Në Kërkim të Lumit - Workshop

Page 1


PËRMBAJTJA:

• Mentorët

Bardha Meta

Muhamet Spahiu

• Ese-t

Omer Aliu - Mjedisi (Ambienti)

Endrina Luzha - Identiteti

Melika Lohaj - Menagjimi i ujërave

Elsa Buzhala - Re-planifikimi urban përgjatë shtatit të lumit

Andi Latifaj - Pesazhi

Liridona Fetaj - Kualiteti i jetës

• Projekti

Përshkrimi

Gjendja aktualle

Fotografie nga lokacionet tjera të lumit

Punëtoria

Koncepti ideor

Muhamet SPAHIU

PRISHTINA PA LUMË

Kryeqyteti i Kosovës u zhvillua në periudha ndryshme të ndikuara nga zhvillimet ekonomike, politike etj. Në 25 vitet e

fundit filloi një zhvillim i hovshëm në fushën e ndërtimit, duke u kryesuar nga investitorët privat. Gjithashtu rritja e migrimit nga fshati në qytet, bëri që qyteti të mos ketë kapacitet në planifikimin e mirëfilltë urban. Për fat të keq kjo ka ndodhur edhe me dy lumenjët e Prishtinës, që më herët i sjellnin një kualitet më të mirë të jetës. Transformimi i tyre ndodhi në dy faza: 1) në vitet e 70-ta u përdorën unaza betoni për krijuar shtratin i lumenjëve nëntokësor; kjo metod e mbulimit ishte pjesërisht në disa pjesë të qytetit; 2) në vitet e 80a me ndotjen e madhe të shtretërve, erdhi vendimi që duhen të mbulohen, ku pjesët ku kanë kaluar lumenjtë, të shendrrohen ne rrugë. Komuna e Prishtinës si insititucion vetëm që merret me planifikimin e qytetit nuk ka bërë ndonjë projekt për të rikthyer gjendjen e mëparshme të lumenjëve. Në ditët e sotme mund të hasim pak njerëz që flasin rreth lumit.

Prishtina pa lum është një term që përdoret shpesh, por që Prishtina shpesh bëhet me “lumë” gjatë reshjeve. Për shkak

të ndërtimeve të shumta dhe infrastruktura e dobët e rrugëve ka bërë që rrugët të vërshohen duke sjellur dëme të mëdha materiale tek qytetarët. Madje kjo kërcënon edhe jetën e qytetarëve duke u pamundësuar, një zhvillimin normal të jetës.

Infrastruktua joformale dhe kyqja ilegale e shumë ndërtimeve të reja të mbas luftës ka bërë që kapaciteti i ujërave nëntokësore të përkeqësohet duke mos pasur mundësi për të pranuar në të njejten kohë nivelin e lartë të shiut dhe ujërave të zeza. Megjithatë këtyre problemeve, përsëri tema e lumenjëve nuk është ngritur nga planifikues urbanë dhe Komuna e Prishtinës.

Ky Workshop është organizuar për të ngritur sadopak vetëdijen te shoqëria jonë, se sa lumejt janë të nevojshëm për të zhvilluar jetën në qytet duke mos harruar problemet e shumta që sot janë aktuale dhe secili prej tyre duhet të trajtohet në menyrë të profesionale. Për planifikuesit e rinjë duhet të shpërndahen njohuri të duhura në fushën e planifikimint, që këta planifikues të rinjë mund të jenë një shkëndijë, që do i sjellte qytetit një përmisim të gjendjes aktuale.

Omer ALIU

MJEDISI (AMBIENTI)

Prishtina aktualisht po përballet me një degradim të rënsë mjedisor, të shkaktuar nga ndotja ajrit, mungesa e hapësirave të gjelbruara dhe menaxhimi i dobët i ujërave. Një faktor kryesor që ka kontribuar në këtë përkeqësim është mbulimi i dy lumenjve Vellusha dhe Prishtevka. Këta lumenj, dikur ishin jetikë për ekosistemin natyror të qytetit, janë mbuluar me beton për të akomoduar zgjerimin urban për komunikacionin rrugorë. Si rezultat, cilësia e mjedisit është përkeqësuar, dhe mungesa e lumenjve në qytetin e Prishtinës, ka ndikuar në uljen e cilësisë së ajrit duke prekur negativ-isht shëndetin e banorëve të Prishtinës.

