Revista "Fjala" - ISSUE 2

Page 1


06

Trafikimi i qënieve njerëzore dhe shfrytëzimi seksual i gruas

Elona Rusi Karacalarlı / Analizë

11

Mendja e zemrës Gëzim Dauti / Mjekësi

18

Mësimi gjatë gjithë jetës, rikthimi i adulteve në shkolla

22

Kartat e kreditit

28

Modernizmi dhe kultura shqiptare

34

Femra shqiptare, media dhe femijët

Albano Zhapaj / Arsim

Refik Nebiu / Ekonomi

Ervin Shkulaku / Histori

Leonard Seferi / Sociale


Përmbajtja

37

Interesi bankar Ergys Neziri / Financë

42

Ndërrimi i sistemit politik në luginën e Preshevës

Shpëtim Hyda / Politikë

45

Lura (një perlë e natyrës shqiptare)

50

Gentjan Lami / Turizëm

Mërgimi

Gentjan Lami / Letërsi


nga Paja Jovanoviรง


Editorial

T

ë nderuar miq! Në numrin e dytë të revistës mujore mbarëshqiptare Fjala do të ketë: Tema rreth jetës sociale dhe që bëjnë fjalë për femrën

shqiptare në përgjithësi, vështirësitë që ajo has në shoqëri. Modernizmi dhe shqiptarët është një tjetër shkrim, i cili flet për kulturën shqiptare, përmasat e modernizmit dhe ndikimin e ndërsjelltë të njëra-tjetrës . Rëndësia dhe filozofia e arsimit, si kusht parësor për mirëqenie, solidarizim dhe zhvillimin e një shoqёrie. Sigurisht që Gëzimi flet për nje temë mjaft interesante qё ёshtё lidhja midis trurit dhe zemrёs dhe të ashtuquajturën “truri i zemrës”. Në njё fjali thotë: stresi kronik dhe i pakontrolluar pёr njё kohё tё gjatё shkakton gjashtë herё mё shumё sёmundje zemre dhe kancer sesa mund tё shkaktojё pirja e duhanit, kolesteroli i lartё nё gjak dhe tensioni i lartё i gjakut.

Interesi bankar, ç’është interesi dhe reflektimi i tij tek njerëzit.

Huadhënia dhe huamarrja, dy gjestet më të pakëshillueshme në sistemin bankar. Njohuri mbi kartat e kreditit, të mirat dhe të këqijat e përdorimit të tyre.

Përveç këtyre do të ketë edhe histori, sociale, mediatikë, eko-

nomi, dhe biografi. Sigurisht që në një shkrim flitet për bukuritë madhështore të vendit tonë, posaçërisht për Lurën përrallore. Qëllimi është rritja e vetëdijes për dhuratat e mrekullueshme që na ka bërë zoti dhe ti vlerësojmë ato. Pёr mё tepёr ju ftojmё qё tё shfletoni brendёsinё e revistёs. Mirpresim sygjerimet dhe reagimet tuaja. Fjala jonë me ju gjëmon më shumë! ( nga REDAKSIA )


Elona Rusi Karacalarli (Shqipëri) dega Marrëdhënie Ndërkombëtare(PhD), Universiteti Dokuz Eylul Izmir / Turqi

Historikisht shtetet kanё deklaruar skllavёrine si tё paligjshme dhe organizatat ndёrkombёtare gjithashtu kanё formuluar deklarata tё ndryshme kundёr skllavёrisë, por sot hasim metoda tё reja tё skllavёrise siç ёshtё trafikimi i gruas pёr shfrytёzim seksual, pasi gratё viktima tё kёtij trafiku pёrgjithёsisht janё tё detyruara tё jetojnё dhe punojnё nё kushte skllavёrie.


T

rafikimi i qёnieve njerёzore ёshtё njё industri nё rritje mjaft pёrfituese. Viktimat e trafikimit njerёzor nё pёrgjithesi shfrytёzohen pёr prostitucion ku pёrfshihen edhe fёmijё nёn moshen 16 vjeç dhe punё e detyruar, ndёrkohё qё ekzistojnё edhe mёnyra tё tjera shfrytezimi si martesa tё detyruara, lypje, vjedhje, shitje organesh dhe adoptim tё foshnjave. Statistika tё sakta pёr numrin e viktimave tё trafikimit janё tё pamundura pёr vetё faktin se ky lloj trafikimi ёshtё i paligjshёm. Gjithsesi, mendohet se 800.000 njerёz 75% e tё cilёve janё gra, trafikohen çdo vit jashtё kufijve kombёtare.1 Drejtimi gjeografik i trafikimit tё qёnieve njerёzore ёshtё pёrgjithësisht nga vёndet e varfёra drejt atyre tё pasura. Azia mendohet tё jetё burimi mё i madh i trafikimit tё qёnieve njerëzore pёr shfrytezim seksual, por shtetet e ish Bashkimit Sovjetik si dhe shtetet e Evropёs Jugore qё nga viti 1990, zënё gjithashtu njё vёnd tё rёndësishëm nё kёte drejtim. Nga ana tjetёr, shtete tё ndryshme tё Azisë, Lindjes sё Mesme, Evropёs Perёndimore dhe Amerikёs Veriore janё vёndet nё tё cilat dёrgohen dhe shfrytëzohen viktimat.2 Trafikimi i qёnieve njerёzore shpeshherё shihet si transport klandestin i qёnieve njerёzore gjё qё shkakton edhe mostrajtimin si duhet tё viktimave tё trafikuara. Prandaj do tё doja tё theksoja ndryshimin midis kёtyre tё dyjave. Transporti klandestin i qёnieve njerёzore ёshtё thjeshtë transporti i paligjshëm i njerёzve nga njё vёnd nё njё tjeter, i cili ju mundёsohet personave nё kёmbim shumash tё konsiderueshme parash. Pas kёtij transporti lihen tё lirë nё vendin e mbёrritjes, ndryshe nga trafikimi i qёnieve njerёzore ku personat pasi transportohen vazhdojnё tё shfrytёzohen nga rrjetet trafikuese. Dallimi midis viktimave tё trafikimit dhe klandestinёve ёshtё i vёshtirë, prandaj shumicёn e rasteve viktimat e trafikimit trajtohen si klandestinё dhe nuk iu jepet mbёshtetja e nevojshme, pёrkundrazi dёrgohen mbrapsht nё shtetin e origjinës ku kёto viktima hasin rrezik pёr jetën e tyre dhe bien sёrish preh e rrjeteve shfrytёzuese. Fakti pse shfrytёzimi seksual i gruas nёpёrmjet trafikimit tё qёnieve njerёzore ёshtё njё temё e rёndesishme ёshtё lidhja e saj me abuzimin e tё drejtave tё njeriut dhe veçanёrisht tё gruas, me terrorizmin ndёrkombёtar, krimin e organizuar, me probleme shёndetsore, pabarazinё gjinore etj.


Sё bashku me trafikimin e armёve dhe lёndeve narkotike, trafikimi i qёnieve njerёzore dhe nё veçanti trafikimi i gruas, ёshtё njё nga sektorёt mё fitimprurës pёr krimin e organizuar, por pёr ironi tё fatit trafikimi i gruas i cili vë nё rrezik drejt pёr drejt jetёn e kёtyre viktimave, ёshtё krimi mё pak i dёnuar ndёr të tjerё. Kjo ёshtё dhe arsyeja pse ky lloj trafiku ёshtё gjithnjё e nё rritje. Ёshtё mё me pak rrezik pёr trafikuesit dhe mё shumё fitimprurёs pasi siguron tё ardhura tё vazhdueshme. Prandaj nёse shtetet dhe organizatat ndёrkombёtare janё pro luftёs kundёr krimit tё organizuar, ato duhet tё fillojnё me parandalimin e trafikimit tё gruas pёr shfrytёzim seksual. Pёr mё tepёr, kohёt e fundit krimi i organizuar ka rezultuar tё ketё lidhje me terrorizmin ndёrkombёtar.3 Gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme pse shtetet dhe organizatat ndёrkombёtare duhet tё marrin masa tё menjёhershme pёr tё

parandaluar trafikimin e gruas pёr shfrytёzim seksual. Njё tjetёr arsye e rёndesishme ёshtё lidhja e tij me abuzimin e drejtpёrdrejtё tё tё drejtave tё njeriut. Historikisht shtetet kanё deklaruar skllavёrine si tё paligjshme dhe organizatat ndёrkombёtare gjithashtu kanё formuluar deklarata tё ndryshme kundёr skllavёrisë, por sot hasim metoda tё reja tё skllavёrise siç ёshtё trafikimi i gruas pёr shfrytёzim seksual, pasi gratё viktima tё kёtij trafiku pёrgjithёsisht janё tё detyruara tё jetojnё dhe punojnё nё kushte skllavёrie. Vetё fakti qё gruaja shitet njёsoj si njё produkt tregu ёshtё abuzim i tё drejtave themelore tё njeriut.

Masat qё duhen marrё nga shtetet dhe organizatat ndёrkombёtare janё lufta kundrejt pabarazisё gjinore si dhe bёrja e ditur nё shkallë tё gjёrё se gruaja nuk ёshtё produkt pёr tu shitur.

Gratё viktima tё trafikimit njerёzor tё shfrytёzuara pёr prostitucion pёrballen shpeshherё me kёrcёnime, pёrdhunime, tortura tё ndryshme si dhe vrasje.4 Trafikimi i gruas pёr shfrytёzim seksual shkakton njё rrezik tjetёr pёr njerёzimin i cili ka tё bёjё me shёndetin dhe sёmundjet seksualisht tё transmetueshme si AIDS5, ndёrkohё qё shumica e grave tё shfrytёzuara pёr prostitucion vuajnё edhe nga sёmundje mendore tё shkaktuara nga traumat qё sjell shfrytёzimi i tyre. Pёr mё tepёr ekzistojnё edhe probleme sociale qё janё rezultat i trafikimit tё gruas pёr shfrytёzim seksual. Afёrsisht gjysma e grave tё detyruara tё prostitucionojnё pёrballen me shtatzëni dhe afёrsisht gjysma e kёtyre grave shtatzëne i lindin fёmijët e tyre tё cilёt dёrgohen nё shtëpi fёmijësh apo adoptohen, ose qёndrojnё me nёnat e tyre ku pёrballen me abuzime tё tё drejtave tё njeriut ose vetё ata krijojnё njё rrezik


social pёr shoqerinё ku ata jetojnё. Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs kanё qёnё tё parёt qё kanё filluar haptazi nё shkallё ndёrkombёtare luftёn kundёr trafikimit pёr shfrytёzim seksual. Gjithsesi ligjet nё kёtё drejtim kanё filluar tё ndryshojnё vetёm pas vitit 20006. Sot janё tё pakta shtetet nё tё cilat ekziston njё legjislaturё nё ndihmё tё viktimave tё trafikuara, por edhe nё rastet kur legjislatura ekziston shpeshherё nuk aplikohet. Nё shumicёn e rasteve ai qё fiton ёshtё tutori i viktimave siç thekson Stone7. Dhe kjo

ndodh ose pёr faktin qё shtetet nuk kanё legjislaturёn dhe infrastrukturёn e duhur pёr tu pёrballur me viktimat e shfrytёzuara seksualisht ose pёr shkak tё korrupsionit nё agjensitё shtetёrore. Pёrveç shteteve, organizata ndёrkombёtare si Organizata e Kombeve tё Bashkuara apo Bashkimi Evropian gjithashtu kanё marrё masa pёr tё luftuar kundёr trafikimit tё qёnieve njerёzore. Pavarёsisht gjithё kёtyre masave tё marra nga shtetet dhe organizatat ndёrkombёtare, trafiki-

mi i gruas pёr shfrytёzim seksual vazhdon dhe ёshtё nё rritje. Dy arsye nga mё kryesoret pёr kёtё ёshtё sё pari pabarazia gjinore si dhe kёrkesa nga konsumatorё tё shumtё pёr prostitucion, çka bёn normale shitjen e gruas si produkt tregu. Masat qё duhen marrё nga shtetet dhe organizatat ndёrkombёtare janё lufta kundrejt pabarazisё gjinore si dhe bёrja e ditur nё shkallë tё gjёrё se gruaja nuk ёshtё produkt pёr tu shitur. Pёrveç kёsaj, shtetet duhet tё marrin masa nё bashkёpunim me njëra tjetrёn duke filluar


nga shtetet e origjinёs, atyre tranzite dhe shtetet e destinacionit. Mbi tё gjitha, ajo qё ёshtё mё e rёndësishme ёshtё marrja e masave pёr tё parandaluar rrёnjёt e trafikimit njerёzor. Rrёnjёt janё tё shumta por duhen vёnё nё dukje ato mё kryesoret tё cilat kanё tё bёjnё me varfёrinё dhe pashkollimin e grave tё trafikuara. Prandaj edhe drejtimi i trafikut njerёzor rezulton tё jetё nga shtetet e varfëra drejt atyre tё pasura. Shumica e grave tё trafikuara pёr arsye ekonomike pranojnё punё tё ofruara jashtё kufijve tё shteteve ku ato jetojnё dhe shumicёn e rasteve ato nuk janё nё dijeni se çfarё i pret jashtё kufirit. Nёse arsyeja mё kryesore ose rrёnjёt qё çojnë nё trafikimin e gruas pёr shfrytёzim seksual janё varfёria dhe kjo dihet nga shtetet dhe organizatat ndёrkombёtare, atёherё zgjidhja e problemit ose eliminimi i tij nё njё farё mёnyre ёshtё i qartё. Pse pra ky problem nuk ka mundur tё zgjidhet deri mё sot? Mos ndoshta shtete tё ndryshme janё tё korruptuara nga ky biznes i paligjshem dhe nuk mund 10 stylus magazine

tё veprojnё? Apo ndoshta shtetet nuk i venё rёndёsi figurёs tё gruas dhe ndikimit tё saj nё shoqёri? Njё tjetёr arsye mund tё jetё edhe fakti se zgjidhja e problemit nga rrёnjёt pёrfshin ndihmё pёr shtetet e varfёra nga ato tё pasura dhe kjo do ti kushtonte shumё botёs perёndimore. Cilado qoftё arsyeja, ajo duhet parё dhe riparё pasi trafikimi njerёzor ёshtё njё problem global dhe jo kombёtar, sidomos nё kohët e sotme nё njё botё mё se globale. elona.rusi@yahoo.com

