Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës realizuar nga Këshilli Rinor Kosovar - KYC, Këshilli i Nxënësve
të Kosovës - KNK dhe Këshilli Qendror i Veprimit Rinor - KQVR nën aprovim të Ministrisë së Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë rezultatet të cilat do të mund të i analizoni në vijim të raportit:
• MAShT të përgatitur në çështje logjistike dhe në ndërmarrjen e masave për eliminim të pengesave;
• Shpërndarja e materialeve sensitive bëhet në mënyrë të rregullt;
• Vonesat e administrueseve në qendra të testimit, shkaktojnë ngecje të procesit;
• Listat e kandidatëve kanë mangësi;
• Nxënësit nuk informohen korrektësisht për mbushjen e fletës elektronike;
• Nxënësit ndihmohen nga administruesit;
• Bashkëpunimi dhe kopjimi dukuri që nuk përmirësohet;
• Përgjegjësia e administruesve është shumë e ulët;
• Përdorimi i pajisjeve teknologjike ndihmon procesin e kopjimit;
• Nxënësit përjashtohen nga procesi i testimit;
...