Page 1

fq. 4

Ergys Neziri

fq. 8

Refik Nebiu

fq. 25

000000 000000

Sokol Brahaj

“Rritja“ ekonomike Rinia në projektet e Shqipërisë Europiane

9

Shqiptarë, Besa besë e fjala fjalë


Editorial Ç’është kjo “Fjala“!?

Të nderuar miq!

“Fjala“ është revistë mujore mbarkombëtare krijuese, kritikuese, frymëzuese, informative, ekonomike, politike, artistike, kulturore dhe shkencore Kryeredaktor : Leonard Seferi Kordinator & Dizenjus i revistës: Ardit Isaku Kërkues burimesh: Sokol Brahaj Editor : Ervin Shkulaku Themeluesit: Sokol Brahaj, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Gëzim Dauti, Gentjan Lami, Leonard Seferi, Kozma Çupi, Ardit Isaku, Ergys Neziri, Ervin Shkulaku Mbështetën: Elona Rusi Karacalarlı Informacion: web: www.revistafjala.com e-mail: info@revistafjala.com gsm: +90 541 493 01 61 +90 506 818 23 70 +90 555 373 41 75 © Revista Fjala, 2012 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ISSN 9 000000-000000

Revista mujore “Fjala” është kontribut i disa studentëve shqiptarë në Izmir të Turqisë. Është e depolitizuar dhe ka si qëllim kryesor bashkimin dhe bashkëpunim e studentëve mbarshqiptarë në të gjithë botën. Si fillim këtu në Izmir e më pas në gjithë Turqinë dhe më tej ne Europë, Amerikë e gjetkë. Duke marrë parasysh faktin që po studiojmë në drejtime të ndryshme menduam që secili të shkruajë diçka në lidhje ose jo me drejtimin që ka. Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqipe do të publikohen artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, serbisht, italisht, rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga popuj të ndryshëm. Revista Fjala mirëpret dhe publikon çfarëdolloj artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes, poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik, qe përmbush këto kushte :

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste!

2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares!

3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare!

Në çdo numër përveç shkrimeve, analizave e kritikave do të ketë edhe jetën dhe veprimtarinë e dy personaliteteve qe kanë sjellë të mira për njerezimin, njëri shqiptar/e ndërsa tjetri i huaj. Në çdo numër do të prezantohet për publikun një shtet në botë, me kuriozitetet dhe të fshehtat e tij, nga shkrimtarë të po atij shteti. Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve është e shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve. Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsisht në emër te redaksisë. “Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë! Redaksia e revistes


Article with photo

Shqiptarë, besa besë e fjala fjalë Sokol Brahaj (Shqipëri) dega Diplomaci(PhD), Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi sbrahaj@revistafjala.com

S

hqipëria1 vendi ynë e vendi i Shqipes, vendi i krenarisë, bujarisë, i fjalës, i besës, është vendi me i mrekulluar në botë, ashtu është sepse ajo është Shqiperia…dhe eshte e jona. Shqipëtari/ja është biri/bija e shqipes, i zgjuar, i urtë, i dijshëm për dje’hin e strategjist për të nesërmen. I lagur dhe i mërdhitur dimrit por i kulluar verës. Shumherë petrit e sokol por edhe shumherë korb e qyqar. Fitues i luftës e humbës i paqes. Shumherë i pastër në shkretëtirë e shumherë i pistë në breg të lumit … Shqipëtari/ja shumë herë ka forcën e dinjitetin ku i thotë botës që jam bir/ja shqipes dhe e merr çka e ka për hak, ama dhe shumherë bëhet korb e ja marrin kafshatën e bukës nga goja… Shqipëtari/ja ia ka mësuar njerëzimit të bëjë rrugë, të bëjë shtëpi, të bëjë urë por këto në vend të vet sot ende si ka përfunduar. Ka qenë sundues dhe/apo strateg i sunduesit ama trojet e veta sot nuk i ka në dorë. Kemi qenë babai i diplomacisë, e sot po ble diplomate nga shtete të huaja… Bijtë e shqipes kanë qenë të Fjalës, por dhe sot

4 stylus magazine

janë të fjalës. Kemi pasë familje, e kemi quajtur shumë të shtrenjtë ama sot influencojmë gay/ perderastat/lezbiket. Jemi një komb që nana e lind fëmijnë jo për vete por për Shqipërinë.

njerëz që për një “Fjalë goje” ta merr shpirtin si zogut të pulës.

Jemi një komb që për BES’ën e dhënë ndërrojmë fe e besime, jemi që mbi çdo fe kemi Shqiptarinë.

Kemi një vend ku ka shumë njerëz fisnikë, ama në të njëjtin vend ka dhe shumë qyqare.

Jemi nje komb që urojmë për fejesa/martesa ME NJE DJALE/ÇUN, por i duam dhe i ruajmë vajzat/ bijat tona me shumë se sa djemtë/çunat.

Jemi komb e vend jo i pasur, por jemi kombi e vendi që i hedhim paratë në ajër për dasma si askush tjetër në botë.

Jemi komb që jemi të parët në këtë kontinent, por kombi më i shtypur nga ky kontinent.

Jemi vendi i parë në botë që sbën vaki te ndaj komb tjetër, të ndare në shtatë shtete: shteti amë Shqipëria është e rrethuar në të gjitha anët nga i njëjti komb.

Jemi e para rracë e kontinentit, ama i gjithë kontinenti na e mohon këtë.

Jemi vend që amanetin e mbajmë, edhe pse mund të kalojnë 100 vite.

Kemi gjuhën e vetme të pastër e të parë të kontinent, por mos me i ditë edhe gjuhet e kojshive nuk kuptohesh dot me shqiptarin vetem në gjuhën tonë shqipe.

Jemi njerëz që të vrasim për një kokërr preshi a një FJALË goje, por jemi njerëz të një kombi që të falim gjakun edhe me na e patur vrarë vëllanë.

Jemi njerëz paqebërës, e na quajnë zjarrfikës.

Jemi vend ku shumë politikanë thonë që “shqiptarit i lind dielli nga Perëndimi e perëndon

Jemi një vend ku bën vaki që të pritet derri për kurban, e të shitet mishi i gomarit për mish viçi. Jemi një komb që mbajshim virgjërinë për një jetë të tërë, e bëhemi “Burrnesha” vetem e vetem për BES’ën e dhënë, por po ne sot japim virgjërinë jo për qjef por për para… Jemi një vend i familjes tradicionale e i “BURNESHA’ve”, ama sot ndikojmë për perparimin e pederastisë, pedofilisë, lezbianizmit, gaynizmi… Jemi një vend ku në një fshat që ska fare të krishterë ndërtojmë kisha, e ku muslimanë sndërtojmë xhami… Kombi jonë ka njerëz që e njohin kufirin e tij dhe ndalet aty, kemi njerëz që kur i gjuan në faqen e majtë, ta kthen ti gjuash dhe në të djathtën, por kemi dhe stylus magazine 5


Article with photo

nga Lindja”. Jemi një komb që në zgjedhje të aleatëve kemi bërë gjithmonë gabime, ku të njëjtat i vazhdojmë dhe sot. Jemi komb me dy shtete zyrtare, e në shtatë shtete të tjera shtetformuese, dhe me gjithë këtë jemi një komb ku për lek e shesim kombësinë. Ku për lek e karrike e shesim detin, ku për lek e karrike nga Kreta e shesim Kosovën, e falim Presheven, Plaven e Gucinë. Ku për lek i shesim eshtrat e gjyshërve tanë si me qënë grek a shkie. Jemi shtet ku kemi më shumë popullsi jashtë se sa brenda Mëmëdheut. Jemi një komb që zgjedhim president, e mbas dy javëve na duhet me e ndërruar. Jemi një komb që gati çdo njeri nga ne quan vetem vehten patriot/nacionalist, e gjithë të tjerët janë hajna, hajdutë, e tradhtarë. Jemi komb që flasim shumë për demokraci e vetëvendosje, por në fakt e gjithë shoqëria ndërkombëtare thotë të kundërtën për ne. Jemi një komb që kemi hoxhallarë shqiptar e i quajmë turq/arab, kemi priftërinj grek e i quajmë shqiptarë. Jemi një komb që jemi të parët në kontinent, por debatojmë dekata me rradhë që a jemi a sjemi Europian ne shqiptarët. Jemi një komb që gomari në bahçen tonë na duket sa një plesht, e pleshti në bahçe të kojshisë na duket sa një gomar. Jemi një komb që mburremi për bujari dhe e 6 stylus magazine

themi me gjithë zemër “shtëpia e shqiptarit është e e mikut”, por pyetjes “shtëpinë tonë ku e kemi?” nuk i japim dot përgjigje.

dashtë, ama ata kur e kanë gjete rastin na kanë vrarë, na kanë prerë dhe kanë dashtë e duan ma na e shuar faren e kombit tonë.

Jemi një komb që vajzat/çikat/gocat/cucat tona i fejojmë dhe i martojmë pa u bërë 18 vjeçe, e djemtë tanë i martojmë pasi mbushin moshën 30 vjeç.

JEMI NJË KOMB QË E KEMI FJALËN FJALË E BESËN BESË.

Jemi një komb që ka një shekull që ngrejmë dolli duke thënë “Pa Kosovë e Çamëri ska Shqipëri”, por ende skemi realizuar gjë. Jemi një komb që duam më shumë Amerikën se mëmëdheun tonë. Jemi një komb që kemi Presidenta por edhe Mbret.

KEMI TRADITË, KEMI BUJTINA E BANESA, ME SHTEPI E ME KOJSHI, AMA NE VENDIN TONË DEN BABADEN NE KËTO TOKA TE BEKUARA E TE PREMTUARA PER NE KURRË RAHAT SKEMI BËRË. Burimet 1- Këtu fjala “Shqipëri” ka të përfshirë të gjitha trevat shqiptare, ose thënë ndryshe Shqipëria Natyrale/Etnike

Jemi një komb që kemi kushtetutë e ligje morderne, por nga mos mirefunksionimi i tyre praktikojmë “Kanune” tradicionale. Jemi një komb që mafjen e botës e drejtojmë por për mëmëdhe shumë pak punojmë. Jemi një komb me tradita shumë të lashta, që besojme në tri fe, por emrat e fëmijëve tonë ua vëjmë emrat si emra hajvanësh, as në gjuhën shqipe jo e as në gjuhën e fesë që i përkasim jo. Jemi një komb që kemi makina/kerra luksoze e skemi lek/euro që ta mbushim me benzinë/naftë. Jemi një komb që kemi një rrugë që na bashkon, por politikanët tonë dhe opinion ndërkombëtar na ndajnë. Jemi një komb që kemi marrë e dhënë bijat tona ndër kojshi (serb, greek, italian…) e shumë i kemi stylus magazine 7


Article with Banner

“Rritja” Ekonomike e Shqipërisë Ergys Neziri (Shqipëri) dega Financë, Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi e.neziri@revistafjala.com Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbet në fyt edhe të zё trishtimi

(Migjeni “Poema e Mjerimit”)

K

ështu nisi citimin Migjeni nё poemёn e tij për mjerimin që kishte kapluar shqiptarët në vitet 30’. Megjithatё këto vargje vazhdojne të jenë tё vleshme edhe për ditët e sotme ku na flitet për rritje ekonomike, e cila na ngroh si dielli dhe që është po aq e largët nga ne.

Është e pashmangëshme për ne tё harrojmë deklaratat dhe fjalimet nga qeveritё për sukseset e korrura, për rritjen e mirëqenies, për luftën kundër korrupsionit , për uljen e taksave, për rritjen e rrogave, për rritjen e investimeve etj. Duke i permbledhur të gjitha këto në të ashtuquajtuarёn progres historik që Shqipёria ka pasur ndonjёherë. Për të kuptuar se sa është rritur ky progres historik na duhet t’i hedhim një sy raporteve të shteteve të ndryshme mbi progresionin tonё historik: Investimet e huaja ne Shqipëri

8 stylus magazine

Gjatë këtyre viteve duket qartë qe investimet e huaja kanё pasur një rritje të kënaqshme por ajo ç’farë duhet theksuar është se të gjitha këto investime janë bërë vetëm në privatizimin e sektorëve ta caktuar sic janë: në vitin 2007 privatizimi i Albtelekomit, investim në fabrikat e çimentos dhe investimet mbi rritjen e nxjerries sё petrolit. Në vitin 2008 kemi pasur investime mbi rritjen e sasisë së prodhimit të çimentos dhe investime në energjitikë. Ndërsa deri në gjysmën e vitit 2009-s kemi patur njё shifër investimesh prej 460 milion euro mbi privatizimin e OSSH-së etj. Dhe ajo që duhet theksuar ёshtё se këto marrëveshje kanë qenë firmosur që në vitin 2008. Shumica e këtyre investimeve janë privatizime te cilat nuk kanё sjellё ndikim të lartë mbi uljen e papunёsisë, por vazhdimësia e atyre subjekteve që me parё ishin nën administrim shtetëror. Por cilat janë shkaqet që pengojnë investimet e huaja : • Mos pengimi i importeve ilegale. • Vonesa për shkaqe burokratike, mos funksionimi i sistemit për pajisjen me leje qëndrimi. • Fuqi puntore e pakualifikuar. • Mos kompesimi tatimor (ku shteti shqipëtar u detyrohet shume firmave). • Problemet në transport dhe në mungesen e furnizimit me energji elektrike. • Rryshfetet. Një raport tjetër na bën të njohur gjendjen aktuale në Shqipëri : • Duke perjashtuar medikamentet bazë te ndihmes së shpejtë,shërbimi mjeksor është tepër i dobët.(mungesa e medikamenteve, pajisjeve dhe doktorve të specializuar). • Mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike. • Rryshfete në masa të mëdha në institucionet shtetërore. • Rënie të sigurisë publike në vend qe shoqërohet me rritjen e krimit të organizuar. • Rënia e besimit nga qytetarët kundrejt sistemit gjygjësor. • Infrastrukture e dobët si në rrugët rurale ashtu edhe në disa segmente automobilistike ndërmjet qyteteve. Borxhi publik i Shqiperisë zë 59.9 % të prodhimit të GDP’së në vitin 2009. Prej shteteve të Ballkanit zë vendin e dytë pas Greqisë. Ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2011 kemi nje rritje të borxhit pubik: 59.4% të GDP’së (2011) (5.7 miliard $) 57.1% të GDP’së (2010) (5 miliard $) Kemi rritje të inflacionit me 0.4% nga viti 2010 deri në vitin 2011 3.5% (2010) -- 3.9% (2011)