Burimet 1. Central Intelligence Agency, (2009). The world Fact Book: Field Listing – Trafficking in Persons. Marrë nga https:// www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/ fields/2196.html 2. F. T. Miko, (2007). International Human Trafficking. Ne: K. L. Tachuk, (Ed.), Transnational Threats: Smuggling and Trafficking in Arms, Drugs and Human Life, (fq. 36-52). London: PraegerSecurity International. fq. 40. 3. F. T. Miko, (2007). International Human Trafficking. Ne: K. L. Tachuk, (Ed.), Transna-

tional Threats: Smuggling and Trafficking in Arms, Drugs and Human Life, (fq. 36-52). London: PraegerSecurity International. fq. 36. 4. L. Fergus, (2005), Trafficking in Women for Sexual Exploitation. The Australian Institute for Family Study, Briefing No.5. 5. J. S. Goldstain, (2005), International Relations, Sixth Edition, New York: Pearson Longman. fq. 449. 6. F. T. Miko, (2007). International Human Trafficking. Ne: K. L. Tachuk, (Ed.), Transnational Threats: Smuggling and Trafficking in Arms, Drugs and Human Life, (fq. 36-52). London: PraegerSecurity International. fq. 43. 7. A. Stone, (1999), How the Sex Trade Becomes a Slave Trade: the Trafficking of women to Israel. Middle East Report. Trafficking and Transiting: New Perspectives on Labor Migration, 211, 36-38. fq. 37.


Gezim Dauti (Shqipëri) dega Mjeksi, Universiteti Ege Izmir / Turqi

A J D N ME

e

Zemra ka tё paktёn 40.000 qeliza nervore qё punojnё tё pavarura nga truri qё formojne sistemin nervor tё zemrёs

Z

S Ë R M E

Z

emra! Sa e dёgjojmё kёtё fjalё tё gjithёve me shumё mundёsi na vjen ndёrmend simboli i dashurisё. Mbi zemrёn e njeriut janё thёnё shumё fjalё e janё shkruar shumё histori. Pёr forcёn qё ajo mbart janё thurur shumё kёngё e janё treguar shumё legjenda madje edhe bestytni. Nuk ka vepёr artistike tё antikitetit e as tё asaj moderne qё tё mund tё mos flasё mbi forcёn e ndjenjave, tё dashurisё, urrejtjes, hidhёrimit qё zemra e njeriut mbart. Pothuajse tё gjitha fetё hyjnore, zemrёs dhe besimitstylus qёmagazine ajo mban 11


dhe jepet njё rёndёsi e pakrahёsueshmё. Por vallё a ёshtё me tё vёrtetё zemra edhe nga ana biologjike ajo ç’ka na ёshtё treguar ne deri me sot? A ka zemra me tё vёrtetё gjithё kёtё forcё qё ne besojmё apo ёshtё thjesht njё organ qё pompon gjakun nёpёr damarёt tanё? Edhe pse nё shumicёn e librave klasikё tё fiziologjisё sё njeriut truri tregohet si qendra e cila drejton tё gjitha organet e tjera, vitet e fundit po shtohen kёrkimet tё cilat tregojnё sesi zemra me anё tё lёndeve kimike ndikon shumё organe tё ndryshme tё trupit dhe bёn qё ato tё punojnё nё mёnyrё harmonike. Shumё kёrkime tё tjera qё janё bёrё vitet e fundit po vёrtetojnё gjithnjё e mё tepёr se zemra edhe truri punojnё bashkё madje nё disa prej kёtyre kёrkimeve qё sipas kёsaj qasjeje tё re ka filluar tё mbizoterojё mendimi sё nё kёtё bashkёpunim tё trurit dhe zemrёs mё tepёr se ç’kontrollon llogjika dhe mendja, ndjenjat janё ato qё komandojnё llogjikёn dhe mendimet. Ndjenja tё tilla siç janё frika, inati, dashuria bёjnё qё nё tru tё zhvillohen shumё mendime tё mёnjёhershme mirёpo e anasjellta nuk ndodh;1 sepse mendimit i duhet shumё kohё tё kthehet nё ndnjejё. Si pasojё e kёtij funksionimi tё sistemit tё njeriut ndodh qё dyshimet, 12 stylus magazine

frika, dhimbjet, marazi, tё mos zhduken menjёherё pasi njeriu kёrkon tё mёsojё diçka tё re. Kjo do tё thotё qё kontrolli i vullnetit tё njeriut mbi ndjenjat ёshtё i dobёt ndёrsa aftesia e ndjenjave tona pёr tё kontrolluar vullnetin e njeriut ёshtё shumё herё mё e fuqishme. Sepse lidhjet qё shkojnё nga qёndrat e ndjenjave drejt qёndrave tё mendimit tё vetёdijshёm nё trurin e njeriut janё shumё herё mё te fuqishme dhe ndikuese. Kjo shihet edhe nё muajt e para tё jetёs tё njeriut kur janё vetёm ndjenjat ato qё ndikojnё bebet ndёrsa pёr mendime tё mirfillta as qё nuk bёhet fjalё nё kёtё moshё. Pyetjes nёse ёshtё mendja edhe llogjika ajo qё ka rёndёsi mё shumё apo ndjenjat e njeriut ose e thёnё ndryshe qёndra ёshtё truri apo zemra, çdo ditё e mё shumё po i gjendet pёrgjigjia e saktё me fillimin e kёrkimeve tё shumta qё kanё tё bёjnё me deshifrimin e sistemit tё informacionit zemёr – tru. Rrjeti i komunikimit midis trurit dhe zemrёs tё njeriut ёshtё njё nga rrjetet mё tё komplikuara nё botё. Si fillim duhet tё themi se zemra ka tё paktёn 40.000 qeliza nervore qё punojnё tё pavarura nga truri qё formojne sistemin nervor tё zemrёs dhe ky sistem nga shumё shkenctarё quhet ndryshe edhe “truri i zemrёs”. Ёshtё demonstruar nё


Stresi kronik dhe i pakontrolluar pёr njё kohё tё gjatё shkakton 6 herё mё shumё sёmundje zemre dhe kancer sesa mund tё shkaktojё, pirja e duhanit, kolesteroli i lartё nё gjak dhe tensioni i lartё i gjakut. menyrё tё pakundёrshtueshme se zemra komunikon me 4 menyra me trurin. E para: rruga nervore; e dyta: hormonet dhe neurotransmetuesi (rruga biokimike); e treta: dallgёt e gjakut qё formohen si pasojё e tkurrjes tё zemrёs (rruga biofizike); e katёrta: ndikimi i ndёrsjelltё i fushave elektromagnetike (rruga e energjisё). Funksionimi i zemrёs kontrollohet nga sisteme nervorё autonomё me anё tё mekanizmave sempatikё dhe parasempatikё. Neuronet sempatikё qё mbёshtjellin zemrёn dhe enёt e gjakut janё 1 nga 4 themelet kryesorё tё funksionimit tё sistemit kardiovaskular. Dhe neurotransmetuesi i quajtur “Angiotensina”2

ndihmon nё aktivimin e sistemit sempatik. Aktiviteti elektromagnetik i zemrёs i cili regjistrohet me anё tё elektrokardiogramёs (EKG) pёr nga amplituda ёshte 60 herё mё i fuqishem se aktiviteti elektromagnetik i trurit. Zemra e njeriut ёshtё sistemi qё prodhon fushёn mё tё madhё dhe tё fuqishme elektromagnetike nё trup. Fushat magnetike qё prodhohen nga zemra mund tё maten nё njё largёsi prej 60-70 cm me anё tё SQUID (aparat kuantum interference supёr pёrçues) qё ёshtё njё magnetometёr. Nё kёtё mёnyrё ёshtё e pamundur qё tё zhduket duke u thithur nga indet e trupit kёshtu qё presioni i gjakut, zhurma e rrahjeve dhe valёt elektromagnetikё qё prodhohen nё sajё tё punёs ritmike tё zemrёs pёrçohen nё ç’do organ dhe qelizё. Energjia qё prodhohet nga valёt elekromagnetike tё zemrёs nuk ngelet vetem me ndikimin e qelizave tё trupit tё vet por gjithashtu kjo energji ndikon edhe personat e tjerё qё ndodhen nё fushёn e saj magnetike. Kёsisoji gjёndja emocionale e punonjёsve tё çerdheve dhe nёnave ndikon drejtpersedrejti edhe gjёndjen e fёmijёve qё ndodhen nёn kujdesin e tyre. Sidomos kjo ka rёndesi pёr punonjёsit e çerdheve dhe mёsuesit e shkollave stylus magazine 13


fillore pasi nёse nёpёr kёto vёnde punojnё njerёz tё mbistresuar, nevrikё, pesimistё gjёndja e tyre patjetёr qё ndikon edhe femijёt qё marrin sherbim prej tyre. Ndёrsa nёse njerzit qё punojnё nёpёr kёto vёnde janё tё lumtur, optimistё dhe tё dashur me fёmijёt kjo ndihmon shumё nё rritjen edhe edukimin e tyre. Gjithё kёto verifikime tё mёsipёrmё tregojnё qё zemra nuk ёshtё thjesht njё organ qё pompon gjakun por ajo ka gjithashtu funksionin e njё qёndre sinjalesh qё ndikon dhe ndryshon shumё funksione nё trupin e njeriut. Cilёsia e sinjaleve elektrike tё zemrёs ndikon tё gjitha qelizat pa pёrjashtim nё mёnyrё pozitive ose negative. Studimet mё tё fundit tregojne se si cilёsia dhe harmonia e rrahjeve ritmike tё zemrёs ndikojne nё zhvillimin dhe brumosjen e ndjenjave Ёshtё mё se e kuptueshme tё vёresh bashkёveprimin e fushave elektromagnetike tё njerzёve tё ndryshёm. Sepse ёshtё roli i kёtyrё fushave qё bёn tё ndodhё qё disa njerёz ndjejnё simpati pёr dikё ose nё tё kundёrt janё tё 14 stylus magazine

pandjeshёm ndaj dikujt tjetёr. Me anё tё katёr rrugёve qё kemi pёrmendur mё sipёr, zemra e njeriut i dёrgon sinjale ndjesore dhe konjitive trurit. Kёto sinjale qё pёrpunohen nё sistemin nervor luajnё rol tё rёndёsishёm nё paracaktimin nёse organet e tjera do tё punojnё nё mёnyrё harmonike apo jo. Korteksi i pёrparmё i trurit tё njeriut ka tё bёjё me zgjuarsine abstrakte dhe analitike. Sistemi limbik ёshtё mё shumё i lidhur me ndjenjat dhe zgjuarsinё sociale. Mirёpo kohёt e fundit po shtohen gjithmonё e mё shumё tё dhёnat qё tregojnё se zemra ёshtё po aq e rёndesishme sa sistemi limbik nё formimin e ndjenjave. Ёshtё tre-

guar qё pёrgjiget ndjesore tё zemrёs kalojnё nё sistemin limbik dhe mё pas pёrhapen nёpёr trup dhё jashtё. Madje janё shtuar shumё edhe kёrkimet qё vёrtetojnё se ndjenjat prodhohen nё fillim nё zemёr e mё pas pёrçohen me shpejtёsi shumё tё madhe drejt sistemit limbik.3 Shёndeti i njeriut mё shumё se ç’ёshtё i lidhur me zgjuarsine dhe mendimin racional, ёshtё i lidhur me aftesinё e tё menduarit pozitivisht dhe menaxhimit tё ndjenjave qё formohen nё zemrёn e tij. Disa kёrkime shkencore tregojnё sesi zemrat e njerzёve qё pёsojne shumё mёrzi edhe ndjenja tё tjera negative pёr njё kohё tё gjatё janё shumё herё mё tё predispozuara


ndaj sёmundjeve dhe mund tё bёhёn shkak i vdekjeve tё parakohshme. Stresi kronik dhe i pakontrolluar pёr njё kohё tё gjatё shkakton 6 herё mё shumё sёmundje zemre dhe kancer sesa mund tё shkaktojё, pirja e duhanit, kolesteroli i lartё nё gjak dhe tensioni i lartё i gjakut.4

shtatzane dhe ndihmon lindjen dhe nxit laktacionin. Me anё tё kёtij hormoni nёna formon lidhje tё forta me fёmijёn e saj. Fakti qё ky hormon nuk prodhohet vetem nё tru por edhe nё zemёr vёrteton edhe nje herё se ndjenjat nuk drejtohen vetёm nga truri por edhe nga zemra.

