Albanian News

Page 1

Rrëfehet “Nderi i Kombit” Eno Koço, për vete, karrirën artistike e familjen…

“Anglia më bëri të besoj në vetvete...”

FAQE 9

Nr. 27

MARS 2013

NË BRENDËSI Presidentja e Kosovës, Jahjaga, dekoron Rita Orën dhe Agron Lozhën Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.... FAQE 7

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

J

a tek erdhi përsëri këtë vit Marsi i festave. Marsi i pranverës dhe demokracisë. Erdhën 7 dhe 8 marsi, dy prej festave më domethënëse për familjet shqiptare kudo që ato punojnë, jetojnë e mësojne sot. Dita e 7 marsit, Festa e Mësuesve, dhe festa e 8 marsit, Festa e Nënës. Nuk është rastësi që këto festa janë njëra pas tjetrës: a ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit që bëjnë të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojne atë dije të akumuluar që do t’u hapi dyer dhe horizonte të reja në jetë?! A ka dashuri më të madhe se sa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijet e saj?! Nëse mësuesit dhe nënat kanë një jetë që ju shërbejnë fëmijëve të tyre, sot dhe nesër janë ditë ku ne, nxënësit dhe femijët e tyre, duhet t’u tregojmë mirënjohjen e thellë dhe dashurinë për ta. Një telefonatë nga larg, një kartolinë, një buqetë me lule, një fotografi apo portret fëmijërie, pak minuta të shpenzuara në shoqërine e prindërve dhe.... Vijon në faqen 2

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Marsi i festave

Pritja për korin diplomatik të akredituar në Londër Më 18 Shkurt 2013, në hotelin Hyat Regency – The Churchill në Londër, në shënim të pesëvjetorit.... FAQE 4

Emri i lartësuar i Rita Orës Shkurti në natyrën e tij është muaji më i shkurtër i vitit. I tillë është se ditët e tij herë numërohen herë me 28.... FAQE 8

KONSTANDIN ÇEKREZI juristi që i apeloi Britanisë së Madhe Shkurti në natyrën e tij është muaji më i shkurtër i vitit. I tillë është se ditët e tij herë numërohen herë me 28.... FAQE 14

Dr.Rukije Kondaj, intelektualja shqiptare që u vlerësua nga Qeveria e Kanadasë FAQE 19


2 Nr. 27 - MARS 2013

Vijon nga faqja 1 .... mësuesve, një sjellje në kujtesë e kujtimeve të fëmijërisë, kanë një domethënie të jashtëzakonshme për keta njerëz të jashtëzakonshëm karshi të cilëve ne do te ndihemi borxhllinj përjetë. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë. Le të ecim në hapat e prindërve tanë, në mënyrë që një ditë, edhe fëmijët tanë të ndihen në të njëjtën mënyrë se si ne ndihemi karshi tyre. Stafi ynë, në emrin e gjithë lexuesve dhe anëtarëve të ketij komuniteti, iu uron të gjithë mësuesve dhe nënave shqiptare ditët e festave të tyre kombetare. Por Marsi është edhe i luleve, pranverës dhe demokracisë. Ai është tradicional. Është kombëtar. Kudo festohet sot 14 Marsi, festohet edhe 22 Marsi i Demokracisë...

Marsi i festave

“Vlerësimi i Zgjerimit të BEsë në Ballkanin Perëndimor: Përparimi dhe Sfidat”

Marsi i festave dhe i datave të lavdisë në Kosovë Shqiptarët e Kosovës kanë nisur, si çdo vjet tjetër, muajin mars duke qëndruar gatitu në Prekazin e historisë më të re të kombit tonë. Ata i janë përkulur shembullit madhor të sakrificës sublime për kombin, lirinë dhe atdheun. Në Prekaz janë gjendur përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore për të kujtuar se pikërisht në këtë vend ka nisur të shkruhet historia e re për këtë truall të lashtë shqiptar. Njëjtë si në Prekazin e historisë janë zhvilluar aktivitete përkujtuese edhe në të gjitha qytetet dhe vendbanimet tjera të Kosovës. Populli ka qëndruar gatitur në shenjë respekti për luftën e madhe heroike të trimave të lirisë, që i ishin përgjigjur thirrjes së Drenicës heroike për luftën e madhe në emër të lirisë dhe atdheut. I nisur me programe kulturore e homazhe në shumë vende të betejave të lavdisë, Manifestimi në përkujtim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut është parë edhe në rrugët e qytetet e fshatrave. Rinia shqiptare e Kosovës duke bartur fanella me mbishkrimin “Bac u krye” i ka dërguar edhe një herë mesazhin shpirtëror familjes Jashari në Prekaz dhe gjithë familjeve që kanë dhënë bijtë më të mirë për lirinë e atdheut se angazhimet dhe rrugëtimet nëpër shekuj të atdhetarëve për të arritur deri këtu kanë marrë fund dhe se kjo rini po merr forcë e energji të re që me mendje të ndritura e me angazhime sublime të bëj realitet atë angazhimin e betimin sublim të luftëtarëve të lirisë dhe veprimtarëve të shumtë për të arritur deri të realizimi i ëndrrës sublime për bashkimin kombëtar.

Konferencë në Londër

Festa është bërë edhe më madhështore falë zellit e elanit të rinisë shqiptare të Kosovës. Më shumë se 400.000 nxënës nga shkollat fillore e të mesme të Kosovës i kanë kthyer orët e para të mësimit në orë të mëdha të historisë dhe kanë shpalosur bashkë me mësuesit e tyre fletë të lavdishme të historisë për t’i kënduar zëshëm komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë trimave të tjerë të lirisë. Ata pastaj kanë shfaqur programe të bukura artistike me fragmente të lavdisë. Ishin kështu shkollarët e Kosovës që i qëndruan gatitur kujtimit për luftën e madhe të UÇK-së. Ata në këtë fillim të marsit kanë organizuar aktivitetet të shumta edhe në shenjë të respektit për ditën e madhe të shkollës shqipe. Valo lirshëm flamuri ynë krenar , I gëzofsh festat se i ke hak, I Bukur je me shqiponjën simbol kombëtar, Me këtë ngjyrë të kuqe gjak. Në nëntorin e tretë Prekazi të priti, me krenari e trimëri Adem Jashari të ngriti,

Ti shkrove lavdinë bashkë me legjendarin, E lartësuat Kosovën, lirinë, shqiptarin. Ishin këto vargje që janë dëgjuar në festën modeste të hapjes së zyrës së Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Veprimtarja e kësaj Shoqate , Qëndresa Jashari, nuk po fshehte krenarinë që ka mbiemrin e komandantit legjendar dhe pse po i takonte kësaj Shoqate që është duke zhvilluar aktivitet për të bashkuar në një këngë, poezi e në një sofër vëllezër e motra nga të gjitha trojet etnike. Kjo Shoqatë është bërë pjesë e angazhimeve të shumta në Kosovë për të shënuar e kremtuar festat e datat që sjell marsi në Kosovë. Shqiptarët e këtij trualli kanë uruar që edhe vëllezërit e tyre kudo janë të jenë pjesë e festave dhe të gëzojnë paqe, liri e gjithë të drejtat e tyre. Fillimi i marsit me festat e datat e tij është shënuar në mënyrë dinjitoze në Kosovë dhe kështu do të jetë për jetë e mot.

Më 14 shkurt 2013 në Londër, International Business and Diplomacy Exchange (IBDE), në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve për Evropën Juglindore në Universitetin e Oksfordit (SEESOX), organizuan Konferencën “Vlerësimi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor: Përparimi dhe Sfidat “. Në konferencë mori pjesë dhe zj. Majlinda Bregu, Ministrja për Integrimin në BE. Pjesëmarrës të tjerë nga rajoni ishin zj. Mimoza Kusari-Lila, zv.Kryeministre dhe Ministre e Tregtise dhe Indistrisë e Kosovës, z. Aleksandër Pejovic, Sekretar Shteti i Malit të Zi për Integrimin Europian. Ne programin e diskutimeve ishin edhe z. Oleg Levitin, Këshilltar Politik në BERZH për rajonin tonë, si dhe përfaqësues të IBDE dhe SEESOX. Bregu theksoi se elementët më të rëndësishëm për progresin e rajonit dhe procesin e integrimit janë: perspektiva e qartë, e vazhdueshme dhe frymëzuese, respektimi i ndërsjelltë mes vendeve të rajonit dhe respektimi i të gjitha marrëveshjeve dypalëshe dhe ndërkombëtare, strategjitë afatgjata të investimeve në transport, konkurueshmëria, dhe zhvillimi ekonomik e teknologjik. Duke iu referuar integrimit të rajonit në BE, Ministrja Bregu tha se duhet të kujtojmë synimin e procesit të zgjerimit: qëllimi themelor i përbashkët ka qenë forcimi i demokracisë dhe tregut të lirë, konsolidimi dhe mbështetja e reformave të vështira të modernizimit. Kështu, zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të shënonte përmbylljen e plotë të këtij projekti Evropian. Faktet tregojnë se zgjerimi është instrument unifikues i rëndësishëm drejt transformimit të vërtetë politik dhe ekonomik të shoqërisë sonë.


3 Nr. 27 - MARS 2013


4 Nr. 27 - MARS 2013

PRITJA PËR KORIN DIPLOMATIK TË AKREDITUAR NË LONDËR Më 18 Shkurt 2013, në hotelin Hyat Regency – The Churchill në Londër, në shënim të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës organizoi pritjen zyrtare për korin diplomatik të akredituar në Londër. Mysafire e nderit në mbrëmjen festive ishte Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri. Në kremtë morrën pjesë ambasadorë dhe diplomatë të shumtë, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme britanike, deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Dhomës së Lordëve, dhe individë të shquar dhe dashamirës të Kosovës, si ish-komandanti i parë i KFOR-it, Sir Mike Jackson , ish-ndërmjetësi e BE-së në dialogun teknik, Sir Robert Cooper, dhe ish-prokurori i Gjykatës së Hagës në gjykimin kundër Millosheviqit, Sir Geoffrey Nice. Në mesin e të ftuarve pati edhe personalitete nga sfera të ndryshme të shoqërisë britanike, si gazetarë, akademikë, afaristë, dhe përfaqësuesë të organizatave joqeveritare e insititucioneve kulturore. Të pranishëm ishin edhe një numër përfaqësuesish të komunitetit shqiptar në Londër. Pas intonimit të himnve të Kosovës dhe të Britanisë, në fjalën e tij, Ambasadori Greiçevci u përqendrua në të arriturat e Kosovës gjatë periudhës pesëvjeçare si shtet

i pavarur, në konsolidimin dhe njohjen e Kosovës dhe në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, siç ishte anëtarësimi, në fund të vitit të kaluar, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. “Si dëshmi e besimit të bashkësisë ndërkombëtare në institucionet e shtetit të Kosovës, Grupi Ndërkombëtar Drejtues përfundoi mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar. Në këtë drejtim, kontributi i Britanisë së Madhe për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës është historik dhe të mbahet mend dhe çmohet përherë nga populli i Kosovës”, theksoi mes tjerash ambasadori Greiçevci.

Ndërsa në fjalën e saj, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se kjo ditë shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë moderne të zhvillimit demokratik të Kosovës. “Pavarësia e Kosovës ishte ëndrra jonë, lufta dhe sakrifica e jonë. Por, nuk ishim vetëm, kishim miq dhe aleat ndërkombëtarë të cilët janë pjesë e historisë tonë”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se bashkërisht me miqtë tanë po e realizojmë ëndrrën tonë për një shtet të suksesshëm. Në fund, Ambasadori Greiçevci ngriti një dolli kushtuar pavarësisë së Kosovës dhe miqësisë midis Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.


5 Nr. 27 - MARS 2013

Kreshnik h ik k Qato, Q t Ali Ahmataj, Ah t j Agim A Halili në Ora News “Sport –Debat” Ndërsa shqiptarët e Britanisë së Madhe po festonin 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Londër, kampioni i njohur shqiptar i boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato, i shoqëruar nga trajnerët e tij Ali Ahmataj, Agim Halili, dhe miku i tyre Kujtim Arifi festonin në Tiranë, duke pritur emisonin e Ora News “Sport –Debat” ku ata ishin të ftuar. Ata ishin duke shoqëruar dy ditë më parë boksierin shqiptar, Kreshnik Qato, në një aktivitet me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”. I pritur mes brohoritjeve të nxënësve dhe pas takimit me drejtoreshën e kësaj shkolle, Qato u ka dhënë mundësinë fëmijëve të mësonin dicka më shumë rreth suksesit të tij dhe mbështetjes së vazhdueshme nga presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi. Razie Shehi, drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Avni Rustemi”, ka përshëndetur takimin e kampionit të boksit me nxënësit, si pjesë e aktiviteteve që u kushtohen fushës së sportit. Gjithashtu edhe vetë adhuruesit e boksierit Qato, u shprehën shumë të gëzuar që patën mundësinë e këtij takimi. Promovimi i aktiviteteve sportive si pjesë e programeve mësimore, ishte kreyfjala e kampionit tonë të boksit, Kreshnik Qato.

Presidenti Nishani takon kampionin shqiptar të boksit Kreshnik Qato Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim të ngrohtë e miqësor, kampionin e njohur shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato. Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë për këtë takim tejet të veçantë dhe theksoi se arritjet e boksierit shqiptar kanë bërë krenar çdo shqiptar. Presidenti Nishani çmoi përkushtimin dhe shpirtin e garës që boksieri Qato ka treguar në ringun profesionist, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen e tij për sportin dhe gjithë të rinjtë që duan të ndjekin shembullin e kampionëve tanë. Nga ana e tij, kampioni i botës për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshik Qato falenderoi Presidentin Nishani për këtë pritje të ngrohtë e miqësore dhe u shpreh se nuk ka motivim më të madh për çdo sportist sesa të ngrejë lart flamurin shqiptar.


