FHK Monografia

Page 1



prishtinĂŤ / janar 2014


henDbolli kosovar 60 vjet fhk / 1953 - 2013 botues federata e hendbollit e kosovës redaktor izet gjinovci Këshilli botues Muhamet alaj fahri buçinca ismail berisha ramadan bunjaku ismet jupa tekstet xhavit kajtazi izet gjinovci fotografitë ridvan slivova gani kosumi avni uka afrim kçiku arkivi i federatës së hendbollit arkivat e klubeve dizajni mumin nexhipi lektura besnik pllana shtypi ‘dukagjini’ pejë tirazhi 1,000 copë prishtinë / janar 2014

ISBN 978-9951-8677-3-3 ky projekt realizuar me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shtypshkronja dukagjini, z-mobile dhe procredit bank.


Përmbajtja 00 /HYRJA  — Fjala e kryetarit............................................................................................................................................................................................................5 — Parathënie ......................................................................................................................................................................................................................... 6 — Të gjithë kryetarët dhe sekretarët.....................................................................................................................................................7

01 /NDËRKOMBËTARIZIMI I HENDBOLLIT KOSOVAR — Aktivitetet ndërkombëtare, 2013-2005...............................................................................10 — Aktivitetet për ndërkombëtarizim, 1998-2004.................................................................. 16 — Kupat e Federatës Evropiane të Hendbollit........................................................................ 24

02 /HISTORIKU dhe KAMPIONATET,­­­ 1953 — 2013 — Hendbolli i Kosovës, histori e gjatë....................................................................................... 50 — Garat e Kampionatit të Kosovës, 1953 - 2013................................................................... 54 — Kampionati botëror i hendbollisteve të reja “Kosova ‘79”............................................188 — Hendbolli në qytetet e Kosovës............................................................................................192

03 /PëRFAQëSUESET E KOSOVËS — Përfaqësuesja e Kosovës nëpër vite / meshkujt ............................................................238 — Përfaqësuesja e Kosovës nëpër vite / femrat .................................................................256

04 /Aktivitetet e tjera të FHK-së — Kosova edhe me gjyqtarë ndërkombëtarë.......................................................................262 — Trajnerët, gjithnjë në kërkim të ngritjës profesionale.....................................................266 — Beach Hendbolli.......................................................................................................................268 — Kampet e grupmoshave të reja ...........................................................................................270 — Laureatët e viteve 1992 - 2013............................................................................................. 272 — Kuvendet, Bordet dhe zyra e fhk-së.................................................................................... 274

05 /tabelat përfundimtare — Ligat e Kosovës / meshkujt, 1963-2013............................................................................278 — Ligat e Kosovës / femrat, 1971-2013..................................................................................283 — Liga e parë Federative / 1975-1989....................................................................................287 — Liga e dytë qendrore, grupi ‘Jugu’ / meshkujt / 1972-1988.........................................288 — Liga e dytë qendrore, grupi ‘Jugu’ / femrat / 1974-1988 ............................................ 290 — Lista e të gjithë kampionëve dhe e kupave të Kosovës.................................................293

06 /BIOGRAFITË — Biografitë e aktivistëve të hendbollit...................................................................................295


4


Fjala e presidentit të fhk-së

Hendbolli në gjashtë dekada Të nderuar miq të hendbollit,

Eugen Saraçini President i FHK-së

Libri, të cilin e keni në duar, është tregues dhe dëshmitar i themelimit, zhvillimit dhe i sfidave, nëpër të cilat ka kaluar hendbolli kosovar. Hendbollistë e hendbolliste, punëtorë sportivë kanë dhënë shumë djersë dhe dijeni për krijimin e historisë së bukur dhe të vlefshme të hendbollit kosovar. Sot, duke u përballur sërish me sfida dhe dëshira të mëdha, përpiqemi së bashku që këtë sport ta ngrejmë në nivel edhe më lart dhe kështu të vazhdojë historia e hendbollit kosovar. Ne jemi sot ata, të cilët po vazhdojnë punën e palodhshme të gjeneratave të shumta, ndaj, përgjegjësitë janë më të mëdha. Sfidat dhe dëshirat shpesh gërshetohen, por synimi çdoherë do të jetë që të kemi hendboll sa më masiv dhe të përfaqësohet denjësisht në vend dhe në arenën evropiane e atë botërore. Kemi mësuar shumë, prej individëve të cilët kanë qenë dhe janë në kujtesën tonë. Do të vazhdojmë të ushqejmë gjeneratat e reja, me pasurinë e madhe që kemi pas. Hendbolli ka qenë dashuria e mijëra sportistëve. Ai ngel të jetë edhe sot. Ka qenë dashuria edhe e tifozëve, e rinisë, qytetarëve, të cilët gjithnjë dëshirojnë më shumë e më shumë zbavitje në ndeshjet e hendbollit. Libri, të cilin e keni në duar, shërben për ta kujtuar dhe për ta nderuar të kaluarën dhe të sotmen. Le të shërbejë edhe për të ardhmen!

*** Sot, duke u përballur sërish me sfida dhe dëshira të mëdha, përpiqemi së bashku që këtë sport ta ngremë në nivel edhe më lart dhe kështu të vazhdojë historia e hendbollit kosovar ***

5


parathënie

Gjashtë topat e Xhavitit u bënë 60 vjet!

Tani këtë monografi po e promovojmë pikërisht në rastin e kremtimit të 65-vjetorit të lojës së hendbollit dhe 60-vjetorit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

6

Lojërat me top i kanë rrënjët nga Greqia antike. Për fillimet e para të lojës së hendbollit në botë konkurronin shumë shtete, mirëpo informata më të argumentuara ofron Danimarka. Nisma e lojës së hendbollit lidhet kryesisht me vitin 1898 dhe pikërisht me emrin e mësuesit të sportit Helger Nielsen, i cili më vonë në vitin 1912 përcakton edhe rregullat e para të kësaj loje. Në fillim të shekullit XX hendbolli fillon të përhapet pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës, së pari në shtetet skandinave e më pastaj në Gjermani, Francë, Spanjë, në vendet e ish-bllokut socialist dhe në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Tani hendbolli luhet në më shumë se 150 shtete në të gjitha kontinentet dhe është në programin e Lojërave Olimpike. Hendbolli në Kosovë bën pjesë në grupin e sporteve të reja, mirëpo në bazë të rezultateve të arritura llogaritet ndër sportet më të suksesshme. Këtë mund ta ilustrojmë më faktin se gjatë këtyre viteve, hendbolli është ndër sportet më të popullarizuara në shumë qendra të Kosovës si, Ferizaj, Prishtinë Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Pejë, Vushtrri, Deçan, Samadrexhë e shumë qendra të tjera të Kosovës. Gjatë ecjes sonë ndër vite, shumë lojtarë dhe lojtare, duke demonstruar aftësitë e tyre në këtë sport, na kanë dhuruar kënaqësi të veçantë. Me këtë rast, nuk mund të mos i përmendim disa nga protagonistët kryesorë të kësaj loje, duke filluar nga gjenerata e parë e tutje. Këta janë dhe ishin: vëllezërit Masar dhe Bedri Kabashi, Xhemail Kasumi, Beqir Hasanxhekaj, Halil Alidemaj, Arsim Fhmiju, Musa Abazi, Kamer Kabashi, Sokol Dauti, Danjoll Grezda, Xhafer Lila, Beqir Buçinca, Jeton Bilalli, Xhelal Selmanaj, Aziz Makiqi, Bastri Tupella, Agron Shabanaj e gjer te brezi i tanishëm, të prirë nga Arben Muqolli. Në konkurrencën e femrave, gjithashtu, duhet të përmendim nismëtaret e para të kësaj loje: Kaqusha Jashari, Shyrete Pallataj, e më pastaj Zijavere Salihu, Luljeta Bajçinovci, Xhyke Lokaj, Sabahate Neziri, Mihrije Basholli e deri te

brezi i tanishëm, të prira nga Mimoza Xhemaili, e shumë të tjera. Struktura përmbajtjesore e kësaj monografie përfshin këto faza: Pjesa I është vazhdim i monografisë së botuar në vitin 2005 dhe na jep pasqyrë të qartë për aktivitetet dhe garat ndërkombëtare. Këtu tregohet për periudhën më të ndritshme të hendbollit të Kosovës, e që është kontributi i angazhimit të vazhdueshëm të subjekteve për ndërkombëtarizimin e hendbollit të Kosovës. Angazhim i tillë kurorëzohet me pranimin në asociacionet ndërkombëtare EHF, IHF në vitin 2004, përkatësisht 2007. Pjesa II trajton periudhën e filleve të para të hendbollit, garat kampionale të Kosovës për periudhën 1953/2013. Aktivitetet e skuadrave në ligën e ish-Jugosllavisë, duke vazhduar me zhvillimin e hendbollit në qytetet e Kosovës, ku janë prezantuar përmes fotografive gjeneratat më të suksesshme të kësaj periudhe. Në pjesën III janë paraqitur rezultatet, që kanë arritur përfaqësueset e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore. Fotografitë e prezentuara paraqesin rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në të dy konkurrencat, që nga vitet e 60-ta e gjer në ditët e sotme. Pjesa IV u kushtohet personave zyrtarë (gjyqtarë, vëzhgues, kontrollues) dhe rëndësisë së tyre në ngritjen cilësore të lojës së hendbollit. Veçanërisht trajtohet Shoqata e Trajnerëve, kampet e grupmoshave të reja, hendbolli në rërë dhe Laureatët e viteve 1992-2013. Pjesa V paraqet radhitjen tabelore të skuadrave kosovare, duke filluar nga Liga e parë federative e gjer te garat kampionale të Kosovës. Kjo monografi përmbyllet me biografitë e atyre, të cilët shënuan historinë e këtij sporti gjatë kësaj periudhe 60-vjeçare. Të gjitha shënimet, statistikat dhe fotografitë janë përzgjedhur në mënyrë shumë profesionale, që kësaj monografie t’i japin një vlerë shumë të veçantë. Këshilli Botues


Kryetarët dhe sekretarët e FHK-së, gjatë viteve 1953 - 2013 Gjatë rrugëtimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës nga viti i largët 1948 dhe deri më sot kanë kaluar shumë personalitete, që kanë qenë në krye të këtij asociacioni. Në mbështetje të fakteve zyrtare nga arkivat e kohës, po jua sjellim emrat dhe vitet kur ata ishin në krye

të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në shënimet tona nuk ka hyrë emri i Nikolla Ajtiqit kryetarit të viteve 1948-53, pasi kjo periudhë ka të bëjë me hendbollin e madh dhe kur ende nuk ishte e formuar Federata e Hendbollit e Kosovës.

KRYETARËT Sekretarët Mustafa Rezniqi Miodrag Raiçeviq Halil Halilaj Esat Stavileci Hysni Firza Gjergj Gjini Xhafer Lila Ramadan Bunjaku Zef Gjoni Ryzhdi Tytynxhiu Bozhidar Iliq Rajko Rakoçeviq Danjoll Grezda Ahmed Hoda Mexhit Devaja Eugen Saraçini

1953 - 1965 Nazmi Kajtazi 1965 - 1970 Dragan Mihajloviq 1970 - 1972 Dobrivoje Bajinoviq 1972 - 1977 Xhavit Spahiu 1977 - 1978 Tomislav Iliq 1978 - 1979 Rajko Rakoçeviq 1980 - 1981 Halit Hasani 1982 - 1983 Miodrag Raiçeviq 1993 - 1984 Musa Alaj 1984 - 1985 Skender Rogova 1985 - 1986 Izet Gjinovci 1987 - 1990 1991 - 1993 1993 - 1996 1996 - 2012 2012 -

Eugen Saraçini

1953 - 1954 1954 - 1962 1962 - 1965 1966 - 1977 1977 - 1979 1979 - 1989 1981 - 1983 1983 - 1987 1987 - 1993 1993 - 2001 2002 -

President

izet gjinovci Sekretar

7


8


kapitulli

01

/

Ndërkombëtarizimi i hendbollit kosovar

— Aktivitetet ndërkombëtare, 2013-2005............................10 — Aktivitetet për ndërkombëtarizim, 1998-2004............16 — Kupat e Federatës Evropiane të Hendbollit................ 24

9


Ak tivit e t e t n dër kom b ë tar e , 2013-20 05

Takimet ndërkombëtare Në selinë e Federatës së Hendbollit të Evropës, në Vjenë, më 20 nëntor 2013, u zhvillua takimi i rregullt vjetor midis krerëve të EHF-së dhe FHK-së. Nga EHF-ja ishin prezent presidenti Jean Brihault dhe sekretari i përgjithshëm, Michael Wiederer, ndërkaq nga FHK-ja, presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci. Gjatë takimit, që ishte vazhdim i takimeve të përfaqësueseve të FHK-së, të zhvilluara kohë më parë në Doha të Katarit, u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me situatën aktuale në hendbollin e Kosovës, për garat ekipore në kampionatet e hendbollit në Kosovë, puna me gjeneratat e reja, përfaqësimi i skuadrave kosovare në kupat evropiane, organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare në Kosovë, infrastruktura aktuale, si dhe u trajtuan ide të reja për zhvillimin e hendbollit të Kosovës. Gjithsesi, njëra nga temat, të cilat u shqyrtuan, ishte edhe angazhimi i mëtutjeshëm për statusin e FHK-së në kuadër të EHF-së, respektivisht aktiviteteve, të cilat do të zhvillohen edhe në Komitetin Ekzekutiv të EHF-së, lidhur me pranimin me të drejta të plota të FHK-së në asociacionin më të lartë evropian. Delegacioni i Kosovës, i cili po merr pjesë në Kongresin e e 34-të të Federatës Botërore të Hendbollit këtu në Doha të Katarit, nga data 24 - 28 tetor 2013, ndonëse kishte shpresa të mëdha për anëtarësim të plotë në Federatën Botërore të Hendbollit, kjo megjithatë nuk u arrit, me gjithë përpjekjet maksimale, pasi Këshilli drejtues i kongresit nuk e hodhi në votim pas një diskutimi dhe polarizimi mbi 40 minuta nga ana e përfaqësuesit të Shqipërisë, Serbisë, presidentit të IHF-së, dr. Hassan Moustafa , presidentit të EHF-së, Jean Brihault, dhe Eugen Saraçinit, presidentit të FHK-së. Fillimisht, nën pikën e 9-të të rendit të ditës u pranuan disa shtete me të drejta të plota, si dhe me të drejta të kushtëzuara (“associated member”), që pastaj me insistimin e Federatës së Shqipërisë, e cila kishte spon-

10

sorizuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim të plotë në IHF, hapi reagime, diskutime dhe shkëmbime kundër argumentesh “për” dhe “kundër”. Ne fund, pas një debati mbi 40 minuta, kërkesa e FHK-së, gjegjësisht Federatës Shqiptare të Hendbollit u refuzua nga kreu i Kongresit, dr. Hassan Moustafa, edhe pse delegatët ishin të gatshëm për votimin. Në fund lirisht mund të thuhet se ky ka qenë debati më i ashpër në Kongreset e EHF-së dhe IHF-së në vitet e fundit, me replika dhe kundërshtime mes palëve, që fatkeqësisht kreu i IHF-së nuk e lejoi votimin, edhe pse 90% të delegatëve i kishin bërë gati t’i ngrinin kartonët e votimit, në favor të kërkesës së FHK-së të sponsorizuar nga Federata Shqiptare e Hendbollit Kongresi i 34-të i IHF-së është zgjedhor dhe gjatë punimeve të ditës së parë, edhe rizgjedhja e dr. Hassan Moustafa për herë të katërt president i IHF-së, mbeti në margjinat e diskutimeve për Kosovën, sepse delegatët e Kongresit delegacioni i FHK-së i kishte informuar mirë me realitetin. Presidenti i i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, më 25 korrik në kuadër të aktiviteteve për ndërkombëtarizimin e plotë të hendbollit kosovar në ambientet e hotel ’EVROPA’ në Sarajevë, ku është vendosur kreu i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, dr. Hassan Moustafa, realizoi takimin e caktuar kohë më parë në kuadër të bashkëpunimit dhe komunikimit të rregullt mes presidentit Saraçini dhe njeriut të parë të hendbollit botëror dr. Hassan Moustafa. Takimi sipas dakordimit të dy presidentëve u realizua në Sarajevë, në margjina të Kampionatit Botëror të Juniorëve (U21) që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës-Hercegovinës në Sarajevë. Me këtë rast janë diskutuar çështjet e zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të FHK-së dhe IHF-së, të cilat nga presidenti dr. Moustafa u cilësuan si të shkëlqyeshme, dhe për këtë IHF-ja do të mbështetë FHK-në


me organizimin e disa kurseve për trajnerë, sidomos në lëmin e mini- hendbollit, sportit shkollor dhe ‘Beach . Janë diskutuar edhe modalitetet e ndërkombëtarizimit të mëtutjeshëm të hendbollit kosovar, me sfidat që do të përballemi deri në pranimin e plotë në IHF dhe EHF. Me këtë rast, presidenti dr. Hasssan Moustafa ka përsëritur si të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm, duke u zotuar për përkrahje maksimale për Federatën e Hendbollit të Kosovës. Gjithashtu është diskutuar edhe pjesëmarrja e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Kongresin e 34-të të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), që mbahet nga data 25-28 tetor 2013 në Doha të Katarit , që FHK-ja përfundimisht të anëtarësohet në IHF dhe EHF me të drejta të plota. Në Tunizi u mbajt Kampionati i 10-të i Mediteranit për meshkuj (grupmosha U17, lojtarë të lindur më 1996 e më të rinj). Përfaqësuesja e Kosovës, e cila për herë të parë u paraqit në këto gara prestigjioze të Konfederatës Mediterane, që u mbajtën nga data 10-17 shkurt në Hammaet – Nabeul të Tunizisë. Kryetari Saraçini këtë e shfrytëzoi për shumë takime dhe lotime. Eugen Saraçini pati takim gjatë Kampionatit Botëror të Hendbollit, në Barcelonë në muajin janar 2013, me njeriun e parë të Konfederatës së Hendbollit, Franschesco Purramuto. Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e meshkujve do të marrë pjesë në Kampionatin e radhës, që organizohet në Tunizi. Nga data 19 deri më 21 prill 2012 në Kopenhagë të Danimarkës u mbajt Konferenca e 7-të e sekretarëve gjeneralë të federatave anëtare të Federatës Evropiane të Hendbollit, në kuadër të shqyrtimit të Rregulloreve të ndryshme të EHF-së para mbajtjes së Kongresit të 12-të të rregullt zgjedhor, i cili organizohet nga data 22 dhe 23 qershor në Montekarlo të Monakos, kurse Federatën e Hendbollit të Kosovës në Konferencë e përfaqësoi Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm.

Konferenca e sekretarëve gjeneralë kishte për qëllim që aktet e ndryshme normative të EHF-së të përshtaten me situatë në terren, të modifikohen, dhe pas propozimeve të tyre, t’i dërgohet Komitetit Ekzekutiv të EHF-it në shqyrtim, në mënyrë që të hyjnë në agjendën e Kongresit të 12-të të rregullt zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në kuadër të vazhdimësisë së punës së pareshtur për anëtarësim në EHF dhe IHF, zyrtarët më të lartë të FHK-së Mexhit DEVAJA (kryetar) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm) ishin pjesëmarrës zyrtarë sot në selinë e Federatës Ndërkombëtare të Hendbolli në takimin zyrtar, që organizoi IHF-ja dhe presidenti Hassan MOUSTAFA me krerët e federatave kombëtare të 18 shteteve, federata të cilat kanë nevojë për ndihmë në një formë apo tjetër. E veçanta ishte se paraqitja e delegacionit të Kosovës kësaj radhe ishte me flamurin shtetëror. Ky takim kishte për qëllim të identifikoheshin të metat, të zgjidhen modalitetet e reja, të shkëmbehen përvojat, në mënyrë që edhe në këto shtete hendbolli të arrijë nivelin e dëshiruar. Presidenti Muostafa lavdëroi punën e FHK-së dhe premtoi që Kosova do të ndihmohet tani e tutje edhe më shumë me projekte zhvillimore, ku IHF-ja do të jetë përkrahëse në arritjen e qëllimit të FHK-së, qoftë në mbështetjen për pranim, ashtu edhe për përkrahje materiale. Dihet se FHK-ja ditë më parë pranoi një pako me topa (origjinalë të lojës) nga IHF-ja në vlerë prej 4200 euro, kurse kësaj radhe FHK-ja kishte projektin për zhvillimin e hendbollit në tri faza, i cili ishte dashur të jetësohej me futjen e sportit të hendbollit në mënyrë institucionale në shkolla fillore. Ditë më parë, gjatë Turneut të festimit të trevjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të cilin pjesëmarrëse ishin reprezentacionet U20 të Turqisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Kosovës, gjatë turneut në vizitë pune ishte edhe delegacioni i Federatës së Hendbollit

11


Ak tivit e t e t n dër kom b ë tar e , 2013-20 05

të Bullgarisë në krye me kryetarin Svetomir Gocov dhe sekretarin e përgjithshëm Sebi Dojçinov. Pasi përcollën me vëmendje ndeshjet gjysmëfinale, më datën 16 shkurt 2011 lokalet e FHK-së homologët e dy federatave, Svetomir Gocov dhe Mexhit Devaja, nënshkruan Kontratën mbi marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy federatave në të gjitha segmentet mbi zhvillimin e hendbollit, si: zhvillimin e ndeshjeve me reprezentacione me të gjitha konkurrencat dhe kategoritë, organizimi i seminareve për trajnerë dhe gjyqtarë, shkëmbimi i përvojave të ndryshme dhe përkrahje për ndërkombëtarizim të plotë të hendbollit kosovar. Kjo ishte vizita e parë e kreut bullgar, kurse kreu i FHK-së në muajin nëntor ishte në vizitë pune dyditore. Kongresi i 32-të i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, i cili u mbajt nga data 2-5 qershor 2009, i përfundoi punimet më 5 qershor, në të cilin presidenti i deritashëm, dr. Hassan Moustafa, e mori edhe mandatin e tretë radhazi si president i IHF-së dhe në periudhën katërvjeçare do të jetë në krye të këtij asociacioni botëror. Siç dihet, në punimet e Kongresit mori pjesë edhe delegacioni i FHK-së në krye me njeriun e parë Mexhit Devajën dhe sekretarin e përgjithshëm, Izet Gjinovci, por duhet informuar opinionin se qysh ditën e parë të qëndrimit gjendja shëndetësore e kryetarit Mexhit Devaja ishte përkeqësuar në mënyrë serioze dhe iu desh të shtrihej në spitalin e Kajros, por falë intervenimit të mjekësisë egjiptiane dhe dr. Hassan Moustafa, të cilët bënë të pamundurën, kryetari Devaja u kthye në vend dje më 7 qershor 2009 dhe gjendja shëndetësore është mjaft stabile. FHK-ja falënderon sidomos mjekët e spitalit të Kajros, Federatën Egjiptiane të Hendbollit, anëtarët e Kongresit të IHF-së , të cilët me kujdesin e treguar dhe përkrahjen morale ndaj kryetarit Devaja bënë që ai të ndihet mirë, kurse një falënderim i veçantë patjetër duhet adresuar njeriut të parë

12

të EHF-së, dr. Hassan Moustafa, i cili përveç kujdesit me angazhimin e mjekëve profesionalë të medicinës egjiptiane, ishte bartës edhe i shpenzimeve spitalore që nuk ishin të vogla. Kongresi pati rrjedhën normale dhe përveçqë u zgjodh presidenti i ri (i vjetër) zgjodhi edhe të gjitha organet e tjera funksionale, duke filluar prej Këshillit drejtues, Komitetit ekzekutiv dhe deri tek komisionet e tjera.

Delegacioni i Federatës Evropiane të Hendbollit, i cili përbëhej nga Tor Lian, president, dhe Michael Wiederer, sekretar i përgjithshëm, nga data 19 dhe 20 mars 2009, përfunduan vizitën dyditore, që i bënë FHK-së dhe Kosovës me një konferencë shtypi, e cila u mbajt në ambientet e Sheshit 21 të RTV 21. Presidenti i EHF-së, Tor Lian, në konferencë për shtyp para shumë medieve të shkruara dhe elektronike lavdëroi punën dhe përkrahjen që i bënë FHK-së Ministria e Sportit, Qeveria dhe presidenti, por shton se tani më kanë bindur edhe më shumë që të zgjidhet çështja e Kosovës për pranim të plotë. Dhe duke ia dhuruar flamurin e EHF-së dhe një skulpturë të gdhendur me shenjën e EHF-së, presidenti Tor Lian iu drejtua kryetarit Devaja me fjalët: ”Tani e tutje duhet t’i numëroni orët” me çka edhe gazetarëve të shumtë në


mënyrë diplomatike dhe me shumë sens ua bëri të ditur mesazhin që kishte sjellë për Kosovën rreth pranimit me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit. Delegacionin e EHF-së në vizita të ndara e pritën edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin KUÇI, dhe presidenti i Kosovës, dr. Fatmir SEJDIU, të cilët e falënderuan kreun e EHF-së për ndihmën që po i jep dhe mundësinë e pranimit të FHK-së me të drejta të plota, dhe se e mbështesin FHK-në qoftë me infrastrukturë , mjete dhe mundësi të tjera. Para se të organizohej Konferenca, delegacioni i lartë i EHF-së pati takim me kreun FHK-së në lokalet e FHK-së, ku u bisedua rreth angazhimeve që pritet të shkëmbehen mes dy federatave dhe sidomos rreth pranimit të plotë, ndihmës teknike dhe profesionale etj. Në fund mbetën tani edhe tre muaj shpresë, që në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të EHF-së, i cili mbahet më 12/13 qershor 2009 në Stamboll, ku pritet që në agjendë të jetë edhe çështja e Kosovës, të gjithë të mobilizohemi dhe ëndrra të bëhet realitet, për çka duhet besuar, sepse këtë rast edhe mysafirët e lartë nga Vjena në mënyrë të tërthortë edhe e paralajmëruan një gjë të tillë. Delegacioni zyrtar i FHK-së, i cili ishte në punimet e Kongresit të 9-të të jashtëzakonshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit, Kongres ky i cili u organizua gjatë Kampionatit evropian për meshkuj ‘EURO 2008’, i cili u zhvillua në Lillehammer të Norvegjisë prej datës 17-27 janar 2008. Kongresi punimet e veta njëditore i pati më datën 26 janar, me ç`rast në rend dite ishin disa pika votimi lidhur me ndryshimin e sistemit të garave të kampionateve evropiane, si dhe shpërblimet e mundshme për skuadrat fituese të vendeve të para sipas propozimit të Federatës së Hendbollit të Gjermanisë. Në fillim delegatëve iu prezentuan pjesëmarrësit e Kongresit dhe në veçanti sekretari i përgjithshëm i EHF-së, Michael Wiederer, prezentoi se edhe Kosova është

prezente, kurse kreu ynë Mexhit Devaja pati takime dhe shkëmbime mendimesh dhe përvojash lidhur me organizimin e punës së FHK-së dhe krijimin e mundësive për ndihmë financiare dhe profesionale, si nga EHF-ja, IHF-ja, por edhe nga federatat e tjera anëtare të EHF-së.

13


Ak tivit e t e t n dër kom b ë tar e , 2013-20 05

Në Kongresin e 9-të të EHF-së, mbajtur më 26/27 shtator 2008 në Vjenë, FHK-ja u përfaqësua me delegacionin në përbërje: Mexhit Devaja (kryetar), Eugen Saraçini (nënkryetar), Faruk Mujka (anëtar i Bordit) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm). Delegacioni erdhi i bindur se tani pas shpalljes së Pavarësisë, EHF-ja nuk ka arsye të mos e pranojë FHK-në anëtare më të drejta të plota. Mirëpo, kongresi mori vendim, pas votimit të delegatëve me 35 vota për, 9 kundër dhe 3 abstenime, që kërkesa e FHK-së t’i procedohet Komitetit Ekzekutiv të EHF-së dhe i njëjti autorizohet në procedurë të mëtejme të marrë vendimin definitiv për pranim të FHK-së në EHF sipas ndryshimit të rrjedhave politike (mendojmë se tani kushtet janë plotësuar, pasi na kanë pranuar 88 shtete dhe konkluzat nga takimi i dialogut, të mbajtur në Bruksel ditë më parë

14

mes delegacioneve të Kosovës , Serbisë, BE-së dhe SHBA-së. Duhet theksuar se rreth kësaj pike pati një diskutim në të cilin mori pjesë edhe kreu i FHK-së. Vendimi i IHF-së, i aprovuar në mbledhjen e Këshillit drejtues, u zyrtarizua në Kongresin e 31-të të IHF-së, i cili u mbajt nga data 27-28 prill 2007 në Madrid të Spanjës, në të cilin ishin prezent edhe delegacioni i FHK-së në krye me kryetarin Mexhit Devaja, sekretarin e përgjithshëm, Izet Gjinovci, dhe anëtarin e Bordit, Faruk Mujka. Në Gjermani, nga data 18 janar deri më 4 shkurt 2007 në Keln të Gjermanisë, u organizua Kampionati botëror “WORLD 2007” dhe nga Kosova pjesëmarrës ishin kryetari Mexhit Devaja, Faruk Mujka (anëtar i Bordit) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm). E veçanta e këtij Kampionati është se


Këshillit drejtues i IHF-së mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtua kërkesa e FHK-së për pranim të plotë, dhe me këtë rast pasi u shqyrtua kërkesa e FHK-së për pranim të plotë në IHF, u mor vendim që FHK-ja të fitojë statusin e anëtarit me të drejta të kushtëzuara. Në muajin maj, në Vilamoura të Portugalisë, u mbajt Kongresi i 7-të i rregullt i punës i Federatës Evropiane të Hendbollit. FHK-në e përfaqësuan Mexhit Devaja (kryetar), Jakup Blakçori dhe Faruk Mujka, anëtarë të Bordit. Me gjithë përpjekjet maksimale dhe bisedat me vetë kreun e EHF-së, presidentin Tor Lian, nuk pati lëvizje pozitive rreth anëtarësimit të plotë. Në muajin tetor të vitit 2006, Kosovën dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës e vizitoi njeriu i parë i hendbollit botëror, dr.

Hassan Moustafa, president i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Ai në Kosovë qëndroi 3 ditë dhe, falë kësaj kohe, përveç bisedave dhe marrëveshjeve me kreun e FHK-së, Mexhit Devajën, me bashkëpunëtorë, vizitoi të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga presidenti Fatmir Sejdiu, zv.kryeministri Lutfi Haziri, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraçia, dhe pati shumë takime të tjera. Presidenti Mousafa premtoi se do të angazhohet maksimalisht që FHK-ja të anëtarësohet në IHF dhe gjasat janë reale, pasi vitin e ardhshëm do të organizohet Kongresi i 32-të i rregullt i IHF-së në Madrid. Gjatë kësaj kohe ai vizitoi thuajse të gjitha qendrat e Kosovës dhe ishte prezent edhe në ndeshjen derbi të Kampionatit të Kosovës në Ferizaj mes Kastriotit dhe Besa Famiglias.

15


ak tivit e t e t për n dër kom b ë tarizim , 19 98-20 0 4

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Federata e Hendbollit e Kosovës, kryesisht përmes kryetarit të saj dhe bashkëpuntorëve të tij, bëri disa kontakte me zyrtarë të vendeve të rajonit dhe me zyrtarë të tjerë të IHF-së, me qëllim të promovimit të punës së FHK-së sidomos në rrafshin e organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare, qoftë në Kosovë, qoftë jashtë saj. Në vitin 1998 u bë vizita e parë në Bosnjë-Hercegovinë. Në delegacion ishin kryetari Mexhit Devaja dhe Nexhdet Dobroshi, trajner i Vëllaznimít të Gjakovës, të cilët patën takim me kryetarin e Federatës së Bosnjës, Reshat Sharenkapa. Në dhjetor të vitit 1999 u bë vizita e radhës në Turqi. Në delegacion ishin kryetari Mexhit Devaja dhe drejtori i KH Prizreni, Omer Besimi, si dhe lojtari kosovar, që luante në KH Kiliqogllu të Eksishehirit, Verim Zherka. Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, u takua me kryetarin e Federatës së Hendbollit të Turqisë, Ensarin, për të diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Në këtë takim u arrit marrëveshja për të sjellë ekipin

16

kombëtar turk në Kosovë më 2 nëntor, së bashku me kombëtaret e Egjiptit dhe Bosnjë-Hercegovinës, për një turne ndërkombëtar. Një ndër takimet më të rëndësishme që i zhvilloi kryetari i FHK-së ishte ai në Kajro të Egjiptit, më 13 korrik, me Hassan Moustafa, kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe kryetar i Federatës së Hendbollit të Egjiptit. Ky takim historik u shfrytëzua nga Devaja për të promovuar hendbollin kosovar në institucionet më të larta botërore dhe të kërkojë njohje ndërkombëtare, pas dhjetë vjetësh të mbijetesës... Në takim ishin edhe Fazli Berisha, nënkryetar i FHK-së, si dhe dr.


Tahir Kukaj, njeriu i cili ishte më meritori dhe ndërmjetësoi takimin. Kukaj asokohe pasi kishte mbaruar studimet e teologjisë në Universitetin e Kajros, drejtonte edhe emisionin në Radio-Kajro në gjuhën shqipe... Në fillim të vitit 2003, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës bëri nismën për rimëkëmbjen e Federatës Shqiptare të Hendbollit, e cila, edhe pse zyrtarisht e pranuar, nuk zhvillonte veprimtari as në rrafshin vendor, as në rrafshin ndërkombëtar. Mexhit Devaja (kryetar) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm), në ditët e para të janarit të vitit 2003, qëndruan dy herë në Tiranë dhe pas shumë kontaktesh, në ministrinë e Shqipërisë, ia dolën të aktivizonin këtë federatë pas 10 viteve të shuarjes së veprimtarisë në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Në mbledhjen e parë nismëtare të Federatës Shqiptare të Hendbollit, që u bë më 12.01.2003, u mor vendim që Kuvendi zgjedhor i FSHH-së të mbahet më 7.02.2003. Kjo u arrit, pasi në ndërkohë zyrtarë kosovarë u takuan me Artan Shytin, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Sportit të Shqipërisë, por edhe me shumë personalitete të sportit shqiptar, si Muhamet Bella (këshilltar për sport i kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Astrit Hutka (sekretar i përkohshëm i FSHH-së), Ali Matlia dhe Gëzim Mema nga Shkodra (të vetmit që deri diku e mbanin gjallë hendbollin në Shqipëri), Shyhrete Kabashi (veprimtare e sportit në Shqipëri) e personalitete të tjera nga jeta e sportit në Shqipëri. Asambleja u mbajt në lokalet e Federatës së Pingpongut të Shqipërisë, në ambientet e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, ngase FSHH-ja nuk kishte veprimtari, kurse disa punë rreth kësaj i bënte Astrit Hutka, sekretar i FSHP-së. Me atë rast u zgjodh kryesia dhe kryetari i FSHH-së, Myrteza Mifatari, që ishte një meritë e delegacionit të FHK-së. Mexhit Devaja, Izet Gjinovci dhe Syrja Shalqini, me ftesë zyrtare të Federatës se Hendbollit të Qipros Veriore (të pjesës turke),

prej 16-18 prill të vitit 2004, qëndruan në vizitë pune në këtë vend. Delegacioni u prit nga kryetari i Federatës së Qipros, Shenol Avxhi, dhe stafi i tij drejtues. Fillimisht pasi u njoftuan me punën dhe aktivitetet e kësaj federate të re për nga veprimtaria (u themelua në vitin 1991), por vepruese në punën e saj, të dy kryetarët cekën fatin e njëjtë të dy asociacioneve, për mungesë të veprimtarisë së mirëfilltë ndërkombëtare. Po kjo përbërje e delegacionit (Mexhit Devaja, Izet Gjinovci dhe Syrja Shalqini), prej 18-21 prill të vitit 2003, ishte në vizitë pune në Ankara të Turqisë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, ndoqën turneun kualifikues të vlefshëm për Kampionatin Botëror për të rinj (U 21), i cili do të mbahet në Brazil. Mysafirët nga Kosova shkuan në Ankara, me ftesë të kryetarit të Federatës Turke të Hendbollit, Gynal Ensari. Gjatë tri ditëve qëndrimi, përveç përcjelljes së takimeve të shteteve pjesëmarrëse (Kroacia. Suedia, Maqedonia dhe Turqia) delegacioni kosovar pati takime të veçanta me zyrtarët e Federatës Turke të Hendbollit. U cilësua shumë i frytshëm bashkëpunimi në mes dy shteteve, me theks që ende të rritej bashkëpunimi, me ndihmën e federatës turke. Në hapjen solemne të Kampionatit Botëror në hendboll për të reja, më 2 gusht 2003, në Ohër të Maqedonisë, mori pjesë edhe delega-

17


ak tivit e t e t për n dër kom b ë tarizim , 19 98-20 0 4

cioni i FHK-së (Mexhit Devaja dhe lzet Gjinovci). Gjatë qëndrimit në Ohër, u shfrytëzua rasti për t’u takuar me vetë kreun e hendbollit botëror, Hassan Moustafa, kryetar i IHF-së, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të IHF-së Raimond Han. Mexhit Devaja e njoftoi zyrtarin e lartë mbi rrjedhat e hendbollin të Kosovës dhe përpjekjet që edhe Kosova të inkuadrohet në garat ndërkombëtare. Dr. Hassan Moustafa bëri të ditura përpjekjet e tij për pranimin e Kosovës në IHF, përmes shkresave të ndryshme drejtuar Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. Delegacioni pati takim edhe me përfaqësues të vendeve të tjera pjesëmarrëse, me theks të veçantë në sensibilizimin e opinionit hendbolldashës, për ndihmë në pranimin e Kosovës si subjekt i barabartë me federatat e tjera. Delegacioni kosovar u mirëprit në nivel të lartë edhe nga organizuesi i këtij kampionatit- Federata e Hendbollit e Maqedonisë, saktësisht nga kryetari i saj Trifun Kostovski dhe sekretari i përgjithshëm Marjan Naqevski, të cilët, përveç një kujdesi të rrallë, premtuan se dy federatat së shpejti do të kenë një takim

18

protokollar në Shkup apo Prishtinë, për një bashkëpunim sa më të frytshëm ndërmjet dy vendeve fqinje. Delegacioni i FHK-së në krye me kryetarin Mexhit Devaja (kryetar) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm), gjatë hapjes së Kampionatit Botëror të hendbollisteve në Kroaci më 2.12.2003, pati takime me njerëzit udhëheqës të dy asociacioneve botërore IHF-së dhe EHF-së, Hassan Moustafa dhe Stefan Holmqwist. Në takimin e tyre të paraparë nga Mustafa, në Split, gjatë hapjes se Kampionatit Botëror të femrave, më 3 dhjetor 2003. Pasi zbërtheu vështirësitë dhe pengesat e çastit për pranimin e FHK-së me të drejta të barabarta në IHF, Mustafa theksoi se “për këtë, këtu, në takim, është edhe Holmqwist, njeriu i parë i hendbollit evropian dhe nënkryetar i IHF-së, që besojmë bashkërisht t’i ndihmojmë Kosovës për anëtarësim në IHF dhe EHF. Mirëpo, deri në Kongresin e EHF-së në muajin maj 2004 në Qipro dhe në Kongresin e IHF-së në muajin dhjetor 2004 në Kajro, së pari duhet kryer dhe të përmbushen disa parakushte nga FHK-ja. Janë këto detyra të vështira, por besoj të realizueshme për kreun e FHK-së, ngase ne jemi të ndërgjegjshëm për cilësinë dhe masivitetin e hendbollit në Kosovë”. Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci, me ftesë të

Federatës Bullgare të Hendbollit, përkatësisht të sekretarit të përgjithshëm, Rumen Ivançev, më 17 dhe 18 dhjetor 2003, qëndruan në një vizitë pune në Bullgari. Me këtë rast nga pala bullgare u vërtetua se FHK-ja do të ndihmohet


në anëtarësim pranë EHF-së. Kryetari Devaja u ftua të jetë mysafiri Federatës Bullgare të Hendbollit më 11.01.2004, kur u zhvillua ndeshja me përfaqësuesen e Greqisë. Mexhit Devaja (kryetar), Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm) dhe Izexhid Tusha (anëtar i Bordit të FHK-së), më 24.12.2003, qëndruan për vizitë njëditore pune në Federatën e Hendbollit të Maqedonisë, ku u pritën nga Marjan Naçevski (sekretar i përgjithshëm i FHM-së), Dragan Naçevski (sekretar për marrëdhënie me EHF-në dhe IHF-në), si dhe anëtarin e Komisionit të garave të FHM-së Nedeljko Nedeljkovski. Takim u realizua me ftesën zyrtare të FHM-së, e cila arriti në adresë të kryetarit të FHK-së, Mexhit Devaja. Ishte kjo një vizitë e planifikuar në vazhdën e kontakteve të FHK-së me shtetet e rajonit, prore sipas udhëzimeve të vetë kryetarit të IHF-së dr. Hasan Mostafa, dhe atij të EHF-së, Stefan Holmqwist, në takimin e Splitit në fillim të muajit dhjetor 2003. Në “Evropianin 2004”, në Slloveni, mori pjesë edhe delegacioni kosovar në përbërje Mexhit Devaja (kryetar) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm), ku u prit nga zyrtarët e Federatë Sllovene, të kryesuar nga kryetari Zoran Jankoviq (kandidat për kryetar të EHF-së), drejtori i Kampionatit të 6-të evropian Leon Kalin, sekretari i përgjithshëm Leopold Kalin dhe anëtari i Këshillit të Organizimit të Evropianit Herbert Jegliq. Zyrtarët e Federatës Sllovene premtuan se do ta mbështesin anëtarësimin e FHK-së në EHF, duke theksuar se ata nuk kanë hezituar fare që FHK-në ta thërrasin si mysafire në këtë kampionat. Kreu i FHK-së u takua edhe me njeriun e parë të hendbollit evropian, Stefan Holmqwist. Gjatë qëndrimit në Slloveni, kosovarët bënë shumë udhëtime për t’i përcjellë takimet dhe për të takuar zyrtarët e federatave gjegjëse, siç ishte takimi në Kopër me Jean Verignecin, nënkryetar i Federatës Franceze të Hendbollit. Takim me rëndësi ishte ai me Laslo Shinka (anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EHF-së).

Shinka kishte një admirim për punën e FHK-së dhe vullnetin e madh që të anëtarësohet në EHF. Ai trajtoi çështjen e pranimit të FHK-së si mjaft të ndërlikuar, duke u mbështetur në status dhe në kundërshtimin e SMZ-së. Mirëpo, atë e mbante shpresa se deri në Kongres gjërat do të lëviznin, dhe se FHK-ja duhet të pranohet anëtare e EHF-së, duke shpjeguar mënyrën e veprimtarive që duhet të zhvillojë FHK-ja edhe më tej, në sensibilizimin e opinionit evropian dhe botëror. Takimi që më së shumti ngriti gjakrat për së mbari ishte ai i datës 28.1.2004, me sekretarin e përgjithshëm të EHF-së, Michail Wiederer. Në takimin e pasdites me kreun e FHK-së, ai kërkoi nga Kosova që ta paraqesë kërkesën e menjëhershme për pranim si vëzhguese në Kongresin e ardhshëm të EHF-së me procedurë të shkurtër, pasi, siç tha ai, kemi edhe kërkesën e Skocisë, dhe këto kërkesa duhet të shqyrtohen nga Komiteti ekzekutiv i EHF-së, në mbledhjen e radhës të Komiteti ekzekutiv të EHF-së. “Në atë natë punuam deri në orët e hershme të mëngjesit, hartuam kërkesën dhe më pas ia dorëzuam zyrtarisht sekretarit të përgjithshëm të EHF-së, Michail Viederer”, kujton çastet e paharruara Mexhit Devaja. Jean Kaiser, i Luksemburgu! Dhe asokohe kandidat për kryetar të EHF-së, gjithashtu i premtoi kryetarit Devaja se do ta mbështesë FHK-ne drejt anëtarësimit në EHF dhe IHF. Kryetari i Federatës së Hendbollit të Sllovenisë në darkën e tij promovuese për kryetar të EHF-së, më 30.1.2004, kishte ftuar të gjithë kryetarët e federatave të hendbollit të Evropës. Në mesin e tyre ishte edhe Mexhit Devaja, i cili në këtë pritje pati kontakte të shumta me homologët e tij, nga të gjitha shtetet për të kërkuar përkrahjen dhe mbështetjen për anëtarësim. Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci morën pjesë në punimet e Kongresit të 7-të të EHF-së, që u mbajt nga data 7 dhe 8 maj 2004. E veçanta e këtij Kongresi ishte kërkesa e FHK-së

19


ak tivit e t e t për n dër kom b ë tarizim , 19 98-20 0 4

për anëtarësim, që formalisht u prapësua për shkak të shpërfilljes së afatit ligjor për konkurrim. Mirëpo, ajo u diskutua dhe në fund u fut si konkluzion i këtij Kongresi. Në debatin lidhur me pranimin e anëtarëve të rinj të EHF-së, Skocia u pranua, sepse i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme (pëlqimin e Britanisë së Madhe dhe të KNOsë), kurse kërkesa e Kosovës dhe e Monakos u vendos të shqyrtohej në dhjetor, në Kongresin e IHF-së, apo në ndonjë Kongres tjetër të jashtëzakonshëm të EHF-së. Kërkesa e Kosovës u gjend në rend të ditës dhe u diskutua në mënyrë shumë pozitive nga kryetari Stefan Holmqwist. Ai sugjeroi që t’i ndihmohet Kosovës të anëtarësohet në familjen evropiane të hendbollit. Askush nuk ishte kundër propozimit të tij, që kjo të jetë si konkluzion i Kongresit, gjë që tregon se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Kongres ishte shumë e suksesshme dhe e frytshme. Tashmë kishte mbetur që në mbledhjen e parë të Komitetit ekzekutiv të EHF-së të vendoset përfundimisht për pjesëmarrjen e dy klubeve (meshkuj dhe femra) në garat e ‘Challenge Cup’ (Kupa Sfiduese). Gjatë kësaj kohe u bënë takime me dr. Hassan Moustafa, kryetar i IHF-së, Stefan Holmqwistin, ish-kryetar i EHF-së, Tor Lianin, kryetari ri i EHF-së dhe përfaqësuesit e të gjitha federatave evropiane. Pas dështimit të pjesëmarrje në garat e Kupave evropiane për edicionin 2004/2005, sipas ftesës së datës 2 korrik 2004, që i kishte dërguar EHF-ja Zyrës së FHK-së, edhe pse FHK-ja konkurroi me kohë me dy klubet kampione, Besën në konkurrencën e meshkujve dhe Vicianet në konkurrencën e femrave, më 3 gusht 2004 arriti njoftimi se klubet e Kosovës edhe këtë vit nuk do të mund të marrin pjesën në gara për shkaqe teknike... Kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja, nga data 10-14 tetor 2004, qëndroi në vizitë pune në selinë e IHF-së në Bazel të Zvicrës. Pos kompletimit të dokumentacionit të kërkesës

20

për pranim në IHF, pati edhe një takim pune me dr. Hassan Moustafa, me ç` rast u bisedua për mundësitë dhe gjasat reale të FHK-së për pranim në IHF gjatë muajit dhjetor 2004, kur u mbajt Kongresi i 30-të i IHF-së. Gjatë qëndrimit në Bazel, u bënë konsultimet rreth takimit që do të ketë FHK-ja me delegacionin e SMZ-së në Vjenë, më 15.10.2004. Pas kësaj vizite dhe pas bisedimeve të zhvilluara, erdhi ftesa zyrtare nga EHF-ja për pjesëmarrje në bisedime me kreun e EHF-së dhe të SMZ-së në Vjenë, më saktësisht në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Takimi i parë zyrtar në mes të delegacionit të FHK-së, në përbërje: Mexhit Devaja (kryetar), Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm), Xhevat Shabanaj (interpretues gjuhësor), dhe atij të Bashkësisë së Hendbollit Serbi dhe Mali i Zi, në përbërje: Zoran Radojiçiq (kryetar i BHSMZ-së), Zoran Miqoviq (kryetar i Asamblesë) dhe Bozhidar Gjurkoviq (sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare), u bë më 15 tetor 2004. Nga Federata Evropiane e Hendbollit ishin: Michail Wiederer (sekretari përgjithshëm) dhe Jan Tuik (përgjegjës për gara pranë EHF-së dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të EHF-së), si dhe Vesna Llaziq nga Zyra e EHF-së. Në fillim e mori fjalën Michail Wiederer dhe shtroi arsyet e organizimit të këtij takimi dhe domosdonë që ai të jetë i drejtpërdrejtë mes palëve, dhe të gjenden mundësitë e tejkalimit të kësaj gjendjeje. “Ky takim nuk është përfundimtar, por vetëm nisje e një dialogu për interesin e hendbollit përgjithësisht. Sot nga ju nuk pres të merrni ndonjë vendim, por thjesht të marrim opinionet dhe qëndrimet tuaja dhe të shikohet mundësia që të jetësohen premtimet e dhëna nga Kongresi i EHF-së, mbajtur më 7 dhe 8 maj 2004 në Qipro, ku kërkesa e FHK- së për pranim nuk u hodh në votim për çështje formale. Mirëpo, u mor qëndrim që kërkesa e FHK-së të shqyrtohej në Kongresin e jashtëzakonshëm të EHF-së, i cili do të mbahet në


Egjipt në dhjetor të vitit 2004 (kur mbahet edhe Kongresi zgjedhor i IHF-së). ishte qëndrim se FHK-ja duhet ndihmuar të integrohet në rrjedhat evropiane të hendbollit dhe për këtë u autorizua Komiteti ekzekutiv i EHF-së, i cili në mbledhjen e vet plenare mori vendim që FHK-së t’i mundësohet ndihma teknike lidhur me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në këshillimet e ndryshme për gjyqtarë, vëzhgues, trajnerë, etj., si dhe mundësia e inkuadrímit të dy skuadrave në garat e Kupës së Evropës. Kjo ishte e pamundur teknikisht të organizohej dhe për këtë jemi sot t’i marrim edhe një herë pozicionet e dy federatave, edhe pse jemi të ndërgjegjshëm që ato do të jenë të kundërta. EHF-ja ka pozicionin e vet, pa marrë parasysh se a dakordoheni ju apo jo. Unë, po jua jap fjalën që t’i shprehni qëndrimet dhe kërkesat tuaja lidhur me këtë temë”, u shpreh Mihail Viderer. Në fund Mexhit Devaja edhe njëherë theksoi se “FHK-ja mbetet parapa qëndrimit të saj dhe kërkesës që e ka paraqitur në EHF për pranimin e FHK-së - anëtare me të drejta të plota, pasi i plotëson të gjitha kushte për pranim, duke u bazuar në realitetin e ri të krijuar, mirëpo edhe në bazë të vazhdimësisë së punës së FHK-së, e cila dikur ishte Lidhje e Hendbollit e barabartë me të gjitha lidhjet e tjera në ish-Jugosllavi. Po e përsëris më shumë se një herë: FHK-ja nuk heq dorë nga kërkesa për anëtarësim të plotë në EHF”. “Ne e kuptojmë brengën e drejtuesve të hendbollit nga Kosova, por Rezoluta 1244 Kosovën e sheh si pjesë të SMZ-së, prandaj ne këtu nuk guxojmë të lejojmë pranimin e FHK-së në EHF, se ne faktikisht do ta pranonim pavarësinë e Kosovës dhe këtu bisedime nuk ka”, u deklarua delegacioni i SMZ-së. Në përmbyllje të takimit, Michail Wiederer tha se “është mirë që në këtë takim është edhe Jan Tuik, përgjegjës për garat e kupave të Evropës dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv, i cili do t’i raportojë Komitetit ekzekutiv lidhur me specifikën e garave, kurse ne, pa marrë parasysh qëndrimet tuaja, vendimet do t’i marrim

në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të EHF-së më 6.11.2004, kur edhe mbahet konferenca e kryetarëve të federatave të Evropës”. Më 6.11.2004, në Vjenë, u mbajt mbledhja e Komitetit ekzekutiv të EHF-së dhe pas përfundimit të takimit kreu i EHF-së, Tor Lian, dhe sekretari i përgjithshëm, MichaiI Wiederer, e njoftuan kryetarin e FHK-së, Mexhit Devajën (i cili në këtë takim ishte vetëm) për vendimin e Komitetit ekzekutiv të EHF-së, i cili në mbledhje vendosi njëzëri (9), që kërkesa e FHK-së të jetë në rendin e ditës të Kongresit të jashtëzakonshëm, i cili u mbajt në Budapest të Hungarisë më 18.11.2004. Delegacioni i FHK-së në përbërje: Mexhit Devaja (kryetar i FHK-së) dhe Fazli Berisha (nënkryetari FHK-së), nga data 1- 5.12.2004 mori pjesë në punimet e Kongresit të 3-të të IHF-së, i cili u organizua në EI Goyna të Egjiptit. Në Kongres delegacioni ynë shkoi me dy qëllime, që i arriti plotësisht: së pari, të shikohet mundësia e pranimit të FHK-së në IHF, dhe, së dyti, të kërkohet edhe një herë mbështetja nga përfaqësuesit e disa shteteve evropiane para Kongresit të EHF-së. Për pesë ditë, sa qëndroi delegacioni kosovar në këtë vend, zhvilloi takime përmbajtjesore, duke kërkuar edhe një herë mbështetjen e shumë shteteve, që në Kongresin e jashtëzakonshëm të EHF-së të t’i thonë “Po” kërkesës së drejtë dhe sportive të FHK-së.

21


ak tivit e t e t për n dër kom b ë tarizim , 19 98-20 0 4

Kongresi ishte zgjedhor. Fati deshi që prapë të rizgjidhej kryetar i IHF-së dr. Hassan Moustafa, mik i madh i FHK-së dhe i kryetarit Mexhit Devaja, i cili pati kundërkandidat Stefan Holmqwistin, gjithashtu një mik dhe lobues i çështjes së FHK-së. Me fitoren e Mustafës pozitat e FHK-së tanimë ishin më të torta, gjë që tregonte edhe pritja në nivel të lartë, që i bëri dr. Hassan Moustafa delegacionit tonë, duke e cilësuar si mysafir special të tij në këtë Kongres. Derisa përfaqësuesja jonë zhvillonte ndeshjet e para zyrtare ndërkombëtare në nivele të përfaqësueseve në Luksemburg, delegacioni i FHK-së (Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci), udhëtoi në Budapest, me shpresë se përfundimisht FHK-ja do të anëtarësohet në EHF. Kongresi i jashtëzakonshëm është dashur të mbahej në Kajro gjatë punimeve të Kongresit të 30-të IHF-së, mirëpo kreu i EHF-së vendosi që të organizohet në Budapest gjatë Kampionatit të 6-të evropian për femra. Më 18 dhjetor, në orën 9:00, në Sallën e kongreseve në hotel “Helia” në Budapest, filloi punimet Kongresi i jashtëzakonshëm i EHF-së. Delegacioni i FHK-së kishte përgatitur materiale të ndryshme marketingu, siç ishin fanellat me mbishkrim dhe emblemë të FHK-së, emblema e FHK-së, flamuj dhe broshura të ndryshme në anglisht. Të gjitha këto ua shpërndau pjesëmarrësve para fillimit të punimeve të Kongresit. Në ndërkohë, në punimet e Kongresit i erdhi radha edhe pikës së nëntë: shqyrtimi i kërkesës së FHK-së për pranim në EHF. Delegacioni kosovar, i cili i ndiqte punimet drejtpërdrejt, u udhëzua ta lëshojë sallën e Kongresit për aq kohë sa do të shqyrtohej kërkesa e FHK-së. Dhe, pas dhjetë minutash, sa një shekull, dhe ftesës që prapë të rikthehen në sallë, delegacionit tonë iu komunikua vendimi i Kongresit se FHK- ja nga dita e 18 dhjetorit të vitit 2004 është anëtare e EHF-së, me 20 vota për, 10 abstenime dhe 6 kundër.

22

“Falënderoj të gjithë ata që votuan për pranim, por në veçanti Federatën Shqiptare të Hendbollit në krye me Myrteza Miftarin, i cili gjatë debatit në Kongres iu kundërvu delegacionit serbo-malazez, me argumente dhe në mënyrë shumë të fuqishme. Pastaj, delegacionin e FH të Turqisë në krye me Tarik Gjengiz, i cili ndihmoi shumë në sigurimin e votave nga disa shtete pjesëmarrëse. Patjetër, duhet falënderuar edhe stafin e Komitetit ekzekutiv të EHF-së, të cilit ia drejtuam kërkesën e FHK-së e dhe e ndihmuan që ajo të votohet në Kongres. Nuk harrohen dot edhe dr. Hassan Moustafa, Stefan Holmqwist, që trasuan rrugën drejt pranimit. Duhet falënderuar edhe Këshillin organizativ të Kampionatit Evropian në Budapest në krye me Laslo Shinka, që gjithnjë ishin pranë nesh dhe na trajtuan si mysafirë specialë të Kampionatit të 6-të Evropian për femra”, tha pas gjithë kësaj rruge të gjatë dhe tejet të vështirë Mexhit Devaja, i cili kurorëzoi përpjekjet e pareshtura të depërtimit të hendbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, kur shumëkush këtë po e shihte si një iluzion dhe utopi... Për suksesin e arritur të Federatës së Hendbollit në fushën ndërkombëtare, presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi FHK-në me çmimin “Trofeu i Presidentit” në takimin dhe pritjen që organizoi për kreun e FHK- së, në të cilin pos kryetarit Mexhit Devaja ishin edhe zyrtarë tjerë të FHK-së. Presidenti Rugova falënderoi kreun e FHK-së për punën e bërë dhe ndërkombëtarizimin e FHK-së, me shpresë se kjo do të jetë edhe një atu e Kosovës rreth pavarësisë që pritet së shpejti... FHK-ja telegram urimi mori edhe nga kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, Federata e Hendbollit e Turqisë, akademik Esat Stavileci, federatat të ndryshme të Kosovës, drejtoritë komunale të sportit, klubet e hendbollit dhe të futbollit, si dhe nga individë të ndryshëm.


Tash, evropa... Ende pa u bërë realitet pranimi i kushtëzuar i Federatës së Hendbollit të Kosovës në EHF, shumëkush nga zyrtarët e sportit kosovar, sidomos ata kryesorët e federatave, e shihnin si një iluzion përpjekjen e kryetarit Mexhit Devaja... Këtë, madje botërisht e patën shprehur në një tubim, ku, ndër të tjera, u trajtua çështja e ndërkombëtarizimit të sportit. Të gjithë, ama të gjithë, pos njërit, e ai ishte pikërisht Mexhit Devaja, e lidhnin çështjen e pranimit të federatave, pra edhe atë të hendbollit me statusin e Kosovës... Mexhit Devaja në këtë tubim u tha qartë: “Federata e Hendbollit e Kosovës do të pranohet në IHF dhe në EHF”. Këtë e tha me bindje të plotë.... Isha shumë pranë tij... Me pëlqente optimizmi i tij. E pyeta: “Prej nga ky optimizëm”, ndërkohë që ai më tha: “shkruaje në një skedë dhe atë mbylle në sirtar. Le të dihet përgjigjja që ta dhashë një vit përpara. Në vitin 2005 hendbolli i Kosovës do të dalë në arenën ndërkombëtare”. Viti 2005. Hendbolli i Kosovës do të paraqitet në Evropë. Dihet rezultati i përpjekjeve të Mexhit Devajës dhe bashkëpunëtore të tij. Kur ua komunikova në shfaqjen e shpalljes së atletëve më të mirë “Te rrethi”, të gjithë duartrokitën, edhe ata që këtë e shihnin si iluzion... Besa, Trepça, Kastrioti, Kosova e Vushtrrisë, Vicianet dhe Vëllaznimi do të luajnë në Kupat evropiane...

PJESA E PARË Në Vjenë, më 27 korrik 2005, u zhvillua ceremonia solemne e tërheqjes së shortit për edicionin e sivjetmë të të gjitha Kupave evropiane të hendbollit të EHF-së, pos të Ligës së kampionëve. Në këtë ceremoni ishte i pran-

ishëm edhe Mexhit Devaja, kryetari Federatës së Hendbollit të Kosovës. Mihail Viderer, sekretar i përgjithshëm i EHF-së, kryetarin e FHK-së e nderoi me ftesën për të bërë tërheqjen e shortit. Me short u caktuan edhe rivalët e skuadrave të Kosovës.

EHF CUP / Meshkujt KH Besa (Pejë) - Bevo HC Paningen (Holandë)

CHALLENGE CUP / GRUPI C KH Trepça (Mitrovicë) SKIF-Krasnodar (Rusi) Sporting Club Horta (Portugali) HC Dobrudja - Dobriq (Bullgari)

CUP WINNERS’ CUP HB Esh (Luksemburg) - KH Kastrioti (Ferizaj)

EHF CUP / femrat DHW Antverpen (Belgjikë) - KH Kosova (Vushtrri)

CHALLENGE CUP / GRUPI b KH Vëllaznimi (Gjakovë) FlK Skopje (Maqedoni) HRK Katarina - Mostar (BeH) Trabzon Belediyespor (Turqi)

CUP WINNERS’ CUP KH Vicianet (Samadrexhe) - TSV Bajer 04 Leverkuzen (Gjermani).

23


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2005/06

Në edicionin e garave të Kupave të Federatës Evropiane të Hendbollit Kosovën në edicionin 2005/06 e përfaqësuan 6 skuadra, dhe pati shumë paqartësi, sa i përket zhvillimit të ndeshjeve, sepse as EHF-ja në dy raste nuk kishte zgjidhje adekuate, pasi nuk ishte përballur deri më tani me këto situata. Rasti i parë kishte të bënte me KH Trepça nga Mitrovica e në këtë vit garoi në Challenge Cup (Kupa Sfiduese), pasi garat zhvilloheshin në sistem grupi, shorti bëri që ndeshjet e këtij grupi të zhvillohen në Krasnodar të Rusisë. Pasi shteti rus nuk i pranonte dokumentacionet e Kosovës (UNMIK), skuadra e mitrovicasve nuk udhëtoi fare në turne. Mirëpo, EHF-ja nuk e sanksionoi skuadrën ruse dhe ky rast mbeti i izoluar, kurse Trepça pa pjesëmarrje në Ligat evropiane.

24

Rasti i dytë ka të bëjë me skuadrën e Kosovës së Vushtrrisë (femrat) të cilat nuk u pajisën me viza hyrëse për Belgjikë. Ndeshjet i humbi me rezultat zyrtar skuadra kosovare, sepse Komisioni i garave i EHF-së ende nuk i kishte të qarta situatat si të vepronin në këto raste. Besa Famiglia ishte afër kualifikimit në rrethin e parë, mirëpo i humbi të dy ndeshjet në mënyrë të pafat ndaj skuadrës nga Holanda Bevo Paningen. Kurse Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) dëshpëroi me krejt kuptimin e fjalës ndaj skuadrës HB Esch të Lukseburgut. Kurse skuadra tjetër në konkurrencën e femrave, Vëllaznimi i Gjakovës, zhvilloi tri ndeshje në Mostar të Bosnjë -Hercegovinës në kuadër të grupit ‘B’ të Challenge Cup, duke pësuar tri humbje ndaj skuadrave HRK Katarina(BIH), RK Skopje (MKD) dhe Trabzon Belediyespor (TUR).


EHF CUP / Meshkujt

Winners’ Cup / Femrat

EHF CUP / Femrat

Rrethi i 1-rë

Rrethi i 2-të

Rrethi i 1-rë

Ndeshja e parë e zhvilluar më 03.09.2005 KH “Besa Famiglia(KOS) - Bevo HC Panningen (NED) 28:29(15:13) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 10.09.2005 Bevo HC Panningen (NED)- KH “Besa Famiglia(KOS) 28:25 (12:10)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 08.10.2005 KHF Vicianet (KOS)- TSV Bayer 04 Leverkusen 13:44(8:23) Ndeshja e Dytë e zhvilluar më 09.10.2005 TSV Bayer 04 Leverkusen(GER) KH Vicianet (KOS) 41:16(22:7)

Ndeshjet nuk u zhviluan KHF Kosova Vushtrri (KOS)-DHW Antwerpen 0:10 r.z DHW Antwerpen - KHF Kosova Vushtrri (KOS)-10:0 r.z

Winners’ Cup / Meshkujt Rrethi i 1-rë Ndeshja e parë e zhvilluar më 03.09.2005 HB Esch(LUX)-KH Kastrioti (KOS) 36:22 (12:9) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 10.09.2005 KH Kastrioti (KOS) - HB Esch(LUX) 34:36(17:12)

Challenge CUP / Femrat Rrethi i 2-të, Grupi “B” Ndeshja e zhvilluar më 30.09.2005 Trabzon Belediyespor (TUR) KH Vëllaznimi (KOS) 41:27(21:15) Ndeshja e zhvilluar më 01.10.2005 KH Vëllaznimi (KOS)- RK Skopje (MKD) 22:32(7:16) Ndeshja e zhvilluar më 02.10.2005 HRK “Katarina” Mostar(BIH) KH Vëllaznimi (KOS) 32:21 (15:8)

25


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni Në edicionin e garave të EHF-së në vitin 2006/07, Kosova sërish u përfaqësua me 6 skuadra, tri në konkurrencën e meshkujve dhe tri në konkurrencën e femrave, edhe pse fati në short ishte shumë i mirë dhe në favor të KH Besa famiglia, pasi të dy ndeshjet sipas marrëveshjes me skuadrën nga Izraeli Maccabi Rishon Le Zion, i zhvilloi në Pejë, BESA Famiglia e fitoi takimin e parë me një gol përparësi, por të nesermën ajo nuk ia doli të kualifikohej pasi ndeshjen e humbi me diferencë më të lartë, dhe rasti për kualifikim në rrethin e dytë iku. Kosova e Vushtrrisë, e cila si finaliste e Kupës së Kosovës, pësoi në të dy ndeshjet me skuadrën qipriote Youth Union SPE Strovolos (CYP) me rezultate bukur të thella. Kurse Kastrioti i Ferziajt u ballafqua me skuadrën rne renome dhe shumë të njohur dikur rival në Ligën e parë të Jugosllavisë, derisa në Ferizaj Kastrioti humbi me vetëm tri gola dallim, revanshi ishte edhe një humbje e radhës, por me rezultat më të lartë. Në konkurrencën e femrave Vëllaznimi i Gjakovës dy herë u sfidua nga skuadrat e Serbisë, derisa në rrethin e tretë kundershtari i tyre ZRK Kikinda nuk deshi të zhvillonte takimin me KH Vëllaznimin ne terren neutral (Hungari), por edhe politika ditore e Serbisë u mundua të detyronte KH Vëllaznimin të paraqitej nën flamurin e shtetit të shpërbërë dhe nën sigmën KOS/SCG, por kjo nuk u aprovua as nga skuadra kosovare, por as nga Federata Evropiane e Hendbollit, e cila ndeshjet i regjistroi me rezultat zyrtar 10:0 në të mirë të gjakovareve, më pastaj EHF-ja edhe skuadrën serbe e sanksionoi edhe me gjobitje materiale. Mirëpo fati ishte i pamëshirshëm për gjakovaret, të cilave shorti iu caktoi për kundërshtar në të 1/8 e finales skuadrën tjetër nga Serbia HC NAISA nga Nishi. Edhe këtu pati dilema, kërcënime nga Serbia zyrtare dhe Federata Serbe e Hendbollit, me qëndrim se nuk pranojnë më të zhvillojnë ndeshje me skuadrat kosovare, në momentin e fundit HC NAISA duke e ditur se EHF-ja nuk po bën lëshime,

26

2006/07

vendosi ta zhvillojë ndeshjen me kushtet e caktuara nga Komisioni i garave të EHF-së dhe pajtimin e KH Vëllaznimi, dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës që t’iu koordinonin veprimet. Ndeshja u zhvillua në Sazalobata të Hungarisë, me ç`rast skuadra njomake e Vëllaznimit pësoi katastrofë me rezultat, por fitoi në identitet, duke mos u përkulur para kushteve të shtetit serb.


EHF CUP / Meshkujt

Challenge CUP / Femrat

Rrethi i 1-rë

Rrethi 3-të

Ndeshja e parë e zhvilluar më 01.09.2006 KH “Besa Famiglia (KOS) - Maccabi Rishon Le Zion (ISR) – 28:27(16:17) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 03.09.2006 Maccabi Rishon Le Zion (ISR) KH “Besa Famiglia (KOS) 37:33(16:17)

Winners’ CUP / Meshkujt Rrethi i 1-rë Ndeshja e parë e zhvilluar më 02.09.2006 KH Kosova Vushtrri (KOS) Youth Union SPE Strovolos (CYP) 20:34(13:17) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 10.09.2006 Youth Union SPE Strovolos (CYP) -KH Kosova (KOS) 40:17( 22:5)

Challeng CUP / Meshkujt Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 04.11.2006 KH Kastrioti (KOS)- RK Borac Banja Luka(BIH) 18:21(7:12) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 11.11.2006 RK Borac Banja Luka(BIH) KH Kastrioti (KOS) 41:22(18:10)

Ndeshja e parë e zhvilluar me 8.01.2007 KH Vëllaznimi(KOS)ZRK Kikinda(SRB)10:0

Rrethi i 1/8 Ndeshja e parë e zhvilluar më 23.02.2007 HC “Naisa”Nis (SRB)-KH Vëllaznimi (KOS) 42:14(27:2) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 24.02.2007 KH Vëllaznimi (KOS)- HC “Naisa”Nis (SRB) 13:46(4:25)

EHF CUP / Femrat Rrethi i 1-rë Ndeshja e parë e zhvilluar më 16.09.2006 KH Vicianet Vushtrri (KOS) Anadolu University S.C. (TUR) 31:29 (13:15) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 23.09.2006 Anadolu University S.C. (TUR) - KH Vicianet Vushtrri(KOS) 40:25 (19:9)

Winners’ CUP / Femrat Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 16 ZRK Tvin Trgocentar, Virovitica KHF Kosova Vushtrri (KOS) 40:23 (23:10) Ndeshja e dytë e zhvilluar më KHF Kosova Vushtrri (KOS)- ZRK Tvin Trgocentar, Virovitica 18:39(8:19)

Skuadra Vicianet nga Samadrexha në ballafaqimin e parë si vendas ngadhnjeu ndaj skuadrës turke Anadolu University S.C. me rezultat 31:29, por në ndeshjen e kthimit pësuan 40:25. Derisa skuadra tjetër nga Kosova, KH Kosova e Vushtrrisë pësoi debakël me skuadrën elite nga Kroacia ZRK Tvin Trgocentar, në të dy ballafaqimet.

27


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2007/08

Kosova e Vushtrrisë është skuadra e parë kosovare që kalon një rreth të garave evropiane me lojë (Vëllaznimi pa lojë me rezultat zyrtarë), pasi mposhti skuadrën nga Izraeli Bnei Herzliya, pas dy ballafaqimeve dramatike që u zhvilluan në Vushtrri, në bazë të marrëveshjes së dy skuadrave. Mysafiret ishin të barabarta deri në çastet e fundit të takimit, të cilin e fituan vushtrriaset me fat për një gol diferencë. Kurse, skuadra e cila na bëri të krenohemi në këtë edicion të garave, pa dyshim, është KH Prishtina, skuadra e meshkujve, e cila jo që përballoj një rreth të garave, por me lojëra të mira arriti dhe tri fitore në një edicion të garave dhe mbetën klubi më i suksesshëm i Kosovës në garat e Kupave të EHF-së. Prishtinasit në fillim në kuadër të rrethit të tretë mundën skuadrën italiane Junior Fasani, duke e mposhtur edhe në Itali, por edhe në ndeshjen

28

e revanshit në Prishtinë me rezultat bindës. Fati deshi që në ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të katërt në Minsk të Bjellorusisë, të pësojnë përveç në rezultat, por edhe në lëndime të lojtarëve, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit më 16 shkurt 2008 një natë para shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ambient madhështor para 2500 të mundin skuadrën e Arkatron, por jo edhe të kualifikohen për 1/8 e finales. Skuadrat e tjera BESA Famiglia, Kastrioti, humbën edhe njëherë ballafaqimet në Kupat e EHF-së, kurse KH Vicianet e Samadrexhës, edhe pse u mbështetën nga FHK-ja, në momentin fundit hoqën dorë nga garat dhe nuk zhvilluan përballjen me skuadrën Knjaz Milosh nga Serbia. Federata Evropiane e Hendbollit e gjobiti skuadrën kosovare me mjete financiare dhe ndalesë të paraqitjes në gara të Kupave të EHF-së, në dy vitet e ardhshme.


EHF CUP / Meshkujt Rrethi i 1-rë Ndeshja e parë e zhvilluar më 01.09.2007 KH BESA Famiglia (KOS) - Mersin Yenisehir BSK (TUR) 20:25(7:12) Mersin Yenisehir BSK (TUR KH BESA Famiglia (KOS) 35:31(15:14)

Challenge CUP / Meshkujt Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 17.11.2007 Junior Fasano (ITA) - KH Prishtina (KOS) 26:27(9:13) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 24.11.2007 KH Prishtina (KOS) - Junior Fasano (ITA) 28:17 (16:6)

Challenge CUP / Meshkujt Rrethi i 1/8 Final Ndeshja e parë e zhvilluar më 09.02.2008 ARKATRON (BLR)-KH Prishtina (KOS) 29:16 (13:9) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 16.02.2008 KH Prishtina (KOS) - ARKATRON (BLR) 37:36 (16:18)

Winners’ CUP / Meshkujt

Winners’ CUP / Femrat

Rrethi i 1-rë

Rrethi i 2-të

Ndeshja e parë e zhvilluar më 01.09.2007 Eurotech Bevo HC Panningen (NED) KH Kastrioti (KOS) 37:19 (19:10) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 08.09.2007 KH Kastrioti (KOS) - Eurotech Bevo HC Panningen(NED) 24:35(16:16)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 27.09.2007 KHF Kosova Vushtrris (KOS)Bnei Herzliya (ISR) 22:21 (11:11) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 29.09.2007 Bnei Herzliya (ISR)-KH Kosova Vushtrrisë (KOS) 30:32(16:14)

Challenge CUP / Femrat

Rrethi i 3-të

Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 09.11.2007 KHF Prishtina (KOS) - VOC Amsterdam 14:37(5:18) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 11.11.207 VOC Amsterdam (NED) - KHF Prishtina (KOS) 40:16(21:6)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 10.11.2007 KHF Kosova Vushtrris (KOS)-KIF Vejen (DEN) 17:40(7:20) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 11.11.2007 KIF Vejen (DEN)-KHF Kosova Vushtrrisë (KOS) 41:6(18:2)

Challeng CUP / Femrat Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 6.10.2007 KH Vicianet Vushtrrri (KOS) ZRK “Knjaz Milos” (SRB) 0:10 Ndeshja e dytë e zhvilluar më 07.10.2007 ZRK “Knjaz Milos” (SRB) - KH Vicianet Vushtrrri (KOS) 10:0

29


PavarĂŤsimi

/

16/02/2008



KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2008/09

Pas një viti të bujshëm në edicionin e garave 2007/08 të EHF-së, ku vërtet skuadrat patën një stinor mjaft të pasur, me një dështim të KH Vicianet, në edicionin 2008/09 Federata Evropiane e Hendbollit e reduktoi numrin e skuadrave kosovare nga 6 në 3 sosh.

Winners’ CUP / Meshkujt

EHF CUP / Femrat

Rrethi i 1-rë

Rrethi i 1-rë

Ndeshja e parë e zhvilluar më 06.09.2008 KS Vive Kielce (POL)- KH BESA Famiglia (KOS) 47:21 (24:9) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 07.09.2008 KH BESA Famiglia (KOS) - KS Vive Kielce (POL) 15:41 (9:24)

EHF CUP / meshkujt Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 12.10.2008 RK Nexe (CRO) - KH Prishtina (KOS) 34:24(17:12) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 18.10.2008 KH Prishtina (KOS) - RK Nexe (CRO) 30:35(14:15)

32

Ndeshja e parë e zhvilluar më 06.09.2008 DHW Antwerpen (BEL)-KHF Kosova Vushtrri (KOS) 32:19(19:5) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 07.09.2008 KHF Kosova Vushtrri (KOS)- DHW Antwerpen (BEL) 20:27(10:16)


33


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2009/10

Federata Evropiane pasi e reduktoi numrin në katër skuadra për edicionin 2009/10, në çastet e fundit edhe KH Prishtina skuadra e meshkujve nuk e vërtetoi pjesëmarrjen ne gara. Sipas zyrtarëve të klubit, kjo u bë në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve komunale të cilat nuk po i përkrahnin klubet e qytetit në garat ndërkombëtare. Shorti kësaj radhe bëri që Kastrioti të ballafaqohet me gjigantin e hendbollit jo vetëm gjerman por edhe evropian VfL Gummersbach nga Gjermania. Kësaj radhe rezultati ishte në plan të dytë, duke ditur forcën e skuadrës me renome të Bundesligës. Dy skuadrat e tjera që përfaqësuan Kosovën në këtë edicion pësuan ndaj skuadrave daneze FC Midtjylland (Prishtina) dhe asaj bullgare HK Lokomotiv Varna (Kosova).

Winners’ CUP / Meshkuj

Winners’ CUP / Femrat

Rrethi i 3-të

Rrethi i 3-të

Ndeshja e parë e zhvilluar më 14.11.2009 VfL Gummersbach (GER) KH Kastrioti (KOS) 48:21(22:11) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 21.11.2009 KH Kastrioti (KOS) - VfL Gummersbach (GER)13:38(7:18)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 31.10.2009 FC Midtjylland Handball (DEN)KHF Prishtina (KOS) 33:15( 17:8) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 07.11.2009 KHF Prishtina (KOS)- FC Midtjylland Handball (DEN) 14:26 (6:10)

EHF CUP / Femrat Rrethi i 1-rë Ndeshja e parë e zhvilluar më 5.09.2009 KHF Kosova Vushtrri (KOS) - HK “Lokomotiv” Varna (BUL) 25:36(11:18) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 13.09.2009 HK “Lokomotiv” Varna (BUL) - KHF Kosova Vushtrri (KOS) 32:21(18:11)

34


35


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2010/11

Edicioni i garave 2010/11 nuk sjell ndonjë risi, Kosova garon me katër skuadra, dhe çka është interesant po u përsëritën edhe kundërshtarët, kësaj radhe VfL Gummersbach për kundërshtar pati skuadrën tjetër elitë nga Kosova, BESA Famiglia. Për dallim nga viti i kaluar, tani të dy ndeshjet u zhvilluan në Gjermani. VfL Gummersbach ishte superior dhe fitoi bindshëm të dy ballafaqimet. Kurse Kastrioti dëshpëroi edhe njëhere në arenën ndërkombëtare, sepse u gjunjëzua ndaj një skuadre jo edhe aq cilësore HB Dudelange nga Luksemburgu (hera e tretë që luajnë me një skuadër nga ky shtet në garat e EHF-së). Edhe skuadra tjetër nuk kaloi mirë. KHF

Kastrioti u përball me skuadrën nga Serbia, Knjaz Milosh. Ndeshjet u zhvilluan në terren neutral në Shkup, serbët ishin më të mira, duke i fituar të dy përballjet me rezultat bindës. Skuadra e vetme që sidokudo pati paraqitje dinjitoze ishte KHF Prishtina, e cila në rrethin e parë të EHF CUP e mënjanoi skuadrën nga Qipro Enosi Neoleas Athienou. Duke shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare, mirëpo në rrethin tjetër hasën në rival shumë të fortë skuadrën HC “Kuban” Krasnodar nga Rusia. Ndeshjet pas shumë korrespondencave mes klubeve dhe zyrës së EHF-së, u zhvilluan në terren neutral në Shkup, kuptohet se fitoi cilësia, e cila ishte në anën e ruseve.

Winners’Cup / Meshkujt

EHF CUP / Femrat

Rrethi i 3-të

Rrethi i 1-rë

Ndeshja e parë e zhvilluar më 27.11.2010 KH BESA Famiglia (KOS)- VfL Gummersbach (GER) 15:46(8:22) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 28.11.2010 VfL Gummersbach (GER) - KH BESA Famiglia 41:15 (20:6)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 04.09.2010 Enosi Neoleas Athienou(CYP) KHF Prishtina (KOS) 36:34(16:17) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 11.09.2010 KHF Prishtina (KOS)- Enosi Neoleas Athienou (CYP) 27:22 (10;14)

EHF CUP / Meshkujt

Rrethi i 2-të

Rrethi i 1-rë

Ndeshja e parë e zhvilluar më 23.10.2010 KHF Prishtina (KOS)- HC “Kuban” Krasnodar (RUS) 24:42(9:22) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 24.10.2010 HC “Kuban” Krasnodar (RUS) KHF Prishtina (KOS) 35:22(16:12)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 04.09.2010 HB Dudelange( LUX)-KH Kastrioti (KOS) 30:17(12:3) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 11.09.2010 KH Kastrioti (KOS)- HB Dudelange( LUX) 23:28(11:13)

Winners’ CUP / Femrat Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 20.11.2010 ZRK Knjaz Milos(SRB)-KHF Kastrioti(KOS) 47:24(21:15) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 21.11.2010 KHF Kastrioti(KOS)- ZRK Knjaz Milos(SRB) 29:34(13:21)

36


37


38


39


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2011/12

Federata e Hendbollit e Kosovës me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe masivitetit, u pajtua me Federatën Evropiane që në edicionin 2011/12 Kosova t’i ketë pesë skuadra për këtë edicion të garave. Mirëpo, të gjitha skuadrat tona pësuan humbje, pa shënuar asnjë fitore, duke e përmbyllur si edicionin ndoshta më të dobët në garat e Kupave të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Winners’ CUP / Meshkujt Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 15.10.2011 KH BESA Famiglia (KOS) - HC “Motor-ZNTU-ZAS” (UKR) 19:35(7:19) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 16.10.2011 HC “Motor-ZNTU-ZAS”(UKR) - KH BESA Famiglia (KOS) 44:22(22:6)

Challenge CUP / Meshkujt Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 26.11.2011 KH Prishtina (KOS) - SSV Bozen (ITA) 27:34 (10:17) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 03.12.2011 SSV Bozen (ITA) - KH Prishtina (KOS) 43:20 (23:13)

EHF CUP / Meshkujt Rrethi i 1-rë Ndeshja e parë e zhvilluar më 03.09.2011 KH Kastrioti (KOS)- HC Sutjeska Niksiç (MNE) 25:35 (9:11) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 10.09.2011 HC Sutjeska Niksiç (MNE) - KH Kastrioti (KOS) 30:27(14:10)

EHF CUP / Femrat Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 08.10.2011 HPK Arkatron (BLR) - KHF Prishtina (KOS) 33:24(13:9) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 09.10.2011 KHF Prishtina (KOS) - HPK Arkatron (BLR) 23:29(12:14)

Winners’ CUP / Femrat Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 08.10.2011 HC Otelul Galati - (ROU) - KHF Kastrioti (KOS) 45:14(21:7) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 09.10.2011 KHF Kastrioti (KOS) - HC Otelul Galati (ROU) 21:39 (11:19)

kh prishtina gjatë ndeshjes me skuadrën austriake.

40


41


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni

2012/13

KHF Prishtina në këtë vit ia doli të arrijë një sukses i cili mund të shkruhet edhe në historinë e klubit, e mbase edhe të FHK-së, sepse mënjanoi nga garat skuadrën greke GAS Megas Alexandros Gianniton, duke u bërë kështu e vetmja skuadër kosovare, që dy herë të kalon një rreth të garave, mirëpo fatkeqësisht, në rrethin tjetër skuadra sllovene GEN - Zagorje ishte “kafshatë që s’kapërdihet”. Skuadra e KH Prishtina humbi nga skuadra e ESCH e Luksemburgut, duke fituar përballjen e parë me katër gola epërsi, mirëpo në ndeshjen kthyese ky ‘kapital” nuk mjaftoi, pasi humbën me nëntë gola dallim. KH Besa

Famiglia nuk arriti t’i bëjë ballë skuadrës nga Bosnja-Hercegovina Borac, pasi në dy takimet ishte në disavantazh me nga 9 gola. Skuadra tjetër nga Ferizaj, KHF Kastrioti, u ballafaqua edhe një herë me një skuadër nga Serbia, kësaj radhe me ZRK Maks-SportNova Pazova. Ndeshjet u zhvilluan si deri më tani në terren neutral, kur kemi të bëjmë me ballafaqimet e skuadrave nga Kosova dhe Serbia, prandaj zyra e EHF-së caktoi Segedin e Hungarisë, arenë të përballjës. Ndeshjen e parë e humbën bindshëm, kurse në përballjen e dytë ishin paksa më të angazhuara dhe humbën vetëm me pesë gola dallim.