Zemra si organ endokrinё

Edhe pse nё pamje te parё duket sikur truri prodhon tё gjitha molekulat qё janё pёrgjegjёse pёr drejtimin e organizmit nё tё vёrtetё janё ndjenjat ato qё e drejtojnё atё. Dhe kjo siç e shpjeguam deri mё tani ёshtё edhe vazhdon tё vёrtetohet çdo ditё e mё shumё. Kёshtu qё pёr tё patur njё jetё tё shёndetshme nё radhe te parё duhet te kujdesemi nё menaxhimin e ndjenjave dhe tё kemi sa mё shumё ndjenja pozitive.

Zemra gjithashtu ka edhe funksionin e njё organi qё me anё tё sekretimit tё hormoneve nё gjak ndikon tё gjithё trupin. Nё zemёr prodhohet “atrial natriuretic peptide” (ANP) qё kontrollon presionin e gjakut. Gjithashtu zemra prodhon “intrinsic cardiac adrenerjic” (ICA). Kjo qelizё prodhon hormone tё tilla siç janё dopamina dhe noradrenalina tё cilat prodhohen vetёm nga qelizat tё sistemeve nervorё normalisht. Gjithashtu nё zemer prodhohet edhe hormoni oksitozines qё njihet ndryshe edhe si hormoni i dashurisё dhe butesisё. Deri para pak kohesh dihej se ky hormon prodhohej vetёm nga ana e hipofizёs nё tru. Ky hormon zakonisht prodhohet nga ana e trurit tё femrёs

Ndryshueshmёria e Shpejtёsisё tё Zemrёs (Heart Rate VariabilityHRV-) Shpejtёsia e zemrёs ёshtё vazhdimisht e ndryshueshme. Ndryshimi nё gjёndje pushimi apo punё fizike pranohet si normal mirpo disa vlera janё anormale. Ndryshi-

met nё shpejtesinё e zemrёs ndikohen edhe nga mendimet dhe zёrat e ndryshёm nё tru. Mirёpo ato qё ndikojnё mё shumё shpejtesinё e zemrёs janё ndnjejat. Nyja e sinusit (sinus atriale); rregulluesja e ritmit natyral tё zemrёs ёshtё e lidhur ngushtё me sistemin autonom nervor (sepatik dhe parsempatik). HRV ёshtё nje tregues qё tregon punёn e nyjes tё sinusit qё rregullon rrahjet e zemrёs. Ngacmimet qё vijnё nga nervat sempatike rrisin shpejtesinё e zemrёs dhe sekretimin e hormonёve adrenale. Ngacmimet parasempatike e ngadalёsojnё shpejtёsinё e zemrёs dhe bёjnё qё ajo tё ç’lodhet. Ekuilibri midis kёtyre dy sistemeve ёshtё mjaft i rёndesishёm nё kontekstin e ruajtjes tё shёndetit tё zemrёs. Ndryshimet e vёrejtura nё shpejtesinё e zemrёs (HRV) janё njё matёs i zhdrejtё i shёndetit tё zemrёs. Shёndeti i zemrёs ruhet si pasojё e ekuilibrit tё nerotransmetuesve qё lёshohen nga sistemi vagal dhe sempatik. Indeksi vagal i zemrёs shfaqet natёn ndersa ai sempatik ditёn thёnё ndryshe ritmi normal ruhet si pasojё e valёve alfa ose valёve me stylus magazine 15


frekuencё mё tё vogёl qё prodhohen nё tru dhe nga sinkronizimi i tyre midis zemrёs dhe trurit. Kёrkimet e bёra vertetojnё nё mёnyrё tё qartё se aktiviteti i trurit ёshtё i programuar nё mёnyrё tё tillё qё tё jetё i sinkronizuar me ritmin e zemrёs. Pёr shembull nё barkun e nёnёs para se tё formohet truri formohet zemra e fetusit. Zhvillimi i trurit fillon mё vonё dhe vazhdon deri nё moshёn 2 vjeçare ndёrsa zemra e pёrfundon qysh nё barkun e nёnёs. Gjatё zhvillimit embrionik truri ndikohet nga rrahjet e zemrёs. Pёrsёri kёrkimet kanё treguar se kur njeriu ndryshon njё mёndim ose vendim duke marrё pёr bazё atё qё ka nё zemёr, ndryshojnё edhe sinjalet qё shkojnё nga zemra ne tru. Kёrkimet kanё teguar se pakёsimi i ndryeshueshmёrisё tё shpejtёsisё tё zemrёs (HRV) ёshtё njё paralajmёrues i rёndёsishёm i aterosklerozёs, aritmive, infarkteve dhe pamjaftueshmerisё tё 5 zemrёs. Njerzit qe kanё HRV tё ngadalёsuar vdesin mё shpejt se ata qё 16 stylus magazine

kanё HRV normale ose tё shpejtё. Pёr mё tepёr ata tё cilёt nuk kanё njё HRV normale janё tё rrёzikuar seriozisht nga infarktet e papritura.. Si perfundim mund tё themi shendeti i trurit varet nga shёndeti i zemrёs, kurse shёndeti i zemrёs aq sa varet nga ushtrimet fizike, kolesteroli i ulet varet edhe nga pakёsimi i ndjenjave negative dhe shtimi i ndjenjave pozitive.

gezimdauti@revistafjala.com

Burimet 1- Manev,H(2009) The Heart Brain ConnectionBegets Cardiovascular Psychiatry and Neurology. Volume2009,Article ID546737 http://www.hindaw i.com/journals/ cpn/ 2- Rollin McCraty,Mike Aktinson and Dana Tomasino(2001)Since of the Heart.Heartmath Research Center,İnstitute of Heartmath, Publication number 01-001.boulder Creek CA,2001. 3- Ё R. Anger Kills. Neёyourk: Times Books,1993. 4- http://www.futurehealth.org/ Freezeframe.htm 5-

http://www.hertmath.org


stylus magazine 17


F

acere docet philosophia – shkruante filozofi i vjetër Seneka: “Puna jonë duhet udhëhequr nga dituria”. Është puna jonë, veprimet tona, aksionet që ndërmarrim, marrëdhëniet njerëzore që krijojmë, ato të cilat na bëjnë të zbulojmë vetveten, se kush jemi, ç`farë kërkojmë nga vetja e të tjerët, përse sillemi në këtë apo atë mënyrë, përse mbajmë një qëndrim në vend të një tjetri, etj. Qysh kur kemi lindur e deri në fund të ditëve tona, është tek të vepruarit që ne tё ndërtojmë veten tonë, botën që na rrethon dhe instrumentet për ta njohur e kuptuar botën.

Mёsimi gjatё gjithё jetёs, rikthimi i adulteve nё shkolla Albano Zhapaj (Shqipëri) Shef i Kurrikulave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor Ministria e Arsimit dhe Shkencës Tiranë

18 stylus magazine


Në fillimet e kulturës së lashtë, në shkollat (skole`) Aristoteliane apo Platonike, kush mësonte në to ishin të rriturit dhe jo fëmijët. Pra objekt i edukimit nuk ishte fëmija por ishte adulti (i rrituri), adult i cili mbante në këmbë një sistem arsimimi e të nxëni të domosdoshëm për kohën në fjalë. Vetëm pas shumë shekujsh, nën presione të vazhdueshme politike apo fetare, censurash e kontrollesh u bë i mundur mbyllja përfundimtare e skole`-ve spontane dhe zëvendësimi i tyre me struktura arsimi dhe edukimi, në fillim të niveleve elitarë e më pas të urdhrave fetarë, organizimeve ushtarake dhe të korporatave profesionale. Në këto shkolla nxënësi ishte akoma një djalosh i rritur, por në ndryshim nga ajo antike duhej të ishte i shkëputur nga ambienti i punës apo i profesionit. Më tej me ardhjen e industrializimit filloi të merrte formë arsimimi i planifikuar i të rinjve dhe në shkollën moderne filloi edhe i ashtuquajturi “detyrim” i përndjekjes së shkollës nga ana e nxënësve.

Sot shikojmë kthimin e adultit në procesin e të nxënit të vazhduar, pra në “mësim”

stylus magazine 19


Ky organizim i ri, i programuar dhe i modeluar për grup mosha të ndryshme dhe që përgatiste tashmë të riun për në jetë, nga mosha e fëmijërisë deri në adoleshencë, vazhdoi gjatë për të arritur deri në ditët tona. Arsimi modern në këtë mënyrë la jashtë skenës arsimore të rriturin, adultin, i cili një herë pasi kishte përfunduar ciklin e detyruar shkollor, supozohej jashtë çdo koncepti edukues, dhe i dhurohej me kaq tregut të punës, me preokupimet e mbarëvajtjes së prodhimit dhe lënies së botës së diturisë shkollore pas krahëve. Sot shikojmë se kohët kanë ndryshuar dhe tre20 stylus magazine

gu i punës, teknologjitë dhe komunikacionet ndryshojnë vazhdimisht në mënyrë radikale, dhe me to edhe shoqëria. Tregje të ndryshme,- të ndryshme nga këndvështrimi gjeografik sesa përmbajtjesor,kanë filluar të ndërlidhen gjithnjë e më shumë në mënyrë dinamike, duke thyer kështu kufijtë territorialë duke ushqyer një konkurrencë që bëhet gjithnjë e më aktive. Paralelisht me evoluimin e habitshëm të teknologjive të fabrikimit në prodhimin e të mirave materiale, këto të fundit synojnë të jenë produkte cilësore dhe është pikërisht cilësia e tyre ajo që i nxjerr nga uniformizmi e i bën të

dallojnë nga të tjerët. Për t`u bërë e tillë kërkon punë gjithashtu cilësore, e puna cilësore vjen nga njerëz të përgatitur e të formuar, jo vetëm nga ana praktike, por të mbartur edhe me njohuri e dituri shkencore teorike. Me fjalë të tjera, burimet njerëzore duhet të jenë të axhornuara e të pajisura vazhdimisht me teori “të freskët”, të jenë të trajnuara e të edukuara në mënyrë permanente. Për këtë arsye ne sot shikojmë kthimin e adultit në procesin e të nxënit të vazhduar, pra në “mësim”. Tashmë i rrituri mëson jo jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale, por koherent me punën dhe


profesionin e tij, në kurse, seminare, aktivitete trajnuese e shkëmbime të eksperiencës. Sot në skenën e edukimit permanent, po rikthehet një i nxënë i vazhduar i mbartur prej adultëve të cilët shfaqen në këtë skenë me eksigjenca e nevoja të reja, me prirje e vullnet për të mësuar gjëra të reja, me dëshirë për të krijuar marrëdhënie njerëzore cilësore, në mënyrë për të përmirësuar e forcuar identitetin e tyre përballë diturisë dhe punës që i lidh ata me botën përreth. Kurset e shumtë të trajnimit e formimit profesional, kultural e gjuhësor dhe numri i shumtë i pjesëmarrësve

në to, vërtetojnë më së miri atë që ne po quajmë “Rikthimi në dije i adultëve”, dhe duke shtuar do t`a quaja një revolucion të thellë në praktikat edukative dhe mësimdhënëse, edhe pse akoma në kontekstin tonë nuk po i jepet aq sa duhet rëndësia e merituar këtij “rikthimi”. Për të kuptuar plotësisht proceset e transformimit edukativ adult që është në vijim, edhe praktikat edukative kanë të domosdoshme përfshirjen e të rriturve në procesin edukativ permanent, si dhe duhet të analizojnë më mirë artikulimet gjithnjë e më të ngushta që po lindin midis tregut të punës dhe edukimit permanent të të rritur-

ve, axhornimin e vazhdueshëm, mësimin përgjatë gjithë jetës. “Life-long-education”të mësuarit gjatë gjithë jetës është një ekzigjencë që vërehet tashmë në çdo lloj forme organizuese, qoftë shtetërore apo private, dhe ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin se edukimi permanent nuk fokusohet vetëm në nivelet drejtuese, por shtrihet tek çdo individ, në çdo nivel, pasi ajo që ka më rëndësi në shoqërinë e sotme është të ketë anëtarë të saj në gjendje të jenë autonomë e të përgjegjshëm, njerëz me kompetenca dhe zhvillim jo vetëm profesional por edhe shoqëror e njerëzor. stylus magazine 21


Kartat e kreditit Refik Nebiu (Kosovë) dega Ekonomi, Universiteti Dokuz Eylül Izmir / Turqi

n o i c i z n a r t ë n Në vëenkdreetditit përdoren tpoan kartat je dhe kjo shkak ovetëdi me edhe tek përddiproble e kartave të kre të ruesit ilet nuk munden itin tit të c borxhin apo kred nshlyjnëanë marrë në më ka që e k direkte nga baninë yrë indhe në ekonom ritpor erore ndikon në r jen shtetëinflacionit dhe rën jen e s së parasë. e vlerë

22 stylus magazine


K

arta e kreditit është një skedë e lëshuar nga banka ose nga ente të tjera kredituese, që të jep mundësinë të përdorësh një kredi pra do të thotë të kryesh shpenzime sot dhe t’i paguash në një moment të dytë. Përdorimi i saj ka kohë që është bërë pothuajse i domosdoshëm për shumë arsye. Disa nga arsyet kryesore të përdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të kartës të kreditit nga pothuajse shumica dërrmuese e qytetarëve në mbarë botën janë se ndyshe nga paratë në dorë, karta e kreditit: • është më e sigurt: mundëson identifikimin e të gjithë subjekteve që marrin pjesë në operacion, duke ofruar garanci më të larta mbi aftësinë e pagimit të palës tjetër; • eliminon gabimet e numërimit të parave dhe të kusurit; • në rast vjedhjeje ose humbjeje të kartës, nuk lejon humbjen e parave në qoftë se subjekti e bllokon; • mundëson shtyrjen në kohë të pagesës së shumave të shpenzuara; • mund të përdoret në të gjithë botën pa formalitete shtesë.

