukë e këta e gjuajnë popullin e vet me gurë. Në këtë kuadër konfuz shfaqet ambasadori i Kosovës në Shqipëri. Natyrisht edhe televizionet bëjnë punën e tyre. I afruan një bisedë të nderuarit ambasador. Dhe ky ambasador si të vinte nga Zanzibari e jo veç nga Prishtina, dy orë larg përmes rrugës së kombit, vjen e na thotë fjalë për fjalë se do të jepte një ndihmesë për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë. Kur i dëgjova këto fjalë m’u duk se u nxi ekrani i televizorit dhe në vend të këtij zotëri ambasadori m’u dëgjua zëri i Çajupit për Klubin e Selanikut: “Si nuk t’u tha goja, o beu ynë!” Me të vërtetë si nuk t’u tha goja, o ambasador që ke ardhur në Tiranë me një mision “historik” - të forcosh “miqësinë” në mes dy “popujve” tanë. Tani nga kjo na del se në xhepin tënd diplomatik ke një popull tjetër. Nxirre i nderuar ambasador ta shohim. Çfarë populli është ai që përfaqëson, mos janë alienë, sepse me sa dimë nga historia, nga Is Boletini, Azem e

125


Kolec Traboini - esé

Shotë Galica, nga Bajram Curri e Hasan Prishtina, nga Zahir Pajaziti e Adem Jashari, Komandant Shpendi e Komandant Teli, ai populli që ti përfaqëson nuk është tjetër veç një e treta e popullit shqiptar e nuk ke anjë shans të forcosh miqësinë e dy popujve se ata janë një. Populli tjetër që ke krijuar si një sajesë diplomatike, duke shkuar pas shëmbëllesës së flamurit të imponuar me yje, as ka qenë e as do të jetë kurrë, kryekreje nuk do ta lëmë ne shqiptarët të jetë një tjetër sepse: Jemi një komb, një popull, kemi një gjuhë, një flamur dhe dashtë Zoti, herët e vonë do të jemi të gjithë bashkë në një shtet. Sot mund të duket një ëndërr, por lum ai që ka forcën të ëndërrojë, të luftojë e të realizojë ëndrrën e vet kombëtare për liri, drejtësi dhe prosperitet.

Botuar në gazetën “Tirana Observer”, 8 prill 2012

126


Akt Now! - Vepro tani!

MAKTHI I EKSTREMEVE

Gjykimi që paraqet Aleksandër Meksi në revistën "Leka", i marrë shkas nga rasti i gazetares Eva Herman të televizionit gjerman ARD në 18 vite, që u pushua nga puna sepse gjatë një emisioni promovimi të një libri të saj, ( citojmë Meksin) "shprehu një gjykimi personal për familjen naziste", është vertetë një gjykim i cungët i ish kryeministrit të Shqipërisë, i cili pushtetëroi në një nga periudhat intensivisht më të mbrapshta, konfuze e gjakderdhëse në Shqipëri. Së pari zoti Meksi bën një lapsus që nuk i lejohet një njeriu të rangut të tij, jo vetëm si ish kryeministër por as edhe si historian mesjetar. Sistemet janë sisteme, diktatorët janë diktatorë dhe shtypës, por nuk mund që, kur vjen puna për jetën e një populli që e vuan atë sistem ti vëmë një diçiturë të zezë, t'ja nxijmë fytyrën veç për faktin që e pati atë fatkeqësi, që fundja e pagoi shtrenjtë me gjakun e lirinë e vet. Gjermania nuk ka patur "familje naziste" siç përgjithëson gabueshëm z. Meksi,( nuk është fjala për familjet e hierarkëve por mbarë Gjermanisë), nuk ka patur popull nazist. Po e thellojmë mendimin për të shkuar edhe më tej, familja shqiptare në vitet 1924-1939 nuk ka qënë zogiste, në vitet 1944 e deri që erdhi Meksi në pushtet në 1992, nuk ka qënë familje komuniste. Të pranosh qe diktaturat arrijnë që familjen ta shpërftyrojmë e ti japin frymën e vet të fanatizmit ideologjik, është një absurditet. Sepse po të shkonim edhe më tej me kësisoj gjykim të mbrapshtë, atëherë, meqë sistemi i instaluar nga Meksi e co.

127


Kolec Traboini - esé

që mori simbolin e urryer të piramidave e korrupsionit më të egër të njohur ndonjëherë nga shqiptarët, atëherë edhe familjen shqiptare të aso kohe të mbrapsht, do t’i quanim familje të korrupsionit piramidal. Po jo, o zoti ish-kryeministër. Nuk mund t'ja ngjitësh me zamkë në fytyrë prapsitë e mizoritë e pushtetarëve a diktatorëve një populli, kushdo qoftë ai popull. Ky gjykim i cungët i Meksit tregon se ai vertetë është shfaqur si antikomunist, por i ka ngelur ora në komunizëm si një nënpunës mjaft i zellshëm i të cilit ka qënë e mjerisht, fare pak ka ndryshuar nga mentaliteti i asaj kohe të trishtë, paçka se me fjalë në publik i lufton me trumbetë komunistët. Kjo, sepse ai vazhdon ti gjykojë familjet dhe qytetarët me një sistem klasifikimi që bënin komunistët, si familje e deklasuar, armike, zogiste, fashiste, naziste a tjetër lloj. Por, veç treguesve sociale, sistemet kanë edhe tregues ekonomike. Ne mund të themi çfarë të duam sot për të djeshmën, si në të djeshmën flisnim për të pardjeshmën, por treguesit, shifrat, statistikat e çdo kohe janë fort të vështira të manipulohen me demagogjitë e reja që zevëndsojnë demagogjitë e vjetra. Statistikat nuk duan të dinë cili është sistemi që sundon. Ato janë apolitike. Nuk i sherbejnë kurrkujt. E verteta është se në diktaturë janë dënuar njerëz që thonin se në kohën e Italisë hante qeni petulla. Nuk po i hyjmë asaj të vertete që, për qëllime propogande, pushtuesit italian sillnin këtej Adriatikut furnizime ushqimore, kur populli italian jetonte zinë e bukës. Mos vallë edhe sot Meksi e Co do të kerkojë të dënojë ndonjë që ende thotë se... në kohën e Italisë hante qeni petulla, ndërsa sot lypsit e hajdutët mbushin rrugët. Nuk po i hyjmë faktit se kaq lypës sa ka sot Shqipëria, brenda e jashtë shtetit, nuk ka patur kurrë, as në kohë lufte e as në kohë paqe, as

128


Act Now! - Vepro Tani!

nën pushtimin fashist e as nën diktaturë. Sa i përket e jetës në shoqëri e familje, duhet thënë se diktatura çdo tregues të jetës e ka mbajtur nën presion e frikë. Nuk duhet ti hyjmë debatit ishte mirë a keq se kështu gabojmë, biem në gjykimin e Meksit, por të tregojmë ca statistika të ftohta apolitike.... Sa prostituta kishte Shqipëria në kohën e diktaturës dhe sa prostituta ka patur Shqipëria( se tani mbase janë dyfishuar ) kur ishte për afro 8 vjet në qeverisje i nderuari Aleksander Meksi? Nuk ka nevojë të shkohet më tej për të parë tabllonë e mjerimit të një kohe të palavdishme, kur frynin tam-tamet e demagogjisë po aq bujshëm si në vitet mjerane të vetmisë moniste të perënduar me turp. Si nuk i vret ndërgjegja politikanët e pushtetarët shqiptarë për prapsitë që i sjellin popullit të vet. Si kanë guximin të dalin në opinionin publik, pasi kanë keqpërdorur pushtetin në 8 vjet. Bëjnë të njëjtën gjë si ata që e kanë sunduar për 50 vjet, i kanë pirë gjakun këtij populli dhe dalin në media lugë e lame. Mos vallë pushtetarët mendojnë se kanë të bëjnë me një popull hajvan, që nuk di të gjykojë e të krahasojë sistemet, qeverisjet, demagogjinë, prapësitë e haraçin që ai paguan për këto qeverisje të mbrapshta? Po pse nuk e dika ky popull, se çfarë është e keqe nën diktaturë dhe çfarë është po ashtu e keqe edhe në demokraci. Sepse e keqja, korrupsioni, prostitucioni, perversiteti institucional, amoraliteti politik, mashtrimi e gënjeshtra nuk kanë pse të jenë pjellë e pronë e vetëm një sistemi, qoftë ky fashizmi, nazizmi, komunizmi apo demokracia kapitaliste. Nuk ka sisteme imune kur vinë në krye të punëve njerëz që e kanë mendjen vetëm për të mbushur xhepat e tyre, ndërsa populli, pa ujë e drita,

129


Kolec Traboini - esé

edhe bukën e merr me listë. Diktaturat janë të këqija se të privojnë nga liritë. Kjo është themelore.Por nëse dikush thotë, duke sjellë shifra e fakte, se zhvillimi industrial në vitet 1980 kishte këta e ata tregues e që sot janë më të vegjël, se u kthyen uzinat e kombinatet në germadha, kjo nuk do të thotë ti hidhemi përsipër se ky na mbroka diktaturën, a zogizmin, a dreqin e të birin. Veç mediokrrit, njerëzit pa vizion mund ta gjykojnë një sistem aq strikt, duke mohuar apriori çdo tregues madje edhe rritjen e popullsisë, se kush e di, mbase mendojnë se në diktaturë njerëzit nuk bëjnë as seks. Çfarë nuk dëgjon nga njerëzit e fanatizuar që jetojnë makthin e ekstremeve bardhë e zi, pa kurrfarë gjykimi tjetër. Nga ky Meks, që është i zoti në studimet e mesjetës, pra për kohët e vdekura e mure kështjellash mesjetare, por krejt i dobët në gjykimet e fenomeneve e problemeve sociale të jetës së përditeshme, nuk është çudi të dëgjosh dhe proçka të tilla se pulat në diktaturë i bënin vezët të vogla nga frika, ndërsa sot i bëjnë të mëdha nga liria që u solli Meksi e Berisha në bashkëveprim edhe me Nanon e Ramën, pa arritur të kuptojë ky qeveritar dështak se sot, pulat nuk arrijnë ti bëjnë vezët as të vogla e as të mëdha në qymezin e fshatarit shqiptar sepse ja vjedhin, ja hajdutët, ja qeveritarët batakçinjë. Megjithë keqardhjen për gjykimet e cungëta që shfaq në median shqiptare, edhe fort nuk është për të ardhur keq për Meksin, kjo për faktin se, falë pozitës së lartë që ka patur, sot ka një firmë ndërtimesh dhe bashkë me dhëndrrin e Enver Hoxhës konsiderohet ndër bosat e medhej të Tiranës. A pi ky kafe me Klement Teki Kolanecin? Mbase jo por në pak gjëra ndryshon prej tij. Janë dy anë të një medalje. Ata po e ndërtojnë Tiranën

130


Act Now! - Vepro Tani!

mbrapsh e mbarë duke mos i lënë as dhe një pëllëmbë hapsirë të gjelbër kryeqytetit me pluhur kanceroz, që po grryen mushkëritë e qytetarëve. Dhe një gjë nuk e thotë që nuk e thotë i nderuari Meksi, se si duhet të sillet populli shqiptar me minidiktaturën që instaloi ai me shefin e tij në periudhën 1992-1997. Se si nën qeverisjen e tij, në institucionet e shtetit, u zhduk njeriu nga Shiku si të ishte në gestapon gjermane. A e vret ndergjegja për tregtarin shqiptar nga Kosova, luftëtarin e rezistencës antiserbe Remzi Hoxha, që jo vetën e vranë gjatë torturave çnjerzore, por edhe trupin ja zhdukën, e dogjën shik-asit mesa duket, për të mos u gjendur kurrë e për të mbetur edhe pa varr... Si mund të trajtohen e zhduken atdhetarët kështu. A ka gjyq institucional por kryekreje a ka gjyq ndërgjegja për krimin e bërë nën hijen e pushtetit tuaj e nga nënpunsesit tuaj që paguheshin për të mbrojtur e jo për të vrarë qytetarët e ketij vendi. Ishin ato vite kur shkelqente në oratori boshe kryeministri hije Aleksander Gabriel Meksi, që sot në vend që të rrefejë në publik bëmat e veta piramidale, ku firaksën paratë e popullit, shitjen e plaçkitjen e pasurive kombtare, na mban ca leksione në revisten “Leka” mbi “familjet naziste” në Gjermaninë e mesit të shekullit të perënduar. Një inkursion fort i përshtatshëm për profilin e vet gërmadharrëmues. Gazeta Ndryshe, 11 mars 2008

131



Akt Now! - Vepro tani!

MEJDAN NE KOKEN TIME Çfarë pritet nga politikanët dhe shtetarët që nuk bëjnë as dhjetë hapa në rrugë me qytetarët e vendit të vet.

Burrat e shteteve gjithmonë kanë qënë burim i shprehjeve e mendimeve të mençura, ndaj jo pa shkak në çastin kur nisa të lexoj shkrimin e ish presidentit tonë Rexhep Mejdani me titull “A mund të vazhdohet kështu”, kujtova Çurchill që në mes të ditës me diell dilte në Londër me çadër. Pa kaluar dy -tre paragrafë ne lexim, papritur më erdhi koka vërdallë. Nuk po merrja vesh çfarë po ndodhte ndaj vendosa ta ndërpres. Nisa sërish leximin. E njëjta gjë. Atëherë hoqa dorë. Për t’u davaritur rufisa me nge një kafe turke. Si mblodha mendjen, iu ktheva sërish me një durim prej kali dhe kur arrita deri në fund atë analizë, e thashë me vete: Ky ish-president pse kaq proliks e hermetik në të shkruar. Pse kaq konfuz sa të mos e marrë vesh askush. Dhe ato pak çfarë merren vesh ta bëjnë kokën dhallë sepse ish lideri i së majtës shqiptare, çfarë shitet edhe sot, na shfaq ca ide, në mund ti quajmë të tilla kalamendjet ultra të djathta, për shpëtim të Shtetit, Qeverisë dhe kapitalit të madh prej barrës së rëndë sociale të shtresave varfëra të shoqërisë. Përmbajtja e shkrimit të tij fund e krye nuk ish tjetër veç një lëmsh Ariane që nuk i gjendej filli kurrkund. Çfarë kërkon kur trajton problemin e “Kundërshtive” të brëndshme të etatizmit social, që ky profesori ynë i shkencave të natyrës paska zbuluar në programin e

133


Kolec Traboini - esé

Franklin Ruzveltit, i cili në mënyrë të padyshimtë mbahet si presidenti më pranë shqetësimeve e halleve të popullit amerikan e që e shpëtoi vendin e vet nga kriza më e madhe ekonomike që kish njohur ndonjëherë. Programi i tij edhe sot pas afro një shekulli e tregon Amerikën vendin më të ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë. Dhe këtë e shpreh edhe fakti që shqiptarët e varfër që emigrojnë në Amerikë, brenda një dhjetëvjeçari jo vetëm që adaptohen, por edhe kanë një përparim të madh të mirëqënies së tyre anipse mund ta kenë filluar duke trokitur në dyert e ndihmave sociale. E këto në sajë të programeve të shumta që i ndihmojnë njerëzit për të gjetur vendin e tyre e për t’u bërë të vlefshëm për veten dhe shoqërinë. Për më tepër ky Mejdani ynë “zbulon”këtu në këtë vendin tonë të vogël postulatën e madhe se: “në thelbin e vet, rezultati logjik i një zbatimi etatist të parimit të “shanseve të barabarta” është njëlloj padrejtësie dhe diskriminimi – si ndaj atyre që janë të aftë dhe të talentuar, ashtu edhe ndaj atyre, që shfaqin mundësi shumë më të pakta fizike e mendore.” Dihet se Amerika është vendi i barazisë dhe i shanseve të barabarta. Mos vallë Profesori ynë i quan jashtë kohe parimet amerikane të trajtimit të problemeve të shoqërisë? Sepse Amerika, megjithë barrën e rëndë në buxhetin e shtetit ndjek një kurs që i ka nën vëmendje të vazhdueshme kujdesin për asistencat sociale. Aq shumë bën kujdes shteti amerikan sa kanë dalë jashtë loje sindikatat për të cilat amerikanët e thjeshtë as që duan më të dëgjojnë. Për më tej Profesori, i konsideruar i majtë, u sjell lexuesve shqiptarë të tilla klasifikime si : “përgjegjësia publike ndaj atyre që janë të paaftë të sigurojnë minimumin e kushteve për jetë normale është në vete një-

134


Act Now! - Vepro Tani!

farë “mishërim skllavërimi” prej njeri-tjetrit.” Ku do të dalë ky Profesori ynë i madh. Se njerëzit e paaftë, të pamundur, të papunë, të pastrehë janë të tepërt e nuk i duhen këtij kombi. Por ama, të gjithë këta janë pjesë e elektoriatit kryesisht të majtë. Nuk e di ky profesor i majtë se prej nga vjen varfërimi i skajshëm i një pjese të popullsisë. Po këtë e dinë edhe bufat si nuk e dinë profesorat? Shoqëria skajohet prej babëzisë për t`u pasuruar shpesh në mënyrë të padrejtë nga një pjesë e vogël e popullsisë, duke e lënë me mundësi të pakta pjesën tjetër. Sepse pasuria nuk është e pafundme. Kjo është e natyrshme të ndodhë kudo, por Shteti e Qeveria nuk duhet të jenë vetëm e atyre që kanë aftësinë të pasurohen në mënyrë habitore duke u bërë milionere brenda një dite, si ministri i majtë në qeveri të djathtë i energjitikës, por edhe atyre, që Mejdani i etiketon si “mishërim skllavërimi” e peshë në kurriz të shtetit. Mejdani për të mbështetur mendimet e veta antisociale kalon nga i majtë në një ekstremizëm të djathtë sa arrin të gjejë një mbrojtëse të kapitaleve të mëdha në Amerikë e të na e shesë dogmën e saj si një normë këtu në vendin tonë. Ja çfarë na afron Profesori ynë: “Nisur nga thelbi i gabuar i konceptit të shtetit të mirëqenies sociale, një filozofe amerikane, Ayn Rand, midis të tjerash, sqaron: “Në pikëpamje morale e ekonomike, shteti social përshpejton mundësinë e një tërheqjeje për nga poshtë..” Jo i nderuar Profesor, Amerikën nuk mund ta shohësh e as ta kuptosh nga një formulim teorik i një filozofeje si Ayn Rand, se të tilla si kjo filozofe Amerika ka me mijëra, superprodhim, por të ulesh e ta studiosh ekonominë amerikane nga brenda, t`i vëresh se si funksionon shteti dhe si ka arritur të shmangë krizat

