2016-TA, NDRYSHIME RADIKALE NË SKENËN POLITIKE – EKONOMIKE NË SHQIPËRI
Roland BADEMI / Viti 2016 do jetë një vit i mbushur me shumë gjasa nga veprimtari, të cilat do sjellin një ndryshim radikal në jeten politiko – ekonimike të Shqipëris dhe shqiptarve. Disballancimi ndërmjet zhvillimit figurativ të politikës në Shqipëri dhe predikimeve të saj ne raport me gjendjen aktuale ekonomike të ç’do shtetasi shqiptar, bazuar në statistika dhe të dhëna nga instuticone të BE, si dhe atyre joqeveritare, shfaqin një tablo të zymtë dhe jo shpresdhënse për të ardhmen. Ngerci politik i prapaskenave si dhe vallja e miljardave dollarë që kanë qarkulluar në Shqiëri gjatë gjithë periudhës mbas komuniste, tashmë kanë rënë në syrin dhe mikroskopin e “shqiponjave”… Por nuk jam nga ata që do shprehesha se ç’farë duhet bërë tani, mirë do të qe , që ata që menduan se mundë të jenë pjesë drejtuese e këtij vendi, të kishin marrë me kohe masa për të pasur nën kontroll gjëndjen. Do jetë dikush që do mbajë përgjëgjësinë për zbatimin e urdhrave dhe planeve të BEsë. me hir apo me pahir do detyrohen t’i zbatojnë ato, duke filluar nga spastrimet brenda vetes tyre dhe atyre që i rrethojne, si dhe deri te qytetari më i thjeshtë i Repubikës së Shqipërisë. Eshtë për të ardhur keq nëse në këtë periudhë nuk do ekzistojë bashkëpunimi, mirkuptimi i atyre forcave politike që me të vërtete kërkojnë dhe besojnë në një