

LERIDA BOÇOVA
IMPRESSUM
BOTUES: RAFTI MAGJIK
Revista botohet nga stafi i redaksisë:
Kryeredaktor: Ekrem A. Kryeziu
Dizajn Grafik: Amalthea
Dizajn Web Grafik: Era Bosi
Marketing: Valineta Bosi
E-mail: secretmagazine@gmail.com www.thepowergate.com



SI TI ARRIJMË QËLLIMET MË 2025?
Nëse i shtyjmë për më vonë, mund të mos bëhen kurrë!
Fillimisht urime ky vit i ri, ju prifshin e përcjellshin sa më shumë suksese! Ky është një vit i veçantë, (sepse të gjithë jemi të veçantë) dhe këto momente që e keni hapur ta lexoni këtë revistë, janë shumë të veçanta. Pse? Sepse kurrë më parë nuk i keni takuar këto momente dhe as kurrë nuk do t’i takoni në të ardhmen. E kuptoni tani pra se sa të rëndësishme janë momentet e tanishme! E kuptoni pra se sa i rëndësishëm është çasti që ju jeni gjallë, po merrni frymë, po shikoni, po dëgjoni dhe po ndjeni, po përjetoni. Mund të jenë momentet e fundit dhe çdo moment mund të jetë i fundit. Andaj shijojeni çdo moment!
A mund të arrijmë qëllime nëse nuk kemi qëllime?
Sigurisht që jo! A mund t’i përmbushim dëshirat nëse nuk kemi dëshira? Sigurisht që jo! A mund t’i realizojmë ëndrrat, nëse nuk kemi ëndrra? Sigurisht që jo! A mund të kemi të ardhme të ndritur nëse paraprakisht nuk besojmë se e ardhmja jonë mund të jetë e ndritur? Sigurisht që jo.
A mund t’i prekim synimet nëse nuk kemi synime?
Sigurisht që jo. Pra të gjitha këto që i përmenda nuk mund t’i realizojmë e as përmbushim nëse paraprakisht nuk i kemi ato. Nëse paraprakisht ato nuk i kemi vendosur në data, në muaj të caktuar për realizim.
Ne duhet të jemi të hapur me Inteligjencën Hyjnore Universale, në mënyrë që ajo të na kuptojë se çfarë duam dhe kur e duam. Nuk mund të komunikojmë me të nëse jemi të mbyllur, nëse nuk i besojmë asaj, e as vetes.
Pra, fillimisht duhet të jemi të sinqertë 100% me veten, pastaj me rrugëtimin e dëshirave dhe synimeve tona, drejt Universit dhe të jemi në komunikim të pastër me të, se çfarë në të vërtetë ne duam.
Çdo rrugëtim tjetër i gabuar është sikur të hipësh në tren të gabuar, ku jo vetëm treni por në secilin stacion që ndalet treni, është stacioni i gabuar.
Me respekt, Ekrem A. Kryeziu
Kryeredaktor i “Secret Magazine”




RAFTI BOTIME
AMALTHEA




DHIMBJA E KOKËS
A vuani nga Migrena?
DENISA SHOSHI
Dhimbjet e kokës janë një sëmundje e zakonshme nga e cila vuajnë shumica e njerëzve kudo në botë. Ato kanë shumë shkaqe përse ndodhin por shumë dhimbje koke, veçanërisht kur ato bëhen kronike,ndodhin për shkak të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çekuilibrimit ushqyes dhe biokimik në trupat tanë.
Kërkimet e shumta të bëra me anë të testeve të analizës së flokëve kanë zbuluar një lidhje të fortë midis çekuilibrimeve të caktuara të mineraleve dhe tendencës për dhimbje koke ose migrenë. Kur korrigjohen çekuilibrimet e mineraleve, shpesh dhimbjet e kokës pushojnë .
Pse duhet bërë një Test mineral i flokut (Mineralograma)?
Bërja e një testi flokësh do t'ju informojë për nivelin tuaj të saktë të mineraleve dhe do t'ju ndihmojë të përcaktoni nivelin aktual të bakrit të palidhur si dhe çekuilibrimet e tjera të lëndëve ushqyese. Pasi të korrigjohen këto disbalanca me ribalancimin e ushqimit, simptomat e dhimbjes së kokës ose migrenës mund të reduktohen.
Metalet e rënda që janë të lidhura me Migrenën
• Bakri
• Kadmiumi
• Hekuri
• Plumbi
• Mangani

Dhimbjet e kokës nga migrena janë një gjendje e zakonshme. Ato prekin femrat më shumë se meshkujt dhe rezultojnë në paaftësi dhe shqetësime të mëdha. Nga hulumtimet e shumta të kryera, shkaku dhe kura e saktë për dhimbjet e kokës nga migrena është ende e panjohur. Opsionet e trajtimit mbeten të kufizuara.
Dr. Paul Eck, D. P. Harrison dhe të tjerë kanë shkruar se akumulimi i tepërt i bakrit në indet e trupit mund të kontribuojë në dhimbjet e kokës nga migrena. Bakri përqendrohet në tru, ku ndikon në nivelet e neurotransmetuesve dhe mund të irritojë indet.
