Faruk Myrtaj: Proza e Terziut, as që e ka dëshirën të ngjajë me prozat e tjera të kohës shqiptare
D
uket qartë, si autor, sjell sa më shumë informacion, për çdo gjë, kërkon ta bësh sa më të ditur e të kënduar lexuesin, gjithë sa di vetë dëshiron t'ja ofrosh atij... Në botën tënde të shkruarit hyjnë gjithçka që është pjesë e jetës: edhe poeti Haki Balliu, Pëllumb Kulla, por edhe rruga e stadiumit ‘Ruzhdi Bizhuta’, edhe gazeta e televizone të vërteta. Shkolla ime ishte pranë kinemasë “11 Nëntori” të asaj kohe, lexoj në të...realiteti ka qenë dhe është aq mbresues, për unin poetik/rrëfyesin, dhe pak rëndësi ka se si shkon e godet tek kujdesja e lexuesit për ta ndarë nga realiteti fiktiv: është njëra nga vetitë e tua të pakëmbyeshme kjo kapërthurje... Jetët dhe emrat e personazheve dhe njerëzve që kanë pasur kontakt me ty, hyjnë në të shkruarat e tua pa teklif, në një dukje të paorganizuar, sic është jeta: fatet mpleksen me njëri tjetrin aksidentalisht, si karrierat, si krimet, si dashuritë... Fëmija, ndjen fuqishëm, edhe kur Lenini ofron intimitet pas mosardhjes së babait për ditëlindjen, dhe sinqeriteti i rrëfimit është prekës, por në momentin tjetër linja kalon në viset e ftohta të Londrës së një shekulli më parë dhe rrëfimi jetësor shndërrohet në kronikë publike... Historia me Havzi Nelën vjen e gjend vendin e vet në linjën e romanit, Shqiptarët s'kanë shumë vite që e morën vesh atë, pa llogaritur këtu kuksianët që ishin të pranishëm, dëshmitarë të pagojë, si pjesë të tëra të historisë së shqiptarëve që kërkohen e gjenden në Londër/arkivave...
51