EHF CUP / Meshkujt

EHF CUP / Femrat

Rrethi i 1-rë

Rrethi i 2-të

Ndeshja e parë e zhvilluar më 08.09.2012 KH RK “Borac m:tel” Banja Luka(BIH) KH BESA Famiglia (KOS) 31:22(16:10) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 15.09.2012 KH BESA Famiglia(KOS) - RK “Borac m:tel” Banja Luka(BIH) 22:32(9:18)

Challenge CUP / Meshkujt Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 24.11.2012 KH PRISHTINA (KOS)—HANDBALL ESCH (LUX) 28:24(11:14) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 01.12.2012 HANDBALL ESCH (LUX) --KH PRISHTINA (KOS) 31:22(10:10)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 13.10.2012 GAS Megas Alexandros Gianniton (GRE)KHF Prishtina (KOS) 27-27(11:14) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 20.10.2013 KHF Prishtina (KOS) - GAS Megas Alexandros Gianniton (GRE) 22:22(10:10)

Rrethi i 3-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 11.11.2012 RK GEN-I Zagorje (SLO) - KHF Prishtina (KOS) 43:22(18:8) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 17.11.2012 KHF Prishtina (KOS) - RK GEN-I Zagorje (SLO) 18:26(7:11)

Challenge CUP / Femrat Rrethi i 2-të Ndeshja e parë e zhvilluar më 12.10.2012 KHF KASTRIOTI (KOS)- ZRK MAKS-SPORT-NOVA PAZOVA (SRB) 16:31 (6:18) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 13.10.2012 ZRK MAKS-SPORT-NOVA PAZOVA (SRB)KHF KASTRIOTI (KOS) 25:20 (12:8)

42


43


KUPAT E federatës evropiane të hendbollit

Edicioni Gjatë tërheqjes së shortit, ishte i mendimit se shorti kësaj radhe është në favor të skuadrave kosovare, sepse përveç KH Prishtinës (meshkujt), përfaqësuesit e tjerë kosovare ishin me fat, që u demantua në ballafaqimet që i zhvilluan. Derisa KH Prishtina, theksuam pati një rival cilësor Bregenzin nga Austria, KHF Prishtina humbi me rezultate të thella nga një skuadër e Zvicrës me cilësi të dyshimta dhe pa ndonjë traditë të hendbollit. Thuaj se e njëjta gjë i ndodhi edhe KHF Kastrioti me skuadrën simpatike dhe shumë të përgatitur Femina Vise nga Belgjika.

44

2013/14

Mirëpo, kësaj radhe skuadra pejane BESA Famiglia, pas konsolidimit të radhëve me angazhimin e disa hendbollistëve dhe trajnerit cilësor, si dhe me kthimin e emblemës së klubit Arben Muqolli, pas dy përballjeve që u zhvilluan në Palestrën sportive ‘Karagaçi” në Pejë, fitoi bindshëm ndaj skuadrës SALFORD nga Britania e Madhe me rezultate bindëse. Shpresojmë që edhe në vitin 2014 kur vazhdojnë garat e EHF-së, të vazhdojë sukseset duke pasur investimet e qëlluara që u bënë në këtë edicion nga kryesia e klubit.


Challenge CUP / Meshkujt

Challenge Cup / Femrat

Rrethi i 3-të

Rrethi i 3-të

Ndeshja e parë zhvilluar më: 23.11.2013 SALFORD (GBR) - BESA Famiglia (KOS) 27:40 (13:18) Ndeshja e dytë e zhvilluar më: 24.11.2013 BESA Famiglia (KOS) - SALFORD ( GBR) 35:27(18:10)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 10.11.2013 SG BASEL REGIO (SUI) - KHF PRISHTINA (KOS) 50:25 (25:15) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 16.11.2013 KHF PRISHTINA (KOS) --SG BASEL REGIO (SUI) 23:30 (12:13)

EHF CUP / Meshkujt

EHF CUP / Femrat

Rrethi i 1-rë

Rrethi i 2-të

Ndeshja e parë e zhvilluar më 07.09.2013 KH PRISHTINA (KOS)—BREGENZ HANDBALL (AUT) 22:28 (11:12) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 14.09.2013 BREGENZ HANDBALL (AUT)-- KH PRISHTINA (KOS) 35:28 (18:13)

Ndeshja e parë e zhvilluar më 12.10.2013 KHF KSASTRIOTI (KOS) – HANDBALL FEMINA VISE (BEL) 25:30 (14:14) Ndeshja e dytë e zhvilluar më 13.10.2013 HANDBALL FEMINA VISE (BEL) - KHF KASTRIOTI (KOS) 37:31 (15:15)

45


46


kapitulli

02

/

Historiku dhe kampionatet,­­ 1953 — 2013

— Hendbolli i Kosovës, histori e gjatë.......................................................50 — Garat e Kampionatit të Kosovës, 1953 - 2013...................................54 — Kampionati botëror i “Kosova ‘79”.......................................................188 — Hendbolli në qytetet e Kosovës............................................................. 192

47


/ Normalisti ‘53

48


49

Nga e majta në këmbë: N. Vala, M. Kabashi, H. Alidemaj, Lleshi, I. Sina, Breznica dhe Xh. Spahiu (trajner). Nga e majta ulur: Kola, Kabashi, Jakupi dhe Kosumi.


fillimi

Hendbolli i Kosovës, histori e gjatë

*** Bardhyl Zajmi ka bërë çudira në zhvillimin e sportit, por edhe në zhvillimin e kuadrove të reja në zhvillimin e fizkulturës. Ai e solli hendbollin e madh, që asokohe luhej në Kosovë, por solli edhe shumë sporte të tjera... ***

50

Hendbolli në Kosovë ka krijuar një histori të bujshme dhe të veçantë. Janë shumë personalitete të shquara, jo vetëm sportive, të cilat me zotimin e tyre bënë që ky sport të nisë një rrugë tejet të frytshme, në të cilën kanë hise shumë breza që nga viti 1948 e deri në mbyllje të shekullit të 20-të, për të dalë në shekullin e ri me një cilësi më domethënëse. Në të vërtetë, viti 1991 solli rrjedha dhe botëkuptime të reja për hendbollin. Rruga e kaluar ishte e rëndë, plot kthesa, herë-herë, në dukje, të pakapërcyeshme. Në këtë periudhë dolën në shesh figurat më të rëndësishme të hendbollit të Kosovës. Deri më sot, pak është shkruar për historinë e hendbollit të Kosovës. Edhe ato trajtime nuk kanë dhënë pasqyrën e qartë të tërë asaj që është bërë në këtë sport. Ngjarjet më kanë mbetur të regjistruara, dokumentet kanë mbetur të pagjurmuara, shumica tashmë të asgjësuara, bartësit kryesorë kanë mbetur në margjina, pa pasur mundësi të drejtpërdrejtë, apo tërthorazi të shpërfaqin rrugën e këtij sporti, ndër më cilësorët në Kosovë. Ecejaket e hendbollit të Kosovës për ne për herë të parë i bëri të njohura Xhavit Spahiu. Për të është thënë botërisht shumë kohë përpara se është babai i hendbollit të Kosovës. Ai, thash, kujton me nderim kohën që ia fali këtij sporti dhe është i lumtur se pikërisht zotimi dhe këmbëngulësia e brezit të tij bënë që ky sport të rritet të mbarë... Xhavit Spahiu lindi në Krumë. Prindërit i kishte nga Gjakova. Ata në kohën e Austro-Hungarisë kanë emigruar në Shqipëri, kështu që ai lindi në Krumë të Hasit, d.m.th., në Shqipëri, më 1931. Shkollën fillore, jo të plotë e kreu në Kukës. Klasën e pestë e kreu në Prizren. Prej këtu, tash nis fëmijëria e tij. Edhe gjimnazin e mbaroi në Prizren. Gjatë kësaj kohe u mor me sport. Prindërit i kishte tregtar, mbanin një lloj librarie, vëllai i tij, Azizi, asokohe kishte mbaruar shkollën e Shulcit. Babai Sylejman Spahiu, pra vëllai i Halimit, axhës së Xhavitit, dhe e tërë familja kanë punuar për zhvillimin e Kosovës.

Hendbolli i madh, pararendës i të voglit Xhavit Spahiu në rrëfimin e tij për zhvillimin e hendbollit në Kosovë merita të posaçme i jep të ashtuquajturit grup të arsimtarëve, që u morën me arsimimin e përgjithshëm të nxënësve. Ata bënë përpjekje që të zhvillojnë edhe sportin. Në këtë grup, sipas tij, janë: Hajdar Jakupi, Hajrullah Morina, Masar Begolli, Ferdinand Shkelëzi, Xhemil Doda (i cili, edhe pse ka pas të kryer Akademinë ushtarake, ka dhënë edhe lëndën e kulturës fizike). “Ramadan Vraniqi ka qenë në komandën e fizkulturës, njëfarë lloji “i besuari”, ndërkohë që pas tij menjëherë erdhi Bardhyl Zajmi. Ata na anëtarësuan në shkollën e mesme të fizkulturës. Bardhyl Zajmi ka bërë çudira në zhvillimin e sportit, por edhe në zhvillimin e kuadrove të reja në zhvillimin e fizkulturës. Ai e solli hendbollin e madh, që asokohe luhej në Kosovë, por solli edhe shumë sporte të tjera. Ky pra është ai grupi i parë i arsimtarëve në Prizren, Pejë dhe Prishtinë. Masar Begolli ka dhënë mësim në Pejë, në shkollën fillore. Nuk

Bardhyl Zajmi


ka pasur atëherë shkolla të mesme. Niveli më i lartë ka qenë klasa e gjashtë gjimnaz, edhe në Prizren edhe në Pejë, vetëm në Prishtinë ka qenë shkolla e mesme. Hajdar Jakupi ishte në Prishtinë, pastaj Hajrullah Morina dhe Xhemil Doda në Prizeren, Masar Begolli në Pejë, Ferdinand Shkelëzi në Gjakovë”.

Më 1950, periudha e hendbollit të madh Në vitin 1950 fillon periudha e dytë e zhvillimit të sportit kosovar. Nuk lidhet kjo vetëm me punën e 4-5 vetave, sepse me 4-5 njerëz nuk fillon jeta... Mirëpo, pikërisht këta erdhën si njerëz të shkolluar vetëm për kulturë fizike, vetëm për edukimin e nxënësve në zhvillimin e kulturës fizike. Atëherë nisën të punojnë organizatat e ndryshme. U formuan lidhje e volejbollit, të basketbollit, futbollit, dhe filloi të themelohej Lidhja e Sportistëve të Kosovës. “Më 1950, ndoshta edhe më herët, por unë po flasë për periudhën në të cilën u kthyem ne si arsimtarë dhe morëm detyrat e ndryshme në Prizren. Sadik Vraniqin e caktuan në Prizren, Ferid Hisarin dhe mua në Pejë, Vesel Kiserin e dërguan një kohë në Prizren. Ne ia filluam punës në Pejë. Në Pejë asokohe ishte një klub i futbollit, mirëpo Xhavit Spahiu, Ferid Hisari dhe Masar Begolli, kishin filluar të zhvillojnë hendbollin e madh... Me nismën e tyre u përfshinë edhe disa gjimnazistë... Kështu u zhvillua një klub i hendbollit të madh, i cili asokohe luhej me 11 veta, si futbolli, vetëm bëhej vija 13-she, jo 11-she, në stadiumin e futbollit. Luanin me këpucë të futbollit... “Ishim njerëz të shkolluar, tamam për degën tonë. Ishte profesionalizimi i parë i shqiptarëve, të cilët po vinin të jepnin ndihmesën e vet”.

Gjashtë topat e hendbollit të vogël në Normalën e Prishtinës Me ardhjen e Xhavit Spahiut në Normalen e Prishtinës, në shtator të vitit 1953, hapet një

faqe e re e veprimtarisë sportive, pikërisht në sportin e hendbollit. “Prej këtu fillon jeta ime normale si mësimdhënës, ndërkohë isha student pa shkëputje nga puna, sepse nuk na pranuan të rregullt në Beograd. Fakulteti i Kulturës Fizike është hapur shumë vonë me 1958. Deri atëherë ka qenë gjashtëmujor, pastaj njëvjeçar në mënyrë që më vonë të bëhet institut, që veproi për 2-3 vite rresht”. Më karakteristike për vitin 1953 ishte shkuarja e Xhavit Spahiut në Beograd, në tetor. U mblodhën të gjithë profesorët dhe arsimtarët në një seminar gjashtëditor për zhvillimin e hendbollit të vogël. “Kishim mësimdhënës nga ish-Çekosllovakia, siç ishte Petrit Konik”. Nuk pati asnjë nga Kosova... Vetëm unë. Dhe prej atëherë nisi të zhvillohej hendbolli i vogël. Kur erdha i solla gjashtë topa të hendbollit. Aty u shfaqën disa mëdyshje, sepse Petrik Konik qëndroi vetëm dy ditë e shkoi. Kështu, ne mbetëm për të biseduar rreth vijave të fushës së hendbollit dhe të shtyllave 2x3 metra. Kjo dihej, por nuk dihej se ai dhjetëcentimetërshi i shtyllave pingule, përfshihet apo nuk përfshihet në gjashtëmetërësh. Pastaj, rreth gjashtëmetërshit, po ashtu, pati mëdyshje. Por, na thanë se do

“Kishim mësimdhënës nga ishÇekosllovakia, siç ishte Petrit Konik. Nuk pati asnjë nga Kosova... Vetëm unë. Dhe prej atëherë nisi të zhvillohej hendbolli i vogël. Kur erdha i solla gjashtë topa të hendbollit” — Xhavit Spahiu

51


normalisti nga e majta: xhemajl kasumi, nazmi reqica, beqir hasanxhekaj, skender lamaxhema, akil koci dhe ismail peshku.

52

të na lajmërojnë. Ndodhi na lajmëruan pas dy muajsh. Kjo u bë shumë shpejt. Erdhi vendimi se duhet të merren prej 10 centimetërshit te shtylla e të shkosh 6 metra anash, pastaj të bëhet rrethi”. Dhe sërish mendja kthehet te gjashtë topat... “Unë i solla ata topa. Ia fillova punës. Mësova disa gjëra. Natyrisht, ne kishim luajtur hendboll të madh, në Shkollën e fizkulturës. Hendbolli i vogël joshte shumë. Po nisnim një sport të ri, që mund të luhej jashtë dhe brenda. Fusha e vogël. Do të jetë një sport që do të përqafohet më të madhe. Nuk donte shumë përgatitje”. Fundi i tetorit të vitit 1953. Filloi periudha e zhvillimit të hendbollit të vogël. Normalistët e Prishtinës prej atij çasti, pas një pune të madhe, derisa doli brezi i parë i hendbollistëve, ishin ambasadorët e parë të zhvillimit të hendbollit kosovar. “Ata ishin nxënësit e mi të parë...Madje, e kam një fotografi që ma solli njëri ndër lojtarët e hendbollit; ka qenë një futbollist i mirë, më vonë edhe ai u bë arsimtar i fizkulturës. Është Bedri Kabashi . Kanë qenë ata vëllezërit Ka-

bashi. Ata kanë luajtur futboll, por kanë luajtur edhe hendboll, sidomos Bedriu. Erdhi një ditë e më tha: “Profesor tash brezat po ndërrohen, dhe juve me siguri do të mund t’ju shërbejë kjo fotografi”. Më besoni, atë fotografi nuk e kam pasur dhe është i tërë ekipi i nënshkruar mbrapa: Xhemajl Kasumi, Skender Lamaxhema, Jakupi dhe rastësisht kishte qëlluar një gjimnazist e unë e kërkoja. Ka qenë Kolë Staka. Luante mirë asokohe. Bedriu po ashtu. Pastaj Jakupi (portieri i parë). Më vonë është brezi tjetër, ku ka qenë Nazmi Reçica, e të tjerë”. Xhavit Spahiu erdhi në Prishtinë me gjashtë topa nga Beogradi. Kjo ishte befasi për të gjithë... “Në fillim u prita me habi. Çka është kjo? Dihej topi i njëjtë, por loja, lëvizjet... Qysh në orët e para punohej me gjatë topa. Unë nuk kënaqesha me kaq. Shkova e luta drejtorin Kemal Deva t’i blinte edhe gjashtë topa të tjerë, por të gomës, kuptohet të hendbollit. Ishin pak më të vegjël, por më të përshtatshëm. Ishte kënaqësi e madhe edhe në radhët e nxënësve kur me 12 topa mbahej ora e mësimit.


Kaloi tetori, nëntori e ne nuk mund të dilnim jashtë. Kemi pasur një korridor që e shfrytëzonim në Normale. nuk ka pasur sallë atëherë. Mësohej teknika... Shumë shpejt ky sport u pranua nga normalistët. Vinin edhe nga gjimnazi, sepse kjo lojë u interesonte të gjithëve.

Kosova - kampione e hendbollit të madh, Normalisti - i hendbollit të vogël Dalim tash sërish të hendbolli, pikërisht te klubi Normalisti si e filloi jetën... “Klubin e hendbollit Normalisti e themeluam ne. Unë, së bashku me Drita Dobroshin, drejtorin Kemal Deva, vëllain e Sokol Dobroshit, Halilin, profesorin e matematikës Ahmet Mumxhiun, Jak Mitën. E formuam ekipin dhe merrnim pjesë në gara. Ushqimin e merrnim me vete. Luanim në Ferizaj dhe në njëfarë

mënyre patëm filluar realizimin e programit të hendbollit. Fati i mirë deshi që Nazmi Kajtazi, i ndjerë luante për ekipin e Kosovës. Natyrisht, paraprakisht ai ka qenë anëtarë i Normalistit. Ndeshja ndërmjet Normalistit dhe Kosovës u zhvillua në stadiumin e Rinisë. Më kujtohet se u patën tubuar tre - katër mijë shikues. Pas Normalistit, po e bëj një digresion të qëllimshëm, u themeluan edhe disa klube të tjera, siç ishte Kosova, pastaj Poleti. Dhe, siç thashë më parë, pati ndodhur një rrahje masive ndërmjet hendbollistëve të Normalistit dhe Kosovës, ku luante Nazmiu. Kosova kishte më shumë hendbollistë serbë. I vetmi që luante aty ishte Nazmi Kajtazi, i cili na shpëtoi nga më e keqja. Pasi që në rrahje pësuan pjesa më e madhe e lojtarëve të Kosovës, pësoi edhe Nazmiu. Dhe vërtet, pësimi i tij ishte shpëtim për hendbollistët, sepse nuk e kualifikuan si konflikt ndërnacional, siç thoshin atëherë”.

*** Xhavit Spahiu erdhi në Prishtinë me gjashtë topa nga Beogradi. Kjo ishte befasi për të gjithë... “Në fillim u prita me habi. Çka është kjo? Dihej topi i njëjtë, por loja, lëvizjet.” ***

lojtarët e normalistit nga e majta në këmbë: faik çitaku, sylejman mehmeti, muhamet alaj. ulur: rifat shabani, beqir buçinca.

53


Normalisti, sinonim i fillimeve të hendbollit kosovar Hendbolli i Kosovës në vitin 1951 e pati një krizë të madhe. U shuan dy ekipe, siç ishin Omladinci dhe Milicioneri. Kjo dukuri u dha më tepër fuqi punëtorëve të hendbollit që t’i mbajnë në këmbë ekipet. Në vitin 1952, kur ende po zhvillohej hendbolli i madh u mbajt turneu në Prishtinë, në të cilën morën pjesë disa skuadra të Kosovës, të ndara në dy grupe. Në grupin e parë ishin Kosova e Prishtinës, e cila mundi Trepçën e Mitrovicës dhe Buduçnostin e Pejës, ndërsa në të dytin Metohia, që mundi Vëllaznimin e Gjakovës. Në finale u takuan Kosova dhe Metohia. Fitues dolën hendbollistët e Kosovës dhe kështu u stolisën me titullin e parë të kampionatit të Kosovës. Po këtyre hendbollistëve u takoi titulli i kampionit. Po në Prishtinë u organizua edhe gara finale e tri ekipeve më të mira. Kandidatët për titullin e më të mirit kanë qenë Kosova e Prishtinës. Cilësia ishte e barabartë. Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Buduçnostit përfundoi me 9:9. Më pas Metohia mundi Buduçnostin 12:10, ndërsa Kosova në takimin vendimtar mundi Metohinë me rezultat bindës 7:2

Rënditja përfundimtare 1. Kosova 2. Metohia 3. Buduçnosti

2 1 1 0 16:11 2 1 0 1 14:17 2 0 1 1 19:21

3 2 1

Normalisti Klubi i hendbollit Normalisti u themelua në shtator të viti 1953. Themelues i tij ishte Xhavit Spahiu. Për këtë skuadër kanë luajtur: Bedri Kabashi, Masar Kabashi, Iljaz Sina, I.Berisha, Breznica I dhe II, Ruhi Shala, Halil Alidemaj, Kamber Kabashi, Xhemajl Kasumi, Nazmi Reçica dhe Skënder Lamaxhema. Normalisti ishte kampion i Kosovës gjashtë herë me radhë. Titullin e parë e fitoi në Prizren në vitin 1954, më pas u varguan edhe viti 1955, 1956, 1957, 1958 dhe 1959.

54

Dervish Baruti: Me Xhavitin në Gjimnazin e Prizrenit “Ishte viti 1941. Kohë vjeshte. Unë, së bashku me Xhavit Spahiun mësonim në Gjimnazin real të Prizrenit, por në paralele të ndara. Nuk takoheshim në shkollë, por në librarinë e babait të tij, mu të Shatërvani. Ai quhej Sylejman. Sylejmani dhe vëllai im Hasani, të dy ishin të internuar. Vëllai i tij Azizi, së bashku me Xhavitin ishin gjithnjë të përndjekur. Shumë prizrenasve, para edhe vëllait tim Hamdiut, që ishte udhëheqës i rinisë së bashku në klasë me Xhavitin, rrëfen se Ferid Hisari, Hilmiu dhe Sadik Vraniqi iu përkushtuan shkollimit duke u dalluar si profesorë të mirë. Sa e di unë, Hilmiu punoi edhe në Mitrovicë dhe në Prizren. Feridi punoi në Prishtinë, ndërsa Xhavitin e takova në Prishtinë. Ishte i dalluar edhe profesor Arsim Fehmiu, që ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme në zhvillimin e kulturës fizike...”. Në vjeshtën e vitit 1959 për herë të parë u themelua zona hendollisitke në sistem lige. Në këtë ligë merrnin pjesë Normalisti i Prishtinës, Partizani i Gjilanit, Vëllaznimi i Gjakovës, Buduçnosti i Pejës, Partizani i Mitrovicës, Partizani i Stantërgut dhe Omladinci i Prizrenit. Më 20 shtator të vitit 1959 u bë mbledhja e parë e Këshillit Hendbollisitik të Krahinës me përfaqësuesit e ekipeve që merrnin pjesë në Ligën Krahinore, përkatësisht në zonën e Kosovës. U vendos që kampionati të nisë me 27 shtator të vitit 1959. Në kampionat morën pjesë këto ekipe: Vëllaznimi i Gjakovës, Partizani i Stantëregut, Normalisti i Prishtinës, Partizani i Gjilanit, Buduçnosti i Pejës, Omladinci i Prizrenit dhe Partizani i Mitrovicës.


Normalisti 1959 Nga e djathta: Danjoll Grezda, Sylejman Mehmeti (portier), Halil Alidemaj, Ismet Gusia, Beqir Buçinca, Muhamet Alaj, Nuhi Rexhepi, Rifat Shabani, Xhafer Lila dhe Ismajl Berisha.

Turneu në Pejë, më 1954, kampionati hendbolli i vogël u luajt ne vitin 1954. Këtë e i parë i Kosovës në hendboll të vogël dëshmon turneu i hendbollit të vogël, që u Viti 1953 në Kosovë nis me bisedat rreth mundësisë së fillimit të lojës së hendbollit të vogël. Ndërkohë, deri në vitin 1954 luhej vetëm hendbolli i madh. Mirëpo, përkundër kësaj, me vështirësi përqafohej nga të rinjtë. Ngjante kështu për shkak të mungesës së fushave. Këtë e kushtëzonte futbolli, i cili po ashtu zhvillohej në të njëjtat përmasa. Në qershor të vitit 1953, hendbolli i vogël nisi të organizohej për herë të parë nëpër shkollat e mesme. Menjëherë pas kësaj, në Prishtinë, u mbajt turneu i skuadrave që u themeluan nëpër shkollat e mesme. Vendin e parë e zuri Gjimnazi i Prishtinës me tetë pikë, të dytin dhe të tretin Prizreni dhe Shkolla e Mesme Bujqësore me nga katër pikë. Shkolla Normale nuk shënoi asnjë fitore. Nuk morën pjesë shkollat e Mitrovicës e të Pejës. Shenjat e tilla jepnin të kuptohej se hendbolli i vogël nisi më të madhe të përhapej në tërë Kosovën. Kështu ndodhi në Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, në Vushtrri dhe në qendrat e tjera. Për herë të parë në mënyrë të organizuar

zhvillua në Pejë e që konsiderohej si kampionati i parë i Kosovës në hendboll të vogël. Morën pjesë Partizani i Prizrenit, Kosova e Prishtinës dhe Buduçnosti i Pejës. Titullin e kampionit e fitoi Buduçnosti i Pejës, i cili dy takimet i mbylli me fitore duke tubuar katër pikë. Vendin e dytë e zuri Partizani i Prizrenit me dy pikë, ndërsa të tretin Kosova e Prishtinës, që nuk arriti të shënojë asnjë fitore. Paraqitja e hendbolli të vogël në vitin 1954 ishte vendimtare për ecjen e tij përpara, por edhe parashenja kryesore e shuarjes së përgjithshme të hendbollit të madh.

Këshilli i hendbollit Në vitin 1955 hendbolli i vogël shënoi edhe një rezultat tjetër, duke përfituar në pikëpamje të institucionalizimit. U riorganizua Këshilli hendbollistik, i cili punoi seriozisht në zhvillimin e hendbollit. Pothuajse në çdo qendër u themeluan aktivitetet. Hendbolli nisi të luhej në shkolla, por edhe në fabrika edhe në fshatra. Mirëpo, pati vështirësi të shumta, gjë që u re-

*** Në vjeshtën e vitit 1959 për herë të parë u themelua zona hendollisitke në sistem lige. Në këtë ligë merrnin pjesë Normalisti i Prishtinës, Partizani i Gjilanit, Vëllaznimi i Gjakovës, Buduçnosti i Pejës, Partizani i Mitrovicës, Partizani i Stantërgut dhe Omladinci i Prizrenit. ***

55


*** Hendbolli luhej nëpër shkolla, në fabrika, në fshat dhe në qytet. Pikërisht në këtë vit ishin tetë skuadra që u paraqitën në gara të organizuara: Normalisti dhe Kosova e Prishtinës, Trepça e Partizani të Mitrovicës, Partizani i Vushtrrisë, Ferizajt, Prizrenit dhe i Gjakovës. Bëhet fjalë për vitin 1955. ***

56

flektua edhe me organizimet stihie, që kulmoi me një krizë, e cila për fat të mirë të hendbollit nuk zgjati shumë. Udhëheqja për herë të parë bëri organizimin e garave në sistem lige. Bëhet fjalë për vitin 1955. Ishin tetë skuadra, të ndara në dy grupe. Në grupin e parë ishin Normalisti dhe Kosova të Prishtinës, Trepça e Partizani të Mitrovicës, Partizani i Vushtrrisë dhe i Ferizajt. Në grupin e dytë ishin Partizani i Prizrenit dhe të Gjakovës. Titullin e kampionit në grupin e parë e fitoi Normalisti, ndërsa Partizani i Prizrenit doli i pari në grupin e dytë. Finalja u zhvillua në Prizren. U ndeshën Partizani i Prizrenit dhe Normalisti. Takimi pati përfunduar më rezultat 11:9 për Partizanin. Ndeshja e kthimit nuk u zhvillua, ngase Partizani e dorëzoi takimin pa lojë. Kësisoj Normalisti fitoi titullin e kampionit në garat e para kampionale të organizuar në sistem lige.

Edhe vajzat nisën të luanin: “Trepça” kampione e parë e Kosovës Në vitin 1955 në Mitrovicë për herë të parë në historinë e hendbollit të Kosovës u organizua turneu kampional për femra. Morën pjesë

tri skuadra: Kosova e Prishtinës, Partizani i Prizrenit dhe Trepça e Mitrovicës. Titullin e kampionit e fitoi Trepça, e cila dy takime i mbylli në të mirë të saj. Historia e hendbollit femëror njeh Trepçën e Mitrovicës si kampione të parë të Kosovës në hendboll.

Kupa e parë e Kosovës më 1955 Hendbollit kosovar iu shtua edhe një veprimtari tjetër. Kupa e Kosovës për hendbollistë. Përfaqësuesi i Kosovës Normalisti i Prishtinës, që përbehej nga nxënësit e shkollës dhe shquhej për suksesin, u paraqit në garat e Kupës në vitin 1955. Që në fillim të garës humbi në Leskovc nga “Partizani” i po këtij qyteti rezultat 10:8. Këto veprimtari ishin shenja të mira se në hendbollin e vogël të Kosovës filluan të veprojnë edhe ekipet e meshkujve, por edhe ato të femrave. Që nga viti 1955 deri në vitin 1957 u bënë shumë bisedime, kontakte me rajone të Kosovës, me qëllim të zgjerimit të numrit të ekipeve në të dy konkurrencat.


Më 1959, Liga e Kosovës me shtatë skuadra Më 14 qershor të vitit 1958 u ftua Kuvendi i Hendbollit të Kosovës, në të cilën mëtohej të vendosej për fillimin e Ligës së Kosovës në hendboll. Në këtë tubim nuk arritën të merrnin pjesë përfaqësuesit e Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjilanit. Pikërisht për shkak të mungesës së tyre, Kuvendi nuk u mbajt. Mirëpo, ata që ishin të pranishëm e shfrytëzuan rastin që të bisedojnë rreth mundësisë së fillimit të Ligës së Kosovës. Ishte pikërisht kjo mbledhje që pati ndikim të madh në përfaqësuesit e tjerë, të cilët u pajtuan dhe premtuan se do të paraqiten në garat e Ligës së Kosovës. Pati punë të mëdha rreth organizimit teknik, që u përshkrua më vështirësi të shumta. Ishte e domosdoshme pasja e fushave përkatëse të hendbollit, sigurimi i kuadrit të trajnerëve, gjyqtarëve, si parakushte për funksionimin e Ligës së Kosovës. Përpjekjet dhanë fryt. Më 1959, u themelua Liga e hendbollit, e cila veprimtarinë e filloi me shtatë skuadra: Normalisti i Prishtinës, Vëllaznimi i Gjakovës, Buduçnost i Pejës, Partizani i Mitrovicës, Partizani i Stantërgut, Omladinci i Prizrenit dhe Partizani i Gjilanit. Para se të fillonte aktiviteti në formë lige, u zhvilluan një varg veprimtarish të tjera të hendbollit. Më 28 nëntor të vitit 1958, në stadiumin e Rinisë, në Prishtinë u takuan skuadra e rrethit të Prizrenit dhe ajo e rrethit të Prishtinës. Pas një loje të bukur, fituan prishtinasit me rezultat 26:11. Fituesit të takimit iu dhurua një top hendbolli. Në një vështrim të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 3 dhjetor të vitit 1958, lidhur

me këtë ndeshje, ndër të tjera thuhet: “Përfaqësuesja e Prishtinës u paraqitën me rekuizita të vjetra dhe të pakompletuara, kështu që ishin penguar të luanin ashtu si dinin dhe mundnin. Si shembull konkret mund të na shërbejë rasti i Alidemajt, i cili u paraqit në terren çimentoje, me atlete të rripit, kështu që nuk ishte stabil dhe i sigurt në lojë. Në këtë mënyrë si ai ashtu edhe shokët e tjerë vetëm pse u mungonin rekuizitat qenë të penguar të japin atë që mundën”. Duke analizuar lojën përfaqësuesit tjetër të Kosovës, ekipit të Prizrenit, në këtë vështrim ndër të tjera thuhet se “prizrenasit nuk kënaqën me rezultat. Mirëpo, kjo nuk duhet të na habisë për arsye se këta lojtarë për herë të parë marrin pjesë në garat cilësore, sikurse ishin ato të Beogradit. Një gjë duhet pasur kujdes: të gjitha forumet sportive, duhet t’ua bëjnë të mundshme sportistëve të vet që të marrin pjesë në gara kësisoj, në mënyrë që të plotësojnë dijen e vet sportive duke marrë përvojë, prej atyre më cilësorë”. Dervish Baruti në një shkrim të tij të botuar po në gazetën “Rilindja”, të datës 5 dhjetor 1958, duke shkruar për turneun treditësh të hendbollit, që u zhvillua në Prizren, vë në dukje shumë përbërës që e përshkruan këtë shfaqje sportive. “Ndeshja finale në mes të Partizanit dhe të Filigranit dëshpëroi. Loja nuk u zhvillua me kushte normale. U ndërpre 8 minuta para fundit. Ja pse ngjau kjo: Partizani mbërrin golin barazues (6:6). Gjyqtari njëherë pranoi golin. Lojtarët e Filigranit kundërshtojnë. Gjyqtari, më vonë, shfuqizon golin. Hendbollistët e Partizanit duke mos u pajtuar me një vendim të tillë lëshojnë terrenin dhe Filigrani shpallet fitues i turneut”.

*** Pati punë të mëdha rreth organizimit teknik, që u përshkrua më vështirësi të shumta. ishte e domosdoshme pasja e fushave përkatëse të hendbollit, sigurimi i kuadrit të trajnerëve, gjyqtarëve, si parakushte për funksionimin e Ligës së Kosovës. ***

57


NORMALISTI Nga e majta në këmbë: Xhafer Lila, Nuri Rexhepi, Esat Berisha, Muhamet Alaj, Halil Alidemaj, DANJOLL Grezda. ULUR: Beqir Buqinca, Rifat Shabani, Sylejman Mehmeti, Ismet Gusia.

Ishte kjo një periudhë, përgjatë së cilës gjithnjë deri në vitin 1959, skuadrat e Kosovës merrnin pjesë në garat, që asokohe organizoheshin jashtë Kosove. Në një turne që u mbajt në dhjetor të vitit 1958, në Beograd, Prishtina zuri vendin e shtatë, ndërsa Prizreni të shtatëmbëdhjetin. Asokohe, Prishtina prej 6 ndeshjeve, shënoi 4 fitore, kurse Prizreni vetëm 1.

Në Pejë, hendbolli sporti “numër një” Dhjetori i vitit 1958 shtreson një varg shfaqjesh sportive në Pejë, qytet ky që në këtë periudhë hendbollin e kishte sportin “numër një”. “Ekipi më i fortë i Pejës ishte hendbolli, i përbërë nga të rinjtë e shkollave të Pejës”. Në takim kundër Gjakovës patën fituar më rezultat 9:6, ndërsa në takim kundër Normalistit të Prishtinës pësuan me rezultat 23:18. “Kjo tregon më së miri se edhe Peja ka një ekip të fortë të hendbollit... Në Pejë hendbolli ka mundësi për zhvillim. Talent ka mjaft...”. Në një shënim rasti lidhur me vështirësitë e hendbollit në Pejë thuhet se Buduçnosti kishte probleme për të zhvilluar ndeshjet në fushën që nuk i plotësonte përmasat sipas rregullave. Për këtë shkak, trajneri i atëhershëm i

58

skuadrës, Shyqeri Pajaziti, pati deklaruar se do të ketë vështirësi për të përgatitur ekipin për vazhdimin e garave në pranverë. Në të vërtetë, ishte projektimi i gabuar i stadiumit nga i cili pësonin një numër i madh i të rinjve.

Normalisti kampion i vitit 1956 Të gjitha parapërgatitjet sollën edhe fillimin e Ligës së Kosovës. Normalisti, skuadër kjo e Shkollës Normale të Prishtinës, fitoi një titullin e kampionit duke tubuar 19 pikë, para Vëllaznimit të Gjakovës me 15, Buduçnostit me 14, etj. Normalisti në këtë stinor dëshmoi formë të mirë. Loja e tij, megjithatë nuk pati cilësi të lakmueshme. Këtë e dëshmoi edhe në turneun kualifikues, që asokohe u organizua në Leskovc e ku nuk pati sukses, edhe pse luajti me një përbërje të mirë.

RENDITJA 1. Normalisti 2. Vëllaznimi 3. Buduçnosti 4. Partizani (M) 5. Ommlladinci 6. Partizani (ST) 7. Partizani (GJ)

11 11 11 11 11 11 11

9 7 7 4 3 3 3

1 1 0 0 1 1 1

1 3 4 7 7 7 7

218:147 170:152 143:135 156:177 144:136 153:186 142:190

19 16 14 8 7 7 7


Si e mbrojti Normalisti për herë të katërt titullin e kampionit? Më 9 maj të vitit 1959, në Stadiumin e Rinisë, në Prishtinë, u mbajt turneu dyditësh i vlefshëm për titullin e kampionit të Kosovës. Në bazë të pjesëmarrjes së skuadrave, qysh në start dihej favoriti kryesor; ai ishte pa dyshim, Normalisti i Prishtinës, i cili për herë të katërt ndodhej në pozitë për ta fituar titullin e kampionit të Kosovës. Edhe pse dihej se prishtinasit ishin favoritë të sigurt, lojë të mirë treguan ekipet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Nuk ishin pa gjasë edhe ekipet nga Gjilani, Mitrovica dhe Ferizaj. Organizimi i Këshillit të Hendbollit të Kosovës ishte nivel më të mirë. Ishin formuar komisionet e turneut dyditësh, ndërkohë që pas përfundimit të ndeshjeve u përgatitën edhe dhurata për ekipet, lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët më të mirë. Në mbledhjen e Këshillit të Hendbollit, që cilësohej si Kuvend vjetor, u fol për mundësitë e fillimit të Kampionatit të Kosovës 1959/60 në sistem lige. Ishte ky problemi parësor i Këshillit, sepse interesimi i qendrave të Kosovës për hendbollin e vogël sa vinte e shtohej.

Dita e parë e turneut Në ditën e parë të turneut u ndeshën Normalisti dhe Partizani i Gjilanit. Takimi përfundoi me fitoren bindëse të prishtinasve 17:6 (7:2). Në raportin nga ky takim ndër të tjera thuhet se Normalisti ishte skuadër që mbizotëroi gjatë tërë kohës. Veprimet i kishin të organizuara, ndërkohë që më i dalluari ndër ta ishte portieri Musa Abazi, por edhe Danioll Grezda dhe Halil Alidemaj, të cilët, si rëndomë, ishin të rrezikshëm për portën e kundërshtarit. Takimi i tjetër ndërmjet Partizanit të Mitrovicës dhe të Vëllaznimit të Gjakovës u mbyll

me fitoren e mitrovicasve 7:4 (4:2). Edhe këtu u pa qartë mbizotërimi i Partizanit, që zhvilloi lojë të shpejtë dhe me kombinime të mira. Në vazhdim Buduçnosti i Pejës mundi Partizanin e Mitrovicës me rezultat bindës 13:5 (3:2), ndërkaq takimi vijues i Normalistit kundër Garnizonit të Prishtinës ishte enigmatik deri në fund. Mirëpo, Normalisti fitoren e arriti në minutat e fundit, me rezultat 13:12 (15:7). Buduçnosti në takim me Vëllaznimin shpalosi përgatitje të mirë, që u kurorëzua me fitore bindëse 12:6(6:3). Takimi i fundit i ditës së parë ndërmjet Garnizonit dhe Partizanit të Gjilanit përfundoi me rezultat 11:9 (7:3).

normalisti 1958 nga e majta: rexhep qosja, musa abazi, beqir buçinca, i gjashti me rradhë, fitim domi, ismet gusia dhe i fundit portieri shani nagavci.

Dita e dytë e turneut final Në ditën e dytë, dashamirët e hendbollit në Prishtinë patën tri takime të bukura. Këtë e dëshmoi takimi final ndërmjet Normalisti dhe

59


*** Vetëm Buduçnosti i Pejës deri diku ishte rival i barabartë i Prishtinasve. Mirëpo, finalja dëshmoi se Normalisti i “shkatërroi” në tërësi Pejanët. Në këtë turne ra në sy se shumica e lojtarëve merreshin edhe me degë të tjera sportive, madje në ato degë ata ishin më të mirët. ***

60

Buduçnostit, që përfundoi me fitore bindëse të prishtinasve me rezultat 17:9. Prishtinasit nuk lejuan t’u rrezikohej asnjëherë fitorja. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 9:5. Në vazhdim pejanët arritën që ta shkrijnë këtë epërsi deri në dy gola, por jo edhe t’i shmangen humbjes me rezultat 17:9. Alidemaj dhe Grezda ishin enigmë për pejanët. Takimi për vendin e tretë ndërmjet Partizanit të Gjilanit dhe atij të Mitrovicës ishte tejet dramatik. Fitore shënuan gjilanasit me rezultat 15:14, pas dy vazhdimeve prej pesë minutash, sepse ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë 12:12. Vëllaznimi pas fitores kundër Garnizonit të Prishtinës (skuadër ushtarake) 10:5 zuri vendin e pestë. Pas përfundimit të turneut Këshilli i hendbollit ia dhuroi një palë atlete Sheqer Shllakut, por u ndanë edhe dhurata të tjera. Normalisti u shpërblye me një komplet fanellash, Buduçnosti me një top hendbolli, shënuesi më i mirë, Saviqi i Normalistit, me një palë atlete, ndërsa udhëheqësi i Vëllaznimit të Gjakovës, Masar Luzha me një trastë sportive. Këtë e mori në shenjë të udhëheqjes së skuadrës më të disiplinuar të turneut.

Hendbollistët luajnë edhe sporte të reja Në një analizë që iu bë turneut për titullin e kampionit, ndër të tjera, thuhet se Normalisti nuk ka konkurrues në Kosovë, edhe pse siç u tha nuk shëmbëllente në skuadrën e mëparshme, kur fitoi titullin e kampionit në Zonën e Dytë Hendbollistike. Vetëm Buduçnosti i Pejës deri diku ishte rival i barabartë i prishtinasve. Mirëpo, finalja dëshmoi se Normalisti i “shkatërroi” në tërësi pejanët. Në këtë turne ra në sy se shumica e lojtarëve merreshin edhe me degë të tjera sportive, madje në ato degë ata ishin më të mirët. Kështu, përmendej Mithat Belegu i Pejës, i cili ishte edhe basketbollist. Në radhët e pejanëve luanin edhe disa basketbollistë standardë të Buduçnostit. Edhe sistemi i lojës së tyre kishte shumëçka të përbashkët me basketbollin. Finalja: Normalisti - Buduçnosti 17:9 Normalisti: Abazi, Sotiroviq, Gjikanoviq, Grezda, Arsim Fehmiu, Lila, Sokoli, Alidemaj, Saviq, Kabashi dhe Zhubi. Buduçnosti: Shllaku, Popoviq, Gjurishiq, Kadoviq, Jakovleviq, Izgareviq, Belegu, Mirdita, Rodiq, Pozhegu dhe Raduloviq.


K a mpio nati 1959/6 0

Garat në sistem lige Mbledhja e Këshillit të Hendbollit të Kosovës me përfaqësuesit e ekipeve, që u mbajt më 20 shtator të vitit 1959, përfundimisht u rrumbullakua me fillimin e Ligës së Kosovës, e cila në kampionatin 1959/60 funksionoi me shtatë ekipe. Pas shumë diskutimeve, u vendos që garat të fillojnë më 27 shtator. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e ekipeve të Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Stantërgut, Gjilanit dhe Prishtinës, të cilët bënë edhe tërheqjen e shortit dhe hartuan kalendarin e ndeshjeve.

Pas Xhavit Spahiut - Arsim Fehmiu Edhe më tej ekipi i Normalistit ishte skuadra më në zë. Traditën e saj pas Xhavit Spahiut e vazhdoi Arsim Fehmiu, i cili erdhi në Prishtinë në vitin 1956, si arsimtar i edukatës fizike. Ai punoi më zell, por një kohë edhe luajti në rolin e mbrojtësit. Arsimi krahas të tjerëve ka merita të mëdha për zhvillimin e sportit në Kosovë. Në vitin 1958, u bë edhe trajner i ekipit. Siç dihet, Normalisti më vonë mori emrin e ri Kosova.

Buduçnosti i Pejës - kampion vjeshtor, Normalisti kampion i Kosovës Shtatë xhirot e zhvilluara të stinorit vjeshtor e shohim Buduçnostin e Pejës kampion. Kjo skuadër dëshmoi se pejanët kanë skuadër të mirë dhe deri në fund do të jetë rival i barabartë dhe i denjë i Normalistit dhe Vëllaznimit të Gjakovës. Mirëpo, pranvera solli kthesa të forta në rezultate dhe, pas një lufte të madhe sportive, titullin e kampionit sërish e fitoi Normalisti i Prishtinës, i cili prej 11 takimeve të

zhvilluara, 9 i mbylli me fitore, një herë barazoi dhe pësoi vetëm një humbje. Kampionati përfundoi më 15 maj të vitit 1960. Për ekipin e Normalistit gjatë garave u paraqitën këta hendbollistë: Abazi, Shileri, Kushevica, Llaziqi, Millosavleviqi, Alidemaj, Buçinca dhe Berisha. Kampioni u përcaktua pas takimit që u zhvillua në Pejë, ku prishtinasit mundën Buduçnostin me rezultat 14:12 (6:5). Ndeshja ishte tejet dinamike dhe me çaste mjaft interesante. Mirëpo, siç shkruan në raportin nga ky takim në gazetën “Rilindja”, të datës 18 prill të vitit 1960, përshtypjen e prishi publiku, i cili u fut në fushë, kur gjyqtari me plot të drejtë përjashtoi portierin e ekipit vendas me dy minuta.

normalisti me trajnerin arsim fehmiu, 1958 në shkup i pari në këmbë nga e majta: arsim fehmiu, xhafer lila, rexhep qosja, halil alidemaj, daut sokoli dhe r.marmullaku. ulur: aziz koca, danjoll grezda, shani nagavci, k. kabashi dhe fitim domi.

61


K a mpio nati 1959/6 0

Turneu i vashave

Mustafa Rezniqi, njëri ndër kryetarët më të suksesshëm në historikun e hendbollit

Në vitin 1960 hendbolli nisi të mbarën edhe në konkurrencën e femrave. Në turneun e organizuar në qershor morën pjesë shtatë skuadra: Prizreni, Prishtina, Gjakova, Mitrovica, Peja, Gjilani dhe Ferizaj. Turneu u mbajt në Prishtinë me nismën e Këshillit Hendbollistik të Kosovës. U paraqitën 67 hendbolliste të reja. Në një shkrim lidhur me këtë shfaqje sportive thuhet se “shikuesit patën rast të shohin 12 ndeshje. U shënuan 100 gola. Më efikaset ishin prizrenaset dhe prishtinaset me nga 25 gola, ndërsa më së paku shënuan pejanet - vetëm 7 herë. Titullin e fituan vashat prizrenase,të cilat mbanin edhe dy rekorde të tjera: kanë shënuar më së shumti gola, por kanë pësuar edhe më së paku”. Pasi këtij turneu u shfaqën shumë mendime lidhur me formimin e Ligës së femrave. Kryetari i Këshillit Hendbollistik të Kosovës Mustafa Rezniqi, asokohe konstatoi se pos meshkujve duhet të luajnë edhe femrat, sepse tashmë shihen shenjat e masivizimit të këtij sporti edhe në këtë konkurrencë.

Renditja përfundimtare e Kampionatit 1959/60 1. Normalisti 2. Vëllaznimi 3. Buduçnosti 4. Parizani (M) 5. Omlladinci 6. Partizani (ST) 7. Partizani (GJ)

11 11 11 11 11 11 11

9 7 7 4 3 3 3

1 1 0 0 1 1 1

1 3 4 7 7 7 7

218:147 170:152 143:135 156:177 144:136 153:186 142:190

19 15 14 8 7 7 7

Shtohet në dhjetë numri i skuadrave të Ligës së parë Kampionati i ri i Kosovës, që filloi më 18 shtator të vitit 1960, solli edhe 5 skuadra të reja, të cilat e shtuan në 12 numrin e përgjithshëm të tyre. Hendbolli jo vetëm që kishte marrë përmasa të gjera zhvillimi, por edhe cilësia ishte në nivel më të lartë. Edhe pse përgatitjet kishin filluar me kohë dhe ishte tërhequr shorti, megjithatë ishin dy skuadra që hoqën dorë nga garat.

62

Në prag të fillimit të garave, kur u caktuan edhe gjyqtarët edhe delegatët e ndeshjeve, Këshillit të Hendbollit i arritën dy telegrame: i pari nga Prizreni dhe i dyti nga Podujeva, të cilat njoftojnë se përfaqësueset e këtyre dy qendrave Omlladinci dhe Partizani heqin dorë nga garat. Këtë e bënë ku cdo gjë kishte marrë rrumbullakimin sa u përket përgatitjeve për fillimin e kampionatit. Megjithatë, Këshilli i Hendbollit bëri edhe një mbledhje ku u vërtetua mospjesëmarrja e Omlladincit të Prizrenit dhe të Partizanit të Podujevës, për të vendosur që xhiroja e parë e kampionatit të zhvillohej me 2 tetor. Ishte interesant edhe aktivizimi i Partizanit të Vushtrrisë, i cili u inkuadrua në garat pas një pushimi disavjeçar. Fillimi i Kampionatit kaloi një shenjë të fitoreve të Vëllaznimit të Gjakovës, por në këtë konkurrencë u gjendën edhe Partizani i Mitrovicës dhe Normalisti i Prishtinës, ndërkohë që Partizani i Gjilanit, Buduçnosti dhe Borci i Ferizajt po bënin përpjekje që të arrin plasman sa më të mirë. Skuadrat ishin tashmë më cilësore, kishin një përvojë më shumë, dhe natyrisht, arritën që në takime e tyre të grumbullojnë një numër të konsiderueshëm të shikuesve. Kryendeshja mund të konsiderohej edhe loja ndërmjet Partizanit të Mitrovicës dhe Vëllaznimit, e cila u zhvillua më 9 tetor në fushën e hendbollit të gjimnazit të Mitrovicës, që pati përfunduar me rezultat 20:17 (8:12). Në raportin nga kjo ndeshje ndër të tjera thuhet se Vëllaznimi luajti mirë në pjesë e parë, të cilën edhe e fitoi, ndërsa në vazhdim çdo gjë fliste në të mirë të Partizanit të Mitrovicës. Më së shumti merita për fitoren e mitrovicasve pati portieri Rexha, që në çastet vendimtare kuptoi shumë gjuajtje. Portierët e Vëllaznimit Brahushi dhe Nagavci nuk ishin në nivel të kolegut të tyre, gjë që u dedikohej faji për humbjen që pësuan. Ndeshjen e pati drejtuar me autoritet Murat Zhubi i Prishtinës. Në dy raste, thuhet në raportin nga kjo ndeshje, të botuar në gazetën “Rilindja”, të datës 10 tetor 1960, bëri gabime


trashanike, kështu që dëmtoi Vëllaznimin me dy gola. Kështu ngjau në minutën e 18-të dhe 40të. Në një çast gjyqtari u detyrua ta ndërpres lojën për shkak se shikuesit ishin afruar shumë pranë portës së Vëllaznimit, gjë që shkaktoi ankesa nga ana e portierit gjakovar. Danjoll Grezda, ish-hendbollist i Normalistit, kishte kaluar në radhët e gjakovarëve, sepse pas këtij takimi ai shkoi në studime jashtë Kosovës.

Skudrat përtëriteshin me hendbollistë shqipatë Në kampionatin 1960/61, shumë skuadra bënë përtëritjen e tyre me hendbollistët shqiptarë. Në radhët e Buduçnostit të Pejës tashmë luanin edhe Shala, Rama dhe Faruku, ndërsa vushtrriasit kishin Kosmaçin, Krasniqin, Hasanin, Kocin, Buçincën dhe Vocën. Normalisti i Prishtinës, kampion i shumëfishtë i Kosovës, kundër Partizanit të Lipjanit shënoi fitore të thellë 37:12. Në këtë takim u shqua me lojë të bukur Halil Alidemaj, që ishte edhe shënuesi më i mirë.

ngja një mbledhje e këshillit të lidhjes së hendbollit të kosovës, e vitit 1961 nga e majta: ali shala, bedri hamza, ramadan bunjaku, nazmi kajtazim, murganiq dhe fahri buçinca.

63


K a m pio nati 196 0/61

Buduçnostit të Pejës, titulli i një kampionati të parregullt Periudha e fillimit të viteve 60 solli shumë të reja në hendbollin e Kosovës. Së pari, u themeluan Këshillat e hendbollit nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës, dhe, së dyti, u paraqitën vështirësi sa i përket mbarëvajtjes së garave të Ligës së parë të Kosovës. Ishte heqja dorë e disa skuadrave kosovare, të cilat për shkaqe financiare nuk patën mundësi të vazhdojnë garat e mëtutjeshme. Disa ndeshje nuk u zhvilluan. Pikërisht kjo dukuri ndikoi që kampionati 1960/61 ta marrë epitetin e një “gare të parregullt”. Në luftë për titullin e kampionatit vjeshtor, Vëllaznimi i Gjakovës ishte më i suksesshëm se Buduçnosti i Pejës dhe pranvera e gjeti në krye të renditjes. Stinori vjeshtor i kampionatit 1960/61, filloi më 19 mars. Në ndërkohë, Këshilli i Hendbollit të Kosovës themeloi Këshillat e hendbollit të komunave, që ishte një ndërmarrje e re, e cila u kurorëzua me themelimin e 14 këshillave. Kështu, Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Vushtrria, Lipjani, Istogu, Ferizaj, Rahoveci, Kaçaniku, Podujeva dhe Deçani zhvilluan veprimtari të dendura në hendboll. Ndërkohë u zhvillua edhe një turne i ekipeve të hendbollit në konkurrencën e femrave. Në ndeshjet finale u arritën këto rezultate: Partizani (GJ) - Gjimnazi 0:5 (rz), Normalisti - Mlladosti 7:4 dhe Ollmadinc Buduçnosti 6:7. Takimet u zhvilluan për nder të 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Mustafa Rëzniqi, kryetar i Këshillit hendbollistik të Kosovës, ia dorëzoi kupën kaluese kapitenes së Buduçnostit Mejreme Jetishi.

Buduçnosti i Pejës - kampion Kampionati 1960/61 pati disa të veçanta. Në një analizë të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 27.5. 1961, ndër të tjera thuhet: kampionati i sivjetmë i hendbollit nuk u zhvillua normalisht, ashtu siç kemi pritur. Pas pjesës së parë hoqën dorë nga garat Partizani i Rahovecit dhe ai i Lipjanit, kurse nga fundi

64

Komisioni i garave e shkualifikoi edhe Normalistin e Prishtinës, kampion i shumëfishtë i Kosovës. Pra, pas përfundimit të kampionatit, zona hendbollistike e Kosovës mbeti me shtatë anëtarë të rregullt, edhe pse disa prej tyre gjithashtu nuk e kanë përfunduar kampionatin. Në mbledhjen e vet të fundit Komisioni i garave diskutoi përkitazi me kampionatin dhe të ardhshmin, i cili duhet të bëjë një kthesë në zhvillimin e garave kampionale hendbollistike me sistem lige. Prandaj, u diskutua gjerësisht sa anëtarë duhet t’i ketë Zona, si të obligohen ekipet t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet, si të bëhet përtëritja e Zonës.

Së pari kushtet, pastaj garat Përkitazi me faktin se sa anëtarë do të ketë Zona në kampionatin e ardhshëm (1961/62), nuk e vendos ende asgjë. Mirëpo, ekziston propozimi i Prizrenit që Zona mos të numërojë më shumë se 8 anëtarë. As anëtaret e tashëm e as ata të rinj nuk do të mund t’i fillojnë garat, nëse nuk i plotësojnë këto kushte: të kenë 15 lojtarë të regjistruar, të kenë trajnerin ose instruktorin, udhëheqjen solide, vërtetimin prej Këshillit Komunal të Edukatës Fizike se ekipi ka siguruar mjete për pjesëmarrjen në gara, terrenin e rregullt, si dhe të jetë i regjistruar pranë Sekretariatit të Punëve të Brendshme. Prandaj, ai ekip i cili dëshiron të marrë pjesë në kampionat, duhet t’i plotësojë këto gjashtë kushte....” Në ndërkohë u zhvillua një varg turnesh në konkurrencën e meshkujve e të femrave, që dëshmonin së hendbolli, përkundër vështirësive, synonte të jetë i pranishëm në mesin e të rinjve. Në turneun që u mbajt në Prishtinë, në Stadiumin e Rinisë, morën pjesë ekipet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit, Pejës dhe Obiliqit. Gjatë këtij turneu parakaluan afro 100 hendbollistë dhe hendbolliste, në mesin e të cilave shumë talente. Prej shtatë ndeshjeve që u zhvilluan në ditën e parë, më së shumti u pëlqyen ato që i zhvilluan Prishtina dhe Mitrovica në konkurrencën e meshkujve. Ekipi i fem-


rave të Mitrovicës, të cilin e drejtonte Bedri Hamza, arsimtar i edukatës fizike në Mitrovicë, shkëlqeu në lojë kundër Prishtinës. Në mesin e tyre u dallua Murseli dhe Maloku, lojtare këto të cilat luajtën bukur në të gjitha ndeshjet që i zhvilloi Mitrovica. Hendbollistet e Mitrovicës në këto gara u paraqitën me dy ekipe. Ekipi i dytë ishte i përbërë nga hendbollistet e reja dhe nuk ia doli të korrë suksese si ai i pari, të cilin e përbënin Sejdiu, Maloku, Murseli, Prekazi, Kusari, Mitroviqi, Shala dhe Skala. Në konkurrencën e meshkujve Prishtina dhe Obiliqi ishin më të mirë se rivalet e tyre nga Peja, Lipjani dhe Ferizaj. Takimet ishin përgjithësisht dinamike dhe interesante.

Rritet numri i instruktorëve dhe gjyqtarëve Këshilli i Hendbollit të Kosovës, krahas garave, duke parë se ky sport po merrte përmasa të gjera zhvillimi, në vitin 1960 bëri një hap tjetër. Organizoi seminarin për instruktor të hendbollit. Kosova fitoi 23 instruktorë, në mesin e të cilëve kishte edhe femra, që ishte një shenjë se edhe në këtë konkurrencë do të nisin gara të rregullta. Pas kësaj, në tetor u organizua seminari për gjyqtarë, nga i cili dolën 24 gjyqtarë të rinj.

klubi i hendbollit buduçnost, nga peja

65


K a mpio nati 1961/62

Liga, me vetëm nëntë ekipe

*** Në këtë periudhë u paraqitën një varg vështirësish. Ndër ato ishin edhe ankesat e gjyqtarëve që u drejtoheshin hendbollistëve të padisiplinuar dhe adhurueseve të hendbollit. ***

66

Garat e kampionatit 1961/62 filluan më 8 tetor të vitit 1961. Një numër tejet i madh i skuadrave plotësuan të gjitha kushtet, që parashiheshin për gara. Komisioni vendosi që në to të marrin pjesë vetëm nëntë skuadra: Trepça e Zveçanit, Borci i Ferizajt, Vëllaznimi i Gjakovës, Radniçki i Vushtrrisë, Partizani i Gjilanit, Buduçnosti i Pejës, Prishtina, Prizreni dhe Partizani i Mitrovicës. Paraprakisht u zhvillua turneu i katër i ekipeve më të mira të Kosovës, në të cilen morën pjesë Buduçnosti i Pejës, Kampion i Kosovës, Vëllaznimi i Gjakovës, Partizani i Mitrovicës dhe Prizreni. Turneu u mbajt në Suhadoll, ndërsa fituesi i tij doli Vëllaznimi i Gjakovës. Kjo skuadër gjatë turneut mundi Borcin 22:7, Partizanin e Gjilanit 17:12 dhe Studentin e Prizrenit, me rezultat 13:12. Në ndërkohë vazhduan edhe garat për Kupën e hendbollit, garë kjo masive për atë kohë. Mirëpo, siç ndodh shpesh, për shkak të kushteve të vështira materiale, por edhe për shkak të mungesës së fushave përkatëse të hendbollit, shumë skuadra nuk ia dolën të realizojnë dëshirën e tyre, që të paraqiten në gara. Studenti i Prizrenit, shkruante shtypi i asaj kohe, “ishte pa terren të hendbollit. Rahovecianët as që mendonin për garat e hendbollit. Kjo u ndodhi ngase nuk ishin të përgatitur”. Në ndërkohë, u themeluan tetë qendra hendbollistike të Kosovës. Ky vendim doli nga mbledhja e Këshillit drejtues të Këshillit të Hendbollit të Kosovës. Në këtë mbledhje u vendos, që kampionati nëpër qendra të fillonte më 15 tetor, si qendra e Prishtinës: që përfshinte Orllanin dhe Podujevën, pastaj Mitrovica: me Vushtrrinë, Leposaviqi me Zubin Potokun, Peja: që përfshinte Istogun dhe Deçanin, Gjakova: që përfshinte Rahovecin dhe Zymin, Prizreni: që përfshinte Dragashin dhe Suharekën, Ferizaj: që përfshinte Kaçanikun, Lipjanin dhe Shtërpcën, Gjilani: që përfshinte Vitinë, Kamenicën dhe Novobërdën dhe Klina: me Gllogocin, Skenderajn dhe Malishevën.

Garat filluan dobët edhe nuk premtonin ndonjë cilësi të theksuar. Kampionati i vitit 1960/61, Buduçnosti i Pejës, hoqi dorë nga garat, me arsyetim se nuk kishin mjete materiale.

Vëllaznimi fitues i Kupës Në këtë periudhë u zhvilluan edhe garat e Kupës. Në takimin e parë final, që u zhvillua në Ferizaj, në praninë e 1000 shikuesve, skuadrat dolën me barazim, ndërkaq, në ndeshjen e dytë gjakovarët fituan me rezultat bindës 28:17. Në radhët e Vëllaznimit luajtën: Brahushi, Pinduku, Dana I, Dana II, Nuci, Dulatahu, Berisha, Gjuriqi, Sahatqija dhe Perenci. Gjakovarët në saje të këtij suksesi arritën që edhe pas disa ndeshjeve kampionale të mbajnë kreun e elitës. Në këtë periudhë u paraqitën një varg vështirësish. Ndër to ishin edhe ankesat e gjyqtarëve që u drejtoheshin hendbollistëve të padisiplinuar dhe adhurueseve të hendbollit. Vëllaznimi arriti ta fitojë titullin e kampionit vjetor dhe me sukses të plotë. Nisi përgatitjet për stinorin pranveror që filloi më 11 mars 1962. Trajneri i skuadrës ishte Ismajl Berisha. Kampionati kishte fituar një seriozitet. Këtë e dëshmoi edhe përgatitjet e skuadrave të tjera, siç ishin Partizani i Gjilanit dhe Prishtina. Hendbollistët e Prishtinës i ushtronte ishtrajneri i Normalistit Xhavit Spahiu.

... dhe i titullit të kampionatit Vëllaznimi i Gjakovës, ende pa filluar kampionati kishte siguruar titullin e Kampionatit të Kosovës. Me 17 qershor, zhvilloi ndeshjen parakualifikuese me Kampionin e zonës së Nishit- Mlladostin. Takimin e parë e zhvilloi në Nish, ku humbën me rezultat 18:10. Atë e ndoqën afro 1000 shikues. Ngjyrat e Vëllaznimit i mbrojtën: Nagavci, Brahushi, Berisha, Lila, Grezda, Dulatahu, Dana, Nuqi, Sahatqiu, Bërdoniqi dhe Gjurasheviqi.


Në ndeshjen e kthimit, Vëllaznimi mundi bindshëm Mlladostin e Nishit me rezultat 18:8. Takimin e ndoqën afro 3000 shikues dhe e zhvilluan në stadiumin e Rinisë, “Shani Nushi”. Të gjithë luajtën bukur, por më së shumti u dallua portieri Brahushi, i cili i kënaqi të gjithë të pranishmit, pastaj Danjoll Grezda, i cili ishte shënuesi më i mirë, si dhe Xhafer Lila që përbënin një treshe të shkëlqyer të gjakovarëve.

Garat kualifikuese për Ligën e dytë qendrore u mbajtën në Gjakovë dhe morën pjesë: Vëllaznimi, Slloga e Uzhicka Pozhegës, Cervenka dhe Sinxheliqi i Beogradit. Vëllaznimi prej tri takimeve të zhvilluara shënoi një fitore, një barazim dhe një humbje dhe doli i treti. Në takimin e fundit kundër Singjeliqit luajti baras 12:12. Kundër Sllogës fitoi me rezultat 19 me 17, ndërsa pësoi ndaj Cervenkës me rezultat të thellë 32 me 19.

vëllaznimi 1961 nga e majta: berisha, nagavci, lila, n.dana, vala, nuqi, dylatahu, brahushi, sina, grezda dhe luzha (sekretar).

67


k a mpio nati 1962 /6 3

Zgjerohet veprimtaria, shtohen vështirësitë

vëllaznimi nga e majta: sahatçiu, zhubi, m.dana, shehu, berisha ulur: grezda, nuqi, kerstiq, nagavci, s.dana dhe dylatahu

Fillimi i kampionatit 1962/63 Këshillit të Hendbollit të Kosovës i solli shumë telashe. Ishin një varg incidentesh, që në një mënyrë i dhanë pamje të pakëndshme këtij sporti. “Incidenti që ngjau në ndeshjen e kampionale të xhiros së dytë ndërmjet Trepçës dhe Radniçkit, që u zhvillua më 30 shtator në Zveçan, vërtet është i rrallë dhe për të duhet të diskutohet gjerësisht, si nga ana e Komisionit të garave ashtu edhe Gjyqi disiplinor... Komisioni i garave duhet të vendosë përkitazi me rezultatin e ndeshjes që u ndërpre 6 minuta para fundit kur rezultatit ishte 18:16 në të mirë të Trepçës... Mirëpo katër deklaratat kontradiktore në përmbajte, nuk japin gjendjen e “qartë”, thuhet në një vështrim të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 10 shtator 1962. Në këtë shkrim, më tej, thuhet se “në deklaratën e kryetarit të Radniçkit Fahri Buçinca faji për këtë i hedhet gjyqtarit të ndeshjes Miodrag Raiçeviq dhe udhëheqësisë e lojtarëve të Trepçës... Gjyqi disiplinor në mbledhjen e kaluar pezulloi 5 aktorë të këtij dueli: 3 lojtarë të Radniçkit dhe dy të Trepçës, mirëpo, në mbledhjen e ardhshme, gjyqi duhet të marrë vendime përfundimtare. Në bazë të deklaratave është

tejet vështirë të dënohet ndonjëri prej aktorëve. Sepse, prej deklaratave të arritura, nuk kuptohet se cili është fajtori i parë, i dytë, i tretë, etj... Deklaratat kontradiktore nuk i ndihmojnë askujt, aq më pak ekipeve tona”.

Incident i rëndë në Zveçan Në raportin nga ndeshja Trepça - Radniçki i Vushtrrisë, të botuar më 1 tetor 1962, thuhet: “Gjashtë minuta para fundit ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 18:16 për vendasit, për shkak se Vojinoviqi i Trepçës sulmoi fizikisht Krasniqin e Radnickit. Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultat 8:8. Loja filloi me nervozizëm. Kështu që qysh në minutat e parë gjyqtari përjashtoi dy lojtarë të Trepçës. Edhe në vazhdim të dy ekipet luajtën ashpër, saqë gjyqtari Raiçkoviq i Prishtinës, qe i shtrënguar gjatë këtij dueli të përjashtojë 12 lojtarë. Në momentin kur Vojinoviqi i ra me grusht Krasniqit, në fushë u bë një tollovi e përgjithshme. Lojtarëve të Trepcës u ndihmuan edhe shikuesit, kështu që Llapashtica i Radniçkit u dërgua në spital. Si na tha kryetari i Radniçkit Fahri Buçinca, fajtor për këtë incident të rëndë është gjyqtari Raiçeviq i Prishtinës, i cili nevrikosi të dy palët me ndarje të dobët të drejtësisë dhe më përjashtime të shumta”.

Gjyqtarët në shënjestër Java e katërt e kampionatit të Kosovës i sheh edhe gjyqtarët të kenë dalë në skenë. Ishin lëshimet e tyre që ndikuan në paraqitjen e kritikave ndaj organizatës së gjyqtarëve, e cila, sipas tyre, duhet të jetë më energjike dhe anëtarësia e saj të jetë më e disiplinuar. Në një vështrim lidhur me këtë, të botuar në “Rilindja” të datës 16 shtator 1962 thuhet se “për herë të dytë gjatë garave të deritashme ndodhi që gjyqtari të mos shkojë në ndeshje, edhe pse ekipet erdhën për ta zhvilluar... Kjo po i detyron ekipet të bëjnë shpenzime të kota, të cilat më pas nuk po kompensohen. Prizreni për këtë shkak nuk e zhvilloi ndeshjen me Partizanin e Mitrovicës... Edhe Partizani i Gllogocit erdhi në Zveçan, mirëpo

68


kosova e prishtinës

Vitkoviqi, i cili qe caktuar që ta drejtojë këtë ndeshje nuk erdhi”. Nuk ishin vetëm gjyqtarët që kishin mangësi. Ishin edhe skuadrat që herë pas here nuk i zhvillonin takimet e tyre. “Është për t’u dënuar gjesti i udhëheqjes së Radniçkit, e cila nuk e dërgoi ekipin e vet ta zhvillojë ndeshjen në Mitrovicë...”. Në këtë takim skuadrat u paraqitën me këto përbërje: Trepça: Jereviqi, Vojinoviqi, Stozhiniqi, Aksentijeviqi, Tomanoviqi, Birzhashi dhe Sovrajeniqi. Radniçki: Llapashtica, Berisha, Shuku, Krasniqi, Murganiqi, Peci dhe Vërbovci.

Liga e femrave me gjashtë skuadra Në kampionatin 1962/63, për dallim nga periudha e shkuar, Këshilli i Hendbollit vendosi që Liga e femrave të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Në kampionatin e ri u paraqitën gjashtë skuadra: Kosova e Prishtinës, Partizani i Mitrovicës, Prizreni, Partizani i Gjakovës, Borci i Ferizajt dhe Partizani i Gjilanit. Një vit më herët garat e ekipeve femërore nuk patën shkuar si duhet. Për këtë shkak, në përfundim të kampionatit, nuk dihej se cili ishte kampioni i Ligës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Këshilli u detyrua të organizojë turneun në Prishtinë në të cilin ngadhënjeu Prishtina, e cila fitoi të drejtën që të marrë pjesë në garat kualifikuese për rang më të lartë. Për të mos u përsëritur gjërat e tilla edhe në këtë kampionat, Këshilli vendosi që Liga të funksionojë sipas rregullave që i përkasin.

Kaqusha Jashari, ndër hendbollistet e para shqiptare atëherë në kosovë

Kampionë: Kosova e Prishtinës dhe Vëllaznimi i Gjakovës Kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave u bë Kosova e Prishtinës, e cila i fitoi të gjitha ndeshjet dhe menjëherë u paraqit për kualifikimet për rang më të lartë. Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve kampioni u përcaktua në xhiron e fundit. Në ndeshjen vendimtare, Vëllaznimi i Gjakovës mundi Partizanin e Mitrovicës me rezultat 12:11 (7:6). Takimi u zhvillua në Zveçan, ndërkohë që gjakovarët për herë të dytë u stolisën me titullin kampion. Në këtë mënyrë ai fitoi të drejtën që të paraqitet në garën kualifikuese për rang më të lartë. Vëllaznimi gjatë kampionatit u paraqit me këtë përbërje: Kërstiqi, Grezda, Sahatqiu. M. Dana, Hasi, Berisha, Shehu dhe Nagavci.

69


k a m pio nati 196 3/6 4

Një riorganizim në dëm të hendbollit të Kosovës

*** Liga e femrave assesi të konsolidoj radhët. Në një shkrim të botuar në gazetën “Rilindja”, të datës 1 shkurt 1964, ndër të tjera thuhet “Edhe në rastin e formimit të Ligës hendbollistike të Kosovës për femra u dyshua mjaftë në suksesin e saj; madje disa parashikuan “jetë” të shkurtër. ***

70

Hendbolli në Kosovë në fundvitin 1963 pati disa trajta më ndryshe. U fut emërtimi i ri “nëngrupi B i Ligës Hendbollistike të Serbisë”, ku bënin pjesë 12 skuadra: Radniçki i Vushtrrisë, Partizani i Mitrovicës, Prizreni, Partizani i Gjilanit, Drenica e Gllogocit, Borci i Ferizajit, Buduçnosti i Pejës, Lepenci i Kaçanikut, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Prishtinës dhe Deçani. Skuadrat kishin pamje më të natyrshme. Në to nisën të parakalojnë më shumë hendbollistë shqiptarë. Rishfaqet edhe fenomeni “emrat shqipe”. Le t’i përkujtojmë vetëm disa nga personazhet e viteve 60-ta që me vullnet u morën me sport. Në radhët e Borcit të Ferizajt, luanin me sukses, Shemsedini, Shllaku, Alidemaj, Ramizi, Mustafa, Firza, Buçinca. Në Prizren luanin Gjambazi, Cakmani, Tytynxhiu, Kalendrekaj, Kolshi, Doçi, Morina, Lekaj, Rugova. Lepenci, ndërkaq, në radhët e veta kishte: Topjanin, Demën, Shehun, Bunjaku, Tafilin, Kogjën, Zhupin, Morinën dhe Hysën. Radniçki i Vushtrrisë luante me Nuredinin, Llapashticën, Krasniqin, Bashollin, Shukun, Qukun dhe Prokuplën. Partizani i Mitrovicës në radhët e veta kishte Kasapin, Mustafën, Vocën, Ymerin dhe Banjëskën. Gjilani kishte këta hendbollist shqiptarë: Qamilin, Sherifin, Behlulin dhe Halimin. Kosova e Prishtinës luante me Brecën, Kollcen, Ramadanin, Alajn dhe Brestovcin (Jahja). Deçani në përbërje kishte këta hendbollist: Boshtraj, H.Pavataj (tashmë i ndjerë, për të të cilin mbahet turneu tradicional përkujtimor), Osdautaj, Kuçaj, Hasanramaj, Gashi, Januzaj dhe Dobraj. Buduçnosti në radhët e tij kishte Ramën, Loxhën dhe Kelmendin. Drenica e Gllogocit kishte këta hendbollist: Halilaj I, Halilaj II, Kastrataj, Dautaj, Salihu, Fetahu dhe Gashi. Vëllaznimi luante me Zhubin, Lilën I, Sahatqiun, Dulën, Nallbanin, Dulatahun I, Dulatahun II dhe Valën.

Prizreni dhe Kosova e Prishtinës, kampionë të vitit 1963/64 Tri xhiro para përfundimit të stinorit vjeshtor, Prizreni fitoi titullin e kampionit vjeshtor. Mirëpo, stinori pranveror, që filloi më 15 mars, solli hendboll edhe më cilësor, që u dëshmua gjatë takimeve kampionale. Në ndërkohë, Liga e femrave assesi të konsolidojë radhët. Në një shkrim të botuar në gazetën “Rilindja”, të datës 1 shkurt 1964, ndër të tjera thuhet “Edhe në rastin e formimit të Ligës hendbollistike të Kosovës për femra u dyshua mjaft në suksesin e saj; madje disa parashikuan “jetë” të shkurtër. Prandaj, Këshilli hendbollistik i Kosovës, qysh në fillim të formimit të kësaj lige mjaft mirë, pati studiuar mundësitë e ekipeve edhe në gara, dhe në bazë të të gjitha rrethanave vendosi që Liga të numëroj tetë anëtare. Ekipi hendbollistik i Kosovës qe i vetmi që udhëtoi për të zhvilluar të gjitha ndeshjet... Të meta ka mjaft shumë, por ajo më kryesore se në fillim të garave ekipet japin pëlqimin se do të zhvillohej gara, e kur fillojnë ato përnjëherë heqin dorë. Pra, situata nuk është aspak e mirë... Duke lënë anash Propozicionet atëherë është e qartë se Liga e Kosovës për femra nuk mund të ekzistojë vetëm me katër ekipe, siç është kjo e tashmja thuhet në këtë vështrim. Në ndërkohë, Kampioni i Kosovës, Prizreni, në konkurrencën e meshkujve dhe Kosova e Prishtinës në atë të femrave, që morën pjesë në kualifikimin për Ligën e parë qendrore, por nuk patën sukses. Në takimin kundër Zhelezniçarit të Nishit, fituan në Prizren me rezultat 17:14 (10:5), pas një loje të bukur që joshi shikuesit e shumtë që ishin tubuar në fushën e hendbollit të shkollës fillore “Mustafa Bakia”. Në ndeshjen e kthimit prizrenasit pësuan humbje të rëndë në Nish me rezultat 26:9 (12:2). Kosova e Prishtinës luajti kundër Zheleznicarit të Nishit. Së pari, fituan me rezultat 6:5 (2:4), për të humbur më pas me Nishin me rezultat të lartë 13:2 (4:0) dhe nuk u kualifikuan në garat e mëtejme.


prizreni nga e majta: tytynxhiu, m.rogova, sakman, doqi, rrema, polloshka, kolshi, kaçaniku, celina, b.rogova dhe z.pinduku. (foto e vitit 1962)

kosova e prishtinĂŤs e para nga e djathta shyhrete pavataj

71


k a m pio nati 196 4/65

Hendbolli i Kosovës me ndryshime të shpeshta Vala e ndryshimeve të sistemit të garave, që ishte bërë gjatë vitit 1963, u bart edhe më 1964 . Hendbolli i Kosovës mori pjesë me katër skuadra ne të ashtuquajturën Liga të përbashkëta hendbollistike të Serbisë, ku u paraqitën Prizreni, Vëllaznimi dhe Trepça e Partizanit të Mitrovicës. Sipas kësaj, Liga e Kosovës mbeti në hije të këtyre ndërmarrjeve të papritura dhe qysh atëherë u shtrua çështja e Ligës se Kosovës. Ishte pyetja: çfarë Lige do të ketë në Kosovë?

Liga me tetë ose dhjetë skuadra?

beqir buçinca duke ekzekutuar 7m në ndeshjen borci prizreni, portier pinduku.

Këshilli i Hendbollit i Kosovës në një gjendje të tillë shtroi para vetes një domosdo tjetër themelimin e Ligës së Kosovës, përkatësisht numrin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë ligë. Nuk ishte tashmë çështja se do të funksionojë Liga e Kosovës, por çështje ishte numri i skuadrave pjesëmarrëse. A do të ishin 8 apo 10 sosh?! Sipas analizave që u bënë asokohe, sa më shumë anëtarë të ketë Liga e Kosovës, edhe cilësia do të ishte në nivel më të lartë. Mirëpo, edhe në pikëpamje të shumësisë mund të arrihej shumëçka. Në ndërkohë, vazhduan garat në të ashtuquajturën Ligë të përbashkët.

Themelohet klubi i hendbollit Llapi Në fillim të shtatorit të vitit 1964 Kosova u pasurua edhe me një klub të ri të hendbollit. Pas shumë vitesh edhe Podujeva (Besiana) u bë me skuadër që do të zhvillonte gara në Ligën e Kosovës. Këtë e mundësoi funksionimi i shkollës së mesme dhe atyre fillore dhe interesimi i shtuar i të rinjve për t’u marrë me këtë degë sportive. Më 19 shtator nisi Liga e Kosovës me dhjetë skuadra: Kosova e Prishtinës, Borci i Ferizajt, Partizani i Gjilanit, Buduçnosti i Pejës, Llapi i Podujevës, Lepenci i Kaçanikut, Drenica e Gllogocit, Obiliqi, Deçani dhe Radiniçki i Vushtrrisë. Rëndësia dhe interesimi për këtë Ligë pësoi rënie, sepse cilësia tashmë ishte bartur jashtë Kosovës.

Nuk ka hendboll për femra Në një shkrim të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 7 tetor 1964 hedhet dritë rreth çështjes së hendbollit femëror, i cili edhe më tej ishte në krizë dhe assesi nuk po arrinte ta merrte veten dhe të kishte sukses sa i përket stabilizimit të rregullt të Ligës së Kosovës. Që nga viti 1960 e deri më 1964, në forma të ndryshme, u mbajtën garat në këtë konkurrencë. Pas ndryshimeve të sistemit të garave, që i diktoi Serbia, Liga sikur u shpartallua. Këshilli i Hendbollit vlerësoi se zhvillimi i hendbollit në konkurrencën e femrave ishte në ngecje. Faji kryesor për një gjendje të tillë qëndroi në botëkuptimin tejet të mbrapshtë të të gjitha organizatave politike dhe shoqërore, por edhe sportive dhe të gjithë atyre prijësve të cilët qëndrojnë në krye të zhvillimit të edukatës fizike në komuna. Në këtë periudhë nuk ka gara sistematike në konkurrencën e femrave. Në fund të këtij shkrimi shtohet pyetja: ”A thua çfarë rruge është kjo që pas katër vitesh të ekzistimit të Ligës së Hendbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave, tash mos të kemi kurrfarë garash në hendbollin femëror?!”

72


Pas aktualizimit të kësaj çështjeje, në të gjitha forumet e atëhershme, u arrit që të nisë angazhimi për funksionimin e ligës, gjë që, fatmirësisht, u rrumbullakua me grumbullimin e 8 skuadrave: Partizani i Gjilanit, Kosova e Prishtinës, Partizani i Mitrovicës, Buduçnosti i Pejës, Trepça e Mitrovicës, Borci i Ferizajt, Prizreni dhe Vëllaznimi i Gjakovës, Fillimi i ligës, që u bë më 17 nëntor të vitit 1964, u përshkrua me dy ndeshje të pazhvilluara.

Kosova e Prishtinës, kampione Kampionati i Kosovës në konkurrencën e meshkujve dha titullarin. Kësaj radhe ishte Kosova e Prishtinës ajo që ngadhënjeu para Borcit të Ferizajt, Obiliqit dhe Bozhurit, skuadra këto që deri në çastet e fundit ishin rivalë të barabartë. Takimi kundër Obiliqit, që Kosova e zhvilloi si udhëtuese, përfundimisht vulosi fatin e kampionit. Në këtë udhëtim Kosova doli fituese me rezultat 21:11(11:10).

kosova e prishtinës nga e majta i dyti me top në dorë, asllan jahja portier, më vonë gjyqëtar me emër.

73


k a m pio nati 1965/6 6

Rrëmujë në hendbollin e Kosovës Kampionati 1965/66 filloi më 12 shtator. Liga e parë e Kosovës numëronte dhjetë anëtarë. Garat i filluan: Partizani i Lipjanit , Deçani, Buduçnosti i Pejës, Partizani i Skenderajt, Bozhuri i Gjilanit, Llapi i Podujevës, Obiliqi, Drenica e Gllogocit, Radniçki i Vushtrrisë dhe Partizani i Mitrovicës. Në emëroren e skuadrave, pos shtatë anëtarëve, që morën pjesë në kampionatin e shkuar, u paraqitën edhe dy skuadra të reja - Partizani i Lipjanit dhe Partizani i Skenderajt, si dhe ish- anëtari i grupit B të grupit Jugor të ashtuquajturës Liga e Serbisë - Partizani i Mitrovicës. Disa skuadra kosovare në konkurrencën e meshkujve (Prizreni, Vëllaznimi i Gjakovës, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Prishtinës dhe Borci i Ferizajit), luanin në të ashtuquajturën Liga e Serbisë. Në konkurrencën e femrave Kosova kishte përfaqësuesin e saj të vetëm, Kosova e Prishtinës. Edhe pse hiqej si favorit, Bozhuri i Gjilanit nuk arsyetoi epitetin paraprak. Titullin e kampionit vjetor e fitoi Obiliqi, i cili të tetë takimet i mbylli me fitore. Në hap e ndoqi Buduçnosti, Deçani dhe Partizani i Mitrovicës.Edhe pse e kishim paralajmëruar pjesëmarrjen, lipjanasit nuk u paraqitën në gara. Kampionatin 1965/66 e nisën dhe e përfunduan 9 skuadra. Stinori pranveror filloi më 1 maj 1966. Titullin e kampionit e fituan hendbollistët e Obiliqit, të cilët, sikur në vjeshtë, ashtu edhe në pranverë nuk pësuan asnjë humbje. Në ndërkohë, në radhët e prijësve të hendbollit mbizotëroi angazhimi i tyre rreth përgatitjeve për kampionatin e ri dhe për numrin e skuadrave që do të merrnin pjesë.

74

Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1966, hetohet përpjekje për një riorganizim të sistemit të garave në periudhën vijuese. Sipas rrjedhave të atëhershme të bisedimeve, pasi u hodhën shumë ide, nisi faza eksperimentale e Ligës së përbashkët Kosovës - Maqedoni në konkurrencën e femrave, duke theksuar më tej se duhet të funksionojnë edhe nënlidhjet hendbollistike. Kosova në këtë ligë mori pjesë me katër skuadra. Kampionati nisi më 25 shtator të vitit 1966. Morën pjesë Bozhuri i Gjilanit, Partizani i Mitrovicës, Partizani i Lipjanit, Borci i Ferizajt, Prizreni dhe Vëllaznimit i Gjakovës.

PËRBËRJET E SKUADRAVE LLAPI: Blakçori,Qehoviq, Goriqi, Meriqi, Hajrullahu, Qitaku, Ahmeti, Hoxha dhe Salihi. DEÇANI: Hajradinaj, Alaj, Pavataj, Osdautaj, Kukleci, Marseniçi, Islamaj dhe Kasumi. DRENICA: Jovanoviqi, Pejoviqi, Heta, Halilaj, Barbariqi, Kastrati dhe Saveliqi. RADNIÇKI I VUSHTRRISË: Pantina, Gubetini, Shuku, LLapashtica, Voca, Elezoviçi, Kera dhe Gumnisha. PARTIZANI I SKENDERAJT: Hamiti, Shabani, Dibrani, Sadikovici, Musa, Riza, Murati, Muharremi dhe Sahiti. PARTIZANI I MITROVICËS: Prekazi, Vitaku, Kemajli, Mustafa, Besimi, Rajkoviq, Mustafa II, Syla dhe Ebursani. BOZHURI I GJILANIT: Trajkoviqi, Ristiqi, Kitanoviqi, Tanaskoviqi, Behluli, Haziri, Gjelosheviçi, Shabani, Hasani, Sejdija dhe Stojanoviçi. BUDUÇNOSTI I PEJËS: Qirkoviçi, Giliçi, Zekiçi, Miçeviqi, Ivanoviqi, Ramoviqi, Gjurishiqi. Kadoviqi, Zanfiroviqi dhe Drasheviqi. OBILIQI: Subotiqi, Jankoviqi, Mitroviqi, Kastrasti, Miliqi, Ajeti, Zakulla dhe Bajrami.


k a m pio nati 196 6/67

Hendbolli femëror në kërkim të stabilizimit Bozhuri 1968 Nga e djathtA në këmbë: E. Haziri, V. sllobodan, p. hranisllav, d. abdullahu, s. millovan, j. tomisllav. Ulur nga e majta: sh. kastrati, v. stanisllav, gj. prela.