Article with photo No. 2 TREGTIA E JASHTME JANAR 2012

Në muajin janar te vitit 2012 u eksportuan 13,448 mln lekë mall, me ulje 18.8 përqind në krahasim me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe ulje me 9 përqind në krahasim me muajin janar te vitit 2011. U importuan 35,041 mln lekë mallra me ulje 33 përqind në krahasim me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe rritje 3.7 përqind në krahasim me muajin janar te vitit 2012. Defiçiti tregtar i muajit janar te vitit 2012 është 21,593 mln lekë duke shënuar një ulje prej 39.5 përqind krahasuar me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe një rritje prej 13.6 përqind krahasuar me muajin janar te vitit 2011. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 64 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë İtalia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 35.5 përqind, ndërsa me Greqinë është 10.6 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Austri, Hollandë, Francë, Spanjë, Sllovaki dhe për importin: Brazil, Kanada, Kosovë, SHBA, Suedi etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që:

totalit të importit. Krahasuar me Janar 2011, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 7 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 71.2 përqind, e zënë nënproduktet e naftës. Megjithatë ky progres ekonomiko-historik nuk ka treguar shumё progres tek shqiptaret,.të cilët vazhdojne të jenë nën hipnozën elektorale që u bëhet nga të gjitha palët politike, ku nuk duhet lënë pa theksuar edhe pasiviteti i partive opzitare ndoshta jo në menyrë të drejtpёrdrejtё por që ndikojnë në përkeqësimin e kësaj situate të ndërlikuar në Shqiperi.Në mos marrjen pjesë në parlament dhe mos kritikimit me fakte për gabimet qё mund të bëjnё mazhorancat, kështu që ndihmojne ne fillimet e krizave tё ndryshme qё lënë Shqipërine përsëri në vendin e parafundit nga ana ekonomike në rajonin e Ballkanit. Ku shumë familje pa asnjëlloj të ardhure financiare që janë të indenjuar nga përfitimi i ndihmave ekonomike nga shteti, si dhe mungesa e zërave që mund ti sjellë si temë e ditës në parlament. Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpivetë nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. (Migjeni Poema e Mjerimit).

Eksporti i grupit “Tekstile dhe këpucë” u rrit 5.7 përqind. Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u ul 87.2 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 33.4 përqind, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 21.9 përqind.

Burimet

Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 46.4 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 43.1 përqind, Produkte kimike dhe plastike” u ul 39.6 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 32 përqind “.

2-https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html

Në Janar te vitit 2012 importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,216 mln lekë, duke zënë 12 përqind ndaj 10 stylus magazine

1- T.C. Tirana Büyükelçiliği Ticaret Müşavirliği, Arnavutluk Ülke Raporu

3-www.igeme.gov.tr/arnavutluk (Raporti i Turqisë për Shqipërinë) 4-http://www.instat.gov.al/

stylus magazine 11


Pse zgjimi i identitetit shqiptar dhe pse nё fillimin e shek. XIX?

Zgjimi i identitetit shqiptar Ervin Shkulaku (Shqipëri) dega Histori, Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi ervinshkulaku@revistafjala.com

F

undi i shekullit tё XVIII dhe fillimi i shekullit tё XIX gjёndja e perandorisё Otomane karakterizohet me njё sёrё ndryshimesh qё sё shpejti sjellin dhe fundin e saj. Njё ndёr popujt e shumtё qё pёrbёnin perandorinё Otomane ishin dhe shqiptarёt. Kombi shqiptar pёrgjate shekujve nёn pushtimin Otoman luajti njё rol kyç ne fushёn politike-ekonomike tё perandorisё. Nё bazё tё njё studimi tё Prof.Dr Ismail Hami Danişmend shohim njё kronologji te kryeministrave(sadir-i Azamlari) qё kanё shёrbyer nё portёn e lartё dhe shohim se janё 54 kryeministra me origjine shqiptare1 qё pёrbёjnё edhe shumicёn. Kёto poste deri ne fillim tё shekullit te XVII fitoheshin sipas njё sistem edukimi qё njihet me termin (Devsirme sistemi-i)2 dhe nga ky edukim zgjidheshin studentёt mё tё mirё pa pёrkatёsi feje ose kombёsie.3 Pra me krenari shohim qё shqiptarёt kanё patur njё rol te rёndёsishёm nё fushёn politike Otomane. Nga kёndvёshtrimi ekonomik shoqëria shqiptare pёrsёri nuk ngelet prapa. Nё shekullin e XIV pasi perandoria Otomane mori tokat shqiptare nё Berat si edhe nё Janine e shumё qytete shqiptare sulltan Fatihu me ferman mbretëror u siguroi qytetarёve te mbetur aty si edhe korporatave lirinё e punёs; te ritit e zakoneve.4 Shohim nje rifillim tё jetёs ekonomike psh; nga fundi i shek. XV Vlora kishte rreth 4000 banorё dhe njё lëvizje tё madhe tregtare tё pasqyruar nё mallrat e importuara nga Stanbolli Europa e Bursa.5 Nё vazhdim te forcimit te mёtejshem tё mardhёnjeve ekonomike me botёn e jashtme nё gjysmёn e dytё tё shekullit tё XVII duken shenjat e njё lëvizjeje tё rregullt tё tregtise tranzite.6 Si rrjedhim u rrit roli dhe rёndёsia ekonomike e porteve shqiptare tё cilat po e kryenin gjithnjë e mё shumё rolin ndermjetes midis krahinave tё ballkanit e perëndimit.7 Keto mardhёnie ekonomiko-tregtare pёrgjithёsisht drejtoheshin nga esnafet shqiptare. Si rezultat i rritjes sё gjithanshme tё tregut shqiptar dhe lindjes sё manifakturёs nё shekullin e XIX esnafet fillojnё tё humbasin tiparet kryesore organizative dhe rёndesinё e tyre ekonomiko-politike.8

Jo pa qёllim pak mё parё u be nje pasqyrim tё shkurtёr gjёndjes sё shoqёrise shqiptare nё vitet e perandorisё Otomane pёr tё theksuar se ajo ruajti identitetin e saj megjithëse nё arenёn ndёrkombёtare qёndroi nё mёnyrё pasive sepse tё gjithё popujt brenda perandorisё ishin pёrfshirё brenda njё sistemi shoqёror qё njihej me termin ¨Millet Sistemi¨. Sipas kёtij sistemi shoqёria ndahej nё klasa sipas besimit fetar dhe jo sipas kombit qe i pёrkiste dhe gjuha zyrtare pёrdorej Turqishtja prandaj deri ne mesin e shekullit tё XVIII identiteti shqiptar qёndroi nё ¨Gjume¨. Revolucioni francez nё vitet (1789-1794), ai grek nё vitet (1821-1829), revolucionet e viteve 1849 nё Austri dhe Hungari, lufta pёr bashkimin e Italisё dhe Gjermanisё,9 dhe lëvizja e xhonturqeve brenda perandorisё Otomane kishin sjellё njё rrymё tё re atdhetarizmi nё Europe e cila do tё ndikonte edhe te shqiptaret. Nё keto shtete kjo lëvizje mori përmasa tё mёdha dhe fatkeqësisht mё e theksuar ishte ne shtetet fqinje, të cilёt shfaqen qëllimet e tyre grabitqare ndaj territorit shqiptar. Populli shqiptar pothuajse e kishte pёrfaqёsuar fene islame, prandaj vёndet fqinje pёr tё arritur synimet e tyre e barazonin fenё me kombin duke i quajtur mysliman=turk nё arenen ndёrkombёtare ose duke ndikuar nёpёrmjet fuqive tё mёdha mike si p.sh. Serbia kishte gjithmonë ndihmёn e Rusise, parrullat politike tё pansllavisteve mё nё krye carin ishin ‘’Serbia e Madhe’’ ose ‘’perandoria Ruse Pansllaviste’’10 Menjёhere kërkohej zgjimi i identitetit shqiptar nё arenen ndёrkombёtare sepse po vihej nё rrezik humbja e emrit shqiptar dhe me traktatin e Shen-Stefanit dhe konferencёs tё ambasdoreve tё Londres kjo frike e shqiptareve po kthehej nё realitet. Prandaj pёrballe kёsaj vetmie diplomatike shqiptaret bashkohen pjesёrisht pёrsёri me perandorine Otomane pёrballe fqinjeve agresore. Pozita e shqiptareve nё ketё situate shpjegohet dhe nё memorandiumin qё i dёrguan lordit Bikonsfild nё qershor tё vitit 1878 duke pёrcaktuar se “ Ka qёne frika se po humbasim edhe kombesinё vete qё

na ka berё tё rrime duarkryq, jo indiferente pёrballё shkatёrrimit tё perandorisё sё osmanllinjёve , sepse pёrndryshe do tё kishim shpejtuar ti bashkomim armёt tona mё atё tё popujve kryengrites.11 Megjithate shqiptaret pёrseri u braktisen shpeshhere nga ushtria otomane pёrballe agresionit tё shteteve fqinje dhe kjo erdhi si rezultat i problemeve qё kishin pёrfshire perandorinё dhe kёrcenimit diplomatik tё shteteve europjane. Kjo gjёndje e mjerueshme pёr shqiptarёt pati edhe anёn e saj pozitive sepse ndikoi nё zgjimin nga “gjumi” tё frymёs patriotike tё personaliteteve shqipёtare tё cilёt me kujtimin e heroit Skёnderbej dhe udhёheqesit e diplomatit shqiptar Ali pashё Tepelena filluan tё bёnin thirrje pёr bashkim kombёtar. Nё kёte situatё kujtojmё edhe fjalёt e Ali pashё Tepelenes drejtuar popullit shqiptar “

Mbёshtetuni vetё nё veten tuaj; ruset ; anglezёt, nemselinjte ( austriaket) tё gjithё do tё jenё armiqtё tuaj sapo tё marrin vesh qё doni tё bёheni njё popull i pavarur. Mos e harroni asnjёhere kёtё tё vёrtete tё rёndesishme” 12

stylus magazine 13


Article with photo No. 2 Dhe tani pas 100 vitesh kishte ardhur koha qё keto fjalё tё arta ishin kthyer nё realitet dhe kjo e vёrtetё duhet tё qёndroje gjithmonё nё mёndjet dhe zemrat e shqiptarёve. Prandaj shumё personalitete shqiptare qё kishin marrё edukimin jashtё vendit filluan te bёjne thirrje pёr zgjim kombёtar. Kjo periudhё nё historinё e shqiptarёve njihet me termin “Rilindja Kombёtare“ dhe patriotet qё e krijuan quhen “Rilindas“. Rilindasit menjёhere nisёn luftёn me pushkё e penё per shpёtimin e atdheut. Shume kёnge e poezi u thuren per zgjimin e shqiptareve si fjalet e Thimi Mitkos:

Mblidhuni tё gjithё anembanё Gegё, Toske, Arbёr, Çamё Te Krishterё e Myslimanё 13

Jemi Vёllezёr e Vellame’’ Pra tё “krishterё e myslimaё” jemi “vёllezёr e vёllamё” kjo ёshte njё fjali e vecantё sepse bashkё me ketё fjali ёshtё pёrdorur shpesh nga rilindasit edhe fjalia “feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria” si psh. Edhe te shkrimi i Sami Pojanit nё gazetёn Besa nё vitin 1908 ndёr tё gjitha lexojmё: pse

vёllezёr shqiptarё si bёni njё mijё falenderime zotit pёr kёtё ditё tё shqipëruar, kёtё ditё te lumtur dhe përqafoni myslimanё e tё krishterё, tё pasur e tё varfer si vёllezёr qё jeni. Lini jetё dhe pasjet menjanё them fёmijet e njё nёne e njё ati dhe trupat i keni prej njё balte dhe dijeni qё feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria e vllezeria.14 Pra pёrseri e theksoj fjaline “feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria” qё nё ditёt e sotme shumё lexues mund ta keqinterprentojnё duke menduar se rilindasit ishin tё pafe dhe se dёshironin tё zhduknin fenё te populli shqiptar, por kёtё mendim e hedhin poshtё kёto fakte, sepse duke lexuar me kujdes shohim se rilindasit kanё patur respekt nё besimin fetar dhe gjithmonё janё pёrdorur fjalёt MYS14 stylus magazine

