Zyhdi dervishi

Page 26

Aleko Likaj: "Kojrillat "- një prurje e re në jetën artistike - REFLEKSIONE MBI NJË ROMAN POSTMODERNIST DHE NJË VËSHTRIM I SHKURTËR NË PROZËN E FATMIR TERZIUT -

P

ak kohë më parë ndërsa po lexoja disa fragmente të romanit “Kojrillat“, të Fatmir Terziu, që ishin të hedhura ato ditë tek “Fjala e Lirë“, i kam shkruar me emocion në postën e tij private, se “po më le vërtetë pa gojë“. I konceptuar në mënyrë krejt moderniste në strukturë e hapësirë, po më dukej se vepra dallohej dukshëm në një tjetër formë, në ngjeshje, në leksik, por edhe me një lloj dinamizmi të ngjarjeve që merrte përsipër të trajtonte, miku im i vjetër, në romanin e tij të ri. Dhe këtu më duket se nuk gabova. Këtë e verifikova menjëherë më pas, sapo libri më ra në dorë këtu në Bordo të Francës, ku banoj dhe jetoj prej disa vitesh në emigracion. Por pse u ndjeva mirë për Fatmirin? Ndryshe nga dy romanet e tij të mëparshëm "Grykës" dhe "Bunari", "Kojrillat", është dukshëm në një shtrat post-modernist, ekzistencialist. Është e natyrshme që një krijues me formim si Fatmiri, i njohur, me shumë kontribute edhe në disa fusha, si ato të studimeve, kritikës dhe analizës së fenomeneve letrare e në publicistikë, por edhe kineast dhe historian, të themi, të eksperimentojë edhe më gjerë, me qëllimin që ky lloj eksperimentimi të mos jetë vetëm si një lloj eksperience e tij personale në këtë fushë. Nga kjo pikëpamje i jap plotësisht të drejtë, ndonëse modernizmi si një lloj rryme dhe filozofie ka kohë që ka trokitur në Europë, që në fund të viteve 30-të të shekullit të kaluar, me Natali Sarrot (Nathalie Sarraute 1900-1999), që për ne shqiptarët

26


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.