Page 1

Nr. 89 MAJ 2018

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

Editorial

E

dhe këtë viti 3 Qershori, mbetet dita e komunitetit shqiptar në Britani, si një ditë që përkon me festimet e ditës së fëmijëve. Nga 0ra 12-18 në një mjedias të gjelbër do të mbahen aktivitete të shumta, valle e muzikë tradicionale shqiptare, derisa priten të marrin pjesë mjaft shqiptarë, si dhe një numër i madh i personaliteteve. Organizatorët, Forumi i Bashkimit të Shoqatave shqiptare në Londër kanë njoftuar se më 3 qershor, do të mbahet festa e fëmijëve dhe dita e komunitetit shqiptar në Britani. Sipas këtyre organizatorëve, në këtë ditë do të mbahen aktivitete të shumta, valle e muzikë tradicionale shqiptare, derisa priten të marrin pjesë mjaft shqiptarë, si dhe një numër i madh i personaliteteve. “Më 3 Qershor, festohet dita e komunitetit shqiptar ne Britani. Tashmë e kthyer në një festë tradicionale prej vitesh nga ky forum! Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi mjaft shqiptarë për të festuar së bashku, duke dëgjuar programin e fëmijëve të shkollave shqipe, muzike live nga këngëtarë lokalë, valle tradicionale shqiptare, lojëra popullore, futboll e shumë befasi tjera! Marrin pjesë shumë personalitete si deputetë të Parlamentit Britanik, Ambasadorë, kryetarë bashkish etj! Të festosh festën e fëmijëve është gjëja më e çmuar që mund t’ju bëjmë fëmijëve tanë sepse tek e fundit për këta fëmijë po punojmë dhe jetojmë në këtë vend!

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

DITA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANI

“JO DSS”: SI QIRADHËNËSIT PENGOJNË QIRAMARRËSIT PRIVATË QË JANË NË PËRFITIMET E NDIHMËS SOCIALE LEXONI NE FAQEN 13

TRE DEMOKRATË TAHIR Z. BERISHA FATIME GASHI NË ZYRËN E I FALI JETËS ATË ËSHTË KURORËZUAR PROF.DR SALI QË JETA I FALI MISS MANCHESTER BERISHËS ATIJ: FRYMËZIMIN 2018 LEXONI NE FAQEN 22

LEXONI NE FAQEN 13

LEXONI NE FAQEN 22


2 Nr. 89 - MAJ 2018

2 Nr. 77 - MAJ 2017

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim,

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës

0208 93 06 873


3 NR. 89 - MAJ 2018

“Jo DSS”: Si Qiradhënësit pengojnë Qiramarrësit Privatë që janë në Përfitimet e Ndihmës Sociale Trendi në rritje i rritjes së kostos së qirasë dhe përqindja që pagat shkojnë çdo vit, zvogëlon mendimin, se që të kesh një punë me kohë të plotë, nuk të garanton se ti nuk do të kërkosh ndihmë për shpenzimet e strehimit. Megjithatë, statistikat e fundit tregojnë se nëse e merrni këtë ndihmë, ju mund të diskriminoheni hapur. Është për të ardhur keq që tregu ynë me qira i mbingarkuar i lë qiramarrësit me pak të drejta dhe fuqi të vogël të tregut.

Jo të gjithë pronarët diskriminojnë ose vullnetarisht refuzojnë të pranojnë qiramarrësit që marrin përfitime strehimi. Kjo mund të jetë vetëm për shkak të sigurimit të pronarit të tyre që i ndalon ata të marrin qiramarrësit nga sistemi i përfitimet e strehimit kur fillon qiramarrja e tyre ose siç përcaktohet në kushtet e tyre të huasë (morgiçit).

Një çështje tjetër është se, në vend që të rritet rezerva e banesave sociale, në të vërtetë po zvogëlohet. Prandaj, Autoritetet Lokale dhe Shoqatat e Strehimit duhet të Qiramarrësit që kërkojnë të marrin me qira privatisht inkurajohen për të ndërtuar dhe për të marrë prona në ndeshen tek reklamimet “Jo DSS” nëpër faqet online dispozicion të qiramarrësve që marrin përfitime. të agjentëve (uebsiteve) apo në hapësirat e dritareve Manjinder Kaur Atwal është Drejtore e Strehimit në të shitoreve dhe mjediseve sociale. Kjo qëndron Kompaninë Avokatore, “Duncan Lewis Solicitors”. për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore, një Ajo është specializuar në drejtimin e problemeve që departament qeveritar që nuk ekziston më, por që më ndodhin tek qiradhënësit dhe qiramarrësit në kushtet parë ishte përgjegjës për përfitimet e mirëqenies. “Jo e mosmarëveshjes. Fushat kryesore të saj të praktikës DSS” nuk do të thotë se qiradhënësi apo agjenti i qirasë përfshijnë mosmarrëveshjet për strehimin, çështjet nuk do të japë me qira për këdo që merr përfitime e konsumatorit dhe ato kontraktuale, rikuperimin strehimi. e borxheve dhe zbatimin. Ajo ka përvojë të gjerë në Mund të argumentohet se “Jo DSS” nuk është një formë posedim të çështjeve, dëmtimeve dhe urdhrave, rastet e diskriminimit pasi rrjedh nga një etiketim i gabuar e dëmtimit, dëbimet e paligjshme, preblemet me të pa i njerëzve që marrin përfitime dhe disa avokatë kanë strehë dhe shqyrtimet gjyqësore. Për këshilla për strehim argumentuar se në rastet kur njerëzit marrin përfitime të ekspertëve, kontaktoni Manjinder në 02031141269 për shkak të aftësisë së kufizuar, “Jo DSS” të jetë në ose dërgoni email tek manjindera@duncanlewis.com. shkelje të Aktit të Barazisë 2010. Ne besojmë se kjo Avokatët e Strehimit tek “Duncan Lewis Solicitors duhet të sfidohet ligjërisht. (Duncan Lewis Housing Solicitors) Në një rast të kohëve të fundit, një përpjekje e një nëne Avokatët e Strehimit tek “Duncan Lewis Solicitors” të vetme për të marrë me qira një pronë private në këshillojnë për menaxhimin e borxhit, dëmtimin, Birmingham u bllokua nga një agjent i qirave, për shkak përfitimin e strehimit, detyrimet e qiradhënësit, kontestet se disa qera do të shkarkoheshin nëpërmjet përfitimeve e qiramarrjes, strehimin e Autoritetit Lokal, riposedimin të strehimit. Nëna e lëshoi një ankesë për diskriminim e hipotekave, njoftimin për të lënë, lejen e planifikimit kundër agjentëve të qerasë në një Gjykatë të Qarkut dhe ankesat, të drejtën për të blerë (Right-to-Buy), të pasi që letra e saj e ankesës ishte hedhur poshtë. Më drejtën për të marrë me qira (Right-to-Rent), mareveshjes pas, agjenti i qerasë pranoi diskriminim e tërthortë në mes kontraktorëve (tenancy agreements) dhe largimet e bazë të gjinisë, duke u dalë me vendim nga gjykata që paligjshme nga shtëpitë (unlawful eviction). të kompensonte shumën prej 2.000 stërlinash. Për këshilla ligjore eksperte, thirrni avokatët e Për fat të keq, raste të tilla janë të zakonshme. Në vitet strehimit “Duncan Lewis Solicitors” në numrin 0333 e fundit, pronarët që dëshirojnë të japin me qira banesat 772 0409. për banorët me Ndihmën e Paguar të Banesave (Housing Benefit), kanë rënë ndjeshëm për shkak të shkurtimeve Shënim: DSS është një shkurtesë që qëndron për të përfitimeve të ndihmës sociale, problemeve me Departamentin e Sigurimeve Shoqërore, një frazë e vjetër sistemin Universal të Kredisë (Universal Credit) dhe që thjesht do të thotë se etikon cilindo që është në sistemin e çështje të tjera. përfitimeve të qeverisë.


4 Nr. 89 - MAJ 2018

Dedikimi më i bukur që i ka dhënë një gruaje ndonjëherë një mashkull

K

y është mesazhi më i bukur që një mashkull ka bërë ndonjëherë për një femër, mesazh që po qarkullon gjërësisht në internet: Kur unë linda, një femër ishte aty për të më mbajtur. Mamaja ime. Ndërsa rritesha si një fëmijë, një femër ishte pranë meje për të luajtur me mua. Motra ime. Kur shkova në shkollë, një femër ishte atje për të ndihmuar që të mësoja. Mësuesja ime. Kur kisha nevojë për mbështetje, shoqëri dhe dashuri, një femër ishte aty për mua. Gruaja ime. Kur unë sillesha në mënyrë të ashpër, një femër ishte aty që të më zbuste. Vajza ime. Nëse je një femër, duhet të jesh krenare që je e tillë. Natyra të ka bërë femër për të sjellë gëzim në gjithë jetët përreth teje. Ju jeni mrekullia e tetë në botë dhe duhet ta besoni këtë gjë. Çdokush që mund t’ju bëjë të ndiheni keq, të ndiheni sikur nuk vleni, nuk është gjë tjetër, veçse dikush që nuk do të mirën tuaj. Largohuni nga njerëz të tillë dhe besoni tek vetja juaj. Ju mund të arrini gjithçka, nëse ia vendosni vetes si synim. Sado të vështira t’ju duken situatat, mos u demoralizoni, sepse nuk ka asgjë që ju nuk mund ta bëni. Mblidhni forcat dhe ecni përpara. Ju jeni fillesa jetës së çdo qënieje të gjallë, ndaj pa ju nuk ka jetë. Nëse ju është besuar një detyrë kaq e rëndësishme, me siguri që çdo gjë mund ta realizoni me sukses. Kini besim dhe ecni fuqishëm përpara gjithçkaje që ju del në rrugën tuaj!


5 NR. 89 - MAJ 2018


6 Nr. 89 - MAJ 2018

Tre demokratë në zyrën e Prof.Dr.Sali Berishës

T

re djem të rrinj, tre demokratë të përkushtuar, dhe të tre nga një fshat në Pukë, tashmë kanë bërë realitet një takim me liderin historik të demokratëve, Prof Dr Sali Berisha. Në fakt të tre si drejtues të organizmave aktuale të PD në vende të ndryshme, këtë ëndërr e bënë në muajin që sapo lamë pas. Gazmendi, kryetar i Grupseksionit të PD-së Barking and Dagenham në Londër, Shkëlqimi në një zonë në Durrës dhe Samiu. Të tre janë nga fshati me emrin True në Pukë. Ata provuan atë që çdo njeri, që e adhuron apo jo, ka kureshtje të takojë Sali Berishën. Aq më tepër tre demokratë të përkushtuar që kanë pasur ëndërr këtë takim dhe me një respekt reciprok. Të tre në këtë takim provuan se zyra e tij ishte si gjithnjë plot e përplot me pritje e përcjellje, njerëz të thjeshtë, apo ofiqarë e ambasadorë. Nisja e takimit ishte dhe një nga efikasitetet që e shoqërojnë doktorin me përpikmëri. Në orën e caktuar. Ai donte të mësonte për të gjithë, ata kërkonin ta dëgjonin me vëmendje. Memorja e tij ishte në majën më të lartë. Na foli për miqtë e tij dhe tanët, për bashkëpunëtorët në vite dhe ndau respekt. Dhe aty u ndje

ajo që gjithkush e kupton, atë që Agim Xhafka e ka shkruar më parë. Nga biseda kupton se PD ka hyrë në cikël rikuperimi. Njësoj si njeriu

kur sëmuret dhe operohet. Pret t’i mbyllet plaga, të heqë penjtë e të futen në lojë fizioterapistët per ta aftësuar. Edhe pas Theçerit në Angli

u larguan tre kryetarë deri sa i katërti i solli në pushtet. Rikthimin e vet në krye e quan të pamundur, por kërkon rikthimin e të larguarve. Sa më parë të vijnë te shtëpia e tyre. E shpresën pret ta ngjallin të rinjtë. Janë si dallga që pastron bregun. Kështu më pas me Sali Berishën flet jo veç për politikë. Edhe për jetën në emigracion, shqiptarët e Anglisë, hallet dertet, shqetësimet, teatrin, filmin, librin. Zyra e tij komode, jo aq e madhe sa duket në tv,është e ngrohtë dhe miqësore. I vëmendshëm kur i flet dhe plot fakte kur të shpjegon të bëjnë që takimin ta mbash mend si një ngjarje me kujtesë të gjatë. Këtë e ka thënë shumë saktë gjithkush që e ka takuar atë, dhe këta djem të mirë e ndjenë të arsyeshme ta citojnë se “Kur largohesh Sali Berisha të përcjell deri tek paradhoma. Atje presin shumë njerëz. E pamë plot atë mjedis të vogël. Dhe ai tashmë është shpresa dhe ndërgjegjja e pashuar e demokratëve në vite, shpresa në sytë e përvuajtur të të gjithëve. Por këta djem e mbështesin me shpirt e me zemër Liderin e PD-së Lulzim Basha. Ata janë të gjithë të gatshëm për të risjellë fitoren nën udhëheqjen e tij.


7 NR. 89 - MAJ 2018

New York Times artikull të veçantë kushtuar Ismail Kadaresë:

Lexuesit në gjithë botën habiten si nuk e merr Nobelin

G

azeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar sot një shkrim shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven ikushton një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson. “Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më I madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç. Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër. Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist. “E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”. Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi

i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në.Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje.

Kryedramaturgu Rudia Stafa , është, bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet te kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i zonave të rrezikshme , është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e ndërgjegjes. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të tjerëve.

Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete, por dhe të panjohura. Duke mbyllur jetën tragjikisht, Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingëllon si një metaforë e zezë ekzistenciale. Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrëqethës. Ajo përnjëmend është një qenie njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të kundërt. Kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar. Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”. Ky libër ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze.

Kosovë, janë shënuar raste të kërcënimeve të gazetarëve M ediet janë duke u përballur me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet ku sundon shtypja, ku autoritetet po përqëndrojnë përpjekjet e tyre në mediat sociale dhe platformat e tjera në internet pas goditjes së pavarësisë së medieve tradicionale. Kështu thuhet në raportin e Freedom House. Kësaj gjendjeje nuk i shpëton as Kosova, e cila në raportin e fundit të Freedom House radhitet ndër vendet ku liria e shprehjes është “pjesërisht e lirë”. Tetë raste kërcënimi në pesë muaj Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit e shënoi me një protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”. Në Kosovë, vetëm gjatë pesë muajve të fundit, janë shënuar tetë raste të kërcënimeve të gazetarëve. Anëtarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Majlinda Aliu, tha se gazetarët në Kosovë përballen në vazhdimësi me sulme fizike e verbale. “Vetëm brenda pesë muajve ne si AGK kemi parë 8 raste të kërcënimeve, sulmeve fizike dhe dëmtimit të pronës së gazetareve dhe natyrisht për këto veprime janë të njoftuar edhe policia dhe prokuroria. Por këto institucione nuk është se po tregohen shumë efikase, nuk po mar-

rin veprime konkrete për të mbrojtur gazetarët”, tha Majlinda Aliu. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit tashmë janë dakorduar që prokurorë special të kësaj prokurorie të trajtojnë rastet e gazetarëve. “Një gjë pozitive që ka ndodhur është se prokuroria ka përcaktuar prokurorë që ekskluzivisht po merren me rastet e gazetarëve e kjo ndoshta ka qenë edhe indikatorë që Kosova këtë vit është renditur në katër vende më poshtë në raportin e “Reporterëve

pa kufij”, tha Kelmendi. Drejtues të institucioneve të Kosovës nga ana e tyre nuk ndalen së deklaruari se zhvillimi i medieve në Kosovë është histori suksesi. Është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili thotë se Kuvendi i Kosovës do ta rrisë qasjen e gazetarëve në punën e kuvendit. “Zhvillimi i medieve në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët.” Kuvendi përmirëson punën me mediat

Veseli thekson se është arritur një ujdi në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e kuvendit. Kjo ujdi do të mundësojë më mirë qasjen e mediave dhe publikit, sipas Veselit. “Kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e medieve dhe publikut në punën e Kuvendit, e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, shkroi në profilin e tij social Kadri Veseli. Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell thotë se “puna e gazetarit është jetike por gjithashtu e rrezikshme. “Shtypi i lirë është themel për lirinë dhe demokracinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre”, shkroi ambasadori O’Connell. Sidoqoftë, në raportin e fundit, organizata Freedom House, shprehet se demokracia u përball me krizën më serioze në dekada në vitin 2017. Parimet themelore të saj, që përfshijnë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit, u sulmuan në mbarë botën.