135


Kolec Traboini - esé

e mëdha pas viteve `30 të shekullit të kaluar. Të studiosh se përse erdhi ajo krizë dhe si arriti të shmanget katastrofa pikërisht nga një kthim të shtetit me fytyrë për nga probemet e shoqërisë, duke e bërë shtetin amerikan më human e më social se më parë. E ky kurs vazhdon i sigurtë pavarësisht përpjekjeve pa sukses të Bushit të Dytë, që ndërsa harxhonte miliarda në luftën e Irakut përpiqej për ta reformuar, pra zvogëluar fondin e shërbimeve sociale apo uljen e taksave si për klasën e miliarderëve edhe për shtresën e mesme të cilën Obama me programin e vet social po e rishikon në dobi të shtresave të mesme amerikane. Nuk ka gjasa se edhe këtë shekull programi i shtetit “social” amerikan të ndryshojë pavarësisht rokanisjeve të Ayn Rand. Por edhe të profesorit tonë që pak e njihka Amerikën po akoma më pak Shqipërinë, për sa kohë që kërkon të aplikojë parimet konfuze të Ayn Rand, që në Amerikë nuk ma do mendja se e dëgjon ndokush veç ndonjë auditor universiteti. Atje shteti nuk drejtohet nga filozofët por nga parimet e ligjet që i mbrojnë qytetetarët, qofshin të aftë apo të paaftë, qofshin normalë apo handikapë, qofshin miliarderë apo ata që flenë nën urë të cilët( për analogji) në konceptet e ish presidentit tonë janë barrë e skllavërim për kastën e milionerëve shqiptarë që një zot e di si i kanë vënë pasuritë, në mos qoftë dhe vetë Profesori ynë një prej tyre. Në mes të oratorisë së tij kundër shtetit social, ish presidenti lëshon shashkën tjetër që mund të merret si një antiamerikanadë: “Aktualisht duket sikur Amerika, si shoqëria e parë e lirë në botë, me garantim të të drejtave njerëzore fondamentale (të së drejtës së jetës, lirisë, fesë, pronës, lirisë së fjalës, të të drejtave të barabarta ndaj ligjit dhe proçesit të drejtë gjyqësor, etj.) po synon të përfaqësojë një nivel më të lartë të etatizmit social.” Pra të etatizmit social që profesori i nderuar e

136


Act Now! - Vepro Tani!

konsideron si një barrë e bezdisur. Dhe çon deri në atë masë oratorinë e tij kundër shtetit social sa sugjeron as më pak as më shumë por: “b) heqja dorë prej tij në kuptimin fondamental të vetin. Shumë më afër këtij varianti të dytë është Shqipëria, por nuk është vetëm ajo! “Shteti i mirëqenies” në shumë vende, si në Shqipëri, po dështon në qëndrueshmërinë e tij. Natyrisht, ai ka pasur meritat e tij, duke arritur qëllime të rëndësishme, por ama sot ai mbetet tepër i kushtueshëm për mjaft nga këto vende. Dhe jo vetëm për to!…” Harron ky ish president se Shqipëria më shumë se asnjë vend ka nevojë për një program social sepse është populli më i varfër në Europë. Duke qenë Presidenti i këtij shteti të varfër as nuk i ka vajtur mendja kurrë të propozojë të bëhet ajo që zbatohet në SHBA në politikën e taksave. Pra ashtu si në Amerikë edhe në Shqipëri të mos taksohen konsumatorët për ushqimet, sepse të mjerët pensionistë 20 përqind të pensioneve të vogla që marrin e kthejnë prapë në shtet nëpërmjet taksave. Amerika me një standart të lartë jetese z. ish president nuk e takson popullsinë për ushqimet që blen, kurse shqiptari e paguan ushqimin si frëngu pulën plus 20 përqind që mer shteti. Çfarë i thonë kësaj? A e lodh sadopak mendjen për këtë. Si mund të rrojë një njeri në Shqipëri me 15 mijë lekë të reja( 150 dollarë) në muaj kur 20 përqind të kësaj shume automatikisht nëpërmjet taksave e merr prap shteti, pra si rron njeriu me 12 mijë lekë( 120 $) në muaj kur edhe për këtë duhet të paguajë energjinë që shkon 4 mijë lekë( 40 $)e me teper. Llogarit çfarë i mbetet një njeriu për të mbajtur frymën Profesor. Aspak më shumë se ajo çfarë ti shpenzon veç për kafe në një muaj, ndaj e ke të lehtë t`u vësh etiketën barrë e rëndë, të tepërt, të padëshiruar.

137


Kolec Traboini - esé

Të jesh i majtë e të dalësh me flamur të djathtë në opinionin publik, të dalësh kaq hapur e në mënyrë cinike kundër shtresave të popullsisë që të kanë zgjedhur madje deri president i një shteti, është vërtetë për të vënë duart në kokë se deri ku arrin shpërftyrimi i njerëzve të politikës, sa demagogë e sofistë jemi në raport me popullin e thjeshtë, njerëzit që mezi e mbajnë frymën, njerëz që kur i humbin shpresat se nuk kanë më as bukën e gojës, hedhin litarin në trarin e shtëpisë dhe vetvaren duke e lehtësuar shtetin tënd z. ish president nga ai që ti quan “mishërimi e skllavërimi” që u vikërka miqve të tu kapitalistë prej barrës së rëndë, teksa u japin a s`u japin të varfërve një kothere bukë si lëmoshë për të mbajtur frymën. Ku jetoni ju ish-presidenti ynë. Në cilin qiell. Në cilën parajsë tokësore. Atje ku jeton ti njerëzit a kanë zemër apo në vend të saj një llogari bankare e ca ligje të egra antihumane që sajojnë një shoqëri të pashpirt që i lë njerëzit të vdesin?! *** Nuk e di se çfare shkolle politike e kanë mësuar sofizmin e kohëve të vdekura këta politikanët tanë të tipit Mejdani. Në botë, a të paktën në Amerikë shkruhet e flitet me një gjuhë sa më të kuptueshme nga masat, të paktën sa kohë që ke si auditor mjetet e komunikimit masiv. Nëse Mejdani që nuk e ka profilin e shkencave politike sociale, por atë të shkencave të natyrës, mendon se i ka këllqet të bëjë filozofi hermetike mbi ekonominë dhe problemet social-politike të botës sonë të vogël shqiptare, të dalë në botën e madhe, le të botojë studimin e vet tek "The ekonomist" dhe të shohin si do ta zënë me vezë. Por edhe atje pak vështirë është

138


Act Now! - Vepro Tani!

t`ia botojnë sepse kudo rendin drejt njerëzores, së thjeshtës, të kuptueshmes,duke bërë kujdes që të mos keqinterpretohen idetë e veta, qoftë dhe nga një lexues i vetëm aq më tepër se me daljen e mediave elektronike çdo lexues ka të drejtën e komentit qofsh ti dhe president jo më i Shqiperisë, por edhe i Amerikës. Kjo është bota sot. Është thjeshtësur jeta në këtë shoqëri konsumi, sa ta sjellim dollapin me elemente në një kuti kartoni e ti pasi e hap lexon udhëzuesin dhe e monton për 10 minuta. Kjo është Amerika e nuk besoj vetëm Amerika. Thjeshtësia dhe prakticiteti amerikan nuk është më pronë e këtij supershteti, por ajo është përhapur kudo ku ka njerëz me mend në kokë. Por, me shtetet e vogla si Shqipëria jonë ndodhka si me kapelen e majmunit. I morën majmunët një tregtari ambulant të gjitha kapelet kur ky po flinte nën një palmë dhe kur u zgjua kish veç kapelen e vet në kokë. U lut njeriu po ku merrnin vesh majmunët të cilët gajaseshin. Ateherë i nervozuar tregtari nxorri dufin duke e hequr kapelen e vet e duke e hedhur në tokë me forcë. Pas pak nga pema ranë përdhe të gjitha kapelet. Majmunët në fillim qeshën, por më pas si e panë tregtarin të ikte me kapelet e veta u ngërdheshën. S'kishin çfarë të bënin tjetër.Tani ne çfarë po bëjmë. Përdorim sofizmin për t`i dhënë mësime këtij populli tonë të varfër nëpërmjet medias tonë konfuzë. Tepër vonë jemi kujtuar të aplikojmë ato metoda që bota i ka braktisur me kohë si të pafrytshme. Këtu qenka modë për të krijuar qorrsokaqe politike dhe ekonomike, për t`u shitur teoricienë të fushave që bota i ka eksploruar dhe ezauruar që në shekullin e kaluar. Duhet pastaj të na dalë një ambasador amerikan të na tregoje si duhet e si nuk duhet të jenë gjërat në politikë, në ekonomi dhe legjislacion. Duhet pra dikush ta hedhë kapelen i nervozuar qe të bëjmë të njëjtën gjë edhe ne, se ndryshe nuk lëvizim.

139


Kolec Traboini - esé

E shfaqemi kështu si majmunë të vegjël në botën e madhe të dijeve, të politikës, të ekonomisë e fusha të tjera ku e vetpërsosim sofizmin duke harruar se sofizmi më tepër se dije shpreh mosdije, shpreh paaftësi për të qartësuar në sytë e opinionit publik fenonemet që përpiqesh të trajtosh. Nëse shkruan që të mos marrin vesh, askush nuk të lë vend në faqet e gazetave e revistave, sepse jetojmë në kohën e botën e komunikimit masiv. Sofizmat e demagogjia ekzistojnë në gojë të politikës kryesisht në fjalime nëpër tribuna për të joshur e marramendun turmat, por kur shkruhen në letër këshilltarët bëjnë kujdes të mos këtë as dhe një fjalë të pakuptimtë. Ajo çfarë kuptoj nga shkrimi i z. Mejdani është se duhet të ketë qënë një keqkuptim i madh qënia e tij si president. Njeri në këllëf profesorati që nuk e ka idenë se çfarë ndodh në realitetin shqiptar, që nuk bën as dhjetë hapa në rrugë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi të cilët i quan barrë e rëndë dhe u mohon “shanset e barabarta” sepse janë as më pak e as më shumë por, shprehje e padrejtësisë dhe diskriminimit –ndaj atyre që janë të aftë dhe të talentuar. Mesa duket, ndër të talentuarit Profesor Mejdani fut edhe veten. Dhe shtresat në nevojë të popullsisë qënkan ato që i janë vënë si vargoj nëpër këmbë. Shkrimi i tij as mish e as peshk "A mund të vazhdohet kështu?!" këtë tregon. Shtator 2010

140


RRENJET TONA JANE NE ARBERI


Shkrim në gazetën “Ilyria” New York, botuar gjashtë ditë pas vdekjes së Aristidh Kolës, 17. 10. 2000


Akt Now! - Vepro tani!

ARISTIDH KOLA “Rrënjët tona janë në Arbëri!”

Kanë rënë këmbanat e ka ardhur ora për ata që duan të dëgjojnë e kuptojnë se kultura e traditat, historia dhe gjuha nuk mund të kufizohen edhe më tej brenda kufijve të Shqipërisë që i sajuan të tjerët e jo ne, në vitin 1913. Duke u qorrollepsur e duke u sjellë si provincialë në këtë kopshtin tonë të vogël, ne e kemi humbur besimin prej arbërorëve që rrojnë përtej gardhit tonë. Sot arvanitët dhe arbëreshët e shohin me skepticizëm Shqipërinë dhe po i hedhin sytë nga Kosova me shpresë se ajo do të bëhet qendra arbërore e shqiptarëve të gjithë botës. Këtë e ndjente dhe e thoshte jo pa pikëllim edhe i paharruari Aristidh Kola, kjo figurë e madhërishme e kulturës arbërore, por na thonë sot e kësaj dite, anipse ne bëjmë sikur nuk dëgjojmë, edhe veprimtarët e tjerë arvanitas e arbëreshë si Jorgo Miha, Jorgo Jeru e At Antonio Bellusci. A ka ky shtet shqiptar një Akademi të dëgjojë këmbanat, që të mos lërë në harrim kulturën tonë përtej kufijve, një kulturë e traditë, një histori plot lavdi, që është po me aq vlerë sa ajo brenda kufijve, në mos më shumë. Veç bustit të De Radës si nuk u pa gjëkundi në këtë dhè një monument a bust për ata që dhanë aq shumë për kulturën arbërore jashtë kufijve të vitit 1913. Si nuk u panë të shfaqen në dy dekada grupet kulturore arvanite arbërore në këtë vend. Të mos flasim për

143


Kolec Traboini - esé

shkrimtarë, piktorë e artistë që janë nderi e krenaria e fqinjit tonë të jugut. Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Po ne si nuk morëm një kostum aq të mrekullueshëm të grave arvanite e të mburremi me të, sepse është vërtet pjesë e kulturës tonë të mrekullueshme arbërore. Pasi na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht. E kryepseja: pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare? Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë. Akademikët tanë që flenë nëpër katedra duhet t`ia kenë zili atij, por jo zili për keq, sepse ai ishte e mbetet pjesë e kulturës sonë arbërore, por t`ia kenë zili për vullnetin e këmbënguljen, për sakrificën, sepse Aristidh Kola në studimet e veprat e veta, vuri tërë dashurinë, pasionin, tërë kohën edhe jetën e vet duke punuar në kushtet e një terrori verbal e psikologjik. Por mendoj se këtu vegjeton edhe një zili për keq, prej atyre që kanë veshur papuçet akademike të Obllomovit. Lënia jashtë vëmendjes, thuajse në harrim e kësaj figure, duke u mjaftuar me emërtimin “Aristidh Kola” një rrugice të vogël në periferi të Tiranës, diku fshehur pas pallatit të Brigadave a fshatin Sauk, është vërtet shprehje e qëndrimit tonë cinik ndaj kulturës arbërore, e mendësisë sonë të vetizolimit, për të mos thënë frikës se mos bash për këtë mbeten prishaqejf diplomatët e fqinjëve. Vështirë është ta pranojmë të vërtetën, por pa e pranuar atë nuk ka as dhe një shans të vetëm të gjejmë një udhë të drejtë në këtë mishmash kombëtar, ku

144


Act Now! - Vepro Tani!

flitet veç për politikë, ku prodhohen veç konflikte e kultura konsiderohet si një handikap shoqëror i bezdisshëm. Aristidh Kola i madh kishte një mendësi krejt tjetër. Kultura, tradita, gjuha, prejardhja, historia ishin gjithçka në jetën e tij. Ai e shihte Shqipërinë me sytë e shpresës. Ai kishte udhëtuar katër herë në Shqipëri e një herë në Kosovë, por edhe në Kalabri e Siçili, gjithnjë me dëshirën e zjarrtë për ta thyer atë barrierë që na kishin vënë në mes nesh, në mes të njerëzve të një gjuhe dhe një gjaku. Ndaj është krejt e kuptueshme çiltërsia me të cilën e priti dyndjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi me mendimin se kjo do të ishte një rast ideal për të krijuar lidhjet e mungura mes krahëve të shqiponjës. Ai u afroi shqiptarëve emigrantë një miqësi pa asnjë rezervë e pa asnjë kusht. Nuk përdori për ta asnjëherë fjalën emigrant. I quante me gjuhën e tij të bukur shqipo-arvanite “djemt”. – “Kush e di ç’bëjnë djemt. Kush e di ku janë djemt.” I thërriste ashtu siç thërriste të birin e vet, Panajotin. Me të njëjtën dashuri. Ishte një miqësi e dashuri që buronte prej gjakut të përbashkët që na rridhte në damarë e gufonte në zemrat tona arbërore. E më së shumti nuk ishim ne që e kërkonim atë, sepse edhe druheshim, por ishte ai që interesohej se çfarë ndodhte me emigrantët shqiptarë në Greqi. Që kur e takuam për herë të parë, ashtu do ta ruajmë në kujtesë, të gjallë e plot energji, të përzemërt, me fytyrë plot dritë e të qeshur, gjithmonë i mirë e bujar. Kush tjetër si ai! E kjo ndodhte se ai kishte një vizion të madh e nuk i shihte shqiptarët e Shqipërisë së vitit 1913 si njerëz të përtej sinoreve, por vëllezër gjaku, sepse e dinte se kufijtë ishin krijuar nga të tjerët e jo nga shqiptarët, se pengesat i sjellin qeveritë e politika, por jo popujt.