Historiku i tër i kartës ditit

shkursë kre-

Përdorimi i kartave të kreditit për blerje të ndryshme është tashmë një fakt në jetën e konsumatorëve Karta e parë e kreditit është hedhur në treg nga Diners Club dhe American Express në vitin 1951, e cila mund të përdorej në 27 restorante të New Yorkut. Por vetëm në vitin 1970 pas daljes së shiritit magnetik, të cilin ajo përmban, u bë popullore. Këto karta janë krijuar, që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t’ju lehtësojnë pagesat për blerjet dhe shërbimet. Kështu, nëse nuk keni me vete të holla, mund të blini atë që dëshironi, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën tuaj. Për këtë qëllim, ju vjen në ndihmë komoditeti i krijuar nga banka që ka lëshuar kartën me anë të instalimit të terminaleve POS dhe sporteleve ATM. Instrumente të pagesave elektronike, mjaft të përhapura në ekonomitë e zhvilluara, janë kartat plastike. Ato mund t’i ndajmë në karta debiti, karta krediti dhe karta të parapaguara, megjithëse në mjaft raste të gjitha këto funksione ndërthuren edhe në

një kartë të vetme. Kartat e debitit i japin mundësi kartëmbajtësit që të tërheqë para nga llogaria e tij, jashtë bankës, në aparate automatike, të cilat quhen ATM (Automated Teller Machine). Përveç funksionit të tërheqjes cash në ATM, ato mund të përdoren edhe në pika shitjeje POS (Point-Of-Sale), në dyqane e restorante, në të cilat bëhet i mundur debitimi automatik i llogarisë të kartëmbajtësit dhe kreditimi i shitësit. Kartat e parapaguara janë karta në të cilat është “depozituar” një shumë parash, për të cilën kartëmbajtësi ka paguar paraprakisht. Ato janë të ngjashme me kartat e telefonit, por mund të përdoren jo vetëm për një tip shërbimi, por për çdo lloj blerjeje. Këto karta quhen ndryshe, edhe para elektronike (emoney). Ato mund të ringarkohen me “vlera monetare”. Një mjet tjetër pagese elektronike, që po gjen përdorim të gjerë, kohët e fundit, është internet banking ose online banking. Kjo mënyrë i jep mundësi klientit të urdhërojë pagesa nga shtëpia apo nga zyra e tij, duke përdorur internetin. stylus magazine 23


Ju mund të autorizoni një pagesë nëpërmjet kartës tuaj ose, thjesht të urdhëroni një transfertë nga llogaria juaj bankare, duke përdorur lidhjen në internet apo një lidhje direkte me bankën tuaj. Teknologjia e sotme krijon mundësinë e përdorimit të këtij shërbimi jo vetëm nga një kompjuter, por edhe nga telefoni celular. Kartat e kreditit tregojnë se, kartëmbajtësit i është çelur një linjë krediti. Ai mund të kryejë me të pagesa ose të tërheqë cash deri në një kufi të caktuar. Ndërkohë që, kartat e debitit kërkojnë një sistem on-line verifikimi dhe transmetimi të pagesës, kartat e kreditit, mund të funksionojnë off-line. Kartëmbajtësi blen mallra apo shërbime dhe nënshkruan një dëftesë për shitësin duke i treguar atij edhe kartën e kreditit. Shitësi verifikon që, ky nënshkrim të jetë i njëjtë me nënshkrimin e shënuar mbi kartë. Pas kësaj, shitësi i dorëzon dëftesat në bankën e tij, e cila, krediton llogarinë e shitësit dhe dërgon informacionin dhe kërkesën për pagesë në bankën e kartëmbajtësit. Shumat 24 stylus magazine

e përdorura të kredisë, kartëmbajtësi i shlyen brenda një periudhe të përcaktuar. Karta e kreditit tashmë është një domosdoshmëri në jetën e konsumatorëve, një mënyrë moderne pagese, e sigurtë, e shpejtë dhe komode. Duke përdorur kartën e kreditit shmangni mbajtjen e shumave të mëdha të parave me vete. Ajo është një skedë e lëshuar nga banka ose nga ente të tjera kreditues, që të jep mundësinë të përdorësh një kredi, me fjalë të tjera të kryesh shpenzime sot dhe t’i paguash në një moment të dytë. Përdorimi i kartës së kreditit është i thjeshtë dhe komod, sepse:

• shuma e shpenzuar zbritet nga llogaria rrjedhëse jo në momentin e blerjes; • mund të kryhen shpenzime pavarësisht nga sasia e parave që ndodhen në llogarinë rrjedhëse; • është e pranuar në të gjithë botën dhe mundëson shpenzimet në vende të huaja pa u nevojitur ndryshimi i valutës;

• në shumë raste, ofrojnë shërbime të ndryshme gratis, sigurim mbi mallin

e blerë dhe asistence mjekësore; Blerja On-line me Kartë Krediti Karta jonë e kreditit mund të përdoret për të blerë mallra dhe sherbime në internet. Faqe si: eBay, iTunes, Store, Victoria Secrets etj kanë dyqanet e tyre online ku mund të bleni çfarë ata ofrojnë. Shumë nga këto faqe pranojnë dhe kartat e kreditit “me parapagesë” (n.q.s banka juaj ofron një shërbim të tillë). Eshtë e mire të perdorni një kartë me parapagesë pasi mund të specifikoni një limit shpenzimi. N.q.s nuk keni një të tillë sigurohuni gjithmonë që tek faqa që jeni duke blere të jete duke përdorur protokollin e sigurise “https” që trasferon të dhenat bankare në mënyrë të sigurtë. Përse na nevojitet një kredi kartë? Pёrse t’i mbani parate tuaja nё portofol apo nё çante kur ju rrezikoni qe t’i humbisni ato njёhere e pёrgjithmonё? Po tё humbisni kartёn, mjafton njё telefonatё bankёs dhe karta juaj


anullohet menjeherё duke siguruar paranë tuaj. Nёse doni tё blini dicka nёpërmjet internetit apo nё telefon...atëhere paratё tuaja kesh janë të padobishme. Ndërkohё pёr ata qё kanё kartё, mjafton vetem t’i thoni numrin e kartёs tuaj shitёsit nё internet dhe paratё marrin vlerёn qё meritojnё. Doni tё shkoni jashtё pёr pushime dhe nuk dёshironi tё merrni para kesh me vete?...Atёherё njё nga kёto karta do t’ju ndihmoje. Visa, Mastercard dhe American Express pranohen nё tё gjithё botёn. Ju kanё mbaruar paratё dhe doni tё blini benzinё pёr makinen, tё hani njё drekё tё papritur apo tё bёni pazarin e javёs! Çdo gjё realizohet me njёrёn nga kёto karta, tё cilat ju lejojnё tё blini pa nevojёn e një bankomati. Si funksionon kartë krediti?

një

Një kartё krediti ju lejon njё shumё tё caktuar krediti me shlyerje tё pjesshme, që do tё thotё që banka që ju jep kartёn, ju jep njё limit krediti prej, le të themi

1,000 $. Atёherё ju mund ta pёrdorni kartёn dhe të shpenzoni deri nё 1,000 $. Karta e kreditit ka lehtesinë që ju nuk do t’ju duhet tё paguani asgjë për deri në 30 ditë; pastaj ju do të jeni i detyruar tё paguani një përqindje të caktuar (5-8%) të shumës totale që keni harxhuar ose ta ripaguani të gjithë shumën që keni harxhuar. Nesë nuk paguani shumёn totale, atëhere do t’ju duhet tё paguani interes mbi shumën e mbetur. Kartat e kreditit janë dizajuar të perdorën në pika të shitjes me pakicë, dyqanё, restorante, stacione karburanti, hotele, etj. Kartat e kreditit ju ofrojnё lehtesinë e tёrheqjës të parave kesh, por kjo shumë do të jetë e limituar dhe do të ketë edhe një tarife shtesë.

Në të vërtetë ka fılluar pёrdorimi nё Shqipёri dhe Kosovë, por nёse e analizojmё sektorin bankar vemё re se bankat që operojnё kёtu po njohin njё evolim nё kёtё aspekt. Pothuajse të gjitha bankat e ofrojnё njё kartë të tillë dhe kjo nuk është pak. Ajo që ndryshon nga banka nё bankë janë normat e interesit, limiti i shpenzimit, procedurat e nevojshme dhe koha që të marrin, pozicionimi i vёndndodhjeve ku mund tё pёrdoret, dyqaneve, shuma minimale e pagesёs fillestare, kёstet dhe interesi mbi to etj. Sidoqoftë, e rёndёsishme është që në vazhdёn e këtyre zhvillimeve në vend, sipas standardeve të tregut Evropian, që tashmё mund të konsiderohet një treg i stylus magazine 25


perbashkёt qё operon nën të njёjtёn monedhё dhe me mundёsi levizje të lire, ne si shqiptarё na takon ta ndjekim kёtё rrymё. Për tu ndjerё i barabartё, i zhvilluar si njeri me ritmet e kohes ku jetojmë, evropian, por jo vetem…një kartё krediti nuk ёshtё se tё kushton shumё për ta marrё, ndёrkohё qё sjell me vete dobi të medha. Përdorimi i kredi kartave përfshin avantazhet dhe disavantazhet për individet: 1. Avantazhet e kredi kartave Ashtu si format e tjera 26 stylus magazine

të kredisë konsumatore, kredi kartat na sigurojnë mundësinë për të shtyrë ose vonuar pagesat për blerjet, sigurinë për të mos transportuar para dhe një fond për nevoja emergjente. Në përbledhje, ato mund të sigurojnë këto anë pozitive • Mjet identifikimi. Megjithëse shumë njerëz pёrdorin patentat e makinave si mjet kryesor identifikimi, një kredi kartë është një metodё e dytë identifikimi për të verifikuar identitetin tuaj. • Pagesa automatike për shpenzimet e biznesit tuaj. Përdorimi i një kredi karte specifike

për të gjitha shpënzimet e rimbursueshme të biznesit gjë që e bën më të lehtë nevojёn për të paguar punëtorët. E ngjashme me këtë është krijimi i lehtësimit të pagimit të taksave nëpërmjet kredi kartës. • Kursimi. Kjo është një mënyrë për të ruajtur paratë tuaja dhe për ti përdorur ato më vonë dhe kështu ju shpënzimet tuaja ju i kryeni me anë të kredi kartave. • Kapërcim pengesash në blerje. Mund të kryesh shpenzime edhe pa patur paranë e nevojshme në moment duke e paguar atë më vonë. • Për nevoja eme-


rgjente është një mënyrë për të kryer pagesat e shpenzimeve emergjente. • Një faturë e shpenzimeve tuaja. Kredi kartat e bëjnë më të lehtë për treguar shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar. 2. Disavantazhet e kartave të kreditit • Parapagim. Duhet të paguash njё shumë vjetore për përdorimin e kredi kartës. • Interesi. Paguan interes mbi paranë e papaguar muajin e kaluar. • Borxhi. Për shkak të interesit ju mund të paguani më shumë sesa mund të paguanit me para në dore. • Inflacioni. Në vëndet në tranzıcıon kartat e kreditit përdoren pa vetëdije dhe kjo shkakton probleme edhe tek përdoruesit e kartave të kreditit të cilet nuk munden të shlyjnë borxhin apo kreditn që e kanё marrё në menyrё indirekte nga banka por edhe në ekonominё shtetrore ndikon në rritjen e inflacionit dhe rënjen e vleres se parasë. Rreziku nga ratët e kartave

pitë

kreditit Kohëve të fundit shumë klientë të bankave që i shfrytëzojnë kartrat e kreditit kanë rënë viktimë e piratëve të cilët përdorin një teknologji të re për tërheqjen ilegale përkatësisht vjedhjen e të hollave të poseduesëve të kartave të kreditit, shkaku i moskujdesit të vetë klientëve ndaj ruajtjes përkatëse të kartave te kreditit . Për shkak të kësaj teknologjie të re të këtij lloji që po vendoset në banka miliona detaje të kartave të kreditit dhe debitit mund të vidhen nga radiovalët. Teknologjia në kartë, e njohur si identifikimi me radiofrekuencë (RFID), transmeton detaje bankare nëpërmjet radiosinjalit të saj. Miliona njerëz tani janë në gjendje të blejnë mallrat që duan duke tundur kartën para aparatit, madje edhe nëse karta është ende brenda në çantë apo portofol. Por ekspertët e industrisë kanë paralajmëruar se informacioni që hidhet “në ajër” nga karta për në aparat, mund të vidhet fare lehtë nga mashtrues që përdorin disa receptorë dore që kushtojnë më pak se dhjetë dollarë në internet.