6 Nr. 27 - MARS 2013

Tirana feston Pavarësinë e Kosovës Në kuadër të festimeve për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh kulturore përgjatë rrugës “Murat Toptani”, duke nisur nga ora 11.00 deri në orën 20.00. Këngëtarët më të mirë, grupet më të suksesshme performuan, në 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Të gjithë qytetarët e Tiranës kishin mundësi të shijojnë muzikën më të mirë të vendit dhe të huaj. Drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi bëri të ditur axhendën e aktiviteteve dhe artistët pjesëmarrës. “Pesë vjet më parë, kombi shqiptar festonte Pavarësinë e Kosovës dhe ja, pesë vjet më pas, kjo datë e shënuar po afron. Nesër, data 17 është festa e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e Kosovës. Bashkia e Tiranës ka vendosur ta festojë dhe këtu, në një formë shumë të hareshme, shumë të gëzueshme. Festojmë të gjithë qytetarët, gjithë artdashësit, me këngëtarët që siç e shikoni jemi së bashku këtu! Gjatë gjithë ditës, që nga ora 11.00, tek rruga pedonale e deri në orët e para të mbrëmjes do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, një koncert madhështor me Juliana Pashën, Vedat Ademin, Valon Shehun, Marselën, me grupin NA dhe shumë të tjerë”, tha Skënderi. Ndërsa ftoi të gjithë qytetarët të festojmë së bashku 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Skënderi tha se, “do të jetë Cirku i Tiranës që do të na dhurojë një spektakël të magjishëm e do të kemi shumë surpriza të tjera për qytetarët e Tiranës, në mënyrë që kjo festë të ndihet në mbarë trojet shqiptare. Sigurisht që festa nesër do të jetë e përqendruar në Kosovë. Bashkia e Tiranës, Tirana, kryeqyteti ynë që e ka mbështetur dhe gjithë ky komunitet këtu duhet që patjetër të vijë të festojë me ne! Nesër është një ditë e shënuar, ndaj kjo ditë duhet mbajtur mend dhe ne duhet të mblidhemi të gjithë, për ta festuar sa më hareshëm”. Përfaqësues të grupit NA kanë falënderuar Bashkinë e Tiranës, e cila u dha mundësi që sot të festojnë me qytetarët e Tiranës këtë ditë të madhe për kombin shqiptar. “Edhe ne si artistë jemi të kënaqur. Të festojmë së bashku këtë ditë! Është një event i rëndësishëm si për shqiptarët e Kosovës, por gjithashtu edhe për shqiptarët e Shqipërisë, është një çështje që e kemi ndjekur të gjithë me shumë zemër. Ne do të japim kontributin tonë, në mënyrën më të natyrshme që na vjen e që është muzika. Ne jemi shqiptarë të Kosovës e nuk mund të jemi në Kosovë për ta festuar nesër, kështu që e falënderoj shumë Bashkinë, për organizimin e këtij eventi nesër, për të festuar Pavarësinë e Kosovës”, tha përfaqësuesi i grupit muzikor NA.

Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, takon Ministrin britanik, David Lidington Me datën 14 Shkurt 2013, znj. Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë, zhvilloi një takim me Ministrin britanik të Çështjeve Europiane, z. David Lidington, në Ministrinë e Jashtme Britanike. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, z. Mal Berisha. Zonja Bregu i bëri një pasqyrë të qartë arritjeve të Shqipërisë gjatë viteve të fundit duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek plotësimi i stand-

arteve dhe kapitujve të vendosur nga BE për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo e garantoi z. Lidington për vullnetin e pathyeshëm të qeverisë dhe popullit shqiptar për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian të vendit. Ajo shtoi se 94% e shqiptarëve e mbështesin këtë proçes. Një vend të veçantë ajo i kushtoi përgatitjeve serioze që po bëhen për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me datën 23 qershor 2013 dhe

garantoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të pasur një proçes të drejtë, të ndershëm dhe të besueshëm. Nga ana e tij, z. Lidington vlerësoi si mbresëlënës përparimin që ka bërë Shqipëria në realizimin e reformave. Z. Lidington po ashtu theksoi se Britania e Madhe do të mbetet mbështetëse e proçesit të zgjerimit të Europës me vendet e Ballkanit Perëndimor si një politikë që forcon ruajtjen e stabilitetit të rajonit. Redaksi A.News

Inaugurohet Konsullata e Nderit në Oxford Më 10 Shkurt 2013, Republika e Shqipërisë inauguroi Konsullatën e Nderit në Oxford, me Konsulle Nderi znj. Bryony Bethell. Posti i ri konsullor u hap nga Zv/Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi dhe nga I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë, z. Mal Berisha. Në këtë ceremoni morën pjesë diplomatë të Ambasadave të Shqipërisë e Kosovës, përfaqësues të autoriteteve vendore, anëtarë të komunitetit shqiptar në Oxford e miq të Shqipërisë. Konsullata e Nderit ka nën jurisdiksionin e saj rajonet e Oxfordshire, Berkshire, Wiltshire and Gloucestershire. I Ngarkuari me Punë, z. Mal Berisha në hapje të ceremonisë falenderoi znj. Bethell për ndërmarrjen e kësaj detyre dhe për kontributin e saj për vendin tonë, duke filluar që në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria po hidhte hapat e para në ndërtimin e institucioneve demokratike. Z. Berisha e vlerësoi hapjen e kësaj konsullate nderi si një tjetër kapitull të rëndësishëm të historisë së marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se Shqipëria ka pasur fatin të vizitohet nga figura të shquara intelektualësh, poetësh, shkrimtarësh, artistësh, politikanësh anglezë, si Byron, J.C.Hobhouse, Alfred Davenport, Henry Holland, Benjamin Disraeli, Edward Lear, Edith Durham, Kolonel Aubrey Herbert, Kapiten

Armstrong, Kolonel Oakley Hill, Julio Emery, David Smiley e të tjerë, të cilët e kanë bërë vendin tonë të njohur në Britaninë e Madhe. Znj. Edith Harxhi, zv/Ministre e Punëve të Jashtme, theksoi në fjalën e saj se përfaqësimi i Shqipërisë në Oxford është një fakt që shkon përtej shtrirjes së rrjetit tonë konsullor në botë e që lidhet direkt me praninë e Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar të studentëve e studiuesve në këtë epiqendër të ekselencës akademike e kulturore. Znj. Harxhi i dorëzoi znj. Bryony Bethell Ekzekuaturën e qeverisë shqiptare që e njeh atë si Konsulle Nderi të Republikës së Shqipërisë në Oxford. Konsullja e Nderit falenderoi qeverinë shqiptare për besimin e kësaj detyre të rëndësishme dhe shprehu angazhimin e saj për ti shërbyer Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptar. Znj. Bethell tha se është krenare që përfaqëson një vend e një popull mik të Britanisë së Madhe. Kontaktet e Konsullatës së Nderit janë: Mrs Bryony Bethell Honorary Consul of the Republic of Albania 15 Mill Lane, Old Marston Oxford OX3 0PY Phone: 01865 256050 E-Mail: bryonybethell@gmail.com


7 Nr. 27 - MARS 2013

Presidentja e Kosovës, Jahjaga, dekoron Rita Orën dhe Agron Lozhën Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh, të cilët cilësohet se kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Në ceremoninë e ndarjes së dekoratave të urdhrave dhe çmimeve, u tha se ky është një moment i veçantë ku nderohen të gjitha personalitet, që kanë dhënë jetën, kanë sakrifikuar dhe kontribuar për vendin e tyre. Presidentja Atifete Jahjaga tha se ndihet e nderuar që si presidente dekoron shumë personalitete, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës. “Jam e nderuar që si presidente e Republikës së Kosovës, kam pasur nderin që duke kryer obligimin kushtetues të dekoroi të gjitha ato personalitete dhe ata veprimtarë, që dhanë kontributin të jashtëzakonshëm në të gjitha çështjet që Republika e Kosovës sot, të jetë shtet sovran dhe i pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti. Vend që aspiron të anëtarësohen në BE dhe që është në miqësi të përjetshme me SHBA-të”, tha Jahjaga. Ajo më tej pohoi se ndihet e nderuar që dekoroi gjithë ata veprimtarë, artist, profesor sportist dhe të gjithë ata njerëz të përkushtuar në profesionet e tyre, që të arrijnë vlerat më të larta në punën dhe në angazhimin e tyre. Jahjaga, gjithashtu, tha se ndihet e nderuar që ka dekoruar miqtë tanë ndërkombëtar, që në misionet e tyre në angazhimin konkret, kanë kontribuuar që Kosova të jetë shtet i respektuar dhe demokratik. “Obligimi im është që të jap një vlerësim të vogël dhe modest por shumë simbolik. Si një obligim të shoqërisë sonë që të nderojmë dhe kujtojmë në mesin e shumë të tjerëve njerëzit e dalluar, të merituar me punën dhe angazhimin e tyre. Ju familjarë ashtu si dhe të gjithë ne jeni krenar për bijtë dhe bijat, për vëllezërit dhe motrat. Për prindërit dhe për të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë që u shkrinë që ne sot të jetojmë të lirë dhe të dinjitetshëm të ndërtojmë një të ardhme duke ecur rrugës që ata na e lanë. Ti mbani me nderë këto çmime respekt dhe nderim për veprën e të merituarve”, pohoi Jahjaga.

Më poshtë po sjellim emrat e personaliteteve që iu dhanë sot dekoratat. Ata janë dekoruar nga Presidentja Jahjaga më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013. Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës” Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Afrim Zhitia, Agim Binak Çelaj, Agim Shala, Agron Muharrem Rrahmani, Agron Rama, Ahmet Haxhiu, Ahmet Hoxha, Ahmet Shaban Kaçiku, Bahri Rrahman Fazliu, Basri Halil Canolli, Edmond Hoxha, Fadil Vata, Fahri Rrahman Fazliu, Hakif Zejnullahu, Hasan Ramadani, Ismail Dumoshi, Ismet Asllani, Jashar Salihu, Mehë Ramë Uka, Metush Krasniqi, Qamil Hafiz Iljazi, Remzi Ademaj, Rexhep Bislimi, Rexhep Halimi, Rrustem Bruqi, Sabit Veseli, Shaban Shala, Shefko Salkoviq, Shemsi Ahmeti, Skënder Çeku, Xhemajl Fetahaj, Xhevat Ahmet Berisha, Xhevat Jusufi Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë” “Urdhri i Lirisë” u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës. Abdullah Krashnica – Presheva, Adem Gllavica, Adem Voca, Afrim Maliqi, Ajet Gërguri, Ali Bajraktari, Ali Ibra, Atë Luigj Palaj, Atë Shtjefën Gjeçovi, Batalioni Atlantiku, Bedri Pejani, Bislim Tahir Lushtaku,

Demë Ali Pozhari, Dervish Bej Ipeku, Gjon Sereqi, Hajdin Bej Draga, Halim Spahia, Hasan Hysen Budakova, Hysen Tërpeza, Hyzri Talla, Ibrahim (Aliu) Kelmendi, Ibrahim Lutfiu, Ilir Durmishi, Islam Domaneku, Mehmet Pashë Deralla, Mit’hat Frasheri, Mulla Idriz Gjilani, Mustafë Domaneku, Nexhat Agolli, Nue Perlleshi, Osman Domaneku, Osman Dumoshi, Qerim Begolli, Rexhep Bej Mitrovica, Rexhep Krasniqi, Riza Bej Gjakova, Rrahim SamiuZogu, Sabit Islam Vllahiu, Sabrije Vokshi (Bija), Sadik Ramë Gjurgjeviku, Salih Gjuka, Sheh Myhedini, Shemso Ferri, Shkumbin Tërpeza, Shyhrete Berisha, Ukë Sadiku, Vjollca Berisha, Xhemë Domaneku, Ylfete Humolli, Zenel Bej Begolli Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë” “Urdhri i Pavarësisë” u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës. Miftar Mustafa, Gjeneralmajor Lulzim Gani Morina, Hafir Shala, Selman Bekë Lajçi, Selman Hasani, Xhavit Hoxha Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” u jepet personave për trimëri në luftën për liri. Adem Mulaj, Adile Jashari, Astrit Bytyçi, Bajram Bahtiri, Blerina Jashari, Driton Islami, Elfije Jashari, Elheme Jashari, Emsale Frangu, Enver Topalli, Fatime Bazaj, Fatime Hetemi,

Fatime Jashari, Ganimete Xhelani, Hamide Jashari, Hamit Jashari, Hanëmshahe Zymberi, Hazir Brahim Berisha, Himë Hajredinaj, Hyre Emini, Hysen Ahmet Zogjani, Ismajl Isuf Kryeziu, Jehona Raka, Jeton Tërstena, Luljeta Shala, Muhamet Dervishi, Mukadeze Muhaxheri, Myrvete Sali Maksutaj, Osman Geci, Osman Jashari, Ramadan Rexhepi, Sadik Vega, Sejdi Sejdiu, Skender Midin Rexhepi - Komandant “Hekuri”, Vezir Jashari, Zahide Jashari. Të dekoruarit me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova” Urdhri Për Paqe, Demokraci Dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e Humanizmit Nekibe Kelmendi dhe Viktor Meier Të dekoruarit me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë” Medalja Humanitare “Nëna Terezë” u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare Sonja Biserko, Flora Brovina, Sehadete Mekuli Të dekoruarit me Medaljen e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta” Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta” u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqen dhe pajtimin në mes njerëzve.

Nurije Zekaj Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil. At Artur Liolin, Abdurrahman Shala, Agim Çavdërbasha, Agron Loxha, Ali Ahmeti, Ali Podrimja, Aziz Salihu, Bekim Fehmiu, Bernard Kouchner, Dervish Rozhaja, Drita Begraca, Ejup Statovci, Elez Biberaj, Esat Bicurri, Eshref Ademi, Fahri Beqiri, Faruk Begolli, Gani Azemi, Gazmend Zajmi, Gjeneralbrigade Bashkim Jashari, Gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Gjeneralmajor Rrahman Rama, Gratë e Krushës, Hadi Shehu, Hamdi Gashi, Igballe Qena, Ismail Kosumi, Ismet Peja, Istref Begolli, John Menzies, Karel Schwarzenberg, Katarina Josipi, Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Amerikë, Kisha Ortodokse Autoqefale, Boston, Amerikë, Komuniteti Islamik Shqiptar – Amerikë, Larry Rosin, Leze Qena , Lidhja Shqiptaro Amerikane – Diogardi, Liljana Çavolli, Melihate Ajeti, Morton Abramovich, Motrat Qiriazi, Muhamed Mufaku Al Arnauti, Muharrem Qena, Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan NAAC, Nadira Avdiq Vllasi, Nicholas Burns, Oleg Levitin, Rosemary Di Carlo, Rrustem Geci, Safete Rugova, Shahindere Bërlajolli, Shani Pallaska, Shaun Byrnes, Shoqata “Vatra”, Amerikë, Sir Suma Chakrabarti, Sylejman Lokaj, Teatri Dodona, Teqeja e Baba Rexhepit, Walter Happer, Xhevat Qena, Xhim Xhema Të dekoruarit me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim u jepet personave që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në fusha të caktuara të dijes, zhvillimit ekonomik dhe teknologjisë. Srdjan Petrovic, Vebi Velija Të dekoruarit me Medaljen Ambasador Nderi i Kosovës: Rita Ora Rita Ora është dekoruar nga Presidentja Atifete Jahjaga me rastin e 28 Nëntorit. Dekorata asaj do t’i jepet në një ceremoni të veçantë, të organizuar në një rast tjetër.


8 Nr. 27 - MARS 2013

tare e cila me talentin e saj të trashëguar nga një familje artistash po e përcjell atë edhe më tej. Rita Ora është po ashtu edhe ambasadorja më e mirë e Kosovës që e lindi, e Shqipërisë që e do aq shumë, e popullit shqiptar kudo që ndodhet në Ballkan apo në disaporë dhe që e do, e çmon, e vlerëson dhe e adhuron. Rita Ora është përfaqësuese e brezit më të ri të femrës shqiptare jo vetëm në vendin tonë por edhe nëpër botë. Duke i akorduar këto dhurata, në fakt qeveria shqiptare i shpreh Rita Orës mirënjohjen e thellë për arritjet e mëdha dhe i uron asaj suksese të mëtejshme në rrugën e artit. Ndërsa unë, në emër të Ambasadës Shqiptare në Londër do desha të them se ne jemi krenar për ty, ne jemi të nderuar që kemi një bijë të tillë, që bashkësia shqiptare në Londër ka me çfarë mburret. Po ashtu duam të falenderojmë edhe familjen tuaj, prinderit tuaj zonjën Vera dhe zotin Besnik, për përpjekjet e mëdha që kanë bërë për edukimin tuaj. Dua ta mbyll këtë fjalë të shkurtër me porosinë: sado e madhe të bëhesh, kurrë mos e harro vendin tënd sepse njerëzit e mëdhenj kështu behen edhe më të mëdhenj.”