145


Kolec Traboini - esé

Aristidh Kola ishte si një diell që lind, kalon në zenit dhe perëndon, e gjatë gjithë udhës në qiell ndriçon për njerëzit. Kështu ndriçoi gjatë tërë jetës së tij miku ynë i madh e i paharruar që sot e kujtojmë me nostalgji. Veç perëndimi ishte tejet tragjik për diellin metaforik me emrin Aristidh Kola. Ai kaloi nga Thiva ku lindi, përmes fshatrave arvanite të Atikisë, që i rrinë Athinës si kurorë, nga ishulli Salamina i Anastas Kulluriotit, kalonte nëpër malet e Moresë, tek Arbërshët e De Radës e Zef Serembes në Kalabri e Siçili të Italisë, ku zuri miq të mëdhenj si At Antonio Bellusci me të cilin e lidhi një miqësi e jashtëzakonshme. Të dy dijetarë me mendje të ndritur, karakter të fortë e zemër guximtare. Njëri në lindje e tjetri në perëndim të Arbërisë sonë. Si dy zogj shqiponje, së bashku fluturuan lart, por edhe larg deri në Strasburg, për t’i thënë Europës se Arvanitët, trashgimtarët e Kollokotronit, Marko Boçarit, Gjergj Karaiskaqit, Laskarina Bubulinës e plot heronjve të tjerë të Revolucionit Grek, ishin gjallë, anipse të harruar, pak prej vetes e shumë e më shumë prej të tjerëve. Ata kështu po i kthenin arvanitasve krenarinë e dinjitetin, lavdinë e një historie të mohuar. E vërteta që mbronte Aristidh Kola kaloi si hark drite edhe në qiellin e Shqipërisë dhe Kosovës e mbarë trojeve shqiptare në Ballkan. Kush më shumë e më zjarrtë se ai i mbrojti shqiptarët e Kosovës kur edhe në revistën e tij “Arvanion” shkruhej me gërma të mëdha - “Edhe unë jam kosovar!”. Ai me guximin që tregoi shfaqi tiparet e trimave arvanitë në histori që nuk e njihnin frikën. Ata ishin lindur në luftë dhe lufta i rriste e i trimëronte, siç thotë miku i tij, veprimtari tjetër arvantias, Jorgo Miha. Vetëm pse mbronte shqiptarët e Kosovës në të drejtën

146


Act Now! - Vepro Tani!

e tyre për liri, u kërcënua publikisht në një emision televiziv nga një gazetare, sot deputete komuniste në parlamentin grek: “Ju akuzoj si agjent i të huajve…më e pakta i UÇK-së, ju akuzoj për agjenturë dhe propogandë të zezë, jeni armik i brendshëm.” Për këtë ngjarje skandaloze në median greke, ndoshta e vetmja e këtij lloji në mbarë Europën, në një letër që Aristidh Kola i dërgoi mikut të tij arvanitas, Taso Karandis, botuar post mortum në revistën “Ritmi i Salaminës”, shkruante.: "Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në "Sky" 5 Maj 1999 dhe më pyetën përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja... Miqtë e mi, mos u mërzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse "e drejta del, vjen kur t`i vijë ora… E kam dashur dhe e dua vendin tim, por dashuria ime nuk është me fjalë, por me veprat e mia, të cilat do të kujtohen kur balta e zonjës…Kaneli të kalojë në harresën e shekullit. Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përrmjera dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time..." Dhe e pagoi. E pagoi pa iu dridhur qerpiku, sepse kishte gjak arbëror e karakter arvanit të pamposhtur. Me të drejtë i vëllai i tij, Jorgo Kola, thotë se me Aristidh Kolën ndodhi ajo që thuhet në një proverb biblik: - “Kush ka guximin të thotë të vërtetën, kryqëzohet.” U bë një dekadë që nga ajo ditë e zezë athinjote, ajo vdekje mizore, që na e rrëmbeu parakohe e krejt papritur Aristidhin tonë. Po a thue përnjimend u shua ai diell arbëror? Kurrsesi, sa kohë që ia ndjejmë rrezet e ngrohta që burojnë prej veprave të tij. Se ja kësh-

147


Kolec Traboini - esé

tu ka ndodhur edhe me Anastas Kulluriotin e Jorgo Marugën, por ikën vetëm fizikisht. Asgjë tjetër nuk ka ikur veç trupit që iu kthye dheut të krijimit. Nuk mund t`i vihen pranga dritës. As ideve dhe frymës së tij që ndjejmë në çdo libër e në çdo fjalë. Veprat e mendimet e tij na shoqërojnë. Sot më tepër se dje, nesër me tepër se sot, kështu në vazhdimësi, sa kohë që bijtë e shqipes arbërore, shqiptarët, arbëreshët, arvanitët rrojnë e do të rrojnë mbi dhè. Aristidh Kola ishte një mendje e ndritur që e kuptonte se në këtë botë kish jetë, por kishte edhe vdekje, por dinte akoma më mirë se vdekja mund të mundej me vepra të mëdha për njerëzit. Ai e dinte mirëfilli se ka një mënyrë për të rrojtur edhe pas vdekjes, çfarë në të vërtetë e mrekullisht ndodh. Se ja, tani për Aristidhin tonë dinë e flasin më shumë njerëz. Anipse gazetat shqiptare në Tiranë e Prishtinë fare pak shkruajnë, se janë peng e robër të politikës dhe interesave konjukturale, por falë komunikimit të shpejtë e masiv elektronik, për Aristidh Kolën sot flasin e shkruajnë me admirim në të katër anët e globit, nga Europa në Amerikë, Kanada dhe Australi, kudo ku ka shqiptarë. Vepra e tij madhore “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” veç 12 botimeve në Greqi, është botuar e ribotuar edhe në Shqipëri, por, edhe vepra te tjera si “Gjuha e Perëndive” tashmë i kanë në dorë shqiptarët në arbërishtën tonë të lashtë e të bukur. Disa njerëzve vdekja iu shërben për t`u bërë edhe më të gjallë se të gjallët. Kur trupi ikën, shpirti vjen më pranë njerëzve. Ringjallje sipas shëmbëllesës Ungjillore. Ndaj gjithmonë do të themi se Aristidh Kolën e kemi gjallë midis nesh. Ai zjarr dashurie e krenarie që ndezi mes arvanitasve si të ishte një Promete, kurrë nuk mund të shuhet. Le ta mbyllim me fjalët që aq shumë i kish për zemër i

148


Act Now! - Vepro Tani!

pavdekshmi Aristidh Kola: “Rrënjët tona janë në Arbëri!” E këto fjalë, që të kujtojnë edhe të madhin De Rada që i mbylli sytë duke parë detin, duhet t`i kenë në mendje e në zemër arvanitasit edhe arbëreshët, por duke ditur rrethanat e mundësitë, le t`i ndihmojmë edhe ne sadopak, që të mos i harrojnë, se njerëzit që kanë guximin të thonë të vërtetën edhe me tej të mos kryqëzohen, që errësira të mposhtet përballë dritës e shpirti i Arbrit të rrojë përgjithmonë! Fjala e mbajtur në 10-vjetorin e vdekjes së Aristidh Kolës organizuar nga autori në MTKRS, 2011 Tiranë. Botuar nga gazetën "Rrënjët" ( Le Radici) nr.1, 9 prill 2011, Itali

149



Akt Now! - Vepro tani!

FJALET E FUNDIT TE KARAISKAQIT Karakteri shqiptar

Gjergj Karaiskaqi u shkarkua nga detyra si komandant dhe në vend të tij vunë një gjeneral tjetër grek. Këto makinacione bëheshin nga grekët për t’i larguar arvanitasit që shiheshin si heronj nga populli, por si kundërshtarë nga qarqet helenike dhe ato kishtare që bënin ligjin. Përdornin tërë metodat, pa kursyer helmin e plumbin dhe për ta zbehur sa të ish e mundur shkëlqimin e tyre sfidues. Ndërsa heronjtë arvanitas të Revolucionit 1821 e mbyllën luftën me pavarësinë e Greqisë dhe me ëndërrimin për çlirimin edhe të Shqipërisë nga Osmanët, grekët pikërisht atëherë nisën luftën e tyre të vërtetë duke i vrarë udhëheqësit arvanitas siç bënë me Kollokotronin që e helmuan në burg dhe të tjerë. Gjenerali grek që e zëvëndësoi Karaiskaqin, me qëllim e urdhëroi të shkonte tek Kisha e Shën Spiridonit në Perea ku ishin mbyllur si robër 300 arvanitas (shqiptarë) muslimanë e të bënte kështu e ashtu...fjala ishte që t'i mundonte e torturonte. Karaiskaqi nuk pranoi. Si mund të pranonte të derdhte gjakun e vëllezërve të vet shqiptar. Gjenerali grek u grind me Karaiskaqin. Karaiskaqi, ky trim i paepur arvanitas më karakter të fortë, iu kthye ballë për ballë e i tha: "Atë urdhrin që po më jep do ta shkruaj në k.... tim!". Pastaj vazhdoi, - “Ne të dy jemi me një gradë, gjeneral, si më jep urdhëra ti mua? E si mund të shkoj

151


Kolec Traboini - esé

unë tek arvanitët musliman të mbyllur në kishë?” Kjo sepse ai vetë qe arvanitas. Gjenerali grek që e kishte dërguar me qëllim tek robërit arvanitas muslimanë për ta poshtëruar, se kështu jua bëjmë ne grekët shqiptarëve. Duke qënë një hakmarrës i lig komandanti grek, gjeti një turko-grek dhe e porositi ta qëllojnë pas shpine gjeneralin Gjergj Karaiskaqi. Në momentin e fundit që po binte, heroi arvanitas pa andej pas nga erdhi plumbi e i lëshoi një thirrmë sa buçiti vendi "Të q....nënën!", në gjuhën arvanite-shqiptare dhe ra përdhe. Eshtë koinçidencë që të njëjtën fjalë, në të njëjtën situatë, sipas protokollit të policisë së Tiranës me dëshmitarët e ngjarjes, ka thënë kur e qëlluan për vdekje edhe Avni Rustemi, në 1924. Monumenti i Karaiskaqit në kalë është derdhur në bronx në një shesh të Athinës që mban emrin e tij "Platia Karaiskaqi", e ku kalojnë shpesh edhe emigrantët shqiptarë, bashkëpatriotët e tij. Po t’i pyesësh grekët e sotëm për heroin, të ushqyer që në fëmijëri në shkolla me idera të sëmura nacionaliste, të thonë se Gjergj Karaiskaqi ka qenë grek e vetëm grek. Por Karaiskaqi para se të vdiste tha ndryshe, madje e tha në atë gjuhë që në Greqi është e mohuar dhe e ndaluar sa me demagogji aq me represion. Ndërkohë që Turqit e Ksanthit e kanë shkollën turke, por edhe deputetë e xhami kanë, ndërkohë që arvanitasit me gjuhën e tyre shqipe janë të ndaluar. Turpi i Europës që lejon ende të tilla ndalime. Fundja grekët po ia shpërblejnë turqve, sepse edhe këta të fundit dikur kur na kishin të pushtuar, lejonin gjuhën e shkollën greke, por e shuanin me zjarr e plumb gjuhën tonë shqipe. Dëgjojmë grekët të na shajnë neve "turko-albanian" kur ata janë më turq se vetë turqit. Por të mos ua mohojmë një meritë, të mos ua mohojmë një të vërtetë, ani pse lehin si çakenj nëpër

152


Act Now! - Vepro Tani!

parada idiote, pshurren në brekë prej frikës së turqve. Por edhe neve, që tani jemi bërë dy shtete shqiptare në Ballkan, tmerr e frikë na kanë. Nuk kanë më as autoritetin e as tutelën që kishin mbi ne para një dekade. Gjeopolitika ka ndryshuar dukshëm në këtë shekull të ri, miti grek si superfuqi në Ballkan e tokat arbërore është shpërbërë ani pse ka mjaft politikanë e shtetarë të vetquajtur shqiptarë, që për hir të interesave të karrierës e xhepit janë gati t’u japin grekëve tokën dhe detin, se shpirtin e vet ia kanë falur djallit! Tani pra, me dy shtete shqiptare në Ballkan, ashtu si trimi shqiptar Karaiskaqi i tha gjeneralit tinzar grek, edhe ne pa pikë droje mund t'u themi pëllitjeve skizofrenike e shoveniste nëpër parada ushtarake mburravece athinjote: "Arqidhia!". Nuk mendoj se meritojnë fjalë me të bukur në gjuhën e tyre çakejtë e shovinizmit ballkanas.

153


Bisedë në “Radio Tirana” me redaktoren Valdete Andoni për emisionin “Udhëtim për tek vetja”, shkurt 2012


Akt Now! - Vepro tani!

MITINGU ANTIKOMUNIST I TIRANES 1991 - Në memorien time -

Duke ditur se manipulimet e historisë janë arti i fallxhorëve të politikës, prej vitesh e kisha lënë në heshtje mënyrën e organizimit e zhvillimit të mitingut të krijuesve e intelektualëve të Tiranës në kapërcyell të vitit ‘90-‘91 kur ende diktatura mbahej në këmbë, mirëpo tani që kryeministri i Shqipërisë e cilësoi si "mitingun tonë", ndërsa kryetari i opozitës edhe ai nga ana e tij në librin e vet “Kurban” e konsideron si një miting partiak, unë edhe më tej nuk mund të hesht, sepse tashmë kjo heshtje do të ishte e pakuptimtë. Këta liderë partish janë në të drejtën e tyre të bëjnë kurban bëmat e veta gjatë këtyre dy dekadave, por jo të personalizojnë apo privatizojnë ngjarje në të cilat kanë qenë thjesht të ftuar e jo organizatorë. Kanë aq shumë merita mbi shpatulla këta burra shteti sa do të qe e pakuptimtë të rëndoheshin edhe si nisiatorë mitingjesh të bëra prej të tjerëve. Mos vallë me këtë duan të nënkuptojnë se jashtë partive nuk ekzistonte asfarë aspirate për liri e demokraci dhe se kurrkush tjetër veç partiakëve nuk mund të shkruajë histori? Në librin “Kurban” të Edi Ramës, kryetarit të PS, thuhet tekstualisht: “…pak ditë më pas kur (nënkuptohet Sali Berisha- shënimi im K.T.) donte të na pengonte Ardianin (Klosin), Kasemin( Trebeshinën) dhe mua të flisnim në mitingun ku për herë të parë u godit në fjalën time hapur në shesh figura e Enverit, te Sta-

155


Kolec Traboini - esé

diumi “Qemal Stafa”, ku na drejtoi gishtin në sy pa u mbledhur ende njerëzit duke na thënë se “ju s’mund ta merrni fjalën sot se s’kemi kërkuar leje në polici për ju…” Këtë pjesë libri botuar në gazetën “Panorama” viti X.Nr.3248 datë 28 tetor 2011, redaksia ose autori e kanë shënuar me titull: “Si më largoi Berisha nga mitingu i PD në ‘91”. Ne nuk dimë çfarë t`i themi Edi Ramës, as nuk mund t`i japim ndonjë këshillë, sepse ai është në majë të piramidës socialiste, por e mira do të qe që ata këshilltarë që i mban me bukë, që mesa shihet janë të painformuar, nuk lexojnë as çfarë shkruhet në gazetat shqipe, apo në TVSH pikërisht për këtë informacion të gabuar që përcjell tek lexuesit e vet. E kam shkruar në shtyp, por e kam thënë edhe në intervista televizive se Mitingu që përmend Edi Rama në librin “Kurban” nuk është inicuar e as organizuar nga PD dhe as ndonjë organ tjetër përpos se prej krijuesve të Kinostudios i inicuar prej shkruesit të këtyre radhëve. Do ta shtjellojmë këtë ngjarje të para dy dekadave më me hollësi, por le të shohin se çfarë mendimi kanë për këtë çështje pala tjetër antagoniste e politikës konfliktuale shqiptare. Mesa duket për gjithçka janë në kundërshti këto dy forca politike që zotërojnë vendin, por në një gjë janë në një mendje, që mitingun e parë të krijuesve dhe intelektualëve të Tiranës në përkrahje të zhvillimeve demokratike janë bërë nga PD. Po të mos isha unë që e kam ideuar e organizuar ketë miting, padyshim që nuk do të kisha marrë mundimin t`i përgënjeshtroj këta dy burra të politikës. Para se të hedhim dritë mbi këtë ngjarje, le të shohim çfarë thotë kreu i partisë në pushtet. “Ky njeri, - thotë kryeministri Berisha për opozitarin e vet të kolltukut, Edi Rama, - do të vinte në vitin `90 në mitingun tonë, pas Bibliotekës së Universitetit dhe

156


Act Now! - Vepro Tani!

do të më thoshte se ky fjalimi yt nuk është gjë, është i butë, sepse ata duhen varur. E pashë drejt e në sy e i thashë: - kë duhet të varim? Ata, - më tha, - Komitetin Qendror dhe Byronë Politike.” Unë iu përgjigja se nuk kam krijuar partinë e varjeve, por kam krijuar Partinë Demokratike. Në pikpamje partiake e vetmja gjë që mund të them është se si nisiator i formimit të degës së PD për Kinostudion, as në atë kohë e as sot nuk kam qenë e nuk jam i mendimit se ne, veprimtarët e lëvizjes demokratike në terren, po formonim degët e partisë së liderve të rinj. Ky nocion nuk ekzistonte në kokën time e të kolegëve të mi, sepse na ishte shpifur ideja e themeluesit të partisë komuniste dhe nuk na pëlqente të notonim në ato ujra kultesh. Sa i përket bindjeve të mia, dhe besoj jo vetëm të mia, që i kam shprehur që në numrin 3 të gazetës RD, janar 1991, ku kërkoja heqjen e yllit të kuq nga Flamuri dhe kallzave të grurit nga stema e Republikës, Partia Demokratike e atyre ditëve është formuar si një imediat historik, si parti e demokracisë dhe e kurrnji individi të përveçëm në këtë vend të rënduar nga kulti gjysëm shekullor i individit. Kulti i Enver Hoxhës (pse jo dhe i Zogut) i kishte lodhur aq shumë psiqikisht njerëzit (flas më tepër për intelektualët e jo turmat që nëpër tërë shekujt vetëm kanë brohoritur), saqë nuk kishim dëshirë të dëgjonim për liderë në ballë të tribunave. Por kjo çështja e personalizimit të partive, tashmë nuk është në preokupimin tim, sepse nuk bëj pjesë në asnjë prej tyre, kryekreje për faktin se nuk janë ato për të cilën mendoja se do të ishin. Le ta marrë mbi shpatulla kushdo që dëshiron të bëjë karrierë e të luftojë për mirëqënie e lavdi personale, sepse tashmë partitë janë leva arkimedi për të marrë pushtetin dhe pushteti