LIMAN e tё KRISHTERE. Pra nuk janё bёrё dallime fetare por kёrkohej vetem tё bashkoheshin e tё ruanin kulturen shqiptare. Ketё e shohim edhe nё gazetёn e sipёrmendur me drejtor Mehmed Hajri Frasherin ku nё nje shkrim tё vitit 1908’tё shkruan te rubrika e urimeve : - vёllezerit tanё myslimanё i urojmё pёr shumё vjet gёzuar bajramё. -Vёllezerit tane te krishtere i urojme per shume vjet gezuar kreshnat e motit.15 Pra pёrsёri e theksojmё se qёllimi i rilindsave ishte pёr zgjimin e identitetit kombёtar dhe foljen e gjuhёs shqipe nё territoret shqiptare dhe ky synim u realizua. Kёtё realizim e shohim nё bazё tё shkrimeve tё asaj kohe, pёr shёmbull nё shkrimet e studiuesit Ahmet Sherif i cili nё vitin 1910’tё ishte dёrguar nga perandoria Otomane me mision pёr tё raportuar pёr gjёndjen e Shqipёrise i cili shkruan: kёtё mёngjes pasi gjeta kohё shkova

pёr vizitё te njё shkollё nё Gjakove. Meqёnse ishte mёngjes kishte rreth 100 nxёnёs. Mёsuesi ishte shqiptar i cili pasi erdhi pak mё vone mё tha hajde kёtu more duke mё thirrur prane tij. Dёshiroja tё flisja me nxёnёsit por i merzitur duhet tё tregoj se asnjё prej tyre edhe 2 fjale turqisht nuk kuptonte. Por tё gjithё ishin nxёnёs tё zgjuar. Nё fakt te tё gjithё shqiptaret ka njё zgjuarsi natyrale te gjallё.16 Pra, megjithёse Shqipёria nё qarqet diplomatike nuk ishte shpallur e pavarur shqiptaret e kishin riformuar identitetin i cili ishte i ndryshёm nga popujt fqinjё dhe nga perandoria Otomane. Kёtё ndryshim e shohim dhe nga nje telegraf i datёs 5 qershor tё vitit 1910’tё tё studiuesit Ahmet Sherif duke theksuar se Shqipёria pёr mua ёshtё njё

vёnd i huaj. Kёtё e shkrova qё tё hyje nё mёndjet tuaja.17

Nё arenёn ndёrkombёtare gjёndja vazhdon tё mbetet kritike sepse vazhdojnё pёrpjekjet e shteteve fqinje pёr copёtimin e territorit shqiptar dhe tjetёr shkak ёshtё se populli shqiptar vazhdon te perfaqёsohet ne qarqet diplomatike nga perandoria Otomane e cila nuk kishte fuqi ndikuese ne Europё. Megjithatё klubet dhe shoqatat patriotike shqiptare vazhduan te ngrinin zёrin nёpёrmjet telegrafeve duke protestuar kundёr veprimeve anti-shqiptare qe ndёr te gjitha theksonin qё si bij te popullit shqiptar, popull qё pёrbёn Turqinё europjane shumicёn e banorёve te saj pёr tё shprehur shqetёsimin tonё, dhimbjen tone ngaqe vetёm populli shqiptar ёshtё pёrjashtuar nga cdo pjesmarrje ne organizim te ri te perandorisё. Por pёrsёri gjёndja vazhdonte e njёjtё, dhe u acarua mё shumё edhe me mardhёnjet e shqiptarёve dhe xhonturqve(turqit e rinj). Kёta ishin lёvizje atdhetare politike turke e cila ishte pro revulucionit turk dhe heqjen e sistemit fetar. Kjo lёvizje nё fillimet e saja kishte mardhёnie disi te mira me popujt jo-turq ne perandori dhe kjo lёvizje shprehu njё shprese pёr popullin shqiptar. Por kёto shpresa shuhen sepse pasi u forcua lёvizja e xhonturqve ndoqi politike ç’kombёtarizuese ndaj popujve jo-turke tё perandorisё. Pёrballё kёtij rreziku u morёn masa nga patriotёt shqiptar duke dёrguar telegrame Fuqive tё Mёdha nё formё protestash kundёr politikёs sё turqve tё rinj ku ndёr tё gjitha theksohet “ Ndёrsa po pёrgatitej revulucioni,

turqit e rinj kёrkuan nё shumё raste pёrkrahjen e shqiptareve, pёrkrahje qё iu dha nё mёnyra tё ndryshme dhe kurdoherё ndershmёrisht pёrkundrejt premtimit qё regjimi i ri tё ndihmonte shqiptaret. Mirepo porsa Turqit e rinj i forcuan pozitat ata ndёrruan krejt vendim dhe, nё vend qё tё ndihmonin nё zhvillimin e kombёsive nё perandori po pёrqpiqen tё pёrdorin njё politikё ckombёtarizuese.18 Por duhet te theksojme qё keto mardhёnie patёn edhe anёn pozitive sepse Turqia e humbi besimin qё i kishin dhёnё shqiptarёt ndёr shekuj. Tani shqiptarёt mendonin

se Turqia pasi i dha fund regjimit te saj absolut me anёn e Turqёve tё Rinj tё gjithё myslimanё e jo myslimanё shqiptarё i mbushёn zemrat plot gёzim sepse shpresonin pёr drejtesi e vllazёri. Por fatkeqёsisht sipas ngjarjeve qё po kalojnё Turqit e Rinj nga Turqit e Vjeter po ndjekin njё rruge shume me te rrezikshme per shqipetaret. Te paret te pakten besonin nё fe e nё kuran por keta te rinjte nuk besojne ne asgje. Prandaj te gjithe shqipetaret myslimane e jomyslimane te mos hspresojme prej ketyre por te bashkojme BESEN19 pёr njё shtet tё pavarur. Kёto protesta dhe vendime bёnё qё : Nё 28 nёntor tё vitit 1912 nё qytetin e Vlorёs pas fjaleve qё tha z.kryetar Ismail Qemal Beu mё tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilin ndodhej Shqipёria, tё gjithё delegatёt mё nje zё vendosёn qё Shqipёria mё sot te bёhet mё vehte, e lire, e mosvarme.20

Burimet 1- Ismail Hami Danişmend. ``Osmanli Tarihi Kronolojisi``.4.cild., Yay Türkiye,. Istanbul. 1961. fq.( 425-542) 2- Halil Inalcik. ``Osmanli Klasik Cagi``. Yay. Yapikredi yayilari. Istanbul 2010. 3- Halil Inalcik. ..fq. 124 4- Ziya Shkodra `` Esnafet Shqipetare`` shtp. Mihal Duri. Tirane 1973. Fq 27 5- Ziya Shkodra... fq 28 6,7,8- Ziya Shkodra.... fq 80-86 9- Koli Xoxi. ‘’Lidhja Shqipetare e Prizerenit’’ shtp 8 Nentori, Tirane 1978, fq 12 10-Koli Xoxi ...fq 28 11-Gazmend Shpuza. “ gjyrmime ne epoken e rilindjes kombetare . sh. Botuese 8-nentori. Tirane, 1980, fq.187 12-Ilir ushtelenca, diplomacia e ali pashe tepelenes, sh.botuese 8-nentori, Tirane, 1983, fq.259 13-Koli Xoxi ... fq 18 14,15-Mehmed Hajri Frasheri, Gazeta Besa Konstantinopole Mater han gallata No14,e enjte 1908 16-Ahmet Sherif, perg. Mehmet Cetin borekci, Arnavudluk’da Suriye’de Trablusgarb’da Tanin, Turk Tarih Kurumu yay, 2ci cild, Ankara, 1999, fq.10 17,19- Ahmet Sherif..., fq.14, fq. 3 18,20- Akademia e Shkencave te R.P.S. te Shqiperise...fq.218, fq.261 stylus magazine 15


Article with photo No. 2

Ballkani, lindja e mesme dhe Shqiptarët

Leonard Seferi (Shqipëri) dega Gazetari, Universiteti Ege Izmir / Turqi leonardseferi@revistafjala.com

P

o, pikërisht këto dy zona gjeografike edhe pse larg njëra-tjetrës kanë shumë ngjashmëri në shumë aspekte, sidomos në atë politik! Ndoshta në Ballkan nuk kanë zbritur profetë por shpesh herë Ballkani dhe Lindja e Mesme kanë qenë shumë afër, madje një shtet. Duke filluar nga Greqia e lashtë, Aleksandri i Madh, Perandoria Romake, Bizantine e më pas ajo Otomane. Mos vallë kjo e kaluar historike e bën Europën të sillet më indiferente ndaj Ballkanit?! Ndoshta kjo e kaluar historike bën që Ballkani dhe Lindja e Mesme të jenë dy vatrat e zjarrit, dy fuçi baruti në rruzullin tonë. Në një kohë kur vendët e Europës i shtrënguan dorën njëra-tjetrës edhe pse kishin një të kaluar po aq, ndoshta edhe më shumë gjakatare sesa Ballkani, në Ballkan vazhdoi akoma gjakderdhja. Kjo gjakderdhje në

16 stylus magazine

kërthizë të Europës së civilizuar. Diçka tjëtër që e bën të ngjashme Lindjen e Mesme me Ballkanin janë ambicjet utopike të të gjithë shtetëve në tërësi për fqinjët e tyre. Duke filluar me Sionizmin që synon të quajë Izrael të gjithë Lindjen e Mesme, vazhdojmë me shpresën dhe përpjekjet e Turqisë për rikthimin e saj në Europë, kësaj rradhe si e “shëndoshë dhe e vaksinuar” fort mirë gjatë shekullit të kaluar. “Megaloidea” e grekërve dhe “Naçetranja” e serbëve janë dy projektet që po i kallin akoma shqiptarët. Termi i Shqipërisë Etnike është një “top zjarri” që mund të djegë fqinjët. Mund të djegë ata fqinjë që e dogjën dhe e sakatuan Shqipërinë përgjatë historisë.

në botë që rrethohen me banorët e saj po autoktonë por që u përkasin shtetëve fqinjë. Platforma e Shqipërisë Natyrale drejtuar nga Koço Danaj duhet të bëhet realitet por sigurisht duke parë edhe pjesën tjetër të medaljes së Fatos Kongolit.

Menjëherë pasi u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ministri i jashtëm Britanik i asaj kohe Eduard Grei1 theksoi se shqiptarët u sakatuan vetëm e vetëm për të ruajtur dhe mos prishur marredheniet midis fuqive të mëdha, respektivisht Francës dhe Rusisë. Ja si shprehet Sir. Eduard Grei: Vështirësia për të arritur në një marrëveshje lidhur me kufij të Mendoj se me një vështrim sub- veçantë të Shqipërisë ka qenë jektiv shqiptarët janë të vetmit që shumë e madhe. Secili do të kujkanë ambicje për aq sa u takon, tojë se sa të vështirë dhe sa kritike pasi janë i vetmi shtet autokton kanë qenë në ndonjë rast çështjet stylus magazine 17


Article with Collage që kanë dalë për caktimin e kufijve verior dhe verilindor të Shqipërisë. Unë e di fare mirë së kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe e gjykon çështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, qëllimi kryesorë ka qenë të ruhet marrëveshja midis vetë Fuqive të Medha, dhe në qoftë se vëndimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Europë.

Article with Collage

Sir Grei gaboi në këtë analizë sepse një vit më vonë në 1914 filloi lufta e dytë botërore. Ndërsa Fatos Kongoli flet për mirkuptim dhe harmoni ndërmjet popujve të Ballkanit me qëllim integrim dhe tolerancë ndaj njëri-tjetrit, sepse çdo popull në Ballkan ka paragjykime dhe tjetërson ose ofendon popujt e tjerë që ka përreth. Për shembull, ashtu siç shqiptarët urrejnë e shajnë turqit, grekët, apo serbët ashtu edhe ata paragjykojnë e shajnë shqiptarët. Për këtë arsye sipas Kongolit duhet një reforme themelore mbarballkanike për uljen e rrënjosjes së këtyre tabuve ndaj njëritjetrit në të mirën e gjithë Ballkanit.2 Gjermania po i paguan Greqisë miliarda euro dëmshpërblim për tre vjet që e pushtoi në Luftën e Dytë Botërore ndërsa Europa po luan me shqiptarët edhe pse po mbushet një shekull që i sakatoi ato. Sjellja e saj indiferente ndaj Ballkanit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti duhet të marrë fund për të parandaluar ndonjë “perandori orientale” të mundëshme e që mund të marrë përsëri Ballkanin e kësaj rradhe bashkë me Europën vetë. Europa duhet të mbështesë shqiptarët dhe tu japë atyre të drejtat që ua ka marrë dikur, sepse është rruga e vetme për stabilitet në rajon e me gjerë. Ballkani nuk është më si Lindja e Mesme por është Europë, dhe shqiptarët janë prindërit e Europës duan apo s’duan dashakeqët. 18 stylus magazine

Burimet:

1. Koço Danaj, “Platforma e Shqipërisë Natyrale”. 2. Fatos Kongoli, “Një e vertetë e thjeshtë”.

Miniera Thesari i Bulqizes se Varfer Kozma Çupi (Shqipëri) dega Fizikë, Universiteti Ege Izmir / Turqi

