Komentar i ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit"

Page 45

Res Publica

Pra, kufizimi i të drejtës së informimit kërkon plotësimin e të tre kushteve së bashku: (1) është i domosdoshëm; (2) është proporcional, dhe (3) dëmton një prej katër interesave të renditur më lart në pikat a, b, c dhe ç. Nëse njëri nga kushtet nuk plotësohet atëherë informacioni duhet të bëhet publik. Nëse kufizimi është i domosdoshëm, por jo proporcional (jo në raport të drejtë me nevojën e diktuar) atëherë aksesi në informacion nuk duhet të kufizohet (ose të paktën pjesërisht). Neni 17 shprehet konkretisht se, pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij. Kjo nënkupton që arsyet e dhëna nga autoritetet për të imponuar një kufizim mbi të drejtën e informimit duhet të jenë relevante dhe të mjaftueshme dhe se kufizimi duhet të jetë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur. Në lidhje me kategorinë e dytë, e drejta për informim kufizohet në rast se kufizimi është i domosdoshëm, proporcional dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm: a) Sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar; b) Parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale; c) Mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor; ç) Mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike; d) Formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit; dh) Barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor; e) Këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike; (në këtë kontekst janë përfshirë bisedimet e lira midis zyrtarëve, të cilët edhe mund të mbajnë qendrime në dukje të gabuara në kuadër të analizës së proporcionalitetit për një vendimmarrje të caktuar. Këto këshillime e diskutime paraprake nuk janë finale dhe nuk kanë efekte ligjore, përveç se ndikojnë në bindjen e brendshme dhe në ngjizjen paraprake të një arsyetimi të mëvonshëm nga ana e organit vendimmarrës. Për shembull, bisedimet e gjyqtarëve në një dhomë këshilli para se të marrin vendimin janë konfidenciale dhe kështu nuk mund të bëhen 43


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.