Nga Andi Terziu Shkurti në natyrën e tij është muaji më i shkurtër i vitit. I tillë është se ditët e tij herë numërohen herë me 28 e herë me 29-të. Por ai edhe pse i shkurtër në ditë, nuk ka qenë i tillë në aktivitetet komunitare, në mjaft raste edhe me emrin e shqiptarit në Botë. E para është këngëtarja Rita Ora ajo që ka ngritur akoma më lart emrin e saj në këtë muaj të shkurtër, duke u nominuar “the Best British Breakthrough Act category” dhe “the Best British Single category” për “R.I.P.” dhe “Hot Right Now.” Këtë këngëtarja shqiptare e paraqiti edhe në një ftesë zyrtare në Televizionin BBC, ku tashmë ishte e pranishme për të dytën herë radhazi në emisionin më të shikuar ‘BBC Breakfast’. Por më parë në një aktivitet tejet festiv këngëtarja e famshme Rita Ora vizitoi Ambasadën shqiptare në Londër. Sipas faqes zyrtare të Ambasadës mësohet se vizita ishte në respekt të këngëtares. Më tej shkruhet në këtë faqe “Me porosi të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, Ambasada shqiptare në Londër ftoi për një vizitë këngëtaren e njohur britanike, e lindur në Prishtinë, Rita Ora. Qëllimi i kësaj ftese ishte t’i shprehej këngëtares së re e shumë të famshme, e cilësuar si më e mira e vitit 2012 në Britaninë e Madhe, mirënjohja për atë që ajo ka arritur jo vetëm në planin individual por edhe në promovimin që iu ka bërë vlerave të kombit shqiptar në botë. Po ashtu, ajo u ftua për t’i shprehur në emër të qeverisë shqiptare dhe vetë kryeministrit, mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen e saj në festimet e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në koncertin madhështor të organizuar në Sheshin Nënë Tereza me datën 28 nëntor 2012.” Evenimenti festiv Kështu evenimenti festiv i muajit Shkurt në nder të këngëtares Ora, në selinë e ambasadës me pjesmarrjen e plotë të trupit diplomatik të Republikës së Shqipërisë

Rita Ora një simbol i mundësive të mëdha

Emri i lartësuar i Rita Orës dhe të Republikës së Kosovës të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut ishte dicka ndryshe, dicka që ndërlidh emrin dhe respektin për shqiptarin e emigruar e të mirëintegruar. Në nderim të këtij takimi, morën pjesë artistë shqiptarë me qëndrim në Londër, kryetarët dhe aktivistë të shoqatave shqiptaro – britanike, patriotë nga tërë trojet shqiptare, nxënës shkollash, fëmijë të talentuar, etj. Në shenjë nderimi e mirënjohjeje këngëtares iu dorëzuan dy dhurata të akorduara nga qeveria shqiptare: një kostum mbi

100 vjeçar, xhubletë e Malësisë së Mbishkodrës, e ruajtur më së miri, me elementët e saj etnografike, simbol i kulturës materiale shqiptare dhe lashtësisë së kulturës tonë kombëtare dhe një seri treshe monedhash, emetim i vetëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë me listën e tërë nënshkruesve të këtij akti historik. Në fjalën e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Mal Berisha tha: “Ne presim dhe nderojmë sot në ambasadën shqiptare një vajzë shumë të talentuar, një yll të skenës së sotme botërore, një pop-star, një emër të madh

në muzikën bashkëkohore jo vetëm në Britaninë e Madhe por edhe në Europë dhe në anën tjetër të Atlantikut. Por ajo që na bën neve ta vlerësojmë edhe më shumë, dhe që është arsyeja e vërtetë se përse ajo është sot midis nesh, është se si një vajzë me dy prindër të nderuar shqiptarë nga Kosova, e ka ruajtur të fortë lidhjen me trashëgiminë e saj kombëtare. Rita Ora është sot portreti më i bukur britaniko – shqiptar në skenë, është vajza me reputacionin më të madh skenik botëror, por është edhe simbioza, model i artistes shqip-

Ambasadori i Kosovës, z. Lirim Grejçevci tha se Rita Ora, e cila është lindur në Kosovë e rritur në Britaninë e Madhe përben një simbol të mundësive të mëdha që ky vend iu ka dhënë shqiptarëve për të përparuar në çdo fushë, përfshirë edhe artin si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Rita Ora është simboli i rinisë kosovare, vendit më të ri në Europë. Rita Ora falenderoi qeverinë shqiptare për dhuratat e çmuara si dhe Ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosovës për pritjen e ngrohtë. Ajo u shpreh se mbështetja dhe dashuria e popullit shqiptar dhe vendit të saj të orgjinës është diçka e shtrenjtë për të si artiste. Më pas ajo festoi për disa çaste me bashkatdhetarë të shumtë që kishin ardhur për ta përshendetur.


9 Nr. 27 - MARS 2013

Duke pasur një detyrim moral, intelektual e qytetar për të intervistuar dhe sjellë potrete me prirja të forta qytetarie e inteligjence, vlera të vërteta kombëtare e historike, sikundër është Dr. prof. asoc. Eno Koco, në evokim të së bukurës, me maksimumin e talentit e profesionalizmit, i dashuruar me botën e artit, me muzikën, që e vendos atë në elitën e shquar intelektuale e të nderit të artit e kulturës kombëtare shqiptare e botërore, aty ku Artistët cmohen e vlerësohen. Në këtë intervistë Eno Koco rrëfen evokimin e jetës së tij në të kaluarën, të tashmen e të ardhmen, për vete e prindërit, veçmas për mëmën e tij, mitin e aopranos, Tefta Tashko Kocon, …dhe fëmijët e tij…. Përshëndetje Dr. Eno Koco, më pëlqen të jem e drejtpërdrejtë me Ju. Jeni një nga artistët muzikantët më të shquar shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çfarë iu shtyhu të studionit në këtë degë? Ç’është e vërteta mua më vunë të studioja muzikë, nuk është se e zgjodha vetë këtë degë. Prindërit më kishin vdekur përpara moshës së shkollës dhe të afërmit e mi menduan se duke qenë se ata kishin qenë muzikantë, mirë do të ishte që edhe fëmija e tyre të bëhej muzikant. Liceu Artistik ku fillova të studioja violinë kishte dhe konvikt dhe kjo gjë ishte një rrethanë lehtësuese për të afërmit e mi. Kini lindur në Tiranë, jetoni në Londër,-Çfarë ju lidh me Korçën? Cilat janë kujtimet tuaja të hershme muzikore në familjen tuaj? Po në vendlindje apo lagjen ku ju u lindët e rritët? Prindërit edhe pse ishin me origjinë nga Korça, u martuan dhe punuan në Tiranë dhe unë u linda po në Tiranë. Sidoqoftë Korça mbeti gjithë jetën origjina apo busulla e orientimit jo vetëm e prindërve por dhe e imja, edhe pse u linda e jetova në Tiranë. Është disi i pashpjegueshëm ky fakt, por

asnjëherë nuk e kam ndjerë veten tiranas, ndërsa korçar, më shumë. Në kohët e sotme kjo gjë tingëllon disi e pakuptimtë, por ja që kjo ka qenë ndjesia dhe nuk e çbëj dot. Kini studiuar në Tiranë e Leningrad (Rusi) dhe keni vijuar më tej punën në Leeds (Angli). Si do t’i krahasonit këto tre eksperienca? Leningradi ka qenë një periudhë e shkurtër, dy vjeçare, por gjurmët që ka lënë tek unë kanë qenë tepër të mëdha. Atje mësova bazat e muzikës, mësova mbi mendësinë e të qenit muzikant dhe përkushtimin që duhet të ketë muzikanti. Tirana ka qenë e gjithë jeta ime, me të mirat dhe vështirësitë e saj. Në Tiranë mësova, punova, u martova, u bëra me fëmijë, pra gjithçka. Edhe sot Tirana vazhdon të jetë gjithçka për mua. Anglia më bëri të besoj në vetvete, të verifikoj arritjet dhe mos-arritjet, më zgjeroi horizontin jo vetëm të diturive por edhe të lirive, më bëri të ndjehem dikush për aq sa isha, as më pak e as më shumë. Në Angli u mata me nocionin e vlerës dhe më dhanë atë vlerë që kisha, aq sa meritoja, kudo që punova. Në Angli mësova të rri në rresht pa pretendimin për të qenë në krye, apo për të qenë i pari, dhe ky qendrim sa i natyrshëm aq edhe filozofik më jep shumë kënaqësi. Cilat janë përshtypjet tuaja të para në violinë me Orkestrën e Operës në Tiranë? Periudha e Operës, 19661972, ka qenë periudhë jo nga më të pëlqyerat e jetës sime. Kjo për dy arsye; e para se isha fort nën ndikimin e biografisë sime nga që një daja im qe i dënuar nga Partia, së dyti, të qenit violinist në Orkestrën e Operës në kushtet e atëhershme të ‘revolucionarizimit’ të artit, nuk ishte ajo që aspiroja si muzikant. Megjithatë, kjo ishte periudhë e një refleksioni të madh vetjak. E vrisja kohën duke mësuar gjuhë të huaja. Për disa vjet, përveçse keni luajtur në violinë në Teatrin e Operës e

Rrëfehet “Nderi i Kombit” Eno Koço, për vete, karrirën artistike e familjen…

“Anglia më bëri të besoj në vetvete...” Baletit, kini dhënë mësim edhe në Konservatorin e Tiranës e Liceun Artistik. Cilat janë disa nga mendimet tuaja midis këtyre eksperiencave? Nga të tre këto institucione ishte padyshim Liceu Artistik, ku jo më si nxënësi i dikurshëm, por tashmë si pedagogu i kësaj shkolle m’u ripërtëritën aspiratat e të ushtruarit muzikë për së mbari, ndryshe nga periudha e mëparshme e Konservatorit apo ajo gjashtëvjeçare e Operës. Në Lice, nga viti 1972 deri 1978, edhe pse zyrtarisht isha pedagog violine, në fakt vëmendja ime kryesore u drejtua nga dirigjimi i orkestrës së shkollës, gjë e cila më solli kënaqësi të jashtëzakonshme. Ndërkaq, nisa për së dyti Konservatorin e Tiranës, këtë radhë jo

më si violinist por si dirigjent. Kështu që nga ana teorike studioja dirigjimin që zgjati pesë vjet të tjera, ndërsa praktikisht drejtoja orkestrën e shkollës, kombinim ky që ishte shumë frytdhënës. Në Lice kisha dhe kolegë me të cilët më ecte shumë biseda, veçanërisht me Ymer Skënderin dhe Naxhi Bakallin. Me këta mund të bisedoje edhe për çështje jo shumë ‘higjienike’ për kohën. Po si dirigjent me Orkestrën Simfonike të RTSH, kur e si ndodhi kjo? Ndërkohë që punoja në Lice, ishte periudha që bashkëpunoja me Gjon Simonin për botimin e një libri mbi ‘Orkestracionin’. Gjoni punonte atëherë në Radio si përgjegjës i redaksisë së muzikës. Më kishte ftuar të

bashkëpunoja me Orkestrën e Radios më1976, pastaj edhe më shumë më 1977, kështu që kur kalova në Radio pas Liceut më 1978, ky vazhdim erdhi i natyrshëm. Më duhet të them se distanca lineare nga Liceu në Radio ishte vetëm 100 metra, ndërsa ndryshimi në marrëdhënien e punës me orkestrën ishte kolosal. Nuk ishte vetëm çështje niveli, nga orkestër fëmijësh në orkestër profesioniste, por ajo e realizimit të njohurive që kishe e për t’i venë ato në jetë sipas konceptit dhe dëshirës sate. Vetëm një vit më vonë do të nisja ciklin e regjistrimeve me Gaqo Çakon të cilat kanë vlerë të madhe për Gaqon dhe mua, por edhe për historikun e muzikës vokalosimfonike shqiptare të kryera me Orkestrën e Radios. Me këtë orkestër bëra koncerte pa fund dhe po kaq regjistrova muzikë shqiptare. Fryt i kësaj periudhe afro 15-vjeçare me Radion janë edhe pesë CD që kam emetuar në Angli dhe Rusi, të cilat përmbledhin repertorin simfonik shqiptar, me instrumentistë dhe këngëtarë, e mbi të gjitha, me veprat simfonike shqiptare që nga klasikët muzikorë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX (M. Shehu, F. Noli, Th. Nasi, M. Gjoka) dhe deri tek kolegët e mi, kompozitorët bashkëkohorë. Ju gjithashtu kini dirigjuar koncerte në Europë (Angli, Poloni, Rumani, Belgjikë, Turqi, Maqedoni, Kosovë), por edhe më tej në kontinentin afrikan, pikërisht Egjipt, që do të thotë se kini bashkëpunuar me një sërë orkestrash e operash të huaja. A ishte e vështirë të bashkëpunoje me to? Cilat kanë qenë çastet më kulminante të kësaj karriere? Kësaj pyetje nuk i përgjigjesh dot shkurt, pasi kjo përmbledh të gjithë jetën time artistike. Megjithatë, disa momente mund t’i përmbledh. Në Angli kam dirigjuar mbi 20 vjet. Kuptohet kam shumë mbresa të gjithfarë llojesh. Kam bashkëpunuar me disa.... vijon në faqen 20