Rezultatet e analizës së parë të flokëve –toksiciteti i fshehur i bakrit
Analiza fillestare e mineraleve të indeve të flokëve në prill 1996 zbuloi disa çekuilibrime të rëndësishme. Midis tyre ishin një nivel i ulët zinku, nivele të larta të kalciumit dhe magnezit dhe një raport i ulët natrium/ kalium. Veçanërisht, niveli i bakrit ishte 1.5 mg% ose 15 ppm, mjaft brenda intervalit normal prej rreth 1 deri në 2.5 mg%.
Ky test zbuloi një gjendje të quajtur toksicitet i fshehur i bakrit. Kjo do të thotë se bakri i tepërt është i pranishëm në trup, por jo në flokë. Kjo ndodh shpesh sepse vendet kryesore të ruajtjes së bakrit janë mëlçia, truri, testikujt, vezoret dhe veshkat - jo flokët.
Teste të tjera. Në këtë rast, analiza e flokëve ishte i vetmi test i kryer për të zbuluar çekuilibrin e bakrit. Megjithatë, në shumicën e rasteve, bakri i tepërt nuk zbulohet as në serumin e gjakut ose në analizat e urinës. Kjo ndodh për të njëjtën arsye si më sipër, që bakri fshihet thellë brenda trurit ose mëlçisë. Ceruloplazmina, metalotienina dhe analizat e tjera të gjakut dhe urinës që ndonjëherë përdoren për të zbuluar çekuilibrimin e bakrit mund të dalin gjithashtu normale. Një biopsi e mëlçisë mund të zbulojë rritje të bakrit, por kryhet rrallë në raste të tilla, pasi është më e kushtueshme dhe invazive.
Kuptimi i çekuilibrimit të bakrit të fshehur në një analizë të flokëve
Hulumtimet nga Dr. Paul Eck tregojnë se kur është i pranishëm bakri i fshehur, një analizë e flokëve shpesh zbulon çekuilibrime të tjera. Treguesit e toksicitetit të fshehur të bakrit janë si më poshtë, me kusht që laboratori të mos i lajë flokët dhe me kusht që testi të kryhet në mënyrë korrekte:
Niveli i kalciumit më i madh se rreth 70 mg%.
Sa më i lartë të jetë niveli i kalciumit, zakonisht aq më shumë bakër i fshehur është i pranishëm.
Kaliumi më pak se 4 ose 5 mg%.
Zinku më pak se rreth 13 mg% ose më i madh se rreth 20 mg%.
Niveli i mërkurit më i madh se 0.03 mg%.
Niveli i bakrit më pak se 1.5 mg% në një oksidues të ngadaltë.
Raporti natrium/kalium më pak se 2:1.
Pse janë të saktë këta tregues?
Bakri kërkohet për të fiksuar kalciumin në kocka dhe për mobilizimin e kalciumit nga indet. Kjo mund të llogarisë për korrelacionin midis bakrit të tepërt të indeve dhe kalciumit të ngritur të indeve. Bakri ka një marrëdhënie antagoniste me zinkun dhe kaliumin.
Kjo mund të jetë për shkak të nivelit të ulët të kaliumit dhe zinkut të ulët si tregues të toksicitetit të bakrit.
Marrëdhënia midis raportit të natriumit/kaliumit në flokë dhe bakrit është më e përfshirë. Nivelet e natriumit në inde varen nga niveli i aldosteronit. Ky mineralokortikoid adrenal shërben për të mbajtur natriumin në veshka. Aldosteroni është një tregues i aktivitetit të gjëndrës mbiveshkore. Sipas hulumtimit të Dr. Eck, veshkat mund të shkaktojnë prodhimin e ceruloplazminës nga mëlçia. Ceruloplazmina është një proteinë kryesore që lidh bakrin në trup.
Nivelet e ulëta të natriumit dhe kaliumit në flokë dhe një raport i ulët i natriumit me kaliumin janë
gjetur të lidhen me dobësinë ose pamjaftueshmërinë e veshkave. Kjo zvogëlon aftësinë e trupit për të prodhuar ceruloplazmin, dhe kështu zvogëlon aftësinë e tij për të transportuar dhe hequr bakrin e tepërt. Ceruloplazmina e ulët lejon që bakri i palidhur të grumbullohet në indet e trupit.
Eliminimi i bakrit
Toksiciteti i bakrit shoqërohet me shumë simptoma, duke përfshirë skuqjen e lëkurës, ankthin, depresionin, çrregullime të humorit, të qarat, parregullsitë menstruale, lodhjen,venat me variçe, shumë shpërthime të lëkurës, thonjtë e dobët, shërimin e ngadalshëm të plagëve, infeksionet veçanërisht ato të mykut, por edhe të tjera.
Bakri dhe migrena
Vlen të përmendet rritja ekstreme e njëkohshme e nivelit të bakrit në flokë dhe zbutja dramatike e dhimbjeve të kokës nga migrena. Ata mbështesin nocionin se teprica e bakrit në inde mund të shoqërohet me disa raste të dhimbjeve të kokës nga migrena.
Rigjurmimi
Rishfaqja e simptomave akute ose kalimi nga simptomat kronike në ato akute quhet rigjurmim, reagime shëruese ose kriza shëruese. Këto ndodhin shpesh me disa terapi natyrale, duke përfshirë shkencën e balancimit të ushqyerjes. Janë shenja shërimi për t’u mirëpritur, megjithëse mund të shkaktojnë shqetësim të përkohshëm. Analiza minerale e indeve të flokëve është një mënyrë e shkëlqyer për të monitoruar reagimet dhe shpërthimet e simptomave dhe për të udhëhequr klientët përmes tyre.