8 Nr. 89 - MAJ 2018 Dr. FATMIR TERZIU

A

keni dëgjuar ndonjëherë dikush në një natë komunitare të ngrejë peshë zemrat e shqiptarëve? Apo dikush përpiqet të japë një baladë dashuri me një dashuri të dalë nga zemra? Ky është këngëtari i mirënjohur i komunitetit shqiptar në BM Elton Qeraj. Dhe ai është nën kontroll të këngës, timbrit, vlerave dhe tërë dimensioneve muzikore. Është mjaft i pëlqyer dhe mjaft i kërkuar. Duke qenë në Kontroll është një nga gjërat më kryesore që nis të delegojë një vlerë të ndjeshme tek një këngëtar. Dhe kjo si një nga kushtet më kryesore të të qenit këngëtar, sigurisht dhe një nga faktorët më të dukshëm nëse dikush duket si një këngëtar i mirë apo jo, mirëkuptohet nga të gjithë nëse është në kontroll të zërit të tij. Këtë vlerë e gjejmë pa asnjë mëdyshje tek këngëtari mjaft popullor në mesin e komunitetit shqiptar në Britani të Madhe e më gjerë, Elton Qeraj.

Elton Qeraj, këngëtari me të gjitha përmasat e vlerave muzikore dhe praktikës së përgjithshme dhe zhvillimit të zërit të Elton Qeraj, ndjehen edhe në videoklipin Nëntorit të vitit 2013 ku kënga “Moj e ëmbla Nazeqare” morri pjesë dhe u mirëprit në MusicalFest 2013. KËNGËTAR ME VËLLIM

V

KONTROLLI I I MIRË VOKAL

K

ontrolli i mirë vokal i tij ashtu sikurse njihet në këtë profesion të lidhur me talentin, do të thotë të qëndrosh “në fushë”. Kjo do të thotë të këndosh melosin e shënimeve me saktësi, jo me pak timbër të mprehtë ose të sheshtë. Kjo gjithashtu do të thotë të mos endesh nga kyçe të tjtërsuara ose të këndosh në çelësin e gabuar, që zakonisht ndjehet kur një këngëtar është në një sens për të filluar. Kështu këngëtari mjaft i talentuar Elton Qeraj, hyn tek këngëtarët me kontroll të mirë vokal, të cilët mund të këndojnë çdo shënim dukshëm për efektin muzikor të synuar në një melodi ose harmoni. Ata, sikurse dhe Qeraj, gjithashtu mund të trajtojnë me kujdes shënimet, jo duke kërcyer shumë larg ose jo aq larg sa në fushën e parashkruar të tekst-autorit dhe muzikantit. Dhe natyrshëm në të gjitha angazhimet e tij, sidomos tek ato në mesin e evenimenteve të organizuara nga Vila Ronel apo dhe nga The Imperial Venue, Elton Qeraj, hyn tek këngëtarët me një zë të mirë që kanë kontroll të fortë vokal. Në tërë interpretimin e tij muzikor, thuajse tek të gjitha llojet e këngëve, tingulli i këngëve dhe i timbrit të tij është një kombinim i disa faktorëve të ndryshëm, por

në thelb dallohet ajo që quhet “tingulli i përgjithshëm i zërit”. Është pothuajse gjithmonë i ndjeshëm dhe efikas me zanoret që janë me fjalë të cilat janë të mbështetura në tekstet (p.sh. “ah”, “oh” “ee” etj) dhe ai i përdor këto zanore në një mënyrë mjaft të qartë. Ton i përdor nga Elton Qeraj, gjithashtu nënkupton timbërin e përgjithshëm (tingull karakteristik) të zërit. Ai hyn kështu tek këngëtarët me një zë të mirë që kanë ton të mirë vokal. INTONUES PERFEKT

N

ë intonimin e këngëve të Elton Qeraj, e gjitha është një shprehje e qartë. Ai ka dhe tejsjell një emërtim të qartë, duke përpiluar çdo rrokje pikërisht ashtu siç është menduar. Natyrisht, në muzikën e tij, shpërndarja e tekstit është shumë më e relaksuar dhe ndjehet në detaj dhe disa rrokje të mprehta. Gjithsesi, çdo fjalë tek kënga dhe prezantimi i saj nga ky këngëtar është i determinuar që të shprehet pikërisht ashtu siç dëshiron këngëtari. Elton Qeraj, që nga publikimi i

videoklipit më datën 7 Gusht 2013, “Djepi Juaj Shqipëria” ka treguar publikisht se është në mesin e kolegëve më të mirë me një zë të mirë që shprehin Të tingëllosh si një këngëtar i mirë duhet të kesh mbështetje të fortë vokale për këngën tënde, ashtu sikurse këtë ai e prezantoi për publikun me videoklipin e 22 Gushtit 2013 “Dale moj Xhane”. Në këtë kohë ai arriti të fitojë zemrën e mjaft profesionistëve të muzikës që i thanë hapur: “Kjo ju lejon të prodhoni këngë të mira, të qarta, që tingëllojnë të forta dhe mos u lëkundni”. Gjithashtu të tjerë të fushës së muzikës, madje dhe kolegë të tij të rrinj e të vjetër i deleguan mesazhin se kjo “ju ndihmon të prodhoni një tingull të gjërë dhe jo atë që tingëllon i hollë dhe i dobët. Megjithëse ndonjëherë mund të dëshironi të këndoni me një zë të dobët që i përshtaten një kënge të veçantë, një këngëtar i mirë, duhet të jetë ngjshëm me ty, duhet të ketë një zë që është në gjendje të prodhojë një ton të fortë të gjerë. Mbështetja e zërit vjen nga një kombinim i sjelljes së mirë, teknikës së duhur të frymëmarrjes,

ëllimi i përshtatshëm, ky është një tjetër shenjë e menjëhershme e këngëtarit Elton Qeraj, që u ndje edhe në videoklipin mjaft efikas “Do mbetem shqiptar” që mori një udhë të zjarrtë tek dëgjuesit në vitin 2015. Këndimi në një vëllim të përshtatshëm është thelbësor për këngëtarin Qeraj, ndaj ai e delegoi tërë frutin e tij tek videoklipet e suksesshme “Ditëlindja” dhe “Ngjeqari im”. Vëllimi në këto videoklipe i përshtatet muzikës, që ndryshon në mënyrë të përshtatshme me formulimin muzikor dhe është në nivelin e duhur të përgjithshëm për t’u përputhur me muzikantët e tjerë dhe vetë auditorit të tij që e kërkon mjaft dendur. BOTË E MREKULLUESHME MUZIKORE

B

ota e muzikës së Elton Qerajt është e mrekullueshme, dhe nga stili i tij që i mplekset si jo radhë, një këngëtari të talentuar natyrshëm me një zë të pëlqyeshëm, sikurse ndodh tek videoklipi “Kurbeti” i publikuar në dhjetorin e vitit 2016. Këngëtarët e mirë dinë ta përshtasin tonin, vëllimin dhe shprehjen e përgjithshme që i përshtaten stilit të muzikës. Ata gjithashtu e dinë për të shmangur zhanret e bezisshme në evenimente. E këtë e di mirë Elton Qeraj. E paraqesin videoklipet e tij të mrekullueshme “Berat-PërmetSkrapar” në bashkëpunim me Dule Malindi dhe “Djem Fierak”. DUKE PËRFUNDUAR

K

ëto e mjaft gjëra të tjera flasin për një këngëtar që është në ngjitje dhe që përditë e më shumë reflekton vlera të ndjeshme mes talentin të tij të ndjeshëm.


9 NR. 89 - MAJ 2018

Ja kush janë 10 kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë së Madhe

K

ryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore është lideri politik i Mbretërisë së Bashkuar dhe lideri i ekzekutivit. Kryeministri është anëtar i Parlamentit dhe në kapacitetin e tij ekzekutiv është përgjegjës përpara Parlamentit. Ky post është mbajtur për herë të parë nga Sër Robert Walpople, më 4 prill 1721. Lista rendit 10 kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë së Madhe. Në këtë listë ata që spikasin janë padyshim Winston Churchill dhe Margaret Thatcher. Churchill ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 19401945 dhe përsëri prej viteve 19511955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi dhe artist. Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. Mori famë të mirë dhe të keqe si korrespondent lufte dhe me libra kontemporar ai shkroi duke i përshkruar fushatat. Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe e ktheu Britaninë ne superfuqinë e Luftës së Dytë Boterore, duke çliruar pjesën më të madhe të Europës nga Gjermania. Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate. Ndërsa Margaret Thatcher është kryeministrja më jetëgjatë e shekullit XX në Britani, një vend me një histori të gjatë monarkesh femra, Thatcher është e para dhe e vetmja që ka drejtuar ndonjëherë ekzekutivin britanik. Me një stil drejtimi autoritar, Thatcher mbahet mend për një sërë reformash të thella dhe gjithëpërfshirëse, që bënë një gazetar sovjetik ta mbiquante “Zonja e Hekurt”. Që prej atëherë, kjo nofkë u bashkangjit përjetësisht me figurën e baroneshës. Por është Clement Atlee ai u votua si Kryeministri më i suksesshëm britanik i shekullit XX nga MORI, një opinion që gjen vend edhe në publikun britanik. Një emër jo shumë i njohur në botë, por në Britani cilësohet si kryeministri më i mirë. 10. EDWARD HEATH dward Heath ka qenë Kryeministër nga 19 qershori 1970 deri më 4 mars 1974. Koha në të cilën ai

E

pjesën më të madhe të Luftës së Parë Botërore, e cila pa dyshim dobësoi fuqitë qindore. Ai gjithashtu garantoi “pagesën e të sëmurëve” dhe rritjen e pensioneve për të moshuarit. Dha dorëheqjen për shkak të shëndetit të dobët dhe vdiq vetëm dy javë pasi u largua nga posti. 7. HERBERT ASQUITH

J

ames Callaghan është ndoshta Kryeministri më kontrovers i listës. Ai ka shërbyer si Kryeministër nga 5 prilli 1976 deri më 4 maj 1979. Ai ishte në minoritet në qeverinë e tij dhe u mbështet në formimin e koalicioneve. Lidershipi i tij nuk ishte i suksesshëm gjatë krizës ekonomike të viteve 1970. Në mars 1979 ndaj tij u ngrit një mocion mosbesimi në Dhomën e Ulët, mocion i cili kaloi me vetëm një votë plus. Për pasojë, ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe humbi përballë Margaret Thatcher. 8. SIR HENRY CAMPBELLBANNERMAN

qeverisi kishte probleme të shumta, veçanërisht me Irlandën Veriore dhe trazirat e shumta industriale. Një nga triumfet e tij kryesorë është ai i vitit 1973, kur u nënshkrua marrëveshja, ndonëse jetëshkurtër, për një zgjidhje të problemeve në Irlandën e Veriut. Megjithatë, Heath mbahet mend më së shumti për anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Komunitetin Ekonomik Evropian. Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe pas rezultateve jo bindëse, dha dorëheqjen. 9. JAMES CALLAGHAN

S

ër Henry u zgjodh Kryeministër më 5 dhjetor 1905 dhe u largua nga ky post më 7 prill 1908. Koha e shkurtër e qeverisjes së tij solli një sukses të madh. Ai negocioi marrëveshjen anglo-ruse, e cila përveç të tjerash i dha Afganistanit njohjen zyrtare si protektorat britanik nga Rusia. Marrëveshja anglo-ruse ishte akti final i marrëveshjeve të trefishta midis Britanisë, Francës dhe Rusisë. Pavarësisht se ajo nuk ishte aleancë ushtarake, 3 fuqitë luftuan si aleatë për

H

erbert Asquith ishte Kryeministri i vendit për kohën dërrmuese gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai e mori postin më 7 prill 1908 dhe shërbeu për 8 vjet, ndërsa dha dorëheqjen më 5 dhjetor 1916. Suksesi më i madh i kohës së tij është administrimi i vendit gjatë luftës. Ai, ndonëse kjo shpesh harrohet, garantoi edhe Sigurinë Kombëtare. Ai gjithashtu u përpoq të lejonte transferimin e qeverisë në Irlandë në vitin 1914, por, për shkak të Luftës së Parë Botërore, ky vendim u shty, çka shkaktoi edhe më shumë trazira në Irlandë. Ai ishte Kryeministri i parë që ndërmori hapin radikal të lejimit të transferimit të qeverisë në një vend anëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Asquith mbahet mend edhe për miratimin e ligjit të Parlamentit në vitin 1911, gjë që reduktoi pushtetin e Dhomës së Lordëve. Tani, ata vetëm mund të shtynin, por jo të refuzonin, ligjet e miratuara nga Dhoma e Ulët. 6. CHARLES GREY harles Grey u zgjodh Kryeministër më 22 nëntor 1830 dhe u largua më 16 korrik 1834. Arritja e tij më e madhe është shfuqizimi i skllavërisë në të gjithë Perandorinë Britanike. Ai gjithashtu mori masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët mund të punësoheshin përmes mënyrave strikte dhe në një punë për të cilën ata kishin aftësi. Grey gjithashtu reformoi sistemin elektoral përmes Ligjit të Reformës në vitin 1834, i cili

C

(Vijon në faqen 14)


10 Nr. 89 - MAJ 2018

Vepra e Hyjni Cekës, jo thjesht si “bibliotekë” por si vlerë e pavdekshme letrare A

leksandër Pope (21 maj 1688 - 30 maj 1744) shkrimtari më shpesh i cituar në “The Oxford Dictionary of Quotations” pas Shekspirit, e ka thënë që në vitin 1711 fjalën e tij të pjekur në vargje për rëndësinë e një fjale të shtruar, një fjalë që sadoqoftë, dhe sidoqoftë të jetë e shtrenjtë për të cituar sadopak vëmendjen e një autori. Aleksandër Pope ishte një poet anglez i shekullit të 18-të. Ai njihet më së miri për vargun e tij satirik, përkthimin e tij të Homerit dhe për përdorimin tipologjik të kupletës heroike. Një kupletë është një mjet letrar, që mund të përkufizohet si dy rreshta vargorë në një varg dhe ka të njëjtin metër për të formuar një mendim të plotë. Ajo shënohet nga një ritëm i zakonshëm, skema e rimës dhe inkorporimi i shprehjeve specifike. Po të vëzhgojmë stilin e tij të shkruarit, vlerën që ai ka lënë më pas për ne, brezat që do të pasojnë, shohim se ka një arsye të veçantë të themi se kemi fatin ta lexojmë atë, por dhe të shohim në rrugën e tij dhe përtej këtij leximi, mes forcës satirike të tij. Në një nga esetë e tij në vargje të titullur për kritikën ai thekson me një theks satirik, herë të kuptueshëm, e herë të strukur fort pas nënkuptimit, të gjithë atë fjalë që ai e kërkonte tek domosdoshmëria e saj për autorin, për shkencën e vetë asaj fjale, por në një mënyrë të qasme, ndryshe, pikërisht mes këtyre dy vargjeve nga ajo ese: “disa e kapën në fillim me lajthitjen, pastaj me vdekjen e poetit si rend,/ u kthyen në tekstin e kritikëve dhe më në fund e gjetën të pamend”. Duke shkuar më tej në këtë ese vargore, ku falë leximit të qetë e të ndjeshëm, përkore shkon dhe “satirikja” e autorit natyrisht thellësia e këtyre fjalëve na bën të metojmë thellë duke marrë frymë dhe duke menduar për vetë arsyen e këtij të shkruari: “Një shkencë vetëm një gjeniu do t’i përshtatet, aq i madh është arti, aq e ngushtë zgjuarsia njerëzore, jo vetëm e kufizuar në artet e veçanta, pa garë, por shpesh në ato pjesë të vogla qull, si mbretërit humbim fitimet e fituara më parë,

nga ambicie të kota, ende për t’i bërë ato më shumë ...”. Mjafton vetëm kaq të ritheksojmë atë që tashmë dihet se Aleksandër Pope ishte dhe mbeti një mjeshtër i fjalës poetike, në të gjithë kuadratin e saj, dhe kur qëllonte në shenjë me satirë, dhe kur diktonte mesazhin e drejtë. Mbi këtë lexim të këtij autori të fasmshëm, natyrisht jo me një format të njjtë, në lëminë e letrave shqipe, dhe pse me një vëmendje të kornizuar lokale, shfaqet pena dhe krijimtaria e poetit, studiuesit, kritikut, shkrimtarit dhe publicistit elbasanas, Hyjni Ceka. Me Hyjni Cekën në një rrugëtim jetik krijues vijnë “Tempuj dhe apostuj”; “Shenjtorë dhe djaj”; “Djemërishte dhe pleqërishte”; “Lule më lule e këngë më këngë”; “Horizonte të elektrifikuara” në një stil dhe gjuhë tejet të pastër, në prozë e poezi, në hulumtim e në publicistikë, në kthjethtësi e çiltërsi mendimi, si radhë ndonjëherë në të shkruarit e viteve që humbën lexuesin, por që na sollën vepra të tilla plot vlerë e të domosdoshme për kohën dhe kohërat më pas. E ndërsa rithkesoj në këtë shkrim, qasja dhe pikëtakimi me Popen, natyrisht nuk ndodh as në kohë, as në hapësirë e as në vend, por në tekst. E siguroj lexuesin tim se për këtë shkrim do të më duheshin disa vite leximi dhe më pas studimi të autorit britanik dhe thellim në shkrimin e disaplanshëm të Hyjni Cekës. Shkrimtari Hyjni Ceka, teksa hedh pas shpine 85 vitet e jetës së tij, natyrisht përtej atyre fjalimeve të tij të mjaftvlerësuara, leksioneve dhe ligjëratave të shumta si edukator i brezave të shumtë, ka në libraritë e bibliotekat anemnbanë Atdheut dhe në disa vende të tjera mjaft libra me një vlerë të padiskutueshme Kombëtare dhe me një interes akoma më të madh. Historia e dhimbshme e Manastirit të Shën Gjon Vladimirit në fjalën e autorit është, mbetet dhe do të jetë si një ekzemplar edhe përtej kufijve shqiptarë. Po ashtu dhe libri i këtij autori “Dita e verës” që vjen për lexuesin me biografi të letrarizuara, tregime dhe esse është mjaft e domosdoshme, po aq detajuese për këtë traditë të vjetër të Elbasanit, që përkon me një identitet kulturor sa domethënës,

