KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT
Roland BADENI / Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e krijuar e formuluar nga kasta Politike Shqiptare e cila bazohet në të, deri më sot, ka shkelur në mënyrë flagrante interesat Kombëtare, duke përfituar nga “Dritaret e Hapura” që ka lënë kjo Kushtetutë, për t’u abuzuar me ligjet me interpertimet sipas interesave të ligjvënsve, kunder interesave Kombëtare. Për sa kohë do vazhdojë të jetë pikë referimi kjo Kushtetutë, fenomene si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës në poste publike, mos qartësia në ligje dhe kërkesa e llogarisë ndaj instuticioneve publike dhe ligjvënse, pengesat që nxjerr kjo Kushtetutë për mos ushtrim kontrolli ndaj tyre. Lënia në dilemë e kompetencave se kush duhet të ushtrojë këto kontrolle, fshirja nga arkivat e detyrimeve ligjore mbas 5 vjetësh të çdo përfaqësuesi në postet drejtuese shtetërore me arsyetimin se ju ka kaluar koha, e plot e plot shkelje të ligjeve të cilat në Kushtetutat e vëndeve europiane përbëjnë shkelje flagrante të ligjit. Ndërkohë që në Shqipëri ekzistojnë dhe janë në stadin fuqi plotë. Kaq “Bukur” është formuluar Kushtetuta jonë, sa arrin të parashikojë dhe nëse dikush do përpiqej të vinte Drejtësinë në vend, ai të quhej i padëshirushëm. Pra, siç e kuptoni, BEja thërret çdo ditë, se në Partitë Politike në Shqipëri u janë afruar pozita, elementëve që kanë lidhje me korrupsionin, Kjo skemë, nëse dëshirojmë të jemi pjestar të familjes europiane duhet të ndryshoje, për ndryshe dera e Europës për Shqipërin do jetë e mbyllur.