Efektiviteti i ndihmes juridike ne procesin penal ne shqiperi res publica mars 2016

Page 194

Efektiviteti i ndihmës juridike në procesin penal në Shqipëri

Pavarësia 64. Shtetet duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurimit të pavarësisë së avokatëve të ndihmës juridike nga policia dhe prokuroria. Parimet dhe Udhëzimet e OKB-së theksojnë se është e rëndësishme që avokatët e ndihmës juridike të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre “të lirë dhe të pavarur” pa ndërhyrjen e shtetit.79 Parimet dhe Udhëzimet e OKB-së rekomandojnë ngritjen e një organi kombëtar për të koordinuar ndihmën juridike, duke specifikuar se ai duhet të jetë “i lirë nga ndërhyrje të panevojshme politike apo gjyqësore, të jetë i pavarur nga qeveria në vendimmarrjet që lidhen me ndihmën juridike dhe nuk duhet të jetë subjekt i urdhërimit, kontrollit ose kërcënimit financiar të ndonjë personi ose autoriti në kryerjen e funksioneve të tij, pavarësisht nga struktura e tij administrative”.80 Ata gjithashtu rekomandojmë zhvillimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë për të garantuar efektivitet, transparencë dhe llogaridhënie në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike. 65. KEPT-ja ka patur disa ankesa se avokatët e ndihmës juridike kishin “mbajtur anën e policisë, p.sh. duke u përpjekur të bindin klientët e tyre të pranojnë çdo gjë për të cilën ata dyshohen“.81 NPT-ja ka theksuar edhe rëndësinë që shtetet të kenë një kornizë ligjore që i lejon avokatët e ndihmës juridike të kenë “pavarësi funksionale dhe autonomi buxhetore për të garantuar ndihmë juridike falas për të gjithë të burgosurit që e kërkojnë atë”.82 79 80 81 82

192

Parimet dhe Udhëzimet e OKB-së, Parimi 2, paragrafi16 dhe Parimi 12, paragrafi 36. Parimet dhe Udhëzimet e OKB-së, Udhëzimi 59. Raport mbi vizitën në Armeni kryer nga KPT-ja nga 2 - 12 prill 2006, KPT / Inf (2007) 47, paragrafi 23; Raporti mbi vizitën në Kroaci kryer nga KPT-ja nga 4-14 maj të vitit 2007, KPT / Inf (2008), 29, paragrafi 19. Raporti i pestë vjetor i NPT për periudhën janar-dhjetor 2011, 19 mars 2012, Dok. i OKB-së. CAT / C / 48.3, paragrafi 78.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.