po aq dhe ndihmës në drejtimin identitar shqiptar. Natyrisht kufijtë i kapërcen dhe libri i këtij autori “50 vjet më parë, Ilia Ehremburgu në Elbasan”, po aq sa satira, grotesku dhe filozofia e autorit tek “Davidi mund Goliathin”: [Qamil Çelirama. Enver Hoxha]. Poezia e Hyjni Celës është një vazhdë e bukur e penave të shkquara elbasanase, është një stil i kombinuar me traditën dhe modernen, ku spikatin “Divani i dimrit të fundit”; “Sokëllet Karaburuni”; “Kur rreh një zile; Po jam më i lumturi në botë; Ja ku jam në shtat’dhjet vite”. Në prozën e tij të shkurtër spikasin me fjalën e bukur “Gëzimi i motrave”; “Valezakja”; “Muzika e jetës”; “Mos ma harroni këngën” etj. Proza e gjatë, romanet dhe veprat me karakter historik të Hyjni Cekës janë me vlera historike dhe mitike sikurse mbeten “Mihal Shahini dhe të bijtë”; “Vepra e tre baballarëve të shquar elbasanas”; “Qamil Çelirama (Çela) – kryengritësi” ; “Lim Kateshi”; “Traditë shënjtorësh: Në të “dyzetat e Baba Rexhepit”; “Në themelet ku u vendosën rilindasit”; “Banka e Ismail beut: Nga kronikat e hershme”; “Sotir Kolea. Një figurë e nderuar (1872 -1945)”; “Apostulli Petër i Shpatit”; “Poetit M. Xhaxhiu”; “Autobiografi e Kostaq Cipos”; “Marije Dhama, artistja lirike që ringjalli folklorin”; “Mikesha e Lef Nosit, agjente e Shërbimeve sekrete britanike: albanologia angleze, Margaret Hazllyk”. Hyjni Ceka, është natyrisht edhe studiuesi elbasanas, që sikurse e cituam është marrë gjerësisht me festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit dhe ka hulumtuar origjinën e lashtë të saj. Në librin e tij “Dita e Verës”, Monografi (“Onufri” 2001), shkruan se kjo festë i kushtohej Dianës së Kandavëve, e cila, sipas tij, “tempullin e vet, gjithë motit, e ka pasur në rrethinat e Elbasanit, sepse, qysh hejrit, në këto anë ndodhej ajo faltore e dëgjuar e Zanës së Çermenikës (Djana Kandaviensis). Dhe të gjithë e dinë se Perëndesha Djanë mbahej në kohë të lashta, si hyjneshë e gjuetisë… e pyjeve dhe e gjithë natyrës…”. Në tërësinë e shkrimeve të Cekës, ka një harlisje tejet nga bukuria, gjë e cila është një frymëzim, ushqim i përshpirtshëm i traditës dhe

bukurisë që natyra elbasanase i fal njeriut. Në këtë harlisje më shumti qaset poezia e tij, që ngjashëm me Pope, ka një rezonancë të thekshme e të ndjeshme përshpirtjeje. E me të drjetë mund të themi se kjo është vetë poezia që harliset nga bukuria. Ngjashëm mund të gjejmë se në pastoralet e tij, Alexander Pope, harliset bukuria, pasi ky poet evoluon një teori të marrëdhënieve mes natyrës dhe artit, e cila ndihmon për të shpjeguar bukurinë dhe përshpirtjen e brendshme. Ai fillon, në poezinë e tij “Pranvera”, me atë që duket supozimi më i përshtatshëm për shkrimin e poezisë baritore: arti thjesht pasqyron bukurinë natyrore. Po aq mund të themi se harlisja e bukurisë së luleve dhe stinës që i sjell ato në jetë, ka apeluar tek artistët që nga koha e Pauzianëve, tek mjeshtrat grekë të pikturimit. Nëpër vite, artistët kanë frymëzuar të tjerët me aspekte nga kjo bukuri delikate duke ardhur në Rilindjen shqiptare ku mrekullisht u thurën vargje për manushaqen, lulen e verës apo nëpërmjet natyrës një sy natyrshëm iu kthye kësaj bukurie delikate. “Shpirtëzimi” i luleve që aq shumë shihet dhe në krijimtarinë e Pope dhe simbolizmi i tyre në jetën e njeriut apo në besimin e tij së bashku me anatominë e petaleve më vonë plotësuan atë dedikim të hershëm që e morën në dorë poetët. Dhe që nga ajo kohë kur magjia e bukurisë natyrore u fiksua ndër lule dhe fjalë, stina që u dha jetë atyre në shekuj u fiksua si një telajo ku poetët pikturonin ndjenjat e tyre poetike. Në këtë rrugë të gjatë poetike është edhe krijimtaria e poetit, mjeshtrit të fjalës, njeriut që edhe të shkruarën e përditshme e ka një poezi më vete. Është poezia e poetit të shquar elbasanas Hyjni S. Ceka. “Pranvera” është poezia që në tërë krijimtarinë e tij krijon çelësin hyrës në një mori krijimesh të kësaj fushe. Aty vjen fjala, vargu, natyra, stina e dashur dhe natyrshëm ‘mikja e dashur’ të cilën autori e kujton gjithmonë. Por nëse mjaft poetë i kanë kënduar natyrës dhe bukurisë së luleve, poezia e Cekës është një refren poetik që vjen si një nënkuptim për çdo të tillë. (Vijon në faqen 18)


11 NR. 89 - MAJ 2018


12 Nr. 89 - MAJ 2018

KUR DEHEN PROTEZAT Tregim nga FATMIR TERZIU

“Protezat, asetet e huazuara, ushqimi cfilitet para lotëve, sytë pushtohen nga ikja, të gjitha gjërat dakordohen në një kod të ndjeshëm, të nënshkruajnë ikjen e ngadaltë të Njeriut bluarjen që mbllaçitet e s’të ndahet si ferra, sepse ikja nuk ka nevojë më për emra…”

T

rokitja e parë u shua. E dyta, grumbulloi tërë zhurmën e prodhuar nga mjedisi i zhurmshëm i pëshpëritjeve të zverdhura të pemëve që kishin harruar vjeshtën e atij viti, goditi me sa forcë që kishte mbi xhamin e zbehur të dritares së vetme, që qasej kukamshehti anës rrugës dhe zgjoi ata dy pleq që ishin pështjellë me batanije. Pastaj dhe ajo u shua. Iku diku u struk në hapësirën që dukej se ishte nën pushtetin e plotë të erës. - E moj plakë, e dëgjon? Duket se po na sillet rrotull firauni. Kërkon të plotësojë numrin. Ja e sheh. Nuk jam i gabuar. Na erdhi në derë. U zërrua me tërë fuqinë e tij dhe kaq e pati. Iku të na bëjë gati qymezin… - Mos more burrë. Mos! Është gjynah të zësh në gojë punën e Zotit. Mos! Mos hyr në mëkat. Kushedi se kush ka qenë. I ra dritares, por sa u ngritëm ne ai u largua. - Ashtu qoftë. Ashtu, po këtu, ja këtu në këtë gjoks kockë e lëkurë, më thuhet se ajo nuk ishte trokitje e rastësishme. Nuk ishte as nga era. E si nuk pushoi kjo gjithë këtë natë? - Nejse, ti ashtu ke thënë me kohë. Gjithë jetën të ka munguar besimi tek vetvetja. Asnjëherë nuk ke qenë ai që ishe në atë rininë tënde të hershme. Dhe mbete si të thuash, një vetmitar, që dëgjon vetëm atë gropëz në vetvete. - Epo, do dalë të shoh nga dera. Do dal një herë, se nuk duroj dot më. Nëse vërtet e kemi radhën le të vijë. Një herë kemi për të ikur të gjithë nga kjo jetë. - Jetë thuaj?! - Jetë, moj, po çfarë tjetër? - Po, po… jetë si e jona. - E di ti që s’e ke keq. Ja Sofrani, ai moshatari ynë nga fshati i Thanave kishte ikur para tre ditësh. Ma tha dje Jakupi, kur erdhi për atë kosën e Myslimit. E kishte ikur duke pirë verë. Edhe kishte thënë me gojën e tij, “Mjaltë e ëmbël, kjo e uruar. Verë për gra të mira. E shtrydhur nga … - Ngadalë, ti, ngadalë, se mos na shtosh ndonjë nga ato të tuat. Ngadalë! Atij iu paska ardhadisur shpirti e paska gojë për ato fjalë. - E ku ta di unë, si ka folur, por Jakupi më tha. - Ama Jakupi të tha, e kuptova, e kuptova. Jakupi vetëm asaj vrime i ka rënë gjithë jetës. Se mos e ka vrarë mendjen ndonjëherë ai. - Po si nuk e ka vrarë mendjen moj grua? Kush ia rriti fëmijët e tij, po gruan kush e mbajti? - Nejse, nejse nuk e kisha fjalën aty. Po sikur u harrove të shkoje tek dera? - Ah moj grua, ah. E kuptoj që nuk të pritet sa të të lërë rehat… - Yh, çfarë të nxjerr goja, yh, tobestajfurdha…, Yh! O Zot mos i dëgjo këto shpotime. O Zot na i fal kusuret! - Dhe ti mendon se ia hedh unë Zotit? Nuk e sheh atë gotë që e kam lënë përgjysëm? Nëse do të ishte ndryshe do ta kisha rrëkëllyer edhe atë dhe… dhe… kur të ikin mendtë nuk ke pse mendon më për … Eh këto dreq proteza, këto s’më lënë të plotësojë fjalinë. - E di. Të kuptoj mjaft mirë. Protezat? Sigurisht dhe ato… Ah, po nuk të thashë se ke pirë ca si shumë sonte. Nuk ta thashë këtë… Dhe ti e kupton mjaft mirë pse nuk ta thashë. Apo jo? - Dhe tani duhet të të kërkoj ndjesë për gotën që e kam lënë aty (ajo është shoqja ime e vetmisë time pesëdhjetë e tre vjeçare, dhe unë e dua atë sikurse të

kam dashur ty qëmoti, sikurse të dua dhe tani). E mban mend kur e bëra këtë të uruar dhe të mallkuar, sipas teje, të dashurën time të dytë? E mban mend? Shtëpia ishte gati një karrakatinë atë kohë. Gjithë ai angazhim. Gjithë ajo detyrë e madhe që m’u ngarkua, gjithë ai emër që kisha u shua… U shua atë natë. U shua kur ne menduam se e kishim të drejtë të kishim atë emër për djalin tonë. E ku ta dinim ne se Perënditë nuk duan t’ua marrësh emrin? E ku ta dinim ne? Ne ishim harruar atë kohë me punët e Zotit. Nuk kishim ide se çfarë po ndodhte. Gjithçka po shkundej nga stuhija. Vetëm ajo gotë më jepte zjarr. E mban mend, kur iu afrova më shumë zjarrit dhe qesha duke iu gëzuar gotës që ishte kthyer përmbys mbi oxhak dhe i jepte forcë zjarrit të kolovitej i sertë drejt e drejt si vetëtimë e madhe? Nga shkëlqimi i syve të tu dhe lëvizshmëria e tyre unë e kuptova se, më në fund kisha fatin që të kisha ty atë natë. - Pra ti mendon sikurse ua hodhe atyre atë natë, po ia hedh edhe sonte Zotit? - Prapë me Zotin ti moj e uruar? - E kush tjetër përveç të Plotfuqishmit e ka bërë këtë gjë derdimene tek njeriu? Ja e ka bërë dikush? Si thua? Po kush është më i fuqishëm se Zoti? Kush mund të trokasë ashtu gjithë jetën në dritaren tonë? Kush? A më thua? - E kush të paska mbushur mendjen sonte kështu? Cilin libër e paske lexuar? Apo mos vallë ke medituar me vetminë tënde, nën pushtetin e asaj të dashurës tënde të dytë? Ja shikoja ato rruzat e bardha, akoma nuk kanë rënë poshtë në atë gotë. Duket sa i ke mëshuar zjarrit kur e zive vetë. Duket sa të fortë e ke bërë. - Po ti provoje njëherë dreqi e mori. Edhe ti njeri i Zotit je. Apo jo? Po ti nuk e ke vullnetin… - E vullneti i kujt, na qenka ky tani? - E pra, e, i kujt? Nëse jo i Zotit? Thua të jetë i tyre? Ata ia kaluan Zotit dhe e futën veten si zotër tek njeriu ? – ulëriti me sa forcë që kishte ai. - Përsëri mendon se nuk kanë ndryshuar gjërat? Mendon se edhe sot…? - Përsëri, moj përsëri. Përsëri ata janë Zoti, - u mundua ta zbuste zërin dhe qëndrimin e tij ai, ne bëjmë lojën e pakuptuar, dhe besojmë se kanë ndryshuar. Ata i kanë në dorë të gjitha. Kanë prapë lindjet dhe vdekjet tona në dorë, kanë emrat tanë. Kanë trupat tanë, kanë shpirtrat tanë. Kanë fatet tona. Kanë zarfat, dosjet, lerat, veprat, dokumentat, kanë tërë atë angazhim dixhital, që sikurse e quajnë tani, kanë kamerat e vendeve publike, kanë …, kanë moj kanë përsëri këtë copë mishi në dorën e tyre. Ata vetëm se kanë ndërruar vendet dhe tryezat. Luajnë me ne si me dominotë. Përziejnë dominotë vetë dhe fitojnë po vetë. Ti mendon se kemi shpëtuar nga përzierjet e tyre. Ja ne gjithnjë jemi domino në duart dhe tryezat e tyre. As mos të të shkojë në mendje se kemi shpëtuar duke menduar se kemi ikur nga ajo çmendinë. Kot nuk e kishin thënë me kohë se do të mbanin shpirtin gjallë edhe me një dhëmb të vetëm. - Dhëmbë? Po ato të gjithë ose kanë ikur ku nuk kthehen, ose kanë proteza si të tuat. Dhe ku i kanë më dhëmbët? - I kanë, moj i kanë, që çke me të që i kanë. Janë bijtë e tyre në këmbë… - Ah, si qenka kjo botë. Plot mallkime…, plot ufe dhe dufe. - Të na rrojnë ato kodrat e tua moj grua? I kam shkelur me tërë vrullin tim, i kam bërë qull kur më kanë sforcuar, e ku dua ta di unë më për këta… As për… - Mos, të lutem mos! Me Zotin ki kujdes! Ai na la të gjallë…. Zoti na deshi dhe na do. Ne nuk jemi dorëzuar dhe nuk dorëzohemi… - A thua? Të kam vëzhguar qysh atëhere. Nuk ke