157


Kolec Traboini - esé

mjeti me të cilin mund të bëhen para me bollëk duke përdorur të dyja duart, në njërën duke mbajtur pankarta kolosale të luftës kundër korrupsionit, ndërsa në tjetrën duke mbushur xhepat e vet, ndërkohë që boshatisen xhepat e shtetit. Që në atë kohë, soj-soj benjaminësh e ligavecësh të rinj të politikës, vinin rrotull dhe me lajka përpiqeshin të ngjiteshin në shkallët e pushtetit e mund të themi se ia arritën mjeshtërisht. Luftëtarët më të mëdhenj zëbuçitës me bla-bla-bla oratorike gjatë daljeve nëpër podiume ishin komunistët, bijtë e rrethi i afërt i tyre, por edhe ish-spiunët e sigurimit. Ata më shumë se kushdo kishin nevojë të shfaqeshin si liderë të rinj dhe të mbulonin erën e keqe të së kaluarës së vet të palavdishme. Dihet që politikanët e interesit e jo të idealit janë si minjtë që braktisin të parët anijen që mbytet. Kështu ndodhi edhe në Shqipëri. Minjtë e kuq nisën të zhagiten e llangosen blu. Kjo blujadë nuk ishte e vështirë të binte në sy. Kushdo që ishte ndryshe, që nuk kishte të tilla orekse, por vepronte thjesht nga dëshira për të parë popullin e lirë pasi të shembej komunizmi, e ndjente veten të huaj në mjediset e këtyre liderve të rinj që, kush e kush t’i ngrinte shpatullat më lart se njëri-tjetri. Koha e tregoi se lufta për pushtet që u bë mes liderve të rinj të vetquajtur demokratë, ishte aq e ashpër dhe e pakompromis sa të duket se më shumë luftonin njëritjetrin se sa farën e keqe të komunizmit, e cila vërtet ishte tek kuadrovikët e Partisë së komunistëve shqiptarë, por edhe këta liderë të rinj ishin të molepsur jo pak me sporjet e kuqe. Tani le të shqyrtojmë shprehjen e kryeministrit që tekstualisht thotë: -“Ky njeri do të vinte në vitin `90 në mitingun tonë, pas Bibliotekës së Universitetit”.

158


Act Now! - Vepro Tani!

Biblioteka e Universitetit gjendet pranë sheshit që tashmë quhet “Nënë Tereza“ dhe nga pas ka stadiumin kombëtar. Tërë gjasat janë që Kryeministri Berisha t'i referohet jo mitingjeve të Partisë që e ka formuar ai, sepse nuk dimë të ketë bërë partia e tij ndonjë miting në atë shesh, përkundrazi më i spikaturi ka qënë mitingu madhështor i intelektualëve të institucioneve artistike të Tiranës në përkrahje të zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Mirëpo nëse është fjala pikërisht për këtë miting, kryeministri është i paqartë sepse e personalizon. Madje shkon edhe më tej kur thotë se ky njeri, pra Edi Rama, atëbotë pedagog i Insitutit të Lartë të Arteve, paska shkuar në mitingun e PDsë. Përkundrazi, ishte kryepartiaku Sali Berisha që shkonte në atë miting ku Edi Rama ishte në mjedisin e vet prej intelektualësh të institucioneve artistike të kryeqytetit (anipse në mënyrë habitore edhe vetë Edi Rama në “Kurbanin” e tij e bën kurban këtë miting duka ja faturuar PD-së dhe duke ia mohuar vetvetes), çfarë tregon se të dy këta kanë rreth vetes këshilltarë të paaftë, sepse Kryeministri dhe Kryeopozitari sjellin referenca të gabuara në median publike. Ai miting nuk ka qenë nisiativë e asnjë partie, ai është organizuar nga krijuesit e Kinostudios, thënë saktë ka qenë nisiativa ime, sepse po vija re se pak intelektualë të institucioneve artistike të kryeqytetit po solidarizoheshin me partinë e re demokratike që sapo ishte formuar. Po krijohej përshtypja se intelektualët krijues ishin indiferentë, gjë që nuk ishte e vërtetë. Aq më tepër neve si kineastë na takonte të ishim nisiatorë për faktin se kushdo në Shqipëri e dinte sesi kolektivi krijues i Kinostudios e kishte përcjellë me bisht ndër shalë, sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë dhe anëtarin e byrosë politike, Foto Çami, sa u përhap fjala nga

159


Kolec Traboini - esé

kuadrovikët e partisë diktaturë se në Kinostudio kish bërë fole armiku. Ndër veprimtaritë që kam zhvilluar ato ditë ka qenë edhe hapja e një fushate ndihmash monetare për PD-në. Mblodha një grup punonjësish dhe kërkova të krijonim degën e PD-së për Kinostudion. Për këtë kam shkuar e takuar Azem Hajdarin, i cili e pëlqeu dhe e përkrahu idenë e krijimit të degës së PD dhe më pajisi me një autorizim të posaçëm me firmën e tij. Duke i parë lëvizjet e mia, një grup oficerësh sigurimi të veshur civilë, shkuan në Kinostudio dhe kërkuan të më takojnë, por atë ditë kam qenë me xhirime jashtë Tirane, saktësisht në Shkodër me xhirimin e filmit “Dëshmi nga Barleti”. Kanë takuar drejtorin Viktor Gjika duke kërkuar prej tij të dhëna për personin tim. Viktor Gjika më thirri e njoftoi se “të kanë me sy të keq ata të Ministrisë së Brendshme, ndaj bëj kujdes për veten” dhe shtoi se “u përpoqa sa munda të të marr nën mbrojtje”. Pa patur parasysh këtë presion, vazhdova punën për formimin e degës së PD-së për institucionin tonë. Fotografitë e asaj dite janë ende në fondin e kameramanit Spartak Papadhimitri në Tiranë. Kjo sa për njoftim që të mos ngrihet ndonjë i vonuar, që ka hyrë në PD nja dhjetë vjet më pas dhe brenda natës na u gjend ministër e të na thotë ky i përkëdhelur i tarafit -"Po, ne s'të njohim fare". Se këta, fillimin e historisë së partisë blu apo rozë e llogarisin nga dita kur kanë nxjerrë lugën nga brezi e kanë nisur të hanë mjaltë qeverisje sa janë dendur mirë. Në selinë e PD-së kam takuar një dibran që rrinte në holl si punë sekretari për informacionin, në mos gabohem me emrin Zenel Hoxha, të cilit i kam kërkuar ndihmë për të nxjerrë një leje për zhvillimin e mitingut, për arsye se mitingjet nuk mund të bëheshin me kërkesa individuale, por këto kërkesa duhej të kalonin nga zyrat e partive. Më parë kisha shkuar në Ministrinë e

160


Act Now! - Vepro Tani!

Brendshme dhe ata ma kishin prerë se nuk japim leje për mitingje, se ato janë ekskluzivitet i partive të miratuara me legjislacion prandaj shkoni e bëni kërkesën nëpërmjet tyre. Siç dukej ishin marrë të gjitha masat nga Partia Punës mbase në marrëveshje edhe me krerët e PD-së, që çdo veprimtari të mbikqyrej duke i mbyllur shtegun nisiativave qytetare prej të cilave kishin frikë. Zeneli më kërkoi të mbush një formular ku duhej të përshkruaja qëllimin e mitingut, ku dhe kur dëshiroja të zhvillohej. Pasi e plotësova e firmosa formularin me kërkesën për një miting krijuesish e intelektualësh të Kinostudios, më kërkoi edhe emrat e dy personave të tjerë që do të shënoheshin si garant në atë letër e që bashkë me mua do të ishin përgjegjës para ligjit për zhvillimin e mitingut. Kërkesë që ai me emrat tonë do ta paraqiste në Ministrinë e Brendshme. I kërkova ndihmë regjisorit Mark Topallaj që u shpreh i gatshëm ta firmoste. Duhej edhe një i tretë, të cilin duke mos patur mundësi ta gjeja menjëherë, sepse duhet të shkoja sërish në Kinostudio, vendosa të shënoj regjisorin Saimir Kumbaro dhe ta lajmëroja më vonë, i bindur që Saimiri nuk do të kundërshtonte vënien e emrit të tij në listë, anipse pa e lajmëruar. Si nismëtar i këtij mitingu bëra dhe një akt të kundraligjshëm duke firmosur në vend të Saimirit. Ndoshta koha dhe rrjedhimet historike më shfajësojnë. Tërë problemi ishte se Ministria e Brendshme në fillim rrinte duke i lëvizur datën mitingut e kur përfundimisht u caktua një datë, nisi odisea e vendit ku do të zhvillohej. Në shtatë ditët e fundit, shtatë herë është ndërruar vendi i zhvillimit të tij. Kjo nxirrte shumë problem, sepse sa herë ndërrohej vendi, aq herë isha i detyruar të shkoja e të lajmëroja tërë institucionet

161


Kolec Traboini - esé

artistiko-kulturore të Tiranës. Na thanë, nuk ua japim sheshin pas Bibliotekës Universitare, por do të shkoni ta zhvilloni tek Fusha e lagjes "Ali Demi". Ditën tjetër, kërciste telefoni i Zenelit e një zë i rëndë oficeri thoshte: "Nuk do ta bëni atje, por do të shkoni tek fusha e druve në Qytetin e Nxënësve, tek gazermat e Ali Rizait". “A është e saktë? - i thosha Zenelit. “Eja nesër prapë!”më thoshte Zeneli, i cili bënte punën e ndërmjetësit. Pas kësaj niste vrapi im nëpër institucionet që nga Kinostudioja tek Opera, Biblioteka Kombëtare, Teatri Popullor, Estrada e Cirku, Radio Televizioni, Ndërmarrja Botuese, Instituti i Kulturës Popullore, Insituti i Monumenteve të Kulturës ku më priste me shprehjen "Prapë e anulluan, derrat!"- e ndjera Fatbardha Shkupi. Pastaj me vrap tek Filologjiku, Universiteti dhe Instituti i Lartë i Arteve. Ishte një lodhje e rraskapitje e krijuar me qëllim që të na bënim të hiqnim dorë ose më e pakta, duke e ndërruar vendin shtatë herë, njerëzit do të futeshin në konfuzion dhe nuk do të mblidheshin në një vend, por do të shpërndaheshin në tre vende. Ditën e fundit nga dreka, Ministria e Brendshme na njoftoi se ishim të lejuar ta bënim atje ku kishim kërkuar, por do të mbanin përgjegjësi të plotë personale nëse devijonte nga programi. Merreni me mend çfarë tensioni. Kishin mbetur vetëm pak orë. Të gjitha institucionet e dinin se mitingu do të zhvillohej tek Qyteti i Nxënësve. M`u krijua përshtypja se ky miting ishte paracaktuar të dështonte. Bëra vrapimin e fundit atletik, një maratonë e vërtetë nëpër Tiranë dhe si njoftova kë munda, shkova drejt e tek sheshi pas Bibliotekës Universitare. Isha i pari. I rraskapitur dhe i pangrënë u ula në një shkallë guri e po qetësoja frymën, kur nisën tek-tuk të duken njerëz që më pyesnin se a do të ketë këtu një

162


Act Now! - Vepro Tani!

miting. Më së fundi arritën të mblidhen jo më shumë se njëqind vetë. Nisën ta marrin fjalën njerëz që e kishin dhënë emrin në listën që kisha në dorë, por edhe spontanisht. Kisha ndërmend të flisja dhe unë por nuk kisha pikë fuqie, pastaj i thashë vetes, nëse ky miting zhvillohet unë e kam thënë fjalën time më mirë se me çfarëdo oratori nga megafoni. Nuk shkuan vetëm disa dhjetra minuta dhe erdhën studentët e Institutit të Arteve dhe ata të Universitetit Politeknik. Nisa të shoh njerëz që mund të ishin çfarëdo, por jo intelektualë. I kisha thënë një të njohurit tim inxhinier në kombinatin e drurit dhe ai i kishte njoftuar të gjithë, por edhe në ndërmarrje të tjera kish shkuar fjala. Kishin ardhur edhe minatorët nga Valiasi, njerëzit më të vuajtur por me shpirt të flaktë për liri e demokraci. Ishte kënaqësi t’i kishe miq ata. I njihja se kisha ndenjur për filmime një javë mes tyre në thellësi të galerive të qymyrit. Kur mitingu ishte në gjysmën e kohës së caktuar, në shesh nuk mund të lëvizje prej dendësisë së njerëzve. Më kot e mbaja letrën në dorë, kurrkush më nuk mund ta drejtonte atë miting. Çdo gjë ishte në dorën e spontanitetit. Edi Rama tha atëherë këto fjalë: "Na skuqën si indianë, na zverdhën si kinezë e na nxinë si afrikanë", por ama, ai nuk është përzënë nga ai miting. Kundërshtitë dhe meritë vetiake që kishin ata që aspironin për të ngjitur shkallët e pushtetit janë çështje që nuk kanë asnjë lidhje me këtë miting historik të cilin dikush mbase qëllimisht e ka harruar ngaqë nuk e kanë bërë vetë. Kaq shumë thirrje kundër diktaturës nisën të lëshohen nga qytetarët, sepse ata të tribunës ishin të përmbajtur, sa fjalimet u bënë jo vetëm të padëgjueshme por edhe të pakuptimta. Në mes të atyre që u ngutën të flasin vura re më së shumti dy kategori, njëra përbëhej

163


Kolec Traboini - esé

nga ata që ëndërronin të ngjisnin shkallën e karrierës, tjetra nga ata që kërkonin të mbulonin diçka pas vetes. Ky ishte stili, ky ishte e vazhdon të jetë karakteri i shumë laskandraqëve që flasin nëpër foltore partish e shoqatash, madje edhe në Kuvendin e madh të Popullit, duke spekulluar me hapjen e dosjeve, kur spiunët e deklaruar i mbanin pranë vetes, i përkrahnin e iu gjenin edhe ndonjë vend të ngrohtë për të bërë allishverishe e korrupsion. Mbyllja e mitingut ishte jo fund, por fillimi i shprehjes së revoltës popullore. Ishin mbledhur mijëra njerëz në sheshin para Universitetit rreth e qark shatërvanit. Kish nisur të errej dhe disa njerëz kishin gjetur qirinj dhe i kishin ndezur. Dikush ndizte gazeta të vjetra duke i bërë si pishtarë. Turma prej mijëra vetësh po derdhej si një lumë. Ishte një lum vigan që kërkonte shtrat dhe hapësirë për të vërshuar. Dëshira ishte që ky lumë njerëzor të vërshonte në bulevardin kryesor, mes Kryeministrisë dhe selisë së Komitetit Qendror për t'i bërë sfidë atyre që tashmë dridheshin si minjtë duke kujtuar kufomën e pushkatuar të Çausheskut të Rumanisë. Sigurimi e nuhati dhe bllokoi rrugën kryesore duke lejuar vetëm kalimin e pjesshëm në trotuar. Turma prej mijëra vetësh duke kënduar "Se mjaft në robëri,/e mjera Shqipëri,/o djem rrëmbeni pushkët-ë,/ja vdekje, ja liri", ktheu drejtim dhe mori nga rruga e Librit Universitar drejt kryqëzimit të Tiranës së Re. E tërë Tirana buçiste. Nuk e di pse atë natë ndjehesha më i lumtur së kurrë e më dukej se kisha bërë gjënë më të mirë në jetën time. Dhe këtë mendim e ndjenjë kam edhe sot kur i kujtoj ato skena, që nuk mund të përsëriten më kurrë. Ai miting ishte pararendësi i një zhvillimi tjetër madhështor, rrëzimi i bustit të diktatorit.

164


Act Now! - Vepro Tani!

Në mitingun që filloi nga intelektualët krijues, por që u përqafua nga tëra shtresat e banorëve të kryeqytetit, populli mati forcën e vet dhe e ndjeu se ishte i fuqishëm, ndaj dhe më pas guxoi dhe e plandosi përdhe duke e hequr zvarrë bronxin e diktatorit më të egër e të paskrupullt të Europës.

165


Botuar në revistën “Obelisk”, nr.132 Tiranë 2011.


Akt Now! - Vepro tani!

