Zyhdi dervishi

Page 59

Respektin për një prozë të tillë e bën më të madh edhe përkujdesja grafike e “Filara”, e cila di të seleksionojë, dhurojë dhe ngre lart vlerat e mirëfillta letrare. Duke patur parasysh udhën e bukur të artit të fjalës që studiuesi, shkrimtari, poeti dhe intelektuali i disa studimeve, Fatmir Terziu (kjo mjafton të ndjekësh katalogun online të Bibliotekës Kombëtare, apo British Library), akoma më shumë bashkëtakohen vlerat dhe synimet me të cilat “Filara” ka krijuar dhe vazhdon të krijojë shtratin e saj kulturor dhe profesional. Së fundi pena e shkrimtarit Fatmir Terziu, që ka prurë këtë libër të veçantë, me një prozë brilante, me të nëntë rrëfenjat e tij, sjell një pasuri me emrin Xha Avram, por që mund dhe tenton mjeshtërisht të mundë edhe mjaft emra të tjerë karakteresh të kësaj fushe që kanë ardhur viteve me radhë nën melosin e folkut dhe traditës së urtë e të mençur popullore. Me këtë urti autori ka futur vetë stilin, prozën dhe karakterin për të qenë jashtë kufijve të leximin tipologjik, si një arsye të detyrimit për të folur edhe në mjaft gjuhë të tjera. Dhe natyrshëm ai së shpejti do të flasë edhe në anglisht...

59


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.