10 Nr. 27 - MARS 2013


11 Nr. 27 - MARS 2013

Nga Fatmir Terziu Radhë gjendet një poezi që të strukë thellë mes pak fjalëve të saj, tërë tundimin filozofik të një romani, madje të parathotë krejt leximin e tij të thellë. Më tej ndodh që një poezi e tillë ka jo pak, por tre romane brenda saj. E pabesueshme? Jo. Është fakt të cilin e bindëm në arsyen tonë teksa dëgjuam bashkëbisedimin e veçantë të poetes Luljeta Lleshanaku me gazetarin Enkel Demi në emisionin e tij tipik të RTSH-së. Dhe në këtë ndalesë analitike risjellim paksa nga ky komunikim: Enkel Demi: “Ju keni botuar vëllimin poetik “Fëmijët e natyrës” (2006) dhe aty kam lexuar një poezi që sjell në vegimin dhe ndjesinë time një roman të tërë..., apo e kam gabim?” Luljeta Lleshanaku: “Buzëqesh..., ndjehet ngushtë dhe falenderon. Faleminderit, ë..., faleminderit Enkel... E ndjej në fakt mirë, se këtë synon poezia ime. Ashtu është...” Më tej poezia e përzgjedhur lexohet dhe sillet subjekti prognozë me romanin. Pikëtakimi filozofik. Racional dhe tejet poetik... Kjo analizë synon pikërisht anën racionale të poezisë së Lleshanakut, mes së cilës gjuha e veçantë dhe leximi biblik (hyjnor) i kësaj gjuhe poetike e bën atë të flasë në çdo gjuhë të Globit njësoj. E bën të flasë gjallë poezinë shqiptare mes përditësisë së temave të saj. Më tej përditësia e temave në një këndvështrim tipologjik, ku arsyeja është më shumë se metaforë poetike, më shumë se fjalëlindja poetike, një arsye më shumë në atë që Mitrush Kuteli e ka shprehur qartë se njeriu bëhet ‘poet, pa i thënë vetes poet’ (Kuteli, 1943: 3-25). Dhe në këtë rast poezia që mendonte Kuteli, por që sot e kanë shprehur mjaft të tjerë si ‘poezi personale’ duket se është pikërisht edhe çelësi i leximit. Ai çelës që bën poezinë të gjej ‘dashnorin’ lexues të saj. Leximi i poezisë dhe dyert e ‘shkyera’ Leximi i poezisë së Luljeta Lleshanakut?! Mjaft njerëz sot e bëjnë këtë me dëshirë. Të tjerë, pa ndonjë problem, sepse e ndjejnë shijen estetike të fjalës së poetes. Në anën tjetër nëse të tjerët harxhojnë pak kohë duke iu kushtuar vargut të Lleshanakut, natyrisht do të fillojnë të dashurohen me poezinë ose do të fillojnë të kursejnë të kenë librat e poetes në shtëpinë e tyre, në xhepat e palltos, në çanta e ngado... Për kënaqësinë e tillë, ne sot u ndalëm në këtë arsye, duke thënë atë që në fakt sot është thënë në disa gjuhë për poeten e kalibrit Global, ku fjala poetike konkurron denjësisht, aty ku fjala e artit është Art! Po çfarë është ndryshe mes asaj sublimes ‘ku fjala e artit është Art’, në një kohë kur leximi i poezisë është edhe një dyzim mes dyerve ‘të hapura’ dhe dyerve ‘të shkyera’ të ‘poet-ushtrisë’ shqiptare e më gjerë? Akoma më keq kur gabimi vjen gjetkë, nga menteshat e ndryshkura të disa portëzave që shkelmohen dhe lartësohen kollaj. Fare lehtë bëhen katrama apo kartona që ndotin ajrin pas rrufeve me lëvdata... Të tillat

Abstrakt

A kemi pyetur “Pse poezia e Lleshanakut e bën të gjallë poezinë shqiptare?” kanë shqetësuar edhe të tjerët. Po si? Në vitin 2007 ndiqja një kurs për poezinë në Universitetin e Roehamptonit. Në këtë kurs na sollën mes kolegësh një video, ku botuesi i të mirrënjohurës “Bloodaxe”, Neil Astley, i bënte sulm gjendjes aktuale të poezisë. Ai kritikoi ‘mbylljen e dyerve’ për talentët e reja, por nuk harroi të shprehej edhe për ‘shkyerjen’ e dyerve nga disa që janë apo s’janë për të hyrë në ato dyer. Ai e bëri këtë si një parantesë për redaktorët dhe kritikët..., që hyjnë padashje në një lojë duale në ‘kurriz të talenteve’, në veçanti, të grave dhe shkrimtarëve të pakicave etnike. Për këtë qëllim njëmbëdhjetë poetët kryesorë britanikë të kohëve moderne dhanë reagimin e tyre ndaj ankesave të tij. Dhe poetët folën: Sheenagh Pugh: “Unë do të mendoj se poezia ka qenë gjithmonë një interes i pakicës, pasi ajo kërkon një sasi të caktuar të inteligjencës dhe në kohë dhe vende të ndryshme, më inteligjentët nuk janë në shumicë.” Andrew Motion: “Njerëzit do të nxitojnë për të të treguar Neil Astleyn, se këto beteja-linja kanë ekzistuar gjithmonë, dhe se gjithmonë ka përjashtime. Por sot ndarjet nuk duken si zakonisht. Pse? Pjesërisht për shkak se mosha e vjetër i sheh dallimet midis ‘specialistit’ dhe ‘jo-specialistit’ dhe studiuesi që është përforcuar masivisht nga ndryshimet në marrëdhëniet në mes të poezisë dhe akademisë poetike të çdo lloji, shpeshherë është nën trysni.” Moniza Alvi: “Kjo pritja tregon një mënyrë të një status-kuoje poetike, mund të mbahet në kurriz të të ardhurve të talentuar me prejardhje të ndryshme..., të sigurojë modele të roleve për shkrimtarët që aspirojnë. Si me muzikën, cilësisë së saj i është gjetur shija, edhe pasi nuk pëlqehet... Le të hapen dyert.” Anne Stevenson: “Unë jo vetëm që do të fajësoj të ashtuquajturin krijim “akademik” poetësh, por do të shprehem për rrëshqitje të përgjithshme të poezisë në vetëkënaqësi mediokriteti. Poezi që zgjat ka pak të bëjë me politikën populiste, por çdo gjë ka të bëjë me vetëdijen, vigjilencën, ndjeshmërinë ndaj tingujve dhe ritmit të gjuhës, si dhe në hijen e kuptimit.” Henry Shukman: “Poezia e madhe, e panjohur apo e rrallë edhe pse gjithmonë misterioze, duket më në fund se herët a vonë ka për të gjetur lexuesit e saj. Gjithsesi, për aq kohë sa Homeri dhe Safo janë ruajtur si të ‘artët’, poezia do të jetë në rregull.” Paul Farley: “Marrëdhënia midis poetëve dhe kritikëve të tyre është e ndërlikuar, por ajo që unë do të thoja është se poetët e brezit tim të lindur në vitet ‘60 e këtej nuk kanë pasur kritika, ata kanë qenë pre e marketingut. Që të gjithë

tingujt vijnë të zymtë. Kontrata mes lexuesit dhe poetit mund të jetë plagosur, por nuk është prishur përtej riparimit.” Sean O’Brien: “Si avokatë për poezinë e dini, të njëjtat probleme ndodhin çdo disa vjet në dikëndime të ndryshme. Ka një tërheqje drejt populizmit, pasuar nga një reagim balancues nga ‘Akademia’ poetike.” Don Paterson: “Poezia nuk është një zhanër i quajtur “poezia e grave”, as e kundërta, por redaktorët shumë shpesh janë të gatshëm të këmbëngulin për ta bërë këtë. Unë nuk mendoj se ka rëndësi se poezia është një interes i pakicës...” John Burnside: “Në një botë që tenton për të lehtësuar “vështirësitë” nuk është gjë e keqe: poezia, si filozofi e mirë, nuk na ofron asnjë përgjigje dhe na shëron asgjë, por kjo nuk na ndalon për të menduar, ... më e rëndësishmja - të imagjinohet.” George Szirtes: “Detyrimi i vetëm është se poezia është për të vërtetën. Nëse kjo e vërtetë është shumë popullore, apo jo, është e parëndësishme. Ajo duhet të jetë e vërteta më e mirë e mundshme dhe kjo është cilësia e vetme që i jep ndonjë shpresë për të mbijetuar.” Kate Rhodes: “ Le të pyesim qartë pse poezia britanike ka “qëndruar gjallë.”? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur mjaft, por ajo që më erdhi si më e saktë ishte përgjigjja e librit me rreth 750 faqe “A poem a day” (Një poezi në ditë) të autorëve Philip Comfort dhe Daniel Partner që sjellin faktorin ‘filozofik’ dhe ‘poetik’ në balancën e kënaqësisë që të jep leximi dhe detyrimi i arsyes së të vërtetës në poezi. Kjo duket se pikëtakon edhe mendimin e Farleyt se “Kontrata mes lexuesit dhe poetit mund të jetë plagosur, por nuk është prishur përtej riparimit...” Në një farë mënyre këtë e ka bërë poezia e Lleshanakut, edhe me gjuhën e saj globale tek ardhjet e saj, sidomos tek vëllimi “Fëmijët e natyrës”. E ka bërë në fakt më herët, se ‘projekti’ i saj në këtë pikë ka qenë më i hershëm, që atëherë kur ajo në heshtjen e saj intelektuale botonte “Lumturi pagane”; “Brenda tjetër idiome”; “Trekëndësh i sforcuar rëre” (1998), në “Leka” (Shtojcë e gazetës “Rilindja”; Nr. 1533, 12 korrik, 1998, f.12). Një “të falur për poezinë” Kur Sër Philip Sidney (1595) e shkroi esenë e tij të famshme, poetja shqiptare Lleshanaku, që sot flet edhe në gjuhën e tij poetikisht, jo vetëm që nuk kishte lindur, por paraardhësit e poezisë së saj ziheshin e grindeshin në cilat germa ta rrjeshtonin vargun e tyre odave me cingërrima të teneqta shpatash. Kështu vargu i saj poetik erdhi duke pikëtakuar pikërisht atë ‘dhimbje’ mes të falurës që ai

i kërkonte poezisë, duke rikujtuar lavdinë e John Pietro Puglianos, që u fliste edhe kuajve të tij në stallë me vargje poetike. Ai pikërisht u thoshte atyre, kuajve të tij, ‘se ata ishin mjeshtër të luftërave, mbanin mbi kurrizin e tyre me samar edhe trima të bëshëm, edhe mjeshtra të gjithëgjendshëm betejash me gjak’. Dhe Sidney përzgjidhte pikërisht fjalën e tij të seleksionuar, që sot ndjeshëm lidh e ndërlidh filozofinë e popullit tim që vjen në disa mënyra, por që në dy forma gati qetëson arsyen e ‘faljes’ ndaj poezisë: “Nuk ka ç’ti bëj samarit dhe i bie...” ose “Foli kuajve të dëgjojë i zoti i tyre...”. Dhe nëse Sër Philip Sidney transmetoi mesazhin e tij mes Puglianos, në ditët që vijuan ai ritheksoi qartë dhe saktë se përse ishte ‘falja’ ndaj poezisë: “filozofët e parë kanë lindur nën maskën e poezisë...” (Sidney, 1695: 5). Dhe ata ishin filozofët e fqinjit tonë jugor, në mos gabojmë. Kështu ajo filozofi poetësh e bëri Greqinë të flasë më tej me gjuhën e saj, e bëri të ndjehet me zërrin e saj. Dhe ata, pra grekët ‘falën’ në kohë poezinë. Si? Shpenzuan për të, e kthyen dhe e rikthyen në shtrate të duhura kulture dhe kulturash. Pra, i dhanë jetë një udhe që ngriti emrin kulturor të..., vetë Atdheut të filozofëve poetë. Kështu kënduan filozofinë e tyre, Thales, Empedokles dhe Parmenides. Kënduan ata filozofinë e tyre natyrale mes verseve poetike. Apo edhe Pitagora dhe Focilidi që bënë gjallë moralin e tyre, apo Tartakus në çështje lufte, Soloni në çështje ligjesh. Ata ushtruan në fushën e tyre mes njohurive të mëdha, më parë se të quheshin diçka, apo edhe të mos quheshin poetë. Turqia, përjashto arsyet e tjera, veç arsyeve që na diktohen, ka kapluar mjaft fate të arta poetësh. Italia na jep arsyen tjetër, që nga koha romake kur erdhi në skenë Vates, që ndau më dysh opinionin se ishte profet apo poet, se fjalët latine ‘vaticinium’ dhe ‘vaticinary’ ishin manifest, manifest njohurie të artë. Një njohuri që është parë më vonë nga lulëzimet kulturore të mjaft kombeve, që i ndërtuan çatinë e ‘faljes’ vargut të poezisë së mirëfilltë. Kështu një mjedis i qashtër është edhe mjedisi poetik i Lleshanakut, poetes sonë të kohës me të cilën ‘falja’ është dryni që ka ngecur sirtareve, apo edhe ndonjë dosje ku kërkohet pak ridimensionim hapësirrash po(e)litike. Nuk do të gaboja nëse do të sillja ndërmend këtu se Lleshanaku poete, është poete edhe në tregimin e shkurtër, që jo pak ka të njëjtën hapësirë, me të cilën ‘falja’ mund të ristrukturohet, pasi ajo është fat(lume)keqe që ndodhet nën një çati me shkrimtarin tjetër Stani. Kjo është diçka tjetër në këtë hapësirë. Ku arti i fjalës të bën të gjesh arsyen, atë arsye që Aristoteli e trajtoi mjeshtërisht tek “Mimesis”, është lehtë të thuash se riprezantimi apo konfigurimi në vargun poetik është vetëm dukje, por të flasim më afër metaforikisht, është një pikturë që flet. Kështu është vetë poezia e Lleshanakut, që mbetet dritënajë në këndin e saj diamant. Poezia e saj e kërkon gjetkë ‘të falurën’ që Sër Philip Sidney e shtroi mjaft herët. Vazhdon...


12 Nr. 27 - MARS 2013

“Poem Bar Grill” dhe stafi i Ilir Beqirit “Poem Bar Grill” është ura lidhëse e dy kulturave. Në më të shumtën e rasteve flet shqip dhe anglisht në zemër të kulturave, aty ku zë fill respekti, identiteti kulturor dhe profesionalizmi me të cilin stafi i drejtuar nga Ilir Beqiri bën detyrën dhe respektin ndaj klientit. Tashmë “Poem Bar Grill” është edhe një vend ku qetsia dhe përkushtimi është edhe një arsye më shumë, më e hapur dhe më e përkushtuar ndaj komunitetit shqiptar. Pra është më shumë se shërbimi komunitar. Një kafe-restorant me plot kuptimin e saj mes kulturës dhe identitetit shqiptar. Shërbimi i kulturuar, në specialitetet e saj tipike, të ndryshme, harmoni gjërash dhe vlerash, muzikë, Classical Jazz çdo të hënë, festat kombëtare shqiptare më përkushtim efikas ndaj një klientele të paralajmëruar dhe të seleksionuar në numra që hapësira të lejon. Gjithmonë stafi i gatshëm të përgjgigjet në telefon dhe të afrojë shërbime të shpejta dhe të kënaqshme. Qetësia dhe respekti, pastërtia dhe përkushtimi veçori këto që të kënaqin në kohën që ti je pjesë i “Poem Bar Grill”. Por mos harroni se “Poem Bar Grill” kërkon prenotime të mëparshme në lidhje

Kur hakmarrja shqiptare kalon kufijtë Nga Fatmir Terziu

me festat familjare, fejesat, ditëlindjet apo edhe ato festime në grupe dhe shoqërore. “Poem Bar Grill” është vetë fjala e fundit e ku lind kultura, respekti, pastërtia dhe shërbimi i përkushtuar i një stafi model të drejtuar nga Ilir Beqiri. Në “Poem Bar Grill” ofertat janë edhe një respekt i dedikuar ndaj klientëve. Nëse kontaktoni “Poem Bar Grill” mbeteni të befasuar. Kjo është pak. Provojeni shijen kulturore dhe profesionale të shërbimit tek “Poem Bar Grill”.