Faktori i kohës në shërim
Sipas përvojës tonë, dy vjet janë shpesh një kohë minimale e nevojshme për të kryer ndryshime të thella dhe të qëndrueshme në kiminë e trupit.
Rëndësia e monitorimit dhe ritestimit
Ritestimi është i dobishëm jo vetëm për të vlerësuar ndryshimet delikate që tashmë po ndodhin në trup, por ato ndihmojnë në drejtimin e hartimit të një programi ushqyes dhe dietik, gjithashtu mbështesin pacientin gjatë reagimeve të procesit të shërimit dhe rigjurmimit.

Thënie të mençura nga Daut Demaku
• Njeriu që mbrohet është njeri i mbyllur, i tkurrur, ai duhet ta forcojë kështjellën mbrojtëse rreth vetes që t'u shmanget e të mbrohet nga rrebeshet. Ky njeri nuk ka gjasa të ndryshojë, sepse është i përqendruar ta mbrojë atë që është, ashtu siç është.
• Përqendrimi në mbrojtje nuk jep mundësi për pushtimin e horizonteve të reja, për lulëzim e rinim.
• Kur je në vijën e dashurisë inteligjente të pakushtëzuar, atëherë je mendjehapur, je pranues, çdokush e çdo gjë të bëhet mësues. Dhe, ndryshimi pozitiv në ty është i pandalshëm.
• Ndërkaq, kur je në vijën e urrejtjes, xhelozisë, smirës, frikës nga konkurrenca, atëherë gjendesh në pozitë mbrojtëse, dhe gjithnjë do të jesh i mbyllur, i tkurrur, i bërë kështjellë me mure, të cilat vetë i ndërton, dhe nuk mund të kesh mundësi për asnjë ndryshim.
• Ata që ecin udhës së rrehne, jetojnë mirë me veten, por në atë udhë nuk gjendet asgjë e re, sepse e kanë gjetur para teje. Vetëm ai që hyn nën udhë ose del mbi udhë, vetëm ai ka gjasa të krijojë e të njohë të panjohura.
• Arsimi formal të përgatit për shërbyes, shërbëtor, kurse vetarsimimi të hapë mundësinë e të qenit pronar, bos që sjell kthesa.
• Duke i kërkuar të panjohurat, ngrihemi në një nivel më lart nga ku kërkojmë dhe shpalosim të panjohura tjera, të reja!
• Në qetësi e harmoni të vetëdijshme është arti, mençuria e të jetuarit. Kush ka qetësinë e Zotit, është vetë Zoti. Dhe komunikon me Zotin pa pasur nevojë për ndërmjetësues.
• Të gjitha ndryshimet, kthesat, kapërcimet e gjendjeve që nuk i duam, të gjitha gjenden në fjalën VETËDIJESIM.
• Kur të vetëdijesohet njeriu për nevojën e ndryshimit, mu në atë moment fillon ndryshimi.
• DUHET është dhunë, është frikë, është bllokadë
• DUA është dashuri, është dëshirë, është gëzim, lumturi, është krijim, është pranim
• NUK është pengesë, bllokadë, energji negative, errësirë, refuzim.
• Kur ta bësh punën me dashuri, ajo më nuk është punë, por kënaqësi.
• Njohja është gjithçka. Shëmtitë nuk i shkakton ESENCA por EKZISTENCA. Esenca është aksion i plotë dhe i vërtetë, kurse ekzistenca është gjithnjë reaksion.
Nëse je KËTU (në tash), ti je gjithçka, dhe nëse nuk je KËTU, ti je thjesht një kufomë e gjallë që merr frymë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Hidhërimin e sotëm lëre për nesër. Vrasësi më i madh i njeriut është hidhërimi.
ZGJIDHE MIQËSINË E DUHUR!
EKREM A. KRYEZIU
M entor për Zhvillim Personal
Njerëzit arrogantë (I+E=A)
Injorancë + Ego = Arrogancë
Arrogancën nuk e do askush, madje as vetë arrogantët. Ata nuk e njohin arrogancën prandaj bëhen protagonistë të saj. Aty ku mungon arsyeja (gjuha e mendjes) dhe vjen në shprehje emocioni (gjuha e trupit), shto dhe injorancën (paditurinë), shkaktohet arroganca. Zakonisht gjuha e mendjes shprehet me butësi, ndërsa gjuha e arrogancës me vrazhdësi dhe zë të lartë, zakonisht zë të vrazhdë.
Arrogantëve ua zë rrugën gjithçka, qoftë edhe një qime floku, sepse syri i tyre optik ka tendenca përzmadhimi të gjërave të cilat ua shtrojnë rrugën dhe ushqejnë arrogancën. Ata shajnë, fyejnë, bërtasin, me raste edhe sulmojnë fizikisht, sepse këto sjellje janë të pranueshme për ta. Asnjëherë nuk e gjejnë veten në faj, dhe për arrogancën tyre, për çudi, gjithmonë të tjerët janë fajtorë. Si gjuhë paraprake arsyetuese gjejnë “mos më detyro të dal nga vetja se pastaj s’mund ta kontrolloj veten”. Në fakt ata, me sjellje arrogante, nuk dalin nga vetja, ata vetëm hyjnë në vete. Pra vetja e tyre e vërtetë nuk është ajo që fshihet por ajo që shpërfaqet në prani të të tjerëve. Me gjithë përpjekjet e tyre të kohëpaskohshme, bazuar rrethanave dhe situatave, për t’u dukur të urtë, të butë dhe të arsyeshëm, fara e arrogancës, të cilën e ka të lindur ose të zhvilluar prej kohësh, qet kokën lart dhe shfaq skenarë të padëshirueshëm.