Kjo do të thotë se mbajtësit e kartave, tani për tani në vendet e zhvilluara, të cilëve do t’u jepen kartat që punojnë pa pasur kontakt me aparatin, mund t’i dorëzojnë vetë pa dashje të dhënat e tyre personale thjesht duke kaluar afër dikujt me një receptor dore në rrugë. Prandaj, poseduesit e kartave të kreditit duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos bien në grackë të “piratëve” të kartave të kreditit dhe kështu të bëhen viktimë e tyre dhe të pësojnë dëme materiale të paparashikushme vetëm nga shkaku i një moskujdesi të vogël të tyre. Megjithë invazionin e piratëve për tërheqje ilagale të të hollave nga llogaritë e qytetarëve, qytetarët nuk kanë asnjë arsye të frikësohen prej tyre nëse në përpikëri i zbatojnë instruksionet e bankave dhe enteve të tjera kredituese lidhur me përdorimin dhe ruajtjen e kartave të tyre të kreditit në mënyrë që të mos u japin hapësirë piratëve që t’i zbulojnë të dhënat e kartave të tyre të kreditit. refiknebiu@revistafjala.com

stylus magazine 27


Ervin Shkulaku (Shqipëri) dega Histori, Universiteti Dokuz Eylül Izmir / Turqi

Nj

eriu gjatё jetёs fiton dhe humbet shumё identitete. Kёto i pёrdor pёr tё identifikuar personalitetin nё shoqёrinё ku banon. Njё i ri pasi fiton tё drejtёn pёr tё studiuar nё universitet pajiset me kartёn e studentit qё pёrfaqёson identitetin si student, ose njё polic pasi e ndalon njё shofer automjeti kёrkon nga ai patentёn, qё pёrfaqёson identitetin e tij si shofer. Edhe shtetet kanё identitetet qё i pёrdorin nё situata tё ndryshme. Karta identifikuese qё pёrdorin shtetet ёshtё kultura. Njё student pasi pёrfundon proçesin e studimit pёrfundon dhe identiteti i tij si student prandaj ёshtё e rёndёsishme tё theksojme se çdo identitet ёshtё i ndryshueshem.dhe kultura ёshtё njё faktor i rёndёsishem nё pёrbёrjen e njё kombi.

28 stylus magazine


Ç’ёshtё Kultura? Fjala Kulturё nё gjuhen shqipe ka ardhur nga gjuha latine, “Cultura”. Deri nё revulucionin francez kuptimi i fjalёs “Cultura” ishte kultivimi i njё produkti buqёsor. Pёrpara fillimit tё revulicionit francez Voltiare, termin “Cultura” e pёrdori pёr njё person tё kul-

turuar e tё edukuar.1 Kёshtu pёr herё tё parё termi “Cultura” merr njё kuptim tё ri. Edhe nё gjuhёn arabe termi “Hars” ose “Kultura” ka kuptimin e njёjtё si nё gjuhёn latine. Deri nё ditёt e sotme studiuesit i kanё shtuar kuptime tё ndryshme fjalёs “Kulturё”. Nё vitin 1950 antropologёt Kroeber dhe Clyde Kluckholn nё

literaturёn amerikane dhe angleze kanё gjetur 150 kuptime tё fjalёs Kulturё.2 Sot nё gjuhёn shqipe termi “Kulturё” pёrdoret nё buqёsi, mjekёsi, histori, nё pёrcaktimin e njё shteti. Nё mёnyrё te pёrmbledhur me kulturё kuptojmё tё gjitha zakonet, gjuha, besimi, traditat qё ka njё shoqёri. Edhe shoqёria shqiptare kёto cilёsi

Njё popull i prapambetur nёse elementёt e kulturёs nuk i pёrhap deri nё fshatrat mё të thella, ai popull do ta humbasё garёn me qytetёrimin ( M. Ghandi )

i ka patur qё nё antikitekt dhe pёrgjatё historisё kёto cilёsi kanё ndryshuar vetёm pjesёrisht dhe nuk kanё shkrirё pёrballe ndonjё kulture joshqiptare. Ka ndryshuar pjesёrisht sepse pёrgjatё historisё vazhdimisht bota ёshtё sunduar vetёm nga disa shtete tё fuqishme

dhe kёto shtete nuk kishin mundёsi qё tё shkrinin kulturat e tё gjithё popujve. Por megjithatё kёto shtete me fuqinё, kanё ndikuar edhe nё pёrhapjen e kulturave tё tyre nё shtetet e vogla. Si pёr shembull perandoria Ottomane pasi pushtoi Ballkanin ka pёrhapur edhe

kulturёn ottomane. Nё bazё tё studimit tё pёrgatitur nga studiuesi gjerman Osёald Spenger historia e njerёzimit ka kaluar nё tetё kultura ndikuese. Kёto kultura janё : Kultura e Egjiptit, Babilonisё, Kinёs, Indisё, Romёs, Greqisё tё lashtё, Arabe, Meksikane, dhe Perёndimore.3 stylus magazine 29


Kultura perёndimore njihet edhe me konceptin Modernizёm. Edhe fjala Modernizёm vjen nga latinishtja Modernus. Kuptimi i termit Modernizёm ёshtё “e Re” pra zvёndёsimi i njё subjekti me njё subjekt tjetёr. Çfarё ёshtё moderne dhe çfarё nuk ёshte moderne diskutohet shumё nga studiuesit dhe gjithashtu nё çfarё kohe ka filluar Modernizmi ёshtё e diskutueshme. Sipas studiuesit Jurgen Habermas fjala “Modern” ёshtё pёrdorur pёr herё tё parё nё shek.V nga pasuesit e fesё tё krishtёrё kundёr Romёs pagane. Kjo fjlalё ёshtё pёrdorur pёr tё dalluar fenё e

30 stylus magazine

krishterё nga feja pagane. Fjala “Modern” u pёrdor pёrsёri nё shek.XVII nga mbreti i Francёs Karli i Madh(charlemagne). Ai e pёrdori kёte fjalё pёr tё bёrё dallimin e Evropёs nga Lindja, saktёsisht nga Kalifati Arab.4 Gjatё revulicionit Amerikan e Francez, modernizmi do tё theksohet edhe mё tepёr dhe do tё ketё rёndёsi nё rёnjen e ndikimit tё fesё tё krishterё nё Evropё dhe asimilimin e popullsisё indiane nё Amerikё. Kёtё periudhё nё vёndin e zotit do tё jetё Modernizmi qё pas revulucioneve do tё pёrhapet nё tё gjithё kontinentin europian. Modernizmi

nuk u krijua nga kultura e njё populli tё vetem por ёshtё bashkimi i disa elementёve kulturorё tё popujve europianё. Nё kёtё periudhё shqiptarёt ishin tё pushtuar nga perandoria Ottomane dhe shqiptarёt megjithse e ruajtёn identitetin5 modernizmi nuk pati shumё ndikim sepse ligjet Ottomane nuk e mbёshtesnin kёtё rrymё. Me formimin e shtetit, shqiptarёt filluan edhe njё kapitull tё ri nё çdo aspekt. Amerika dhe Evropa e njohёn edhe e mbёshtetёn shtetin shqiptar prandaj dhe shqiptarёt do tё shkёputen nga ndikimi i kulturёs tё lindjes dhe do tё fillojnё tё njihen me kulturёn


perёndimore. Kjo lёvizje e re e shqiptarёve ёshtё njё veprim i mirё dhe qё do tё ndikoje ne rinjohjen e kulturёs shqiptare nё perёndim. Pёr shёmbull programi i Fan Nolit ishte i mbёshtetur nё sistemin perёndimor. Por Noli do tё largohet nga Shqipёria pёr nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe nё krye tё shtetit shqiptar do tё vijё Ahmet Zogu. Ai nuk do ta drejtojё plotёsisht Shqipёrine drejt modernizmit Evropian dhe kultura shqiptare do tё jetё akoma nё ndikimin e kulturёs Ottomane. Pas largimit tё mbretit Zogu dhe me ardhjen e sistemit komunist nё pushtet pёr kulturёn shqiptare do

tё jetё njё nga momentet me tё rёndёsishme tё saj brёnda territorit tё republikёs tё Shqipёrisё. Sistemi nga vetё ideologjia e tij totalitare ngre lart kultin e kulturёs. Emrat e qyteteve dhe krahinave u zvёndёsuan me emra shqiptarё, u ndalua me ligj pёrdorimi e emrave te huaj nga banorёt. U organizuan shumё festivale kulturorё dhe ankande folklorikё. Pavarёsisht nga kёto reforma nё kulturё siç e theksova edhe mё lart kultura shqiptare lulёzoj vetёm brёnda territorit tё republikёs sepse qeveria komuniste zbatoi rrugёn e vetizolimit me popujt e tjerё. Kjo do tё

sjellё edhe mosnjohjen e kulturёs shqiptare nё arenёn ndёrkombёtare dhe mosndikimin e modernizmit nё shoqёrine shqiptare. Gjithashtu komunizmi ndaloi me ligj edhe pёrdorimin e fesё dhe duhet theksuar qё feja ёshtё nje faktor i rёndesishёm nё kulturёn e njё populli. Nё kёtё kohё modernizmi ishte pёrhapur me hapa gjigandё pothuajse nё shumicёn e kulturave tё botёs. Njё nga mёnyrat qё u pёrdor nё pёrhapjen e modernizmit ishte kinematografia. Mё anё tё telenovelave dhe filmavё pёrhapej edhe kultura e modernizmit amerikan ose perёndimor.

stylus magazine 31


Nё vitin 1980 studiuesi Ien Ang bёri kёrkime pёr ndikimin e telenovelёs amerikane “Watching Dallas” dhe ai u shpreh : “Qё nga Turqia deri nё Australi dhe qё nga Hong Kong deri nё Britani, mё shumё se nё 90 shtete, pasi fillon telenovela rrugёt boshatisen dhe njerёzit rrinё para televizionit”.6 Kjo telenovelё bёnte propogandё pёr kulturёn amerikane edhe pёr tё mirat e saj. Vetёm pas 3 vitesh pra nё vitin 1983 ministri i kulturёs tё republikёs Franceze do ta shpallte kёtё telenovelё si simbol tё kulturёs amerikane dhe tё kapitalizmit. Pavarёsisht kёsaj, media nё kёtё formё krijonte edhe pika tё pёrbashkta pёr njerёzimin. Seriali komik i Charli Chaplin shikohej nё tё gjitha shtetet e botёs tё industrializuar dhe shtetet e botёs tё tretё. Pra pavarёsisht shtetit dhe kulturёs tё ndryshme, njerёzimi qeshte njёkohёsisht nё serialin e Charli Chaplin. Pas rёnjes tё sistemit komunist nё vitet 1990 Shqipёria e ndryshoj qeverisjen e saj drejt demokracisё 32 stylus magazine

perёndimore. Drejt kёtij drejtimi filloi ndryshimin edhe kultura shqiptare. Pas viteve 90’ kemi emigrim masim tё shqiptarёve drejt Evropёs dhe Shteteve tё bashkuara tё Amerikёs. Nё kёto shtete shqiptarёt hasёn shumё vёshtirёsi nё integrim sepse kishin jetuar pёr 40 vjet nё njё kulturё tё ndryshme. Shumё emigrantё pa shikuar qytetet kryesore tё Shqipёrisё ose edhe vetё Tiranёn emigruan nga fshati direkt nё Romё, Paris, New-York etj. Prandaj ata hasёn vёshtirёsi nё kёtё kulturё tё modernizmit dhe shpesh herё ata u dorzuan para modernizmit duke punuar nё fushёn e krimit. Kjo solli edhe njё imazh tё keq tё kulturёs shqiptare nё perёndim. Por pas viteve 2000 ky imazh i keq ka filluar tё zhduket nё shtetet europiane sepse shqiptarёt kanё filluar tё integrohen nё kulturёn e modernizmit. Ky integrim ёshtё faktor pozitiv pёr emigrantёt sepse nё kёtё mёnyrё bёhet mё e thjeshtё jetesa nё shtetin ku banojnё. Por megjithkёtё ata nuk du-

het tё harrojnё edhe kulturёn shqiptare, tё paktёn gjuhёn shqipe duhet ta kalojnё nё brezat nё vijim. Edhe kjo duket se po realizohet sepse gjatё viteve tё fundit janё formuar shumё shoqata shqiptare nё Evropё. Tani duhet qё emigrantёt ti mbёshtesin shoqatat shqiptare qё janё themeluar nё Evropё e Amerikё. Pёr shqiptarёt qё qёndruan pas viteve 90’ nё Shqipёri hasёn shumё probleme. Shumё objekte kulturorё u vodhёn ose u shkatёrruan. Kёto veprime nxorrёn nё pah dobёsinё e edukimit qё kishte patur sistemi komunist. Me kёto shkatёrrime shohim ndryshimin e komunizmit me demokracinё. Deri nё vitin 2000 strukturat e qeverisё drejtoheshin nga figura qё ishin edukuar nё komunizёm prandaj treguan paaftёsi nё mbrojtjen e kulturёs sepse nuk kishin marrё edukim tё plotё nё komunizёm megjithse ata tani mbronin demokracinё por demokracia fitohet dhe nuk mёsohet pёrmёndёsh. Kjo mungesё e edukimit beri qё mё shpejt tё pёrvetёsoheshin


elementёt negativё tё modernizmit nё shqiptarёt si : droga, prostitucioni dhe mё e keqja MOSLEXIMI I LIBRAVE. Pas vitit 2000 megjithse ka patur evimente pёr ruajtjen e kulturёs shqiptare si psh. Festivali folklorik i Gjirkosatrёs, ose Maratona e kёngёs popullore, kёto nuk janё tё mjaftueshme. Themi nuk janё tё mjaftueshme sepse shumё qytet muze nuk po restaurohen, po ndihet mungesa e krijimit tё muzikёs popullore shqiptare, mosbotimi i letёrsisё lirike dhe epike shqiptare si psh. tё Mujit dhe Halilit, nuk po bёhen pёrpjekje pёr gjetjen e objekteve kulturore shqiptare qё kanё humbur gjatё luftrave. Si psh. sot shpata e heroit tonё kombёtar gjendet nё Vienё. Prandaj sot Shqipёria nё vitin 2012

duhet ta pёrkrahё modernizmin por duhet tё behet pjesё e tij dhe jo tё humbasё nё tё duke shtuar fjalё tё huaja tё panevojshme nё literaturёn shqipe, duke dёgjuar mё shumё muzikё tё huaj, apo duke rёnё pre e medias ndёrkombёtare e cila po ndikon edhe nё shtimin e divorceve. Ose nё vёnd tё kampionatit shqiptar shikohet mё shumё kampionati italian apo anglez. Kёshtu duhet tё marrim anёt e mira tё modernizmit tё cilat janё shumё dhe e para prej tyre ёshtё dёshira e leximit tё librave. Sot numri i librave nё Japoni ёshtё 20 herё mё i lartё se sa popullsia e saj. Ukrainasi me origjinё Izralite Gaugin thekson se pёr shkak tё kulturёs dhe zakoneve tona sot e gjithё bota e njeh popullin e Izraelit.7