FOTO E RADHË

Motrat e Mbretit Zogu I-rë me uniformën ushtarake Në të njëjtën ditë ndërsa Shqipëria ishte ende në trazirat marramendëse të Pushtimit Fashist, Kryeministri Britanik Chamberlein, që ndodhej me pushime, ndërpreu menjëherë ato dhe iu përkushtua komunikimit me zyrtarët që ndodheshin të angazhuar për Shqipërinë. Nga ana e Kryeministrit Britanik mësohet se është dhënë e njëjta gjë që ishte njohur më parë se Britania ishte e gatshme të ndihmonte Shqipërinë dhe se dënonte ndërhyrjen ushtarake. Me foto të shumta, dhe me një arsye të paraqitjes edhe të Motrave të Mbretit Zogu I-rë në uniformë ishte e qartë pse ishte preokupimi i atyre ditëve. Fotot e panjohra më parë flasin qartë... Motrat e Mbretit Zogu I-rë me uniformën ushtarake të Batalionit “Amazon” më 10 Prill 1939.

Si sot 85 vjet më parë u ekzekutua me plumb në sallën e Gjyqit në Pragë të Çekosllovakisë studenti shqiptar, Algiveab Bebi. Studenti Bebi i akuzuar për vrasjen e Ceno Bej Kryeziut, Ministrit Shqiptar të asaj kohe në Cekosllovaki, dhe ishte duke u gjykuar nga Gjyqi Kriminal. Ai akuzohej se kishte vrarë Kryeziun më 14 Tetor 1927-të. Gjatë intervalit të seancave një burrë rreth të 35-tave e tërhoqi nga pas ku ai ishte ulur dhe zbrazi mbi të shtatë të shtëna revolveri. Katër plumba e morrën në kokë studentin Bebi, në atë kohë i burgosur, dhe ai ndërroi jetë. Në çastin e shkrepjes së revoles mbi studentin Bebi, një gazetar italian që ndodhej aty, pikërisht gazetari Adriano Vechio, gati ra pa ndjenja. Kështu paniku në sallë i dha mundësi atentatorit të zhdukej. Gazetari pas rrënies në dysheme pësoi dëmtime dhe u transportua në spitalin e Pragës. Cili ishte Ceno beg Kryeziu Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi. Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut. Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.


EXPRESS

TRANSPORT

EXPRESS

TRANSPORT

13

Nr. 27 - MARS 2013


14 Nr. 27 - MARS 2013

Kjo është një foto e Dr. Konstandin Çekrezit, që gjendet në arkiva. Fotoja daton me 8 Shkurtin e vitit 1922. Dhe sipas shënimeve ajo është marë nga një burim i panjohur i prodhuar nga “National Photo Company”, por mësohet se është një dhuratë nga Herbert A. French në vitin 1947-të. Kostandin Çekrezi Kostandin Anastas Çekrezi (angl. Constantine Anastasi Chekrezi, 1892-1959). Ka lindur në fshatin Ziçisht të Korçës dhe, pasi humbi vendin e punës si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, mërgoi në Shtetet e Bashkuara duke kaluar nga Italia. Në Boston u ngarkua për një farë kohe me gazetën “Dielli” derisa e mori Fan Noli. Sikundër Konica, Çekrezi studioi dhe u diplomua në Universitetin e Harvardit. Po në Boston ai botoi periodikun “Illyria”, që zgjati vetëm gjashtë muaj, nga marsi në nëntor 1916, kurse në fillim të vitit 1919 u bë redaktor i së përmuajshmes së Nolit “The Adriatic review”, që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi. Çekrezi punoi si komisioner i lartë i Shqipërisë në Uashington dhe ishte autor, publicist, shkrimtar i shquar i një numri librash Shqip dhe Anglisht, sidomos i disa veprave të vëllimshme për historinë e Shqipërisë, të cilat, për horizontin që hapnin, ishin mjaft të spikatura për kohën. Ndër këta libra janë: “Albania past and present”, Nju Jork 1919 (Shqipëria në të kaluarën e në të tashmen); “Kendime për rjeshten e funtme te shkollave filltare”, Boston 1921; “Histori e Shqipërisë”, Boston 1921; “Histori e vjetër që në kohërat e Pellazgëve gjer në rrënien e Perandorisë romane”, Boston 1921; “Histori e re e Evropës”, Boston 1921; “Historia mesjetare e Evropës që në rënien e Romës gjer në rënien e Kostantinopojës

(478-1453)”, Boston 1921; dhe i pari fjalor anglisht-shqip, “Chekrezi’s English- Albanian dictionary”, Fjalor inglishtshqip i Çekrezit, Boston 1923.

DR. KONSTANDIN ÇEKREZI juristi që i apeloi Britanisë së Madhe

Roli i tij Në një ditë si kjo, 74 vjet më parë, Dr. Konstandin Çekrezi, do ti dërgonte një telegram Ministrisë së Jashtme Britanike. Vetë Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe të asaj kohe, Viscount Halifax, do të tregohej mjaft i kujdesshëm, teksa lexonte telegramin e dërguar në adresë të ministrisë së tij. Çekrezi, që ishte njohur në opinionin politik ndërkombëtar për organizimin e një revolte në vitin 1935, në këtë rast i drejtohej Qeverisë së Shkëlqesisë së Tij, Mbretit të Britanisë së Madhe, George IV, se ai ‘ishte i ngarkuar nga emigracioni politik shqiptar në Botë të informonte qeverinë britanike se emigrantët shqiptarë e kundërshtonin rolin e Mbretit Zog, dhe ishin të gatshëm të mbronin fatet e Atdheut”. Ai apelonte për ndihmë ndaj Shqipërisë në situatë agresioni. Të njëjtën gjë ai e bënte duke i kërkuar ndihmë Rumanisë, Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë.

FOTO E RADHË

Burrëria dhe madhështia e kostumit tradicional shqiptar, krahasuar me ato të Ballkanit.


15 Nr. 27 - MARS 2013

Një pikë lot mbi arkiva Ikja e studentit shqiptar, për të parë Shqipërinë të Lirë Nga Fatmir Terziu E gjitha ka ndodhur të Premten e datës 12 Dhjetor 1942. I riu student ka refuzuar tu tregojë fashistëve shokët e tij dhe ka ndërmarë vetmarrjen e jetës. Ka vendosur litarin në fyt duke sharrë fashistët pushtues dhe pastaj ka shtyrë stolin ku kishte mbështetur këmbët e tij. Kaq ..., dhe jeta e studentit shqiptar në Institutin Italian të Kulturës në Tiranën e asaj kohe ka ikur duke na lënë tashmë një pikë loti të rënë ashtu natyrshëm e dhimbshëm në letrat e zverdhura të arkivave. Dhe nuk e di pse ndjehesha mirë teksa lexoja “Poshtë Italianët dhe kuislingët!”, teksa sillja ndërmend pastaj fatet e atyre dhjetra e dhjetra të tjerëve që u zhgënjyen nga faktori politik i pas 1944-ës. Ai e donte Shqipërinë të lirë, shkruhet në këtë material të panjohur më parë, por edhe emri i studentit edhe pse nuk jepet, ai është Student SHQIPTAR!

FOTO E ARKIV 8 Prill 1939 Ushtarët shqiptarë që i rezistuan pushtimit fashist italian Në të njëjtën ditë në Kombet e Bashkuara puna e mrekullueshme e Faik Konicës, që mbante postin e Ministrit shqiptar, kishte arritur të bindte shtetet që të mos pajtoheshin me këtë pushtim të Shqipërisë. Mjaft gazeta britanike të asaj dite shkruanin për indinjimin e thellë amerikan. Shtetet e Bashkuara refuzuan të njohin pushtimin e Shqipërisë, dhe lejuan z. Faik Konica, Ministri shqiptar në Uashington, për të qëndruar në Uashington, jo siç ishte vepruar me ministrin çek. Në pritje të një shprehje të opinionit nga ana e Departamentit të Shtetit, qarqet e mirëinformuara amerikane deklaruan se agresioni nga Italia kundër popullit të pambrojtur shqiptar përmbyll të gjitha iluzionet e qarqeve të caktuara demokratike, se liria e një populli nuk mund të blihet jashtë me koncesionet. Sakaq në britani kjo u quajt edhe një goditje ndaj britanisë. Miratimi i Hitlerit që erdhi menjëherë, ndërsa Fuehrer kishte biseduar gjatë në telefon me Duçen, u konsiderua nga gazetat dhe politika si një prishje të raportve. Qëndrimi zyrtar në Romë ishte se ky veprim ndodhi për shkak se ishte nevoja e domosdoshme për mbrojtjen e interesave të saj vitale, të cilat ishin duke u kërcënuar nga trazirat në Shqipëri. Kjo është deklaruar në qarqet zyrtare se ‘zbarkimi i trupave italiane korrespondon me tekstin si dhe frymën e Traktatit të miqësisë Italo-Shqiptare, si dhe me simpatinë italiane për popullin shqiptar. Kush e kishte nënshkruar këtë traktat miqësie në kurriz të Shqipërisë, popullit shqiptar? Në një kohë që përkrah Shqipërisë dalin hapur amerikanët dhe britanikët, pse hështën dhe heshtnin të tjerrët? A duhet që historia dhe historianët të rishohin këto fakte?


16 Nr. 27 - MARS 2013

Sa e zbrazët bota pa zërra fëminorë Nga Fatmir Terziu Një vajzë shqiptare në Strasburg do t’i jepte një puthje publike kryeministrit të Britanisë së Madhe, më 11 Gusht 1949, ndërsa ai bashkë me delegacionin që shoqëronte po hynin në sallën ku do të zhvillonte punimet Asambleja Konsultative e Këshillit të Europës (The Camberra Times: 1). Ishte një vajzë që kishte dëgjuar se mjaft moshatarë të saj në vendin e saj të origjinës po sillnin lotët në tryezat bosh me baballarët e pushkatuar nga gjyqet komuniste. Dhe bota sillte nën lotë fëmijësh kohëzbrazëti pa zërra fëminorë... Tre vjet më pas Z. Churchill e shihte socializmin si më të keq se Hitleri. Ai në këtë kohë nga pozicioni i kreut të Opozitës do të shprehej “se gjashtë vjet të sundimit Socialist kishin goditur Britaninë e Madhe dhe e kishin bërë të vështirë financiarisht dhe ekonomikisht situatën, madje më të keqe se atë vetë Hitleri kishte bërë. Britania, për momentin, do të theksonte ai, ka humbur rolin e saj mes kombeve dhe ky është shkaku i socializmit. A kishte kuptim zbrazëtia dhe ‘përqafimi’ i detyruar fëminor në një ambient ku deklarohej se ‘njeriu ishte kapitali më i çmuar’ dhe në fakt njeriu ishte vetëm emri me laps, pa varr, pa identitet... pa liri, atje tutje në humbëtirën pa zëra fëmijësh... Churchilli në të njëjtën ditë në Strasburg shprehej: “Nuk është e vështirë se çdo vend në botë mund të gjej një shkelm për njeriun..., Nuk është e lehtë të shuash zërrat fëminorë?! Por e vështirë e mjaftueshme është për të rënë në grabujë e të evakuojë, rrufetë në qiell ose më saktë... fshije jashtë atë vend që kapardiset nën kthetra njeriu. Dhe më tej nën qafimin e vajzës shqiptare në atë Gusht me vapë të 1949-ës ai vazhdonte “Vendet që kemi mbrojtur nga dhuna naziste dhe laiciste, vendet që ne i shpëtuan pasi ata kishin qenë përdhunuar, Egjipti, Persia, Shqipëria, konkurrojnë me njëri-tjetrin në fyerje dhe ‘tionsima humilite’ ata shkaktojnë mbi ne ‘rrufe’ dhe çfarë është shkaku? Kjo është përpjekje për të imponuar doktrinën socialiste mbi një ishull i cili është rritur i madh dhe i njohur nga sipërmarrjea e lirë....” Vërtet pse u duhej të shuanin zërrat fëminorë të atyre që më pas do të rriteshin ‘pionierë të detyruar të Enverit?”


17 Nr. 27 - MARS 2013

U festua madhërishëm 5 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Haverstock School. Organizuar nga Talat Pllana kryetar i Bashkësisë “Faik Konica” në bashkëpunim me shoqatat që marrin pjesë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave festimi kishte në gjirin e tij qindra pjesëmarrës dhe aktivistë. Ishin edhe Ambasadorët Mal Berisha dhe Lirim Greicevci, Edita Tahiri, zv/kryeministre të Kosovës, këshilltari Ismail Syla, Këshilltar Politik i kryeministrit që nga marsi 2008. Ismail Syla është magjistër i filologjisë dhe kandidat për doktoraturë në Degën e Letërsisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka punuar gazetar në të përditshmen Rilindja (BUJKU) dhe ka qenë Shef i Zyrës së Informimit në PDK. Ishin të pranishëm dhe z Brian Salinger nga minibashkia e Barnet me zonjën e tij Kate Salinger, zëvendëskryetare e kësaj minibashkie ku është kryetar Brian Schama. “Urime pavarësinë shteti im”, kjo ishte motoja e manifetimeve të mërgimtarëve tanë në Britani të Madhe, me rastin e festimeve të pesëvjetorit të Pvarësisë së Republikës së Kosovës. Fjalën e hapjes e mbajti z Talat Pllana. Pastaj folën Ambasadori Lirim Greicevci, z Lutfi Vata, Kryetar i Forumit, Ambasadori Mal Berisha, zv/ kryemnistrja Edita Tahiri etj. Pas intonimit të Hymnit Kombëtar dhe atij të Kosovës nga e mirrënjohura Shqipe Shqipe Haxhia salla u ftua në një darkë festive me ushqime, muzikë dhe këngë të interpretuar edhe nga këngëtari Abedin Zenuni. Fjala e hapjes e mbajtur nga z. Talat Pllana Të nderuar bashkatdhetar, vëllezër e motra nga të gjitha trojet tona shqiptare. E nderuara zëvendëskryeministrja Tahiri, i nderuari Ismail Syla, Këshilltar Politik i kryeministrit. Të nderuar miqë e dashamirë. Në emër të B.SH.” Faik Konica”në Britani të Madhe,në emër të nxënësve,mësuesve dhe prindërve të shkollës shqipe “ Kosova”, dhe në emërin

5 VJETË PAVARËSI

tim, ju përshëndes të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj. Është kënaqësi e vecantë, që sot jemi mbledhur këtu për të festuar Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Fjalët janë të pakta dhe të pafuqishme ta përshkruajmë ndjenjen të cilën ne të gjithë po e përjetojmë sot. Kjo ditë e pritur me shekuj shënon të arriturat kulminante të aspiratave tona kombëtare për lirinë dhe Pavarësine e popullit të Kosovës dhe të mbarëshqiptarëve. Andaj në këto momente e kemi obligim që ti kujtojmë të gjithë ata që u flijuan, punuan dhe sakrifikuan jetën për të mirën e kombit. Ata janë shumë. Sa herë që

festojme këtë ditë të madhe gjithnjë do t’i përkujtojmë dhe të përulemi me respekt para dëshmorëve të UÇK–së. Me respekt të vecantë i kujtojmë 3 dëshmorët e UCK- së nga Londra: Indrit Cara, Lutfi Musiqi dhe Liman Reka, të cilët në momentet më të vështira për popullin tonë, ju bashkuan UÇK-së. Ata ishin peresonalitete që meritojnë çdo respekt dhe dashuri. Kosova sot frymon lirshëm, u bë e pavarur dhe e njohur prej afër 100 shteteve të botës. Me realizimin e Pavarësisë së Kosovës shënojmë përfundimin e një kapitulli të mundimshëm të historisë tonë të lavdishme.