ndryshuar. Më ke dhënë mua forcë. Por vetë je dorëzuar gjithnjë. Të shoh dhe tani. E ndërron ngjyrën e fytyrës sa herë bën diçka andej nga rruga. Ke vënë veten në një gropë, ku herë del dhe herë hyn pa e kuptuar se e ke vrarë mbi një mijë herë jetën. Ti i je arratisur jetës. Dhe në këtë arrati ke marë në brendësi të zemrës edhe rrahjet e saj. I struk dhe i refuzon të godasin fort. I kundërshton me gjithë përhumbjen tënde. Dhe këtë e kuptoj. Ta kuptoj pse e bën… - Më kupton vetëm kur të dehen protezat. Vetëm atëherë më kupton. - Epo kjo është loja jonë. Kjo është lojë qesharake. Ata luajnë lojën tonë dhe Zoti i lë të luajnë me ne. Ata luajtën me ne dhe atëherë. Luajtën kur na lindi djali ynë i vetëm. Dhe ne me plot dëshirë, me plot gëzim i vumë emrin Enver. E unë Jusuf Hoxha, i mirërespektuari i gjithë zonës krekosesha tërë ato muaj se isha babai i Enver Hoxhës. Apo nuk ishte kështu. Më thuaj. - Po ti …, ti nuk e bëre me të keq. - Eh, shyqyr. Shyqyr de, që më kuptove. Ku ishte Zoti atë natë? Ku ishte kur më detyruan të ndërrojë emrin e djalit tim të vetëm pas një viti? Dhe më thanë t’ia vendos emrin Hamdi. Hamdi unë e quaja gomarin, se ishte i zi dhe i ngjante atij gatalit që na shiti bronxin për flori në ditën e nishaneve të motrës sime. E ku më zinte më vendi dhe jo më të isha më ai që kisha qenë… Prandaj e du moj këtë të uruar në këtë gotë, prandaj jam dashuruar me të. E ti thua kur më dehen protezat… Le të më dehen! Ajo me një të hedhur të kokës liroi sytë që i vetëtinin nga flokët e drejtë dhe heshti një çast për të dëgjuar ndonjë trokitje tjetër. Por heshtja kishte zënë vend kudo. Edhe era kishte pushuar. Dritarja nuk ndihej më. Andej nga rruga ishin fikur edhe dritat e fundit. Por vetëm për disa minuta. Për aq minuta sa të ndjehej dhe trokitja e tretë. - E treta. Ah e treta e vërteta. Erdhi më duket! Erdhi grua dhe më bëj gati të lutem mirë. Mos të iki i turpëruar andej. Të paktën andej nuk dua të kem ndonjë turp me vete. Të lutem ma bëj hallall! - More burrë ti sonte më dukesh se e kalove. Po më bën të dridhem. Pashë Zotin, mos luaj me mua! Këtë e di ti më mirë se unë. E di…, se ishte një hile. - Po Zoti e di? Është një hile e tij e vjetër, apo e atyre? Të kuptoj, por nuk e di mirë se si duhet të të kuptoj kur gjithë jeta jonë na qenka mbirë mbi hile? Trokitja ende nuk ishte shuar. E treta e dritares së rrugës zgjati si ato notat e gjata kur gishtat e profesionistëve ngulen në pianot moderne. E ai brofi në këmbë. Ashtu me atë fuqi që kishte u gjend tek dera. E hapi menjëherë. Ç’të shihte. Një njeri i bërë palë me këmbët kishte rënë para derës. U tremb në çast, por mori forcë. Iu afrua. E ngriti dhe menjëherë e tërhoqi brenda. E shoqja kishte ngrirë në derën e dhomës. Nuk u besonte syve. Ishte nipi i burrit të saj. Ishte ai që lindi në një natë me djalin e tyre. Ishte ai që mori pastaj emrin e djalit të tyre dhe djali i tyre mori emrin e tij. Nuk e sillnin dot në vete. Kishte pirë shumë. Vetëm nga mëngjesi ai foli. - Kam ardhur të marë certifikatën e lindjes. Më duhet urgjent se ma kërkojnë për azilin tim në Angli. Dhe shyqyr që ju gjeta gjallë, se do i isha djegur për gjithë jetën. - Po pse nga ne? - Sepse në Gjëndje Civile jeni ju ende prindërit e mi. se atje unë quhem Enver Jusuf Hoxha. Dhe jo Enver Fetah Koçi… - Grua ma sill atë gotë. Ma sill të lutem. Dua të dehem e të dehem plotësisht. - Aman more burrë, aman, të lutem se ke dhe … - Kam dhe protezat? E i kam. I kam le të dehen dhe ato. Se këto punërat tona nuk u zgjidhkan as dehur, as esëll.


13 NR. 89 - MAJ 2018

Qebapët e Pejës tek “Poem”

Q

ebapët kanë konotacione të ndryshme me atdheun. Shqiptarët i kanë krijuar ato falë përcjelljes së raditës me s brezave. Si të tilë Qebapët kanë shije, kanë dhe një ndjesi në oreksin e ngrënien e tyre. Qebapët vijnë në mesin tonë si një arsye më shumë kur ato i gjejmë dhe në Londër. Restoranti “Poem” është ndër të vetmit që ka rikthyer traditën e shijes së tyre origjinale. Tashmë tek “Poem” Qebapët janë ndër ato specialitete nga skara që preferohen si ushqim i shpejtë për shumë kënd. Mjeshtëria dhe përsosmëria e Ilir Beqirit na thotë se s’ka ndonjë shpjegim të saktë se si ky ushqim ka depërtuar në mjedisin shqiptar nuk dihet, zërat thonë se ata kanë ardhur këtu që nga koha

e Perandorisë Osmane. Në Kosovë ky ushqim është traditë në disa prej komunave të vjetra, por më së shumti në Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Vushtrri. Por ndër qytetet që lavdërohen për specifikën e qebapave janë Peja dhe Prizreni, duke u përcjellur nga Vushtrria. Qebapët e Pejës

lavdërohen si ndër më të mirët, për mënyrën sesi përgatiten dhe shijen e duhur për të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shijojnë. Dhe nëse i keni shijuar në Pejë, tashmë ato të ngjashëm dhe të shijshëm nuk mungojnë edhe tek “Poem”.


14 Nr. 89 - MAJ 2018

Ja kush janë 10 kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë së Madhe

(Vijon nga faqja 9)

një afat për transferimin e radhës të qeverisë në Irlandën e Veriut. Kjo marrëveshje shënoi një kthesë të madhe në politikën e Irlandës së Veriut. Tony Blair dha dorëheqjen në vitin 2007, gjë që zemëroi shumë nga ata që i kishin besuar premtimit të tij se ai do të shërbente për një mandat të plotë.

gjatë rrethimit të ambasadës iraniane. Lufta e Falklandeve në vitin 1982 dhe administrimi i saj e kthyen atë në një heroinë kombëtare. Përpjekjet dhe sukseset e saj në uljen e pushtetit të Unioneve Tregtare dhe menaxhimi i grevës së minatorëve në periudhën 1984-1985 e ndihmuan të siguronte legjitimimin e saj. Pavarësisht se ishte shumë popullore ndër britanikë, ajo nuk u votua nga partia e saj dhe u largua nga kabineti. Ajo vazhdon të jetë një anëtare aktive e Dhomës së Lordëve edhe sot.

4. WILLIAM PITT

1. CLEMENT ATLEE histori ai konsiderohet si një nga liderët më të suksesshëm në kohë lufte në të gjitha kohërat. Atributi më i madh me gjasa është aftësia e tij për fjalime me përmbajtje të lartë emocionale për të mbajtur lart moralin e britanikëve në ditët më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Ai nuk u votua pas luftës, pasi nuk shihej si lider kompetent në kohë paqeje. Kjo duket qartë në fjalët e thëna prej tij, teksa hynte në zyrë: “Nuk kam asgjë tjetër për të ofruar, përpos gjakut, mundit, lotëve dhe djersës”.

krijoi vende të reja parlamentare për qytetet e reja. Ky akt rriti numrin e elektoratit që kishte të drejtën e votës. Megjithatë, sipas këtij ligji, gratë nuk mund të votonin, gjë kjo që ndezi fillimin e lëvizjes për barazi gjinore. Në vitin 1834, ai doli në pension. 5. TONY BLAIR

Tony Blair ka shërbyer si Kryeministër në periudhën 2 maj 1997 – 27 qershor 2007. Pavarësisht luftës jopopullore në Irak dhe skandalit për pagesat për fisnikët, Tony Blair do të mbahet mend në histori si një nga Kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë. Gjatë qeverisjes së tij janë shënuar arritje dhe suksese të mëdha si transferimi i qeverisë në Skoci, Uells dhe eventualisht në Irlandën e Veriut; reforma popullore e Dhomës së Lordëve; vendosja e pagës minimale; Ligji i Partneritetit Civil në vitin 2004, që u jepte çifteve me seks të njëjtë të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale. Arritja e tij më e madhe ishte Marrëveshja e St. Andrews, në vitin 2006, e cila vendosi

2. MARGARET THATCHER

William Pitt (I Riu) shërbeu si Kryeministër në shumë raste në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX. Ai ka qenë Kryeministër për herë të parë në vitin 1783 dhe për herë të fundit më 23 janar 1806, kur edhe u nda nga jeta. Ai është Kryeministri më i ri në historinë e Britanisë, pasi u zgjodh i tillë që në moshën 24-vjeçare. Ai ishte Kryeministri i parë që kundërshtoi publikisht tregtinë e skllevërve dhe bëri me dije problemet që lidheshin me kolonitë. William Pitt ka marrë pjesë në luftën post-revolucionare në Francë në vitin 1793. Me shumë mundësi, ngjarja më e rëndësishme gjatë qeverisjes së William Pitt është Ligji i Bashkimit në vitin 1800. Ky ligj bashkoi Mbretërinë e Irlandës dhe Mbretërinë e Britanisë së Madhe për të formuar Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. 3. WINSTON CHURCHILL Winston Churchill shërbeu si Kryeministër në 3 periudha të ndryshme nga vitet 1940 deri në vitet 1950, por më e rëndësishmja ndër to është periudha e parë, e cila zgjati nga 10 maji 1940 deri më 23 maj 1945. Në

Margaret Thatcher filloi punën si Kryeministre më 4 maj 1979 dhe e la atë më 28 nëntor 1990. Ajo ishte gruaja e parë që shërbeu si Kryeministre në Britani. Testi i parë gjatë qeverisjes së saj ishte ai i grevës së urisë gjatë vitit 1981. Gjatë saj, një numër i anëtarëve të IRA-s hynë në grevë urie në përpjekje për të rifituar statusin e të burgosurve politikë. Ajo mbahet mend për qëndrimin e saj të ashpër, duke deklaruar publikisht se nuk i interesonte nëse grevistët vdisnin. Ky qëndrim u riformua më vonë atë vit

Clement Atlee ka shërbyer si Kryeministër nga 27 korriku 1945 deri më 26 tetor 1951. Ai fitoi betejën përballë Winston Churchill-it dhe është Kryeministri i parë nga laburistët që kishte shumicën e Dhomës së Ulët. Gjatë qeverisjes së tij, ai lejoi Indinë që të kishte pavarësinë e saj, një lëvizje që shihet si fundi i Perandorisë Britanike. Pra, ai e çoi Britaninë në periudhën moderne, duke reduktuar njëkohësisht pushtetin dhe influencën e saj. Ky ndryshim strukturor i Perandorisë mundësoi fillimin e Commonwealthit. Pa dyshim, arritja e tij më e madhe është sigurimi i shërbimit shëndetësor kombëtar, i cili mundësoi kujdesin shëndetësor për të gjithë popullsinë. Ai pati sukses edhe në një detyrë të vështirë: zhvendosjen e ekonomisë nga ekonomi e kohës së luftës në ekonomi të kohës së paqes. Kur filloi Lufta e Ftohtë, Atlee siguroi pozicionin e Britanisë si një aleate besnike e SHBAve, një aleancë që vazhdon edhe në ditët e sotme. Në vitin 2004, Atlee u votua si Kryeministri më i suksesshëm britanik i shekullit XX nga MORI, një opinion që gjen vend edhe në publikun britanik. Ai humbi pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1951 dhe u nda nga jeta në vitin 1967.


15 NR. 89 - MAJ 2018

Tahir Z. Berisha i fali jetës atë që jeta i fali atij: frymëzimin Dr. FATMIR TERZIU

J

eta i kishte falur dhe i kishte përkryer mjeshtërinë shkrimit dhe ideve të Tahir Z. Berishës. Burimi i frymëzimit artistik të tij ka qenë dhe mbetet po aq vetë jeta. Frymëzimet e tij didaktike, letrare, artistike, publicistike e më gjerë në të gjithë spektrin e tij, jetë-krijimtari, vijnë nga bagazhi jetësor i autorit. Ato kalojnë nëpër mjaft enigma dhe fuqizohen nga mënyra sesi ka luftuar edhe ai për jetën, sesi e ka jetuar atë dhe me ç’penë i ka radhitur fjalët e fjalitë, që mbesin modele të vetë jetës në ndërgjegjen e vetë njeriut, si fakte të rëndësishme të shoqërisë e të popullit. Pa dyshim mbresa lënë tërë vitet, veçanërisht momentet e tronditjeve të mëdha ndjesore, luftrat, heroizmi masiv, shndërrimet e mëdha jetike dhe morale në jetën dhe përkushtimin e tij edukativ në shërbim të një mase të madhe njerëzish. Por kam bindjen se mbresa të pashlyeshme kanë lënë në kujtesën e këtij didakti të madh krijues, gurët e livadhet e bukura të Vërbanit, karthjet dhe këndet e burrave, odat dhe skenat e përjetuara pranë babait të tij patriot, Zeqë Vërbanit e miqve të tij të përkushtuar në jetë, vitet e rinisë, vitet që e poqën më shumë. Ato sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndriçohen e dalin në reliev e të ngacmojnë. Ka mbetur jo thjesht aritmetika e viteve që ai shkroi, por ajo që tashmë përjetohet si një aritmetikë infinite e kujtesës. Këtë kohë ne kemi shansin të lexojmë dhe mjeshtrinë e penave të nderuara si Hamza Halabaku dhe Mujë S. Berisha, që na sjellin “Monografinë” me një titull mjaft diskursiv e të rrëndësishëm. Dhe jo më kot emocionohesh kur lexon që të dy autorët të mprehin mirë penën e mendjen e të theksojnë kaq ndjeshëm e arritshëm tërë dimensionin e këtij autori. Që në hyrje shkruhet: “Ishe një mbret i llojit të vet Kolos i pamposhtur në tallaze jete, N’ ecejake Tuaja, n’ furtuna të kohës Qëndrove, s’u zmbrapse, ideal brezash mbete.” Kështu, tani, si unë dhe kritika e lexuesit, mund t’i shohim më mirë frytet e punës, mendimet e synimet, arritjet e mangësitë. Por një gjë është e vërtetë: vitet e krijimtarisë dhe shkrimeve të Tahir Z. Berishës, nuk m’u ndanë kurrë nga rinia e tij e pavdekshme, nuk m’u ndanë gjatë gjithë leximit të kahershëm dhe të sotshëm mes monografisë, asnjë hap nga krijimtaria. Aty janë burimet e frymëzimeve të para, por që lexohen të ndjeshme edhe sot e kësaj dite e do të lexohen gjatë e gjatë mes brezave. Të flasim me fakte. Në vitet e para të fëmijërisë së tij të hershme ai paraqiti ide të fuqishme, këto të frymëzuara në odën e burrave, por që me intelektin e tij i shfaqi me shkrim e me gojë. Ai botoi disa artikuj, shkrime dhe më pas dhe libra ku dalloi në publicistikën e tij dhe përkujtimoret e arsimit, po aq sa dhe në zgjerimin hulumtues të shqiptarëve në diasporën shqiptare në Britani të Madhe. Ai shkroi disa vëllime të serialit dokumentar “Emra që nuk harrohen...”, duke filluar me Vëllimi

Nga fakti jetësor te Monografia dhe skutat artistike të frymëzimit

I (1994). Kështu me mjaft vlerësime është përcjellur leximi i këtyre dokumentimeve duke cituar se “Emra që nuk harrohen – arsimtarët veteranë (1941-1951) dhe arsimi shqip në Kosovë I, II, III” - mbetet një vepër me interes kombëtar. Këto vëllime që u ndihmuan nga mjaft bashkëpunëtorë të tij, kanë një tematikë të mirëdetajuar dhe qasen, jo thjesht si evidentime, por si vlera trashëgueshmërie dhe njohjeje për brezat e së ardhmes. Pra, kjo tematikë është një modus më vete për diskursin e shkrimeve dhe frymëzimet e autorit. Kjo tematikë në tërë dimensionin e jetës së autorit mbeti nga temat më të dashura dhe më të frymëzuara, ku janë lexuar shkrime, poezi, dedikime, artikulime, kujtime, mbresa dhe më tej vëllimet në fjalë. Arsyeja e trajtimit të kësaj teme kaq gjerësisht nga autori dhe bashkëpunëtorët e tij shpjegohet se ai dhe të gjithë ata që e ndihmuan ishin pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë të kësaj lëvizjeje të madhe të Gjuhës së bukur Shqipe dhe arsimit shqiptar në Kosovë. Kujtimet e atyre viteve historike ende janë të freskëta në shkrimet e Tahir Z. Berishës. Kujtime të tilla lexohen të gjalla, të afërta, sikurse janë dhe vitet e tjera plot entuziazëm kur kudo hidheshin hapat e parë e të sigurt në përzgjedhjen dhe seleksionimin e materialeve për të gjitha librat e tij. Të gjitha në një funksion të artit të tij tipologjik të të shkruarit, ku shkrimi i tij mbeti kërkues dhe hulumtues, didaktik në përmbajtje e formë. Patjetër, këto fenomene të rrëndësishme u pasqyruan nga autori, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur ai kishte miq të tillë si autorët e nderuar të kësaj Monografie, kur kishte gjithnjë angazhuesit më në zë të Arsimit të Kosovës në vite. Ai jetonte intensivisht për jetën, shkrimin e saj dhe për të vërtetën e vetë jetës mes edukimit në gjuhën amtare. Edhe pse nuk mund të thuhet se shkrimet e para kanë mbetur më të lidhura me faktet e prototipat se sa atëherë kur krijimtaria e tij mori një zhvillim më të madh, e gjithë rruga krijuese dhe publicistike e Tahir Z. Berishës mbetet art më vete në komunikim, njohje dhe respekt didaktik të traditës më të bukur shqiptare. Edhe pse mjaft shkrime të autorit u botuan më vonë se ata ishin në letër, pas artikujve të tij të hershëm, të gjitha veprat e tij janë të lidhura njëlloj me faktet dhe prototipat e kohës së jetës. Mes leximit është e vështirë të dallohet se cila prej tyre është një realitet apo dikurs më vete në kohën që u shkrua, apo dhe në kohën që jetojmë, pasi ato janë tërësisht

