E drejta e strehimit dhe siguria e strehes

Page 35

Programi i kredisë së subvencionuar

Kredi me kushte lehtësuese jepet për banesat që janë në tregun e lirë dhe zbatohen nga bankat e nivelit të dytë. Shuma e kredisë që përfiton çdo familje varet nga disa faktorë dhe ajo ndryshon nga qyteti në qytet. Faktorët që ndikojnë në shumën e kredisë janë: • • • •

Vlerat e banesave në tregun e lirë në atë qytet; Struktura familjare; Normat e strehimit; Aftësia paguese e familjes (përfitojnë familjet me të ardhura mesatare).

Masa e subvencionit, që rezulton në fund të periudhës së maturimit të kredisë, nuk duhet të kalojë më shumë se 100% të vlerës së banesës. Në rast se nga llogaritjet rezulton një subvencion më i madh për përballimin e kësteve të kredisë, familja përzgjidhet për t’u trajtuar me banesë sociale me qira ose me truall të pajisur me infrastrukturë, ku familja mund të ndërtojë vetë banesën. Ministria, që mbulon fushën e strehimit, subvencionon interesin e kredisë, nëpërmjet fondeve të planifikuara në projektbuxhetin afatmesëm. Masa e subvencionit të interesave të kredisë (subvencioni), për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti është e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë me interesin prej 3% dhe 0% në vit që paguan familja mbi principalin e kredisë.

SA LARG JEMI PREJ STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE

F.

Njësitë e qeverisjes vendore pranojnë dhe vlerësojnë kërkesat e aplikantëve dhe i miratojnë ato në Këshillat e tyre Bashkiakë, duke mos pasur asnjë detyrim financiar. Përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të dokumentacionit të dorëzuar dhe kritereve të përgjithshme për t’u strehuar, sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore. Familjet përfituese duhet të plotësojnë këto dy kushte: • Të mos disponojnë banesë në pronësi; • Të kenë të ardhura mujore brenda kufijve të miratuar nga ministria e linjës në bashkëpunim me bankën . Në përgjithësi, të gjithë qytetarët/familjet që kanë nivelin e të ardhurave në kufijtë nga 31.618 lekë në 109.875 lekë, si dhe që nuk kanë banesë në pronësi, pra janë të regjistruar si të pastrehë për t’u trajtuar në programin e banesave me kosto të ulët, mund të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi i kredisë . G.

Programi i grantit të vogël

Grantet e vogla përfitohen nga bashkitë nëpërmjet aplikimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe destinohen vetëm për familjet e komunitetit Rom dhe Egjiptian. Edhe pse ky grant është përdorur në pak raste për ndërtimin e banesave të reja, tendeca e strukturave të bashkisë është të mos e orientojnë atë për këtë qëllim për shkak se ligji lë

33


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.