Megjithatë kjo është vetem një pikenisje drejtë një të ardhmeje më të lumtur dhe me prosperitet për kombin shqiptar. Sot sfidat janë të ndryshme, dhe ende të shumta. Kosova është në një gjendje të rëndë ekonomike, ku një pjesë e madhe e popullatës vazhdon të jetojë në varfëri. Mitrovica mbetet ende e ndarë. Instancat dhe strukturat shtetërore e politike janë në fazat e konsolidimit të shtetit dhe duhet punë dhe angazhim maksimal që të bëhën funksionale, transparente dhe në shërbim të plotë të popullit të cilin e përfaqësojnë. Pra, secilit prej nesh na takon ta kryejmë obligi-

min tonë kombëtar. Natyrisht se kjo detyrë nuk është e njejtë për të gjithë, sepse ajo varet nga vullneti, mundësitë, dhe vendi ku veprojmë. Para së gjithash, kjo punë kërkon bashkëpunim, bashkëveprim institucional. Në rastin tonë, si prindër që jetojmë jashtë atdheut, detyra më fisnike që mund ta bëjmë është të sigurojmë që tradita, kultura dhe gjuha shqipe të bartet tek fëmijët tanë. Në shkollën tonë, këtu, mësimi i gjuhës shqipe është falas (gratis për të gjithë nxënësit). Andaj, ju bëj thirrje të nderuarëve prindër që fëmijët e tyre të’i sjellin në këtë shkollë, sepse mësimi mbahet sipas standardit, dhe metodikës mësimore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Në fund ju uroj përzemërsisht 5vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me dëshirën që vitet e ardhshme të jenë më të lumtura dhe më të begatshme për popullin tonë Ju uroj të gjithëve: Gëzuar Pavarësisia e Kosovës, shqiptarë kudo qofshi! Kryetari i BSH “ Faik Konica” në Britaninë e Madhe. Talat Pllana Drejtori i shkollës shqipe “Kosova” Londër 16/02/2013


18 Nr. 27 - MARS 2013

Kur Gustave Dikran Shehab, quhej Emiri i Shqipërisë Arkivat: “Gustave Dikran Shehab synonte Fronin e Shqipërisë më 1912-të” Nga Fatmir Terziu Këto ditë ‘lajmet’ ikën (jo ashtu krejt) bashkë me ngricat. Ngricat që erdhën nga Qielli mes bardhësisë së ftohtë e të mirëpritur në raste gripesh. Dhe kështu lajmet e sa-këndej-andejshmi duket se gjetën paq me ngri(cë)rimën e përshfaqur qetazi në mesin tonë, që nga fati të njihemi si shqiptarë udhënajave të strimta të Europës... Eh, këtu është historia do të thoshte me majën e lapsit secili dhimbëndjellës në fatin kumt të arsyes sonë shqiptare. Veç një, apo disa ‘veçave’ të tillë që kanë dashur, kanë synuar dhe synojnë ta kenë parcelë At-dheun! E ndërsa ajo copë histori me kapakë që griseshin pa e hapur, na mësoi gjëra të ‘mençura’ të tjerrat që s’i mësuam dot na dalin sot para syve, duke rrënkuar mbi fate njerëzish dhe kombesh arkivave të ngjeshura e të mëdha. Dhe kur arkivat flasin mësojmë se ç’fat na ka (n) djegur udhëjetën tonë... Një i tillë është edhe Princi Gusiave Dikran Shehab, Princi shqiptar që u konvertua nga feja myslimane në fe kristiane, dhe që gjurmonte prejardhjen e tij shqiptare duke synuar Mbretërimin e Shqipërisë në vitet më të ethshme shqiptare, pikërisht në muajt e parë të vitit 1912-të. Dhe arkivat flasin: “Pretenduesi për fronin e Shqipërisë synon të nxisë Britaninë për mbështetje. Nuk ka ardhur vetëm në Londër i riu fisnik shqiptar, i cili e quan veten Princi Gusiave D. Shehab, që synon ti bëjë thirrje qeverisë britanike për të mbështetur pretendimin e tij për fronin e Shqipërisë. Princi, i cili është njëzet e nëntë vjeç, gjurmon prejardhjen e tij nga familja në të cilën ka lindur i ati i tij në Korçë, një preajrdhje myslimane, por që është bërë një i krishterë.” Më tej mësojmë duke rrëmuar më shumë se “Në revolucionin shqiptar të 1910-tës kundër pushtuesve turq, thuhet se ai komandoi rreth 47 mijë forca, princi ishte një oficer i bashkuar me rebelët, dhe më pas u detyrua të largohej nga krahina. Që atëherë ai ka shëtitur botën, mbron kristianitetin e tokës së tij amtare. Moment i pranishëm, me ndarjen e provincave turke, ai e konsideron si të përshtatshëm për paraqitjen e kërkesës së tij për sundimin e Shqipërisë...”

“Në revolucionin shqiptar të 1910-tës kundër pushtuesve turq, thuhet se ai komandoi rreth 47 mijë forca, princi ishte një oficer i bashkuar me rebelët, dhe më pas u detyrua të largohej nga krahina. Që atëherë ai ka shëtitur botën, mbron kristianitetin e tokës së tij amtare. Moment i pranishëm, me ndarjen e provincave turke, ai e konsideron si të përshtatshëm për paraqitjen e kërkesës së tij për sundimin e Shqipërisë...” Princi Gustave Dikran Shehab, ka qenë i edukuar nga Dr Cornelius Van Dyk, në përhapjen e fesë kristiane, Presbotizmit, dhe madje ai ka ndikuar nga mënyra se si ai veproi me tërë humanizmin e tij në këtë drejtim. Princi Gustave Dikran Shehab, ka qenë i edukuar nga Dr Cornelius Van Dyk, në përhapjen e fesë kristiane, Presbotizmit, dhe madje ai ka ndikuar nga mënyra se si ai veproi me tërë humanizmin e tij në këtë drejtim. Diku në këtë tentativë për të marrë përsipër Mbretërimin e Shqipërisë, citohet edhe një emër tjetër e një lideri shqiptar në Veri, që mendohet se është në Kosovë, me emrin Isaac Bullak, dhe që ishte personi ndikues në thirrjen e kthimit të tij si Princ i Shqipërisë. Ai për një kohë është quajtur si Emiri i Shqipërisë. Princi Gustave Dikran Shehab ka qenë i përndjekur nga turqit, por më tej ai ka qenë gjithmonë me shpresën se Perëndimi do ta realizonte ëndërrën e tij si Princ të Shqiptarëve....


19 Nr. 27 - MARS 2013

Nga Raimonda Moisiu Ajo është një grua plot energji, buzëqeshje dhe dëshirë për të komunikuar dhe biseduar për gjithcka. Është një personazh krejt i vecantë jo vetëm për zërin femëror, qytetar e intelektual që rrezaton, por impresioni i parë me të është se ajo e do shumë Shqipërinë, Vlorën e saj, respekton dhe nderon vlerat kombëtare, traditën, gjuhën dhe kulturën e atdheut të saj. Ajo është përfaqësuesja model i intelektuales, komunikimit dhe respektit, simboli i femrës dhe ndjenjës femërore shqiptare në Botë! Kjo është Dr.Rukije Kondaj-imazhi i gjallë i mencurisë, urtësisë e modestisë së kësaj intelektualeje. Vitin që kaloi në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë, komuniteti shqiptaro-kanades dhe shoqëria demokratike kanadeze, do të kishin fatin historik për komunitetin e tyre, ku para bashkëkombasve shqiptarë me prezencën e Parlamentarit Kanadez për multikulturalizmin Hon. Jim Karyggianys, dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Ontarios Hon. Brad Duguid dhe do ishte pikërisht ky i fundit që do i dorëzonte Dr. Rukije Kondaj medaljen “Queen Diamond Jubille Aëard” për kontributin e saj të cmuar në komunitetin shqiptaro-kanades dhe shoqërinë kanadeze. “Queen Diamond Jubille Award”, një medalje DIAMANTI- nga më të vecantat që jepet nën kujdesin e drejtëpërdrejtë nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë,dhe për herë të parë i është dhënë në kuadër të 60 vjetorit Mbretëreshës Elisabetë e II-të dhe hera e dytë brenda këtij 10 vjecari,-i jepet intelektuales shqiptare me banim në Kanada,-Dr. Rukije Kondaj. Ky vlerësim do ta gjente në befasi edhe vetë Dr. Kondaj, e cila jeton një jetë aktive e shumë intensive, në dobi të komunitetit, integrimit të vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar, një faktor demokratizues në shoqëri e lëvizjen feministe. Me një modesti që e karakterizon mes emocioneve, vetë Dr. Rukije Kondaj u shpreh:-Ky vlerësim nuk është nderim vetëm për

Profil

Dr.Rukije Kondaj, intelektualja shqiptare që u vlerësua nga Qeveria e Kanadasë mua personlisht, por vlerësimi më i bukur, mbresëlënes, qytetar, intelektual e historik për komunitetin shqiptaro-kanades, vlerësim për gjithë shqiptarët, përmirësimin e imazhit për ta,afrim të potencialeve intelektuale,

gjithëpërfshirje me moton:të gjithë shqiptarët e trevave, të gjithë moshat, të gjithë profesionet. Dr. Rukije Kondaj është lindur e rritur në qytetin bregdetar buzë Jonit, Simbolit të Pavarësisë të ShqipërisëVlorës. Është diplomuar për

Framaci. Me kalimin e viteve Dr.Kondaj në vitin 1999’ do të punonte për krizën kosovare së bashku me partnerë të huaj si OBSH, UNICEF, etj, eksperienca të shkëlqyera këto, që i dhanë mundësinë të aplikonte për Master, në një

nga universitetet me shumë emër , atij të “Bocconi”-t Milano, Itali Profili i Dr.Rukije Kondaj, përvecse arësimimit të saj të shumtë, ajo ka një sërë eksperiencash kombëtare e ndërkombëtare, me tituj shkencorë, menaxhimin sistematik, përmirësimin dhe promovimin e aftësive profesionale, kërkuese ndaj vetes, e diplomuar edhe në shtetin kanades, është simboli më domethënës, i profilit të një intelektualeje që synon të ndërtojë mënyrën e jetesës dhe rolin model, të gruas shqiptaro-kanadeze në atë vënd të huaj. Dr.Rukije Kondaj është një nga figurat intelektuale më të dashura e të admirueshme e komunitetit shqiptarokanades në Toronto, jo vetëm për formimin e saj të spikatur në fushën akademike, shkencore dhe profesionale, por edhe për kontributin e saj dimensional në një harmoni relative të lirisë së shprehjes për një qëllim të përbashkët përfaqësimin me dinjitet, krenari dhe modesti të integrimit të vlerave kombëtare, forcës intelektuale, identitetin kombëtar e vlerat e qytetarisë shqiptare në ballafaqimin e drejtëpërdrejtë me botën perëndimore, pikërisht në Kanada. Doktoresha e Shkencave Farmaceutike Znj.Rukije Kondaj është imazhi i gjallë i gruas inteligjente, i urtësisë e modestisë, idealiste dhe e përkushtuar ndaj familjes, detyrave dhe tributeve shoqërore edhe si presidente e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, patriote dhe atdhetare, luftëtare e të drejtave të gruas, dhe të gjitha aftësitë profesionale, energjitë dhe kontributin e saj e ka vënë në shërbim të promovimit dhe emancipimit të vlerave më të mira të gruas shqiptare në shoqërinë kanadaze. Krenarë dhe të lumtur për rolin e saj pozitiv në të gjitha cështjet që përfshijnë komunitetin shqiptaro –kanades, për imazhin e gjallë të mëncurisë, urtësisë e modestisë të një intelektualeje, është shqiptarja intelektuale Dr. Rukije Kondaj, që mbas Mbretëreshës Elisabeta e II-ë –u vlerësua me Medaljen “Queen Diamond Jubille Award”, për persona me kontribute të vecanta.


20 Nr. 27 - MARS 2013

e i përqendruar prapa kurrizit të tij. Këto e të tjera janë ata elementë që krijojnë atë shpirtin e përbashkët të së tërës, që është përçimi i muzikës së bukur dhe përkushtimi për ta interpretuar atë sa më bindshëm.

Vijon nga faqja 9 ....orkestra dhe kore të Anglisë së Veriut (Leeds, York, Harrogate, Wakefield, Ilkley e vende të tjera), por eksperienca më e pasur dhe më mbresëlënëse ka qenë padyshim puna që kam zhvilluar me Orkestrën Filarmonike të Universitetit të Leeds-it, institucion në të cilin kam qenë i punësuar si Senior Teaching Fellow i këtij Universiteti por dhe si krye-dirigjent i Orkestrës. Regjistrimet e çdo koncerti të orkestrës dhe solistëve të saj si dhe shkrimet (review critics) në gazeta janë treguesi më i mirë se sa çdo fjalë e dalë nga goja e ime, prandaj po e lë me kaq këtë pikë. Ndër koncertet e dhëna jashtë Anglisë dhe Shqipërisë do të veçoja dy momente, ndoshta kulmore: Bukureshtin dhe Kajron. Bukureshtin sepse jo vetëm se orkestra që dirigjova është më e mira e Rumanisë (Filarmonica ‘George Enescu’) dhe niveli i saj njihet si për nga më të lartët e Europës Lindore, por edhe pse Rumania për mua është vendi i babait tim, Kristo Koços, i cili u rrit atje, u edukua atje, për t’u ç’vendosur më vonë përfundimisht në Tiranë. Gjithsesi, në Bukuresht jetoi e motra e tij, Vangjelia, me të cilën u bëra tërë jetën deri sa vdiq. Rumania është dhe vendi i shumë mirësive dhe lidhjeve të tjera, por këtu nuk është vendi. Egjipti është vendi tjetër që ka lenë gjurmë të pashlyera në qenien time. Vetëm 100 km në jug-perëndim të Kajros ndodhet një qytet i vogël i quajtur Fajum. Më në veriperëndim të këtij qyteti, pranë liqenit Karun, ndodhej hoteli i gjyshit tim nga nëna, Thanas Tashkos, dhe e gjithë familja e tij u shumua me gjashtë fëmijë pikërisht në Fajum. Më e vogla e fëmijëve ishte nëna ime, Tefta. Kur dirigjova Orkestrën Simfonike të Kajros më 1986 dhe kur morën vesh origjinën e nënës sime filluan të më quajnë ‘gjysmë-Fajum-ija’. Madje edhe në gazeta lajmërohesha si i tillë. Vajta dhe në shtëpinë ku kish lindur nëna si dhe në hotelin, që kish qenë dikur pronë e gjyshit. Pronari i ri mbeti i mahnitur nga fotografitë që i tregova të hotelit të dikurshëm më 1906.

