Efektiviteti i ndihmes juridike ne procesin penal ne shqiperi res publica mars 2016

Page 9

Sa larg jemi prej standardeve ndërkombëtare? - Res Publica 2016

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Në kuadrin e projektit të mbështetur nga Iniciativa për të Drejtat e Njeriut të Fondacionit Shoqëria e Hapur (Open Society Foundation’s Human Rights Initiative), Res Publica ndërmori një kërkim dhe përgatiti një studim për efektivitetin e ndihmës juridike të dhënë nga avokatët e caktuar nga shteti, dhe për përputhshmërinë e ndihmës juridike me standardet ndërkombëtare në këtë fushë. Studimi përmban një analizë dhe vlerësim të skemës aktuale të ndihmës juridike në procesin penal. Informacioni paraprak është marrë nga 5152 vendime penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vitet 2013 – 2014, dhe studimi i thelluar i dosjeve penale për 100 prej këtyre vendimeve, lidhur me pesë kapituj të ndryshëm veprash penale (50 çështje ku i pandehuri është mbrojtur nga një avokat i caktuar kryesisht dhe 50 çështje ku i pandehuri është mbrojtur nga avokat i zgjedhur prej tij). Të dhënat u shoqëruan me opinionine marrë nga intervistimi i tre fokus grupeve (që konsistojnë në 10 avokatë të listës së avokatëve që caktohen kryesisht, 10 gjyqtarë dhe 10 prokurorë) dhe nga monitorimi i 200 seancave gjyqësore (68 prej të cilave i pandehuri është mbrojtur nga avokat i caktuar kryesisht dhe në 132 të tjerat i pandehuri është mbrojtur nga avokat i caktuar nga ai vetë). Rezultatet e analizës së të dhënave tregojnë se skema e ndihmës juridike në procesin penal në Shqipëri është në kushtet e nevojës 7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.