Pandeshkueshmeria ne fushen e prokurimeve publike

Page 9

Shqipëria mbetet ende një nga vendet më të varfra të Evropës dhe plot sfida për të ardhmen. Si çdo vend tjetër i bllokut lindor, Shqipëria u përball me vështirësi të mëdha ekonomike gjatë dy dekadave të para pas rënies së komunizmit. Ekonomia ka ecur drejt liberalizimit të tregjeve, nëpërmjet proceseve të privatizimit (të cilat sot gjithmonë e më shumë kanë formën e partneriteteve publike dhe koncesioneve) dhe Shqipëria ka qenë e aftë të ruajë ritme pozitive rritjeje dhe qëndrueshmëri financiare, pavarësisht krizës së vazhdueshme ekonomike dhe vështirësive të tranzicionit. Para krizës financiare globale, Shqipëria ishte një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke gëzuar norma reale rritjeje vjetore prej 6%, shoqëruar nga reduktimi i shpejtë i varfërisë. Por, pas vitit 2008 rritja mesatare u përgjysmua dhe në sektorët publikë dhe të jashtëm lindën disbalanca makroekonomike. Ritmi i rritjes u pasqyrua tek varfëria dhe papunësia: ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, varfëria në vend u përgjysmua (në rreth 12.4%) por në vitin 2012 u rrit sërish deri në 14.3 %. Papunësia u rrit në 16.9 % në vitin 2013, nga 12.5% që ishte në vitin 2008, ku papunësia e të rinjve arriti 26.9 %. Normat e publikuara nga INSTAT për vitin 2014 kanë shënuar rritje të mëtejshme të këtyre parametrave matës.

DISA SHKAQE QË STIMULOJNË PANDËSHKUESHMËRINË NË VEPRIMTARINË E KPP

2. SFONDI

Ritmet e rritjes ekonomike mbi 3% gjatë vitit 2011 u moderuan në vitet 2012 dhe 2013, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën e përkeqësuar në Eurozonë, si dhe situatën e vështirë të sektorit energjetik. Rritja reale e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB) ra në pikën e ulët -2.3% në tre-mujorin e tretë të vitit 2013. Burimet kryesore mbeten remitancat, importet dhe investimet e huaja, të cilat kanë pësuar goditje nga kriza globale, duke sjellë si rezultat ulje të kërkesës në vend, zhbalancim fiskal dhe rritje të nivelit të varfërisë. Shqipëria është fokusuar tek rimëkëmbja dhe rritja ekonomike në një mjedis të jashtëm të vështirë, duke zgjeruar dhe mbështetur përfitimet sociale të vendit dhe duke reduktuar ndërkaq, cenueshmërinë nga ndryshimet klimaterike, veçanërisht përmes përmirësimit të menaxhimit të burimeve ujore. Sfidat kyçe për përparimin e Shqipërisë përfshijnë: luftën

7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.