simbolika të pavdekshme që kanë arsye të lexohen në dimensione më të gjera. Është e rrëndësishme të theksohet se përshtypjet e grumbulluara në moshë të re, kur ai bënte një jetë aktive dhe intensive, kanë mbetur një kujtesë shumë e freskët dhe pikërisht për këtë arësye, merr një rëndësi për brezat e rrinj mënyra se si i jetojnë vitet e rinisë. Po të jetohen me pulsin e shkrimeve të Tahir Z. Berishës, atëherë ato do të përbëjnë një nga burimet e mëdha të frymëzimeve për gjithë krijimtarinë shumëvjeçare. Gjatë bisedave me të e pata pyetur se arsimi dhe patriotizmi zënë një vend të rrëndësishëm në zhvillimin e shkrimit tuaj. A mund të na thoni pak fjalë për punën dhe përpunimin e shkrimeve të tilla? Dhe ai duke mos shkuar aq thellë në mendime, por sikur ta kishte në majë të gjuhës niste e më tregonte rrjedhshëm, se vendlindja e tij Vërbani dhe natyra e tij e mrekullueshme e kishin frymëzuar që në vegjëli. Natyra e bukur dhe fjalët e mençura të të Atit dhe miqve të tij ishin një zjarr i vogël që ndizej me kahje të ndryshme frymëzimesh. Për të ndihmuar familjen dhe të afërmit kishte bërë punëra të ndryshme dhe kështu njihte nga afër dhe hallet e të tjerëve. Atje në punërat e ditës kishte parë se si ndjehej jeta e vërtetë e njërëzve. Më vonë ai nisi të ndjente në vargje, fjali dhe libra këtë jetë. Të gjitha këto kishin skalitur në ndërgjegjen e tij se Gjuha Shqipe ishte ajo që e zanafillte jetën dhe vlerat e tij. E kështu nisi të përkushtohej në jetë të jetëve, duke kërkuar më shumë për jetën. Dhe ashtu sikurse kanë bërë mjaft shkrimtarë të tjerë, kur shkrimet e para i udhëhoqën për vepra të mëdha edhe Tahir Z. Berisha nisi këtë udhë të madhe e të bukur. Ai vinte re se lapsat ecnin mbi fletët e bardha dhe dora i nënshtrohej mendimit. Po nganjëherë ngecte keq, sidomos në fillimin e kapitujve. Shkruante e fshinte, shkruante e fshinte, duke skërmitur lapsat me dhëmbë. Duronte e duronte dhe kur shihte se e mundonte dyshimi, linte lapsat dhe i dilte natyrës në ballë. Aty e kuptonte se puna me dyshime nuk vlen. Aty e shihte se si natyra është goma më e madhe e fshirjes së dyshimeve dhe mendimeve të kota. Gjatë punës, ashtu sikurse gjatë bisedave të lira me të në Londër e më parë në mjediset e Televizionit “Dardan” në Elbasan, kam kuptuar se Tahir Z. Berisha punonte shpejt. Për këtë ai më thoshte se “sigurisht nuk është mirë të shpejtohesh në shkrime, po edhe të ecësh ngadalë s’vlen, se të lë jeta prapa, kurse je thirrur të jesh në pararojë të ideve”. Këtu s’ka asgjë për t’u çuditur. Vitet e mendimit, të “të gatuarit” në mendje e në zemër, janë punë krijuese. Po të jetë bërë mirë kjo, një ditë vjen frymëzimi, pa të cilin s’bëhet asgjë, vjen si vetvetiu, sepse brumi ka ardhur e duhet pjekur buka. Mbase këto janë edhe arsyet kryesore, pa nënvleftësuar dhe të tjerat, që sipas kritikës, shkrimet e arsimit të Tahir Z. Berishës, zunë një vend të rrëndësishëm në historinë e arsimit Kombëtar shqiptar. Në të gjitha realizimet e tij autori Tahir Z. Berisha duket qartë se niset nga

faktet reale të jetës. Ndodh të ketë ardhur mes shkrimit dhe me ndonjë përshtypje të rastit, por gjithnjë ka shkuar më tej në ide dhe trajtesë. Ai duke u nisuar nga fakti jetësor, duke trajtuar thelbin e tij, idenë e përgjithshme të tij, ka synuar në grumbullimin e madh të fakteve që ka zgjedhur dhe sidomos në atë të veçantin, të rrëndësishmin, që ka peshë në ide, që tashmë i ndihmon dhe lexuesit dhe vetë autorët e Monografisë të zbulojnë kohën e perspektivës dhe të mos bien në empirizëm e objektivizëm. Tahir Z. Berisha e ka marrë çdo gjë nga jeta. Përmbajtjen, tipat, tablotë, ngjyrat, formën i nxjerr nga burimi, nga rrënjët e jetës shqiptare. Anon më shumë nga pasqyrimi asaj që ka parë, që ka ndjerë e jetuar vetë. Atë që s’e ka parë e jetuar, që rritet e piqet më me vështirësi në ndërgjegjen e tij, e ka me shumë vështirësi ta pasqyroj. Kjo ndjehet edhe tek kjo Monografi mjaft e realizuar e autorëve të nderuar, ndihet si tek “Në vend të parathënies”, “Vërbani - vendlindja e Tahir Z. Berishës”, ku spikasin shkrimet “Mbi prejardhjen e emrit Vërban”; “Vërbani në të kaluarën dhe në dokumentet arkivor”; “Vërbani në ndarjet e ndryshme administrative” apo dhe “Me çka identifikohet Vërbani dhe vërbanasit” e “Fryma atdhedashurie dhe sakrifice e vërbanasve”. Kjo ndjehet në të gjithë kapitujt e tjerë të monografisë, por më së shumti pena mjeshtërore e autorëve kanë bërë diskurs jetik më vete kur kanë trajtuar “Një fletëz rrëfimi i një ish nxënësi dhe një poezi e një miku të ngushtë” apo edhe “Aty ku ka punë dhe punohet mirë, ka dhe pengesa e probleme”. “Shkrime dhe hulumtime; kontakte dhe intervista me personalitete të shquara” flasin qartë se autori ka pasur mbi të gjitha mishërimin artistik të fakteve reale, dashurinë e madhe për popullin dhe vendin. Dihet se veçimi nga populli shpie patjetër në venitjen e frymëzimit e të talentit, zilja e artit bie trosh, artisti kthehet në një ënëdërrimtar të pafuqishëm e të çarmatosur. Kështu bëjnë të qartë dhe “Shkrime për fillimet e Mërgatës Shqiptare në Angli dhe për disa personalitete të shquara kombëtare” që vepruan dhe lanë gjurmë në historikun e saj; kontakte të drejtpërdrejta me disa syresh; ku bien në sy shkrimet për Faik Bej Konica (1876 – 1942); Dervish Duma (1908 – 1998); Tajar Zavalani (1903 – 1966); Alfred Antoni (1913 – 1973); Qazim Kastrati (1908 – 1974); Anton Logoreci (1910 – 1990); Dr. Ishan Bej Toptani (1908 – 2001) etj. Në kapitullin njëzetë e një, shkrimet e publicistika nga Anglia, si dhe mjaft shkrime për disa nga ngjarjet aktuale në Kosovë dhe më gjerë në trojet etnike shqiptare; opinione dhe reagime; njoftime nga vizita në Kosovë; intervista me personalitete të rëndësishme janë jo thjesht një korrespodencë e begatshme, por dhe një mesazh për lexuesin ku kuptohet qartë se thjesht zhytu në të dhe do të shohësh se asnjëherë nuk kanë për të t’u larguar rrezet e shkëlqyera e të ngrohta të shembullit e të frymëzimit. Londër, Prill 2018


16 Nr. 89 - MAJ 2018

Natyrisht Dr. FATMIR TERZIU

L

atinishtja e Horacit na sjell në kujtesë: “Notandi Sunt Tibi Mores”. Kështu që ne vetëndjejmë dhe mirëkuptojmë se natyrisht dhe në mënyrë të natyrshme “Sjelljet e njerëzve duhet të vëzhgohen me kujdes”. Kjo është metoda e Aristotelit për të marrë parasysh: së pari, fabulën, dhe së dyti mënyrat, ose siç zakonisht i quajmë ato në shqip, bëmat dhe karakteret. Natyrisht, Homeri ka shkëlqyer mbi të gjithë poetët heroikë që kanë shkruar ndonjëherë, me shumëvlefshmërinë dhe shumëllojshmërinë e personazheve të tij. Çdo perëndi që është pranuar në poezinë e tij, vepron si një pjesë që nuk do të ishte e përshtatshme për asnjë hyjni tjetër. Princat e tij, krejt natyrisht, janë aq shumë të dallueshëm nga sjelljet e tyre, ashtu sikurse nga dominimi i tyre. Madje, natyrshëm janë të dallueshëm edhe nga ata, pra, personazhet e të cilëve duket se përbëhen tërësisht nga guximi në të cilin ata shkëlqejnë. Me pak fjalë, nuk ka një fjalë të pamjaftueshme ose veprim të pakët në Iliadën e Homerit, të cilën lexuesi nuk mund t’ia përshkruajë personit që flet ose vepron pa e parë emrin e tij në krye të saj. Dhe kjo ndodh lirshëm, krejt natyrshëm. Dhe ne e lexojmë dhe e mirëkuptojmë këtë si një diskurs më vete, pra natyrisht. Pra e bëjmë vetëm me veprën? Unë argumentoj se kur interpretojmë një vepër letrare, ne angazhohemi me të paktën dy lloje të ndryshme të kuptimit, secili prej të cilëve kërkon një mënyrë të veçantë të interpretimit. Këto lloj kuptimi janë varietete letrare të asaj që Paul Grice i quan domethënie natyrale dhe natyrore. Debati i gjatë që filloi me sulmin e Beardsley dhe Uimsatt mbi falsitetin e qëllimshëm, është një debat për kuptimin e panatyrshëm në letërsi. Supozoj se kuptimi natyror është lënë pas dore në teorizmin tonë në lidhje me interpretimin letrar dhe se kjo vjen me një kosto serioze, duke rezultuar në një pasqyrë joadekuate të asaj që përfshin interpretimi. Unë argumentoj, së pari, se duke kuptuar se kuptimi letrar përfshin si kuptimin natyral ashtu edhe natyrisht, ne jemi më mirë të kuptojmë marrëdhënien e lexuesit me autorin dhe, së dyti, se njohja e dallimit mes kuptimit natyral dhe natyrisht, përparon debatin e vendosur rreth kuptimit letrar, duke ofruar mbështetje për intentionalizmin aktual. Pikëpamja më gjithëpërfshirëse e kuptimit letrar ndihmon në zgjidhjen e një vështirësie të dukshme të ngritur nga Noël Carroll. Le ta shpiem më tutje me leximin më të ndjeshëm, Homerin. Homeri jo vetëm që shkëlqen të gjithë poetët e tjerë në shumëllojshmëri, por edhe në risi të karaktereve të tij. Risia e karaktereve

të tij, sjell atë që dallon midis natyrales dhe domethënies diskursive natyrisht në letërsi. Kryemjeshtri i përkthimit dhe figura e njohur e linguistikës shqiptare, Petro Zheji, kur solli punime si “Shqipja dhe Sanskritishtja” (1996, 2001, 2011), “Gjuhët e vjetra dhe shqipja”, “Gjuhët moderne dhe shqipja”, “Universaliteti i gjuhës shqipe”, “Libri i Aforizmave” (2012) nuk mendoi vetëm se prurjet e tij shënojnë një ringjallje dhe rivlerësim të Rilindjes, por dhe një përditësim të faktorit diksursiv “natyrisht”. Kush i ka lexuar përkthimet e këtij autori, ka marë me vete dhe të panjohurën e vetëdallueshme të natyrales dhe asaj që lexohet natyrshëm, natyrisht.

Virgjili i ndoqi leximet e Homerit, mes karaktereve ku theksoi se Homeri, bie pafundësisht në një natyrshmëri të shkurtër në karakteret e poezisë së tij, si për larmi dhe risi të tyre. Kjo ndihmoi njerëzit që të kuptojnë mes “përkthimit” dhe “leximit” të Virgjilit se Aeneasi ishte padyshim një karakter pefekt natyror dhe më tej Akate stilimin e tij të lidhur natyrisht si mik i stiluar i heroit. Gyas, Mnesteus, Sergestus dhe Cloanthus, të gjithë janë burra me të njëjtën vulë dhe karakter: Fortemque Gyan, fortemque Cloanthum (i guximshëm Gyas, i guximshëm Cloanthus) (Virgjili). Kjo natyrisht lexohet … natyrshëm. Lexohet dhe në katër variantet bazë

të folklorit shqiptar të baladës së këngës së vëllait të vdekur. Variantja arbëreshe me personazhe Konstandinin e Garentinës (a Doruntinën), varientja e Jugut me personazhë gjithashtu të krishterë, Konstandinin (Kostën, Gjinin e Dhoqinën, Marinën etj.), varientja e pjesës qëndrore dhe verilindore të Shqipërisë me veshje të islamizuar (me heronjtë Aliun e Fatën a Hysenin e vogël e Meremen, etj) dhe variantja e Malësisë së Veriut, kënga e bukur e Halil Garrisë, që këndohet me vijën karakteristike të rapsodive, natyrisht lexohen nayrshëm tek diskursi natyrisht i asaj që Horaci na e tha me kohë “Sjelljet e njerëzve duhet të vëzhgohen me kujdes”.

“Kilt dhe fustanellë”: Dr. FATMIR TERZIU

F

ustanella ka përfshirë mjaft studime. Studimet e dala nga faktet dhe kërkimet kanë përfshirë hera-herës studiuesit në debate. Mes kërkimeve të shumta debatet variojnë. Disa prej studiuesve, gjithësesi mes argumentave shkencore dhe kërkimore me këtë bazë, kanë gjetur me të drejtë se debatet janë transferuar dhe ende tranferohen sipas interesave dhe pozitave gjeografike. Dhe kështu fustanella, disa herë debatet në këtë gjeografi studimesh i rrek me kiltin skocez. Megjithëse në përgjithësi studiuesit kur citojnë kilt, mendojnë malësorët skocezë, kilti nuk është aspak një kostum ekskluzivisht skocez. Në arkivat britanike me bazë shkencore dhe

akademike të argumentuar thuhet se një fund i gjatë i ngjashëm nga gjoksi tek gjunjët u vesh nga ushtarët asirianë qindra vite para Krishtit. Në arkivat britanike të përqëndruara në disa studime që bvariojnë herët dhe të përsërituara dhe në vitin 1946-të thuhet “Në kohët moderne, malësorët e vendeve të Ballkanit veshin një të tillë të shkurtër prej liri të bardhë që quhet fustanella, e cila është me të vërtetë një kilt, dhe me një veshje të tillë ka një regjiment ushtarak të grekëve, që quhet dhe uniforma ushtarake pjesa e së cilës përfshin dhe një fustanellë. Duke u kthyer në Ishujt Britanikë, gjithashtu, kilt nuk është në thelb veshje skoceze, sepse kjo veshje është pjesë e së kaluarës së veshje kombëtare të Irlandës.