B

ulqiza, një minierë ari për të tjerët dhe një plagë dhembjeje për banorët e saj. Historia e qytetit të paradoksit, aty ku në përpjekje për mbijetesë ekonomike, njerëzit bëjnë pakt me vdekjen. Plaga sociale nuk kursen as një:burrat, gratë dhe fëmijët… Por si lindi kjo miniere sa fatmire aq edhe fatkeqe? Zbulimi i kromit në territorin e Bulqizës u bë rastësisht gjatë pushtimit italian, ndërsa shfrytëzimi i minierës nisi pak vite pas çlirimit. Në vitin 1940, Hamit Duriçi, banor i fshatit Vajkal të Bulqizës, tek po kulloste bagëtinë gjen një gur të zi dhe me shkëlqim gjysmëmetalik, më i rëndë nga gurët e tjerë, të cilin ia dorëzon një oficeri italian, që vepronte në atë zonë. Italianët kërkuan nga banorët që të mblidheshin këta gurë të veçantë. Banorët filluan të mbledhin gurin e rrallë, të cilin e transportuan me mushka në Qafën e Buallit. U grumbulluan kështu 2000 ton krom, por italianët nuk


Article with Collage

mundën ta tërhiqnin kromin në vendin e tyre. Mirëpo mbeti një dokument historik se në Bulqizë ka një tufë daljesh kromi, të cilat janë mjaft premtuese. Ka qenë 14 shkurti i vitit 1948, kur një ekip inxhiniero-teknik, i ardhur nga Tirana, ka bërë të mundur që më 18 shkurt të po këtij viti në Bulqizë të dëgjohen shpërthimet e para të minave. Pikërisht këto shpërthime shënuan edhe datëlindjen e kësaj miniere. Puna ka nisur me 30 punëtorë të ardhur nga rrethet e Dibrës, Matit dhe Mirditës. Minerali nxirrej në sipërfaqe me karroca dore. Vetëm pas 10 vitesh, pra në 1958, u vendos shfrytëzimi i minierës me galeri nënkati. Në vitet 60‘70 u vu në shfrytëzim pusi nr.1 me thellësi 150 metra. Dhe pas viteve 72-74 filloi prodhimin pusi 20 stylus magazine

nr.2 me tri nivele. U arrit që miniera të shfrytëzohet deri në nivelin e 16 ose 6 metra nën nivelin e detit.1 Miniera e Bulqizës, thënë ndryshe gjigandi i indrustrisë nxjerrëse të kromit në vendin tonë dhe më gjerë,aktualisht po shkon drejt asfiksimit të plotë të saj. Në kujtesën e historisë shqiptare, kjo minierë e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë, për nga sasia e nxjerrjes së mineralit të kromit me cilësi e veti tepër të larta. Në rreth 60 vite jetë të saj ajo dha shumë për vendin, afro 14 millionë tonë krom, por mori fare pak për vete, për të mos thënë asgjë. Për vërtetësi të kësaj mjafton të kujtojmë deklarimet PPSH-së në kongreset e saj, ku deklarohej se Miniera e

kromit në Bulqizë jep 32-37 për qind të të ardhurave kombëtare në shkallë vendi. Megjithatë, Bulqiza, qyteza e minatorëve në verilindje të vendit, mbeti asgjë më tepër se nje geto për banorët e saj dhe një kamp përqendrimi për të burgosurit politikë të regjimit komunist. Shfrytëzimi i minierës Në vitet 70, interesimi qeveritar për këtë minierë ishte jashtëzakonisht i madh, pasi eksporti i kromit ishte e vetmja mundësi për të çarë “bllokadën” imperialisto-revizioniste. Pothuajse gjatë gjithë kohës në minierë punohej me moton:“Kromi çan bllokadën”. Kështu, vetëm gjatë vitit 1984 u prodhuan nga kjo minierë, 485000 tonë krom, ku numri i punëtorëve arriti në

rreth 12000 veta. Përveç minatorëve, këtu kanë derdhur djersën e tyre edhe një plejadë e tërë e personelit inxhinieroteknik, nga më të mirët e vendit tonë. Duke u punuar me ritme të jashtëzakonshme, në minierë pati edhe humbje jetësh. Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë zyrtare, mendohet se deri më tani, mbi 260 minatorë, duke përfshirë edhe të burgosurit politikë që kanë punuar aty, kanë humbur jetën në galeritë e thella dhe të ftohta të kësaj miniere, duke punuar si heronj të vërtetë.2 Njezet vjet pasi miniera ka ndalur funksionimin e saj normal, vendburimi konsiderohet si një mbeturinë në të cilën kanë ngelur ca minerale dhe ato plaçkiten me çdo mjet dhe çdo çmim, përfshi dhe çmimin e jetës. Galeritë

kryesore dhe puset janë ato të kohës së komunizmit, ajrimi po ai, ndoshta më keq, masat e sigurisë thuajse nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha nuk investohet më as për kërkim-zbulimin në zonë, përveç atyre studimeve që janë bërë gjatë kohës së komunizmit.3 Këto janë shkaqet që akoma edhe sot vazhdojnë të sjellin aksidente dhe vdekje të njëpasnjëshme. Vitet e fundit këto aksidente fatkeqe kanë qenë më të shpeshta në numër. Vetem në vitin 2007 gjetën vdekjen 7 minatorë. Aksidenti i fundit ishte disa muaj më parë,më 18 tetor të vitit 2011, ku një person gjeti vdekjen dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur ku disa ishin në gjendje të rëndë. Kushtet e vështira, rrogat e ulta, aksidentet vdekjeprurëse kanë shtyrë disa herë minatorët

e kësaj miniere të ngihen në grevë, pse jo edhe në grevë urie. Greva e fundit ishte ajo e verës së kaluar që zgjati disa muaj,ku për më shumë vetëm greva e urisë zgjati mbi 3 javë, derisa grevistët përfunduan në dyert e spitalevë.Lind pyetja po organet perkatёse? Në muajin më të nxehtë të verës,gushtin, 14 minatorë “agjërojnë” në një nga nivelet e minierës për më shumë se 2 javë dhe organet perkatёse bёjnё një sy qorr e një vesh shurdh. Asnjë institut shtetëror, ansjë politikan nuk ka marrë guximin të flasë qoftë edhe një fjalë të vetme. Po ku vallë duhet ti kërkojnë të drejtat minatorët pasi asnjë lloj greve qoftë edhe ato bëra përpara kryeministrise nuk arritën që të marrin përgjigjje nga ansnjë qeveritar. stylus magazine 21


Article with Collage rreth 12000 veta. Përveç minatorëve, këtu kanë derdhur djersën e tyre edhe një plejadë e tërë e personelit inxhinieroteknik, nga më të mirët e vendit tonë. Duke u punuar me ritme të jashtëzakonshme, në minierë pati edhe humbje jetësh. Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë zyrtare, mendohet se deri më tani, mbi 260 minatorë, duke përfshirë edhe të burgosurit politikë që kanë punuar aty, kanë humbur jetën në galeritë e thella dhe të ftohta të kësaj miniere, duke punuar si heronj të vërtetë. Njezet vjet pasi miniera ka ndalur funksionimin e saj normal, vendburimi konsiderohet si një mbeturinë në të cilën kanë ngelur ca minerale dhe ato plaçkiten me çdo mjet dhe çdo çmim, përfshi dhe çmimin e jetës. Galeritë kryesore dhe puset janë ato të kohës së komunizmit, ajrimi po ai, ndoshta më keq, masat e sigurisë thuajse nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha nuk investohet më as për kërkim-zbulimin në zonë, përveç atyre studimeve që janë bërë gjatë kohës së komunizmit. Këto janë shkaqet që akoma edhe sot vazhdojnë të sjellin aksidente dhe vdekje të njëpasnjëshme. Vitet e fundit këto aksidente fatkeqe kanë qenë më të shpeshta në numër. Vetem në vitin 2007 gjetën vdekjen 7 minatorë. Aksidenti i fundit ishte disa 22 stylus magazine

muaj më parë,më 18 tetor të vitit 2011, ku një person gjeti vdekjen dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur ku disa ishin në gjendje të rëndë. Kushtet e vështira,rrogat e ulta,aksidentet vdekjeprurëse kanë shtyrë disa herë minatorët e kësaj miniere të ngihen në grevë, pse jo edhe në grevë urie. Greva e fundit ishte ajo e verës së kaluar që zgjati disa muaj,ku për më shumë vetëm greva e urisë zgjati mbi 3 javë, derisa grevistët përfunduan në dyert e spitalevë.Lind pyetja po organet perkatёse? Në muajin më të nxehtë të verës,gushtin, 14 minatorë “agjërojnë” në një nga nivelet e minierës për më shumë se 2 javë dhe organet perkatёse bёjnё një sy qorr e një vesh shurdh. Asnjë institut shtetëror, ansjë politikan nuk ka marrë guximin të flasë qoftë edhe një fjalë të vetme. Po ku vallë duhet ti kërkojnë të drejtat minatorët pasi asnjë lloj greve qoftë edhe ato bëra përpara kryeministrise nuk arritën që të marrin përgjigjje nga asnjë qeveritar. Sa vetë vallë duhet të vdesin që qeveria të zgjohet nga “gjumi dimëror”? Llogjika të thotë që pas gjithë këtyre vuajtjeve këta “heronj” duhet të kenë një rrogë mjaft të kënaqshme, por a është në të vërtetë kështu? Si për ironi

të fatit është e kundërta e kësaj. Në këtë qytet minatorët marrin bukën me lista dhe një herë në muaj varrosin nga një shok. Ky është realiteti i minatorëve “Migjenian”në ditët e sotme. Minatorët, që në kohën kur miniera shfrytëzohej normalisht, ishin njerëzit më të paguar të Shqipërisë dhe në Bulqizë, Krastë apo qyteza të tjera minatore kishte deflacion pasi kishte më shumë para se sa kishte mall në qytete. Në vend të rreth 1 mijë e ca inxhinierëve që punonin në atë masiv dhe zonat përreth, sot ke rreth 40 gangsterë me fuoristrada, që flasin gjithë ditën me ministrat dhe ish ministrat e Ekonomisë në telefon dhe varrosin brenda malit jetë njerëzish.4 Një vend i vogël me një “thesar” të tillë siç është Bulqiza duhej të krahasohej me qytetet më të zhvilluara të Evropës e jo të vuajnë për bukën e gojës, por vuajtjet dhe mjerimi nuk kanë të sosur në këtë qytet verilindor. Një eveniment tjetër në këtë qytet të skajshëm është ajo e mbledhjes së kromit në të ashtuquajtura stoqe të kromit që janë mbeturinat e kromit të nxjerra nga miniera. Të rritur, burra,gra e fëmije vrapojnë drejt shpatit të malit për “zgjedhur” kromin që të mund të sigurojnë bukën e gojës. Ajo që të dhemb më shumë është shikim i “minatorëve të vegjël”, që

kanë hedhur poshtë fëmijërinë dhe lodrat që nuk i kanë pasur kurrë, duke i zvёndësuar ato me copëzat e kromit nëpermjet të cilit sigurojnë jo më shumë se disa qindarka.Disa prej tyre e kanë braktisur shkollën,te tjerë vrapojnë me të mbaruar mësim për siguruar bukën e gojës. Pa marrë parasysh frikën, gërmojnë për tё nxjerrur qoftë edhe një gurë kromi, ku s’kanë qenë të pakta rastet që ka pasur rëshqitje dheu me pasoja edhe jetë njerëzish.Por fëmijët janë sërish aty në stoqet e kromit me duart e nxira,të plasaritura,me sytë e humbur dhe buzqeshjen e dridhur,fëmijët e Bulqizës janë serish aty si simboli i skllavërisë moderne të nje qyteti,skllaverise qe po u merr oksigjenin,drite n,jeten,skllaverisë që ka venë poshtë edhe këta fëmijë, duke u rrëmbyer atyre gjënë më të shtrejntë,fëmijërinë e tyre. Ku e dërgoi privatizimi minierën? Pas viteve 90’u pa qartë se miniera që kishte dhënë deri në këtë kohë plot 13 milionë tonë krom, po shkonte drejt degradimit të plotë të saj. Pamundësia e shtetit për të financuar, solli si rezultat shfrytëzimin vetëm të polit verior të kësaj miniere. Gjithashtu shfrytëzimi në thellësi, krijoi ndërlikime për nxjerrjen e kromit dhe prodhimi ra në mënyrë

të ndjeshme. Kjo bëri që numri i punëtorëve të bjerë në mënyrë të ndjeshme. Kështu nga 12.000 që ishte para viteve 90’, ai ra fillimisht në 7000 dhe pastaj në 2500 e deri në 1200 minatorë në prag të privatizimit të saj, në vitin 2001. Në korrik të vitit 2001, miniera u privatizua, duke u marrë me koncesion për 30 vjet nga firma italiane “Darfo Albania”. Nën administrimin e “Darfos”, numri i punëtorëve ra në rreth 660, duke shkaktuar kështu probleme të mëdha sociale për 12000 banorët e Bulqizës, pasi puna në minierë është i vetmi burim jetese për ta.5 Për më shumë se 5 vite italianët shfrytëzuan minierën, rezervat dhe stoqet e akumuluara në vite pa bërë asnjë investim. Nga fundi i vitit 2006, DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin një grupi, ruso-austriak te quajtur ACR. Sipas marrëveshjes, që u votua në kuvend në vitin 2007, ACR detyrohej të investonte deri në fund të 2010 të paktën rreth 22 milionë euro, për të rinovuar teknologjinë dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë në punë. Koncesioni i ri solli shpresën se më në fund problemet në minierë do të përfundonin dhe investitorët e rinj do të nisnin investimet për të përmirësuar kushtet e minatorëve dhe rendimentin e minierës. Por historia u përsërit. Pas tre vitesh shfrytëzim, ACR

kishte shkelur të gjitha planet e investimeve që detyronte marrëveshja. Në këtë situatë në 7 korrik të vitit 2009, kompania i drejtohet Ministrisë së Energjetikës, ku i kërkon të ndryshojë marrëveshjen e koncesionit. Vetëm dy ditë më vonë ministri i asaj periudhe Genc Ruli firmos ndryshimin e marrëveshjes duke shtyrë mbi 13 milionë euro investime për vitet 2009-2013, edhe pse sipas koncesionit investimet duhet të kishin përfunduar. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në krye të ministrisë së energjetikës vjen Dritan Prifti, i cili tentoi të anullonte koncesionin duke e quajtur marrëveshjen zyrtarisht të dështuar, por edhe kjo nismë nuk u realizua. Kërcënimet dhe akuzat për heqje koncesioni mbeten vetëm deklarata dhe nuk u mor asnjë hap ligjor për t’i dhënë fund abuzimeve dhe shfrytëzimit barbar të minierës. Valle edhe sa vjet jete i kane mbetur kesaj miniere? Mosinvestimi, shfrytezimi “masakrues” ka bere te mundur shkurtimin e “jetes” se minieres. Sipas eksperteve miniera e cila deri me tani ka 16 nivele te pranishem ka edhe 40 nivele te tjera, qё do te thote 3 deri ne 4 milione ton krom. Tani ekspertët thonë se miniera rrezikon të shembet, për shkak të shfrytëzimit pa kriter dhe investimeve të munguara. stylus magazine 23