Burimet 1. Turan Şerafettin, “Türk Kültür Tarihi”, Bilgi yayınevi(shtepia botuese)., Istanbul, 2005, fq.15 2. John Tomlinson, “Kültür Emperializm”, pёrkёtheu: Emrehan Zeybekoğlu, shtp. Ayrıntı., Istanbul, 1999, fq.16 3. Turan Şerafettin ,......Fq.41 4. Pultar Gönül, İncirlioğlu Emine, “Kültür ve Modernite”, shtp.Tetragon, Istanbul, 2003, fq.26 5. Ervin Shkulaku, “ Zgjimi i Identitetit Shqiptar” Revista Fjala, Nr1, 30 Prill, 2012 , fq.12 6. John Tomlinson, “Kültür Emperializm”, pёrkёtheu: Emrehan Zeybekoğlu, shtp. Ayrıntı., Istanbul, 1999, fq.75 7. Bozkurt Güvenç, Türk Kimliği, shtp. Remzi., Istanbul, 2003, fq.5 ervinshkulaku@revistafjala.com

stylus magazine 33


t ë j i m ë f ia dhe

ed m , e r a t ip q h s a r Fem

Leonard Seferi (Shqipëri) dega Gazetari, Universiteti Ege Izmir / Turqi

Diçka ka ndryshuar në njëqind vjetorin e fundit e sidomos gjatë pluralizmit, ku roli i gruas ka marrë përmasa të ndryshme, falë emancipimit dhe “modernizimit” të shqiptarëve.

Sh

qiptarët janë ndër kombet e vetme që kanë ruajtur identitetin e tyre me kokëfortësi e krenari, pa marrë parasysh se çfarë feje i përkasin. Ato mbartin vlera shtetformuese dhe kanë shpirt luftëtari. Deri nё shekullin e fundit në të cilin po jetojmë familja shqiptare në përgjithësi ka qёnë e tipit patriarkal, do të thotë udhёhiqej nga burri. Familja drejtohej me seriozitetin e drejtimit të shtetit, ku secili i dinte liritë dhe të drejtat e tij. Ligjet e pashkruara zbatohes34 stylus magazine

hin përpikmërisht. Burri punonte për të ushqyer familjen ndërsa gruaja krahas punëve të shtëpisë, rriste dhe edukonte fëmijët. Nusja e re e shtëpisë ngrihej në këmbë (në shenjë respekti) edhe për fëmjën më tё vogël të fisit, kishte pothuajse rol robëreshe derisa martonte të paktën një djal. Pas këtij fenomeni gruaja kapërcente disa shkallë menjëherё duke u bërë zonja e shtëpisë. Diçka ka ndryshuar në njëqindvjetorin e fundit e sidomos gjatë pluralizmit, ku roli i gruas ka marrë përmasa të ndryshme, falë emancipimit dhe “modernizimit” të shqiptarëve. Pra ashtu siç ndodhi në perëndimin e civilizuar edhe nё Shqipëri gruas ju mor statusi i gruas dhe ju “imponua” një status krejt ndryshe, jo i qenë /inegzistent duke


e bërë atë vitrinë bukurie, apo thjesht objekt seksi. Ajo nuk duhej të gatuante më, madje edhe për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të saj duhej të paguante dikë tjetër. Domethënë, nga një epokë patriarkale me dhunë, në një epokë patriarkale me para, ku vetëm emërtimi ka ndryshuar(...) Por meqёnëse nuk është kjo tema që po flasim nuk dua të zgjatem shumë këtu. Jetojmë në epokën kur njerëzit nuk kanë kohë vetëm për gjëra të rëndësishme. Ashtu si mollët e; Ademit dhe Evës, Isak Njutonitdhe Steve Jobs, që hapën epoka të reja për njerëzimin të njëjtën rëndësi kishte edhe epoka e internetit pas zbulimit të zjarrit dhe të rrotës. Kjo epokë që lidh njerëzit nga mbarë bota, kjo epokë që na rrit besimin se jetojmë në “fshatin tokë” Epoka e “komunikimit” quhet, edhe pse njerëzit kanë nga tre mijë “friends” ne facebook dhe shumë pak miq të vertetë në jetën reale. Quhet epoka e ndriçuar, edhe pse dija është kudo por vetëm njerëzit nuk e kanë, bi-

bliotekat janë plot, por rrallë shfletohen, sepse jetojmë në epokën kur njerëzit nuk kanë kohë vetëm për gjëra të rëndësishme. Fëmijët janë e ardhmja e një kombi dhe si të tillë ata duan përkushtim dhe jo harresë në jetën virtuale. Fëmijët janë e ardhmja e një kombi dhe si të tillë ata duan përkushtim dhe jo harresë në jetën virtuale, pasi televizori dhe interneti (media) krahas dobisë edhe dëmtojnë. Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjeksore në Seattle, thotë se: imazhet e paraqitura/vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit, ndërsa kohët e gjata para ekranit ndikojnë (kontribojnë) nё trashje (obesitet) dhe agresivitet tek fëmijët. “U ngrit papritur dhe filloi të çirrej. Tërbimi i shtohej ngase nuk e vriste dot njeriun epiqendër. E provoi përsëri. E dëmtoi rëndë kundërshtarin dhe më në fund, kur kundërshtari po jepte shpirt i

stylus magazine 35


gjakosur, filloi të qeshё pamëshirshëm. Po luftonte dhunshëm dhe përpiqej të vriste sa më shumë armiq . Aq fort qe zhytur në lojë saqë nuk po dëgjonte as të ëmën që po i thërriste të hante drekë.” Siç e pamë edhe me këtë shembull, kompjuteri të mbërthen nё karrige, të shkurton orët, dhe të shkëput nga realiteti. Kujtojmë rolin e nënës (gruas) shqiptare ku ka qenë shembull për “kultivimin”, zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve brez pas brezi. Fatkeqësisht edhe kinematografia prodhon filma për fëmijë që përmbajnë dhunë dhe frikë. Duke marrë shkas një superhero të një filmi vizatimor që vret e pret gjithçka, dashje pa dashje fëmija mundohet që dhunën ta ushtrojë tek bashkëmoshatarët e tij. Për këtë arsye një detyrë e madhe bie mbi prindërit. Ata duhet të kontrollojnë fëmijët kur shohin TV ose kur luajnë lojra të ndryshme në internet. Duhet të këmbëngulin për një filtër përmbajtjeje ku të paktën mos tё lejohen pornografi, dhunë, e programe për të rritur. 36 stylus magazine

Secili mund të instalojë në kompjuterin e fëmijës një program filtrues. Por a është e mjaftueshme vetëm pengesa në këtë mënyrë? Sigurisht që jo sepse fëmijët ndihen vetëm dhe të mërzitur. Atëherë të nderuar miq kujtojmë rolin e nënës (gruas) shqiptare ku ka qenë shembull për “kultivimin” e fëmijëve brez pas brezi. Duke dalë nga mentaliteti i vjetër patriarkal, të dy prindërit kanë detyra të mëdha për rritjen e fëmijëve sa më normal në këto kushte “jo normale”. Tu kushtojnë kohë sepse kjo është ajo që fëmijët kanë nevojë. Prindërit duhet të kuptojnë edhe gjёndjen e fëmijëve sepse ata i pret një e ardhme me më shumë orë në kompjuter. leonardseferi@revistafjala.com


N

e posedojmë një treg global , ku miliona njerëz shesin dhe blejnë produkte të ndryshëm dhe të gjitha keto shpënzime ose të ardhura të panumërta kryhen nëpërmjet sistemit bankar . Disa për të plotësuar nevojat e tyre duhet të kreditohen për shkak të pamjaftueshmërisë së buxhetit tyre, krejt e kundërta disa të tjerë nga tepricat buxhetit të tyre mundësojnë të tjereve të kreditohen me anë të depozitave të tyrë. Këtu hyn në skenë interesi me anë të segmenteve të tij që nga Bangkoku në Pranverën Arabe dhe deri në krahet e butë të financës Evropiane dhe kjo i mundëson atij të aktrojё më mirё se cdo gjë,

“Mos Jini as huamarrës as huadhënës” (William Shekspir)

Ergys Neziri (Shqipëri) dega Financë, Universiteti Dokuz Eylül Izmir / Turqi stylus magazine 37


të jetë përsëri më i zgjedhuri nga të gjithë. “Fëmija i përkdhelur ndër dekada”. 1

Ç’është interesi ? Interesi është përkufiuar në mënyra të ndryshme si nga klerikë fetarë ashtu edhe nga teoricienё të ndryshëm ekonomik. Sipas klerikut John Calvin: “Paraja nuk është thjesht një mjet konsomues por gjithashtu edhe mjet prodhimi dhe mbi të marria e një vlere të caktuar në para ishte më së e lejushme ose e drejtë”. Sipas Merkantilistëve: “Interesi është qiraja e kapitalit”. Sipas Fiziokratëve: “Një shumë e caktuar paraje mbi shumën e parasë të dhënë me të drejtë kthimi (borxh)”. Sipas teoricienit Karl Marks: “Interesi është kundër rregullave të natyrës dhe duke e përkufizuar atë si jo të drejtë”. Sipas 2 ekonomistёve të njohur të kohës, Adam Smith dhe David Ricardo: “Përfitimi që sigurohet nga paraja e dhënë borxh”. Sipas Keynes (ndryshe nga ekonomistët klasikё): “Interesi 38 stylus magazine

nuk është i nevojshëm për të rritur kursimet, interesi nuk inkurajon investimet përkundrazi i pengon ato”. Sipas Saint D’Aquin: “ Është e padrejtë të shesësh paranë me para, kundrejt saj mund të përfitosh të mira materiale, marria e interesit mbi pёrdorimin e parasë është e padrejtë, madje është vjedhie” . Sipas filozofit grek Aristoteli nё librin e tij “Politics” shprehet: Ai fitim që duhet urryer më shumë është fitimi me anë të interesit, ky është një e ardhur mbi egzistencёn e vetë parasë. Paraja ka lindur si një mjët shkëmbimi dhe sigurimi i fitimit mbi të me anë të interesit ndikon në shtimin e parasë dhe i hap derёn fitimit të padrejtë. Për këtë qëllim nuk është i moralshёm. Interesi është në kundërshtim me shejntërinë e fitimit.2

Ndikimet e Interesit Ndikimet në shoqeri kanë qenë të ndryshme për gjatë gjithë periudhës historike që njërzimi ka kaluar. Disa individё

robëroheshin disa të tjerë arrinin kulmet e tyre nëpërmjet interesit. Po sot a mund të ketë ndikime të tilla interesi si në kohët e errëta të njërzimit? Sot në kohen e teknologjisë, në kohën ku civilizimi po arrin në nivelet e tij më të larta sigurisht që mund të keto ndikime të tilla por ndoshta edhe më të rënda, por mund tё jetё ndoshta edhe një mjet rregullues ekonomik tepër i rëndësishëm. Ajo cfarë duhet theksuar është se interesi ka marre një trajtë tjetër zhvillimi. Do të doja të përmendja ndikimet më të rëndësishëm të interesit: 1- Krijimi i parasë nga bankat private(komerciale). Në përgjithësi qeveritë akuzohen për shpenzime të tepërta, por qeveritë nuk e iniciojnë krizën ekonomike. Rënia është në sistemin bankar dhe në kreditin që është përgjegjës për vazhdimin e krijimit të tij. Ndryshe nga ajo që populli beson është se sot paraja nuk krijohet nga qeveria. Por nga bankat private si borxh.3