17 NR. 89 - MAJ 2018

Fatime Gashi është kurorëzuar Miss Manchester 2018

Nga refugjate në mbretëreshë e bukurisë. Miss i ri frymëzues…

I

shte një natë emocionale kur studentja e biomjekësisë shkencore Fatime Gashi u kurorëzua Miss Mançester në një ceremoni në qytet. Ky ishte momenti emocional që Fatime Gashi u kurorëzua Miss i ri. Fatime, nga Salford, fitoi zemrat e gjyqtarëve në finalen madhështore me të dy pamjet mahnitëse dhe mesazhin e saj se: “sa herë që ndihmoni dikë do të jeni hero”. Është diçka që rezonon me Fatimen, 21 vjeçe dhe familjen e saj - të cilët u larguan nga Kosova e shkatërruar nga lufta në 1999 si refugjatë për të filluar një jetë të re në Mançester, të cilën ata e kanë quajtur shtëpi. Dhe duke marë titullin, Fatime ka thënë: “Mançesterti më ka dhënë kaq shumë dhe ndihem sikur kjo është mënyra ime e kthimit në qytetin tim në shtëpi. Kjo ende ndihet si një ëndërr”. Fatimeja ishte vetëm 2 vjeç kur familja e saj u largua nga Kosova për Britaninë e Madhe për të shpëtuar nga tmerret e luftës. Ata kanë ndërtuar një jetë të re këtu dhe janë krenarë ta quajnë shtëpinë e tyre Salfordin. Ajo është gjysmë rrugë përmes një diplome biomedicine në Universitetin e Salfordit dhe jeton në shtëpi me babain e saj Demush, i cili është instruktor

kursesh për makina, nënës Qefsere që punon për Amazon, dhe vëllai dhe motra e saj më e vogël. Krenar baba Demushi ka postuar një post emocional në Facebook pas fitores së saj Mis Manchester në natën e premte duke thënë: “Ti më bën një baba jashtëzakonisht krenar dhe të dua”. Fitimi i Miss Manchester erdhi si një ngjarje e madhe për Fatimen, e cila ishte vetëm e bindur për të marrë pjesë

nga miqtë dhe familjen në minutën e fundit pasi një tjetër finalist u tërhoq. Ajo tha: “Gjithkush po më thoshte të bëja atë, babai im thoshte: “vetëm provo dhe shiko”. Babai im sa më shpejt që ai më pa mua ai bërtiti, ai ishte aq emocional për këtë. Sepse kur vjen nga një vend si Kosova, nuk është asgjë si Anglia, kjo do të thotë kaq shumë për të. E dija se si do të ishin prindërit e mi krenarë. Bërtita kur ata e përmendën

ende na emocionon thellë Por që ta kuptosh se fustanella është shqiptare, shkruhet në këtë material, duhet të kuptosh atë që shkon paralelisht me muzikën shqiptare që e shoqëron atë në sfondin e saj. Muzika dhe fustanella plotësojnë një limit të kahershëm që u shfaqet vetëm perceptimeve të shqiponjave. Fustanellat furfurijnë, këngët dhe muzika shqiptare të ngrejnë në lartësi. Dhe kështu nuk duhet shumë përhumbje të kuptosh se fati i kësaj veshjeje është vetë shqiptar. Më vonë është Joe Boyd theksoi kështu: “Unë kam filluar të kuptoj se kur të përfshin qoftë vetëm një herë muzika shqiptare, ajo merr fokus nga ju, ndaj ajo nuk lejon që përqëndrimi, fokusi të kalojë lehtë”. Joe Boyd në fakt solli dhe historinë misterioze të

anglezit nga Shefildi i South Yorkshires së Anglisë, Enzo Puzzovio që në vitin 1988 kishte marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës, dhe madhje kishte kthyer me një video të festivalit të muzikës shqiptare të atij viti në Gjirokastër. Dhe kjo ishte realizuar kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur atëherë, dhe miqtë e saj të vetëm Koreja e Veriut dhe Kuba. Ndërsa Joe Boyd shtron disa pyetje , që natyrisht i shkojnë përshtat asaj kohe: “Si e ka marrë vizën? Si arriti ai të kalonte kasetën në një kontroll aq të reptë të doganave shqiptare?”, ajo që bie në sy në këtë kasetë VHS të arkivuar është përkujdesja paralele, sa për muzikën aq dhe për fustanellën shqiptare dhe bukurinë e veshjes shqiptare në këtë festival.

Dihet se Enzo Puzzovio ishte flautist. Dhe ai kishte hyrë në kështjellën e madhe të kohës së gurtë shqiptare me një ndihmë të huaj. Ndihma ishte e disa shoqatave “kulturore” m-l që natyrisht i dhanë mundësinë të realizonte atë që kishte synim. Dhe aty ai kishte parë dhe shënuar për veshjet e burrave me jakuçe, qeleshe, këmishë të bardhë, opinga, xhedikë, por dhe veshjet e grave ku dallonte taje zbukuruese, riza, futa etj. Ndërsa ndalej të theksonte se burrat përdornin fustanella me mëngore e në këmbë çorape shumëngjyrëshe e tirqe të bardha, ai shkonte përtej asaj që dihej në lidhje me gjeografinë e fustanellës. Fustanella qëndronte e përhapur në shënimet e tij edhe në zonën e fushës, ku thuhet se kishte ardhur

emrin tim, sepse kurrë nuk besoja se mund ta fitoja këtë. Ajo studion shumë dhe pranon se është në të vërtetë një tifoz i Arsenalit! Tashmë të gjithë dëshirojmë që ajo të konkurrojë për Miss Anglia në shtator dhe të shpallet fituese. Ngjarja, e organizuar nga Ian Royce dhe ish Miss Anglia Elizabeth Grant, ndihmoi për të mbledhur para për Fëmijët në nevojë. nga shpatarakët e Elbasanit në fillim të shekullit të 19-të. Dhe aty dallimi shkon tek kostumet e burrave të Belshit dhe të Grekanit, po aq dhe të Sulovës, ku në të parin përdoren edhe jelekët blu, ndërsa në Sulovë përdoret takija në vend të qeleshes. Xhoket me veshë, me përparëse të rëndë i përkasin Shtërmenit. Në atë vit kur mori pjesë në mënyrë “misterioze’ dhe Enzo Puzzovio Elbasani u paraqit në festival me 9 kostume të reja. Vajza që është bardhë e zi në këtë foto, ndoshta është e vetmja foto që ka mbetur në arkiva, nga fiksimi asaj kohe bardhë e zi të autorit realizues. Sidoqoftë shënimi e shënon veshur me kilt. Pra kilt dhe fustanellë, është një udhë që ka përshkuar shekujt mes veshjes që i tejkalon gjeografitë, debatet, arritjet kërkimore dhe shkencore, por që ende përjetohet, ende emocionon.


18 Nr. 89 - MAJ 2018

Konstatime Nga LIS BUKUROCA

në vitin 1908! Shtetet që vazhdimisht ndërtojnë faltore, kanë vazhdimisht më shumë besimtarë dhe vazhdimisht më pak dijetarë, rrjedhimisht, vazhdimisht prodhojnë emigracion! . Kur në një oborr gjendet një grumbull i madh pleh, krejt lagjes i vjen era! Kur në krye të shtetit gjendet plehu, krejt kombit i vjen era!

1

5

2

7

. Ne nuk dimë të duam as atdheun, as gratë! Atdheun e vjedhim duke u shprehur shumë bukur! Grat i dashurojmë duke i shtypur dhe diskriminuar! Prandaj nuk dimë të bëjmë as politikë, as të bëjmë dashuri!!!! Me pallavra, kopalla dhe dokrra, kemi vendin e parë në Europë! Me vepra, të fundit!

. Europa duhet t‘i ofrojë Shqipërinë 3viteve, dhe Kosovën, përndryshe pas pesë për këto dy vende, ajo duhet të

flasë me Erdoganin! Shumica e popullit shqiptar është pro perëndimore, por shumica e elitës politike shqiptare, është osmano – zvarranike!

4

. Shqipëria dhe Kosova në vitin 2018 kanë më shumë objekte fetare, se sa

. Kosova dhe Shqipëria janë shndërruar si Qipro Veriore për Erdoganin. Vasalizmin e solli Berisha, e vazhdoi Thaçi, do ta përmbyllë Rama! . Arbana nuk mund t‘ ua çlirojë atdheun nga ripushtimi shpirtëror osman. Ajo po tregon faktet ekonomike, të cilat pas një dekade, do të ndikojnë, që shqiptarët në mënyrë vullnetare, të ndryshojnë historinë dhe identitetin! Urrejtja ndaj nesh do të rritet në Europë. Askush nuk i dëshiron dy Turqi të vogla në Ballkan, as dy Qipro Veriore, edhe pse statusin e Qipros kemi arritur tashmë! Ne nuk kemi klasë politike. Ne kemi mafi politike! Injorantët nuk janë të rëndësishëm, ti po i bën të mëdhenj duke shpërndarë mendimet e tyre idiote! Fajtor je ti, shërbëtor i tij!

. Kosova e Thaçit është vendi ku 8kriminelët! zhduken policët dhe ku amnistohen

. Patriarkalizmi shqiptar krijon 9despotët kushte dhe ambient për të pranuar e huaj si tutor. Ne edhe

pasi të fitojmë lirinë, nuk e duam, por vrapojmë pas një despoti që na premton, që na jep komplimente, një lloj dashurie, një lloj sigurie dhe ngrohtësie, që na ka munguar në familje! Despotin e huaj trajtojmë si profet, jo si partner! Ne përpiqemi ta pastrojmë atë dhe të ruajmë kultin e tij duke e mbështjellë me një brerore shenjtërie: “Ai na ka njohur ndër të parët! Ai ka përcjellë shpalljen e pavarësisë në televizor!”, dhe dokrra të kësaj natyre!

ër t’ u çliruar nga kjo tutori e P ngritur në instinkt, nevojitet dashuri në shtëpi! Aty nisin të gjitha

të ligat, që shpërbëjnë një shoqëri! Kur në fëmijëri mungon ngrohtësia në shtëpi, respekti kërkohet jashtë dhe gjendet te nënshtrimi dhe te depersonalizimi i vetvetes! Njerëzit që kanë humbur personalitetin dhe identitetin e vet dhe që janë pushtuar nga i huaji, pezmatohen kur kritikohet tutori, edhe pse dinë, se demokracia, pa mendim të lirë, është

diktaturë! . Nga vendi i parë ateist në botë, 10 në vend pelegrinazhi për të gjitha mjekrat dogmatike dhe përçarësit e

kombit shqiptar! Ose pa fe, ose me të gjitha! A jemi të çuditshëm? Jo! Jemi thjeshtë për keqardhje!

. Dikur urrejtja shoviniste 11 kundër kombit shqiptar shprehej në mediat serbe, maqedonase dhe ruse,

tani kryesisht në media shqiptare! Në emër të një pampers-demokracie, televizionet, njëri pas tjetrit, ftojnë njerëz, që me argumente ruso-turke, luftojnë kombin shqiptar! Nuk ofendojnë popullin mercenarët, që paguhen, por i rrënon sedrën dhe dinjitetin, ai i cili u ofron platformë dhe në mënyrë sadiste, dhunon teleshikuesin e vet! E liga nuk vjen vetëm nga imoraliteti politik, por në rend të parë, nga kurvëria e mediave!

. Na ka marrë malli për abuzimin 12 që na bënte Millosheviqi dhe Enveri dhe tani sadizmi i djeshëm, na ofrohet nëpërmjet televizioneve!

Vepra e Hyjni Cekës, jo thjesht si “bibliotekë” por si vlerë e pavdekshme letrare

(Vijon nga faqja 10) Dhe nëse do të lexonim Cekën nën postulatin e Oscar Ëilde tek “Lady’s Windermere’s fan” në aktin e tretë ku thotë se “eksperienca është emri që gjithkush i jep gabimeve të veta” ne do të gjenim atë gabim në thonjëza, që pena dhe zemra e poetit bëri për fajin e kohës që i ndaloi mosbotimin e veprave vetëm se ai pra këndoi me gjithë zemër dhe lotoi pa lot në poezinë e tij, ku vetëm pranvera vinte e ikte duke numëruar Prillin në ikje dhe Majin që afrohej. Por ndërsa natyra e autorit ‘qeshte’ dhe ‘vendi zbukurohej’ një tjetër arsye e detyronte poezinë e autorit të kujtonte miken, ta kujtonte gjithmonë. Duke patur goditjen e asaj kohe për hir të të Atit që u dënua me pushkatim në diktaturë dhe më pas përfundoi me burgim të përjetshëm, autorit gjithë pranverat iu bënë të ngjashme vite me rradhë. Duke shkruar për krijimtarinë

e tij kritiku dhe krijuesi shqiptar Ahmet Mehmeti shprehet: “Pra cili është dinjiteti ynë njerëzor, në këtë periudhë të qenies sonë. Cila është kahja për të dalë nga udhëkryqi. “Sokëllet Karaburuni” është poezi e shqetësimit qytetar. Intelektualit i është ngritur mendja dhe s’e zë gjumi për atë që ndodh para syve të tij. Këtë gjendje tronditëse shoqërore, autori e përjeton si brengë me përmasa të mëdha.” Ky është poeti që gjen frymëzimin e tij në kompleksin e fuqisë së fjalës për të ‘shprehur artistikisht’ atë që deformon atë bukuri të natyrshme të natyrales, të delikates që fiksohet në petalet e fjalëve të përzgjedhura të artistit elbasanas Ceka. Kështu Hyjni Ceka, nuk është thjesht një poet, nuk është vetëm një krijues apo publicist i përsosur, ai është një kompleks i armatosur me sinqeritetin e shpirtit poetik që pikturon deri në detaje. Ne e lexojmë poetin Ceka dhe

shfletojmë fletët që shpalosin jetën e tij. I lindur në qytetin e Elbasanit, më 6 Tetor 1932 ai mban në veprat e tij të hershme punën e tij 49 vjeçare të fiksuar në organe të ndryshme të shtypit letrar dhe në librat e tij që nisin që nga viti 1969 dhe që ndalen nga diktatura për disa vjet për tu rikthyer më të pjekura pas viteve 1990 me mjaft nga veprat e tij që cituam më lart. Por përsëri këtu fjala e Mehmetit vjen në ndihmë: “poezitë e tij “Qëmoti paç dashur një vashë”, “Anakreontike”, “Pleqëria” etj., tingëllojnë befasuese e të freskëta… Të krijohet bindja se e bukura adhurohet nga të gjithë… Ky shenjtërim nuk njeh kufinj moshe. Të paktën për Hyjni Cekën që ‘erotikën’ di të na e japë me format më humane…” Unë do të thoja se poeti mbledh polenin e luleve të verës elbasanase, apo të Labërisë ku u degdisën të punonte, më pas të Kavajës dhe Cërrikut, ku mes zhurmës së nxënësve gatoi

mjaltin më të ëmbël poetik në vite për zonën e madhe krijuese të Elbasanit. Më kujtohet një thënie e elbasanasit Selman Biza, që gjithmonë shkroi nga ‘frika’ me SEBI, të thënë mes krijuesish “Ai do të vdesë me dosje dhe poezi në duar. Atij edhe natën i flet poezia si në Bahçe, ku Lulet e Verës i duken me minifunde dhe erë severgjeni…” Dhe natyrshëm unë të paktën kështu e mbaj mend poetin e shquar, me dosjen dhe poezinë nën sqetull, me nektarin poetik për poetët e rrinj. E mbaj pranë tani me librat e Pope, gati të gjithë krijimtarinë e këtij krijuesi të gjallë elbasanas jo thjesht si “bibliotekë” por si vlerë të pavdekshme letrare. Kjo natyrisht vjen me ndihmën e asaj që Barthes e cilëson tek vepra e tij si “kënaqësia e tekstit” (“The pleasures of the text”), apo ajo që Rimbaud e citon për dashurinë në tekst “ajo duhet të rimbursohet me lexim”.


19 NR. 89 - MAJ 2018

Bizelja Nga TIMO MËRKURI

A

të ditë, me siguri që mbi shpinë kishte një mal me halle Jorgo Nanidhi, prandaj çapitej supekërrusur drejt zyrës së tij. Dhe shkallët sa të larta që ishin, thua se ishin ndërtuar enkas për ti vështirësuar ngjitjen drejt katit të dytë. Çelësi me zorë u rrotullua dhe porta u hap me një gërvimë çjerëse, e ngjashme me gërvimën që nxjerr një fyt me bajame të ënjtura. Pranvera trokiste te dritarja me një degë mimoze por Jorgos i dukej se ishte dimri i zemëruar që qëllonte me shpulla ere xhamin. -Do dal dhe nga ky dimër, do dal…pëshpëriti me vete duke hapur kompjuterin. E kishte menduar mirë zgjidhjen e problemit, e kishte menduar mirë. Me gishta të ngrirë filloi të shtypë gërmat mbi tastierë dhe në ekran të kompjuterit nisën të formohen fjalët e para, ashtu si filizat e parë pranverorë që dalin mbi dëborën e mbetur të fillimprillit. Do ti dërgonte një letër zotit Feruz Bushi ku do ti qante gjithë hallet. Domosdo që ai do ta besonte njëqint përqint. E kush nuk e beson Jorgo Nanidhin kur dërgon letra …u përkëdhel vetë me vete. Pasi u mendua pak, sa për tu dhënë drejtim mendimeve që i vinin duke u shtuar, si ujrat e borës në shkrirje, ja nisi me vrull, ashtu siç dinte të shkruante vetëm ai…. -I nderuar zoti Feruz Bushi, kryetar rajonal i partisë sonë! Siç jini në dijeni edhe ju, edhe unë kam shpallur kandidaturën time për kryetar bashkie në këto zgjedhjet e reja lokale dhe kam kërkuar mbështetjen e partisë. Por me shqetësim konstatoj se këto kohët e fundit në adresë time ka qarkulluar një thashethem, i cili me siguri e ka burimin te partia kundërshtare ose tek elementët që duan të pengojnë fitoren e partisë sonë në zgjedhje. Besoj se ju e kuptoni se e kam llafin te llagapi “bizele” që qarkullon në qytetin tonë të bukur në breg të liqenit dhe thashethemin se ky llagap është një pseudonim që unë e kam patur dhe e përdorja kur shkruaja apo shkruaj letra. Unë ju sqaroj zoti kryetar i partisë sonë se në kohën kur isha instruktor i komitetit të partisë së punës, kisha shoqëri me operativin e qytetit, por atij i flisja vetëm për veprime dhe mendime të gabuara të disa punonjësve të komitetit të partisë apo të komitetit ekzekutiv, por këto i bëja që të minoja dhe të dobësoja partinë e punës dhe të sillja sa më shpejt demokracinë. Në