Rrallë ndodh që pas një akti arrogance të këndellen dhe ta kuptojnë se ajo sjellje e tij ishte e panevojshme. Preken nga ndërgjegjja dhe mund të kërkojnë falje për sjellje të pahijshme por kjo nuk
i bën që të mos jenë arrogantë në të ardhmen. Arroganca e tyre nuk është produkt i momenteve të caktuara acaruese por i një mendësie të ulët e gjysmëprimitive. Produkt i arrogancës në të shumtën e rasteve janë konfliktet verbale e edhe fizike. Nëse një arrogant kryqëzon shpatat me një arrogant tjetër, konflikti fizik është i pashmangshëm. Arrogantët kanë një histori të trishtë të problemeve në familje, shoqëri dhe kolegjialitet. Janë pjesë e statistikave të organeve të rendit dhe të komisioneve disiplinore në vend pune. Në konflikte verbale arrogantët gjithnjë “kanë të drejtë” dhe se të tjerët nuk “i kuptojnë mirë”. Në dietën e arrogancës hyjnë: emocioni i nervozi, padurimit, dëshpërimit kur nuk marrin atë që synojnë, e me raste edhe xhelozia i shtyn të shfaqen arrogantë. Në vende pune, kolegët zakonisht u shmangen ndejave me ta dhe janë të kujdesshëm përballë tyre, jo nga frika e debatit, por nga mundësia e shkaktimit të konfliktit fizik. Mund të jenë kreativë dhe empatikë, por ja që nën arrogancë, këto veti të mira, janë shumë të zbehta ose nuk duken fare.
Në rrethin e tyre të ngushtë arrogantët pranojnë vetëm persona që u nënshtrohen dhe ua miratojnë arrogancën e tyre. Ti lexues, nuk besoj se dëshiron të jesh një nga ta!
Njerëz me maska
Në popull themi “mos u bëj dyfytyrësh” ose “filani ish dyfytyrësh”. Në stilin artistik edhe mund të përdoren këto shprehje, por në realitet njeriu ka vetëm një fytyrë dhe të gjitha të tjerat janë maska, fatkeqësisht shumë sosh.
Je duke pirë kafe me një mik ose koleg pune, dhe jeni në momentin më gazmor, duke treguar

barsoleta e duke qeshur me ilaritet. Sa bukur po shkon ndeja, edhe të tjerët rreth jush ju kanë lakmi dhe janë kureshtarë t’i kuptojnë arsyet e gjithë atij gazi, ose duan të jenë pjesë të dëgjimit të barsoletave. Të dytë jeni 100 për qind realë dhe të vërtetë. Papritmas mikut tënd i bie zilja e telefonit dhe e hap, pas një dy-tri llafeve atij i ndryshon fytyra dhe këtë përpiqet ta fshehë nga ti. Me gjasë kishte harruar që gruaja e kishte porositur t’i blinte diçka dhe t’ia sillte në kohë. Miku yt kishte harruar fare dhe tani po qortohet nga gruaja. Ai po mundohet ta ndërpresë bisedën duke i premtuar asaj se shpjet do t’ia sillte porosinë dhe njëkohësisht duke tentuar që edhe ty të shmang nga ndryshimi emocional i tij. Por ja që, nëse gënjen mendja, trupi nuk gënjen. Trupi po e tradhton atë. Ai po bën lëvizje të pakontrolluara me duar dhe të pakoordinuara. Përmes maskës së aktrimit po mundohet të të bindë se nuk po ndodh asgjë, por ai është në tension. Ndër dhëmbë po e mallkon këtë situatë aspak të lakmueshme. Ai ka dy rrugë, ose të tregojë ty se e qortoi gruaja e tij dhe të jetë i sinqertë se po vuan nga sjelljet e saj arrogante, e të çlirohet nga ajo ngarkesë emocionale negative ose duhet ta vërë një maskë në përpjekje për t’u dukur i vërtetë dhe se nuk kishte ndodhur asgjë. Por ja që maska po i bie.
Miku iku nxitimthi nga tavolina. Harroi ta paguante kafen. Nuk është se edhe ti shpëtove nga
reagimi i tij emocional. Edhe ti u ndjeve keq, edhe për faktin se çfarë mund t’i ndodhë kur të shkojë në shtëpi. Mos do të acarohet situata dhe puna të shkojë edhe më keq. Miku yt shkoi kokulur dhe i frikësuar se si do ta bindte gruan për vonesën dhe harresën. Kaq pushtet i paska dhënë gruas?!
Pagove kafet dhe me një dozë të vogël negative shkove në zyrë. Kolegët ta vërejtën humorin e ulët por nuk të pyetën gjë. Ata ishin mësuar të të shihnin gjithnjë gazmor dhe tregues i mrekullueshëm i barsoletave. Që të mos i lije akoma në dyshim për humorin tënd, ti aktrove se nuk je diçka mirë me shëndet, dhe se nuk ishe as mbrëmë. Ti gënjeve, pra vure një maskë për ta mbuluar një ndryshim realiteti. Gënjeshtra është maskë. Gjithçka që është më ndryshe sesa realiteti, është maskë. Tani sapo i pamë dy maska; të mikut dhe tënden, brenda pak minutash.