ZBULIMI I FOTOGRAFISE SE FAIK KONICES Kalon tre herë oqeanin Gjysëm shekulli fshehur në sëndukët e familjes Pani

Miku im Sotir Pani nga Dardha që tash jeton në Boston, bir e nip i patriotëve të mëdhenj Vasil e Josif Pani, më tregoi disa gazeta të vjetra “Dielli” si dhe disa botime doracake të gjyshit të tij. Mes tyre ai ruante si relike tepër të çmuara dy fotografi të Faik Konicës. Në njërën nga ato ishte gjyshi i tij Josif Pani me shqiptarin e madh Konica dalë në Boston. Ndërsa fotografia tjetër ishe një befasi për mua. Kisha parë foto të Konicës, ndër të cilat edhe një me veshje kombëtare, por kjo ishte ndryshe. Bërë në një studio të Vashingtonit ajo kishte poshtë saj edhe shënimin origjinal të Faik Konicës. Por edhe historia e këtyre fotografive është tepër impresionante. Ishin të ruajtura me kujdes nëpër vite prej hallës së Sotirit, Fana Raci. Në njërën prej fotove të shumta ishte gjyshi i tij Josif Pani me Faik Konicën në vitin 1910, i pari ishte kryetar i shoqërisë “Besa-Besë”, ndërsa i dyti editor i gazetës “Dielli”. Në fotografinë tjetër të vitit 1920 kishin dalë pranë e pranë baba e bir, Josif e Vasil Pani në Boston. Por kishte edhe materiale të tjera të ruajtura në sëndukun e vjetër të familjes. Veç gazetës “Dielli” ishin ruajtur dhe revistat e gjyshit Josif, i cili tërë jetën e kaloi me letra dhe e vetmja pasuri që u la trashëgimtarëve qenë shkrimet dhe emri i tij si atdhetar i kulluar. Për këtë, kur Hilë Mosi, asokohe prefekt i Korçës, vinte në Dardhë, të parin njeri që

167


Kolec Traboini - esé

takonte ishte Josif Pani, kthyer nga mërgimi në vitin 1922. Madje pushimet verore Hilë Mosi i bënte familjarisht në shtëpinë e Josifit në Dardhë. Hilë Mosi i pati ndihmuar të bëhej rruga automobilistike Korçë –Dardhë. Sotir Pani ruan dy fotografi të asaj kohe; njëra tregon drekën e festës, ku Hilë Mosi ndodhej pranë Josif Panit, e një fotografi tjetër e Hilë Mosit në zyrë, kur ishte emëruar ministër i arsimit, me shënimin “Mikut tim z. Josif Pani, për kujtim. Hilë Mosi, Tiranë 9 qershor 1931”. Në vitin 1925 babai i mikut tim Sotir, Vasil Pani ishte zgjedhur sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ndërsa nga viti 1929 në kuvendin e 18-të u zgjodh kryetar i Federatës, detyrë që e kreu për 12 vjet. Në ato vite restoranti i tij ishte kthyer në një qendër ku mblidheshin shqiptarët. Ai ishte mik me Faik Konicën e Fan Nolin. Në fotografitë e kohës Vasil Pani ndodhet në krah të Faik Konicës, ndërsa në fundin e një fotografie të Faikut, shkruhet ky autograf: “Mikut të dashur z.Vasil Pani. Për kujtim Faik Konitza. Në Vashington më 16 Maj 1937”. Kjo fotografi qëndron pranë një telegrami ngushëllimi që Vasil Pani kish marrë me 22 maj 1934 nga Faik Konica, kur u hap lajmi i hidhur i vdekjes së Josif Panit në Dardhë të Korçës. “Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur Josif Pani. Ish një shqiptar me karakter të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të kthjellta, një bashkëpunëtor i imi i vjetër dhe një mik i patundur”. Vlerësimi i lartë i atdhetarit të madh Faik Konica ishte vërtet i meritueshëm. Josif Pani, gjyshi i Sotirit, ka qenë ndër mërgimtarët e parë dhe ndër të parët veprimtarë e themelues të shoqërive shqiptare në mërgim. Kryetar i shoqatës “Besa-Besë” që në vitin 1906. Bashkë me Sotir Pecin kanë

168


Act Now! - Vepro Tani!

qenë krijuesit e parë të shtypit shqiptar në Amerikë. Ka shkruar në gazetën “Kombi” e më pas ka krijuar gazetat e veta si botues e editor; “Sazani” e “Drejtësia” si dhe revistën “Adriatiku dhe lufta europiane”. Si gazetar e politikan Josif Pani, njihet si propoganduesi i parë i ideve të social-demokracisë ndër shqiptarë dhe përhapës i zjarrtë i mendimit se përparimi i kombit vjen nga arsimimi i popullit. At Fan Noli në vitin 1948 do të shprehej: “Vasil Pani ka qenë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Patriotizmin Vasili e trashëgoj nga i ati, i ndjeri Josif Pani. Këtë trashëgim ai e vazhdoi deri sa dha shpirt.” Familja e Vasil Panit ndodhej në Dardhë. Kishte lënë dy fëmijë të vegjël, Sotirin e Dhoksinë. Dikush u kujdes që gjërat vetjake të të ndjerit Vasil Pani t`i sillte në Shqipëri. U ruajtën në vite në një sënduk të vjetër të motrës së Vasil Panit, Fana Raci. *** Vite të shkuara, kur hallë Fana nuk jetonte më e Sotir Pani po gatitej të merrte udhën matanë oqeanit, ashtu siç e kishin marrë një shekull më parë gjyshi Josif e më pas babai i Sotirit, Vasil Josif Pani, bashkfshatarët e tij nga Dardha, shokët e miqtë u mblodhën ta përcillnin dhe dikush i lëshoi një zë: “Pse po na lë e po ikën, o Sotir Pani”. E Sotiri me të qeshur, por edhe i menduar u tha: “Po iki se kam mall, dua të shoh varrin e babait që për herë të fundit e kam parë kur isha 4 vjeç.” E shokët e miqtë e kuptuan se çfarë ziente në shpirtin e dardharit të tyre Sotir Pani. Nuk ishte një ikje si të gjitha ikjet e tjera pas të cilave marrosej njerëzia e përvëluar nga skamja. Ishte tjetër, shumë më e fuq-

169


Kolec Traboini - esé

ishme se sa dëshira për një jetë më të mirë. Ishte pjesa e jetës së tij e munguar që prej viteve të hershme të fëmijërisë. E kështu, kur Sotir Pani mori udhën e përtej oqeanit, fotografitë e Faik Konicës, si relike të çmuara familiare, u gjendën sërish në Boston. Kur përgatita librin tim me esè “Bukuri shkodrane” ku ndodhej dhe shkrimi “Një muze atje në Dardhë”, miku im në Boston Sotir Pani më dha të drejtën të botoj në atë libër dy fotot e rralla e të panjohura më parë të Faik Konicës. Pas gjysëm shekulli ndalimi dhe si e kaluan oqeanin tre herë, fotografitë e Konicës më së fundi riktheheshin në atdhe dhe botoheshin për herë të parë për publikun shqiptar.

170


Akt Now! - Vepro tani!

QYTETERIM I HARRUAR (Meditim mbi dy fotografi të viteve 1930 - ‘40 në Shkodër, ku është fiksuar në fëmijëri edhe aktori i madh Ndrek Luca)

Faktet mbi mrekullitë e qytetit të Shkodrës që përbën krenarinë e kulturës sonë kombëtare i dimë, por kur i sheh të fiksuara në celuloidin e kohës i ndjen më afër e bëhen më të prekshme. Kjo ndodh edhe kur njihesh me disa fotografi të vjetra nga arkivi familjar i Bep Çobës në Shkodër që datojnë nga viti 1885 e deri në vitin 1938. Pa shkuar në thellësi të kohërave, në kapërcyell të shekullit XIX për në shekullin XX, ku fotografët shkodranë kanë ruajtur në memorien e kombit personalitete e figura historike, ngjarje të mëdha të luftës për mëvetësinë kombëtare, do të ndalem veç në dy fotografi të vonshme të fundit të viteve ‘30-të për të shtjelluar një mendim që jo pak herë më ka tunduar. A dimë çfarë në të vërtetë kemi qenë apo kaq shumë na bënë për 50 vjet shpëlarjen e truve sa nuk dimë çfarë ishin prindërit tanë e ne veç ishim vazhdim i një qyqarllëku e mjerimi kombëtar. Në një prej fotografive në fjalë, shfaqen një grup djelmoshash shkodranë veshur mirë pa asnjë ndryshim me simoshatarët e vet në Europë, në ditën e festës kombëtare të pavarësisë më 28 nëntor 1938. Atë kohë, në vitet ‘30-të, shumë njerëz në qytet por edhe në fshatra të Korçës që kishin emigracion në Amerikë, përdornin borsalino, një kapele që e zëvendësoi kudo, por veçmas

171


Aktori i shquar Ndrek Luca, fëmijë, në një piknik shkodranësh në fshatin Gur i Zi.

Djelmni shkodrane 28 nëntor 1937


Act Now! - Vepro Tani!

në Shkodër, fesin tanuz që përdorej deri në vitet ‘20-të. Një transformim i shpejtë edhe i konceptit mbi veshjet me tendencë perëndimore. Ndoshta mund të thuhet se në dhjetëvjeçarin ‘30-‘40 kemi qenë më perëndimorë se kurrë ndonjëherë, e kjo shihet edhe në mënyrën e të veshurit. Borsalino shprehte dëshirën për t’u shfaqur modern. Ishte tipike kjo në veshjet e italianëve e francezëve, por edhe amerikanëve të atyre viteve. Pra kontaktet e shqiptarëve me perëndimin ishin të vendosura në shumë fusha. Ne nuk kemi statistika, por janë me qindra të rinj shqiptarë që ndiqnin studimet në Itali, Francë dhe Austri dhe ktheheshin prej andej me energji dhe mendësi perëndimore. Ndoshta kjo është periudha më e artë e europianizimit të shoqërisë civile shqiptare mbetur e izoluar e nën influencën lindore për disa shekuj. Por kjo do të ishte një pranvere e shkurtër, sepse bota do të futej në luftë e Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore do të izolohej duke humbur shumë nga tendencat e saj europiane. Çdo prirje për t’u paraqitur europian u ndalua nga diktatura, së pari nëpërmjet një presioni e dhune të hapur, por edhe nëpërmjet një mjeti më efikas, varfërimit të popullsisë. Të drejtën për ta mbajtur borsalinon (anipse në mënyrë të pashkruar) në vitet e diktaturës e kishin vetëm anëtarët e Byrosë Politike. Mund të duket paradoks, por kjo është e vërtetë. Vetëm në kohën e flirtit me kinezët pati një tendencë që anëtarët e Byrosë Politike të vinin kapele tip Mao. Të bën përshtypje se sot pas 20 vjetësh demokraci, ende dalin në mes të dimrit shqiptarët kokëjashtë, edhe kur nuk kanë një qime në kokë. E çuditshme, kaq vështirë qenka të ndërrohet mentaliteti anipse i ngulitur me dhunë. Sot të krijohet përshtypja jo në Shkodër, por në tërë Shqipërinë nuk gjen kësi burrash, që shohim në foton që kemi paraqitur, të cilët qysh në pamje të parë të japin përshtypjen e

173


Kolec Traboini - esé

një xhentëlmeni, siç i thonë anglishtfolësit. Aq mbresë të lë kjo fotografi sa të duket se sot jemi shumë më larg koncepteve europiane perëndimore se këta burra në vitit 1937. Në fotografinë tjetër që më tërhoqi vëmendjen, tregohen një grup qytetarësh shkodranë që shkojnë në piknik në fshatin Gur i Zi. Mund të jetë viti 1939. Personalisht më sjell një emocion të veçantë kjo foto e jo vetëm për faktin se aty gjej një pamje të rrallë nga fëmijëria e artistit të madh Ndrek Luca (1927-1993), duket plot gjallëri, madje mesa duket i ka marrë njërit nga të rriturve që ka në krah kapelen borsalino dhe e ka vënë në kokë duke shikuar drejt në objektivin e aparatit. Fotografia është bërë në lëvizje e çdo gjë është e natyrshme. Dy të rinjtë në plan të parë mbajnë një kazan të madh mesa duket me ushqime për piknikun e organizuar. Është një fotografi plot jetë e gëzim, kapje me shpejtësi e një çasti të jetës për t’na e sjellë pas treçerek shekulli. Por kjo foto tregon akoma më tepër, se ne nuk kishim ardhë nga hiçi që na katandisi koha pa kohë e komunizmit shqiptar. Se ajo kohë ka qenë ndryshe nga ç’na e kanë mësuar, nuk ka qenë krejt ka gëzim. Ne e dimë se Migjeni ka qenë ndërgjegjia qytetare e dhembja për shtresat e varfra, por ajo çfarë përfshinte lentja e poetit të madh nuk ka qenë krejt realiteti, por një pjesë e tij. Na kishin mësuar që të përfytyronim gjithçka në këtë qytet sipas trajtesës “A don qymyr zotni?” apo tollumat e “Lulit të vocërr” që donin me e hangër mësuesin. Por, jeta gjithnjë është më e larmishme se sa pasqyrohet në shkrime e në libra, sado të mëdhenj qofshin shkrimtarët. Nuk mund t’i nënshtrohet një logjike të vetme pasqyrimi i saj, as një lloj metodologjie sado realiste të jetë. Ka patur hidhërime, por ka patur edhe gëzime

174


Act Now! - Vepro Tani!

në jetën e popullit ashtu sikurse çdo kohë, sado e artë të jetë ka edhe ajo tragjeditë e veta. Na kishin mësuar me idenë fikse se para se të zbrisnin me urra partizanët me maliherë, gjithçka kish qenë e zezë. Nuk kish patur dritë kurrkund. Nuk kishte patur gëzim. Një zymtësi kombëtare kish sunduar gjithë kohën para vitit 1944. Gjithçka kishte zbardhur e lulëzuar pas atij nëntori kur në pushtet erdhi komunizmi i një lloji të veçantë që më mirë se gjithçka dinte të prodhonte gjak si të ishte një makinë vrasëse. Aq shumë i vërtetë ishte ky insistim i pushtetit monist, që të nguliste në kokat e njerëzve një terrinë të së kaluarës, saqë edhe sot e kësaj dite ende nuk kemi një vizion si kanë qenë vitet 1930-1940 për shqiptarët. Janë fshirë me dorë të hekurt faktet historike, janë retushuar jo vetëm fotografitë, por mbarë historia e tash nuk dimë më të vërtetë çfarë jemi, sepse të kaluemen e kemi në tymnajë. Dikush mund të mendojë se na ka mbetur ora në kritikat ndaj komunizmit. Jo! Se çfarë ka qenë komunizmi e dinë edhe guri edhe druri, e dinë edhe malet, se gur pa kthyer përmbys nuk lanë e lis kombi pa rrëzuar përdhe gjithashtu nuk mbeti, kullë malësie pa një të pushkatuar nuk gjendet, por problemi është tjetër. Se nuk po arrijmë ende të mësojmë çfarë kemi qenë para se të pllakoste gjëma e madhe. Të mësojmë e të besojmë se nuk kemi qenë në vitet ‘30-‘40 të shekullit të kaluar ata që na sajuan në vitet ‘50-’90-të. Shihni këto dy fotografi nga jeta qytetare shkodrane, një festë kombëtare flamuri dhe një piknik të qytetarëve shkodranë në fshatin Gur i Zi dhe meditoni pak. Si visheshin qytetarët shkodranë?! A gjeni ndopak ndryshim në këtë foto sa i përket gjendjes sociale,

175


Kolec Traboini - esé

krahasuar me një pamje të amerikanëve në vitet ’30të apo dhe francezëve? Pas bishtit të komunizmit dje dhe komunistëve që mbijetuan si sporie edhe në këtë sistem laraman demokratik sot, ne me dashje apo pa dashje pësuam “sindromën e Stokholmit”, – shpërfytyrimin e dhunshëm ta konsiderojmë e pranojmë si fat të përjetshëm e të pakthyeshëm duke fshirë nga kujtesa kohën kur ishim ndryshe, duke harruar se sa i përket civilizimit, europianizimit ne kemi qenë shumë më pranë në vitet ’30-të dhe u gjendëm shumë larg aq sa në vitin ‘90-‘91 ( kujtoni skenat e ambasadave dhe anijeve në Durrës) bota po çuditej me ne, sikur të kishim dalë nga shpellat e pyjet. Por e keqja është se jo vetëm jemi degraduar në këtë aspekt për gjysëm shekulli, por mjerisht ende nuk po arrijmë të evidentojmë vlerat që i kemi patur e stadin në të cilin kemi qenë. E gjithë kjo në aspektin që na paraqitet si imazh në celuloidin e kohës, pa hyrë në një aspekt tjetër që koha jonë duhet t’ia ketë zili – atij të mendimit politik, filozofik, estetik e social të brezit të intelektualëve dhe gazetarëve të viteve ’30-të të shekullit të kaluar. Duhet të dimë çfarë ishim – ndryshe nuk shkojmë kurrkund… Botuar në gazetën “Tirana Observer” 27 Prill, 2012

176


Akt Now! - Vepro tani!