Article with Collage investimeve të munguara. Ky do të ishte kulmi tragjik i një historie dështimi dhe korrupsioni qindra milionë dollarësh, që sheh të implikuar që nga bandat e kriminelëve ordinerë e deri tek zyrtarë më të lartë të këtij vendi, që kanë hedhur thonjtë dhe po abuzojnë me një nga pasuritë më të mëdha të këtij të Shqipërisë. Rezervat e kromit, për të cilat thuhet se vendi renditet i katëri në botë.6 Shembja e kesaj miniere do te thote fundosjen e ketij qyteti. Rrenimin e mijera banoreve qe jetojne vetem me te ardhurat e kesaj miniere. Shpresa e “pashpresë” Siç pamë dhe më sipër vuajtjet dhe mjerimi në këtë nё qytet kaq të “pasur” nuk kanë të mbaruar. Banorët e këtij qyteti jetojnë me shpresën së një ditë punët do të shkojnë mirë.Por kur do të vijë kjo ditë e bekuar? A do kenë aq durim banorët që të presin ketë ditë dhe a do vijë një ditë e tillë? Humbja e shpresës mund te thotë fundi i jetës së një njeriu,fund në moshë të re duke lenë pasoja për fëmijët dhe familjarët e tyre. Në fundin e vitit 2009 një banor i këtij qyteti, babai i dy fëmijëve nga dëshpërimi për mjerimin e thellë që kishte mbuluar familjen e tij, u vetedogj para fëmijëve të tij. Borxhet e mëdha, banesa e bëre e pabanueshme me muret e saj që 24 stylus magazine

shemben dita ditës shtynё këtë familjar të bëje këtë akt anormal. Për kë vallë duhet të na vijë më shumë keq,për vjekjen e këtij bashkatdhetari apo për femijët e tij që përveç “luftës” me varferinë tani duhet të luftojnë edhe skenën e vetëdjegjes së babait të tyre që mund ti shoqëroje gjithë jetën. Dëshirat në këtë qytet mund të jenë të shumta por dëshira më e madhe e cdo familje minatori është kthimi i afërme të tyre shëndosh e mirë nga puna. Edhe në rast vonese familjarëve u ngelin sytë mbi telefon ose shpejtojnë ti telefonojnë ata për të marrё një lajm. Për këta familjarë edhe shikimi i lajmeve në rast aksidentesh është shumë e madhe, nga frika se mos shikojnë të afërmit e tyre në kronikat e lajmeve.Deri kur do tё vazhdojnë këto fenomene në këtë qytet? Sa herë duhet të ndryshohen qeveritë dhe kompanitë që e zotrojnë këtë minierë për të bërë ndonjë ndryshim në jetën e këtyre banorëve? Ndryshimi i këtyre është bërë gjithmonë shpresë për minatorët dhe banorët e këtij qyteti por kjo lloj shprese “vdes” me lindjen e saj. Cdo ndryshim është i pashpresë tanimë sepse banorët janë ngopur me premtimet e politikanëve dhe të kompanive që vazhdojnë me fitimet e tyre kolosale. Këtu jeta e banorëve është në dorë të fatit.Këtu edhe “Shpresa

është kёthyer e pashpresë”. Burimet 1.http://www.gazeta-shqip. com/reportazh/7f0d8645abf4e 0d2a2d97f15e038fb96.html 2.http://www.gazeta-shqip. com/reportazh/7f0d8645abf4e 0d2a2d97f15e038fb96.html 3.http://www.gazetatema.net/ web/2011/10/18/qe-bulqizate-rikthehet-nga-varreze-neminiere 4.http://www.gazetatema.net/ web/2011/10/18/qe-bulqizate-rikthehet-nga-varreze-neminiere 5.http://www.gazeta-shqip. com/reportazh/7f0d8645abf4e 0d2a2d97f15e038fb96.html 6. Gazeta 24-ore, (12.09.11) http://www.24-ore.com/

Rinia ne projektet Europiane

Refik Nebiu (Kosovë) dega Ekonomi, Universiteti 9 Eylül Izmir / Turqi refiknebiu@revistafjala.com

P

rogrami “Rinia në veprim” i Parlamentit dhe Këshillit të Evropës ka për qëllim fitimin e njohurive rreth kulturave te ndryshme , rritjen e nivelit kreativ të punës në grup si dhe para përgatitjen për një karrierë te suksesshme. Këtë program rinia ne Shqipëri dhe Kosovë mund ta shfrytëzojnë , posaçërisht duke pas parasysh se financohet nga Unioni Evropian dhe ka për moto ‘’Mundohu pak për te fituar shumë’’. Me vendimin e vet Parlamentit Evropian dhe Këshilli Evropës më 15 nëntor 2006 kanë miratuar kuadrin ligjor për të mbështetur rininë në aktivitete edukative. Programi i quajtur “Rinia në Veprim” ( Youth in Action) hyri në fuqi ne vitin 2007. Ky program është krijuar mbi bazën e programeve të më hershme “ Rinia për Evropën” (1989-1999) dhe “Shërbimi vullnetar Evropian-EVS” (2000-2006). Ky programi në nivel evropian është krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të të rinjve adoleshentë dhe për të rritur. Rinia në Veprim është Programi i BE-së për të rinjtë e moshës 15-28(në disa raste 1330).Ai synon të frymëzojë ndjenjën e qytetarisë aktive,solidaritetit dhe tolerancës mes evropianëve të rinj dhe për përfshirjen e tyre në formimin e të ardhmes së BE-së. Ky program promovon lëvizshmëri brenda dhe jashtë kufijve të BE-së,të mësuarit jo formal dhe dialogut ndërkulturor dhe inkurajon përfshirjen e të gjithë të rinjve, pavarësisht nga përkatësia e tyre arsimore,sociale dhe kulturore. Programi është i hapur për të rinjtë në 31 vende evropiane dhe vendet partner të programit. Në mënyrë që të arrijë objektivat e tij,Rinia në Veprim parasheh pesë veprime operative. Këto janë: Veprimi 1 - Rinia për Evropën. Veprimi 1 mbështet këto nën-Veprimet:  Nën-Veprimi 1.1 - Shkëmbime rinore  Nën-Veprimi 1.2 - Iniciativa Rinore  Nën-Veprimi 1.3 - Projektet Demokracia rinore stylus magazine 25


Veprimi Vullnetar Evropian. Article with2-Shërbimi Collage

Qëllimi i Shërbimit Vullnetar Evropian (EVS) është të zhvillojë solidaritetin dhe nxisë qytetarinë aktive dhe mirë kuptimin e ndërsjellë ndërmjet të rinjve. Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) mundëson të rinjtë e moshës ndërmjet 16/18 dhe 30 vjec për të kryer shërbimin vullnetar deri në 12 muaj në një vend tjetër. Ai nxit solidaritetin ndërmjet të rinjve dhe është një shërbim i vërtetë të mësuarit. Përtej përfitimit të komuniteteve lokale, vullnetarët mësojnë aftësi të. reja dhe gjuhë të huaj, si dhe zbulojnë kultura të tjera. Në këtë mënyrë përmirësojnë zhvillimin e tyre personal, arsimor dhe profesional. Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) u siguron evropianëve të rinj një shans unik për të shprehur angazhimin e tyre personal përmes aktiviteteve të papaguara dhe plotësisht në baza vullnetare, në një vend të huaj brenda apo jashtë BE-së. Pjesëmarrja në projektet e EVS është e lirë për vullnetarët. Të gjitha shpenzimet, duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit, të sigurimit, dhe një pagesë jetese për kohëzgjatjen e periudhës së vullnetarizmit do të mbulohet nga projekti. Veprimi 3-Rinia në Botë Veprimi 3 mbështet këto nën-Veprimet:  Nën-Veprimi 3.1 - Bashkëpunimi me vendet fqinje të Bashkimit Evropian  Nën-Veprimi 3.2 - Bashkëpunimi me vendet e tjera Veprimi 4-Sistemet në Mbështetje të Rinisë. Veprimi 4 mbështet këto nën-Veprimet:  Nën-Veprimi 4.1 - Mbështetje me organizatat aktive në nivel evropian në fushën e rinisë  Nën-Veprimi 4.2 - Mbështetje për Forumin Rinor Europian  Nën-Veprimi 4.3 - Trajnimi dhe krijimi i rrjeteve pér organizatat rinore dhe pér té rinjet e punsuar  Nën-Veprimi 4.4 - Projektet pér nxitjen e risive dhe cilësinë  Nën-Veprimi 4.5 - Aktivitete informuese pér té rinjet e punsuar dhe organizatat rinore  Nën-Veprimi 4.6 – Partneritetet  Nën-Veprimi 4.7 - Mbështetje për strukturat e Programit  Nën-Veprimi 4.8 - Shtimi i vlerës së programit Veprimi 5-Mbështetje për bashkëpunim Evropian në fushën e rinisë. Veprimi 5 mbështet këto nën-Veprimet:  Nën-Veprimi 5.1 - Takimet e pérgjeséve pér politikat rinore dhe té rinjét  Nën-Veprimi 5.2 - Mbështetje për aktivitetet qé të sjellin njohuri né fushat e të rinjve  Nën-Veprimi 5.3 - Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare Në këto programe marrin pjesë shtetet anëtare të EU-së, vendetprogramit që janë kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Programi Rinia né Veprim mbështet bashkëpunimin ndërmjet Vendeve të programit dhe vendeve fqinje te programit siç janë; Evropa Lindore dhe Kaukazi, Vendet partnere te Mesdheut Evropa Juglindore: Shqipëri, Kosova, Republika e Maqedonisë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi.

26 stylus magazine

Ajo qe duhet cekur është se përfshirja ne programet Rinia ne Veprim sponsorizohet nga Bashkimi Evropian ku pjesëmarrje ne projekt është falas dhe të gjitha shpenzimet financohen nga BE përveç transportit ku duhet te paguhen vetëm 30% e biletës nga pjesëmarrësi ne projekt. Për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij projekti po e japim një shembull. Projektin qe e kenë shkruar disa student ne Turqi dhe pas pranimit te projektit nga agjencia përkatëse i kemi ftuar shtete me nga 7 pjesëmarrës (ku duhet te jetë numri i barabartë ı femrave dhe meshkujve ). Projekti është realizuar në kuadër të veprimit “ Iniciativa Rinore”. Pjesëmarrësit ne projekt i kanë pas te paguara te gjitha shpenzimet duke fillua nga vendosja, ushqimi, dhe gjera tjera te nevojshme për realizimin e projektit si dhe 70% të shpenzimeve të transportit. Qëllimi i projektit ka qen me shumë qe te fitohen njohuri rreth kulturave te ndryshme, rritja e nivelit kreativ né grup si dhe para përgatitje për një karrierë te suksesshme. Se si behet shkruarja e projektit, aplikimi dhe realizimi i tij mund te lexoni ne këto faqe té internetit: http://ec.europa.eu/youth/yia/contact_list_en.pdf http://eacea.ec.europa.eu/index.htm http://europa.eu.int/youth

stylus magazine 27


Article with Collage

N

At Gjergj Fishta (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940)

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s’huej (Gjuha shqipe) 28 stylus magazine