Zhdukja e këtyre lumenjve ka reduktuar gjithashtu mundësitë për hapësira të gjelbruara dhe ka hequr zonat natyrore freskuese që mund të kishin ndihmuar në zbutjen e efektit të nxehtësisë urbane. Megjithatë, nëse këta lumenj do të

Fig. 1. Ndotja e ajrit, vrasës i padukshëm në Prishtinë (Ekonomia Online)

Hapësira e ku bashkohen dy lumenjë

rehabilitoheshin dhe do të riintegroheshin në infrastrukturën e qytetit përmes projekteve mjedisore, ata mund të luanin një rol thelbësor në rigjallërimin e kualitetin e jetës në Prishtinë. Re-planifikimi i lumenjve mund të përmirësonte dukshëm biodiversitetin, cilësinë e ajrit dhe të ofronte hapësira rekreative, duke promovuar një mjedis urban më të shëndetshëm. Mbrojtja e mjedisit njëherë edhe e ajrit, në shekullin e ri duhej të ishte prioritet shtetëror i çdo shoqërie, pasi ajo ndikon direkt në kualitetin e jetës urbane në vendbanimet - qytetet tona. Ky rezultat i tanishëm tregon fatkeqësisht ndërgjegjen e ulët të qytetarëve që kanë për ruajtjen e mjedisit ku edhe ata vet jetojnë.

Fig. 2.

Endrina LUZHA

IDENDTITETI

Lumi Prishtevka dhe Vellusha përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të identitetit historik dhe natyror të qytetit, edhe

pse sot janë pothuajse të padukshëm. Në të kaluarën, këto dy lumenj ishin rrjedha të rëndësishme ujore që ndikonin në jetën e përditshme të qytetarëve, duke shërbyer si burime natyrore për ujë dhe duke krijuar një peizazh më të gjelbër dhe më të gjallë mjedisor. Lumi i Prishtevkës, që dikur kalonte përmes qytetit, përbënte një pikë referimi për zhvillimin e Prishtinës, ndërsa Vellusha përshkonte qendrën e saj, duke krijuar një lidhje të ngushtë mes natyrës dhe urbanizmit. Megjithatë, me rritjen e shpejtë urbane dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne, këto lumenj janë kanalizuar dhe mbuluar, duke humbur funksionin dhe dukshmërinë e tyre origjinale. Sot, edhe pse janë të padukshëm, këta lumenj mbeten pjesë e trashëgimisë natyrore të qytetit dhe kujtesë e rëndësisë që natyra ka pasur dikur në formësimin e identitetit të peisazhit urban të Prishtinës.

Në kërkim të identitetit të Prishtinës, hulumtohen pjesët që mund të krijojnë identitetin e ardhshëm, përshkak që gjendja e tanishme e qytetit nuk i ka mbetur mjaftueshëm nga veçoritë nga periudhat e kaluara, përveç shpirtit optimist të qytetarëve të saj. Për gjeneratat që kanë jetuar në periudha të mëhershme, periudhën e lumenjëve të Prishtinës e kujtojnë që ka pasur gjallëri dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për jetën e tyre. Shkatërrimi i nostalgjisë “Shpirtit të vendit” për qytetarët prek thellë edhe temën e identitetit të qytetit (arkitektonik dhe urban), që Prishtina këtë e ka humbur. Objektet që i kanë dhënë Prishtinës identitetin arkitektonik në periudhën socialiste janë: Biblioteka Kombëtare, Hotel Grand, Posta e Madhe, Fakulteti Teknik, Ndërtesa e Radio Kosovës, Teatri, Pallati i Rinisë dhe Sportit etj.

Fig. 1. Biblioteka Kombëtare
Fig. 2. Hotel Grand

Malika LOHAJ

MENAGJIMI I UJËRAVE

Menaxhimi i resurseve ujore në Republikën e Kosovës bazohet në konceptin e integruar si pjesë integrale e zhvillimit nacional ekonomik dhe social në drejtim të sigurimit të ujit për të gjithë shfrytëzuesit.