Ne brenda ditës vëmë dhe heqim disa maska, sepse ndërrojmë role dhe çdo rol kërkon një maskë.
Për t’iu përshtatur situatave të ndryshme në vëmë maska të ndryshme. Pastaj, a nuk i fole shefit me zë të ngjirur, kinse ishe i sëmurë, kur një mëngjes herët binte shi dhe ishte ditë e zymtë, ndërkohë që kishe harruar ta aktivizoje alarmin, dhe ishte tepër vonë për të shkuar në punë. Ai zë i ngjirur dhe i mbyllur nuk ishe ti, ishte maska jote. Këto dhe maska të tilla nuk hyjnë në grupin e maskave të zeza. Sepse këto maska janë të padëmshme.


INTERVISTË ME GAZETAREN DHE MODERATOREN E RTK-së, JEHONA ZHITIA
SFIDAT E GAZETARISË
Me këtë interviste do t’i shohim fillimet e profesionit të gazetarisë dhe vështirësitë që ka hasur znj.
Zhitia gjatë rrugëtimit të saj.
Secret Magazine: Pse e ndatë mendjen ta studionit gazetarinë?
Zhitia: Që nga klasa e tretë kam filluar të merrem me shkrime dhe recitime, ku po ashtu kam marrë pjesë në gara republikane për poezi dhe kam zënë vendin e parë. Kjo ma ka zgjuar interesimin që t’i hyje profesionit të gazetarisë më vonë. Atëbotë idhull e kam pasur ish-prezantuesen e RTP-së, Drita Germizaj dhe shpesh e kam manifestuar veten si gazetare dhe moderatore ose prezantuese në të ardhmen.
Secret Magazine: A keni hasur vështirësi në fillet e gazetarisë?
Zhitia: Po shumë. Unë menjëherë në tetor të vitit 2000 kam filluar të punoj në një radio lokale në Podujevë (Radio Llapi) si gazetare, ku aty kam punuar për 3 vjet. Pastaj kam ardhur në Prishtinë në (Top Kosova Radio) dhe paralelisht kam punuar në gazetën (Lajm), atëbotë gazetë e shtypur. Isha 19 vjeçe kur fillova të merresha me gazetarinë, të dilja në terren por asnjë vështirësi nuk ka mundur të ma shuajë dëshirën, entuziazmin, pasionin që kam pasur për gazetari.
Secret Magazine: A keni menduar ndonjëherë ta lini këtë profesion e të punoni diçka tjetër?
Zhitia: Nuk mund të them që jam penduar për përzgjedhjen që e kam bërë në këtë profesion. Por kam pasur edhe momente të vështira kur më është dashur të shkëputem për kohë të shkurtër nga të ushtruarit e këtij profesioni, pasi që u martova dhe u bëra nënë. Të jesh nënë, të punosh dhe studiosh njëkohësisht ishte për mua sfidë e madhe, të cilën

e kam tejkaluar me ndihmën e bashkëshortit i cili më ka përkrahur gjatë gjithë kohës. Një përkrahje të madhe e kam pasur edhe nga babai im.
Secret Magazine: A e doni punën që e bëni?
Gashi-Zhitia: E dua shumë. Gazetaria është profesion që, po nuk e bëre me dëshirë, nuk mund të bëhesh gazetar i mirë, nuk mund të lësh gjurmë në karrierë si gazetar. Gazetaria çdo ditë e më shumë po bëhet më e fortë e më e vështirë si profesion. Konkurrenca e madhe mes televizioneve duhet të jetë shkas që studentët e rinj të kësaj fushe të punojnë me vullnetin më të madh që të arrijnë të bëhen e ndërtohen gazetarë të mirë.
Secret Magazine: A është përgjegjësi apo privilegj për të punuar në gazetari?
Zhitia: Të dyja bashkë. Është përgjegjësi ta bësh një lajm kur të gjithë njerëzit janë sy e vesh tek ti dhe të besojnë. Po ashtu është edhe privilegj kur njerëzit të përshëndesin në rrugë, të respektojnë e të falënderojnë për një problematikë që ti e ke ngritur dhe ke ndryshuar diçka për të mirë në shoqëri.
Secret Magazine: A do të punonit si reportere në zonat e luftës apo në zona ku ka konflikte?
Zhitia: Kjo është ëndrra ime që nuk është realizuar akoma, edhe pse në një luftë mjekësore kam pasur rast të raportoj për një armik të padukshëm siç ishte virusi COVID-19. Kam raportuar nga spitalet ku ka pasur pacientë të infektuar në Prishtine për 78 ditë - disa herë brenda ditës. Kjo mund, të them, do të mbetet periudha më e vështirë në karrierën time personale por edhe më e çmuar.
Secret Magazine: Sa është e vështirë gazetaria televizive, gjegjësisht përballja me masën?
Zhitia: Gazetaria televizive është më e vështirë për vetë faktin që atë lajm që po e thua, duhet ta argumentosh me fakte, pamje, deklarata, me burime të informacionit. Prandaj e shton përgjegjësinë që e ke ndaj publikut ose para masës. Vitet e fundit jam autore dhe moderatore e një magazine të zgjeruar informative në RTK, ku përveç përgatitjes së konceptit, kronikave, ka përgjegjësi shtesë kur del para shikuesve, sidomos kur bëhet fjalë për llojshmëri të lajmeve, ku ke për detyrë ta ndryshosh edhe mimikën apo edhe gjuhën e trupit.