Udha e SHQIPES Gezim Dauti (Shqipëri) dega Mjeksi, Universiteti Ege Izmir / Turqi gezimdauti@revistafjala.com

e shqiptarёt jemi ndoshta i vetmi popull ku nuk na u ndalua thjesht nje letёrsi e caktuar por me gjuhёn tonё ndodhi njё gjё tmershme,u ndalua vetë shkrimi i saj si gjuhe.Por megjithatё edhe pse e lodhur dhe e sakatuar nga gjuhёt pushtuese e ruajti origjinalitetin e saj falё zonave te thella malore dhe kokёfortёsisё qe na karakterizon si popull. Edhe pse qё nga koha antike kemi ndёrruar disa herё fetё duke kaluar nga feja pagane nё atё katolike , ortodokse qe e pason feja islame dhe sё fundmi me sistemin komunist qe e ndaloi fenё , ne gjuhёn tonё e ruajtëm me shumё fanatizёm ashtu siç gjuha shqipe ka ruajtuar identitetin dhe historinё shqiptare si fakt i gjallё. Ne kёtё rast thenia se populli qё nuk di historinё e vet ёshtё i detyruar tё zhduket per ne shqiptarёt ёshtё e barabartё me thёnien; populli qe nuk di gjuhёn e vet ёshtё i dёtyruar tё zhduket sepse gjuha shqipe ёshtё edhe mё e vjetёr se vetё fillimi i historisё sё shkruar. Ky nuk eshtë thjesht mëndimi im, por kjo vjetёrsi vёrtetohet nga shumё historianё qё kanё kёrkuar shkrimet e periudhёs antike. P.sh : Nё librin e Aristidh Kolёs pёr Arvanitasit shpjegon se nё veprat e Homerit “İliada e Odisea”, shumё fjalё shpjegohen vetёm me gjuhёn shqipe. Ja disa nga shembujt:1

stylus magazine 29


Ne vepren e tij “Ura me Tri Harqe” İsmail kadare duke na dhёnё njё dialog qё kalon midis njё shqiptari dhe njё udhёtari tё largёt nga Europa nё epokёn e mesjetёs shpjegon se si emrat e shumё perёndive qё ne i dimё si perёndi greke kanё kuptim vetёm nё gjuhёn shqipe. P.sh:

Article with Collage

Theti Afrodita Zeus Evranos Dhemetra

Perёndia e Detrave Afёrdita Zё,Zot E reve( e vrenjtur) Zot i dheut

Me kёto fakte nuk dua te dukem sikur po jap idenё qё ne jemi trashёgimtarё tё vetёm tё kulturёs se lashtё greke, por ajo qё duket qartё edhe nga faktet ёshtё se gjuha qё ne flasim sot na bёn tё jemi pjestarё tё kёsaj kulturё kaq tё lakmuar. Pra edhe pse nuk kishim njё gjuhё shqipe me njё alfabet tё sajin, nё fillim me alfabetin helen e mё vone me atё latin e arab gjuha shqipe duket qartё qё ёshtё e veçantё nga gjuhёt e tjera sepse kёto alfabete perdoreshin thjesht si mjete shkrimi. Kleriku francez Gurllaume Adae

(1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”,

Shqip

Gjuha Homerike

Greqishtja moderne

dru flas fryma iki mjeshter mjet

dris, drimos, driti flio, flirae frimao iko mistor mitos

ksilo milao fisima fevgo tehnitis nihma hondrae

30 stylus magazine

dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV. Pushtimet dhe luftrat e shumta qё ndodhёn ndёr shekuj mesa duket bёnё qё tё humbasin shumё dorёshkrime dhe vepra. Formula e pagёzimit e shkruar nga peshkopi i Durrёsit Pal engjёlli ne vitin 1462 qё njihet si shkrimi mё i hershёm nё shqip me shkronja latine ёshtё njё ndёr te paktёt dorёshkrime qё i shpёtuan kёsaj humbje te madhe. Mё vonё kemi Gjon Buzukun (1555) Lekё Matrangёn (1592) dhe mё vonё Pjetёr Bogdani qё te cilёt do tё lenin veprat e tyre nё gjuhёn shqipe por te shkruara ne latinisht. Nё fjalimin e tij tё mbajtur ne universitetin e Palermos gjatё marrjes sё titullit “Doktor Honoris Cauza”. stylus magazine 31


Article with Collage Shkrimtari i shquar İsmail Kadare kёtё

ngjarje e pershkruan nё kёtё mёnyrё: “Në vitin 1592, Lekë Matranga, botoi “këngën e përshpirtshme”, vjershën e parë të letërsisë shqipe të kultivuar:

Gjithëve u thërres, kush do ndejesë, Të mirë të kreshtë, burra e gra Mbi fjalë të Tinëzot të shihni meshë Se s’ishte njeri nesh që mkate s’ka. Hijeshia e vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe dëshmon për një traditë më të hershme vjershërimi, pa llogaritur dhënesën gojore shumë më të vjetër. Por, gjatë ikjes së madhe të shqiptarëve, asaj ikjeje të pikëllueshme, që duhej të ketë qenë brenga më e hidhur e këtij kombi gjatë dy mijë vjetëve, shumë libra e dorëshkrime duhet të kenë humbur. Dëshpërimi i zi, nxitimi, trandja nervore, arkat e harruara, balta, hendekët e rrugës, ujët e detit, të gjitha këto gëlltitën pjesën e tyre nga arkivat e princërve e të baronëve, nga kambanat që ngarkoheshin nëpër anije, nga ikonat e kishave dhe stolitë e zonjave.

Shumë kambana ranë e u mbytën në det. Ende dergjen atje, në terr e në ndryshk Me gjëmimin që e ndrynë përbrenda përjetë, E q’ashtu që së brendëshmi i gërryen e i ha. Por kambanat e tretura mund të derdheshin sërish në trojet italiane, ku ata u mërguan. Do të tingëllonin ndryshe pa dyshim, dhe do të gjendeshin gjithfarë shpjegimesh për këtë: ajri që s’është po ai, mungesa e bjeshkës aty pranë që kthen jehonën dhe trajta e luginës ose metali që s’qe i njëllojtë, gjersa të gjendej dikush që të thoshte 32 stylus magazine

se kambanat ishin po ato, por qenë ata që s’ishin më ata që kishin qenë”. Keto shembuj do tё jenё ato oaze te pakta nё kёtё periudhё te shkretё tё shkrimit tё gjuhёs shqipe deri sa mё nё fund nё horizontin e ngushtuar tё shqiptarёvё do tё depertonte njё rreze drite; “ Rilindja Kombёtare”. Kjo rilindje e cila synonte zgjimin e identitetit shqiptar(dipnot) nuk do tё kishte kuptim pa letёrsinё e kёsaj periudhe qё perfaqёsohet nga emra si ; Naim Frashёri, Jeronim De Rada, Andon Zako Çajupi, Gavril Dara İ Riu, Ndre Mjeda etj. Ndonëse Ndre Mjeda jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera ku e shkoj jetën tash sa mot, veç per ty rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie janë të bukra me temel; por prep’ këjo, si diell pa hije, për mue t’tanave ju del. Shume rilindas u internuan dhe ata që dhanё jetёn e tyre pёr çёshtje kaq jetёsore nuk qenë të pakët.Kёtu nuk mund tё rri pa e permendur Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani të cilët u vranë nga kisha ortodokse greke e cila e kishte mallkuar gjuhёn shqipe. Nё njёfarё mёnyre kjo urretje tregonte frikёn qё kishin fqinjёt tanё ( Sёrbia, Greqia) nga ngjarjet qё mund tё ndodhnin nёse shqiptarёt edukoheshin në gjuhёn e tyre. Me anё te kёsaj gjuhe shqiptarёt do tё ngrinin zёrin nё konferencat ndёrkombёtare kundёr planeve qё do tё beheshin ne dёm tё tyre ne vitet qe do te pasonin. Këto ishin vite te ndryshime ve te medha jo vetëm per

shqiperine por per te gjithe rajonin e ballkanit.Megjithë perpjekjet e rilindasve tane kjo perjudhe e gjeti te pa pergatitur sa ç’duhet shqiperinë dhe u historia tregua e pameshirshme. Këtë vit me qelloi qe te kisha 1 jave pushim ne mars dhe pa e vënë aspak në dyshim se kudo ti kaloja pushimet e preva biletën që një muaj para.Sa herë qe do te shkoj me pushime ne Shqipëri më ndodh po e njejta ndjesi.para se te arrij ndjej mall dhe më duket sikur do te shkoj ne vendin me te bukur ne bote .pas si arrij me kapllon nje ndjeje revolte dhe zemerimi ne radhe te pare me veten dhe me pas me te gjithe shqiptarët pasi zhgenjehem kur nuk gjej zhvillimin dhe mirqeneien që parashikoj te gjejë ne vendin tim.İshte dita e pare ne shtepi dhe ngaqe isha lodh nga rruga u zgjova nga dreka.Me pas dola ne rruge qe te takoja ndonje shpk a mik.Miq eshoke takova plot ,por u taova edhe me diçka qe sdo te doja ta takoja per 1 mije vjet...Një grup femijesh që po mbanin çantat ne krahe ishin bere me balte deri gjer ne fyt .Mendova se me siguri duhet te kishin gjujtur njeri-tjetrin duke lozur por nuk ishte aspak ashtu e verteta .E verteta e hidhur ishte se ata po vinin nga shkolla e cila ndodhet pesë kilometra larg nga një rrugë me baltë.Dikur ne kohen time per ne paguhej një automjet nga drejtori e arsimit qe transportonte mesusit edhe femijet qe vinin nga larg. Ky ligj nuk igzistonte me.pyeta femijet sesi ia benin gjate dimrit dhe pergjigja ishte ajo qe pritet ;kur ishte diell shkonin kur biente shi rrinin ne shtepi.İ pyeta për mesimet dhe me thanë se shumë mesues ishin hequr nga puna ,dhe ata tashme bënin mesim me klasa te perziera nga të gjitha moshat .Kur un mbarova tetevjeçaren nga moshataret e mije vetëm

2-3 veta e vazhdun te mesmen dhe kjo i bie jo me shume se 5 %.Nga pjesa qe ngelet d.m.th 95 % ata qe ishin me pak fat arriten ne itali te ndınje i aferm per te punuar me vonë,te tjeret ngelen me shpresën se do te gjenin ndonje pune gjetke derisa ti dilte edhe atyre rruga per ne itali.Ndersa vajzat u mbyllen ne shtepi edhe kta me shpresën së gjatë verës dikush do te kthehej nga italia e do ti merrte edhe ato matanë detit. Tani qe femijet nuk kane as sesi te shkojne ne shkollë ,nuk e di ,nuk e di se çfare mund te beje ne jete një njeri qe smund te shkruajë e të lexojë.Për sa i përket adoleshentëve dhe të rinjve mjafton te shohesh se çfarë ndodh jashtë shkolle dhe nuk është e veshtire ta kuptosh ato qe ndodhin neper klasa apo neper korridoret e shkollave.Kam shoke që studiojne neper universitete private te cilet edhe pse nuk i kam pare e degjuar ndonjehere te futen ne mesim ne fund klasat i kalojnë.Kam edhe shoke e shoqe qe studjne nëpër univesitetet shtetërorë te cilet me kanë treguar sesi çdo notë ka një çmim. Nota e mirë apo ngelja nuk percaktohet nga dijet e nxënsave por nga xhepat e tyre.Dhe ç’eshtë akoma më e keqe se vetë e keqja eshte ta shohësh te keqen si normale dhe të mos kërkosh ta ndryshosh atë. Rilindasit tanë e patën kuptuar vlerën e gjuhes shqipe dhe shkollimin ne këte gjuhe dhe për këtë lanë çdo gjë në këtë rruge duke mos kursyer edhe jetët e tyre. Ateherë kushtet ishin ndryshe, Atdhetarët që përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin përpara një përçarje në popull që shkaktohej nga politika “përça e sundo” vendeve fqinje, struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri, drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten stylus magazine 33


Article with Collage

në vend të shqipes e shumë probleme qe kishin lidhje edhe me gjëndjen e varfër ekonomike. Kurse ne sot e kemi harruar sesi u hapen këto shkolla, e kemi harruar rëndesinë qe ka arsimi dhe edukimi dhe jemi te gjithë duke i hyrë në hak atyre që luftuan dhe vdiqën per këte gjuhë dhe për këto shkolla qe ne kemi sot. Ne jemi duke i keqtrajtuar shkollat dhe trashgimine qe na e lanë te parët. Këtë po e bëjmë te gjithë pa përjashtim, duke filluar nga ata që janë në krye që çdo vit i perkeqësojnë kushtet e arsimit çdo vit e me shumë, ata prindër të cilët nuk mendojnë ti shkollojnë femijët e tyre por i dergojnë 34 stylus magazine

në kurbet qysh femijë dhe rinia vetë që po shënderrohet ne “rininë e kafeneve” siç e quajnë edhe te huajt kohët e fundit. Në një të ardhme jo shumë të largët sigurisht qe do te bëhet nje larje hesapesh të vjetra. Kjo ndoshta sdo të ndodhi me anë të një lufte si ajo e shek.XX por një luftë me unitet kombëtar, me ekonomi dhe me diplomaci është mëse e qartë që do te ndodhë ne shek.XXI. Ndryshimet po afrohen dita ditës dhe ndoshta ndoshta ka ardhur koha që te ndryshojmë edhe ne sepse shekullin e kaluar kur një perandori po binte ne këte luftë e humbëm tani qe një “per-

andori” e re po ngrihet ne rajonin tone ne nuk duhet t’ia falim vetes një humbje të dytë. Shpetim Hyda (Presheve) dega Mjeksi, Universiteti Ege Izmir / Turqi shpetimhyda@revistafjala.com

Burimet 1. Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe Prejardhja e grekёve”, sh.B.55, Tiranё, 2002 , fq171173

T

reva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë gjithashtu nën sundimin romak me kryeqytet Scup, Shkupi i sotëm. Gjatё dyndjeve sllave, gjatё shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Këto kështjella ishin