Koncepti i menaxhimit të integruar do të thotë një shfrytëzim racional të resurseve ujore, shpërndarje në mënyrë të barabartë, planifikim dhe menaxhim në shkallë më të lartë profesionale, menaxhimin e konflikteve midis grupeve të interesit, sigurimin e pjesëmarrjes së palëve të interesit në procesin w planifikimit dhe vendimmarrjes, forcimit institucional, financiar dhe mekanizmave të tjerë të cilët mundësojnë promovimin e menaxhimit të integrua të resurseve ujore.

Gjithashtu menaxhimi i integruar i resurseve ujore paraqet një bashkësi të aktiviteteve, veprimeve, vendimeve dhe ma-

save të cilat janë të nevojshme për ruajtjen e regjimit ujor, mbrojtjes prej vërshimeve, thatësisë dhe zbutjen e kërkesave në situata emergjente. Me planifikimin dhe menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës merret Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore (ARPL, i cili funksionon brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Fig. 1. Prishtina me lumë.

Fig. 2. “Mbulimi/Varrosja e Lumenjeve”

Fig. 3. Vershimi i qytetit të Prishtinës në kohë të Burimi i panjohur Burimi i panjohur reshjeve. Burimi i panjohur

Në kuadër të ARPL-së, ekzistojnë tri divizione:

- Divizioni i Planifikimit të Resurseve Ujore (DPRU);

-Divizioni i Menaxhimit të Resurseve Ujore (DMRU);

-Divizioni për Pagesa Ujore dhe Projekte (DPUP)

Planifikimi përkatësisht planet e menaxhimit të pellgjeve lumore ende janë në fazë të hartimit e miratimit, derisa nuk ka pasur ndonjë përparim të duhur as në zhvillimin e resurseve ujore e monitorimin e tyre dhe publikimin e të dhënave për publikun.

Për të mbrojtur ujërat e Kosovës duhet respektuar parimet e menaxhimit të qëndrueshëm, çka është objektiv edhe i Strategjisë së ujërave të Kosovës. Mbrojtja e ujërave është sfidë për të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për menaxhimin e tyre. Gjendja aktuale e trajtimit të ujërave të ndotura në Republikën e Kosovës, është në fazën e investimeve të vazhdueshme, duke filluar nga studimi i fizibiliteteve për shtatë qendrat e mëdha urbane , vazhduar me vendbanime

më të vogla, deri te qendrat e bizneseve etj.

RE - PLANIFIKIMI URBAN PËRGJATË SHTATIT TË LUMIT

Në zemër të Prishtinës, ku dy lumenj dikur pëshpëritnin bashkimin e tyre, tani trazohet një vizion i ri, duke i dhënë jetë ujërave të tyre dhe duke rindezur frymën e qytetit ku ata kanë djep.

Në përpjekje për t’i dhënë qytetit një vitalitet të përtërirë, stadiumi “Fadil Vokrri”, Pallati i Rinisë dhe Sporteve “Boro & Ramizi”, stacioni i trenit dhe lagjja Arbëria qëndrojnë si spiranca kryesore në këtë rilindje urbane. Përmes thurjes delikate të shtegut të lumit, ne kërkojmë të harmonizojmë sfidat e lagjes së izoluar Arbëria me pulsin gjallërues të qytetit. Ky transformim do të shpaloset përmes krijimit të hapësirave të gjelbruara, urave dhe shtigjeve, duke krijuar një lidhje që fton qytetarët të përqafojnë funksionin e restauruar të zonës përreth Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kjo lidhje e re do të lidhë hapësirat vitale të Prishtinës, duke i dhënë jetë strukturës së saj urbane. Një hap i duhur ishte që institucionet kyçe të merren me planifikimin e qytetit, të ndërmarrin hapa në re-planfikimin e shtatit të lumit Vellusha dhe Prishtevka. Ata duhet të mendojnë që re-planifikimi i lumenjve, jo vetëm që do kthente identietit e humbur të qytetit por që do ndikonte pozitivisht në ekonomin me prurjen e turisteve dhe shumë përparësi tjera.