këto raste unë nuk e kurseja kritikën jo vetëm për shokët e komitetit të partisë ( le të mos i citojmë emrat se janë shumë) por edhe për shokun sekretar të partisë, për kryetarin e komitetit apo shefat e seksioneve. Në këtë drejtim unë kam qënë shumë parimor, nuk mbaja asnjë me hatër. Por siç ju thashë, unë asnjëherë nuk i kam firmosur letrat e mia me llagapin “bizelja”, siç duan të thonë gojët e këqia. Edhe letrat që kam shkruar gjatë kohës së punës në bashkinë e qytetit tonë nuk i kam nënshkruar me këtë llagap. Përgjithësisht këto letra nuk i nënshkruaj fare, me qëllim që të ruaj anonimatin dhe të vazhdoj të kontriboj me vigjilencën time në ruajtjen e dinjitetit të partisë sonë. Ja psh, për ish kryetarin e bashkisë, z Serjan, unë kam dërguar në KLSH pesë letra dhe 4 letra të tjera në qëndër të partisë sonë në Tiranë. Për ish drejtor Simon kam shkruar plot 17 faqe në nëntë letra, (unë nuk e mora vesh si i ranë në dorë atij fotokopjet e këtyre letrave, të cilat ai jo vetëm që i ruan akoma por edhe jua lexoi gjithe inspektorëve të drejtorisë së taksave në një mbledhje apostafat). Por le të vazhdojmë me kontributin tim letërdërgues, për drejtorin ekonomik shkruajta dhe dërgova vetëm 5 faqe ndërsa shefin e urbanistikës e palosa me 6 letra.. Shefi i INUV-it shpëtoi vetëm me tre letra se iku nga puna shpejt ndërsa drejtorin e shërbimeve e kisha meze të mëngjesit, gati çdo javë nga një letër. Edhe kryetari i ri i bashkisë nuk ka shpëtuar pa gjë nga unë, por për këtë do të llafos tjetër herë. Pra kontributi im nuk është i vogël në shërbim të zbulimit, demaskimit dhe luftimit të korupsionit. Do thuash ti..- a kisha fakte unë për ato që shkruaja? Unë konkludoja me llogjikën time, po të isha unë në vendin e tyre do bëja ato që unë shkruaja sikur i bëjnë ata. Pse ndryshe nga unë mendojnë dhe veprojnë ata. E di ti atë historinë e dy vëllezërve të verbër? Jo ë. Ja ta them unë… -Dy vëllezër të verbër u ulën të hanin bukë e ullinj në sofër. Befas i madhi i thotë të voglit …Ore vëlla i vogël, pse i mer ullinjtë dy e nga dy ti. - Jo …i tha i vogli, unë i mar një e nga një. Gjyshja që e dëgjoi bisedën e pyeti vëllanë e madh. –More bir, po edhe ti je i verbër si yt vëlla i vogël, ku e pe që i mer ullinjtë dy e nga dy. -Pse ndryshe nga unë do bëjë ai spurdhjak – ja preu vëllai i madh. Pra unë llogjikoj, ata spurdhjakë, ndryshe nga unë do bëjnë?. Por nejse,

ajo që doja të thoshja është fakti se unë asnjë letër nuk kam nënshkruar me llagapin “bizelja”. Kjo puna e të shkruarit letra në organet e larta është si biçim ADN në shtëpinë tonë. Babai im, megjithëse ishte pa shkollë dinte ti qëndisate bukur ‘kartërat”, siç i quante ai dhe tja dërgonte qeverisë lart në Tiranë. Një kryetarë kooperative, dy shefa llogarie e një drejtor shkolle u shkarkuan nga letrat e tij. Unë bëra aqë sa munda dhe vazhdoj të bëj modestisht punën time. Traditën e vijon me sukses im bir, ai me dipllomën e famëshme nr 274 të Kristalit, i cili në 6 muaj punë në spitalin e qytetit ka bërë një letër për drejtorin, dy për shefin e financës dhe nja tre për ca doktorë, ndërsa për infermieret e ka gati nga një letër çdo javë. Si I ri që është, këto letra I dërgon vetëm te inspektorët e krimit ekonomik këtu në qytetin tonë, jo lart në Tiranë. Po nejse, ka kohë dhe për këtë punë, do mësojë pak nga pak.Vërtet që këto letra unë ja redaktoj dhe i korigjoj ca gabime ortografike, se është pa përvojë, por punën e bën vetë ai. Do ja marë mirë dorën zanatit se është i ri me vullnet për të mësuar. Tërë ditën derë më derë rri e (për)dë-gjon. Me këtë rendiment pune që ka mund të marë shumë shpejt ndonjë dekoratë . Por as ai nuk i nënshkruan letrat me llagapin “bizelja”. Që të jem i sinqertë, llagapi “bizele” për mua ka dalë, por në një drejtim dhe kuptim tjetër. Me qënë se unë jam mësuar ti hap zemrën partisë dhe juve shoku kryetar, po jua sqaroj sinqerisht, duke patur besim se do ta ruani konfidencialitetin. Këtë llagap ma ka ngjitur shoqja Y, ose më saktë ish shoqja Y, pasi ajo kaloi në partinë tjetër dhe e lufton partinë tonë . Dmth, duke qënë antare e këshillit në grupin e këshilltarëve të partisë tjetër, gjithmon kundërshton këshilltarët tanë dhe juve zoti kryetar. A ju kujtohet që e pyetët një herë në mbledhjen e këshillit se pse na kundërshton kaqë shumë. -Nuk më kini shërbyer… tu përgjegj ajo prerazi. Ju nuk e kuptuat ku e kishte fjalën ajo për mos shërbimin, por dëgjomë ta sqaroj unë. Ishte një kohë që me shoqen Y kisha nisur një roman rozë. Ti e di që për të nisur romane unë jam i vetmi. (Tjetër gjë është të bitisurit, gjë që është jashtë kësaj teme). Po nejse. Një ditë kur kishim shkuar për ca verifikime në zonën eksa-male (gjashtë male) u ulëm në kafenenë e një hoteli të pushonim

e të bisedonim qetësisht. Biseda nisi të marë zjarr dhe hymë në një dhomë hoteli. Ne hymë që të qetësoheshim, se ju e dini që me antarët e partisë tjetër unë nuk bëj gabime, Por nejse, hyra në dhomë i dyti dhe duke menduar që fillimisht të bëja një dush, mqse isha shumë i lodhur dhe i djersitur, nisa të zhvishem. Sa u bëra gati të hyja në dush, ma preu hovin shoqja Y , e cila me një të folur ironik më tha: -Po pse more Jorgo Nanidhi, me një bizele dhe dy kokra bathë dashke zotrote të bësh supë? Akoma nuk e ke mësuar ti, se për një supë duhen së paku dy patate dhe një karotë. Madje karotë e madhe dhe e plotë, që të të shijojë tamam supa, o Jorgo Bizelja! Dhe pa e zgjatur doli duke përplasur derën. Unë shtanga në vend. Nisa të shoh me habi, ku qenë bizelet e bathët, se spo gjeja gjë. Kërkova madje edhe poshtë krevatit por prapë hiç asgjë. T’ju sqaroj një gjë shoku kryetar. Këtu fajin me siguri e ka ai Simua. Dhe ja se si : kamarieri që na shërbeu kafen ishte me origjinë nga një fshat tre male afër fshatit të Simos dhe me siguri që ky i fundit e ka porositur që, gjatë shërbimit të na hidhte ndonjë gjë në kafe. Tamam sin ë ato filmat me spiunë. Ndryshe s’ka si të shpjegohet që mua më ishin mpirë e më ishin mbledhur gishtat e dorës, gishtat e këmbës dhe gishtat e tjerë, të cilët nuk i ndjeja fare. Nejse, për Simon, do bëj më von një letër tjetër unë, ke për ta parë. Pra zoti kryetar rajonal i partisë sonë, këtë problem doja të të sqaroja, me qëllim që të pastroja emrin tim nga balta që hedhin armiqtë e partisë sonë. Unë besoj se pas këtyre sqarimeve ju do ta mbështesni kandidaturën time dhe unë nga ana ime, ju premtoj se nuk do shkruaj më letra i për ju. Do thuash ti, pse e vë unë kandidaturën, kur dihet që nuk do ma miratojnë shokët e partisë. Arsyeja e kandidimit tim është shumë e thjeshtë zoti kryetar se mua s’ma vë veshin as gruaja e jo më të ma varë qyteti. Por marifeti është se unë bëj zhurmë e shpall se kandidoj për kryetar me qëllim që tjua hedh kryetarëve që kandidojnë. Kështu që ata, në përpjekje për të mënjanuar rivalët, duke u trëmbur nga kandidimi im, më marin mua me të mirë dhe pas tërheqjes sime, më emërojnë nën kryetar pas fitores së tyre . Ky është një marifet i vogël që pak veta e dine, por mua më ka nxjerrë në selamet. Me këtë marifet ja punova edhe kryetar Serjanit kur doli në fushatë. Fitorja e tij ishte më shumë fitorja ime. Epo fitorja arihet me mënd e jo me vrap, po ku i di ti këto o shoku Feruz Bushi. Po mos u bën merak, do ti mësoj unë më von. Vetkuptohet, pasi të mbështetësh kandidaturën time. Por jo dhe aq shumë ore, se mos më vëni vërtet kandidat. Ku e si të mbytem unë pastaj? Apo të heq dhe dorë nga letrat. Gjë që s’bëhet kjo zoti kryetar, unë letrat i kam në gjak. Rroftë partia! Me respekt Jorgo Nanidhi.


20 Nr. 89 - MAJ 2018

Paradoksi i absurdit Nga DR. FATMIR TERZIU

M

und të mendohet se mishërimi me demokracinë ndjek revoltën, por gabimisht. ... [R] evoli (ta) i jep vlerë jetës. ... Për një njeri të lirë të cilin e frymëzon pamja e lirisë, nuk ka pamje më të shkëlqyer se ajo e inteligjencës që mbërthehet me një realitet që e tejkalon atë, pra vetë mosbindjen e revoltës. Kështu shkruan, pak a shumë, Albert Camus tek “Miti i Sizifit”. Albert Camus (1913-1960) nuk ishte thjesht shkrimtari francez me emër por dhe filozofi ekzistencialist i mirrënjohur. Ai lindi në Algjeri, që ishte një koloni e Francës, e cila i dha atij një perspektivë unike për jetën. Camus është pranuar gjerësisht si një ndër filozofët më të mëdhenj të “absurdit”. Ideja e tij është e thjeshtë: Qeniet njerëzore kapen në një përpjekje të vazhdueshme për të nxjerrë kuptimin nga një botë e pakuptimtë. Ky është “paradoksi i absurdit”. Paradoksi i absurdit ka pasur kënd dhe në letrat shqipe. Në vitet tridhjetë ai hyri pa ndonjë çelës imediat. Ashtu natyrshëm ai ka krijuar formën e tij demokratike. Andrea Varfi mishëroi

mes paradoksit të vetë absurdit të kohës, çka më demokratike. Ai kishte në deje përparimtaren. Ishte njësh me rrymën e brezit të ri të viteve ’30, që karakterizoheshin nga kjo rrymë. Kishte në gjak dhe deje idealin më të shtrenjtë kombëtar dhe shoqëror. Shpirti i tij ishte kërkues. Ai mbeti i revoltuar. Nuk u pajtua me padrejtësitë. Varfi ishte një dëshirues i

një të ardhmeje me të vërtetë njerëzore. Ai gjithnjë luftonte me pakuptimësinë e botës që e rrethonte. Këto nuk mjaftohen vetëm të lexohen gjetkë. Të gjitha duken qartë tek “Në zgjim”, “Vlorës”, “Punëtorit”, “Kushtrimi i të shtypurve” etj. Për Andrea Varfin “të çfryjë me tërbim” tek “Në zgjim”, apo “ndiej: po ngrihet kënga labçe/nga Çipini gjer te

Çika:/ti sërish “Selam Musaçe”/do ta zësh “topin nga grika”! tek “Vlorës”, janë ajo që Camus thoshte: “Për të afirmuar absurditetin e ekzistencës dhe për të vazhduar më tej: kjo është revoltë”. Në tekstet e Varfit ndoshta mjaft më thjeshtë, por me një shpirt të lirë kuptojmë atë që tek Camus reflekton.

opinion

Ligji i pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”

D

iktatura me të gjitha format kërkon që bota të jetë brenda konceptimit dhe perceptimit teorik “e drejtë”: e mira të shpërblehet, e keqja të ndëshkohet. Si rezultat, kjo zgjat aq sa i intereson vetë diktaturës. Aq sa ka jetë instikti i propagandës për këtë qëllim më vete. Ndërsa kjo zgjat dhe afati nuk ka ndodnjë saktësi, ne pasuesit e ushqimit teorik të kësaj propagande ende fajësojmë me dashje apo pa dashje, me qëllim apo pa qëllim, me të kupuar apo pa të kuptuar, viktimat e fatkeqësisë, të prodhuara nga vetë sistemi diktatorial. Viktimat e tilla, ndonjëherë fajësohen nga ata që vlerësojnë kohezionin, sepse “viktima”, sipas tyre shihej dhe ende shihet se ishte dhe ka shkelur “kodin social” (në atë rastin më tipik shqiptar të diktaturës komuniste kodin moral, apo direktivën m-l të Partisë). Sipas këtij kodi viktima që shihej dhe ende shihet nga inercia e përceptimit se ka “ndotur” rendin shoqëror. Kjo e fundit, për vetë faktin e viteve të dhimbshme të tranzicionit, pasi nuk prodhoi dot realitetin dhe sqarimin, duket të ketë mbjellë rrënjë të reja si

“e vërtetë” pavarësisht nga natyra e veprës së viktimës, që kohët e fundit ka zgjuar debat më të freskët me fatin e të internuarve shqiptarë në kampe të ndryshme brenda vendit, duke i cilësuar viktimat “armiq të klasës”. Kjo duket qartë se kërkon vëmendjen e studiuesve. Në fakt për këtë studiuesit mendojnë se, “sa më shumë pjesëmarrës të mbështesin vlerat e detyrueshme, që pasohen nga heshtja, shpërfillja, dhe mjaft faktorë të tjerë, aq më shumë fajin ia kanë caktuar viktimave”. Ky sugjerim ndoshta do t’u bëjë thirrje atyre që tashmë favorizojnë “kujdesin dhe drejtësinë” morale dhe do të bëjnë pak për të lëvizur ata që favorizojnë vlerat detyruese të vënies në vend të nderit, të paktën të merituar të fëmijëve të viktimave të komunizmit shqiptar, që ende nuk e kanë marrë veten. Sidoqoftë, vetë debati që ka prodhuar ridalja me të drejtë në skenë, ridalja e vonuar e këtyre vuiktimave, ka prodhuar edhe atë që ne e dimë se është konflikti midis dy rymave, dy sistemeve. Konflikti midis dy sistemeve të vlerave

është i thellë. Sa i përket qasjes që mban terreni më i lartë etik është më i miri në një tjetër depërtim analitik, ku “fajëso viktimën” është dhe mbetet një akt i njohur me kohë. Mjafton të thuhet se këto dy mënyra për vlerësimin e botës janë në qendër të politikës vendore dhe ndërkombëtare, por ende në një kornizë të thyer shqiptare, përsa i përket ligjit të pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”. Por edhe përballë dëshmive të qarta të fajësisë nga kryerësit e dhunës, viktimat e dhunës në diktaturën më të egër europiane, ende ndihet sikurse ndihej e detyruar të justifikojë mendimet ndryshe, apo dhe ato të heshtjes me heshtjen e përjetshme. Ndryshe veprimi sillte veprimin, ndëshkimin. Kjo ishte dhe me sa duket tek disa është ende si kultura e fajësimit të viktimës në veprim. Të dhunuarit nga sulmet dhe dënimet masive të kohës së diktaturës pyeten për atë që kanë kaluar dhe për atë që kanë vuajtur. Të dënuarit politikë dhe të internuarit, që punuan tre turne dhe akoma nuk

mund të mbështesin një familje, fajësohen për “dembelizmin” dhe dështimin, pavarësisht përballjes me një ekonomi që sot është bërë pirg kundër tyre. Përkundër rezistencës në rritje për të nxjerrë dhëmbët e papabarazisë në rekorde, viktimat e fajësimit mbeten një nën- konstante e së tanishmes. Hulumtimet sugjerojnë se kjo është në të vërtetë një efekt anësor i çuditshëm i dëshirës njerëzore për të fshehur dëmet diktatoriale, edhe nëpërmjet heshtjes kolektive. Kuptimi se pse mund të çojë në mënyra të reja për të luftuar përsëri, e sjell debati i fundit për të internuarit e Tepelenës, apo kampeve të tjera shqiptare, ku historianët e vijës së kuqe akoma nxjerrin dhëmbët e strukura tek “morali i kohës’. Mjafton të rikujtosh disa biseda në familjen e Syrja dhe Haxhire Herri në Elbasan, apo dhe të sjellësh ndërmend historitë e familjeve Pojani në Elbasan apo Mema në Shtërmen, si dhe ato Xhika në Gostimë natyrshëm e kupton qartë pse loti ngec tek ligji i pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”.