Fundviti 1966 shënon një hap të ri në pikëpamje të arritjeve të stabilizimit të veprimtarisë në hendbollin femëror. Përpjekjet e vazhdueshme të Këshillit të Hendbollit për të pasur një ligë stabile, që do të kishte rrjedhë normale të garave dhe përmes së cilës do të fitohej kampioni zyrtar i Kosovës, ishin të frytshme. Zyrtarët e këtij sporti arritën që të startojnë në formë lige me 8 skuadra: Buduçnosti i Pejës, Buzhuri i Gjilanit, Partizani i Mitrovicës,

Deçani, Llapi i Podujevës, Drenica e Gllogocit, Radniçki i Vushtrrisë dhe Partizani i Skenderajt. Në ndërkohë, vazhduan garat në Ligën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Funksiononte edhe Liga Maqedone - Kosovare. Në garat e Kosovës merrnin pjesë: Buduçnosti, Deçani, Bozhuri, Drenica, Partizani (M), Partizani (S), Radniçki(V) dhe Llapi. Titullin e kampionit e fitoi Bozhuri i Gjilanit, i cili ende pa përfunduar kampionati kishte siguruar fronin.

Shyhrete pavataj lojtarja e parë shqiptare e cila ishte edhe ikonë e henbollit femëror

75


k a m pio nati 1967/6 8

Kampionatet marrin formën e organizimit

*** Shumë drejtues të skuadrave financonin nga xhepi i tyre udhëtimet e hendbollistëve. Në njëfarë mënyre në hendboll kishte vend vetëm për entuziastë, të cilët prore ishin të gatshëm te financonin vetë veprimtarinë. ***

Vazhdimi i veprimtarisë nga viti në vit në Kosovë solli edhe cilësi të tjera për sa i përket stabilizimit të gjendjes në hendboll. Në kampionatin 1967/1968, pos përfaqësuesve të Kosovës që bënin gara në rangjet të ndryshme të ish-Jugosllavisë, funksiononte edhe Liga e Kosovës. Garat ne konkurrencën e meshkujve i nisën 8 skuadra: Buduçnosti, Drenica, Deçani, Lepenci, Partizani i Mitrovicës, Partizani i Lipjanit, Radniçki dhe Partizani i Rahovecit. Kampion vjeshtor në këtë konkurrencë u bë Buduçnosti i Pejës, i cili edhe në vazhdim u dëshmua si skuadër solide. Edhe në pranverë hendbollistët e kësaj skuadre treguan cilësitë e tyre dhe fituan titullin e kampionit. Më në fund, pas shumë përgatitjesh dhe takimesh miqësore kontrolluese, erdhi data 28.4.1968, që ishte dita e parë e sezonit pranveror, ku ne zhvilluam takimin e parë si mysafirë të Buduçnostit të Pejës, i cili takim u ndërpre disa minuta para se të përfundonte. Pikërisht kur rezultati ishte 15:13 ndodhi një përplasje ndërmjet lojtarëve të të dy ekipeve, por pas ndërhyrjes së shpejtë të drejtuesve të të dy ekipeve, gjendja u qetësua, por kur takimi duhej të vazhdonte, përsëri plasi sherri. Vendësit thoshin se ka mbetur edhe një minutë lojë deri në përfundim, ndërsa deçanasit kërkonin që loja të vazhdonte edhe gjashtë minuta. Kjo gjendje zgjati disa minuta, pastaj gjyqtari i takimit, Miodrag Raiçeviq, dha shenjë për përfundimin e krejt takimit. Ky takim më vonë u regjistrua 5:0 për pejanët, me të cilin vendim ne nuk u pajtuam dhe bëmë ankesë, por ajo u refuzua.

Kampioni në tavolinë të gjelbër Buduçnosti i Pejës shpallet kampion, por në tavolinën e gjelbër, që e mori në saje të ndërprerjes dhe përfundimit të padrejtë të takimit mes rivalit kryesor për titull kampioni, Deçanit. Ky ishte një sajim nga udhëheqësit e atëhershëm të hendbollit kosovar. Gjatë këtij kampionati trajner dhe njëherazi lojtar i ekipit deçanas ishte Muhamet Alaj.

76

Probleme të vazhdushme financiare Varfërimi i Ligës së Kosovës, në të cilën nuk merrnin pjesë skuadrat më të mira të saj, solli probleme të shumta sa i përket organizimit të këtij sporti në Kosovë. Prej themelimit të Ligës ndërzonale të Serbisë, në të cilën bënin gara 7 skuadra më të mira kosovare, hendbolli i Kosovës u çorganizua në masë të konsiderueshme. Liga, e tillë çfarë ishte, nuk zgjonte interesim tek adhuruesit, ndërsa sistemi i garave ishte pa perspektivë për skuadrat kosovare, që përfshihen në rang më të lartë sesa në të ashtuquajturën Ligën ndërzonale të Serbisë, e cila ngufat cilësinë e hendbollit në këtë periudhë. Shumë ekipe u ballafaquan me problem të mëdha financiare. Raste të shpeshta shfaqeshin gjatë garave në drejtim të moszhvillimit të takimeve. Shumë drejtues të skuadrave financonin nga xhepi i tyre udhëtimet e hendbollistëve. Në njëfarë mënyre në hendboll kishte vend vetëm për entuziastë, të cilët prore ishin të gatshëm të financojnë vetë veprimtarinë. Problemet e tjera u shfaqën edhe në masivizimin, përkatësisht përtëritjen e skuadrave. U shfaq dukuria e parakalimit të emrave të njëjtë nëpër skuadra, gjë që ndikoi në rënien e cilësisë. Qendrat komunale shumë pak apo fare merreshin me ndihmën e këtij sporti. Mirëpo, ishte një shembull i mirë që kishte bërë Prishtina, përkatësisht instruktori i hendbollit Xhavit Spahiu, i cili themeloi Ligën komunale të qytetit, ku kishin mundësi të merreshin me hendboll të rinjtë, që me kalimin e kohës do të paraqiteshin edhe në elitën e hendbollit të Kosovës. Në forumet e hendbollit mbretëronte njëfarë stihie. Problemet paraqiteshin në çdo hap. Shtrohej domosdoja e angazhimit dhe e këmbëngulësisë së zyrtarëve jo vetëm të hendbollit, por edhe të sportit kosovar në përgjithësi, për ta shpëtuar nga hallet e shumta që gjatë viteve të 60-ta e kishin kapluar hendbollin.


k a m pio nati 196 8/69

Në kërkim të cilësisë së skuadrave Paraqitja e një varg figurave të jetës sportive të Kosovës në periudhën pas vitit 1968, kur paraprakisht në Kosovë filluan të ndodhnin ngjarjet, që me të drejtë u përpoqën ta bëjnë ndërrimin e historisë, edhe për hendbollin ishin një hap i rëndësishëm në përmirësimin e strukturës së skuadrave. Në Prizren, ishte Sadri Ahmetaj trajner i kualifikuar që ndodhej në krye të skuadrës. Në intervistën e tij të datës 18 janar të vitit 1969, ndër të tjera shkoqitën synimet e prizrenasve, të cilët stinorin vjeshtor e kishin përfunduar me rezultat që në pranverë i mundësonin të konkurronin për titullin e kampionit. “Lojtarë kemi mjaft. Përveç anëtarëve të vjetër, kemi edhe disa të rinj, të cilët mëtojnë të bëhen standardë. Në pranverë do të luajmë më përbërjen komplete. Ruzhdi Koshin, njërin prej hendbollistëve më të mirë të Kosovës, në vjeshtë nuk e angazhuam në lojë sepse, ishte i zënë në shkollë pasdite deri në vazhdim të kampionatit. Ky problem besoj se do të zgjidhet dhe Ruzhdiu do të jetë i rregullt në stërvitje dhe ndeshje”, shprehej asokohe Sadri Ahmetaj. Ndërkaq, puna e tij, pavarësisht nga koha që ia merrte hendbolli, nuk kompensohej. “Sa do të zgjasë kjo nuk e di, por me siguri derisa të përmirësohen kushtet materiale të klubit - jo”. Edhe Trepça e Mitrovicës paraqitej me të njëjtat synime. Derisa në vjeshtë kishte zënë vendin e gjashtë, pranvera e vitit 1969 edhe atë e gjeti me synime më të qarta dhe me dëshira më të mira. Trajneri Sami Mustafa, njëri ndër më të njohurit në hendbollin e Mitrovicës, shprehej se“ do ta zëmë mesin e artë. Ekipi ynë për nga cilësia qëndron në një shkallë më të lartë se disa të tjera, që kanë arritur sukses

më të mirë, por ato kanë kushte më të mira të punës, sidomos sa i përket anës materiale. Për garat e ardhshme do të përgatitemi me një seriozitet edhe më të shtuar. Ekipi do të forcohet edhe me tre lojtarë. Këta janë: Miftari, Timotiovi dhe Todosijeviq… Ferizajasit vepronin në kushte tejet të vështira, edhe pse ishin në rang më të lartë garash. Në një raport të trajnuar në konferencën vjetore, që u bë në shkurt të vitit 1969, ndër të tjerat thuhet: “Borci, duke pasur parasysh kushtet e vështira, arriti sukses relativisht të mirë në garat e Grupit “B” Jugor të Ligës së Serbisë. Ekipi hasi në vështirësi gjatë organizimit të stërvitjeve, meqë i mungonin edhe mjetet minimale financiare për punë”. Shprehej asokohe Hysni Friza, trajner i Borcit të Ferizajt, i cili i dha emër dhe kuptim hendbollit të Ferizajt, sinonim i hendbollit shqiptar përgjithësisht. “Lojtarët shpesh nuk ishin të pajisur me rekuizita. Edhe pse me nismën e këtij ekipi në Kosovë u organizuan garat e kupës, lojtarët e Borcit nuk patën mjete të duhura për të zhvilluar veprimtarinë e rregullt”.

Startuan tri liga Më 6 prill të vitit 1969 startuan tri liga të hendbollit. Mirëpo, ajo që është gjithnjë më e rëndësishme, e që gjithnjë kishte kuptimin e përkufizimit të rrjedhave të hendbollit të Kosovës, që gjithsesi duhej të identifikohej me garat e një tërësie të pacenueshme territoriale, ishte pasqyra që i jepnin domethënie këtij realiteti. Në stinorin pranveror të Ligës së parë të Kosovës morën pjesë këto skuadra: Lepenci i Kaçanikut, Partizani i Rahovecit, Drenica e Gllogocit, Radnicki i Vushtrrisë, Deçani dhe Llapi i Podujevës.

77


kh Deçani 1969-1970 Nga e djathta: Kamber Kabashi, Isa Osdautaj, Xhafer Hadergjonaj, Adem Boshtraj, Sadik Binakaj, Faik Çitaku, Musa Alaj, Adem Mehmetaj, Musli Iberhysaj; (ulur): Muhamet Alaj, Azem Osaj, Musa Gjikokaj, Ymer Zeqiraj, Haki Ramosaj, Miftar Haradinaj

78

Titullin e kampionit në konkurrencën e meshkujve e fitoi Deçani, i cili të gjitha takimet (8 sosh), i përmbylli me fitore. Pas tij u renditën Llapi, Radniçki, Drenica, Lepenci dhe Partizani i Podujevës.

Pse në Kosovë nuk ka hendboll për femra? Edhe më tej sporti kosovar me të njëjtat probleme sa i përket zhvillimit të hendbollit në konkurrencën e femrave. Në vitin 1969 del sheshit e dhëna se në Kosovë nuk ka hendboll të organizuar në këtë konkurrencë. Shtohet pyetja, pse? “Nuk është moti, (para 6 vjetësh), në Kosovë ka ekzistuar Liga e hendbollistike e femrave, ndërsa para 4 vjetësh ekzistoi edhe Liga e përbashkët kosovare - maqedone. Vërtetë ekipet tona në këtë Ligë nuk treguan sukses, po, a thua ky qe moment që plotësisht të zhduket puna në klubet e hendbolli të femrave në Kosovë?!

Sa i përket zhvillimit të hendbollit ndër femra, sinjali i kuq vazhdimisht është i ndezur. U tërheq ky vëmendjen prijësve sa duhet të bëhet diçka në këtë drejtim, por mjerisht këta kalojnë pranë tij si të verbër! Pse? Në Kosovë ekziston vetëm një ekip femëror që zhvillon gara sistematike, ky është Kosova e Prishtinës, e cila viteve të fundit mezi po ekziston dhe sipas të gjitha gjasave edhe Kosova është duke i numëruar ditët e fundit….

Ku ishte rrugëdalja? Një ndër çështjet që asokohe mendohej se mund të ndikonte në zgjidhjen e këtij problem ishte zotimi i Lidhjeve të Organizatave të kulturës fizike të komunave, që të merrnin qëndrim obligues për formimin e ligave të qyteteve. Kuptohet, duke dhënë garanci të ndihmës materiale vetëm për ata që u prijnë ekipeve në mënyrë profesionale. Rrugë kishte shumë, por punë kishte pak. Ishte koha që të bënim më shumë asociacionet sportive që vepronin në të gjitha qendrat e Kosovës….


k a m pio nati 1969/ 70

Transformohet Këshilli i Hendbollit të Kosovës drenica identifikohet me një personalitet i cili i dha shumë hendbollit, sidomos atij drenicas. fazli haxhiu - qeli, i pari nga e majta në këmbë me skuadrën kampione.

Transformimi i Këshillit të Hendbollit të Kosovës në Lidhjen hendbollistike të Kosovës, ishte një ndryshim edhe për sa i përket konceptit të përgjithshëm të kaheve zhvillimore të hendbollit në Kosovë, i cili në vitet e 70-ta, thënë kushtimisht, i takoi periudhës së ashtuquajtur të liberalizimit në Kosovë. Shumica e skuadrave kosovare luanin gjithandej ligave të ish- Jugosllavisë. Kampionati i vitit 1969/1970 startoi me 5 tetor të vitit 1969, me tetë skuadra: Xehetarin e Stantërgut, Malizhganin e Klinës, Lepencin e Kaçanikut, Radniçkin e Vushtrrisë, Drenicën e Drenasit, Studentin e Prishinës, Partizanin e Rahovecit dhe Istogun. Ky numër kaq i vogël dha të kuptohej se fondi i skuadrave në Kosovë kishte nisur të shterej.

Drenica, kampione vjeshtore Stinori vjeshtor përfundoi me gjashtë skuadra. Titullin e kampionit e fitoi Drenica, që asokohe drejtohej nga trajneri Fazli Haxhiu - Qeli. Nga garat e mëtejme hoqën dorë Istogu dhe Malizhgani. Në konkurrencën e femrave skuadrat i zhvilluan garat në dy grupe. Në grupin Verior bënin gara Kosova (II), Bozhuri, Shpresa (M), Partizani i Podujevës, Radniçki i Kamenicës, Venera nga Ferizaj, Besa e Prishtinës dhe Gjimnazisti i Vushtrrisë. Ndërkaq, në grupin Jugor: Koreniku i Istogut, Prizreni, Napredaku i Gjakovës, Partizani i Rahovecit, Normalisti i Prishtinës, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Partizani i Suharekës.

Titullin e kampionit edhe pas garave të pranverës me plot meritë e fituan hendbollistët e Drenicës, të cilët nuk patën konkurrues të denjë në një ligë, që megjithatë nuk kishte kuptim të plotë, sepse cilësia vepronte jashtë Kosovës.

79


k a mpio nati 1970/ 7 1

Viti 1970, Kosova zonë e posaçme

*** Borci sa u përket kundërsulmeve, ishte ekipi më i mirë në Jugosllavi, sipas trajnerit të spartakut?! ***

80

Viti 1970 hendbollin e Kosovës e gjeti edhe me një trandje të re sa i përket ndryshimit të sistemit të garave. Kosova tashmë ishte një zonë e posaçme, ndërkohë që u mënjanuan ligat ndërzonale. Në këtë mënyrë, pas shumë këmbënguljeve, siç thuhet në raport nga konsultimet maratonike “në tërësi u realizua kërkesa e Lidhjes Hendbollistike të Kosovës, e cila insistonte që në Serbi të ekzistojnë katër zona”. Sipas sistemit të ri u krijua liga e përbashkët republikane me 16 anëtarë, në të cilën bënte pjesë edhe Obiliqi. Në konkurrencën e femrave Kosova e Prishtinës nuk ishte anëtarë e kësaj lige. Sistemi i ri çrregulloi shumë rrjedhën e hendbollit të Kosovës. Skuadrat tona më të mira, siç ishin Borci i Ferizajt,

Vëllaznimi i Gjakovës dhe disa të tjera, u detyruan të marrin pjesë në kualifikime për të bërë gara në Ligën e ashtuquajtur republikane. Në ndërkohë, në Prizren u paraqiten një varg problemesh sa i përket mbarëvajtjes së punës në klubin e këtij qyteti. Para fillimit të kampionatit patën shumë probleme. Trajneri Zylfiqar Pinduku shprehte dyshimin për rrjedhën normale të punës pasi nuk po punohej me lojtarë të rinj, të cilët asokohe mund të shërbenin vetëm si emër kuptimi. Borci i Ferizajt, skuadër kjo që krijoi emër gjatë historisë zhvillimore të hendbollit të Kosovës në përpjekje për hyrje në të ashtuquajturën Ligë republikane pas tri fitoreve të njëpasnjëshme zuri vendin e parë në kuali-


fikimet që u mbajtën në Beograd, prej 13 deri i 15 gusht të vitit 1970. Në këtë grup kualifikues mori pjesë edhe Vëllaznimi i Gjakovës, por nuk arriti që të kualifikohet. Borci së pari i mundi Vëllaznimin me rezultat 35:16 (17:6) dhe me pas Spartakun e Suboticës 22:16.(8:8). Ndërsa, takimet e tjera të thuash ishin sa për të thënë. Në një analizë të këtij turneu të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 18 gusht 1970, për suksesin e Borcit, ndër të tjera thuhet: “Para fillimit të turneut për favoritë janë llogaritur Spartaku i Suboticës dhe Pivarac Svetozarevës, kurse për dy ekipet përfaqësuese të Kosovës nuk është folur fare. Sa ka qenë superior Borci, krahasuar me ekipet e tjera pjesëmarrëse më së miri mund të shihet nga fitoret bindëse kunder çdo ekipi, kështu që edhe goldallimi i Borcit në këtë turne ishte 114:72, që do të thotë mesatarisht çdo ndeshje me nga 10 gola dallim. Në çdo ndeshje Borci që nga fillimi e deri në fund kalonte në epërsi, që e mbante deri në fund, përveç në pjesën e parë të ndeshjës me Spartakun e Suboticës, kur herë njëra e herë tjetra skuadër kalonin në epërsi... Ndeshjën me Radniçkin e Kragujevcit e fitoi me rezultat 17:3. Lojën e mirë të Borcit e ilustroi thënia e trajnerit të Spartakut, i cili shkon aq lart sa që thotë se ekipi i Borcit sa u përket kundërsulmeve, është ekipi më i mirë në Jugosllavi?!. Autori i vështrimit më tej thekson lojën e mirë të Mehdi Jasharit në ndeshjet më Vëllaznimin, të Tahir Sojevës në ndeshjen me Pivarcin, i cili edhe me Spartakun e Suboticës u dëshmua se është fjala për një hendbollist të shkëlqyer. Lojë cilësore patën treguar edhe Gjergj Gjini dhe lojtarë të tjerë që i dhanë kuptim lojës së Borcit. Sa i përket Vëllaznimit, ai nuk kënaqi. Marrë në tërësi, loja që tregoi ky ekip ishte mjaft e plogësht, angazhimi i lojtarëve jo i mjaftueshëm, nga ana tjetër Vëllaznimit i mungojnë lojtarët mbrojtës...”.

Liga e Kosovës me 12 skuadra; 11 sosh deri në fund Liga e Kosovës startoi më 20 shtator dhe në të morën pjesë 12 skuadra: Deçani, Drenica, Bozhuri, Xehetari, Ras i Novi - Pazarit, Lepenci, Llapi, Radniçki, Vëllaznimi, Prizreni, Kosova dhe Trepça. Titullin e kampionit vjeshtor e fitoi Deçani, i cili në këto gara shkëlqeu me lojë dhe rezultat. Për këtë sukses më të merituarit ishin: Hajredinaj, Binakaj, lbërhysaj, Pavataj, Marseniq, Osmanaj, Mehmetaj, Selmani, Osdautaj, Alaj, Zegiraj dhe Boshtraj. Mirëpo, pranvera ishte më e suksesshme për Vëllaznimin e Gjakovës, i cili në ndeshjen vendimtare për titull kampioni, që u zhvillua më 15 qershor të vitit 1971, mundi në Prishtinë Kosovën me rezultat 26:17 (1 0:9). Në konkurrencën e hendbollisteve titullin e kampionit të Kosovës për vitin 1970/71 e fitoi Prizreni, i cili në ndeshjen vendimtare, në Ferizaj, më 23 qershor të vitit 1971, mundi Kosovën e Prishtinës me rezultat 9:7 (6:2). Prizreni u paraqit me këtë përbërje: Topalli, Surroi, Kovaçeviq, Tamniku, Shutakoviq, Hajdari, Andriq, Celina dhe Gjibo. Ndërkaq, Kosova luajti me këto hendbolliste: Jankoviq, Krasniqi, Konjusha, Dedolli, Salihu, R. Jankoviq, Bajrami, Nebahate Sadiku, Syzana Sadiku dhe Bajçinovci.

vëllaznimi nga e majta në këmbë: kola, pula, miçeviq, muhaxhiri, berisha (trajner), gllava, s. miçeviq, morina dhe kryeziu. ulur: dylhasi, dujaka, dushi, riki dhe rexha.

81


k a mpio nati 197 1/ 72

Liga e Kosovës, në hijen e elitës së hendbollit shqiptar

*** Nuk mund të harrohet kurrë momenti kur tifozi i flaktë Ahmet Buzhala, nga gëzimi i madh i mëshoi vetes në kokë me shishe të zbrazët, e cila u bë thermi dhe së shpejti, ai harroi edhe currilin e gjakut që i shkonte rrëke. ***

Hendbolli i Kosovës që nga viti 1970 mori përpjesëtimet e tjera për sa i përket cilësisë, e cila në Ligën e Kosovës tashmë shërbente vetëm si një urë lidhëse ndërmjet shumësisë, e cila gjithnjë kultivohej në të gjitha qytetet e Kosovës, dhe cilësisë, e cila ishte përqendruar në tërësi në rangjet më të larta 16 ish-Jugosllavisë. Borci Ferizajt, sinonim i hendbollit kosovar, Trepça e Mitrovicës dhe Kosova e Vushtrrisë, po ashtu emblemë e hendbollit të Kosovës, Vëllaznimi i Gjakovës, Prishtina e skuadrat e tjera me sukses të plotë përfaqësonin Kosovën, madje edhe në elitën e hendbollit te ish-Jugosllavisë, që asokohe konsiderohej ndër ligat më të forta në botë. Sukseset e këtyre skuadrave tashmë na janë të njohura. Rezultatet më të mira në këtë drejtim, pa dyshim, i arriti Borci i Ferizajt, pastaj Trepça, Vëllaznimi, dhe Kosova e Vushtrrisë në konkurrencën e meshkujve, por edhe Prishtina, Trepça, Samadrexha në konkurrencën e femrave. Liga cilësore e Kosovës funksiononte mjaft mirë dhe përmes saj për çdo vit dilnin skuadra, të cilat, më vonë, krijuan emër përmes rezultateve mjaft të mira. Në kampionatin 1971/1972, bënin gara Obiliqi, Prizreni, Bozhuri, Trepça, Kosova e Prishtinës, Deçani, Llapi Podujevës, Borci II i Ferizajt, Drenica, Kosova e Vushtrrisë, VëIlaznimi II i Gjakovës, Partizani i Suharekës, Zhegra dhe Lepenci i Kaçanikut. Gjatë këtij kampionati u zhvillua rivalitet i denjë ndërmjet katër skuadrave: Obiliqit, Prizrenit, Bozhurit dhe Trepçës. Titullin e kampionit në konkurrencën e meshkujve e fitoi Obiliqi, ndërsa atë të femrave Buduçnosti i Pejës.

Borci i Ferizajt, në Ligën e dytë qendrore Hendbollistët a Borcit të Ferizajt në vitin 1972 bënë edhe një hap të madh, që deri atëherë nuk e kishte bërë asnjë skuadër kosovare. U bënë anëtarë të Ligës së dytë qendrore. Lidhur me këtë sukses, shtypi i kohës

82

shkroi shumë, duke ngritur lart Borcin, i cili tashmë ishte në një rrugë që sillte afirmimin edhe më të madh të hendbollit të Kosovës. Në një impresion nga ky sukses të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 4.7.1972 ndër të tjera thuhet: “Duhet pohuar që në fillim se merita është kolektive: e vetë lojtarëve, trajnerit, udhëheqësisë së klubit dhe shikuesve entuziastë. Por, do të ishte mëkat i madh sikur në fillim, për këtë sukses kaq të madh të mos ia shtrëngonim në rend të parë dorën Hysni Firzës, trajnerit të zellshëm të këtij ekipi, i cili për më së një decenie me radhë i priu jo vetëm si teknik i shquar hendbolli, por edhe me sjellje kurdoherë prindërore. Ndonëse Hysniu punon dhe jeton në Prishtinë, ai është lidhur me jetën e këtij ekipi. I njëjti puls rrah si në zemrën e ekipit ashtu edhe të trajnerit të tij. Në çdo stërvitje ku u gjend Hysniu, në çdo ndeshje ku u zhvillua, ai kurdoherë kërkoi prej djelmoshave të vet lojë të bukur dhe disiplinë, qoftë edhe atëherë kur atyre u bëhej ndonjë e padrejtë. Dorën në zemër, edhe lojtarët u treguan të dëgjueshëm, sepse thellësisht ishin të bindur se rruga nga i shpinte trajneri ishte e qartë dhe dobiprurëse. ...Sojeva me gjuajtjet e topit nga këndi i vdekur, Gjini i cili për mrekulli e bashkërendonte lojën si ndonjë tru magnetik, Faruku me mbrojtje të shkëlqyeshme dhe debutimi i dy lojtarëve të rinj, por me talent e zell, Çerkinit e Reçicës, si dhe loja e bukur e të tjerëve, magjepsi shumëherë tifozët e hendbollit në Ferizaj. U bë qyteti buzë Sharrit në kohë të fundit arenë ku kultivohej hendbolli më i bukur kosovar. Në stadiumin e qytetit tuboheshin edhe më së 2000 shikues, nganjëherë për t’u dhenë krahë lojtareve të vet, ia arrinin qëllimit. Edhe në ndeshjen e fundit po këta tifozë në momentin më kritik, kur Shumadia ishte në epërsi, posa filluan të anojnë për lojtarët e vet, Borcit i hyri në denjë një gjak i freskët, kështu që qe në gjendje me shumë sakrifica t’i përballojë


kundërshtarit, që impononte lojë brutale. Nuk mund të harrohet kurrë momenti kur tifozi i flaktë Ahmet Buzhala, nga gëzimi i madh i mëshoi vetes në kokë me shishe të zbrazët, e cila u bë thermi dhe së shpejti, ai harroi edhe currilin e gjakut që i shkonte rrëke. Ky tifoz, bashkë me dhjeta të tjerë nuk ngurruan të udhëtojnë edhe me qindra kilometra vetëm e vetëm që të inkurajojnë lojtarët e vet për fitore. Edhe Halim Tupanxhiu qëndron kurdoherë në anën a atyre që i nxituan lojtarët për fitore. Ai me dy kolegët e vet gati një vit me radhë e shoqëruan Borcin kudo që shkoi. Xha Halimi shqeu tupanin duke i rënë me tërë fuqinë, kur duhej të ndahej fati i ndeshjes në Obren-

ovc”, thuhet në këtë impresion që në mënyrë të denjë pasqyron skuadrën fenzajase si një gjigant i hendbollit që po lindte në Kosovë e që, siç do të shihet më vonë, do të jetë njëra ndër skuadrat që i dha zë Kosovës jo vetëm në pikëpamje sportive. Natyrisht, nuk ishin vetëm trajnerët dhe hendbollistët që i dhanë shkëlqim skuadrës. Këtu duhet përmendur edhe Xhemajl Kasurnin, njeriun i cili sapo erdhi në krye të skuadrës, si kryetar, krijoi rregull, profesionalizëm, kolegjialitet, disiplinë, që rezultoi me suksese, të cilat kanë mbetur një histori e bujshme e Borcit dhe e Kosovës vetë, gjatë shekullit XX.

Borci nga e majta në këmbë, hizni firza trajneri legjendar, gjergjini, jovanoviq, ?, mehdi jashari, tahir sojeva, ?, dhe kryetari xhemajl kasumi. ulur: sefedin reçica, ?, sheqer shllaku, ?.

83


k a mpio nati 1972 / 7 3

Kampionati nis me vonesë

bozhuri nga e djathta në këmbë: vasiq, kastrati, abdullahu, jashari, c. vasiq, kragiq. ulur: salihu, gërxhaliu, gashi, mustafa-doda, ahmetaj dhe pajaziti

84

Për shkak se në shtator të vitit 1972 u mbajtën Lojërat Olimpike në Munih të Gjermanisë, edicioni vjeshtor filloi me vonesë. LOKF-e Kosovës kishte organizuar pjesëmarrjen e punonjësve sportivë të Kosovës në Lojërat Olimpike të Munih. Disa ekipe nuk i kishin përmbushur detyrimet ndaj LH të Kosovës, andaj nuk u zhvilluan të gjitha takimet e sezonit pranveror, kështu që tabela përfundimtare e kampionatit të viti 1972-1973, vlen të theksohet se Drenica ishte tërhequr nga garat, kurse kampion shpallet ekipi i Bozhurit të Gjilanit. Morën pjesë 12 skuadra: Bozhuri, Drenica,

Prizreni, Kosova (P), Deçani, Vëllaznimi, Kosova (V), Trepça, Borci, KXEK Kosova, Llapi dhe Buduçnosti. Titullin e kampionit në konkurrencën e femrave e fitoi Kosova e Prishtinës. Në konkurrencën e meshkujve morën pjesë 11 skuadra: Bozhuri, Drenica, Prizreni, Kosova e Prishtinës, Deçani, Vëllaznimi, Kosova e Vushtrrisë, Trepça, Borci II, KXEK Kosova e Llapi. Titullin a kampionit në konkurrencën e meshkujve e fitoi Bozhuri i Gjilanit. Borci i Ferizajt, si kampion i Ligës unike të Serbisë, tani bëhet anëtar i Ligës së dytë qendrore.


klubi i hendbollit kosova e prishtinës, emblema e hendbollit kosovar për femra, udhëhiqej nga organizatorja e madhe, luljeta bajçinovci, dhe lojëtaret tjera salihu-loshi, suzana sadiku, kimete konjusha-dida...

85


k a mpio nati 197 3/ 74

Bozhuri sërish kampion...

trepça e mitrovicës nën drejtimin e trajnerit ahmet baliqi, kampion

86

Në muajin dhjetor të vitit 1973, në Beograd u mbajt kampionati botëror i femrave në hendboll. Lidhja e Hendbollit e Kosovës dërgoi një delegacion për të ndjekur nga afër lojërat e këtij kampionati shumë interesant. Ligën kualitative të Kosovës e përbënin ekipet: Deçani, Borci II i Ferizajt, Kosova e Obiliqit, Trepça e Mitrovicës, Vëllaznimi i Gjakovës, Kosova e Prishtinës, Drenica e Drenasit, Prizreni, Kosova e Vushtrisë, Llapi i Podujevës dhe Bozhuri i Gjilanit, i cili si kampion i Kosovës (1972/73), nuk arriti të kualifikohej për të bërë gara në Ligën e dytë qendrore të atëhershme,

ku vazhdonte të bënte gara me sukses vetëm ekipi Borci i Ferizajt. Bozhuri arrin i pari në cak dhe shpallet kampion i Kosovës për vitin 1973-1974. Për këtë kampionat ishin paraqitur skuadrat: Trepça e Mitrovicës, Kosova e Obiliqit, Borci i Ferizajt, Prizreni, Buduçnosti i Pejës, Bozhuri i Gjilanit, Deçani, Vëllaznimi i Gjakovës, Kosova II e Prishtinës, Llapi i Podujevës, Kosova e Vushtrisë dhe Drenica e Drenasit, kurse në Ligën unike të Serbisë nga Kosova ishin Prishtina dhe Ibri i Leposaviqit. Trepça doli e para dhe u shpall kampion i Kosovës në hendbollin femëror.


Si u prapësua propozimi i Kosovës për kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën federative? Lidhja Hendbollistike e Kosovës kishte hyrë në fazën e konsolidimit të politikës zhvillimore të hendbollit kosovar, me qëllim të barazimit të Ligës cilësore të Kosovës me të gjitha Ligat e tjera që asokohe funksiononin në kuadër të ish-federatës jugosllave. U mbajtën shumë konsultime, këshillime, mbledhje maratonike, në të cilat me këmbëngulësi dhe me të drejtë kërkohej që përfaqësuesit e Kosovës, përkatësisht kampionët në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave të kenë të drejtën e kualifikimit të drejtpërdrejtë në Ligën e dytë federative të ish-Jugosllavisë. Të gjitha këto gjenin mbështetjen e skuadrave të Kosovës, në radhë të parë të përfaqësuesit më të denjë të hendbollit, Borcit të Ferizajt, i cili në vitet e 70-ta përkujtoi se Kosova ka bërë një hap gjigant në arritjen e cilësisë së këtij sporti, ashtu siç kishin bërë edhe skuadrat e tjera të ish-Jugosllavisë. Një numër i madh i hendbollistëve luanin në shumë përzgjedhje dhe me të drejtë thuhej se edhe në Kosovë cilësia e hendbollit kishte kapërcyer caqet provinciale dhe po bënte jetë evropiane. Nuk ishte vetëm Borci i Ferizajt që qëndronte në krye të kësaj cilësie. Edhe në Mitrovicë hendbolli kishte zënë rrënjë të fuqishme. Trepça në të dy konkurrencat, por më vonë edhe Mokra-Gora në konkurrencën e femrave shënuan rezultate tejet të mira. Thënë shkurt, liga e Kosovës, edhe në konkurrencën e meshkujve, edhe në atë të femrave ishte një trampolinë, nga e cila kërcehej drejt elitës së hendbollit evropian.

dy hendbollistë që dhanë shumë për hendbollin kosovar, tahir sojeva (6) dhe xhelal selmanaj (3) në një aksion para portës kundërshtare.

87


k a mpio nati 1974/ 75

Cilat ishin skuadrat e Ligës së Kosovës në dy konkurrencat?

TREPÇA Nga e majta në këmbë: Mihajloviq, Voca, Zhilivoda, Beçoviq, Koçanoviq, Nici. Ulur: Pejanoviq, Xhaferi, Muftiu, Xh.Vitaku, Delibashiq dhe Mandiq.

88

Kampionati 1974/75 në të dy konkurrencat tashmë zhvillohej më normalisht, në mënyrë më përmbajtjesore. Në konkurrencën e femrave Ligën e përbënin këto skuadra: Kosova e Vushtrrisë, KXEK Kosova, Prishtina II, Vëllaznimi i Gjakovës, lbri, Prizreni, Partizani i Rahovecit, Bozhuri i Gjilanit, Deçani, Drenica, Vjosa e Shtimes. Kampion i Kosovës u bë lbri i Leposaviqit. Në konkurrencën e meshkujve u paraqiten këto skuadra: Prishtina, Prizreni, Samadrexha, Ibri, Prishtina, Kosova e Vushtrrisë, Trepça, Drenica, Vjosa, Borci II i Ferizajt, Deçani, Llapi dhe Partizani Rahovecit. Titullin e kampionit e fitoi Trepça e Mitrovicës, pas një rivaliteti të denjë që u zhvillua ndërmjet Prizrenit dhe Prishtinës.

Borci i Ferizajt në Ligën e parë Hendbollistët e Borcit të Ferizajt, të cilët në kampionatin 1974/75 u paraqiten në Ligën e dytë qendrore, u bënë kampion dhe fituan të drejtën që në edicionin 1975/76 të paraqiten në Ligën e parë qendrore të ish-Jugosllavisë. Për këtë sukses më të merituarit ishin vetë lojtarët, të cilët me vetëm një humbje dhe dy barazime arritën që ndeshjet e tjera t’i përmbyllin me fitorë të merituara. Takimi kundër Llovçenit në Ferizaj, që u zhvillua më 1 qershor të vitit 1975 në pranine e 1000 shikuesve, solli gëzimin më të madh të ferizajasve që kur u themeluan si klub. Për Borcin e Ferizajt asokohe luajtën: Sahiti, Vuçkoviq, Selmanaj, Miliqeviq, Gërkoviq, Sojeva, Reçica, Kilaj, Tomoviq, Dekiq, Malesheviq dhe Rac.


Në po këtë rang garash mori pjesë edhe Bozhuri i Gjilanit, Vëllaznimi i Gjakovës dhe KXEK Kosova. Derisa gjilanasit patën renditje më të mirë, gjakovarët dhe obiliqasit mezi ia dolën që të mbijetonin. Për Bozhurin e Gjilanit asokohe luanin: S. Vasiq, M. Vasiq, Gjorgjeviq, Ahmeti, Abdullahu I, Gashi, Avdullahu II, Pajaziti, Kastrati, Peshtroviq dhe Jankoviq. Ndërsa për KXEK Kosovën, fatkeqësisht, nuk luajti asnjë shqiptar! Kjo skuadër nuk ia doli të sigurojë mbetjen në këtë shoqëri, ngase doli e fundit. Vëllaznimi i Gjakovës kishte këta hendbollistë: Kola, Haxhikadriu, Hoxha, S. Bakalli, G. Bakalli, Gllava, Muhaxheri, Leti, Dujaka, Pula, Shehu dhe Dobroshi. Në konkurrencën e femrave, në Ligën e dytë qendrore luajtën Borci i Ferizajt, Trepça, Prishtina dhe Buduçnosti i Pejës, skuadra këto që u larguan nga ky rang garash, për shkak të rezultateve të dobëta. Për Prishtinën luajtën këto hendbolliste: Salihu, Musaj, Jankoviq, Simiq, Konjusha, Sadiku, Krasniqi, Avramoviq, Markoviq, Gruda dhe Vujakoviq. Borci në radhët e veta kishte vetëm dy hendbollistë shqiptarë: Reçicën dhe Musliun. Buduçnosti i Pejës në radhët e veta pati vetëm tre hendbollistë shqiptarë: Sadriun, Bobin dhe Sheremetin. Trepça e Mitrovicës për dallim nga skuadrat e tjera kishte një përbërje më të baraspeshuar: Kovaceviq, Obradoviq, Dubovac, Rrahmani, Osmani, Sekuliq, Shabani, Murseli, Duraku dhe Sejdiu.

Borci, Borci ... Kaptinë e veçantë e vitit 1975 është Klubi i hendbollit Borci i Ferizajt. Në të vërtetë, ferizajasit arritën që të bëhen anëtarë të Ligës së Parë qendrore të ish-Jugosllavisë. Asokohe, trajner i skuadrës ishte Hysni Firza, me emrin e të cilit nisin sukseset më të mëdha të kësaj skuadre. Vlen të theksohet se nga radhët e kësaj skuadre ne përfaqësuesen e të rinjve të ishJugosllavisë u patën paraqitur dy hendbollistë: Sefedin Reçica dhe Shandor Rac. Ata luajtën katër ndeshje miqësore kundër përfaqësueses A të Tunizisë.

pamje nga një takim pune dhe festiv në ferizaj, kur borci hyri në ligën e parë qendrore. në foto personalitet që e ngritën hendbollin kosovarë në piedestal. nga e majta: mustafa rezniqi, xhemail kasumi dhe esat stavileci.

89


Borci 1975

/

90


nga e majta në këmbë: vuçkoviq, malesheviq, selmanaj, gerkoviq, sojeva, dekiq, reçica dhe kilaj. ulur: sahiti, gashi, dekiq, tomoviq dhe miliqeviq.

91


k a mpio nati 1975/ 76

Kampionët i dhanë Prishtina dhe Ferizaj

prishtina 1975 nga e majta: horvatiq, popoviq, uka, maxhera (trajner), obertinca, ramadani dhe saovoviq. ulur: gashi, ?, xhemshiti, gjinali, jovanoviq, ...

92

Kampionati i Kosovës 1975/76, në të dy konkurrencat, nisi me nga 12 skuadra. Numri i tillë jep të kuptohet se sa më shumë që kalonte koha, edhe liga konsolidonte veprimtarinë, së bashku me të gjitha segmentet e tjera, duke filluar nga drejtuesit e Federatës, e deri te komisionet përkatëse. Nga të dhënat hetohet se për t’u bërë antarë të Ligës se parë të Kosovës nisën të organizohen edhe kualifikimet. Në ndërkohë, skuadrat kosovare kishin paraqitje tejet të mirë në garat e rangjeve me të larta të ish-Jugosllavisë. Trepça mbizotëronte në Ligën e dytë qendrore, kurse po këtë vit në këtë rang bënin gara edhe Vëllaznimi i Gjakovës, Buduçnosti i Pejës dhe Bozhuri i Gjilanit në konkurrencën e meshkujve, si dhe Ibri dhe Prishtina në atë të femrave. Debutimi i hendbollistëve kosovarë në

Ligën e dytë qendrore, erdhi pas suksesit historik të Borcit të Ferizajt, i cili që nga viti 1975, mund të thuhet pa ngurrim, ishte ndër skuadrat më të mira në Ligën e parë qendrore.

Nisi më 7 shtator 1975, përfundoi më 6 qershor 1976 Kampionati i radhës nisi më 7 shtator të vitit 1975. Në bazë të njohurive paraprake për titullin e kampionit konkurronin më shumë skuadra. Në konkurrencën e femrave fjalën kryesore e patën Borci i Ferizajt dhe Deçani. Në një analizë para fillimit të kampionatit thuhet se pos dy debutuesve në Ligën e parë të Kosovës, Lepecit të Kaçanikut dhe Ramiz Sadikut të Pejës, të gjitha skuadrat e tjera mëtojnë titullin. Kjo i jepte një kuptim tjetër dhe më të qëndrueshëm kësaj lige, sepse edhe


ndeshjet ishin më cilësore, më të forta, më burrërore. Megjithatë, u veçuan disa mëtues, siç doli edhe praktikisht; pra, ishin rivalët e vjetër Prizreni, Prishtina, KXEK Kosova, që kishin rënë nga Liga e dytë pas një viti të pasuksesshëm. Këtu u futën edhe Kosova e Vushtrrisë, Deçani, Drenica dhe Llapi. Prishtina dhe Borci, kampionë të Ligës së parë të Kosovës fituan të drejtën që drejtpërdrejt të paraqiten në garat e Ligës së dytë qendrore. Për Prishtinën ndihmesë të posaçme që të fitohet titulli dhanë Uka, Zhubi, Alaj, Obertinca, Berisha, Horvatiq, Leti dhe disa të tjerë. Mirëpo, skuadra nga kryeqyteti për rang më të lartë u përforcua me disa hendbollistë, siç ishin Dervish Berisha nga Deçani, Skënder Sahiti, portier i Borcit të Ferizajt, Flamur Gllava i Vëllaznimit të Gjakovës dhe Ajet Çerkini i Borcit të Ferizajt. Kur kësaj t’i shtohen edhe hendbollistët që arritën suksesin në Ligën e parë të Kosovës, atëherë me të drejtë edhe trajneri Ejup Maxhera shpresonte në rezultate të mira, të paktën për mbetje në një ligë shumë të fortë.

12 skuadra të femrave, 12 të meshkujve

Renditja: Prishtina 35 pikë, KXEK Kosova 32, Drenica 29, Kosova (V) 28, Prizreni 27, Deçani 23, Ramiz Sadiku 17, Samadrexha 17, Llapi 16, Partizani 13, Lepenci 12 dhe Borci 10 pikë.

13 lojtare me mbiemrin Maloku, ose vashat nga Samadrexha Samadrexha ka qenë dhe mbetet edhe me tej vatër e hendbollit të Kosovës. Si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave. Shumë tituj vinin nga ky fshat, që u bë i njohur në saje të sportit gjithandej Kosovës dhe më gjerë. Ishte një kuriozitet që e shquante skuadrën e femrave të vitit 1976. Në garat për plotësimin e Ligës së parë të Kosovës Samadrexha ia doli të kualifikohej. Për këtë ndihmesë të madhe dhanë motrat dhe kushërirat me mbiemrin Maloku. Mund të quhet kuriozitet i rrallë sidomos në Kosovë, “që nga një familje me mbiemër të njëjtë të merren 13 vasha, nga të cilat 6 luajtën në kualifikime në Prishtinë, kurse 7 të tjerat si na tha Muharrem Maloku, nënkryetar i klubit ishin të zëna me provime. Kur shtojmë se në përbërjen e meshkujve janë 7 djelmosha nga familjet Maloku (lojtarë dhe trajnerë), është e qartë se këta jetojnë për këtë lojë...

samadrexha

Në Kampionatin 1975/76 morën pjesë gjithsej 12 skuadra në konkurrencën e femrave dhe 12 sosh në atë të meshkujve. Femrat: Deçani, Bozhuri i Gjilanit, Trepça e Mitrovicës, Vëllaznimi i Gjakovës, Vëllazëria (Klinë), Prizreni, Borci Ferizajt, Partizani Rahovecit, Llapi i Podujevës, KXEK Kosova e Obiliqit, Vjosa Shtimës dhe Kosova a Vushtrrisë. Renditja: Borci 40 pikë, Deçani 37, Prizreni 33, Kosova 30, Vjosa 26, KXEK Kosova 21, Trepça 18, Vëllaznimi 18, Boksiti (ish Vëllazëria e Klinës) 16, Llapi 8, Partizani 3 dhe Buzhuri pa pikë. Meshkujt: Prishtina, Ramiz Sadiku i Pejës, Drenica e Gllogocit, Lepenci i Kaçanikut, Prizreni, Borci II i Ferizajt, Partizani i Rahovecit, Llapi, KXEK Kosova, Samadrexha, Kosova e Vushtrrisë dhe Deçani.

93


k a mpio nati 1976/ 7 7

Deçani dhe Vëllaznimi, pa konkurrencë

VLLAZNIMI: Nga e majta në këmbë: Hoxha, Kola, Morina, Muhaxhiri, Dujaka,Raçiq, dhe Shehu. Ulur: Haxhikadrija, Hajdaraga dhe Leti.

Kampionati 1976/77 në të dy konkurrencat dhe titullarët. Në konkurrencën e femrave, ku bënin gara 9 skuadra, e fituan hendbollistet e Deçanit në një konkurrencë të fortë, sepse ndër 8 skuadra të tjera, siç ishin Mokra Gora, KXEK Kosova, Partizani, Boksiti, Prizreni, Llapi, Samadrexha dhe Vëllaznimi, ky ishte një sukses i madh. Në konkurrencën e meshkujve u paraqitën, si zakonisht, 12 skuadra. Titullin e më të mirit e fitoi Vëllaznimi i Gjakovës. Në këtë kampionat pos kësaj skuadre u paraqitën edhe Prizreni, Drenica, KXEK Kosova, Deçani, Kosova e Vushtrrisë, Llapi, Sarnadrexha, Partizani, FAP-I, Qendra Shkollore dhe Vjosa.

94


Borci sërish kampion i Ligës së dytë Edhe pse Borci i Ferizajt fillimisht nuk ia doli që të jetë në elitën e hendbollit të atëhershëm, duhet theksuar se u kthye aty ku ishte, pra në Ligën e parë qendrore, edhe në edicionin 1977/78. Pas suksesit që arriti në Ligën e dytë qendrore edhe një herë provoi fatin në këtë rang garash. Mirëpo, për të shkuar në elitë u desh të organizohen kualifikimet, në të cilat ferizajasit nuk arritën të bëjnë befasi. Në konkurrercë me Proleterin, Sllovanin dhe Radniçkin ata zunë vendin e tretë me vetëm një fitore madje kundër Sllovanit të Lubjanës me rezultat 50:41.

Kampionet vijnë e shkojnë Kampionet vijnë e shkojnë. Kështu mbase do të mund të përkufizohen shumë edicione garash që nga viti 1976 e deri në vitet e 90-ta. Skuadrat që asokohe kishin krijuar traditë jo vetëm të punës, por edhe të rezultateve cilësore, siç ishin Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Vëllaznimi i Gjakovës, por edhe skuadrat pejane, gjilanase e të tjera në konkurrencën e meshkujve, sikur edhe Prishtina, Trepça, Samadrexha e ndonjë skuadër tjetër në atë të femrave, përbënin tërësinë e të arriturave të hendbollit kosovar. Ngritjet dhe rëniet e skuadrave që sapo hynin në rang më të lartë, për shkak të konkurrencës së fortë shpesh janë kthyer prej nga ishin nisur, ishin rezultat i cilësisë që identifikohej me Ferizajn, Mitrovicën, Gjakovën, Gjilanin, Pejën dhe Prishtinën. Sado që ligat e Kosovës mbaheshin rregullisht, ato nuk arrinin të joshnin shikuesit, sepse përqendrimi i tyre ishte kthyer nga elita, përkatësisht nga Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Bozhuri i Gjilanit, Vëllaznimi i Gjakovës, herë pas here, Prishtina...

Lamtumira e veteranit Në qershor të vitit 1977 nga loja vepruese u nda Ukë Uka, njëri ndër hendbollistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Prishtina. Ishte

lojtar i pakompromis, shënues i spikatur, cili 12 vjet luajti për Prishtinën mbi 600 ndeshje. U paraqit edhe në fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe shënoi më se 2000 gola. Loja e tij lamtumirëse u zhvillua kundër Poletit. “Po i them lamtumirë hendbollit për shumë arsye. Obligimet në punë dhe ndaj familjes (mosha 28-vjeçare e bën të veten). Fundja, të rinjtë po vijnë e talenteve duhet lëshuar vendin”, pati thënë pas ndeshjes lamtumirëse. Uka ishte gjyqtar i Ligës elite të ish-Jugosllavisë deri në vitin 1990. Ukë Uka, pas pavarësimit të sportit kosovar në vitin 1991, ishte ndër të parët që filloi të organizojë garat në Federatën e Hendbollit të Kosovës... I qëndroi besnik hendbollit deri i në çastet e fundit të jetës së tij.

“Po i them lamtumirë hendbollit për shume arsye. Obligimet në punë dhe ndaj familjes...” thotë Ukë Uka (i pari nga e majta në këmbë)

95


k a mpio nati 197 7/ 78

Kampionët vijnë nga fshati

samadrexha

Hendbolli kosovar tashmë ofronte edhe befasi, që shumëkush në atë kohë as që i ka pritur. Ky sport kishte shtrirje edhe në qendra të vogla, përkatësisht në fshatra, siç ishin në atë kohë Samadrexha dhe Zubin Potoku. Në konkurrencën e meshkujve titullin e fitoi Samdrexha, ndërsa në atë të femrave Mokra Gora. Liga e meshkujve ishte dobësuar dhe numëronte më pak anëtarë. Në të bënin pjesë Samadrexha, KXEK Kosova, Prizreni, Prishtina, Partizani, Lepenci, FAP Ramiz Sadiku, Drenica dhe Filloristi nga Prishtina. Ndërkaq, në konkurrencën e femrave bënin pjesë: Samadrexha, KXEK Kosova, Prishtina II (ngase Prishtina ishte anëtare e ligës së dytë qendrore), Buduçnosti, Rudari, Mokra Gora, Boksiti, Vëllaznimi, Trepça, Kosova (V), Borci dhe Prizreni. Edhe Borci i Ferizajt në konkurrencën e meshkujve sërish fitoi titullin e kampionit në Ligën e dytë qendrore, grupi Jugor, duke pësuar vetëm pesë humbje, ndërkohë që kishte fituar 17 herë, madje shpesh edhe si udhëtues. Në këtë rang garash Bozhuri i Gjilanit zuri vendin e pestë, ndërsa Trepça e Mitrovicës të gjashtin. I vetmi Vëllaznimi i Gjakovës nuk pati sukses dhe zuri vendin e fundit.

Kampioni nga fshati, një histori e shkurtër Viti 1974 shënon datën e themelimit të klubit të hendbollit Samadrexha, që u bë me nismën e disa lojtarëve të brezit që themeluan edhe Klubin e hendbollit Kosova të Vushtrrisë. Këtë e bënë Vehbi Surdulli, Muharrem Maloku, Sadri Maloku, etj. Më 19 qershor 1974 në turneun kualifikues për plotësimin e Ligës së parë të Kosovës, Samadrexha zuri vendin e parë në grupin e vet kualifikues në të cilin ishin edhe Obiliqi II, Bozhuri II, Partizani i Rahovecit, Zhegra, Ibri i Leposaviqit (Abanikut) dhe Vjosa e Shtimës. Ngjyrat e skuadrës në këtë turne i mbrojtën: Fehmi, Fahri, Adbyl dhe Alush Maloku, Abdurr Muni, Isak Bajrami, Erhan Gota, Sabit Abazi, Ferat Basholli, Gani Zabërxha dhe Hamit Maloku. Më 20 qershor të vitit 1976 luajti në finale të Kupës për territorin e Kosovës kundër Borcit të Ferizajt. Takimi pati përfunduar me rezultat 27:22 për Borcin. Kjo ndodhi edhe në vitin 1977 kur skuadra humbi nga i njëjti rival më 14 prill të vitit 1977 (25:23). Edhe në vitin 1979 Samarexha luajti në finale të Kupës kundër Borcit të Ferizaj. Takimi u zhvillua në Mitrovicë më 14 prill të vitit 1979 dhe përfundoi me rezultat 33:24 për Borcin e famshëm. Samadrexha në kampionatin 1977/78 u bë kampion i Kosovës me 38 pikë të tubuara dhe u inkuadrua në Ligën e dytë të Jugosllavisë.

Borci, në elitë Përpjekja tjetër e ferizajasve për të siguruar vizën në elitë ishte e suksesshme. Në ndeshjen vendimtare, që u zhvillua më 25 qershor të vitit 1978, ferizajasit mundën Radniçkin e Gorazhdës me rezultat 23:18 dhe arritën të kualifikohen në Ligën e parë qendrore. Kryetrajneri i skuadrës ishte Beqir Buçinca, ndërkaq ndër më të dalluarit ishin Kasim Kamenica, Xhelal Selmanaj, Sefedin Reçica dhe Muhamet Kilaj. Ferizajasit pas vitit 1975/76 edhe një herë u gjendën në elitë.

96


Udhëheqja e ferizajasve - 17 anëtarë Në krye të organizimit të skuadrës asokohe qëndruan madje 17 anëtarë të kryesisë, të ciët ndihmuan në mbarëvajtjen e punës dhe në arritjen e suksesit të jashtëzakonshëm. Kryetar ishte Rexhep Haxhimusa, ndërkaq në kryesi ishte, pos të tjerash edhe Xhemail Kasumi, që gjithashtu ka merita për suksesin e klubit, edhe pse në fillim, në bazë të deklaratave të tij dhënë shtypit, ishte skeptik në arritjen e suksesin të tillë. Megjithatë, një gjë duhet përmendur: Ferizaj përfundimisht vërtetoi të dhënën se është qytet i hendbollit, me të cilin asokohe krenohej e tërë Kosova.

BORCI Mexhedoviq, Reçica, Tupella, Haxhimsa (kryetar), Sojeva, Gerkoviq, Bu.Qerimi, Tomoviq dhe Beqir Buçinca; ulur: Kamenica, Ferzan, Makiqi, Dekiq dhe Sahiti

Trajneri Beqir Buçinca dhe kryetari Rexhep Haxhimusa në kohën e artë të Borcit

97


k a mpio nati 1978/ 79

Në stinorin e ri me 31 skuadra kosovare

ekipi i trepçës në konkurrencën e femrave, 1979/80

Në stinorin vjeshtor të kampionatit 1978/79 startuan 31 skuadra kosovare: 7 në Ligën e dytë qendrore, ndërsa 24 në ligat e Kosovës. Ishte ky një numër për lakmi i skuadrave, që dëshmoi se hendbolli në Kosovë po merrte trajtat e sportit popullor.

Kampione: Vëllaznimi dhe Trepça Në kampionatin 1978/79 në konkurrencën e femrave morën pjesë këto skuadra: Kosova (V), Trepça, KXEK Kosova, Prizreni, Prishtina II, Samadrexha, Buduçnosti, Smrekovnica,

98

Vëllaznimi, Drenica dhe Filloristi. Titullin e kampionit e fitoi Trepça e Mitrovicës. Në konkurrencën e meshkujve u paraqitën: Partizani, Kosova (V), Vjosa, KXEK Kosova, Prizreni, Prishtina, Deçani, FAP Ramiz Sadiku, Lepenci, Vëllaznimi, Drenica dhe Llapi. Titullin e kampionit e fituan hendbollistët e Vëllaznimit.


k a mpio nati 1979/80

Trepça trasoi rrugën e ferizajasve; Deçani dhe Kosova e Vushtrrisë, kampionë

Kampionati 1979/80 përmbyllet edhe me një sukses të hendbollit të Kosovës. Pas një beteje të madhe, Trepça e Mitrovicës për herë të parë në historinë e saj të pasur sportive, arriti suksesin më të madh, aq shumë të pritur, por pas një pune dhe angazhimi të pashoq, jo vetëm të hendbollistëve, por edhe të drejtuesve të skuadrës. Këtë rrugë të sukseseve “xehëtarëve” ua hapi fitorja në Shkup kundër Rabotniçkit me rezultat 26:23.

Ju lumtë “minatorë”! Suksesin e Trepçës e bëri popullor edhe gazeta e vetme e përditshme “Rilindja”, në faqet e sportit të së cilës u përcollën në çdo hap rezultatet. Duke pasur parasysh edhe

rivalitetin e madh që mbretëroi gjatë gjithë kampionatit në Ligën e dytë qendrore, edhe faqet e shtypit ishin përplot shkrime, raporte, deklarata, biseda, portrete, fotografi e të tjera, duke bërë përpjekje që edhe informacionet rreth këtij suksesi të jenë një krah i fortë për vetë hendbollistët, e më pas edhe për adhuruesit gjithandej Kosovës. Ja se si trajtohet suksesi i Trepçës në një shkrim të gazetës “Rilindja” të Prishtinës, të datës 17 qershor të vitit 1986. “Mitrovica, qyteti i plumbit dhe i akumulatorëve, qytet i të rinjve dhe i sportistëve, prej pardje është edhe qytet i hendbollit. Trepça pas një sezoni kampional fort të mundimshëm, pas betejave të vështira dhe të

“Mitrovica, qyteti i plumbit dhe i akumulatorëve, qytet i të rinjve dhe i sportistëve, prej pardje është edhe qytet i hendbollit.” ­­— Abas dule, rilindja, 17 qershor 1986

99


TREPÇA Sami Mustafa (trajner), Koçanoviq, Kabashi, Makiqi, Drazheviq, Murganiq, Leonard Llazari dhe Fahri Mustafa; ulur: Alfred Llazari, Dervish Berisha, Ibrahim Zhilivoda, Sylejman Mema dhe Imer Selmanaj

100

pakompromis prej jave në javë, duke fashitur pengesë pas pengese, arriti e para në cak, u stolis në fronin e kampionit të Ligës së dytë federative të hendbollistëve dhe si e para, pa kualifikime, u plasua në rangun më të mirë të garave... ... Që triumfi të jetë edhe më i madh, edhe me impresionues, bën edhe e dhëna se Trepça, në fillim të edicionit kampional, nuk llogaritej si favorit, as që numërohej ndër kandidatet për titull kampioni. Megjithatë, zemra e madhe, lufta burrërore, angazhimi maksimal dhe vetëmohimi i pashoq i të gjithë lojtarëve: Murganiqit, Ibrahimit, Selmanajt, Makiqit, Llazarit, Pejanoviqit, Drazheviqit, Tupellës, Koqanoviqit, Zhilivodes, Berishës Kabashit e të tjerëve, shtabit profesional, udhëheqësisë së klubit, e sidomos dashamirëve besnikë, bëri që ëndrra të bëhet zhgjëndërr, që Kosova, të mos mbetet pa përfaqësues në elitë... pas rënies se Borcit të Ferizajt. Suksesi i Trepçës nuk është vetëm sukses i klubit, qytetit, por sukses i merituar i tërë sportit kosovar në tërësi. Ndaj, euforia e gëzimi që përshkoi afro 1000 shikues më

besnikë, të cilët nuk kursyen as mund as djersë për të ndihmuar Trepçën e tyre në betejën vendimtare kundër Rabotnickit në Shkup, kaloi tërë Kosovën sportdashëse, tërë adhuruesit e hendbollit nga kjo trevë e jona, sepse nuk është punë e vogël të kesh përfaqësuesin në elitë, në Ligën e parë federative.

Trepça, Trepça.. Ishin këto refrene, të cilat u dëgjuan rreshtazi gjatë 22 javëve, sa ”xehetarët” luftuan që dëshirat të shndërrohen në triumf. Trepça, Trepça.. Ishin këto refrene, të cilat bartën hendbollistët mitrovicas prej betejës në betejë, prej luftës në luftë, sepse ishin të ndërgjegjshëm ata se nuk janë vetëm, se me ta është edhe çeta e “xehetarëve”, përkatësisht e dashamireve besnikë... E, Aziz Makiqi, snajper i vërtetë, golashënuesi tipik dhe më i miri i të gjitha ligave federative, luftëtari pashoq, Berisha agjil, dorëmbarë dhe efikas, Llazari, Zhilivoda, Kabashi, Selamanj e të gjithë të tjerët, nuk u mbetën borxh. Ua dhuruan titullin e më të mirit...


Kosova jep kampionët Tetëmbëdhjetë xhiro të Ligës së parë të Kosovës ishin që rrumbullakuan kampionatin e vitit 1979/80, pas të cilit dolën edhe dy kampionët e Kosovës: Deçani, në konkurrencën e meshkujve dhe Kosova e Vushtrrisë në atë të femrave. Në të dy konkurrencat rivaliteti ishte tejet i theksuar, sidomos për titullin e kampionit, për të cilin këmbëngulën deri në fund, pos të tjerësh, edhe KXEK Kosova, FAP Ramiz Sadiku në konkurrencën e meshkujve, si dhe Metohia, KNI Ramiz Sadiku, Borci dhe Bozhuri ne konkurrencën e femrave. Deçanasit, gjatë gjithë kampionatit patën formë më të mirë, e cila bën që të shkëputen në krye të renditjes. Të vetmit rivalë të tyre ishin hendbollistët e KXEK Kosova të Obiliqit. Mirëpo,

fundi solli tri pikë më pak (28) se Deçani. Edhe pse ishte pritur më shumë nga FAP Ramiz Sadiku i Pejës, KNI Ramiz Sadiku i Prishtinës, Prizreni e Buduçnosti, megjithatë fundi doli i mbarë vetëm për Deçanin, njërën ndër qendrat tashmë të njohura të hendbollit të Kosovës. Kosova e Vushtrrisë pas fitoi titullin në konkurrencën e femrave, mori “vizën” që në kampionatin e ri të bëjë gara në Ligën kosovare - maqedonase. Suksesi ishte plotësisht i merituar. Gjatë tërë kampionatit vashat luajtën më bukur, ishin më cilësore dhe kishin dëshirë më të madhe për çdo fitore. Ato kishin një konkurrencë të denjë, siç ndodhi me Metohinë, e cila humbi hapin, gjë që mjaftoi një pikë më shumë e vushtrriaseve, që të arrijnë të parat në cak. Nga garat e mëtejme u përjashtua Partizani i Rahovecit, ngase nuk zhvilloi disa takime.

deçani 1979/80 në këmbë nga ana e majtë: Rexhep Shabanaj, Asllan Molliqaj, Hulaj, Valentin Selmanaj, Avdullah Gjikokaj, Xhavit Qorraj, Nezir kuqi, Adem Mehmetaj Ulur: Arif Mushkolaj, Florim Thaqi, Riza Kasumaj, Sefedin kadrijaj, Nazmi Komoni, Mustaf Kadrijaj (ulur)

101


k a mpio nati 1980/8 1

Trepça e përforcuar me ajkën e hendbollit kosovar

dervish berisha si gjithnjë efikas nga vija e 6m, i pagabueshëm dhe luftarak

102

Hyrja e Trepçës në Ligën e parë qendrore ishte e arritur e jashtëzakonshme e sportit të Kosovës. Rezultati po vinte nga njëra ndër qendrat më të njohura të sportit kosovar, nga e cila dolën shumë emra të njohur sportistësh në shumë sporte. Skuadrës i printe strategu i shquar shqiptar Sami Mustafa, i cili me ekspeditën e tij prej 20 lojtarësh udhëtoi në përgatitje të përbashkëta në Strugë. Lidhur me përgatitjet e skuadrës asokohe Samiu do të deklaronte: “Në tërësi jam i kënaqur me përgatitjet e deritashme. Të gjithë

lojtarët treguan disiplinë dhe interesim jashtëzakonisht të madh për punë. Një gjë e tillë jep të shpresojmë në shoqëri të re, në të cilën konkurrenca është shumë e madhe, aq më parë kur ne nuk kemi përvojë të duhur në këtë mes, do ta sigurojnë ekzistencën. Për ne ky do të ishte suksesi më i madh si debutues...” Mirëpo, përkundër dëshirës dhe premtimeve se do të bëjnë çmos për të mbetur në ligë, Trepça nuk sendërtoi synimet dhe në kampionatin 1981- 1982, së bashku me Borcin e Ferizajt bënë gara në ligën e parë B të atëhershme.


KNI RAMIZ SADIKU Në këmbë nga e majta: Sherif Ramadani, Isa Jashareviq, Hilmi Xhaferi, Flamur Zhdredha, ? Demolli, dhe Njazi Breca; ulur: Baxha Popoviq, ?, Naser Gjoni, Vedat Janjeva dhe Shemsi Luta

KNI Ramiz Sadiku dhe Prizreni kampionë Liga e Kosovës kishte stabilizuar radhët dhe në të dy konkurrencat zhvillonte garat me sukses të plotë. Në Ligën e meshkujve morën pjesë FAP Ramiz Sadiku i Pejës, KNI Ramiz Sadiku i Prishtinës, KXEK Kosova e Obiliqit, Bozhuri i Gjilanit, Llapi i Podujevës, Borci II i Ferizaj, Universiteti i Prishtinës, Vjosa e Shtimës, Buduçnosti i Pejës, Kosova e Vushtrrisë, Lepenci i Kaçanikut

dhe Prizreni. Titullin e kampionit për vitin 1980/81 e fitoi KNI Ramiz Sadiku i Prishtinës. Në konkurrencën e femrave morën pjesë këto skuadra: Metohia, KNI Ramiz Sadiku, KXEK Kosova, Bozhuri i Gjilanit, Borci i Ferziajt, Universiteti, Vëllaznimi, Buduçnosti i Pejës, Drenica e Drenasit, Lepenci i Kaçanikut, Llapi dhe Prizreni. Titullin e kampionit për viti 1980/81 e fitoi Prizreni.

103


k a mpio nati 198 1/82

Ferizajasit, për të satën herë në elitë

BORCI Në këmbë nga e majta: Selmanaj, Bu.Qerimi, Rexhepi, Gerkoviq, Kilaj, Tomoviq, Sojeva dhe Beqir Buçinca; ulur: Skender Sahiti, Milenkoviq, Reçica, Bejta, Be.Qerimi dhe Handan ?

104

Fitorja e Borcit të Ferizajt kundër Metalurgut të Shkupit, e arritur me lehtësi dhe me rezultat bindës 33:27, në takimin që u zhvillua në Ferizaj më 23 maj të vitit 1982, bëri që kjo skuadër edhe një herë (kësaj radhe para se të mbyllej kampionati), të kualifikohej në Ligën e parë qendrore. Loja e ferizajasve ishte tejet cilësore. Ata dëshmuan se kanë përbërjen më të mirë, nga e cila gjithsesi duhet veçuar Sahitin, Selmanajn, Sojevën, Kilajn vëllezërit Qerimi, të cilët ishin strumbullë të lojës që dha përfundim të pritur. Trajneri Beqir Buçinca, gjatë gjithë kampionatit, drejtoi me sukses skuadrën, duke arritur sukses të jashtzakonshëm në një konkurrencë të fortë.

E treta, e vërteta... E treta, e vërteta.. Pikërisht me këtë fjalë të urtë, Borci përkufizoi suksesin e arritur, për të cilin kanë merita jo vetëm lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit, por edhe adhuruesit e flaktë ferizajas, të cilët e përkrahen skuadrën e tyre drejt suksesit. Herën e parë Borci bëri gara në elitë në kampionatin 1975/76. Herën e dytë më 1978/79 (duke luajtur dy kampionate) dhe herën e tretë më 1982. “Gjithnjë më mbante shpresa dhe isha i bindur se Borci është ekipi më cilësor në Ligë, se me dije të hendbollit, me repertor të pasur, me zemër e vetëmohim jemi para Pelisterit të favorizuar, para Kristalit, Vardarit... dhe ja triumfi i merituar”.


vëllaznimi, ekipi i femrave, 1981/82 Në këmbë nga e majta: Pruthi, Morina, L.Mati, Gjaravina, Berisha, Nagavci; ulur: Zhubi, Muhaxhiri, Mati, N.N., Guita dhe Fazlija

“Ecëm me hapa të ngadalësuar, por të sigurt. Pritnim rastin e volitshëm dhe e shfrytëzuam siç është më së miri. Mendoj se fitorja jonë ndaj FAP-it në Priboj ishte vendimtare, trampolinë, si i thanë, që seriozisht të mësyjmë titullin e më të mirit, madje duke mos pasur as konkurrues të denjë deri në cak”, thoshte për suksesin e skuadrës se tij, trajneri Beqir Buçinca më i merituari për suksesin e arritur.

Në Ligën e dytë qendrore, shtatë skuadra të Kosovës Në ligën e kosovaro – maqedone (meshkujt), gjatë vitit 1981-1982 bënin gara shtatë skuadra të Kosovës: Drenica, Deçani, Samadrexha, Prishtina, KXEK Kosova dhe KNI R. Sadiku dhe Vëllaznimi.

Në Ligën e parë B, pesë skuadra të Kosovës Pos Borcit të Ferizajt, që fitoi titullin e kampionit të Ligës së parë B dhe u kualifikua në elitë, në këtë rang garash bënin pjesë edhe Trepça e Mitrovicës dhe Bozhuri i Gjilanit.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave (Liga a parë B) ishin: Prishtina dhe Mokra Gora.

Kosova jep kampionët e vitit 1981/82 Në ndërkohë, në Kosovë zhvillonte veprimtarinë edhe Liga e parë e Kosovës, e cila dha kampionet e edicionit 1981/82. Në konkurrencën e meshkujve bënë gara 12 skuadra: FAP Ramiz Sadiku i Pejës, Prizreni, Lepenci Kaçanikut, Buduçnosti i Pejës, Universiteti i Prishtinës, Bozhuri II i Gjilanit, Llapi i Podujevës, Borci II i Ferizajt, IMK Çeliku i Ferizajt, Kosova e Vushtrrisë, Vjosa e Shtimes dhe Fapolli i Podujevës. Titullin e kampionit e fitoi Kosova e Vushtrrisë. Në konkurrencën e femrave, ndërkaq, bënë gara 10 skuadra: Lepenci i Kaçanikut, Buduçnosti i Pejës, Universiteti i Prishtinës, Bozhuri II i Gjilanit, Vëllaznimi i Gjakovës, Drenica e Gllogocit, Llapi i Podujevës, Borci i Ferizajt, KNI Ramiz Sadiku i Prishtinës dhe KXEK Kosova e Obiliqit. Titullin e kampionit për herë të parë e fitoi Vëllaznimi nga Gjakova.

*** Herën e parë Borci bëRi gara në elitë në kampionatin 1975/76. Herën e dytë më 1978/79 (duke luajtur dy kampionate) dhe herën e tretë më 1982. ***

105


k a mpio nati 1982 /8 3

Shumë skuadra me emrat e ndërmarrjeve të Kosovës

vëllaznimi 1982/83 Në këmbë nga e majta: Grezda, Hoxha, Hajdaraga, Boshnjaku, Firza, Gjurgjeviq, Tomiq, Haxhikadrija dhe Brahushi; ulur: Berisha, Kastrati, Gogiq, Kola, Nagavci, Bajraktari dhe Bakalli

106

Sporti kishte bërë emër në Kosovë, sidomos gjatë viteve të 80-ta. Ishte hendbolli ai që shtriu ndikim të jashtëzakonshëm edhe në ndërmarrjet e mëdha të Kosovës, të cilat jo vetëm që ndihmuan më të madhe sportistët, por fuqia që ia dhanë ato sportit të Kosovës u shpagua shumëfish. Kosova fuqishëm artikulonte veten gjithandej Ballkanit dhe Evropës, sidomos në lëmin e sportit. Kështu bënte Trepça, kështu bënte FAP Ramiz Sadiku i Pejës, Ereniku i Gjakovës, Fapolli i Podujevës , Amortizatorët, ish-Elektroekonomia e Kosovës, Agrokosova, Integji i Gjilanit, Taftisoni, kështu bën edhe klubi i hendbollit KNI Ramiz Sadiku, kampion i vitit 1980/81, që vinte nga një gjigant me mijëra punëtorë dhe që ishte sinonim i veprimtarisë së suksesshme... Edhe Borci i Ferizaj kishte trajtim të merit-

uar dhe ndihmohej nga ndërmarrjet ferizajase siç ishin IMK Çeliku, një ndërmarrje në zë, pastaj Mineksi, Fabrika e gypave, Fabrika e vajit, Fabrika e mobileve, etj.

Sporti dhe ekonomia Në këtë mënyrë u pa qartë se tashmë kishte nisur të bëhet realitet lidhmëria e domosdoshme sporti-ekonomia, që ishte e arritura më e madhe gjatë viteve të 80-ta, kur sporti i Kosovës po bënte emër edhe në arenën ndërkombare. Edhe Universiteti i Prishtinës gjatë viteve të 80-ta luajti rol të rëndësishëm në përparimin e sportit të Kosovës. Lidhja e Kulturës Fizike e Universitetit, së bashku me afro 20 klube të saj në të dy konkurrencat, ishte një vatër tejet e rëndësishme e sportit, nga e


prishtina 1982/83

cila dolën shumë emra sportistësh kulmorë, trajnerësh a drejtuesish të sportit që edhe sot janë figura qendrore të sport. Pikërisht këtu doli edhe klubi i hendbollit Universiteti, i cili për pak kohë arriti të shënojë rezultate të suksesshme. Këtë cilësi Universiteti e dëshmoi pikërisht në kampionatin 1983-1984, kur pas përfundimit të stinorit vjeshtor zuri vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se ish-anëtari i Ligës së dytë qendrore Bozhuri. Edhe pse kishte rezultate të mira në konkurrencën a seniorove, “thembër e Akilit”, mbetej puna me grupmoshat e reja. Vetë kampionati i Kosovës për të rinj, që u mbajt më 15 janar 1984 në Mitrovicë, dëshmoi se me të rinjtë nuk ka nisma të mbara. Në këtë kampionat morën pjesë vetëm tri ekipe: Trepça, Drenica dhe Prizreni, ndërkohë që sipas vlerësimeve cilësia ishte nën nivelin e duhur. Kampion u bë Trepça, pas fitores bindëse kundër Drenicës me rezultat 26:16 (14:10). Kjo zaten edhe ishte shtysë që në Prizren të nisë punën shkolla e hendbollit, e cila që

nga shtatori i vitit 1983 punonte me më se 40 nxënës të klasave të teta dhe të viteve të para të shkollave të mesme. Me këtë shkollë ndër të tjerë punonin edhe Ilir Berisha dhe Nexhat Sharani. Në ndërkohë, Borci i Ferizajt nuk po ia dilte do të stabilizohej në elitë, por prore ishte më i mirë në Ligën e dytë. Në po këtë rang garash Trepça dhe Prishtina bënin përpjekje për mbetje në ligë.

Nga 10 skuadra në të dy konkurrencat Në kampionatin 1982/1983 në konkurrencën e meshkujve morën pjesë dhjetë skuadra: Vëllaznimi, Drenica, Prishtina, Prizreni, Universiteti, FAP Ramiz Sadiku, Kosova (V), Deçani dhe Elektroekonomia. Titullin e kampionit e fitoi Vëllaznimi. Po kaq skuadra (10) u paraqitën edhe në konkurrencën e femrave: Trepça, Prishtina, Deçani, Vëllaznimi, Prizreni, Samadrexha, Elektroekonomia, Kosova (V), Bozhuri dhe Metohia, ndërsa titullin e kampionit e fitoi Prishtina.

107


k a mpio nati 198 3/8 4

Kampionë Bozhuri dhe Trepça

Në kampionatin 1983/84, Ligën e parë A të Kosovës e përbënin këto skuadra: Partizani, Samadrexha, Deçani, Drenica, Bozhuri, Kosova (V), Vëllaznimi, Buiduçnosti, Universiteti dhe Prishtina. Titullin e kampionit, në konkurrencën e meshkujve e fitoi Bozhuri i Gjilanit. Në konkurrencën e femrave, ndërkaq, ishin këto skuadra: Prizreni, Deçani, Drenica, Trepça, Kosova (V), Vëllaznimi, Borci, Llapi dhe Elektrockonomia. Titullin e kampionit e fitoi Trepça e Mitrovicës. Në ndërkohë, në Ligën e dytë nga Kosova bënin gara Prishtina dhe Mokra Gora.

108


k a mpio nati 198 4/85

Kampionë - Vëllaznimi dhe Deçani

Në kampionatin 1984/1985, Ligën e parë A e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve e përbënin 12 skuadra: Samadrexha, Vëllaznimi, Prishtina, Lepenci, Drenica, Vjosa, Prizreni, Bozhuri, Kosova (V), Deçani, Buduçnosti dhe Partizani. Titullin e kampionit e fitoi Vëllaznimi i Gjakovës. Në konkurrencën e femrave, ndërkaq, ishin 10 skuadra: Samadrexha, Vëllaznimi, Drenica, Prizreni, Borci, Kosova (V), Deçani, Trepça dhe Elektroekonomia. KH Deçani shpallet kampion dhe merr pjesë në kualifikime me kampionin e Maqedonisë për t’u bërë anëtar i Ligës së dytë qendrore. Gjyke Lokaj sikurse edhe herëve të tjera shpallet realizuesja më e mirë e ligës së Kosovës.

KHF Deçani 1985 Dr. Shyt Shala, Resmije Limani, Ajmane Gjukaj, Zhuj Kadrijaj, Ganimete Nitaj, Xhejrane Qorraj, Z. Loshaj, Xhafer Aliçkaj, Muhamet Alaj (në këmbë) Adem Mehmetaj, Fane Tolaj, Sadije Molliqi, Murat Kastrati, Gjyke Lokaj, Mihane Musaj, Ganimete Mulaj, (ulur).

Gjyke Lokaj

109


k a mpio nati 1985/86

Kampionat me shumë risi

“Trepça më befasoi për të mirë. Të jem real, nuk kam supozuar se hendbolli kosovar ka arritur një shkallë të tillë të përparimit. Është dëm i madh që ishim ne grup i njëjtë, i cili ishte më i forti... — Avgust Potishek

Kampionati 1985/86, krahasuar me atë pararendës, nisi me një varg risish. Kësaj radhe skuadrat e seniorëve të Ligës së parë A të Kosovës, ishin të obliguara që t’i kenë edhe juniorët. Skuadrat e juniorëve, ishin të detyruara që t’i përfshijnë edhe femrat, si kusht obligues për të marrë pjesë në gara. Kampionati nisi më 7 shtator. Liga e meshkujve kishte 12, ndërsa ajo e femrave 10 skuadra. Në po këtë mbledhje u zgjodh kryetari i ri i Shoqatës se klubeve (Xhafer Aliçkaj, përfaqësues i Deçanit), kurse në krye të Komisionit të garave ishte Ukë Uka. I njëjti rivalitet u pa të jetë zhvilluar edhe gjatë kampionatit që rrodhi mbarë. Ishin pikërisht Bozhuri i Gjilanit dhe Vëllaznimi, kampion i vitit të shkuar që deri në fund zhvilluan luftë të ashpër sportive për të arritur në fronin e më të mirit. Bozhuri fitoi titullin e vjeshtës me 15 pikë të tubuara nga nëntë ndeshje, prej të cilave kishte shënuar 7 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Kampionë Bozhuri dhe Trepça Në kampionatin 1985/86 të Ligës së parë të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve, u paraqitën: Vjosa, Prizreni, Lepenci, Elektroekonomia, Bozhuri, Partizani (R), Vëllaznimi, Drenica, Kosova (V) dhe Deçani. Titullin e kampionit e fitoi Bozhuri, i cili nuk pati sukses në kualifikimet për Ligën e dytë qendrore. Në konkurrencën e femrave ishin këto skuadra: Samadrexha, Boksiti, Trepça, Elektroekonomia, Borci, Prizreni, Bozhuri, Mokra Gora, Drenica, Kosova (V) dhe Deçani. Titullin e kampionit e fitoi Trepça e Mitrovicës, e cila dështoi në garat kualifikuese për Ligën e dytë qendrore.

Hendbollistëve të rinj të Trepçës, vend i tretë në elitë Se Mitrovica ishte bërë qendër e hendbollit të Kosovës, dëshmoi edhe suksesi i hendbollistëve të rinj të Trepçës. Njomakët e qytetit buzë lbrit, zunë vendin e tretë në kampionatin

110

e të rinjve të Ligës së parë qendrore, nën drejtimin e dy trajnerëve të vyer, Fahri Myftiu dhe Ahmet Baliqi. “Jam tejet i kënaqur me plasmanin që arritëm në këtë kampionat, e veçmas për lojën e mirë dhe cilësore të djelmoshave tanë..”, ishte shprehur më 30 janar të vitit 1986 Fahri Myftiu. Vlerësim tejet të lartë jep edhe trajneri i skuadrës sllovene të Sllovengradecit, Avgust Potishek: “Trepça më befasoi për të mirë. Të jem real, nuk kam supozuar se hendbolli kosovar ka arritur një shkallë të tillë të përparimit. Është dëm i madh që ishim ne grup i njëjtë, i cili ishte më i forti. Ndryshe, me siguri, do të takoheshim në finale. Pos lojës së mirë dhe kolektive më impresionoi edhe sjellja e hendbollistëve të rinj të Trepçës, e cila ishte për lakmi dhe shembull për ekipet e tjera”. Fadil Zeneli, Florent Zeqiri, bënë figurë jashtëzakonisht të mirë loje.

Borci i Ferizajt, në Ligën e parë qendrore Pasi fitoi titullin e kampionit të vitit 1985/86, Borci i Ferizaj sërish u gjend në elitën e hendbollit. Sukses shënoi edhe Trepça që zuri vendin e dytë. Në radhët e Borcit luajtën këta hendbollistë: Sahiti, Bajrami, Selmanaj, Hetemi, Besim Qerimi, Milenkoviq, Reçica, Bovan, Tomoviq, Bujar Qerimi, Rudari dhe Alia. Trajner: Beqir Buçinca. Ndërkaq, Trepçën e përfaqësuan: Babolli, Zabërgja, Llaziq, Leonard Llazari, Fadil Zeneli, Vitaku, Nexhmedin Zeneli, Kabashi, Mema, Florent Beqiri, Puqurica dhe A. Beqiri.