Secret Magazine: Çfarë e bën një gazetare të mirëfilltë?
Zhitia: Një gazetare të mirëfilltë e bën respektimi i rregullave në gazetari. Nuk duhet të ketë interes apo anshmëri të asnjë lloji. Një gazetare e mirë duhet ta ruajë shumë besueshmërinë e saj profesionale por edhe personale, në mënyrë që t’i mbijetojë gjatë

këtij profesioni, pa lënë anash edhe dëshirën apo vullnetin që duhet ta ketë për këtë punë.
Secret Magazine: A mendoni të pensionoheni si gazetare?
Zhitia: Po gjithsesi, mua asgjë nuk më përmbush më shumë se gazetaria dhe po mendoj që do të pensionohem si gazetare ku pas asaj do ta shkruaj një libër timin personal, për karrierën time si gazetare dhe pse jo ai libër të jetë një model apo shtysë për studentët e rinj që ta kuptojnë që ky profesion është i vështirë por edhe shumë fisnik.
Intervistoi: Zanë Kryeziu Studente e Gazetarisë


Ligji i Mendjes
LOUISE L. HAY
Ka një ligj graviteti dhe shumë ligje të tjera K në fizikë apo inxhinieri a ku ta di unë. Shumicën prej tyre as që i kuptoj. Por, ka edhe ligje shpirtërore, siç ështe lidhja shkak-pasojë: Ajo që jep të kthehet prapë. Ka edhe një ligj të mendjes. Nuk e di me saktësi se si funksionon ky ligj, njësoj siç nuk e di si funksionojnë ato ligjet e elektricitetit. Ajo që di unë është të shtyp butonin që ma ndezë dritën.
Unë besoj se kur mendojmë ndonjë gjë apo kur themi ndonjë fjalë a fjali, ato në njëfarë mënyre, pasi të dalin nga ne, si rrjedhojë e ligjit të mendjes na kthehen si përvoja. Kështu fillojmë të mësojmë ndërlidhjen midis mendores dhe fizikes. Fillojmë ta kuptojmë se si funksionon mendja dhe sa kreative janë mendimet tona. Mendimet na qarkullojnë në mendje me një shpejtësi marramendëse, prandaj është e vështirë t'i formësojmë që në fillet e tyre. Gojët, nga ana tjetër, janë më të ngadalta. Së këndejmi, nëse arrijmë që ligjërimet tona t'i redaktojmë paraprakisht dhe gjërat negative t'i parandalojmë me kohë, do t'i japim vetes mundësinë t'i formësojmë edhe mendimet.
Fjalët që dërdëllisim janë tmerrësisht të fuqishme dhe shumica prej nesh nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Le ta marrim të mirëqenë se fjalët janë bazamenti i asaj që krijojmë ne jetë.
Fjalët i përdorim gjatë gjithë kohës, por jo gjithmonë kujdesemi për cilësinë ndikimin e gjërave që flasim.
Ne kujdesemi shumë pak për përzgjedhjen fjalëve.
Në fakt, shumica prej nesh flasim me negativizëm.
Si fëmijë na është mësuar gramatika. Na është thënë se fjalët duhet t’i zgjedhim në përputhje me gramatikore. Por, unë e kam vërejtur se rregullat gramatikore po ndryshojnë si shpesh. Diçka që është gransideruar e gabuar dikur, tani mund të jetë e saktë dhe anasjelltas. Një shprehje që dikur është konsideruar zhargon, sot mund të jetë në përdorim të gjerë. Sido që të jetë, gramatika nuk merr në shqyrtim domethënien e fjalëve dhe mënyrën se si ato ndikojnë në jetët tona.
Nga ana tjetër, në shkollë nuk na kanë mësuar se fjalët që zgjedhim kanë shumë të bëjnë me ato çfarë do të përjetojmë në jetë. Askush nuk na kishte thënë se mendimet tona janë krijuese, se ato mund të formësojnë jetën tonë. Askush nuk na kishte thënë ajo që nxjerrim nga vetja në formën e fjalëve do të na kthehej mbrapsht si përvojë. Qëllimi i Rregullit të Artë është të shprehë një rregull bazik të jetës: “Sillu me të tjerët siç do të doje ata të silleshin me ty.” Çfarëdo që jep do të të kthehet mbrapsht. Këtu fjala kurrë nuk ka qenë për fajin. Kurrë askush nuk na kishte mësuar se të doja veten ia vlente shumë. Kurrë nuk na kishin thënë që ne meritonim gjëra të mira. Askush nuk na kishte thënë se jeta na është ofruar si mbështetje.
Si fëmijë, më kujtohet që shpesh, si një formë nënvlerësimi, e thërrisnim njëri-tjetrin me emra të shëmtuar dhe ofendues. Po pse e bënim këtë? Ku i kishim mësuar këto sjellje? Shihe se çfarë na kanë mësuar. Shumë prej nesh nga prindërit në vazhdimësi jemi quajtur budallenj, përtacë, të pavlerë, e çka jo tjetër. Jemi konsideruar si problematikë dhe jo mjaftueshëm të mirë. Madje mund të kemi dëgjuar
prindërit të na thonë se më mirë do të ishte sikur të mos kishim lindur fare. Mbase mund të kemi ulur kokën në situata të tilla, por as që mund të na ketë shkuar mendja se çfarë dëmi na kanë bërë.