Por, bankat private (komorciale) si mund të krijojnё para? Ky proces se si mund të krijohet paraja është shpjeguar nga Banka Qendrore e Chicagos në librin (Booklet) e quajtur “Modern Money Mechanics”4. Proçesi aktual i krijimit të parasë merr pjesë fillimisht në banka (fq3). Bankat në të vërtetë nuk i japin të gjitha paratë e depozituara borxh (kredi). Nese do ti kishin dhënë atëherë nuk do të kishte para ekstra të krijuar.(fq6). Aktualisht bankat i krijojnë paratë nëpërmjet kredi kartave. Kredi kartat janë një kreditim i pa bazuar mbi para. Bankave u duhen depozita për të mbuluar shpenzimet që bëhen me anë të kredi kartave , por ato i gjejnë depozitat më vonë. Atëherë kur bankave u duhet të bëjnë pagesat e shpenzimeve të kryera nga kredi kartat e pëdoruesit, dhe banka nese nuk disponon shumen e kërkuar ajo kreditohet në një bankë tjetër. Në fakt, ajo shlyen paranë e sapo krijuar tek banka e kredituar. Duke futur në xhep (pocke-

ting) fitimin e siguruar nga interesi.5 Kontroll mbi inflacionin, paranë dhe stimulim për rritje ekonomike6 Banka Qёndrore ka fuqinë e vetme për të kontrolluar normat e interesit. Interesi është instrumenti kryesor që banka qёndrore mund bëjë ndërhyrje në treg. Me anë të tij mund tё kontrollojё inflacionin, nёse inflacioni rritet, rrit normat e interesit dhe e kundërta kur inflacioni ulet. Me rritjen e interesit mund të tërheqё shume investorë të huaj gjë e cila mund të stimulojё një rritje ekonomike. Por nёse norma e interesit është e lartë sjell rënie të vlerës të parasë. Rënia e vlerës të parasë në periudhë të shkurtër mund të ketë ndikime pozitive në ekonomi, kur paraja është e dobët mallrat e importuara do të jenë më të shtrenjta kështu që do të detyrohemi të blejmë produkte të prodhuara në vend. Por një para e fuqishme do të ketë fuqi për të blerë anë e mbanё botës e cila do të mundësojë blerjen e mallrave të huaj dhe rri-

tjen e investimeve tona në vёndet e huaja. Rritja e vlerës të parasë ngadalёson investimet e huaja në vendin tonë. 2- Bursa7 Ulja e normës të interesit ndikon në bursë. Me rënien e interest, investuesit me synim për të siguruar më shumë fitim në vend të bankës ata drejtohen drejt bursave. Kështu që në cmimet e aksioneve pësohet rritje. Me rritjen e vlerës së aksioneve investuesit që përfitojnë nga rritja e vlerës së aksioneve fillojnë të kryejnë shpenzime më shumë. Nga ana tjetër aksionet e nxjerrura në shitje i rrisin vlerën tregut. Me një treg të sigurt kompanitë rrisin investimet e tyre duke rritur prodhimin. 3- Ekuilibri, kërkesë, 8 ofertë Ulja e normës të interesit nga Banka Qёndrore sjell ripërtëritje ekonomike. Nese kemi më shumë ofertë se sa kërkesë ajo ul normën e interesit. Rënia e normës të interesit shmang individët nga kursimet dhe i nxit ata të shpenzojnë më shumë. stylus magazine 39


Rritja e shpenzimeve sjell rritje në konsumim, me rritjen e konsumimit kemi rritur kërkesën duke e sjellё në ekulibër me ofertën (produktet e prodhuara nga kompanitë). E kundërta me rritjen e normës të interesit. Nёse kërkesa është më e lartë se sa oferta, Banka Qёndrore rrit normën e interesit dhe i nxit individët drejt kursimit duke i menjanuar ato nga konsumimi. 4- Individët Interesi nuk është vetem një faktor ekonomik por edhe shoqëror. Ai ndikon drejtë

Por si ndikon ai mbi individët? Tema e borxhit ka qenë gjithnje mbizotëruese në botë, por si do që të jete në dekadat e fundit borxhi ka mbërritur në atë pikë ku njerzit nuk mund ta përballojnë ta paguajnë atë. Ajo cfarë duhet theksuar është se ata nuk arrijnë të shlyjnë borxhin per shkak të interesit dhe që shkojnë drejt rrugës të falimentimit ose humbjes të shtëpive të tyre dhe ky fenomen fatkeqsisht është në rritje. Ajo cfarë është më alarmante është se trendi që tregon se sa njerez kryejnë vetёvrasje është

vrasje për shkak të borxhit:9 • (Mbretëria e Bashkuar) Një fermer i cili ka falimentuar kryen vetëvrasje me anë të pesticideve, Qershor 2010. • (Mbretëria e Bashkuar) Një ish-ushtarak kryen vetëvrasje për shkak se nuk mund të përballonte turpin që kishte falimentuar, Qershor 2009. • (SHBA) Përsoni i cili vrau gruan, 5 fëmijët dhe vetëvetën ishte në borxh dhe i papunë, Qërshor 2009. • (Turqi) Adoleshenti kryen vetëvrasje për shkak të borxhit të papaguar familjar, nëna e tij u dërgua në burg nga mos pagimi i borxhit, Prill 2010. Janë edhe shumë raste të tjera për persona që kanë vdekur nga atak në zemër, rritja e presionit të gjakut dhe si shkak është vetëm borxhi bankar.

për së drejti mbi individët, është një faktor ndikues mbi vendimet dhe vazhdimësitё e tyre të mëtëjshme. 40 stylus magazine

gjithnjë e në rritje dhe e cila nuk mund të mohohet. Disa artikuj gazetash për personat që kanë kryer vet

Studimet e kryera nga Berk.M.S.Dodd dhe M.Henry në librin “The effect of macroeconomic variables on suicide” tregojnë se një ndër ndikuesit kryesor e të kryerit vetëvrasje është borxhi me interes të lartё.10 Sipas Stack .S dhe I. Wasserman


në librin “Economic strain and suicide risk” vijojnë se të qёnurit në borxh ndikon në rritjen e problemeve mendore dhe shtimit të mendimit per tё kryer vetëvrasje.11 Trendi tregues pёr aktet e vetëvrasjes është gjithnje në rritje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë deklaron se afërsisht 1 milion përsona kryejnë vetëvrasje në vit, dhe për cdo përson që kryen vetëvrasje, 20 të tjerë kanë tentuar ta kryejnë atë.12 Megjithëse njërzimi ka përparuar me hapa gjigandë interesi persëri ka ngelur arma e pamëshirshme e historisë kundrejt njerёzimit

ose arma pa të cilën njerёzimi nuk mund të përparojë. Burimet 1. http://www.makalemarketi.com/toplum-ve-haberler/ ekonomi/2303-faizin-anatomisi.html (25.05.2012) 2. http://ezinearticles. com/?the-history-of-interestthroughout-time&id=160818 (23.05.2012) 3. www.webofdebt.com/ a r t i c l e s / g l o b a l _ d e b t. p h p (23.05.2012) 4. http://www.rayservers.com/ images/ModernMoneyMe chanics.pdf (25.04.2012) 5. www.webofdebt.com/ a r t i c l e s / g l o b a l _ d e b t. p h p (23.05.2012) 6. http://money.howstuffworks.com/fed-change-interest-rate1.htm (12.05.2012)

7,8. http://finans.ekibi.net/ forum/fedin-faiz-indirimlerive-ekonomiye-olan-etkilerit-849.html (13.05.2012) 9. http://ladye.hubpages. com/hub/Death-by-Debt (17.05.2012) 10. Berk, M., S. Dodd, and M. Henry, “The effect of macroeconomic variables on suicide”. Psychological Medicine, 2006. 36 (2): fq . 181-189. 11. Stack, S. and I. Wasserman,” Economic strain and suicide risk: A qualitative analysis” . Suicide and Life-Threatening Behavior, 2007. 37(1): p. 103112. 12. http://www.who.int/mental_health/prevention/suicide/suicideprevent/en/ world Health Organisation [cited 2008 November]. e.neziri@revistafjala.com

stylus magazine 41


Ndërrimi i sistemit politik në Luginën e Preshevës

Shpetim Hyda (Presheve) dega Mjeksi, Universiteti Ege Izmir / Turqi

42 stylus magazine


Gj

atë kalimit nga sistemi komunist në sistemin pluralist në Evropën juglindore si dhe në ish Jugosllavi filloi të zhvillohej jeta shum partijake. Ky ndrrim sistemesh pati jehonё të madhe edhe nё shqiptarёt që jetonin brenda kufijve administrativё të ish Jugosllavisё. Në luginёn e Preshevës apo të Kosovës lindore, gjatё viteve të 90-ta pushtetin e udhёhiqte partia komuniste edhe pse me popullsi shumicë dominuese shqiptare në pushtet ishin sërbët vendas të cilët ishin pakicë shumё e vogël në përqindje, 10 përqind për nga numri i përgjithëshëm i popullsisё në Preshevë. Me zhvillimin e sistemit pluralist shqiptarёt e luginës të Preshevës, ata të Maqedonisё si dhe ata të Kosovës themeluan partitё e tyre me programe demokratike. Në Preshevë u formua partia Demokratike shqiptare si dhe partia për Veprim Demokratik me antarёsi dhe kryesi shqiptare. Me shpalljen e zgjedhjeve në nivel republikan partitё shqipëtare fituan shumicën absolute në kuvend, kjo do të thotё se që në zgjedhjet e para e deri më ditët e sotme pushtetin lokal e udhheqin shqiptarët. Me 06 maj 2012 kuvendi komunal në Preshevë e fituan pushtetin absolut 100 përqind shqiptarёt, ndërsa ku-

“Me 06 maj 2012 kuvendi komunal në Preshevë e fituan pushtetin absolut 100 përqind shqiptarёt, ndërsa kuvendi komunal i Bujanocës nga 42 antarё të asablesё komunale fituan 30 këshilltarё partitё shqiptare” vendi komunal i Bujanocës nga 42 antarё të asablesё komunale fituan 30 këshilltarё partitё shqiptare. Sa i përket strukturёs të popullsisё në Buja-

noc 65 përqind janё shqiptarё, me sistemin shumё partiak u thye tabu tema që kur për herё të parё në historinё e komunes të Bujanocit erdhen shqiptaret në pushtet, me kryetar të komunёs shqiptar. Vitet e 90-ta ishin shumё të vështira për shqiptarёt e luginës të Preshevës, edhe pse në rrethana të pa lakmushme partitё politike nuk ndenjёn duar kryq por organizuan stylus magazine 43


referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 - për AUTONOMI TERITORIALE POLITIKE -KULTURORE ME TË DREJTA BASHKANGJITJE ME KOSOVËN. në referendum votuan pro referendumit 97 përqind e popullatës. Me gjithё përkrahjen absolute të referendumit shqiptaret nuk arriten ti përmbushin synimet e tyre themelore për jetë. Pas përfundimit të luftës të Kosoves popullata e luginës u mobilizua dhe formoi UÇPMB e cila luftoi për të drejtat e popullsisё të luginёs. Në vitin 2001 në Konçul u nënshkrua e ashtëquajtura marrveshja e Konçulite cila edhe sot e kësaj dite nuk u realizua. Populli i kësaj ane jeton në represale të shumta, arestime të shpeshta, me një ekonomi totalisht të shkatёrruar, me një papunsi të madhe prej 90 përqind të pa punё, me shpërngulje të pa ndërpërerё në vendet e Evropёs perёndimore dhe në Kosovë. Popullata e lugines jeton në një varfёri të skajshme. A thua vallё edhe lugina e Preshevës do të ketё fatin e zi të përjetojё zbrazjen e saj në mënyrё të heshtur 44 stylus magazine

duke mos patur perspektivё për jetё në këtё vend!? Uroj që të mos ndodhё kjo gjë sepse Sllavët do të na grabisin edhe më shumё territore ashtu sikur bënё, kur në shekullin 19-të përzunё me dhunё popullin shqiptar në mënyrё barbare nga trojet e veta autoktone nga Nishi e këndej dhe grabiten teritore të shumta shqipëtare. Vetvetiu shtrohet pyetja se a ka shpresё për jetë në këtё territor për shqiptarёt. Mendoj se po sepse nga aspekti gjeopolitik ky vend është strategjik nëpër të cilin kalon korridori i 10 me autostradёn që lidh Evropёn perёndimore dhe vёndet aziatike si dhe hekurudha e cila lidh Evropёn perёndimore deri në Greqi. Lugina e Preshevës posedon resurse të shumta natyrore dhe me tokë shumё pjellore. Si shpëtim i këtij vёndi ёshtë rinia e cila duhet të shkollohet dhe arsimohet në të gjitha lamit e jetës për një perspektivё më të mirё për gjeneratat e reja. shpetimhyda@revistafjala.com


LURA Nje perlë e natyrës shqiptare Gentjan Lami (Shqipëri) dega inxh. Kompjuterike, Universiteti IYTE Izmir / Turqi

“Liqeni i Luleve, në mes të një lëndine të butë, mbushur me bar të jeshiltë dhe hijeshuar me lule të shumta shumëngjyrëshe.”