Fig. 1 dhe 2. Lokacioni i hulumtuar gjatë workshopit

Andi LATIFAJ

PEISAZHI

Në zemër të Prishtinës, pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, bashkohen dy lumenj historikë, Vellusha dhe Prishtevka, duke krijuar një peizazh me rëndësi kulturore dhe ekologjike. Këto lumenj, të cilët dikur kishin një rol të madh në furnizimin e qytetit me ujë, tani janë pjesë e përpjekjeve për t’i rikthyer hapësirat ujore në jetën publike të qytetit. Vellusha, një lumë me rrjedhje të vogël dhe Prishtevka ishte më i madh dhe më i thellë, ata bashkohen në një zonë ku modernizimi i qytetit ndërlidhet me kujtimet e së kaluarës. dhe natyrës. Edhe pse urbanizimi ka mbuluar pjesë të lumenjve, ky vend takim i ujërave mbetet simbolik për natyrën e gjallë të Prishtinës, duke përfaqësuar nevojën për integrimin e mjedisit në jetën e përditshme të qytetit. Peizazhi në këtë lokacion

1. Peisazhi urban i Prishtinës.

Fig. 2. Peisazhi në kontekst më të gjerë ofron mundësi për zhvillim urban të qëndrueshëm dhe për rikthimin e hapësirave publike. Peisazhi i qytetit të Prishtinës në 25 vitet e fundit u dëmtua, pasi që tokat bujqësore u shëndrruan në ndërtime, hapësirat e gjelbërta u ndërtuan me rrugë. Kjo ka ndodhur pasi që ligjet që ishin në fuqi nuk ishin të plotëfuqishme. Shtrirja e zonave urbane drejt tokave bujqësore, është një problem i madh në Komunën e Prishtinës dhe në qytetet e tjera të Kosovës, pasi deri më tani planifikimi i zhvillimit të qytetit edhe në tokat bujqësore nuk është ndaluar. Nga shumë njerëz theksohet të jetë një krim kundrejt territorit të Prishtinës.

Fig.

KUALITETI I JETËS

Në mes të rrokaqiejve prej betoni dhe rrugëve plot zhurmë, është e lehtë të harrojmë rëndësinë e natyrës në jetën

tonë të përditshme. Ndërsa qytetet vazhdojnë të rriten dhe bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara, nevoja për hapësira të gjelbëruara dhe mjedise natyrore bëhet më urgjente se kurrë. Cilësia e jetës në një qytet të mbipopulluar ndikohet shumë nga prania ose mungesa e natyrës dhe është thelbësore të njihet ndikimi që ka natyra në mirëqenien tonë fizike dhe mendore.

Një nga mënyrat më domethënëse në të cilën natyra ndikon në cilësinë e jetës në një qytet të mbipopulluar është cilësia e ajrit. Qytetet janë të njohura për cilësinë e dobët të ajrit, gjë që mund të çojë në probleme të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore.

Liridona FETAJ

Megjithatë, studimet kanë treguar se prania e hapësirave të gjelbruara dhe pemëve në zonat urbane mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit duke thithur ndotës dhe duke prodhuar oksigjen. Për më tepër, përfitimet e shëndetit mendor të natyrës nuk mund të mbivlerësohen. Të qenit i rrethuar nga mjedise natyrore është treguar se redukton nivelet e stresit, përmirëson disponimin dhe madje lehtëson simptomat e depresionit dhe ankthit. Në një qytet të mbipopulluar, ku stresi dhe ankthi janë të shfrenuar, prania e natyrës mund të jetë një shpëtim jetësor.

Përveç përfitimeve të shëndetit fizik dhe mendor, natyra luan gjithashtu një rol vendimtar në formimin e ndjenjës sonë

të komunitetit dhe lidhjeve shoqërore. Parqet urbane dhe hapësirat e gjelbra ofrojnë një platformë për njerëzit që të bashkohen, të angazhohen në aktivitet fizik dhe të ndërtojnë marrëdhënie me fqinjët e tyre.

Si përfundim, cilësia e jetës në një qytet të mbipopulluar është thellësisht e ndërthurur me praninë e natyrës. Nga përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe shëndetit mendor, tek nxitja e komunitetit dhe lidhjeve sociale, natyra luan një rol jetik në formësimin e jetës sonë të përditshme.