“Të mos luhet vetëm një verë” Dëshira e hendbollistëve të Borcit të Ferizajt në vigjilje të nisjes së garave në Ligën e parë qendrore, doli me moton e herës së katërt të paraqitjes në këtë rang garash... “Të mos luhet vetëm një verë”. Kështu titullohej shkrimi i gazetës “Rilindja”, përkatësisht i gazetarit Abas Dula, i cili me këtë rast


BORCI Në këmbë nga e majta: Selmanaj, Bu.Qerimi, Heta, Rudari, Bajrami, Maliqi, Tomoviq dhe Buçinca; ulur: Milenkoviq, Bovan, Sahiti, Be.Qerimi dhe Reçica

përkufizoi shumë qartë dëshirën e hendbollistëve të Borcit të Ferizajt dhe të adhuruesve të shumë të tij gjithandej Kosovës, që ferizajasit të arrijnë të stabilizojnë lojën dhe në gara të paraqiten me dinjitet, pa kompleksin e skuadrës që duhet të luftojë për mbetje në ligë, siç kishte ndodhur edhe tri herë paraprakisht. Nuk kishte dalë urtia “E treta e vërteta”, ndërkaq frazeologjia tjetër mbase do të kishte sukses! “Për herë të katërt në historikun e vet, Borci i Ferizajt fillon garën në rangun më të lartë — Ligën e parë federative. Edhe pse gjatë përgatitjeve ferizajasit nuk ishin pa telashe, sipas fjalëve të trajnerit Beqir Buçinca, starti pritet me gatishmëri maksimale dhe me dëshirë të madhe që të mos luhet “vetëm një verë” në shoqërinë elite”. Duke trajtuar më tej cilësinë dhe mundësitë, jepen edhe vlerësimet lidhur me gjasat e hendbollistëve ferizajas, që me emrat si Sahiti, Reçica, Selmanaj, vëllezërit Qerimi, Llazari e të tjerët, do të jenë në gjendje ta ruajnë statusin e anëtarit të elitës. Edhe Trepça e Mitrovicës, që luante në Ligen e dytë qendrore, kishte rol të rëndësishëm

dhe në saje të lojës cilësore, ishte ndër më të mirat në këtë shoqëri, por që me vështirësi ia doli të krijojë një skuadër të qëndrueshme, që do të mund të kishte sukses në rang më të lartë. Thënë shkurt, si Trepça, si Vëllaznimi, si Bozhuri i Gjilanit në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe Prishtina, Trepça. Mokra Gora, Samadrexha e ndonjë tjetër në atë të fermave, luanin rol në ligat e dyta, por jo edhe më shumë. Në të vërtetë, në konkurrencën e femrave ishte në gjendje paksa më e luhatshme sa i përket ecjes, përkatësisht kapërcimit të barrierave të quajtura “kalim nga liga e dytë në të parën”. Në Ligën e Kosovës gjendja ishte të thuash e njëjtë. Skuadrat kampione vetëm bënin “shëti” në rangje për një verë, për t’u rikthyer sërish aty ku kishin qenë paraprakisht. Me rëndësi ishte se loja kishte përkrahës, ndihmoheshin skuadrat, por kishte të tilla që në vazhdimësi hiqnin të zitë e ullirit për të mbijetuar. Zakonisht kjo dukuri shprehej në skuadrat e qendrave më të vogla të Kosovës, por pikërisht nga këto mjedise lindnin talente në të dy konkurrencat.

“Për herë të katërt në historikun e vet, Borci i Ferizajt fillon garën në rangun më të lartë — Ligën e parë federative. Edhe pse gjatë përgatitjeve ferizajasit nuk ishin pa telashe, sipas fjalëve të trajnerit Beqir Buçinca, starti pritet me gatishmëri maksimale dhe me dëshirë të madhe që të mos luhet “vetëm një verë” në shoqërinë elite

111


Borci 1985/86

/

112


Në këmbë nga e majta:Buçinca, Selmanaj, Be.Qerimi, Bu.Qerimi, Heta, Rudari, Maliqi, dhe Bajrami; ulur: Reçica, Bovan, Sahiti, Milenkoviq, Tomoviq dhe Jakup Bislimi

113


k a mpio nati 1986/87

Kampionë - Kosova e Vushtrrisë dhe Prishtina Në kampionatin 1986/87, në Ligën e parë të Kosovës për femra, morën pjesë këto skuadra: Prishtina, Samadrexha, IMK Çeliku, Minerali, Integji, Borci II, Fapolli, Trepça II dhe Pompat me piston. Titullin e kampionit e fitoi Prishtina. Në konkurrencën e meshkujve u paraqitën këto skuadra: Kosova (V), Buduçnosti, Vëllaznimi, Drenica, Bozhuri, Llapi, Elektroekonomia, Prizreni, Vjosa, Deçani, Partizani (R) dhe Lepenci. Titullin e kampionit e fitoi Kosova e Vushtrrisë.

kampionët e Kosovës, Kosova e Vushtrrisë (meshkujt) dhe Prishtina (femrat). Pos tyre ishin edhe përfaqësuesit e Maqedonisë (Shkupi dhe Mladosti i Bogdancit). Sikur edhe katër herë më parë, edhe për të pestën herë skuadrat e Kosovës dështuan. Dështimi erdhi përkundër faktit se Kosova dhe Prishtina ishin përforcuar me lojtarë e lojtare të cilësive të dëshmuara, si dhe të përkrahjes së një numri të madh të shikuesve nga Kosova, që asokohe kishin shkuar në Svetozarevë. Dështimi kësaj radhe ndodhi pikërisht në çastin kur më së paku është pritur.

Vushtrriasit e pafat... Kosova e Vushtrrisë humbi kundër Mlladostit të Bogdancit me rezultat 18:16 (9:12). Të prirë nga Agron Shabani që shënoi madje 7 gola, takimit ia patën nisur mirë, duke e mbyllur pjesën e parë në të mirë të tyre me rezultat 12:9. Mirëpo, në vazhdim “humbën kokën”, duke lejuar që maqedonasit të shënojnë disa herë me radhë, për të barazuar në 12:12. Pas kësaj u zhvillua një lufte e paparë sportive. Mirëpo, në këtë betejë, si duket Mlladosti ishte me i përgatitur psikikisht, më shumë e deshi fitoren dhe ia doli të fitojë me rezultat 18:16.

Prishtinaset pësuan bindshëm... Lojtarët e Kosovës Agron Shabani dhe Safet Puçurica në një aksion

114

Kualifikimet, prore të vështira për skuadrat e Kosovës Kampionët e Kosovës me vite të tëra kanë pasur vështirësi gjatë kualifikimeve për rangje më të larta garash. Që nga Borci i Ferizajt e deri te Prishtina, sa herë që janë organizuar ato, të thuash asnjëherë nuk ia kanë dalë ta sendërtojnë dëshirën e tyre! Po kjo ngjarje u përsërit për të satën herë më radhë edhe me rastin e kualifikimeve të vitit 1987, në Svetozarevë, ku u mbajtën garat kualifikuese për plotësimin e Ligës së dytë (grupi jugor). Në këtë shfaqje morën pjesë

Për dallim nga Kosova e Vushtrrisë hendbollistet e Prishtinës pësuan me rezultat bindës 21:17. Loja e tyre nuk solli fryt as në pjesën e parë, kur u mbyll me rezultat 11:5 për Shkupin, as në fund kur çdo gjë fliste në të mirë të shkupjaneve. Mihrije Basholli dhe kapitenia e Prishtinës, Sebahate Neziri, të cilat shënuan nga 5 herë dhe Lule Hoxha me 6 gola, nuk arritën të bëjnë kthesë në rezultat. Të dy skuadrat patën bërë një organizim të mirë. Në Svetozarevë nga Vushtrria shkuan afro 500 shikues, ndërsa nga Prishtina, klubi organizoi falas shkuarjen e adhuruesve në vendin e ngjarjes, në Svetozarevë.


kosova e vushtrrisë, meshkujt Në këmbë nga e majta: Mikushnica (trajner), Cimili, K.Tërnava, Plakolli, ?, Mehmeti, Murseli dhe Buçinca; ulur: Sadriu, ?, Shabani, Qaka, G.Ternava dhe Qaviq

prishtina, 1986/87

115


k a mpio nati 1987/8 8

Vëllaznimi dhe Samadrexha, kampionë me shumë mund

SAMADREXHA Nga e majta në këmbë: Basholli (trajner), Fe.Maloku, Fl.Maloku, S. Keqolli, M.Basholli, Se.Maloku; ulur: Hasani, Sel.Maloku, H.Basholli

Në kampionatin e Kosovës për vitin 1987/88, në konkurrencën e meshkujve u paraqitën këto skuadra: Bozhuri, Prishtina, Drenica, Llapi, Partizani i Rahovecit, Buduçnosti, IMK Çeliku, Deçani, Prizreni, Elektroekonomia, Vëllaznimi, Lepenci dhe Vjosa. Titullin e kampionit e fitoi Vëllaznimi i Gjakovës. Në Ligën e parë të Kosovës, në konkurrencën e femrave u paraqiten këto skuadra: Borci, Elektroekonomia, Samadrexha, M. Gora, Mirusha e Klinës, Prizreni, Vëllaznimi, Kosova (V), Trepça, Drenica dhe Deçani. Titullin e kampionit e fitoi Samadrexha.

Trepça nis edhe një herë nga fillimi Vëllaznimi i Gjakovës kishte telashe, ngase i mungonin kushtet. Po këto telashe u paraditen edhe në Trepçën e Mitrovicës dhe në Prishtinë. Në opinion pati jehonë mossuksesi

116

në Ligën e dytë dhe paraqitja e të dy skuadrave në Ligën e Kosovës, tashmë përkujtonte një nisje nga fillimi. “Pas 26 javëve maratonike, me ndërprerje, ra perdja e sezonit kampional të Ligës së dytë në të dy konkurrencat... grupi i Jugut, ku siç dihet ishin të përfshira edhe skuadrat kosovare, Vëllaznimi i Gjakovës, Kosova e Vushtrrisë, Trepça e Mitrovicës dhe Samadrexha, e cila vetëm një vit gëzoi epitetin e anëtarit të rangut federativ... Në start të sezonit të porsapërfunduar shpresuan se të paktën Kosova e Vushtrrisë, e cila vërtet ka në gjirin e saj hendbollistë të cilësive kulmore..., si Shabani, Puqurica, etj., dhe kishin potencial për t’u inkuadruar në luftë për titullin e kampionit. Mirëpo, ngjarjet e njohura në Kosovë bënë që ky ekip ta humbë hapin, të bjerë nga forma dhe të dobësohet fizikisht dhe u gjend në situatë të luftojë për mbetje në ligë...


I njëjti konstatim vlen dhe për Vëllaznimin, i cili edhe pse startoi mjaft mirë, në fund arriti të zërë vendin e shtatë në tabelë (Kosova të tetin), pra ta përfundojë sezonin në “mesin e artë”... Na dëshpëroi pa masë Trepça, e cila pas 17 vjetëve në këtë rang të garave, madje një stinor edhe në Ligën e parë qendrore, humbi statusin a tashëm dhe së bashku me Strugën apo Borecin (vende kontestuese)..., ranë në rang më të ulët, përkatësisht Trepça në Ligën e parë të Kosovës. Debaklin e Trepçës duhet kërkuar në mosorganizimin e klubit ashtu si duhet, sepse Trepça gjithmonë ka qenë burim i pashtershëm i talenteve të reja dhe shpresojnë

që së shpejti ajo do të këndellet dhe sërish të kthehet aty ku e ka vendin në Ligën e dytë. Siç thamë, Samadrexha bëri gara “vetëm një verë” në rang federativ. Përkundër të dhënës se u përforcua me disa lojtare të Prishtinës, nuk ia doli të mbetej aty ku ishte, në një konkurrencë tejet të fortë, dhe pas disa mossukseseve bëri i mirë që hoqi dorë nga garat. Kur themi kështu, si satisfaksion mund të shërbejë e dhëna se kështu veproi edhe Cërnagorakopi i Danillovgradit...” thuhet në një analizë,lidhur me mossuksesin e këtyre skuadrave të bërë në gazetën “Rilindja” të datës 6 qershor të vitit 1989.

Portieri i Vëllaznimit Nexhdet Dobroshi intervenon para pivotmenit të Kosovës Sylejman Mema

117


k a m pio nati 198 8/89

Prishtina dhe Elektroekonomia, kampionë pas garave shtesë Në kampionatin 1988/89, në konkurrencën e meshkujve morën pjesë këto skuadra: Vëllaznimi, Elektroekonomia, Bozhuri, Prishtina, Partizani, Prizreni, Drenica, Vjosa, IMK Çeliku, Llapi, Lepenci dhe Buduçnosti. Titullin e kampionit e fitoi Prishtina, e cila u kualifikua pas turneut të mbajtur në Prizren, ku morën pjesë Prishtina, Deçani dhe Prizreni. Turneu është organizuar në mes të këtyreve ekipeve për shkak të tensionimit politik, ndryshimit me dhunë të Kushtetutës të Kosovës.

Turneu i Prizrenit Në maj 1989 u mbajt mbledhja e kryesisë së KH të Kosovës, që diskutoi lidhur me zhvillimin e pjesës pranverore të kampionatit. U konstatua se për shkak të rrethanave politike (shpallet gjendja e jashtëzakonshme) është i pamundur zhvillimi i garave. Në këtë mbledhje u vendos që më 3 dhe 4.6.1989, në Prizren, të mbahet një turne ku do të marrin pjesë tri skuadrat që kishin zënë tri vendet e kreut të tabelës në pjesën vjeshtore të kampionatit: Prishtina,Bozhuri dhe Deçani (meshkujt), kurse Deçani, Trepça dhe Eektroekonomia (femrat), në mënyrë që të përcaktohen kampionët ë Kosovës. Kështu edhe ndodhi. Borci i Ferizajit edhe këtë vit garon në Ligën e parë federative, kurse në Ligën e dytë qendrore Jug Trepçës së Mitrovicës dhe Kosovës së Vushtrisë u bashkëngjitet kampioni i dyshimtë i Kosovës, Vëllaznimi i Gjakovës, sepse fitues moral ishte KH Deçani.

Në horizont, “periudha e sportit të pavarur të Kosovës”

Pasi pjesa pranverore nuk është zhvilluar fare, kryesia e Lidhjes së Hendbollit vendosi të zhvillohet ky sistem turneu, ku Prishtina doli e para. Në Ligën e parë, në konkurrencën e femrave, u paraqitën 10 skuadra: Drenica, Prizreni, Mokra Gora, Vëllaznimi, Samadrexha, Elektroekonomia, Trepça, Deçani, Kosova (V) dhe Mirusha. Titullin e kampionit e fitoi Elektroekonomia. Pas mbarimit të stinorit vjeshtor, skuadrat patën këtë renditje: 1. Prishtina, 2. Bozhuri, 3. Deçani e kështu me radhë. Pra, këto tri skuadra konkurrojnë për titullin e kampionit.

118

Ngjarjet që ndodhen gjatë kampionatit 1989/90, flisnin qartë për përzierjen e politikën e dëmshme në sport, që solli diskriminimin e hapët të sportistëve të Kosovës, pra edhe të hendbollisteve dhe të hendbollistëve, solli aparteidin në sportin e Kosovës. Rënia e skuadrave të Kosovës nga ligat elite shkarkohej në Ligën e Kosovës, e cila sikur kishte leverdi nga kjo punë (!), sepse krahas tyre përfitonin shumë skuadra të tjera të Kosovës. Ishte Trepça ajo që pas pësimit të papritur që erdhi si pasojë e një krize të përgjithshme në skuadër dhe jo vetëm tek kjo, ndikoi që rivaliteti në Ligën e parë të Kosovës të rritet dukshëm. Parakalimi i lojtarëve në zë ishte një e mirë që hëpërhë i mbulonte huqet e bëra më lart. Mirëpo, duket se huqet që nisën të bëhen paralajmëronin një faze të re të krajatave të skuadrave kosovare në rangjet më të larta, duke qenë se tashmë në këtë gjendje po ndikonte fuqishëm edhe depërtimi i atmosferës së padurueshme politike.


Edhe vetë sportistët e Kosovës, kudo që shkonin jashtë Kosovës, kërcënoheshin, madje edhe rraheshin. Sipas ngjarjeve që u zhvilluan asokohe, paralajmërohej vullneti, dëshira dhe këmbëngulësia e sportistëve të Kosovës që të veprojnë të pavarur. Edhe Prishtina kishte krijuar një skuadër të fortë. Në radhët e saj tashmë luanin A.Llazari, Zaskoku, Demolli, Vokshi, Bujupi e të tjerë, që përforcuan radhët e kësaj skuadre në Ligën e dytë qendrore, por që nuk patën rast të dëshmohen. Kaptinë e veçantë e vitit 1990 ishte Kosova e Vushtrrisë, skuadër kjo e cila po forconte themelet e një mjedisi tejet domethënës të hendbollit të Kosovës. Përkundër të gjitha rrethanave që ishin krijuar asokohe, si pasojë e gjendjes së rëndë politike, shpërthyen të gjitha barrierat e paraqitura, duke u qëndruar të gjitha sfidave në arenë dhe jashtë saj, për të dëshmuar se hendbolli i Kosovës ka potencial. Kjo ishte dëshmuar edhe me Borcin, edhe me Trepçën, edhe me Vëllaznimin, pra edhe me Kosovën e Vushtrrisë. Mirëpo, në pjesën e dytë të kampionatit 1989-1990 nga padrejtësitë e bëra, Kosova u detyrua që të mos udhëtojë në Valevë. Po këto padrejtësi i ndodhën Kosovës edhe në Mitrovicë... Kështu disi kaluan edhe skuadrat e tjera në Ligën e dytë. Këto pamje të vrazhda, pra, ishin paralajmëruese të fillimit të periudhës që njihet me emrin “periudha e sportit të pavarur të Kosovës”...

Osman Demolli lojtar i Prishtinës në një veprim karakteristik

119


k a m pio nati 1989/90

Kampionë Trepça dhe Samadrexha

TREPÇA Nga e majta në këmbë: Kocanoviq (trener), Llaziq, Memoviq, Vitaku, Kabashi, Babolli, Llazari, Mustafa (kryetrajner) ulur: Nallbani, Korenica, Beqiri, Zeneli, Bishevac dhe Jashari

Pas heqjes së kualifikimeve për ligat e nivelit më të lartë, erdhi duke u rritur vazhdimisht numri i skuadrave kosovare në Ligën e dytë qendrore Jug. Kështu, në këtë vit në këtë ligë garojnë: Vëllaznimi i Gjakovës, Kosova e Vushtrrisë, Prishtina dhe Borci i Ferizajit, i cili u largua nga Liga e parë federative.

Deçani me dy skuadra në Ligën e parë të Kosovës Ligën e parë të Kosovës e përbëjnë këto skuadra: Deçani, Pompat me Piston Deçan, Lepenci Kaçanik, Prizreni, Vjosa Shtime, Jugotermi

120

(ish- Bozhuri) Gjilan, Elektroekonomia Obiliq, Drenica Drenas, IMK Çeliku Ferizaj, Boduçnosti Pejë, Minerali Drenas, Partizani Rahovec dhe Trepça Mitrovicë, e cila u largua nga Liga e dytë qendrore. Gjithashtu, ekzistonte dhe ishte aktive edhe Liga e dytë e Kosovës dhe ajo e të rinjve. Kampionë në fund u shpallën Trepça në konkurrencën e meshkujve dhe Samadrexha në atë të femrave.


k a mpio nati 19 90/91

Buduçnosti dhe Trepça kampionët e fundit...

Kampionati i Kosovës, megjithatë u përmbyll dhe u dhanë kampionët në të dy konkurrencat. Në konkurrencën a meshkujve titullin e më të mirit e fitoi Buduçnosti i Pejës, ndërkohë që në atë të femrave, skuadra më e mirë doli Trepça e Mitrovicës, mirëpo pas vendimit të Lidhjes së Hendbollit të Kosovës

që mos të jetësohen vendimet e “LHKM”-së dhe formimit të sportit të pavarur të Kosovës, gjegjësisht Ligës së Republikës së Kosovës, Budoçnosti dhe Trepça mbetën në histori, pasi janë kampionët e fundit në ish-shtetin tanimë të shpërbërë.

121


Hendbolli i Kosovës nuk dorëzohet para aparteidit

Danjoll Grezda

Një veprimtari e zjarrtë e përshkoi periudhen janar-qershor 1991, kur zyrtarët e hendbollit të Kosovës këmbëngulin që mospërfilljes së zyrtareve të Lidhjes së Hendbollit të ish-Jugosllavisë t’i kundërpërgjigjen me vendosmëri e pjekurit, e cila siç do të shihet më vonë u përmbyll me emërtimin “Hendbolli i Pavarur i Kosovës”... Nga një dokument i Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, të datës 28 maj të vitit 1991, hetohen shenjat e para se ngjarjet rreth sportit të Kosovës, pra edhe të hendbollit do të marrin dy drejtime: të parin, që do ta përfaqësonin serbët dhe, të dytin, shqiptarët. Nuk kishte rrugë tjetër për hendbollin e Kosovës... Ose t’u nënshtrohej urdhrave të pushtetit diskriminues serb, ose të hidhej hapi në mëvetësimin e plotë të hendbollit.

Çka u tha në Gjakovë?

Fahri buçinca

122

Ishte Konferenca zgjedhore e Lidhjes së Hendbollit të Kosovës që u mbajt në lokalet e Shtëpisë së kulturës në Gjakovë, që do t’i jepte hendbollit pikërisht kuptimin e ri. Në këtë Konferencë ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Qemaji Dulatahu, Xhafer Lila, Ahmet Hoda, Burim Deva, Muhamet Alaj, Skender Haziri, Bashkim Iliazi, Hysen Salihu, Dergut Avdullahu, Xhavit Sulça, Agim Kelmendi, Nexhat Kastrati, Shani Brahushi, Fahri Buçinca, Musa Alaj, Asllan Jahja, Skender Rugova, Xhelal Helshani, Bedri Osmani, Leonard Llazari, Faik Preteni, Vroper Nikoc dhe Alush Shala. Konferencën e hapi Musa Alaj, sekretar i atëhershëm i Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, me propozimin e të cilit u miratua edhe rendi i ditës. Në bazë të propozimeve të Lidhjeve komunale të hendbollit, Konferenca e Lidhjes së Hendbollit të Kosovës zgjodhi përbërjen e re të Kyesisë: Muhamet Alaj, Fahri Buçinca, Bashkim Iliazi, Danjoll Grezda, Asllan Jahja, Agim Kelmendi, Xhelal Elshani, Sureja Shalqini, Musa Alaj dhe dy përfaqësues të përkatësisë serbe që do të vinin nga Ferizaj dhe Lidhja e gjyqtarëve.

U miratua njëzëri propozimi Lidhjes komunale të Gjakovës dhe kryetar i ri Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit me mandat dyvjeçar të jetë Danjoll Grezda, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Në po këtë tubim u zgjodh edhe delegacioni i Lidhjes së Hendbollit të Kosovës për Konferencën e Lidhjes së Hendbollit të IshJugosllavisë në përbërje: Prof. Dr. Esat Stavileci, Ivan Qeliq, Danjoll Grezda. Po kjo konferencë për anëtar të ri të Kryesisë së LHJ-së njëzëri zgjodhi Esat Stavilecin nga Prishtina. Konferenca zgjedhore e LHK-së protestoi ashpër për shkak të uzurpimit të zyrës së LHK-së, si dhe përjashtimin nga puna të bashkëpunëtorit profesional, Skënder Rugova. Në këtë mënyrë shihej qartë se përpjekjet ishin që të bllokohet puna e kësaj lidhjeje. Ky forum kërkoi që menjëherë të kthehet në punë Skënder Rugova dhe të lirohet zyra e LHK-së.

Iniciativa nga Prishtina... Më 27 maj të vitit 1991, Fahri Buçinca u zgjodh kryetar i Nënlidhjës Hendbollistike të Komunës së Prishtinës. Këtu veproi se bashku me Asllan Jahjen, Skënder Rugovën, Ukë Ukën, Gjergj Gjinin, Dr. Zef Gjonin, Musa Alajn, Beqir Hasanxhekaj, Fahredin Hashanin, Ilaz Obërtincën, etj. “Me këta shokë u angazhuam në bojkotimin e qëndrimeve të Rajko Rakoçeviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët në këtë kohë me dhunë të gjithë shqiptarët i larguan nga zyrat dhe objektet sportive”, kujton Fahriu. “Me formimin e Federatës së Hendbollit të Republikës së Kosovës deshëm që të formojmë një paralelizëm ndaj organeve gjegjëse të hendbollit në krye të cilit ishte Rajko Rakoçeviqi. Pas shpalljes në gazetë se është formuar Federata e Hendbollit e Republikës së Kosovës, e ashtuquajtura “Lidhja e Hendbollit të Kosovë-Metohisë” mori vendim dhe i dënoi 24 pjesëmarrësit e Konferencës së Gjakovës. Të gjithëve iu dërgua vendimi. Në këto vendime shkruante se dënimi është i përjetshëm dhe nga ana tjetër këta pjesëmarrës të Konferencës së Gjakovës


nuk guxojnë gjatë tërë jetës të merren me lojën e hendbollit”, thotë Fahri Buçinca.

Hedhen poshtë synimet diskriminuese Ngjarjet dramatike politike, po aq të tilla ishin edhe në sportin e Kosovës. Më 4 korrik të vitit 1991, në lokalet e Pallatit të shtypit në Prishtinë u bë mbledhja e parë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës me përbërje të re, në të cilën ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Fahri Buçinca, Muhamet Alaj, Asllan Jahja, Besim Rogova, Musa Alaj, Sefedin Reçica dhe Xhelal Elshani. Në po këtë mbledhje morën pjesë edhe Ilir Berisha, Gjergj Gjini dhe Skënder Berisha. Siç dihet kryetar i kësaj lidhjeje asokohe ishte Danjoll Grezda. Rendi i ditës përbëhej prej pesë pikash, ndër të cilat kureshtjen zgjuan pika e tretë dhe a katërt, përkatësisht çështjet që kishin të bënin me veprimtarinë e mëtutjeshme të këtij asociacioni.

Ishte konstatim i të gjithë anëtarëve të kryesisë se puna zhvillohej në kushte jashtëzakonisht të vështira, se ishte uzurpuar zyra e LHK-së nga pushtetmbajtësit serbë, se ishte bllokuar një shumë jashtëzakonisht e madhe e mjeteve materiale në llogarinë rrjedhëse, se ishte larguar nga puna bashkëpunëtori profesional, Skënder Rugova. Në procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ndër të tjera, bëhet e ditur se sipas statutit, më 28 maj të vitit 1991 në Gjakovë mbledhja e LHK-së ishte ilegale, ndërsa ajo e së ashtuquajturës LH për “Kosovë e Metohi” nuk ka mundur të thirret fare ‘sepse e njëjta është ftuar me përbërje të njëanshme (vetëm të kombësisë serbe), megjithatë ajo nuk është mbajtur në mungesë të kuorumit”. Po ashtu u hodhën poshtë vendimet e të ashtuquajturit “grup i punës” i LHKM- së, lidhur me pezullimin a lidhjeve komunale të hendbollit, si dhe disa punëtorëve të merituar të hendbollit nga Kosova.

*** Pas shpalljes në gazetë se është formuar Federata e Hendbollit e Republikës së Kosovës, e ashtuquajtura “Lidhja e Hendbollit të KosovëMetohisë” mori vendim dhe i dënoi 24 pjesëmarrësit e Konferencës së Gjakovës ***

123


Pamfleti...

Ali Latifi

Musa alaj

124

Në procesverbalin e kësaj mbledhjeje u shqyrtua pamfleti i grupit punues” të LH të Serbisë, që asokohe u ishte dërguar klubeve dhe individëve nga Kosova për të nënshkruar deklaratën për pranimin a masave të dhunshme të LH të Serbisë dhe konkludoi se ky ishte një provokim. Vlimet në hendbollin e Kosovës vazhdonin me temp më të shpejtuar. Kundërthëniet dhe kundërshtimet e arsyeshme të palës shqiptare ishin vetëm një uverturë para pavarësimit. Pasoi mbledhja e dytë e kryesisë së LHK-së e mbajtur po në Pallatin a shtypit, në Prishtinë, më 1 gusht të vitit 1991, në të cilën ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Fahri Buçinca, Musa Alaj, Asllan Jahja, Agim Kelmendi, Xhelal Elshani, Sefedin Reçica, Ilir Berisha (me autorizimin e LKH të Prizrenit), të gjithë anëtarët e kryesisë, Skënder Rogova (bashkëpunëtor profesional), Asllan Vitaku, Faik Preteni ( nga LKH e Mitrovicës), Sedat Zhuri, Muharrem Maloku, Alush Shala, Mehdi Ademi, Çerkin Morina, Nexhat Kastrati, Ukë Uka, si dhe Ali Latifi (kryetar Bashkimit të Sporteve të Pavarura Sportive të Kosovës). Mbledhjen e hapi Danjoll Grezda, ndërkohë që në rend dite ishin pesë pika. Më kryesoret ishin dy: Përgatitjet për kampionatin e ri të Kosovës (mundësia për bashkimin me Shoqatën e sporteve të pavarura të Kosovës dhe deklarimi i anëtareve dhe përfaqësuesve të klubeve. Në po këtë mbledhje u shqyrtuan edhe konkluzionet dhe mendimet a të ashtuquajturit “grup i punës LHKM-së”. Lidhur me kontaktet e grupit të punës të LHK-së (Grezda, Jahja, Alaj) u tha se ato ishin të penguara nga grupi i punës i së ashtuquajturës “LHKM” në përbërje: Rajko Rakoçeviq, Millovan Deretiq dhe Tihomir Millosavljeviq, “ të cilët thanë se në qoftë se ne prezantojmë në këtë mbledhje, përkatësisht konferencë, atëherë ata do ta lëshojnë sallën ku mbahen konferenca e ish-LHJ-se. Më i zellshmi qe delegacioni ynë ta lëshojë sallën ishte sekretari kryesisë së LHJ-së, Mian Vallqiq, që sikurse e di i tërë opinioni, falë Rajko Rakoçeviqit iu vazhdua

posti i sekretarit. Pasi në këtë konferencë mungoi delegacioni i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë, kryetari i kryesisë së LHJ-së kishte frikë që me lëshimin e “grupit punues të LHKM”-së do të vihej në pyetje pengesa e mbajtjes së konferencës së LHJ-së në mungesë të kuorumit të plotë, andaj delegacionin e LHK-së, kryetari i atëhershëm i kryesisë së LHJ-së e luti që të takohemi pas mbajtjes së konferencës, në të cilën pos kryetarit të LHJ-së morën pjesë edhe sekretari i saj Millan Valqiq dhe kryetari i LH të Serbisë, Spasoje Abramoviq. Nga ky i fundit ishte e pamundur të thuhet e vërteta për hendbollin kosovar, sepse ndërhynte vend a pa vend gjatë diskutimit tonë vetëm e vetëm për të na shpërqendruar gjatë diskutimit. Dhe kështu, në fund të këtij kontakti, u morëm vesh se një delegacion LHJ-së të vijë në Kosovë dhe deri nga mesi i muajit korrik, mirëpo për çudi edhe pse premtuan se do të vinin në Kosovë, nga ardhja e tyre nuk pati asgjë. Ali Latifi, kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Sporteve të Pavarura të Kosovës, me paraqitjen e tij ndërgjegjësoi të pranishmit për të, vepruar me këmbëngulësi. Në këtë pikëpamje, lidhur me bashkimin e LHK-së në Shoqatën e Pavarur të Sporteve të Kosovës, kryesia e LHK-së miratoi ketë vendim: “nga grupi i punës i kryesisë së LHK-së të përgatitet materiali dhe i njëjti të dërgohet në terren sa më parë, pastaj klubet dhe personat zyrtarë në afat prej dhjetë ditësh duhet të deklarohen me shkrim lidhur me këtë”. Ishte vënë në dyshim mbajtja e kampionatit të ri për vitin 1991/1992. Kishte mendime nga disa anëtarë të kryesisë që ai të mos të fillojë derisa të vazhdojë aparteidi në Kosovë, përkatësisht derisa të mos lirohen objektet dhe fushat sportive, të cilat i uzurpuan udhëheqjet e dhunshme në sportin e Kosovës. Lidhur me të ashtuquajturin vendim i “grupit punues të LHKM-së” u krijua një atmosferë e këndshme që disponoi të pranishmit për faktin se ato vendime ishin tejet qesharake.


Në të vërtetë, kryesia mori këtë vendim: “hedhen poshtë të gjitha vendimet e “grupit punues LHKM-së si të pabaza dhe atë: 1. Vendimi lidhur me shkualifikimin a përjetshëm të të gjithë delegatëve që ishin të pranishëm në Konferencën zgjedhore të LHK-së në Gjakovë më 25.5 1991, numër 05/57 të datës 1.7 1991. 2. Vendimet e “komisionit disiplinor të grupit punues të LHKM-së” nga mbledhja e datës 26.6 1991, në orën 12,00, në zyrën e së ashtuquajturës LHKM, nr. 010/63, të datës 26.6 1991. 3. Propozimin e “grupit punues të lidhur me eliminimin e lidhjeve komunale të hendbollit, nr 05/50, të datës 19.6 1991. Vendimet e “grupit punues 10 LHKM”- së, nga mbledhja a tretë që u bë me 26.6 1991, në orën 10, në zyrën a “LHKM”-së, nr. 010/62, të datës 27.6 1991. Mbledhja përfundoi në orën 15,40 minuta. Procesmbajtës i saj ishte Skënder Rugova, ndërkohë që kryetar i kryesisë së LHK-së, Danjoll Grezda.

Lidhja e Hendbollit e Kosovës deklarohet për veprim të pavarur Vazhdimi i mbledhjeve historike të Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, tashmë po fitonte peshë të re. Në këtë drejtim synonte të rrumbullakonte misionin edhe mbledhja e tretë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës. që u mbajt pikërisht më 11 shtator të vitit 1991, në lokalet e Pallatit të shtypit në Prishtinë, që asokohe ishte bërë vatër e lëvizjes sportive të Kosovës. Në këtë takim ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Esat Stavileci, Fahri Buçinca, Musa Alaj, Asllan Jahja, Agim Kelmendi, Sefedin Reçica, Ilir Berisha dhe Skënder Rugova. Pos anëtarëve të Kryesisë, në mbledhje morën pjesë edhe Faik Çitaku (anëtar i Komisionit profesional të BSH-SPK), Haki Baftiu, Shaqir Shaqiri, Bajrush Baftiu, Sedat Zhuri, Ibrahim Zhilivoda, Feriz Parllaku, Çerkin Morina dhe Alush Shala.

Mustafa Demir, “nuk guxon të marrë frymë”... Mbledhja pati rend dite të ngjeshur. Ndër pikat më të rëndësishme, madje historike, shikuar nga kjo largësi kohore, ishte ajo rreth “shqyrtimit të mundësisë për anëtarësimin e LHK-së në BSHSP të Kosovës”. Ishte me interes edhe shqyrtimi i çështjes lidhur me mbajtjen e “Kuvendit të klubeve të Ligës së dytë federative në Shkup”. Lidhur me këtë “anëtarët e Kryesisë i njoftoi sekretari i saj Musa Alaj, i cili në diskutimin e vet në mes tjerash theksoi problemin që ky kuvend i klubeve duke i prirë nga “të pathyeshmit” në përbërje: Rakoçeviq, Deretiq dhe Mandiq, apo siç e quajnë ata veten “grupi punues” i LH të “Kosovë e Metohisë”, në fillim nuk i përfillen vendimet e LHK-së duke e quajtur si organ jolegjitim. Mirëpo, pas kërcënimeve tona që në qoftë se nuk na pranojnë si organ legal ne, gjegjësisht përfaqësuesit tanë në këtë ligë (personat zyrtarë dhe klubet), do të heqim dorë nga garat e kësaj lige, atëherë u gjet një kompromis”. “Rreth kontaktit me Kryesinë e LHJ-së, anëtarët e Kryesisë i njoftoi kryetari Danjoll Grezda, i cili pos tjerash tha që ne prej asnjë lidhjeje republikane të hendbollit (pos LH të Kroacisë dhe asaj të Sllovenisë) nuk kemi ndonjë përkrahje. Sidomos habit sjellja e kryetarit të LHJ-së Mustafa Demir, i cili sipas mendimit tonë “frymë nuk guxon të marrë prej anëtarëve të LHS-së”, andaj nga kjo shihet që as nga LHJ-ja nuk mund të presim kurrfarë mirëkuptimi.

Rajko Rakoçeviq

Çka thuhej në kumtesën e Lidhjes së Hendbollit të Kosovës? Nga të lartpërmendurit shihet që ndoshta më mirë është që të gjithë përfaqësuesit tanë (klubet dhe personat zyrtarë) të lëshojnë rangun federativ, mirëpo një gjë të tillë Kryesia e LHK-së nuk dëshiron t’ua imponojë përfaqësuesve tanë në këtë rang të garave, por këtë Kryesia ua ka lënë që edhe klubet edhe

125


Në FUSHËNE E SHKOLLËS FILLORE “SELAMI HALLAQI” NË GJILAN VITI 1992 Nga e majta në këmbë: Ukë Uka, Skender Rogova, Mehmet Koro, Hysein Salihu, Fahri Buçinca; ulur: Nazim Biçku, ?, Ilir Berisha…

126

personat zyrtarë të përcaktohen vetë për një gjë të tillë. Lidhur me këtë Kryesia e LHK-së lëshoi një kumtesë me këtë përmbajtje: “Për shkak të mohimit të pathemeltë të legjitimitetit dhe legalitetit të veprimit të Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, ju njoftojmë se jemi deklaruar për veprim të pavarur në kuadër të Bashkimit të Shoqatave të Sportit të Pavarur të Kosovës. (BSHSPK). Prandaj, nuk marrim përsipër patronazhin e klubeve dhe të personave zyrtarë që veprojnë jashtë formës sonë të re të organizimit dhe të veprimit. Është e drejtë e secilit klub dhe person zyrtar që të vetëpërcaktohet”. Anëtarët e Kryesisë së LHK-së vendosën që tash e tutje të mos kontaktohet fare me Kryesinë dhe zyrën e LHJ-së, sepse për Lidhjen legjitime të Hendbollit të Kosovës për ata janë të panjohura dhe pa vlerë, përkundër disa tentimeve tona për bashkëpunim”. Këtu u vendos që “Anëtarët e Kryesisë tani e tutje të veprojnë në atë drejtim që Lidhja e Hendbollit e Kosovës dhe organet e saj do të veprojnë në kuadër të Bashkimit të Shoqatave të Pavarura të Sporteve të Kosovës”. Ishte mendimi i Kryesisë që Liga Kosovës duhet të mbahet patjetër. “U parashtruan disa variante, si: të gjitha ndeshjet të zhvillohen nëpër salla. Në qoftë se

ka pengesa, atëherë ato të zhvillohen në fusha të hapura. Dhe, nëse edhe kjo has në pengesë, atëherë garat të zhvillohen në formë turneu. Kryesia pati vendosur që në këtë kampionat të mos startojnë vajzat, ndërkohë që garat e tyre të zhvillohen në formë turneu. Mirëpo, siç do të shihet, liga e femrave nisi shumë vonë të organizohet si pasojë e kushteve dhe e rrethanave jashtëzakonisht të vështira.

Komisioni i garave dhe Kuvendi i klubeve Në vigjilje të mbajtjes së Kuvendit të klubeve më 24 shtator të vitit 1991, u propozua Komisioni i garave në këtë përbërje: Asllan Jahja, Musa Alaj, Fahri Buçinca, Ukë Uka dhe Skënder Rugova.

Shkëputen tërësisht lidhjet me LHJ-në “Sipas mendimit të Kryesisë, ajo vendosi që mos t’i dërgojë kurrfarë liste të gjyqtarëve, kontrollorëve dhe delegatëve për Ligën e parë dhe të dytë federative, derisa ata vetë nuk deklarohen se a dëshirojnë të referojnë në rangjet e përmendura më lart, apo dëshirojnë përmes lidhjes sonë legjitime të drejtojnë ndeshjet e veta, në kuadër të BSHPSK-së”.


Kampionati i pavarur nisi më 12 tetor të vitit 1991 Ishte pikërisht gazeta “Rilindja” ajo që me emrin e saj krijonte ithtarë të një lëvizjeje të mirëfilltë edhe sportive, e cila siç do të shihet më vonë, madje duke e analizuar nga kjo largësi kohore prej më shumë se një dhjetëvjetëshi, dëshmon qartë se prej nga vinin dhe nga shpinin rrugët që dilnin nga Pallati i shtypit në Prishtinë. Po këtë mision e pati edhe mbledhja e Kuvendit të klubeve të, siç thuhej atëherë, “Republikës së Kosovës në hendboll”, që u bë më 24 shtator 1991, në orën 16:00, në Pallatin e shtypit në Prishtinë. Ishin të pranishëm Muharrem Maloku, Agim Kelmendi, Ilir Berisha, Rexhep Kadiu, Fahri Buçinca, Ukë Uka, Ahmet Hoda, Ismajl Berisha, Skënder Abazaga, Rexhep Haxhimusa, Çerkin Morina. Shefqet Heta, Sulejman Mehmeti, Hysen Salihu, Shaban Kastrati, Rifat Shabani, Ezegjid Tusha dhe Xhavit Hamiti, të cilët ishin përfaqësues të këtyre klubeve: Samadrexha, Buduçnosti, Prizreni, Partizani, Kosova (V), Prishtina, Vëllaznimi, Borci më pas Ferizaj, Drenica, Llapi, Jugotermi më pas Drita, Lepenci më pas Kaçaniku dhe Shëndeti. Pos delegatëve këtë mbledhje ishin edhe Danjoll Grezda, kryetari Kryesisë së LHK-së, Musa Alaj, sekretari Kryesisë së LHK-së, Asllan Jahja, anëtari Kryesisë së LHK-së, Skënder Rugova, bashkëpunëtor profesional i LHK-së si dhe Faik Çitaku, kryetari Këshillit profesional të Bashkimit të Shoqatave të pavarura të sportit të Kosovës.

Qartësohet rruga e hendbollit të pavarur Ishte pikërisht kjo mbledhje që qartësoi rrugën e hendbollit të Kosovës drejt pavarësimit. Atë e hapi Muharrem Maloku, përfaqësues i Klubit të hendbollit Samadrexha.

Edhe rendi i ditës ishte praktik. Ndër pikat më të rëndësishme ishte ajo lidhur me zgjedhjen e organeve të “Ligës së Republikës së Kosovës”. Paraprakisht u caktua kryesia e punës në përbërje: Muharrem Maloku, Rexhep Haxhimusa dhe Musa Alaj. Procesmbajtës ishte Skënder Rugova, ndërsa verifikues i procesit, Shaban Kastrati. “Para se të kalohet në pikën e dytë të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit të klubeve Muharrem Maloku tha: “Siç e dini vite të tëra jam i pranishëm në hendbollin kosovar, pos asnjëherë nuk mbaj mend që në këto tubime të jenë të pranishëm numër kaq i madh i delegatëve. Me këtë ju treguat se jeni të interesuar për hendbollin tonë kosovar. Edhe tani në ditët më të vështira për ne, andaj me një kënaqësi të posaçme do ta nis dhe përfundoj këtë mbledhjet e Kuvendit të klubeve”. Lidhur me” këtë pikë pati diskutime të qëlluara. Është me interes të thuhet se u mor ky vendim: “Meqë për arsye objektive jemi vonuar me fillimin e garave të pjesës vjeshtore, ndërsa siç e dinë në tërë rruzullin tokësor jemi të okupuar nga policia serbe, e cila do të bëjë çdo gjë për t’i penguar garat që të zhvillohen në kushte normale, andaj garat përkatësisht ky kampionat do të zhvillohet në formë turneu. Për shkak të kushteve atmosferike është paraparë që xhirot e para të zhvillohen në fushat e hapëta, ndërsa ato të fundit në palestra sportive ku nuk janë të pranishme masat e dhunshme.

*** për shkak të okupimit nga policia serbe, e cila do të bëjë çdo gjë për t’i penguar garat që të zhvillohen në kushte normale, garat përkatësisht ky kampionat do të zhvillohet në formë turneu. ***

Po qe se policia serbe ndërpret ndeshjen - regjistrohet baras... Delegatët e Kuvendit të klubeve hollësisht (çdo nen) i shqyrtuan Propozicionet e garave

127


Siç e dini, vite të tëra jam i pranishëm në hendbollin kosovar, pos asnjëherë nuk mbaj mend që në këto tubime të jenë të pranishëm numër kaq i madh i delegatëve. Me këtë ju treguat se jeni të interesuar për hendbollin tonë kosovar. — Muharrem maloku

128

për vitin 1991/92. Pas një debati të gjerë, delegatë i miratuan Propozicionet me këto përmirësime, përkatësisht plotësime: Neni 22: Nëse ndeshja ndërpritet për shkak të dhunës nga ana e policisë serbe, atëherë ndeshja do të regjistrohet me rezultat baras, në këtë mënyrë nuk do të dëmtohej asnjëra skuadër. Në fund të Propozicioneve të garave duhet shtuar edhe një nen të ri, teksti i të cilit është si vijon: “Nëse nuk mund të zhvillohen garat sipas Propozicioneve, atëherë pjesa e mbetur e garave mund të vazhdohet në forma të tjera. Format e tjera për përfundimin e kampionatit i përcakton Komisioni i garave”. Në po këtë mbledhje njëzëri u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit të klubeve për vitin 1991/92. Ai ishte përfaqësuesi i KH Ferizaj, mbase Rexhep Haxhimusa (i cili ishte i pranishëm në mbledhje, por që nuk jepet emri i tij në procesverbal), ndërsa zëvendës i tij përfaqësuesi i KH Rahoveci, emri i të cilit nuk jepet në procesverbal. Kuvendi caktoi edhe kryesinë e klubeve, të cilën e përbënin përfaqësuesit e KH Prishtina, Vëllaznimi, Deçani, Drenica dhe Buduçnosti. U caktua edhe Komisioni i garave në këtë përbërje: Asllan Jahja, Fahri Buçinca. Musa Alaj. Ukë Uka dhe Skënder Rugova. Kryetar i KG u caktua Asllan Jahja, ndërsa sekretar Skënder Rugova. Në këtë mbledhje u vendos që kampionati i parë në “Republikën e Kosovës të fillojë më 12 tetor të vitit 1991”. Nga kjo mbledhje historike doli edhe vendimi tjetër që të gjithë lojtarëve, trajnerëve. përfaqësuesve të klubeve, gjyqtarëve, dele-

gatëve, etj., të cilëve nuk u ka kaluar dënimi apo mbase janë të dënuar përjetë, të gjithëve t’u falen dënimet dhe që ata të kenë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre që nga xhiroja e parë e kampionatit vijues. Të pranishmit të përqafuar e lëshuan këtë tubim me një porosi, që në kampionat të mos jetë imperativ vendi i parë, duke pasur parasysh rrethanat shumë të vështira që ishin krijuar nga policia serbe e cila asokohe kishte bllokuar të gjitha objektet sportive. Më 24 shtator 1991 u mbajt Kuvendi i Shoqatës së klubeve të Ligës së parë dhe të dytë të Federatës së Hendbollit të Republikës së Kosovës. U zgjodhën komisionet dhe organet gjegjëse. Kryetari i komisionit të garave u zgjodh Asllan Jahja, anëtarë Fahri Buçinca dhe Musa Alaj. Më vonë ky komision u zgjerua në pesë anëtarë. U përfshinë Ukë Uka dhe Halit Haliti. Pas Asllan Jahjës, në vitin 1992 kryetar u zgjodh Fahri Buçinca. Garat zhvilloheshin me sistem turneu. Në turneun e Samadrexhës ku merrnin pjesë 6 ekipe, pas zhvillimit të dy ndeshjeve turneu u ndërpre me dhunë nga pesë policë. Në stacionin e policisë në Vushtrri u dërgua Fahri Buçinca, i cili u paraqit si organizues i këtyre garave në nivel të Kosovës si dhe Fatmir Bejta, si organizues vendas. Pas maltretimeve që ua bënë në këtë stacion policor, Gjykata Komunale e Vushtrrisë Fahri Buçincën dhe Fatmir Bejtën i dënoi me nga 15 ditë heqje lirie.


129


Ndeshja historike

/

12 tetor 1991, Drenas

130


131


k a mpio nati 19 91/92

Kastrioti, kampion i parë i hendbollit të pavarur

*** Takimin historik e drejtuan gjyqtarët nga Prishtina, Ukë Uka dhe Musa Alaj, ndërkohë vëzhgues ishte Fahri Buçinca ***

Rruga e hendbollit të Kosovës, e nisur më 12 tetor të vitit 1991, u përball me shumë sakrifica. Punëtorët e hendbollit u përballën me përndjekjet e policisë serbe kudo që zhvillonin veprimtarinë e tyre. Mirëpo, për asnjë çast nuk u shua veprimtaria e skuadrave kosovare. Përkundrazi, ndërgjegjësimi ishte edhe më i madh, ndërkohë që shumë individë ndihmuan materialisht dhe profesionalisht skuadrat për të zhvilluar garat, për të mos hequr dorë.

Historia vazhdon në Drenas Kastrioti, kampion Më 12 tetor të vitit 1991, megjithatë nisi kampionati i pavarur i hendbollit të Kosovës. Shtyrja e tij ndodhi për shkak të rrethanave të krijuara nga pushteti okupues serb. Betejën e parë për pikë e nisën Trepça e Mitrovicës dhe Llapi i Podujevës. Takimin historik e drejtuan gjyqtarët nga Prishtina, Ukë Uka dhe Musa Alaj, ndërkohë që vëzhgues ishte Fahri Buçinca.

132

Duhet të veçohet ndihma e Klubit të hendbollit Drenica, e kryetarit të saj të atëhershëm Rexhep Kukaj, drejtorit Remzi Krasniqi, veteranit Fazli Haxhiu-Qeli dhe shumë aktivistëve të tjerë. Ishin 14 skuadra që u paraqitën në kampionatin e vitit 1991/92: Kastrioti i Ferizajt, Drenica e Drenasit, Vëllaznimi i Gjakovës, Trepça e Mitrovicës, Besa e Pejës, Llapi i Podujevës, Vjosa e Shtimes, Kosova e Vushtrrisë, Gryka e Kaçanikut ‘90, Drita e Gjilanit, Prizreni, Prishtina, Rahoveci dhe Deçani. Titullin e kampionit dhe Kupën e fitoi Kastrioti i Ferizajt. Në garat e Kupës së Kosovës, që gjithashtu u organizuan, ngadhënjeu Kastrioti i Ferizajt, i cili në finale gjunjëzoi Llapin e Podujevës. Ndeshja u zhvillua në Kaçanik. Kurse ndeshja finale e Kampionatit u zhvillua në Gjilan, ndeshjen e fitoi Kastrioti në ballafaqim me Trepçën e Mitrovicës.


LLAPI finalist në Kaçanik Nga e majta në këmbë: Shala, Beshiri, Blakçori, Sabri Beshiri, Eshref Babatinca, Hilmi Hasani, Sulejman Mehmeti, Shefqet Hasani; ulur: Kamerolli, Mahmuti, Muqolli, Haxhiu, Demolli dhe Zhushi

133


k a mpio nati 19 92 /93

Çka u vendos në mbledhjen e 13 qershorit të vitit 1992?

Ahmet Baliqi

Ferki Nici

Komisioni i garave, që e drejtonte Asllan Jahja, e vlerësoi të suksesshëm kampionatin e parë të Kosovës. Mirëpo, lidhur me këtë, pas shumë diskutimeve, u morën qëndrime që të ashpërsohen kriteret, të respektohen rregullat e lojës dhe të organizimit të saj. Kjo u bë për arsye se disa klube kishin vështirësuar punën e Komisionit të garave, duke mos udhëtuar për të zhvilluar ndeshjet si mysafirë. Këtë e shfaqën madje edhe dy skuadrat me nam në hendbollin e Kosovës, Vëllaznimi dhe Kosova e Vushtrrisë. Mbledhjet e Federatës së Hendbollit të Kosovës nisën të mbaheshin edhe në qendra të tjera të Kosovës. Më 13 qershor të vitit 1992, zyrtarët e këtij sporti shtegtojnë në Gjilan, përkatësisht në mbledhjen që u bë në shkollën fillore “Selami Hallaçi”, asokohe vatër e lëvizjes sportive jo vetëm të rajonit të Anamoravës, por edhe të mbarë Kosovës. Kritika morën edhe personat zyrtarë, që nuk udhëtuan për të kryer detyrën. Pati edhe gjyqtarë që hezituan. Të gjithë ata morën ndëshkimet e merituara. Problem tejet i theksuar ishte edhe mungesa e mjeteve materiale, që vështirësoi punën e Komisionit të garave. Në po këtë mbledhje u bënë plotësime të Kryesisë së LHK-së dhe të komisioneve përkatëse.

Përzgjedhës të përfaqësueseve, Ferki Nici dhe Ahmet Baliqi Në mbledhjen e Gjilanit, Kryesia miratoi propozimin e Këshillit profesional dhe të Shoqatës së trajnerëve të LHK-së, që të emërohen përzgjedhësit e përfaqësueseve të Kosovës. Përzgjedhës i përfaqësueses së meshkujve u emërua Ferki Nici, trajneri Trepçës së Mirovicës. Trajner i seniorëve ishte Sefedin Reçica (Kastrioti), ndërsa i juniorëve Shani Brahushi (Besa). Përzgjedhës i përfaqësueses së femrave u emërua Ahmet Baliqi, trajner i Trepçës; trajner Rifat Shabani (Drita), ndërsa trajner i junioreve, Zijavere Salihu - Loshi (Prishtina).

134

Kampion - Kastrioti Takimet për titullin e kampionit u zhvilluan në Gjilan. Morën pjesë: Kastrioti i Ferizajt, Besa e Pejës dhe Prishtina. Deçani nuk u paraqit në pjesën finale. Fituese e Kupës së Kosovës u bë Prishtina, e cila në finale mundi Dritën e Gjilanit. Takimi u zhvillua në Pallatin e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. Fillimi i kampionatit 1992/93 i sheh skuadrat e Kosovës në ndara në pesë grupe. Ky sistem sikur ishte zgjedhur si më i përshtatshëm për të qenë kështu më praktik dhe për të ardhur deri të nisja dhe përmbyllja e garave më racionalist. Tubimin e drejtoi Ahmet Hysenaj - Petrova i Ferizajt, ndërkohë që ishin të pranishëm: Sabri Beshiri, Sylejman Mehmeti, Shaban Kastrati, Kolë Dedaj, Gjergj Dedaj, Agim Kelmendi, Muhamet Alaj, Musa Alaj, Ukë Uka, Ezexhid Tusha, Fazli Haxhiu, Danjoll Grezda, Ahmet Hysenaj, Ismet Jupa, Beqir Buçinca, Muhamet Kilaj, Xhelal Elshani dhe Skënder Rugova. Kampionati “i parë të Republikës së Kosovës”, përkundër dobësive që pati, dhe se ishte ndërprerë ndeshja finalen në Gjilan, në kuadër të kampionatit të parë, e rëndësishme ishte se hendbolli nuk po e ndalte hapin. “Kampionati i parë i Republikës së Kosovës në hendboll ka përfunduar me sukses jashtëzakonisht të madh, përkundër vështirësive shumë të mëdha nga ana e pushtuesit serb”, thuhet në një analizë. Lidhur me sistemin e ri të garave, Faik Çitaku kishte përgatitur projektin, por që për shkak të kohës shumë të shkurtër të fillimit të garave nuk u miratua. Garat e kampionatit të ri nisën në pesë grupe. Mirëpo, në një broshurë të përgatitur në vigjilje të shënimit të dhjetëvjetorit të hendbollit të pavarur të Kosovës, thuhet se ato u zhvilluan në dy grupe me gjithsej 15 skuadra. Kampionati nisi më 3 dhe 4 tetor të vitit 1992. Komisioni i garave mbeti i njëjtë: Asllan Jahja. Skënder Rugova, Fahri Buçinca, Musa Alaj dhe Ukë Uka. Në Kuvend u zgjodh edhe Kryesia e klubeve, si shkallë e dytë, të cilën e përbënin përfaqësuesit e pesë klubeve të Kosovës: Trepça,


Drenica, Drita, Besa dhe Dukagjini. Kryetari Kryesisë së klubeve u caktua përfaqësuesi i KH Drita të Gjilanit. Në po këtë raport, nuk jepet emri i kryetarit, për të shtuar më tej se kryetari Kuvendit të klubeve u zgjodh Ezexhid Tusha, përfaqësuesi Grykës së Kaçanikut ‘90, ndërsa zëvendës i tij ishte Kolë Dedaj, përfaqësues i KH Dukagjini.

Lidhur me sistemin e garave për kampionatin 1992/93, paraqiten dy burime të të dhënave, të cilat dëshmojnë gjithashtu dy të vërteta. Në Procesverbalin e mbledhjes së datës 19.9.1992, thuhet se garat u zhvilluan në pesë grupe, si vijon Grupi i parë: Trepça, Kosova dhe Samadrexha; Grupi i dytë: Prishtina, Llapi dhe Drenica; Grupi i tretë: Gryka e Kaçanikut ‘90, Drita, Kastrioti dhe Vjosa; Grupi i katërt: Besa, Vëllaznimi dhe Deçani; Grupi i pestë: Partizani, Dukagjini dhe Prizreni. Broshura e FHK-së që u botua në vigjilje të kremtimit të dhjetëvjetorit të hendbollit të pavarur të Kosovës (tetor 2001, në Drenas) jep këto të dhëna: Në kampionatin 1992-1993 morën pjesë 15 skuadra, të ndara në dy grupe. Në grupin e parë bënin gara 8, ndërsa në të dytin 7 skuadra. Çast nga ndeshja Kastrioti – Drita, në fushën e shkollës “Ganimete Tërbeshi” – Ferizaj

PRISHTINA FITUESE E KUPËS Nga e majta në këmbë: Demolli (trajner), Cahani, Gashi, Janjeva, Vokshi, Dubovci dhe Genc Buçinca; ulur: Luta, Berisha, Govori, Bajrami, Vrapçani dhe Çela

135


k a mpio nati 19 93/94

Janari i vitit 1994 e sheh FHK-në me udhëheqje të re

Ahmet Hoda

Tre muaj përpara, përkatësisht më 21 tetor të vitit 1993, në mbledhjen e Kryesisë së Federatës së Hendbollit të Kosovës. që u bë në lokalet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, u mor vendimi që në gjysmën e dytë të janarit të mbahet Kuvendi zgjedhor që e sheh këtë asociacion me Kryesi të re, në krye të së cilës ishte Ahmet Hoda, nga Gjakova. Pos tij në përbërje të udhëheqjes ishin edhe Mehdi Jashari, Afrim Prekazi, Fatmir Muhaxheri, Muhamet Kilaj, Mexhit Devaja, Shaban Kastrati, Shemsedin Horosani, Hasan Shala dhe Ibrahim Zhilivoda. Sekretar i përgjithshëm u emërua Skënder Rugova.

Në mbledhje ndërhyri policia serbe

*** Ka pasur çaste kur në mbledhjet e FHK-së ka ndërhyrë policia serbe, ka marrë e maltretuar, madje edhe ka keqtrajtuar fizikisht shumë drejtues, trajnerë e sportistë ***

136

Hendbollin e Kosovës e përcollën e shumë vështirësi. Ka pasur çaste kur në mbledhjet e FHK-së ka ndërhyrë policia serbe, ka marrë e maltretuar, madje edhe ka keqtrajtuar fizikisht shumë drejtues, trajnerë e sportistë. Në një mbledhje që u bë në kafenenë “Buzë Ibrit” në Mitrovicë, në të cilën ishin të pranishëm Ahmet Hoda, Mehdi Jashari, Muhamet Kilaj, Fatimir Muhaxheri, Afrim Prekazi, Skënder Rugova, Muhamet Berisha, anëtar i Kryesisë së Federatës së Sporteve të Kosovës dhe Burim Hatipi, redaktor i rubrikës së sportit të gazetës “Bujku” si dhe përfaqësuesit e Lidhjes komunale të hendbollit të Mitrovicës Hilmi Xhaferi, Eroll Vitaku, Xhelal Elshani dhe Leonard Llazari, u shtruan shumë çështje, ndër të cilat u bë edhe analiza e pjesës vjeshtore të kampionatit 1994-1995. Po këtu, u miratua procesverbali i nga Kuvendi zgjedhor i FHK-së që u bë në Pejë më 16.1.1994. Kryesia zgjodhi Komisionin profesional në këtë përbërje: Mehdi Jashri, kryetar, Sefedin Reçica, Shani Brahushi, Ilir Berisha dhe Jeton Bilalli. U emëruan edhe kryetarët e komisioneve. Kështu, Esat Stavileci ishte në krye të Komisionit për çështjen ndërkombëtare. Fatmir Muhaxheri (komisioni arbitrar), Afrim Prekazi (komisioni për akte normative), dr.Fehmi Vula (komisioni shëndetësor) dhe Abas Dula (komisioni për informim dhe propagandë).

Pos kampionatit, edhe Kupa e Kosovës Në Kuvendin e klubeve më 9 prill të vitit 1994, që u bë në fshatin Davidovc të Shtimes, u shtruan shumë detyra, por edhe punë që i prisnin punëtorët e hendbollit të Kosovës. U vendos që krahas ndeshjeve të meshkujve për Kupën e Kosovës, të zhvillohen edhe ato të femrave. U paraqitën edhe pesë ekipe të femrave: Vjosa e Shtimes, Omega e Gjilanit, Prishtina, Trepça e Mitrovicës dhe Kastrioti i Ferizajt. Ishin tetë skuadra, që morën pjesë në garat e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve: Omega e Gjilanit. Vjosa e Shtimes, Drenica e Drenasit, Besa e Pejës, Prizreni, Trepça e Mitrovicës, Llapi i Podujevës dhe Kastrioti i Ferizajt.

Kampion - Trepça Titullin e kampionit për vitin 1993/94 e fitoi Trepça e Mitrovicës. Morën pjesë 12 skuadra, të ndara në dy grupe: A dhe B. Në grupin A ishin 7, ndërsa në grupin B - 5 skuadra.

Në kërkim të legjitimitetit të udhëheqjes së hendbollit të Kosovës Ardhja e udhëheqjes së re në krye të Federatës së Hendbollit të Kosovës kaloi nëpër një “furtunë“ reagimesh, kundërshtimesh, kundërthëniesh, të cilat sollën përsëritjen e Kuvendit zgjedhor, duke kontestuar kuvendin e Pejës të datës 16 janar të vitit 1994, me motivacion se ai u bë pa pasur kuorum, për t’u kontestuar kështu udhëheqja në krye të së cilës u gjend Ahmet Hoda. Në të vërtetë, Ahmet Hoda edhe në Kuvendin tjetër u emërua kryetar i Federatës, natyrisht, pasi u përmbushën kërkesat e të gjithë atyre që kërkuan rregullsi... Nga kjo largësi kohore, ngjarjet e vitit 1994 të “rastit Kuvend zgjedhor” kanë peshë të veçantë, sepse po vinte një udhëheqje që kishte bërë emër në historinë e sportit të Kosovës, madje me rezultate kulmore në të kaluarën.


TREPÇA, KAMPION DHE FITUES I KUPËS Nga e majta në këmbë: Topalli, Ahmet Baliqi dhe Ferki Nici (trajner) L.Llazari, Lahu, Tupella, E.Vitaku, Kabashi, Nallbani, F.Beqiri, Xhaferi, Zhilivoda; ulur: Hajrizi, Xhelal Vitaku, Berisha, Makiqi, Buçinca, A.Beqiri, S.Vitaku dhe A.Prekazi

Pas disa mbledhjesh maratonike, tejet “të nxehta”, më 7 tetor të vitit 1994, në takimin që u bë në lokalet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, më 16 tetor të vitit 1994, u vendos (edhe një herë) që të mbahet Kuvendi zgjedhor pas përfundimit të xhiros së tretë, përkatësisht më 6 nëntor të vitit 1994, në Pejë. Nga ky Kuvend doli kryesia 11-anëtarëshe: Ahmet Hoda, kryetar (KH Vëllaznimi), Shemsedin Horosani (KH Prizreni), Agim Kelmendi (KH Besa), Afrim Prekazi (KH Trepça), Izet Gjinovci (KH Prishtina), Hasan Shala (KH Llapi), Mexhit Devaja (KH Rilindja), Beqir Buçinca (KH Kastrioti), Haki Baftiu (KH Vjosa). Shaban Kastrati (Shoqata e trajnerëve) dhe Ibrahim Zhilivoda (Shoqata e Gjyqtarëve) - anëtarë. Anëtari i Bordit Beqir Buçinca ia dorëzon Kupën Valbona Hasanit të KH Vjosa

137


k a mpio nati 19 94/95

Kampionë, Vjosa dhe Prishtina Kampionati 1994/95 dha edhe kampionët e rinj në të dy konkurrencat. Titullin e më të mirit e fituan hendbollistet e Vjosës së Shtimes dhe hendbollistët e Prishtinës. Fitues të Kupës së Kosovës u bënë Prishtina (femrat) dhe Llapi (meshkujt). Garat i drejtoi Komisioni në përbërje: Mehdi

VJOSA KAMPIONE

138

Jashari, Ibrahim Zhilivoda e Gani Kosumi dhe u zhvilluan në katër grupe. Morën pjesë 12 skuadra në konkurrencën e meshkujve. Pas shumë përpjekjesh, në gara u paraqitën edhe vashat. Morën pjesë pesë skuadra, që ishte rezultat tejet i rëndësishëm, me gjithë kushtet e rënda.


PRISHTINA KAMPIONE Nga e majta në këmbë: Demolli (trajner), Mollakuqe, Cahani, A.Dubovci, Gashi, Berisha, Çela dhe Zherka; ulur: Vokshi, Bahrami, Vapçani, Bekim Sopa, B.Dubovci, Mustafa dhe Hajdari LLAPIT KUPA Nga e majta në këmbë: Kamerolli, G.Babatinca, E.Blakçori, S.Beshiri, J.Blakçorri, Mehmeti, J.Havolli, M.Havolli, Mahmuti, Beshiri, S.Mehmeti dhe Beshiri; ulur: Neziri, Nishevci, Sh.Hasani, Muqolli, H.Haxhiu, E.Babatinca

139


k a m pio nati 19 95/96

Kampionë, Vjosa dhe Besa

Edicioni i garave 1995/96 numëronte 15 skuadra, të ndara në katër grupe. Titullin e kampionit e fitoi Besa e Pejës, e cila ishte më e mira, kampionat ky që kaloi në shenjë të skuadrës pejane, të cilët si duket i kanë konsoliduar radhët, me veteranin Xhelal Selmanajn, Edmond Vokshin e ardhur nga Prishtina, por edhe me ikonën e hendbollit pejan Fatmir Muhaxherin dhe aktivistët e devotshëm Agim Kelmendin dhe shumë të tjerë me meritë u stolisën me titullin e më të mirit. Në konkurrencën e femrave morën pjesë gjashtë skuadra: Vjosa, Prishtina, Drita e Gjilanit, Besa e Pejës, Kastrioti i Ferizajt dhe Trepça e

140

Mitrovicës. Më e mira ishte sërish Vjosa e Shtimes. Ne Kupën e Kosovës ngadhënjyen Kastrioti i Ferizajt (femrat) dhe Vëllaznimi i Gjakovës (meshkujt). Ndeshjet u zhvilluan në fshatin Vaganicë në fushën e shkollës fillore, ku KH Trepça organizonte ndeshjet asaj kohe si nikoqir. Në vitin 1996, pasi dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore kryetari i deritashëm Ahmet Hoda, Kuvendi i rregullt i punës i FHK-së në fund të muajit shtator në Prishtinë, zgjodhi me aklamacion kryetarin e ri Mexhit Devaja, punëtor sportiv nga Gjilani.


141


k a mpio nati 19 96/97

Prishtina dhe Besa me kurora të dyfishta

Derisa kampionati paraprak 1995/96 u zhvillua në katër grupe, edicioni i ri 1996/97 sjell risi sa i përket organizimit të garave, sepse tanimë garat zhvilloheshin në dy grupe, duke fituar në cilësi dhe masivitet. Tani në garat e kampionatit 1966/97 morën pjesë 16 skuadra në konkurrencën e meshkujve, të ndara në dy grupe. Liga e femrave përbëhej prej gjashtë skuadrave: Vjosa, Prishtina, Kastrioti, Besa, Drita dhe Trepça. Pas përfundimtares, që u organizua në Drenas, Besa e Pejës fitoi titullin e Kampionit. Pjesëmarrës të pjesës finale ishin edhe Trepça, Drita dhe Llapi. Ishte Besa që fitoi edhe Kupën e Kosovës, që u zhvillua në terrenin e Gërmisë piktoreske në Prishtinë, ku pati edhe një incident pas

142

ndeshjes, por fatmirësisht nuk pati ndonjë epilog më të theksuar. Në konkurrencën e femrave më të mirat ishin hendbollistet e Prishtinës. Po kjo skuadër ishte edhe fituese e Kupës së Kosovës. Finalja u zhvillua në Prishtinë, në Gërmi, ku atëherë luheshin ndeshjet e hendbollit. Ne garat e të rinjve më e mira ishte skuadra e Llapit, e cila si në edicionin e kaluar 1995/96 kur ngadhënjeu në Gjakovë, prapë finalja u përsërit pasi fitoi Llapi, me të vetmin ndryshim se finalja u zhvillua në Samadrexhë. Komisioni i garave në edicionet 1995/96 dhe 1996/97 ishte në përbërje: Nexhat Sharani, Qemajl Dylatahu dhe Genc Buçinca.


143


k a mpio nati 19 97/98

Kampionë, Samadrexha dhe Drita

Kampionati 1997/1998 u zhvillua vetëm një stinor. Dhjetë skuadra bënë gara në ligën unike, ndërkohë që nisi edhe Liga e dytë e Kosovës me tetë skuadra. Liga e femrave numëronte nëntë skuadra. Për shkak të gjendjes së luftës ky kampionat nuk pati edhe pjesën pranverore, titujt e Kampionit vjeshtor i fituan Drita (meshkujt) dhe Samadrexha (femrat).

144


‘Kampionati i papërfunduar’ Kampionati 1997/98 nuk u mbyll përmes dy stinorëve, siç e kërkojnë rregullat. Kjo ndodhi për shkak të dhunës së paparë që ushtronte pushteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, si rezultat i së cilës nisi edhe lufta për çlirimin e Kosovës, që siç dihet zgjati deri më 10 qershor të vitit 1999, kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës. Po këto ngjarje bënë që të mos zhvillohet as kampionati vijues 1998/1999. Pikërisht për këtë arsye, ishte mbledhja e tridhjetë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovë, që u bë më 24 korrik të vitit 1999, në lokalet e Bankës në Gjilan, në të cilën pos të tjerash Mexhit Devaja, kryetari Kryesisë pati propozuar që “kampionati 1997/1998 të mbetet në histori si kampionat i papërfunduar ashtu siç është edhe kampionati 1998/1999 - që mbeti si kampionat i pafilluar’. Paraprakisht pati disa propozime. Taib Kabashi, i Trepçës propozoi që për kampionatin 1997/1998 të luhet përfundimtarja për dy apo katër skuadrat e para dhe të nxirret kampioni. Të njëjtin mendim e ndau edhe Fatmir Muhaxhiri i Pejës, ndërkohë që Izet Gjinovci propozoi që kampionati 1997/1998 të përfundojë ashtu siç ka përfunduar në vjeshtë. Haki Baftiu propozoi dhe uroi vendin e parë për skuadrën e cila vjeshtën e ka përfunduar në vendin e parë në konkurrencën e femrave. Pas të gjitha këtyre propozimeve, që pothuaj ishin të përafërta me propozimin e Mexhit Devajës, unanimisht u miratua propozimi i kryetarit. Rreth kësaj çështjeje ishte bërë fjalë edhe në mbledhjen e datës 3 maj që u bë në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Prishtinë. Pas shumë trajtimesh, Kryesia mori

vendim që “për shkak të luftës së zhvilluar në Drenicë dhe në Deçan, si dhe gjendjes shumë të tensionuar në Kosovë, garat e stinorit pranveror të kampionatit 1997/1998 nuk do të mbahen dhe shtyhen deri më 31. 5. 1998”. “Në qoftë se gjatë kësaj kohe krijohen kushtet për vazhdimin e garave, atëherë Kryesia e FHK-së autorizoi Komisionin e garave që të gjejë variantet më të përshtatshme për vazhdimin e garave të stinorit të përmendur më lart. Në të kundërtën, vendim përfundimtar do të bjerë Kryesia e FHK-së në mbledhjen e vet të rregullt, e cila mendohet të mbahet në muajin maj, ose në fillim të muajit qershor të këtij viti (1998, v.j.)”. Mirëpo, të gjitha këto nuk u bënë realitet, ngase Kosova ishte përfshirë e tëra në luftë.

Mexhit Devaja, kryetari Kryesisë, pati propozuar që “kampionati 1997/1998 të mbetet në histori si kampionat i papërfunduar ashtu siç është edhe kampionati 1998/1999 që mbeti si kampionat i pafilluar’.

145


Protesta e sportistëve ‘97

/

146


147


k a mpio nati 19 98/9 9

Lufta, liria dhe hendbolli...

Ata na mungojnë Gjatë Luftës çlirimtare, shumë hendbollistë ishin në radhët e para të UÇK-së dhe disa prej tyre ranë edhe dëshmorë për lirinë e Kosovës. Ata janë: Jeton Tërstena-Tota, hendbollist i Kosovës së Vushtrrisë, Bashkim Idrizi, hendbollist i Vëllaznimit të Gjakovës, Halil Bajraktari i Drenicës dhe ish-lojtar i Borcit të Ferizajt, Ismet Elezi, drejtor sportiv i Drenicës... Gjatë luftës u vra edhe Musa Abazi, portieri i Normalistit nga ditët më të mira. Kurse të pagjetur dhe konsiderohen ende të zhdukur janë: Basri Tupella e Bekim Rreci hendbollistë të Trepçës së Mitrovicës, si dhe Kemajl Tërrnava, gjyqtar nga Vushtrria. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës shënon fundin e pushtimit të Kosovës nga

148

regjimi serb, që u arrit pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bombardimeve të forcave të NATO-s. Ndërkohë, që nga 10 qershori i vitit 1999, nisi kthimi i popullatës shqiptare të dëbuar me dhunë nga Kosova. Që nga muaji qershor e deri në gusht Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me skuadrat e hendbollit, pasi bëri takimet e para dhe konsultimet paraprake, vendosi që menjëherë të nisë kampionati në të dy konkurrencat, madje edhe në atë të juniorëve. Pas disa ditësh të futjes së forcave të KFOR-it në Kosovë, Mexhit Devaja, kryetari Federatës së Hendbollit të Kosovës, bashkë me një delegacion të këtij asociacioni si Gjergj Gjini, Fahri Buçinca, Izet Gjinovci etj., vizitoi të gjitha qendrat e hendbollit. Takimi me punëtorët e hendbollit, trajnerët dhe lojtarët, njëherësh


ishte edhe krijimi i përshtypjeve të para për ata që mbijetuan luftën. Gjatë këtyre takimeve pati çaste të dhembshme. Një numër i hendbollistëve ranë në altarin e lirisë.

Misteri i Ibrit, ndërgjegje që ndjek pas... Misteri që edhe më tej rëndon Kosovën është fati i të pagjeturve dhe të zhdukurve, që po vazhdon edhe pas gjashtë vitesh... Këtu ka mbetur enigmë fati i shqiptarëve të “rastit Ibër”. Sipas dëshmitarëve, ishte edhe hendbollisti i shquar kosovar Basri Tupella, për të cilin as sot e kësaj dite nuk dihet asgjë...

Në Gjakovë, përkujtimori “Bashkim Idrizi” Që nga viti 1999 në Gjakovë mbahet turneu përkujtimor i hendbollit “Bashkim Idrizi”. Bashkimi ka qenë njëri ndër hendbollistët më të dalluar jo vetëm të Vëllaznimit, por edhe më gjerë. Gjatë kohës së lojës vepruese pos fanellës së Vëllaznimit, barti me plot sukses edhe atë të Prishtinës dhe të Besës nga Peja. Bashkimi nuk u shqua vetëm në fushën e hendbollit. Ishte ndër të parët edhe për trimëri dhe atdhedashuri. Që nga ditët e para të luftës iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, së bashku me bashkëlojëtarët Agron Kryeziun , Afrim Hotin, Bekim Dashin, Milot Rrokën dhe Uran Luzhën, fanellën e skuadrës e zëvendësuan me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ra heroikisht në Betejën e Koshares, aty ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, i cili për shumë kohë i ndante shqiptarët më dysh.

149


k a mpio nati 19 9 9/20 0 0

Kastrioti i Ferizajt, si para luftës, si pas luftës Kastrioti i Ferizajt, ashtu siç e nisi kampionatin pas pavarësimit të hendbollit të Kosovës, po kështu bëri edhe pas luftës, kur sporti i Kosovës iu rikthye arenave, nga të cilat ishte dëbuar me dhunë. Ishte Federata e Hendbollit e Kosovës ndër të vetmet që nuk shpalli klubet, hendbollistët, trajnerët dhe punëtorët më të mirë të vitit 1999. Meqë garat pas luftës nisën në shtator, kryesia e Federatës, pas shumë konsultimesh doli me konstatimin “se në këtë çast nuk do të bëjnë shpalljen e sportistit të vitit’, duke miratuar sugjerimet e Federatës së Sportit të Kosovës “për ngrirjen e kampionateve që kishin realizim vjetor 50 për qind nga parashikimet”.

Më 2 nëntor të vitit 2000, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Morën pjesë 33 kuvendarë të të gjitha skuadrave të Kosovës. Pas votimeve të fshehta, që të 33 votat iu dhanë përsëri Mexhit Devajës. Me vota të fshehta u zgjodhën edhe nëntë anëtarë të Këshillit drejtues. Këshilli Drejtues kishte këtë përbërje: Mexhit Devaja - kryetar, Valbonë Zeqa - nënkryetare, Shemsedin Horosani, Qemajl Dylatahu, Haki Mullhaxha, Faik Prekazi, Sebahate Neziri, Fazli Berisha, Sabri Beshiri dhe Ezegjid Tusha. Kampionati 1999/2000 përmbylli një periudhë 50-vjeçare të hendbollit të Kosovës, përkatësisht 10 vjet të veprimit të tij të pavarur. Hendbollistet e Kastriotit gjatë tërë kampionatit nuk pësuan asnjë humbje. Ato, nën drejtimin e trajnerës Valbonë Zeqa, shkëlqyen kudo që u paraqitën. Titullin në Ferizaj e sollën edhe hendbollistët, të cilët, për dallim nga kampioni në konkurrencën e femrave patën konkurrencë më të fortë. Trepça e Mitrovicës doli e para në konkurrencën e juniorëve.

Prizreni fitues i Kupës... Gara e Kupës së Kosovës dha fituesit për vitin 2000. Finalja në konkurrencën e meshkujve u zhvillua në Prizren, në Pallatin e sportit “Sezai Surroi”, në praninë e afro 1500 shikuesve. U takuan Prizreni dhe Prishtina. Pas një loje dramatike pas vazhdimeve, fituan prizrenasit me rezultat 25:23 (13:14).

Në vitin 1999 garat filluan në shtator. Në bazë të kësaj edhe shpallja e më të mirëve nuk do të mund të ishte korrekte. Kampionatit të parë të pasluftës i kanë paraprirë disa turne, siç ishte ai i Gjakovës dhe Prishtinës. kur u zhvilluan ndeshjet ndërmjet përfaqësueseve të Kosovës dhe të gazetarëve në të dy konkurrencat.

150

Vashave të Trepçës – Kupa e Kosovës Hendbollistet e Trepçës së Mitrovicës u bënë fituese të Kupës së Kosovës për vitin 2000.


151


k a mpio nati 20 0 0/01

Trepça rikthehet në fron...

Trepça ia doli të fitojë titullin e më të mirit, duke treguar forcën konstante gjatë tërë kampionatit, posaçërisht në përfundimtare...

152

“Puna e pandërprerë shumëvjeçare në klubin tonë u kurorëzua me titullin e kampionit. Shumë vite ishim ndër ekipet më të mira, sepse patëm një fond të hendbollistëve cilësorë dhe përkundër disa dënimeve që patëm, ne me sukses të plotë i vazhduam garat. Me rikthimin e vëllezërve Beqiri dhe portierit Hajrizi për këtë kampionat, ekipi ynë u përforcua dukshëm, kështu që qëllim të vetëm patëm titullin e kampionit, të cilin mendoj se edhe me meritë të plotë e fituam me çka dëshmon edhe dallimi në pikë në fund të kampionatit. Trepça ishte e para me 7 pikë epërsi ndaj konkurruesve të tjerë. Edhe në finalen e garave shtesë, në lojën e treguar vetëm sa e vërtetuam cilësinë tonë, që mbretëroi gjatë gjithë kampionatit”, përkufizoi përfundimin e kampionatit të Kosovës 2000 - 2001, kryetrajneri i Trepçës së Mitrovicës, Ahmet Baliqi, njeriu i cili me këtë skuadër shkëlqeu shumë herë në Kosovë dhe jashtë saj. Hendbollistët mitrovicas, në ndeshjen e tretë finale të përfundimtares së këtij kampionati, gjunjëzuan Besën e Pejës me rezultat 27:21. Trepça gjatë gjithë kampionatit të

rregullt dëshmoi formë konstante dhe si e para hyri në garat shtesë. Në një analizë, të botuar në gazetën “Kosova Sport” për rrugën e sukseseve të “xehetarëve”, ndër të tjera thuhet se “ata, rezultate të mira patën edhe në garat e Kupës me ç’rast erdhën deri në finale, por pësuan nga Prishtina. Titujve të shumtë të qytetit buzë lbrit iu shtua edhe ky i hendbollit. Në klub të gjithë janë të mendimit se suksesi i arritur është fryt i një pune të palodhshme dhe të vazhdueshme profesionale. Mitrovicasit, pas këtij titulli të çmuar, janë në kërkimi të përtëritjes së skuadrës. e cila mbase në vitet e ardhshme do të jetë zëvendësuese e denjë e shumë hendbollistëve me përvojë, në mënyrë që edhe hendbolli të jetë sporti i cili denjësisht do të jetë i përfaqësuar në arenën ndërkombëtare, natyrisht kur për këtë të krijohen kushtet dhe rrethanat e volitshme. Pra, në Trepçë po punohet dhe do të punohet, për ardhmëninë e hendbollit jo vetëm mitrovicas, në mënyrë që rrugën e sukseseve të hendbollistëve të shquar që dha kjo skuadër si Basri Tupella, Dervish Berisha Aziz Makiqi, Alfred e Leonard Llazari, Taib Kabashi, Afrim Prekazi,


Eroll Vitaku, Florent Beqiri e shumë të tjerë, ta ndjekin hendbollistët e rinj”. Trepça ia doli të fitojë titullin e më të mirit, duke treguar forcën konstante gjatë tërë kampionatit, posaçërisht në përfundimtare. Nga liga u larguan Drita e Gjilanit, Kosova e Vushtrrisë, Vjosa e Shtimes dhe Samadrexha. Drenica, e cila zuri vendin e tetë, zhvilloi ndeshjen shtesë (suplementare) kundër Qëndresës së Rahovecit (kampion i Ligës së dytë). Pasi doli fituese ishte skuadra e tetë e Superligës për kampionatin vijues.

Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës Hendbollistët e Prishtinës kompensuan dështimin në garat kampionale, kur pas tri ndeshjeve të vështira u mënjanuan nga Besa e Pejës. Ata u bënë fitues të Kupës së Kosovës. Këtë trofe prishtinasit e fituan pas një loje të madhe kundër kampionit të edicionit 2000/01, Trepçës së Mitrovicës. Prishtina, deri në finale mposhti Rilindjen, Prizrenin dhe Vëllaznimin, ndërkaq në finale edhe Trepçën.

153


Hendbollistet e Kastriotit të Ferizajt mbrojtën titullin e kampionit

Dy vjet, dy humbje... Kampionati në konkurrencën e femrave kaloi në mbizotërim të plotë të hendbolIisteve të Kastriotit të Ferizajt. Ato, katër javë para mbylljes së garave zyrtare mbrojtën titullin e fituar një vit më herët. l themeluar në vitin 1991, në kohën kur nisi mëvetësimi i sportit të Kosovës. Kastrioti brenda një dhjetëvjetëshi u bë skuadra më e suksesshme sportive. Dy humbjet e vetme Kastrioti i pësoi nga Shqiponja në Gjakovë, dhe më herët në finalen e Kupës së Kosovës nga Trepça e Mitrovicës në Prizren.

154

Një vit pas themelimit, më 1992, kur ekzistonin vetëm dy skuadra të konkurrencën e femrave, Vjosa dhe Kastrioti, u zhvillua vetëm një ndeshje, të cilën e fitoi Vjosa me rezultat 7:4. Kastrioti fitoi titullin e kampionit edhe në edicionin 1995 - 1996. Po këtë vit fituan edhe Kupën e Kosovës. Në ndeshjen e fundit të edicionit 2000 - 2001, Kastrioti mundi bindshëm Kosovën e Vushtrrisë me rezultat 25:17 (1425). “Ndeshja nuk ishte edhe e ndonjë rëndësie të veçantë, pasi që ferizajaset qysh herët e kishin siguruar titullin e kampionit - të dytin me radhë...”,


thuhet në raportin e kësaj ndeshjeje, që u zhvillua më 17 qershor të vitit 2001 në Pallatin e sportit “Rinia” në Ferizaj në praninë e rreth 100 shikuesve. “Si zakonisht në radhët e Kastriotit u dalluan Muhaxheri dhe Qerimi me nga ‘pesë gola të shënuar, ndërsa në radhët e vushtrriaseve u dallua Mehmeti me gjashtë gola’.

Kupa e Kosovës, vashave të Vjosës së Shtimes Finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, që u zhvillua në Pallatin e rinisë dhe sportit në Prishtinë, në praninë e më se 1500 shikuesve, solli një spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. U takuan Kastrioti i Ferizajt dhe Vjosa e Shtimes. Fituan hendbollistet e Vjosës me rezultat 26:20

155


k a mpio nati 20 01/02

Trofetë për Besën e Kastriotin

Kampionati 2001/ 2002 u zhvillua me një rivalitet të denjë. Zgjerimi i Ligave, që nënkupton edhe shtimin e skuadrave te të gjitha grupmoshat, bëri që deri në fund të kemi paqartësi sa i përket renditjes përfundimtare. Në Superligën e meshkujve u përfshinë tetë skuadra: Besa e Pejës, Drenica e Drenasit, Llapi i Podujevës. Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Prizreni, Trepça e Mitrovicës dhe Vëllaznimi i Gjakovës. Titullin e kampionit e fitoi Besa e Pejës. Tetë skuadra morën pjesë edhe në Ligën e juniorëve, që për hendbollin e Kosovës ishte themeli i ardhmënisë i shumësisë dhe cilësisë. Titullin e më të mirit e fituan hendbollistët e rinj të Trepçës së Mitrovicës. Në ligën e parë të femrave bënë gara tetë skuadra: Drita e Gjilanit, Kastrioti i Ferizajt, Kosova e Vushtrrisë, Prishtina, Samadrexha, Trepça e Mitrovicës, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Vjosa e Shtimes.