Ndryshimi i bisedës me veten
Tepër shpesh na ka ndodhur të pranojmë mesazhe nga prindërit. Na kanë thënë “Haje spinaqin”, “Pastroje dhomën tënde”, “Rregulloje shtratin tënd”, si kusht që të fitojmë dashurinë e tyre. Na është krijuar ideja se ne do të ishim të pranueshëm dhe do të kishim dashurinë e tyre vetëm nëse i bënim gjërat sipas mënyrës së tyre. Megjithatë, këto ishin ide të tyre se si e perceptonim të dobishmen dhe të padobishmen pavarësisht se ato ishin në mospërputhje me ato që ndjenim në brendësinë tonë. Kështu, na është krijuar përshtypja se ekzistenca jonë varej nga bërja e gjërave sa për t’i kënaqur të tjerët. Përndryshe nuk kishim të drejtën të ekzistonim.
Mesazhet e tilla kanë kontribuuar në atë që unë e quaj bisedë me vetveten mënyrës si i flasim vetes. Mënyra si i flasim vetes nga brenda është shumë e rëndësishme sepse përbën bazamentin e fjalëve që themi. Ajo krijon një atmosferë mendore përmes të cilës operojmë dhe e cila na tërheqë drejt eksperiencave tona. Nëse e nënvlerësojmë veten, jeta humb kuptimin. Nëse e duam dhe e vlerësojmë veten, atëherë jeta mund të jetë e mrekullueshme një dhuratë e bukur.
Është e lehtë t’i fajësojmë prindërit ose të tjerët nëse nuk kemi një jetë të lumtur, apo nëse ndihemi të paplotësuar. Është e lehtë të thuash është faji i tyre. Nëse fajin e gjejmë te të tjerët do të mbërthehemi në situatën ku ndodhemi, në problemet tona, në zhgënjimet tona. Fajësimi i të tjerëve nuk na çliron. Të lutem mbaje mend, fjalët tona mbartin fuqi. Edhe një
herë, fuqia jonë buron nga përgjegjësitë që marrim për jetët tona. E di se të marrësh përgjegjësi tingëllon paksa e frikshme, por kjo është e pashmangshme, pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo. Nëse duam të marrim përgjegjësi për jetët tona duhet të
jemi përgjegjës për ato që nxjerrim nga goja. Fjalët dhe frazat që i themi janë zgjatim i mendimeve tona. Fillo të dëgjosh ato që thua. Nëse e dëgjon veten duke përdorur fjalë negative apo kufizuese, ndryshoji.
Nëse unë dëgjoj një tregim negativ, nuk ua them të tjerëve. Nuk e qarkulloj një histori të tillë. Mendoj se jemi ngopur me gjëra të tilla, prandaj i injoroj fare.
Nëse dëgjoj një tregim pozitiv, mundohem ta ndaj me sa më shumë njerëz që mundem.
Kur je me njerëz të tjerë, dëgjoji me kujdes ato thuren dhe si thuhen. Mundohu të ndërlidhësh ato de thonë me ato që i përjetojnë në jetë. Shumë e shumë njerëz i jetojnë jetët me sikur
Sikur është një është shprehje me të cilën veshi im është mësuar. Është diçka që e kam dëgjuar me tepri. Shpesh më ndodh të dëgjoj njerëz që përdorin dhjetëra sikur në një paragraf të vetëm në përpjekje për ta kuptuar përse jetët e tyre janë kaq rigide, apo përse e kanë të vështirë të dalin nga një situatë e caktuar. Të tillët duan të kenë në kontroll gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë. Ata e fajësojnë veten ose të tjerët për gjërat që u kanë shkuar keq, e pastaj pyesin veten përse nuk po jetojnë lirshëm.
Njësoj, edhe shprehjen duhet të mund ta mënjanojmë nga fjalori dhe modelet tona të të menduarit.
Kur arrijmë ta bëjmë, të lirohemi nga një barrë e madhe e presionit që ia kemi imponuar vetes. Ne, për shembull, i krijojme vetes një barrë të madhe presioni duke i thënë vetes “Më duhet të shkoj në punë”, në vend se t’i themi këto fjalë imponuese, mund të themi “kam zgjedhur të shkoj në punë”, pra ta bëjmë me dashuri dhe jo detyrim.
FUQIA E MENDIMIT POZITIV
DR. IBRAHIM EL-FEKIJ
Megjithëse të menduarit mund të jetë i thjesh- të, dhe mund të mos marrë më shumë se disa mo- mente, ai ka një programim të fortë, të fituar nga shtatë burime të ndryshme, të cilat i japin atij një forcë të madhe dhe e bëjnë referencë të mendjes, që njeriu e përdor nga brenda dhe nga jashtë. Këto shtatë burime janë:
Prindërit
Programimi i parë të cilin e kemi fituar në jetën tonë, ka qenë nga babai dhe nga nëna jonë. Për këtë, mbretëresha Elizabeta e Dytë ka thënë: "Kam mësuar siç mëson majmuni, duke shikuar babain dhe nënën, dhe duke i imituar plotësisht sjelljet e tyre!"... Nga prindërit ne kemi mësuar fjalët dhe kuptimin e tyre, shprehitë e fytyrës, lëvi. zjet e trupit, kuptimin e ndjesive, sjelljet, vlerat, besimin fetar, parimet dhe idealin e lartë. Ngaqë ky është programimi jonë i parë në këtë jetë, dhe ngaqë ata të dy janë personat më të rëndësishëm për ne, ky programim është themeluar dhe nguli tur mirë te ne, dhe është bërë referenca kryesore e mardhënies sonë me vetveten, ose me botën e jashtme.