PROJEKTI I WORKSHOPIT

Lokacioni i hulumtimit përfshinë sipërfaqe prej 7.1 Ha dhe gjendet në Qendër në Prishtinë. E rrethuar nga hapësirat e banimit kryesisht shtëpi individuale dhe në pjesën kryesore që gjendet pranë lokacionit, është pozicionuar Stadiumi i qytetit dhe Pallati i Rinisë dhe Sportit. Potenciali i këtij lokacioni qëndron në rikthimin e dy burimeve të lumenjëve Prishtevka dhe Vellusha në funksion dhe mbi sipërfaqe, lidhjen e lagjës Arbëri me pjesën tjetër të qytetit, inkuadrimin e gjelbërimit si hapësira rekreative dhe pushuese. Pjesa më kritike mbetet lidhja e Pallatit të Rinisë dhe daljeve të stadiumit, ku dy prej këtyre daljeve kanë dalje direkt në lokacionin e hulumtimit. Parkingjet që gjenden mbi sipërfaqen e tokës do të inkuadrohen si parkingje nëntokësore, ndërsa hapësira e parkingut mbitokësor do të shndërrohet në gjelbrim me qëllime funksionale dhe ekologjike. Daljet kryesore të lokacionit që përfshinë lidhjen me stacionin e trenit, që luan një rol të rëndësishëm për mobilitet dhe rruga që ndan lagjen e Arbërisë dhe Lakrishtës do jenë si projekte tjera që duhet të trajtohet në të ardhmën së bashku me pjesën tjetër urbanistike që përfshinë ky lokacion.

GJENDJA AKTUALE

Në këto marrje fotografike shihet pikëtakimi i dy lumenjëve, Prishtevka dhe Vellusha, kjo zonë është lëne mbas dore nga institucionet kyçe. Megjithatë potencialit që e ka kjo zonë, hapësirat janë të shfrytëzueshme për parkingje (të betonizuara) dhe pjesët e mbetura janë të gjelbruara.

FOTOGRAFI NGA LOKACIONET TJERA KU KA KALUAR LUMI

VELLUSHA

Rr. Bajram Kelmendi

Kordinatat: 42°39’48.4”N 21°09’54.7”E

Rr. Fazli Grajqveci

Kordinatat: 42°39’50.3”N 21°09’44.2”E

Projekti: Ish-Shtëpia e Mallrave - Gërmia

Prerja e Ndërteses

Teatri Kombetar Kordinatat: 42°39’48.3”N 21°09’20.6”E

Ish-Shtëpia e Mallrave - Gërmia

PUNËTORIA

1. Prezantimi i problemit dhe çështjes së hulumtimit;

2. Dalja në terren dhe përballja me gjendjen aktuale.

(marrjet fotografike, diskutime rreth lokacioneve);

3. Diskutime rreth lokacionit të zgjedhur dhe projektit ideor;

4. Projekti vendimtar dhe prezantimi.

PUNËTORIA

KONCEPTI IDEOR

1.STADIUMI “Fadil Vok rri”

2.PALLATI I RINISË DHE SPORTEVE

“Boro dhe Ramizi

3.ISH-HOTEL “Unioni”

4.ISH-SHTËPIA E MALLRAVE “Gërmia”

5.KAMPUSI UNIVERSITAR

6.SHESHE

7.STACIONI I TRENIT

8.LAGJIA ARBËRIA

HEKURUDHA

LUMI VELLUSHA

LUMI PRISHTEVKA

BASHKIMI I DY LUMENJËVE

KONCEPTI IDEOR

RILINDJA E LUMIT

BREZ GJELBËRIMI

TRAJTIMI I PARKINGUT

NËNTOKËSOR PËR STADIUMIT DHE PALLATIN

E RINISË DHE SPORTIT

REKREACIONI PËR LAGJET

KONCEPTI IDEOR

Lumi
Parku
Park ing nëntokësor Shtigjet

KONCEPTI IDEOR

5-7 SHTATOR 2024

NË KËRKIM TË LUMIT PUNËTORI VERORE PRISHTINË

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.