156

Titullin e fituan hendbollistet e Kastriotit. të cilat ishin më të mira në përfundimtare. Fillimisht, në gjysmëfinale mundën Prishtinën, në të dy ndeshjet. Finalisti tjetër ishte Drita e Gjilanit, që pati punë shumë të vështirë për të fituar kundër Vjosës së Shtimes. Këtë e bëri vetëm pas ndeshjes së tretë.

Mitrovica, hendbolli, tradita... Ndeshja finale në konkurrencën e femrave u zhvillua në Prishtinë. Kastrioti mundi Vjosën e Shtimes me rezultat 16:14 (7:8). Ndërkaq, në konkurrencën e meshkujve Trepça e Mitrovicës mundi Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 27:20 (14:11) dhe fitoi Kupën e Kosovës për vitin 2002. Hendbolli në Mitrovicë ka një traditë të pasur. Edhe në periudhat më të vështira kjo skuadër një kohë të gjatë bëri gara në elitën e hendbollit të ish-shtetit të shpërbërë të RSFJ-së, ndërsa me pavarësimin e sportit kosovar


TREPÇA Nga e majta në këmbë: e.Vitaku, Xhemaili (kryetar), Kabashi (kryetrajner), F.Beqiri, Hajrizi, Istrefi, A.Vitaku, Hyseni, A.Beqiri, Selmannaj, A.Vitaku. Ulur: Babolli, A.Prekazi, S.Vitaku, D.Shipoli, Nallbani, A.Shipoli, Mustafa dhe E.Vitaku

ishte ndër skuadrat më të forta me emra të shquar të hendbollit tonë. Në këtë vatër sportive lindën yjet e hendbollit, si: Basri Tupella, Aziz Makiqi, Alfred e Leonard Lazari, Dervish Berisha, Taib Kabashi, Eroll Vitaku, Afrim Prekazi, e shumë e shumë të tjerë. Kësaj gjenerate të artë i bashkohen edhe idhujt e ri mitrovicas, një pjesë edhe bashkëlojtarë të atyre të vjetërve, si Florent Beqiri, Veton Hajrizi, Driton Shipoli dhe e gjithë përbërja më e re e Trepçës,

e cila Mitrovicën nuk e la asnjëherë pa trofe... Në periudhën më të re nuk mund e të mos përmendet kontributi i hendbollistëve veprues dhe njëkohësisht edhe njerëz të biznesit, të cilët ndihmuan skuadrën e Trepçës, si Afrim Prekazi, Eroll Vitaku, Taib Kabashi e të tjerë...” (vështrim lidhur me finalet e Kupës së Kosovës për vitin 2002, i botuar në gazetën “Kosova Sport”, e datës 17 qershor të vitit 2002).

157


k a mpio nati 20 02 /03

Besa vazhdon të mbizotërojë

Hendbollistët e Besës së Pejës vazhduan mbizotërimin edhe në kampionatin 2002/2003. E prirë nga hendbollisti më i mirë i Kosovës Arben Muqolli, skuadra pejane nuk lejoi të befasohet as nga Vëllaznimi i Gjakovës, as nga Trepça e Mitrovicës. Atë që e bëri Besa në konkurrencën e seniorëve, e bëri Trepça e Mitrovicës në garat e juniorëve. “Xehetarët” mbrojtën titullin e kampionit, për të dëshmuar se janë një brez i të rinjve që shumë shpejt do ta thonë fjalën edhe në elitën e hendbollit të Kosovës.

158

Lufta për titullin e kampionit në konkurrencën e femrave ishte shumë e vështirë. Derisa Prishtina pjesën e rregullt të garave e mbylli në pozitën e parë, Kastrioti i Ferizajt, në përfundimtare ishte më i suksesshëm dhe fitoi titullin e kampionit. Ndeshja e tretë e përfundimtares: Prishtina - Kastrioti 24:28 (14:15) Fitues të Kupës së Kosovës për vitin 2003 në konkurrencën e meshkujve u bënë hendbollistët e Besës së Pejës, ndërkohë që Kosova e Vushtrrisë këtë trofe e fitoi në konkurrencën e femrave.


159


k a mpio nati 20 03/0 4

E treta - e vërteta për Besën

Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e fitoi Kastrioti i Ferizajt, ndërkaq në atë të femrave Prishtina.

160

Në konkurrencën e femrave, pas shumë vitesh, të parat në cak arritën hendbollistet e Vicianeve të Lumkuqit, ndërkaq pas mbizotërimit katërvjeçar të junioreve të Trepçës, titullin e rrëmbeu Besa e Pejës. Dy tituj para luftës, dhe dy kampionate të pazhvilluara për shkak të luftës është bilanci i Besës së Pejës, para se të niset në suksesin që u përkufizua me uzinë: E treta e vërteta. Duke qenë fituese e titullit në kampionatin 2001/2002 dhe 2002/2003, Besa me meritë doli e para edhe në garat kampionale të edicionit 2003/2004. Kampioni u përcaktua pas ndeshjes së tretë. Të parën, në Pejë, Besa e mbylli me fitore me rezultat të ngushtë 34:33 m(17:16), ndërkaq të dytën në Mitrovicë e fitoi Trepça - Në ndeshjen e tretë, Besa shkëlqeu, duke ngadhënjyer me rezultat bindës 46:30 (21:12). “Atmosferë të shkëlqyer në pallatin e

sportit në Pejë krijuan dashamirët e shumtë të hendbollit, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur ndeshjen finale ndërmjet rivalëve të vjetër dhe dy skuadrave më të mira në hendbollin e Kosovës, Besës dhe Trepçës. Të pranishmit patën mundësi të kënaqen me atë çfarë treguan këto dy skuadra të mëdha. Në fund edhe një herë u dëshmua se skuadra mikpritëse ishte më e mirë. Gjatë gjithë ndeshjes e kishte lojën nën kontroll dhe me meritë u stoIis me titullin e tretë të kampionit, për të qenë edhe më tej pa konkurrues në elitën e hendbollit të Kosovës...” (“Kosova Sport”, më 21 qershor 2004) Besa u dëshmua edhe në konkurrencën e junioreve, duke fituar titullin e kampionit me meritë të plotë. Gjatë 14 ndeshjeve vetëm një herë luajti baras për të mos humbur asnjë takim. Në këtë mënyrë pejanet ndërprenë mbizotërimin katërvjeçar të Trepçës.


Besa – Trepça 46:30 (21:12) Ndeshja u zhvillua në Pallatin e sportit “Karagaçi” të Pejës, në praninë e 1000 shikuesve. Gjyqtarë: I. Osmani - I. Mahmuti. vëzhgues: Asllan Jahja. Karton i kuq: Arsim Vitaku i Trepçës. Përjashtime: 10 - 14. Shtatëshet: 5 (4)- 4 (2). Besa: Sylejmani, Dashi, Muhaxhiri 5, Shala 7, E. Kastrati, Krasniqi 1, Gjuka 9, Vokshi 7, Zekaj 7, Arifi, N. Kastrati 2, Shahini 1, Muçolli 6, Tatlixhiu 1. Trajner: Tefik Mikushnica. Trepça: Shipoli, Ibrahimi, Beqiri 11, Çivillaçki 3, Hyseni, G. Vitaku, Istrefi 2. Kelmendi 3, Maloku 2, A. Vitaku 2, Nuhi, Ferizi 1, Abdurrahmani 1 dhe Hasani 3. Trajner: Taib Kabashi.

Lumkuqi jep kampionin për Evropë Lumkuqi (Samdrexha). Sa herë e dëgjojmë këtë emër mendja na shkon gjithmonë në vitet e 80-ta, atëherë kur e gjithë Kosova drejtonte sytë nga ky fshat; fshati më sportiv i Kosovës... Historia po përsëritet dhe pas rreth njëzet vjetësh kjo skuadër do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, por tani me emër tjetër Vicianet... Vicianet, pas vetëm një viti garash arritën të stolisen me titullin e

kampionit. Pesëmbëdhjetë vite iu deshën kësaj skuadre që ta rikthejë titullin në këtë fshat, pasi që një gjë të tillë për herë të fundit e kishin arritur në vitin 1989. Titulli erdhi pikërisht në çastin e duhur, si dhuratë për 30-vjetorin e themelimit... Vicianet stinorin që e lamë pas zhvilluan hiç më pak se 21 ndeshje, duke llogaritur ato të kampionatit, kupës shtetërore dhe ato përfundimtare shënuan 633 gola pësuan 484 sosh. Në kuotën tyre realizuan 16 fitore, një barazim dhe 4 humbje. Nga kjo del se mesatarja për ndeshje është 30 gola të shënuar dhe 23 të pasuara. Gjatë gjithë këtyre ndeshjeve me minutazh më të madh u paraqit kapitenia Mimozë Xhemaili, ndërsa në emëroren e shënueseve më të mira radhitet Albulenë Kelmendi me 105 gola, Mimoza me 98, Arbëreshë Kelmendi me 95, duke mos lënë anash hendbollistet e tjera si Jehonë Basholli, Vlorë Jashari, e në veçanti dy maqedonaset, Maria Papuçeva dhe Miljana Stojanovska, të cilat, me gjithë paraqitjen e tyre vetëm në përfundimtare, së bashku shënuan 143 gola. (“Kosova Sport”, më 9 gusht 2004)

Lumkuqi (Samdrexha), fshati më sportiv i Kosovës... Historia po përsëritet dhe pas rreth njëzet vjetësh kjo skuadër do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, por tani me emër tjetër Vicianet.

161


k a mpio nati 20 0 4/05

Besa, pas titullit, Evropa...

BESA Famiglia pasi triumfon në kampionatin vendor, përgatitet për garat e Kupave të EHF-it

162

Para më se 2000 shikuesve, në pallatin “Karagaçi”, në Pejë, u mbyll perdja e Kampionatit 2004/2005 të Superligës së Kosovës: Besa Famiglia - Trepça 26:22 (12:11) Besa ka arritur të ngadhënjejë në ndeshjen e tretë të finales së përfundimtares kundër Trepçës së Mitrovicës me rezultat 26:22, për të fituar njëherësh edhe titullin e katërt radhazi të Kampionatit të Kosovës 2004/05. Para më se 2000 shikuesve, pas një loje dinamike, Besa doli në krye të fronit. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar. Madje. në fillim Trepça doli në epërsi 4:2, në saje të shënimeve të Beqirit. Më pas barazoi Besa në 4:4, përmes Gjukës dhe Muqollit, duke qenë prore në kërkim të mbizotërimit në fushë. Vazhdimi solli lojë më të përgjumur të “xehetarëve”, të cilën e shfrytëzoi mirë Besa dhe duke shënuar gola në seri arriti ta fitojë

ndeshjen me rezultat 26:22, dhe të stoliset me titullin e kampionit. Me një pikë epërsi përfundoi pjesa e parë (12:11), por jo edhe e dyta... Besa sikur e zë në gjumë Trepçën dhe më një mori golash arrin që ta përfundojë ndeshjen me rezultat 26:22.

Kupa dhe titulli në një vend... Më se 1500 shikues, në Pallatin e sportit, së bashku me hendbollistët e Kosovës, kremtuan titullin. Kosova e Vushtrrisë me fitoren ndaj Vicianeve të Samadrexhës (Lumkuqit) u stolis edhe me titullin e Kampionit të Superligës. Kampioni i vitit të kaluar, Vicianet, u dorëzuan para vushtrriaseve tejet të motivuara për lojë. Ato patën një përkrahje të madhe nga “Forca”, që doli të jetë lojtari i tetë në arenën e mbushur përplot me shikues.


Takimi ndërmjet këtyre dy skuadrave dha një tregues tjetër: Tefik Mikushinca ia kaloi kolegut të tij maqedonas Risto Tërpçevski. Në minutën e fundit, në saje të mbrojtjes së penalltisë së Hasanit, portierja Shqipe Kërtoku ndër më të merituarat e dy fitoreve të Kosovës, u dha zemër për edicionin bashkëlojtareve. Ndërkaq, me dy sulme të rrufeshme, së pari Muharremi e më pas edhe Muhaxhiri, u vulos fati i ndeshjes... Në ndeshjen e parë finale të përfundimtares Vicianet dhe Kosova luajtën baras 14:14 (87). Kampion i Kosovës për edicionin 2004/05 u bë Besa Famiglia e Pejës. Nga Liga u largua Drenica e Drenasit. Kampion i Kosovës për edicionin 2004/05 u bë Kosova e Vushtrrisë. Nga Liga u largua Vjosa e Shtimes.

Ferizaj, edhe një vit, fole e Kupës së Kosovës Para mbi 1000 shikuesve, në një atmosferë tejet sportive: Trepça - Kastrioti 35:37 pas

shtatëmetërshave - 30:30 - 24:24 (14:15) dhe Kosova - Vicianet 38:35, pas penalltive - 34:34 - 28:28 (13:12) Se vërtet hendbolli ka bërë një hap të madh në ngritjen e cilësisë, këtë e dëshmuan më së miri dy ballafaqimet finale të Kupës së Kosovës, Trepça - Kastrioti në konkurrencën e meshkujve dhe Kosova - Vicianet, në atë të femrave. Ishte kryerja e shtatëmetërshave që dha fituesin e trofeut të çmueshëm... Hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt, pas fitores mjaft të vështirë ndaj Trepçës, kanë arritur të mbrojnë trofeun, duke bërë kështu që edhe këtë vit Ferizaj të jetë fole e Kupës... Loja fund e krye ishte dramatike. Dy sekonda para përfundimit të ndeshjes, kur rezultati ishte 24:23 në të mirë të ferizajasve, lojtari më i mirë në radhët e Trepçës, Florent Beqiri, nga shtatëmetërshi barazoi rezultatin në 24:24, duke çuar në vazhdim ndeshjen finale. Mirëpo, edhe pas dy pjesëve nga 5 minuta, rezultati mbeti i barabartë - 30:30, gjë që vetëm penalltitë kanë përcaktuar fituesin, madje pasi që u përsëriten dy herë.

Hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt, pas fitores mjaft të vështirë ndaj Trepçës, kanë arritur të mbrojnë trofeun, duke bërë kështu që edhe këtë vit Ferizaj të jetë fole e Kupës...

163


Qyteti i lashtë ruan epitetin... Edhe në konkurrencën e femrave, ku u ballafaquan Kosova e Vushtrrisë dhe Vicianet e Lumkuqit, finalja ishte mjaft interesante. Madje, edhe këtu penalltitë përcaktuan fituesin. Trofeu me meritë u takoi vashave të Kosovës së Vushtrrisë. Në sekondën e fundit të ndeshjes, vushtrriaset patën mundësinë ta përfundojnë ndeshjen në kohë të rregullt, kur

164

kapitenia S. Muharremi nga penalltia nuk arriti të shënojë. Fituesi nuk u përcaktua as pas vazhdimit 2x5 minuta, kur rezultati mbeti paqësor, 34:34. Pas kryerjes së shtatëmetërshave, vushtrriaset ishin më të sakta dhe me meritë u kurorëzuan me trofeun e Kupës së Kosovës.


Mb r e së

Dy drama, dy emblema

Organizimi - notën 10. Shikuesit – notën 10. Gjyqtarët – të shkëlqyeshëm. Portierët – përcaktues të fatit... Dy drama, dy emblema. Kjo do të mund të jetë përmbajtja e dy ndeshjeve të Kupës së Kosovës në hendboll. Drama e parë, Kosova e Vushtrrisë - Vicianet e Samadrexhës (Lumkuqit). Rivalitet i paparë në fushë. Mbi 1000 shikues në Pallatin e sportit në Prishtinë. Ambient që të përkujton ditët e shkëlqimit të hendbollit kosovar. Kulmi i dramës në konkurrencën e femrave - shtatëmetërshi. Në skenë portierja e Vicianeve Maloku, e cila e kupton gjuajtjen e kapitenes Muharremi... Drama vazhdon edhe më tej - 2x5 minuta. Nuk del fituesi. Vendosin shtatëmetërshat, vendos fati... Në skenë portieret... Ngjarje e njëjtë edhe në konkurrencën e meshkujve. Sikur edhe ata ishin marrë vesh

që të bëjnë rrugë të njëjtë deri në fund. Trepça e Mitrovicës - Kastrioti i Ferizajt... Koha e rregullt nuk jep fituesin, as vazhdimi 2x5 minuta. Fati vendos ngadhënjyesin. Kastrioti depërton nëpër vrimë të gjilpërës... Drama arriti kulmin në sekondat e fundit: Çurleski rrëmbeu topin, ia kaloi Beqirit, i cili e solli në epërsi Kastriotin. Mirëpo, sekonda e fundit shfaqi guximin profesional të gjyqtarëve, që kaluan provimin në mënyrë të denjë. Duke dhënë shtatëmetërsh që u shkaktua ndaj Istrefit, që e shndërroi në gol dhe barazoi rezultatin Florent Beqiri... Fituesin nuk e dha as vazhdimi, por shtatëmetëshat, madje seria e dytë... Emblema tjetër ishin katër portierët e skuadrave që vendosën fituesit... Hendbolli dikur ka qenë sport elitë në Kosovë. Të shtunën paralajmëroi rikthimin...

165


k a mpio nati 20 05/06

Besa Famiglia nuk ka të ndalur

BESA pas triumfit në Mitrovicë, BESA Famiglia rikthen titullin e Kampionit në Pejë

166

Skuadrat pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës për meshkuj: Liridoni i Deçanit, Besa e Pejës, Trepça e Mitrovicës, Kastrioti i Ferizajt, Kosova e Vushtrrisë, Vëllaznimi i Gjakovës, Samadrexha, Prishtina, Llapi i Podujevës dhe Drita e Gjilanit. Titullin e kampionit e rrëmbeu për Besa Famiglia për herë të katërt rradhazi me Muqollin e pandalshëm, ndërsa fitues i Kupës së Kosovës ishte Kastrioti nga Ferizaj. Në Superligën e Kosovës në edicionin 2005/06 konkurrencën e femrave në gara ishin 9 skuadra me sistem të dyfishtë dhe play-off. Në gara morën pjesë këto skuadra: Kastrioti nga Ferizaj, Kosova nga Vushtrria, Prishtina, Drita e Gjilanit, Trepça e Mitrovicës,

Shqiponja, Vicianet nga Samadexha, Lumkuqi, KEK-u nga Obiliqi dhe Istogu. Titullin e Kampionit e fitoi me plot meritë skuadra Vicianet nga Samadrexha, kurse Kastrioti fitoi Kupën e Republikës së Kosovës, në ndeshjet finale që u zhvilluan në Prishtinë. Në Ligën e parë të Kosovës në edicionin 2005/06 në konkurrencën e meshkujve në garë morën pjesë: Prizreni, Drenica, Isniqi , Dardana, Vjosa. Ndërsa në Ligën e parë të Kosovës në konkurrencën e femrave në gara ishin 5 skuadra. Në garë morën pjesë: Vjosa, Dardana,Trepça, Prishtina II.


KASTRIOTI Nga e majta në këmbë: Zaskoku, Beqiri, Ve. Zherka, M.Sahiti, Çerkini, Rudari dhe faton Ferati. Ulur: Haxhimusa, Salihu, JMorina, Kogoj dhe K.Trajkovski.

167


k a mpio nati 20 06/07

Besa Famiglia rrëmben edhe titullin e gjashtë

Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin 2006/07, në konkurrencën e meshkujve, në Superligën e Kosovës: Besa e Pejës, Liridoni nga Deçani, Prishtina, Kastrioti i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Vushtrrisë, Llapi i Podujevës, Vëllaznimi i Gjakovës, Samadrexha dhe Prizreni. Mirëpo pas pjesës vjeshtore nga garat u tërhoq skuadra e Samadrexhës, për shkak të mosorganizimit. Kampion i këtij edicioni ishte Besa Famiglia, kurse fitues i Kupës në këtë edicion ishte skuadra e Kastriotit nga Ferizaj. Në Superligën e Kosovës në edicionin 2006/07 në konkurrencën e femrave në gara ishin 9 skuadra me sistem të dyfishtë dhe Play-off. Në gara morën pjesë këto skuadra:

168

Kastrioti nga Ferizaj, Kosova nga Vushtrria, Prishtina, Drita e Gjilanit, Trepça e Mitrovicës, Shqiponja, Vicianet nga Samadexha, KEK-u nga Obiliqi dhe Vjosa e Shtimes. Titullin e Kampionit e fitoi me plot meritë skuadra Vicianet nga Samadrexha, kurse Kosova fitoi Kupën e Republikës së Kosovës, në ndeshjet finale që u zhvilluan në Prishtinë. Në Ligën e parë të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve, në edicionin 2006/07 morën pjesë: Vjosa, Drenica, Drita, Rahoveci, Bashkim Idrizi, Dardana. Në Ligën e parë të Kosovës kampionati 2006/07, në konkurrencën e femrave morën pjesë këto ekipe: Trepça, Prishtina II, Istogu, Bashkim Idrizi.


169


Besa Famiglia 2009

/

170


Nga e majta në këmbë: Gashi,Gorani, Dashi, Zeka, Tatlixhiu, Trajkovski, Gjuka, Haxhiju, Muqolli, Hajrizi, Vokshi (trajner); ulur: Mjeku, Arifi, Krasniqi, Ibaj, Shala...

171


k a mpio nati 20 07/08

Prishtina fiton dy trofetë

PRISHTINA Nga e majta në këmbë: Çela, H.Dobroshi, Muqolli, Haxhiu, Klinçarov, Avdiu, Istrefi, Sazdovski, Hajrizi; ulur: Maloku, Azizi, Pletvarski, A.Dobroshi, Zhuri, Qakarevski

172

Edicioni vjeshtor i këtij kampionati filloi më 23.9.2007, kurse skuadrat pjesëmarrëse janë: Liridoni i Deçanit, Besa e Pejës, Trepça e Mitrovicës, Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Vjosa e Shtimes, Kosova e Vushtrrisë, Drenica e Drenasit, Vëllaznimi i Gjakovës, Llapi i Podujevës. Prishtina në edicionin 2007/08 u kurorëzua me dy titujt gjegjësisht me dy trofetë. Në Superligën e Kosovës në edicionin 2007/08 në konkurrencën e femrave në gara ishin 9 skuadra me sistem të dyfishtë dhe play-off. Në gara morën pjesë këto skuadra:

Kastrioti nga Ferizaj, Kosova nga Vushtrria, Prishtina, Drita e Gjilanit, Trepça e Mitrovicës, Shqiponja, Vicianet nga Samadexha, KEK-u nga Obiliqi dhe Vjosa e Shtimes. Titullin e Kampionit e fitoi me plot meritë skuadra Vicianet nga Samadrexha, kurse Prishtina fitoi Kupën e Republikës së Kosovës, në ndeshjet finale që u zhvilluan në Prishtinë.



k a mpio nati 20 08/0 9

Kosova dhe Prishtina, në cak të parët

PRISHTINA Nga e majta në këmbë: Kabashi (trajner), Zaskoku, H.Dobroshi, Haxhiu, Maloku, Avdiu, Beqiri, Kolev, Gashi, Çela, ulur: Sazdovski, A.Dobroshi, Bancalevski, Zhuri, Spirovski, Azizi

174

Pas ndryshimit të sistemit të garave, Superliga e Kosovës mbetet me vetëm tetë skuadra. Mirëpo rritet numri i ndeshjeve, sepse luhet me sistem të katërfishtë. Ky sistem është më i shtrenjtë, përkatësisht kërkon më shumë mbështetje financiare, prandaj shumica e skuadrave kanë vështirësi në përballimin e shpenzimeve. Besa e Pejës, Trepça e Mitrovicës, Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Kosova e Vushtrrisë, Drenica e Drenasit, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Drita e Gjilanit. Titullin e Kampionit e fitoi me plot meritë Prishtina, derisa Kupën e Republikës së Kosovës, e cila u zhvillua në u zhvilluan në Prishtinë, e fitoi Kastrioti nga Ferizaj. Nga liga u largua Drita e Gjilanit. Në Superligën e Kosovës në edicionin 2008/09 në konkurrencën e femrave garuan në fillim vetëm 6 skuadra me sistem

të katërfishtë, mirëpo më vonë skuadra e Vicianeve nga Samadexha u tërhoq nga garat: Prishtina, Kastrioti nga Ferizaj, Kosova nga Vushtrria, Drita e Gjilanit, Trepça e Mitrovicës, Shqiponja dhe Vicianet nga Samadexha. Titullin e Kampionit e fitoi me plot meritë Kosova, kurse Prishtina fitoi Kupën e Republikës së Kosovës, në ndeshjet finale që u zhvilluan në Prishtinë. Kampionati i vitit 2008-2009 i Ligës së parë të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve, morën pjesë ekipet: Liridoni i Deçnait, Vjosa e Shtimes, Prizreni, Rahoveci dhe KH “Bashkim Idrizi” i Gjakovës. Ndërsa në konkurrencën e femrave në kampionatin 2008/09, në Ligën e parë të Kosovës, morën pjesë këto ekipe: Trepça, Vëllaznimi, Istogu, KEK-u dhe Llapusha.


KOSOVA E VUSHTRRISË - KAMPIONE E KOSOVËS

Prishtina (femrat) dhe Kastrioti duke festuar Kupën e Kosovës

175


k a mpio nati 20 0 9/ 10

Rikthehet Kastrioti me titull kampioni

Kastrioti Nga e majta në këmbë: Zaskoku, Abazi, Trajkovski, Maloku, G.Salihu, Trajkovski, M.Sahiti, Selmani; ulur: Ramadani, Bislimi, Zherka, F.Salihu, Selimi, Ademi, H.Salihu

176

Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin 2009/10, në konkurrencën e meshkujve, në Superligën e Kosovës: Besa e Pejës, Prishtina, Kastrioti i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Vushtrrisë, Drenica e Drenasit, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Rahoveci, i cili 4 javë para fundit të garave u tërhoq nga garat. Trofeun e më të mirit për këtë edicion e fitoi Kastrioti, ndërsa Besa e Pejës në Prishtinë ku u zhvillua pjesa finale e garave të Kupës së Republikës së Kosovës, ia doli te fitojë trofeun e çmueshëm të Presidentit. Në Superligën e Kosovës në edicionin 2010/11 në konkurrencën e femrave garuan vetëm 6 skuadra me sistem të katërfishtë:

Prishtina, Kastrioti nga Ferizaj, Kosova nga Vushtrria, Drita e Gjilanit, Trepça e Mitrovicës, Shqiponja dhe Vëllaznimi dhe Gjakovë. Titullin e Kampionit e fitoi Prishtina, kurse Kastrioti i Ferizajt fitoi Kupën e Republikës së Kosovës. Në Ligën e parë të Kosovës, në kampionatin 2009/10, në konkurrencën e meshkujve morrën pjesë këto ekipe: Vjosa, Drita , Liridoni, Llapi, Prizereni, Lepenci, KEK-u. Në Ligën e parë të Kosovës në konkurrencën e femrave morren pjesë këto skuadra: Trepça, Istogu, KEK-u, Llapusha.


Besa Famiglia Nga e majta në këmbë: Gorani, Dupjaqanac, Petkovski, Tatlixhiu, Muqolli, Kastrati, K.Krasniqi, Sylejmani, Muhaxheri (Trajner) dhe Besnik Krasniqi; ulur: A.Krasniqi, Shoshi, Idrizi, V.Shala, K.Shala, Tetova, Ibraj dhe Azizi

Kastrioti feston Kupën e Kosovës, të cilën e fituan me meritë

177


Kastrioti 2009

/

178


nga e majta në këmbë: Syla (trajner), Ibrahimi (mjek), Selmani, Abazi, ?, Sahiti, M.Maloku, Beqiri, K.Trajkovski, M.Sahiti, Zaskoku, dhe Behluli (sekretar); ulur: Bislimi, Selimi, F.Salihu, F.Jashari dhe Azizi

179


k a mpio nati 2010/ 11

Prishtina për herë të dytë kampion me radhë

Pasi fitoi titullin e Kampionit, kështu e festuan lojtarët dhe dashamirët e saj në “Bill Klinton” të Ferizajt

180

Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin 2010/11, në konkurrencën e meshkujve, në Superligën e Kosovës: Besa e Pejës, Prishtina, Kastrioti i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Vushtrrisë, Drenica e Drenasit, dhe Vëllaznimi i Gjakovës dhe Vjosa e Shtimes. Kastrioti zuri vendin e parë, kurse nga liga u largua Vjosa e Shtimes. Derisa në gara për Kupën e Republikës së Kosovës ngadhënjeu Besa Famiglia. Në Superligën e Kosovës në edicionin 2010/11, në konkurrencën e femrave garuan: Prishtina, Kastrioti nga Ferizaj, Kosova nga Vushtrria, Drita e Gjilanit, Trepça e Mitrovicës, Shqiponja dhe Vëllaznimi dhe Gjakovë. Prishtina ishte fituese e Kampionatit 2010/11 dhe Kupës së Republikës së Kosovës. Skuadrat pjesmarrëse në Ligën e parë të Kosovës, në kampionatin 2010/11, në konkurrecën e meshkujve ishin: Llapi, Liridoni, Drita, Zhegra, Istogu, Lepenci, Prizereni. Në Ligën e parë të Kosovës kampionati 2010/11, në konkurrencën e femrave morën pjesë këto ekipe: Istogu, KEK-u, Deçani, Llapusha.


BESA Famiglia edhe një herë feston Kupën e Republikës...

Ministri i MKRS-së, Memli Krasniqi, duke ia dorëzuar Kupën kapitenes së Prishtinës Mimoza Xhemaili

181


k a mpio nati 2011/ 12

Besa rikthehet pas katër vjetëve

BESA Famiglia Nga e majta në këmbë: Bancaliski, Aleksovski, E.Gjuka, Popov, H.Gjuka, Sylejmani, K.Shala, Dupjachanac, Basha (mjek), Vokshi (trajner) dhe Krasniqi; ulur: Tetova, Idrizi, Kastrati, Peja dhe V.Shala

182

Para fillimit të këtij edicioni, Bordi i FHK-së në bazë të autorizimit të Kuvendit vendosi që Superliga e meshkujve të numërojë 12 skuadra e jo 8 skuadra siç ishte deri më tani, për t’ua mundësuar shumë skuadrave të konsolidohen dhe rrisin masivitetin e tyre dhe cilësinë. Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin 2011/12, në konkurrencën e meshkujve, në Superligën e Kosovës: Besa e Pejës, Prishtina, Kastrioti i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Vushtrrisë, Vëllaznimi i Gjakovës, Drenica e Drenasit, Drita e Gjilanit, Vjosa e Shtimes, Deçani, Zhegra dhe Llapi i Podujevës. Besa Famiglia zuri vendin e parë dhe njëherësh fitoi edhe Kupën e Kosovës, kurse nga liga u largua Llapi i Podujevës. Ndërsa në Superligën e femrave në Kampi-

onatin 2011/12 u paraqitën këto skuadra: Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Kosova e Vushtrrisë, Drita e Gjilanit, Shqiponja e Gjakovës, Istogu, Vëllaznimi i Gjakovës,KEK-u dhe Trepça e Mitrovicës. Prishtina ishte dominues dhe fitoi trofetë në të dy konkurrencat, si për gara kampionale ashtu edhe Kupën e Republikës. Nga Superliga bie skuadra e KEK-ut nga Obiliqi. Në Ligën e parë të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve, morën pjesë këto ekipe: Samadrexha, Prizereni, Lepenci, Rahoveci, Istogu, Skenderaj. Ndërsa në Ligën e parë të Kosovës, në konkurrencën e femrave morën pjesë këto ekipe: Deçani, Samadrexha, Llapusha, Prizereni, Skenderaji, Lepenci.


Lart Prishtina feston Kupën e Republikës, kurse në foton poshtë kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja, duke ia dorëzuar Kupën kapitenes - Valbona Rudaku

183


k a mpio nati 2012 / 13

Prishtina dhe Kastrioti, të pakonkurrencë

Prishtina feston pas triumfit në Vushtrri, ku fitoi Kupën e Republikës së Kosovës

184

Skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin 2012/13, në konkurrencën e meshkujve, në Superligën e Kosovës: Besa e Pejës, Deçanit, Prishtina, Kastrioti i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Kosova e Vushtrrisë, Drita e Gjilanit, Vëllaznimi i Gjakovës, Samadrexha, Zhegra, Drenica e Drenasit dhe Vjosa e Shtimes. Prishtina ishte kampion dhe fitues i Kupës së Republikës së Kosovës, nga liga u largua Vjosa. Ndërsa në Superligën e femrave në Kampionatin 20012/13 u paraqitën këto skuadra: Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Kosova e Vushtrrisë, Drita e Gjilanit, Shqiponja e Gjakovës, Istogu, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Trepça e Mitrovicës.

Kastrioti ishte dominues dhe fitoi trofetë në të dy konkurrencat, si për gara kampionale ashtu edhe Kupën e Republikës. Skuadrat pjesmarrsëse në kampionatin 2012/13, në konkurrencën e meshkujve, në Ligën e parë të Kosvës: Llapi, Lepenci, Istogu, Prizereni, Prishtina II. Ndërsa në konkurrencën e femrave, në Ligën e parë të Kosovës në kampionatin 2012/13 morën pjesë këto skuadra: Prishtina II, Prizereni, KEK-u, Samadrexha, Skenderaj, Deçani, Llapusha.


Kastrioti Nga e majta në këmbë: Osmani (trajnere), Jashari, Tahiri, Beba, Beba, Zarevska, Terpeza, Muhaxheri, Ruso dhe Kuzmanovski (trajner); ulur: Haliti, Fazlija, Sernakova, Stagova, Salihu, Jonuzi dhe Drenovska

185


Prishtina 2013

/

186


Nga e majta në këmbë: Kabashi (trajner), Mjeku, Llapashtica, Berisha, Kabashi, Prekazi, Fetahu, Cimili, Parduzi dhe Çela (drejtor sportiv); ulur: Beshiri, Isufi, Gashi, Hoxha, Kusari, Krasniqi dhe Gashi (trajner)

187


K a mpio nati bot ëro r i h en dbo llist e ve t ë r e ja “ Kosova ‘ 79 ”

Kosova, qendër e hendbollit botëror

Kryetari i Këshillit organizativ të Kampionatit të dytë botëror për të reja, Esat Stavileci, në hapjen e kësaj ngjarjeje botërore

188

Prej 13 - 23. 10.1979, u mbajt Kampionati Botëror i hendbollisteve të reja “Kosova ‘79” Viti 1979 e sheh Kosovën qendër të hendbollit botëror. Kjo u arrit në saje të punës së madhe dhe domethënëse që e bënë punëtorët e sportit kosovar, mbi të gjitha ata të hendbollit. ishin pikërisht rezultatet që ia dhanë rastin Kosovës të jetë organizuese e Kampionatit të dytë botëror të hendbollisteve të reja që u mbajt prej 13 - 23.10. 1979. Morën pjesë trembëdhjetë përfaqësuese: Austria, BRSS, Danimarka, Franca, Holanda, Hungaria, Italia, Japonia, Jugosllavia, Norvegjia, RD Gjermane, FtF Gjermane dhe SHBA-ja. Ajo që Ia përshtypje të jashtëzakonshme ishte atmosfera që u krijua gjatë gjithë kampionatit në të shtatë pallatet e sportit, që ishin ndërtuar në një periudhë kur po bëheshin

përgatitjet intensive për mbajtjen e ngjarjes më madhe në Kosovë. Në krye të gjithë kësaj detyre të vështirë ishte akademik Esat Stavileci, i cili ia doli që të krijojë një ekip cilësor njerëzish të sportit, që dëshmuan se kanë aftësi për t’i dalë zot punës. Hapja solemne u mbajt në Pallatin e sportit në Prishtinë. Spektakli i organizuar me këtë rast në pallatin e stërmbushur i jepte kuptim ngjarjes më të madhe-sportive të organizuar ndonjëherë në Kosovë - Kampionatit të dytë botëror për të reja “Kosova ‘79”. Në qendër të pallatit qëndronte një glob i stolisur me flamuj të 13 shteteve pjesëmarrëse, ndërkohë që përreth tij qëndronin pionierët e shkollave fillore të Prishtinës, më pas kori i fëmijëve, ansambli autokton “Rugova”, përfaqësueset pjesëmarrëse, etj.


Në emër të Komitetit të organizimit të pranishmit i përshëndeti prof. dr. Esat Stavilecí, asokohe nënkryetari LHJ-së: “Është nderi i madh për ne që na u dha rasti t’i gostitim përfaqësueset e 13 shteteve të botës dhe t’i njoftojmë me të mbërrimet e Kosovës... Ndaj, dëshira jonë e madhe është që këto gara të mos jenë vetëm gara sportive, por edhe manifestim i dëshirës së madhe për njohjen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të botës. Këto gara për ne, në Kosovë, paraqesin festë të vërtetë sportive e miqësore. Do ta ndiejmë veten shumë të kënaqur nëse të gjithë ju pjesëmarrësit do ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj”. Siç dihet garat u zhvilluan në shtatë pallatet e sapondërtuara në Prishtinë, ku u zhvilluan gjithsej 45 ndeshje.

Shkëpusim mendimin e nënkryetarit të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, z. Alberto de San-Roman: atë çka e bënë punëtorët sportivë të Kosovës me të vërtetë meriton lëvdata të mëdha. Mikpritja, animi korrekt. disiplina në shtatë palestrat kosovare dhe të gjitha “cikërrimat” që i përcollën lojërat e kampionatit, janë dëshmi se si duhet organizuar një ngjarje kësi soji. Për këtë që thashë më parë do të flas edhe aty ku është vendi - në selinë e IHF-së (Federata Ndërkombëtare e Hendbollit).

Një pjesë e Këshillit organizativ, i cili u përkujdes në mënyrë të shkëlqyeshme për rrjedhat e Kampionatit

Esat Stavileci: çdo gjë funksiononte ne mënyrë të përkryer Kampionati botëror i vitit 1979 ka mbetur i shënueshëm edhe për një të dhënë të pamohueshme. Shqiptarët dëshmuan se janë të

189


Svetlana Kitiq, lojtarja më e mirë e Kampionatit botëror

190

denjë ta marrin përgjegjësinë për të organizuar një shfaqje kulmore botërore... Në krye të këtij misioni ishte Esat Stavileci, njeriu i cili i dha kuptim përmasash të papërsëritshme botërorit... Kur i kujton sot ditët e kësaj shfaqjeje, është plot emocion... “Në Këshillin e organizimit kisha 330 anëtarë. Që të gjithë, edhe më pas disa edhe sot, ende janë veprues. Po t’i kisha po ata anëtarë të Këshillit të organizimit sot, do ta kisha marrë përgjegjësinë e organizimit të Lojërave Olimpike”, vlerëson saktë punën e përsosur të vitit 1979, pas plot 35 vjetësh Esat Stavileci, personalitet që nuk ka hyrë rastësisht në botën e sportit botëror dhe të Kosovës... Takimet prore ngjallin kujtime. Dhe, ende si sot kujtohet fillimi i punës së Këshillit të organizimit, në rrethanat kur kishte “mbi kokë tërë botën”, që duhej ta vendoste në Kosovë... “Që në natën e parë të takimit të Këshillit të organizimit, ndërmora një hap që sot më duket , sikur edhe atëherë, i arsyeshëm. Nuk gabova. Mu desh ta largoja nga Këshilli Rajko Rakoçeviqin, por vendimin tim e përkrahën 99 për qind të Këshillit të organizimit dhe e zyrtarëve të tjerë të hendbollit botëror...”

Do të kalojë një kohë e gjatë dhe një shfaqje e tillë nuk do të organizohet... Kudo që janë zhvilluar ndeshjet, në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj pallatet kanë qenë të stërmbushura me shikues, që i dhanë kuptim kësaj shfaqjeje...

RENDITJA PËRFUNDIMTARE 1 . BRSS 2 . RD Gjermane 3 . Jugosllavia 4 . Hungaria 5 . Danimarka 6 . Franca 7 . Norvegjia 8 . Holanda 9. RF Gjermane 10. Japonia 11. Austria 12. SHBA-ja 13. Italia


Këshilli lokal organizativ i Gjakovës, vend ku zhvilloheshin një numër i ndeshjeve

191


borci i ferizajt

Feniks që nuk shuhet “Me kthimin e katërt në Ligën e parë federative të hendbollit, ligë kjo më e forta në botë, Borci i Ferizajt dëshmoi se me të vërtetë është fenomen sportiv. Sukses të tillë deri më tash nuk ka arritur asnjë ekip i hendbollit te ne. Gjatë punës 45-ditore me këtë ekip ndjeva kënaqësi të posaçme, meqë s’kam parë djelmosha më luftarakë, më të disiplinuar dhe më të shoqërueshëm. Është mëkat që Borci nuk ishte anëtar i përhershëm i elitës. Me gjithë zemër i uroj këtë në të ardhmen”. Këto ishin fjalët e Zoran Zhivkoviqit – Tutë, seleksionues shtetëror i hendbollit të kampionatit botëror.

e Nerodimes, se në një oborr gjenden xhamia e kisha dhe për klubin hendbollistik. Pas boksierëve të Prishtinës, Borci ishte ekipi i dytë që u inkuadrua në Ligën e parë, kurse suksesin më të madh në historikun e tij e arriti në vitin 1978, kur luajti në finalen e Kupës së Jugosllavisë, me ç’rast humbi nga Borci i Banjallukës. Po atë vit, për herë të parë siguroi ekzistencën në Ligën e parë federative. Të gjitha këto rezultate na shtynë që në disa vazhdime t’i njoftojmë lexuesit për themelet e forta, që ia vunë këtij klubi, para të gjithëve: Hysni Firza, e pastaj Xhemail Ksumi, dr. Zef Gjoni, të cilët sot e kësaj dite janë aktivë në klub. Merita të mëdha kanë edhe Beqir Buçinca, Rexhep Haxhimusa, Borivoje Maksimoviqi dhe lojtarët që mbrojtën ngjyrat e klubit, si dhe publiku i mirënjohur, që në shumë takime vendimtare ishte ‘lojtari i tetë’ edhe i ’nëntë’.

HAPAT E PARË DHE THEMELIMI I KLUBIT

Beqir Buçinca, Zoran Zhivkoviq – Tuta dhe Branislav Pokrajac, gjatë një takimi miqësor dhe konsultativ. Zhivkoviq – Tuta e ndihmoi Borcin në vitin 1978 në garat e kualifikimeve, kur Borci për herë të dytë u bë anëtar i Ligës së parë qendrore

192

Zhivkoviqi udhëhoqi Borcin në vitin 1978, kur ferizajasit për të dytën herë u bënë anëtarë të Ligës së parë federative. Po e potencojmë këtë, sepse shumë klube pas largimit nga liga e parë, jo vetëm që nuk u kthyen kurrë më aty, por rrëshqitën edhe më poshtë. Ngjau që disa sosh edhe të shuhen përjetë. Të arriturat e klubit hendbollistik Borci bënë që Ferizaj të njihet si qytet i hendbollit, ku futbolli nuk e ka përparësinë. Simpatizuesit e këtij klubi tregojnë shpesh si anekdotë se Ferizaj njihet në vend dhe jashtë për tri gjëra: për bigëzimin

Për të tubuar të gjitha shënimet e duhura për historikun e klubit hendbollistik Borci, ndihmesë të madhe na ofruan dy profesorë të edukatës fizike – Mustaf Ismaili (lojtar i dikurshëm i klubit, e tash sekretar i kulturës fizike të Ferizajt) dhe Ahmet Qerkini, të cilët me rastin e diplomimit në Fakultetin e Edukatës Fizike prezentuan, ndër të tjera, edhe historikun e këtij klubi. Për periudhën kur Borci mori të mbarën, u shërbyem me ditarin e Hysni Firzës, trajner i dikurshëm i klubit. Hendbolli, atëherë i madh, në Krahinën tonë filloi të luhej në vitin 1948. Ekzistuan katër klube: Buduçnosti - Pejë, Bratstvo- Gjakovë, Trepça- Mitrovicë e Titos dhe Kosova -Prishtinë. Në garat e para kampion u bë Buduçnosti i Pejës. Kush do të mendonte atëherë se Ferizaj, më vonë, do të jetë bartës i këtij sporti, meqë deri në vitin 1954 as që luhej hendbolli. Të gjithë ishin të interesuar për futboll. Veprimtarinë e zhvillonte njëra ndër skuadrat më të


forta në Krahinë, Borci. Atë vit mësimdhënës i edukatës fizike, Hysen Saraçini, punonte në shkollën fillore ‘Peko Tepavçeviq’, i cili aplikoi elementet e para të hendbollit në lëndën e edukatës fizike. Fillimi, natyrisht, ishte i vështirë, por dalëngadalë nxënësve u pëlqeu ky sport me dorë, siç thoshin dhe nuk vonoi shumë midis shkollave fillore, e pastaj edhe të mesme filluan të luheshin ndeshje miqësore. Më kujtohet si sot dy nxënës të mi, Beqir Buçinca e Mehdi Jashari, filluan të luanin hendboll, e pastaj u bënë të njohur. Saktësisht nuk e di, por gjatë asaj kohe në Ferizaj u themelua shoqëria sportive ‘Partizani’ dhe kësisoj interesimi edhe për hendboll dita më ditë shtohej. Pritej vetëm dita kur do të themelohej klubi, thotë Hysen Saraçini, i cili jeton dhe punon në Shkup.

Në vitin 1957 mësimdhënësi i fizkulturës, Boshko Bovani, me ndihmën e entuziastëve të tjerë, formuan klubin e Borcit. U vendos që ngjyrat e klubit të jenë të kaltra. Kjo ngjyrë ruhet sot e kësaj dite. Po si nuk më kujtohet ajo kohë, filloi Boshko Bovani, kur bënim përpjekje ta begatonim jetën sportive. Në mënyrë të organizuar vepronte vetëm futbolli, i cili ishte mjaft cilësor. Pasi u formua shoqëria sportive ‘Partizani’ filluam të luanim edhe basketboll, volejboll e hendboll. Në fillim më së shumti suksese pati volejbolli, i cili arriti edhe deri në garat kualifikuese për Ligën e parë federative, por në Pozharevc dështoi. Hendbolli ishte nën hijen e sporteve të tjera, por dalëngadalë afirmohej. Më kujtohen lojtarët e parë: Mariçiqi, Dabiqi, Andrejeviqi, e pastaj erdhën Xhemail

Një ndër fotot e para të Borcit, në fund të viteve 50-ta, kur në skuadër nuk kishte thuajse fare shqiptar. Në foto nga e djathta shihet portieri Horosani, i ardhur nga Prizreni, dhe nën të ulur Mustafa Ismajl.

193


Një foto, kur Borci merr fizionominë e skuadrës, përveç Horosanit, tani është rikthyer Beqir Buçinca, por edhe lojtarët e tjerë shqiptarë janë në ardhje ...

194

Kasumi me shokë. Në fillim zhvillonin ndeshje miqësore ndërmjet qyteteve. Në vitin 1958 në territorin e Shtëpisë së APJ-së zhvilluam një lojë me Partizanin e Beogradit. Rezultatin nuk e mbaj në mend, por e di se pati mjaft shumë publik. Dita më ditë ky sport popullarizohej dhe tash pa masë më gëzojnë sukseset e këtij klubi. Besoj që Borci do të luajë një kohë të gjatë në Ligën e parë federative. Deri në vitin 1960 ekipi luajti në mënyrë të ‘egër’ e në vjeshtë të këtij viti startoi në Ligën krahinore. Pos lojtarëve të deriatëhershëm, siç ishin Qukaloviqi, Jelaçiqi, Shurbatoviqi, vëllezërit Vuka e Luba Aleksiq, ekipi u përforcua me Sheqer Shllakun, i cili pasi kreu shkollën e artit, u kthye të punonte në qytetin e tij. Gjatë shkollimit në Pejë mbrojta portën e Buduqnostit. Ofertën të bëhem anëtar i Borcit e pranova menjëherë dhe startuam me mjaft sukses në Ligën e Kosovës. Më duket u plasuam në vendin e katërt. Në kampionatin e ardhshëm ekipi u përforcuar edhe me disa lojtarë të rinj, të cilët më parë luajtën për ekipet e Prishtinës. Ndër ta ishte edhe Beqir Buçinca, Mustaf Ismaili, Rastislav Mitroviqi

e Mehdi Jashari. Vuka Aleksiqi me vëllanë e tij Lubën i takojnë brezit të parë. Më pëlqeu mjaft hendbolli dhe nga të gjitha sportet unë e vëllai e zgjodhëm atë. Kushtet ishin të vështira. Na mbante vetëm entuziazmi dhe shoqëria e madhe. Gardërobën sportive, kryesisht, e siguronim vetë, thotë Vuka.

PAS LIGËS SË DYTË-NË TË PARËN Në sezonin debutues në Ligën jugore të Serbisë ndër 10 ekipe, pesë nga Krahina jonë (Borci, Vëllaznimi, Kosova, Obiliqi e Prizreni), Borci përfundoi në vendin e pestë, kurse kampion u bë Fap-i Pribojit. Në vitin e ardhshëm në këtë konkurrencë u inkuadruan edhe Trepça e Bozhuri, kurse ferizajasit, falë punës intensive të trajnerit dhe të lojtarëve, me ç’rast dalloheshin Beqir Buçinca e Gjergj Gjini, ishin njëri nga ekipet më të mira. Me hapa të sigurt, pas çdo viti, ngjiteshin në tabelën e klasifikimit, kështu që në sezonin 1968/1969 Borci u bë kampion dhe u plasua në Ligën e përbashkët të Serbisë. Në një konkurrencë mjaft të fortë, zuri vendin e parafundit, të 11-in, i cili e kthente në rangun e mëparshëm.


Mirëpo, për fat, u vendos që Liga të shtohej edhe për dy anëtarë, andaj në turneun kualifikues në Beograd, në të cilin morën pjesë edhe Vëllaznimi i Gjakovës, Pivarci i Pozharevcit, Spartaku i Suboticës dhe Radniçki i Kragujevcit, Borci ia doli të ruante statusin e të njëjtit rang. Në kampionatin e ardhshëm, jo vetëm që nuk luftoi për ekzistencë, por Borci bëri hap të madh në tabelë dhe zuri vendin e katërt. Në këtë sezon debutoi edhe Sefedin Reçica, si 16-vjeçar. Në dy sezonet e ardhshme Borci, në një konkurrencë të fortë, i përkrahur nga publiku zëmadh (i prirë nga simpatizuesi i flakët Ahmet Buzala ), fitoi titullin e kampionit dhe u inkuadrua në Ligën e dytë federative. Nga ekipet kosovare deri atëherë në rangun federativ bënte gara vetëm klubi i boksit Prishtina. Fitoren vendimtare Borci e arriti në xhiron e fundit, kundër Shamotit në Arangjellovc 25:21. Në këtë sezon ferizajasit mundën dy herë konkurrentin kryesor, Metaloplastikën e Shabacit, tashmë kampion evropian: në Shabac 22:19, ndërkaq në Ferizaj 19:18. Hyrja në Ligën e dytë federative ishte sukses për mburrje, që i gëzoi të gjithë dashamirët e klubit – në qytet, në Krahinë e më gjerë. Borci e mbylli Kampionatin me 46 pikë. Këtë e arritën këta lojtarë: Gjini, Mehdi, Rexhep e Faruk Jashari, Lubisha Vuçkoviq, Tahir Sojeva, Zoran Jovanoviq, Jovica Gjorgjeviq, Sefedin Reçica, Miça Malisheviq, Boshko Petroviq, Ajet

Qerkini dhe Lubisha Dekiq. Pas këtij suksesi, u përshëndet nga loja Gjergj Gjini. . Ishte kjo një periudhë e frytshme e Borcit. Futbolli e sportet e tjera në Ferizaj jo vetëm që mbetën nën hijen e hendbollit, por atij ia kishin lakminë për shumëçka, sidomos për organizim të nivelit të lartë. ‘Injeksion’ të madh hendbollit në këtë kohë i dhanë edhe turnetë tradicionale, që i organizonte klubi me emrin ‘Turneu pranveror’, ku merrnin pjesë ekipet më cilësore të vendit. Pos Gjergjit, për gara në konkurrencën e re ishin të hendikepuar. Pos Gjergjit, Miça Malesheviq shkoi në APJ. Megjithatë ekipi u përfaqësua me Zvanko Bartoloviqin e Nijaz Peshtroviqin, që erdhën nga Krivaja e Zavidoviqit. Bartoloviqi ishte bërë yni një vit më parë, por meqë Krivaja nuk ia dhe fletëregjistrimin, ai luante vetëm nëpër turne e ndeshje miqësore, por për dy vjet, sa ishte anëtar yni, kontribuoi mjaft, rrëfen Xhemail Kasumi. Në shoqërinë e re Borci qe befasia më këndshme. Me 25 pikë zuri pozitën e tretë. Kampion u bë Potisje e Adës. Në formë kulminante asokohe ishin Tahir Sojeva e Lubisha Vuçkoviqi, të cilët për cilësinë e tyre ishin në shënjestër të shumë ekipeve me renome. Në sezonin 1973/1974 djelmoshat e Hysni Firzës u ngritën edhe për një shkallë më lart dhe u plasuan në vendin e dytë, ndonëse sezonin vjeshtor e përfunduam në pozitën e parë. Konkurrenti i vjetër, Metaloplastika, në fund

Faruk Begolli — portier Dashamirët më të rinj të hendbollit në Ferizaj ndoshta as që e dinë se në një kampionat, portën e Borcit e ruajti aktori i njohur, tashmë i ndjerë, Faruk Begolli, i cili erdhi nga Buduçnosti i Pejës. Faruku mbrojti në vitin 1964, thotë Mustafë Ismajli. Ishte mjaft i talentuar, mirëpo, nuk bëri keq që me kohë braktisi sportin, sepse, me siguri, nuk do ta arrinte famën e sotme me hendboll.

Skuadra e Borcit tani në një stad tjetër, në krye me strategun Hysni Firza, fillon puna serioze. Fillojnë themelet e Borcit të famshëm

195


BORCI Nga e majta në të djathtë: Kilaj, Gërkoviq, Sahiti, Selmanaj, Kamenica, Sahiti, Mexhedoviq, Bujar Qerimi dhe Sefedin Reçica; ulur: Dekiq, Gashi, Tomoviq, ? dhe Peshtroviq

Për librin e Ginisit Nuk është gjë e rrallë që disa sportistë të jenë aktivë në dy sporte të ndryshme, mirëpo duke i dhënë gjithherë përparësi njërit. Por, kuriozitet i rrallë sportiv ishte universaliteti i Gjergj Gjinit. Një kohë të gjatë u mor aktivisht me katër disiplina sportive. Ferizajsve u kujtohet mirë kur ky: të shtunën luante basketboll, të dielën paradite luante hendboll, e pasdite futboll, kurse në atëkohë ishte njëri nga pingpongistët më të mirë të Krahinës. S’kishte kurrfarë problemesh, sepse të katër ekipet e kishin të njëjtin emër - Borc, thekson Gjergji

196

Borci ‘iku’ për një çikë dhe u plasua në Ligën e parë federative. Këtë vit në formacionin e Borcit u paraqitën edhe dy lojtarë të rinj, Ratomir Tomoviqi e Skënder Sadiku, të cilët u rekrutuan nga ekipi i dytë, me të cilin punonte Beqir Buçinca, kurse nga Deçani erdhi Xhelal Selmanaj. Këta tre lojtarë, së bashku me Sefedin Reçicën, ende janë aktivë. Siç paralajmëruam, në sezonin 1975/1976, Borci në mënyrë triumfale dhe bindshëm u bë kampion, duke lënë pas vetes konkurrentët për 8 pikë. Tuboi 40 pikë rekorde nga 22 takime, duke pësuar vetëm dy humbje. Këtë sukses të madh, që është shënuar me germa të arta në historikun e klubit dhe të sportit kosovar në përgjithësi, e realizuan: Sojeva, Jovanoviq, Raci, Gërkoviq dhe Kalaja, i cili, pas Selmanit, erdhi nga Deçani.

HYSNI FRIZA FILLOI PUNËN SISTEMATIKE Me ardhjen e hendbollistëve me përvojë, Borci krijoi një ekip të fortë, andaj interesimi për hendboll sa vinte e shtohej. Kështu, ekipi dalëngadalë mori këmbët. Të gjithë lojtarët angazhoheshin maksimalisht, mirëpo dy dalloheshin për nga cilësia. Ishin këta portieri Sheqer Shllaku e Beqir Buçinca, loja e të cilëve ende kujtohet. Më 1962 ishin këta të dy anëtarë të Reprezentacionit të Kosovës në turneun në Egjipt. T’i kthehemi prapë Borcit. Në krye të Borcit në vitin 1962 erdhi Hysni Firza. Pa përtesë përvoli mëngët dhe filloi një punë sistematike, duke ia vënë themelet e forta klubit. Frytet e asaj pune ende shijohen. Gjatë punës së tij 15-vjeçare, Hysni Firza la gjurmë të pashlyeshme dhe, siç thonë shpesh ferizajasit, e meritoi t’i ngrihej një përmendore. Në këtë

kohë, kur Borci sërish gjendet në elitën e hendbollit të Jugosllavisë, të gjithë shpresojnë dhe janë të bindur se ai, doemos, duhet të kthehet në klub, në çfarëdo roli. Nëse realizohet kjo, me siguri Borci nuk do të mendojë vetëm si ta sigurojë ekzistencën. Hysniu, gjatë punës së tij me ekip, kujdes të posaçëm gjithherë u kushtoi disiplinës në lojë, marrëdhënieve të shëndosha në klub, veçmas marrëdhënieve të shëndosha në klub, veçmas marrëdhënieve ndërnacionale, për çka Borci është shembull. Ai, pastaj Xhemail Kasumi, kryetar i klubit në vitet 1964/1976 , ende është aktiv, dr. Zef Gjoni po ashtu aktiv në klub prej vitit 1964, u angazhuan shumë për të krijuar miqësi e marrëdhënie tradicionalisht të mira me shumë ekipe të vendit edhe jashtë tij. Zaten, në klub, me mburrje theksohet se vetëm një herë është shkaktuar incident dhe kurrë më. Plot tetë vjet isha kapiten i ekipit. Arritëm mjaft sa u përket rezultateve, mirëpo, më të lumtur, gjithherë, më ka bërë fakti se gjatë asaj kohe në ndeshjet tona nuk ngjau kurrfarë eksesi, thekson Gjergj Gjini, njëri nga legjendat e këtij klubi. Kjo punë e frytshme nisi të japë edhe rezultate. Kështu, në sezonin 1964/65, Borci zuri vendin e dytë në Krahinë pas Kosovës së Prishtinës, këto dy klube u inkuadruan në rang më të lartë. Në vitin 1963, përbri stadiumit të futbollit u ndërtua ai i hendbollit. Ky ishte një paralajmërim se hendbolli, jo vetëm që me objekt iu afrua futbollit, por edhe sa u përket sukseseve dhe popullaritetit. Madje, ky sport ‘rrezikoi’ seriozisht futbollin, ngase kishte raste kur futbollistët braktisnin këtë sport dhe fillonin të luanin hendboll. Kësisoj, hendbolli gradualisht filloi të merrte përparësinë ndër sportet e qyteteve.


BORCI Nga e majta në të djathtë: Tomoviq, Dobroshi, Mexhedoviq, Bu.Qerimi, Tupella, Gerkoviq dhe Sojeva; ulur: Sahiti, Dekiç, Makiqi, Reçica dhe Ferzan

LARGIMI DHE KTHIMI NË LIGËN E PARË FEDERATIVE Pas hyrjes në Ligë të parë federative, Borcit i arritën telegrame urimi nga të gjitha viset e vendit, kurse në Ferizaj gëzimi e hareja nuk kishin kufi. Në klub bëheshin përpjekjet e duhura që të përgatiteshin sa më mirë për Ligën e parë dhe eventualisht të forcoheshin me ndonjë hendbollist cilësor. Borci angazhoi vetëm portierin e Vardarit, Qavollin, kurse nga hendbolli u përshëndetën Jovanoviq e Malesheviq. Në ekip u inkuadruan edhe Nexhmedin Reçica, vëllai i Sefedinit, tashmë të njohur, i cili, së bashku me portierin Shandor Racin, ( tash luan për Proleterin e Zrenjaninit), u ftuan të mbronin ngjyrat e Reprezentacionit shtetëror të juniorëve. Ishte kjo edhe një mirënjohje për klubin. Për Reprezentacionin e juniorëve të Jugosllavisë pas një kohe të gjatë luajti edhe Besim Qerimi. Duhet theksuar se për Reprezentacionin B u ftua edhe Ratomir Tomoviq, kurse më 1975, në përgatitjen e Reprezenta-

cionit shtetëror u ftua edhe Xhelal Selmanaj, por lëndimi e pengoi që të shkonte në përgatitje dhe si lojtar i parë i një klubi kosovar t’i mbrojë ngjyrat e Reprezentacionit A shtetëror. Në elitën e hendbollit jugosllav, Borci për fat të keq luajti vetëm një verë. Ndërsa shkak dominues, që u largua nga liga, ishte mungesa e pallatit të sporteve. Ekipi ushtronte në fushë të betonit, kurs ndeshjet i zhvillonte në hallat e sportive të Nishit e Shkupit, të cilat siguroheshin me mjaft vështirësi. Kampionati u mbyll me vetëm një pikë të fituar në fund në Leskovc nga Duboçica. Madje, në këtë takim ekipin e udhëhoqi Beqir Buçinca, që pos punës së suksesshme me ekipin e dytë të meshkujve, arriti suksese edhe me ekipin e femrave, ngase dy herë hyri në Ligën dytë federative, që ishte suksesi i madh. . Largimi i Borcit nga Liga e parë dhe kthimi në shoqërinë e vjetër nuk i demoralizoi hendbollistët dhe udhëheqjen e klubit. Nuk u ftohën as simpatizuesit e shumtë. Në konkurrencë me Proletin e Shkupit Borci pa kurrfarë mundi

197


Bujar Qerimi, njëri ndër lojtarët më produktivë të Borcit, në një veprim karakteristik duke shënuar gol

*** Dhe nëse në ‘shtëpinë e tyre’ bënin ‘kërdi’ jashtë as për së afërmi nuk i përngjanin vetvetes në shumicën e ndeshjeve, mirëpo në disa sosh, si në Zrenjanin, Bjellovar e Cervlakë, Borci me lojë i mundi kundërshtarët, por jo edhe referët: Juriq, Popoviq Jegeliq etj., të cilët haptazi i dëmtonin ferizajasit. ***

198

fitoi titullin e kampionit dhe fitoi të drejtën që në kualifikimet e atëhershme (u vendos atë vit) të luftonte për kthimin në elitë. Në muajin qershor të vitit 1977 në pallatin ‘Piniki’ të Zemunit mejdanin e ndanë këto ekipe: Proleteri i Zrenjanit, Kolinska - Sllovani i Lubljanës, Radniçki i Gorzhadës dhe Borci. Në saje të referimit skandaloz, Borci nuk mori vizën për nivel më të lartë, kurse në Ligën e parë hynë Proleti e Kolinska-Sllovani. Ferizajasve nuk u ndihmoi as kthimi i përkohshëm i Hysni Firzës, që i udhëhoqi në kualifikime, sepse referët ishin pengesë e pakapërcyeshme. Përndryshe, në shumicën e ndeshjeve kampionale të Ligës së dytë trajner i Borcit ishte Dejan Mariqi i Shkupit. Shumëkush pas këtij mossuksesi mendoi se Borci nuk do të gjente forcën të luftonte sërish për titullin e kampionit në konkurrencën e vjetër. Mirëpo, ne përsëri u mobilizuam, emëruam trajner Beqir Buçincën e për ndihmës të tij Sheqer Shllakun, të dy lojtarë të dikurshëm, që punuan me përkushtim dhe suksesi nuk mungoi. Arritëm të parët në cak në konkurrencë të fortë, thotë Rexhep Haxhimusa, kryetar i atëhershëm i klubit, i cili vazhdoi punën e suksesshme me Xhemail Kasumin. Si të kalohet tash pengesa kryesore që dukej e madhe sa mali - kualifikimet famoze që atë vit (më 1978) organizoheshin në Sveto-

zarevë. Kundërshtarët: Dinamo e Pançevës, Radniçki i Gorazhës dhe Partizani Rjekës ishin ekipe të forta. Në klubin ferizajas u bë një mobilizim i përgjithshëm, për t’u kthyer në elitën e hendbollit. Udhëheqja vendosi që për përgatitjen e fundit dhe udhëheqjen gjatë kualifikimeve të angazhohet edhe Zoran Zhivkoviqi, trajner i Zhelezniçarit të Nishit, i cili pranoi ofertën, ia filloi punës efektive, e cila edhe dha fryt. Jetuan hendbollistët për ato kualifikime. Ushtrimet e mundimshme i përballuan me sukses. U përgatitën shumë mirë fizikisht e psikikisht. Mirëpo, Borci ndeshjen e parë e humbi nga Dinamo e Pançevës. Ferizajasit patën vërejtje të mëdha në padrejtësitë që bëri referi. “Mos u brengosni djelmosha, do të arrijmë të kualifikohemi edhe pas kësaj humbjeje. Jemi më të mirët”. Me këto fjalë i trimëroi Zhiovkoviqi lojtarët e Borcit, pas kësaj humbjeje. Dhe, ashtu doli. Në dy takimet e tjera Borci mundi së pari Partizanin 22:20 e pastaj edhe Radniçkin 28:24. Kështu, së bashku me Partizanin prej vjeshtës së atëhershme, u inkuadruan në garat e Ligës së parë federative. Në kualifikime ngjyrat e Borcit i bartën këta lojtarë: Sahiti, Megjdoviqi, Selmanaj, Gërkoviqi, Shaqiri, Reçica, Dekiqi, Kilaj, Tomoviqi, B. Qerimi, Peshtroviqi e Kamenica. Nesë: Sigurimi i ekzistencës dhe hyrja në finalen e kupës. A.Shabani


NUK MJAFTUAN AS 24 PIKË! Gjatë afatit kalimtar Borci bëri përpjekje të mëdha të përforcohej. Anëtarët e udhëheqjes në krye me kryetarin, Sylejman Ferati, dhe dr. Zef Gjonin, angazhuan Aziz Makiqin, vëllezërit Lazari dhe Prtierin, Kamenicë. Me këto përforcime Borci krijoi një formacion të fortë dhe të gjithë besonin se rezultatet e mira nuk do të mungonin. Të prirë nga Aziz Makiqi, i cili gjatë udhëhoqi në listën e realizuesve të Ligës së parë, ferizajasit para publikut të vet mundën njëmbëdhjetë kundërshtarë, e ndër ta edhe Metaloplastikën e njohur dhe C. Zvezdën, kandidatë potencialë për titull. Një pikë në Ferizaj pa meritë e humbën nga Slloveni, kurse me plot meritë u gjunjëzuan nga Borci i Banjallukës .

Dhe nëse në ‘shtëpinë e tyre’ bënin ‘kërdi’ jashtë as për së afërmi nuk i përngjanin vetvetes në shumicën e ndeshjeve, mirëpo në disa sosh, si në Zrenjanin, Bjellovar e Cervlakë, Borci me lojë i mundi kundërshtarët, por jo edhe referët: Juriq, Popoviq Jegeliq etj., të cilët haptazi i dëmtonin ferizajasit. Megjithatë besohej se ekzistenca do të sigurohej, meqë llogaritej se mund të fitoheshin së paku 23 pikë, që zakonisht mjaftonin për ekzistencë. Por, për fat të keq të klubit të Ferizajt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Në saje të dallavereve dhe kurdisjeve të rezultateve, Duboçica, e cila ishte më e dobët se Borci, siguroi ekzistencën në Ligë. Leskovacasit takimin e fundit e fituan në Sarajevë dhe shpëtuan. Ishte kjo një padrejtësi e madhe, e cila sot e kësaj dite përmendet.

BORCI Nga e majta në të djathtë: Sylejman Ferati (kryetar), Selmanaj, Bajrami, Bu.Qerimi, Makiqi, Gërkoviq, Kamenica, Kila dhe Buçica (trajner); ulur: Be.Qerimi, A. Llazari, Sahiti, L.Llazari dhe Rexhepi

199


Pjesa më e madhe e hendbollistëve të Borcit paralajmëruan se do ta braktisnin klubin, mirëpo me angazhimin e udhëheqjes, e nëpërmjet bisedave me lojtarë, kryesia e klubit jo vetëm që ruajti fondin e mëparshëm të lojtarëve, por atë e përforcoi edhe me dy lojtarë të Bozhurit Miladenoviqin (më vonë ndër katër portierët më të mirë në vend) dhe mbrojtësin Elezoviqin, i cili u angazhua në vend të portierit Kamenica, por njëherësh udhëheqja ia besoi edhe detyrën e trajnerit. Ky hap u arsyetua me të dhënën se fjala është për një ekspert të talentuar dhe me perspektivë, që u dëshmua me Pelisterin e Manastirit, që zuri vendin tretë. Mirëpo, me Borcin ai atë vit përjetoi debakël të vërtetë, ngaqë nuk arriti të fitonte titullin e kampionit, edhe pse Borci kishte ekipin më të fortë në historikun e tij. Më vonë lindën disa konflikte me Elezoviqin, e më i rëndi ndodhi kur ai nuk e caktoi Makiqin në formacion me Llovqenin në Titograd, me ç’rast humbën një pikë vendimtare. Pas kësaj Buçinca, si teknik, braktisi klubin dhe pasojat ishin fatale. Në Ligën e parë federative u plasua Kristali me cilësi më të dobëta se Borci. Edhe pse referët

200

‘punuan’ për zajeçarasit, Borci ishte aq i fortë, saqë arsyetim për mossukses nuk kishte. Krizë të madhe përjetoi Borci pas kësaj traume më të re. Ferizajn e lëshuan: Nakiqi, Bajrami, Mladenoviqi, Gërkoviqi, Elezoviqi dhe vëllezërit Lazari, një shtatëshe komplete. Duke parë këtë, nja dy javë para fillimit të Kampionatit 1984/1985, Kamenica dha dorëheqje dhe ushtrimet i përcillnin vetëm nja 3-4 lojtarë. Udhëheqja arriti ta bindte Buçncën që të kthehej në klub, dhe ai së pari ktheu vetëbesimin ndër lojtarë, e pastaj në vend të luftës për ekzistencë, me formacion të arnuar, priu në tabelën e klasifikimit deri në xhiron e parafundit, kur u arritën rezultatet astronomike dhe pasoi vendimi që të parët në tabelë mos të kalojnë në rang më të lartë. Nuk ishim ne fajtorë. Komisioni delegues na ‘futi në thes’ edhe ne me fajtorët, thotë Borivoje Maksimoviqi, ndër më të merituarit për sukseset e fundit. Borci edhe pas këtij kampionati, i përforcuar me Hasan Bajramin, nisi sezonin me të vetmin qëllim, ndoshta edhe të fundit që të kthehet edhe një herë në elitën e hendbollit jugosllav. Mirëpo këtë dëshirë e kishin edhe disa


ekipe të tjera, si: Trepça dhe Metallci. Se me të vërtetë Borci është fenomen, tregon edhe një shembull: Vardari i Shkupit që vjet luftoi për titull, sivjet mezi siguroi ekzistencën, kurse Borci që me plot meritë të triumfojë, sezonin vjeshtor, siç dihet, e mbylli në vendin e tretë me 15 pikë, porse në pranverë pas përgatitjeve të mira, me gjithë mosmarrëveshjet me disa lojtarë, realizoi qëllimin. Kampionati praktikisht u vendos në xhiron e tretë të kësaj pranvere, kur në Valevë e mposhti konkurrentin direkt (Metallci), duke mundur me 22:19. Kësisoj më së miri në vepër dëshmoi cilësitë e ekipit të madh me traditë shumëvjeçare, të cilën në mënyrë të posaçme e përshëndetëm dashamirët e shumtë. Për t’ia arritur qëllimit Borcit i nevojitej përkrahja e parezervë e disa lojtarëve. Në klub të gjithë janë optimistë që do të përforcohen, me një emër të madh.

S’është fjala as për Vujoviqin e Metaloplastikës, Cvetkoviqn e C.Zvezdës ose Bashiqin. Ky është Hysni Firza, kthimi i të cilit, mbase është i domosdoshëm në çfarëdo roli qoftë e më i përshtatshi ndoshta në postin e drejtorit teknik. Nëse realizohet kjo, s’ka dyshim se klubi do të veprojë në mënyrë më profesionale. Po ashtu është mirë që të inkuadrohen në klub edhe asat e vjetër: Gjergj Gjini, Sheqer Shllaku, Vuka Aleksiqi, Mustaf Ismaili, Zoran Javanoviq, Tahir Sojeva, etj

SHTATËSHI I PARË Sipas vlerësimeve të shumë ekspertëve, ja si duhej të dukej shtatëshi më i mirë i Borcit me rezerva: Shllaku ( Jovanoviqi), Sojeva (Tomoviqi), Vuçkoviqi (Makiqi), Gjini (Bajrami),(Selmanaj) Malesheviqi) (Buçinca), (Gjorgjevi) dhe Raçica (Bu. Qerimi).

201


TREPÇA e mit rovicë s

Qyteti i minatorëve, vatra e talenteve kosovare

TREPÇA Nga e majta në të djathtë: Nga e majta në këmbë: Mustafa (trajner), Beçoviq, Mihajloviq, Elezoviq, Tupella, Mandiq, Delibashiq. Ulur: Mema, Makiqi, Pejanoviq, Xh.Vitaku, Kabashi dhe L.Llazari.

Skuadra e KH TREPÇA fillet i ka që nga viti 1953. Fillimisht kanë pasur të bëjë me pjesëmarrje në organizimin e turneve dhe garave në ligat përkatëse nga niveli më i ulët gjer në nivelet më të larta të garave në periudhën 1953-2013. Gjatë kësaj periudhe kanë defiluar dhe kontribuuar shumë lojtar, trajner, vëzhgues të ndeshjeve, aktivistë dhe drejtues të dalluar, që kontribuuan në zhvillimin dhe masivizimin e hendbollit në Mitrovicë dhe më gjerë. Hendbollit në Mitrovicë, themelet ia vuri gjenerata e parë që asokohe identifikohej me emrin e Sokol Dautit, një lojtari me famë, i cili luajti për Normalistin e famshëm pastaj Jeton Bilalli i paharruar, strategu Sami Mustafa dhe të tjerët si: Enver Rexha, Ajet Voca, Kemajl Bekteshi, Ali Banjska, Asllan Vitaku, Rifat Shala, Mustafa Tupella, Besim Xërxa etj. Pason brezi i dytë, që pas disa vite të garave në ish ligat e Kosovës dhe Serbisë në vitin 1974/75 hyn në Ligën e dytë Federative të ish-Jugosllavisë. Ferki Nici, Ibrahim Zhilivoda, Branko Koqanoviq, Fahri Muftiu, Rifat Beqoviq, Faik Prekazi, Xhelal Vitaku, Haki Voca, Hilmi

202

Xhaferi, Slavko Mandiç etj., duke i vënë bazat e një kolektivi shumë të organizuar. Gjysma nga kjo gjeneratë me ardhjen e të rinjve: Aziz Makiqi, Basri Tupella, Ymer Selmanaj, Leonard dhe Alfred Llazari, Eroll Ibrahimi, Dervish Berisha, Taib Kabashi, Sylejman Mema, Momqillo Pejanoviq, Nexhdet Dobroshi dhe lojtarët nga jashta Kosovës Vanqo Jovanovski dhe Orhan Mexhedoviq bënë historinë më të lavdishme të klubit. Sepse arriti suksesin më të madh sportiv, inkuadrimin në Ligën e parë qendrore të Jugosllavisë, që pa dyshim ishte Liga më e fortë e hendbollit në Evropë. S`ka dyshim, se gjenerata më e suksesshme e Trepçës, ishte ajo e periudhës së lojtarit më të suksesshëm dhe ndoshta më të mirë në Kosovë i të gjitha kohërave Aziz Makiqit, të pandalshëm në sulm, virtuozit me top Basri Tupella, vëllëzerëve Llazari e të tjerëve. Mirëpo, pas një viti, për shkak të rrethanave politike në vend, kjo gjeneratë e kishte të pamundur të qëndronte në këtë ligë, pasi që ndeshjet i zhvillonte si “vendas” në Serbi. Trepça u rikthye në “shoqërinë e vjetër”, por tani e rifreskuar me disa lojtarë të ardhur nga


Shkolla e Hendbollit e KH Trepça, si Shkelzen Babolli, Florent dhe Afrim Beqiri, Afrim Prekazi, Eroll Vitaku, Nexhmedin dhe Fadil Zeneli, Safet Puqurica, Flamur Buqinca, Reshat Peci, Bekim Korenica... Ndërsa në vitet më të vështira për sportistët dhe popullin e Kosovës, periudha prej viti 1991 deri më 1999, koha e Pavarësimit të Hendbollit dhe sportit kosovar. Ishte kjo gjeneratë e viteve të sakrificës, por edhe dinjitetit, ku dalloheshin në veçanti Basri Tupella, Eroll, Sebahedin, Arsim dhe Erdoan Vitaku. Në këto vite Taib Kabashi, Afrim Prekazi dhe Eroll Vitaku përveçqë ishin lojtarë aktivë, ata me kontributin e tyre financiar e mbanin gjallë KH Trepça. Kurse pas lirisë në vitet 1999 e këtej kontribut dhanë Eroll, Sebahedin, Arsim dhe Erduan Vitaku, Erduan Nallbani, Florent dhe Afrim Beqiri, Izedin Nuhi, Artan Shipoli, Veton Hajrizi, për të vazhduar edhe me gjeneratën re Adrian Kelmendi, Fisnik Salihu, Pleurat Avdiu, Driton Shipoli dhe shumë të tjerë. Padyshim, se kontribut të madh në zhvillimin e KH Trepça kanë dhënë edhe trajnerët

dhe pedagogët e hendbollit të gjeneratave përkatëse si: Sokol Dauti, Sami Mustafa, Jezdimir Stankoviq, Enver Rexha, Murat Zhubi, Ahmet Baliqi, Ferki Nici, Fahri Muftiu, Ibrahim Zhilivoda, Taib Kabashi, Imer Selmanaj, Eroll Ibrahimi, Florent dhe Afrim Beqiri, Izedin Nuhi... Në zhvillimin e Klubit të hendbollit Trepça, pa mëdyshje se kontribut të çmuar kanë dhënë udhëheqësit e klubit që nga formimi si: Zeki Loxha, Asllan Vitaku, Ramadan Bunjaku, Rexhep Kacaniku, Faik Prekazi, Vehbi Leku, Fatmir Xhemajli, Xhelal Elshani, Afrim Prekazi, Taib Kabashi, Luan Buqinca, Faruk Mujka, Njazi Zhuri... Aktivistët e hendbollit mitrovicas ishin të suksesshëm duke qenë pjesë e shumë organeve dhe komisioneve gjegjëse të Federatës të Hendbollit të Kosovës si: Ramadan Bunjaku që ishte edhe kryetar i FHK-së në vitet e 80-ta, pastaj Xhelal Elshani, Afrim Prekazi, Faik Prekazi dhe Faruk Mujka ishin anëtarë të Bordit të FHK-së nga një mandat.

203


TREPÇA Nga e majta në të djathtë: A.Vitaku, Koçanoviq,Llaziq, N.Zeneli, Kabashi, Eroll Vitaku, Babolli, Makiqi dhe Nici (kryetrajner). Ulur: Mema, A.Llazari, Selmanaj, Leku (mjek),Puçurica, F.Beqiri dhe L.llazari.

TREPÇA Nga e majta në të djathtë: Lushta, E.Vitaku, A.Beqiri, Kabashi, Lahu, F.Beqiri, Korenica, Eroll Vitaku, Tupella, Nallbani dhe Prekazi. Ulur: Baliqi, Broja, Buçinca, Berisha, A.Vitaku, Hyseni, Ibrahimi dhe Selmanaj.

204


Gjyqtarët Deva dhe Salihu para ndeshjes Trepça- Prizreni të zhvilluar në vitin 1977 në Prishtinë, me kapitenët Tupella dhe Mollakuqe

205


BOZHURI I GJILANIT

Gjilani, qytet i hendbollit

PARTIZANI (Bozhuri) vazhdimësi e Dritës së sotme ne vitet e 60-ta.

206

Hendbolli është ndër sportet e para që u luajt në Gjilan. Këtë e bënë fillimisht një grup shkollarësh që asokohe ndiqnin mësimet në normalen e Prishtinës. Ndihmesën më të madhe për këtë asokohe e pati dhënë arsimtari i edukatës fizike në shkollën e mesme të gjimnazit real Mehmet Mehmeti. Kjo u bë në vitin 1955. Ky vit është që shënon fillimet e hendbollit gjilanas. Skuadra e parë mori emrin Partizani. Në vitin 1958 formohet përfundimisht klubi i hendbollit Partizani që mori pjesë në garat kualifikuese për Ligën e parë e Kos-

ovës në Prishtinë. Në një konkurencë arriti të kualifikohet. Trajner ishte Bozhidar Cvetanoviq. Në vitin 1971/72 Partizani fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe mori vizën për në Ligën e dytë të athershmë të Serbisë. Në gara të tilla klubi ndërron emrin dhe tash mban emrin Bozhur. Në vitet e 70-ta Gjilani kishte skuadër me nam: Shaban Kastrati, vëllëzerit Muharrem dhe Sedat Gashi, Rifat Pajaziti, Muhamet Ahmetaj, Gjorgjeviq, e shumë të tjerë, dhe prej vitit 1974, kur hyri në Ligën e dytë të Jugosllavisë, bëri


KH Bozhuri 1966/67 Nga e majta në të djathtë në këmbë: B.Hoxha (anëtar i kryesisë), V.Calle, Sh. Kastrati, N. Abdullahu, M. Gashi, S. Gashi, LL. Simoneviq, D. Xhaxhi, E. Haziri (trajner). Ulur nga e majta: L. Gjorgjeviq, S. Ymeri, R. Shabani (trajner), Zh. Cvetkoviq, D. Abdullahu, H. Salihu dhe R. Pajaziti.

Drita 1992/93 Nga e majta: Sh. Kastrati (Trajner), E. Shahini, M. Kçiku, I. Murtezi, L. Sllamniku, A. Shkodra, V. Ismaili dhe A. Jetishi. Ulur nga e majta: B. Mustafa, Y. Latifi, A. Krasniqi, F. Murati dhe N. Myrtaj.

gara në këtë rang deri në vitin 1983, kur klubi kthehet në Ligën e parë të Kosovës. Gjatë kampionatit të Kosovës 1982-1983 klubi bie nga Liga e Serbisë në Ligën e Kosovës. Pas rënies u shua skuadra e dytë edhe ajo e femrave. Dy herë Bozhuri por tani me emrin Jugoterm, pasi fiton titullin e Kampionit të

Kosovës, në vitet 1983/4 dhe 1985/6 nuk ia doli në kualifikime të rikthehet në Ligën e dytë të Jugosllavisë. Në vitet e 80-ta në Gjilan ishin edhe skuadrat e Integjit dhe Taftisonit, me një fjalë Gjilani ishte qytet i hendbollit, duke ditur se edhe skuadra e femrave ishte anëtare e Ligës së parë të Kosovës.

207


Veteranet e Dritës së Gjilanit Nga e majta në këmbë: Shkodra, Shala, S.Gashi, Haziri (Baba Kenë), Pajaziti, Ahmetaj dhe Hoxha. Ulur: Dergut Abdullahu, Selami Ymeri, Shaban Kastrati dhe Rifat Shabani.

208


Rilindja Në vitin 1993, një grup i punëtorëve sportivë nga Gjilani, Qahil Aliu, Nazmi Biçku, Mexhit Devaja, Ramadani, Skender Haziri etj, formuan skuadrën e re të hendbollit me emrin RILINDJA. Kjo skuadër menjëherë në edicionin e garave 1993/94 u inkuadruan në garat e rregullta të Kampionatit të Kosovës, duke ar-

ritur rezultate modeste, sepse nuk duhet harruar se gati të gjithë lojtarët ishin njomake për nga mosha. Mirëpo qëllimi ishte që të rinjtë të orientohen nga sporti dhe në këtë mënyrë edhe t’i kundërvihemi okupatorit. Kjo skuadër ruajti vazhdimësinë deri në përfundimin e edicionit të garave 2000/01.