Dhe gjatë kësaj karriere të mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoz apo i lodhur? Nervoz? Sa të duash. Nuk ka se si të mos jesh, madje nuk ka ndonjë gjë të keqe të jesh. Në se nervozizmi të vjen nga ndonjë situatë e krijuar që edhe të tjerët bien dakord në heshtje për shkakun e nervozizmit tënd, kjo tregon që je i përkushtuar punës dhe që tensioni e nervozizmi jetojnë bashkë me intensitetin e punës. Sigurisht ka edhe nervozizëm të kotë, artificial, pasional që mund të vijë nga gjaknxehtësia, kjo pastaj është gjë tjetër. Përçimi i këtij lloj nervozizmi në orkestër nga pulti i dirigjentit, padyshim që është i dëmshëm, madje i pa lejueshëm. Nuk t’i duron njeri sot, kot së koti, nervat e tua. Më lejo të shtoj diçka: Fjala ‘nervous’ (nërvës) në anglisht që vjen nga e njëjta rrënjë me nervat, por që në muzikë ka kuptimin që ke emocion (para se të dalësh në koncert). Shoh shpesh të përkthehet gabimisht I’m nervous me jam nervoz. Besoj që pyetja e juaj kishte të bënte më shumë me të bërit apo qenit nevrik se sa me të pasurit emocion! Një nga aspektet më interesante të punës tuaj duhet të jetë me siguri sfida e koordinuar me instrumentistët. Cili është sekreti i komunikimit të ideve tuaja me ta në një vepër muzikore? Shumë pyetje nxitëse. Di-

kur në botë, flas para 50 vjetëve a më shumë, komunikimi midis dirigjentit dhe muzikantëve të orkestrës ka qenë deri dhe autokratik, dirigjenti imponohej edhe me të bërtitura dhe muzikanti ishte i detyruar të rrinte urtë e t’i binte instrumentit. Me kalimin e viteve, në Europën Perëndimore dhe në ShBA kjo lloj sjellje konsiderohej e pa lejueshme dhe ishte dirigjenti ai që duhej të ndryshonte e jo instrumentisti. Kërkesat e dirigjentit për të arritur një nivel sa më profesional e të bërit muzikë, por edhe sa më etik komunikimi, kanë bërë që sot më shumë se sa kurrë dora e dirigjentit të mirë ndihet ndjeshëm nga ajo e atij më pak të mirë, për të mos thënë të dobët. Në se shpjegimet e dirigjentit janë bindëse, të qarta, koncize, efikase, me lëvizje manuale (të duarve) po aq të qarta që zëvendësojnë fjalët e tepërta, atëherë misioni i tij ja ka arritur qëllimit. Nuk ka dyshim që kultura muzikore ndihmon së tepërmi në procesin e shpejtë të punës, jo thjesht për t’u treguar muzikantëve dijet e tua, por për t’u zbërthyer atyre më mirë idetë e tua apo qëndrimin tënd ndaj një pjese të caktuar. Njohja e mirë e formës muzikore, e stilit të epokës që mbart vepra, e konotacioneve historike të subjektit të veprës e shumë të tjera, të gjitha këto jo vetëm i shërbejnë punës, por diferencojnë qartë dirigjentët. E fundit, jo më pak e rëndësishme, është që dirigjenti duhet të jetë edhe muzikant i talentuar! Simfonitë

e Beethoven-it, fjala vjen, në këto dyqind vjet janë luajtur me mijëra e mijëra herë, pra është e njëjta muzikë, të njëjtat nota të partiturës, por dirigjenti i zoti, i talentuar e vizionar, di të nxjerrë nga ato partitura të veçantën, di të zbulojë shtresa (linja instrumentesh) të pa dëgjuara në interpretime të tjera, di t’i japë atë pulsin ritmik e dinamik që matet me atë të rrahjes së zemrës së tij. Shpesh ju ka rastisur të bashkëpunoni e të bëni prova në pak kohë me artistë që nuk i kini njohur apo dëgjuar më parë. Si arrini ju të frymëzoheni me ndjenjën e “esprit de corps”? Ky është një proces krejt normal. Në të shumtat e rasteve të takon të punosh me muzikantë të orkestrës apo solistë instrumentistë e këngëtarë, të cilët nuk i ke njohur kurrë. Muzika ka ligjet e saj të komunikimit që janë krejt të ndryshme, ndoshta dhe unike, për mënyrën e arritjes së marrëveshjes në interpretimin e muzikës. Fjalët janë të tepërta, është mënyra e shtjellimit të frazës muzikore, masa e përcjelljes së ndjeshmërisë e plasticitetit të muzikës, intuita e të dy palëve (dirigjent-orkestër) apo e të tre palëve (dirigjent, solist, orkestër), apo dhe shumë palëve siç drejtimi i një opere ku dirigjenti është figura kryesore që koordinon masën e solistëve dhe korit në skenë, orkestrës në gropë, me publikun e shumtë që rri i heshtur

Do doja t’iu pyesja se në ç’raport është lidershipi i dirigjentit në muzikën simfonike kundrejt asaj operistike? A ka më shumë liri në dirigjimin e një simfonie? Për të dy gjinitë, simfoniken dhe operistiken, roli i dirigjentit është absolutisht i njëjtë; atij i duhet të udhëheqë masën e muzikantëve për të nxjerrë në pah vlerat individuale të kompozitorit që ka shkruar simfoninë apo operën. Kësisoj, dirigjenti nuk duhet të jetë thjesht një transmetues mekanik i muzikës që ka shkruar kompozitori; ai duhet të jetë modeluesi dhe interpretuesi i veprës për t’i dhënë jetë e dritë të re ideve të kompozitorit. Në një simfoni të Çaikovskit apo opera të Puccini-t, fjala vjen, muzika nuk është thjesht ajo që është e shkruar me nota në partiturë, por ajo që lexohet midis rreshtash, pra ajo e pa shkruara e bazuar mbi traditën e dëgjimit, agogjikës muzikore e cila është arti i rregullimit të tingujve në kohë për të prodhuar një melodi, harmoni, ritëm a timbër të unifikuar brenda stilit të kompozitorit. Ndërsa tek veprat e Beethoven-it apo operat e Mozart-it kjo liri e ‘rregullimit të tingujve’ nuk ekziston, përkundrazi, leximi me korrektesë deri në detajet më të imta të partiturës dhe respektimi i stilit, janë pikërisht ato që marrin përparësi. Pra dirigjenti duhet t’i njohë mirë ‘të drejtat’ dhe ‘liritë’ e tij prej lidershipi. Ana tjetër e lidershipit të tij është pastaj mbajtja e timonit në dorë të të gjithë asaj anije të stërmadhe që quhet opera apo qoftë dhe simfoni, ku disiplina e hekurt e muzikës e gërshetuar me fantazinë, novatorizmin dhe të veçantën në interpretim, janë ato që çmohen më shumë. Është e vërtetë se të gjithë muzikantët ndajnë


21 Nr. 27 - MARS 2013

të njëjtën dashuri për muzikën dhe të njëjtin motivim për punën e tyre? Sigurisht që nuk është e mundur një gjë e tillë. Sipas meje në më të shumtat e rasteve muzika (orkestra, mësimdhënia etj.) bëhet mjet për të jetuar dhe pushon së qeni tërësisht frymëzim apo motivim. Edhe për një muzikant profesionist të vërtetë, puna prej shumë vitesh e të njëjtës natyrë apo në të njëjtin vend kthehet në rutinë, humbet atë freskinë e interesit të viteve të para të saj. Por ‘rutina’ e tij kthehet në traditë, e çfarë më shumë se tradita ka rëndësi në përcjelljen e mesazheve kulturore e stilistike nga brezi në brez. Në të gjithë këtë proces, dirigjenti më duket të jetë në një pozicion disi më të privilegjuar, pasi i takon të ndërrojë orkestra dhe vende ku ai angazhohet dhe kjo natyrë pune të mban, në parim, në një efikasitet më të madh. Nga ana tjetër ka më shumë lodhje, përgjegjësi shumë më të madhe, më shumë kohëzgjatje në përgatitjen e partiturave të reja, më shumë jetë në punë dhe më pak momente çlodhjeje. Por ama, kënaqësia është shumë e madhe dhe e gjithë kjo eksperiencë le gjurmë shumë të forta. Sa individualizëm mund të përballojnë orkestrantët? A ju motivojnë ata? Si e gjeni ekuilibrin e duhur mes përformancës individuale dhe përformancës të orkestrës? Kjo pyetje më bëri të reflektoj. Sigurisht që ka një cak deri ku mund të arrish midis asaj që ti e gjykon si më të vlertë në interpretim dhe asaj që praktikisht mund të arrihet nga ana e orkestrës. Jo se orkestra nuk është në nivelin e dirigjentit, përkundrazi në gjykimin tim ka më shumë orkestra të mira se sa dirigjentë të mirë. Në ekzekutimin e veprave klasike janë krijuar standarde të larta interpretimi të repertorit klasik dhe ti duhet të jesh tepër i zoti të thyesh standardet për t’i imponuar orkestrës idetë e tua të reja. Dhe ky proces pune duhet të jetë shumë i shpejtë,

ndoshta vetëm me tre orë prova që të arrish atë që ti do dëshiroje. Kjo në shumë raste bëhet pothuajse e pamundur, prandaj do të duhet t’i nënshtrohesh performancës së konsoliduar të orkestrës. Sigurisht, kjo gjë ndodh në rastet kur dirigjenti është më pak i njohur. Një dirigjent me reputacion të mirënjohur ndërkombëtar di shumë më mirë t’i imponohet orkestrës për të përçuar konceptin e tij në zbërthimin e veprës, madje dhe në kohë rekord. Më duhet të them apo të pranoj se muzikantët e orkestrës përgjithësisht nuk është se kanë ndonjë admirim të madh për dirigjentët. Në mjaft raste ata i shikojnë dirigjentët nga lart poshtë (edhe pse dirigjenti fizikisht qëndron më lartë se ta) dhe nuk impresionohen tepër nga ndonjë ide ‘e re’ tyre. Përgjithësisht orkestrantët janë skeptikë ndaj dirigjentëve, e megjithatë respektojnë rregullat e forta që të rrinë të qetë gjatë provave edhe kur nuk e aprovojnë stilin dhe gjykimin e dirigjentit të radhës që punon me ta. Dr. Eno, ju jeni biri i këngëtares të shquar lirike Tefta Tashko Koço dhe i baritonit Kristo Koço. Tefta, veçanërisht, është e njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për vlerat dhe kontributin e saj të shquar në artin e kulturën shqiptare e më gjerë. Cili është roli hulumtues tuaj për portretin e staturës artistike kulturore, qytetare e intelektuale të veprës e dorëshkrimeve të tyre? Tefta është nëna ime dhe unë kam bërë vetëm detyrën për të nxjerrë në pah ato që ajo ka bërë. Ajo nuk kishte kohë t’i rrëfente vetë për ato që kish kënduar apo ngjarjet që kish jetuar. Jeta e saj ishte relativisht e shkurtër, vdiq 37 vjeç, por jetë jashtëzakonisht intensive. Nuk donte t’i kalonte as një ditë e asnjë orë pa plotësuar ato që donte të arrinte. Mendoj që arriti mjaft në një kohë të shkurtër. Janë shkrimet e kohës që kanë folur për të, janë regjistrimet në disqe që tani janë edhe në CD.

Para dy vjetësh e pak nëna kishte 100-vjetorin e lindjes dhe bëmë një mbrëmje të bukur jubilare në Tiranë bashkë me fëmijët e mi muzikantë, Teutën dhe Gentin (violinist), mbrëmje në të cilën kisha ftuar edhe mikun tim, tenorin e shquar shqiptar, Gaqo Çakon. Tani së fundi Pandi Bello ka shkruar një libër të ri për Teftën të cilin ai e promovoi më 2 nëntor 2012, ditën e lindjes së saj. Ishte një ngjarje mbresëlënëse. Në fakt unë jam marrë gjithë jetën me Teftën, jo vetëm se më ka munguar, por dhe se më ka drejtuar në shumë aspekte duke qenë gjithmonë referencë për mua. Ajo i pëlqente regjistrimet në disqe dhe bëri tri herë regjistrime të tilla; në Paris më 1930, në Milano më 1937 dhe përsëri në Milano më 1942. Ashtu bëra dhe unë. Ajo këndoi nëpër koncerte këngë të ndryshme qytetare shqiptare, i këndoi me pasion të madh. Ashtu bëra dhe unë. Më mësoi t’i dua këto këngë dhe me to u mora gjatë qoftë duke i dirigjuar apo duke shkruar doktoratën me titull ‘Kënga lirike shqiptare në vitet 1930’. Më vonë këtë punim e botova si libër në anglisht (Chicago) dhe në shqip (Tiranë). Por, për ngjarjet mbi jetën e Teftës dhe karrierën e saj, më mirë se sa libri i Pandit nuk gjen aq bukur shkruar e ndjerë. Është një libër që atij i lindi vetë dëshira për ta shkruar, e shkroi me integritet të plotë pa u konsultuar fare me mua. E vetmja ndihmë që i dhashë ishin fotografitë e familjes sime. Në atë libër Pandi shkruan edhe për babanë tim, Kriston, i cili ishte gjithashtu këngëtar lirik, bariton, dhe kishte zë të fuqishëm e të ngrohtë. Ai nuk pati atë njohjen e të shoqes, po e tillë është jeta, e megjithatë kur u dëgjua zëri i tij nga publiku që kishte mbushur sallën për jubileun e 100 të Teftës, u befasua me ato dy fragmentet e regjistrimeve të tij të dy këngëve popullore korçare. Cilët është kompozitori më i famshëm që ju admironi? Mozart. Bisedoi Raimonda Moisiu

Sali Stuka (Uka) i Piranës Një përrallë për vrasje dhe vdekje Historia jo pak herë na bën krenarë. Krenari që vjen nga trimëria dhe vendosmëria e burrave të mençur e të vendosur në mbrojtjen e fateve kombëtare. Trimëria që flet me autoritetin e njeriut burrëror. Kështu është edhe një material i arkivave britanike që flet për trimin nga Pirana e prizrenit, Sali Stuka (Uka). Është “Një përrallë për vrasje dhe vdekje.” Dhe më tej shton “Rrëfimin e jashtëzakonshëm.” Materiali i 17 Gushtit 1902 Kështu vjen ky material i datuar më 17 gusht 1902. Shqiptari pasanik, Sali Stuka (Uka), i fshatit Piranë, ishte dënuar me vdekje. Por Sali Stuka (Uka) nuk e kishte frikë dënimin aq sa ai kishte guximin për të dalë në Prizren. Madje edhe të hakmerrej mbi ata që i kishin shkelur në kallo. Ai e qëlloi njeriun e tij, kishte plagosur një tjetër, vrarë një fëmijë, dhe më pas, dhe qetë qetë bashkë me shoqëruesit e tij u larguan nga qyteti përsëri, shkruhet në material. Një skuadron Xhandarësh shkoi në Piranë për të kapë Sali Stukën, por natyrisht kthimi ishte duar bosh. Atëherë të gjithë Prizrenasit kanë kërcënuar se do të ndërpresnin të gjitha bizneset dhe përzënë zyrtarët nga qyteti, kur urdhrëri erdhi nga Konstandinopoja për të dërguar batalionin e këmbësorisë, skuadrën e kalorësisë, dhe dy skuadrione me armë kundër Sali Stukas. Një grua dhe një fëmijë janë vrarë, 30 të burgosur ishin marrë, kalaja ishte shkatërruar, djegur dhe shkatërruar tërë misri e tij, por shefi vetë shpëtoi. Historia e jetës së tij është një legjendë e harruar ndoshta, por rezistenca e tij është dicka më shumë që lidh të djeshmen me fatet udhërrëfyese të Piranës... Kush ishte Sali Uka Sali Uka ishte me orrigjinë nga fshati Lekbibaj i Tropojës. Ai kishte zbritur me kohë dhe kishte marrë amshin e ngrohtë e të begatë të tokës në Piranë. Atdhetar. Burrë i vendosur në djersën e ballit. Dhe duke rrëmuar me thonj ai bëri begati dhe u pasurua me tokën e tij. Ai mbeti i pasur por atdhetar i flaktë. Në vitin 199-të Kulla e tij u dogj nga serbët... Pirana Fshati Piranë shtrihet në hapësirën gjeografike të rrafshit të Dukagjinit në fushën e Podrimës. Pozita e mirë gjeografike që ka fshati, toka bujqësore si dhe rrjedha e dy lumenjëve (Drini i Bardhë dhe Topllu) bëjnë që fshati të ketë të zhvilluar bujqësinë ku më shumë se 50 % e popullsisë merren me bujqësi. Pirana është qendër e rëndësishme nëpër të cilën kalon rruga magjistrale e cila lidh qytetin e Prizrenit me Gjakovën dhe Rahovecin, rruga e cila lidh fshatrat e thella si Reti e ulët, rruga e vjetër për Rahovec poashtu rruga e cila lidh Therandën me Prizrenin. Pirana në lindje kufizohet me fshatin Zojz, në jug-lindje me fshatin Arbanas dhe në jug me fshatin Landovicë. Në perëndim e ndan Drini i Bardhë me fshatrat e Hasit të Prizrenit : Krajk e Çollak, në veri me fshatrat Krushë e vogël, Qëndres si dhe Reti e ulët. Pirana sot ka një popullsi prej 3.800 banorë prej të cilëve 98% janë Shqiptarë.