21 NR. 89 - MAJ 2018

“Të këthiellat mendime” të Darës Nga DR. FATMIR TERZIU

R

omantikët ishin për shkrirjen e arteve. Ata bënë “ndryshimin”. Romantikët e kthyen thellimin me “të këthiellat mendime” duke bërë vend thellë tek “instikti sokratian”. Instikti, edhe pse që nga dalja në skenë formoi dhe ushqeu debatin, që ende dhe sot ka forma të ndryshme formulimi, duket se ishte një pikë referimi e pashtjelluar. Formulimet e ndryshme, debatet janë cekur dhe në “vrullet” tematike shqiptare. Në të shumtën e rasteve janë parë si kapërcime kohore. E megjithatë, nëse do të fokusoheshim vetëm tek kjo pikë, kjo do të bënte dhunë ndaj shumë “Sokrat-debatuesve” me të cilin filloi problemi. Duke ofruar një të vërtetë në lidhje me Sokratin si mësim i artit të jetesës, debati kërcënon natyrën dialogjike të çdo takimi me Sokratin, si dhe natyrën dialektike të figurës së Sokratit, kur hasim variacione të shumta. Në një nivel, ne takojmë Sokratin në në mes të bisedës, duke mbrojtur mendimet e veta ose duke marrë në pyetje një tjetër (apo edhe ndonjëherë të tijën). Dialogu ndodh brenda një fushe të polariteteve, ashtu si tragjedia greke, dhe kjo i reziston çdo përvetësimi të idealizuar të tij. Në një nivel tjetër, Sokrati ekziston si dialog. Ai vjen i shkallëzuar përmes zërave të shumtë ashtu siç ai vazhdon përmes dialogut në paraqitjet e Platonit. Ndërkohë që gjetja e Sokratit është shembullore dhe e admirueshme, një qasje e tillë, besoj, duhet të pranojmë gjithashtu rreziqet për ta bërë këtë monothirrje Sokratike. Çdo trajtim rrezikon të reduktojë Sokratin në një monotoni dhe kështu udhëheq disonancën që do të duket se dështon të shoqërojë çdo harmoni, një “ndryshesë” që të plotësojë Sokratin e dhomës së “ndryshimit”. Ai kishte në thelb vetë ndryshimin si kontekst folozofik. Prandaj, me sa duket Dara në veprat e tij shkriu si muzikalitetin ashtu edhe ngjyrat e gjalla. Vepra e tij në tërësi përbën një afrim me muzikën dhe me pikturën njëkohësisht, duke “ndryshuar” udhën e Rilindjes. Dara e bëri këtë se ishte dhe një poet-piktor. Kjo shihet në portretet e tij ku ai ndalet në portretin fizik të persnazheve të vet. Në mjaft raste ai u jep detaje të

jashtme. Në disa ndodh të thellohet tek gjendjet e tyre shpirtërore. Në disa raste janë vetvetiu shprehëse e plot jetë. Por peneli i Darës ndrit në përshkrimin e betejave. Duke përdoruar tetërrokëshin trokaik të poezisë popullore arbëreshe, Dara hap një hapësirë të ndjeshme me fjalën më mendjemprehtë të lidhur me dijenitë. Dijenitë marë shkas nga “ndryshimet” e kapërcejnë në kohë dhe e lidhin arsyeshëm me Sokratin. Pasi i shmanget pasqyrimit të “Motit të Madh”, duke lënë në një hapësirë të dukshme mësuesin e tij të madh, Naimin, ai lë një shije të dukshme se nuk merret me filozofi, as me probleme filozofike, por jep frymën heroike të kohës. Në këtë frymë dijenitë, pikërisht ajo që ishte thënë nga vetë Sokrati, për vetveten ishin në thelbin: “Di një gjë, që s’di asgjë!” Ndërsa Sokrati e tha në udhëtimet nëpër Athinë, në bisedat e me burrat e shtetit, me mendarët, me poetët dhe me oratorët kur pa indinjatë se këta burra nuk dinin gjërat më elementare, Dara e mbajti në një sitë të krijimtarisë së tij, që lexohet ngjashëm dhe sot e kësaj dite. Në Athinë punët i bënin “vetëm nisur nga instikti”. Në veprën e Darës shohim se instikti është i lidhur me natyrën, si element i gjallë, që shoqëron veprimin, në harmoni me ndjenjat dhe mendimet e personazheve, apo në

kontrast me ta. Në fakt instikti sokratian edhe këtu nuk mungon. Ai lidhet “zjarrevet të pranverës…” ku “… edhe tymi ngjyrë hiri/me ret’ vete e përzihet/ ngjarë këngës së mëritur/që sjell era për së largu”. Ashtu sikurse Sokrati dhe Dara bënte thirrje për rregullimin e gjendjes. Ndryshim ishte në kohë, hapësirë dhe vend. Ishte disi dhe në një pikë tjetër. Sokrati përjashtonte veten, ndërsa Dara hezitonte. Tek Sokrati shohim një cepi kulture, që mund të quhej për lumturi parajse, ndërsa tek Dara dendësia e figurave që të lodhin na shpien disi tek qasja me dritën e fortë të diellit. Është e thënë në Historinë e Letërsisë Shqipe (V. 2, bot USHT, Tiranë 1960, fq 168) Dara e kaloi… mjeshtrin e vet, De Radën – jo me gjëra të errëta, copëtime e pështjellim episodesh, fragmentaritet të pashpjegueshëm, po me diçka të plotë e të kthjellët”. Klara Kodra e përcjell me thellësi mendimin se Dara ia kalon De Radës nga “pikëpamja e unitetit dhe harmonisë së veprës”, por, nga ana tjetër, ai nuk e ka fantazinë e pasur krijuese, gjerësinë e përfytyrimit, të poetit të Makit. Larg “paradoksit të Sokratit”, brenda konceptimit më të afërt me: “Askush nuk di asgjë, por unë e di këtë gjë, kështu që unë di diçka”, shkrirja romantike e arteve, kalkulimi i gjërave estete në tërësinë e brendshme dhe shfaqëse,

natyrisht na kërkojnë module të reja, marrëdhënie të reja mes fjalës së shtruar dhe asaj të shkruar, mes idesë, dhe po aq dhe mes vlerës, si shkak për konkurencë në mjedisin e sotëm letrar, si arsye për të marë vendin e duhur e të munguar letrar. Nga leximi i Niçes për Sokratin nxjerrim instiktin, po aq sa kundërshtitë dhe të tjerat që pasojnë tek kuptimi. Sokrati, siç e kupton Niçe, dëshiron të mohojë “instinktin” në favor të njohurisë së artikuluar, por ky mohim, edhe një herë, përbën vdekjen e tragjedisë. . Nuk është thjesht se Sokrati refuzon mençurinë instinktive dhe njohurinë instinktive. Përkundrazi, ai e zhvillon atë. Sipas Sokratit (Plato, 1961) nuk është në natyrën njerëzore që të zgjedhë vetë të veprojë në një mënyrë të asaj që beson se do të jetë e dëmshme, në vend të një mënyre që është e mirë. Ai gjithashtu argumentoi se ky instinkt pengon njerëzit që të dëmtojnë me dashje veten dhe se kur njerëzit bëjnë gjëra të dëmshme, ajo është vetëm nga padija. Dara e dinte këtë më së miri në veprën e tij. Në të vërtetët, në veprën e tij ndjenja dhe detyra, duke u kundërvënë, shkrihen në një të tërë: “Vetëm n’vrasje gjithmon’ zemra Do më shkojë? Dhe, kur ngirë Prehet kordha, faj do quhen Të këthiellat mendime?”


22 Nr. 89 - MAJ 2018

Çapkën/e Nga DR. FATMIR TERZIU

Ç

“Çapkënët e Mëhallave të Botës” nuk ka sense melankolike. Është tipologjik në gjuhë, qasje, kontraste dhe formë. Thani Naqo është një shkrimtar dhe poet jo më thjesht serioz, por depërtues në folklor, traditë dhe modernizëm, madje po aq edhe me një varg tërheqës melankolik. Megjithatë ai gjithashtu ka një rrymë në orientimin e tij drejt tipologjisë. Ai e kontrast veten me poetët më në zë të lirikës tradicionale. Naqo po shkruan për të lënë një kolonë me sens e logjikë të bazuar tek fjala e bukur shqipe.

apkënët në shumësin e tyre “mental” pasojnë përcjelljen e butë morfologjike pas zanash djallëzore në folklorin anglez, i cili është gjithashtu një karakter në “Ëndrrën e Natës së MesVerës” së Shekspirit. Liriku i tyre është “Mëhallave të Botës” si pasojë e estetikës që pason forma morfologjike e fjalës së Thani Naqos. Në ndjesinë e shiut fajtor me një premtim dhe dëshirë që atë, të dashurën e zemrës të mos e lag, “çapkëni” i vargut rimor të Naqos ka një arsye të ndalet lirshëm e të përcjellë atë që fjala e bën natyrshëm vetëm me vargut poetik. Ngjashëm në ttë tre rastet, tek Shekspiri, folklori anglez, po aq dhe tek konteksti poetik i Naqos, “çapkën” ka dhe një qasje timbri, që përcjell mesazh, sidomos në një mënyrë “djallëzore” në sensin e mirë të përcaktimit zbutës. Në të tre rastet ka dhe këtë kumt si “një ndjenjë e humorit” me rrënjë zbutjen melankolike të qëllimit. Pra, “çapkën” në një udhëtim morfologjik kap mjaft sense të ndryshme dhe ëprdorimi i tij, natyrshëm falë penës që e përdor shkon përtej fjalëve që marin ngjashmëri: djall, majmun, gjarpër, majmun e mjaft të tjera, por që në arsyetimin e Naqos nuk shkojnë në orrigjinalin e tyre, por në qëllimin e tyre të destinuar. Nëse nuk do të lexonim “Çapkënët e Mëhallave të Botës” (Naqo, 2008, Toena) natyrisht që do të mbeteshim në kuptimin e fjalës së dyzuar, pasi serenata në Florida, koka e hashorëve, po aq dhe dollia e djemve fshatarë do të mbetej thjesht si një lexim, jashtë kuotimit që qas vetëm poezia. Poezia e mirëfilltë e Naqos! Ajo poezi e tërësishme, e kuptueshme, e bukur tek “Çapkënët e Mëhallave të Botës” që kërkon një hije mes kulturave për të bërë muzikalitetin e duhur, artin e bukur të komunikimit.

Poezia e tillë është një jehonë, që është gjithnjë në udhën për tek lexuesi duke kërkuar një hije për të kërcyer. E kërcimi vazhdon si në arsyen e Shekspirit, po aq në sitën e pasur të folkut britanik, që kapërcen vetë kumtin e fjalës “çapkën”. E tillë si fjalë, nuk është thjesht korçare, nuk është thjesht e një vargu të zakonshëm, e tillë është dhe mbetet një fjalë e madhe, fuqimisht globale, po aq sa “puck” e Shekspirit që shumëzoi vlerën për “puckish” (çapkën). Formimi zbutës, ledhatues i fjalës ka shkuar kulture pas kulture. Në folklorin anglez, “Puck”, nganjëherë i njohur si Robin Goodfellou,

është një zbutjak shtëpiak tejet natyror, me qasje ose prejardhje demonësh ose zanash. Një grin i çuditshëm ose një ndjenjë e humorit është një shtjellesë djallëzore ose çamaroke mes kësaj fjale. E fundit, çamaroke, po aq sa dhe çapkëne në vetvete shkon dhe për gjininë tjetër, të cilën Naqo e zhbiron “në mullarin me bar” ku “kurmin vajzëror mbi gjunjë përkund/ofshamë e virgëjreshës …”. Dhe për ta plotësuar kumtin e saj shton: “Ah, këto bukuroshkat e kësaj treve gjithkund/i gjen fushave, kodrave, i gjen pyjeve/manykir i buzëve është qershia dhe molla/ burimeve të ftohta pëlqejnë të mbushin ujë/nën cibunin e leshtë, këmishë tejholla/me turp zhvishen në lojën “grua e burrë”. Kaq mjafton në origjinën e kësaj fjale “çapkën/e”. Ndoshta dhe poetikisht me stilin e Naqos. “Çapkënët e Mëhallave të Botës” nuk ka sense melankolike. Është tipologjik në gjuhë, qasje, kontraste dhe formë. Thani Naqo është një shkrimtar dhe poet jo më thjesht serioz, por depërtues në folklor, traditë dhe modernizëm, madje po aq edhe me një varg tërheqës melankolik. Megjithatë ai gjithashtu ka një rrymë në orientimin e tij drejt tipologjisë. Ai e kontrast veten me poetët më në zë të lirikës tradicionale. Naqo po shkruan për të lënë një kolonë me sens e logjikë të bazuar tek fjala e bukur shqipe.


23 NR. 89 - MAJ 2018

World cup Russia 2018

G

jysma e dytë e qershorit dhe fillimi i korrikut janë rezervuar për tifozët e futbollit, e cila së bashku me LOD në Pyeongchang janë ngjarjet më të rëndësishme sportive në 2018. Nga 14 qershori deri më 15 korrik, Rusia do të presë 32 ekipet më të mira në botë. Titullin e kampionatit botëror do ta mbrojë Gjermania. Nga 22 qershori deri më 1 korrik, do të mbahen Lojërat e 18-ta Mesdhetare. Nikoqiri do të jetë qyteti spanjoll Tarragona, dhe pritet që në lojërat e Mesdheut, si gjithmonë, sportistët nga rajoni të kenë një rol të jashtëzakonshëm. Gjysma e parë e korrikut, e cila nuk është shumë e begattë me ngjarje të mëdha sportive, përveç Botërorit në Rusi, është e rezervuar për turneun e sezonit të tretë Grand Slam të tenisit, ndoshta më të famëshmit. Pra Wimbledon, turneu i cili këtë vitë do të festojë 140 vjetorin e saj. Në barin e All England Club në Londër, titullin e kampionit do të përpiqet ta mbrojë Federer dhe Sparrow Garbine Muguruza. Këtë vit Wimbledon do të luhet nga 2 deri në 15 korrik. Edicioni i 105 i Tour de France, një nga garat më të famshme të biçikletave në botë, do të mbahet në korrik. Do të jetë ky

një udhëtim i cili do të zgjasë prej 7 deri në 29 korrik, dhe gjatë asaj periudhe, çiklistët do të kalojnë 3.329 kilometra. Në gusht, ngjarja më e madhe sportive do të jetë Kampionati Evropian i Atletikës. Nikoqiri i garës, i cili do të mbahet nga 7 deri më 12 gusht, do të jetë stadiumi olimpik në Berlin. Qyteti estonez Tallin më 15 gusht do të presë Super Kupën e Evropës në futboll, ndeshje kjo ku do të ballafaqohen fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. Në fund të gushtit, më saktësisht në ditën e tij të 27-të, do të fillojë sezoni i fundit i Grand Slam i tenisit.

Bëhet fjalë për US Open, i cili do të zgjasë deri më 10 shtator, ku titullin do ta mbrojë Nadal në kategorinë e meshkujve dhe në atë të femrave, nikoqirja Sloane Stephens. Shtatori i vitit 2018 sjell dy gara të mëdha në kategorinë e femrave. Kampionati Botëror i Basketbollit që do të mbahet në Spanjë nga data 22 shtator deri më 30 shtator, ku titullin e kampionit do ta mbrojnë basketbollistet e SHBA-së. Ditën e fundit të shtatorit në Japoni do të fillojë Kampionatin Botëror i Volejbollit për femra, i cili do të zgjasë deri më 21 tetor, ku titullin e kampionit sërish do ta mbrojnë volejbollistet amerikane.

Në tetor, i cili nuk është shumë i pasur me ngjarje sportive, vlen të veçohen Lojërat Olimpike Rinore Verore, të cilat do të mbahen këtë herë në Argjentinë nga 6 deri më 18 tetor. Kryeqyteti argjentinas Buenos Aires do të presë sportistët e rinj nga më shumë se 200 vende të botës. Nëntori si çdo vit, është i rezervuar për dy garat e fundit të kampionatit të Formula 1. Së pari, Grand Prix i Brazilit do të mbahet më 11 nëntor dhe 14 ditë më vonë, do të mbahet gara përfundimtare e Grand Prix në Abu Dhabi. Në ditët e fundit të nëntorit, në Francë do të fillojë Kampionati Evropian i Hendbollit për femra. Lojërat që do të luhet nga 29 nëntori deri më 16 dhjetor do të sjellin më të mirat e hendbollit evropian, kurse titullin e kampionit do ta mbrojnë norvegjezet. Nga data 7 dhjetor deri më 11 dhjetor 2018, Kina do të presë Kampionatin Botëror në pishinën 25 metërshe. Perden e Sportit 2018 do ta ulë Kampionati Botëror i Futbollit për Klube, i cili, si në vitin e kaluar, do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kampionatet kontinentale të klubeve me përfaqësuesin e vendit pritës nga 12 deri më 22 dhjetor do të garojnë për kupën prestigjoze.


24 Nr. 89 - MAJ 2018

Albanian news 89  
Albanian news 89  
Advertisement