Kalaja e Preshevës si dhe disa të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Deri në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas do-

kumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatё kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte besimit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rezistencë pushtimit osman. Si rrjedhojë e rezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe stylus magazine 35


Article with Collage

shtypjeve nga ana e barbarëve të ardhur nga

Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (Malësi)

Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por

Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore

azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, vjen

vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Doda-

edhe kontinente. Autostrada poashtu është

të Karadakut, sikundër viset tjera shqipë-

nga fjala latine që do të thotë PRESH-Purri

jve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi,

me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit ak-

tare, jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë

dhe EVA-fushë, pra Preshevë – Fusha e purr-

banorët e fshatit Depce (Malësi) vijnë nga

tualizohet edhe kanali përgjatë lumit Dan-

robërisë së huaj shekullore, por me pjesë-

injëve.

rrethina e Leskovcit.

ub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin

marrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndë-

Edhe gjatё rilindjes Kombëtare Preshe-

Nga zullumet e turqve që u bënin sh-

të interesuar edhe më herët Amerikanët,

sishme të historisë sonë të përvuajtur, por

va dhe preshevarët kanë qenë aktivё për

qiptarëve të këtyre viseve, çonin drej për-

Francezët, Anglezët. Kështu territorin e Sh-

krenare dhanë kontributin e tyre të çm-

çlirimin Kombëtar Shqiptar. Sё bashku me

leshjeve dhe kryengritjeve të vazhdueshme

qiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën

ueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare.

bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve

të shqiptarëve kundër turqve, ku në vitin

Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI,

Kontributi i tyre është i çmueshëm sido-

shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj

1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës

ushtria turke në shek. XV, më vonë shumë

mos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombë-

të dhunshëm të imponuar nga armiqtё në

, Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën ud-

pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve

tare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek

luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të

hëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye

të Luginës asnjëherë nuk iu shua shpresa

XIX, përfundimisht me organizimin e Kry-

Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës

kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen

për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë

engritjes së Përgjithshme Antiosmane, që

(1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të

Pashës. Këtu nuk duhet harruar edhe kry-

ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarësh-

u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së

viteve 1908, 1910, 1912 etj.

engritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në

qiptare. Apo siç shprehet Ibrahim Kel-

Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjar-

Presheva gjatё kohës së sundimit Osman

përgjithёsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin

mendi, patriot nga Presheva: Një shtyllë e

jeje më të rëndësishme në historinë tonë.

në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun

edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe

Kosovës quhet Preshevë, apo siç shprehet

Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Ka-

e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë

të Medvegjes.

historian Shukri Rahimi: Historia e popul-

zaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të

gjatё

Lugina e Preshevës, me Luginën e

lit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në

Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja

shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia

Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq,

kuadër të Perandorisë Osmane bënin një

përfshinte rrethinën e Bujanocit dhe Tërgo-

ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe

paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrat-

tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsi-

vishtes deri në vitin 1912, shpresë e madhe

e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Ar-

egjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti

more, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij

që Shqiptarët të jetojnë sëbashku. Mirëpo,

bërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surd-

që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina

artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga

zhgënjimi erdhi më vitin 1918, me theme-

ulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje

qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe

forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva

limin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllo-

është fakti se sot shumë familje dhe fshatra

rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë

i konsideroj si tё të tilla, të ndara artificial-

vene, rrethi Preshevës i takonte Banovinës

të tëra dinë prejardhjen e tyre nga viset Veri-

historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e

isht. Apo siç shprehet historiani Ramiz Ab-

së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i

Lindore të Arbërisë. Si për shembull banorët

shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar

dyli: Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve

Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin

e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e

atë. Hekurudha përgjatë lumit Moravë dhe

përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e

1945. Lufta e Dytë Botërore, Shqiptarët e

ishte pothuajse 100% shqiptare, e

36 stylus magazine

stylus magazine 37


Article with Collage

luginës së Preshevës i solli edhe më shumë

luftë që u bë kundër tre armiqëve të për-

sidomos në Sopot, Iseuk, Gosponicë e tjerë.

më së miri do t’i siguronte të drejtat poli-

në gjendje të vështirë ekonomike e politike.

bashkët aleatë: bullgarëve, serbëve dhe par-

Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të

tike, zhvillimin ekonomik, të drejtat kultu-

Në këtë kohë është e njohur demon-

tizanëve shqiptarë, siç shprehet ky. Kështu

Luginës së Preshevës u shuan në janar të

rore, arsimore, gjuhësore. Me mbarimin e

strata e Shqiptarëve, në krye me patriotin

në Preshevë, po edhe në tё gjithё Lugi-

vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë

luftës është edhe Marrëveshja e Konçulit,

Shaip Mustafa nga Presheva, i cili më vi-

nën lindi kërkesa për ta mbrojtur ate, me

së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në

nënshkrimi i palës shqiptare me në krye me

tin 1941 ngriti flamurin shqiptar te Ura e

shpresë se një ditë ajo dhe Shqiptarët do të

te, për t’u deklaruar se dojnë të mbeten nën

UÇPMB-në dhe qeverisë jugosllave e serbe

Gurit në Shkup. Në këto demonstrata u bro-

jenë të lirë dhe vetëqeverisin më fatin e vet.

Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpop-

shtroi kërkesa konkrete për të dy palët, de-

horitën parolla “Rroftë Liria”; “Rroftë Sh-

Për ta mbrojtur Luginën, atëherë u bë

ullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua

risa pala shqiptare i përmbushi detyrimet, u

qipëria”; “E duam Shqipërinë” . Një pjesë

organizimi i popullatës për luftë përgjatë

referendum i vërtetë për deklarim të lirë

bë demobilizimi e tjera, ajo pala tjetër, pos

e Shqiptarëve iu bashkuan frontit kundër

hekurudhës, u bë organizimi civilo-usht-

dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Lugi-

policisë multietnike asgjë tjetër nuk përm-

bullgarëve fashistë, një numër i konsider-

arak në Preshevë, pra Adem Kamberit iu

nës. Në qarqet më të larta partiake të ish-

bushi nga marrëveshja.

ueshëm i tyre iu bashkangjitën këtyre for-

dha qeverisja e Bashkisë, Liman Stanecit

Jugosllavisë apo të Serbisë u kurdis fati

Me mos përmbushjen e detyrimëve

cave, duke u inkuadruar dhe përkrahur for-

drejtimi dhe organizimi i nënprefekturës

i Preshevës, që të mbetet në Serbi, për ta

nga ana qeverisё Serbe, shqiptarët mbeten

cat e tilla, ata shpresonin se do t’i çlironin

dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organi-

vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rre-

të pa kënaqur në shumë sfera, veçanërisht

Shqiptarët nga robëria e Jugosllavisë së

zimi i operacioneve ushtarake. Qeverisja e

thi i Vranjës apo herë herë edhe nga ai i

në atë arsimit ku nuk ka asgjë të qartë,ku

Vjetër dhe më në fund do t’i bashkoheshin

Bashkisë zgjati 4 muaj, ndërsa sipas mate-

Leskocit. Kështu Presheva, në mënyrë ar-

duhet punar me plan dhe program të shtetit

etnikumit të tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodhi.

rialeve arkivore të ish-Jugosllavisë zgjati

bitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar

serb po pa tekste të përkthyara në gjuhën

Në shtator të vitit 1944, kur kapitu-

vetëm 2 muaj dhe këtë Mbrojtje e quanin

si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit sh-

shqipe, apo të lejohen të përdoren tekstet të

loi Bullgaria fashiste. Shqiptarët e Lugi-

reaksion shqiptar. Ndërsa popullata shqip-

qiptar u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe

përpiluara nga autor shqiptar.

nës së Preshevës,së bashku me Gjilanin

tare e quajti periudhë të ndritshme, me plotë

Maqedonisë.

dhe Kumanovën, për ta mbrojtur ate nga

sakrifica, dhe e quajti “Shqipëri e Vogël”.

Prej kësaj periudhe e deri me luftën e

njësitë partizane, bullgare, maqedonase,

Mirëpo pёrsёri e shkatrruan forcat e

UÇPMB-ës ndodhën shumë gjëra si dem-

organizuan mbrojtjen e Kosovës Lindore,

mëdha ushtarake, njësitë e shumta bullgare,

ostrata që nga viti 1968 e deri më 1981

përgjatë hekurudhës Bujanoc - Preshevë

maqedonase dhe serbe , të cilat e pushtuan

edhe Shqiptarët e Luginës me demonstra-

- Kumanovë, e cila zgjati disa muaj, Ibra-

Preshevën më 14 nëntor 1944, e mposhtën

ta të përbashkëta në Kosovë i përsëritën

him Kelmendi patriot nga Presheva e qua-

Rezistencën e Shqiptarëve dhe me këtë rast

kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Ko-

jti Epope që nderoi historinë e Shqiptarëve,

bënë kërdi në popullatën shqiptare,

sovën, bashkësi territoriale-politike, e cila

38 stylus magazine

stylus magazine 39


Article with Collage

Gonxhe BOJAXHIU (Nënë Tereza) 1910-1997

Elona Rusi Karacalarli (Shqipëri) dega Diplomaci(PhD), Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi

40 stylus magazine

Sh

Bo-

drejt rrugёs sё gjatё si bija e gjithё botёs

jaxhiu lindi nё Shkup

pa dallim feje dhe kombi. Me dёshirёn e

nё vitin 1910 dhe u rrit

madhe pёr tё qenё sa mё pranё viktimave tё

e u edukua me frymёn katolike nga nёna

varfёrisё si fizikisht ashtu edhe shpirtёrisht

e saj, pas vdekjes sё papritur tё babait

e bёn Nёnё Terezёn tё marrё vendimin pёr

kur ajo ishte vetёm tetё vjeçe. Apasioni-

tu ndarё nga komuniteti ku ajo bёnte pjesё

mi pёr misionarёt kudo nё botё ka qenё i

e pёr tё vazhduar shёrbesat e saj humani-

vazhdueshёm nё femijёrinё e saj deri nё

tare si murgeshё e pavarur. Pas mundimesh

moshёn 18 vjeçare, moment kur ajo ven-

tё shumta, vendosshmёria e Nёnё Terezёs

dos tё largohet drejt Irlandёs pёr tё hed-

bёn qё kёrkesa e saj pёr tё shёrbyer haptazi

hur hapat e para tё njё misioni tё tillё. Atje

nё rrugёt e Kalkutёs aprovohet nga kisha

Gonxhe Bojaxhiu aktivizohet dhe edukohet

dhe pikёrisht atё herё fillon pёr tё njё jetё

nё njё komunitet murgeshash me mision nё

tё re.

Indi, vend ku ajo dёrgohet mё pas pёr tё

shёrbyer si mёsonjёse.

dhe guximi i bijёs Shqiptare e shtyn atё

Nё vitin 1931 ajo bёn betimin e parё

tё vetme nё rrugёt e Kalkutёs nёn veshjen

nё Krisht si murgeshё katolike dhe merr em-

karakteristike Indiane qё e ndoqi atё deri nё

rin Motёr Tereza deri nё betimin final nё vi-

momentet e fundit tё jetёs. Pas njё eduki-

tin 1937 kur merr emrin Nёnё Tereza. Gjatё

mi tё shkurtёr infermierie nё Francё, Nёnё

kёsaj kohe dhe nё vazhdim, pёr gati 15 vjet

Tereza kthehet nё Indi dhe fillon e vetme

Nёnё Tereza shёrben me devotshmёri nё

tё kujdeset pёr shёndetin dhe edukimin e

shkollёn e mesme tё vajzave nё Kalkuta si

tё varfёrve. Por nuk do tё vazhdonte mi-

mёsuese historie e gjeografie. Por kjo nuk

sionin e saj e vetme pёr shumё kohe pasi

do ti mjaftonte humanistes tё madhe Bojax-

vullnetarё tё shumtё sidomos ish nxёnёsit

hiu dhe do ta shtynte atё drejt idealesh ako-

e saj u bashkuan me tё pёr tё njёjtin qёllim.

ma mё tё larta. Imtёcakja e urtё dhe e droj-

Ndihma nё tё mbathura, ushqime dhe medi-

tur ishte po aq inteligjente dhe mё aftёsi

kamente u vunё nё shёrbim tё aktiviteteve

organizuese, virtyte tё cilat e udhёzuan atё

bamirёse tё Nёnё Terezёs dhe motrave

qiptarja

Gonxhe

Nё vitin 1946, frymёzimi hyjnor

stylus magazine 41


Article with tё tjera nёCollage Krisht. Donatorё tё shumtё u

bashkuan gjithashtu me to çka mundёsoi zgjerimin e shёrbesave nё vende tё ndryshme tё Kalkutёs. Vetёm katёr vjet mё vonё, nё vitin 1950, Nёnё Tereza themeloi dhe udhёhoqi deri nё fund tё jetёs sё saj kongregaten ‘’Misionarёt e Bamirёsisё’’, e cila u bё njё organizatё ndёrkombёtare me qendra nё shumё shtete tё botёs. Nё vendet e varfёra kёto qendra janё pёrgjegjёse pёr kujdesin e atyre pёr tё cilёt askush nuk merr pёrsipёr tё kujdeset, ndёrsa nё vende tё zhvilluara si Amerika e Veriut, Evropa perёndimore dhe Australia, kёto qendra janё pёrgjegjёse pёr kujdesin e tё pastrehёve, alkolikёve, tё sёmurёve me AIDS etj. Suksesi dhe puna e palodhshme e Nёnё Terezёs ёshtё mbёshtetur dhe pёrkrahur nё tё gjithё botёn dhe nё tё njёjtёn kohё ёshtё nderuar mё çmime botёrore si Çmimi i Paqes nga Papa Gjoni XXIII nё vitin 1971, Çmimi Nobel nё vitin 1979, Medalja e Lirisё nё vitin 1985 etj. Probleme shёndetёsore tё njёpasnjёshme duke filluar nga njё infrakt zemre nё vitin 1983 gjatё takimit tё saj me Papa Gjon Paulin II, sёmundja e Malarjes, Pleomonia dhe probleme tё vazhdueshme nё zemёr nuk e ndalen pёr asnjё moment tё jetёs hovin e Nёnё Terezёs pёr tё qenё sa mё pranё atyre qё kishin nevojё pёr dashuri, pёrkrahje dhe pёrkujdesje. Dhe nё vitin 1997 Nёnё Tereza mbyll sytё nga njё infrakt zemre, pёr tё ngelur nё memorjen dhe historinё e njerёzimit si gruaja shqiptare qё mishёroi humanizmin. Deri nё atё kohё Nёnё Tereza kishte 4000 motra tё aktivizuara nё mё shumё se 600 shtёpi misionare tё pёrhapura nё mё shumё se 120 vende tё botёs tё cilat vazhdojnё edhe sot tё dhurojnё dashuri dhe pёrkushtim.