NJE SHEKULL PERBALLE GREQIZIMIT - Vëzhgimet e mia gjatë 15 vjetëve jetë në Boston -

Një person anonim në Internet që paraqitej si shqiptar atdhetar e shkruante mirë e bukur në gjuhën shqipe, mbronte me fanatizëm diversionin grek në kulturën e traditat shqiptare. Megjithë paqartësinë se kush fshihet pas e-mailit anonim, kish zëra që thonin se vinte çuditërisht nga selia e kishës shqiptare të Fan Nolit në Boston, që konsiderohet historikisht si qendra e shqiptarizmës. Dhe kjo për opinionin në internet ishte një sfidë. Dhe jo nga ato sfidat e dikurshme që përshkruheshin në gazetat e vjetra shqiptare të mërgimtarëve e që zgjidheshin me “sopatën e dardharit”, por shumë e komplikuar për shkak të një shoqërie moderne dhe një teknike të sofistikuar të komunikimit. Është një sfidë në kushte e situata të reja, por që në thelb mbetet e njëjta si sot e 100 vjet më parë, zë përçarës. Por ky zë, për fat të keq nuk ishte dhe nuk është i vetmi në korin antishqiptar brenda dhe jashtë komunitetit. Ajo çfarë të shqetësonte ishte se vinte pikërisht andej nga ku nuk pritej. Dhe kur ka të tillë zëra nëpër institucionet që historikisht janë konsideruar si qendra të atdhetarizmit, merret me mend se si venë punët në mjediset e tjera ku ka plot "patriotë me distinktiv" që qëllojnë nga prapa ferrës sipas stilit të njohur të megallomanëve grekë prej të cilëve marrin uratën. Ndoshta nuk është koinçidencë e rastit, që këto zëra

177


Kolec Traboini - esé

progrekë në Internet interferonin në një kohë kur në San Françisko mblidhej Federata Panepiriote e Amerikës në kuvendin e saj të 31-të dhe lakejtë e grekëve të ardhur enkas nga Shqipëria për këtë kuvend, si Zisos Loutsisi, Kristos Gotsis, Grigoris Karamelos, Evangelos Doules, Jorgo Manos, Thoma Miço dhe Diana Bezhanis, bashkonin zërat për autonominë e Vorio Epirit në një platformë të drejtuar nga antishqiptari i tërbuar Nicholas Gages (Gaxojani). Është e natyrshme që shpatën megalidhëse në kuvendin e tyre antishqiptar falangat e Gaxojanit ta kenë mprehur në dy drejtime, për andej dhe për këtej Atlantikut. Platforma greke në terrenin ballkanik është si puna e ajsbergut, që i duket vetëm maja, ndërsa pjesa më e madhe dhe që përbën rrezikun më të madh për anijet e lundërtarët është poshtë sipërfaqes së ujit e thellësive. Pas vellos së vendit demokratik, kjo skile e vjetër e Egjeut, në angazhimet e veta antishqiptare në Ballkan ashtu dhe në Diasporën Shqiptare në Amerikë vepron mbi parimet e konspiracionit. Dhe kjo për shkaqe të shkatërrimit ekonomik të Shqipërisë dhe tollovitjes së Diasporës shqiptare nëpër shtigjet e politikës pa krye që bëhet në Shqipëri, por jo më pak edhe në Kosovë, nuk është fort e lehtë për t’u përballuar. Greqizimi i shqiptarëve në Amerikë Misionarët e megaloidhesë përpiqen të hyjnë në të gjitha mjediset ku ka shqiptarë e ku e shpërndajnë idetë e helenizimit në mënyrë të kamufluar. Përgjithësisht nuk preferojnë frymën e debateve, por sikur të ishin vetë misionarë të fesë orthodokse, i ndjellin shqiptarët në kishat e tyre, i pagëzojnë fëmijët e tyre, shpeshherë ua kthejnë fenë, si kumbarë që janë zgjedhin emra të

178


Act Now! - Vepro Tani!

dytë grekë për fëmijët, krijojnë lidhje dhe janë gati të bëjnë edhe krushqira në të cilat domosdoshmërisht do të dominojë rraca greke, fryma greke, gjuha e kultura greke. Pothuaj të gjithë shqiptarët apo shqiptarkat që janë martuar me grekë shkojnë në kishë greke, flasin greqisht, por ka edhe nga ata që shtiren si të ishin grekë mbi grekët. Njoh vëllezërit shqiptarë Malita në Filadelfia të cilët janë tregtarë, njerëz të dashur dhe kanë ndihmuar disa familje shqiptare nga Gjirokastra për të ardhur e sistemuar në SHBA, por për fat të keq janë e mbeten filogrekë me bindje. Madje flasin greqisht në shtëpi dhe po të mos e dijë anglishten ndonjë kushëri a fis i tyre të ardhur nga atdheu, kurrsesi nuk mund të komunikojë me ta. E pra babai i tyre, Lame Malita, një njeri i nderuar nga Libohova, i arratisur më 1945, fliste shqip deri sa ndërroi jetë në moshën 105 vjeç. Dhe i gjithë ky transformim i fëmijëve u bë, sepse ai ishte martuar me një minoritare greke e cila me fanatizëm nuk donte të fliste shqip dhe fëmijëve u mësoi gjuhën e vet. Por nuk ishte vetëm gjuha, sepse ata duke u rritur me frymë greke, duke shkuar në shkolla të dyta pas anglishtes në ato greke, filluan ta ndjenin veten më mirë në mjediset greke sesa shqiptare. Dhe martesat e tyre vazhduan në udhën e babait. Të pesë djemtë dhe vajza u martuan me grekë. Vitet e fundit, nga influenca e kushërinjve të tyre nga Shqipëria apo diç edhe nga sedra se edhe ata ishin shqiptarë, djemtë e plakut nisën të flasin nga pak edhe shqip, madje gjetën dhe dokumentat e regjistrimit në gjendjen civile të Libohovës dhe kërkuan e morën nënshtetësinë shqiptare. Një zgjim i vonë gjithsesi. Por, nuk është vetëm kjo familje shqiptare e Filadelfias që jeton mes një korrenti influencash greke, të tilla ka me qindra e qindra anembanë Amerikës, veçmas në

179


Kolec Traboini - esé

ato qytete ku komunitetet etnike greke dhe ai shqiptar ndodhen pranë njeri-tjetrit. Rabia, vajza "greke" nga Radomira Rasti më solli që në Amerikë të njihem me një vajzë nga New Jersey që fliste greqisht. Ajo e dinte veten greke dhe vetëm kur rastësisht mësoi se isha shqiptar, më shkroi jo pa droje: - "Më quajnë Rabie, por emrin e pagëzimit e kam Kristovalanda". Tregimi i saj ishte sa emocional aq dhe tronditës. - "A ke dëgjuar ndonjë herë për Radomirën?" - më pyeste në një letër. Si të mos kisha dëgjuar për Radomirën. I shkrova se nuk bëhet vend më i bukur e nuk bëhen njerëz më të mirë se radomirasit. Theksova se në Shqipëri këndohet një këngë për vajzat e Radomirës që kishin nam për bukurinë e tyre dhe kënga është një ndër më të bukurat e muzikës popullore shqiptare. Nuk e di nëse i kisha krejt të sakta këto që i thoja, por unë kisha dëshirë ta gëzoja këtë vajzë për vendin e origjinës së vet. Rabia vërtet u gëzua, por u trishtua njëkohësisht. Në tregimin e saj thoshte se babai e xhaxhai i ishin arratisur nga Radomira e Shqipërisë në vitet '50-të. Vëllezërit Shavelli kishin shkuar në Jugosllavi e më pas në Amerikë. Babai, që kishte lënë të fejuarën në Shqipëri, ishte njohur me një greke dhe vendosën të martohen, por që të bëhej kjo, ai qe i detyruar ta ndërronte fenë nga myslimane në orthodokse. Mbas pak vitesh, kur vajza, Rabia ishte 4 vjeç, babai i saj për fat të keq vdiq. Kjo vdekje solli ndarjen përfundimtare të Rabijes nga njerëzit e babait dhe miqve të tij shqiptarë. E shoqja e varrosi Rifat Shavellin me prift orthodoks grek, ndërsa i vëllai e kushërinjtë e tjerë kishin kërkuar ta varrosnin me ritet e një varrimi mysliman. Që atëherë xhaxhai i

180


Act Now! - Vepro Tani!

vet, Adem Shavelli, ashtu si dhe shokët e babait, nuk u pa më në shtëpinë e vëllait dhe mbesën nuk e takoi më kurrë. Këtë ngjarje, Rabie Shavelli e kishte plagë shpirtërore, ndaj më shkruante se: "Ëndrra ime është të shkoj në Shqipëri dhe të shoh Radomirën, fshatin e babait tim dhe njerëzit e familjes sime, gjysmën tjetër të indentitetit tim". Ajo ëndërr që ndoshta s’do t’i realizohej kurrë. Megjithë përpjekjet e mia dhe të Lefter Dakut nga Radomira me studime në Virginia, nuk qe e mundur të krijohej ndonjë lidhje e vajzës së Rifat Shavellit me njerëzit e vet të cilët ishin shpërndarë nga Radomira sa në Maqedoni, Francë dhe Amerikë. Shumë shpejt u këputën dhe lidhjet tona për shkakun se djali me të cilin ajo ishte fejuar, ishte një grek fanatik që i urrente shqiptarët dhe bëri ç’ ishte e mundur për të këputur të gjitha lidhjet e Rabies me gjakun e vet. Madje u shkua deri atje sa nëpërmjet internetit nisën të dërgonin kërcënime fizike ndaj kujtdo që do të përpiqej të krijonte lidhjet e Rabies me Shqipërinë dhe shqiptarët. Brenga e plakut nga Leskoviku: “Unë shqiptar e fëmijët grekë!” Në një prej supermaketeve të Bostonit, në vitin 1996 më afrohet një plak i moshuar, i gjatë me trup e me sy të kaltër. Më flet shqip dhe më tregon se është nga Leskoviku. Kishte dëshirë të tregonte çdo gjë që mbante mend nga vendlindja që nuk e kishte parë kurrë më që kur kishte ikur gjatë luftës. Ai ishte një shqiptar që kishte ruajtur gjuhën dhe kishe kënaqësi të bisedoje me të. Më tha se fëmijët i kishte të rritur dhe kishin mbaruar universitetet për mjekë e juristë si dhe qenë martuar e trashëguar. Por e kishte dhe ai një peng. Ishte

181


Kolec Traboini - esé

martuar me greke. Dhe grekja kishte bërë të vetën. Të gjithë fëmijët e tij e quanin veten grekë, shkonin çdo të djelë në kishën greke të Roslindales, në festat e festivalet greke dhe nuk kishin marrë pjesë qoftë dhe një herë të vetme në ndonjë grupim shqiptarësh. -Ndoshta duan, - tha ai,- por i pengon gjuha. Nga mënyra se si e tha e kuptova se ai e kishte peng në shpirt greqizimin e fëmijëve të vet. Kur ishte i ri nuk e kishte menduar, por tani e vuante. - Ti shkon në kishë?- më pyeti. - Ndonjëherë, po. - ia ktheva. - Mos je mysliman? - Jo, jam katolik. - Aha... Ju katolikët jeni të fortë, nuk e ndërroni fenë kurrë. - dhe vazhdoi - Por e kam merakun se shoh shumë shqiptarë këtu në kishën greke të Roslindales, ku grekët kanë vënë dhe Aleksandrin e Maqedonisë. U thuaj atyre patriotëve të tu që kanë ardhë rishtazi të mos të shkojnë në kishë greke, por të gjenden në kishat shqiptare në South Boston, se do ta pësojnë si puna ime, unë shqiptar e fëmijët grekë". Herën e fundit, se u bë një vit që nuk e shoh më, më tha: "Ti je i vetmi shqiptar me të cilin flas dhe vetëm kur të takoj ty flas shqip." Çfarë t’i thoja atij njeriu. T’i thoja se e kishte fajin vetë, nuk ishte punë që bëhej, sepse nuk i di njeriu punët e hallet e tjetrit. Bostoni- nga kryeqendra e atdhetarizmit një simbol i përçarjes. Bostoni gjithnjë e më shumë po dëgjohet si qendër e kurtheve të stërholluara antishqiptare. Eshtë fakt se nga qendra e patriotizmit, e organizimit, e shtypit, e traditave kulturore kombëtare, komuniteti ynë është

182


Act Now! - Vepro Tani!

kthyer në një organizëm të vdekur. Sot në tërë New England nuk ka gazetë, kur në vitet '30-të kishte afro 10 të tilla, sot nuk ka shkolla shqipekur çdo shtëpi dikur ishte një shkollë e vërtetë e gjuhës shqipe (tanimë, në 2012-ën shkolla shqipe është realitet), sot nuk ka klub shqiptar, kur kishte dhjetra shoqata e degë shoqatash si dhe qendrën e "Vatrës" për gjithë Amerikën, kishte tradita të shkëlqyera me piknikët e famshëm, fotografitë e të cilëve na emocionojnë sot kur i shohim në faqet e gazetës "Illyria", por ato fotografi e qindra dokumenta të tjera, relike të çmuara kombëtare po humbasin se nuk ka një muze të komunitetit në tërë New Englandin. Pothuaj është harruar emri i "Vatrës" që e vuri Bostonin në Historinë e Shqipërisë, sepse jo vetëm qendra e "Vatrës" u largua për në New York, por kurrkush prej autoriteteve të komunitetit nuk bëri përpjekjen më të vogël për të krijuar qoftë dhe një degë me 10 anëtarë si një shkëndijë për të ruajtur traditën. Mesa dukej dikush ishte i interesuar që "Vatra" në Boston të shuhej njëherë e përgjithmonë. Kështu që Bostoni nga kryeqendra e shqiptarizmës me Fan Nolin, Faik Konicën, Sotir Pecin, Kostë Çekrezin, Josif e Vasil Panin e të tjerë, është kthyer paradoksalisht në simbol të mjerimit dhe shkatërrimit të komunitetit. Dikush e shpjegon këtë rrënim me dy faktorë kryesorë me të cilët është përballur komuniteti shqiptar, me platformën e misionarëve grekë për greqizimin e shqiptarëve nga njëra anë dhe luftën për të shtrirë influencat e veta në emigracion të Qeverisë Komuniste të Tiranës. Të dyja këto forca që kërkonin të penetronin në jetën e mërgatës shqiptare, megjithëse kundërshtare, përdornin të njëtën armë, atë të grindjes dhe përçarjes.

183


Kolec Traboini - esé

E keqja kish nisur diku në shekullin që shkoi Të bësh një inkursion historik, duke hequr paralelet në mes të ngjarjeve në diasporë dhe atyre në Shqipëri nuk mund të rrish pa konstatuar se duke filluar me Kongresin e Lushnjës më 1920 e më pas, diaspora ndryshe nga dy dhjetëvjeçarë të mëparshëm, po përjetonte një fenomen të ri, ankthet e politikës që kishte nisur të acarohej në parlamentin shqiptar e që përcilleshin edhe përtej Atlantikut. Kjo për faktin se në parlamentin shqiptar merrnin pjesë edhe figura të shquara të emigracionit shqiptar në Amerikë ku spikaste padyshin Fan Noli që ishte jo vetëm një udhëheqës fetar, por edhe politikan, diplomat dhe burrë shteti. Polarizimi i parlamentit dhe i tërë shoqërisë shqiptare, acarimi i përfaqsuesve që mbronin interesat e shtresave të ndryshme të popullsisë, çoi në konflikte dhe incidente që e kaloi gjendjen jashtë kontrollit pas vrasjes së Avni Rustemit nga Isuf Reçi. Në Shqipëri u prish rregulli i një shoqërie demokratike që problemet i zgjidh nëpërmjet betejave politike parlamentare dhe kundërshtarët e ideve ftuan popullin të rrëmbente armët. Çfarë ishte ky revolucion e çfarë të mirëzezash i solli popullit Shqiptar kjo dihet. U zbua Zogu. Qeveria me Nolin në krye, nuk ishte në gjendje të zgjidhte problemet e shumta që kishte shoqëria e prapambetur shqiptare e cila nuk ishte mësuar me demokracinë sepse jetonte ende në trajtat e një ekonomie gjysmëfeudale, madje Qeveria Demokratike nuk arriti as ta mbronte vendin nga invazioni serb-zogist e si rrjedhim u vendos në fillim një pushtet kalimtar presidencial për të kaluar në atë monarkik. Ata që morën përsipër t’i jepnin popullit shqiptar një shtet modern mbështetur në parimet e demokracisë u

184


Act Now! - Vepro Tani!

shpërndanë si zogjtë e korbit edhe për faktin se diplomacia disi proruse që mbajti Qeveria e Nolit, i solli asaj namin e keq sikur në Shqipëri ishte bërë një tentativë për të vendosur një regjim të ngjashëm a disi konfident me atë të Rusisë Bolshevike. Këtë përshtypje do ta shtonte më pas vajtja e Nolit në Moskë në kohën që ndodhej në ekzil në Gjermani. Duke përfituar nga ecjaket e tij në Europë dhe veprimtaria në KONARE kundërshtarët e tij në Shqipëri, por edhe përkrahësit e Zogut në Diasporë nuk munguan të krijonin për të figurën e Atit të Kuq, e cila do t’i sillte jo pak telashe kryeministrit të rrëzuar që vazhdonte të shpresonte dhe të luftonte për rrëzimin e Zogut e kthimin në pushtet. Krisjet e para me kthimin e Nolit. Dualitet në Kishën Orthodokse Shqiptare. Në vitin 1907 Kristo Thimi Dishnica, një djalosh i ri, vdiq në Hadson Masachusets - shkruan Fan Noli në librin e vet autobiografik. Prifti grek refuzoi të shërbente duke patur për pretekst se i ndjeri kish qenë një patriot shqiptar e si i tillë ishte i përjashtuar nga kisha. Kështu djaloshi shqiptar u varros pa prift, çfarë indinjoi shqiptarët emigrantë që vendosën të emërojnë një prift shqiptar dhe menduan për Fan Nolin. Jo pa vështirësi më në fund u arrit që Noli të dorëzohej prift dhe më 22 mars 1908 të celebronte liturgjinë e tij të parë në Tremont Street të Bostonit, e para liturgji kjo në gjuhën shqipe në historinë e Kishës Orthodokse. Me organizimin e Kishës së Shën Gjergjit, për nevojat e shërbesës lindi nevoja e priftërinjve të rinj dhe kështu u thirr Naum V. Çerria, një atdhetar i flaktë që punonte si kiptor kishash në Rusi. Më pas do të dorëzohej prift dhe Koli Kristofor që konsiderohet deri tani i pari shqiptar që ka shkelur tokën e Amerikës si emigrant.

