Gazeta nr 30(1)

Page 20

20 Nr. 30 - QERSHOR 2013

Nga Fatmir Terziu

Tre ndjesi stilistike ndjehen teksa lexon vëllimin poetik të poetes Brikena Qama. Tre aspekte që burojnë nga figurat tingëllore të poezisë së saj tek vëllimi “Pëshpërimat brenda meje” (“Edlora”; 2013). Dhe të tre këto ndjesi stilistike, mes figurave tingëllore janë arsyeja e qartë poetike në organizimin e lirshëm të bashkëtingëlloreve, ku krijohen efekte të ndjeshme në vargjet e saj. Vargu i tillë i poetes mbart një ngarkesë të llojit shprehës. Një shembull nga poezia “Ksenjës” e bën atë më të afërt me atë çfarë Poradeci i letrave shqipe, na solli me ‘Gjeniu i anijes’ kur vargu i tij mbarti këtë ngarkesë shprehëse të llojit imitues: “edhe pse unë, gjymtyrëpreë/ nuk mund të të afroj/lëngun e zi gjumëprishës/e t’i harrojmë ëndrrat edhe për sot...” (Qama, 2013: 13). E ndërsa organizimi i bashkëtingëlloreve krijon arsyen e parë, e dyta është se onomatopeja, kjo figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të natyrës e bën poezinë e Qamas, të mbetet e gjallë: ‘mes akullnajave të shpirtit/kacavirrem/të gjej vullkanin e dashurisë’ (ibid; “E thjeshtë”). Në vargun poetik të lartcituar merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i vetë arsyes në këtë rast. Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e ravijëzuar dhe shpreh lidhje në kundërshti me ‘kacavirrje’ zhurmëlënëse, dhe ‘dihma’ vullkanesh dashurie duke na dhënë shkallëzim të atmosferës së trishtit, vuajtjes dhe shpresë për të këputur zinxhirrët plangosës. Gjithashtu e përdorura e tyre në njëjës krijon një atmosferë intime e të strukur nga veprimi i atij organizimi të trishtueshëm torturues të shpirtit. E treta është anafora që sjell vetëgërryerjen e përsëritshme të fatit njerëzor në ditësinë e javës. Është përsëritje ritmike e fjalës së ditës pasrendëse, si figurë stilistikore që forcon shprehësinë tek poezia “Sepse atë ditë”: “të hënës i vura një pikëpyetje të madhe/të martës shkelmin në

Tre aspektet stilistike në poezinë e Brikena Qama

fyt/të mërkurën e shava si rrugaçe/të enjten pashë veten (si për herë të parë në pasqyrë)/të premten m’u mbush mendja/ të shtunën u vesha bukur dhe prita ... kë?/të djelën!” (Qama, 2013: 16). Siç shihet dhe ndjehet nga leximi, edhe pse është varg i bardhë, ajo që e bën atë të veçantë dhe të ndjeshme është se është poezi me ritëm dhe mbahet mend gjatë. E thjeshtë dhe e bukur në anaforën e saj tipike. Leximi sintaksor si veçori stilistike Poetja Brikena Qama bashkëjeton me tërë vargun e saj tek “Pëshpërimat brenda meje” mes një komunikimi sintaksor të përpiktë. Që të kuptohet kjo duhet të sjellim disa shembuj. Së pari le të marrim poezinë “Të verteta të lëna përgjysëm”. Ajo përdor një varg të tillë që shmang për shkak të kërkesave shprehëse: ‘u çorra/dhe më latë’ apo edhe më tej ‘luta/ dhe më latë’. Në këto raste vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshme për përdorimin dhe ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg poezie. Kjo mung-

esë e fjalëve ka bërë që pamja të ejtë rrënqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: lutja, jehona e saj, mjedisi, zhurma, struktura, jeta, vdekja, që lidhet me fatin e vetë arsyes në këtë poezi, me përshtypjet e fituara gjatë leximit në këtë motiv. Shembulli i kësaj poezie na tregon dhe na shpie mirëfilli tek një mundësi

e veçantë e organizimit sintaksor të poezisë për të arritur efekte të veçanta stilistike të gjymtyrëve në fjali. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron me këmbë në tokë në bazë të figurave stilistike tek vëllimi “Pëshpërimat brenda meje”. Si një dukuri tjetër e arritshme e kësaj poeteje është edhe inversioni që shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal, ndërtimi sintaksor në mjaft poezi të Brikenës del i varur nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të “Pëshpërimat brenda meje”. Mjafton të ndjekim poezinë “Çmimi i kurreshtjes’ të kuptojmë më qartë këtë pozicion stilistik të qartë e të bukur: ‘harruar e kam/ këmishën e natës/varur/mbas derës sakate/që as mbyllet/as hapet’. Në mjaft poezi të “Pëshpërimat brenda meje” një veçori tjetër del nga enumeracioni, duke na prodhuar një shkallëzim tipik e të goditur artistik, ku hasim organizim shkallë-shkallë, të arsyes dhe mesazhit. Tek poezia ‘Përshkrime udhëtimesh kohore’ faktori shkallëzues është një enumeracion herë ngritës e herë

ulës duke aryetuar: ‘të fshehtat e mia/i hodha në letër/më pas/ letrat në zjarr/zjarri../u shua e u bë hi/hirin/e mori krahu i erës/dhe shpërndau kudo/ato që tani/s’janë më të fshehta...’. (Qama, 2013:35). Pra ky organizim shkallë-shkallë me një afëri sinonimike, afron kuptimin e duhur, brenda rrjedhës ngjitëse dhe zbritëse. Parimi logjik i poezisë ‘Ah!’ është një arsye tjetër mjaft domethënëse ku nënkuptohet vetë shkallëzimi pazgjatur: ‘sa larg më duket/ e nesërmja e bukur/kur jetoj pafundësisht/ të sotmen e ‘shëmtuar’’. Duke përfunduar Mjaft poezi si shembuj të cituar, por edhe të tilla si “Party maske’, ‘Imazh që s’guxon’; ‘Vetmohim’; ‘Kur ti shfaqesh’ etj., janë vetë trinomi stilistik që veçon krijimtarinë në vëllimin “Pëshpërimat brenda meje”. “Pëshpërimat brenda meje” nuk janë thjesht pëshpërima, por poezi që jo vetëm premtojnë për të qenë të denjë të lexohen e mbahen mend gjatë e gjatë. Udhëjeta e “Pëshpërimat brenda meje” është e bardhë mes vetë fateve që qëmtojnë jetëudhën e njeriut. Urime Brikena Qama!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.