stylus magazine 45


L

ura! Ajo ndodhet në verilindje të vёndit dhe është rreth 125 km larg kryeqytetit. Është një krahinë turistike me larmi të ndryshme ku brenda tyre ndërthuren dukshëm bukuritë e liqeneve, malet e larta dhe livadhet e mëdha të mbushura me një shumëllojshmëri lulesh. Lura ofron kushte ideale për piknike e ngjitje sportive, ku mund të soditësh panorama mahnitëse që të ofron ky vёnd i mrekullueshëm dhe që e bën tepër interesant udhëtimin, pushimin dhe aktivitetet e tjera. Është zonë e pasur dhe me vlera unikale natyrore. Pozita e veçantë gjeografike që zë krahina me bukuritë e saj dhe mundësinë që jep për të hedhur vështrimin në shumë pjesë të vendit, ia rrisin më shumë rëndësinë turistike kësaj krahine. Gjatë periudhës së dimrit Lura përveç pejsazhit natyror të mrekullueshëm, gjelbërimit të pishave, i shtohet dhe bardhësia e dëborës, e cila në faqet e maleve dhe në livadhet e shumtë, krijon kushte të përshtatshme për të apasionuarit e sporteve të skisë. Në të gjithë muajt e vitit, pasuria e kësaj treve ka se ç’të ofrojë për të gjithë. Parku i Lurës ka një sipërfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhet në pjesën lindore të malit masiv të quajtur “Kurora e Lurës”. Me 14 liqenet e tij akullnajore krijohet një ambjent piktoresk dhe tërheqës në një lartësi nga 1.350-1.720 m. Midis këtyre liqeneve, më të mëdhenjtë janë: “Liqeni i Madh” 32 hektarë, “Liqeni i Pishave” 46 stylus magazine

13 hektarë, “Liqeni i Zi” 8 hektarë dhe “Liqeni i Luleve” 4 hektare. Në dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli. Lura me bukuritë e saj mahnitëse zë një vend të konsiderueshëm në guidat turistike që të huajt kanë bërë

në Shqipëri. Historianë të huaj, turistë e kalimtarë kanë mbetur të mahnitur nga kjo dhuratë e Zotit që i ka bërë Lurës. Një austriak që kishte ardhur të vizitonte Lurën shkruan se “Pamja nën shkëmbin e Kurorës është kaq e këndshme, sa s’ka shoqe në tërë Shqipërinë”,


ndërsa një mjeshtër projektesh sportive nga Zvicra, pasi kishte dëgjuar për bukuritë e Lurës erdhi ta vizitonte atë, thotë se “për dy ditë isha në Zvicrën e Shqipërisë, aty ku Zoti ka falur shumë, ndërsa njeriu ka punuar pak”.

Udhëtarja dhe shkrimtarja britanike Edith Durham, diku aty nga 10-vjecari i parë i shekullit të 20 do të shënonte në ditarin e saj se, “kur dola në Qafë Lurë, pashë një fushë kaq të bukur, që nuk e kisha parë në asnjë vend të Ballkanit”. Pa lënë pa përmendur edhe

thënien e shkrimarit tonë të famshëm, Gjergj Fishta, ku thotë se: “Kush se ka parë Lurën nuk ka parë Shqipërinë”. Të gjitha këto thënie tregojnë bukurinë dhe rëndësinë e Lurës së larmishme. Mjafton të ngjitesh në Majën e Kurorës, 2121 metra e lartë, ku syri të kap një hapësirë të gjerë, para ke një “Det” të tërë me male dhe lugina. Mbi 1800 metra ndodhet Guri i Neshtës, një shkëmb interesant, ndër shekuj prej andej janë shembur miliona metër kub gurë; këtu gjendet dhe Lerasi, ku dëbora është gjithëstinore. Nëse zbrisni pak më poshtë keni kënaqësinë të shihni liqenet e mrekullueshme të Lurës qe vijojnë njëri pas tjetrit. Më i hershmi është Liqeni i Madh, i veshur dikur me petkën e gjelbër të pishave, por i zhveshur nga dora e njeriut për motele e hotele. Rreth e qark tij gjenden burime të bollshme uji të pijshëm. Nuk kanë të munguar as legjendat dhe gojëdhënat për këto bukuri akullnajore. Në veri të Liqenit te Madh ndodhet Liqeni i Rrasave, afër tij ndodhet ai i Lopëve, me një pamje shumë të bukur të rrethuar e livadhe e pyje të shumta. Mesi i të cilit është shumë i thellë dhe sipas gojëdhënave të përcjella mendohet të jenë mbytur një lopë dhe 12 qё, ndaj mori këtë emër. Më tej liqenit Blaçi, ndodhet një lëndinë shumë e bukur me ujëra të ftohta, ndërsa uji i Krojit të Bardhë mendohet të jetë shumë shërues për gurët në veshka. Në jug të Liqenit të Madh, sytë të shohin Liqenin e Bruçit, me një pamje përrallore, ku bie në sy uji i kritaltë, stylus magazine 47


i rrethuar me pisha dhe ahe të lartë. Nëse vazhdojmë rrugën përgjatë jugut do të shohim Liqenin e Hotit, ata të Kallabës dhe më tej Liqenin e Zi, me ngjyrën e tij të theksuar të kaltër, i rrethuar me pisha të dendura e lëndina, nga ku buron dhe uji i ftohtë i japin i pamje madhështore. Nëse do të ngjitemi pak më sipër para nesh shtrihet një ndër mrekullitë e natyrës botërore, një margaritar i vërtetë, Liqeni i Luleve, në mes të një lëndine të butë, e tejmbushur me bar të gjelbër dhe e zbukuruar me lulet të shumta shumëngjyrëshe. Liqeni është i mbushur i tëri me zambakë, që i japin një pamje mahnitëse.

Pylli që e rrethon ka qenë shumë i bukur, vështirë që mund të gjeje një të ngjashëm me të. Në jug të Liqenit te Luleve shtrihet Fusha e Pelave, rreth 7 kilometra, një lëndinë sa e mrekullueshme aq edhe magjepëse. Sipas gojëdhave mendohet të ketë qenë fushë për përgatitje për kalorës dhe kuaj, nga ku i ka 48 stylus magazine

mbetur edhe emri. Po sipas gojëdhënave, Filipi i Maqedonisë kishte qytezën e tij verore për përgatitjet e tij ushtarake po në ketë fushë. Me këtë, por edhe nga kërkimet arkieologjike tregojnë që Lura është vatër e lashtë e qytetërimit. Kodrat dhe lëndinat vijojnë njëra tjetrën qё i japin Lurës një pamje magjepse. Në vijim kemi Pllaun e Gjelbër, i emëruar nga gjelbërimi i theksuar. Më poshtë gjendet Sheu i Thatë ku ndodhet edhe “Kalaja e Skënderbeut”, përballë të cilës rri madhështor “Karakolli”, vёndroja e kalasë, më tej rruga të çon në një gropë disa hektarësh të rrethuar me shkëmbinj tejet të thepisur, që quhet “Xhaxhani”. Për të përshkruar bukuritë e Lurës fjalët janë të pakta, e vetme mënyrë për kuptuar e shijuar këto bukuri të pafundme është ti shikosh ato nga afër. Ajri i pastër, fauna shumëllojëshe, uji i ftohtë i krojeve, liqenet natyrorë me ujë kristal, ecja nëpër gryka e hone, flladi i lehtë i erës të bëjnë të ndihesh më energjik, më i gjallë e i më frymëzuar. Po Lura e Sotme!? Po sot vallё, a është e njëjta Lura që përshkruam më sipër? A janë të njëjtat bukuri? Po pyjet plot gjelbërim janë


“gjallë” akoma? Sa do të dëshiroja të jepja një përgjigjje pozitive, por ajo çfarë ndodhi me Lurën pas viteve 1990 e sidomos pas vitit 1997, është një histori tjetër, një histori që vazhdon edhe sot. Si ta titullojmë historinë e Lurës sot? “Historia e shkatërrimit të Lurës” apo “ Lura një katastrofë mjedisore”. E ndoshta edhe më keq historia e saj mund të fillonte me “Na ishte një herë një Lurë”… Ajo që ndodhi me pasurinë pyjore është një histori më vete dhe tepër e dhimbshme. Dhënie leje shfrytëzimi për firma e kompani private për shfrytëzim parcelash në kufijtё e Parkut Kombëtar, duke u dhënë mundësinë këtyre “Kompanive fantazmë”, që të shfrytëzonin pikërisht parkun kombëtar madje pjesën më të mirë të tij dhe më të lehtë për tu shfrytëzuar, apo krijimi i ndërmarrjes së prodhimeve të dyta i hapën derën shkatërrimit të plotë të pasurisë së Lurës. Po kush e çante kokën për Lurën!? Personat përgjegjës për administrimin dhe ruajtjen e pasurisë pyjore ishin militante në radhë të parë, që nuk u interesonte shumë pylli, se kishte për të gjithë, por vota??? Vota për deputetin e Partisë së tij, vota për Kryetarin e komunës të krahut të tij politik. Sa shumë premtime janë dhënë për asfaltimin e rrugës deri te liqenet, ndërtim fshatrave turistikё, zhvillimin e turizmit elitar e deri në ndërtimin e një teleferiku dhe një pistë dimërore. Sigurisht që të gjitha këto premtime kanë mbetur në letër. Tani presim zgjedhjet e ardhshme për të dëgjuar premtime të tjera, ndos-

hta edhe më të “Bukura”. Prandaj pasuria pyjore e Lurës, me shumë llojshmërinë e drurëve qindravjeçarë, kjo shtëpi e kafshëve të egra, sidomos të ariut të murrmë, kullotat e mrekullueshme alpine, me lule që në pranverë të dehin me bukurinë dhe aromën e tyre, burimet natyrore me ujë të ftohtë bashkë me të famshmit, liqenet karstike të pashoq për nga bukuria e tyre, këto janë elementet që e bëjnë Lurën perlë. Ky është magneti që ka tërhequr e tërheq turistët, qofshin ata vendas apo të huaj. Kjo është pasuria e vërtetë e saj. Hiqi një nga elementet e mësipërme Lurës dhe sidomos pasurinë e saj pyjore që kërkon dhjetra apo qindra vjet që të rigjenerohet dhe Lura nuk mbetet më asgjë. E ardhmja e saj vihet në diskutim. Por, pa u shtyrë më tej në historinë e dhimbshme të një parku turistik drejt shuarjes së plotë, pyetja që shtrohet sot me forcë është: A do të mundemi ta ringremë sërish Lurën nga humbëtira ku gjendet? Dhe, nga do t’ia nisim? Kur? Kush? Ashtu sic e shkatërruam të gjithë, na lipset të mobilizohemi po të gjithë per ta ribërë. Nga komuna te Qeveria, do të ishte hapi i duhur. Bie fjala, a do të ishte e udhës që atje të mblidhej Këshilli i Ministrave? Pse jo dhe Parlamenti! Çdokush nga ne shpreson që të heshtin motosharrat “gjakatare” së punuari dhe politikanёt të heqin perdet nga sytë që të kenë mundësi të shohin edhe perlën e natyrës sonë, Lurёn

gentjanlami@revistafjala.com

stylus magazine 49


i m i g r ë M

y h t k e m u d o . p y i s r ë e p i m q ë h b S ’ a N b e ë r ë e n ë ë r n r a a p m u Me e m . e ë r v e ë l r u m g a e k h u k Ed n ë k o t t e a b p r u k Me ë n ë m et t b e r t m e a k ’ m m u j a S’d u h i i r i k r h s m e u e e h m e h Ku d . d i t a m ë e n t i r u ë d h s y Po j g u j i u j fl g ë ë n d a j e u m K ip q h s u ç n e e l v i m e Po du m t ë a h fj s e ë v r r a m Edhe e ë s e j b d ë a n ë p h n d ë n ë Me n ë n ë l e m s o M 50 stylus magazine


Gentjan Lami (Shqipëri) dega inxh. Kompjuterike, Universiteti IYTE Izmir / Turqi

alë jalë

stylus magazine 51


“Fjala“ është revistë mujore mbarkombëtare krijuese, kritikuese, frymëzuese, informative, ekonomike, politike, artistike, kulturore dhe shkencore Kryeredaktor: Leonard Seferi Kordinator & Dizenjues i revistës: Ardit Isaku

Informacion: web: www.revistafjala.com e-mail: info@revistafjala.com gsm: +90 541 493 01 61 +90 506 818 23 70

Këshilltarët: Sokol Brahaj (Marrëdhënie Ndërkombëtare - PhD) Elona Rusi Karacalarlı(Marrëdhënie Ndërkombëtare - PhD) Editor: Ervin Shkulaku Në këtë numër punuan: Elona Rusi Karacalarlı, Albano Zhapaj, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Gëzim Dauti, Ervin Shkulaku, Gentjan Lami, Leonard Seferi, Ardit Isaku, Ergys Neziri

© Revista Fjala, 2012 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ISSN 9 000000-000000

Themeluesit Sokol Brahaj, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Gëzim Dauti, Gentjan Lami, Leonard Seferi, Kozma Çupi, Ardit Isaku, Ergys Neziri, Ervin Shkulaku

Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqipe do të publikohen artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, serbisht, italisht, rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga popuj të ndryshëm.Revista fjala mirëpret dhe publikon çfarëdo lloji artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes, poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik që përmbush këto kushte:

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste! 2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares! 3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare! Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve është e shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve. Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsisht në emër te redaksisë. “Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë!


Visit Albanians Jala

Valbona fri

Jonu

Prizren

Butrinti

Tiranë The

Krujë

thi

lta)

(de a r a og

Ll

Tetovë

Presheva

Jezercë


Revista FJALA shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të himarës dhe shpresojmë në shërimin e shpejtë të të plagosurve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.