185


Kolec Traboini - esé

Mirëpo bashkë me shtimin e priftërinjve do të lindnin edhe moskuptimet e mosmarrëveshjet mes tyre që do të reflektoheshin edhe tek mërgimtarët. Më 27 Korrik 1919 Fan Noli u emërua peshkop i kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë. Kjo me sa duket solli mospëlqimet e para, sepse jo më shumë se 800 metra poshtë Kishës së Shën Gjergjit në South Boston në vitin 1921, ngrihet kisha tjetër shqiptare e Shën Janit me prift At Dhosi Katundi. Pasqyrë e përçarjes së asaj kohe janë edhe dy korniza që qëndrojnë sot në murin ballor të hollit të kishës, ku në njërën duket fotografia e Nolit e fare pranë saj fragmenti i një botimi të vjetër, ku poshtë fotografisë së Dhosi Katundit bie në sy shënimi i gazetës, - "Vdis pa të të dua" në të cilën stigmatizohet Noli për ngushëllimin që ai bëri publikisht me rastin e vdekjes së At Dhosit. Pse, vetëm prifti atdheshkalë Mark Lipa? Paradoksalisht në atë kishë ku ka shërbyer Mark Lipa, me gjithë filogreqizmin e tij dhe të pasuesve të vet, në atë kishë të Shën Trinisë në South Boston, sfidantja historike e Kishës së Shën Gjergjit, kanë shkuar nxënës e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe jo greke. Përpjekjet e Mark Lipës për të minuar autoritetin e Nolit në Kishën Shqiptare nuk patën sukses e jo vetëm aq, por roli i tij u minimizua në atë kishë të vogël, e cila pas vdekjes së Lipës, nuk u shqua më për atë filogreqizmin fillestar, përkundrazi atje shkonin vetëm shqiptarë të cilët nuk dinin madje as dhe një fjalë greqisht. Mirëpo disave në petkun e autoriteteve të komunitetit, u interesonte të kishte një dhi laramane në tufën e bardhë dhe për këtë vazhdonin ta cilësonin si kishë filogreke pa bërë as përpjekjen më të vogël për të shtruar ura pajtimi mes

186


Act Now! - Vepro Tani!

besimtarëve të së njëjtës kombësi dhe të së njëjtës fe. Me sa duket, si në të kaluarën dhe tani dikush vazhdon të mbetet i interesuar që të ruhet gjendja e statusquo-së, çfarë nënkupton vazhdimin e avazit, shqiptarët kundër shqiptarëve, madje brenda në tempujt e perëndisë. Dhe çfarë është për të vënë duart në kokë brenda një religjioni të vetëm, orthodoksisë, që mbetet pika nevralgjike e marrëdhënieve me fqinjët shovinistë të jugut të Shqipërisë, të cilët vazhdojnë t’i konsiderojnë orthodoksët shqiptarë si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri. Nuk mund të besohet por deri në frymë të fundit, 100 e kusur vjeçari, Piter Minari, një shqiptaro-amerikan zogist, ish-balerin në skenën e Bostonit, burim i të gjitha të këqijave të komunitetit siç e cilësonte z. Andon Sotiri në Boston nëpërmjet mesazheve në Internet apo shkrimeve në shtypin e Tiranës, ku e cilësonte si fryma më regresiste antinoliane, e cila vinte si jehonë e largët që nga mesi i shekullit të kaluar.. Por deti ka qenë deti më i thellë. Tek e fundit nuk mundej të ishte një individ, sado i fuqishëm faktor i shkatërrimit organizativ të një komuniteti deri afër vitit 2000. Ka një të vërtetë, shqiptaro-amerikanët e Bostonit, por edhe tërë New England, duke qënë orthodoksë, madje edhe nolianë të vendosur në të shfaqurin publik, nuk e kanë kuptuar fare shkarjen në batakun grek. Festat e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë të shoqëruara me këngë greke nuk janë bërë për herë të parë në vitin 1997- ‘98, kur nisa te shkruaj kritikat e mia për këtë skandal në Boston, por vite të shkuara. Që mbas vdekjes së Nolit e këtej, komuniteti shqiptar është degraduar. Vullneti i njerzve është fashitur. Interesat e tyre për punët kombëtare gjithnjë e më shumë ka humbur. I plasi shpirti Sotir Panit nga Dardha e

187


Kolec Traboini - esé

Korcës, të birit të kryetarit të Vatrës, Vasil Pani dhe nipit të një prej pionerëve të gazetarisë shqiptare të pavarësisë, Josif Pani, që të hapej një muze i emigracionit shqiptar në Boston për të mos humbur tradita e mrekullueshme e komunitetit shqiptar në këtë qytet, mirëpo as ata që kanë para, as ata që janë autoritete e dalin nëpër podiume konferencash, nuk e përkrahën e kështu vandakët e gazetave, fotografive o ruhen privatisht nga individët e pasionuar si Sotiri, ose kalben nëpër lagështira bodrumesh e qilare kishash për të mos parë më kurrë dritën e diellit. E të gjithë rrahin gjoksin se janë patriotë të mëdhenj, kur dihet mirëfilli se më shumë se patriotizëm në radhët e komunitetit shqiptar është bërë lojë greko-ruse. Ndarja e kishave shkoi në këtë linjë duke u kapur pas faktit se nuk kishte më institucione fetare në Shqipëri. Nën këtë pretekst në vitet ‘70-të (katrahurën Hoxha e bëri më 1967), atë që Noli e kishte mbajtur me aq mundime mbi supe, pra kishën Shqiptare, pasuesit e tij e bashkuan me kishën Ortodokse Amerikane, që është kurrgjë më shumë se kishë ruse ose në fund të fundit, kishë amerikane ku e tërë hierarkia është ruse. Kudo që të shkosh nëpër kishat orthodokse që varen prej K.O. Amerikane, do të gjesh shumica priftërinj rusë dhe një pakicë irlandezë. Ata që nuk u bashkuan me rusët, por me grekët e Patriarkanës së Stambollit ranë pre e krahut tjetër. Dhe ja paradokset e sotme, të gjithë flasim për Kishën e Shën Gjergjit, kur ajo nuk ka asnjë lidhje me Kishën Autoqefale Shqiptare, por është pjesë e Kishës Orthodokse Amerikane (alias ruse), ndërkohë që kisha që citohet si progreke, prej kësaj të fundit ka lidhje e varësi me Kishën Autoqefale Shqiptare me seli në Tiranë. E kështu ndasinë e mërinë në mes të shqiptarëve në këtë rast e ushqejnë dhe predikuesit fetarë. Natyrisht kjo

188


Act Now! - Vepro Tani!

më së shumti u ka pëlqyer dhe nuk u ka pëlqyer ujqërve grekë, për faktin se donin ta gëlltisnin jo gjysmën, por tërë tufën e deleve të Perëndisë të sektit orthodoks shqiptar. Festat e Flamurit shqiptar me kënge greke Atje ku nuk kanë mundur të depërtojnë nëpërmjet fesë, grekërit, si dinakë që janë, kanë përdorur Kalin e Trojës duke penetruar në platformën e kulturës popullore të gjuhës e të traditave. Dihet se kënga greke është një sintezë e artit të Lindjes së afërme në kohën e Perandorisë Otomane me disa karakteristika vendase. Grekët përdorin çiftelinë, ne përdorim çiftelinë, buzuku është një instrument teli i kësaj natyre dhe origjina është lindja sepse në traditat ballkanase të lashta njihet instrumenti jo metalik, pra lira e lahuta. Këtë art greko-arab të këngës, që më së shumti është, megjithëse i bukur, një shartim lindor në periudhën e sundimit otoman, e shisnin dhe ende e shesin si një mrekulli të madhe dhe perëndi së cilës i duhen falur e përkulur shqiptarët, kur këta të fundit kanë, jo vetëm këngët popullore tradiconale si dhe muzikën e kultivuar apo polifoninë që është jo vetëm e lashtë dhe autoktone, por edhe një perlë e folklorit popullor për mbarë Europën. Faji në këtë rast nuk është as i grekërve, as i kasnecëve të tyre në rradhët tona, por i yni që heshtim, që e pranojmë nëpër dekada këtë gjendje të turpshme. Vetvetiu lind pyetja: Para se të vinte emigracioni i ri nga Shqipëria në Boston kanë qenë e vazhdojnë të jenë figurat qendrore të mbarë komunitetit shqiptar në SHBA, apo titullarët e fesë që bekonin darkën përkujtimore. Si nuk u ka vrarë veshin ndonjë herë nëpër vite, kur në praninë e tyre luhej kënga e vallja greke në ditën e Flamurit të Shqipërisë. Si nuk e ngritën zërin dhe me

189


Kolec Traboini - esé

influencën e tyre ta ndalonin këtë farsë me Flamurin e Gjergj Kastriotit e Ismail Qemalit... Ky skandal i festave shqiptare të Flamurit në Bostonit nuk kish ardhur si një rrufe në një ditë të kthjellët, por si rezultat i përçarjeve të brendshme dhe inkursioneve të misionarëve grekë shumë vite më parë, që atëherë kur Bostoni akoma vazhdonte të ishte kryeqendra e shqiptarizmës apo si i thoshin "një Shqipëri e vogël". Kjo ka ndodhur sepse peshku është qelbur nga koka, nga kokat e organizatorëve që zinin tavolinat qendrore në raste festash, i rrihnin supet njeri-tjetrit, uronin e flisnin për shqiptarizmën, ndërkohë që notonin në ujrat e turbullta greko-ruse të cilët janë hedhur historikisht në ofensivë nëpërmjet influencave fetare e kulturore. Gjykohet kështu sepse mosreagimi i të gjithë atyre që kanë marrë pjesë si prijësa nëpër vite në këtë turp kombëtar, ka qënë një miratim në heshtje i diversionit grek në indentitetin e dinjitetin kombëtar të shqiptarëve të Amerikës. Shënim plotësues: Deri në festën e Flamurit më 28 nëntor 1998, Komuniteti Shqiptar i Bostonit festonte në “Pier Four“ të shoqëruara nga një grup orkestral„ “Ta Pedhia” me këngë e valle greke. Pas shkrimit tim “Skandal në Boston-Festa e Flamurit shqiptar me këngë greke” dhe jehonës së madhe që pati në komunitetin shqiptar në SHBA, organizatorët hoqën dorë nga kjo mesele turpi kombëtar. Gjithsesi tashmë këto ngjarje i takojnë të kaluarës, por edhe sot e kësaj dite, ndjehet kudo ekspansioni grek si në mëmëdhe, por edhe në Diasporë. Një skile si Greqia ani pse me mjaft probleme në shtëpinë e vet e ka të vështirë të harrojë zanatin e vjetër të ekspansionit dhe shovinizmit në drejtim të Shqipërisë. Botuar në: Rrënjët,Le Radici, Anno 10, Numero 3, Pagina 6, Luglio, 2012Giornale indipendente Proprietario ed editore: Università Popolare dei Castelli Romani, Roma, Itali

190


PERMBAJTJA


I - ACT NOW! – VEPRO TANI!

1- Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan........................... 9-17 shqip/anglisht............................................................. 19-27

II- HISTORI ME HISTERI NUK SHKRUHET

2-Histori me histeri nuk shkruhet................................... 31-41 3- Nolin e penguan bajonetat e Serbisë............................ 42-49 4- Malësorët e Veriut, të harruarit e Historisë.................. 50-55 5- I harruar dhe Kostë Çekrezi në Amerikë...................... 56-59 6- Ikja që të lë pa fjalë......................................................60-64 7- Kush dhe pse e denigrojnë Ded Gjo Lulin?................. 65-72 8- Lajthitje historianësh................................................... 73-82

III- BRAINWASHING

9- Kaosi politik shqiptar.................................................. 85-88 10- Kur shteti është një kazan me çorbë...........................89-92 11- Veçse nuk na quajnë Zoo.......................................... 93-97 12- BrainWashing - Trushplarja....................................... 98-104 13- “Muhaxhirët” në parlament.......................................105-109 14- Na duhen gomonet................................................... 110-112 15- Një tragjedi përtej aksidentit..................................... 113-116 16- Për të mos mbetur çështja çame në udhëkryq............ 117-122 17- Xhepi diplomatik i ambasadorit të Kosovës............... 123-1126 18- Makthi i ekstremeve.................................................. 127-131 19- Mejdan në kokën time.............................................. 133-140

IV - RRENJET TONA JANE NE ARBERI

20- Aristidh Kola - Rrënjët tona janë në Arbëri............... 142-149 21- Fjalët e fundit të Karaiskaqit..................................... 150-153 22- Mitingu antikomunist i Tiranës, 1991...................... 154-165 23- Zbulimi i fotografisë së F. Konicës............................. 166-170 24- Një qytetërim i harruar............................................. 171-176 25- Një shekull përballë greqizimit në Amerikë............... 177-190


PANTHEON PUBLICISTIKE - 2 -

Titulli origjinalit: Kolec Traboini Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan Esè

© Copyright: Kolec Traboini, Tiranë-Boston Të gjithë të drejtat e botimit në gjuhën shqipe janë të rezervuara.

Ky botim u hodh në qarkullim 2012 [ f.194 / formati 23x14 ] Çmimi i shitjes në librari 700 lekë /10 € / 10 $ ISBN 978-99956-99-69-7 Botimet ADA



JEHONA E LIBRIT NË SHTYP: Koha javore Podgoricë

“Koha javore”, Podgoricë, nr. 531, 30 gusht 2012, f. 12-13 Nga Anton Gojçaj:

PA QIME NË GJUHË (Kolec Traboini, ACT NOW - Zhgënjimi i ambasadorit amerikan, ese publicistike, Tiranë-Boston-New York 2012) Libri hapet me artikullin (shqip pastaj anglisht) “Zhgënjimi i ambasadorit amerikan” në të cilin autori analizon politikën aktuale (si vazhdimësi e tradicionales) shqiptare në raport me ambasadorin e Amerikës (SHBA) ndaj së silës “Shqipëria ka detyrime të mëdha, sepse nuk ka shtet a komb që ka bërë më shumë për shqiptarët”, ku publicisti nxjerr disa përfundime sa provokuese aq edhe tronditëse, duke i quajtur politikanët shqiptarë “Ali Pashë Tepelenat e politikës shqiptare”, pasi që secili prej tyre “për interesat e veta


të ngushta është gati ta çojë në djall Shqipërinë dhe shqiptarët”. Është alarmues fakti se publicisti nuk e veçon (nuk ka???) asnjë politikan, asnjë shembull të vetëm pozitiv që lë për të shpresuar se nuk janë përmbysur të gjitha barkat dhe se ata që sot janë vërtet pak, nesër ndoshta do të shumohen dhe do ta orientojnë politikën shqiptare në drejtimin e duhur dhe me shpejtësinë e duhur. Një popull i tërë ka rënë në letargji dhe as thirrja e ambasadorit të Amerikës, shtetit që ka dhënë të gjitha provat e miqësisë, nuk po ndihmon. Eseu lë të nënkuptohet se shteti, populli, demokracia shqiptare janë në agoni të thellë. Mirëpo, vetë ky libër, është dëshmi e mirë se individët që “gjykojnë” me mendje të shëndoshë dhe që “shohin “ pa dioptri partiake, ende nuk janë zhdukur dhe se të paktën ndonjë publicist e kupton fjalë për fjalë thirrjen e ambasadorit të Amerikës drejtuar qytetarëve shqiptarë - “Act now”, që del si moto me shkronja të kuqe edhe në kopertinën e librit, mbi titull. Përveç dukurive nga politika aktuale e Shqipërisë, në tavolinën e operacioneve “kirurgjike”-publicistike të Kolec Traboinit hapen edhe tema historike. Një nga personazhet e përzgjedhura është figura e Ahmet Zogut, për të cilin gazetari pa kurrfarë hezitimi deklaron: “Tradhëtar më të madh e më të zi se Ahmet Muhtar Xhemal Zogolli, i biri i Sadije Toptanit, zor se gjendet.” (f.33) Natyrisht që kjo etiketë denoncuese duhet parë në kontekstin e eseut, që bazohet kryesisht në faktin se Zogu erdhi në pushtet “nën ombrellën e Serbisë”, armikut “më të madh të popullit shqiptar e që kishte pushtuar gjysmën e territoreve shqiptare ku i shtypte shqiptarët me dhunë e gjak.” (f. 33). Ngjitur me këtë artikull autori ka vendosur “Marrëveshjen Pashiç – A. Zogu për aneksimin e Shqipërisë” të vitit 1924. Lidhur me këtë artikull e kam një vërejtje: u kish dashtë të ishte ma i specifikuar kur ështe referuar Gjergj Fishta si - “armiku më i madh i Sllavëve”... Për faktin se autori i i “Lahutës së Malcis” nuk ka qënë armik i sllavëve në përgjithesi, por, armik, madje i pakompromis, i politikave pushtuese e ekspansioniste të disa shteteve sllave, në dëm të Shqipërisë. Edhe eseu vijues, “Nolin e penguan bajonetat e Serbisë”