209


VËLLAZNIMI I GJAKOVËS

Vëllaznimi gjithnjë kuqezi Për historikun e Vëllaznimit më së miri do të na rrëfejë pionieri i hendbollit gjakovar, prof. Ismail Berisha, i cili tani e gjashtë dekada është ende aktiv, dhe njeriu i cili frymon me hendbollin gjakovar. Përmes një dialogu në vazhdim do të kuptoni më shumë për Vëllaznimin dhe hendbolllin gjakovar. 1. Cilët janë themeluesit e Klubit të hendbollit Vëllaznimi? Ismail Berisha: “Në pushimet verore të vitit shkollor 1954 - 1955 në poligonin sportiv të gjimnazit “Hajdar Dushi”, të tubuar spontanisht, një grup entuziastësh të hendbollit zhvilluan një ndeshje mes dy grupeve me moshë dhe forca të pabarabarta. Loja ka filluar pa gjyqtar, prandaj edhe shumë shpejt përfundoi, për të mos ndodhur ndonjë incident i papritur. Grupi, që e organizoi këtë takim, përbëhej nga dy studentë të kulturës fizike, Ismail Berisha dhe Shemsedin Deva, disa nxënës të gjimnazit “Hajdar Dushi”, si: Skënder Stublla, Avni Ferizi, Fatmir Rizvanolli, Rexhep Vula dhe disa nxënës të shkollës normale të Prishtinës, nga Gjakova: Nesim Vala, Bedri Kabashi, Naser Kabashi, etj. Në këtë grup ishte edhe Danjoll Grezda. Andaj, lirisht mund të them se nismëtarë të parë të themelimit të klubit të hendbollit Vëllaznimi janë: profesor Ismail Berisha, Shemsedin Deva, Danjoll Grezda, me shumë shokë të tjerë nga Gjakova”. 2. Cilat janë rezultatet e klubit hendbollistik Vëllaznimi gjatë viteve 1948 -2005? Ismail Berisha: “Klubi i hendbollit Vëllaznimi për këtë periudhë ka bërë gara në shumë liga të ish-Federatës jugosllave, andaj rezultatet jepen në dy kuptime; për kohën kur ka bërë gara në ligën e Kosovës dhe për kohën kur ka bërë gara nëpër liga të ndryshme të ish-Federatës jugosllave”. Periudha 1955-1959 ka kaluar pa gara në sistem lige, andaj edhe nuk janë edhe aq interesante rezultatet e arritura në ndeshje miqësore, turne, etj. Kampionati i parë zyrtar në hendboll të vogël ka filluar në vitin 1959-

210

1960. Prej vitit 1960 deri në vitin 19901991 Vëllaznimi ka qenë 9 herë kampion i Kosovës, 3 herë fitues i kupës dhe 6 herë ka marrë pjesë për hyrje në rang më të lartë të hendbollit ish-jugosllav. Vëllaznimi kampion ishte në stinorët: 1961-1962, 1962-1963, 1968-1969, 19701971, 1976-1977, 1978-1979, 1982-1983, 1984-1985 dhe në stinorin 1987-1988. Ndërsa kupën e ka fituar në vitin 1962, në vitin 1963 ka arritur deri në të tetën e finales dhe në sezonin 1995-1996. Vëllaznimi në kualifikime ka marrë pjesë në vitin 1962, 1963, 1970, 1979, 1983 dhe në vitin 1985, por pa sukses. Turneu i parë është mbajtur në vitin 1962 në Gjakovë, ku kanë marrë pjesë: Vëllaznimi i Gjakovës, Cërvenka e Vojvodinës, Sinxheliqi i Beogradit dhe Slloga e Uzhiçka Pozhegës. Rezultatet e Vëllaznimit në këtë turne ishin: Vëllaznimi - Cërvenka 19:32, Vëllaznimi - Singjiliqi 12:12 dhe Vëllaznimi - Slloga 19-17. Pra, në këtë turne Vëllaznimi zuri vendin e tretë dhe nuk u kualifikua për një rang më të lartë garash. Në vitin 1963 në kualifikimet për një rang më të lartë Vëllaznimi u takua në dy ndeshje me Hajduk Velkon e Negotinit. Në Gjakovë Vëllaznimi- Hajduku 19:19, para tre mijë shikuesve. Në Negotin, Hajduku - Vëllaznimi 26:15 (1523). Vëllaznimi këtë ndeshje e zhvilloi i përforcuar me Faruk Begollin (portier), Ruzhdi Kolshin nga Prizreni dhe një hendbollist i kombësisë serbe. Pjesën e parë Vëllaznimi ishte ekip shumë i dobët, ndërsa në pjesën e dytë ishte ekip i barabartë me Hajdukun. Vëllaznimi për këtë periudhë ka bërë gara 14 vjet në ligat e ndryshme të ish-Jugosllavisë, me përjashtim të një rasti (1977-1978). Vëllaznimi nuk ka rënë nga asnjë rang i garave, por ndërrimet e shpeshta të sistemit të garave në hendbollin ish-jugosllav kanë bërë që skuadra të bëjë gara në disa rangje. Në stinorët 1964 - 1965, 1965 – 1966 dhe 1966 - 1967 Vëllaznimi ishte anëtar i Ligës së Serbisë - Grupi i Jugut. Në këtë grup qëndroi


tre vjet pa rënë nga liga, por sistemi i ri, i cili pasoi në stinorin 1967 – 1968, bëri ndryshime. Stinorët 1967- 1968 dhe 1968 – 1969 kanë qenë garat e përbashkëta të ekipeve të tjera të Kosovës dhe ekipeve të Sanxhakut. Menjëherë pasoi ndryshimi dhe Vëllaznimi u bë anëtari Ligës unike të Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës. Në stinorin 1971 - 1972 dhe 1972 – 1973 Vëllaznimi ishte prapë anëtari Ligës unike të Serbisë, ku bëri gara me sukses dy vjet, por meqë u larguan të gjitha ekipet e Kosovës nga të gjitha rangjet e Ligës së Serbisë, u largua edhe Vëllaznimi. Mirëpo, pas një viti në hendboll pësuan prapë ndryshime dhe kështu Vëllaznimi u bë anëtari Ligës së dytë, ku merrnin pjesë ekipet e Malit të Zi, të Kosovës dhe të Maqedonisë. Në stinorin 1978/79, Vëllaznimi bëri gara në Ligën e parë të Kosovës, dhe më pas u bë kampion dhe u ngrit në një rang më të lartë garash. Nga viti 1980 - 1981 e deri në vitin 1988 - 1989 ka pasur shumë ndryshime të sistemit të garave, por Vëllaznimi në këtë periudhë u bë tri herë kampion, dy herë dështoi në kualifikime (1983 - 1985), ndërsa në vitin 1988 hyri pa kualifikime, si kampion i Kosovës, në Ligën e dytë dhe këtu bëri gara me plot sukses deri në shkëputjen e hendbollit kosovar nga ai ish-jugosllav”. 3. Cili është brezi më i suksesshëm i klubit hendbollistik Vëllaznimi? Ismail Berisha: “Emrat më të shquar të

Vëllaznimit në periudhën 1955 – 2005 janë: Ismet Canamusa, Masar Luzha dhe Ismail Berisha (si trajner dhe lojtar). Këtu bëjnë pjesë edhe hendbollistët: Xhafer Lila, Danjoll Grezda, Qemajl Dylatahu, Sami Dana, Fadil Nuçi, Sejfullah Sahatçiu, Shani Nagavci, Shani Brahushi, etj. Ky brez në periudhën 1959 - 1960 dhe 1963 - 1964 ka radhitur këto suksese: Kampion i Kosovës në sezonin 1961-1962 dhe 19621963; vendi i dytë 1959 - 1960; 1960 - 1961 dhe 1963 - 1964; fitues i Kupës së Kosovës në vitin 1961 - 1952, pas dy takimeve me Borcin e Ferizajt (në Ferizaj: Borci – Vëllaznimi 18:18, para afro një mijë shikuesve dhe në Gjakovë: Vëllaznimi - Borci 28:17, në praninë e afro tre mijë shikuesve). Si kampion i Kosovës, në kualifikime për hyrje në Ligën e dytë u takua në dy ndeshje me Mlladostin e Nishit. Në Nish: Mlladosti Vëllaznimi 18:10 dhe në Gjakovë: Vëllaznimi - Mlladosti 18:8. Vëllaznimi fitoi të drejtën për ta organizuar turneun final kualifikues. Në këtë turne, që është mbajtur në Gjakovë, më 7,8 dhe 9 qershor të vitit 1962, kanë marrë pjesë: Cërvenka e Vojvodinës, Sinxheliqi i Beogradit, Slloga e Uzhiçka Pozhegës dhe Vëllaznimi i Gjakovës. Rezultatet e Vëllaznimit në këtë turne ishin: Vëllaznimi - Cërvenka 19:32, Vëllaznimi - Sinxheliqi 12:12 dhe Vëllaznimi - Slloga 19-17.

Renditja 1. Cërvenka 3 3 0 0 6 2. Sinxheliqi 3 1 1 1 3 3. Vëllaznimi 3 1 1 1 3 4. Slloga 3 0 0 8 0 Në vitin 1962 - 1963 (kampion për here të dytë) për t’u kualifikuar për hyrje në Ligën e dytë është takuar në dy ndeshje me Hajduk Velkon e Negotinit. Në Gjakovë: Vëllaznimi - Hajduku 19:19, para afro tre mijë shikuesve dhe në Negotin: Hajduku - Vëllaznimi 26:15, ku ishin të pranishëm afro 2.000 shikues. Po ky brez, pas fitores së dytë me Borcin e Ferizajt për Kupën e Kosovës, garat i vazh-

211


Portieri i Vëllaznimit të Gjakovës Nexhdet Dobroshi në një intervenim te tij karakteristik.

212

doi më tutje. Kështu, në Gjakovë u takua me Duboçicën e Leskovcit dhe triumfoi me rezultat 16:10. Kjo fitore e dërgoi Vëllaznimin në çerekfinale të Kupës së ish-Jugosllavisë. Për kundërshtar pati C. Zvezdën. Në Beograd rezultati ishte 19:10 për vendësit, ndërsa ndeshja e datës 18.11.1962 është ndërprerë, për shkak të një incidenti të shkaktuar. Më 2.6.1961, Vëllaznimi zhvilloi ndeshje ndërkombëtare me Taufikin e Egjiptit. Rezultati ishte 16:17. Takimi u zhvillua para afro pesë mijë shikuesve. Nga ky brez, gjatë viteve 1960 – 1963, e kanë veshur petkun e Përfaqësueses së Kosovës këta hendbollistë: Ismail Berisha, Xhafer Lila, Sami Dana, Muharrem Dana, Qemajl Dylatahu, Neshet Koshi, etj. Nga ky brez kanë dalë: Ismail Berisha, përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës dhe trajner, Xhafer Lila, gjyqtar ndërkombëtar, refer ish-federativ Danjoll Grezda, Qemajl Dylatahu, Sami Bordoniqi, gjyqtarë federativë, etj. Ky brez ka dhënë edhe dy kryetarë të FHK-së: Xhafer Lila 1980 - 1981 dhe Danjoll Grezda 1991 - 1993”. 4. Emrat më të shquar të Vëllaznimit në periudhën 1955 - 2005? Ismail Berisha: “Emrat më të shquar të Vëllaznimit në periudhën 1955 – 2005 janë: Portierë: Nexhdet Dobroshi, Bekim Dashi dhe Shani Nagavci; Sulmues të majtë: Danjoll Grezda, Sejfullah Sahatçiu dhe Leonard Culaj; Sulmues të mesëm Xhafer Lila, Artan Rugova dhe Gentian Kasapi; Sulmues të djathtë: Flamur Gllava, Nevruz Muhaxhiri dhe Bashkim

Hoxha; Anësorë të majtë: Fadil Nuçi, Selim Morina, Bashkim Idrizi dhe Driton Dylhasi; Qendërsulmues: Dervish Berisha, Kujtim Dujaka dhe Qemajl Dylatahu; Anësorë të djathtë: Sami Hana, Namik Rexha dhe Lulzim Nagavci. Trajner i të gjitha grupmoshave dhe brezave: profesor Ismail Berisha”. 5. Bashkëpunimi i Vëllaznimit me klubet jashtë Kosovës Ismail Berisha: “Kemi zhvilluar shumë ndeshje ndërkombëtare, ndër të cilat duhet veçuar: më 2.7.1962, Vëllaznimi -Taufiki (Kairo) 16:17, Vëllaznimi - Përfaqësuesja e të rinjve të Polonisë, Vëllaznimi - Bakau (Rumani) në vitin 1971. Në dhjetor të vitit 1962 në Tiranë: Studenti - Vëllaznimi 28:26. Në Kampionatin gjithëkombëtar, që është organizuar nga Federata Shqiptare e Hendbollit (FSHH), në Tiranë, prej 30. 5 -3. 61993, kanë marrë pjesë: Studenti (Tiranë), Tirana, Labinoti (Elbasan), Vllaznia (Shkodër), Vëllaznimi (Gjakovë) dhe Kastrioti (Ferizaj). Rezultatet e Vëllaznimit në këtë turne ishin: Labinoti - Vëllaznimi 29:34 (15:16), Studenti Vëllaznimi 24:28 (12:15), Vllaznia - Vëllaznimi 23:29 (15:17) dhe Tirana - Vëllaznimi 22:35 (9217).

Renditja 1. Vëllaznimi 2. Kastrioti 3. Labinoti 4. Studenti 5. Vllaznia 6. Tirana

4 4 5 5 5 5

4 0 3 0 3 0 2 0 2 0 0 0

0 1 2 3 3 5

126:98 8 126:105 6 124:160 6 131:126 4 136:143 4 102:145 0


vëllaznimi Nga e majta në këmbë: Berisha (Kryetrajner), Kurteshi, Dashi, Juniku, Luzha, Dobroshi, Sadiku, Tabaku, Thaqi dhe Nagavci (trajner ) Ulur: Brahushi, Zenuni, Dylhasi, Culaj, Koshi dhe Kasapi.

Ndeshja kryesore që përcaktonte fituesin e Kampionatit gjithëkombëtar në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit nuk u zhvillua. Vëllaznimi dhe Rinia e Shkupit i zhvilluan dy takime në Gjakovë. Në Gjakovë: Vëllaznimi zhvilloi edhe dy ndeshje me Vllazninë e Shkodrës. Gjakova, përkatësisht Vëllaznimi, ishte mikpritës i Kampionatit të ish-Jugosllavisë për të rinjtë në vitin 1971. Ishte po ashtu bashkorganizues i një pjese të Kampionatit botëror për femra në vitin 1979, madje mikpritës i takimit.

Ekipi i parë i femrave në Gjakovë ishte ai i Shkollës normale amvise me profesor Ismail Berishën - themelues. U themelua më 30 mars 1956. Për herë të parë mori pjesë në turneun në Pejë, në qershor të vitit 1956, ku u paraqitën shkollat e mesme të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Në skuadër luanin vetëm dy shqiptare, motrat Atifete (nuk është në fotografi) dhe Latifete Malushi. Ishin nga Peja, por mësonin në Shkollën normale amvise në Gjakovë. Skuadra u bë kampione e turneut pa asnjë humbje.

213


KOSOVA E VUSHTRRISE

Klubi i parë i hendbollit në Vushtrri më 1954

Në plan të parë shihen gjenerata e parë e Vushtrrisë, dallohen Kozmaqi, Buçinca

214

Klubi i parë në Vushtrri u themelua pikërisht në vitin 1954 nga një grup entuziastësh. Meritat më të mëdha për këtë nismë gjithsesi i takojnë pishtarit të hendbollit Fahri Buçinca, i cili nuk u dorëzua dot para asnjë vështirësie, e nuk dorëzohet as sot, kur është krah i djathtë i hendbollit të Kosovës. Entuziazmi i tij doli suksesshëm pikërisht më 1954, kur në Vushtrri solli topin e parë, duke mos e ditur as vetë se si u gjend topi i bejsbollit në duart e tij, me të cilin nisi të luhej hendbolli.

Klubi i parë u themelua nga nxënësit e klasave të shtata dhe të teta. Ndër ta ishin edhe: Muharrem Kozmaçi, Beqir Shuku, Driton Bekteshi, Hamdi Gjyshinca, Emrullah Prokupla, etj. Fusha u rregulla me punën e vetë hendbollistëve në oborrin e shkollës fillore. Lojën e parë Partizani (kështu quhej atëherë) e zhvilloi në Prishtinë kundër Normalistit, e cila u mbyll me fitoren e kampionit të shumëfishtë, Normalistit, me rezultat 36:27. Pas kësaj, klubi e mori emrin Radniçki, ndërsa më vonë edhe Kosova, emër ky, që edhe sot mbahet me krenari. Skuadra pati një vazhdimësi, e cila kohë pas kohe shkëlqente sikur ishte në fund të viteve 70-ta, pastaj për të arritur kulmin në mesin e viteve e 80-ta, më saktësisht në edicionin 1986/87, kur pas triumfit në Kampionatin e Kosovës, edhe pse dështoi në kualifikime, pasi u zgjerua Liga e dytë e ish-shtetit të shpërbërë Kosova u inkuadrua në Ligën e dytë qendrore. Dy vite garoi me shumë sukses, madje në edicionin e garave 1999/90, ishte edhe kandidat potencial për hyrje në Ligën e parë qendrore, mirëpo në fund pas makinacioneve që atëherë filluan haptas ndaj skuadrave kosovare, Kosova u rendit vetëm e dyta. Kjo bëri që edhe për shkak të situatës politike dhe presioneve ndaj udhëheqësve të sportit kosovar, Kosova të tërhiqet nga garat krejtësisht në edicionin 1990/91. Gjatë viteve 1991-1999, Kosova pati një periudhë kur nuk mori fare pjesë në gara deri në vitin 1996, kur entuziastët Tefik Mikushnica, Istref Sadriu, Fahri Buçinca dhe strukturat sportive komunale në krye me Sadik Krasniqin, riorganizuan klubin. Pas vitit 1999 Kosova përveç garave në kampionatet e brendshme, një vit ishte pjesëmarrës edhe i garave të EHF-së, por u mënjanua në rrethin e parë. Vushtrria pas luftës krenohet edhe me hendbollin femëror, sepse skuadra e Kosovës është disa herë kampione dhe fituese e Kupës, ndërsa është edhe klubi i parë kosovar që kaloi një rreth në kuadër të Kupave të EHF-së.


215


Nga e majta në këmbë: Pantina, F. Sadiku, H.Dobroshi, Haxhaj, Shabani, Trajkovski, Zaskoku, Kertoku, Klinaku, Gerguri, Skedner Sahiti (trajner) Ulur: Shala,B.Neziri, Neziri, A.Dobroshi, L.Sadiku, Musa, Rahova.

216


prizreni

Dikur qytet me traditë të hendbollit

Hendbolli në Prizren daton që nga viti 1955. Në këtë kohë u organizuan garat e para në hendboll të madh ndërmjet nxënësve të shkollave normale dhe gjimnazit të Prizrenit. Në 1955 në Prishtinë themelohet Këshilli hendbollistik i Kosovës dhe në tubimin e parë më 27.2.1955 miratohet vendimi për formimin e dy zonave në territorin e Kosovës (Zona e Kosovës dhe ajo e Rrafshit të Dukagjinit), në këtë të dytën u paraqit edhe Partizani i Prizrenit. Ishte komuniteti i atëhershëm i rinisë dhe sekretari i tij Hysni Rogova që në vitin 1958 në Prizren themeluan grupin e hendbollit Omlladinac. Kryetar u emërua Hysni Rogova, ndërsa trajner Hilmi Hisari, arsimtar i edukatës fizike.

Në këtë emër bërë gara deri në vitin 1960. Në këtë qytet me sukses punoi shkolla e hendbollit në periudhën 1958 - 1960, nga e cila dolën lojtarë cilësorë, si Myshrefe Vaganxhiu, ndër femrat dhe Ruzhdi Tytynxhiu, Ruzhdi Kolshi, Besim Rugova, etj. në konkurrencën e meshkujve. Në vitin 1961 klubi ndërron emrin në Prizrenin, të cilin e mban edhe sot. Gjatë vitit 19631964 u bë kampion i Kosovës dhe merr pjesë në garat kualifikuese për dy vendet e lira në ish-Ligën e parë federative. Kundërshtar pati Zhelezniçarin e Nishit dhe pas dy ndeshjeve të zhvilluara Prizreni nuk ia doli të kualifikohej në rang më të lartë. Pas kësaj humbjeje Prizreni

217


Nga e majta në këmbë: Ahmetaj, Rogova, Horosani, Morina, Çupriani, Kaçinari, Jëlliqi, Jorgiq, Ulur: ?, Kostiq dhe Pinduku.

u paraqit në Ligën e sapoformuar asokohe të Serbisë, ku bëri gara pesë vite. Gjatë viteve Prizreni me sukses zhvilloi kampionatet prej viteve 1970 e deri më sot, duke qenë edhe fituesi i Kupës së Kosovës në vitin 1999/2000, falë entuziazmit dhe punës së devotshme të Ruzhdi Tytynxhiut, Sadri Ahmetajt, Shemsedin Horosani, Ilir Berishës, Nexhat Sharanit, Omer Besimit, Mehmet Koros, Shyqri Jelliqit e shumë e shumë të tjerëve. Kryetarët e KH Prizreni: Ruzhdi Tytynxhiu, Fatmir Dida, Vasilje Baroviq, Daver Haskuka Trajnerët që kanë udhëhequr KH Prizreni: Visel Kiseri, Velimir Popoviq, Naim Poloshka, Hilmi Hisari, Ruzhdi Tytynxhiu, Sadri Ahmetaj, Ethem Rogova, Adnan Kraja,Orhan Vranica, Branislav Jorgiq, Shemsedin Horosani, Miroslav Markoviq, Ramadan Muja, Ilir Berisha, Syreja Shalqini, Mehmet Koro, Verim Zherka, Bedri Qejku dhe Salajdin Krasniqi. Nga e majta në këmbë: Ahmetaj, Rogova, Horosani, Pavlloviq, Dugaxhini (Kryetar i klubit), Markoviq, Doçi, Joriqiq, Kukuli. Ulur: Bytyçi, Doçi, Dida, Jëlliqi, Vranica dhe Pavloviq.

218


Nga e majta në këmbë: Jorgiç, Bytyqi, Qereti, Bogoleviçi, Mashkulli, Bajro, Mujo, Vranica, Ulur: Saviç, Çifteliç, Doqi, Osi, Shalqini dhe Koro. Nga e majta në këmbë: Berisha, Hasani, Kurti, Shalqini, Zaplluzhani, Krasniqi, Rexha, Ulur: Abrami, Muriqi, Shalqini, Ahmetaj, Shalqini.

219


drenasi

Drenica i dha kuptim hendbollit të Kosovës

Nga e majta në këmbë: F.Haxhiu, Bunjaku, N.Haxhiu, Bugiqi, , Morina, Jeta, Hamza,Xh Heta, Demaku, S.Heta, Elshani. Ulur: Sheligoviq, Krasniqi dhe Ademi

Fazli Haxhiu, më vonë, pas shumë përpjekjeve, vështirësish politike, me çka rrezikonte edhe karrierën e tij del me një qëndrim të qartë se klubi do ta mbajë emrin Drenica.

220

Njeri ndër emrat që kishte merita të mëdha për zhvillimin e hendbollit në Kosovë është Fazli Haxhiut – Çeli. Në vitin 1957 në Drenas themeloi skuadrën me emrin Partizani, fillimisht me një grup pionierësh të klasave të larta dhe që në start shënoi suksesin e parë; arriti deri në finale, duke u mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre nga Prishtina me rezultat 8:6. “Brezi i parë që e rroku në dorë topin e hendbollit në Drenas ishin: J. Halilaj, A. Halilaj Xh. Hoxha, I. Binaku, R.Saradaku, Sh.Heta, S.Heta dhe ndjeri Rushit Morina. Nga ky çast kishte filluar të zhvillonte garat në rang rajonal si me Partizanin e Skenderajt, Obiliqin, Klinën dhe Magurën. Asnjëherë, edhe pse në kushte të vështira, nuk u ndërpre puna deri në zyrtarizimin e klubit fillimisht me emrin Partizani, në vitin 1962, ku me nismën time u regjistrua në Ligën e parë të Kosovës me gjithë vështirësitë e asaj kohe, si ato politike, pastaj ekonomike e financiare”. Ndeshja e parë zyrtare u zhvillua në shtator të vitit 1962 në Drenas në një fushë dheu. Rivalë ishin djelmoshat e Kosovës së Prishtinës. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:6. Në këtë brez të lojtarëve gjatë viteve 1962/63

dalloheshin: R.Shabani nga Gjilani Jahir Halilaj, Fazli Haxhiu, i ndjeri Imer Kastrati, Halil Halilaj, Aziz Halilaj, i ndjeri Ramadan Dautaj, Sali Hetaj, Shefqet Hetaj, Fehat Elshani, etj.

Uniforma e parë, dhuratë nga Klubi i futbollit Prishtina Për herë të parë në një ndeshje në Prishtinë në mesin e shikuesve të shumë ishin të pranishëm edhe futbollistët dhe Kryesia e Klubit të futbollit Prishtina, të cilët me të përfunduar ndeshja ua dhuruan nga një palë fanella hendbollistëve të Drenicës. Ishte kjo uniforma e parë sportive pas disa vitesh themelimi, për çka drenicasit sot e kësaj dite i janë mirënjohës kryesisë së atëhershme. Suksesi më i madh i skuadrës drenicase u arrit me përfshirjen e skuadrës në Ligën e dytë të ish-RSFJ-së dhe në Ligën kosovare - maqedonase. Ishte viti 1980. Këtë brez e përbenin: Mehdi Ademi, Behxhet Binaku, Xhevat Sahiti, Arsim Avdiu, Xhevat Heta, Xheladin Bujupi, Nazmi Haxhiu, Qamil Hyseni, Shpend Bogiqi, Qerkin Morina, Mehdi Bunjaku, Xhavit Hamza dhe Enver Demaku.


Fazli Haxhiu, më vonë, pas shumë përpjekjeve, vështirësish politike, me çka rrezikonte edhe karrierën e tij del me një qëndrim të qartë se klubi do ta mbajë emrin Drenica. Puna e tij dha shumë rezultate. Angazhimi i tij bën që Drenica të arrijë rezultate cilësore në Ligën e Kosovës dhe është meritë e tij, kur Drenica dha anëtarët e parë të Përfaqësueses së Kosovës, si Xhevat Heta, Shpend Bogiqi, Esat Leku, etj. Ai së bashku me Sali Hetën në vitet e 70-ta, janë themelues të skuadrës së femrave. Si e arritën këtë? Drenasi dhe Drenica vërtet i dhanë kuptimin hendbollit kosovar, sepse në Drenas më 12 tetor 1991 nisi hendbolli i pavarur.

Nga e majta në këmbë: Hysenaj, Krasniq, Morina, Bogiq, Bunjaku, Hamza, Xh.Heta, Haxhiu, S.Heta (trajner) Ulur: Bujupi, Binaku, Ademi, Sahiti dhe Nazmi haxhiu.

221


Shendeti Nga e majta në këmbë: Bunjaku, Hysenaj, Hamza, Zogu, Haxhiu, Dobraja, Avdyli, Demaku, Ulur: Binaku, Ademi, ?, Berisha.

222


shtime

Vjosa, një emër shqip...

Më 24 dhjetor të vitit 1968, me nismën e Haki Baftiut dhe të disa sportdashësve moshash të ndryshme u mbajt mbledhja themeluese e Klubit të hendbollit Vjosa. U zgjodh kryesia, ndërkohë që në postin e kryetarit u emërua Bajram Zeka; nënkryetar u zgjodh Gani Duraku (ka ndërruar jetë), sekretar Enver Emini, ndërsa anëtar i Kryesisë ishte Rexhep Mula. Në postin e trajnerit u caktua Haki Baftiu.

Gjatë kësaj kohe u zhvilluan disa takime miqësore, ndër të cilat duhen veçuar atë kundër Normalistit. Skuadra u paraqit në këtë përbërje: Haki Baftiu, Remzi Ibali, Gani Vlahna, Fahri Hysaj, Nazmi Jonuzi (ka ndërruar jetë), Ymri Abazi, Tafë lbali, Ridvan Jonuzi, Beqir Brahaj, Sylejman Emini, Muharrem Beqa, Xhavit Arifi, Beqir Shabani, Elmi Ukaj. Sytki Baftiu, Ramadan Ademaj dhe Veli Beha. Vjosa Lartë është skuadra e Vjosës në ditë më të mira kur e udhëhiqte entuziasti i madh i hendbollit Haki Baftiu. Kurse poshtë shihet tani i ndieri Haki Baftiu duke shënuar nga 7m, në një ndeshje në Shtime

223


shtime

pati shumë telashe për t’u regjistruar, ngase asokohe pushtetarët i pengonte emri i lumit që gjendej në Shqipëri. Mirëpo, skuadra u regjistrua në vitin 1972. Më 1973 u paraqit në kualifikime për Ligën e parë të Kosovës, por nuk ia doli të kualifikohej. Ndërkohë që një vit më vonë (1974) korri sukses. Në ndërkohë, u themelua edhe skuadra e femrave me të njëjtin emër. Të dy skuadrat së bashku i nisën garat kampionale në vitin 1974/75. Takimin e parë kampional Vjosa e zhvilloi në vjeshtë të vitit 1974 kundër lbrit të Leposaviqit në të dy konkurrencat. Asokohe skuadrat përbëheshin nga këta hendbollistë e hendbolliste: Skënder Hyseni, Tale Ibali, Nazmi Jonuzi (ka ndërruar jetë), Ruzhdi Shaqiri, Shaqir Shaqiri, Haki Baftiu, Remzi Ibali, Ridvan Jonuzi, Elmi Ukaj, Sytki Baftiu (meshkujt) dhe Dyrie Hysaj, Lumnie Baftiu, Elife Salihu, Shukrie Rexhaj, Florie Bajrami, Jalldyze Osmani, Shehide Bytyçi, Maliqe Shabani, Naime Shabani, Nerxhivane Beqa dhe Bahrie Zeqa. Klubi i meshkujve në vitin 1979-1980 nën drejtimin e trajnerit Haki Baftiu u bë anëtarë i Ligës kosovaro - maqedonase.

224

Në vitin 1980, Vjosa, në takimet vendimtare mundi Vëllaznimin e Gjakovës, më pas edhe Prishtinën dhe u rendit në mesin e skuadrave më të mira të Kosovës. Përbërja e këtij viti ishte kjo: Elmi Ukaj, Fluzhdi Shaqiri, Tafë lbali, Shaqir Shaqiri, Bedri Shaqiri, Jashar Qerkini, Nazmi Jonuzi (tashmë i ndjerë), Bajrush Baftiu, ldriz Gashi, Afrim Qorroli dhe Ekrem Ferati. Ngjarjet vitit 1981 lanë pasoja edhe te Vjosa e Shtimes. Asaj iu ndërrua emri për t’u quajtur Mlladost ose Shtimja... Në vitin 1990 kthehet për trajner sërish Haki Baftiu, bëhen ndërrime në Kryesinë e klubit. Kryetar emërohet Fatmir Shaqiri, që ishte në krye të klubit dy vite me radhë, deri në vitin 1992. Gjatë kampionatit 1991/92 si trajnerë punuan: Shaqir Shaqiri e Hysni Qerimi. kurse në vitin 1991/95 trajnerë të meshkujve punuan Tafë Ibali, Shaqir Shaqiri dhe Bedri Shaqiri. Sërish u riaktivizua shkolla e hendbollit. Kjo ndodhi në vitin 1993, kur nisën të mësonin hapat e parë meshkujt dhe femrat. Drejtues të saj ishin Haki Baftiu, Hysni Qerimi, Shaqir Shaqiri, Sami Jonuzi, Afrim Qorrolli. Bajrush Baftiu, Bedri Shaqiri. Avni Duraku, Agron Sokoli dhe Arsim Imeri. Shkolla në vitin 1995 u shpall më e mira në Kosovë nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Vjosa në vitin 1993 fitoi Kupën e parë në këtë rang garash skuadrën e drejtuan Haki Baftiu, ndërsa ngjyrat e skuadrës i mbrojtën: Valbona Hasani, Albana Hajredini, Behare Ferati, Velime Qarri, Teuta Salihu, Merita Zeqa, Ajtene Ferati, Majlinda Beqa, Mevlide Miftari, Lirije Hysaj, Nebahate Brahaj, Fatmire Ademaj. Gjatë viteve 1994 dhe 1995 dy herë me radhë fiton titullin e kampionit të Kosovës. Në finale u patën takuar me Prishtinën. Tri herë me radhë Vjosa (femrat) shpallet skuadra më e mirë e Kosovës. Trajneri skuadrës së femrave në vitin 1996 zgjidhet Hysni Qerimi. Shtimja pati edhe gjyqtarë të hendbollit. Ata ishin dhe janë: Haki Baftiu, Rexhep Mula,


Tafë Ibali, Shaqir Shaqiri e Nazmi i Jonuzi (tashmë i ndjerë). Ragip Heseti, kryetari klubit, gjatë vitit 1997 ishte në krye të një misioni që ia doli ta ruajë vazhdimësinë e hendbollit shtimjan karshi dhunës dhe represionit që u ushtrua nga pushtuesi serb. Gjatë vitit 1997, kryesia e klubit të hendbollit Vjosa (meshkujt), kishte këtë përbërje: Ragip Heseti, kryetar, Nazmi lbali, nënkryetar. Shaqir Shaqiri, sekretar, Tafër lbali, arkëtar, Ramadan Ademaj, Xhafer Hysaj, Afrim Qorrolii, Haki Baftiu dhe Bajrush Baftiu - anëtarë. Klubi i femrave zgjodhi gjithashtu kryesinë e vet në këtë përbërje: Nazmi lbali, Imer Arifi, Haki Baftiu, Hysni Qerimi, Fehmi Mujota, Qamil Braha. Zenel Tërshana, Elmi Ukaj dhe Valbona Hasani. Ndihmesë të posaçme për Vjosën dhanë edhe dy personalitete të shquara të hendbollit shtimjan, të cilët ndërruan jetë, ishin Gani Ft. Duraku (1941-1992) dhe Nazmi Jonuzi (1956 -1997).

Shtimja ‘95 Klubi i hendbollit Shtimja ‘95 u themelua më 15 tetor të vitit 1995, me nismën e disa të rinjve, të cilët kohë më parë kishin luajtur për KH Vjosa. Kuvendi i parë i KH Shtimja ‘95 u mbajt më 15 prill të vitit 1996, kur edhe u zg-

jodh Kryesia në përbërje: Imer Imeri- kryetar, Bujar Ferati- sekretar, Kujtim Xhelili, Xhevdet Rexhepi, Sahit Ferati, Aziz Zeqa dhe Fehmi Hysenaj anëtarë. Në vitin 1996-1997 skuadra u përtëri në garat kampionale. Trajneri i skuadrës ishte Metush Ademaj, i cili pas tri javësh u zëvendësua nga Sefedin Reçica. Kuvendi i dytë u klubit u mbajt në gusht të vitit 1997. U zgjodh kryesia në këtë përbërje: Fehmi Hysenaj - kryetar, Sahit Ferati nënkryetar, Naim Imeri - sekretar, Kujtim Xhelili, Aziz Zeqa, Blerim Latifi dhe Jetush Rrafshi - anëtarë. Një ndër vendimet e këtij kuvendi ishte se klubi në të ardhshëm të mbajë emrin Shtimja ‘95, në vend të Vjosa ‘95. Për klubin gjatë vitit 1997-1998 luajtën këta hendbollistë: Lutfi Kadriu, Xhavit Ademaj, Ridvan Isufi, Daut Bytyçi, Arsim Imeri, Besnik Ferati, Avni Duraku, Kujtim Xhelili, Ylber Zaskoku, Azem Smajli, Arben Ademi, Aziz Zeqa, Avdyl Mulaj, Astrit Ferati, Skënder Ademaj, Faruk Ramadani, Brahim Ferati, Shpresim Ferati, Gëzim Gashi dhe Liridon Ferati. Kryetrajner ishte Kujtim Xhelili, ndërkohë që në postin e trajnerëve ishin Avni Duraku dhe Aziz Zeqa. 225


KAÇANIKU

Lepenci kontribuoi edhe për liri Klubi i hendbollit Lepenci i Kaçanikut u themelua në gusht të vitit 1963. Nismëtarë të themelimit, pos të rinjve të kësaj komune ishin edhe zyrtarët komunalë të asaj kohe. Në kryesinë e klubit ishin: Latif Nallbani, Bedri Kyqyku (i ndjerë) dhe Ismet Stagova. Këtë proces e ndihmoi shumë edhe punëtori i vjetër sportiv, asokohe kryetar i Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, Mustafë Rezniqi.

Vëllezërit tusha

226

Menjëherë pas themelimit, skuadra u përfshi në garat e rregullta. Ndeshen e parë Lepenci e zhvilloi kundër Radiniçkit të Vushtrrisë dhe pati pësuar humbje me rezultat 27:14. Skuadrën asokohe e drejtoi Enver Mahmut Shehu. Brezi i parë i skuadrës pati këto figura që u dalluan me lojën e tyre: Izair Topojani (portier), Esat Koxha, Ajet Caka, Aqif Nallbani, Tefik Mahmut Shehu, Ezgjit Tusha, Nuri Shehu, Hysamedin Xheladin etj. Ndeshjet Lepenci i zhvilloi në oborrin e shkollës fillore “ Emin Duraku” në Kaçanik, por pas ndryshime që u

bënë në Propozicionet e garave, Lepenci prore udhëtoi në Ferizaj, gjë që ndikoi dukshëm në ngecjen e hendbollit në këtë komunë. Me asfaltimin e fushës pranë lumit Lepenci u krijuan sërish kushtet dhe rrethanat për lojë. Kjo bëri që pos skuadrës së meshkujve të themelohet edhe ajo e femrave. Pas kësaj nis e mbara e këtij klubi. Duhet veçuar lojtarët e rinj: I. Mulaku, Abit Lika, E.Dogani, N.Tusha, R.Jezerci, F. Lika etj. Vështrimet e vitit 1979 dëmtuan terrenin e hendbollit. Nisi të ngecë puna, ndërkohë që barrën kryesore e kishin të rinjtë, duke i zhvilluar ndeshjet në Ferizaj e gjetiu. Mirëpo sërish u meremetua fusha e hendbollit pranë lumit Lepenci dhe më pas u krijua një skuadër e fortë e meshkujve dhe femrave, por edhe skuadra e juniorëve. Më lojë të mirë asokohe u dalluan vashat, si: M.Dema, V.Koxha, V.Krusha, T. Vinca etj. “E veçantë e klubit është se fizionomia e tij erdhi si rezultat i përgatitjeve të përbashkëta në Strugë dhe në Trogir, që u bënë disa vite me radhë”, thotë Ezegjid Tusha, i cili ishte trajner i Lepencit prej viti 1964. Pas tij, prej vitit 1978 e deri më 1985, kur edhe ndërroi jetë, në krye të Lepencit ishte Nuri Shehu. Trajner i juniorëve ishte Kerim Lika (lojtar i brezit të dytë), ndërsa i femrave ishte Rrushe Reka, arsimtare e kulturës fizike. Me futjen e masave të dhunshme në sport, klubi ynë nuk i pranoi dhe u tërhoq prej garave që udhëhiqeshin nga serbosllavët dhe kjo vazhdoi deri me mëvetësimin e sportit më 1991, duke zhvilluar gara në objekte jo të përshtatshme, por vullneti i të rinjve ishte të sfidohej pushteti serbosllav, duke luajtur nga ndonjë ditë edhe dy e më shumë ndeshje. Klubi ynë ishte edhe organizatori i parë i finales në hendboll në mes të KH Kastrioti nga Ferizaj dhe KH Llapi nga Podujeva. Ishte ndeshja e nivelit të lartë ku të pranishëm ishin thuajse që të gjithë trajnerët e klubeve dhe gjyqtarët. Për organizimin e ndeshjeve të hendbollit, anëtari i ynë u mor në polici dhe u mbajt për dy orë, ndërsa


herën e dytë u dënua me 1500 dinarë ose diku mbi 750 DM, por edhe këto dënime nuk e ndërprenë punën dhe aktivitetin e klubit tonë. Klubi ynë dha edhe një numër të ushtarëve për UÇK-në dhe shumë të tjerë që ndihmuan, por ata që e veshën uniformën ishin Bujar Tafili, Naxhid Raka dhe Abit Lika.

227


ll api

Jetojnë me kupën e Kosovës...

nga ana financiare një periudhë të gjatë u përkujdesën vëllezërit Jakup dhe Skender Blakçori, që nga viti 1992 dhe deri në vitet e sotme, ndihmuan pa asnjë hezitim.

228

Llapi gjithnjë ka pasur traditë të sportit, mirëpo hendbollin në Podujevë e “mbollën” disa veprimtarë, që sot fatkeqësisht nuk janë më në mesin tonë, Sylejman Mehmeti dhe Xafer Salihu, mund të konsiderohen si themeluesit e këtij sporti në trevën e Llapit dhe më vonë vjen edhe një plejadë hendbollistësh, si: Hasan Shala, Qazim Zhushi, Gani Babatinca, Hilmi Babatinca, Eshref Babatinca, Shefqet Hasani, Naim Nishevci, Enver Blakçori, pastaj Isuf Kamerolli, Besnik Muçolli, Nazmi Beshiri, Isuf Mahmuti, Isak Osmani, të rinjtë Jeton dhe Muhamed Havolli, Elvir Babatinca, Rijad Hasani, të cilët në vitet më të vështira, kur Kosova ishte nën okupim rezistuan, duke vepruar në mënyrë të organizuar.

Ishin gjithnjë në shërbim të organizimit të garave, duke qenë shpesh nikoqirë në terrenin e shkollës fillore në Dumnicë, ku përkujdeseshin për organizim Sabri Beshiri, Senver Rexhepi, Agim Fusha, ndërsa nga ana financiare një periudhë të gjatë u përkujdesën vëllezërit Jakup dhe Skender Blakçori, që nga viti 1992 dhe deri në vitet e sotme, ndihmuan pa asnjë hezitim. Sukseset e Llapit, përveç në vitet kur ishte në vitet e 70-ta anëtare e Ligës së atëhershme të Serbisë (sistemi i garave ishte i atillë), gjatë garave në Kampionatin e Kosovës të vitit 1994/95 fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën, pasi e mundi Prishtinën, kampionin e atëhershëm. Llapi në edicionet 1995/96 dhe 1996/97 me grupmoshën e juniorëve dy herë radhazi ishte fituese e Kampionatit të Kosovës.



zh eg r a

Zhegra, me shumë talent, e me pak kushte sportive

Merita ma të mëdha që kjo degë sportive të masivizohet, me të madhe në këtë fshat, ishte pa dyshim ish-arsimtari i edukatës fizike Enver Gjinolli, i cili në vitin 1958 kur filloi si mësimdhënës në fshatin Zhegër, zgjoi interesim të madh jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek të rinjtë e këtij fshati, në kultivimin e kulturës fizike, sidomos të lojës së hendbollit. Pas viti 1961 në Zhegër fillon punën Mexhit Haziri si arsimtar i edukatës fizike në shkollën fillore të Zhegrës. Mexhit Haziri ishte një sportdashës i madh dhe filloi që nga nxënësit e shkollës të formojë skuadrën hendbollit në të dy konkurrencat. Në shumë gara shkollore që në atë kohe organizoheshin, me shkollat e tjera në qytetin e komunës së Gjilanit, Zhegra tregonte rezultate. Prandaj në vitin 1969 nga disa të rinj u mor iniciativa të formohet klubi i hendbollit që e pagëzuan sipas emrit të lokalitetit ZHEGRA. Pastaj u zgjodhën edhe Kryesia e klubit, në krye me Idriz Idrizin, si dhe anëtarët e kryesisë, kurse Mexhit Haziri, i cili ishte edhe lojtar aktiv por edhe trajner i parë i skuadrës. Lojtarët tjerë ishin: S. Hajrullahu (portier), Metush Idrizi,

230

Shaip Ismajli, Farush Neziri, Fadil Bekteshi, Zija Haziri, Rrahim Bajrami, Gazmend Shabani, Sahit Isufi, Shukri Bislimi,dhe Sefedin Jashari. Kështu në vitin 1969/70, Zhegra u regjistrua në Lidhën komunale të Ferizajt, në të cilën asokohe garonin edhe: Bozhuri II , Borci II, Presheva dhe Bashkimi (Koretinit). Klubi i hendbollit Zhegra në këtë grup zuri vendin e parë, dhe u kualifikua për garat e Ligës së parë të Kosovë, në vitin 1971. Në këtë periudhë kontribut të madh dhanë edhe arsimtari Nexhat Arifi. Fondi i lojtarëve ka qenë i mjaftueshëm dhe kryesisht ishte vendor. Nga lojtarët dalloheshin Sahit Hajrullahu, Mexhit Haziri (trajner dhe lojtar aktiv), Fadil Bekteshi, Rrahim Bajrami, Zija Haziri, Metush Idrizi, Raif Aliu, Farush Neziri, Gazmend Shabani, Sahit Isufi, Shukri Bislimi, Ismajl Haziri, Sefedin Jashari dhe një gjeneratë pak më e re si: Xhevat Haziri (i ndjerë), Fehmi Sherifi, Xhevat Agushi, Bajram Isufi, Rrahman Agushi dhe Daut Mahmuti (i vrarë gjatë luftës së fundit 1999). Mirëpo, pas një kohe me interesimin e ishlojtarëve, u mor vendim që të vazhdojnë garat në ligën e dytë të hendbollit, ku përkrahjen


ma të madhe e gjetën te Mexhit Devaja,si nga ana financiare dhe materiale duke na dhuruar pajisje me topa të hendbollit, portat me rrjeta etj. Për këtë ne si klub e falënderojmë dhe do t’i jemi mirënjohës gjithmonë. Në këtë kohë klubi u riorganizua, u formua kryesia e re: kryetar u zgjodh Skender Selimi i cili ishte edhe donator kryesor i Zhegrës, kurse anëtarë ishin Mexhit Haziri, Bajram Isufi dhe Mustafë Aliu. Ndërsa trajner u zgjodh prof. Rifat Shabani, pas një kohe Fehmi Sherifi. Kështu me nismën e Bajram Isufit ish lojtar i klubit Zhegra, Mustafë Aliut, Mexhit Hazirit, Fehmi Sherifit, Gazmend Shabanit dhe shumë lojtarëve të tjerë Zhegra garat i vazhdoi në edicionin 2008/09 në Ligën e parë të Kosovës. Por, tani me një kryesi paksa më të zgjeruar

në përbërje: Bajram Isufi (kryetar), Mexhit Haziri, Mustafë Aliu, Sami Kadriu, Rrahman Agushi, dhe Nezir Neziri. Trajner i ekipit u zgjodh Fehmi Sherifi, ndihmëstrajner Gazmend Shabani, që me sukses të përballojnë Ligën e parë dhe në edicionin 2010/11 të jenë anëtarë të Superligës së Kosovës, ku ende garojnë me shumë sukses. Po t’i kishin kushtet themelore (palestrën) në Zhegër, kush e di sa e sa talent të tjerë do të dilnin, siç janë Alban Haziri, Armir Agushi, Ali Aliu, Melos Shahini etj., të cilët tani kanë bërë emra në përfaqësueset e Kosovës për të rinj. Sepse Zhegra me grupmosha të reja ka arritur suksese, dy herë nën kampion me pionier, me kadetë vendin e katërt...

231


Sh qip o n ja

Klubi nga fshati që vepron në qytet

Skuadra Shqiponja u formua në vitin 2000 me iniciativën e disa punëtorëve sportivë, por edhe arsimdashësve, të cilët me qëllim për t’u ndihmuar nxënësve të tyre, morën vendim të formojnë një klub hendbolli me nxënësit nga rrethi i Gjakovës. Kjo ide dhe veprim hasi edhe në përkrahjen e një veterani të hendbollit gjakovar, profesor Ismajl Berisha, i cili edhe ishte trajneri i parë. Kryesia e klubit përbëhej prej Demë Sadikut, Skender Alijajt, Hasan Sadriaj, Mahmut Sadikut... të cilët gradualisht me punë të përkushtuar edhe përkundër vështirësive si materiale ashtu edhe të infrastrukturës, në mungesë të palestrës, vashat duhej të udhëtonin nga fshatrat për t’i vijuar stërvitjet në palestrën ‘Shani Nushi” në Gjakovë. Mirëpo edhe përkundër këtyre peripecive, klubi fitoi fizionominë e një klubi të organizuar,

232

nga dolën shumë talente, që më vonë por edhe sot, të jenë hendbolliste me peshë në skuadrat e tjera kosovare. Klubi si një kolektiv i vyeshëm dhe modest, çdo vit tradicionalisht organizon turneun ndërkombëtar ‘Shqiponja 2000”, fillimisht si një turne lokal, kurse tani e disa vite edhe ndërkombëtar, turne në të cilin morën pjesë shumë skuadra të rajonit. Në pesë vitet e kaluara, skuadra e Shqiponjës tri herë u radhit në finale të Kupës ë Kosovës, por cilësia ishte në anën e skuadrave të Kastrioti dhe Prishtinës, te cilat kanë kushte më të mira materiale. Mirëpo, Shqiponja shpesh edhe e ka përcaktuar Kampionin e Kosovës, ngase në Gjakovë kanë ditur t’i lënë pikët skuadrat e mëdha si Prishtina, Kosova....


Istogu

Hendbolli po zë vend në Istog...

Para disa viteve, më saktësisht në edicionin 1999/2000, Rakoshi u inkuadrua në Ligën e Kosovës, pas një kohe të gjatë pushimi prej më shumë se 30 vjetësh. Entuziasti dhe më vonë zyrtari i sportit, Bedri Hajzeraj, filloi të zhvillojë hendbollin në lokalitetin e tij. Mirëpo, kushtet e vështira sidomos të infrastrukturës ia ndërprenë aktivitetin. Mirëpo, në të keqen, ndonjëherë ndodhin edhe gjërat e mira, sepse në skenë doli një entuziast tjetër me profesion po ashtu të edukatës fizike, Faruk Shala, i cili formon skuadrën e vashave. Fillimisht kishte probleme, mirëpo më vonë me mishërimin me këtë port magjik, Faruku, hyni në botën e hendbollit, sepse për 7 vjet nga një klub fillestar me punë dhe angazhim shpesh edhe financiar, transformoi skuadrën në një klub stabil të Superligës së Kosovës.

Mirëpo, e veçanta e tij është puna me grupmosha të reja, dhe në dy edicionet e garave, kadetet e Istogut janë larg të tjerave skuadra, nga cilësia dhe rezultatet.

233


234


kapitulli

03

/

Përfaqësueset e Kosovës

— Përfaqësuesja e Kosovës nëpër vite / meshkujt ....................238 — Përfaqësuesja e Kosovës nëpër vite / femrat ...........................256

235


Përfaqësuesja 1962

/

236


Nga e majta në këmbë: Xhafer Lila, Saviq, Besim Rogova, Muhrrem Dana, Caci, Sami Mustafa, Beqir Hasanxhekaj, Ismajl Berisha dhe Nazmi Kajtazi (Përzgjedhës). Ulur: E.Rogova, Vitkoviqi, Ackoviqi, Sheqer Shllaku, Ruzhdi Kolshi dhe Beqar Buçinca.

237


përfaqësuesja e kosovës nëpër vite / meshkujt

Hendbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Nuk kaloi kohë e gjatë dhe hendbolli kosovar doli edhe në arenën ndërkombëtare. Në të vërtetë, hapi i parë i bashkëpunimit ndërkombëtar u bë me hendbollistët e Republikës Arabe të Bashkuar. Në prill të vitit 1961 në Kosovë erdhi përfaqësuesja e këtij shteti, zhvilloi takimin e parë ndërkombëtar miqësor kundër Përfaqësueses së Kosovës. Ndeshja pati përfunduar me rezultat të barabartë 25:25 (13:14). Takimi i dytë u zhvillua në korrik të vitit 1961. Kësaj radhe Përfaqësuesja e Republikës Arabe të Bashkuar shënoi fitore kundër Përfaqësueses së Kosovës me rezultat 22:14. Për Kosovën luajtën këta hendbollistë: Pinduku, Demiqi, Llaziqi, Buçinca, Ivanoviqi, Gjikanoviqi, Peshiqi, Cimbaleviqi, Lila, Shishmani, Dulatahu dhe Mustafa. Takimi u zhvillua nga Përfaqësuesja e Kosovës, në Stadiumin e Rinisë në Prishtinë.

238

viti 1962 Përfaqësuesja e Kosovës ia ktheu vizitën Republikës Arabe të Bashkuar në prill të vitit 1962. Gjatë këtij turneu zhvilloi gjashtë ndeshje, prej të cilave tri i përmbylli me fitore.

Rezultatet ishin këto: Gizria – Kosova .........................................20:16 Tanta – Kosova ........................................20:22 Taufik – Kosova ...........................................14:7 Takathrad – Kosova ................................. 22:13 Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Kosova zhvilloi tri takime me radhë kundër Aleksandrisë.

Rezultatet ishin këto: Aleksandria – Kosova ..............................15:14 Aleksandria - Kosova .............................20:22 Aleksandria - Kosova .............................. 13:26 Në 1962 erdhi në Kosovë skuadra e Kajros, Taufik. Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi gjashtë takime me skuadrat më të mira kosovare. Taufik arriti sukses të mirë. Nga gjashtë ndeshje, shënoi katër fitore, pati një humbje dhe një barazim.


Rezultatet ishin këto: Partizani (Mitrovicë) - Taufik ............... 17:14 Borci (Ferizaj) - Taufik ...............................9:15 Kosova – Taufik.......................................... 13:13 Vëllaznimi - Taufik .................................... 17:18 Partizani (Gjilan) – Taufik .......................10:15 Prizreni - Taufik ........................................12:16. Të gjitha takimet i ndoqën me mijëra shikues. Duhet përmendur atmosferën e jashtëzakonshme në Prizren, ku takimin e përcollën më se 3.000 shikues.

VITI 1972 Bashkëpunimi ndërkombëtar merr përmasa, zgjerohet edhe me shtetet në rajon. Kështu, prej 23-28 gusht të vitit 1972, qëndroi në Kosovë skuadra e njohur evropiane Bakau e Rumanisë, anëtare e Ligës së parë të këtij shteti, e cila zhvilloi tri takime, dy kundër Borcit të Ferizajt dhe një kundër Vëllaznimit të Gjakovës.

VITI 1973 Një vit më vonë (1973) hendbollistët e Borcit të Ferizajt shkuan në Loxh të Polonisë. Në takim me skuadrën Anilania ferizajasit

pësuan humbje me rezultat 30:16 (18:28). Po kjo skuadër polake ia ktheu vizitën Borcit më 17 qershor të vitit 1973. Një ditë më vonë, më 18 qershor, në Gjakovë, skuadra polake u takua me Përfaqësuesen e Kosovës dhe pësoi humbje me rezultat 24:20. Për Kosovën luajtën: Mandiq, Sojeva, Bartolloviq, Nici, Reçica, Jashareviq, Hoxha, Abdyli, Gjorgjeviq, Bula, Kaleziq dhe Selmanaj.

Më 19 qershor u zhvilluan edhe dy ndeshje: Kosova - Anilania ................................... 24:30 Borci - Anilania ....................................... 23:26

VITI 1975 Kosova – Jugosllavia 19:38 (9:21) Më 19.5.1975 u zhvillua takimi në hendboll ndërmjet Kosovës dhe Jugosllavisë 19:48 (9:21). Rezultati nuk është me rëndësi, sepse ishin përballur dy ekipe me cilësi jo të barabarta. Ekipi përfaqësues i Kosovës luajti në këtë përbërje: Jovanoviq, Beqoviq, Vuçkoviç, Sojeva, Reçica (3), Xhelal Selmanaj (3), Gashi, Gjorgjeviq (6), Pula, Zhubi, Jorgiq, Mlladenoviq, Kocanoviq dhe Dobroshi.

239


përfaqësuesja e kosovës nëpër vite / meshkujt

përfaqësuesja e kosovës në turneun e njësive të rsfj, në prishtinë kur ishte e treta. Nga e majta në këmbë: Esat Stavileci, Hysni Firza, Xhelal Selmanaj, , Dekiq, Tupella, Ramosaj, Gerkoviq, Gashi, Gjorgjeviq, Kilaj, Reçica dhe Gjergj Gjini. Ulur: Tomoviq, Beqir Buçinca, Muhamet Alaj (Përzgjedhës), Sahiti, Makiqi, Kamenica dhe Berishja.

240

Viti 1977: Kosova, e treta në turneun e njisëve të rsfj LH e Jugosllavisë kishte marrë vendim që nga viti 1975 të organizonte një turne me titull “Turneu i AVNOJ”, ku do të merrnin pjesë ekipet përfaqësuese të të gjitha njësive të ish-Federatës Jugosllave. Në vitin 1977 nikoqir i këtij turneu ishte Prishtina. Ekipin përfaqësues të Kosovës e përbënin lojtarët: Kamenica, Xh. Selmanaj, S. Reçica, T. Sojeva, R. Tomoviq, M. Kilaj, S. Mandiq, Elezoviç, B. Tupella, Gjorgjeviq, Markoviq, M. Gashi, Marinkoviq, Kola, D. Berisha, G. Ramosaj.

Ekipi i Kosovës arriti këto rezultate: Kosova – Mali i Zi .......................26:20(14:10) Vojvodina – Kosova ......................35:21(21:8) Kosova – Serbia ............................23:21(12:13) Takimi për vendin e tretë në tabelë u zhvillua mes Sllovenisë dhe Kosovës, të cilin e fitoi Kosova me rezultat 19:17 (10:8). Pra, me këtë fitore ekipi përfaqësues i Kosovës zë vendin e tretë. Ishte një sukses që tregoi se hendbollistët e Kosovës ishin plotësisht të barabartë me ata të njësive të tjera federative.

viti 1979 Austria – Kosova 29:29(15:17) Me ftesë të Federatës së Hendbollit të Austrisë, ekipi përfaqësues i Kosovës qëndroi në Vjenë nga data 21-27.11.1979. Në ekipin përfaqësues të Kosovës luanin lojtarët: Kamenica, S. Reçica, R. Tomoviq, Xh. Selmanaj, M. Kilaj, B. Tupella. Gerkoviq, Markoviq, (Bozhuri), Heta (Drenica), Hoxha (Vëllaznimi), Zhubi (Prishtina) dhe Goran Ramosaj (Deçani), A. Makiqi (Trepça). Nga kjo përbërje munguan Aziz Makiqi, i cili ishte anëtar i ekipit përfaqësues të Jugosllavisë, që merrte pjesë në turneun e Karpateve në hendboll, i cili mbahej në Rumani, dhe Muhamet Kilaj, për shkaqe familjare. Ekspeditën e Kosovës e përbënin Gjergj Gjini, udhëheqës i rrugës, dr. Zef Gjoni dhe Beqir Buçinca, trajner i Borcit të Ferizajt, ndërsa trajner ishte Muhamet Alaj. Gjatë qëndrimit në Austri zhvilluam disa takime kontrolluese me ekipet vendase, kurse takimi zyrtar ndërmjet Austrisë dhe Kosovës u mbyll me barazim 29:29 (15:17).


VITI 1983: TURNEU I SPANJËS Përfaqësuesja A e Kosovës, prej 27 – 30 dhjetor të vitit 1983, qëndroi në Spanjë ku u paraqit denjësisht. Kosova më këtë rast shkoi në turneun e Spanjës në saje të zgjuarsisë së Gjergj Gjinit, i cili atëbotë ishte kryetar i Lidhjes së Hendbollit të Jugosllavisë. Zhvilloi katër ndeshje, duke shënuar vetëm një fitore dhe tri humbje. Katalonia – Kosova.................................. 27:30 Katalonia – Kosova ...................................27:17 Baskia – Kosova ........................................27:25 Baskia – Kosova .........................................21:14 Kosovën e përfaqësoi komplet skuadra e Borcit nga Ferizaj me një përforcim nga Gjilani (Dërgut Abdullahu).

VITI 1985: TURNEU NË TURQI Përfaqësuesja A e Kosovës, prej 10-12 dhjetor të vitit 1985, qëndroi në Turqi dhe zhvilloi tri takime me Përfaqësuesen e Turqisë. Turqia – Kosova ....................................... 22:23 Turqia – Kosova ....................................... 32:22 Turqia – Kosova........................................ 22:24 Kosova u paraqit në këtë përbërje: Sahiti, Dobroshi, Bajrami, Selmanaj, Makiqi, Bu.Qerimi, Milenkoviq, Tomoviq, Puqurica, Shabanaj, Beqiri, Zeneli.

VITI 2004: TRUNEU I ‘KATËR KOMBEVE’ Me ftesë zyrtare të Federatës së Hendbollit të Luksemburgut, nga data 16-21 dhjetor 2004, Përfaqësuesja e Kosovës mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Katër kombet” në Betemburg. Morën pjesë edhe Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu dhe FHK-ja u paraqit me përfaqësuesen më të mirë. U arrit një sukses i madh, turneu organizohej në çastin kur edhe kërkesa e FHK-së ishte në rend të ditës në Kongresin e jashtëzakonshëm të EHF- së më 18 dhjetor në Budapest. Kjo veprimtari e sensibilizonte edhe më shumë hendbollin kosovar.

Përfaqësuesja e Kosovës u paraqit në këtë përbërje: Kosova Bekim Dashi, Artan Shipoli, Arben Muçolli, Hamëz Gjuka, Alban Dobroshi, Besim Neziri, Riad Hasani, Taip Ramadani, Agron Shabani, Shehadin Zenuni, Leonard Cula, Dukagjin Azizi, Burim Zaskoku, Florim Haxhimusa. Flamur Salihu, Ali Salihu dhe Muhamed Maloku. Përzgjedhës ishte Tefik Mikushnica, trajner Verim Zherka. Ekspedita e FHK-së përbëhej edhe (Departamenti i Sportit të Kosovës), Feriz Parllaku (kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve), Ismet Jupa (kryetar të Shoqatës së Trajnerëve) dhe mjeku dr. Vehbi Leku.

Rezultatet e Kosovës në Turneun ‘Katër Kombet” në Luksemburg Belgjika – Kosova .......................32:22(15:14) Kosovë - Holandës ......................30:26(11:11) Luksemburgu – Kosova ............. 25:19 (12:8). Përfaqësuesja jonë pati një paraqitje të denjë. La përshtypje të mrekullueshme te organizuesi i turneut - Federata e Hendbollit e Luksemburgut, por edhe te shtetet e tjera, të cilat pranuan të luajnë pa ngritjen e flamujve dhe intonimit të himneve shtetërore për shkak të Kosovës, por vetëm nën flamurin e EHF-së.

241


përfaqësuesja e kosovës nëpër vite / meshkujt

Mutlu 4, Uçdag 3, Serdaroglu 3, Ozbahar, Otman, Aker, Ornek 3, Kirkayak, Karsioglu3, Taner, Yalqinaer 8 dhe Yagli. (Përzgjedhës: Ozgun Atay, trajner Levent Akuf). Ndeshja ishte mjaft interesante dhe e niveluar, derisa në pjesën e parë Turqia ishte më e mirë dhe në avantazh deri në 5 gola, fundi i takoi skuadrës kosovare, mirëpo Zherka dështoi në sekondat e fundit të barazonte rezultatin.

KOSOVA – TURQIA 27:32 (14:16)

VITI 2005: KOSOVA – TURQIA DY BALLAFAQIME Përfaqësuesja e Kosovës, pas një kohe relativisht të shkurtër, zhvilloi dy ndeshje me Përfaqësuesen U23 të Turqisë, ndeshja e parë ishte zyrtare dhe u zhvillua më 1 mars 2005 në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë, kurse pas dy ditësh u zhvillua edhe një ndeshje në Prizren. Të dy ballafaqimet i fitoi Përfaqësuesja e Turqisë, derisa ndeshja e parë humbi me vetëm një gol-dallim, e dyta humbi me rezultat më bindës.

KOSOVA – TURQIA

29:30 (10:16)

Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sportit - Prishtinë Shikues: 1600 Gjyqtarë: Kamer Metallari – Vane Acev (MKD) Vëzhgues: Izet Gjinovci (KOS) Përjashtime: KOS 4 min , TUR 10 min. Shtatëmetërshe: 8/6 KOS, 4/0 TUR. KOSOVA: Hajrizi, Azizi, V.Shala 1, Zenuni Haxhimusa 2, Hasani 2, F.Salihu, Parduzi, A. Dobroshi 2, Zaskoku, Zherka 2, Muqolli 13, Shabani, A.Salihu 7, Dashi dhe Shipoli. (Përzgjedhës: Tefik Mikushnica, trajner Nexhdet Dobroshi). TURQIA: Alkis, Boyar 2, Kaynak 2, Sonmez 2,

242

Vendi: Palestra sportive “Sezair Surroi” Prizren Shikues: 1900 Gjyqtarë: Mehmet Koro - Aziz Ibrahimi Vëzhgues: Izet Gjinovci Përjashtime: KOS 8 min , TUR 12 min. Shtatëmetërshe: 9/5 KOS, 4/3 TUR. KOSOVA: Hajrizi, Azizi 1, V.Shala, Zenuni 1, Haxhimusa, Hasani 2, F.Salihu 1, Parduzi, A. Dobroshi 1, Zaskoku 3, Zherka 7, Muqolli 8, Shabani, A.Salihu 3, Dashi dhe Shipoli. (Përzgjedhës: Tefik Mikushnica, trajner Nexhdet Dobroshi). TURQIA: Alkis, Boyar 10, Kaynak 3, Sonmez 1, Mutlu 5, Uçdag, Serdaroglu, Ozbahar 1, Otman, Aker, Ornek, Kirkayak, Karsioglu, Taner 6, Yalqinaer 6 dhe Yagli. (Përzgjedhës: Ozgun Atay, trajner Levent Akuf).

VITI 2007: TURNEU ‘PAVARËSIA’ Federata e Hendbollit e Kosovës në fund të vitit 2007 më saktësisht nga data 13-15 dhjetor 2007 organizoi Turneun ndërkombëtar të quajtur ‘Pavarësia”, pasi pritej në çdo moment shpallja e Pavarësisë. Pjesëmarrëse ishin Përfaqësuesja A e Bullgarisë dhe Përfaqësuesja U23 e Turqisë. Bullgaria, pasi e mundi edhe Turqinë me rezultat 28:34 dhe fitores ndaj Kosovës, doli e para.

KOSOVA – TURQIA 33:26(14:10) Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sportit - Prishtinë Shikues: 900. Gjyqtarë: Afrim Azemi – Eshref Beqiri Vëzhgues: Fahredin Hashani


Përjashtimet: KOS 6 min , TUR 6 min. Shtatëmetërshet: 5/4 KOS, 2/2 TUR. KOSOVA: Hajrizi, Azizi, V.Shala, Haxhimusa, Zeka 4, F.Salihu 1, Zaskoku 1, Gjuka, Muqolli 8, M.Maloku 12, Haxhiu 2, Zenuni, Beqiri 2 dhe Abazi . (Përzgjedhës: Alfred Llazari, trajner Taib Kabashi, Verim Zherka, Nexhdet Dobroshi, Osman Demolli). TURQIA: Burak, Bircan 1, Eroz 2, Ozturk 1, Ereceylan, Keskin 1, Coskun 3, Diri 1, Demirezen 1, Yildirim 8, Ozmusul, Kiziltas 3, Qelebi 2 deh Qoban 3. (Përzgjedhës: Murat Bilge, Kivanc Ozcan)

KOSOVA – TURQIA 33:26(14:10) Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sportit - Prishtinë Shikues: 700. Gjyqtarë: Arsim Vitaku – Erdoan Vitaku Vëzhgues: Kamer Metallari Përjashtimet: KOS 6 min , TUR 6 min. Shtatëmetërshet: 5/4 KOS, 2/2 TUR. KOSOVA: Hajrizi, Nuhi, V.Shala, Haxhimusa,

Zeka 2, F.Salihu, Zaskoku 1, Gjuka 1, Muqolli 6, M.Maloku 6, Haxhiu 6, Zenuni, B.Bekteshi 1, Beqiri dhe Abazi . (Përzgjedhës: Alfred Llazari, trajner Taib Kabashi, Verim Zherka, Nexhdet Dobroshi, Osman Demolli). TURQIA: Enchev, Kolev 6, Georgijev, Duimitrov, Borisov 1, Siemenov, Rachev 3, Y.Ivanov, Kobakov 4, Vladkov 8, I.Ivanov, D.Ivanov dhe Yoradanov 8. . (Përzgjedhës: Kirche Vasilev, trajner George Atanasov).

VITI 2008: NDESHJA E PARË ZYRTARE PAS PAVARËSISË Ndeshja është zhvilluar më: 06.04.2008 pas marrëveshjes mes dy Federatave, gjegjësisht Mexhit Devajës dhe Tarik Cengizit, që Turqia të jetë kombëtarja e parë që do të zhvillojë ndeshjen e parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Se sa ka qenë kjo mediatike në Turqi, tregon fakti se TRT, televizioni shtetëror i Turqisë, e ka transmetuar ndeshjen drejtpërdrejt.

243


Përfaqësuesja 2008

/

Ndeshja e parë pas pavarësimit

244


Nga e majta në këmbë: Kabashi (trajner), N.Dobroshi (trajner) H.Dobroshi, Bilalli, Trajkovski, Gjuka, Shala, Muqolli, Haxhiu, Abazi, Hajrizi, Zaskoku dhe Llazari (përzgjedhës); ulur: Beqiri, M.Maloku, A.Dobroshi, Azizi, , Zeka, Salihu, E.Maloku dhe Cimili

245


PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS NË BULLGARI Nga e majta në këmbë: N.Dobroshi (trajner), Llazari (përzgjedhës), Zeka, Abazi, Maloku, Parduzi, Shala, Muqolli, Haxhiju, H.Dobroshi, Kastrati, Kabashi (trajner) dhe Ibrahimi; ulur: Shipoli, Trajkovski, Azizi, Maloku, Mulliqi, A.Dobroshi dhe Salihu

KOSOVA – TURQIA 22:22 (11:10) Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë Shikues: 1700. Gjyqtarë: Gjorgje Nachevski Slavçe Nikolov (MKD). Vëzhgues: Fahredin Hashani (KOS). Përjashtimet: KOS 8 min , TUR 12 min. Shtatëmetërshet: 3/1 KOS, 3/2 TUR. KOSOVA: Hajrizi, Azizi, Shala 3, Zeka , Haxhiu 4, Gjuka, Salihu, Trajkovski 8, Beqiri, A. Dobroshi 3. E. Maloku, Zaskoku, Muqolli 4, Cimili, Abazi dhe H.Dobroshi (Përzgjedhës: Alfred Llazari) TURQIA: Uçdag, Kirdal 2, Pamuk 1, Asllan 5, Mutlu, Done 7, Orhonlu, Savash, Bayar 2, Gunay, Çoban, Pektash 2, Tan 5, Eyovge dhe Alkis. (Përzgjedhës: Peter Kovaq). Ndeshja ishte mjaft interesante dhe e niveluar, derisa në pjesën e parë Kosova ishte më e mirë dhe në avantazh deri në 5 gola, fundi i takoi skuadrës turke, e cila humbi aksionin e fundit dhe rezultati mbeti i barabartë.

TURNEU NDËRKOMBËTAR NË BULLGARI Përfaqësuesja e Kosovës(meshkujt) nga data 24 dhe 25 tetor 2009, ishte ftuar të jetë pjesëmarrëse e Turneut me rastin e shënimit të 50-të vjetorit të formimit të Federatës së Hendbollit të Bullgarisë. Kosova zhvilloi dy ndeshje, dhe që të dyja i humbi. Ditën e parë

246

pësuan nga nikoqiri, kurse ditën e dytë nga Përfaqësuesja B e Maqedonisë.

BULLGARIA - KOSOVA 28:20 (14:9) Vendi: Bllagoevgrad Shikues: 300 Gjyqtarë: Gorgiev- Dojqinov (BUL) Vëzhgues: Goretsov (BUL) Përjashtimet: 2 min BUL, 8 min. KOS Shtatëmetërshet: 4/3 BUL, 3/2 KOS BULLGARIA: Enchev, Kobakov 1, Stankov 1, Chernev 1, Chakmakov 6, Dimitrov 1, Borisov 4, Vlladkov 2, Rachev 3, Ivanov, Ruskov 3, Ganev, Tichivisky dhe Velizarov. KOSOVA: Abazi, Azizi, Shala 3, Zeka 2, Haxhiu , Mulliqi, Salihu 2, Maloku 5, A.Dobroshi 5, Maloku, Muqolli 2, Kastrati, Trajkovski 1 dhe H.Dobroshi.(Përzgjedhës: Alfred Llazari) Ndeshja është zhvilluar më: 25.10.2009

MAQEDONIA - KOSOVA 25:22(11:12) Vendi: Blagoevgrad Shikues: 150 Gjyqtarë: Gorgiev- Dojqinov (BUL) Vëzhgues: Goretsov (BUL) Përjashtimet: 4 min, 2 min. Shtatëmetërshe: MAQEDONIA: Dmitrov, Oyleski 1, Yanev 2,


Andovski, Blazeski, Kukoski 2, Ignov 1, Popov 3, Markoski 1, Dimiitrieski 2, Angeloski 7, Yovchevski 4, Traikovski, Vukevik. KOSOVA: Abazi, Azizi 2, Shala 6, Zeka, Haxhiu 1, Mulliqi, Salihu 1, M.Maloku 4, A.Dobroshi 1, E.Maloku, Muqolli 1, Kastrati, Trajkovski 6 dhe H.Dobroshi. (Përzgjedhës: Alfred Llazari)

PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS ZHVILLON NDESHJE NDËRKOMBËTARE NË TURQI Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e meshkujve prej datës 28 tetor deri më 1 nëntor do të jetë mysafire e Federatës së Hendbollit të Turqisë, ku do t’i zhvillojë 2 apo tri ndeshje me Turqinë dhe ndonjërën prej përfaqësueseve që janë ftuar (ekziston mundësia Egjipti, Greqia apo Bosnjë-Hercegovina) në kryeqytetin e Turqisë Ankara dhe do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së organizatorit.. Përzgjedhësi Alfred Llazari me bashkëpunëtorë ka caktuar edhe emëroren prej 16 lojtarëve, të cilët duhet të paraqiten në përgatitjet e përbashkëta treditore në Prishtinë më 25 tetor, e këta janë: Portier: Bardhyl

Abazi), KH Kastrioti; Hektor Dobroshi, KH Prishtina; Arber Curri, KH Vëllaznimi. Alo e majtë: Aldrin Zeka, BESA Famiglia; Enis Kabashi, KH Prishtina. Beka të majtë: Muhamed Maloku, KH Kastrioti; Kushtrim Kastrati, KH Prishtina. Qendra: Riste Trajkovski, KH Kastrioti; Kreshnik Krasniqi, BESA Famiglia; Fidan Cimili, KH Trepça. Pivotmen: Besfort Bilalli (TV Edingen) Zvicer; Fatlum Ahmeti (LIF Lindesberg) Suedi. Beka të djathtë: Besnik Shala, (SG Lauter) Gjermani; Ylber Mjeku, BESA Famiglia. Alo të djathtë: Alban Bislimi (HC Kriens-Luzern) Zvicer; Besmir Kusari, KH Vëllaznimi. Trajner: Taib Kabashi, Verim Zherka dhe Nexhdet Dobroshi. Mjek: Basri Ibrahimi. Ekonom: Xhelal Vitaku. Kësaj radhe përzgjedhësi Alfred Llazari ka freskuar në mënyrë radikale Përfaqësuesen, duke ftuar 4 lojtarë nga skuadra e të rinjve, si dhe katër lojtarë që luajnë në ligat evropiane. Llazari ka paraparë që të organizohen tri ditë përgatitje të përbashkëta, në mënyrë që të kompozohet sa më mirë formacioni i Kosovës para sfidës së radhës në Turqi.

Pas ndeshjes lojtarët e të dy Përfaqësueseve dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Bekim Sejdiu, fotografohen për një kujtim...

247


përfaqësuesja e kosovës nëpër vite / meshkujt

Grupmoshat e reja

të rinjët e përfaqësueses së kosovës, në vitin 1975, me përzgjedhësin xhavit spahiu dhe trajnerin muhamet alaj, në mitrovicë

248

1976 Në Mitrovicë, nga data 20-22 qershor 1976, u mbajt turneu i ekipeve shpresa të Jugosllavisë (juniorët) të të gjitha ekipeve përfaqësuese të republikave dhe krahinave. Ekipin përfaqësues të Kosovës e përbënin lojtarët: Dobroshi, F. Bakalli, Gërkoviç, Elezoviç, Abdullahu, Dekiq, Reçica, Koçanoviq, Pantina, Zhubi, Heta, Shandor, Goran Ramosaj dhe Dervish Berisha. Përzgjedhës ishte Xhavit Spahiu, ndërsa trajner Muhamet Alaj. Turneu tradicional i ekipeve përfaqësuese të të rinjve të republikave dhe krahinave këtë vit u organizua në Sezhanë dhe Kozinë të Sllovenisë. Kosovën e përfaqësonin këta të rinj: Dobroshi, Nikoli, Tupella, Rac, Pantina, Elezoviç, Mikushnica, Leti, Zhubi, Reçica I, Reçica II, Gërkovi , Heta, Bakalli, Dervish Berisha e Goran Ramosaj. Turneu tradicional i ekipeve përfaqësuese të të rinjve të republikave dhe krahinave këtë vit u organizua në Sezhanë dhe Kozinë të

Sllovenisë. Kosovën e përfaqësonin këta të rinj: Dobroshi, Nikoli, Tupella, Rac, Pantina, Elezoviç, Mikushnica, Leti, Zhubi, Reçica I, Reçica II, Gërkoviq, Heta, Bakalli , Dervish Berisha dhe Goran Ramosaj. Ja se çka shkruan “Rilindja” e datës 30.6.1976: “Siç na njoftoi trajneri Muhamet Alaj, Përfaqësuesja e Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, andaj edhe pozita e gjashtë në këtë turnir konsiderohet sukses i madh. U dalluan S. Reçica, tashmë lojtar i afirmuar, dhe deçanasi Goran Ramosaj, i cili hyri në evidencën e selektorit të Jugosllavisë Ivan Snoj. Ramosaj ishte i pagabueshëm në gjuajtjet e tij nga distanca. Tani i mbetet t’i dëshmojë cilësitë e tij në ndeshjet kampionale”. Ndërkohë, Ramosajt i erdhi ftesa nga Borac i Banjallukës, njëra ndër ekipet më të mira të Jugosllavisë, të cilën e refuzoi ai e dhe vazhdoi të luante për Deçanin.


1977 Më 26.6.1977, në Deçan, grumbullohet ekipi përfaqësues i të rinjve të Kosovës për përgatitje të përbashkëta pesëditëshe, për të marrë pjesë në turneun tradicional të republikave dhe krahinave, i cili turne mbahej prej 1-3.7.1977 në Pirot të Serbisë. Ekipin përfaqësues të Kosovës e përbënin lojtarët: N. Dobroshi, B. Qerimi (Borac), A. Makiqi, H. Tupella, S. Mema (Trepça), M. Haxhikadriu, M. Daçiq, S. Boshnjaku (Vëllaznimi), D. Berisha, N. Bylykbashi (Prishtina), Xh. Heta, Sh. Bogaj (Drenica) dhe Goran Ramosaj e Mishko Blagojeviq (Deçani).

1980 Këtë vit turneu i ekipeve të reja përfaqësuese të republikave dhe krahinave u mbajt në Kaç të Vojvodinës nga data 23-26.6.1980. Kosovën e përfaqësuan këta të rinj: B. Qerkini, T. Zhaveli, M. Mllagjenoviq (Prishtina), A. Rexhepi, B. Qerimi, A.Bislimi (Borac), Y.Selmanaj, A.Llazari (Trepça), S.Shahini, L.Behxheti (Bozhuri), M. Tomiq, N.Vreçer (Vëllaznimi), R.Krasniqi (Drenica) dhe N.Çaka (Kosova V). Kosova në këtë turne shënoi fitore në takimin me Malin e Zi (28:26) dhe renditet në vendin e shtatë, nga gjithsej tetë ekipe pjesëmarrëse. Ekipi përfaqësues i juniorëve të Kosovës, pa deçanas. Përzgjedhës dhe trajner Muhamet Alaj.

1981 Kishte dilema rreth pjesëmarrjes së ekipeve përfaqësuese të të rinjve dhe të rejave në turneun e republikave dhe krahinave, që mbahej për çdo vit në fund të muajit qershor. Përkundër situatës së tensionuar, që asokohe mbretëronte në Kosovë, LH e Kosovës konfirmoi pjesëmarrjen tonë në këtë turne. Turneu për të rinjtë u mbajt më 19-21.6.1981, në Podgoricë, kurse për të rejat në Krushevc të Serbisë. Kosovën në turneun e Podgoricës e përfaqësuan: B.Bislimi, V.Bovan, L.Maliqi, B.Qerimi (Borac),

S.Shahini, V.Ahmeti, L.Behxheti (Bozhuri), M.Mllagjenoviq (Vëllaznimi), A.Mulliqi, B.Qerkini (Prishtina), F.Zhdrella (KNI “R.Sadiku), T.Kabashi, A.Llazari (Trepça) dhe M.Bllagojeviq (Deçani). Kosovarët në këtë turne i zhvilluan katër takime dhe arritën këto rezultate: Kosova – Mali i Zi............................................. 17:17 Kroacia – Kosova............................................ 22:15 Kosova – Sllovenia ........................................ 20:20 Maqedonia – Kosova.......................................16:21 Në këtë turne Kosova u rendit në pozitën e katërt që konsiderohet si sukses shumë i madh. Përzgjedhës dhe trajner ishte Muhamet Alaj.

të rinjët e përfaqësueses së kosovës, në vitin 1977, në pirot të serbisë, zunë vendin e shtatë

1981 Edhe këtë vit mbahet turneu i ekipeve përfaqësuese të republikave dhe krahinave, i njohur me emrin “Turneu i AVNOJ-it”. Këtë vit mbahet më 27 dhe 28.11.1981 në Shkup. Përbërja e ekipit të të rinjve të Kosovës: Maliqi, B.Bislimi, I.Bejta (Borac), N.Zeneli, S.Vitaku, H.Makiqi (Trepça), D.Mlladenoviq, S.Shahini, V.Ahmeti, D.Dimiq (Bozhuri), S.Filiq dhe B. Alaj (Prishtinë).

249


Përfaqësuesja e Kosovës U19 dhe e Egjiptit para ndeshjes historike të zhvilluar më 15.12.2002 në Gjakovë

Kosova – Mali i Zi............................................24:16 Vojvodina – Kosova........................................... 18:9 Maqedonia – Kosova.......................................18:12 Kosova – Serbia.................................................16:13 Maqedonia zuri vendin e parë, ndërsa Kosova të pestin, duke i lënë tri ekipe pas vete. Përzgjedhës ishte Muhamet Alaj, ndërsa trajner Mehdi Jashari.

1984 Edhe këtë vit mbahet turneu i ekipeve përfaqësuese të republikave dhe krahinave, i njohur me emrin “Vëllazërim – Bashkim” në konkurrencën e meshkujve. Këtë vit u mbajt nga data 22, 23 dhe 14 qershor 1984 në Celje të Sllovenisë. Përbërja e ekipit të të rinjve të Kosovës: Sh. Raqiq, Nagavci, Ramadani, Peci, N.Zeneli, L.Nagavci, F.Zeneli, Jashari, Zabergja, Zherka Veshoviq. Vojvodina – Kosova.........................................30:15 Sllovenia – Kosova..........................................25:21 Kosova – BeH ..................................................19:38 Kosova e shtata në renditje.

1987 Prej 19 deri më 21.6.1987, në qytetin e Strugës, mbahet turneu i ekipeve përfaqësuese të republikave dhe krahinave për të rinj, kurse ekipin Përfaqësues të Kosovës e përbënin: V.Hajrizi, F.Zeneli, F.Buçinca, S.Selmanaj, E.Nallbani (Trepça), A.Jetishi, D.Gjorgjeviq (Bozhuri), V.Zherka (Prizreni), L.Zhubi, L.Nagavci (Vëllaznimi) dhe Sami Haklaj (Deçani). Përzgjedhës: Ismail Berisha, udhëheqës i rrugës: Muhamet Alaj.

250

Në këtë turne Përfaqësuesja e Kosovës arriti këto rezultate: Kosova - Vojvodina ........................................13:30 Maqedonia - Kosova ....................................24:20 Kosova - BeH ....................................................9:35 Kosova renditet e gjashta.