42 stylus magazine

Burimet: 1. Biografia e Nёnё Terezёs nё, Peace 19711980, Editor-in-Charge Tore Frängsmyr, Editor Irwin Abrams, World Scientific Publishing Co., Singapore, 1997 2. Kush ishte Nёnё Tereza nё, http://www.americancatholic.org/Features/Teresa/WhoWasTeresa. aspx

stylus magazine 43


Article with Collage

Abraham Lincoln 1809-1865

Ardit Isaku (Shqipëri) dega inxh. Kompjuterike, Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi arditisaku@revistafjala.com

“Unё deri tani nё jetёn time nuk kam berё diçka qё shoqёria njerёzore tё mё kujtojё. Megjithatё unё pёr sa kohё do tё jetoj do tё mundohem qё duke pёrfituar nga koha ime tё realizoj qёllimin dhe tё le gjyrme nё historinё e njerёzimit.” (Abraham Lincoln) 44 stylus magazine

A

braham Lincoln që pasi kishte ardhur deri nё moshën 30-vjeçare ishte zhgënjyer nga jeta dhe njeherë tentoi vetvrasjen por megjithatë persëri e kaloi këtë depresion dhe këto janë fjalët që tregojnë persëri dëshirën për të jetuar. Por kush është Abraham Lincoln? Ai ka lindur nё 12 shkurt tё vitit 1809 nё krahinën e “Kentucky Hodgenville” tё Shteteve tё Bashkuara të Amerikës. Abrahami, kur ishte nё moshën 4-vjeçare familja emigroi shpesh nё krahina malore të ndryshme. Ai vjen nga njё familje e varfer. Babai i tij ishte Thomas Lincoln i cili punonte si bujk dhe principi i tij ishte: “Vendet me mё shumё gjelbёrim janё malet pa pronar.” Njё prej krahinave ku emigroi ishte dhe Indiana ku banuan per një vit. Atje jetuan në një banesë tё varfër dhe babai i tij Thomas per tё siguruar jetesën e familijes merrej me gjueti. Ata kalonin një gjëndje të veshtirë dhe vetëm dy vjet më vonë nëna e Abrahamit u sëmur me “Sëmundjen e Qumështit”. Doktori më i afërt ishte 35 milje larg prandaj shumë shpejt nëna e Abrahamit ndërroi jetë. Në vitin 1918’të babai i Abrahamit martohet përsëri dhe shpërngulen në një krahinë tjetër. Bashkëshortja e re e Thomasit ishte me më shumë karakter të fortë se bashkëshortja e parë dhe e detyroi Thomasin që ti dërgonte fëmijët në shkollë. Abraham Lincolni vazhdon mësimet për një vit. Ai mëson të lexojë dhe të shkruajë. Deri në moshën 19-vjeçare do të lexojë çdo libër që i bie në dorë. Në këtë moshë ishte 1.85 i gjatë dhe 67.5 kilogram në peshë. Abraham shumë shpejt filloi të njihet në shoqëri. Në vitin 1828-të shkon në qytetin e New Orleans dhe fillon punë në tregtinë e fruta-perimeve. Në këtë kohë ai do të për-

ballet për hërë të parë me skllavërinё. Pasi largohet nga New Orelans shkon në qytetin e New Salem dhe punon në një punishte si menaxhues. Në këtë qytet merr pjesë për herë të parë në politikë. Te vendi i punës pati mundësinë të lexonte shumë libra dhe pas një kohë të shkurtër u bë personi që ka lexuar më shumë libra në krahinë. Ai filloi të merrte pjesë në diskutimet politike të krahinës. Në këtë qytet njihet me Ann Rutleg. Ai dashurohet me Ann por nuk do t’ia shprehi ndjenjat sepse ajo ishte e fejuar me Mc Neil nga New Jork-u. Lincoln ka marrë pjesë si vullnetar ne kryengritjen e fundit të popullit indian ku zgjedhet si komandant. Kjo kryengritje në histori njihet si “ lufta e bufave të zinj”. Megjithatë nuk mori pjesë asnjëherë në luftë dhe në vitin 1832 shkon ne qytetin e New Salem ku kandidon për të hyrë në parlamentin e Illinos por nuk i realizohet qëllimi. Pasi humbi zgjedhjet njihet me një person me emrin Berry. Këta hapin një dyqan por brenda një kohe të shkurtër falimentojnë sepse Berry kishte sëmundjen e alkolizmit dhe Abrahami e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke lexuar libra. Pas këtij flimentimi, për një kohë të shkurtër punon në postë. Atje pasi i shpërndante gazetat i lexonte duke u njohur çdo ditë me problemet e shoqërisë amerikane. Në vitin 1834 përsëri vendos kandidaturën në zgjedhjet palamentare të krahinës. Këtë hërë ai fitoi duke dalë kandidati me më shumë vota. Ai fejohet me Mary Owens por shumë shpejt do të ndahet prej saj. Ne zgjedhjet politike të viteve 1838 dhe 1840 do të fitoje përsëri. Këtë kohë Lincolni do të njihet me Stephan A. Douglas, me te cilin mbetet kundërshtar politik për 25 vjet rresht.

stylus magazine 45


Article with Në vitet e Collage para Douglas do të jetë kundërshtar dhe në dashuri sepse të dy do të njihen me vajzën e një aristokrati Mary Todd. Lincoln del fitimtar dhe martohet me Mary në vitin 1842 por pasi martohen midis tyre marrdhënjet nuk shkojnë mirë sepse Mary ishte shumë xheloze. Kjo ka qenë periudha ku Lincoln tentoj te vetvritej. Në vitin 1844 njihet me William H.Herndon dhe fillojnë punë si avokatër por pasioni i tij ishte politika. Ai përgatiti një projektligj për rrëzimin e sistemit të skllavërisë por nuk u miratua në kongresin amerikan. Pas kësaj u kthye në Springfield dhe nuk e vendosi më përsëri kandidaturën për deputet. Ai filloi përsëri punën si avokat dhe pas një kohe të shkurtër bëhet avokati më i njohur i krahinës. Në vitin 1854 përseri do të protestoje kundër sistemit të skllaverise dhe këtë hëre si anëtar i senatit, armiku i vjeter Douglas do ti dali kundër. Lincoln[ i vazhdon përpjekjet dhe shkon në shtetet e jugut të SH.B.A sepse në atë zonë skllavëria ishte me e theksuar. Ai merr mbështetjen e asaj zone dhe shumë shpejt themelohet Partia Republikane. Ai u zgjodh si përfaqësues në zgjedhjet e vitit 1858. Por këtë herë fitues është përfaqësuesi i Partisë Demokratike Douglas. Pavarsisht se u mërzit shumë Abraham nuk do të dorzohet. Ai vazhdon të jetë aktiv në politikë. Në maj të vitit 1860 në Chicago zhvillohet kongresi i partisë Republikane për të zgjedhur përfaqësuesin për zgjedhjet presidentciale. Në përfundim të kongresit si përfaqësues i kësaj partie u zgjodh Abraham Lincoln. Kur erdhi telegrafi Lincoln ishte duke luajtur futboll në Springfield. Pasi lexoi telegrafin tha:“Padyshim që nga ky lajm do të gëzohet më shumë ajo gruaja që jeton në hyrjen e 8’tё ” dhe menjëherё shkoi ta lajmëronte. Gjatë pe46 stylus magazine

riudhes të zgjedhjeve Partia Demokratike nëpërmjet gazetave e ofendoi shpesh hërë Lincoln. Si psh:“ Avokat që i perket klasës të 3’tё”; “Ai është i ngjashëm me gorillën”; “Ai nuk di gramatikë dhe është pa kulturë”. Pavarësisht ofendimeve, Abraham Lincoln doli fitues në zgjedhje duke u berë president i SH.B.A. Në vitin 1861 u transferua në Washington dhe në 4 mars betohet si president. Këtë periudhë shtetet e jugut dëshironin të fitonin pavarësine ndaj qeverisë të Washingtonit dhe fillojnë luftën e brendshme. Periudhën e parё si president Lincoln përpiqet që lufta civile të mbaroje dhe të hiqet sistemi i skllavёrisё. Sikur tё mos mjaftonin këto probleme, Lincolnit i ndahet nga jeta djali Willie. Pasi përfundoi 4-vjeçari i parё Lincoln rikandidon pёrsёri dhe zgjidhet pёr herё te 2’tё president i Shteteve tё Bashkuara të Amerikёs. Lufta civile dhe njё vit vazhdon dhe nё 14 prill gjenerali rebel Lee do të vetdorëzohet. Kёtё ditё Lincolni ndodhej në shtëpinë e bardhё dhe duke parё fotografinё e Lee tha :“Fytyra e sinqertё dhe e mire, ёshtё njeri i guximshёm. U gёzova që i dha fund luftёs.” Atё dite nga gëzimi i pushimit tё luftёs zonja Lincoln organizoi ballo. Shumё persona këtë ballo nuk ia sygjeruan por ajo duke qeshur tha: “Pas përfundimit të luftës kush dëshiron të vrasë presidentin Lincoln” Në mbrёmje filloi balloja. Nё orёn 10 vjen dikush i paftuar. Ai në derë duke treguar kartёn e antarёsimit të partisë Republikane tha se do ti tregojё presidentit një lajm urgjent. Ai u mor brenda dhe pasi u afrua ne presidenti menjёherё nxjerr revolen dhe e shkrep drejt tij. Nё sallё u bё rrëmujё e madhe. Tё gjithë bertisnin: Presidenti u qёllua. Lincoln menjёherё çohet në një banesё dhe fatkeqësisht pas 2 ditёsh do

të ndërroje jetë. Vrasësi arratiset dhe shkon në Maryland. Atje brënda 3 ditësh e gjejnë te një angar dhe i venë flakën. Pra vrasësi mendohet se vdiq duke u djegur megjithëse mund te jetë një kurth. Abraham Lincolni do të kujtohet në historinë e njerëzimit si presidenti që ndikoi në heqjen e sistemin të skllavërisë. Në vitin 1865 me përpjekjet e tij, neni që mbështeste skllavërinë do të hiqet nga kushtetuta e Kombeve të Bashkuara. (Përmbledhje nga origjinali: “Abraham Lincoln“, James M. Mc.Pherson 2009)

stylus magazine 47


Article with Collage

Gjuha shqipe Gjuha mëmë të qofsha falë Kam nevojë me ti ngju dy fjalë Spo mundem asgjë me kuptu Ku çdokush do me m’mashtru Kur dy fjalë shqip i kam dëgju

P O E Z I

Zemra sa një mal mu ka gëzu Më mirë shqip vlla me m’sha Se n’gjuhë t’huaj mbret me mba Të betohem në të madhin Zot Se do të ruaj si sot e mot-mot Se dhe i madhi Fishta e mallkon Atë që gjuhën shqipe e harron.

Gentjan Lami (Shqipëri) dega inxh. Kompjuterike, Universiteti IYTE Izmir / Turqi gentjanlami@revistafjala.com

48 stylus magazine

stylus magazine 49


Përmbajtja 4

Shqiptarë, besa besë e fjala fjalë

28

Udha e Shqipes

35

Presheva ime

40

Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza)

44

Abraham Lincoln

48

Gjuha shqipe

Gëzim Dauti / Arsim

Shpëtim Hyda / Histori

8

Sokol Brahaj / Analizë

“Rritja” ekonomike e Shqipërisë Ergys Neziri / Ekonomi

12

Zgjimi i identitetit Shqiptar

16

Ervin Shkulaku / Histori

Ballkani, Lindja e Mesme dhe Shqiptarët

20

Leonard Seferi / Analizë

Thesari i Bulqizës së varfër

25

Kozma Çupi / Problematikë

Rinia në projektet Europiane Refik Nebiu / Informacion

Elona Rusi Karacalarlı / Biografi

Ardit Isaku / Biografi

Gentjan Lami / Letërsi


Revista FJALA uron të gjithë SHQIPTARËT

Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë!!!

Revista1