Efektiviteti i ndihmes juridike ne procesin penal ne shqiperi res publica mars 2016

Page 24

Efektiviteti i ndihmës juridike në procesin penal në Shqipëri

parim ngarkon gjyqtarët, prokurorët dhe policinë me detyrimin për të siguruar që personave që paraqiten para tyre pa një avokat, sepse nuk mund ta paguajnë atë, duhet t’u sigurohet ndihmë juridike falas. Një aspekt vërtetë inovativ i Parimeve të OKB-së 2012 është zgjerimi dhe thellimi i fushës së zbatimit dhe përmbajtjes së ndihmës juridike. Siç sqarojnë Udhëzimet nr. 4 deri nr. 6, e drejta për ndihmë juridike është një e drejtë e shumëfishtë, e cila përfshin forma të ndryshme veprimesh, duke filluar nga mbrojtja ligjore e duke vijuar në edukimin ligjor dhe aksesin ndaj informacionit ligjor. Ndihma juridike duhet të vihet në dispozicion të përfituesve gjatë gjithë fazave të procedimit. Ajo duhet të mundësohet gjatë gjithë spektrit të marrëdhënies së një personi me sistemin gjyqësor, duke nisur që nga momenti kur ai është thirrur në stacionin policor si i dyshuar,9 si viktimë ose si dëshmitar e deri në përfundim të procesit. Udhëzimi nr. 6 i bën thirrje shteteve që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të informuar personat e sapo burgosur për të drejtat e tyre në burg, si dhe të sigurojnë që avokatët dhe ndihmësit ligjorë të vizitojnë burgjet me qëllim që t’u ofrojnë këshilla ligjore dhe t’i ndihmojnë të burgosurit në një mori çështjesh, siç janë procedimet disiplinore ndaj tyre apo ankesat për kushtet e paraburgimit. Parimet e OKB-së 2012 vendosin gjithashtu një theks të veçantë në nevojën për të promovuar cilësinë e ndihmës juridike falas. Udhëzimi 9

22

Sipas paragrafit 8 të Parimeve të OKB-së 2012: “Për qëllim të Parimeve dhe Udhëzimeve, termi “ndihmë juridike” përfshin këshilla juridike, ndihmë dhe përfaqësim për personat e ndaluar, aakuzuar, ose të akuzuar për një vepër penale dhe për viktimat dhe dëshmitarët në procesin penal, ndihmë që është dhënë me asnjë kosto për ata që nuk kanë mjete të mjaftueshme ose kur e kërkojnë interesat e drejtësisë. Për më tepër, “ndihma juridike” ka për qëllim që të përfshijë konceptet e edukimit ligjor, aksesin në informacionet ligjore dhe shërbimet e tjera të ofruara për personat nëpërmjet mekanizmave alternative hume e rregullttë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe proceseve restauruese të drejtësisë.”


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.