Zyhdi dervishi

Page 75

mbi paterica drejt një sistemi tjetër. Por që i duhet të përshkojë një urë të gjatë për tu bërë vërtet vend demokratik. Krahët e metastazave lidhen, vijnë nxitimthi nga shumë skaje, anë dhe labirinte: inferioritetit, egoizmit, etjes për revansh, për pushtet. Kur njeriu del papritmas prej errësirës në dritë dhe ku elementet e shfrytëzimit dhe të shpërdorimit janë të skajshme. Autori nuk hyn në hollësi të shtjellimit të ngjarjeve ai e lë të kuptohet. Janë zhdukur shumë vajza. Njëra prej tyre fatkeqja dhe naivja Menda Bogjas që e donte aq çiltërsisht Subin, u gjend e mbytur në breg të detit, pranë saj u gjend ora e Subit, në një vajzë tjetër në ADN doli sperma e tij. Në mbyllje të librit autori lë një dritë shprese. Një kontradiktë që ndodh, ku forcat e mirëfillta janë gjithnjë në pritje për të gjetur një udhëzgjidhje. Në Shqipëri krahas zhvillimeve të përshpejtuara, kristalizohet dhe një mendësi e re e cila shpejt a vonë do të jetë promotorë e zhvillimeve të mëvonshme të ngjarjeve. Uji që të pastrohet dhe të bëhet i pijshëm e kërkon dyzet guriçka. Dhe të shihet një progres, zhvillim dhe përparim e kërkon një kohë, duke mbartur mbas vetes besimin. Kjo shihet në dy propagandistët kryesorë të librit: Monda Huta dhe Tritan Beku.

75


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.