22 Nr. 27 - MARS 2013

Nga: Dr. Leondha Peppo

1

Sa herë ka ngjarje të rëndësishme të sportit të mrekullueshëm të skive, më shtyn në mënyrë të vetëvetishme dhe më vonë më rritet dëshira të shkruaj diçka, aq më tepër për entuziasmin, që krijoi gara e skive, nën slloganin “ Shkodra, në ski”. Veprimtaria ishte organizuar nga klubi “Vllaznia”, në bashkëpunim me Federatën e Skive të Shqipërisë, si dhe nga shoqata “Shkodra-Ski”. Sepse dihet që ata janë dashamirë të malit, shëtitjeve dhe sportit të skive, që kalon brez pas brezi, duke nxitur zhvillimin e këtij sporti te fëmijët e tyre dhe duke përsosur stilin e rrëshqitës dhe, pse jo, të jenë fitues në garat e rëndësishme, lokale e kombëtare dhe më gjërë. Shumë të interesuar ishin sidomos prindërit e fëmijëve, që do të hipnin e të garonin, mbase për herë të parë në jetën e tyre. Veprimtaria ishte tepër festive, duke u dhënë kënaqësi të veçantë atyre dhe të gjithë të afërmve. Duhet përmendur, që garat u zhvilluan në një qytezë, me stacion skishë shumë të dashur për gjithë banorët e qytetit të Shkodrës, që quhet “Kolashin”. Pjesëmarrësit u ndanë në 3 grup mosha, që gara të zhvillohej në kushte të barabarta. Grupi i parë ishin fëmijët, i dyti të rinjtë dhe më pas të rriturit. Gara u zhvillua në pistën e parë të Kolashinit, natën e me drita, pra me prozhektorë, me gjatësi 350-400 m. Ajo u përgatit me bazë materiale të vetë të zotëve të shtëpisë dhe me specialistë të aftë. Grupi ishte përbërë nga: L.Peppo, kryetari i Federatës të Skive, Shkëlqin Mema dhe i paplakuri e me paraqitje të re, Ymer Ahmeti dhe pjesëtari i Klubit “Vllaznia“, Gëzim Mema. Pista ishte marrë me qera, nga ora 16.00-19.00, kohë e mjaftueshme kjo për të parë të gjithë pjesmarrësit dhe fituesit të kishin kënaqësinë e çmimit . Duhet përmendur që gara u zhvillua të premten pasdite, fakt ky që kufizoi një pjesëmarrje më të madhe, nga që njerëzit janë në punë, ndërsa të shtunën shkojnë shumicë e shkodranëve.

2

Tani po flasim pak për garën, që ishte e bukur dhe la mbresa të pashlyera te pjesëmarrësit. Ishte e papritur për ne specialistët e skive, që pamë përgatitjen e shkëlqyer të fëmijëve dhe të rinjëve garues . Më pas ishin të rriturit, të cilët, siç duket, që në fëmijëri kishin vendosur bazat për të qenë të mirë dhe për të siguruar të ardhme të suksesshme . Aq të mirë ishin, si në qëndrueshmëri, por edhe në stil, sa u penduam që garat të zhvilloheshin në kushte më të vështira, të pistës të pjerrët dhe të gjatë. Pjesëmarrësit dalloheshin për veshjet e tyre sportive të bukura, si ato që shohim në televizor, gjatë garave ndërkombëtare të skive. E papritur për ne dhe për herë të parë në Shqipëri, na u shfaq një djalosh, që sipër kokores kishte të fiksuar një kamera, duke xhiruar garën e vet gjatë rrëshqitjes. Ai quhet Brendi Hoti, shumë i entusiazmuar dhe i përkrahuar nga babai i tij, Dr. Kliti, me synimin për të arritur rezultate të mira dhe vend në klasifikim. Por njëri ishte më i miri midis të rinjve, Dahlin Boriçi, i cili e meritoi vendin e parë. Qysh në vogëli ai i kishte ndjekur garat e vendeve të ndryshme. Veprimtaria u ndoq me kershëri nga të gjithë të pranishmit, si protagonsitët dhe shikuesit, saqë hynin 3-4 herë në garë. Ju tregova që rezultati është shënuar, por edhe drejtuesit i pranonin me zëmërgjërësi këto lëshime të rregullores. Kësisoj, kjo garë masive u kthye në shfaqje të vërtetë sportive e festive. Pra, të gjithë mbetën të gëzuar e të entusiazmuar, nën ata prozhektorë, që e ndriçonin pistën e skive natën, duke shtuar brohoritjet e thirjet gazmore e me shakara, të të pranishmëve. Amatorët bënë fotografi e filmuan dhe kështu u dokumentua mirë kjo veprimtari e bukur, që mbetet e fiksuar edhe për të ardhmen.

3

Mbrëmja e mrekullueshme u mbyll me një darkë për gjithë pjesmarrësit, në restorantin e pistës, ku hareja qe e pranishme. Aty u shpërndarë

Respekte “Shkodra ne ski”, shijojeni!

çertifikatat për pjesëmarrësit në gara dhe çmimet, sipas pozicionit të fituesve. Ky organizim u përshëndet nga kryetari i Federatës Sportive të Skive. Ai premtoi bashkëpunim më të ngushtë, në të ardhmen, për të rritur cilësinë e garave. Gjithashtu, foli njëri prej organizatorëve, Dr. Kliti Hoti, vetë garues me të rriturit. Ndëesa dy fëmijët e tij pjesëmarres premtojnë për më tepër sukses. Kryegjyqtari Gëzim Mema e kishte pjesën e vetë të diskutimit, që nënvizoi se të gjithë garues janë nxënës e studentë, sepse sporti i skive është i shkollarëve, larg alkoolit e cigars. Sepse ai vetëm të fisnikëron, ta futë ndjenjën e grupit dhe të marrëdhënieve të sinqerta e të miqësive të mira. Kishte nga ata garues, të cilët u kthyen po atë natë në shtëpitë e tyre, sepse të nesërmen kishin provime në shkolla. Por ndjenja e garës tërheq dhe përgjegjësinë e ndërgjegjes, duke mobilizuar gjithë forcat psikologjike e fisnike të njeriut. Kjo është përgjithësuese dhe e e përbotshme. Një tjetër ndihmesë

e rëndësishme na erdhi nga bashkatdhetari jatë vendit dhe pikërisht nga Italia, me punën dhe pasionin e tij të sukseshëm. Ai është skiator i mirënjohur, pjesmarrës në Olimpiadat e Bardha, siç quhet olimpiada e skive, Erion Tola. Bashkëpunëtor me autorin Italian, Roberat Bonavita, nxorën në dritë botimin shumë të mire, “Teksti teknik për instruktorin e skive”. Ai është I pajisur me shpjegim të kuptueshëm dhe të ilustruar mire, me fotografi mësimdhënëse të skive, që nga fillestari dhe deri te profesionisti, përfitues dhe të ushtrimeve të vështira. Ky tekst, i cili është në dy gjuhë, pra italisht e shqip, njihet teksti zyrtar i Federatës Shqipate të Skive. Dy kopje të këtij libri të mrekullueshëm, tashmë, janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, për ta berë të shfrytëzueshëm nga shumica e gjërë e njerëzve të interesuar për këtë sport, që gjithesesi është në rritje.

4

Në fund, mendoj se shqetësim kryesor mbetet që njerëzit tanë, sportistët, të mos shkojnë jashtë vendit për t’i ushtruar

skitë, por të mbeten në Shqipëri, që edhe paratë të shpenzohen këtu, duke zhvilluar bizneset. Duhen vlerësuar përpjekjet e Maqa Tashos, Dr. Isuf Aliçkës e prof. Kristaq Titilit, për ta bërë një pistë skishë dhe deri diku një lift me litar, që plotëson pak nevojat e sikatorëve dhe ua lehtëson shumë mundimin skiatorëve. Kështu, po ja vlen që njerëzit të shpenzojnë paratë në vëndin tone. Pista, e pajisur me restorant, si kudo në botë plotëson gjithë kënaqësitë, që kërkojnë turistët, sportistët, nxënës e studentë, pensionistë etj. Për statistikë, po shënojmë klasifikikimin e garave për fëmijët, të cilat janë: Endrin Hoti, Driti Hoxha e Rei Hoxha. Ndërsa për të rinjtë janë: Dalin BOriçi, Brendi Hoti e Igli Topalli dhe për të rriturit: Jozef Shiroka e Jozef Luka. Duke e mbyllur këtë shkrim, shpresojmë e besojmë që veprimtari të këtij lloji do të jenë më të shpeshta dhe me pjesëmarrje më të madhe, në të ardhmen. Shkrimin po e shoqërojmë edhe me disa fotografi, nga garat e zhvilluara.


23 Nr. 27 - MARS 2013

By: Saimir Lolja Faith revelation There has been an 80 year old citation for Albania as constituting of 70% Moslem, 20% Orthodox and 10% Roman Catholic. That religious distribution is nowadays still cited outside Albania. Though such a record is uncertain for its period, at the present it is completely outdated and incorrect. Themselves, Albanians do not care for such a “religious distribution”, because the religious beliefs are personal and the Albanian nationhood is above anything personal. A confirmation comes from the Parragon Encyclopaedia of World Facts 2002 exposing that about 3/4 of the Albanian population is not religious. Seen in its entirety, the Albanian harmony of believers and non-believers is a sacred Albanian value and one of the nationhood pillars. Amongst Albanians, Islam does not have any ethnic base and they belonged to the Christian spiritual domain before centuries-long subjection to the Ottoman occupation. For Albanians, Islam was the religious endowment of the callous Ottoman invaders. The sword of such occupiers, that cut off heads and inhumanly took the very young boys away from their families to make Janissaries, did not educate love, hospitality, harmony, tolerance, or Besa. It educated only brutality and suppression to the very edge of existence. The Ottoman Empire suppressed Albanians cruelly and by all means, in particular their national education. During the Ottoman occupation, the mainstream of Albanian uprisings came from Albanians with “Moslem” names. From a religious viewpoint, the majority of Moslem Albanians was and is Bektashian, of the most liberal form of Islam. In the 19th century, the Albanian Renaissance leaders were of different faith backgrounds and locations. Yet, they knew that the religion of an Albanian was the Albanianism, and by means of this and Besa

THE ALBANIAN BESA – THE GOLDEN RULE they united and enlightened Albanians. Even before 170 years ago, group conversions to Moslem side occurred. That was typically made by name change only and for the purpose of survival in the face of Ottoman occupiers and all-time assault (even today) from our neighbors. A similar situation appeared after 1990 for many Albanians who were forced to change their own names in order to be allowed to work as immigrants in Greece. From a religious viewpoint, Albanians are liberal and this is also affirmed by frequent jumps from one shoreline to another. An example comes from a picture fixed by the Besa Exhibition <http://ifyokoye.com/2008/12/28/ besa-muslims-that-shelteredjews-in-wwii/>. Here, there is an old Albanian woman, a savior of Jews, with a book of Koran (pretty sure she cannot read its Arabic language) and

with a glass of Raki (a strong alcoholic drink) on the other hand. The social behavior towards the total rescue of Jews during the holocaust, and in similar cases as well, did not come from religious pulses. All religious Albanian domains acted and cooperated to save Jews and the rescuers were from the whole population. This mirrors the 23788 persons from 45 countries and with different spiritual backgrounds that have been recognized (by the end of 2010) as Righteous Among the Nations by Yad Vashem for their heroic deeds in saving Jews during the holocaust. Therefore, emphasizing Moslem Albanians and not the Albanian people as a whole in saving Jews does give only a portion of the whole picture and does not fully explain the Albanian social conduct. For those who are in lack of full knowledge

of the Albanian history and culture, and the story of Jews rescued in Albania before and throughout WW2, the hearing of “Moslem Albanians saved Jews” simply puzzles or biases their minds. For Albanians, the religion is neither a representative platform nor a unifying one. Therefore, the use of religion (a personal belief ) to explain such a social behavior for the entire Albanian population does not suit to the Albanian case. In the period of WW2, the education level of the Albanian population, including the majority of the rescuers, was low and the focus was only on the Albanian language. It was unlikely that people of that time read religious bibles, including Koran printed in nonAlbanian languages (e.g. Arabic or Old Turkish in Arabic letters). Hence, it was unlikely that the Albanian rescuers acted to save Jews and Italians inspired on “a Besa found

in Koran”; at least, there is no Besa in Koran and no reason to be. The Albanian loyalty to a community was sociological rather than pious. Religious identity was something that came from one’s kinship and family. Inter-faith marriages were not implausible and today they are common. After WW2, the education spread onto the Albanian population through a communist filter. For half a century, the communist propaganda squeezed the minds of people (including the children of the rescuers) and they got older with minds filled with communist propaganda. After 1990, those children of the rescuers still alive were exhausted and too old to read or understand any religious book. Therefore, any saying such as “There is no Koran without Besa and no Besa without the Koran” is not accurate. What is correct is that the Kanun and Besa bond together unbreakably.


24 Nr. 27 - MARS 2013


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.