Raporti Vjetor 2014

Page 13

Punësimi dhe rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendim-marrje

13

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare RisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve që fokusohet në arritjen e ndryshimeve të sistemeve në tregun shqiptar të punës me qëllim përmirësimin e aksesit në mundësitë e punësimit për të rinjtë e të rejat.

www.risialbania.al

Projekti RisiAlbania zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri, dhe financohet nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Duke përdorur përqasjen e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut, projekti synon të kapërcejë barrierat kryesore të punësimit të të rinjve duke stimuluar krijimin e vendeve të punës (kërkesën), zhvillimin e aftësive (ofertën) dhe përmirësimin e informacionit dhe shërbimeve të tregut të punës (ndërmjetësimin). RisiAlbania ka filluar stimulimin e krijimit të vendeve të punës në tre sektorë që kanë potencial për rritje dhe janë tërheqës për të rinjtë, veçanërisht vajzat, përkatësisht: Agro-përpunim, Turizëm dhe TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit). Duke lehtësuar ngritjen e modeleve të reja të bizneseve fitimprurëse, projekti synon të arrijë qëndrueshmëri dhe impakt të gjerë. Në vitin 2014 RisiAlbania nisi me sukses promovimin e ndërmjetësimit efektiv të punësimit dhe rritjen e mundësive për punë për të rinjtë e të rejat në Shqipëri. Projekti ka mbështetur disa nga portalet kryesore që pasqyrojnë kërkesën e ofertën për punësim, që të ofrojnë shërbime të reja online për bizneset dhe të rinjtë punëkërkues, e të rrisin aksesin e tyre përmes një aplikacioni falas në celular. Një shërbim i ri rekrutimi profesional që targeton sipërmarrjet e vogla e të mesme dhe që fokusohet në tregun e punës që kërkon aftësi të ulëta e të mesme, është ngritur dhe është tashmë funksional. Në sektorin e agro-përpunimit, RisiAlbania ka nisur ndërhyrje premtuese për mbështetjen e ofrimit të marketimit dhe shërbimeve financiare cilësore, si edhe përmirësimin e aksesit të agro-përpunuesve në skemat mbështetëse. RisiAlbania ka mundësuar realizimin dhe transmetimin e programeve informuese mbi tregun e punës për të rinjtë, në katër media kombëtare: TV, radio, shtyp dhe online. Informacioni mbi tregun e punës për të rinjtë dhe prindërit e tyre do të rrisë njohuritë, zgjedhjet e karrierës dhe mundësitë e punësimit për punonjësit e ardhshëm.

Raport Vjetor 2014


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.