KOSOVA - EGJIPTI, NJË NDESHJE PËR HISTORI Një ndër veprimtaritë e para ndërkombëtare (zhvillim i një ndeshjeje ndërkombëtare me përfaqësuese) dhe hyrje në një periudhë të re të veprimtarive ndërkombëtare ishte ndeshja e parë ndërkombëtare, e zhvilluar në cilindo sport në mes të Përfaqësueses së Egjiptit dhe Përfaqësueses së Kosovës për të rinj (U 21), që u zhvillua më 15 dhjetor 2002 në Gjakovë (ndeshje kjo që rezultoi nga takimi i kreut të Federatës së Hendbollít të Kosovës me dr. Hassan Moustafa gjatë vizitës së bërë më 13 korrik 2002). Takimin e fitoi Përfaqësuesja e Egjiptit me rezultat 32:21. Organizimi i ndeshjes nga ana e Bordit të FHK-së dhe Këshillit të organizimit të këtij takimi historik ishte i shkëlqyeshëm, për çka duhet falënderuar të gjithë ata që kontribuuan, duke filluar nga Amir Haxhikadriu dhe deri tek kujdestarët e palestrës “Shani Nushi” në Gjakovë, sepse ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në ndonjë sport në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Ishte një atmosferë shumë sportive, emocionuese... ishte ky një çast që ktheu vetëbesimin se vërtet ne kosovarët e meritojmë të paraqitemi në garat


Përfaqësuesja e Kosovës, në timeout, merr këshilla nga përzgjedhësi Tefik Mikushnica

ndërkombëtare. Nata e 15 dhjetorit 2002 u festua tok në Gjakovë deri në orët e vona... Takimi i 15 dhjetorit 2002, ndërmjet Kosovës dhe Egjiptit, ndodhi pas 40 vjetësh. Ishte viti i largët 1961, kur për herë të parë u gjenden ballë për ballë po këto përfaqësuese. Fitore patën shënuar egjiptianët. Por, kur i pyet nëse dinë për këtë ndeshje të para 40 vjetëve, ata rrudhin supet, në shenjë mosdijeje. Emocionuese ishin çastet e këndimit të himneve kombëtare të të dy përfaqësueseve. Dalja në skenë e Shkëlzen Jetishit ishte tejet dinjitoze... “Vetëm në fillim të ndeshjes shikuesit u duartrokitën tanëve, sepse më pas rivaliteti nuk ishte i barabartë. Hendbollistëve kosovarë u mungonte përgatitja e duhur fizike, kurse egjiptianët jo vetëm që ishin shumë më të përgatitur, por edhe gjatësia e pesha ishin dukshëm në anën e tyre. Madje dikush thoshte “aq të mëdhenj qenkan, saqë edhe parketi po lëkundet”. Të kota ishin përpjekjet e hendbollistëve tanë për të bërë diç më shumë, dallohej vetëm Leonard Culaj, por edhe portierët e në veçanti

i riu Artan Shipoli. Ndeshja përfundoi me rezultat 32:21 në të mirë të Përfaqësueses së Egjiptit, mirëpo në një spektakël të tillë rezultati ishte në plan të dytë, ngase ndeshja e zhvilluar pati një rendësi të veçantë për sportin kosovar, e këtë kënaqësi na ofroi hendbolli ynë, sport ky dikur krenari e kombit. Atmosfera në palestër para dhe gjatë ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj ishte madhështore, natyrisht edhe pritja që u bë nga drejtuesit e hendbollit, por edhe mikpritësit e dëshmuar në rastet e tilla, gjakovarët... Përfaqësuesja e Egjiptit kishte shprehur dëshirën që edhe të nesërmen të zhvillonte një ndeshje, me ndonjërën skuadër të elitës kosovare. U ndeshën me Vëllaznimin e përforcuar me disa lojtarë nga klubet e tjera, por edhe këtë ndeshje e fitojnë udhëtuesit, por këtë herë pak më vështirë, me 5 gola dallim. Dhe, për fund shpresojmë se atë që e premtuan egjiptianët edhe do ta realizojnë: “do t’i bëjmë ftesë Kosovës për të qëndruar në Egjipt. Dhe, nuk përfundon me kaq. Miqësia shtohet. Kosova tashmë është në arenën e hendbollit ndërkombëtar dhe është vetëm

251


Përfaqësuesja e Kosovës më 16.02.2011 Nga e majta në këmbë: Taib Kabashi (kryetrajner), Berisha, Bilalli, Llapashtica, Haxha, Mjeku, Krasniqi, Kabashi, Curri dhe Dobroshi (trajner); ulur: Ibrahimi (mjek), Deda, Mziu, Fetahu, Hoxha, Salihu, Jupa, Zherka, Kusari dhe Beshiri

252

çështje e kohës, kur Përfaqësuesja e Kosovës edhe zyrtarisht do të gëzojë këtë privilegj që na takon. Këtë e meriton hendbolli, drejtuesit e Federatës e cilësuan si më e organizuara në vitin që sapo e lamë pas....Pushim nuk ka... Me punë arrihet çdo gjë, prandaj me kohë do të qartësohet edhe pozita e sportit dhe sportistëve tanë, të cilët janë të etur për dalje në arenën e të mëdhenjve...” shkroi ndër të tjera gazeta “Kosova Sport”.

TURNEU “PAVARËSIA” 2011 Ndeshja është zhvilluar më:15.02.2011 KOSOVA - BULLGARIA 39:24(15:14) Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë Shikues:500 Gjyqtarë:Afrim Azemi- Eshref Beqiri (KOS) Vëzhgues: Istref Sadriu (KOS) Përjashtime: 18 min. KOS, 12 min. BUL. 7 metërshet: 7/5 KOS, 3/2 BUL. KOSOVA: Curri, Haxhaj 1, Mziu 1, Zherka 1, Llapashtica 2, Krasniqi, Dedaj 10, Mjeku 1, Salihu 3, Kabashi 9, Kusari 3, Hoxha 2, Builalli 4, Jupa, Beshiri 2 dhe Berisha.( Kryetrajner: Taib Kabashi) BULLGARIA: Radoychev, Chorbadzhiski, Dzhukev 2, Novoselski, Iliev, Zinkov 10, Gaberski, Ivanov,

Pogergiev 6, Tuntev 2, Dilov, Ivanov 7, Radoychev 2, Tsvetkov dhe Bagashki. Ndeshja është zhvilluar më: 16.02.2011 KOSOVA – TURQIA 30:27(18:10) Vendi: Pallati i Rinis dhe Sportit Prishtinë Shikues: 500 Gjyqtarë:Arsim Vitaku- Erduan Vitaku (KOS) Vëzhgues: Istref Sadriu (KOS) Përjashtime: 6 min KOS, 4 min TUR 7 metërshet: 4/4 KOS, 7/6 TUR KOSOVA: Curri, Haxhaj, Mziu, Zherka 2, Llapashtica, Krasniqi, Dedaj 14, Mjeku 2, Salihu 4, Kabashi 3, Kusari 4, Hoxha , Bilalli 1, Jupa, Fetahu dhe Berisha. . Kryetrajner: Taib Kabashi)

KAMPIONATI BALLKANIK PËR GRUPMOSHA TË REJA Gabrovo Bullgari Grupmosha U15 – nga data 6-8.09.2011 TURKEY- KOSOVA 17:17(8:9) MONTENEGRO- KOSOVA 23:10(11:3) KOSOVA- MAQEDONIA 15:23(10:10) KOSOVA- BULLGARI 22:28(11:14) Kosova u paraqitë në këtë përbërje: Berisha, Tahirukaj, A.Gjuka, Morina, E. Gjuka, Ramadani,


Pas fitores ndaj Turqisë, gëzim i papërshkrueshëm

Demiri, Isufi, Shkodra, Jashari, Maloku, Fusha, Fetahu dhe Mujka. Kryetrajner: Fatmir Muhaxheri.

KAMPIONATI BALLKANIK PËR GRUPMOSHA TË REJA Burgas - Bullgari Grupmosha U17 – nga data 6-8.09.2013 KOSOVA-TURKEY 23:26(12:11) BULLGARIA-KOSOVA 27:20 (16:11) MAQEDONIA-KOSOVA 29:22(15:7) Muqolli, Tahirukaj, Berisha, Gjuka, Morina, Mujka, Terziqi, Ramadani, Aliu, Haziri, Cena, Gaxha, Selmanaj, Maksuti dhe Bislimi. Kryetrajner: Fatmir Muhaxheri.

253


kampionati i mediteranit tunizia 2013 Pas gjashtë ditë të garave dhe zhvillimit të 8 ndeshjeve me Përfaqësueset gjegjëse, Përfaqësuesja e Kosovës U17 me 2 fitore një barazim dhe 5 humbje u plasua ne vendin e 6-të në renditjen përfundimtare të Kampionatit të 10-të të Mediteranit që u zhvilluan në Hammamat dhe Nabuel të Tunizisë, nga data 10-17 shkurt 2013. Nga Këshilli Organizativ u nderua me çmimin e Fair - Play. Përfaqësuesja e Kosovës ndoshta ka mundur të arrij edhe ma shumë mos të ishin lendimet dhe mos përgatitja fizike e djelmoshave tanë sepse shumica e skuadrave kosovare për shkak të motit të ftoftë në Kosovë nuk kanë ushtrua

254

çka u vërejt edhe ne lojën e tyre, sidomos kur zhvillonin nga dy ballafaqime për një dite. Sidoqoftë duhet me qenë të kënaqur me angazhimin e tyre, sjelljet dhe lojën teknike të treguar, por mungoi edhe fati sportiv ne disa raste, prandaj duke pasur parasysh te gjitha këto elemente si dhe kohen e shkurtër për përgatitje të përbashkëta (vetëm 2 dy ditë). Prandaj paraqitja e Përfaqësueses U17 mund të cilësohet si e suksesshme. Kosova u paraqitë në këtë pëbërje: Berisha, Gjuka, Mujka, Terziqi, Aliu, Gaxha, Lluka, Ramadani, Haziri, Morina, Sadiku, Spahija, Cena, dhe Meholli. Kryetrajner: Fatmir Muhaxheri, trajner Benon Brahushi.


Gjeneratë që premton... Në turneun ‘CELL CUP 2013’, Përfaqësuesja e Kosovës U 18 arriti sukses të madh, pasi zuri vendin e dytë, duke humbur ndeshjen finale pa meritë, dhe më shumë me ndihmën e gjyqtarëve. Mirëpo, suksesi i arritur është më i madhi në 6 vitet e pjesëmarrjes së seleksionoeve tona. Në vitin 2010, Kosova ishte e treta. Ndeshjet Kosova - Al Salmiya SC Union West - Wien HB- Kosova Kosova - Gödölloi KC Kosova- Pick Szeged Kosova - MSPR Siódemka Legnica Pick Szeged - Kosova (finale) Tabela Pick Szeged Kosovo National Team MSPR Siódemka Legnica HSG Dietmannsried KA Akureyri Gödölloi KC RZ Maribor Branik Union West-Wien HB Al Salmiya SC Szigetszentmiklósi KSK

6 6 6 6 6 6 6 6 5 5

15:12 14:28 24:21 19:25 27:23 25:24

6 4 5 2 4 3 3 1 1 0

0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

0 2 1 4 2 3 3 5 4 5

255


përfaqësuesja e kosovës nëpër vite / femrat

Hendbolli femëror, me synime serioze

KOSOVA NË TUNEUN E TURQISË, ASNjË FITORE Kosova me ftesë nga Federata e Turqisë mori pjesë në turneun ndërkombëtar, i cili zhvillohej nën ombrellën e Federatës Evropiane të Hendbollit, duke pësuar 5 humbje nga 5 ndeshje. Mirëpo, nuk duhet të dëshpërohemi, duke ditur pauzën e gjatë të hendbollit në garat ndërkombëtare. Kosova - Bjellorusia............................7:36 (4:21) Italia – Kosova......................................42:19(22:9) Kosova - Zvicra....................................7:38 (5:21) Turqia – Kosova ...................................48:18(27:7) Kosova – Suedia ...............................12:46 (3:23) Kosova u paraqit në këtë përbërje: Ibrahimi, Maloku, J.Basholli ,Vlora Jashari, A.Kelmendi, F. Basholli, Tahiri, Hansani, Hyseni, Ramadani, Ariana Kqiku, Mimoza Xhemaili, Ardita Hoxha, Blerta Juniku dhe Xhejlane Krasniqi. Koordinator: Ismet Jupa, trajnerë: Imer Selmanaj dhe Agim Shkodra.

NDESHJE NDËRKOMBËTARE PËR DITËN E PAVARËSISË Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen ndërkombëtare me Përfaqësuesen e Bullgarisë, në kuadër të shënimit të datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2010 në qytetin e Ferizajt. Loja ishte e nivelit mesatar. KOSOVA - BULLGARIA 26:26(11:12) Vendi: palestra ‘Bill Klinton” - Ferizaj Shikues: 700. Gjyqtarë: Afrim Azemi – Eshref Beqiri. Vëzhgues: Fahredin Hashani. Përjashtimet: KOS 12 min, BUL 12. Shtatëmetërshe: KOS 2/2, BUL 8/6. KOSOVA: Kertoku, Hasani 3, Hyseni 4, Xhemaili 5, Tahiri 9, Kelmendi 2, Kupina, F.Basholli, Fazlija, Mehmeti 1, Hoxha 2, Sefedini, Rudaku dhe Rogova. (Përzgjedhës: Ismet Jupa). BULLGARIA: Aleksandrova, Doncheva, Kostova, Bogdanova 6, Burnevra 5, Zoja Stefanova 6, Niklova , Senedijeva 5, Z.Stefanova, Kuca 1, Panajotova 4, Tcvetanoa dhe Stoilova 4.

256


NDESHJE NDËRKOMBËTARE NË BULLGARI Ndeshja është zhvilluar më 11.06.2010 në Veliko Tërnovo të Bullgarisë, në bazë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy federatave dhe mund të kuptohet si kthim i borxhit nga përballja e tyre, e zhvilluar më 17 shkurt 2010 në Ferizaj. BULLGARIA - KOSOVA 33:25 (18:9) Vendi: Veliko Ternova. Shikues: 200. Gjyqtarë: Silvia Markovska- Jonko Vutov (BUL). Përjashtimet: 4 min BUL, 10 KOS. Shtatëmetërshe: 6/5 BUL, 4/3 KOS. BULLGARIA: Aleksandrova, Atanasova 3, Rodeva 3, Panietova, Bogdanova 8, Burnevr 4, Stefanova, Sirokova , Senedijeva 5, Stoilova 3. KOSOVA: Kertoku, Hasani 3, Hyseni 6, Basha, Xhemaili 3, Tahiri 5, Kelmendi 1, Kupina, Basholli, Fazlija 3, Mehmeti 1, Berisha, Rama dhe Rogova. (Përzgjedhës: Ismet Jupa)

DY HUMBJE TË SHPRESAVE Përfaqësuesja e Kosovës, në konkurrencën e femrave në grupmoshën U19, humbi të dy ndeshjet miqësore me Përfaqësuesen gjegjëse të Bullgarisë, që u zhvilluan më 13 dhe 14 prill 2011. Në pallatin e sporteve “Jeton Tërstena – TOTA” në Vushtrri, në praninë e afro 900 shikuesve, është zhvilluar ndeshja miqësore ndërkombëtare e hendbollit për femra U-19 ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Bullgarisë. KOSOVA – BULLGARIA 16:29(6:15) Palestra e sporteve ”Jeton Tërstena - TOTA” në Vushtrri. Shikues: 900; Gjyqtarë: Ilir Bytyqi - Syart Kasapi. Përjashtimet: KOS 6 min, BUL 10 min. Shtatëmetërshet: KOS 6/2, BUL 3/3. KOSOVA: Rugova, Haliti, Kelmendi, Kupina 1, Domaneku, Berisha 7, Januzi, Ibrahimi, Klaiqi, Shabani, Fazlija 4, Beka, Rama 2, Ramabaja 2, Ymeri dhe

257


Krasniqi. BULLGARIA: Petkova, Milanova, Bucheva 3, Kostova, Todeva 2, Granova, Kaneva, Maksiomova 11, Sabo, Gafarova, Stefanova 1, Hubenova, Hristova 5 Kovacheva 5 dhe Grigorova 2. KOSOVA – BULLGARIA 17:18(11:8) Pallati i Rinisë dhe Sportit - Prishtinë. Shikues: 200. Gjyqtarë: Ilir Krasniqi - Samedin Morina (Vushtrri). Përjashtimet: KOS 12 min. BUL 8 min. Shtatëmetërshet: KOS 9/5, BUL 3/3. KOSOVA: Rogova, Haliti, Salihu, Kupina 1, Domaneku, Berisha 7, Januzi, Ibrahimi, Klaiqi, Shabani, Fazlija 4, Syla, Rama 4, Ramabaja 1, Ymeri dhe Krasniqi. BULLGARIA: Petkova, Milanova, Bucheva 3, Kostova, Todeva, Granova, Kaneva, Maksimova 3, Sabo, Gafarova, Stefanova 1, Hubenova, Hristova 5 Kovacheva 6 dhe Grigorova 1.

KAMPIONATI BALLKANIK PËR GRUPMOSHA TË REJA Gabrovo- Bullgari Grupmosha U15 – nga data 9-11.09.2011 Kosova - Montenegro.........................13:24(4:15) Maqedonia - Kosova ........................... 18:8(10:4) Kosova - Bullgaria............................... 15:23(9:13) Turqia - Kosova..................................... 27:13(12:3) Kosova u paraqitë në këtë përbërje: Kqiku, Arifi, Kameri, Zejnullahu, Canolli, Huruglica, Shabani, Salihu, Krasniqi, Dasyla, Kqiku, Feka, Stagova, Gashi, Rambaja dhe Bregovina. Përzgjedhës: Ismet Jupa

PËR GRUPMOSHAT E REJA Burgas - Bullgari: Grupmosha U17,nga data 6-8.09.2013 Bullgaria- Kosova .............................. 6:15(17:5) Maqedonia – Kosova ...................... 41:9 (24:3) Kosova- Turqia ................................ 19:51(8:28) Kosova u paraqitë në këtë përbërje: Bregovina, Kqiku, Huruglica, Sylejmani, Rambaja, Shabani, Krasniqi, Rrahmani, Feka, Salihu, Berisha, Hoxha, Haxhiu, Kameri, Çerkini dhe Demiraj. Përzgjedhës: Ismet Jupa.

258


Përfaqësuesja e kosovës për të reja në vitin 1978 në sarajevë (1), 1979 në prizren (2) dhe 1981 në krushevc (3).

1

3

2

259


260


kapitulli

04

/

Aktivitetet e tjera të FHK-së

— Kosova edhe me gjyqtarë ndërkombëtarë................262 — Trajnerët, gjithnjë në kërkim të ngritjës profesionale........................................................266 — Beach Hendbolli..........................................................................268 — Kampet e grupmoshave të reja ........................................270 — Laureatët e viteve 1992 - 2013..............................................272 — Kuvendet, Bordet dhe zyra e fhk-së...............................274

261


Kosova edhe me gjyqtarë ndërkombëtarë

njëri nga pionierët e referimit në kosovë, ramadan bunjaku

Segmenti ndoshta kryesor i punës së një federate të organizuar janë gjyqtarët dhe vëzhguesit, që në jetën e përditshme këta të fundi identifikohen edhe si delegatë, kurse ata më të kualifikuar si kontrollues të gjykimit. Fillimisht nga formimi i Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, ndeshjet i gjykonin personat me dije universale sa i përket referimit të ndeshjeve qofshin në futboll, basketboll hendboll... dhe kjo bëri që me zhvillimin e lojës së hendbollit të vijë edhe nevoja për perfeksionimin e këtij segmenti të rëndësishëm të punëtorëve sportivë, që merreshin me këtë ‘zeje’. Në vitin 1960 shohim formimin e parë të Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit, fillimisht me pak persona të inkuadruar, por dalëngadalë me vite, duke u zgjeruar dhe modernizuar. Në një periudhë kohore në vitet e 70-ta dhe 80-ta Kosova kishte shumë persona zyrtarë (gjyqtarë dhe vëzhgues) që drejtonin ndeshjet, duke filluar nga niveli lokal, krahinor, republikan dhe deri në elitën e hendbollit jugosllav – Ligën e parë qendrore të Jugosllavisë.

262

Atëherë u formuan Lidhjet komunale të hendbollit në 7 qendrat e mëdha: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Pejë, dhe të cilat patjetër i kishin edhe tubimet komunale për gjyqtarë, duke marrë formën e organizimit të mirëfilltë. Në fund të viteve e 70-ta cilësia fillon të rritet, gjyqtarët nga Kosova kërkoheshin anekënd ish-shtetit të shpërbërë të drejtojnë ndeshjet derbi, sepse shquheshin për objektivitet, prandaj nuk vonoi shumë dhe një çift i gjyqtarëve nga Kosova u avancuan në gjyqtarë me thirrje të gjyqtarit ndërkombëtar të IHF-së (Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit). Ishin këta Xhafer Lila nga Gjakova, ish-hendbollist me nam i Normalistit dhe Vëllaznimit,dhe Rajko Rakoçeviq nga Prishtina. Në atëkohë çiftet e referimit ishin të përziera - një shqiptar dhe një serb, sipas direktivave politike që ekzistonin në ish-sistemin monist. Lila dhe Rakoçeviq provimin e dhanë para Komisionit të IHF-së në Varna të Bullgarisë në vitin 1981 dhe mbetën gjyqtarët e vetëm nga Kosova me këtë thirrje.


Kurse thirrjen e gjyqtarit federativ dhe që drejtuan ndeshjet e Ligës së parë qendrore të Jugosllavisë ishin: Halit Hasani, i cili jetonte atëkohë në Suboticë, Asllan Jahja - Urosheviq, Shani Nagavci – Malesheviqi Ukë Uka - Milovan Deretiq, Musa Alaj - Predrag Stojanoviq, Ibrahim Zhilivoda - Branko Koçanoviq. Gjyqtarë me thirrje federative (referonin në Ligën e dytë qendrore dhe Ligës kosovaro maqedonase) ishin edhe Danjoll Grezda, Tefik Jakupi, Shani Nagavci, Qemajl dhe Xhelal Dylatahu, Selim Morina, Sedat Zhuri, Agim Berisha, Xhelal Vitaku, Hysein Salihu, Skender Rogova, Slavko Mandiq, Feriz Parllaku, Ivan Çeliq, Iljaz Obertinca, Fahredin Hashani, Nexhat Sharani, Branislav Jorgiq, Mehmet Koro... Kurse në listën e kontrolluesve ishin Lila, Rakoçeviqi në Ligën e parë qendrore, kurse vëzh-

gues në periudha të ndryshme ishin: Tomislav Iliq, Muhamet Alaj, Gjergj Gjini, Ryzhdi Tytynxhiu. Në ligat e tjera më poshtë vëzhgues-kontrollues: Asllan Jahja, Sedat Zhuri, Asllan Vitaku, Fahri Buçinca, Ramadan Bunjaku, Muharrem Maloku, kurse në ligat e rangjeve të tjera. Këto janë të dhëna për periudhën deri në mëvetësimin e sportit kosovar në vitin 1991. Kurse provimin e gjyqtarit e kishin edhe Kemal Qarkaxhiu, Ajet Shosholli, Shemsedin Horosani, Markoviqi , Neki Morina, Nazmi Beshiri, Istref Sadriu, Xhevdet Abazi, Isak Osmani, Isuf Mahmuti, Jusuf Kamerolli, Burim Deva, Jakup Gerxhaliu, Xhevat Karameta, Ekrem Lubishtani, Dragan Nastiq, Faruk Jashari, Shaban Demiri, Fadil Sopi, Zoran

Gjyqtarët e parë me thirrje të ‘ihf’, xhafer lila dhe rajko rakoçeviq, në vitin 1981.

263


Gjyqtarët e parë me thirrje të ‘ehf’, afrim azemi dhe eshref beqiri

Jovanoviq, Vllaznim Mustafa, Imri Murtezi, Enver Latifi, Lulzim Nagavci, Ardian Rexha, Afrim Hoti, Ilir Krasniqi, Samedin Morina, Enver Blakçori, Besim Lushta, Erdoan Nallbani, Milaim Selmani, Fisnik Jashari, Kemajl Ramadani, Veton Selmani, Jeton Bilalli, Murat Zhubi, Ekrem Kaçaniku, Ajet Shosholli, Ali Banjska, Bajram Banjska, Hysen Breznica, Leonard Culaj, Ergjan Belegu, Mithat Kelemendi, Xhavit Morina, Faton Ferati, Erhan Shahini, Qamil Mushica, Aziz Ibrahimi, Matej Shiroka, Hamdi Mitrovica, Jeton Qereti, Riza Parduzi, Hasan Shala, Abit Lika, Bujar Tafili, Mehdi Neziri... Vëzhgues-kontrollues ishin dhe janë: Jakup Gerxhaliu, Ramadan Obrazhda, Iliaz Dabinovci, Rexhep Kaçaniku, Isuf Mahmuti, Jusuf Kamerolli, Hasan Shala,Nazmi Beshiri Hamdi Mitrovica Neki Morina Istref Sadriu, Xhevdet Abazi Shaban Demiri, Fadil Sopi pas pavarësimit të sportit kosovarë deri në ditën e sotme. Në vitin 2007, dyshja e gjyqtarëve Afrim Azemi dhe Eshref Beqiri në Zaporozhje të

264

Ukrainës fituan thirrjen e gjyqtarit të EHF-së dhe tani 6 vjet me sukses drejtojnë ndeshjet në aktivitetet e Federatës Evropiane të Hendbollit. Kurse në vitin 2009 në Veria në Greqi, çifti tjetër i gjyqtarëve nga Kosova Arsim dhe Erdoan Vitaku, pasi kaluan testimet para Komisionit të EHF-së e morën thirrjen e ‘Gjyqtarit të EHF-së’ . Këto dy çifte rregullisht drejtojnë ndeshjet e Kupave të EHF-së dhe ndeshjeve të Përfaqësueseve, ndërsa çifti Vitaku – Vitaku ishin edhe pjesë e një kampionati evropian për të rinj në Turqi në vitin 2012. Në listat zyrtare të EHF-së gjenden edhe Sherif Xhema dhe Besfort Jahja si kandidatë për t’u bërë gjyqtarë me thirrje të EHF-it, kurse tani e tre vjet dyshja nga Gjakova, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi drejtojnë ndeshjet dhe turnetë në kategoritë e reja të garave të EHF-së. Kurse vëzhgues i vetëm ndërkombëtar nga Kosova në historikun e saj është Fahredin Hashani nga viti 2005.


265


Trajnerët, gjithnjë në kërkim të ngritjës profesionale

Në Kroaci në Seminarin qendror të organizuar nga Federata e Jugosllavisë në fillim të viteve 70-ta, shihen trajnerët nga Kosova Ismajl Berisha, Xhavit Spahiu, Agim Ajeti, Ejup Maxhera...

Gjatë 60-të viteve të ekzistimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, trajnerët gjithnjë kanë qenë në pozitat më të vështira. Sepse krahas punës profesionale e cila në fillim ka mungua, ngase hendbolli ka qenë sport i ri në Kosovë, ata janë përballuar edhe me kushtet organizative duke qenë shpesh herë edhe organizator, drejtor deri tek pozita ekonomit. Në këtë historik janë paraqitur vështirësitë e punës dhe zhvillimit të tyre, kur shohim që trajneri ishte edhe lojtarë njëkohësisht, që pastaj më vite të transformohen në trajner të mirëfilltë. Ka shumë raste, por duhet përmendur në fillim Xhavit Spahiun, Nazmi Kajtazin, Arsim Fehmiun, Ismajl Berishën dhe deri tek Beqir Buçinca, Beqir Hasanxhekaj, Muhamet Alaj, Faik Çitaku, Mehdi Jashari, Ahmet Baliqi, Ismet Jupa...që bën jo vetëm karrierë trajneri por edhe histori. Më vonë me ndihmën e FHK-së ne vitet e 70-ta, shumë trajner kosovarë u shkolluan dhe avancuan në seminare të ndryshme që organizoheshin në ish-shtetin e shpërbërë, por edhe me përcjelljen e ngjarjeve sportive

266

të hendbollit, siç ishin kampionatet evropiane dhe botërore. Mirëpo, vitet e 90-ta lanë gjurmë në zhvillimin e sportit dhe në veçanti hendbollit, sepse shumë gjenerata nuk kishin më hapësirë të duhur veprimi, ishin të përkufizuar, institucionet e ndryshme sportive për avancime mungonin. Mungonte edhe bashkëpunimi me shtetet e tjera rajonale edhe evropiane, deri në vitet e pasluftës. Por, pas ardhjes së lirisë, FHK-ja gjegjësisht Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike, filluan shkollimin kuadrove të reja, që pastaj me ndërkombëtarizimin e FHK-së, u hapen shumë rrugë integruese me hendbollin evropian. Dhe falë bashkëpunimit me IHF-in, EHF-in dhe federatat e ndryshme të rajonit, trajnerët tanë vijuan Seminare të ndryshme, por edhe federata organizoi Seminare, këshillime te ndryshme, ku ligjërues përveç ligjëruesve nga Kosova, ishin edhe emra eminent nga shtet e ndryshme si Zdravko Maliq, Nenead Zvonarek, Jashar Sevim...


Kurse një gjeneratë e tërë e trajnerëve dhe trajnerëve u shkollua në Kroaci, mbi 17 sish fal bashkëpunimit të FHK-së dhe Federatës së Hendbollit të Kroacisë: Kabashi, Zherka, Selmanaj, Nagavci, Zherka, Muhaxheri, Hasani, Krelani...

Edhe trajnerët kosovarë që veprojnë dhe jetojnë jashtë, kanë dhënë kontribut, Alfred Lazari, Skender Sahiti, Besim Qerimi, Bujar Qerimi...

267


Beach Hendbolli Historiku Hendbolli në rërë apo në termin ndërkombëtar ‘BEACH HANDBALL’ në Kosovë zanafillën e ka në vitin 2002, kur pas një takimi në Shkup me përfaqësuesit e skuadrës nga Turqia KILIQOGLU, kryetari i atëhershëm i FHK-së, tani kryetar nderi Mexhit Devaja, dhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm, morën ftesën nga zyrtarët e klubit turk që Përfaqësuesja e Kosovës të marrë pjesë në turneun e dytë ndërkombëtar në rërë “ANTALYA 2002”, që organizohej në qytetin e njohur bregdetar të Turqisë nga data 11-14 korrik 2002. Përfaqësuesja e Kosovës drejtohej nga përzgjedhësi Tefik Mikushnica, kurse në përbërje të Përfaqësueses ishin lojtarët: Sami Çerkini, Veton Hajrizi, Florent Beqiri, Arben Muqolli, Alban Dobroshi, Shehadin Zenuni, Shaqir Kërtoku, Faton Ferati, Erhan Shahini, Rijad Hasani, ndërsa udhëheqës rruge ishte Syrja Shalqini. Edhe pse, për herë të parë luajtën me shumë sukses në këtë ngjarje, me rëndësi të veçantë për hendbollin e Kosovës.

268

Në vitin 2003, Përfaqësuesja e Kosovës mori pjesë në tre (3) turne ndërkombëtarë të hendbollit në rërë: 1. ”ALANYA 2003” në Alania të Turqisë nga data 24 deri më 29 qershor nën organizimin e Federatës së Turqisë dhe Federatës së Hendbollit të Evropës 2. ”ANTALYA 2003” në Anatalia të Turqisë nga data 2- 6 korrik 2003. 3. ”GIRNE 2003” në qytetin Girne të Qipros Veriore nga data 7 – 11 korrik 2003. ”ALANYA 2003” në Alania të Turqisë nga data 24 deri më 29 qershor, Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi 6 ndeshje, bërë befasi duke e mundur nikoqirin Turqinë, e cila në fund doli e para. Turneu u organizua nën mbikëqyrje të Federatës Evropiane të Hendbollit, pasi të gjithë personat zyrtarë (gjyqtarë dhe vëzhgues) ishin ne testim për dhënën e provimit. Kosova shënoi 3 fitore dhe tri humbje dhe u radhit e pesta në konkurrencën e 16 skuadrave. “ANTALYA 2003” në Anatalia të Turqisë


Përfaqësuesja e Kosovës në turnetë e vitit 2003 të lartcekur drejtohej nga përzgjedhësi Verim Zherka, i cili në dispozicion kishte këta lojtarë: Veton Hajrizi, Shaqir Kërtoku, Alban Dobroshi, Faton Ferati, Shehadin Zenuni, Rijad Hasani, Leonard Cula, Burim Zaskoku, kurse Syrja Shalqini ishte udhëheqës rruge. Në turneun e ’ANTALYA 2003’ portieri Veton Hajrizi i Përfaqësueses së Kosovës u shpall portieri më i mirë i turneut, kurse Përfaqësuesja e Kosovës u plasua në vendin e katërt në konkurrencën e 21 skuadrave. “GIRNE 2003” në qytetin Girne të Qipros Veriore nga data 7-11 korrik, Përfaqësueses së Kosovës ishte e dyta, pasi në finale humbi nga Përfaqësueses së Turqisë. Kosova me paraqitje kënaqi dhe la përshtypje shumë të mirë, edhe pse kjo disiplinë sportive është e re në sportine hendbolli.

269


Kampet me të rinj, ardhmëria e hendbollit kosovar

Nga këto kampe, gjatë këtyre viteve, do të dalin shumë talente, shumica prej të cilëve janë në rrugë të mirë të bëhen lojtarë e lojtare me përmasa edhe të nivelit evropian

270

Në vitet e para të zhvillimit të hendbollit në Kosovë, hendbolli është zhvilluar fillimisht nëpër shkolla të mesme, e më pastaj edhe në ato fillore, duke e masivizuar në përmasa popullore, që të arrijë kulmin në fundvitet e 70-ta dhe fillimin e atyre të 80-ta. Ne fillim të viteve 80-ta starton edhe Liga e të rinjve, me ç`rast skuadrat ishin të obliguara të kenë këtë kategori. Mirëpo, vitet e 90-ta ishin shumë të dëmshme për hendbollin kosovar, ngase puna me grupmosha të reja, pothuajse u shua fare. Nuk kishte kushte normale, nuk kishte palestra, por as fusha nga asfalti, sepse hendbolli ishte i ndaluar si çdo sport tjetër në Kosovë. Në vitin 2000, kur Kosova frymonte lirshëm, krerët e FHK-së ndërmorën aksionin shumë të qëlluar, organizimin e kampeve për grupmosha të reja. Fillimisht ishte Kampi i Ferizajt, 50 djelmosha nga e tërë Kosova vijuan këtë ngjarje me shumë dobi. Djelmoshat e rinj dëgjonin dhe mësonin nga trajnerët me përvojë, dr. Mehdi Jashari, Rifat Shabani, Ismet Jupa, Shani Brahushi, por edhe Ibrahim Zhilivoda dhe drejtori i Kampit Gjergj Gjini, ky ishte fillimi... Gjatë këtyre viteve deri më sot, vazhduan

edhe mbi 30 kampe të organizuara nga FHK-ja, në bashkëpunim me Departamentin e Ministrisë së MKRS-së, të cilët i mbështetën gjithnjë. Nga këto kampe, gjatë këtyre viteve, do të dalin shumë talente, shumica prej të cilëve janë në rrugë të mirë të bëhen lojtarë e lojtare me përmasa edhe të nivelit evropian. Por, kuptohet, u duhet punë më madhe në skuadrat e tyre. Duhet falënderuar të gjithë ata trajnerë dhe pedagogë, të cilët punuan me këto grupmosha gjatë këtyre viteve vullnetarisht, Shani Brahushin, Ismet Jupën, Rifat Shabanin, Tefik Mikushnicën, Valbona Zeqën, Sebahate Nezirin, Zijavere Salihu – Loshi, Agim Shkodrën, Alfred Llaparin, Taib Kabashin, Verim Zherkën, Fatmire Bashollin, Fatmir Muhaxherin, Veton Hajrizin, Benan Brahushin, Jeton Havollin, Mimoza Xhemailin e shumë e shumë të tjerë. Mirëpo, duhet përmendur edhe qendrat ku zhvilloheshin këto kampe: hotel ‘Kristal’ në Gjilan, hotel ‘Pashtriku’ dhe Konviktin e studentëve, po ashtu në Gjakovë, si dhe Qendrën për Edukim dhe Siguri në Vushtrri, që ishin hendbollistët dhe hendbollistet, që i kishin si shtëpitë e tyre të dyta.


271


L au r e at ë t e vit e ve 19 92 - 2013

Më të mirët e hendbollit

Safet Gashi, sportist i vitit 1995

2012/13 Mimoza Xhemaili (Prishtina) Enis Kabashi (Prishtina) 2011/12 Mimoza Xhemaili (Kastrioti) Kreshnik Krasniqi (BESA Famiglia) 2010/11 Mimoza Xhemaili (Prishtina) Enis Kabashi (Prishtina) 2009/10 Kaltrina Beka (Kosova) Hektor Dobroshi (Prishtina) 2008/09 Shqipe Tahiri (Kosova) Bardhyl Abazi (Katrioti) 2007/08 Shqipe Kërtoku (Kosova) Muhamet Maloku (Prishtina) 2006/07 Shqipe Tahiri (Kosova) Bekim Dashi (BESA Famiglia) 2005/06 Vlora Jashari (Kastrioti) Arben Muqolli (Besa Famiglia) 2004/05 Naxhie Ibrahimi (Vushtrria) Arben Muqolli (Besa) 2003/04 Merfide Salihu (Kastrioti) Arben Muqolli (Besa) 2002/03 Lirie Muhaxheri (Kastrioti) Arben Muqolli (Besa) 2001/02 Mimoza Xhemaili (Drita) Verim Zherka (Prishtina) 2000/01 Lirie Muhaxheri (Kastrioti) Eroll Vitaku (Trepça) 1999/00 Për shkak të luftës në Kosovë nuk pati shpallje të Laureatëve të vitit 1998/99 / 1997/98 / 1996/97 Ganimete Dubovci (Prishtina) Riza Kasumaj (Besa) 1995/96 Valbona Hasani (Vjosa) Eshref Babatinca (Llapi) 1994/95 Valbona Hasani (Vjosa) Safet Gashi (Prishtina) 1993/94 / Edmon Vokshi (Prishtina) 1992/93 / Adnan Rudari (Kastrioti) 1991/92 / Adnan Rudari (Kastrioti) •

272

Në vitin 1995 sportist i Kosovës nga Federata Sportive e Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv, u shpall Safet Gashi, portier i Prishtinës, sportist i vitit 1995.


Me rastine pranimit të FHK-së në Federatën Evropiane të Hendbollit, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në dhjetor të vitit 2004 e dekoroi FHK-në me çmimin “Trofeu i Presidentit”.

Në vitin 2004 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit, me rastin e shpalljes së Laureatëve të viti 2004, shpalli Arben Muqollin - sportist i vitit 2004.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vitin 2004 shpalli Federatën e Hendbollit, si më të suksesshmen sportive për vitin 2004.

Grupi ‘KOHA’ me rastin e shpalljes së Laureatëve të vitit 2004, shpalli Federatën e Hendbollit, si më të sukseshmen sportive për vitin 2004.

‘RTV 21’ me rastin e shpalljes së Laureatëve të vitit 2004, shpalli Federatën e Hendbollit, më të sukseshmen sportive për vitin 2004.

FEDERATA Federata e Hendbollit e Kosovës, me rastin e shpalljes së Laureatëve të vitit 2011, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre dhënë në hendboll, për vepër jetësore nderohen: • Esat Stavileci • Gjergj Gjini • Ismajl Berisha • Beqir Buçinca • Fahri Buçinca

273


Kuvendet, Bordet dhe zyra e fhk-së

Kuvendi i parë, i cili u mbajt në Prishtinë më 2 nëntor 2000, ku kryetar u zgjodh Mexhit Devaja, është në materialet e këtij libri, në faqet paraprake.

274

Vështirë ishte të shënoheshin e të regjistrohen të gjitha aktivitet e FHK-së ndër vite, për shumë arsye, për shkak të humbjes së dokumentacionit nga ata, që u munduan të na largonin nga sporti, pastaj luftës, ku u zhdukën shumë histori jo vetëm të FHK-së, por edhe histori personale të shumë protagonistëve të kohës. Prandaj, në rikujtim mund t’jua sjellim vetëm kuvendet pas viteve 2000, të cilat janë të evidentuara. Nga viti 2000 e këtej FHK-ja mbajti 4 kuvende zgjedhore, i fundit më 20 nëntor 2012, kur zgjidhet Bordi në përbërje: Egen Saraçini (kryetar), Nebi Zariqi (nënkryetar), Muhamet Alaj, Fatmir Muhaxheri, Shqipe Bajçinca, Slobodan Vujiçiq, Istref Sadriu, Shani Brahushi, Faruk Mujka, Nazmi Bytyqi dhe Ekrem Beqa, (anëtarë) . Kuvendi i tretë u organizua më 20 shkurt 2010, nga i cili doli Bordi, në këtë përbërje: Mexhit Devaja (kryetar), Eugen Saraçini (nënkryetar), Nebi Zariqi, Muhamet Alaj,

Faruk Mujka, Mirjana Simiq – Cvetkoviq, Shani Brahushi, Istref Sadriu, Xhafer Dema dhe Mustafa Miftari dhe Omer Besimi( anëtarë). Në vitin 2005 më saktësisht u mbajt Kuvendi i dytë, nga i cili kemi këtë përbërje të Bordit të FHK-së: Mexhit Devaja (kryetar), Eugen Saraçini (nënkryetar), Mladen Mitroviq (nënkryetar), Elida Firza –Krelani, Jakup Blakçori, Fauk Mujka, Fatmir Muhaxheri, Ismet Jupa, Fahredin Hashani, Qamil Feka dhe Rexhep Basholli (anëtarë). Në vend të këtyre të fundit, pas Kuvendit të parë të punës, pasi dhanë dorëheqje, u zgjodhën Lulzim Abazi dhe Muhamet Alaj. Kuvendi i parë, i cili u mbajt në Prishtinë më 2 nëntor 2000, ku kryetar u zgjodh Mexhit Devaja, është në materialet e këtij libri, në faqet paraprake. Gjatë viteve të kaluara FHK-ja, Federata e Hendbollit e Kosovës, ka vepruar në mënyrë shumë të organizuar. Dihet se deri në vitin 1990, kur u dëbuan nga zyra, që


atëherë si edhe sot gjendeshin në Shtëpinë e Sporteve të sotme. Ndërsa si zyrë alternative deri në vitin 1995/6 ishte shtëpia private e Skender Rogovës, fillimisht bashkëpunëtorit profesional të FHK-së, kurse më vonë edhe sekretar i përgjithshëm. Në vitin 1995 huazohen lokalet në pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës (afër ndërtesës së RTK-së), ku u zhvilluan të gjitha aktivitetet deri në vitin 1998. Tani FHK-ja lokalet e zhvillimit të veprimtarisë së vet i ka në Shtëpinë e Sporteve (ish-ndërtesa e LOKF-së), në të cilën punojnë katër administratorë, duke u përkujdesur për ecurinë e garave kampionale dhe ndërkombëtare, ndihmën e komisioneve të ndryshme dhe mbështetjen e klubeve.

275


276


kapitulli

05

/

Tabelat përfundimtare

— Ligat e Kosovës / meshkujt, 1963-2013.............................278 — Ligat e Kosovës / femrat, 1971-2013...................................283 — Liga e parë Federative / 1975-1989.......................................287 — Liga e dytë qendrore, grupi ‘Jugu’ / meshkujt .......288 — Liga e dytë qendrore, grupi ‘Jugu’ / femrat ............ 290 — të gjithë kampionër dhe kupat e Kosovës..................293

277


tabelat përfundimtare / meshkujt

liga e kosovës

278

TABELA Prizreni Vëllaznimi Partizani Trepça Kosova(P) Borac (F) Partizani(Gj) Buduçnost Radniçki(V) Drenica Deçani Lepenci (K)

1963/64 22 19 0 3 490:312 38 22 15 1 6 450:368 31 22 15 1 6 423:370 31 22 14 2 6 400:380 30 22 15 2 7 364:285 29 22 12 0 10 368:302 24 22 9 1 12 280:27 5 19 22 7 1 13 240:244 15 22 6 1 14 200:600 13 22 5 1 16 195:280 11 22 4 1 18 150:540 9 22 2 0 20 125:585 4

TABELA Kosova Borac Obiliqi Bozhuri Buduçnost Drenica Radniçki Llapi Deçani Partizani

1964/65 16 14 1 1 239:165 29 15 12 1 2 278:114 25 17 10 1 6 331:244 21 15 10 1 4 244:210 21 16 7 3 6 240:244 17 16 7 0 9 261:262 14 15 5 0 10 149:209 10 15 4 1 10 196:187 9 15 2 1 12 148:193 5 8 0 0 8 97:168 0

TABELA Buduçnost Deçani Drenica Lepenci Radniçki (V) Partizani(ll) Partizani(R) Partizani(M)

1967/68 14 12 1 1 450:221 25 14 11 2 1 421:325 24 14 11 1 2 401:385 23 14 6 0 8 220:454 12 14 5 0 9 200:460 10 14 4 0 10 198:481 8 14 3 0 11 157:482 6 14 2 0 12 150:518 4

TABELA Deçani Llapi Radniçki Drenica Lepenci Partizani (R)

1968/69 10 8 0 2 380:185 16 10 7 0 3 370:205 14 10 6 1 3 365:220 13 10 5 0 5 298:285 10 10 3 1 6 200:385 7 10 1 1 8 150:380 3

TABELA Obiliqi Vëllaznimi Tersteniku Kosova Slloga (Uzhice) Prizereni Ras 14 oktobar

1969/70 20 15 3 2 412:323 33 20 13 0 7 400:385 26 20 11 0 9 380:375 24 20 10 0 10 365:421 22 20 10 0 10 350:415 22 20 10 1 9 325:428 21 20 10 1 9 385:450 21 20 7 2 11 300:460 16

1963/2013

Deçani Bozhuri Llapi

20 7 2 11 270:480 16 20 5 0 15 220:380 10 20 2 1 17 200:390 5

TABELA Vëllaznimi Deçani Bozhuri Prizreni Kosova Ras Drenica Llapi Radniçki Xehtari Lepenci

1970/71 20 15 3 2 398:115 33 20 14 1 4 350:316 29 20 12 5 6 330:290 28 20 11 2 7 175:157 24 20 10 1 9 311:289 21 20 10 1 9 298:291 21 20 8 1 9 251:301 17 20 6 4 10 277:376 16 20 5 1 14 190:347 11 20 3 1 16 185:301 7 20 2 3 15 183:329 5

TABELA Obiliq Bozhuri Prizereni Trepça Kosova (P) Deçani Llapi Drenica Kosova (V) Borac ii Zhegra Vllaznimi II Lepenci Partizani (S)

1971/72 26 22 1 3 580:400 45 26 20 0 6 520:425 40 26 19 0 7 487:450 38 26 18 0 8 420:420 36 26 15 0 11 415:450 30 26 13 1 12 380:450 27 26 13 0 13 350:425 26 26 12 0 14 302:430 24 26 11 1 15 286:523 23 26 10 0 16 270:515 20 26 6 0 20 396:385 12 26 5 0 21 345:386 10 26 4 0 22 284:426 8 26 3 0 23 456:542 6

TABELA Bozhuri Prizereni Kosova(O) Trepça Vëllaznimi Deçani Kosova(P) Llapi Borac II Zhegra

1972/73 18 17 0 1 485:426 34 18 16 0 2 480:325 32 18 15 1 2 467:400 31 18 14 1 3 421:412 29 18 13 0 5 408:410 26 18 11 0 7 380:420 22 18 5 1 13 351:452 11 18 4 1 13 300:448 9 18 4 1 13 285:449 9 18 3 0 15 260:496 6

TABELA Bozhuri Kosova (O) Vëllaznimi Prizreni Prishtina Trepça

1973/74 20 18 1 1 555:355 37 20 16 0 4 505:310 32 20 15 0 5 585:425 30 20 11 1 8 514:475 23 20 10 0 10 328:335 20 20 8 1 11 485:430 17


tabelat përfundimtare / meshkujt Borac II Llapi Deçani Kosova (V)

20 8 0 12 461:418 16 20 7 1 12 485:472 15 20 6 1 13 423:564 12 20 5 0 15 399:499 10

TABELA Trepça Prizreni Prishtina Samadrexha Drenica Llapi Kosova (v) Deçani Borac ii Partizani (r) Vjosa IBRI

1974/75 22 20 1 1 390:211 41 22 17 3 2 362:290 37 22 14 1 7 333:298 29 22 12 1 9 340:311 25 22 12 1 9 251:252 25 22 10 2 10 261:312 22 22 10 2 22 258:301 22 22 8 0 14 210:390 16 22 8 0 14 206:401 16 22 7 1 16 158:389 15 22 5 0 17 143:391 10 22 0 0 0 120:430 0

TABELA Prishtina Kosova (O) Drenica Kosova (V) Prizreni Deçani Fap R.sadiku Samadrexha Llapi Partizani R Lepenci Borci

1975/76 22 17 1 4 367:289 35 22 16 0 6 301:231 32 22 14 1 7 295:211 29 22 14 0 8 288:227 28 22 13 1 8 313:270 27 22 10 3 9 312:280 23 22 6 5 11 219:345 17 22 6 5 11 243:319 17 22 8 0 14 271:234 16 22 6 1 15 234:342 13 22 6 0 16 264:350 12 22 5 0 17 211:321 10

Tabela Vëllaznimi Prizreni Drenica KXE KOSOVA Deçani Samadrexha Vjosa Kosova (V) Llapi FAP R.Sadiku Partizani (R) Q.Shkollore

1976/77 22 19 0 4 423:298 38 22 15 1 6 367:299 31 22 14 2 6 338:278 30 22 14 1 7 329:301 29 22 13 0 9 298:267 26 22 12 1 9 301:298 25 22 10 3 9 298:301 23 22 9 3 10 268:310 21 22 8 4 10 312:324 20 22 5 1 16 267:350 11 22 3 0 19 198:396 6 22 2 1 19 201:376 5

TABELA Samadrexha Prishtina Llapi Drenica

1977/78 22 19 0 3 22 18 0 4 22 14 0 8 22 13 0 9

677:508 38 547:443 36 669:620 28 578:563 26

Deçani KXEK Kosova Partizani Kosova(V) Lepenci FAP R.Sadiku Prizereni Filloristi

22 12 1 9 628:601 25 22 10 2 10 528:571 21 22 9 1 12 532:572 19 22 8 1 13 513:567 17 22 8 1 13 553:633 17 22 8 0 14 528:582 16 22 7 0 15 538:549 14 22 4 0 18 474:584 7

TABELA Vëllaznimi Prishtina Vjosa Drenica Kosova (O) Partizani Fap R.Sadiku Llapi Prizreni Deçani Lepenici Kosova (V)

1978/79 22 17 1 4 330:219 35 22 16 2 4 298:213 34 22 16 1 5 299:218 33 22 16 0 6 279:256 32 22 15 1 6 288:245 31 22 14 1 7 328:289 29 22 13 1 7 365:290 27 22 6 1 15 230:350 13 22 6 1 15 245:378 13 22 5 0 17 239:329 10 22 4 1 17 278:369 9 22 4 0 18 238:387 8

TABELA Deçani Kosova (O) Fap R.Sadiku Llapi Kni R.Sadiku Kosova (V) Prizreni Lepenci Buduçnost Pratizani

1979/80 18 15 1 2 445:366 31 18 14 0 4 419:284 28 18 11 0 7 391:343 22 18 8 3 7 388:378 19 18 9 1 8 319:360 19 18 8 1 9 378:403 17 18 7 2 9 343:395 16 18 6 2 10 289:389 14 18 6 1 11 422:431 13 18 4 1 13 381:429 9

TABELA Tikveshi Pelisteri Borec Kale Deçani Vëllaznimi Proleti Samadrexha Prishtina Drenica

1980/81* 9 7 1 1 188:151 15 9 7 0 2 239:179 14 9 5 0 4 219:180 10 9 4 1 4 199:192 9 9 4 1 4 202:203 9 9 4 0 5 200:203 8 9 4 0 5 166:179 8 9 3 1 5 189:206 7 9 3 0 6 204:212 6 9 1 0 8 146:206 11

TABELA Struga Vëllaznimi Tikvesh Partizani

1981/82* 23 20 0 3 23 14 2 7 21 14 1 6 20 12 2 6

694:544 40 730:651 30 606:526 29 624:520 26

279


tabelat përfundimtare / meshkujt

liga e kosovës

1963/2013

Prishtina Borec Proleti Samadrexha Drenica Kosova (O) Kale Kni R.Sadiku Deçani

21 11 1 9 536:542 23 21 10 1 10 551:518 21 23 9 3 11 635:644 21 22 8 2 12 485:512 18 21 7 2 12 574:628 16 23 7 2 14 527:594 16 23 6 3 14 596:659 15 20 6 0 14 505:613 12 20 6 0 14 505:613 12

Partizani Lepenci Deçani Elektroekonomia Prizreni Buduçnosti Vjosa Prishtina

20 10 0 10 516:520 20 20 8 2 10 588:613 18 19 6 3 9 526:600 15 19 6 2 11 457:173 14 20 6 2 12 580:587 14 18 6 2 10 554:570 14 19 7 0 12 489:612 14 18 4 5 9 453:504 13

TABELA Vëllaznimi Drenica Samadrexha Universiteti Kosova Deçani Prishtina Elektrokosova Prizereni Fap R.Sadiku

1982/83 17 13 3 1 608:504 29 18 14 1 3 587:518 29 18 10 2 6 515:511 22 18 9 1 8 494:519 19 18 8 0 10 434:430 16 17 7 0 10 498:538 14 16 6 0 10 410:422 12 18 5 2 11 394:456 12 15 5 0 10 383:424 10 15 3 1 11 333:400 7

TABELA Bozhuri Univerziteti Vëllaznimi Prishtina Drenica Prizreni Deçani Kosova (V) Samadrexha Buduçnosti

1983/84 17 15 1 1 533:422 31 17 13 1 3 475:410 27 17 13 1 3 474:411 27 17 7 2 8 475:515 16 17 7 2 8 812:501 16 16 6 2 8 474:515 14 17 5 2 10 445:471 12 17 5 2 10 443:470 12 17 5 2 10 464:495 12 18 3 6 9 472:517 12

TABELA Kosova Vëllaznimi Lepenci Buduçnosti Elektroekonomia Partizani Drenica Vjosa Bozhuri Deçani Prizreni Llapi

1986/87 22 21 0 1 665:536 42 22 18 0 4 700:582 36 22 11 0 11 620:595 22 22 11 0 11 659:664 22 22 9 3 10 533:551 21 22 9 0 13 558:576 18 21 8 2 11 618:617 17 21 9 0 12 553:572 17 22 7 3 12 646:682 17 22 8 0 14 586:647 16 22 6 3 13 647:693 15 22 7 1 14 547:625 15

TABELA Vëllaznimi Bozhuri Prishtina Buduçnosti Vjosa Drenica Kosova Prizereni Deçani Lepenci Samadrexha Partizani

1984/85 22 18 2 1 677:580 38 21 10 3 8 595:572 33 21 10 1 10 511:513 21 21 10 1 10 665:708 21 21 10 1 10 666:709 21 22 8 4 10 712:682 20 22 9 2 11 569:569 20 22 9 2 11 596:634 20 22 8 2 12 605:620 18 18 9 0 9 542:585 18 22 8 2 12 621:646 18 21 7 2 12 527:546 16

TABELA Vëllaznimi Deçani Bozhuri Eleektoekonomia Prishtina Partizani Lepenci Prizereni Vjosa Drenica Imk Çeliku Llapi

1987/88 24 20 3 1 718:544 43 24 20 1 3 734:607 41 24 14 1 9 705:657 29 23 12 2 9 566:528 26 23 10 3 10 622:615 23 24 10 3 11 632:647 23 24 8 4 12 658:661 20 24 8 4 12 630:664 20 24 9 0 15 658:692 18 24 7 4 13 657:707 18 24 9 0 15 618:642 18 24 5 4 15 606:682 14

TABELA Bozhuri Vëllaznimi Kosova Drenica

1985/86 (jo e plotë) 19 16 1 2 18 15 0 3 20 11 1 8 20 10 2 8

TABELA Trepça Jugotermi Deçani Lepenci Elektroeko Drenica Prizereni Vjosa P.me piston Partizani Buduçnosti

1989/90 19 17 1 1 560:421 35 18 15 2 1 516:398 32 18 12 3 3 595:556 27 19 9 1 9 508:496 19 18 8 0 10 456:392 16 19 7 2 10 445:489 16 17 5 3 9 470:495 13 18 5 2 11 468:489 12 18 5 0 13 397:465 10 19 3 3 13 364:506 6 18 3 1 14 441:506 7

280

585:466 33 619:458 30 594:586 23 652:601 22


tabelat përfundimtare / meshkujt TABELA 1990/91 Buduqnosti Vëllaznimi Prizreni Trepça Prishtina Drita Llapi Drenica Kosova (V) Kastrioti Vjosa Lepenci Sqarim: Për shkak të situatës politike, kampionati mezi përfundoi. Pati shumë parregullsi dhe kampion i vitit u shpall Buduçnosti, i cili ishte i pari. Prandaj, tabelës finale i mungojnë të dhënat e sakta. Ndërsa për kampionatet 1991/97 nuk i posedojmë të gjitha shënimet e sakta për t’i përpiluar tabelat definitive. Disa prej tyre edhe janë zhdukur gjatë luftës. Tabela Kastrioti Vëllaznimi Besa Llapi Trepça Prishtina Drenica Drita Vjosa

1999/2000 18 13 1 4 536*475 27 18 12 1 5 446*429 25 18 10 2 6 462*414 22 18 9 3 6 480*439 21 18 7 4 7 454*447 18 18 8 1 9 407*434 17 18 7 3 8 438*442 16 18 7 0 11 509*520 14 18 1 1 16 437*505 3

Tabela Trepça Besa Prishtina Llapi Prizereni Vëllaznimi Kastrioti Drenica Drita Kosova Vjosa Samadrexha

2000/01 22 19 0 3 628:545 38 22 14 3 5 680:573 31 22 14 3 5 651:615 31 22 12 1 9 559:582 25 22 10 4 8 537:519 24 22 12 4 6 546:513 23 22 10 3 9 635:636 23 22 10 2 10 583:609 22 22 10 2 10 538:534 22 22 2 5 15 571:691 9 22 4 1 17 551:652 8 22 0 3 19 534:677 3

Tabela Besa Trepça Vëllaznimi Kastrioti

2001/02 28 25 1 2 28 24 1 2 28 14 1 13 28 12 2 13

760:612 51 833:686 49 669:646 28(-1) 726:773 27(-1)

Prizereni Llapi Prishitna Drenica

28 11 2 15 786:833 24 28 10 0 18 758:794 20 28 7 1 19 699:763 17 28 3 0 25 574:725 6(-1)

TABELA 1. Besa 2. Vëllaznimi 3. Trepça 4. Drita 5. Prishtina 6. Llapi 7. Kastrioti

2002/03 24 21 1 2 813:665 43 24 17 0 7 644:610 34 24 12 2 10 660:644 26 24 10 2 12 681:667 22 24 10 1 13 671:685 21 24 5 2 17 669:758 12 24 5 0 19 665:808 10

Tabela 1. Besa 2. Trepça 3. Kastrioti 4. Kosova 5. Vëllaznimi 6. Drita 7. Prishtina 8. Llapi

2003/04 28 20 3 5 947:810 43 28 19 3 6 812:758 41 28 14 4 10 811:785 32 28 12 4 12 784:765 28 28 13 2 13 813:790 28 28 11 2 14 734:740 23 28 7 3 18 798:878 17 28 5 0 23 735:872 11

TABELA 2004/05 BESA Famiglia 18 16 0 2 610:450 32 Trepça 18 16 0 2 639:513 32 Kastrioti 18 15 0 3 610:494 30 Prishtina 18 10 1 7 551:539 19 Llapi 18 9 2 7 567:594 18 Kosova (V) 18 6 1 11 502:550 13 Vëllaznimi 18 5 1 12 526:576 11 Liridoni 18 6 0 12 513:605 10 Drita 18 4 1 13 447:541 8 Drenica 18 3 0 15 488:599 6 Kampion i edicionit 2004/05 është BESA Famiglia, pasi doli e para në garat shtesë. TABELA 2005/06 Besa Famiglia 18 16 0 2 610:439 32 Kastrioti 18 16 0 2 635:479 31 Trepça 18 15 0 3 620:467 30 Kosova 18 13 0 5 515:479 26 Vëllaznimi 18 6 1 11 464:530 13 Llapi 18 6 0 12 464:542 12 Prishtina 18 5 2 11 468:541 12 Samadrexha 18 6 0 12 395:461 11 Liridoni 18 3 1 14 403:483 7 Drita 18 2 0 16 290:474 2 Kampion i edicionit 2005/06 është BESA Famiglia, pasi doli e para në garat shtesë.

281


tabelat përfundimtare / meshkujt

liga e kosovës

1963/2013

TABELA 2006/07 Besa Famiglia 16 14 2 0 613:443 30 Kastrioti 16 13 1 2 586:444 27 Prishtina 16 11 1 4 605:469 24 Kosova 16 7 2 6 531:519 16 Trepça 16 7 1 8 481:461 15 Vëllaznimi 16 5 2 9 455:492 12 Liridoni 16 5 1 10 491:552 11 Llapi 16 2 1 13 434:614 5 Prizereni 16 1 1 14 407:609 2 Vërejtje: Samadrexha edhe pse u paraqit në gara, dhe zhvilloj sezonin vjeshtorë, në sezonin pranveror hoqi dorë nga garat. Kampion i edicionit 2006/07 është BESA Famiglia, pasi doli e para në garat shtesë.

Tabela 2007/08 Besa Famiglia 18 16 1 1 631:480 32 Prishtina 18 16 0 2 681:480 32 Kastrioti 18 15 1 2 646:542 31 Trepça 18 9 1 8 495:465 19 Kosova 18 7 0 11 528:561 14 Drenica 18 7 0 11 465:510 14 Vëllaznimi 18 5 3 10 441:497 12 Vjosa 18 6 0 12 502:552 12 Liridoni 18 4 1 13 497:610 9 Llapi 18 1 1 16 418:607 1 Kampion i edicionit 2007/08 është Prishtina, pasi doli e para në garat shtesë.

282

Tabela Prishtina Besa Famiglia Kastrioti Trepça Drenica Kosova Vëllaznimi Drita

2008/09 28 25 1 2 974:761 51 28 21 3 4 961:800 45 28 17 2 9 857:804 36 28 12 2 14 866:872 26 28 10 2 16 817:842 20 28 10 2 16 868:942 20 28 6 2 20 785:822 13 28 4 0 24 760:1007 8

Tabela Kastrioti Prishtina Besa Famiglia Vëllaznimi Kosova Trepça Drenica Rahoveci 28

2009/10 28 25 1 2 893:665 51 28 21 2 5 943:769 44 28 20 0 8 828:707 40 28 13 2 13 820:773 27 28 12 1 15 766:794 25 28 10 2 16 794:819 22 28 6 2 20 745:855 14 0 0 28 263:641 0

Tabela 2010/11 Kastrioti 28 25 1 2 922:669 51 BesaFamiglia 28 25 1 2 876:651 51 Prishtina 28 20 0 8 945:748 40 Vëllaznimi 28 12 1 15 882:880 25 Kosova 28 10 1 17 819:970 20 Trepça 28 8 1 19 792:887 16 Drenica 28 5 1 22 709:905 10 Vjosa 28 4 0 24 718:953 7 Tabela 2011/12 BESA Famiglia 22 20 0 2 627:468 40 Prishtina 22 19 0 3 860:620 38 Kastrioti 22 19 0 3 750:541 37 Kosova 22 15 1 6 818:710 31 Trepça 22 13 1 8 733:697 26 Drenica 22 11 0 11 731:750 22 Drita 22 9 0 13 592:692 18 Vëllaznimi 22 7 3 12 765:780 17 Deçani 22 5 0 17 689:840 10 Vjosa 22 4 2 16 676:779 10 Zhegra 22 4 1 17 592:712 9 Llapi 22 1 2 19 529:776 3 Kampion i edicionit 2011/12 është BESA Famiglia, pasi doli e para në garat shtesë. Tabela 2012/13 Prishtina 22 21 1 0820:510 43 BESAFamiglia 22 19 1 2774:473 39 Kosova 22 18 1 3831:631 37 Kastrioti 22 14 1 7737:609 29 Zhegra 22 12 3 7628:641 26 Samadrexha 22 10 1 11629:655 21 Drenica 22 10 0 12655:652 20 Trepça 22 6 2 14635:702 14 Vëllaznimi 22 6 1 15589:712 12 Deçani 22 3 4 15598:801 10 Drita 22 5 0 17535:746 9 Vjosa 22 0 1 21513:784 0 Kampion i edicionit 2012/13 është Prishtina, pasi doli e para në garat shtesë.


tabelat përfundimtare / femrat

liga e kosovës Tabela Buduçnosti Prizereni Koreniku Vëllaznimi Deçani Napredaku Rivali

1971/72 12 12 0 0 12 9 0 3 12 8 0 4 12 6 0 6 12 5 0 7 12 2 0 10 12 0 0 12

TABELA Kosova pr Vëllaznimi Kosova (O) Borci Deçani Buduçnosti Trepça Kosova (V)

1972/73 14 13 0 1 585:386 26 14 12 0 2 574:366 24 14 9 0 5 512:425 18 14 8 0 8 482:492 16 14 5 0 9 410:496 10 14 5 0 9 395:468 10 14 2 0 12 285:350 4 14 1 0 13 220:325 2

TABELA Trepça Buduçnosti Kosova ob. Borci Deçani Bozhuri Prishtina II Prizereni Llapi Vëllaznimi Kosova (V) Drenica

1973/74 22 20 0 2 291:165 40 22 19 0 3 374:170 38 22 16 0 6 342:208 32 21 15 0 6 376:222 30 21 12 0 9 287::280 24 21 10 1 10 290:255 21 21 9 1 11 234:200 19 21 9 1 11 242:231 19 20 5 2 13 108:249 12 22 5 1 16 134:256 11 21 2 2 17 101:270 6 22 1 0 21 109:413 2

TABELA Ibri Deçani Prizereni Kosova (O) Vëllaznimi Vjosa Llapi Kosova (V) Bozhuri Drenica

1974/75 22 20 0 1 600:485 40 22 17 0 5 584:500 34 22 16 0 6 525:524 32 22 13 1 8 507:587 27 22 9 1 12 497:596 19 22 8 1 13 425:585 17 22 7 0 15 412:521 14 22 6 2 14 385:510 14 22 6 2 14 374:514 14 22 6 0 16 375:520 12

202:62 24 149:53 18 130:64 16 72:65 12 84:106 10 71:156 4 18:170 0

1971/2013

Partizani Prishtina II

22 6 0 16 320:545 12 22 1 0 21 285:546 2

TABELA Borci Deçani Prizereni Kosova (V) Vjosa Kosova (O) Trepça Vëllaznimi Boksiti Llapi Partizani R) Bozhuri

1975/76 22 20 0 2 625:450 40 22 18 1 3 611:425 37 22 16 1 5 600:510 33 22 15 0 7 580:540 30 22 14 0 8 520:545 26 22 10 1 11 499:438 21 22 9 0 13 425:484 18 22 9 0 13 435:498 18 22 8 0 14 410:500 16 22 4 0 18 385:518 8 22 2 1 19 374:518 3 22 0 0 22 285:625 0

TABELA Deçani Samadrexha Mokra Gora Kosova (O) Trepça Prizereni Vëllaznimi Boksiti Kosova (V) Partizani

1976/77 18 17 0 1 342:192 34 18 12 3 3 275:191 27 18 13 0 5 378:213 26 18 9 2 7 332:273 20 18 9 2 7 311:276 20 18 8 1 9 266:265 17 18 7 1 10 265:262 15 18 5 0 13 233:340 10 18 1 0 17 188:341 2 18 1 0 17 163:361 2

TABELA Mokra Gora Trepça Vëllaznimi Samadrexha Prizereni KXEK Kosova Boksiti Buduqnosti Kosova (V) Prishtina II

1977/78 20 18 0 2 389:192 36 20 17 1 2 372:213 35 20 14 1 5 324:238 29 20 11 2 7 300:248 24 20 10 1 9 285:252 21 20 8 2 10 266:288 18 20 4 2 14 259:401 10 20 4 2 14 217:339 9 20 3 2 15 188:341 8 20 4 1 5 171:279 5

283


tabelat përfundimtare / femrat

liga e kosovës LIGA E DYTË QENDRORE TABELA Danillovgradi Skopje Teteksi Tekstillci Vardari Prishtina Ibri Buduçnosti Deçani Ivangradi Pelisteri Llovqeni

1977/78 22 20 1 1 462:347 41 22 20 0 2 491:307 40 22 13 2 7 469:376 28 22 13 0 9 351:319 26 22 9 4 9 355:313 22 22 10 2 10 406:615 22 22 9 4 9 377:448 22 22 9 2 11 347:355 20 22 6 3 13 363:437 15 22 5 2 15 332:416 12 22 3 2 17 291:407 8 22 3 0 19 291:396 6

LIGA E DYTË QENDRORE

284

1971/2013

Proleti Kosova V

15 2 0 13 167:254 4 12 0 0 12 126:253 0

TABELA Kale Pelisteri Trepça Vrdari Zhitomakedonia Deçani Oteksi Samadrexha Robotniçki Prizereni Metohija Proleti Kosova (V)

1981/82* 21 19 1 1 544:479 39 21 15 1 5 496:409 31 20 14 1 5 489:389 29 21 13 2 6 481:464 28 21 12 1 8 455:392 25 20 12 0 8 534:461 24 18 11 1 6 265:263 23 20 10 2 8 376:397 22 22 10 1 11 519:490 21 21 6 1 14 391:473 13 22 6 1 15 433:600 13 22 5 0 17 362:599 10 23 0 0 23 363:602 00

TABELA Danillovgradi Teteksi Buduçnosti Skopje Celuloza Prishtina Mokra Gora Ibri Proleti Tekstillci Vardari Deçani

1978/79 22 20 0 2 589:307 40 22 16 0 6 525:524 32 22 13 1 8 507:587 27 22 14 0 8 485:425 26 22 12 0 10 435:438 24 22 10 0 12 325:485 20 22 10 0 12 320:485 20 22 8 0 16 285:387 16 22 8 0 16 295:394 16 22 7 1 16 284:386 15 22 6 0 18 296:496 12 22 4 0 18 385:485 8

TABELA Trepça Deçani Samadrxha Borci Elektroek. Prizereni Drenica Kosova (V) Llapi Vëllaznimi

1983/84 17 16 1 0 523:326 33 18 14 1 3 486:375 29 17 13 1 3 413:289 27 18 13 1 4 515:400 27 17 9 1 8 400:353 19 17 7 1 9 371:347 15 18 7 0 11 351:388 14 17 2 0 15 261:359 4 15 2 0 13 172:450 4 15 0 0 15 226:471 0

TABELA Struzhanka Zhtiomakedonia Deçani Oteksi Vardari Trepça Pelisteri Samadrexha Prizereni Vëllaznimi

1979/80* 18 7 0 11 544:479 14 18 6 0 12 496:409 12 18 5 1 12 489:389 11 18 5 0 13 455:392 10 18 5 0 13 534:461 10 18 5 0 13 182:185 10 18 4 0 14 265:263 8 18 2 1 15 519:490 5 18 1 0 17 433:600 2 18 0 0 18 362:599 0

TABELA Deçani Trepça Elektroekon. Borci Samadrexha Kosova (V) Prizreni Drenica Vëllaznimi Llapi

1984/85 17 16 1 0 486:309 33 16 14 1 1 442:266 29 16 11 0 5 435:275 22 15 9 1 5 465:374 19 18 8 1 9 467:354 17 18 8 0 10 341:378 16 17 5 1 11 408:405 11 17 5 1 11 326:463 11 16 4 0 12 235:456 8 16 0 0 16 174:432 0

TABELA Kumanova Zhitomakedonia Trepça Oteksi Deçani Pelisteri Vardari Samadrexha

1980/81* 15 14 1 0 324:198 29 15 10 0 5 237:170 20 11 10 0 1 166:113 14 13 6 2 7 145:131 14 11 5 3 3 162:162 13 13 6 1 6 182:185 13 14 5 1 8 217:209 11 11 3 0 8 167:196 6

TABELA Trepça Elektroek. Borci Mokra Gora Samadrexha Prizreni Boksiti Drenica

1985/86 20 19 1 0 601:383 39 20 13 2 5 458:336 28 19 11 2 6 548:471 24 18 11 1 6 467:369 23 17 11 1 5 285:261 23 20 11 1 8 433:484 23 19 8 3 8 455:503 19 20 8 1 11 419:449 17


tabelat përfundimtare / femrat Kosova Deçani Vëllaznimi Bozhuri

19 8 0 11 18 4 0 14 19 3 0 16 19 1 0 18

322:318 16 296:422 8 317:430 6 210:428 2

TABELA Prishtina Borci Samadrexha Trepça Drenica Mirusha Prizreni Elektroekon Deçani Kosova (V) Mokra gora Partizani

1986/87 21 21 0 0 630:356 42 21 15 4 2 615:547 34 20 14 4 2 431:318 30 20 12 2 6 375:334 26 21 11 2 8 402:311 24 20 10 1 9 364:349 21 21 9 2 10 392:379 20 21 7 2 12 356:406 16 21 6 1 14 372:445 13 20 5 0 15 333:389 10 19 5 0 14 217:291 10 22 1 0 21 47:410 2

TABELA Samadrexha Borci Mokra gora Elektroekon Prizreni Deçani Mkirusha Trepça Vëllaznimi Drenica Kosova

1987/88 20 16 2 2 420:314 34 20 15 1 4 486:365 30 20 13 3 4 360:322 29 17 12 0 5 366:276 24 19 9 3 7 372:361 21 20 9 0 11 337:307 18 19 8 2 9 380:373 18 18 5 2 11 338:361 12 15 5 0 10 219:261 10 19 4 1 14 324:384 9 15 1 0 14 210:428 2

Ndërsa për kampionatet 1991/97 nuk i posedojmë të gjitha shënimet e sakta për t’i përpiluar tabelat definitive. Disa prej tyre edhe janë zhdukur gjatë luftës.

Tabela Kstrioti Vjosa Samadrexha Vëllaznimi Drita Kosova (V) Trepça Prishtina Shqiponja Drenica Deçani Llapi Lepenci Rahoveci

2000/01 26 24 0 2 644:431 48 26 20 1 5 559:456 41 26 17 1 8 488:447 35 26 17 1 8 463:432 35 26 17 0 9 582:450 34 26 16 1 9 552:458 33 26 16 1 9 469:431 33 26 14 2 10 471:404 30 26 13 2 11 551:490 28 26 9 1 16 501:547 16 26 7 2 17 445:473 15(-1) 26 6 0 20 415:483 12 26 1 1 24 401:546 3 26 1 1 24 264:696 3

Tabela Kastroti Drita Vjosa Prishitna Vëllaznimi Trepça Kosova Samadrexha 14

2001/02 14 11 3 0 315:229 25 14 10 3 1 293:259 22(-1) 14 10 1 3 290:256 21 14 6 1 7 235:256 13 14 4 1 9 293:303 9 14 4 0 10 242:264 8 14 3 2 9 255:282 8 2 1 11 237:298 5

Tabela Prishtina Kastrioti Kosova Trepça Drita Vëllaznimi Shqiponja Vjosa

2002/03 14 12 14 11 14 9 14 8 14 5 14 4 14 3 14 0

Tabela 1. Prishtina 2. Vicianet 3. Kastrioti 4. Kosova 5. Vëllaznimi 6. Shqiponja 7. Trepça 8. Drita

2003/04 14 11 1 2 358:281 23 14 11 1 2 412:310 23 14 11 0 3 387:341 22 14 8 1 5 359:347 17 14 6 1 7 345:369 13 14 3 0 11 332:370 6 14 3 0 11 240:314 6 14 1 0 12 257:343 2

Tabela Vicianet Kosova Vëllaznimi Prishtina Shqiponja Lumkuqi Drita Kastrioti KEK-u Istogu

2004/05 18 18 0 0 632:302 34 18 16 0 2 566:325 30 18 14 0 4 508:281 28 18 9 2 7 437:387 20 18 8 2 8 355:424 17(-1) 18 8 1 9 357:419 17 18 5 3 10 323:414 13 18 4 1 13 355:493 9 18 3 1 14 302:323 6(-1) 18 0 0 18 275:500 0

Tabelat Vicianet Kosova Vëllaznimi Prishtina Shqiponja Lumkuqi Drita Kastrioti

2005/06 18 18 0 0 632:302 34 18 16 0 2 566:325 30 18 14 0 4 508:281 28 18 9 2 7 437:387 20 18 8 2 8 355:424 17(-1) 18 8 1 9 357:419 17 18 5 3 10 323:414 13 18 4 1 13 355:493 9

1 1 1 2 2 1 0 0

1 2 4 4 7 9 11 14

384:245 25 394:303 23 290:243 19 315:268 18 309:301 12 317:335 8 (-1) 302:347 6 256:484 0

285


tabelat përfundimtare / femrat

liga e kosovës KEK-u Istogu

18 3 1 14 302:323 6(-1) 18 0 0 18 275:500 0

Tabela 2006/07 Kosova 16 15 1 0 496:332 30 Vicianet 16 12 1 3 514:341 25 Vëllaznimi 16 12 1 3 461:327 25 Prishitna 16 11 1 4 477:369 23 Shqiponja 16 8 0 8 401:394 16 Drita 16 6 0 10 315:376 12 KEK-u 16 3 0 13 260:419 5 Kampion i edicionit 2006/07 janë Vicianet, pasi doli e para në garat shtesë.

Tabela 2007/08 Kosova 16 15 1 0 458:285 31 Shqiponja 16 11 1 4 497:308 23 Kastrioti 16 11 1 4 436:365 23 Prishtina 16 11 0 5 509:365 22 Drita 16 9 2 5 477:373 20 Vicianet 16 5 2 9 380:421 11 Trepça 16 3 1 13 322:517 7 KEK-u 16 3 0 14 283:428 5 Istogu 16 0 0 16 210:510 0 Kampion i edicionit 2007/08 është Kosova, pasi doli e para në garat shtesë.

286

Tabela Kosova Prishtina Shqiponja Kastrioti Drita Vicianet

2008/09 16 13 16 12 16 6 16 4 16 4 - -

0 0 1 1 0 -

2 4 10 11 12 -

501:436 467:377 458:495 455:517 402:462 -:-

26 24 13 9 8 -

Tabela Prishtina Kastrioti Shqiponja Kosova Drita Vëllaznimi

2009/10 20 18 20 15 20 9 20 9 20 5 20 0

2 0 2 3 2 9 2 9 0 15 0 20

684:406 671:489 554:483 550:512 481:645 285:691

38 32 20 20 10 0

1971/2013

Tabela Prishtina Kastrioti Shqiponja Trepça Kosova Drita Vëllaznimi

2010/11 24 21 1 2 957:613 43 24 21 1 2 906:605 43 24 14 0 10 844:757 28 24 13 0 11 663:708 26 24 10 0 14 766:777 20 24 2 1 21 586:863 5 24 1 1 22 471:870 3

Tabela 2011/12 Prishtina 16 16 0 0 564:301 32 Shqiponja 16 13 0 3 658:442 26 Kastrioti 16 11 0 5 607:366 22 Trepça 16 10 0 6 450:404 20 Kosova 16 9 0 7 437:418 18 Drita 16 5 0 11 404:510 10 Vëllaznimi 16 5 0 11 437:551 10 Istogu 16 2 0 14 339:559 4 KEK-u 16 0 0 16 218:553 0 Kampion i edicionit 2011/12 është Prishtina, pasi doli e para në garat shtesë.