shquhet për pozicionimin e paluhatshëm të autorit dhe për frymën polemizuese me “disa qarqe e grupe të caktuara” që tentojnë t’i bëjnë një zbukurim “est-ETIK” hyrjes së përdhunshme në Tiranë të Zogut “me trupat mercenare e bashibozuke të armatosura në Serbi”, duke e minimizuar njëkohësisht figurën e Fan Nolit vetëm në një kryeministër që donte ta pranonte ambasadorin sovjetik... Dallimi mes Zogut dhe Nolit është thelbësor sepse, sipas Kolec Traboinit: “Noli erdhi në pushtet duke shfrytëzuar lëvizjen e forcave të brendshme, përkundrazi ardhja e Ahmet Zogut nga Serbia dhe i armatosur me bajonetat serbe, konsiderohet si përmbysje e një qeverie nga ndërhyrja e jashtme, në rastin e Shqipërisë, të një armiku të jashtëm të deklaruar botërisht.” (f. 44-45) Ndjeshmëria diç më e theksuar e Traboinit lidhur me trevat dhe disa personalitete të Veriut të “shqiptarisë” mund të shpjegohet se të parët e tij janë nga fshati Traboin i Hotit të Malësisë së Madhe, e sidomos me faktin se bababi i tij ishte askush tjetër përveç Palok Traboini (1888-1951), sekretari (dhe bashkëluftëtari) i Dedë Gjo Lulit. Eseu “Kush dhe pse e denigrojnë Ded Gjo Lulin?” flet për mungesën (në Shqipëri) deri sot e kësaj dite të një busti të kreshnikut të maleve që drejtoi Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911, është i argumentuar logjikisht dhe i bazuar në faktet historike. Nuk mund të zbehet personaliteti i Dedës në një kaçak që luftoi vetëm për veten, madje as vetëm për krahinën e vet (Malësi e Madhe), sepse ai (dhe trimat e tij) “nuk e mori lirinë në varr, por e la këtu për Shqipërinë dhe shqiptarët”. (f. 72) Denigruesit e Ded Gjo Lulit, K. Traboini i quan “sulmues qorra e Don Kishotë të kohës sonë”, por edhe “kope ekstremistësh fetarë” dhe “studiues të rinj të “Intifadës” ndërshqiptare”. (f. 67) Historia e flamurit kombëtar shqiptar që malësorët e ngritën më 6 prill 1911 në Bratilë ka disa versione, por Kolec Traboini në eseun “Lajthitje historianësh” shpalos tezën e vet se ishte pikërisht i ati i tij (Palok Traboini ) ai që Dedë Gjo Lulit i solli jo një po tre flamuj kombëtarë, të punuar jo në Mal të Zi (siç (keq)informon në një studim të vetin Romeo Gurakuqi), po


në Austri, sepse Deda “donte një flamur që të ishte i punuar atje ku punoheshin tërë simbolet e shteteve e mbretërive”. (f.76) Në të njëjtin ese publicisti hedh poshtë një hipotezë (të dhënë në librin “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës”, botuar më 2002 në Shkodër, (në faqen 11, fusnota nr. 6) të bazuar në një gojëdhënë sipas së cilës “hotjanët e paskan patur krye katragjyshin e vet një sllav, e se prej këtij sllavi e paskan prejardhjen historike si fis.” (f. 79) Habit fakti se megjithëse doktor i shkencave dhe ligjërues në universitet, Gurakuqi nuk e jep burimin e saktë nga e ka marrë këtë gojëdhënë dhe as nuk e sheh të nevojshme t’ia nënshtrojë një analize apo prove kritike shkencore, aq më tepër kur kjo bie ndesh me kujtesën historike dhe gojëdhënat e vetë hotjanëve, por edhe me rrethanat dhe ngjarjet historike të zhvilluara në këto treva, në parimin e sukcesionit kauzal dhe rrjedhimisht, qoftë kjo edhe vetëm njëra nga hipotezat e ndryshme, mund të shkaktojë keqkuptime dhe të shërbejë për manipulime dhe qasje të ndryshme pseudoshkencore. Mendoj se përgjigjja që i jep K. Traboini kësaj hipoteze të R. Gurakuqit është e bindshme dhe e zhvlerëson atë. Target i piketave publicistike të Kolec Traboinit janë edhe deformimet e ndryshme të jetës politiko-shoqërore aktuale, si për shembull dekorimi dhe nderimi me medalje e mirënjohje që (tani: ish) presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i akordoi madje edhe ndonjë personi me të kaluarën e dyshimtë, që mori pjesë në krimet e komunizmit, por jo edhe dëshmorëve malësorë që luftuan heroikisht kundër pushtuesve e diktaturave duke sakrifikuar gjithçka patën për të mirën e të gjithë bashkëkombësve. Si rrjedhojë, autori zemërplasur nxjerr një konstatim mjaft të rëndë të cilin mund edhe të mos e pëlqesh, por që megjithatë provokon t’ia kushtosh dy-tre minuta meditim: “ Për mua njerëz si Topi e urrejnë Malësinë e Malësorët pikërisht se e luftuan perandorinë osmane. Konkluzioni është i thjeshtë, mesa duket edhe ai bën pjesë në atë idenë e shpifur të neootomanizmit që po përhapet si murtajë prej Edirneje.” (f.62) Brenda këtij qerthulli kisha vendosur edhe eseun “Brainwashing” (Trushplarja) në të cilin Traboini i kundërvihet


shkrimit të një analisti bashkëkohor shqiptar, i cili për vrasjet e viteve të fundit për motiv gjakmarrjeje, fajëson Kanunin e Lekës, çka sipas autorit është një keqkuptim tendencioz, sepse “kanuni para së gjithash ishte një kod që mbronte e pastaj dënonte” (f.101), kurse fajtorin e vërtetë për kaosin social, psikologjik, politik etj. brenda komunitetit shqiptar, e kërkon (dhe e gjen) në mosfunksionimin e institucioneve që nuk e bëjnë punën e vet ashtu siç duhet. Shkrime që ia vlejnë të lexohen janë edhe eseu për Aristidh Kolën, eseu për zbulimin e një fotografie të Faik Konicës, artikulli që flet për “greqizimin” e shqiptarëve ortodoksë në Amerikë etj. Libri përmban gjithsej njëzet e pesë ese (pjesërisht të botuara më parë në gazeta të ndryshme) në të cilat autori trajton aktualitete nga jeta shqiptare, si dhe pikëpamje që kanë të bëjnë me të kaluarën por që influencojnë dhe reflektohen edhe në realitetin e përditshëm. Kolec Traboini nuk shkruan si ithtar i njërës apo tjetrës palë, pena e tij nuk respekton kurrfarë imuniteti, përveç ndërgjegjes dhe moralit të intelektualit. Ai është një humanist fanatik në kërkim të së vërtetës. Publicisti Traboini nuk heziton që gjërat, personalitetet dhe dukuritë t’i quajë me emrin që e meritojnë, duke ndjekur parimin se publicistika është një mekanizëm në shërbim të korrigjimit të devijimeve dhe deformimeve në sferat e ndryshme kulturore, sociale dhe politike. Kur ka diçka për të thënë, ai këtë e bën me argumente dhe guximshëm, pa qime në gjuhë, duke iu shmangur sofizmave kuazi-intelektuale dhe formulimeve të ndërlikuara sintaksore e terminologjike. Një polemist/ debatues i rreptë, që mendimet dhe gjykimet e veta i thot drejtpërdrejt dhe pa dorëza.


Gazeta “Tirana Observer” nr. 1023(2223) f.16, 9 shtator 2012 shkruar nga Riza Lahi:

Mbi librin: “ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN” Nëse deri më tash kemi parë politikanët të bëjnë “bujë”(flakë kashte panairesh, me veprat e tyre të njëkahshme), tashmë janë vetë ata në qendër të stigmave të një autori që më së shumti njihet si poet dhe kineast. Po çfarë shpalos libri i fundit publicistik i Kolec Traboinit. Kë ka në qendër dhe kujt i bën jehonë. Cili është shqetësimi i tij qytetar në këto refleksione për politikën e qeverisjen. Në kufijtë e një shkrimi është e pamundur të bëhet një pasqyrim mbi atë që trajton, por le të përpiqemi t’i hedhim një vështrim në disa prej trajtimeve që na i sjell e që përbëjnë diçka krejt të veçantë, si publicistika e një poeti. Traboini është një poet e gazetar, mbi të gjithash një qytetar që në dy dekada kurrë s’ka munguar të bëjë publike mendimin dhe opinionin e vet. Ky në


të vërtetë nuk është libri i parë i tij si publicist, por ndryshe prej librave të mëparshëm si “Rapsodi Ushtore- Ironi për politikën” 1995 e të tjerë, në këtë të fundit, librin e 17–të reflekton një realitet në mënyrë të atypëratyshme pa pritur të kalojë një kohë e gjatë për t’i gjykuar e parë ngjarjet me lupën e ftohtë të analistit. Ndaj ndjehet që shkrimet e Traboinit të jenë të ngrohta, impulsive, me një angazhim qytetar për t’u patur zili, angazhim që është ndjerë që në kohën e zhvillimeve demokratike, kur publikoi i pari në Shqipëri në gazetën RD, 16 janar 1991 shkrimin “Vlera e simboleve kombëtare”, ato fjalë që i dogjën e i përcëlluan monistët si “Të hiqet ylli komunist nga Flamuri Kombëtar”. Akoma më tej, qëkur Traboini organizoi në fillim të janarit 1991 mitingun antikomunist para stadiumit, aty ku sot është sheshi Nënë Tereza. Ish koha kur Sigurimi i Shtetit e kishte vënë edhe atë në shënjestër ashtu si shumë demokratë të tjerë. Traboini shkoi në Greqi si emigrant, por si njeri me temperament atdhetar nuk mund të rrinte duarkryq duke parë propogandën dhe trajtimin e egër që ju bëhej shqiptarëve nga policia dhe nga Media greke e në këtë situatë të vështirë, ai pati guximin e “marrë” të hapte një gazetë shqipe për emigrantët, e ku, në mes të Athinës. Pikërisht kështu e quajtën qarqet antishqiptare kur shkruanin plot kërcënime në gazetën “Stohos” të Kapsalis: “Traboini, ky nacionalist i tërbuar nga Shqipëria ka hapur gazetë në gjuhën shqipe në Athinë. Pse rrimë e shohim, e lexojmë dhe nuk e shkulim nga rrënjët me gjithë gazetën e tij “Egnatia”?! Kolec Traboini kurrë nuk pati frikë e kurrë nuk heshti. Ndoshta ndikoi për këtë fakti se i ati i tij, Palok Traboini, ka qenë një nga publicistët e parë shqiptarë në gazetën që botonte në Shkodër e Dom Ndoc Nikës “Bashkimi” qysh në vitin 1910. Kjo me siguri ka ndikuar në temperamentin si gazetar i Kolec Traboinit, që nuk bën kompromis e stigmatizon të gjitha të këqijat që sjellin politikanët e paprinciptë të cilët shohin interesat e xhepit e jo të kombit te vet. Pesë vjet në Greqi ku botoi edhe librat e parë shqip, por edhe nga Amerika ku shkoi ne vitin 1995, gjithnjë i lidhur me shtypin shqiptaro-amerikan, por edhe atë shqiptar. Ai është një prej krijuesve të rrallë që është i lidhur aq ngushtë me aktualitetin. Duke parë këtë shëmbëllesë që jep Traboini, si një poet i angazhuar, jo në kahje politike por në krahun e po-


pullit të vet, mund të shtrojme pyetjen: a është opurtune që një krijues, poet, të jetë i lidhur aq shumë me ngjarjet politike në vend e të reflektojë për ato. Sepse kemi parë krijues të mbyllur në kullën e fildishtë, apatikë, pa temperament e ndjesi qytetari, apo të tjerë në pozicionin e një nënpunesi që merr tituj e ndere dhe nuk i dëgjohet zëri kurrë, sikur të jetojnë në një shekull tjetër. Me Traboinin nuk ndodh keshtu. Biografia krijuese e tij është jeta e tij, është jo vetëm refleksioni shpirtëror e emocional poetik, por edhe refleksioni si qytetar që jeton me hallet e popullit të vet, që nuk mbyll dot sytë përpara një realiteti aq tronditës, që nuk fle dot gjumë i qetë kur sheh tërë këto tallazime në jetën politiko-shoqërore të Shqipërisë. Në këtë hulli është edhe libri i tij i fundit publicistik i cili hapet me esenë që i jep titullin librit “Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan”, shkrim ky i përkthyer edhe në anglisht “The Disappointment of the U.S. Ambasador”. Traboini nuk merr përsipër të analizojë tërë skenat e mizanskenat që ndodhen në sallën ku mblidhen deputetët në emër të sovranit popull, por ai bën përqasjen e sjelljes së politikës, çfarë u pa në zgjedhjen e presdentit, si një cejtnot në një fushë shahu ku luhet vetëm me një lojtar, me sjelljet e personazheve historike shqiptare në histori duke klasifikuar tipin e Ali Pashës si djepi dhe fryma ku u rritën Alipashajt e rinj në trojet shqiptare që ende trajtohen si zotërime të një individi, në mos të një klani që modernizohet me emrin parti, por që nuk kanë të bëjnë në asnjë pikpamje a ndonjë lidhje sado të largët me partitë e konceptit europian. Shkrimi plot nerv i Traboinit e nis librin e vet me shënimin paraprak: “Përshëndetje i nderuar ambasador i vendit tim, në vendin tim…” Shprehim shpresën që ambasadori aktual i SHBA z. Arvizu, ta ketë lexuar esenë, apo ta lexojë, sepse është një plotësim i imazhit të politikës dhe politikanëve të sotëm të paskrupullt që nuk njohin as fjalë e as besë e që kanë dalë jashtë çdo tradicioni shpirtëror të respektit ndaj mikut. Tradita e besës shqiptare ia ka lënë vendin kurtheve e pabesisë në fushë të politikës shqiptare. Vallë i ka dalluar dhe i dallon djallëzirat bizantine të politikanëve albanezë Ambasadori Arvizu, tek i cili Traboini ka shumë shpresë se mund të bëjë më shumë dhe se ai është


shumë i predispozuar të bëjë maksimumin e tij për vëndin tonë, siç kemi përshtypjen që kanë bërë që të gjithë ambasadorët e SHBA në Tiranë, që nga Z Rajerson, Withers e tjere?! Shqipëria ka nevojë të dalë një orë e më parë nga ajo “Shock therapy”, ajo politikë shkatërruese nga e cila ka lindur një shtresë e tmerrshme drejtuesish parazitë shqiptarë që nuk i gjen kund nëpër Evropë edhe me qiri t’i kërkosh. Amerika duhet të na ndihmojë dhe shqiptaro-amerikani Traboni ka vënë theksin te thënia kategorike, sa mund të bëjë ambasadori i një shteti në në tjetër shtet Sovran e çfarë në thelb është thirrja : “ACT NOW” që qarqe të caktuara po përpiqen ta minimizojnë në problem të dorës së dytë e jo në transformimin rrënjësor të politikes shkatërruese që zotëron në Tiranë. Libri “Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan” përmban edhe esè te tjera mbi zhvillimet bashkkohore në jetën politikoshoqërore në Shqipëri dhe përpiqet të hedhë dritë mbi kaosin politik shqiptar. Libri ndahet në katër kapituj me trajtesa sipas problematikave që rrok këndvështrimi i autorit. Në kapitullin e dytë: “Histori me histeri nuk shkruhet” mbartet shqetësimi qytetar për politika personale nga pozitat e pushtetit, herë-herë imponuese sa të krijojnë përshtypjen e reminishencave me të kaluarën e trishtë ku gjithçka në jetën e njeriut imponohej nga lart me dhunë. Trajtohen edhe probleme të figurave historike apo lajthitjeve të historianëve të cilët anipse jetojnë në një kohë tjetër nuk dalin dot prej skemave konceptuale atavike të së djeshmes. Traboini analizon disa të dhëna që jep historiani Romeo Gurakuqi në librin e tij për kryengritjen e vitit 1911 të cilat i rezultojnë të gabuara si në prejardhjen e Hotit, por edhe në përcaktimin se cili ishte flamuri që u ngrit më 6 Prill 1911 në Deçiq dhe kush e solli e ia dha atë në dorë Ded Gjo Lulit. Kolec Traboini duke qenë vetë nga Hoti është shumë i ndjeshëm e në kontakt me gjithçka që shkruhet për vendin e të parëve të tij ndaj dhe të bindin argumentat që sjell dhe rrëzojnë versionin e historianit i ndodhur në “Lajthitje historianësh” siç e cilëson shkrimin autori. “Brainwashing- trushplarja” është kapitulli tjetër me esè në të cilin trajtohen efektet e mbrapshta të politikës dhe medias mbi njerëzit, të cilët ndodhen nën një presion thuaj të për-


ditshëm të propogandave partiake, sikur çdo ditë e vitit dhe çdo orë e ditës të jetë një fushatë demagogjike zgjedhjesh, apo paradokset e moskuptimeve të krahëve të politikës, ku e djathta del me parulla majtise dhe e kundërta, sepse asnjë krah i politikës nuk ka një program të qartë dhe ky kaos politik krijon efektet e veta edhe në popull ku me shumë se njerëz që përkrahin ide, shfaqen thjesht fansa liderësh partiakë. Në këtë kapitull trajtohet, pos të tjerash edhe problemi se çfarë në të vërtetë mishëron parlamenti shqiptar që të kujton më së shumti “muhaxhirët” e Faik Konicës. Sulmet e Traboinit ndaj klasës së paskrupullt politike, mediokërve të politikës, burokatëve të të gjitha krahëve, etj, ndodhen ngado, ku spikasin në mënyrë spektakolare analizat e bëmave të periudhës së Zogut, represionit shovinist grek ndaj shqiptarëve e sidomos ndaj mikut të tij personal, personalitetit të shquar panshqiptar Aristidh Kolia, kur segmente të shtetit Helen e kërcënonin hapur për eleminimin fizik apo analizat e kryengritjeve shqiptare për pamvarësi, si edhe polemikat rreth këtyre evenimenteve. Traboini ka vënë duart në kokë duke parë prej kohësh realitetin e vëndit të tij të shtrenjtë, për të cilin ai sakrifikoi aq shumë; në emër të të cilit ai nuk ra asnjëherë në dëshpërim aq sa të dorëzohej dhe me emrin e të cilit, ai rregullisht kap penën e shkruan në gjini të ndryshme, nga të cilat, ka më shumë për zemër, poezinë dhe publicistikën. E duam sërish t’i kthehemi idesë sesa të angazhuar e sa qytetarë janë krijuesit tanë. Në cilën rrugë duhet të ecin ata ashtu siç bën Traboini, të ngrenë zërin e tyre në mbrojtje të interesave të popullit të vet apo të radhiten si ushtarë plumbi në fushën e shahut.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.