Ambienti familjar
Pas dy prindërve, ne vumë re se ekziston edhe një botë tjetër, që është ambienti familjar, qoftë ai mes vëllezërish dhe motrash, ose gjysh e gjyshe, ose xhaxha, dajë, bijtë e tyre, etj.
Në kontakt me këtë ambient, mendja bën lidh- jen e informacioneve që merr këtu, me çfarë është programuar më përpara, dhe në këtë mënyrë, programimi bëhet edhe më i fortë.
Ambienti shoqëror
Qoftë ai i përbërë nga fqinjët, nga shitësi i ushqimeve, shoferi i taksisë, ose i makinës së shkollës, ose shoferi i autobusit etj. Ne e përvetësojmë gjithë çfarë thonë njerëzit në ambientin shoqëror në të cilin jetojmë; kështu mendja vazhdon të bëjë lidhjen e informacioneve që merr nga çdo burim i jashtëm, me bazën e programimit të ma- gazinuar në ndërdije (subkoshiencë), dhe kështu programimi përforcohet dhe më shumë.
Ambienti i shkollës
Ky ambient përfaqëson metodën që ndjekin mësuesit dhe përgjegjësit e shkollës, si fjalët që përdorin, shprehjet, moralin e tyre, sjelljet dhe veprimet, etj. Ngaqë shkolla ndikon shumë në programimin tonë të të mësuarit, është e lehtë për ne që t’i marrim disa nga këto sjellje, qofshin ato ne- gative apo pozitive, dhe t’i shtojmë në programi- min tonë të mëparshëm, dhe kështu ato të bëhen të ngulitura fort në ndërdijen tonë.
Shokët
Ky burim konsiderohet një nga burimet më të rëndësishme të programimit tonë, pas programi. mit nga prindërit. Shokët konsiderohen arritja e parë personale në jetën tonë, sepse zgjedhja e tyre ishte nga vetë ne, pa asnjë ndikim nga prindërit. Gjithashtu, të shtyrë nga ndjenja e pavarësisë, si dhe për të fituar pranimin në shoqëri, është e mu- ndur që prej tyre të mësojmë sjellje negative, si duhanpirja, droga, alkooli, ikja nga orët e mësi- mit, apo zakone të tjera të këqija, të llojeve të ndryshme, pastaj e gjitha kjo ndikon në programi- min tonë bazë. Kështu, programimi merr kup- time të larmishme dhe krijon dosje të ndryshme në magazinat e kujtesës.
Media
Për shkak se shumica e të rinjve shikojnë tele- vizor me orë të tëra, duke arritur ndoshta në pesë- dhjetë orë në javë, ky burim me çfarë ai ofron, lë gjurmë te ne, qoftë në mënyrë negative, apo pozitive. Nëse i riu, apo e reja, për shembull, shikojnë se aktori ose këngëtari i tyre i preferuar pi duhan, është e mundur që kjo gjë të ndikojë tek këta shikues, që pastaj edhe këta të pinë duhan.
Dr. Wayne Dyer, në librin e tij There is a spiri- tual solution to every problem, thotë: “Fëmija nor- mal, para se të arrijë moshën dymbëdhjetë vjeç, - ka parë
afërsisht 12000 krime vrasjeje në progra- imet dhe filmat që shfaqen në ekranin e televizorit, gjë e cila ka bërë që një në çdo dymbëdhjetë fë- mijë, nën moshën dymbëdhjetë vjeçare, të zotë- - rojë një pistoletë.” Instituti për Kërkime Psikologjike dhe Fiziolo- gjike, në Zelandën e Re, ka konfirmuar se më shu- më se 60% e rasteve të të sëmurëve me depresion, janë shkaktuar si rezultat i Medias, e cila përqendrohet te gjërat negative, te vështirësitë, luftërat dhe humbja e vlerave njerëzore. Në ditët tona, ne e vëmë re valën e programeve televizive që përqeendrohen kryesisht te lajmet negative, si dhe te këngët që përmbajnë lakuriqësi, të cilat nuk i bëjnë aspak mirë vlerave tona shpirtërore e morale. Këto dukuri negative janë përhapur dhe vazhdojnë
të përhapen në botën tonë, duke ndikuar thellë në moralin e rinisë. Këtë ndikues kaq serioz, njerëzit e shtojnë në programimin e tyre, dhe ai bëhet më i fortë dhe më i thellë sesa ishte më parë.
Vetja jonë
Pas gjithë këtyre programimeve të mëparsh- me, me të cilat u programuam nga bota e jashtme, duke formuar te ne vlera, bindje dhe parime të ngulitura mirë, në bëhemi të aftë të shtojmë sjellje të tjera të reja, të cilat mund të jenë negative ose pozitive. Truri jonë i lidh ato me informacionet e mëparshme, duke bërë që programimi jonë të bë het edhe më i ngulitur, dhe më i thellë. Kështu të ne krijohet aftësia e përshtatjes nervore, dhe krijo hen zakone me të cilat ne takohemi me botën e jashtme, e të cilat janë shkak i suksesit ose i dësh timit tonë, ose shkak i lumturisë ose i gjendjes sonë të trishtuar.
Mendimet mund të jenë të thjeshta dhe mund të duken të dobëta, por në të vërtetë, ato janë më të thella dhe më të forta sesa ti e imagjinon.





