Efektiviteti i ndihmes juridike ne procesin penal ne shqiperi res publica mars 2016

Page 87

Sa larg jemi prej standardeve ndërkombëtare? - Res Publica 2016

Në Vendimin Unifikues nr. 30, datë 28.01.1999 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, arsyetohet se: “Në rastin në gjykim përderisa organi procedues dhe gjykata në të gjitha fazat, të pandehurit të mitur, në mungesë i kanë caktuar kryesisht me vendim, avokatin mbrojtës A.K. Duke u caktuar avokati si përfaqesues i të pandehurit me vendim të gjykatës nuk është e nevojshme që ai të pajiset me akt përfaqesimi tjetër nga vetë i pandehuri apo të afërmit për të apeluar vendimin e dënimit të tij nga gjykata e shkallës së parë. Të pandehurit të mitur dhe aq më tepër në mungesë, garancia e sipërme buron dhe nga nenet 1 dhe 6 të Kodit Pr. Penale dhe Nr. 17, 28 dhe 31 të Kushtetutës, të cilat janë në përputhje dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e të Miturve. Detyrimi ligjor i parashikuar nga neni 410/2 i Kodit Pr.Penale që kunder vendimit të dhënë në mungesë, mbrojtësi mund të bëj ankim vetëm kur është i pajisur me një akt përfaqësimi; duhet të kuptohet për mungesën dhe largimin e vullnetshëm të pandehurit, të parashikuar nga neni 352 të Kodit Pr. Penale.” Në lidhje me të miturit, Gjykata e Lartë ka bërë një përjashtim, duke u shprehur se vendimi i organit procedues apo gjykatës për caktimin e mbrojtësit kryesisht për të miturin, përbën një garanci dhe nuk është e nevojshme paisja me një akt përfaqësimi. Kjo për shkak se mbrojtësi i caktuar kryesisht supozohet se merr rolin e një “kujdestari ad hoc” vetëm përsa i përket mbrojtjes së interesave të tij në lidhje me çështjen penale. Këtu mund të ketë hapësirë për studime të ardhshme me qëllim identifikimin e problemeve në lidhje me mungesën e njoftimit të kujdestarit ligjor të të miturit ose personit me aftësi të kufizuara, me pasojë mungesën e tagrave të përfaqësimit të avokatit të caktuar nga organi procedues.

85


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.