Tabela Kastrioti Prishtina Kosova Drita Shqiponja Trepça Istogu Vëllaznimi

2012/13 14 13 0 1 522:299 26 14 13 0 1 553:258 26 14 8 0 6 387:390 16 14 6 1 7 335:389 13 14 6 0 8 369:466 12 14 4 1 9 346:440 9 14 3 0 11 247:391 6 14 2 0 12 280:420 4


tabelat përfundimtare / meshkujt

LIGA E PARË FEDERATIVE Tabela Borac Partizan Zhelezniçar Krivaja Crevenk Duboçica Medveshçak Crvena zvezda Zhelezniçar Metaloplastika Dinamo Kvarner Vitex Borac(F)

1975/76 26 20 3 3 698:615 43 26 19 4 3 800:664 42 26 15 2 9 725:660 32 26 12 6 8 668:642 30 26 10 7 9 770:748 27 26 10 7 9 749:757 27 26 11 4 11 726:696 26 26 13 0 13 737:706 26 26 11 4 11 686:698 26 26 9 5 15 719:717 23 26 9 5 12 657:690 23 26 10 1 15 762:812 21 26 2 5 19 680:766 9 26 4 1 21 751:955 9

Tabela Partizan Crevenka Zhelezniçar Kolinska Slovan Borac B Duboçica Krivaja Medveshçak Cervena zvezda Zhelezniçar Borac F Metaloplastika Areo-Celje Partizan Tabela Kolinska Slovan Zhelezniçar Crvena zvezda Partizan Duboçica Crevenka Dinamo Zhelezniçar Borac Krivaja Medveshçak Metaloplastika

1978/79 26 15 3 8 639:592 33 26 15 0 11 676:628 30 26 12 5 9 639:617 29 26 12 4 10 661:629 28 26 10 7 9 609:603 27 26 13 1 12 661:658 27 26 12 3 11 591:599 27 26 12 2 12 609:615 26 26 10 5 11 637:628 25 26 11 2 13 564:581 24 26 10 4 12 557:574 24 26 12 0 14 570:588 24 26 11 1 14 614:624 23 26 7 3 17 590:631 16 1979/80 26 16 5 5 642:565 37 26 17 2 7 635:550 36 26 14 4 8 686:662 32 26 13 4 9 736:702 30 26 14 2 10 689:693 30 26 12 5 9 730:708 29 26 12 4 10 666:657 28 26 11 3 12 660:654 25 26 10 4 12 651:633 24 26 10 3 13 637:645 23 26 10 2 14 622:625 22 26 7 6 13 359:392 20

1975/1989

Mehanika Borac (F)

26 6 2 18 585:690 14 26 5 4 17 560:682 14

Tabela Borac Zhelezniçar S Medveshçak Meltaloplastika Zhelezniçar(N) Cravenka Kolinska-Slovan Dinamo Duboçica Crevena zvezda Sloga-Bosnaprevoz Krivaja Partizan Trepça

1980/81 26 17 7 2 740:649 41 25 12 8 5 592:560 32 26 13 4 9 642:599 30 26 14 2 10 604:577 30 25 13 2 10 675:660 28 25 10 7 8 651:636 27 26 12 2 12 674:650 26 26 12 1 13 627:639 25 26 10 4 12 616:647 24 26 9 4 13 655:663 22 26 10 2 14 613:635 22 25 9 2 14 651:648 20 26 7 4 15 628:659 18 22 5 1 16 487:639 11

Tabela Metaloplastika Crvena zvezda Zhelezniçar N Zhelezniçar S Sloga-Bosnaprevoz Partizan Crevenka Kolinska-slovan Duboçica Proleter Borac B Medveshçak Borac F Dinamo

1982/83 26 17 2 7 655:582 36 26 16 4 6 706:653 36 26 15 6 4 679:626 36 26 11 6 9 605:602 28 26 12 3 11 646:631 27 26 11 3 12 695:678 25 26 10 5 11 645:639 25 26 9 7 10 571:571 25 26 11 3 12 634:640 25 26 11 3 12 613:622 25 26 9 7 10 608:619 25 26 9 6 11 578:582 24 26 11 2 13 606:657 24 26 0 3 23 344:686 3

Tabela Metaloplastika Pelister Medveshçak Slovan Borac Proleter Zhelezniçar N Crevenka

1986/87 26 16 6 4 740:645 38 26 17 1 8 634:588 35 26 13 3 10 568:562 29 26 11 4 11 584:578 26 26 11 4 11 613:603 26 26 12 2 12 579:595 26 26 11 3 12 603:617 25 26 10 4 12 712:698 24

287


Jogoviç Sloga Borac F Crevena zvezda Zhelezniçar S Kristal

26 10 4 12 574:580 24 26 9 5 12 574:580 23 26 10 3 13 604:632 23 26 10 3 13 623:656 23 26 9 3 14 578:613 21 26 9 3 14 585:624 21

Pozharevac Tikvesh Borec T Zhelezniçar Beçej Tivat

20 7 2 11 373:365 16 20 8 0 12 326:349 16 20 8 0 12 369:419 16 20 7 1 12 367:358 15 20 5 1 14 324:446 10

Tabela 1987/88 Metaloplastika Pelister Medveshçak Sloga Proleter Borac F Borac B Zamet Zhelezniçar Cervenka Slovan Crevena zvezda Jugoviç Duboçica

26 14 6 6 713:623 34 26 14 5 7 683:643 33 26 14 2 10 612:565 30 26 11 6 9 650:629 28 26 13 2 11 631:613 28 26 13 2 11 636:632 28 26 11 4 11 620:607 26 26 11 3 12 536:546 25 26 10 5 11 589:607 25 26 9 6 11 645:655 24 26 9 6 11 598:601 24 26 11 2 13 570:578 24 26 9 3 14 566:602 21 26 6 2 18 604:702 14

Tabela Metaloplastika Borac F Pozharevac PIK FAP Prolet Partizan Pelagonija Zhelezniçar Rabotniçki Sinelon Rudar Tikvesh Borac T

1973/74 26 20 0 6 583:481 40 26 16 1 9 632:570 33 26 13 4 9 487:455 30 26 13 3 10 593:538 29 26 13 3 10 488:462 29 26 13 3 10 550:574 29 26 12 4 10 467:449 28 26 12 2 12 499:506 26 26 12 1 13 659:513 25 26 11 1 14 499:516 23 26 11 1 14 580:631 23 26 10 0 16 482:529 20 26 10 0 16 503:580 20 26 4 0 22 445:584 8

Tabela 1988/89 Zagreb-chromos Proleter Metaloplastika Crevenka Medveshçak Lovçen Crevena Zvezda Jogoviç Zamet Borac B Zhelenzniçar Slovan Sloga Pelister Duboçica Borac F

30 21 0 9 705:661 42 30 20 1 9 738:663 40 30 19 0 11 718:648 38 30 18 1 11 732:698 37 30 18 2 10 744:701 37 30 16 0 14 691:678 32 30 15 3 12 709:695 32 30 15 0 15 68:690 30 30 15 2 13 676:664 30 30 15 0 15 700:674 30 30 14 1 15 700:695 29 30 13 1 16 697:702 27 30 13 1 16 678:708 27 30 13 1 16 721:718 26 30 7 0 23 661:776 14 30 1 1 28 554:741 2

Tabela Borac F Vardar Prolet Bozhur G Rudar T.Kombinat Rabotniçki Pelagonija Vlaznimi Lovçen GJ Kosova Pr Çelik

1974/75 22 19 2 1 749:580 40 22 17 1 4 586:441 35 22 14 2 6 616:517 30 22 13 1 8 549:514 27 22 12 1 9 531:509 25 22 9 3 10 560:537 21 22 10 1 11 555:507 21 22 8 1 13 506:522 17 22 8 0 14 540:640 16 22 7 0 15 534:589 14 22 7 0 15 455:541 14

Tabela Vardar Prolet Rabotniçki Tikvesh T.Kombinat Bozhur Pelagonija Rudar Trepça Vëllaznimi Lovçen Buduçnost

1975/76 22 19 1 2 632:487 39 22 16 1 5 622:518 33 22 14 2 9 611:525 30 22 11 2 9 584:570 24 22 10 1 11 633:541 21 22 10 0 12 597:602 20 22 10 0 12 530:560 20 22 9 1 12 536:538 19 22 9 1 12 605:663 19 22 8 1 13 539:663 17 22 7 1 14 519:575 15 22 3 1 18 518:624 5

LIGA E DYTË QENDRORE E JUGOSLLAVISË GRUPI ‘JUGU’ / meshkujt / 1972 -1988 TABELA Potisje Apatin Borac F Pelagonija Prolet Rudar

288

1972/73 20 17 1 2 435:299 35 20 14 1 5 399:317 29 20 13 0 7 404:371 25 20 11 0 9 323:336 22 20 9 1 10 382:412 19 20 8 1 11 329:338 17


Tabela 1976/77 Borac Prolet Rudar Tikvesh Trepรงa Bozhur Rabotniรงki T.Kobminat Beton Pelagonija Prishtina ร elik

22 15 2 5 662:549 32 22 13 2 7 594:461 28 22 12 2 8 586:539 26 22 12 1 9 612:583 25 22 12 1 9 563:599 25 22 12 2 8 562:516 24 22 10 2 10 522:596 22 22 8 2 10 544:542 20 22 9 4 11 513:523 20 22 8 3 11 522:516 19 22 6 2 14 520:612 8 22 4 0 18 418:606 8

Tabela Borac Rudar Rabotniรงki Lovรงen Bozhur Prolet Trepรงa Tikvesh T.Kombinat Elektromontazha Beton Vรซllaznimi

1977/78 22 16 1 5 606:476 33 22 13 2 7 500:453 28 22 13 1 8 479:469 27 22 12 1 9 533:497 25 22 11 2 9 582:524 24 22 10 2 10 507:530 27 22 10 2 10 626:654 22 22 11 0 11 629:576 21 22 10 1 11 616:619 21 22 8 1 13 540:609 17 22 6 0 16 518:595 12 22 5 1 16 486:592 11

Tabela Vardar Lovรงen Bozhur T.Kombinat Rudar Prolet Rabotniรงki Ivangrad Borec Trepรงa Tikvesh Samadrexha 22

1978/79 22 16 1 5 515:433 33 22 14 1 3 563:545 29 22 14 0 8 564:478 28 22 10 3 9 537:550 23 22 11 1 10 511:534 23 22 10 2 10 511:500 22 22 10 2 10 464:454 22 22 11 0 11 616:626 22 22 10 2 10 512:530 22 22 9 3 10 514:531 21 22 7 0 15 535:523 14 2 1 1 9 501:663 5

Tabela 1979/80 Trepรงa Partizan FAP Vardar Lovรงen Rakovica Rabotniรงki T.Kombinat Rudar Bozhur

22 15 1 6 590:533 31 22 14 2 6 480:432 30 22 13 2 7 561:500 28 22 12 3 7 487:448 27 22 11 2 9 465:428 24 22 8 6 8 563:561 22 22 10 1 11 534:535 21 22 9 2 11 566:578 20 22 10 0 12 489:511 20 22 9 1 12 482:504 19

Maldi radnik 22 Ivangrad

7 0 1 5 431:483 13 22 4 0 18 460:595 8

Tabela RK Kristal IM Rakovica Tutunski kombinat Lovรงen Rabutniรงki Borac FAP Partizan Metalurg Vardar Rudar Bozhur

1980/81 20 13 3 4 516:426 29 20 13 3 4 498:426 29 21 14 0 7 511:508 28 21 9 2 10 511:459 20 20 9 2 9 466:422 20 16 8 2 6 395:346 18 20 8 1 11 521:503 17 21 8 1 12 459:474 17 21 8 1 12 454:491 17 20 7 2 11 449:471 16 22 6 5 11 428:500 15 12 3 0 9 268:307 6

Tabela Borac Vardar Pelister Kristal Trepรงa Metalurg Shamot Bozhur Lovรงen T.Kombinat Partizan FAP Rabotniรงki Rudar

1981/82 26 18 4 4 731:645 40 26 14 3 9 688:673 31 26 15 2 9 702:691 31 26 14 2 10 685:632 30 26 12 3 11 797:800 27 26 12 2 12 632:622 26 26 11 4 11 484:691 26 26 13 0 13 745:784 26 26 11 4 11 689:673 25 26 12 1 13 716:704 25 26 12 1 13 635:641 25 26 11 2 13 635:645 23 26 6 5 15 632:783 15 26 3 3 20 566:668 9

Tabela Pelister Kristal T.Kombinat Vardar Shamot Rakovica Lovรงen Trepรงa Metalurg Jagodina Struga Bozhur

1982/83 22 20 0 2 689:523 40 22 14 2 6 633:544 30 22 10 3 9 596:598 23 22 10 2 10 552:557 22 22 9 3 10 579:583 21 22 10 0 12 687:672 20 22 9 3 10 618:656 21 22 9 1 12 577:605 19 22 9 1 12 556:607 19 22 9 0 13 601:606 18 22 8 2 12 586:596 18 22 6 1 15 568:680 13

Tabela Kristal Borac Metalac Jagodina

1983/84 22 17 2 3 606:485 36 22 16 1 5 615:528 33 22 14 1 7 590:530 29 22 10 2 10 590:568 22

289


T.Kombinat Partizan Lovçen Vardar Trepça Metalurg Shamot IM Rakovica 22

22 9 2 11 611:629 20 22 9 2 11 605:642 20 22 7 5 10 577:604 19 22 9 1 12 548:577 19 22 9 1 12 584:642 19 22 7 4 11 522:565 18 22 6 4 12 542:576 16 5 3 1 3 586:620 13

Tabela Borac Trepça Metalac Tutunski Kombinat Partizan Lovçen Vardar Shamot Jagodina Borec Rabotniçki Rudar

1985/86 22 13 5 4 576:523 31 22 12 2 8 640:593 26 22 12 0 10 549:504 24 22 11 2 9 533:538 24 22 10 3 9 546:540 23 22 9 3 10 526:515 21 22 10 1 11 540:546 21 22 9 3 10 510:533 21 22 8 4 10 542:581 20 22 9 1 12 516:508 19 22 8 2 12 525:563 18 22 8 0 14 519:576 16

Tabela Duboçica Vardar Tutunski Kombinat Trepça Lovçen Partizan Jagodina Borec Metalurg Shamot Metalac Majdanpek

1986/87 22 14 3 5 542:579 31 22 13 5 4 513:463 31 22 9 3 10 511:516 21 22 9 3 10 568:602 21 22 9 3 10 489:492 21 22 9 2 11 469:482 20 22 9 2 11 527:550 20 22 9 2 11 483:478 20 22 10 0 12 532:553 20 22 9 2 11 497:516 20 22 9 2 11 542:545 19 22 9 1 12 469:472 19

Tabela Lovçen Kristal Partizan Trepça Vranje Mladost Borec Kosova Vushtrris Tutunski Kombinat Vardar Shamot Jagodina Buduçnost Metalurg

1987/88 26 20 3 3 666:526 43 26 12 2 8 678:600 34 26 11 5 10 589:568 27 26 12 2 12 612:608 26 26 11 4 11 633:656 26 26 13 0 13 563:640 26 26 9 7 10 590:585 25 26 11 3 12 631:635 25 26 11 3 12 622:637 25 26 11 3 12 574:578 25 26 9 7 10 590:591 25 26 10 3 13 627:622 22 26 10 1 15 560:563 21 26 5 3 18 417:543 9

290

LIGA E DYTË QENDRORE E JUGOSLLAVISË GRUPI ‘JUGU’ / femrat / 1974 - 1988

Tabela Skopje Buduçnost Danilovgrad Prishtina Tekstilac Rabotniçki Ivangrad Vardar Malesh Buduçnost Trepça Borac

1974/75 22 19 0 3 440:243 38 22 17 1 4 402:306 35 22 15 2 5 432:315 32 22 14 1 7 363:347 29 22 12 2 8 347:338 26 22 11 1 10 310:291 23 22 9 3 10 327:356 21 22 8 2 12 354:336 18 22 7 3 12 260:303 17 22 6 2 14 330:398 14 22 2 3 17 274:418 7 22 1 2 19 205:435 3

Tabela Danilovgrad Buduçnost Tekstilac Prishtina Ibar Rabotniçki Ivangrad Malesh Buduçnost Vardar RK”TIK” RK”Keramika”

1975/76 22 21 0 1 429:289 42 22 13 1 8 373:329 27 22 12 1 9 392:383 25 22 13 0 9 346:335 24 22 11 2 9 473:481 24 22 10 3 9 335:346 23 22 10 4 8 373:322 23 22 8 0 14 294:340 16 22 7 2 13 341:393 16 22 7 1 14 370:369 15 22 4 7 11 354:389 15 22 5 1 16 291:394 11

Tabela Shkopje Tekstilac Buduçnost Ivangrad Trikotazha Ibar Prishtina Pelister Malesh Rabotnizhki Buduçnosti Borac

1976/77 22 17 3 2 460:319 37 22 15 2 5 452:375 32 22 13 2 7 401:263 28 22 11 3 8 420:385 25 22 11 1 10 372:330 23 22 11 1 10 301:370 23 22 10 1 11 343:350 21 22 10 1 11 343:390 21 22 7 3 12 261:332 17 22 6 2 14 331:351 14 22 7 3 12 308:361 14 22 0 0 22 181:270 0

Tabela Danilovgrad Skopje Titeks Tekstilac Vardar Prishtina

1977/78 22 20 1 1 471:341 41 22 20 0 2 490:407 40 22 13 2 7 379:376 28 22 13 0 9 351:319 26 22 9 4 9 389:313 22 22 10 2 10 406:415 22


Ibar Buduçnost Deçani Ivangrad Pelister Lovçen

22 9 4 9 377:458 22 22 9 2 11 357:355 20 22 6 3 11 363:440 15 22 5 2 15 367:432 12 22 3 2 17 304:398 8 22 3 0 19 291:405 6

Tabela Dnilovgrad Titeks Skopje Buduçnost Celuloza Prishtina Mokra Gora Tekstilac Ibar Prolet Vardar Deçani

1978/79 22 21 0 1 535:344 42 22 15 2 5 441:343 32 22 14 0 8 412:343 32 22 12 2 8 400:346 26 22 12 0 10 449:408 24 22 11 0 11 407:379 22 22 9 3 10 377:444 21 22 8 1 13 397:427 17 22 7 3 12 423:451 17 22 8 0 14 344:511 16 22 5 2 15 363:400 12 22 3 2 17 363:480 8

Tabela DIN Danilovgrad Titeks Skopje Buduçnost Medicinar Sloga Celuloza Prishitna Mokra Gora Ibar Prolet

1979/80 22 19 0 3 418:213 38 22 18 0 4 447:326 36 22 16 2 4 475:330 34 22 15 1 6 441:332 31 22 13 2 7 429:378 28 22 9 4 9 373:312 22 22 10 2 10 349:343 22 22 8 3 11 404:366 19 22 8 1 13 379:389 17 22 4 3 15 368:401 11 22 3 0 19 281:613 5 22 0 0 22 227:588 0

Tabela Buduçnost Dinilovgrad Titeks Mladost Celuloza Skopje Medicinar Strunzhanka Sloga Mokra Gora Prishtina Ibar

1980/81 16 14 0 2 345:245 28 16 14 0 2 324:240 28 19 13 0 6 372:305 26 19 8 3 8 383:372 19 20 7 2 11 348:323 16 18 7 2 9 322:338 16 17 7 1 9 293:292 15 18 6 2 10 280:322 14 18 5 2 11 283:339 12 16 4 2 10 384:368 10 11 2 0 9 135:180 4

Tabela Danilovgrad Medicinar DIN Radniçki Mokra Gora Kale Hajduk Veljeko Celuloza KTK Skopje Kumanova Mladost

1981/82 22 19 0 3 672:461 38 22 16 2 4 547:456 34 22 16 2 4 516:434 34 22 15 0 7 503:442 30 22 11 0 11 552:565 22 22 11 0 11 484:519 22 22 9 1 12 487:510 19 22 7 2 13 419:463 16 22 8 0 14 445:513 16 22 6 2 14 470:503 14 22 6 0 16 480:561 12 22 3 1 18 479:593 7

Tabela Vozhdovac Medicinar Hajduku Veljeko Danilovgrad Radniçki Mladost Skopje Celuloza Mokra Gora Kumanovo Gruzhanka Titeks Prishtina Sloga

1982/83 26 26 0 0 820:422 52 26 19 2 5 582:469 40 26 17 3 6 581:533 37 26 15 4 7 604:562 34 26 15 2 9 602:538 32 26 13 3 10 610:560 29 26 12 3 11 561:519 27 26 11 3 12 603:635 25 26 9 4 13 614:655 22 26 10 3 13 552:606 23 26 8 2 16 510:567 18 26 8 2 16 441:468 18 26 2 0 24 425:667 4 26 1 1 24 340:567 0

Tabela 1983/84 Radnichki 22 19 2 1 607:449 40 DIN 22 19 2 1 585:450 40 Medicinar 22 13 3 6 547:485 29 Kale 22 11 3 8 500:510 25 Hajduk Veljeko 22 11 1 10 490:499 23 Mokra Gora 22 10 1 11 561:543 21 Zhelezniçar 22 8 3 11 455:477 19 Skopje 22 8 0 14 474:542 16 Kumanovo 22 7 0 15 461:507 14 KTK Zajeçar 22 6 1 15 405:474 13 Prishtina 22 5 2 15 475:563 12 Celuloza 22 6 0 16 428:495 11

291


Tabela Crnagoracoop Medicinar DIN Mlaz Radniรงki Metalac Hajduk Veljeko Kumanovo Mladost IM Rakovica Prishtina Skoplje

292

1985/86 22 21 0 1 708:529 42 22 18 0 4 594:519 36 22 10 3 9 546:527 23 22 10 2 10 527:520 22 22 10 1 11 510:484 21 22 9 2 11 496:541 20 22 9 1 12 480:527 19 22 9 0 13 476:519 18 22 7 3 12 467:516 17 22 7 3 12 467:516 17 22 7 2 13 500:531 16 22 6 1 15 505:563 13

Tabela 1987/88 DIN 26 23 2 1 612:410 48 ORK Beograd 26 23 1 2 736:492 47 Medicinar 26 17 5 4 665:558 39 MK Uzor 26 14 3 9 535:519 31 Napredak 26 13 2 11 591:585 28 Mlaz 26 9 4 13 510:539 22 Crnagoracoop 26 9 4 13 595:591 22 Mladost TIZ 26 8 5 13 530:518 21 Hajduk Veljeko 26 8 5 13 614:635 21 Nikshiรง 26 9 2 15 568:631 20 Skoplje 26 8 3 15 513:601 19 Prishtina 26 8 3 15 494:455 19 Kumanovo 26 7 4 15 539:594 18 Pelister 26 3 2 21 317:545 2


lista e të gjithë kampionëve dhe e kupave të kosovës KAMPIONI I KOSOVËS / MESHKUJT / 1954-2013 2012/13 Prishtina 2011/12 Besa Famiglia (Pejë) 2010/11 Kastrioti (Ferizaj) 2009/10 Kastrioti (Ferizaj) 2008/09 Prishtina 2007/08 Prishtina 2006/07 Besa Famiglia (Pejë) 2005/06 Besa Famiglia (Pejë) 2004/05 Besa Famiglia (Pejë) 2003/04 Besa (Pejë) 2002/03 Besa (Pejë) 2001/02 Besa (Pejë) 2000/01 Trepça (Mitrovicë) 1999/00 Kastrioti (Ferizaj) 1998/99 Kampionati nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë 1997/98 Drita (Gjilan) kampion vjeshtor, kurse kampionati pranveror nuk është zhvilluar. 1996/97 Besa (Pejë) 1995/96 Besa (Pejë) 1994/95 Prishtina 1993/94 Trepça (Mitrovicë) 1992/93 Kastrioti (Ferizaj) 1991/92 Kastrioti (Ferizaj) 1990/91 Buduçnosti (Pejë) (Besa) 1989/90 Trepça (Mitrovicë) 1988/89 Prishtina 1987/88 Vëllaznimi (Gjakovë) 1986/87 Kosova (Vushtrri) 1985/86 Bozhuri (Gjilan) (Drita) 1984/85 Vëllaznmi (Gjakovë) 1983/84 Bozhuri (Gjilan) 1982/83 Vëllaznimi (Gjakovë) 1981/82 Kosova (Vushtrri) 1980/81 KNI “Ramiz Sadiku” (Prishtinë) 1979/80 Deçani (Deçan) 1978/79 Vëllaznimi (Gjakovë) 1977/78 Samadrexha 1976/77 Vëllaznimi (Gjakovë) 1975/76 Prishtina 1974/75 Trepça (Mitrovicë) 1973/74 Bozhuri (Gjilan) 1972/73 Bozhuri (Gjilan) 1971/72 Obiliqi (Obiliq) 1970/71 Vëllaznimi (Gjakovë) 1969/70 Drenica (Gllogovc) 1968/69 Deçani (Deçan) 1967/68 Trepça (Mitrovicë) 1966/67 Bozhuri (Gjilan) 1965/66 Obiliqi (Obiliq) 1964/65 Kosova (Prishtinë) 1963/64 Prizreni

1962/63 Vëllaznimi (Gjakovë) 1961/62 Vëllaznimi (Gjakovë) 1960/61 Buduçnosti (Pejë) 1959/60 Normalisti (Prishtinë) 1958/59 Normalisti (Prishtinë) 1957/58 Normalisti (Prishtinë) 1956/57 Normalisti (Prishtinë) 1955/56 Normalisti (Prishtinë) 1954/55 Normalisti (Prishtinë) KAMPIONI I KOSOVËS / FEMRAT / 1972-2013 2012/13 Kastrioti (Ferizaj) 2011/12 Prishtina 2010/11 Prishtina 2009/10 Prishtina 2008/09 Kosova (Vushtrrisë) 2007/08 Kosova (Vushtrrisë) 2006/07 Vicianet (Samadrexhë) 2005/06 Vicianet (Samadrexhë) 2004/05 Kosova (Vushtrrisë) 2003/04 Kosova (Vushtrrisë) 2002/03 Prishtina 2001/02 Kastrioti (Ferizaj) 2000/01 Kastrioti (Ferizaj) 1998/99 Garat nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë 1997/98 Garat nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë 1996/97 Prishtina 1995/96 Vjosa (Shimje) 1994/95 Vjosa (Shimje) 1991/92 Deri në edicionin 1994/95 nuk u zhvillua fare Kampionati femrave. 1990/91 Trepça (Mitrovicë) 1989/90 Samadrexha 1988/89 Elektroekonomia (Obiliq) 1987/88 Samadrexha 1986/87 Prishtina 1985/86 Trepça (Mitrovicë) 1984/85 Deçani 1983/84 Deçani 1982/83 Prishtina 1981/82 Vëllaznimi (Gjakovë) 1980/81 Prizereni 1979/80 Kosova (Vushtrrisë) 1978/79 Trepça (Mitrovicë) 1977/78 Makra Gora (Zubin Potok) 1976/77 Deçani 1975/76 Borci (Ferizaj) 1974/75 Ibri (Mitrovicë) 1973/74 Trepça (Mitrovicë) 1972/73 Kosova Pr (Prishtinë) 1971/72 Buduçnosti (Pejë)

KUPAT E KOSOVËS / MESHKUJT / 1992-2013 2012/13 Prishtina 2011/12 Besa Famiglia (Pejë) 2010/11 Besa Famiglia (Pejë) 2009/10 Besa Famiglia (Pejë) 2008/09 Kastrioti (Ferizaj) 2007/08 Prishtina 2006/07 Kastrioti (Ferizaj) 2005/06 Kastrioti (Ferizaj) 2004/05 Besa Famiglia (Pejë) 2003/04 Kastrioti (Ferizaj) 2002/03 Besa (Pejë) 2001/02 Trepça (Mitrovicë) 2000/01 Prishtina 1999/00 Prizreni (Prizren) 1998/99 Kupa nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë. 1997/98 Kupa nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë. 1996/97 Vëllaznimi (Gjakovë) 1995/96 Besa (Pejë) 1994/95 Llapi (Podujevë) 1993/94 Trepça (Mitrovicë) 1992/93 Prishtina 1991/92 Kastrioti (Ferizaj) KUPAT E KOSOVËS / FEMRAT / 1993-2013 2012/13 Kastrioti (Ferizaj) 2011/12 Prishtina 2010/11 Prishtina 2009/10 Kastrioti (Ferizaj) 2008/09 Prishtina 2007/08 Prishtina 2006/07 Kosova (Vushtrri) 2005/06 Kastrioti (Ferizaj) 2004/05 Kosova (Vushtrri) 2003/04 Prishtina 2002/03 Kosova (Vushtrri) 2001/02 Kastrioti (Ferizaj) 2000/01 Vjosa (Shimje) 1999/00 Trepça (Mitrovië) 1998/99 Kupa nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë. 1997/98 Kupa nuk u zhvilluan fare për shkak të luftës në Kosovë. 1996/97 Prishtina 1995/96 Kastrioti (Ferizaj) 1994/95 Prishtina 1993/94 Vjosa (Shtimje)

293


294


kapitulli

06

/

Biografitë e aktivistëve të hendbollit

295


biografitë e aktivistëve të hendbollit

Afrim Beqiri, i lindur në vitin 1963 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në vitin 1958 në KH Trepça të Mitrovicës më 1980 dhe e ka përfunduar në 2008. Ka luajtur edhe për Prishtinën, Vjosën dhe 5 vjet në Gjermani si lojtar amator. Afrim Prekazi, i lindur më 1961 në Mitrovicë, filloi në KH Trepça dhe nga vit 1977 deri më 2001 ishte aktiv si lojtar, me ndonjë ndërprerje të shkurtër. Në periudhën 1994-2000 ishte anëtar i Bordit të FHK-së. Pas luftës, në vitet 1999/00 ishte trajner me grupmosha të reja. Pas vitit 2001, më shumë ishte aktiv në lojën e futbollit në KH Trepça, por herë pas here ndihmoi edhe skuadrën e tij të zemrës KH Trepça. Ahmet Baliqi, i lindur më 1945 në Mitrovicë, si profesor i edukatës fizike në shkollat fillore të Mitrovicës, zejen si trajner në vitin 1968 në KH Trepça- femrat. Gjatë viteve të Pavarësimit të sportit (1991-99) ishte aktiv në skuadrën e Trepçës. Kurse pas luftës, në vitin 1999/2000 me skuadrën e KH Trepça - femrat u stolis me Kupën e Kosovës. Në vitin 1991 ishte përzgjedhës i Përfaqësueses së femrave. Ende është aktiv. Alfred Llazari, i lindur në vitin 1961 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në Trepçë në vitin 1977, kurse e përfundoi ne KH Prishtina në vitin 1991. Luajti me sukses edhe për Borcin nga Ferizaj, Pelisterin e Manastirit. Nga viti 2007 deri më 2012 ishte përzgjedhës i Përfaqësueses së meshkujve. Dha kontribut në ndërkombëtarizimin e hendbollit. Ali Salihu, i lindur në vitin 1973 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar ne KH Trepça në vitin 1988 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Ka luajtur në Ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë nga viti 1988 deri në vitin 1991, si dhe një kohe ka luajtur në Ligën e 3-të të Gjermanisë, po ashtu ka qenë anëtar i Përfaqësueses A pas vitit 2000. Asllan Jahja (1942-2008), karrierën e filloi në vitin 1960, ne klubin Kosova të Prishtinës si portier, i cili një edicion të garave ne fund të viteve 60-ta mbrojti edhe për Drenicën e Drenasit. Pas përfundimit te karrieres aktive si lojtar ne vitin 1971, jep priovimin për gjyqtarë ne vitin 1972. Dhe nga ajo kohë fillon karrierën e gjyqtarit e cila ishte e bujshme. Një ndër gjyqatrët e rrallë që drejtoi ndeshjet e Ligës së parë qendrore te ish shtetit të shpërbër. Pasi pushoi së referuari,

296

një kohë të gjatë ishte vëzhgues-kontrollues i referimit. Në vitet 1989-91 ishte njeriu që më së shumëti ju kundërvu masave të marra nga pushteti serb. Në edicionin e parë të garave të pavaraura 1991/92 ishte në Komisionin e garave, duke mos u ndalur asnjë çast, deri në vitin 2008. Ishte në kryesi të FHK-së, komisione të ndryshme, me një fjalë ku e kërkonte puna. Asllan Molliqaj ishte një lojtar cilësor, ku luajti shumë ekipe, si: për Deçanin, Vëllaznimin e Gjakovës, Besën e Pejës, për t’u kthyer përsëri në Deçan, ku e përfundoi karrierën e vet, aty ku edhe e filloi. Aziz Makiqi, i lindur në vitin 1958 në Mitrovicë. Karrierën prej hendbollisti e ka filluar në KH Trepça në vitin 1974, ndërsa e ka përfunduar në Umag të Kroacisë si lojtar dhe trajner. Luajti me sukses në ish- Ligën e dytë të Jugosllavisë me KH Trepça, pastaj ka luajtur Ligën e parë dhe të dytë të ish-Jugosllavisë. Ishte ikonë e këtyre skuadrave KH Trepça, KH Borci nga Ferizaj, Bundesligë të Gjermanisë, US HOFWEIER, TUS WERMERKIRCHEN i , në RK Proleter të Zrenjaninit (Vojvodinë) ,Umag (Kroaci), CASINO PSK(Austri) dhe në Itali, kur trajner e kishte Lino Çervarin e famshëm. Bajram Berisha, i lindur më 1947, sekretar i KH Prishtina nga viti 1974, dhe prej viti 1999 e deri më 2014 ku gjendet dhe tani. Dha një kontribut të madh në organizimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e klubit. Basri Tupella, i lindur në vitin 1959 në Mitrovicë, karrierën prej hendbollisti e ka filluar në KH Trepça në vitin 1974, kurse ka përfunduar në vitin 1997 në KH Trepça. Ka luajtur në Ligën I dhe II të federative të ish-Jugosllavisë. Ka luajtur në Trepça, Borcin, Proleter, Ras (Novi Pazar) , dhe Tenerife (Spanjë). Konsiderohet i zhdukur në luftën e vitit 1998/1999 në Kosovë. Bedri (Bajram) Hajzeraj, i lindur më 1968. Në vitin 2001 si drejtor për Arsim, Kulture, Rini dhe Sport, si përgjegjës për sport merr iniciativën për themelimin e klubit të Hendbollit Rakoshi. Në vitin 2004 klubi bartet në qendër, ku edhe e ndërron emrin dhe bëhet K.H. ISTOGU. Bedriu një dy vjet luajti me sukses në këtë skuadër, edhe pse ishe në moshe i ri, ai me përvojën e tij e organizonte mirë lojën.

Bekim Korenica, i lindur në vitin 1971 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në vitin 1958 në KH Trepça të Mitrovicës më 1986 dhe e ka përfunduar në vitin 1998. Jeton në Angli. Beqir Hasangjekaj u lind në fshatin Martinaj të komunës së Plavës – Mali i Zi në vitin 1936. Me hendboll ka filluar të merrej në vitin 1953 si lojtar i KH Normalisti, pastaj në KH Partizani i Beogradit, anëtar i Ligës së parë federative të ish-Jugosllavisë. Pas kryerjes së fakultetit më 1964, në Kosovë luan për skuadrat e Prizrenit, Trepçës dhe Drenicës. Ishte lojtar i Përfaqësueses së Kosovës që i zhvilloi disa ndeshje ndërkombëtare në Egjipt. Në vitin 1958 shpallet ndër 10 sportistët më të mirë të Kosovës nga ana e redaksisë së sportit të gazetës ‘Rilindja’. Si trajner punoi në skuadrat e Prizrenit, Trepçës, Prishtinës, Universitetit ( meshkujt) dhe me KH Prishtinën- femrat, kohën më të gjatë me të cilën ka arritur të inkuadrohet në garat e Ligës së dytë federative. Duhet theksuar se vite me radhë e kreu detyrën e përzgjedhësit të Përfaqësueses së hendbollisteve. Edhe tani në moshën mbi 70-vjeçare nuk mund të ndahet nga hendbolli, sidomos nga ai i Prishtinës, ku edhe e ka filluar karrierën e vet, para afro 60 vjetësh. Ka punime profesionale, posaçërisht duhet cekur tekstin “Hendbolli- teknika dhe taktika me metodikë” tekst për studentë dhe trajnerë fillestarë. Besim Rogova, i lindur më 1940 në Prizren, lojtar aktiv i Prizrenit RENIT nga viti 1960-1972. Anëtar i Përfaqësueses të Kosovës, kur Kosova luajti kundër Përfaqësueses së Egjiptit më 1962. Besnik Muqolli , i lindur më1962, në Podujevë, filloi me hendboll qysh i ri në vitet e 80-ta ishte ndër lojtarët luftarakë me të mirë në Llap, luajti edhe për Prishtinën , ndërsa gjatë viteve të 90-ta mbrojti ngjyrat e Llapit. Pas lufte ishte kryetrajner mjaft i sukseseshëm i Llapit. Branko Koçanoviq, i lindur në vitin 1951 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në KH Trepça në vitin 1968 dhe e ka përfunduar në 1984. Si lojtar ishte pjesë e skuadrës së KH Trepça, kur hynë në Ligën e dytë dhe të parë federative të ish-Jugosllavisë. Më vonë gjyqtar i kategorisë federative.


Danjoll Grezda, karrierën e filloi në Normalistin e Prishtinës në fund të viteve 50-ta dhe në fillim të atyre 60-ta. Më vonë u kthye në Vëllaznim të Gjakovës, ku edhe e përfundoi karrierën, që ta vazhdojë një kohë si trajner për dy vjet. Thirrjen për gjyqtar të kategorisë së republikave e ka fituar në vitin 1972, ndërsa atë të kategorive federative të ish-Jugosllavisë në vitin 1975. Në vitin 1983 e ka fituar thirrjen për kontrollor federativ të ish-Jugosllavisë. Me rastin e organizimit të Kampionatit botëror në hendboll, për ekipet e reja, ka qenë anëtar i Këshillit organizativ, ndërsa në Gjakovë ka kryer detyrën e kryetarit me afër 30 anëtarë. Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka qenë kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, në kohën më të vështirë për hendbollin dhe sportin kosovar. Në vitin 1994 për shkaqe familjare është larguar nga aktiviteti i hendbollit. Dervish Berisha pos Deçanit, luajti edhe për Prishtinën, Borcin e Ferizajt, Vëllaznimin e Gjakovës, kurse është lojtari më me merita për hyrjen e Trepçës në Ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë. Ishte lojtar standard i ekipit përfaqësues të Kosovës, kurse një herë hyri në listën e dhjetë sportistëve më të mirë të Kosovës. Pasi e përfundoi karrierën sportive në Kosovës, emigroi në Belgjikë, ku vazhdon të jetojë edhe sot. Atje luajti edhe për ekipin e Ajaxit, anëtar i divizionit të parë. Ejup Maxhera ishte trajner i klubit të hendbollit Prishtina, për meshkuj dhe femra për 2 sezone, kurse aktiv në kryesi në periudhën 1973/77. Punëtor sportiv, kryetari i Federatës së Bjeshkatararisë, etj. Elvir Babatinca, i lindur më 1978, filloi të luajë hendboll në vitet e 90-ta në Llap, luajti edhe për Prishtinën dhe për reprezentacionin e Kosovës. Njihet si lojtari më perspektiv në Kosovë, por karriera e tij u ndërpre, pasi që shkoi jashtë vendit. Eugen Saraçini u lind 1957 në Shkup. Nga rinia e hershme adhuronte sportin në veçanti hendbollin, ku luante rolin e portierit. Nga viti 2001 fillimisht anëtar edhe pastaj kryetar i KH Prishtina. Prishtina në vitet 2005-2012 arriti sukseset më të mëdha në 25 vitet e fundit, falë tij dhe bashkëpuntorëve Genc Buçinca dhe Avni

Selmani. Ishte dhe është aktiv në bordin e FHKsë nga viti 2005 si nënkryetar në dy mandate. Nga 20 nëntori 2012, kryetar i FHK-së. Punon në RTV21 si drejtoj i programit informativ dhe sportiv. Erduan Nallbani, i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë, karrierën e nisi në vitin 1984 deri në 2002. Pasi përfundoi karrierën aktive, dha provimin për gjyqtar dhe është aktiv ende në ligat e Kosovës. Eroll Ibrahimi, i lindur më 1957 në Mitrovicë, prej viti 1974 deri më 1986 luajti me sukses në Ligën e parë dhe të dytë federative të ish-Jugosllavisë. Kurse nga viti 1991 dhe deri më sot, me ndërprerje, por gjithnjë afër skuadrave të KH Trepça qoftë nga skuadra e meshkujve, femrave apo grupmoshave të reja dhe kontributin e tij. Eroll Vitaku, i lindur në vitin 1964 në Mitrovicë, nga viti 1978 deri 2002 ishte lojtar aktiv, fillimisht në Trepçë, më vonë te Vëllaznimi, Kosova e Vushtrrisë, kurse në vitin 1991, pasi nënshkroi kontratën me Cervenkën nuk u realizua, sepse u shpërbë ish-shteti. I shpallur Lojtari i vitit nga FHK-ja në vitin 1999. Sponsor dhe anëtar i Kryesisë të KH Trepça nga viti 1991 deri në vitin 2002. Esat Stavileci, i lundur më 1942 në Gjakovë. Ishte kryetar i FHK-së nga viti 1972 deri në vitin 1977, në vitin 1979 kur u organizua Kampionati Botëror për të reja ishte kryetar i Këshillit Organizativ. Ishte njeri reformoues në hendbollin kosovar. Kurse nga ana shkencore, njeriu që i dha shumë Kosovës, kontribuoi në Kushtetutën e vitit 1974, shumë punime shkencore, me një fjalë mund të thuhet se është mendja e ndritur e kombit shqiptar. Eshref Babatinca i lindur në vitin 1959, hendboll fillon te luaj ne vitin 1982, fillimisht pastaj në KXEM, Vëllaznim të Gjakovës, Prishtinë dhe karrierën e përfundon në Llap. Ne vitin 1996 nga Federata e Hendbollit u zgjodhë hendbollist i vitit. Ethem Rogova, i lindur në vitin 1946 në Prizren. Hapat e parë të hendbollit i fillon më 1964, dhe e përfundon karrierën aktive në vitin 1980 në KH Prizreni. Trajner i ekipit të KH Prizreni nga viti 1972-1974. Fadil Idrizi, i lindur më 1964, kryetar i klubit

Besa Famiglia nga viti 2005, afarist dhe pronar i kopmanisë ‘Fam Gas LLC dhe Famous Famiglia’, i cili kontribuoi shumë në sukseset e klubit. Fadil Sopi, i lindur më 1952 në Llapushnik , me hendboll filloi të merrej nga viti 1975 deri më 2002. Ishte gjyqtar aktiv, kurse pas vitit 2002 vëzhgues-kontrollues. Ishte aktiv në të gjitha komisionet e Shoqatës së Gjyqtarëve. Fadil Zeneli, i lindur në vitin 1967 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në KH Trepça në vitin 1984 dhe e ka përfunduar në vitin 2006 në Gjermani. Ka luajtur në Ligën e dytë federative të ish-Jugosllavisë nga viti 1981 deri në vitin 1991. Ka qenë pjesë edhe e ekipeve të Kosovës nga Vushtrria dhe disa ekipeve të skuadrave amatore në Gjermani. Fahredin Hashani, i lindur në vitin 1960 në Prishtinë, me hendboll filloi ga viti 1975, si portier në Prishtinë, kurse nga viti 1976 edhe gjyqatrë, fillimisht i nivelit lokal, dhe pastaj edhe i kategorisë federative. Gjatë periudhave të ndryshme ishte gjithnjë aktiv, si në vitet 1991-99 dhe deri më sot. Në vitin 2004 përfundonkarrierën si lojtar, kurse vëzhgues nga viti 2004 e këndej, Në vitin 2005 nominohet nga FHK-ja për vëzhgues-kontrollues të EHF-it, pozitë të cilën edhe sot me sukses e ushtron. , Fahri Muftiu, i lindur në vitin 1946 në Mitrovicë, aktiv si lojtar nga viti 1962 deri në vitin 1977 në Trepçën e Mitrovicës. Ishte me vite trajner, kur Trepça garonte edhe në Ligën e parë dhe të dytë të ish-Jugosllavisë prej viteve 198092. Pas luftës nga viti 2000 është aktivizuar si trajner në KH Kosova të Vushtrrisë dhe në KH Trepça Mitrovicë. Aktualisht është trajner në KH Kosova Vushtrri. Faik Citaku, ishte lojtar i Normalistit të Prishtinës, pastaj edhe Llapit gjatë fundviteve të 50-ta dhe 70-ta. Më vonë trajner i klubeve të Prishtinës, trajner dhe përzgjedhës i seleksionove të Kosovës. Ligjërues në Fakultetin e Shkencave sportive në Prishtinë. Kryetar i Sindikatave të Sportit të Pavarurë të Kosovës në fillim të viteve 1990/1 e më tej. Kryetar i Këshillit profesional në FHK, e shumë komisione tjera. FAIK ÇITAKU ishte lojtar i Llapit gjatë viteve 60-ta dhe 70-ta, ishte ligjërues në UP në lëndën e hendbollit. Gjatë viteve 90-ta ndihmoi në pa-

297


biografitë e aktivistëve të hendbollit

varësimin e sporteve në Kosove, ishte këshilltar nëpër shumë komisione pranë FHK. Faruk (Daut) Shala, u lind në vitin 1979 në Istog. Ka përfunduar studimet themelore dhe posdiplomike në Universitetin e Prishtinës Fakultetin e Kulturës Fizike, i diplomuar në lëmin e hendbollit, është lojtar aktiv i K.H. Istogu. Njëri nga themeluesit e klubit të Istogut - skuadrës së femrave, ku u emërua në detyrën e trajnerit në KH Istogu (femrat) dhe me punën e tij, përkushtimin, profesionalizmin ka arritur ta ndërtojë një skuadër solide në Superligën e Kosovës në hendboll. Faruku tani e 10 vjet me radhë e udhëheq skuadrën. Ferat Basholli, i lindur më 1946 në Samadrexhë. Si hendbollist ka filluar të merrej në moshën 16-vjeçare, kur luante për Radniçkin e Vushtrrisë, ku pas katër viteve të kaluara, kaloi në KH Samadrexha. Në vitin 1975 ka formuar ekipin e femrave të Samadrexhës, ku prej atij viti kishte suksese në Ligën e Hendbollit të Kosovës. Në vitin 1978 u shpall punëtori më i miri në procesin mësimor në Kosovë. Me vite të tëra, trajner i Samadrexhës në konkurrencën e femrave. Ferki Nici, i lindur më 1948 në Mitrovicë, nga viti 1968 deri në vitin 1978 ishte lojtar aktiv i Trepçës. Ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Kosovën e Vushtrrisë. Ishte me vite trajner në Trepçë nga viti 1980 deri më 1992. Ishte përzgjedhës i përfaqësueseve të meshkujve në vitin 1991/92. Nga ky vit migron në Holandë, ku edhe sot jeton. Fikrije Shabanaj me hendboll filloi të merret si gjimnaziste, por shumë shpejt u bë lojtare e pazëvendësueshme në KH Deçani. Flamur Buçinca, i lindur në vitin 1968 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në Trepçë në vitin 1984 deri në vitin 1998. Tani jeton në Angli. Flamur Zhdredha, i lindur në vitin 1962, karrierën e filloi në vitin 1975 në Filloristin e atëhershëm. Luajti edhe për KNI Ramiz Sadiku, Universitetin, Prishtinën dhe Obiliqin. Mirëpo, në moshë të r e u përshëndet nga loja aktive. Florent Beqiri, i lindur në vitin 1963 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në vitin 1958 në KH Trepça të Mitrovicës 1980 dhe e ka përfunduar në 2008. Ka luajtur për skuadrat e Kristalit të Zajeçarit, Vjosën, Prishtinën dhe 5 vjet në

298

Gjermani si lojtar amator. Gani (Murat) Tërnava, i lindur më 1959 në Vushtrri. Gjatë shkollës së mesme u regjistrua në KH KOSOVA, ku në atë kohë ishte në gjeneratën e artë. Në vitin 1979 ishte anëtar i klubit Borci nga Ferizaj, ku qëndroi për 1 vit. Në vitin 1980 u kthye në radhët e KH KOSOVA në Vushtrri, ku luajti deri në fund të karrierës. Gani Maloku, i lindur më 1946 në Samadrexhë, prej themelimit të klubit Samadrexha (meshkujt dhe femrat), kryente rolin e sekretarit të klubit... Goran Ramosaj është lojtar i brezit më të suksesshëm të hendbollit deçanas. Ishte lojtar standard i ekipit përfaqësues të Kosovës. Gjergj Gjini, 1941 -2012, karrierën e filloi në Borc të Ferizajt në vitet e ’59-ta, ku luajti me sukses deri në vitin 1972. Kurse aktiviteti i tij prej hendbollisti vazhdoi edhe pas ndërprerjes së lojës aktive, duke kontribuar në shumë fusha të hendbollit. Ishte organizator i pashoq, njohës i mirë i rregullave të hendbollit dhe autoritativ. Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe kryetar i Kryesisë së Federatës së Jugosllavisë me nga një mandat. FHK-ja në vitin 2011 e nderoi me mirënjohje për vepër jetësore. Gjyke Lokaj, ikonë e hendbollit femëror ajo deri në fund i qëndroi besnike KH “Deçanit”. Një kohë ishte edhe trajnere e skuadrës, të cilën detyrë e kreu me sukses. Haki Haxhiu, i lindur më1960, lojtar standard i Llapit, filloi në vitet e 80-ta e deri pas viteve të 2000-ta. Ishte trajner i grupmoshave të reja nga vitet 1995, kur juniorët e Llapit ishin kampion. Aktualisht është anëtar i kryesis se Llapit. Haki Pavataj filloi të luajë hendboll qysh në moshë të re. Së pari luajti për Normalen e Prishtinës, pastaj në KH “Vëllaznimi” të Gjakovës. Pas themelimit të KH “Deçani”, menjëherë iu bashkëngjit ekipit dhe shokëve në Deçan. I takon brezit të parë të hendbollistëve deçanas. Hamdi Mitrovica, i lindur në vitin 1966, nga viti 1984 aktivisht merret me hendboll deri në vitin 1995, kurse nga viti 1996 gjyqtar deri në vitin 2012. Kurse nga edicion i garave 2012/13, vëzhgues i referimit. Hamit Maloku, 1944-2013, filloi në RAD-

NIÇKI të Vushtrrisë, por me iniciativën e tij edhe të shumë bashkëvendësve të tij më vitin 1974 në kualifikimet e Ligës së klubit të hendbollit, Samadrexha, e cila u mbajt në Mitrovicë, ku morën pjesë tri ekipe, Leposaviqi, Samadrexha dhe Skenderaj, ku në atë turne u kualifikua Samadrexha dhe Lepenci. Prej vitit 1974 e deri më vitin 2013 ishte trajner i ekipit të meshkujve . Hamza Gjuka, i lindur në vitin 1976 në Pejë, nga viti 1992 deri më sot është aktiv si lojtar, fillimisht në Besë, pastaj Prishtinë , kurse sot në Vëllaznim të Gjakovës. Në Pejë 1992-93 filloi të merrej me hendboll, 9 herë kampion i Kosovës, 5 herë fitues i Kupës së Kosovës, 2003-2004, lojtar i Prishtinës 2008-2011, lojtar i Vllaznimit 2013-2014, si dhe lojtar i Reprezentacionit shumë herë. Hamza Idrizi, i lindur më 1962. Që nga viti2005 është drejtor i klubit Besa Famiglia dhe afarist i kompanisë ‘Fam GAs LLC’. Të gjitha sukseset dhe të arriturat e KH Besa Famiglia lidhen me kontributin financiar të familjes Idrizi. Hasan Bajrami, i lindur në vitin 1961 në Ferizaj, karrierën e filloi në Borc në vitin 1978, lojtar i pakompromis, me cilësi universale. Përveç ngjyrave të Borcit, me sukses i mbrojti edhe ato të Pelisterit të Manastirit, në skuadrën mbretërore të Katarit në vitin 1988/89, Prishtinës dhe në fund karrierën e përfundoi në Belgjikë. Hasan Shala i lindur në vitin 1950. Filloi të luaj në Llap nga viti 1967 deri ne vitet e 80-ta, një kohë ishte edhe trajner i Llapit. Ne vitet e 90-ta sekretar , pastaj anëtar i kryesisë, anëtarë i Bordit të FHK-së, i Llapit, anëtar i kryesisë së FHK-së, anëtar i komisionit të ndryshme të FHKsë. Tani kryen detyrën e vëzhgues-kontrolluesit në ndeshjet e Kampionatit të Kosovës. Hilmi Demolli (1957 – 1992) ishte hendbollisti më i mirë i viteve 70-ta dhe 80-ta i Llapit dhe ishte shembull për të mirë. Ibrahim Zhilivoda, i lindur në vitin 1950 në Mitrovicë, nga viti 1963 deri në vitin 1984 në Trepçë dhe një edicion në Prishtinë. Si lojtar ishte pjesë e skuadrës së KH Trepça, kur hynë në Ligën e dytë dhe të parën federative të ish-Jugosllavisë. Ishte me vite trajner kur Trepça garonte në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë prej viteve 1981 deri në vitin 1983. Nga viti 1984 ka vazhduar


karrierën si gjyqtar dhe ka qenë gjyqtar federativ deri në vitin 1991. Prej vitit 1991 e deri në vitin 2001 ka qenë gjyqtar, kurse nga ajo kohë dhe deri tani vëzhgues-kontrollues i referimit. Ilaz Obërtinca ka filluar të merrej me hendboll në vitet 1959 si gjimnazist. Luajti hendboll për Kosovën e Prishtinës për 20 vjet. Ishte trajner në ekipin e parë të meshkujve, ku bënë gara në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë. Si mësues në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë ishte trajner i hendbollit, nga duart e të cilit kanë dalë emra të njohur të hendbollit kosovar, si: Izet Gjinovci, Ekrem Janjeva, Avdyl Gashi, Nehru Bylykbashi, Migjen Kelmendi, Qakmani etj. Nga viti 2000-2003 ishte vëzhgues-kontrollor. Ilir Berisha, i lindur më 1946 në Prizren, vdiq në vitin 2012. Aktivitetin si sportist e filloi në shkollën e futbollit pranë klubit futbollistik Metohia nga Prizreni. Pasi që tregoi talent, ai shpejt u inkuadrua në ekipin e seniorëve ku luajti gjer në vitin 1972. Pasi që shquhej si organizator dhe aktivist, aktivitetin e vazhdoi një kohë pranë shkollës fillore në Prizren e pastaj sekretar i LOKF-së të Prizrenit. Edhe pse si futbollist tipik, ai e adhuroi lojën e hendbollit u mishërua në të dhe si rezultat i kësaj lindi themelimi i shkollës së hendbollit pranë klubit hendbollistik të Prizrenit në mesin e viteve 80-ta. Kjo shkollë u udhëhoq me sukses nga dy themeluesit e saj I.Berisha dhe N.Sharani. Ai vazhdoi si trajner i seniorëve nga ajo periudhë deri në vitin 2008. Imer Selmanaj, i lindur më 1960 në Mitrovicë, prej vitit 1975 ishte aktiv deri në vitin 2002 në Trepçë dhe një edicion në Kosovën e Vushtrrisë. Ishte lojtar aktiv kur Trepça hyri në Ligën e parë në vitin 1980 dhe më vonë luajti në Ligën e parë dhe të dytë në ish-shtetin e shpërbërë. Më vonë trajner i grupmoshave të reja, kurse trajner në disa skuadra: Kosova të Vushtrrisë - femra dhe meshkuj, Vicianet, Prishtinë skuadra e femrave. Me Vicianet kampion i Kosovës, kurse me Prishtinën kaloi një rreth të Kupave të EHF-së. Trajner i Përfaqësueses së femrave në vitin 2006 në turneun ‘ANTALYA 2006’ në Turqi. Nga FHK-ja dy herë u zgjedh trajner i vitit. Isa Osdautaj, hendbollist i brezit të parë. Për KH “Deçani” filloi të luante që nga themelimi i skuadrës, kur ishte vetëm 17-vjeçar.

Ismajl Mehmeti, i lindur në vitin 1953, filloi me hendboll në vitet e 70-ta në Llap, pastaj kalon në Fapol në vitet e 80-ta dhe ishte portier standard. Viteve të 90-ta ishte lojtar i Llapit dhe ishte kryetrajner i juniorëve, ku u bënë dy herë kampion. Isuf Kamerolli, i lindur më 03.01.1955, ishte lojtar i Fapolit dhe më vonë i Llapit për shumë vite. Ishte trajner i Llapit dhe është ndër më të merituarit për sukseset e Llapit. Ishte gjyqtar i hendbollit dhe tani është vëzhgues-kontrollues i referimit. Aktualisht mban postin e koordinatorit dhe anëtar i Kryesisë se Llapit. Izedin Zeka, i lindur në vitin 1955 në Pejë. Lojtar në Buduqnost prej vitit 1977deri 1980, pastaj në Fap Ramiz Sadiku deri 1982, dhe prapë në Buduqnost nga viti 198 – 1987, në vitet 198789 në Deçan, më pastaj në Pompat me Piston dhe së fundi e përfundoi karrierën në Besë në vitin 1993. Dhe, pas përfundimit të karrierës u aktivizua si trajner në KH BESA, ku punonte si aktivist i klubit, duke dhënë kontributin në çdo aspekt. Jakup Blakçori i lindur në vitin 1961, me firmën është donator i Llapi nga viti 1993 deri në vitin 2007, ishte kryetar dhe drejtori i klubit. Më i merituar për sukseset e Llapit. Te gjitha shpenzimet e klubit gjate kësaj periudhe janë kryer nga Jakup Blakçori i cili kontribuoi edhe FHK-në dhe sportet tjera. Ishte anëtar i Bordit të FHK-së në periudhën 2005- 2009.. Jakup Blakçori, i lindur më 1961. Ishte donator kryesor i klubit në vitet 1993-2007. Kryetar dhe drejtor i klubit më i merituari për sukseset e Llapit. Ishte anëtar i Bordit më 2005—2009, si dhe anëtar i Komisionit të garave. Jeton Havolli, i lindur më 1978, filloi të luante hendboll më 1992 dhe shpejt arriti të inkuadrohej në ekipin e parë të Llapit, luajti edhe për Reprezentacionin e Kosovës. Filloi si ri të punonte si trajner në Llap me ekipin e parë, ishte trajner edhe në Prishtinë te femrat. Aktualisht është kryetrajner i Llapit që nga viti 2009. Është i zgjedhur si trajner i reprezentacionit të Kosovës, njëherësh është aktiv në kampet e të rinjve të organizuara nga FHK-ja. Kaqusha (Halil) Jashari, e lindur më 16.08.1946 në Prishtinë. Me profesion është

inxhiniere e diplomuar e ndërtimtarisë. Me hendboll ka filluar të merrej në shkollën fillore në Gjilan. Nga vitin 1961-1967 ka luajtur për KH Kosova nga Prishtina. KH Kosova ka qenë ekipi më i suksesshëm në Kosovë, i cili ka arritur të garojë për kualifikim në rangun më të lartë të ish-Jugosllavisë dhe për një gol nuk është kualifikuar. Gjatë studimeve ka filluar të luajë për KH Partizan të Beogradit, por është kthyer të luajë për klubin e vendlindjes Kosova. Kimete Mazrekaj me hendboll filloi të merrej në Deçan. Një kohë ishte lojtare e KH “Deçani” (bartëse e lojës), pastaj kaloi në KH “Shqiponja” të Gjakovës dhe sukseset e kësaj skuadre janë të lidhura ngushtë me emrin e Kimetes. Leonard Llazari, i lindur në vitin 1959 në Mitrovicë, karrierën si lojtar e ka filluar në vitin 1975 në KH Trepça të Mitrovicës, ndërsa e ka përfunduar në vitin 1996 në Trepçë. Luajti edhe për skuadrat e Borcit të Ferizajt dhe Proleterit. Më 12 tetor 1991 në Kampionatin e parë të sportit të pavarur të Kosovës shënoi golin e parë. Lulzim Nagavci, e lindur më 1965 në Gjakovë. Nga viti 1983 deri në vitin 2000 ishte aktiv. Gjatë kësaj periudhe luajti për Vëllaznimi, Partizanine Rahovecit, Buduçnostin e Pejës, Jehonën e Gostivarit dhe Prishtinën. Në vitin 2000 i jep fund karrierës si lojtar në Vëllaznim, dhe pastaj për dy ediciine ishte gjyqtar, kurse nga viti 204 trajner i Vëllaznimit - skuadrës së femrave deri më sot. Ka marrë pjesë në shkollën e hendbollit, lojtar aktiv i KH PRIZRENI 10 vjet (1960-1970). Aktivitetin si aktivist i hendbollit e ka përfunduar në vitin 2006. Ka qenë 4 vjet kryetar i klubit hendbollistik KH PRIZRENI dhe 6 vjet kryetar i nënlidhjes hendbollistike të Prizrenit. Katër vjet ka qenë trajner i ekipit të femrave të KH PRIZRENI, delegat (vëzhgues) në ndeshjet e Ligës së Kosovës, Ligës së përbashkët (Serbi, Kosovë dhe Maqedoni), dhe në Ligën e parë federative të Jugosllavisë. Katër vjet, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, dy vjet (19831984) kryetar i Lidhjes Hendbollit të Kosovës. Në vitin 1984 (19-21. 10. 1984) është mbajtur turneu i femrave të 4 shteteve (Danimarka, Jugosllavia, Çekosllovakia dhe Gjermania) në Danimarkë, ku ishte udhëheqës i rrugës të Përfaqësueses së

299


biografitë e aktivistëve të hendbollit

femrave të Jugosllavisë. Mehdi (Sali) Jashari, i lindur më 1944 në Ferizaj. Doktor i shkencave të Kulturës Fizike, drejtimi i Hendbollit, profesor universitar. Me hendbollin ka filluar të merrej në moshën 15-vjeçare, në klubin e hendbollit Borci në Ferizaj. Gjatë shkollimit në Prishtinë ka luajtur për klubin hendbollistik Obiliqi, pastaj kthehet në vendlindje dhe 10 vjet luan për KH Borci. Gjatë studimeve në Sarajevë ka luajtur për KH Bosna dhe ka kryer shkollën e lartë të trajnerëve. Ekipin e Borcit e ka udhëhequr për 2 vjet, KH Prishtinën (meshkujt) e ka udhëhequr për 8 vjet, KH Prishtina (femrat) e ka udhëhequr për 8 vjet në Ligën federative. Në vitin 1982-88 ka qenë selektor i Reprezentacionit të Kosovës -meshkuj të rinj dhe suksesi më i madh është vendi i katërt në turneun “Vëllaznim Bashkim”. Në vitin 20012006 ka udhëhequr kampet e hendbollit për të rinjtë, të mbajtur në Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe në Mitrovicë. Mehdi Neziri, i lindur më 1963, ka filluar me hendboll në vitet e 80-ta, në Fapol, më vonë ishte lojtar i Llapit, ishte edhe trajner i ekipit të vajzave 1996—2002. Aktualisht është trajner i kategorive të reja në Llap dhe asnjëherë nuk e ka ndërprerë aktivitetin e hendbollit në Llap. Ishte edhe refer i hendbollit. Mehmet Koro, i lindur në vitin 1959 në Prizren, me hendboll filloi të merrej nga viti 1974 deri në vitin 1987, pastaj ishte gjyqtar për disa vjet me radhë deri në fund të vitit 2012. Drejtoi ndeshjet në periudhat më të vështira kur Kosova ishte nën okupim. Gjithnjë afër klubit të zemrës, si anëtar i kryesisë dhe donator. Tani është vëzhgues i referimit. Mexhit Devaja, i lindur në vitin 1948 në Radivojcë. Me hendboll filloi aktivitetin në fund të viteve 80-ta, për të vazhduar pas një pauze të shkurtër ne vitin 1993, kur me disa aktivistë formuan klubin Rilindja. Nga viti 1994 anëtar i Bordit të FHK-së, kurse nga viti 1995 ushtrues detyre i kryetarit, që të zgjidhej në Kuvendin e punës në vitin 1996 kryetar, pasi dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore kryetari Ahmet Hoda. Pozitën e kryetarit e mbajti për katër mandate, nga viti 1996 deri në vitin 2012. Ishte në dy mandate anëtar i Komitetit Olimpik, kurse një

300

mandat nënkryetar. Një ndër më meritorët për ndërkombëtarizimin e hendbollit kosovar. Shpesh rrezikoi edhe shëndetin për të arritur qëllimin. Sot është kryetar nderi i FHK-së. Miftar Haradinaj i takon brezit “të artë” të hendbollistëve deçanas. Ishte njëri ndër portierët më të mirë të KH “Deçani”. Një kohë ishte lojtar i KH R.Sadiku të Pejës. Më vonë sëmundja e pamëshirshme e detyroi të ndërpriste aktivitetin sportiv. Miodrag Raiçeviq u lind në vitin 1932, ishte sekretar dhe kryetar i Bordit të LHK-së. Mirushe Lokaj themeluese e KH Deçani për femra. Ishte edhe lojtare e skuadrës përfaqësuese të Kosovës. Mirushe Lokaj themeluese e KH Deçani për femra. Lojtare shumë racionale, e cila angazhohej me tërë qenien e vet për suksesin e skuadrës. Mishko Bllagojeviç një kohë të gjatë ishte portier i pazëvendësueshëm. I takon brezit më të suksesshëm të hendbollistëve deçanas, veçanërisht dallohej në mbrojtjen e penalltive. Një vit luajti për Buduçnostin e Pejës, por përsëri kthehet në Deçan, aty ku edhe e filloi karrierën. Ishte anëtar i ekipit përfaqësues të të rinjve të Kosovës. Muhamet Alaj u lind më 13.2.1941 në Drenoc të Deçanit, kurse e kreu Fakultetin e Kulturës Fizike në Sarajevë. Nismëtar i lojës së hendbollit në Deçan në vitin 1956. Prej vitit 1959-1964, lojtar veprues në skuadrën e Normalistit nga Prishtina. Nga viti 1964 e gjer më sot vazhdimisht i angazhuar në hendbollin deçanas dhe atë kosovar. Prej vitit 1969-1976 kryen detyrën e kryetarit të Lidhjes për kulturë fizike të Deçanit, që nënkupton organizimin dhe funksionimin normal të të gjitha skuadrave dhe shoqërive sportive të komunës. Në vitin 1965 ishte njëri ndër themeluesit e KH Deçani (femrat), e cila skuadër hyn në gara të rregullta në vitin 1971. Prej vitit 1976-1991 kryen detyrën e sekretarit të bashkësisë së interesit për kulturë fizike. Në hendbollin kosovar ka ushtruar shumë funksione: disa herë ishte anëtar i kryesisë, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve, kryetar i Këshillit profesional. Në vitin 1970 emërohet trajner i Kombëtares së Kosovës për femra. Të njëjtën detyrë e ushtron edhe në vitin 1974. Prej vitit 1975-1982 kryen de-

tyrën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, të të gjitha skuadrave përfaqësuese të meshkujve. Në nivel të ish-Jugosllavisë, vite me radhë ka qenë delegat (vëzhgues) në Ligën e parë dhe të dytë qendrore. Në vitet 1989-1991, lojtar kyç në pavarësimin e hendbollit kosovar. Në të kaluarën Muhamet Alaj ka marrë shumë mirënjohje dhe dekorata, duke filluar prej atyre të shkallës komunale, kosovare dhe ndërkombëtare. Edhe sot është anëtar i Bordit të federatës dhe kryetar i Këshillit profesional. Muhamet Kilaj hendbollin e filloi në Deçan, për të kaluar më vonë në Borcin e Ferizajt, ku luajti në pozitën e anësorit të djathtë. Muharrem Maloku, 1939-2011, ishte punëtor sportiv i palodhshëm. Ishte në Kryesi të LKH-së dhe sidomos aktiv ishte në vitet 1989-91, kur iu kundërvu organit të dhunshëm “LHKM” në krye me Rajko Rakoçeviqin, në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit të klubeve. Musa Alaj filloi të luajë hendboll në moshë të mesme, por kjo nuk e pengoi që të bëhet shumë shpejt njëri ndër lojtarët më cilësorë të skuadrës. Nga Deçani kaloi në Prishtinë, ku vazhdoi të luante. Pas një kohe e lë hendbollin aktiv dhe bëhet gjyqtar, detyrë të cilën e kreu me sukses të dalluar saqë arriti të bëhet edhe gjyqtar i kategorisë federative. Është njëri ndër nismëtarët e pavarësimit të hendbollit të Kosovës, prandaj në Kuvendin e Gjakovës u zgjodh sekretar i Federatës së hendbollit të Kosovës. Musli Iberhysaj, qendërsulmues tipik, i shpejtë, i shkathët, i fuqishëm, që u shkaktonte shumë telashe lojtarëve të mbrojtjes kundërshtare. Luajti edhe për ekipin përfaqësues të Kosovës. Pas përfundimit të karrierës si hendbollist, u angazhua si trajner i skuadrës, të cilën detyrë e kryen me shumë sukses. Mustafa Rezniqi (1924 – 2009). Ishte kryetari i parë i Lidhjes Hendbollistike të Kosovës, bëri hapat e parë rreth organizimit të një federate të mirëfilltë. Njeri që dha shumë për hendbollin kosovar. Ishte kryetar në periudhën 1953-65, duke vënë themelet e një institucioni të organizuar. Ishte njeri human dhe gjithnjë afër sportit e në veçanti hendbollit. Nazif Merovci, 1946-2012, njëri ndër


lojtarët më të mirë, i cili mbi 15 vjet luajti për skuadrën e zemrës Samadrexhën. Nazmi Beshiri , i lindur më 1959, filloi të luante hendboll në vitet e 80-ta në Fapol e pastaj në Llap. Deri pas luftës ishte anëtar i kryesisë së Llapit dhe arkëtar. Pas luftës është refer i hendbollit. Ishte anëtar i komisionit të garave, sekretar në Shoqatën e Referëve, ishte trajner te grupmoshat e reja në Prishtinë. Aktualisht është vëzhgues i kategorisë I. Nexhat Sharani, i lindur në vitin 1949 në Gjakovë. Që nga viti 1974 e deri më sot aktiviteti i tij ka qenë i pandërprerë pranë Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nga viti 1974, gjyqtar, duke i kaluar provimet për gjyqtarë të kategorive republikane dhe federative. Drejtoi ndeshje të niveleve krahinore, republikane dhe federative deri në vitin 2004. Dha kontribut në shumë këshilla dhe komisione të FHK-së. Disa herë kryetar i SHGJHK-së, komisar i të gjitha ligave, si dhe anëtar i Komisionit profesional pranë FHK-së. Omer Besimi, i lindur në vitin 1963 në Prizren. Nga viti 1993 merret aktivisht me KH Prizrenin, fillimisht si donator, kurse më vonë anëtar i Kryesisë së klubit dhe drejtor. Një ndër më të merituarit, kur KH Prizreni në vitin 1999/200 e fitoi Kupën e Kosovës. Aktiv edhe në Federatën e Hendbollit të Kosovës, kur në një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të FHK-së. Osman Demolli, i lindur në vitin 1958, filloi karrierën në vitin 1975 në klubin Filloristi, vazhdoi në KNI Ramiz Sadiku, Universiteti dhe karrierën e përfundoi në Prishtinë në fund të viteve 90-ta. Në fillim të viteve 90-ta trajner i KH Prishtina deri në vitin 2007, trajner i Përfaqësueses së Kosovës në periudhën 1996-200 dhe në vitin 2007. Predrag Drazheviq, i lindur në vitin 1959 në Mitrovicë, karrierën si lojtar e ka filluar në KH Trepça të Mitrovicës në vitin 1974 deri në vitin 1991 në Kristal të Zajeçarit. Ka luajtur në Ligën e parë dhe dytë të ish-Jugosllavisë, në petkun e KH Trepça, por edhe në skuadrat me renome, si: Metoplastika nga Shabaci, Kristal nga Zajeçari. Qazim Zhushi, i lindur në vitin 1955, filloi të luante në vitet e 70-ta në Llap dhe ishte lojtar standard deri në fund të viteve 80-ta.

Rajko Rakoçeviq i lindur në vitin 1940, sekretar dhe kryetar i LHK, gjyqtar ndërkombëtar. Ramadan Bunjaku, i lindur më 1938. Në moshën 18-vjeçare filloi të referonte në hendboll në ndeshje në mes të skuadrave të shkollave fillore dhe të mesme, të cilat mes viteve të 50-ta luheshin në Mitrovicë. Në vitin 1960 kalon me sukses provimin dhe merr titullin e referit federativ, kurse pastaj organizon kurs fillestar për referë dhe bashkë me kolegët e rinj të dalë nga ky kurs. Në periudhën 1965-1967 organizon një shkollë të hendbollit në Mitrovicë, nga ku kanë dalë shumë talente, të cilat edhe sot e kësaj dite janë aktive në hendbollin kosovar e më gjerë. Pas përfundimit të karrierës si refer1975, vazhdon të jetë aktiv si vëzhgues-kontrollues dhe aktivist sportiv. Ka kryer shumë funksione si sekretar i KH Trepça, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka qenë aktiv në organizimin e Kampionatit botëror të hendbollit për femra të mbajtur në Kosovë , në vitin 1979. Aktivitetin sportiv e vazhdon edhe gjatë transicionit deri pas çlirimit, kur në vitin 2003 arrin moshën 65-vjeçare. Për kontributin dhënë sportit të hendbollit, në veçanti dhe për sportin në përgjithësi, është nderuar me shumë mirënjohje, nga instanca të ndryshme të organizimit sportiv. Reshat Peci, i lindur në vitin 1973 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në vitin 1986 dhe e ka përfunduar në vitin 2002. Luajti në Ligën e dytë federative të ish-Jugosllavisë, kurse nga viti 1988 deri në vitin 1991 ishte pjesë e skuadrës Metalurg nga Shkupi. Rexhep Shabanaj, lojtar trupmadh, i cili luante në pozitën e sulmuesit të majtë. Një kohë ishte trajner dhe kryetar i skuadrës. Riad Hasani , i lindur më1979, filloi të lunte hendboll më 1993 dhe ishte ndër lojtarët më te mirë të Llapit, luajti për Trepçën e më pas edhe për Prishtinën, luajti pas lufte edhe për reprezentacionin e Kosovës. Që nga 2009 e financon klubin e Llapit dhe është anëtar i kryesisë së këtij klubi dhe lojtar aktiv. Ridvan Lahu, i lindur në vitin 1962 në Mitrovicë, prej viti 1980 dhe e ka përfunduar më 1998 në skuadrën ku edhe ka filluar karrierën Trepça. Si lojtar ishte pjesë e skuadrës së KH Trepça në

të gjitha garat e zhvilluara në këtë periudhë. Riza Kasumaj, njëri ndër portierët më të mirë që ka pasur Kosova. Karrierën sportive e filloi në Deçan, për ta vazhduar më vonë në Prishtinë, në Besën e Pejës, prej nga u kthye dhe e përfundoi në Deçan. Një herë kishte hyrë në listën e dhjetë hendbollistëve më të mirë të Kosovës. Ruke Boshtraj një kohë të gjatë e pazëvendësueshme në portën e KH Deçani”(femrat). Portiere shumë e guximshme dhe asgjë nuk kursente nga vetvetja, por edhe shumë emocionale, prandaj humbjen e përjetonte shumë rëndë. Ishte veçanërisht efikase në mbrojtjen e penaltive dhe 6m, ishte edhe anëtare e Përfaqësueses së Kosovës. Ryzhdi Kolshi, i lindur në vitin 1941 në Prizren, kurse vdiq në vitin 2011. Hendboll filloi të luante që nga viti 1955. Aktiv në klubin hendbollit Prizreni në periudhën 1960-1970. Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, si lojtar i reprezentacionit luajti kundër reprezentacionit të Egjiptit në vitin 1962. Ryzhdi Tytynxhiu, i lindur në vitin 1940 në Prizren, me hendboll ka filluar të merrej në vitin 1958. Sabri Beshiri i lindur në vitin 1957 në Podujevë, aktivitetin e fillon atëherë kur fillon pavarësimi i sportit në Kosovë në vitin 1990/91. Ishte kryetari i parë i Llapit në vitin 1991, pjesëmarrës i shumë takimeve kur zgjidheshin organet e FHKsë në ato vite dramatike për sportin e Kosovës. Ishte organizator i shumë ndeshjeve kampionale që atëherë zhvilloheshin ne Dumnicë, organizatorë i turneut memorial “Demolli -Bllaca’’. Një mandat anëtar i Bordit të FHK-së (2000-2005. Udhëheqës i delegacionit të FHK-së ne vitin 2001 në Turqi, kur Përfaqësuesja e Kosovës ishte n turne. Pas tërheqjes se Llapit nga garat e viit 2007 (për shkak te kushteve te vështira) ne vitin 2009, klubi riaktivizohet prapë fal angazhimit te Sabri Beshirit i cili zgjedhëet kryetar iri (i vjetër), postin te cilin e mbanë edhe sot me krenari. Sadik Binakaj luante në pozitën e sulmuesit të djathtë, nga e cila anë kalonte shumë shpejt në pozicionin e mbrojtjes dhe të sulmit. Një kohë ishte edhe anëtar i Borcit të Ferizajt dhe i ekipit përfaqësues të Kosovës. Në vitet e 70 -ta emi-

301


biografitë e aktivistëve të hendbollit

groi jashtë vendit. Ndihmat e tij financiare nga Australia e largët nuk kanë munguar asnjëherë, ato nuk pushojnë as sot. Samet Hasani, i lindur më1957, filloi me hendboll në vitet e 70-ta dhe ishte lojtar standard i Llapit deri në vitet e 90-ta. Është gjithmonë në përkrahje të Llapit. Sami Mustafa, i lindur më 1943 në Mitrovicë, karrierën e ka filluar në vitin 1958 në Trepçë të Mitrovicës dhe e ka përfunduar më 1968. Luajti me sukses edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në vitet e 60-ta. Ishte trajner, kur KH Trepça hyri në Ligën e dytë federative të ishJugosllavisë në vitin 1974/75, po ashtu edhe kur hyri Ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë në vitin 1979/80. Ka qenë trajner edhe në Kosovë të Vushtrrisë. Nga viti 1991, por edhe sot jeton dhe vepron në Gjermani, dhe nuk merret aktivisht me hendboll nga viti 1990. Sebahate Neziri, e lindur në vitin 1962, i takon gjeneratës së art, kur Prishtina arrin kulnin ne hendbollin femror. Karrierën e nisi në skuadrën Filloristi në vitin 1994/75, për të vazhduar në klubin lokal Prishtinën, pstaj nga një ediocion në Elektroekonomi të Obilqit dhe Samadrexhë. Ishte për 15 vjet strumbullar i sukseseve të Prishtinës që asokohe ishte e pakonkurrencë. Ishte aktive edhe në periudhën e pavarësimit të hendbollit kosovar ne vitet 199199, dhe aktive edhe në periudhën 2000 dhe deri më sot, duke qenë aktive si anëtare e Bordit të FHK-së dhe komisioneve të tjera. Sefedin Kadrijaj luante në pozitën e qendërsulmuesit. Lojtar shumë i lëvizshëm dhe i fuqishëm, që pothuajse nuk dështonte asnjëherë me shënimin e golave nga vija gjashtëshe. Ishte anëtar shumëvjeçar i ekipit përfaqësues të Kosovës. Konsiderohet ndër qendërsulmuesit më të mirë të Kosovës. Një kohë luajti edhe në “Besën” e Pejës, por karrierën shumë të suksesshme e përfundoi në skuadrën e zemrës në Deçan. Skender Sahiti, i lindur në vitin 1955. Nga viti 1972 – 1987 ishte aktiv në skuadrën e zemrës Borcin e periudhës së art. Në edicionin 1987/88 në Itali ne klubin Rrubiera. Pasi kthehet në Kosovë, merr timonin e Prishtinës – meshkujt 1989-91. Kurse nga viti 1992 trajner i skuadrës

302

së meshkujve Spallanzani - Bolonja, në edicionin 1993/94 në Siracuza trajner i femrave, kurse prej viti 1994- 98 trajner i skuadrës së meshkujve Mazara në Sicili. Një edicion 200/01 në Bolzano, kurse në periudhën 2001-2008 trajner i skuadrës së femrave Casalgrande në Itali. Në Kosovë, pas kthimit nga një edicion drejtoi skuadrat e Kastriotit dhe Kosovës së Vushtrrisë në konkurrencën meshkujve. Skënder Rogova, i lindur në vitin 1952 në Gjakovë, edhe pse fillimisht nuk ishte hendbollist, më vonë ai do t’ia kushtojë një jetë të tërë hendbollit kosovar. Si profesionist dhe i kualifikuar me shkollimin përkatës, në fund të viteve të 70-ta, vjen në Lidhjen e Hendbollit të Kosovës në detyrën e ri të bashkëpunëtorit profesional deri në vitin 1993. Gjatë asaj kohe tregon përkushtim edhe në ngritje profesionale, sepse jep provimin për gjyqtar federativ (ishte edhe gjyqtar i basketbollit dhe futbollit), por edhe provimin për trajner. Pas ngjarjeve të viti 1991, Skenderi banesën e tij e shfrytëzon për “zyrë” të FHK-së, duke rrezikuar edhe familjen deri në vitin 1995, kur FHK-ja siguroi zyrat e saja. Ishte gjyqtar veprues, si dhe anëtar i Komisionit të garave në edicionin e parë garues të pavarësimit të hendbollit në vitin 1991. Nga viti 1993 ishte sekretar i përgjithshëm i FHK-së, derisa shtegtoi në SHBA. FHK-ja vendin e tij nuk e plotësoi deri në vitin 2001, kur mori një shkresë nga ai se në pamundësi të kthimit të shpejtë në Kosovë, posti i sekretarit është i lirë. Sylejman Mehmeti, (1942-2013). Në vitet e 50-ta filloi të merrej me hendboll në Podujevë , e pastaj si nxënës i Normales në Prishtinë ishte lojtar i Normalistit, e më pastaj kthehet në klubin e Llapit, ku ishte lojtar aktiv e më vonë edhe si trajner. Gjatë viteve të 90-ta ishte themelues i sporteve të pavarura në Podujevë. Sylejman Mema e filloi i karrierën më 1972 në KH KOSOVA Vushtrri deri 1975. Nga 1975 -1986 u transferua në KH TREPÇA Mitrovicë, pas një periudhe u kthye prape në KH Kosova Vushtrri, ku mori pjesë në Ligën e dytë federative në ish-Jugosllavi, dhe me KH Trepça në Ligën e parë federative. Ishte anëtar i Reprezentacionit të Kosovës.

Shaban Demiri, i lindur në vitin 1956 në Gadime. Hendboll filloi të luante në Obiliq si nxënës i shkollës së mesme ne vitin 1972/73 në skuadrën e atëhershme “KXEK Kosova” deri ne vitin 1986. Kurse nga viti 1988 – 2007, kurse prej vitit 2007 është në rolin e vëzhgues- kontrolluesit. Shaban Kastrati, i lindur në vitin 1948 ne Karaqevë të Eperme K.Kamenicës, prof. i kulturës fizike. Nga viti 1968 – 1982 kur KH.Bozhur në atë kohë merrte pjesë në Ligën e parë të Serbisë, pastaj ishte aktiv në të gjitha rangjet e garave që luajti Bozhuri. Ne vitin 1973/74 Bozhuri arrin të bëhet edhe anëtar i Ligës së dytë federative, dhe ishte anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, kur përzgjedhës ishte Beqir Hasangjekaj. Në vitet e 70-ta dhe 80-ta ne hendbollin gjilanas lind edhe e ashtu e quajtura gjenerata e artë, Pas pavarësimit të sportit kosovar 1991 – 1992, KH. Bozhur transformohet ne KH. Drita, ku prej vitit 1991 - 1998 e udhëheqë skuadrën e Dritës si trajner. Gjatë kësaj kohe në vitin 1994 u shpall trajneri më i suksesshëm i vitit. Prej vitit 1994 – 2000 ishte trajner i Përfaqësueses së Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe anëtar i Bordit të FHK-së. Shefqet Hasani, i lindur në vitin 1959. Aktivisht në hendboll nga vitet e 70-ta në Llap e pastaj në Prishtinë. Rikthehet në Llap ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Në fillin të viteve 2000 riaktivizoi skuadrën e vajzave ku kishte në postin e kryetrajnerit. Gjatë viteve 80-ta ishte garues në atletikë, në shumëgarësh, ku pati rezultate të shkëlqyeshme. Shemsedin Horosani, i lindur më 1943 në Prizren. Lojtar aktiv: 1959-1963 në KH Borc të Ferizajt, 1964-1965 në KH Partizani të Gjilanit (ish-Bozhuri), 1965-1975 në KH Prizreni, ku edhe e përfundon karrierën aktive. Kontribuoi në klub, federatë, institucione të ndryshme. Disa mandate anëtar i Kryesisë në KH Prizreni, një sezon garues, trajner i ekipit të Prizrenit (meshkujt). Kryetar i LOFK-së në Prizren, kryetar i Lidhjes së Sporteve të Prizrenit në periudhën e okupimit. Në 2 mandate, anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës deri në vitin 2005. Një mandat, anëtar në Kryesinë e Komitetit Olimpik të Kosovës.


Sheqer Shllaku, i lindur në Ferizaj, në vitin 1938. Me profesion piktor, akademik, karrierën e filloi në Pejë, dhe ishte portieri i parë i Buduçnostit të Pejës. Në vitin 1959 në stadiumin e rinisë në Prishtinë, mbahet kampionati i parë dyditor i Kosovës në hendboll. Me mbrojtje bravuroze (para shikuesve të zjarrtë) shpallet hendbollisti më i miri i kampionatit. Pasi mbaron shkollimin në Pejë, kthehet në Ferizaj si hendbollisti i parë shqiptar në skuadrën e Borcit, ku mbron16 vjet me radhë. Në vitin 1962 ishte portieri i parë i Reprezentacionit të Kosovës ( në Egjipt). Ishte trajner i Borcit të famshëm për portierë në të gjitha periudhat e arta. Shyhrete Pavataj, hendbollistja e parë deçanase. Në vitin 1959 regjistrohet në normalen e Prishtinës, qendër e njohur e arsimit dhe edukimit, por edhe e lojës së hendbollit. Shyhretja ishte sportiste universale, por më tepër kishte afinitet për sportin e hendbollit dhe shumë shpejtë u aktivizua për skuadrën e shkollës normale. Ndërkohë regjistrohet për KH “Kosova” të Prishtinës, e cila skuadër shumë herë ishte kampione e Kosovës dhe anëtare e ligës së dytë federative. Shyhretja dallohej me lojë të mirë në mbrojtje dhe një kohë të gjatë ishte bartëse e lojës së “Kosovës”. Më se një dekadë ishte lojtare aktive. Shyqri Jëlliqi, i lindur më 1949 në Prizren. Aktivisht filloi të merrej me hendboll në klubin KH Prizreni në vitin 1967 deri në vitin 1975. Anëtar në disa mandate i Kryesisë së KH Prizreni. Tafil Haxhiu, i lindur1981 në Podujevë, filloi me hendboll në vitet e 90-ta, në Llap, me vonë luajti edhe në Prishtine, pastaj për Besën, ishte lojtar i reprezentacionit të Kosovës. Taib Kabashi, i lindur më 1960 në Mitrovicë, aktiv në Trepçë nga viti 1974 deri në vitin 2000. Ishte pjesë e KH Trepça në Ligën e parë dhe të dytë të RSFJ-së, kur Trepça bëri historinë. Punoi si trajner në KH Trepça nga viti 2000 deri më 2008, kurse prej vitit 2008 e deri sot gjendet në postin e kryetrajnerit të Prishtinës, skuadrës së meshkujve. Ka fituar dy tituj kampioni më 2008/09 dhe 2012/13 dhe Kupën e Kosovës më 2012/13. Trajner i Përfaqësueseve të Kosovës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Nga viti 2012 deri në muajin shtator 2013 ishte përzgjedhës

i Përfaqësueses së Kosovës. Gjatë periudhës aktive si trajner u zgjodh 6 herë trajneri më i suksesshëm nga FHK-ja. Në vitin 2009 në turneun ndërkombëtar ‘CELL CUP’ në Hungari me Përfaqësuesen U18 zuri vendin e tretë dhe u shpërblye nga FHK-ja me mirënjohje të veçantë. Donator i Trepçës nga viti 1991-2008. Ukë Uka, i lindur në vitin 1949 në Prishtinë, vdiq në vitin 2005. Ishte lojtar i Kosovës së Prishtinës, nga viti 1964 deri më1977, kur u përshëndet nga loja aktive. Ishte gjyqtar federativ në Ligën e parë të Jugosllavisë, pastaj vëzhgues dhe aktivist i hendbollit, sidomos gjatë viteve 90-ta. Pas luftës, vëzhgues-kontrollues derisa ndërroi jetë. Valbona Mehmeti e lindur ne vitin në 1968 Prishtinë, në FHK punon nga viti 2001, administratore kryesore e zyrës së FHK-së, e cila përkujdeset për punët operative dhe financiare të FHK-së. Xhafer Salihu, i lindur më 1947 -2002. Qysh i ri fillon me sport. Në vitet e 80-ta ishte kryetrajner i Llapit. Xhafer Salihu, (1947 – 2002). I ri fillon me sport, së pari me atletike, ne shumëgarësh ku arrin rezultate shumë të mira nëpër shumë vende të ish Jugosllavisë. Ne vitin 1962 fillon të luaj hendboll për Llapin dhe bëhet lojtari më i mirë në Kosovë gjatë viteve të 70—ta. Në vitin 1968 është shpallur Sportist i Vitit 1968. Në vitet e 80—ta ishte kryetrajner i Llapit, i cili kishte formua një gjeneratë shumë të fort. Mirëpo, sëmundja qysh herët e detyroi te pushoj nga sporti. Ishte njeri nder sportistët me të mirë qëe ka pasur komuna e Podujevës dhe Kosova. Xhelal Selmanaj fillimisht nisi të luajë hendboll në skuadrën e Deçanit, por më vonë u bë anëtar i Borcit të Ferizajt, që bënte gara në ish-Ligën e parë federative. Ishte lojtar i pazëvendësueshëm i ekipit përfaqësues të Kosovës dhe i ekipit përfaqësues të të rinjve të ish-Jugosllavisë. Një kohë ishte edhe anëtar i skuadrës Dizhon të Francës, pastaj i Besës së Pejës. Deçani e shpalli “Sportist i shekullit”. Xhelal Vitaku, i lindur më 01.09.1950 në Mitrovicë, aktiv si hendbollist nga viti 1966 deri më 1979. Gjyqtar në një periudhë të gjatë nga viti 1979 deri në vitin 2004, duke kaluar të

gjitha rangjet republikane dhe federative. Nga viti 2005 vëzhgues-kontrollues i referimit. Aktiv në skuadrat e Mitrovicës, sidomos në konkurrencën e femrave, por edhe në Përfaqësuesen e Kosovës. Xhemail Kasumi, i lindur më 1938, karrierën e filloi në shkollën normale në Prishtinë në vitin shkollor 1956/1957 dhe ishte aktiv deri në vitin 1962. Në fillim në moshë të re ka marrë pjesë aktive dhe ka luajtur hendboll në ekipin e njohur të shkollës normale, NORMALISTI, me të cilin ekip ka arritur sukses të madh dhe në garat krahinore ishin kampion të shumëfishtë në Kosovë, duke marrë pjesë edhe në gara në nivel më të lartë në kualifikimet për elitën e hendbollit në Ligën e parë federative të asaj kohe. Aktivitetin e ka vazhduar në lëmin e sportit edhe në vendlindjen e tij më parë si lojtar aktiv në futboll për ekipin e Ferizajt, por suksesin më të madh e ka arritur duke kontribuar me angazhimin, më pastaj si kryetar i klubit të hendbollit nga Ferizaj, ku arriti të bënte gara me elitën e hendbollit në nivel federativ të Ligës së parë, e cila konsiderohej ndër ligat më të forta në Evropë. Xhylie Tafaj portiere e talentuar për KH Deçani (femrat) filloi të mbrojë qysh në formimin e skuadrës, ishte punëtore e palodhshme, në stërvitje e angazhuar maksimalisht. Edhe tani është trajnere në shtetet e Perëndimit. Xhylshahe Bajramaj i takon gjeneratës së re të lojtareve deçanase. Filloi në Deçan, për të vazhduar në KH “Shqiponja” të Gjakovës, ku edhe tani me sukses mbron portën e kësaj skuadre. Tani punon si arsimtare e edukatës fizike në shkollën “Sylë Alaj” në Drenoc. Zylfikar Pinduku, i lindur në vitin 1940 në Prizren. Lojtar aktiv fillimisht në vitin 1961 në Vëllaznim të Gjakovës, më vonë në Prizren nga viti 1962-1970. Ishte trajner i KH Prizreni. Anëtar shumëvjeçar i kryesisë KH Prizreni, anëtar i organeve të Federatës dhe vëzhgues i ligave të Kosovës.

303


Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 796.32(496.51)”1953/2013”(091) Hendbolli kosovar: 1953-2013 / redaktor Izet Gjinovci ; fotografitë Ridvan Slivova...etj. al. – Prishtinë : Federata e Hendbollit e Kosovës, 2014. - 304 f.: ilustr. me ngjyra ; 30 cm. Parathënie : f. 6 1.Gjinovci, Izet

2. Slivova, Ridvan

ISBN 978-9951-8677-3-3




Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.